Katalogu2016

Page 83

Belek/Antalya/Turqia

76

Cornelia Diamond Cornelia Diamond Kategoria ***** Diamond All Inclusive Akomodimi: Hoteli gjigant pranë plazhit, posedon 575 dhoma të rregulluara me mjaft shije, recepcionin me lobi dhe lobibar, ashensorë, restorantin kryesor, 7 restorante tjera A-la carte, disa bare, pastceri, salla konferencash, shitore, floktar, amfiteatër dhe pishinë të mbyllur. Jashtë në oborr gjenden disa pishina me Aquapark, tarracë për rrezitje dhe xhakuzi, të shtrira mbi një sipërfaqe prej 12.000 m2. Dhomat: Mjaft elegante, të pajisura me banjë/wc, tharëse flokësh, mantel banjoje, telefon direkt, TV/Sat me ekran LCD dhe kanal muzikor, internet (me pagesë), minibar, kasafortë, dysheme me tepih, klimatizim qendror dhe ballkon me pamje nga kopshti. Dhomat me pamje nga deti, me çmim më të lartë. Plazhi: Plazh i gjerë dhe i pjerrët me guralecë, me pasarelë dhe bar plazhi. Ombrellat, shtretërit dhe mbulesat janë pa pagesë si në plazh ashtu edhe pranë pishinave. Peshqirët janë me kaucion.

Tel: 038 24 24 24 • 038 26 26 26 • vera@mcm.travel

Shërbimi: Diamond All Inclusive Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, në mesnatë ushqime të lehta, 7 restorante A-la carte. Të gjitha pijet freskuese, pijet alkoolike lokale dhe disa të importuara (pijet e importuara alkoolike në restorant) nga 10:00 - 23:45, në diskotekë nga 23.30 - 02.00 dhe në njërin nga baret gjatë 24 orëve. çdo 14 ditë Garten-Party dhe darkë Gala pranë pishinës. Lëngje të shtrydhura për mëngjes. Minibari mbushet cdo ditë me pije freskuese dhe me birrë. Shërbimi në dhomë gjatë 24 orëve. Sporti dhe argëtimi: Pa pagesë: 3 fusha të forta të tenisit, squash, basketboll, voljeboll plazhi, pingpong, gjuajtje me hark, surfim dhe velërim (me licencë), fitnes, saunë, banjë turke, banjë me avull dhe xhakuzi. Me pagesë: fushat e tenisit, dritat në fushat e tenisit, pajisjet për tenis, fusha e golfit, fushat e futbollit, loja me birila (4 shtegje), masazhi dhe peelingu. Sportet tjera ujore në plazh që ofrohen nga shitësit e ndryshëm. Fëmijët: Pishina për fëmijë me rrëshqitëse uji, dhomë loje, fushë për lojë, bufe për fëmijët, animacion, minikino dhe minidisco. Dado, me pagesë.

I shtrirë direkt në plazh, 4 km larg Belekut. Ka lidhje të mira me minibus. Koha e transferit rreth 45 minuta. Rishikimi jonë Komforti

Argëtimi

Fëmijë

Sport

Plazhe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.