Page 7

— Kur u takova me Reshat Maliqin, ai kishte veshur një xhakavento me kapuç dhe xhinse, një kontrast modest krahasuar me uniformat kërc, në të cilat e kam parë në fotot e kërkimit tim. Ai foli me një pamje fytyre tejet të rrudhosur, shpatullat e tij të rrumbullakëta ishin mbledhur përmbi bërryla, gishtat lëviznin pa takt mbi tavolinën e hollit të gjysmëndriçuar të një picerie, që gjendet në rrëzë të Kodrës së Diellit në Prishtinë. — KUR U TAKOVA ME RESHAT MALIQIN, ai kishte veshur një xhaketë me kapuç dhe xhinse, një kontrast modest krahasuar me uniformat kërc, në të cilat e kam parë në fotot e kërkimit tim. Ai foli me një pamje fytyre tejet të rrudhosur, shpatullat e tij të rrumbullakëta ishin mbledhur përmbi bërryla, gishtat lëviznin pa takt mbi tavolinën e hollit të gjysmëndriçuar të një picerie, që gjendet në rrëzë të Kodrës së Diellit në Prishtinë. Maliqi më tha se një javë e gjysmë më parë, ndërsa ishte ende në drejtim të Policisë së Kosovës si drejtor i përgjithshëm, ai po pinte kafe me fqinjin e tij pikërisht në këtë vend kur e thirri në telefon e bija. “A po e sheh televizorin?” e pyeti ajo, sipas Maliqit. “Po thonë se kryeministri ka vendosur të të shkarkojë nga posti i drejtorit të përgjithshëm". “Ndoshta është shaka”, iu përgjigj ai. Nuk ishte. Lajmi për shkarkimin nga detyra dhe emërimin në një detyrë më të ulët të Maliqit erdhi në mbrëmjen e 25 korrikut, ndërsa forcat komando të Policisë së Kosovës ndërmorën një operacion për marrjen nën kontroll të dy vendkalimeve kufitare në veriun e trazuar të vendit dhe për vendosjen e një embargoje tregtare ndaj Serbisë. Veprimi në rajonin me shumicë serbe shkaktoi një valë trazirash, gjatë të cilave një snajper plagosi në mënyrë fatale një oficer policie. Maliqi kishte marrë pjesë në planifikimin e bërë më herët atë vit, por hasi në mosmarrëveshje serioze, – më veçanërisht me kryeministrin Hashim Thaçi, – lidhur me mënyrën e zbatimit të tij. Ai besonte në idenë e Kosovës që shpall sovranitetin e vet mbi vakuumin e pushte-

tit në veri, por e ndiente se marrja e vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 vetëm me forcat e Kosovës ishte një strategji e pamundur. Në vend të saj, ai kishte propozuar që të dilnin publikisht dhe t’i njoftonin të gjitha palët e përfshira (duke futur këtu edhe Serbinë) për zhvillimin e këtij misioni. “Për çfarë arsyeje të mbahej i fshehtë?” Sipas Maliqit, ai ishte takuar me KFOR-in dhe EULEX-in për çështjen, edhe pse nuk kishte nxjerrë hollësi për misionin. Maliqi thotë se në takime, ndërsa EULEX-i ishte ngurrues, KFORi ofroi mbështetje. Sërish, përveç ndonjë lëvizjeje diplomatike përpara që mund të ndodhte, Thaçi donte që të shkonte i vetëm, tha Maliqi, i vetmuar në rrugën e tij. Së fundmi, zyrtari më i lartë i policisë së Kosovës ishte nxjerrë jashtë loje në misionin ndoshta më të ndjeshëm dhe më të rrezikshëm që kishte ndërmarrë ndonjëherë Shërbimi Policor i Kosovës. “Ai bëri siç deshi”, tha Maliqi për Thaçin. NJË ULJE NGA DETYRA E ZHYTUR NË POLITIKË Pati zëra kundërshtues rreth shkarkimit të Maliqit: disa thoshin se ai dha dorëheqje, të tjerët thoshin se vendimi ishte marrë nga autoritetet më lart. Por, Maliqi e bëri shumë shpejt publik rastin e tij, duke u shfaqur në televizion për ta shpallur qartë e pa hamendësime se ai nuk zgjodhi të lirohej nga detyra e tij. Maliqi ishte shumë i përzemërt dhe përgjigjej me profesionalizëm në telefon gjatë organizimit të intervistës. Më kujtohet se u befasova për të mirë, ndërsa po i hidhja një sy hollit të picerisë që ai propozoi: ishte i errët dhe jozyrtar, por i frekuentuar. Fillova me kujdes pyetjet e mia, e vetëdijshme se kisha njerëz që po hanin qetësisht në tavolinat

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

aty afër, por zhgënjimi i Maliqit dukej hapur. U bë shpejt e dukshme se ai ishte aty për të ndarë me mua hollësitë e panjohura që nga këndi i tij i reflektimit binin në sy hapur; e qartë se, nga pikëvështrimi i tij, atë e kishin lënë jashtë në të ftohtë dhe tani ai po e shihte veten në anën e errët të xhamit. E ula filxhanin tim të kafesë për një çast. “Pse?”, e pyeta. “Pa asnjë arsye”, tha Maliqi. “Kjo është krejt. Pa asnjë shpjegim, pa asnjë farë të drejte”. Tri ditë më pas, Maliqi, pa ceremoni, zbuloi përfundimin e detyrës së tij, i dorëzoi një kërkesë Zyrës së kryeministrit ku kërkonte arsyetim. Maliqi tha se përgjigjja zyrtare, duke cituar një pjesë të veçantë të ligjit të Kosovës, sugjeronte se ai kishte kërkuar shkarkimin e vet, gjë që ai nuk e kishte bërë. Por pak kohë pas kësaj, Maliqi dhe unë folëm rreth asaj se çka mund ta kishte nxitur shkarkimin e tij nga detyra. Këtë vit ai kishte filluar të propozonte lëvizjen e disa njerëzve brenda udhëheqjes së Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Kadri Arifi, një shok në politikë i Thaçit, dhe një pjesëtar i njohur i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, strukturë sigurie e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. SHIK-u zyrtarisht u shpërbë në vitin 2008, por anëtarët e tij mbeten të mirëpërfaqësuar në poste të larta qeveritare. Arifi do të lëvizej nga posti i tij si shef i Shtyllës së Krimit të Organizuar në Shtyllën Administruese. Kjo, tha Reshati, ngjalli një reagim të fortë të kryeministrit. Ai e pranoi lëvizjen, por në një mbledhje të muajit mars të këtij viti mes Maliqit, ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit, kryeministrit Thaçi dhe asistentit/es së Thaçit, Maliqi 7

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Advertisement