Katalogu i ofertave turistike të Kosovës

Page 53

Rudi Group

Akomodim i rehatshëm dhe ushqim tradicional

Rudi Group ju ofron akomodim të rehatshëm dhe ushqim tradicional në fshatin e bukur të Boges, që gjendet në Luginën e Rugovës përgjatë shpateve perëndimore të Bjeshkëve të Nemuna, 29 km larg qytetit të Pejës. I rinovuar në vitin 2007, hoteli dhe restoranti gjenden përballë shpateve të skijimit me tetë dhoma gjumi dhe apartamente të stili bungallov që ofrojnë nga dy dhoma gjumi për pesë persona dhe një kat përdhes me televizion, kuzhinë dhe banjë. Lifti i karrigeve është vetëm pak metra larg dhomave. Restoranti dhe tarraca mund të akomodojnë deri në 70 mysafirë dhe shërben ushqim të shijshëm nga kuzhina tradicionale e Rugovës. Restoranti po ashtu mund të jetë vend ideal për organizimin e punëtorive, kurseve, seminareve dhe konferencave. Huazimi i skive po ashtu mund të aranzhohet.

RUDI GROUP Q.R.S.T. Rudi Group, Bogë Tel: +377 (0) 44 127 637 +386 (0) 49 127 637 +377 (0) 44 125 488 +386 (0) 49 125 488 Email: ylber_rudi@yahoo.com Web: www.rudigroup.net


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.