Page 1

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS BULETIN INFORMATIV NR. 4 JANAR 2011

Back to School

Përmbajtja:

www.knk-ks.org

I konfiskohet revolja një nxënësi

2

Therje pas grindjes, një i plagosur

3

Tre nxënës rrahen mes vete, arrestohen

3

Drejtorët kërkuan pavarsinë për furnizimin e shkollave

4

Mbreti i Sarakuzës

5

Kuriozitete

6


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 2

I konfiskohet revolja një nxënësi

Një nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” të Ferizajt ka hyrë në procedurën e rregullt të hetimit policor për “mbajtje në pronësi, posedim dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armës”. Shtatëmbëdhjetëvjeçari E.D. është marrë në pyetje nga policia gjatë këtij muaji, pasi informacionet nga shkolla ku mësonte, bënin të ditur se ai vinte në klasë me revole. Befasia është ndier më shumë kur i dyshuari, nuk e ka mohuar fare se ka armë, por ka thënë se ditën që po merrej në pyetje, revolen e kishte lënë në një shtëpi të braktisur. “I dyshuari, në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ka bashkëpunuar lidhur me lokacionin e vendndodhjes së armës dhe me atë rast është konfiskuar arma e llojit ‘EKOL Tuna’, me një karikator dhe me një fishek të kalibrit 6,35 mm”, tha policia të mërkurën. Pas konsultimit me Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, i dyshuari është liruar, ndërsa ndaj tij zbatohet procedura e rregullt hetimore. Në fillim të këtij viti shkollor, tre nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj u plagosën në klasë me armë zjarri, kur një person hyri papritmas dhe shtiu me revole në drejtim të tyre. Incidenti u cilësua si rast i izoluar, ndërsa policia dhe autoritetet komunale thanë se po i sforconin masat e sigurisë. Megjithatë, prania e armëve në shkolla ende paraqet shqetësim serioz, thonë përfaqësuesit e nxënësve.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 3

Therje pas grindjes, një i plagosur Në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, një nxënës është therur me thikë. Në vendin e ngjarjes policia konstatoi se kishte ndodhur një therje me thikë në mes të dy nxënësve, me ç’rast F. Lushtaku, mashkull, 16 vjeç, kishte marrë plagë nga arma e ftohët dhe ai menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Sipas mjekut përgjegjës aktualisht jeta e tij është jashtë rrezikut. Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin për këtë therrje, G. Jupollin, mashkull, 17 vjeç. Rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë gjetur se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të të dyshuarit dhe viktimës e pasuar me therjen me thikë. Ndaj të dyshuarit pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit publik, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor, për ta dërguar më pas në Qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë për hetim të mëtejmë të rrethanave, para se rasti t’i kalojë gjykatës kompetente.

Tre nxënës rrahen mes vete, arrestohen

Nga njësiti i arrestimeve të Stacionit policor të veriut në Prishtinë janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, bën të ditur Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe media e Policisë. Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, në hapësirat e shkollës së mesme “28 Nëntori”, ku një mosmarrëveshje në mes të tre nxënësve ka rezultuar më një rrahje, me ç’ rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. Policia ka arrestuar tre persona ( të mitur), të cilët kanë qenë të përfshirë në rrahje, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë. Ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve rreth sqarimit dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes, thekson njoftimi.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 4

Drejtorët kërkuan pavarsinë për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse

Dejtuesit e shkollave të Komunës së Prizrenit në një takim me zyrtarët e arsimit, kanë kërkuar pavarsinë për furnizim me lëndë djegëse. Por sipas dretorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj, një gjë e tillë ështe e kundërligjshme. Çdo tender me shumë më të madhe duhet të shkojë nëpërmes zyrës së prokurimit dhe drejtorët pa të drejtë kërkuan që tenderët t’i shpallin shkollat , ka thënë Çoçaj. Sipas tij është më lehtë të shpallet një tender për të gjitha shkollat sesa për shkollat veç e veç. Komuna e Prizrenit është e vetmja komunë ku shkolla ka të drejtë ta shpallë tenderin deri në 1000 euro, ndërsa komunat e tjera e kanë këtë të drejtë deri në 100 euro. “Megjithatë nuk jemi të kënaqur edhe me këtë mirëpo do të vijnë kohë edhe më të mira për arsimin, dhe shkolla do të jetë menaxhuese e problemeve të veta financiare” ka thënë Çoçaj.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 5

Mbreti i Sarakuzës Mbreti i Sarakuzës i kishte dhënë një sasi ari argjendarit për ta ndërtuar një kurorë. Kurora ishte gati dhe peshonte aq sa ka qenë sasia e arit. Megjithatë, mbreti dyshonte në sinqeritetin e argjendarit. Për ta vërtetuar këtë i dha detyrë Arkimedit që të përcaktojë sasinë eventuale të argjendit në kurorën e artë, pa e dëmtuar atë. Duke menduar për këtë çështje, hyri në vaskë pët t’u larë. Vërejti se një sasi uji u derdhë nga vaska e cila ishte përplot me ujë. I lindi ideja për zgjidhjen e problemit të kurorës mbretërore, doli nga vaska dhe vrapoi rrugëve të Sarkaruzës duke brohoritur “Heureka Heureka” ( e gjeta , e gjeta). Kishte zbuluar mënyrën e zgjidhjes së problemit, por nuk dinte se kishte zbuluar para njerëzve edhe shumë gjëra të tjera, vraponte rrugës fare cullak ! Si e zgjodhi Arkimedi problemin e kurorës? E gjeti në mënyrë eksperimentale, mati vëllimin e kurorës pastaj vëllimin e sasisë së arit sa ka qenë masa e kurorës. Këto dy vëllime duhet të ishin të njejta, por doli se nuk ishin. Nga kjo del se kurora kishte në vete sasi argjendi të cilën e ka përcaktuar Arkimedi duke gjetur vëllimin e sasisë së argjendit të barabartë me masën e kurorës.

/Redaksia/


KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Faqe 6

Kuriozitete Për të gjitha ato gjëra të cilat keni dëshirë që të jenë në numrin e radhës të këtij Buletini, na shkruani në redaksia@knk-ks.org

Sa vjet i ka gjyshja ? Mbesa e pyet gjyshen : “ Sa vjet i ke ? “. Ajo i përgjigjet : “ Secila nga dy shifrat e numrit të vjetëve të mia paraqet vjetët e njërit prej vëllezërve tu. Nëse i mbledh vitet e tyre dhe të miat, do ta fitosh numrim 83 “. Sa vjet i ka gjyshja ?

Adresa: Ulpiana U2 Nr.48 Prishtinë 10000, Kosovë

Tel. +37744 964 575 E-mail: redaksia@knk-ks.org

Përmbajtjet në këtë publikim paraqesin qëndrimet e autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat dhe pikëpamjet e UNICEF-it.

Buletini informativ 4  

Newsletter i KNK. Orgjinalin mund ta gjeni ne www.knk-ks.org

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you