Page 1

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS BULETIN INFORMATIV NR. 7 PRILL 2011

Disa kuriozitete rreth trupit që ndoshta nuk i dini

1. Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndërra të këqija. 2. Lotët dhe mukoza përmbajnë një enzimë të quajtur Lisozima. Kjo enzimë ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm, fytin, hundën, si dhe sytë ndaj sulmit të baktereve dhe infektimit të këtyre zonave. 3. Trupi ynë në 30 minuta nxjerr aq energji sa mund të zihen rreth 2 litra ujë. Ai konsumon një sasi të madhe kalorish për të mbajtur temperaturën tonë të qëndrueshme në rreth 36 gradë; këto kalori janë të mjaftueshme për të vluar një tenxhere me ujë. 4. Veshët tonë fshehin më shumë dyllë kur ne jemi të frikësuar sesa kur jemi normal. Hormonet dhe reaksionet kimike që ndodhin kur ne kemi frikë bëjnë që prodhimi i dyllit në veshin tonë të rritet. Edhe pse, fenomeni në fjalë është studiuar dhe demonstruar, shkaqet janë të paqarta nga shkencëtarët. 5. Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetgudulisen. Njeriu është qenia e vetme që prodhon lot nga ndjenjat. 6. Femrat e djegin dhjamin më ngadalë se burrat. Për shkak të funksionit të tyre riprodhues femrave i duhet më shumë kohë për të djegur kalori. Për një diferencë prej rreth 50 kalori në ditë. 7. Hapësira midis hundës dhe pjesës së sipërme të buzës sipas grekëve të lashtë është është një nga pjesët më erogjene të gjithë trupit. Dijetarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë funksioni ka.

Përmbajtja:

www.knk-ks.org

Disa kuiozitete rreth trupit që ndoshta nuk i dini

1

Projekti i kompleksit të shkollave të mesme në Gjilan

2

Dy shkolla të Gjakovës në hall nga mbeturinat

3

Banka Botërore u dhuron 71 mijë euro donacion shkollave të

4

Web-faqe vetëm për ju

5

Kuriozitete

6


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 2

Projekti i kompleksit të shkollave të mesme do t’i procedohet për miratim Kuvendit

Projekti i kompleksit të shkollave të mesme është në fazën pëfundimtare të rrumbullakimit dhe pritet ti dërgohet Kuvendit Komunal për miratim. Është thënë nga drejtues të Arsimit në Gjilan. Bujar Nevzati, Drejtor i Arsimit, ka thënë se kompleksi do të përfshijë të gjitha shkollat e mesme me rreth 7000 nxënës, ku në kuadër të kompleksit do të jenë edhe një librari me pajisje shkollore për nxënës dhe një shërbim “fast-food”, në mënyrë që nxënësit të mos kenë arsye të dalin jashtë hapësirës shkollore. Nevzati ka specifikuar se brenda kompleksIt shkollor mund të futen vetëm prindërit e nxënësve dhe madje me ftesën e kujdestarëve të klasave apo drejtorisë. Ai ka thënë se kompleksi do të jetë me rrethojë, ndërsa familjet që kanë shtëpitë pranë gjimnazit mund të lëvizin nga një rrugë tjetër dhe jo përbrenda kompleksit. Sipas Nevzatit, nuk do të ketë rrugë për lëvizje qytetarësh, do të hapet e ndërtohet rrugë përreth stadiumit të qytetit. Drejtorët e gjimnazit “Zenel Hajdini” ai i SHMM “Asllan Elezi” i SHMB “Arbëria”, Mehmetali Rexhepi, Rahim Azemi, dhe Emrush Qamili e kanë mirëpritur ndërtimin e kompleksIt pasi oborret edhe hapësirat tjera përreth shkollave do të lirohen nga frekuentImi i huliganëve të ndryshëm. MehmetalI Rexhepi drejtor i gjmnazit ka thënë se ndërtimi i kompleksit do të sjellë një frymë tamam arsimore dhe ardhje-vajtje të papenguar të nxënësve, por edhe do ti shkarkojë ambientet afër shkollave nga personat që nuk kanë lIdhje me procesIn mësimor. Ndërkaq Rahim Azemi drejtor i shkollës së mjeksisë ka thënë se kompleksi do të krijojë një klimë vërtet arsimore ku do të dihet se aty ka vetëm nxënës dhe jo qytetarë të tjerë. Azemi ka thënë se lokalet dhe kafenetë jashtë kompleksit duhet të mbyllen. Edhe policia e Giilanit ka mirëpritur ndërtimin e kompleksit shkollor. Zëdhënësi i PK-së për rajonIn e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se kompleksi zvogëlon në minimum huliganizmin në ambientet shkollore. Ai ka shtuar se aktualisht policia me rroba civIie por edhe patrullat policore janë duke menaxhuar me përpikëri sigurinë në oborret e shkollave dhe përreth tyre. Zyrtarë të PK-së në Gjilan kanë sugjeruar drejtuesit e shkollave dhe të drejtorisë komunale të arsimit që t’u sugjerojnë rojtarëve të barakave hyrëse në ambienetet e shkollave të mesme që të mos i hapin dyertë për vetura apo kombibus apo çfarëdo automjeti tjetër që nuk është pjesë e kolektivit të shkollave të mesme.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 3

Dy shkolla të Gjakovës në hall nga mbeturinat përpara oborreve të tyre

Autoritetet e gjimnazit “Hajdar Dushi” kanë vendosur një palë dyer me qëllim ndalimi hedhjen e mbeturinave brenda hapësirës së shkollës. Ka kohë që oborri i kësaj vatre mësimi është bërë një kontenjer plehrash. Drejtori Serja Zeka, thotë se nxënësit janë të rrezikuar nga ndonjë epidemi. Nga ana tjetër, dy kontenjerë nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë mallin që vjen çdo ditë afër Shkollës fillore “Zekirja Zeka”. Ne kemi bërë disa herë kërkesa që këta kontenjerë të hiqen nga këtu, pasi janë shumë afër shkollës dhe rrezikojnë shëndetin e nxënësve. Na është premtuar nga kompania e pastrimit se do të largohen, por kurrë nuk është realizuar ky premtim. Thotë drejtori i shkollës “Agim Jaka”. Nga ana tjetër, zyrtarë të kompanisë së pastrimit “Çabrati”, pohojnë se qytetarët në shumicën e rasteve po e ndotin ambientin. Ne po e bëjmë të pamundurën që qyteti të jetë i pastër. Mirëpo këtë po e shkaktojnë ata qytetarë që nuk paguajnë për shërbimet, thotë Sefedin Rizvanolli përgjegjës nga kompania e pastrimit “Çabrati”. Të njëjtën bindje e ka edhe Bernard Frrokaj, drejtor i shërbimeve publike të Gjakovës, sipas të cilit qytetarët nuk po lejojnë të mbahet pastër ambienti. /Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 4

Banka Botërore u dhuron 71 mijë euro donacion shkollave të Vushtrisë

Pesë shkolla fillore dhe gjimnazi “Eqrem Qabej” në komunën e Vushtrisë janë përfituese të një donacioni me vlerë 71 mijë euro nga Banka Botërore. Sipas Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë ky donacion kryesisht do të përdoret për furnizim me pajisje për punë, por edhe për blerjen e botimeve të reja për bibliotekat e atyre shkollave. “Përfitues të këtij donacioni janë pesë shkolla fillore dhe gjimnazi i qytetit që kap vlerën e 71 mijë eurove. Kryesisht ky donacion do të përdoret për furnizim me pajisje laboratorike, mjete konkretizuese, kabinente të muzikës, por edhe për furnizimin me tituj të rinj për bibliotekat e këtyre shkollave”, tha Qerim Selimi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Vushtrisë. Sipas tij, përfituesi më i madh i këtij donacioni është gjimnazi “Eqrem Qabej” me gjithsej 15 mijë euro, por edhe shkollat fillore shumica e të cilave gjenden nëpër fshatra të këtij qyteti e që janë përfituese të këtij donacioni mbajnë shuma të kënaqshme. “Gjimnazi është përfituesi më i madh i këtij donacioni nga Banka Botërore me 15 mijë euro por edhe shkollat e tjera që gjenden nëpër fshatra të Vushtrisë kanë përfituar donacione me vlera të kënaqshme që do të jetë një ndihmë e mirë për ato shkolla”, theksoi Qerimi.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Web-faqe vetëm për ju Anglisht/Art · www.iteslj.org · www.grammar.ccc.commnet.edu/grammar.htm · www.englishpage.com/prep/prep.html · www.bettereng.com/gram/preps/htm · www.english4u.de.htm · www.freerice.com · www.primarygames.com · http://www.internet4classrooms.com/skills_2nd.htm http://abcteach.com/directory/reading_comprehension/grades_24/fictional/

Histori · http://www.history.com/games.do · http://www.csun.edu/~hcedu013/onlineactivities.html · http://content.gannettonline.com/gns/citizenship/citizenship_trivia.html · http://mentalfloss.com/quiz/quiz.php?q=82 · http://www.pibmug.com/files/map_test.swf

Gjeografi · http://plasma.nationalgeographic.com/mapmachine/ · http://www.mapquest.com/atlas/ · http://cyberschoolbus.un.org./infonation/index.asp · http://www.timeforkids.com/TFK/kids/hh/goplaces · http://www.countryreports.org · http://www.geographia.com · http://photography.nationalgeographic.com/photography/photogalleries

Matematikë · www.glencoe.com · www.algebrahelp.com · www.math.com · www.aplusmath.com · www.purplemath.com · www.coolmath.com

Shkencë · http://www.pibmug.com/files/map_test.swf

Të ndryshme · www.edhelper.com · www.infoplease.com

/Redaksia/

Faqe 5


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 6

Kuriozitete Për të gjitha ato gjëra të cilat keni dëshirë që të jenë në numrin e radhës të këtij Buletini, na shkruani në redaksia@knk-ks.org

Cila kafshë i ka sytë më të mëdhenj

Sytë e një kallamari gjigant mund të jenë deri në 25 centimetra të gjatë, përafërsisht sa një top i volejbollit. Këta sy të mëdhenj e të ndjeshëm janë të dobishëm në ujërat e errëta ku jeton ky kallamar gjigant, diku 200-700 metra thellë në oqean. Kallamari është i gjatë deri 18 metra kurse peshon deri në 900 kg.

Adresa: Ulpiana U2 Nr.48 Prishtinë 10000, Kosovë

Tel. +37744 964 575 E-mail: redaksia@knk-ks.org

Përmbajtjet në këtë publikim paraqesin qëndrimet e autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat dhe pikëpamjet e UNICEF-it.


Buletini informativ 7  

Newsletter i KNK. Mund ta shkarkoni . www.knk-ks.org

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you