Page 16

EULEX YVES DE KERMABON KOHA NË DETYRË: 2007 DERI MË 22 SHTATOR 2010 De Kermabon që vinte nga një detyrë ushtarake në komandën e KFOR në 2004 dhe 2005, mori drejtimin e një prej misioneve civile më komplekse në Kosovë. Misioni i EULEX-it, i dislokuar anembanë Kosovës, filloi të vepronte në dhjetor 2008 dhe u bë krejtësisht operacional në prill 2009. Si drejtues i pothuajse 3.000 të punësuarve, mandati i gjeneralit në pension ishte të përmirësonte sundimin e ligjit në Kosovë, specifikisht në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave. Misioni i tij mori kritika të ashpra, sidomos në lidhje me qasjen e tij “neutrale ndaj statusit.” Dy nga shqetësimet kryesore të ngritura nga kosovarët lidheshin me aftësinë operacionale kur përdorej një qasje e tillë dhe dilemën në lidhje me neutralitetin faktik të “neutralitetit ndaj statusit.”

BAJRAM REXHEPI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS (PDK) KOHA NË DETYRË: MARS 2002 DERI MË TETOR 2004 Prioriteti kryesor i Qeverisë Rexhepi ishte pavarësia e Kosovës dhe njohja ndërkombëtare. Ai ishte udhëheqësi i preferuar i Perëndimit dhe iu njoh merita për dhënien fund të trazirave të marsit 2004 në Mitrovicë – ngjarja e parë e dhunshme me përmasa të mëdha mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës pas 1999-ës. Këto ngjarje shënuan një pikë kthese në historinë e Kosovës të viteve të fundit, teksa themelet e paqëndrueshme të progresit gradual katërvjeçar në Kosovë u epen dhe ranë. Kështu, International Crisis Group, një organizatë ndërkombëtare, i sugjeroi menjëherë komunitetit ndërkombëtar që të adoptonte politika të reja mbi statusin final dhe zhvillimin socio-ekonomik. Rexhepi ishte në krye të përpjekjeve për të artikuluar qëndrimin se status kuoja nuk mund të ruhej më. Trazirat e marsit 2004 ishin shenjë e frustrimit me çështjen e pazgjidhur të statusit, por edhe me kushtet e këqija ekonomike. Fundi i mandatit të Rexhepit shënoi fillimin e një qasjeje të re të komunitetit ndërkombëtar ndaj statusit final të Kosovës.

XAVIER BOUT DE MARNHAC KOHA NË DETYRË: 15 TETOR 2010 DERI MË SOT Në mënyrë të ngjashme me paraardhësin e tij, de Marnhac kishte një background ushtarak dhe kishte shërbyer në Komandën e KFOR-it në 2004 dhe 2005. Sfidat me të cilat përballej EULEX-i mbeteshin të njëjtat. Misioni u etiketua si një “simbol vezullues i paaftësisë”. Përveç dislokimit, aftësive operacionale dhe sfidave që buronin prej statusit, EULEX-i u tregua inkompetent edhe gjatë aksionit të forcave të policisë kosovare në korrik 2011 për të marrë nën kontroll dy pika kufitare në veri. Një raport i International Crisis Group mbi situatën në veri arrinte në përfundimin se “Kosova nuk beson më se komuniteti ndërkombëtar, sidomos BE-ja dhe misioni i saj për sundimin e ligjit (EULEX), do t’ia kthejë asaj veriun”.

ICO PIETER FEITH (HOLANDË) KOHA NË DETYRË: 2008 DERI MË SOT Faith e filloi misionin e tij në një institucion që urrehej dyfish, sepse mbante njëkohësish pozicionin e ICR-së dhe atë të EUSR-it, i pari një post që buron nga Plani i Ahtisaarit (CSP) dhe i dyti nga një vendim i Këshillit të Ministrave të BE-së. Aktualisht ai vepron vetëm si ICR dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të CSP-së. Ai ka dy fusha prioritare për të mbikëqyrur, decentralizimin dhe trashëgiminë fetare dhe kulturore. Ndonëse përshkruhet si mbikëqyrje, mandati i tij qartazi e tejkalon këtë rol. Pak ditë përpara se të mbërrinte në Kosovë dhe menjëherë pas emërimit të tij, një gazetar perëndimor e përshkroi atë si “një njeri shumë i pushtetshëm që mund të abrogojë ligjet dhe të pushojë zyrtarët nga puna’.

KOSOVA IBRAHIM RUGOVA, PRESIDENT I KOSOVËS (LDK) KOHA NË DETYRË: MARS 2002 DERI MË SHTATOR 2005 Rugova u fut në politikë në 1989 pasi u zgjodh si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Gjatë viteve 1990 ai udhëhoqi opozitën shqiptare ndaj regjimit serb të Slobodan Milosheviçit. Pas një fitoreje të paprecedent në zgjedhjet e para të pasluftës në Kosovë, partia e Rugovës më në fund pranoi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me partitë e tjera kryesore të shqiptarëve. Ai u bë presidenti i parë i pasluftës në Kosovë, ndërkohë që ish-mjeku ushtarak i UÇK-së, Bajram Rexhepi, (PDK), u zgjodh kryeministër. I njohur si “Gandi i Ballkanit” Rugova kishte kryesuar ekipin negociator të shqiptarëve të Kosovës gjatë bisedimeve për statusin. Vdekja e tij në 2006-ën u pa si një moment tragjik për të ardhmen e Kosovës, sidomos në lidhje me bisedimet mbi statusin e ardhshëm të Kosovës.

16

RAMUSH HARADINAJ, KRYEMINISTËR I KOSOVËS (AAK) KOHA NË DETYRË: DHJETOR 2004 DERI MË MARS 2005 Pasi kishte shërbyer si kryeministër vetëm për katër muaj, Haradinajt iu desh të dorëhiqet për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë. Ish-komandanti i UÇK-së njihej për përkushtimin e tij personal ndaj drejtimit të Qeverisë. Ai punonte me orë të gjata, kërkonte të njëjtën gjë nga ekipi i tij, bënte inspektime të departamenteve ministrore dhe kërkonte rezultate. Sipas një diplomati ndërkombëtar, qasja e tij proaktive ndaj implementimit të “Standardeve për Kosovën” rezultoi në një “ndryshim masiv dhe themelor” në performancën e Qeverisë. “Më është kërkuar të bëj edhe një tjetër sakrificë,” tha ai përpara së të linte Prishtinën për në Hagë.

BAJRAM KOSUMI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS (AAK) KOHA NË DETYRË: MARS 2005 DERI MË MARS 2006 Në shtator 2005, Kosumi pagoi 200.000 euro për një avion privat për t’u kthyer nga pushimet në Turqi. Pas mbulimit dhe presionit të madh mediatik ai tha se këtë shpenzim e kishte mbuluar një shok i tij i afërt. Ky incident u hapi rrugë dyshimeve mbi integritetin e tij si kryeministër i vendit. Ai u kritikua shumë për korrupsion dhe nepotizëm. Kosumi nuk kishte pushtet politik brenda partisë së tij; ai mbahet mend për dështimin e tij për të vënë nën kontroll Qeverinë e koalicionit që përbëhej nga ministra të fuqishëm dhe me ndikim. Ai dha dorëheqjen në mars 2006, pak përpara bisedimeve të mbikëqyrura ndërkombëtarisht mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e ardhshëm – një paketë shkarkimesh për dy nga zyrtarët më të lartë të Kosovës (Kosumi dhe ish-kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci).

FATMIR SEJDIU, PRESIDENT I KOSOVËS, LDK KOHA NË DETYRË: SHKURT 2006 DERI MË SHTATOR 2010 Sejdiu nuk e çoi deri në fund termin e tij si president, sepse Gjykata Kushtetuese gjykoi se ai po shkelte Kushtetutën duke shërbyer njëherësh si kreu i shtetit, me funksione kryesisht ceremoniale, dhe kryetar i partisë së tij LDK. Ai ishte presidenti i dytë i Kosovës dhe zëvendësoi udhëheqësin emblematik, Ibrahim Rugova. Sejdiu udhëhoqi ekipin negociator të shqiptarëve të Kosovës në bisedimet e 2006-ës për statusin të sponsorizuara nga OKB-ja. Mandati i tij përkoi me shpalljen e Pavarësisë në shkurt 2008. Pasi humbi Presidencën, Sejdiu u përpoq të rekuperonte politikisht duke mbajtur postin e kreut të partisë për një mandat të dytë, por ai e humbi edhe këtë betejë përballë kryebashkiakut të Prishtinës në kongresin e LDK-së.

KOSOVO 2.0

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian  

Fall/Winter 2011/2012

Advertisement