mirdita tosi

Page 121

Fatos Baxhaku

Karl Marksit, njeriut me të cilën ishte identifikuar hidrocentrali. Pas saj godina hijerëndë e kishës, më e mbajtura e krejt shtëpive rreth e rrotull. Ajo është ndërtuar në vendin ku dikur ishte kinoklubi i punëtorëve. Pikërisht diku në qendër njihemi me Salë Klosin dhe Maks Gjergjin. I pari, Lalë Sala, i moshuar, ish - kryetari i kooperativës së zonës, i dyti një i ri, lindur e rritur në Ulëz. Të dy do të jenë shoqëruesit tanë të pandarë gjatë këtij udhëtimi. Nuk e kishim planifikuar që të takonim ndonjë përfaqësues të pushtetit lokal, porse rastësisht, ndërsa bisedojmë me Lalë Salën e Maksin e mirë, takojmë Kryetarin e Komunës. Kryetari është edhe poet, kështu që mendojmë se mund të bisedojmë edhe më lirshëm me të. Simon Kaca ka fituar zgjedhjet lokale në emër të PBDNJ-së. Ndokujt mund t'i duket çudi që në një zonë mirditore të përfshirë në rrethin e Matit, të fitojë kjo parti, porse këndej kjo nuk i bën përshtypje askujt. Shumë çudi kanë kaluar këndej pari në gjithë këta vjet. Ndërsa Simoni vazhdon të flasë gjatë, për të gjitha sukseset, ne shohim me ëndje pas shpatullave të tij një cep të liqenit të Ulëzës. Sipërfaqja e tij është 12.5 metra katrore dhe në gjirin e tij "flenë" 240 milion metra kub ujë. Më në fund e kemi parë atë hapësirë të madhe, të mbarë prej uji, e cila duhet t'i bënte ulzakët po aq të begatë, mbase edhe më tepër, se shumë të tjerë 124


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.