Page 36

TRASHËGIMIA KTHEHET Kulla në Drenoc, në periferi të Deçanit, është e para shtëpi tradicionale shqiptare prej guri e hapur për turistë në Kosovë, dhe ofron shtretër për fjetje dhe mëngjes. Kati i parë, me xhama të vegjël, i ngjan një minifortese. Në të vërtetë, ajo dikur funksiononte si një hangar për kafshët. Kati i dytë ishte i menduar për femrat dhe fëmijët, ndërsa oda, ku burrat rrinin dhe diskutonin çështje politike, ndodhet në katin më të lartë të kullës. Ajo është shkatërruar gjatë luftës në vitin 1999, dhe është rihapur më 2011 falë përpjekjeve për restaurim nga organizata “Cultural Heritage Without Borders”.

DJATHË T’SHPISË “Gryka e Deçanit” ndodhet rreth 500 metra prapa manastirit të Deçanit, pranë Bistricës së Deçanit. Restoranti ofron një meny të shumëllojshme: djathë shtëpie nga delet malore të Deçanit, mish që shpërndahet nga fermerët e zonës, dhe turshi shtëpie. Ushqimi gatuhet me zjarr nga drunjtë, dhe vjen me një raki karakteristike rrushi.

RRUGËS PËR NË SHTËPI

GËSHTENJA DUKE U PJEKUR Drunjtë e gështenjës rritën në malin prapa restorantit. Gështenjat, sikur ato që piqen në qoshet e rrugëve nëpër tërë Kosovën gjatë muajve të ftohtë, janë të shijshme.

SHIQIMI KAH BJESHKËT E NEMUNA Arbër Kuçi, i biri i pronarit të “Grykës së Deçanit”, është deçanas krenar. Njëzetetrevjeçari studion turizmin në Prishtinë, por viziton Deçanin sa më shpesh që mundet. Kuçi thotë se gëzohet kur lexon se Bjeshkët e Nemuna, prapa Pejës dhe Deçanit, kanë potencialin më të madh për turizëm në vend. DUHET NJË FSHAT (PËR TURIZËM) Safete Gacaferri është menaxhere e kullës së Drenocit. Ajo thotë se kujdesi ndaj mysafirëve është një çështje që përfshin tërë fshatin, ekonomia e të cilit përfiton shumë nga turizmi. Fjetja në kullë kushton 15 euro një natë për person, apo 10 euro për njeri për grupet prej më shumë se shtatë persona. Thirrni +377 (0) 44 – 253 - 412 për detaje.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

37

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  
Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Advertisement