Page 1

PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

DREJTORIA E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT BASHKIA

BERAT


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Hyrje. •

Hartimi i Planit të Përgjithshëm  Vendor  për Planifikimin e Territorit  është dokumenti më i rëndësishëm  mbi të cilin mbështetet  planifikimi   për  zhvillimin e  territorit  brenda njësisë vendore të Bashkisë Berat. 

Ligji  Nr. 10 119 ,datë 23/04/2009  “ PËR PLANIFIKIMIN E  TERRITORIT  “ ka në thelb sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të  territorit dhe për njësinë vendore të Bashkisë Berat  kjo përbën një nga  sfidat më të rëndësishme, sepse përkundrejt zhvillimeve të shpejta  urbane duhet ti kundërpërgjigjemi me strategji të qartë dhe me plane  zbatimi të cilët duhet të kenë objektiv kryesor krijimin e kushteve  bashkohore për një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së  jetës në komunitet.       


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

  Hartimi i PPV –së  lidhet ngushtë  me kontekstin specifik lokal, ndaj  në  rastin e njësisë vendore të Bashkisë Berat janë marë në  konsideratë të gjitha të  dhënat e disponueshme dhe në bazë të  analizave të hollësishme janë përcaktuar premisat bazë ,qëllimi dhe  objektivat e planifikimit dhe të zhvillimit të territorit.       


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Disa të dhëna të rëndësishme për Bashkinë e Beratit .

     Berati është qendër  rajoni dhe qyteti më i madh i cili ndodhet në rang qarku. Në  vitin1961 Berati është shpallur “Qytet Muze”,ndërsa në datë 08/07/2008         qyteti i Beratit me vendim të Komitetit të Trashëgimisë pranë UNESCO        nominohet në listën e Trashëgimisë Botërore.      - Berati (zanafilla).  Qyteti i Beratit është ndër qytetet më të lashtë të vendit tonë. Ai  shquhet për arkitekturën, vlerat historike, kulturore, artistike dhe fetare. Historia 2400  vjeçare e bën atë ndër qytetet më të vjetër të vendit tonë. (dëshmitë arkeologjike të dy  çekanëve të gurtë). - Topografia.   Qyteti ka një reliev malor dhe kodrinor me majat më të larta Malin e  Tomorrit ( 2.416 m ) dhe Malin e Shpiragut ( 1.218 m).Ai gjendet 58 m mbi nivelin e  detit.

     - Sipërfaqja.   Berat i ka një  sipërfaqe prej 2667 ha.Qëndra historike e Beratit zë  një sipërfaqe prej rreth 57 ha nga të cilat 9.6 ha i zë Kalaja e Beratit.Qendra historike  e qytetit rrethohet nga një  zonë tampon me sipërfaqe rreth 116 ha


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Disa të dhëna të rëndësishme për Bashkinë e  Beratit

      Popullsia. Popullsia zyrtare e rajonit të Beratit është  172.953 banorë,ndërsa popullsia brenda njësisë vendore  është  rretj 64 000 banorë.  • Klima.    Qyteti i Beratit karakterizohet nga një klimë  mesdhetare fushore me dimër të butë e të lagësht dhe  verë të nxehtë e të thatë. Pozita e favorshme gjeografike  e tij bën që qyteti të ketë mesatarisht 300 ditë me diell në  vit. Temperatura mesatare vjetore është 15.9ºC . • Bukuritë natyrore.    Parku Natyror i Malit të Tomorrit  është zona më e madhe natyrore e mbrojtur dhe një  vend për aktivitete rekreative. Për shkak të natyrës  së  virgjër e thyerjeve të menjëhershme të terrenit  këto  pasuri janë shfrytëzuar për të siguruar shërbimet e  turizmit aventurë të tilla si trekking dhe rafting në pyjet e  vjetër. Lumi Osum ,Kanionet e  Çorovodës  dhe Parku   Kombëtar i Tomorrit përbëjnë pasuri që dallohen për  diversitetin e jetës së tyre  ujore,bimore dhe shtazore . 


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

 -  Analizë e shkurtër e situatës  ekzistuese social –  ekonomike dhe hapësinore mjedisore në territorin e  qytetit të Beratit.  Analiza social – demografike •

Popullsia zyrtare e Rajonit të Beratit ështe 172.953 banore, 60% e të cileve banojnë në zonat rurale.  Pjesa më e madhe e rajoneve te brendshme mbetet me zhvillim te kufizuar. Shifra vjetore te migrimit që  nga viti 1996 tregojnë emigracion pozitiv neto në rajon ne rreth 1.000 njerëz në vit, por ky trend ka     ardhur duke u zvogëluar vitet e fundit . 

      Përbërja e moshës së popullsisë është si më poshtë: • • •  

Fëmijë dhe të rinjtë nga mosha 18 e poshtë   …………......34 % Të rritur nga 18 – 65 vjeç………………………………….59 % Të moshuar  mbi 65 vjeç……………………………….…...7 %


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

 -  Analiza ekonomike & punësimi        Qyteti i Beratit duke pasur një klimë mesdhetare veriore dhe duke shfrytëzuar fertilitetin e tokave  bujqësore në rajon dallohet për një ekonomi të mbështetur kryesisht në veprimtari bujqësore, ku  përafërsisht 30% e tokës është përdorur për këtë qëllim. Rajoni është një nga fushat kryesore në  Shqipëri për kultivimin e kulturave dhe të agrobiznesit, i cili është dhe  aktiviteti kryesor ekonomik. Psh.  nga të dhënat per vitin 2006-2009, ky sektor agrobiznesi llogarit afersisht ne 80% të fuqisë punëtore në  rajon.         Katër orientime të mëdha tregtare dhe industriale percaktojnë  ekonominë e Beratit dhe  përfshijnë agrobiznesin,  prodhimin artizanal, turizmin dhe ndërtimin.        Agrobiznesi  është sektori më i madh primar ekonomik i Beratit. Ai kap gati gjysmën e bizneseve që  operojnë dhe që punësojnë në qytet. Aktualisht, Berati është një qendër rajonale e përpunimit të  produkteve si ullinj,fiq,rrush etj. Punësimi për llogari të agrobiznesit kap  pothuajse 43% të punësimit  total në qytet .Industria e përpunimit te ushqimit është aktiviteti i dyte mbizotërues.        Veprimtaritë prodhuese  në Berat përfshijnë nxjerrjen e gurit të Beratit, i cili po shfaqet si një aktivitet  i ri në sektor ku një numër objektesh gurgdhendës janë zhvilluar në zonat e braktisura industriale në  veri. Përpunimi i duraluminit, letres, zdrukthtarise dhe të materialeve të ndërtimit përbëjnë rreth 11% të  punësimit.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

 -  Analiza ekonomike & punësimi       -   Industria e turizmit    është e bazuar në vizitat në vendet unike historike dhe peisazhet natyrore.         Ajoka mungëse te infrastrukturës dhe biznesit të nevojshëm  për të siguruar pajisje themelore të  nevojshme për të mbështetur industrinë e një turizmi të suksesshëm.         Qyteti ka 129 dhoma me rreth 250 shtretër dhoma në hotele të vogla.Ato sigurojnë një jetesë për rreth  300-500 familje. Përveç kësaj disa biznese të mallrave turistike janë zhvilluar dhe një numër  restorantesh turistike të orientuar në të dy anët e lumit. Mund të theksohet se turizmi konsiderohet si një  industri e mundshme per tu zhvilluar akoma më shumë në të ardhmen.         - Afër pesëdhjetë ndërmarrje  janë të angazhuara në aktivitetet ndërtimore  në  rrethin e  Beratit.  Ndërtimi  intensiv është stimuluar financiarisht nga paratë e dërguara nga shtetasit shqiptarë me banim  jashtë vendit, kryesisht nga Italia dhe Greqia por kriza ekonomike e viteve të fundit ka prekur ndjeshëm  këtë sektor.        Biznesi i vogel  llogaritet për një të tretën e të gjithë bizneseve në qytet. Shërbimet janë grupi i dytë  më i madh, i ndjekur nga bizneset e transporti të pasagjerëve dhe ai i import -eksportit, një fakt që  pasqyron rëndësinë e agrobiznesit , të ushqimit dhe aktivitetet e prodhimit të pijeve në Berat.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

•   Analiza e komponentëve urbanë dhe  historikë.   •

Përmbledhja e zhvillimit urban dhe historik të qytetit paraqet një panoramë intriguese. Berati është një  qytet që ka evoluar nga një bazë e thjeshtë historike, drejt një qyteti modern me një  morfologji të  veçantë për shkak të kufizimeve topografike dhe pasojave të një historie të trazuar të qytetit.

Periudha të ndryshme ka ndikuar ne morfologjinë urbane, strukturen dhe formën e tij, e duke përfshirë  kohen romake,bizantine,sllave,osmane, pushtimin italian, regjimin komunist, dhe epoken e fundit post  komuniste.

Zhvillimi i qytetit të Beratit  rrjedh nga kodra strategjike e Kalase qe kontrollon luginat veriore dhe jugore  të lumit Osum. Qendra  historike e qytetit përbëhet nga Fortesat e Kalasë, Lagja Mangalem dhe Lagja  Goricë. Me pas u krijuan dy qendrat e banuara, të vendosura në shpatet jug - lindore të Kalase dhe në  tokat fushore perballe lumit Osum.Këto pjesë të qytetit historik përbëhen nga rrugët e ngushta të  shtruara me gure  natyrale dhe ndërtesa të vogla me karakteristika unike arkitektonike, duke përfshirë  punime guri, dritaret prej druri përgjatë fasadës  në katin e dytë dhe kulmet e çative të pjerrëta  (Gorica,Kalaja dhe Mangalemi ).Këto ndërtesa janë të banuara dhe kanë vlera të rëndësishme të 


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

•   Analiza e komponentëve urbanë dhe  historikë.   •

Zonat e reja të qytetit që janë zhvilluar përtej zonave historike, janë ndërtuar nga fillimi deri në mesin  shekullit XX. Ato shtrihen drejt veriut përgjatë rrugës Antipatrea, dhe në drejtim të lindjes përgjatë fushes  në bregun verior të lumit Osum.

Nga fundi i regjimit Komunist, zhvillime te dukshme te paplanifikuara dhe të parregulluara u shfaqen.  Strukturave të lartë moderne me shtatë deri në dhjetë kate janë të përqendruara në pjesen lindore.  Blloqet e banesave ish shtetërore te zhvilluara gjate komunizmit, janë amortizuar dhe janë sot në  gjendje jo të mirë, ndërsa ato që ndodhen në rrugët kryesore kane transformuar katet perdhese për të  ofruar mjedise tregtare dhe të shitjes me pakicë. Në përgjithësi, zhvillimi informal ka marre jete pa  ndonjë plan logjik ose kontroll në të gjithë zonat urbane dhe periferike dhe në mes të blloqeve të ishkomunizmit. Këto zona përfshijnë pjesën veri-lindore të qytetit pranë zonës industriale, zona në jug të  rrugës qendrore që te çon në stadiumin ‘’ Jani Kosta ‘’ te qytetit dhe disa zhvillime të vendosura në  kodrat në veri të qendrës së qytetit, nën Kala.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• •

 PLANI I  PËRGJITHSHËM VENDOR PËR  PLANIFIKIMIN E   TERRITORIT   

Proçesi i bashkëpunimit, ndërmjetësimit dhe koordinimit. Një nga kushtet themelore por edhe detyrim ligjor është bashkëpunimi,ndërmjetësimi dhe  koordinimi në pjesëmarrjen e gjithë aktorëve dhe faktorëve në hartimin e këtij dokumenti  shumë të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit. •  Metodologjia e zbatuar për punën .   • Për hartimin e këtij dokumenti janë marë në konsideratë të gjitha elementët të cilat i  përmendëm shkurtimisht më lart. Fillimisht është marë në konsideratë dokumenti i Politikës  i cili në thelb ka pasur qëllimin kryesor,përcaktimin e një strategjie të qartë në aspektin e  zhvillimit dhe planifikimit urban në qytet. Pas tryezave të rrumbullakëta dhe takimet me  komunitetin dhe grupet e interesit është hartuar analiza SWOT e cila ka evidentuar anët e  forta,anët e dobëta,mundësitë dhe rreziqet.       Pas hartimit të dokumentit të Politikës dhe përcaktimin e vizionit janë përcaktuar  komponentet tematikë kryesorë dhe janë përcaktuar polet kryesore të zhvillimit  ekonomik dhe urban.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

                                         Vizioni

i Qytetit të Beratit

Berati i lashtë, qytet i Trashëgimisë Kulturore Botërore, me një komunitet që i gëzohet zhvillimeve harmonike dhe mundësive të barabarta, një qendër e turizmit ndërkombëtar, me ekonomi dinamike të mbështetur në agrobiznes dhe artizanat të konsoliduar.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

 Polet kryesore të qytetit.  

Plani synon  konceptimin e ri të  qytetit me tre pole  kryesore te zhvillimit urban dhe tre  pole te zhvillimit  ekonomik . 

Polet e zhvillimit urban :  

Qendra e qytetit(poli kryesor) –Berthama  Historike .Ajo i referohet zonave me rëndësi të  veçantë kombëtare,ku konservimi,restaurimi  dhe  rifreskimi i funksionit te saj primar , do të lejojë një  zhvillim  duke respektuar në mënyrë rigoroze ,çdo  kriter të përcaktuar për zonën historike dhe zonën  tampon. Çdo ndërhyrje në këtë zonë duhet të marë  miratimin nga Instituti i Monumenteve të Kulturës  dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• •

 Polet kryesore të qytetit.   Nënqendrat (poli i dytë) i referohen  perkatesisht zonave të ndodhura përreth  parkut të qendrës  në pjesën perendimore te  qytetit dhe zona në afërsi të saj.Plani i  Pergjithshëm Vendor percakton për këtë zonë  zhvillimin e organizuar permes Planeve të  Detajuara Vendore,për të perforcuar më  shumë lidhjen midis dy pjeseve kryesore te  qytetit. •  Nënqendra (poli i tretë) i referohet  zonës së  pjeshkores dhe zonës së ish repartit ushtarak.        Kjo zonë do ti nënshtrohet PDV –ve dhe do të  kenë prioritet ndërtimet rezidenciale.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

    Polet e zhvillimit ekonomik :         Tre polet kryesore te zhvillimit ekonomikë janë: • Zona ekonomike me impakt te mesem e te larte (Poli  kryesor i zhvillimit ekonomik). Këto zona janë të vendosura  ne hyje të qytetit pergjatë rrugës ‘’Antipatrea “.      Meqenese kjo zone eshte e strukturuar tashme dhe ekziston  infrastruktura baze plani lejon mundesine e zhvillimit te  objekteve industriale nepermjet lejeve për punime.  •  Zona ekonomike me impakt te ulet .(Poli i dyte i zhvillimit  ekonomik) Keto zona jane te vendosura ne jug te qytetit  ,duke perfshirë ish  fabriken e baterive qe duhet te trajtohet  siç duhet.Organizimi funksional  hapësinor ne këtë zonë do  të arrihet nëpërmjet realizimit të ndërtimeve të shkëputura. • Zona ekonomike me impakt te ulet. ( Poli i trete0 i zhvillimit  ekonomik.Zona eshte vendosur ne skajin veriuor te qytetit  midis parkut te lumit dhe qendrave te reja arsimore.Plani i  Pergjithshem Vendor lejon zhvillimin e organizuar 


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Rrjeti  kryesor i infrastrukturës.

PPV parashikon një rrjet rrugor funksional duke  siguruar masa të zhvillimit të transportit që përpiqen  të integrojnë pjesë të ndryshme të qytetit dhe  hapesirat e shpërndara të tij. Meqenese qyteti është i ndarë në dy seksione  kryesore, rrjeti i transportit luan një rol të veçantë ne  integrimin e dy zonave në veri dhe në jug të qytetit.  - Unaza e re – Unaza e re e paraqitur në Planin e  Përgjithshëm Vendor, do të sigurojë lehtësimin e  trafikut në ngushticen e qytetit në mes të pjesëve  lindore dhe perëndimore të tij.Ndërtimi i saj do ti japë  fund trafikut të rëndë brenda qytetit.  - By passi i qytetit – By passi në jug të qytetit i  paraqitur në Planin e Pergjithshem Vendor, do të jetë  një alternativë per lehtësimin e trafikut në ngushticen  e qytetit në mes të pjesëve lindore dhe  perëndimore.Zhvillimi i kësaj rruge duke perjashtuar  pjesen e tunelit do të ruajë karakterin e zonave të  hapura në jug duke krijuar mundesi vizuale të qytetit  historik.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

 

      

     


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive. Një përdorim më i detajuar i zbatimit të dispozitave të  Kodit të Zonimit në Planin e Përgjitshëm Vendor të  Beratit paraqitet si më poshtë :

Qendra e Qytetit dhe Zonat Qendrore te  Aktivitetit (C)  - Qendra Historike

Qendra e Qytetit – Berthama Historike (C.H.1): I  referohet zonave brenda zonës tampon tashmë e  afirmuar si qendër e qytetit, rregullimi, konsolidimi dhe  rifreskimi i funksionit te saj primar urban, lejon  zhvillimin në përputhje me kushtet dhe kriteret e  përcaktuara  nga ligji për zonat e mbrojtura e si  rrjedhim duhet të merret miratim nga Instituti i  Monumenteve të Kulturës.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. • Ndarja e njësive dhe nën-njësive.         - Nën-Qendrat (C.2)     Nën-Qendrat Kryesore  (Banim +sherbim) (C.2.1): I  referohet një zone të ndodhur rreth parkut qendror në  pjesën perëndimore të qytetit. Plani i Pergjithshëm  Vendor përcakton për këtë zonë zhvillimin përmes  Lejeve për punime. Një morfologji me fasade te  vazhduesheme dhe një sistem të dendur urban që do  të reflektojnë berthamen e afërt historike, duke krijuar  një vazhdimësi që lidh dy pjesët e qytetit.  • -Nën-Qendra Dytësore e Zones se Pjeshkores (Banim   (C.2.2a): (C.2.2a/1,) (C.2.2a/2) (C.2.2a/3)  (C.2.2a/4) Zonat aktualisht të hapura/lira do të  zhvillohen përmes një Plani të detajuar Vendor  me  kërkesë për caktimin e 30% të tokës për përdorim  publik. Kjo zonë do të përfshijë një Plan të Detajuar  Vendor  te Pjeshkores, rrjetin rrugor dhe  rishpërndarjen e parcelave.Kjo zonë është kryesisht  me ndërtime të larta (8 kate).


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive.  - Zonat me Ndërtime të Ulëta   (Banim ) R.1.1  (R.1.1 R1.2)  Zona me ndërtime te ulëta- Ndodhen ne  pjesen juglindore te qytetit   Afërsia e tij me qytetin e  bën atë të përshtatshëme për aktivitete per  zyra,sherbime private (si pjese e banimeve)dhe  aktivitete te vogla tregetare (per nevoja tregetare) .  Zona do të rigjenerohet me anë të Planeve te  Detajuara Vendore  me ndarjen me 30% për përdorim  publik . Lartësia e ndërtimit do të jetë e 9 m (2 kate+ nencati).


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • • •

• •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive.  -  Zonat rezidenciale historike   -Zona rezidenciale – hisitorike (Kalaja)  R.H.A                                                                                                                                                                                                      Kjo zone duhet te ruhet ne teresine e saj ,sipas  Vendimit 826/2005. Plani kufizon ndryshimin e perdorimit te tokes per  ndertesa te percaktuara  si monument  kulture te  kategorise se 1 dhe 2 sipas lejeve të veçantë nga  Instituti i Monumentevetë Kulturës. Në këtë zonë  gjithashtu duhet të respektohen standardet  arkitektonike, morfologjike dhe volumetrike, në bazë të  Vendimit në fjalë. Zhvillimi do të ndjek strukturën  ekzistuese të parcelës dhe do të ruajë formën  ekzistuese urbane. Lejet per punime kanë nevoje për  miratim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe 


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive. - Zonat e Integruar te Perdorimit te Perzier-Me  Lartësi Mesatare Dhe të larta (Banim  +  Shërbim)  (R.2.2):  (R.2.2/1,  R.2.2/2,  R.2.2/3,  R.2.2/4 etj) janë zona informale të një karakteri në zhvillim, të  vendosura në pjesën perëndimore të Zonës se  Pjeshkores. Në përputhje me konceptin e zhvillimi  hapësinor që nxit një zhvillim të përzier sherbim dhe  banim, përgjatë këtij aksi, zhvillimi e këtyre zonave do  të kërkojë dendësimin dhe rigjenerimin nëpërmjet  Planeve te Detajuara Vendore.  Lartësia e ndërtimit do të jetë 20 m (6 kate).


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • • •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

Zonat e Aktiviteteve. - Zonat Ekonomike – Me efekt mesatar dhe te larte  mjedisor (A.1 ,A2 ,A3,A 4):  Janë të vendosura në  hyrje të qytetit ne pjesen veriore përgjatë         rrugës ‘’Antipatrea. Meqënese kjo zonë është e  strukturuar tashmë dhe ekziston infrastruktura bazë,  Plani krijon mundesine për lejimin e aktiviteteve  industriale nëpërmjet Lejeve për punime . Perdorime  të lejuara Aktivitete logjistike dhe industriale  (me efekt  të mesem dhe te larte  mjedisor), Magazina, Zyra dhe  Shërbime.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • • • •

      

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive. Sherbimet Publike.    Plani i Përgjithshëm Vendor  dallon kategorite e  mëposhtme të zonave të shërbimit publik:   Zonat e Integruara te Arsimit, Kërkimit & Sporteve,  (Sherbim )  (P.1,P.2,P.3,  P 4),   i referohen zonave  me objekte administrative dhe shërbime sociale. Per  shkak të shkallës së vogël dhe strukturës tashmë te  percaktuar te zonës, plani parashikon dhënien e  lejeveper punime  , duke marrë në konsideratë  nevojat  aktuale dhe në të ardhmen  për njësinë vendore të  bashkisë Berat.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive.

Sherbimet Publike.  

- Sherbime  arsimore dhe sportive  (P.2): (P.2/1), (P.2/2):    Zonat e Integruara Arsim, Sport dhe Zbavitje janë vendosur në  dy zona strategjike. • Keto zona jane vendosur ne pjesen juglindore te qytetit dhe  janë të destinuara për te Integruar Arsimin, Sportin &  Rekreacionin te cilat do te zhvillohen me leje perpunimi.  • -Zona Spitalore (P.3): referohet zonës se Spitalit ekzistues të  Beratit. Plani i Pergjithshëm  Vendor ,parashikon leje per  punime , për zhvillimin e njësive të reja mjekësore dhe  objekteve ndihmëse.  • (P.4): Rehabilitimi i vendit te grumbullimit te        mbetjeve  urbane . Plani cakton një zonë për rehabilitimin e  vend grumbullimit te mbetjeve .Zhvillimi i organizuar do të bëhet  nëpërmjet një Studimi të Veçantë Mjedisor i cili do të sigurojë  zhvillimin e duhur dhe do të marre në konsideratë rreziqet per  mjedisin dhe shëndetin.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • • •

.

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive. Zonat e Gjelberta & Zonat Sportive.  Zonat e gjelber , park aktivitetesh . (G.1- G 5 dhe  GS): janë parqe në shkallë të vogël të shpërndara në  të gjithë qytetin. Plani i Pergjithshem Vendor ndalon  çdo veprimtari të ndërtimit në këto  zona dhe siguron  ruajtjen e tyre si hapësirave të hapura publike.Zona  do  te zhvillohet me plane te detajuara vendore , 95%  hapsira te lira, 5% perdorime te tjera (ndertime te  perkohshme) Lartesia do te jete maksimumi 3m , për  strukturat e përkohëshme.Ato do të jenë  transparente  dhe lehtësisht të çmontueshme .


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• • • •

Funksionet dhe aktivitetet e propozuara te  strukturave dhe parcelave. Ndarja e njësive dhe nën-njësive. Zonat e Gjelberta & Zonat Sportive.  Parku Lumor  ( zone e gjelbert dhe park aktivitetesh ) (G.2): i  referohet Parkut të lumit Osum, vendosur përgjatë shtratit. Një  studim i veçantë për rehabilitimin e mjedisit dhe zhvillimin e  parkut është i nevojshëm të hartohet për këtë pjesë. PDV do të  sigurojë hapësira parkimi të autobuzëve dhe do të parashikojë  sisteme mbrojtëse nga aluvionet.

• Zonat e Perdorimit te Vecante.           Plani  mer parasysh edhe zonat me përdorim të veçantë. • - Varrezat (S.1,S2 ): i referohet zones ekzistuese dhe  parashikuar te varrezave, ku Plani imponon kufizime zhvillimi  veç atij  egzistues. • - Burgu (S.2): përcakton një zonë për paraburgim dhe  përdorimin e burgjeve

.


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

• Konkluzion        Mund të thuhet se PPV paraqet një strategji të  qartë për zhvillimin e territorit të Bashkisë  Berat. Zhvillimi i detajuar i çdo zone në qytet  synon të krijojë kushtet më bashkohore duke  rritur cilësine dhe nivelin e shërbimeve si në  infrastrukturën rrugore,në arsim,në  shëndetësi ,në kulturë etj.Gjithashtu nga  pikëpamja urbanistike vlen të përmendet se  rehabilitimi i shtratit të lumit, parashikimi i by –  passit dhe unazes së qytetit do ti japin  frymëmarje qendrës historike duke shmangur  trafikun në bulevard dhe duke ofruar  mundësinë e një zone  pedonale . PPV  mbështetet në pasurinë e trashëgimisë  kulturore të qendrës historike,monumenteve  dhe zonave me vlera të ralla  ndërkombëtare.Në këtë  drejtim,ruajtja,mirëmbajtja dhe restaurimi i  qendrës historike do të shërbejë jo vetëm nga  pikëpamja e konservimit të këtyre vlerave por 


PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT - BASHKIA BERAT

FALEMINDERI T .

      

Prezantimi i Keshillit te Rregullimit te Territorit  

Prezantimi, i Keshillit, te Rregullimit, te ,Territorit,

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you