Page 1

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS BULETIN INFORMATIV NR. 5 SHKURT 2011

Më e gjata Manekenia nga Kalifornia, Amazon Eve, e gjatë 203.2 centimetra, me peshë 93 kilogramë dhe me numrin e këpucëve 45 është manekinia më e gjatë në botë. Tani ajo ka marrë ofertë nga revista për meshkuj Playboy të fotografohet lakuriq për një çmim goxha të lartë. “Gjithsesi më gëzon fakti se Hugh Hefner më ka përzgjedhur për modele që do të prezantohet në faqet e Playboy. Më duhet pakëz të zvogëlojë masën e muskujve për tu dukur më femërore, por Hefner është i vetmi për të cilin do të pozoja lakuriq, pasi që vetëm ai këtë e bën me stil”, tha Amazon. Ajo para ca kohësh ishte e pranishme në një parti për qëllime humanitare që e kishte organizuar Hefner, ku edhe u morën vesh lidhur me bashkëpunimin. Është interesante se në atë aheng Amazon Eve ishte personi më i gjatë, jo vetëm në krahasim me femrat, por edhe me të gjithë meshkujt.

Përmbajtja:

www.knk-ks.org

Më e gjata

1

65 raste të rënies ndesh me ligjin nga nxënësit brenda 3 muajsh

2

Shkollat, të pakënaqura me autonominë financiare

3

Gjimnazi “A. Gjuvani” i kërkon DA-së suspendimin e 10 nxënësve

4

Ngritja e energjisë për më pak se pesë minuta

5

Kuriozitete

6


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 2

65 raste të rënies ndesh me ligjin nga nxënësit brenda 3 muajsh Mungesa e psikologëve në shkollat e mesme të Komunës së Vitisë shihet si një nga shkaqet kryesore për numrin e madh të rasteve delikuente në të cilat janë të përfshirë nxënësit. Sipas statistikave të shërbimit social të QRS-së, gjatë 3 muajve janë evidentuar 65 raste ku të miturit kanë rënë në kundërshtim me ligjin, apo kanë pasur sjellje asociale dhe pothuajse në të gjitha këto raste bëhet fjalë për nxënës të shkollave të mesme. Psikologët dhe pedagogët kanë një rëndësi të madhe në punë me nxënës pasi ata gjatë punës me ta që në start mund të parandalojnë sjelljet jo të mira të tyre. Shërbimi social QPS-së i ka ofruar Drejtorisë së Arsimit asistencë në rastet kur ajo e sheh të arsyeshme që të intervenohet por në këtë plan është bërë shumë pak. Me përjashtim të 2 apo 3 shkollave që kanë shprehur gadishmërinë për bashëpunim, shkollat e tjera asnjëherë nuk kanë thirur shërbimin social për ndihmë te rastet ku nxënësit kanë pasur nevojë për trajtim të psikologut, apo pedagogut thotë Heset Ukshini, përgjegjës i shërbimit social në Viti. Ndërsa Fehmi Neziri, zyrtar komunal i zhvillimit të arsimit, thotë se, sipas udhëzimit administartiv, psokologët mund të angazhohen në shkollat që kanë më tëpër se 1.500 nxënës dhe asnjë nga shkollat nuk e përmbush këtë kriter. Krahas kësaj edhe buxheti i limituar për angazhimin e personelit arsimor, ka bërë që DA-ja më herët të mos arrijë të angazhojë një psikolog. Tani kur DA-së i janë krijuar mundësitë buxhetore është ndërmarrë hapi i parë në drejtim të angazhimit të një psikologu brenda DA-së, i cili do të punojë me të gjitha shkollat që kanë nevojë për asistimin e tij ka thënë Neziri. Ai ka njoftuar se kjo çështje do të rregullohet nga muaji maj, kur edhe është paraparë të fillojë punën psikologu në DA.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 3

Shkollat të pakënaqura me autonominë financiare Shkollat e Kosovës nuk do të kenë autonomi të plotë financiare, edhe pse një gjë e tillë është premtuar nga ishkrerët e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ( MASHT ). Pilot projekti për vetëfinancim të shkollave pati filluar dy vite më herët në tri komuna të Kosovës, kurse nga fillimi i vitit që e lamë pas, ky pilot projekt kishte filluar të zbatohet edhe në 10 komuna të tjera. Por, drejtuesit e shkollave nuk janë të kënaqur me këtë autonomi financiare, pasi që sipas tyre shkollat edhe pas kësaj do të përballen me procedura të njëjta. Ata theksojnë që shkollat nuk kanë autonomi të zgjeruar, por të centralizuar. Edhe më tej për një pagesë që duhet ta bëjë shkolla duhet të aplikohen procedurat e njëjta që kanë qenë deri para dhënies së kësaj autonomie. Me ligjin e ri për Arsimin Parauniversitar, autonomia e shkollave nënkupton tri nivele: autonomia e kurrikulës, autonomia e qeverisjes së re të shkollave dhe autonomia e financave, apo të delegimit të buxhetit. Ndonëse autonomia e shkollave nga viti i kaluar ka filluar në Istog, Kaçanik edhe në Gjilan, drejtuesit e shkollave të kryeqytetit janë skeptikë me këtë çështje pasi që siç thanë ata akoma nuk e kanë të qartë se a do të kenë shkollat në të vërtetë autonomi financiare apo përsëri do të ballafaqohen me procedura të njëjta të prokurimit për plotësimin e nevojave ditore të shkollës. Ndërkaq, qëllimi i MASHT-it është që përmes autonomisë financiare të ketë ngritje të cilësisë së shërbimeve në shkollë, që nënkupton se në të ardhmen, drejtuesit e shkollave do të kenë një mundësi të plotë të reagojnë ndaj nevojave reale që ka shkolla. Sa i përket kësaj çështjeje, Refik Beqiri shef i sektorit për arsim në komunën e Prishtinës ka bërë të ditur që me autonominë financiare të shkollave, këto të fundit e kanë kodin e tyre buxhetor kurse sa i përket xhirollogarive të veçanta të shkollave, ai tha është duke u punuar në këtë drejtim, mirëpo nuk specifikoi kohën se kur shkollat do ta kenë autonominë e plotë

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 4

Gjimnazi “Aleksandër Gjuvani” i kërkon DA-së suspendimin e 10 nxënësve

Nisin masat ndaj nxënësve “rebelë” në Komunën e Podujevës. Gjimnazi “A. Gjuvani” i kërkon drejtorisë së arsimit suspendimin e 10 nxënësve të padisiplinuar një muaj, shkaku i mungesave të paarsyeshme dhe prishjes së rendit në shkollë. Drejtori i Gjimnazit A.Gjuvani, Naim Salihu ka thënë se ia ka bërë me dije drejtorit të arsimit, Nexhmi Rudari, se kanë shterur të gjitha masat e tjera ndëshkuese për këta nxënës dhe ka kërkuar që të dhjetë nxënësit të suspendohen edhe një muaj. Nganjëherë po sillemi me nxënës edhe më butë seç duhet për t’ua dhënë mundësinë e përmirësimit por, kjo në shumicën e rasteve veç sa po i stimulon ata për të vazhduar me mënyrën e vjetër. Tani i kemi 10 nxënës që për shkak të mungesave të shumta dhe mos disiplinës ua kemi thyer notën e sjelljes, një herë në 3, pastaj në 1 dhe i kemi suspenduar 3 ditë”, ka thënë Salihu. Por, sipas tij, asnjëra prej këtyre masave nuk ka përmirësuar këta nxënës. “E kam njoftuar gojarisht drejtorin e Arsimit dhe kam kërkuar që të provojmë edhe masën tjetër të suspendimit një muaj që është kompetencë e tij. Këtë muaj do të kërkoj edhe zyrtarisht suspendimin e këtyre 10 nxënësve. Por kemi edhe shumë nxënës tjerë që janë rrugës së tyre”, ka theksuar Salihu. Ndërkohë Rudari thotë se DA-ja është e interesuar që sa më shumë të kenë përfshirje nxënësish në shkollë. “ Por, jemi edhe të vendosur që normat dhe rregullat e shkollave të respektohen edhe nga nxënësit duke mos bërë mungesa të paarsyeshme dhe të mos pengojnë procesin mësimor. Disa shkolla kanë nisur të aplikojnë thyerjen e notës së sjelljes dhe suspendim prej 3 ditësh për nxënësit që nuk u përmbahen rregullave dhe kanë kërkuar nga DA-ja që të vazhdojmë suspendimin edhe një muaj” ka thënë Rudari. Ai thotë se edhe kjo nuk bënë punë atëherë DA-ja e bënë listën e atyre nxënësve që kanë vazhduar me mënyrëne vjetër dhe ia paraqet Kuvendit Komunal për përjashtimin.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 5

Ngritja e energjisë për më pak se pesë minuta

1.

Dilni jashtë

Me siguri është gjëja e fundit që dëshironi kur jeni pa qejf dhe pa energji të dilni në të ftohtë, por bëjeni, sepse vetëm disa minuta në ajër të pastër munden t’ju gjallërojnë. 2. Pini çaj Çaji do t’ju japë më shumë energji se kafeja. Një filxhan me çaj të zi disa herë në ditë zvogëlon nivelin e hormoneve të stresit në trup, thonë hulumtimet. 3. Bëni dush Nëse nuk mundeni të bëni dush në mes të ditës, të paktën lani fytyrën me ujë të ftohtë. 4. Pini limonadë apo lëng të portokallit Vitamina C bën çudi. Dhe jo vetëm që ndihmojnë lëngjet, por edhe nëse vetëm i merrni erë ndonjë peme citrusi do t’ju kthehet disponimi. 5. Hani një copë të çokollatës Çokollata do t’ju japë shtytje endorfine, por merreni vetëm një copë, sepse ekzgjjerimi me ëmbëlsira ka efekt të kundërt dhe na bën më të ngadaltë.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 6

Kuriozitete Për të gjitha ato gjëra të cilat keni dëshirë që të jenë në numrin e radhës të këtij Buletini, na shkruani në

Kanguri

redaksia@knk-ks.org

Kur u dukën për herë të parë në Australi,europianët vunë re një kafshë të çuditshme:ajo ecte me kembët e pasme ndërsa në bark kishte një si qese nga nxirrnin kokën të vegjlit.-Ç'është kjo?- i pyesnin ata indigjentët. -Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Që nga ajo kohë kafsha e çuditshme u quajt Kanguru.Kur më vonë studjuan gjuhën vendase, evropianët mësuan se "Kanguru" do të thotë "nuk kuptoj"

Adresa: Ulpiana U2 Nr.48 Prishtinë 10000, Kosovë

Tel. +37744 964 575 E-mail: redaksia@knk-ks.org

Përmbajtjet në këtë publikim paraqesin qëndrimet e autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat dhe pikëpamjet e UNICEF-it.

Buletini informativ 5  

Newsletter i Knk . Origjinalin mund ta shkarkoni ne www.knk-ks.org

Advertisement