Page 56

Publike/ Kolektive/ E përbashkët Eri Çobo /DZT

Diskutohet gjithmonë e më shumë sot në Europën Perëndimore, kriza e hapësirës publike, e lidhur në mënyrë të pandashme me krizën politike, ekonomike të kudondodhur. Edhe pse në një tjetër dimension edhe në shoqërinë shqiptare hapësira publike po përjeton krizën e vet, që nuk përngjet aspak me atë të qyteteve europiane, pasi nëse në Milano apo Rotterdam sot diskutohet mbi cilësinë e përdormit dhe aksesit në hapësirat publike, në qytetet tona ndihet nevoja jo vetëm e përcaktimit të dimesionit territorial dhe social të saj, por edhe e edukimit qytetar mbi të mirat publike. Personalisht i atribuoj termit “hapësirë publike” një domethënie shumë më të gjerë sesa ajo gjeometrike që lidhet ngushtësisht me projektimin arkitektonik: sigurisht, është hapësirë publike sheshi, rruga, parku, por janë gjithashtu hapësirë publike edhe standartet urbanistike, janë hapësirë publike politikat e strehimit të një vendi; janë hapësirë publike ofrimi i shërbimeve për të gjithë banorët: që nga arsimi, shëndetsia, punësimi, e deri tek kultura; është hapësirë publike mundësia e çdo qytetari për të marrë pjesë në jetën e qytetit dhe institucionet e tij. Për të kuptuar formën dhe rolin që sot merr hapësira publike në Shqipëri, dhe për të vlerësuar impaktin e publikut/komunitetit në të dhe anasjelltas, duhet të kthehemi pas e të analizojmë shoqërinë shqiptare dhe mënyrën e të jetuarit të territorit; por nuk është qëllimi në vetvete analiza historike e sistemeve politike në vend, edhe pse është i rëndësishëm ndikimi i i tyre i drejtpërdjetë në zhvillimet urbane, por ajo çfarë vlen të analizohet dhe merret në studim është perceptimi i shoqërisë mbi çka është publike/ kolektive/ e përbashkët; ky tekst reflekton mbi krizën e dimensionit publik të hapësirës në Shqipëri. “Qyteti dhe territori i përkasin në mënyrë të paevitueshme eksperiencës së përditshme të të gjithëve […] ajo çfarë kemi para syve, është arkivi i pafund i shenjave, materialeve të lëna në territor nga vet ne dhe nga paraardhësit tanë, është rezultati i grumbullimit të këtyre vendimeve” (B.Secchi), pra mund të pohojmë 56

se marrëdheniet që kanë ndërvepruar në periudha të ndryshme midis formës së hapësirës dhe përdorimit që i është bërë asaj, janë pasqyrë e marrëdhënieve shoqërore e kulturore të një vendi. Nuk mund të analizohet hapësira publike e shkëputur nga qyteti si një stukturë urbane dhe sociale, pa të cilën ajo nuk mund të ekzistojë. Për Herbert Gans “Hapësira publike e propozuar nga projektuesit është veçse një ambjent potencial; sistemi shoqëror dhe kultura e njerëzve që do ta përdorin, përcaktojnë deri në ç’pikë ajo hapësirë do të jetë një ambjent efektiv”, dhe nëse do ti referoheshim përkufizimit të hapësirës publike sipas ligjit aktual të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit nr.107/2014 neni 4/1, e përcakton atë deri diku sipas modelit tradicional, por njëkohësisht vë në diskutim atë çfarë ky model ofronte: “hapësira e jashtme, trotuari, rruga, sheshi, lulishtja, parku e të tjera të ngjashme, në shërbim të komunitetit, ku menaxhimi mund të jetë publik dhe/ose privat. Hapësira publike përfshin rrugkalime publike dhe mjedise që janë të hapura për publikun ose në shërbim të përdorimit publik, pavarësisht nga regjimi juridik i tokës dhe përtej përcaktimeve të pronës publike”. Rikonfirmohet si “publik” çdo territor që përdoret nga publiku, edhe pse mund të jetë pronë private, çka mbetet ende e vështirë për t’u perceptuar në mentalitetin shqiptar. Garantimi i cilësisë së jetesës urbane sot në qytetet tona, teorikisht përcaktohet në planet territorial përmes llogaritjeve të hapësirave publike për ndërtimin e infrastrukturave në raport me popullësinë e pritshme, sipas standarteve të posaçme; praktikisht realizimi i këtyre hapësirave shoqëroret me proçese të gjata shpronësimi për interes publik, që shpesh evitohen për shkak të kostove të larta në kurriz të publikes. Përtej terminologjisë së instrumentave ligjor, vlen të theksohet që aktualisht në Shqipëri kriza e hapësirës publike nis nga mungesa e perceptimit të saj si “e mirë e përbashkët”, shkaktuar kjo edhe nga korrelacioni që është ndërtuar midis hapërsirës si territor dhe pronësisë prublike/private. Arsyet strukturore që kanë çuar në një të tillë krizë

onMAPS#0  
onMAPS#0  

onMAPS is collaborative project developed as a digital magazine focused on public space realized through contributions of artists, architect...

Advertisement