Page 34

KOHA PËR BUKË Në periferi të qendrës së qytetit restorant “Lindi” shërben ushqime të shijshme dhe që duken mirë. Pula është e pjekur mirë, e prapëseprapë është e butë; të ngjashme janë edhe kotëletat e viçit që vijnë me një sallatë të thjeshtë dhe kulaçe të sapopjekura. Kamerierët janë të vëmendshëm dhe të shpejtë, dhe sheqerparja e tyre, ëmbëlsirë e shërbyer nga shtëpia, është po aq e ëmbël sa duhet të jetë.

JETA E THJESHTË Gjergj Zefi kujdeset për tokën rreth kishës, dhe ushqen derrat. Në tetor, ai distilon raki të bërë nga kumbullat e vjela nga oborri i kishës, të cilat janë fermentuar që nga gushti në një kazan. Zefi distilon rakinë dy herë që ajo të mund të arrijë nivelin prej mbi 40 për qind alkool, dhe që të jetë e gatshme për t’iu shërbyer pelegrinëve.

RRETH UJIT Restoranti “Adriatiku”, në formë të një lundre, ndodhet prapa kishës, mbi një pellg artificial ujor. Pellgu thuhet se gëlon me peshq të freskët gjatë verës.

NË KALIM E SIPËR Rruga drejt Letnicës kalon nëpër fshatin e Vërbovcit, me shumicë serbe. Kisha e vogël ortodokse “Shën Dimitri" ia vlen të vizitohet. Mos e lini pa ecur rrugës nga kisha drejt shkollës së fshatit, pasi një pikturë e madhe muri, me elemente socialiste realiste, me shkronja cirilike, nderon mësuesit e shkollave si bartës të civilizimit.

PAS DIASPORËS Letnica ka qenë fshat i përbërë kryesisht nga kroatët deri në vitet e 1990-ta. Por, që kur 6 000 kroatë janë larguar nga vendi gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, vetëm 45 kanë mbetur ende. Paulina Lencica është një prej tyre. Ajo njihet për rakinë e mirë kroate “shlivovica” që i ofron fshatit të saj.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

BEGATI E PJEKUR Restoranti “Te Shushtë” është pranë pellgut të lumit Morava, në një luginë të vogël ndërmjet brigjeve. Është ideal për të ngrënë jashtë në verë. Djathi është prodhim shtëpiak, buka e pjekur tradicionale është e ngjeshur, por e shijshme, por janë ambienti bujqësor dhe bukuritë natyrore ato që e bëjnë këtë vend ta meritojë të vizitohet.

35

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Advertisement