FHK Monografia

Page 202

Pjesa më e madhe e hendbollistëve të Borcit paralajmëruan se do ta braktisnin klubin, mirëpo me angazhimin e udhëheqjes, e nëpërmjet bisedave me lojtarë, kryesia e klubit jo vetëm që ruajti fondin e mëparshëm të lojtarëve, por atë e përforcoi edhe me dy lojtarë të Bozhurit Miladenoviqin (më vonë ndër katër portierët më të mirë në vend) dhe mbrojtësin Elezoviqin, i cili u angazhua në vend të portierit Kamenica, por njëherësh udhëheqja ia besoi edhe detyrën e trajnerit. Ky hap u arsyetua me të dhënën se fjala është për një ekspert të talentuar dhe me perspektivë, që u dëshmua me Pelisterin e Manastirit, që zuri vendin tretë. Mirëpo, me Borcin ai atë vit përjetoi debakël të vërtetë, ngaqë nuk arriti të fitonte titullin e kampionit, edhe pse Borci kishte ekipin më të fortë në historikun e tij. Më vonë lindën disa konflikte me Elezoviqin, e më i rëndi ndodhi kur ai nuk e caktoi Makiqin në formacion me Llovqenin në Titograd, me ç’rast humbën një pikë vendimtare. Pas kësaj Buçinca, si teknik, braktisi klubin dhe pasojat ishin fatale. Në Ligën e parë federative u plasua Kristali me cilësi më të dobëta se Borci. Edhe pse referët

200

‘punuan’ për zajeçarasit, Borci ishte aq i fortë, saqë arsyetim për mossukses nuk kishte. Krizë të madhe përjetoi Borci pas kësaj traume më të re. Ferizajn e lëshuan: Nakiqi, Bajrami, Mladenoviqi, Gërkoviqi, Elezoviqi dhe vëllezërit Lazari, një shtatëshe komplete. Duke parë këtë, nja dy javë para fillimit të Kampionatit 1984/1985, Kamenica dha dorëheqje dhe ushtrimet i përcillnin vetëm nja 3-4 lojtarë. Udhëheqja arriti ta bindte Buçncën që të kthehej në klub, dhe ai së pari ktheu vetëbesimin ndër lojtarë, e pastaj në vend të luftës për ekzistencë, me formacion të arnuar, priu në tabelën e klasifikimit deri në xhiron e parafundit, kur u arritën rezultatet astronomike dhe pasoi vendimi që të parët në tabelë mos të kalojnë në rang më të lartë. Nuk ishim ne fajtorë. Komisioni delegues na ‘futi në thes’ edhe ne me fajtorët, thotë Borivoje Maksimoviqi, ndër më të merituarit për sukseset e fundit. Borci edhe pas këtij kampionati, i përforcuar me Hasan Bajramin, nisi sezonin me të vetmin qëllim, ndoshta edhe të fundit që të kthehet edhe një herë në elitën e hendbollit jugosllav. Mirëpo këtë dëshirë e kishin edhe disa


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.