Issuu on Google+

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ENERGJISE DHE MINIERAVE MINISTARSTVO ENERGIJE I RUDARSTVA MINISTRY OF ENERGY AND MINING

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR ZHVILLIMIN E FUSHËS SË LINJITIT SIBOVC NË KOSOVË DHE KAPACITETEVE PËRKATËSE TË GJENERIMIT TË ENERGJISË

Oferta: Në përputhje me politikat e Republikës së Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Minierave, në emër të Komitetit Drejtues të Projektit (“KDP”), kërkon përmes Memorandumit të Para-Kualifikimit shprehje të interesit nga investitorët privat të kualifikuar, për Projektin i cili përbëhet nga këto komponente: a) Ndërtimi i centralit të ri për gjenerimin e energjisë elektrike, ‘Termocentrali Kosova e Re’ (“TCKR”) me kapacitet të instaluar fillestar prej 500 MW me mundësi të zgjerimit deri në 1000 MW dhe stabilimenteve përkatëse (të limituara) të interkoneksionit; b) Zhvillimi i menjëhershëm i Fushës së Linjitit në Sibovc për të ofruar linjit për centralet ekzistuese në Kosovë për gjenerimin e energjisë elektrike me djegie të linjitit (TC Kosova A dhe TC Kosova B) dhe njësitë e reja të TCKR kur ato të hyjnë në shërbim; dhe c) Participimi i sektorit privat në TC Kosova B, termocentral ekzistues me djegie të linjitit. Orari: Këshilltarët e Transaksionit të KDP-së do ti shqyrtojnë kredencialet e dorëzuara dhe rezervojnë të drejtën për të kërkuar informata shtesë, nëse do të jetë e domosdoshme, për konfirmimin e përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga KDP. Orari kohorë për para-kualifikim dhe përgatitjen e listës është si më poshtë: • • •

Investitorët e interesuar ftohen që të marrin pjesë në konferencën dhe vizitën në terren e cila do të mbahet me 20-21 janar 2010 në Prishtinë. Aplikuesit duhet të dorëzojnë kredencialet e tyre për para-kualifikim deri më 29 janar 2010. Shpallja e listës së ngushtë të ofertuesve të para-kualifikuar do të bëhet jo më vonë se qereku i parë 2010.

Për informata mbi para-kualifikim dhe për qasje në Memorandumin e Para-Kualifikimit: Ministria e Energjisë dhe Minierave – Zyra e Projektit PATEL Në vëmendje: Z. Lorik Haxhiu Arbëria, Rr. 24 Maji, Nr. 15 Prishtinë 10000, Republika e Kosovës Telefoni: +381 38 213 770 E-mail: lorik.haxhiu@lignitepower.com Ueb-faqja: www.lignitepower.com


PATEL_SHPALLJA_FSHeI_18DHJETOR09_FINALE