The Gate to Life / Albanian

Page 55

Mësimi Jeta juaj nr.5 e re

Jeta juaj e re! Rreth këtij mësimi: Besimi tek tek Jezus Krishti nuk është thjesht një fjalë goje; është një lloj jete tërësisht e re dhe ndryshe. Fuqia e jashtëzakonshme e Perëndisë dhe bekimet që e shoqërojnë Ungjillin e Krishtit janë tuajat, jo vetëm kur ju besuat, por ndërsa vazhdoni TË JETONI jetën që Perëndia ju ka dhënë. Sot do të mësoni rreth: • Jetës tuaj të re në Krishtin • Hapat që ju duhet të ndërmerrni për ta bërë realitet në jetën tuaj.

Pesë shtyllat për jetën tuaj të re 2 Kor. 5:17 Kol. 1:13

“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, është një krijesë e re; të vjetrat shkuan; ja të gjitha u bënë të reja”. Haleluja! Kjo është vërtet një e vërtetë. Kur ju pranuat Krishtin, Perëndia ju hoqi nga Mbretëria e Errësirës dhe ju çoi në Mbretërinë e Jezusit. Megjithëse nuk e ndjeni, tani jeni në një mbretëri të re. Përfytyroni një person që ndryshon shtetësi; ai nuk mund të ndihet aspak ndryshe derisa fillon të shijojë përfitimet e shtetësisë së re. Vetëm atëherë ky ndryshim identiteti do të jetë i dukshëm. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Në këtë mësim ju do të filloni të mësoni se si të jetoni në këtë mbretëri të re. Le të hedhim një vështrim tek pesë të vërteta të rëndësishme: pagëzimi, bashkësia me njëri-tjetrin, studimi biblik, lutja, adhurimi dhe ungjillizimi.

l

1 Pagëzimi Vep. 2:14-41 Vep. 2:37,38

Kur Pjetri predikoi mesazhin e parë në ditën e Pentakostit, njerëzit u bindën thellë dhe donin të ndryshonin. Mesazhi kishte bërë thirrje për pendesë dhe besim dhe njerëzit pyetën: “Çfarë duhet të bëjmë? Pjetri u përgjigj: ‘Pendohuni dhe pagëzohuni, gjithsecili prej jush, në emrin e Jezus Krishtit për faljen e 49


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.