Page 19

MISIONI I KOMBËVE TË BASHKUARA NË KOSOVË, UNMIK, KA PASUR FUQI TË MËDHA EKZEKUTIVE DHE SHUMË AUTORITET NË FILLIMIN E NDËRTIMIT TË QEVERISJËS KOSOVARE.

nin zero tolerancë për çdo “lidhje me këtë nënbotë” në mesin e zyrtarëve publikë, sipas një lajmi të UNMIK-ut të nxjerrë në muajin janar të vitit 2003, “Fjala e PSSP-së, Michael Steiner, në TV drejtuar Kosovës, Marrja e përgjegjësive për vitin 2003”. Por, duhej të pritej deri në vitin 2005 që UNMIK-u të paktën të krijonte Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim kalimin e kontrollit të gjyqësorit te Qeveria e Kosovës. Sigurisht që ishte ende brenda mandatit të UNMIK-ut që të ishte në dijeni të lidhjeve të zyrtarëve të Qeverisë me krimin e organizuar, për të mos përmendur faktin se ata i mbështesnin vazhdimisht disa prej të dyshuarve më të rëndësishëm. Në vitin 2010, ish-PSSP-ja, Soren Jessen Petersen, doli në emisionin “Jeta në Kosovë,” programi kryesor që trajton çështjet aktuale në televizionin publik, RTK, me pohime shqetësuese nga koha e tij në detyrë, nga gushti i vitit 2004 deri në qershor të vitit 2006. “E di se kemi qenë gati të vepronim në disa raste shumë serioze korrupsioni”, tha ai. “Dhe është fakt, fatkeqësisht, që kur ju jeni gati për të vepruar, atëherë ka edhe shumë ndërhyrje... Merrja tele-

fonata nga vendet e huaja, që ishin në dijeni të faktit se po bënim lëvizje para në diçka, të cilët shprehnin shqetësime serioze... (se) kjo do të ishte një kërcënim për stabilitetin. Nuk mendoj se është kështu. Mendoj se kërcënim për stabilitetin është kur nuk vepron. Në fakt, vetë Peterseni e la UNMIKun, në prag të një rasti tejet të dyshimtë korrupsioni lidhur me Aeroportin e Prishtinës. Ai u akuzua se po e minimizonte çështjen, dhe, si për ironi, mori një fshikullimë me zë nga vetë “Gjarpri”. “Kosova nuk mund të jetë një shtet i pavarur dhe në të njëjtën kohë i udhëhequr nga një mafioz.... Investuesit kanë tendencën të largohen nga një vend i pasigurt me korrupsion të strukturuar në zemër të institucionit të vet”, tha Thaçi në një përgjigje për këtë çështje. Sigurisht, UNMIK-u dhe të gjitha mosfunksionimet e tij mendoheshin të dilnin jashtë loje me EULEX-in, duke bërë një përpjekje më të mirë kësaj here. Por, kritikat nga njerëz si Mazreku, Bajrami, Preteni dhe të tjerë, nuk tingëllojnë boshe. Për shembull le të marrim rastin e fundit me rrethanat e dyshimta rreth shkarkimit të Maliqit, një zyrtar që mbante dukshëm marrëdhënie të mira me EULEX-in. Një javë e gjysmë para lëvizjes, një punonjës i EULEX-it më bëri me dije se ata as nuk kishin lëshuar një deklaratë zyrtare për veprimin, në mbështetje, pranim ose kundër tij. Policimi është një detyrë për të cilën EULEX-i është ende i detyruar të zbatojë një nivel disi rigoroz të “monitorimit, mentorimit dhe këshillimit”. Pra, ku ishin ata? Ndërsa Preteni dhe unë po e mbyllnim orën tonë të takimit në zyrën e tij, i kërkova që të bënte një listë me prioritetet e veprimeve që duheshin ndërmarrë për të vënë dorë në korrupsionin

endemik të Kosovës. Ai e theksoi kërkesën e tij për legjislacion dhe investime, por u shpreh gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare është ende e nevojshme për ndjekjen e rasteve të korrupsionit të lartë, që pavarësisht përmirësimeve të fundit, prokurorët vendës thjesht nuk janë në gjendje që t’i kapin peshqit e mëdhenj. E pyeta se pse jo. Po sikur pagat të ishin më të larta? A duhen prokurorë të tjerë? Por, në gjysmë të pyetjes time, ai ia nisi të tundte kokën. Peshqit e mëdhenj, tha Preteni, kanë notuar shumë thellë. Ai pohoi vlerësimin tim se mund të ishte edhe çështja e sigurisë personale të prokurorëve, por ka edhe më shumë se kaq. Ai përshkruan edhe një pengesë kulturore, një hierarki e g jatë që i mban ende në pushtet udhëheqësit kryesorë përtej kufijve, veçanërisht ata që vijnë nga UÇK-ja. Në 10 vjetët e fundit ata veç sa janë rritur në pushtet, dhe, po të hedhim një sy në të kaluarën e tyre, kjo nuk ka ndodhur pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. NJË SHIKIM BRENDA EULEX-IT Zyrtari i lartë i EULEX-it na priti mua dhe dy kolegët e mi në kthinën e një restoranti të këndshëm në bulevardin “Nënë Tereza”. Zotëria na përshëndeti ngrohtësisht, duke na pyetur përzemërsisht se si po e kalonim kohën në Kosovë, dhe se si mund të na ndihmonte. Nxora regjistruesin tim dhe i kërkova leje që ta ndizja butonin, por ai me mirësjellje nuk pranoi. Parapëlqeu që të ishte i ndershëm me ne, u përgjigj në shkëmbim të anonimitetit dhe mosregjistrimit të bisedës. Ne filluam me gjasë të zhbironim rreth ngjarjeve të fundit dhe për EULEX-in, dyert e të cilit nuk u hapën për pyetjet tona. Megjithatë, ndërsa me drojë iu qaseshim subjekteve kontroverse, të vetëdijshëm për nivelin e tij të lartë, sytë

Preteni përshkruan një barierë kulturore, një hierarki jetëgjate që ende i mbron liderët e lartë, sidomos ata nga UÇK-ja. Në 10 vjeçarin e fundit pushteti i tyre vetëm është rritur, dhe në retrospektivë, jo pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

19

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  
Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Advertisement