Revista Haemus Nr. 45-50 - online version - Part I

Page 215

Kreshtat e maleve shkallmohen në flakë bardhoshe Duke vizatuar në bezen e qiellit një gamile të fishkur Që mbështet brinjët në tokë, Ndërsa unë, i gjendur në një largësi të tillë, I panënshtruar nga askush dhe i papyetur, Mendoj se ç’duhet studiuar në akademitë ushtarake, Çfarë zona dhe çfarë ndjenja duhen vënë në pikëpyetje shkencërisht. Mjafton që një vajzë... / E de ajuns ca o fată... Mjafton që një vajzë e vetme t’u këndojë nën re Bukurisë, mirësisë dhe lënies në harresë të vetvetes Që violinistët ta shoqërojnë menjëherë Me harqet e lyer me sakëz. Kërkimin e pat po aq të padobishëm Sa edhe ikjen, Prandaj ai, si njeri delikat e i ndjeshëm, E rroku vashën për supesh Dhe i tregoi rrezen që po ngrihej nga harqet e triumfit. Mos është kënga ime ajo që po ngrihet, vallë? Do të duhej të isha e kënaqur, Në orën kur ngjyrat e dheut luftojnë ende Kundër errësirës që i dynd. Do të duhej të isha e kënaqur që zëri im i brishtë Mposhti për një çast (VETËM për një çast!) Kërkëllitjen, çjerrjen, uturimën e armëve. Në një ditë të thellë të ndritshme e të kaltër / Într-o zi adâncă luminoasă şi albastră Vera ishte e bukur si kurrnjëherë dhe premtonte të bëhej edhe më e bukur. E pa tek kalonte pranë trëndafilëve, e hijshme dhe e hollë, Nën një shelg, sikur u rishfaq më e re, E pavetëdijshme për joshjen e saj, si felinat 215 | R e v i s t a H a e m u s

Nr.

45-50

/

2014


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.