Page 31

NOVOBËRDA NOVOBËRDA NDODHET NË NJË VEND TË GJERË MALOR, TË MBULUAR ME GËMUSHA DHE BAR, KU NJË BREG I RRËPIRËT DUKET TË KETË FORTESËN E TIJ. JO SHUMË LARG PRISHTINËS, KJO ZONË NË DUKJE E BRAKTISUR ISHTE NJË QENDËR E RËNDËSISHME EKONOMIKE MINERARE GJATË KOHËRAVE BIZANTINE DHE OTOMANE, ME MBI 40 000 BANORË ASOKOHE. MBETJET E ASAJ KOHE JANË UNIKE, NË VEÇANTI KALAJA E RUAJTUR MIRË E NOVOBËRDËS, SI NJË VEND I MBROJTUR I TRASHËGIMISË KULTURORE.

OAZË MBI BREG Shenjat e zeza kudo në Novobordë çojnë te “Villa Kalaja”, një oazë e vogël, romantike, në majë të një bregu me tre shtëpiza. Ato janë ndërtuar me baltë dhe dru nga Arsim Vllasaliu, bashkë me një restorant i cili disi i ngjan kështjellës nga ana tjetër e luginës. Me kërkesë, Arsimi pjek mish qengji në furrën e tij të drurit, por është mirë të bëni rezervim përpara. Shtëpizat kushtojnë 25 euro për një natë, përfshirë rrymën dhe ngrohjen, por vetëm njëra nga shtëpitë e vogla ka një sobë të vërtetë për ngrohje, e cila rekomandohet për net të gjata dhe të ftohta dimri. Rezervimet mund të bëhen nëpërmjet qendrës turistike, apo pronarit, Agim Vllasaliu, në numrin +377 (0) 44 – 419 – 249.

BUKURIA NËN RRËNOJA Katedralja e Shën Nikollës dikur ishte kisha më e madhe në Novobërdë. Ajo është ndërtuar në shekullin e 14-të, ndërsa është shkatërruar dhe rindërtuar në shekullin e 15-të. Ndonëse sot nga ajo katedrale ekzistojnë vetëm mbetjet e saj, ajo ofron një pamje të shkëlqyeshme të kalasë, xhamisë dhe tyrbes. Dy varre janë pranë kishës. Një ishte për varrim të priftërinjve, ndërsa tjetri për gjërat që u përkisnin atyre. Duke hequr disa gurë, Fitimi zbulon një vrimë të thellë, me eshtra dhe një kafkë.

32

RIDEFINIMI I GURIT DHE I ROK-UT Ish-rokeri prishtinas, Fitim Bunjaku, drejton qendrën kryesore rajonale turistike të Novobërdës. Novobërda ka qenë një koloni romake e shekullit të nëntë, dhe rëndësia e saj ekonomike ishte e bazuar në minierat e saj të argjendit dhe të arit. Puset e vjetra të minierave ende mund të gjenden në kodra.

SHTËPIA E VARRIT Në afërsi të kalasë ndodhet tyrbja e vjetër turke, e ndërtuar në shekullin e 16-të për Mehmetin, ushtarin turk të njohur për trimërinë e tij. Ajo tani është një kasolle e vogël, e pambrojtur, me një varr brenda, të mbuluar me një shtrojë të gjelbër me shkronja arabe. Në maj, tyrbja josh shumë vizitorë, të cilët besojnë se lëkundja e tjegullave të kulmit të saj do t’ju sigurojë atyre një martesë të lumtur. Bunjaku, ciceroni, thotë se të rinjtë mblidhen atje për të kremtuar ditën e Shëngjergjit. Ky kremtim, që nuk është i lidhur me praktikën e lëkundjes së tjegullave, ka rezultuar në shumë martesa, thotë Bunjaku.

KOSOVO 2.0

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Advertisement