Page 1

Mbrojtësit e natyrës Për klasën e dytë të shkollës fillore


Mbrojtësit e natyrës

Për klasën e dytë të shkollimit fillor Botimi i parë Titulli i origjïnalit: Čuvari prirode 2 Autori Ilustrator Recensentë

Redaktorë Përktheu dhe përshtati në shqip Lektorimin në gjuhën shqipe

Stanka Brdar Boris Kuzmanoviq prof. Dr Brigita Petrov, Fakulteti i Biologjisë i Univerzitetit të Beogradit Snezhana Maliqeviq, profesor i mësimit klasor në SH.F. “Vuk Karaxhiq”, Beograd Afrodita Krstiq, profesor i mësimit klasor në SH.F. “Vuk Karaxhiq”, Beograd mr. Slagjana Iliq Bukurije Hetemi, mësuese e Gjuhës Angleze në SH.F. “Dituria”, Corroticë Qenan Hetemi, prof. i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në SH.F. “Dituria”, Corroticë

Redaktor artistik

Dushan Pavliq

Përgatitja për shtyp

Ljiljana Pavkov

Botues

Për botuesin

Qendra Kreative Gradishtanska 8 Beograd Tel&fax: 011/38 20 464; 38 20 483; 24 40 659 mr Liljana Marinkoviq

Shtypi

Grafostil, Kragujevac

Tirazhi

1.000 Copyright © Qendra kreative, 2014 ISBN 978-86-529-0131-9

CIP - Каталогизација у публикацији Народна библиотека Србије, Београд 37.016:502/504(075.2) BRDAR, Stanka, 1951Mbrojtësit e natyrës : për klasën e dytë të shkollës fillore / [autori Stanka Brdar ; ilustrator Boris Kuzmanoviq ; përktheu Bukurije Hetemi]. - Botimi i 1. - Beograd : Kreativni centar, 2014 (Kragujevac : Grafostil). - 51 str. : ilustr. ; 22 x 24 cm. (Kreativna škola) Prevod dela: Čuvari prirode. - Podatak o autorki preuzet iz kolofona. - Tiraž 1.000. ISBN 978-86-529-0131-9 COBISS.SR-ID 209131788

Ministria e arsmit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Sërbisë ka lejuar botimin dhe përdorimin e këtij libri për lëndën Mbrojtësit e natyrës në klasën e dytë të shkollës fillore në Gjuhën shqipe me vendimin nr.: 650-02-443/2013-06 nga 14.11.2013.


MBROJTËSIT E NATYRËS Për klasën e dytë të shkollës fillore


Përmbajtja Udhëzuesi 3 Rrethi yt 4–5 Çfarë bënë natyra 6 Çfarë ka bërë njeriu 7 Bota e gjallë 8- 9 Kush Çfarë hanë 10 Bretkosa krrok 11 Si rritet luledielli 12–13 Barnatorja e bimëve 14–15 Përcjell se si ndryshon natyra 16–17 Pse është uji i rëndësishëm18 Të kursesh ujin është lehtë! E bëj kështu... 19–20 Çdo pikë e ujit është e rëndësishme 21 Kush e ndotë ajrin 22–23 Tymi i duhanit është i dëmshëm 24 Ndalohet pirja e duhanit 25 Toka 26–27 Zhurma 28–29 Kujdesem për kafshët e rrethit tim 30 Kafshët e rrezikuara 31–32 Tregimi për njërën kafshë shtëpiake 33 Si të ruajm natyrën 34 Pasuria që po zhduket 35 Nga të vjetrat- gjëra të reja 36–39 Ekspozita e drunjve 40 Jetë e shëndoshë 41 Ushqehemi shëndetshëm 42 Shenjat që paralajmërojnë rrezikun 43 Iriqi në kërkim të kërpudhave 44–45 Fletorja e shënimeve 46–51


Udhëzuesi detyrë vizatojmë dhe ngjyrosim flasim zgjidhim kërkojmë punojmë luajmë të nevojitet


RRETHI YT Vizato vendin në të cilin luan, dhe që gjendet afër shtëpisë tënde. Trego se si duket ai vend. Çka të pëlqen më së shumti te ai vend.

4


Çfarë duhet bërë që vendet në të cilat luan të jenë më të bukura dhe të ndihesh më rehat? Ja disa propozime.

Duhet të rregullohet parku...

…të bëhet shtegu për ngasjen e të vendosen më shumë Biçikletave dhe rroshullave...

…shporta për mbeturina...

...të kujdesen për qentë endacak.

Ngjyros rrethin afër propozimit që të ka pëlqyer më së shumti. Si do ta kishe zbukuruar ti rrethin tënd? Vizato. Shpjego pse kjo do të ishte e rëndësishme për rrethin tënd, dhe pse për ty.

5


ÇFARË BËNË NATYRA Natyra është ajo që të rrethon. Ajo mund të jetë e gjallë dhe jo e gjallë. Natyrën e gjallë e përbëjnë bimët, kafshët dhe njeriu. Të gjitha qeniet e gjalla lindin, rriten dhe shumohen. Që të jetojnë, qeniet e gjalla duhet të marrin frymë, të pinë ujë dhe të ushqehen. Për atë për jetën e tyre është e rëndësishme natyra jo e gjallë – ajri, uji, toka dhe dielli.

Shkruaj emrat e qenieve të gjalla që jetojnë në rrethin tënd.

Vështro fotografinë, pastaj shkruaj emrat e të gjithë atyre që i takojnë botës jo të gjallë.

Zgjidhe fjalëkryqin. Do të fitosh kushtin pa të cilin nuk do të kishte jetë në tokë. Horizontalisht: 1. Është më i pastër në pyje. 2. Urithi jeton në...

2. 1. 1.

Vertikalisht: 1. Peshqit notojnë në... 2. Pas tij rrotullohet luledielli. 2. 6


ÇFARË KA BËRË NJERIU Të gjithë këto sende i ka bërë njeriu. Për të gjitha që i bëjnë, njerëzit marrin material nga natyra.

Ky stol është i punuar nga druri.

Këto gërshërë janë të punuara nga hekuri.

Vizato një send që është i punuar nga druri dhe një nga metali.

Numëro edhe disa sende që janë të punuara nga guri.

7


BOTA E GJALLË Në rrethin tënd jetojnë bimë dhe kafshë të ndryshme. Bëj një shëtitje në park, livadh, ose në pyll, dhe vështro kafshët dhe bimët që jetojnë aty. Në fletoren e shënimeve, që gjendet në fund të librit, shkruaj se cilat bimë dhe kafshë ke vërejtur. Përshkruaj pamjen e tyre dhe sjelljen (Çfarë ngjyra kanë, si lëvizin).

Një këshillë e vogël Gjersa kërkon, mos i shqetëso fqinjët e tu të vegjël. Nëse e ngre gurin që të dish se kush jeton nën të, ktheje përsëri në vend. Ji i qetë. 8


Për kërkimin në natyrë mund të përdorësh edhe llupën e ujit. Bëje me ndihmën e personave të rritur. Me atë llupë mundesh të vështrosh gjallesat e vogla që jetojnë në rrethin tënd.

Llupa e ujit

– një pjesë kartoni nga cilindri i letrës së tualetit – foli transparente – gumë për kavanoz – pak ujë

1. Le të ndihmojë dikush nga të rriturit për prerjen e një pjese të cilindrit (rreth 3 cm).

2. Mbi të vendose folinë transparente, pastaj forcoje me gumën për kavanoz.

3. Ktheje cilindrin dhe në foli hedh ca pika uji.

4. Përmes llupës së ujit vështro gjallesat e vogla nga rrethi yt (thneglat, merimangat, mushkonjat).

9


KUSH ÇKA HANË Kafshët jetojnë në vende në të cilat ka ushqim që i nevojitet. Kafshët që ushqehen me bimë janë bimëngrënëse ato që ushqehen me kafshë tjera janë mishngrënëse, kurse ato që ushqehen edhe me bimë edhe me kafshë i quajmë gjithçka ngrënëse. Ja se si duket kjo në natyrë:

Lepuri e ha lakrën.

Dhelpra e ha lepurin.

Shqiponja e ha dhelprën.

Kjo lidhje e qenieve të gjalla në ushqim quhet zinxhir ushqimi. Në zinxhirin e ushqimit secila bimë dhe kafshë e kryen një pjesë. Në natyrë ekzistojnë shumë zinxhirë ushqimesh. Në fillim të secilit zinxhir janë gjithmonë bimët e gjelbra.

Vizato atë që mungon në këtë zinxhir të ushqimit.

10

A e din se? Gjirafa hanë vetëm bimë. Gjuha e saj është shumë e fortë dhe rezistuese. Për atë ajo mund të hajë gjethe nga bimët me gjemba dhe të mos lëndohet.

A e din se? Ekzistojnë edhe bimë që hanë mish. Ato janë bimët mishngrënëse. Ato ushqehen me insekte. Bimët i joshin me aromë, i kapin pastaj i mashtrojnë.


BRETKOSA KRRAK

Krak, krak, krak! Të prezantohem. Unë jam bretkosa Krrëk. Jetoj në moçalin mbretëror. Në të rriten bimët moçalore, jetojnë gjarpërinj, peshq dhe rosat e egra. Unë më së shumti i dua llogaçet sepse në to unë LESKARIM dhe rrezitem. Rreth meje zukasin mushkonjat edhe insektet tjera. I gjuaj, sepse janë ushqimi im i preferuar. Kur shoh lejlekun, zhytem në moçal. Gjithmonë fshihem nga ai sepse ai dëshiron të na hajë ne bretkosat. Nuk frikohem vetëm nga lejleku. Frikohem edhe nga njerëzit që e ndotin moçalin tonë. Nëse uji në moçal ndotet, bretkosat nuk kanë ku të jetojnë. Shpresoj që kjo mos të ndodhë këtu sepse është moçali ynë mbretërorë.

Ku jeton bretkosa Krrëk? Kush jeton tjetër në moçal? Me çfarë ushqehet bretkosa Krrëk? Kujt i frikohet? Përse ?

A e din se ? Nëse gurët rreth moçalit është i gjelbër, moçali nuk është i ndotur. Nëse gurët rreth moçalit janë të rrëshqitshëm dhe ngjyrë plehrash,moçali është i ndotur. 11


SI RRITET LULEDIELLI Që bimët të rriten, i nevojitet:uji, ajri, toka, drita e diellit dhe nxehtësia. Bimët ia bëjnë vetë ushqimin vetes. Rrënja thith nga toka ujë dhe minerale. I dërgon deri te k kërcelli dhe më tej, deri tek gjethet. Në gjethe, me ndihmë të dritës së diellit, bënë ushqim për bimë.

Kjo është fara e lulediellit. Që nga kjo të mbijë një bimë e re, nevojiten uji dhe toka. Pas mbjelljes fara trashet dhe shpërthen.

Fara lëshon rrënjë dhe bima përmes saj nga toka merr ujë dhe përmbajtje ushqyese. Pas një kohe në tokë paraqiten filizat. Drita e diellit dhe nxehtësia i ndihmojnë të rritet.

Në kërcell të lulediellit mbijnë gjethet e gjelbra, kurse në maje të saj lulja e madhe e verdhë. Në mes të lules gjenden farat që janë të shtrënguara njëra pas tjetrës.

Farat e lulediellit hahen. Është ushqim i mirë që e pëlqejnë edhe zogjtë. Nga farat e lulediellit bëhet vaji.

12


Lulja me kokrra – karton i fortë në madhësi të fletores – fara të misrit ( 1 gotë) – fara luledielli ( gjysëm gote) – ngjitës

Vizato lulediellin në kartonin e fortë.

Zgjidhe fjalëkryqin:

Në petalet që ke vizatuar ngjiti farat e misrit.

Në mes të lules ngjiti farat e lulediellit.

Zgjidhe gjëegjëzën.

Në fushë gjysh Shikon kah dielli, Ka gjunjë të gjelbër, E kapelë të verdhë.

13


ISBN 978-86-529-0131-9

9 788652 901319

Čuvari prirode 2 albanski  
Čuvari prirode 2 albanski