Issuu on Google+

Dhjetor 2013 Nr: 3. Çmimi 350 Lekë

Rrëfehet Francesca Pascale, e fejuara e Berlusconit

Eventet elitare që u zhvilluan në Tiranë

Artan Shabani

Sfida e re e

Artisti kozmopolit në Tiranë

Luan Rama

Armand Shkullakut Olen Çezari

Mbi Floberin

Koncerti në Tiranë

Artistët në skenat e huaja:

Të ftuar në Elite: Ramona Tullumani Dren Abazi Fate Velaj

Marlon Dino Ermonela Jaho Julian Bulku Andamion Murataj

, a p e h X a t i r a g Mar ona

Adoptimi

Hobi më i ri i yjeve të Hollywood-it

e

ik

e r a t p i q h s s ë n e k s

Amarda Toska Natasha Bega Monika Stafa


Sigurimi Vullnetar i Shendetit 85

Operacione

Analiza

Kimioterapi

Ambulance

- Check-Up i plote vjetor falas. - Operacione apo shtrimi ne spital deri ne 5000 Euro. - Ambulance falas dhe mbulim per raste aksidenti. - Kontroll Dentar Falas. - Analiza laboratorike dhe radiologjike gjate gjithe vitit me 50% ulje.

Kurseni shpenzimet tuaja per sherbimet Spitalore


??? |

3

| ELITE


Modë

Njëzet e pesë llojet e çizmeve që duhet të keni këtë dimër

K

ur mbërrin i ftohti nuk ka asgjë më mirë se sa të ndjeheni seksi pa sakrifikuar ska jsh­ mërisht: çizmet, të cilat duhet të jenë në garderobën e gjithsecilës. Më poshtë, po sjellim 25 modele çizmesh të përzgjedhura nga sfilata “Vjeshtë-Dimër 2013/2014” sipas Marie Claire, të ndara në tre trende kryesore. “Rock-fetish”. Nëse veshja këtë sezon është shumë më tepër se asnjëherë “grunge” (stil ‘rock’-u, li­ dhur me “grunge music”, referuar shpesh si “Seattle sound”, që karakterizohet nga një stil “i çregullt” dhe kundërshtues i “tea­ tralitetit”), në këmbë është më shumë “punk”. Duhet të guxoni më tej për deta je të forta si zinxhirë apo kopsa e zbukurime, pjesën e përparme apo të pasme të çizmeve të hapura, pjesë të çizmeve me rrjetë etj. Është koha për të guxuar! Nga këto lloj çizmesh ne duam: Çizmet modulare prej gjahtari të “Chanel” dhe me takën e lartë të dukshme mokasine prej lëkure dhe pjesën e këmbës në një shtresë të dytë lëkure.

4


Modë

Animalia. Peliçe apo çizme? Përse jo të dyja së bashku: në pasarela kjo është diktuar dukshëm, qoftë edhe kur vjen me pallto ekologjike prej lëkure apo gëzofi jo të vërtetë, e cila duhet të jetë mjaft e mirë për rreptësinë e dëborës dhe të ftohtin e dimrit, qoftë atëherë kur zgjidhni një lëkurë gjarpëri- e cila është në më të mirën e sa j në një version plot ngjyra. Ne duam: Kombinimin e J. Mendel, në tonalitetin e të kuqes së gjakut me portokallinë e ndritshme që kontraston me takat e larta. “Cuissardes”. Trasversali (Çizme të gjata gjahtari, me varia­ cione e përzierje në stil e material), janë simbol i joshjes dhe në këtë sezon përqafojnë çdo stil, që nga ai më folk tek ai më sportiv. Ne duam: stilin “boho” kamosh të Emilio Puçi, një himn i viteve ’70-të. Stili “boho” është një stil femëror mode i krijuar nga influencat bohemiane dhe “hippi”. “Boho-Chic”, ka pasur kulmin e vet në vitet 2004-2005, i preferuar nga aktorja Sienna Miller dhe modelja Kate Moss në Angli, apo aktoret Mary-Kate dhe Ashley Olsen dhe Nicole Richie në SHBA.

5


Gusht 2013 Nr: 2, Çmimi 400 Lekë / 4 euro

D e p u tet ë t e r i n j : K l a j d a G j o s h a , A l b i n a D e d a , P a r i d C a ra

Gusht 2013 Nr: 2

Carla Bruni &

Ekskluzive

Nicolas Sarkozy

Giorgio Armani

Rrugë të mbarë “Kukësi”!

Të Ftuar Në “Elite”

Genc Tukiçi koncert me Inva Mulën, në Paris Tendencat 2013-2014 “Luis Vuitton” “Chanel” “ChristianDior” “In Memoriam” Musine Kokalari

&

Maria Callas Aristotle Onassis

Nasho Jorgaqi Agim Hushi Albana Shtylla Alfred Trebicka Artan Shkëmbi Fatmir Musa j Fiorenza Lekstaka j Uran Kostreci Sokol Guga Emily Shaqiri

Shëngjini

turizmi elitar

Da r d a n M u s t a f a j , A r b ë r K a d i a , E d l i r a Ç e p a n i

S taf i Drejtore Anila Çuli drejtoreelite@gmail.com Redaktore përgjegjëse Blerina Goce Izaura Ndoj Bashkëpunëtor Juli Ndriko Magdalena Alla Milena Sauku Mirjeta Gjika Mimoza Haxhiaj Fotografia Sonny K. Elson Roland Tasho Editor Fashion Anila Konomi Marketing Erida Muraj Najada Elmazi kontakt: +355693695211 Shtypshkronja “PEGI” Makeup artist

charme etèrne

“Cineplexx Albania” mbërrin në Tiranë rrjeti i kinemasë prestigjioze

“C

ineplexx Albania “ është kinema ja më e madhe në Tiranë e cila starton në mes të mua jit dhjetor. Kinema ja e parë me shtatë salla pritet të sjellë filmat më të rinj të prodhimeve kinematografike ndërkombëtare, hollivudiane ku interpretojnë aktorët më në zë. “The Hobbit: The Desolation Of Smaug:, është filmi i cili do të startojë në ambjentet e kësa j kinema je. Më pas do të transmetohen filmat, “Captain Phillips”, Cloudy with a chance of meatballs 2”, “The Counselor”, e mjaft filma të tjerë interesantë do të vijojnë Shqipëria u bë destinacioni i tetë për gjigandin e rrjetit të kinemave “Cineplexx”. E mundësuar në qendrën e madhe TEG, Cineplexx transmeton filmat më të fundit në RealD, 3d. Me një ciësi të shkëqlyeshme teknike në shtatë salla filmat më të mira kinematografike, do të shfaqen ccdo ditë për publikun në ambjente të reja dhe komode. Rrjeti i kinemave Cineplexx internacional GMBh, është një nga kompanitë më të mira dhe të njohura në botë në transmetimin e filmave me cilësi të lartë teknoligjike Aktualisht kompania shtrihet në shtatë shtete me 41 kinema.  Titulli: 47 Ronin Aktorë

Keanu Reeves, Rinko Kikuchi, Hiroyuki

Sanada, Tadanobu Asano, KôShibasaki Regjisori Carl Rinsch Përshkrim i shkurtër: Keanu Reeves luan rolin e Kai, një rebel i cili bashkohet me Oishi, udhëheqësin e 47 Roninëve. Së bashku ata duan tëmarrin hak mbi oborrtarin e pabesë që i vrau liderin e tyre dhe refuzoi klanin e tij. Për të ri vendosur nderin e atdheut të tyre përsëri, ata marrin një rrugë plot me rreziqe, rrugë që për çdo luftetar tjetër do ishte i pamundur. Titulli: Walking with Dinosaurs Aktorë Angourie Rice, Charlie Rowe Regjisori Barry Cook Përshkrim i shkurtër: Për here të parë në historinë e filmave ku audience do të ndihet dhe të shohë se si ishte bota kur dinosaurët sundoninë botën..Zbulimet e fundit të ndërthurura me teknologjinë do t’iuparaqesin dinosaurët të ri dhe unik tëcilët do të duken me të vërtet se kurrë më parë. Ndiqni nga afër jetën e tyre nga filmi i prodhuar nga BBC Earth. Titulli: Delivery Man Aktorë

CobieSmulders, Vince Vaughn, Chris Pratt, Britt Robertson, Jack Reynor

Regjisori Ken Scott Përshkrim i shkurtër: Davidi e gjen veten me 533 fëmijët e lindur perms donacioneve anonime që kishte bëre në një klinikë fertiliteti. 20 vjet më pare. Tani ai duhet të vendosë ose jo për të dale përpara kur 142 prej tyre paraqesin një padi për të zbuluar identitetin e tij. Titulli: The Wolf of Wall Street

Adresa: ELITE magazine, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë/Albania. E-mail: revistaelite@gmail.com Riprodhimi i tekseteve dhe i fotografive me autorësi është i ndaluar. Elite rezervon të gjitha të drejtat e ribotimit dhe riprodhimit të materialeve. ELITE është botim i “Eurosig”.

Aktorë Regjisori

Leonardo DiCaprio, Jonah Hill, Matthew McConaughey, Jon Favreau, Jon Bernthal

Martin Scorsese Përshkrim i shkurtër: Në fillim të viteve 1990 agjenti bursës së NjuJorkut, Jordan Belfort ështëshumë i suksesshëm në punën e tij. Me një kompani të krijuar posaçërisht për fshehjen e mashtrimit të tij, ai financon stilin e jetës së tij ekstravagant edhe varësinë e tij nda j drogës.


Editorial

Kur viti mbyllet mes suksesit dhe festave të ëmbla Anila Çuli

P

ër pak ditë do ta lëmë pas edhe këtë vit, për të pritur një tjetër vit që urojmë të jetë i mbarë. Çdonjëri nga ne me siguri është duke bërë bilancin e 2013-s. Për shumë njerëz viti mund të ketë qenë mjaft i mbarë, për dikë tjetër pak apo aspak i suksesshëm, ndërsa për ndonjërin i mbrapshtë e mbase edhe tepër fatal... Por, në fund të fundit, kjo është jeta. Porse personazhet e “Elite”-s vijnë te ju për të shpalosur një pjesë nga jeta dhe karriera e tyre. Pa pikë mëdyshje, këtë kopertinë të fundvit vendosëm t’ia dedikonim artistes së madhe, ikonës së skenës shqiptare, zonjës me mjaft vlera, Margarita Xhepës. E kujtoj takimin e parë me të, fill pas një shfaqjeje, teksa unë (atëherë adoleshente) ndiqja me kërshëri interpretimet e sa j brilante. Ajo që më bëri përshtypje, përpos interpretimit (si adoleshente s’kisha ndonjë perceptim absolut për artin, pa e menduar se më vonë do të pozicionohesha si gazetare kulture), ishte komunikimi i ëmbël, shikimi i thellë dhe i bukur, por, mbi të gjitha, sharmi i sa j. Qysh atëherë kanë kaluar vite, por Margarita Xhepa për mua vazhdon të mbetet aktorja ikonë. Regjisori i njohur Kujtim Gjona j së shpejti do të na paraqesë një film dokumentar kushtuar të mrekullueshmes Margaritë, e cila me talentin e sa j i ka dhuruar artit shqiptar një tjetër artist brilant, të birin, Ndriçim Xhepën. Armand Shkullaku, modeli i gazetarisë sonë, editorialist i njohur dhe themelues i një televizioni të suksesshëm, analisti më në zë, në faqet e revistës vjen në një rrëfim interesant – ndër të paktat e tij. Piktori Artan Shabani është ndër artistët shqiptarë që ka bërë emër të mirë në botë. I vlerësuar nga adhurues të artit, nga kritika

dhe media ndërkombëtare, artisti ynë tanimë kthehet në Shqipëri me një mision të mundur, si drejtues i Galerisë Kombëtare të Arteve. Artisti shpjegon për “Elite” pasionin e tij në pikturë dhe shpreh mendime për gjallërimin e artit shqiptar. Luan Rama, njeriu i letrave shqipe, një ishdiplomat karriere, vjen në faqet e revistës sonë, në rubrikën “Ftesë”, për një recesion mbi impresionet e tij letrare në kryeveprën botërore të shkrimtarin Gustar Flober, me romanin aq shumë të lexuar e të komentuar “Zonja Bovari”. Por ç’mund të themi për kavalierin italian, politikanin më jetëgjatë dhe një prej njerëzve më karizmatikë, me mjaft influencë në botën e politikës dhe të medies në Itali, për Silvio Berlusconin, me ngritjet dhe uljet në jetën e tij private dhe profesionale? Në faqet e revistës sonë mund të gjeni gjithçka po ndodh së fundmi në jetën e kavalierit, me të fejuarën e tij tepër të re Franceska Pascuale. Një rrëfim i bukur dhe i sinqertë vjen nga balerini shqiptar Marlon Dino, artisti i Operës Shtetërore të Myniut, interpretuesi i skenës së Bolshoi Theater në Moskë, ku për tri vite rresht revista “Danc e Europe” e ka shpallur balerinin më të mirë në Europë. Ndërsa sopranoja e re dhe tepër premtuese, Ramona Tullumani, nëpërmjet revistës sonë premton se me shumë mund dhe punë do t’i ngjisë shkallët e karrierës në muzikën lirike. Por jo vetëm kaq të dashur lexues. Në “Elite” ju do të gjeni copëza jete edhe nga personazhe të njohura brenda dhe jashtë vendit, të denja për të qenë vetëm në faqet e kësa j reviste prestigjioze. Lexim të këndshëm dhe festa të gëzuara!

7


Përmbledhje 6.

“Cineplexx Albania” mbërrin në Tiranë rrjeti i kinemasë prestigjioze

38.

Projektet e mëdha të Ermonela Jahos

7.

43.

Julian Bulku, një artist në tokën helene

Kur viti mbyllet mes suksesit dhe festave të ëmbla

10.

46.

Andamion Murataj Fytyra europiane e filmit shqiptar

Rubrika e librave

12.

“Vajzat e princeshës Sulltana”

48.

Një ushqim special për të ruajtur linjat

13.

Pasionet e fshehta të Dren Abazit

50.

“Margarita”, Një margaritar mes... personazheve

16.

Ramona Tullumani Jeta e re e sopranos

54.

20.

Sfida e re e Armand Shkullakut

Mbi rolin e diplomacisë kulturore në rritjen e imazhit dhe integrimit europian të vendit

25.

“Të bëjmë përpara”, motivimi për një shoqëri të barabartë

58.

Jamil Dehlavi rrëmben çmimin në TIFF

26.

Vjeshta e eventeve kulturore në Tiranë

60.

Realiteti sot

30.

Artan Shabani Artisti ekletik dhe kozmopolit në Tiranë

61.

Joel Dudushi Synoj të bëhem aktore

35.

Artistët që shkëlqejnë në skenat ndërkombëtare

63.

Për një look trendy “Ombra” & “Smoky eye”

64.

Ditët Austriako-Shqiptare 2013

36.

Marlon Dino rrëfehet prej Teatrit të Myniut

67.

Kidman Hollywood-i nuk bën për mua

20 Armand Shkullakut Sfida e re e

63

Për një look trendy

“Ombra” & “Smoky eye”


dhjetor

2013

69.

“Specchiasol” tanimë edhe në Tiranë

89.

Ngjarjet që tronditën Tiranën, por jo vetëm...

70.

Monika Stafa: Sofia, ideali femror!

94.

Festivali i kineastëve të rinj shqiptarë në Nju-Jork

72.

Me Natasha Begën te “Dashuria e parë”

95.

Stomatologjia e së ardhmes

74.

Amarda Toska Angazhimi im i ri

96.

76.

Kozeta Bakiu koreografja që theu tabutë në skenë

Rrëfimi i Francesca Pascale-s, e fejuara e Berluscon-it

78.

Roberta Mone: Arma ime e fortë, profesionalizmi dhe arti i komunikimit

80.

Adoptimi. Hobi më i ri i yjeve të Hollywood-it

83.

Flober

- Madame Bovary jam unë!... 

87.

Angelina Jolie feston në Australi, Brad Pitt në Londër

98.

Diadema princërore e Kate Middleton

98

Diadema princërore e

Kate Middleton


Libri Titulli: Va jza e postës Autori: Stefan Cva jg Va jza e pos­tës quhet Kri­s­­­tina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre pos­ tare aus­tria­ke në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkre­­ surinave, i vjen një telegram në emrin e sa j. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren, Kristina e sheh veten në ma jat e maleve duke shijuar një jetë që nuk e kishte parë as në ëndërr… “Një vrapim marramendës mjerimi, gëzimi e varfërie… naiviteti ekstazik i va jzës dhe proza e shkëlqyer e Cva jgut i bëjnë historitë e vjetra të ëmbla e të freskëta dhe, kur e tërë drama rrënohet, edhe jashtëzakonisht të trish­tueshme”do ta cilesonte The Sunday Times romanin “Va jza e postës”, një roman që vjen në shqip nga shpia botuese “Bota Shqiptare”. Titulli: Nelson Mandela, portret në foto e fjalë Ky portret me foto dhe fjalë na shpalos jetën dhe kura jën e pamasë të një individi të jashtëzakonshëm, jeta e të cilit ka aftësinë të na frymëzojë, të na prekë e të na motivojë. Me një format tërheqës dhe të thjeshtë, ky libër ka për qëllim të na prezantojë Nelson Mandelën, nëpërmjet fjalëve të tij të mençura, imazheve goditëse të jetës dhe sendeve të tij personale, si edhe opinioneve të shumë të tjerëve, të marra nga burime të palexuara më parë. I nderuar nga gjithë bota për guximin e jashtëzakonshëm dhe forcën e tij morale, Nelson Mandela konsiderohet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pa jtimit. Jeta e tij ndikoi më shumë se çdokush tjetër në fitoren e idealeve të lirisë, të barazisë dhe të demokracisë në mbarë botën.

10

Titulli: 767 letra nga fronti i Luftës Autori: Damiano Bruno Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqip­tar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali. Letrat e servirura kronologjikisht, sipas datave, janë shoqëruar prej redaktorit me shpjegimet e nevojshme për lexuesin. Si rregull, në fillim të çdo pjese (viti apo mua ji) përgatitësi i librit bën një përmbledhje të shkurtër të letrave. Përmes një shënimi prezantues për lexuesin, albanologu i njohur Francesco Altimari e cilëson librin si “një punë të shkëlqyer kërkimore historike”. Ky libër është përgatitur për botim në gjuhën italiane nga Luixhi Intrieri mbi bazën e letrave origjinale të Damiono Brunos. Në gjuhën shqipe ky libër është përkthyer nga Erla A. Vela j dhe publikohet nga botimet “Naimi” në vijim të ndërtimit të një kolane librash historikë me kujtime, dokumente dhe fakte të panjohura më parë nga lexuesi shqiptar.

Titulli: Autori:

Titulli: “Unë jam gegë” Autori: Mustafa Nano Ata që e kanë hasur të shtypur në reklamat e të përditshmeve shqiptare titullin e librit më të fundit të Mustafa Nanos “Unë jam gegë”, nuk i kanë shpëtuar habisë së artikuluar sesi ai që e ka deklaruar sa e sa herë publikisht origjinën e tij nga Skrapari, pra nën lumin e Shkumbinit, vija zyrtare e ndarjes krahinore gegë-toskë, tani deklaronte në një libër se ishte gegë…Një gjetje letrare, një ngacmim që do e bënte audiencën të tërhiqej edhe më rreth përmba jtjes së librit më të fundit të publicistit Nano. Pikërisht kjo ndjesi ga­ ti e pandërgjegjshme rreth përkatësisë gegë e toskë, e shtyu Mustafa Nanon të hidhte idetë e tij rreth marrëdhënieve gegë-toskë përgjatë historisë, elitat kulturore e intelektuale apo burrashtetasit e veriut apo të jugut, për të ardhur deri te problematika delikate e gjuhës me dy debatet e forta të rua jtjes së standardit siç është, apo atij të përdorimit stilistikor e letrar të gegnishtes.

Orgji në famullinë e at Ludovikut Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trilleri me psikologjinë, jeta moderne dhe provincialiteti, engjëjt dhe dja j­të. Mbi të gji­tha ç’mitizimi i njeriut që i është kushtuar Zotit dhe raporti i një prifti me mëkatarët që rrëfehen në kishën e tij. “Orgji në famullinë e at Ludovikut” është një vepër komplete, krejtësisht e shtrirë në plan universal. Si dhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e kombëtares, duke sy­nuar hapësira dhe mundësi të reja. Romani “Orgji në famullinë e frat Ludovikut” sjell jo vetëm dramën dhe dilemat e një prifti katolik, por mbi të gjitha është një pasqyrë e krizave të ndryshme që ndeshen në jetën e komunitetit. Romani shtrihet në tre situata të ndrysh­me të cilat zhvillohen krejt të ndara nga njëra tjetra por që në fund bashkohen në një pikë të vetme për të dhënë zgjidhjen e menduar nga autori.


Libri Titulli: Pothua jse dje Autore: Luljeta Lleshanaku

Titulli: “Viti i mbarë” Autor: Sokol Ballës

Titulli: “Dashuri dhe pushtet” Autor: Bruno Vespa

Luljeta Lleshanaku, poetja e njohur shqiptare, vjen me një përmbledhje të re me poezi të titulluar “pothua jse dje”. Në poezitë e sa j duket se e shkuara nuk është e shkuar por një e djeshme e ngelur në kujtesë. Për Luljetën mjafton një ndodhi sot që ngjarjet dhe deta jet ti vijnë papritur në kujtesë. “Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani, është një zbulim. Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit…Gjuha këtu, si në prozën e Gogolit, është një mënyrë për të krijuar një jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësa j bote gjysmë misterioze dhe ciklike”, shkruan Sasha Dugdale, Poetry Nation Revieë për poezinë e Lleshanakut.

Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 janë bërë bashkë me 13 intervista të gazetarit Sokol Balla, i cili ka përzgjedhur ta pagëzojë “Viti i mbarë” librin e tij që sapo ka parë dritën e botimit. Titull që provokon, por që mbart simbolikë, është libri i gazetarit Balla, në brendësi të të cilit gjenden katër kapituj: Presidenti, Amerikanët, Partia Demokratike dhe Ramët. Për tu shënuar është një epilog me Tony Blair. Janë këto momente të veçuara prej deklaratave dhe personazheve përballë moderatorit të “Top Story”. Libri është një mënyrë se si ti qasemi vitit 2013, për të kuptuar përse dhe si ndodhi 23 qershori, nëpërmjet fjalive të protagonistëve të cilët janë të ndryshëm, shqiptarë ose të hua j, politikanë të tashëm ose të kaluar, por mbi të gjitha me të përbashkët pyetësorin e imët dhe profesional të Sokol Ballës. Janë një numër intervistash, të cilat ndikuan në ngjarjet politike të këtij viti, ose sollën ndryshimin e vitit 2013. Intervistat konkludohen me ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Bruno Vespa, gazetari italian i cili erdhi në Shqipëri për promovimin në gjuhën shqipe të librit të tij “Dashuri dhe pushtet”, botuar nga UET-Press. Libri tregon një shekull histori të Italisë përmes dashurisë. Një portret i papublikuar më parë i pushtetit, shkruar nga Bruno Vespa në transmetimet e drejtpërdrejta. “Dashuria dhe pushteti” është rrëfimi i historisë së Italisë të shekullit të fundit, jetuar nga gratë që kanë qenë në krah të protagonistëve të sa j: nga Benito Musolini te Romano Prodi, nga Vitorio Emanueli III te Silvio Berluskoni, nga Alccide de Gasperi te Betino Kraksi, nga Antonio Gramshi te Valter Veltroni. Por, gjithmone, ndonese me dritehije te ndryshme, grate kane pasur nje ndikim jo te parendesishem ne ekzistencen, domethene ne zgjedhjet e atij qe ka qeverisur ose te atij, gjithsesi, qe ka pasur nje rol vendimtar ne politiken italiane.

Titulli: “Njeriu me fat” Autor: Fatos Kongoli Autori i njohur Fatos Kongoli ka promovuar, në ditën e dytë të Panairit të Librit, botimin e tij më të fundit, “Njeriu me fat”. Romani vjen si një rrëfim në hapësirat e absurdit, ku tra jektoret e personazheve ndërpriten në një hotel, diku në bregdetin shqiptar. Ai vijon në vazhdën e librave me tematikë “triller”, të hasur edhe më parë, në disa prej krijimeve të Kongolit. Libri sjell në vëmendje të lexuesit një personazh të njohur, të pikasur edhe më parë në librat e autorit, inspektorin Sabit Kurti, i cili në prag të daljes në pension ngarkohet me një detyrë të vështirë, lidhur me shmangien e një krimi. Kjo është vetëm njëra nga historitë që ndërthuren në roman, ku dy dashuritë paralele të personazhit kryesor, Gentian Engjelli, njëra reale dhe tjetra virtuale, zhvillohen në një realitet sa absurd, aq edhe të ngjashëm me këtë që përjetojmë çdo ditë.

Titulli: “Politika e jashtme e Shqipërisë” Autor: Paskal Milo Pas shumë kërkimesh, historiani Paskal Milo na sjell një tjetër këndështirm politikën e jashte të Shqipërisë. Autori ka arritur të qëmtojë fakte të reja e deta je në dokumentacionin arkivor të pabotuar të hua j e shqiptar, për ta paraqitur në një dimension sa më realist dhe sa më afër së vërtetës procesin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të portretizojë figurat histo­rike dhe kontributet e tyre në kompleksitetin e tyre e për t’i zbuluar me gjithë dritëhijet, me meritat dhe dobësitë. Është e natyrshme që autori të përqendrohet në figurën e I. Qemalit, si personaliteti kryesor i Shpa­ lljes së Pavarësisë dhe i Qeverisë së Përkohshme të kryesuar prej tij. Është jashtë çdo dyshimi se Qeveria e I. Qemalit nuk i kishte mjetet dhe mundësitë për të dalë në marrëdhëniet ndërkombëtare si palë, si subjekt. Kishte një marzh veprimesh tepër të ngushtë, aq më tepër që Fuqitë e Mëdha nuk e njihnin qeverinë. Megjithatë, në Vlorë ndodheshin përfaqësuesit e dy Fuqive në rang konsullate… “Politika e jashte e Shqipërisë” botohet nga shpia botuese “Toena”.

11


Bestseller

VAJZAT E PRINCESHËS SULLTANA

Një grua saudite zbulon para lexuesve fakte intime rreth seksit, dashurisë, martesës dhe fatit të va jzave të sa j të bukura, mbuluar me perçe.   JEAN SASSON

R

rëfimet për va jzat e princeshës Sulltana janë të vërteta. Emrat janëndryshuar dhe ndodhi të ndryshme janë ndryshuar lehtë­ sisht për të mos vënë në rrezik disa individë të njohur. Duke treguar këtë histori të vërtetë, as autorja, as vetë princesha nuk synojnë aspak që të ulin vlerat dhe mësimet e vyera të fesë islame. Përçmimi i grave është tashmë një dukuri e dalë boje. Edhe pse standardet e dyfishta ja­ në ende gjallë në shumicën e vendeve të botës, ka ardhur koha që autoritetit absolut të meshkujve mbi femrat t’i thuhetndal një herë e përgjithmonë. Ka një numër shumë të madh grash në botë që janë të dënuara të bëjnë një jetë të hidhur, madje janë objekt i një diskriminimi vrastar. Në botë ka shumë politikanë apo figura shoqërore me pushtet që bëjnë të verbërin, kur vjen fjala për këtë “luftë” që u bëhet grave.  

12

Jean Sasson shkru­ an: Edhe pse jeta që kisha bërë unë në një qytet shumë të vogël të Amerikës, s’ka të krahasuar me mjedisin mbretëror ku është rritur Sulltana, ne të dyja kemi shumë gjëra që na lidhin fort: Të dyja, dëshirojmë të ndihmojmë të gjitha ato gra që nuk kanë mundësi të ndihmojnë vetveten. Të dyja ne, nuk do të rreshtim kurrë së luftuari kundër atyre që janë përpjekur pa pushim të na mbyllin gojën, sepse nuk duan që bota t’i mësojë këto fakte rrëqethëse. Si unë, ashtu dhe Sulltana kemi karakter optimist. Ne nuk kemi asnjë dyshim se duke i treguar botës këto histori të vërteta, gradualisht do të arrijmë të ndryshojmë jetët e grave. Këtij qëllimi tejet fisnik duke u bashkuar me këko dy gra kura joze i bashkohet edhe qëllimi i Shtëpisë Botuese Ombra GVG për të sjellë në tregun e librit një rrëfim të sinqertë ku ju vlen dhe ndërgjegjeson shumë gra shqiptare.


Pasion

Dren A të bazit et e fs

A

hehta

i padyshim është këngëtari i cili bën çdo va jzë të ndalet në rrugë, t’i rrëmbejë një autograf apo një foto, pse jo dhe ta ndjekin me ëndje në koncertet e tij.  Dren Abazi padyshim mbetet këngëtari më i kërkuar prej të rinjve dhe adhuruesve të muzikës së tij. Sapo ka dhënë një koncert në Paris dhe ka vijuar me axhendën e tij të ngjeshur në vende të tjera.  Dren vjen në një rrëfim të sinqertë dhe interesant të jetës së tij. Këngëtari simpatik kosovarë, tregon disa sekrete të tij të pathëna më parë, dëshira e fshehur për pikturën, futbollin, apo avokatinë, urrejtja për matematikën, por jo vetëm…  Dren më çfarë po merreni aktualisht? Di, që sapo keni përfunduar një koncert në Paris, të organizuar nga Rezart Jasa... Po, në fakt sapo jam kthyer nga Parisi, pata një koncert atje, një event që më la shumë shije të mirë. Idea e koncertit ishtë një homazh për këngëtaren e madhe Nexhmije Pagarusha, për këngën, për veprën e sa j. Pata kënaqësinë që në këtë koncert të kem pranë edhe Elina Dunin, një këngëtare që e çmoj shumë, si njeri dhe si artiste. Ndërkohë udhëtoni shpesh në vende të ndryshme… Dy koncertët e fundit ishin në Paris dhe pas tij, të nesërmen udhëtova në Stockholm, për një koncert tjetër atje. Pas ca ditësh do koncertoj në Stanboll... Është kënaqësi të udhëtosh në vënde të ndryshme... Përveç kënaqësisë së të performuarit, ke kënaqësinë e takimit më njerëz të ndryshëm dhë të njoftimit më vendë të reja që s’ka rastisur t’i shohësh... Cili publik ju ka lënë mjaft mbresa dhe a ka një moment interesant?

Këngëtari simpatik kosovar, Dren Abazi vjen në një rrëfim për revistën “elite”, fill pas koncertit në Paris përkrah Nexhmije Pagarushës dhe Elina Dunit. Në një rrëfim të sinqertë, Dren rrëfehet mbi familjen e tij, fëmijërinë, dëshirat dhe pasionet e fshehta. Këngëtari i dipolomuar jurist dhe me pasionin për të qenë një futbollist në tentativë… rrëfehet ekskluzivisht në këtë intervistë…

Çdo publik është i veçantë në mënyrën e vet....Pasta j, nuk ka të bëjë gjithmonë me publikun. Është e ndryshme ndjenja e të përformuarit në një teatër, siç mund të përmend p.sh. “le Palacë” në Paris, më një ‘livë’ në një klub natë diku...Mua, të them të drejtën më pëlqejnë

13


Personazh shumë përformancat në klube jo shumë të mëdha, aty ka më shumë intimitet më shumë afërsi me publikun. Publiku të qëndron shumë afër, mund të t’prekë më lehtë...Ndërsa, në këto vëndet më “formale” pothua jse ka një ndarje dhe distancë mes artistit dhe publikut. Në Tiranë vini shpesh me koncerte, jeni pjesëmarrës në shumë evente të ndryshme dhe keni një simpati të madhe këtu… Në Tiranë vij shumë shpesh, sepse më pëlqën shumë. Tirana gjithmonë më ka falur momente të paharrueshme dhe shumë ngrohtësi. Mundohem të mos mungoj në aktivitetet që konsideroj se duhet të jëem prezent. Edhe me koncertet ‘live’ jam munduar të jem prezent aq sa duhet, duke mos e tepruar. Lë të kthehemi pak në kohë, si ka nisur dëshira për muzikën dhe ç’kujtoni nga ato momente. Si e zbuluat që ju ishit enkas për këtë gjë? Unë jam rritur në një familje ku fatmirësisht kam pasur një influencë muzikore....Normalisht që rol të rëndësishëm, në këtë ka babai, i cili ka qenë një nga ‘rock kitaristët’ ë famshëm të viteve 80-të, në Kosovë dhë kjo domosdoshmërisht ka pasur një rol edhe në orientimin tim të mëvonshëm në muzikë. Kitarën e kam filluar në moshë të vogël, diku nga mosha 6 vjeç dhe normalisht nuk i jam përkushtuar në vazhdimësi. Dëshira e madhe pasta j filloi në momentin që unë u regjistrova në shkollën e mesme, në moshën 14 vjeç. Nga a jo kohë kam vazhduar pandalur në kërkim të një identiteti timin muzikor, në kërkim të shijës, gjë të cilën pas një kohe mendoj që e kam arritur.

14

Diçka mbi fëmijërinë tua j dhe ç’kujtoni nga a jo kohë? Unë u linda në Prishtinë, ku kalova edhe fëmijërinë dhe u shkollova. Mund të them, që përkundër faktit që jetonim në një kohë të vështirë si shqiptarë në Kosovë, pata fatin të kem një fëmijëri të qetë dhë të lumtur. Kam qenë fëmijë shumë i qetë dhe i turpshëm, ndërkohë që në moshë të vogël kam qenë pjesë e skuadrës së futbollit të Prishtinës, gjë të cilën kam vazhduar ta bëj për vite më rradhë, duke pasur një pasion dhe dëshirë të jashtëzakonshme për futbollin dhe të qënurit futbollist. Për çfarë keni studiuar dhe përse kjo zgjedhje...? Unë kam bërë studimet për avokat....d.m.th kam ndjekur studimet në fakultetin juridik... Përveç asa j që ka shumë gjëra të cilat më kanë pëlqyer në këtë degë, në momentin që vendosa të regjistrohem në fakultet, rol vendimtar kishte fakti, që ky ishte i vetmi drejtim që s’kishte të bënte fare me matematikën, pasi s’më pëlqente aq shumë matematika. (qesh) Familja jua j, diçka më shumë… ? Kam një familje të ngushtë prej pesë anë­ tarësh... Prindërit, vëllai, motra. Unë jam fëmija i parë, që do të thotë më i madhi .... Jemi mjaft të lidhur më njëri - tjetrin, këtë e tregon edhe fakti që jetojmë akoma bashkë... Edhe pse unë në një mënyrë osë tjetër jam paksa i ‘ndarë’ me ta. Puna që bëj nuk më lejon që të jem pranë tyrë në çdo moment, por ndonjëherë


Personazh qenë gjithmonë.Mundohem që gjërat e këqija, negative t’i shoh më gjakftohtësi, apo mos t’i vërej fare... Gjëja që nuk duroni dot tek të tjerët? Nuk duroj dot egocentrizmin dhe josinqeritetin te njerëzit... thjeshtësia dhe modestia është a jo që i bën njerëzit të jenë edhe më të mëdhënj. Qyteti më i bukur që keni vizituar dhe prisni më padurim të ktheheni aty?

distanca e bën lidhjen edhe më të fortë, apo s’është kështu... Cilat janë hobet tua ja? Nëse nuk do të ishit marrë me muzikë me çfarë mund të ishit marrë tjetër? E thashë edhe më herët që futbolli ka qenë një nga pasionët e mia të mëdha...ëndërroja të bëhem një futbollist i madh... Kjo dashuri vazhdon akoma sot, por normalisht nuk kam kohë për një përkushtim kaq serioz. Sidoqoftë vazhdoj të luaj rregullisht kur ndodhëm në Prishtinë, më pëlqen ëdhë tenisi, por nuk di të luaj mirë, prandaj luaj më rrallë... Më pëlqen edhe piktura, një ndër variantët për ta studiuar, përveç juridikut ka qenë gjithmonë edhe piktura...

Ka shumë vende që më kanë rrëmbyer me bukurinë e tyre dhe që do doja ti vizitoja në çdo kohë, por një vend që më ka lënë mbresa të pashlyeshme,e që e kam vizituar vetëm njëherë dhe do doja ta vizitoja sërish është Jerusalemi... Aty koha sikur  ndalon, gjithshka është e jashtëzakonshme dhe mbrësëlënse.... Këngëtari apo ‘idhulli’ jua j? Ka shumë artistë që më frymëzojnë dhe nga të cilët influencohem, por është vetëm një grup muzikor, të cilët mund ti dëgjoj gjithmonë,në çdo kohë, në çdo pjesë të ditës... “Thë beatlës” Libri më i bukur që këni lexuar? Nuk e di cili është më i miri që ë kam lëxuar,por ky i fundit që lexova, më pëlqëu shumë .. “Tregtari më i madh në botë” Og Mandino... Për fat të keq, nuk lexoj shumë këto kohët ë fundit....

Si është një ditë e jua ja?

Keni qarë ndonjëherë dhe përse?

Si çdo ditë e një njeriu të zakonshëm...Nuk kam ndonjë orar strikt të cilit duhet t’i përmbahem, dhe kjo gjë është shumë e bukur ... Përveç në rastet kur kam ndonjë regjistrim, osë ndonjë koncert jashtë vendit.... Zakonisht më pëlqen të fle deri vonë ngaqë edhe koncertet janë punë që bëhen në orët e vonëshme....

Jam natyrë shumë e ndjeshme,por nuk më ndodh të qa j lehtë... Duhet të kem qarë sigurisht, para nja 20 vitesh, mund të këtë ndodhur... Lumturia, ekziston sipas jush? Lumturia sipas meje është të jesh i lumtur me atë që je dhe të jesh i mjaftuar me atë që kë....

Ç’ju frymëzon më shumë në fushën tua j? Ç’tiparë dhë karaktër do të kishtë va jza më të cilën do të dashurohëshit këmbë ë kokë? Më frymëzojnë gjërat e bukura përreth mejë... Njerëzit që takoj, me energjinë e tyre pozitive.... tregimet e tyre për ndodhi të ndryshme, dehja… dehja që mund të vijë ndonjëherë edhe nga një moment i bukur.... Çfarë ju bën pesimist dhe optimist më shumë? Në përgjithësi jam person shumë optimist. Kam

15


Ramona është një soprano e re, me një portret sa hyjnor aq edhe të veçantë. Tepër e re në moshë, por shumë profesioniste, si dhe me një curriculum vitae të ngjeshur, gjë që shumë soliste do ta dëshironin në karrierën e tyre, kjo va jzë radhitet tanimë në atë grup artistësh që shënojnë mjaft koncerte dhe çmime të marra në arenën ndërkombëtare. Një emër i ri, por që së shpejti – me vullnetin dhe punën e sa j – mund të konkurrojë përkrah sopranove me emër sot në botë. Natyra ka qenë shumë bujare me të, duke i dhuruar talentin dhe bukurinë klasike të femrës. E lindur dhe e rritur mes një familjeje artistësh, me artin e trashëguar ndër deje, Ramona ka nisur të këndojë që në moshën gjashtëvjeçare, për të arritur suksesin që ka sot. Bijë e dy artistëve dhe mbesë e tenorit të famshëm shqiptar Ramiz Kovaçi, Tullumani është konsideruar vërtet një soprano e re, por që premton shumë. Në një rrëfim sa të veçantë aq edhe interesant, Ramona tashmë na vjen në një dimension të ri, si bashkëshorte dhe si nënë e një djali të vogël.

16

Ramona Tullumani Jeta e re e sopranos

Si i përjetuat hapat e para të një karriere të suksesshme? Profesioni im kërkon një punë të jashtëzakonshme, pasi është shumë e vështirë të jesh soprano. Kërkoj shumë nga vetja, për të qenë e plotësuar në gjithçka. Gjithmonë kam dëshiruar të mos jem vetëm një këngëtare dhe, kaq; të nxirrja zë në skenë dhe të harroja që kishte edhe shumë e shumë elemente të tjera, jashtëzakonisht shumë të nevojshme. Është tepër e vështirë të jesh sopranoja që përçon çdo rol që luan te publiku. Porse unë, me një punë të jashtëzakonshme, mendoj që ia arrij ta përçoj te publiku artin tim dhe t’i bëj ata të ndjejnë vërtet personazhin, të cilin unë u paraqes. Kë quani arritjen tua j më të madhe? Nuk do të preferoja fjalën “arritje”, pasi në këtë profesion ka vetëm vazhdim dhe punë, ndërsa bilancet bëhen në fund të karrierës. Atëherë po, mund të flitet për arritje. Megjithatë, për mua suksesi i parë është plotësimi i ëndrrës apo i dëshirës më të madhe që kurdoherë kam pasur: fakti i të qenit në skenë. Unë jetoj aty dhe nuk mund ta shoh dot veten pa skenën, pa performuar për publikun. Pra, ky është suksesi im i parë, i ndjekur edhe nga shumë të tjera.


Art Ju shohim me një pamje fizike tepër të rregullt dhe veshur hijshëm, si në skenë, në auditor, por edhe kur lëvizni lirshëm në rrugët e kryeqytetit. Sa e vështirë është të jeni gjithnjë në një formë të tillë? Duke ju falënderuar për fjalët e bukura, do të thosha se, për mua, kujdesi nda j paraqitjes së jashtme, për të qenë kurdoherë e rregullt dhe e hijshme, është shumë i rëndësishëm. Edhe kur jam në shtëpi, unë kërkoj që të jem patjetër e mba jtur mirë. Ndihem rehat me veten, kur jam e veshur bukur dhe me tualetin e nevojshëm që i duhet një femre. Kam gjithmonë një rregull: nuk dal kurrë nga shtëpia pa qenë e rregulluar siç duhet. Mundohem të vishem sa më thjesht dhe që ta ndiej veten rehat, ndërsa flokët dhe fytyra janë dy gjëra që duhet t’i kem gjithmonë të kuruara. Edhe tani që jam bërë një mami e re, mundohem të jem gjithmonë e rregulluar bukur. Mënyra se si e organizoj ditën, edhe me djalin, edhe me bashkëshortin, më mundësojnë që të më mbetet gjithmonë kohë për t’u kujdesur për tualetin tim

personal. Ndoshta kjo vjen nga fakti se jam njeri publik dhe e kam të domosdoshëm edhe kujdesin nda j paraqitjes së jashtme. E bëj me kënaqësinë më të madhe këtë kujdes nda j vetes, nda j dhe shpesh më ndodh që shumë njerëz më thonë se dukem si “një kukull porcelani”. Mua më pëlqen kjo. Pra, tani keni sjellë në jetë djalin tua j. Si ka ndryshuar jeta jua j këto kohët e fundit? Unë do të thosha që kjo është mrekullia ime më e madhe. Im bir është gjithçka për mua! Pas lindjes së djalit tim Boris, unë ndihem e realizuar plotësisht. Teksa shoh bashkëshortin tim, Elton Meta j, dhe Borisin tim të vogël, mendoj: “Ja familja ime! Ja, kjo është gjithçka që një femër duhet të kërkojë nga jeta!”. Me këtë dua të them një karrierë sa më të suksesshme, një bashkëshort që ta adhurojë profesionin e gruas që ka në krah dhe atë si femër, si dhe një djalë të vogël, i cili kur të shikon në sy duket sikur ti je bota për të. Unë mendoj se me lindjen e djalit gjithçka është bërë më e mrekullueshme. Tashmë çdo gjë e shijoj akoma më shumë; edhe daljen në skenë e shoh

në një tjetër mënyrë, se e di që pas shfaqjes ai do të jetë atje bashkë me Eltonin, dhe do të më përqafojë e shtrëngojë fort... Të qenit nënë thonë se është lumturia më e madhe që mund t’i japë një femër vetes. Sa e vërtetë është kjo për ju? Kjo është plotësisht e vërtetë. Nuk ka lumturi më të madhe, por do të shtoja edhe diçka tjetër, që mendoj se është shumë e rëndësishme. Në qoftë se nuk ke mbështetje kur lind fëmijën, gjithçka kthehet në një vështirësi të madhe. Është shumë e rëndësishme që për një mami të re si unë, që ka edhe karrierën për ta çuar përpara, të ketë pranë një bashkëshort që t’i kuptojë këto kushte dhe mos lodhet nga vështirësitë që mund të shfaqen nga një femër, e cila ka një profesion të vështirë si ky imi. Unë jam plotësisht e kënaqur, pasi lindja e djalit solli një lumturi të jashtëzakonshme. Mundohem çdo ditë ta shijoj pafund, pasi koha kalon shpejt dhe nuk dua të më mungojnë më pas ditët, kur im bir ishte i vogël dhe e kisha të gjithin për vete.

Ramona Tullumani me djalin e saj, Boris Metaj 17


Art

Ramona Tullumani

Ramonë, sa ambicioze je? Pasi, për të pasur sukses nuk nevojitet shumë modestia, por vlerësimi për veten. Unë jam shumë ambicioze, kur bëhet fjalë për profesionin. Kam studiuar me pedagoge shumë të rrepta, të cilat m’i kanë skalitur këto qëndrime thellë në karakter. Gjithmonë më kanë thënë se profesioni ynë është i pamëshirshëm, është i vështirë dhe me një konkurrencë tepër të fortë. Jam shumë kritike nda j vetes, nuk kënaqem kurrë. Por këtë gjë nuk e tregoj në publik, pasi kur dal në skenë, me sjelljen dhe sigurinë time tregoj që jam vërtet më e mira. Është shumë e rëndësishme në profesionin tonë të dish të komunikosh me publikun dhe t’i shprehësh atij

18

vetëm atë që ti dëshiron. E kjo realizohet jo vetëm me përvojë, por edhe të dish t’i mposhtësh bukur emocionet e skenës. A i pranon këshillat dhe vërejtjet një femër e talentuar, siç jeni ju? Jo pak herë kemi dëgjuar se talentet dhe gjenitë janë shumë moskokëçarës. Ashtu është, kjo ka diçka të vërtetë. Unë jam shumë mos­ kokëçarëse. Bëj gjithmonë atë që dua në skenë dhe ashtu si më pëlqen mua. Por kam një person shumë të dashur për mua, me të cilin nda j gjithmonë bisedat profesionale dhe që ia dedikoj gjithmonë këtë sukses në karrierën time. Ai është babai im. Me të flas gjithçka që ka lidhje me profesionin. Debatet dhe mospërputhjet lindin pikërisht në momentet

kur unë mezi i pranoj këshillat apo ndonjë vërejtje, pasi mendoj se kam gjithmonë të drejtë... Shpeshherë babi im, por edhe bashkëshorti, më ngacmojnë, pasi kur hidhet një ide, në lidhje me profesionin tim, unë, pa e dëgjuar mirë atë, them menjëherë “Jo”. Sa ka ndikuar në karrierën tua j fakti që jeni mbesa e të madhit Ramiz Kovaçi? Gjyshi është frymëzimi im. Nëse çdonjëri nga ne ka një idhull, një këngëtar të cilin e adhuron, unë kam Ramiz Kovaçin. Ai ka qenë baritoni më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Duhet të krenohemi me të, pasi, fatkeqësisht, një i dytë nuk po i vjen skenës shqiptare.


Art Mërziteni me një pjesë të konsiderueshme të popullit shqiptar, që ende nuk e kupton operën? Nuk mendoj kështu. Përkundrazi, jam e mrekulluar nga publiku ynë. Është shumë i ngrohtë, është një publik i mrekullueshëm! Unë e them gjithmonë se nuk ka si publiku shqiptar, nuk ka si publiku i vendit tënd. Pasta j, gjithkush e shijon muzikën e zhanret e sa j, por edhe sportin apo politikën dhe gjithçka tjetër në jetë, sipas mënyrës së tij. Këtu nuk ka vend për kritika. Si është një ditë e zakonshme për ty Ramonë? Më parë dita niste me një zgjim të ngadaltë dhe, ndoshta duhej zilja e orës apo a jo e telefonit për t’i thënë “mirupafshim” krevatit. Por, që prej ardhjes në jetë të Borisit, ditën time e përcakton ai tashmë. Borisi vendos kur duhet të zgjohemi e, ndonjëherë, edhe kur duhet të ushqehemi apo të flemë. Dita ime e zakonshme fillon me zërin e Borisit; dhe nisje më të bukur nuk mund të ketë. Pasta j vazhdon me kafenë e mëngjesit, po në praninë e Borisit të vogël dhe Eltonit. Më pas futem në studion time, ku studioj me orë të tëra dhe, kuptohet, që e kam të nevojshme shpeshherë të ritakohem gjatë ditës me bashkëshortin tim, me mamin apo me gjyshen time të shtrenjtë. Pra, dita ime e zakonshme është e mbushur nga njerëzit e mi më të dashur. Mundohem të rri sa më shumë pranë tyre, të organizoj festa të vogla për ta, ta shijoj jetën sa më shumë që të jetë e mundur. Tani që mes nesh është edhe Borisi, festat janë shtuar; dhe mua e Eltonit na pëlqen të mbledhim njerëzit më të afërt të familjes, për të kaluar një pasdite së bashku. Shpeshherë, me shaka kujtojmë se vetëm pak ditë të mua jit na kanë mbetur pa ndonjë festë apo ngjarje që duhet kujtuar. Tashmë kuptohet që qendra e gjithçka je është Borisi, dhe pyetja e parë që bëjnë gjyshet dhe gjyshërit është vetëm për të. Unë dhe Eltoni ndihemi disi të mënjanuar nga vëmendja e prindërve tanë, por na vjen mirë për këtë.

Ramona Tullumani

Cila është marrëdhënia jua j me ushqimin dhe gatimin? Unë e adhuroj ushqimin! Më pëlqen të ha mirë, por më pak të gatua j. Gjithsesi, gjërat që më pëlqejnë mundohem edhe t’i gatua j vetë, përveç byrekut me spinaq – që ma gatuan gjithmonë vjehrra ime – dhe e adhuroj ashtu si a jo e bën. Më pëlqen shumë të ha makarona dhe ëmbëlsira; më mirë le të them se nuk jetoj dot pa këto të dyja. Cila është marrëdhënia jua j me paranë? Një marrëdhënie mes dashurisë dhe urrejtjes. Luela Myftari

19


Sfida e re

Armand Shkullakut Armand Shkullaku në zyrën e tij në televizionin ABC News

20


Media

r revistën vjen në një rrëfim pë s w Ne C AB iv at si rm info viteve 90, që kurrse s rejtori i televizionit pa i ri ta ze ga e dh he i frëngjishtes “Elite”. Ish-studenti ër hera herës, por ed hp as i s, ue rk kë , ise komprom ej një viti. nuk pranon të bëjë që tashmë drejton pr it on zi vi le te e ja io et nga stud Berishën dhe bashkëpunues, rrëfeh sapokrijuar, për Sali e ë rin ve qe , nd ve litike në Fl et për situatën po Edi Ramën...

D

Anila Çuli

S

i ish-student i frëngjishtes, i diplomuar në vitet 90 (një degë e parapëlqyer shumë asokohe), Armand Shkullaku sot mund të ishte një përkthyes po aq i zoti sa ka ditur të jetë edhe në fushën e gazetarisë. Por ka zgjedhur të bëjë gazetarinë. “I vetmi profesion që di të bëj”,- më pohon në zyrën e tij në ABC News, në këtë bashkëbisedim për revistën “Elite”. Por unë jam e sigurt se ai mund të punonte në çdo profesion, me po të njëjtin pasion, vullnet dhe përkushtim. Në zyrën e tij nuk mungojnë ekranet e mëdhenj të televizorit, prej nga ku informohet për ngjarjet e ditës, një pirg i madh gazetash, si dhe foto të kohëve të ndryshme, por shumë domethënëse të jetës dhe karrierës së tij mbi 20-vjeçare. Pyetja e parë që më vjen ndër mend është se si i ka tani raportet me frëngjishten ish-studenti i dikurshëm, a i ka shërbyer kjo gjuhë në pro­ fesionin që ka sot, dhe si ndodhi që, pas tetë vitesh studimi gjuhë e letërsi franceze, t’i hyjë rrugës së gazetarisë. “Shumë të mira! Raportet me frëngjishten i mba j mirë, pasi lexoj gazetat, libra të ndryshëm dhe shoh mjaft televizor”,pohon qartë, tek të thotë se mjaftohet me shijimin e romanit në gjuhën origjinale, pa e

vrarë mendjen se si mund ta shijonte nëse do të ishte shqipëruar. Shkullaku e kujton shumë mirë rrugëtimin e tij në gazetari, pasionin dhe përkushtimin që pati në gazetën “Rilindja Demokratike” (RD), një ndër të paktat medie të lira dhe të reja të atyre viteve. Kujton po ashtu momentin kur bashkë me një grup gazetarësh të rinj dhanë dorëheqjen publike nga RD-ja, në shenjë proteste nda j kufizimit të lirisë së shprehjes, dhe më pas kalimin në gazetën e pavarur, shumë të bujshme të atyre viteve, “Koha Jonë”. Në këtë gazetë do të punonte për shumë vjet, bashkë me emra të njohur të gazetarisë së sotme. (Këtë kohë e sjell njëra nga fotot, dëshmi e atyre viteve, në krah me Ben Blushin, Andi Bushatin dhe Teodor Kekon). Tek­­­­sa rrëfen fillimin e rrugës së gazetarisë, shkrimet e para, biseda ndërpritet nga ecejaket e gazetarëve, të cilët e shkëpusin hera herës drejtorin nga kjo intervistë e gjatë; një intervistë, të cilën stina e nxehtë e verës pa dashje e shtyu për në vjeshtë. Nuk është mbushur viti që kur Shku­­llaku erdhi në krye të këtij televizioni dhe brenda një kohe të shkurtër janë ndier ndryshimet. Ai nuk është nga ata drejtues që vazhdojnë t’i ndjekin punët

Armand Shkullaku në studion e emisionit “Opinon”, me ish-kryeminstrin Sali Berisha

21


Nga e ma jta në të djathtë: Andi Bushati, Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Sali Berisha dhe Aleksandër Franga j

aty ku i kanë gjetur. Kudo ku shkel kërkon të sjellë ndryshimin, ide të vetat origjinale dhe, pse jo, krejt i pavarur në vendimet që merr. “Hapësira në vendimmarrje nuk është diçka që dhurohet. Duhet të përpiqesh çdo ditë që ta kesh atë”,- ma përforcon idenë që kam për këtë njeri këmbëngulës dhe “rebel” në profesion. Për të gjithë ata që e njohin e që kanë punuar me të, Shkullaku njihet si një revolucionar i thekur, një nga drejtorët mjaft jetëgjatë në atë çka njihet si fushë luftarake, në drejtimin e editorialëve në edicionet informative. Armand Shkullakun do të mba­ het mend gjatë për ndry­ shimet aty ku ka pu­ nuar, për nxjerrjen e njerëzve të ekranit edhe në terren, për afrimin e ga­ zetarisë më pranë qy­ tetarëve, më pranë jetës. Ata që punojnë me të flasin për një drejtues shumë kërkues, por njëherësh edhe bashkëpunues. Vetë ai më pohon se kamera dhe gazetari, pikësëpari duhet t’i shërbejnë audiencës, se kamera duhet të lëvizë në çdo ska j të vendit. Dhe ashtu kanë bërë gazetarët e tij, kanë lëvizur kudo nëpër Shqipëri, duke sjellë kronika dhe repor­ tazhe me tematika të­ndryshme, politike, sociale, kulturore apo argë­tuese. Por jo vetëm në Shqipëri, edhe

22

jashtë sa j, në trojet shqiptare dhe në pika të rëndësishme të Ballkanit dhe Europës (gja­ të kohës që ne diskutojmë, ko­rrespondenti i njohur në Greqi, Robert Goro, i telefonon për të rea­ lizuar një speciale të gjerë e të gjatë nga Greqia për “Agimin e Artë”). Kjo telefonatë më sjell në mendje reportazhet dhe specialet e gazetares tjetër të njohur, Erisa Zyka j, nga Brukseli. E të gjitha këto emisione e reportazhe speciale duhet të gërshetohen çdo moment me la jmet më të fundit, në një ekran informativ që nuk “ngopet” kurrë. “Duam të kemi një te­ levizion infor­ mativ me profil të qartë. Synimi kryesor mbetet afrimi i ekranit me njerëzit. Sa më shumë jetë dhe sa më pak mure të mby­ llura”,- shprehet Shku­ llaku. Ajo çfarë ka rëndësi për të dhe për stafin që ai drejton, është të krijojnë një mjedis pune ku të gjithë të vinë me dëshirë për të pu­ nuar dhe krijuar, ku kënaqësia e asa j që prodhohet të jetë motivi për të nesërmen. Por nuk e mohon se drejtimi në një televizion


Media informativ, në transmetim 24 orë, kërkon më shumë impenjim dhe herë pas here e dëmton kreativitetin. E, teksa flasim për kushtet bashkëkohore dhe për hapë­sirën e përbashkët kombë­ tare që kërkon opinioni publik mbi televizionin gjeneralist dhe atë informues, nuk mund të lëmë pa përmendur atë televizion, për të cilin gjithsecili nga ne paguan taksë dhe që kohët e fundit është përfolur shumë. Asnjëherë ndër gjithë këto vite demokraci nuk është gjetur dikush që t’ia rikthejë Radiotelevizionit Shqiptar (RTVSh-së), këtij institucioni publik informativ, peshën e dikurshme. Përse një institucion i tillë gjigand nuk bëhet shembull dhe nuk futet në linjat e duhura? E ndiej që i futem një teme të gjerë e të gjatë, që kërkon kohë për diskutim, por Mandi e ka një përgjigje, duke fa jësuar shumicat politike në Shqipëri që shkojnë dhe vijnë sipas rotacionit politik, duke mos lejuar të ndahet vija editorialiste nga a jo e shumicës, si dhe duke respektuar hapësirën ligjore. Meqenëse jemi te shumicat

politike, Armand Shkullaku njihet edhe si një ndër analistët e ashpër po­ ­ litikë në studiot e emi­­ ­ sioneve televizive, ku jo rrallëherë ka de­batuar ashpër edhe me krye­ ministrin e sa­po­­zgje­ dhur Edi Rama. Teksa e pyes se si e shikon formimin e kabinetit të ri qeveritar, ai shpre­ het: “E njëjta filozofi pune si a jo kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës, që nis nga fasada dhe jo nga brendia. E njëjta filozofi edhe në përzgjedhjen e ministrave dhe drejtorëve. Kryeministri nuk do të ketë askënd që mund ta kundërshtojë apo të mendojë ndryshe nga ai”. Ndërsa, për sa i përket mënyrës së qeverisjes, “është ende herët për të folur”,- më pohon Shkullaku. Këtu gjej rastin dhe e ngacmoj, duke i thënë se si shumë është i pozicionuar djathtas. “Mundohem të jem sa më objektiv, i palëkundshëm në ide, si dhe t’i qëndroj sa më besnik asa j që besoj”. Padyshim, i kërkoj një tjetër opinion edhe mbi ish-liderin historik të të djathtëve, të partisë më

Mundohem të v, i jem sa më objekti ide, palëkundshëm në sa më si dhe t’i qëndroj soj besnik asa j që be

Armand Shkullaku me stafin e televizionit “Klan”

23


Media të madhe opozitare tashmë në vend, të PD-së, për Sali Berishën. “Berisha është politikan. Ndoshta i vetmi i racës klasike të po­ litikanëve në Shqipëri. Të kërkosh që ai të largohet menjëherë nga jeta aktive politike, për atë njeri është njëlloj sikur t’i heqësh oksigjenin.” Ndërsa flet, thek­son se gabimet e Berishës u gjykuan nga votuesit, por dy mandatet e tij si kryeministër sollën ndryshime rrënjësore pozitive në Shqipëri. Kosova dhe “Klan Kosova” duket se kanë lënë gjurmë të madhe te drejtori i sotëm i ABC News-it. Madje, duke he­dhur sytë në atë mjedis pune ku ne po bisedojmë, vështrimi më ndalet te një foto – që plotëson ansamblin e shumë të tjerave – ku shquhet Shkullaku mes stafit të TV Klan Kosova. Të gjithë në këtë foto janë të rinj. Si për ta shuar kureshtjen time, Mandi më thotë me të qeshur se gazetarët atje, ndryshe nga këtu, nuk pyesin që në fillim se sa do ta kenë rrogën, dhe se sa orë do të punojnë në ditë. Jo pak, por katër vjet e gjysëm Armand Shku­llaku ia dedikoi Prishtinës, ku formoi dhe drejtoi Klan Kosova. Në atë ekran të ri, doli edhe vetë me një emision politik, edhe pse kjo nuk është se ka qenë në ambiciet e tij të kahershme, pasi ai ndihet mirë në drejtimin dhe ndërtimin e strukturës dhe vijës editoriale. Por, gjatë aty­re viteve, herë pas he­re ka qenë prezent në Shqipëri dhe i ftuar në studiot tona. Jo vetëm Klan Kosova, por edhe revista “Klan” për Shkullakun vlejnë shu­­ më, duke i qua jtur ato ndër momentet më të rëndësishme dhe do­ methënëse të karrierës së tij. Por drejtori i tele­vizionit informativ nuk duket se mjaftohet me arritjet e deritanishme në ka­ rrierën e tij. Shpeshherë, ai shihet si analist dhe opinionist në emisione të ndryshme po­ litike, por dhe në shtypin e shkruar. Kur e pyet për familjen, si çdo prind flet me dashuri e krenari për dy fëmijët e tij. Të tregon se Arieli, 21 vjeç, studion në një universitet privat në Tiranë, ndërsa Pati, 18 vjeç, studion në Angli. Gjatë bisedës dalin edhe pasionet e hershme të Mandit. Gjuetia dhe udhë­timet janë çlodhja e tij e preferuar, pas një pune të ngjeshur plot nerv dhe përgjegjësi.

24


Bestseller

“Të bëjmë përpara”, motivimi për një shoqëri të barabartë

L

ibri është botuar në Ma j 2013 në ShBA dhe po përkthehet në 30 vende të botës. Autorja është Sheryl Sandberg, drejtorja operative e Facebook-ut si edhe grua ja e gjashtë më e pushtetshme në botë, sipas revistes “Forbes’. Në këtë libër a jo flet për mungesën e udhëheqësve femra në të gjitha fushat profesionale. Nxjerr në pah diskriminimin shoqëror dhe stereotipet nën të cilat femrat vua jnë gjithandej dhe propozon një lloj të ri feminizmi. Ka dy parathënie në shqip: Njërën nga Mimi Kodheli dhe tjetrën nga Ma jlinda Bregu. Redaktimin dhe një pjesë të përkthimit të librit e ka bërë Elsa Ballauri.

Informacion i përgjithshëm rreth librit “Të bëjmë përpara” është një libër për gratë që duan të arrijnë objektivat e tyre në profesione të ndryshme dhe për burrat që duan të kontribuojnë një një shoqëri më të barabartë. Libri hedh dritë mbi pengesat e shumta që i mba jnë femrat larg vendeve udhëheqëse në vendin e punës si për shembull diskriminimi, seksizmi i hapur ose i fshehur dhe ngacimimi seksual. Analizohen edhe pengesat shoqërore si për shembull fakti që gratë punojnë dyfish, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë punën brenda shtëpisë. Së fundmi, ka edhe barriera të brendshme që femrat i

ngrenë vetë duke pranuar dhe bërë të tyren diskriminimin sistematik dhe rolet gjinore të shoqërisë. Autorja shprehet se që të shohim ndryshim, gratë duhet të largohen nga këto role shoqërore dhe personale duke u munduar të arrijnë pozicione lidershipi. Ajo mendon se duke pasur më shumë zëra femërore në vende të pushtetshme, do të ketë mundësi më të barabarta për të gjithë. “Një botë ndershmërisht e barabartë do të ishte a jo ku femrat do të udhëhiqnin gjysmën e shteteve dhe kompanive në botë, dhe ku meshkujt do të kujdeseshin për gjysmën e punëve të shtëpisë.” Libri i Sandbergut frymëzoi lëvizjen “Lean in” (“Të bëjmë përpara”), që ka për qëllim të ndihmojë femrat

të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe personale duke “bërë përpara falë ambicieve të tyre”. Lëvizja krijon mbështetje me anë të tre rrugëve kryesore: komuniteti, edukimi dhe rrethet shoqërore. Komuniteti fokusohet në shkëmbimin e informacioneve dhe ideve nëpërmjet historive dhe ideve të historive që inkura jojnë gratë të bëjnë përpara. Sektori i edukimit është një koleksion leksionesh falas për individët që duan të përmirësojnë dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre udhëheqëse. Së fundmi, seksioni i rretheve shoqërore fokusohet në grupe të vogla që krijojnë një hapësirë të sigurt online për bashkëpunim dhe mbështetje.

25


Vjeshta e eventeve kulturore në Tiranë Aktivitetet kulturore që u zhvilluan në stinën e vjeshtës në metropol, por jo vetëm... yshim stinës së vjeshtës, ë aktiviteti kulturor, vendi iu la pad Pas një vere të nxehtë pa kurrëfar që startoi qe pikërisht, vitetesh kulturore. I pari eveniment, e cila mbart në vetvete një sërë akti u ndanë dhe çmime si ai i u zhvillua në qytetin e Durrësit e ku Festivali Ndërkombëtar i Filmit, që ani e Lufti Hoxha. karrieres, ku u nderuan, Pirro Milk ioneve të kaluara, ndërsa ivali erdhi si retrospektivë e 5 edic fest a, tjer e Ndryshe nga edicionet Drita Pelingu e ndarë nga në nder të aktores së mirënjohur, nuk kanë munguar edhe homazhet jeta vetëm para pak kohësh. u mbështetet te prodhimet at në konkurim dhe në përgjithësi Ky edicion nuk pati çmime për film “Diktatori i madh”, nga Shna jder ” nga Pirro dhe Eno Milkani, retrospektive si, “Trishtimi i zonjës qyteti” dhe “Shtigje lufte” po regjisori Fehmi Hoshafi, “Zonja nga Çarli Çaplin, “Shoku ynë Tili” nga ili ndryshe i këtij festivali drejtorja e festivalit Anila Varfi. Prof nga regjisori Pirro Milkani”, u shpreh ka ardhur si pasojë e aktorë apo regjisorë të njohur, që sjell dhe mungesën e të ftuarve, si ftesën për të gjithë ata et financiare që nuk bënë të mundur mungesës së financimeve. “Ishin arsy rrës në juritë e shumta që do të ishin konkurentë ose pjesëma aktorë dhe regjisorë të njohur që r të Filmit në Durrës. Edicioni artistike e Festivalit Ndërkombëta ka festivali”, pohon Varfi, drejtore t, me filmin “Diana” ll në kinema “Millenium” në kryeqyte i reduktuar i festivalit të filmit u mby i, që u konsiderua si një parë, edicioni i pestë i këtij festival nga Oliver Hirschbiegel. Një vit më nderua me “Gladiatorin e in legjendar Milos Forman, i cili u edicion jubilar pati të ftuar regjisor e famshme italiane Klaudia ishte e ftuar aktorja dhe regjisorja Artë”, ndërsa në edicionin e katërt parë, në të tretin, ishte i s së ftuarve VIP, por një edicion më Kardinale, e cila i ka paraprirë listë Christophe Honoré. ftuar regjisorit i famshëm francez

“L’Intrepido”, premierë ballkanike në Festivalin e Durrësit Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Festivalin e Filmit në Durrës prezantoi filmin e fundit të Gianni Amelio-s,“L’Intrepido”, si premierë ballkanike në këtë festival. Një film i realizuar në mënyrë mjaft profesionale xhirimet e të cilit shtriheshin dhe në Tiranë ku përfshiheshin dhe aktorë shqiptarë. Filmi i fundit i Gianni Amelio-s, prezantuar në Festivalin e Filmit të Venecias shtatorin e kaluar dhe fitues i Çmimit Lanterna Magica dhe i Çmimit të Fondacionit

26


Event Mimmo Rotella, ka si protagonist aktorin e njohur Antonio Albanese në rolin e Antonio Pane, rol i vështirë dhe heroik i një “zëvendësi”, të përhershëm të çdo lloj punëtori. “Requiem” i Verdit hapi sezonin në Teatrin e Operës Vepra në skenë në 200-vjetorin e kompozitorit. Solistët dhe dirigjenti vijnë nga Italia. Pas Tiranës, mesha rrugëton drejt Shkodrës. Gjithashtu vjeshta e eventeve kulturore solli në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Amabsadës Iataliane në Tiranë një “requiem” nga Giuseppe Verdi. Pas një pushimi të gjatë ishte institucioni i parë kulturor që nisi sezonin artistik. Arsyeja qe fare e thjeshtë pasi përkoi edhe me 200-vjetorin e lindjes së Verdit që u përkujtua në të gjitha skenat më të mëdha operistike botërore. “Requiem” u interpretua nga dy orkestra rinore prej 86 muzikantësh shqiptarë dhe italianë, 60 koristë të Teatrit të Operës, katër solistë erdhën nga Italia: Serena Daolio, soprano; Cristina Melis, mezzo – soprano; Alessandro Liberatore, tenor dhe Raffaele Costantini, bas. Vepra u drejtua nga një prej emrave më të mëdhenj të dirigjimit në Itali, maestro Aldo Ceçato. Pas Tiranës vepra u zhvendos në Shkodër, në Kishën Françeskane, e më pas angazhimi i dy orkestrave, asa j të Fiesoles dhe asa j shqiptare, vazhdoi drejt Italisë në Pisa. “Requiem” është një kompozim i vitit 1874 i Giuseppe Verdit, për kor, solistë dhe orkestër. Vepra i kushtohet shkrimtarit Alessandro Manzoni. Pas suksesit të “Aidës”, Verdi u tërhoq për një periudhë të gjatë nga teatrot e operave. Gjithsesi, nuk rreshti së kompozuari, dhe vepra më e rëndësishme e tij e kësa j periudhe është “Mesha Rekuiem”. Në fakt, ai kishte kohë që e mendonte kompozimin e një vepre të tillë, aq sa në vitin 1869 kishte organizuar një “meshë rekuiem” për shumë duar për vdekjen e Gioachino Rossinit, e njohur edhe si ‘Mesha e Rossinit”. “Libera me Domine”, mesha e vitit 1874, u kompozua me këtë rast. Verdi u trondit shumë nga vdekja e bashkëpatriotit të tij, Alessandro Manzoni, në vitin 1873. Manzoni, ashtu si Verdi, ishte angazhuar në bashkimin e Italisë, e cila kishte ndodhur vetëm pak vjet më parë dhe kështu ndante me të vlerat tipike të ringjalljes së drejtësisë dhe të lirisë. Kështu që vdekja e tij ishte rasti i duhur për të realizuar projektin e vjetër, por kësa j here duke e kompozuar atë të plotë. Rekuiemi që Verdi i ofroi qytetit të Milanos, u interpretua me rastin e përvjetorit të vdekjes së Manzonit, më 22 ma j të vitit 1874, në Kishën e San Markos. Vepra u drejtua nga vetë Verdi dhe katër solistët ishin Teresa Stolz (soprano), Maria Ëaldmann (mexosoprano), Giuseppe Capponi (tenor) e Ormondo Maini (bas). Saimir Pirgu në Tiranë, për një koncert bamirësie Padyshim emri i tenorit të njohur me famë botërore Saimir Pirgu përbën la jm, jo vetëm kur ai vjen në Shqipëri por kudo ku prezenca e tij ndihet. E një koncert i tij në Tiranë padyshim do të ishte një privilegj i madh për këdo nga ne, që zërin e tij nuk mund ta shijojë në operat botërore. Kështu ndodhi dhe në koncertin e mbrëmjes së fund tetorit në kryeqytet, ku si rrallë herë biletat u shitën në kohë rekord. I veshur me një kostum të zi, me zërin e tij brilant ku shënoi një sukses të rradhës, ai këndoi në një koncert bamirësie në mbështetje të “Fëmijëve me sindormën daun”. Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, performoi disa nga ariet më të njohura të muzikës klasike botërore me qëllimin e vetëm atë të bamirësisë. Nën dirigjimin e Zhani Cikos dhe kolegeve te tij, si sopranoja Marjana Leka, mexosopranoja Vikena Kamencia dhe

27


Event bariton Armando Lika j, Pirgu veshi petkun e ambasadorit për personat dhe fëmijët me sindromën daun, koncert i cili u ndoq nga mjaft personalitete të larta të vendit të cilët kontribuan me biletën e tyre, duke mbledhur një shumë modeste prej 1 milion lekësh.

Robert Ndrenika, aktori më i mirë i vitit në “Çmimet Kult” Ceremonia e ndarjes së “Çmimeve Kult” pa­dyshim është një nga eventet e këndshme që oraganizohet në Tiranë për të nëntin vit radhazi. Mund të thuash një event që përlot dhe emocionon pa masë të nominuarit dhe më shumë akoma të vlerësuarit. Në tapetin e kuq të zbukuruar si rrallë herë në hyrje të Teatrit të Operas dhe Baletit, parakaluan artistët e pranishëm në këtë edicion. Aktori I njohur Robert Ndrenika ishte pikërisht artisti që emocioni dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit me duartrokitjet e tyre. Merolin e doktor Shusterit ai u vlerësua aktori më i mirë në këtë edicion dhe nuk kishte se si të mungonte, ndryshë nga shumë të tjerë që nuk ishin të pranishëm në sallë. Një çmim, i cili dashamirësisht u prezantua edhe nga aktorja e mirënjohur Yllka Mujo. Ndërsa aktiviteti vijoi me mjaft çmime speciale të ndarë përgjatë kësa j mbrëmjeje. Në vazhdën e çmimeve të teatrit, triumfoi regji­sori Spiro Duni, edhe pse të dy drejtuesit e ceremonisë patën shkëmbyer batuta njëri me tjetrin më parë, , duke iu referuar çmimit që fitoi e bija Elina Duni, për albumin më të mirë muzikor “Matanë malit”. “Emocionet më të forta unë i kalova më parë, kur ime bijë mori çmimin”,- tha Duni kur mori trofeun, ndërsa vazhdimisht në sallë, ulur pranë së bijës, e mbante përqafuar nën tensionin e shpalljes së çmimit të sa j. Një çmim mjaft special për shkak edhe të përvojës së pakët, shkoi për aktoren e re tepër të taentuar Marsela Lena, aktorja që fitoi çmimin e këtij viti me rolin e Afrovitit te “Karnavalet e Korçës”, me regji të Elma Doresit, që e përlotur dhe mes emocionesh të forta mezi arriti të shqiptonte fjalët e rastit. Çmimi i parë i Akademisë Kult për librin artistik të vitit u bë i ditur nga shkrimtarja Diana Çuli, e që shkoi po për një poete të zonja . Fituesja e librit më të mirë ishte Luljeta Lleshanaku me librin me poezi “Pothua jse dje”, që, nga ana tjetër, nuk ishte e pranishme në sallë. I gjithë aktiviteti i ndarjes së çmimeve kombë­ tare “Kult” i prezantuar nga dyshja Sim­ patike Vasjan Lame dhe Jonida Vokshi, u shoqërua me interpretime muzikore, balet e instrument që ekzekutoheshin për publikun për të thyer rutinën e dhënies së çmimeve. Ndërsa për të dhënë trofetë klasikë ishin përzgjedhur emrat më të njohur të artit shqiptar. Ndryshe nga edicionet e më­par­shme, “Çmimet Kult” të këtij viti ishin menduar të kishin në qendër

28


Event

edhe temën e 100-vjetorit të Pavarësisë “Botimi i pavarësisë” dhe “Doku­ mentari i pava­ rësisë” shtuan dy fitues të tjerë në listën e çmimeve “Kult”. Dy çmime këto që u ndanë në fund të ceremonisë. “In memoriam”ishte dedikuar të gjithë arti­s­tëve e njerëz të njohur nga fusha të ndryshme të larguar nga jeta gjatë këtij viti, mes të aktori Roland Trebicka dhe aktorja e shuar vetëm para pak mua jsh Drita Pelingu.

Çmimet e edicionit të nëntë Artisti pamor i vitit Helidon Haliti, ekspozitë personale “Personale” Aktori i vitit, Robert Ndrenika (Do ktor Shuster) Aktorja e vitit, Marsela Lena (Afrovit i) “Karnavalet e Korçës” Regjia e vitit, Spiro Duni, “Doktor Shuster ” Libri artistik, Luljeta Lleshanaku “Pot hua jse dje” (poezi) Përkthyesi i vitit, Rudi Erebara “Më e mira e botëve”-roman, Aldous Hux ley Botimi i pavarësisë Matteo Mandala ,“Lekë Matranga, njeriu, koh a, vepra”-kritikë Ddokumentari i pavarësisë , Petrit Ruka- “Kryekënga e Kombit-100 vjet me Himnin e flamurit” Albumi muzikor , Elina Duni- “Matanë malit” Instrumentisti i vitit, “Different Trai ns Festival”- Tedi Papavrami, Kla jdi Sah atçi, Dorian Xhoxhi, Vlorent Xhafa j Interpretuesi lirik, Kastriot Tusha – (Recitali i tenorit)- “Romanca shq iptare”

29


Artan Shabani Artisti ekletik dhe

kozmopolit nĂŤ TiranĂŤ 30


Punime të realizuara nga Artan Shabani

P

adyshim që ai është një ndër artistët ta­ në më të njohur në botën e artit ndër­ kombëtar, ku shpeshherë ka bërë që emri i tij dhe i Shqipërisë të nderohen me çmime dhe pjesëmarrje në evente prestigjioze. Për piktorin Artan Shabani kisha shkruar edhe më parë, kisha dëgjuar të flisnin miqtë e tij (dhe natyrisht të mitë), duke e vlerësuar atë si artist dhe si njeri. Apelit të Rilindjes, drejtuar njerëzve tanë të suksesshëm që punojnë jashtë vendit, se “Shqipëria ka nevojë për talentin, aftësinë, eksperiencën, pasionin, profesionin dhe dashurinë e tyre për këtë vend”, artisti i shumanshëm ishte ndër të parët që iu përgjigj. E takova Artanin para dhe pas emërimit të tij në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve. E ndiej se bën pjesë në atë grup artistësh të pastër, që me çdo kusht, me zemër dhe mendje, dëshiron të bëjë diçka jo vetëm të bukur, por edhe me vlerë, të lërë gjurmë të forta në artin shqiptar... Këtë rrugëtim të gjatë ai e ka nisur vite më parë, në momentin kur intu­ita e tij e ndjeu se duhej ta linte mënjanë muzikën, për t’iu dedikuar artit tjetër po aq të bukur dhe të gjatë, pikturës. E ky

Anila Çuli art i tij i pikturës sot gjendet në muzetë më të mëdhenj dhe të rëndësishëm të botës, ku vepra e artistit vlonjat adhurohet nga personalitete të shumta nëpër botë, të cilët pikturat e tij i kanë koleksione private. I mbushur me famë dhe, pse jo, me një jetë tejet luksoze, pas përzgjedhjes nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe shpalljes nga ana e Kryeministrit Edi Rama, Artan Shabani vendosi të japë kontributin e tij në Tiranë, duke u rikthyer dhe marrë përsipër drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve. I qetë, i komunikueshëm, por edhe tepër elegant, ai ka një axhendë tepër të ngjeshur, sa shpeshherë në zyrën e tij takimet për punë nuk kanë orar. Komunikon qetë me stafin e mjaft modest me vizitorët. Shpesh në bisedë nuk mungon ironia, por dhe autoironia. Kur bëhet fjalë për artistë të mëdhenj me famë botërore, apo për krahasime me ndonjërin prej tyre, si për Van Gog-un, piktori ynë dëshiron të mbetet në atë personalen e tij. Por ne arritëm t’i marrim intervistën e tij të parë si drejtues i Galerisë Kombëtare të Arteve, si dhe disa foto.

Artan Shabani në zyrën e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve

Piktura është pasioni im më i fortë. Teksa i jap jetë një ideje apo ndjesie në tablo, edhe unë marr jetë prej sa j. Është një simbiozë, të cilën s’mund ta shkëputë asgjë.

31


Aktualitet Prej pak ditësh gjendeni në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve. Si e pritët këtë emërim? Natyrshëm, çdo detyrë, çdo emërim vjen paralelisht me ndjesinë e përgjegjësisë dhe, personalisht, përpara se të ndieja kënaqësinë, në lidhje me drejtimin e një institucioni kaq të rëndësishëm në mjedisin artistik shqiptar, fillova të mendoj se nga duhet t’ia nis, çfarë duhet të bëj për t’u dhënë një shtysë më tepër zhvillimeve të artit pamor në Shqipëri e, pse jo, një frymëmarrje të re, për vetë faktin se arti është në pararendje të një shoqërie e kështu ka rol udhëheqës në të. Çfarë ju shtyu për të pranuar drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve? A e kishit menduar një gjë të tillë më parë? Nuk kam menduar saktësisht rreth drejtimit të GKA-së, por më ka shkuar nëpër mend herë pas here, gjatë qëndrimit tim jashtë Shqipërisë, se arritjet individuale të secilit prej nesh, pavarësisht fushës përkatëse, art ose edhe më gjerë, duhet t’i shërbejnë domosdoshmërish një qëllimi të lartë. Në këtë rast, do të ishte orientimi i shoqërisë shqiptare drejt një shkalle më të lartë qytetërimi. Dhe artistët, më shumë se kushdo tjetër, mund ta realizojnë më së miri këtë mision. Deri më tani, çfarë shihni se nuk shkon në këtë institucion dhe që e shihni si diçka emergjente? Sigurisht që është herët për të arritur në përfundime bindëse, por e ndiej se ka një lloj ngurtësimi midis institucionit dhe individit, artdashës ose jo. Kështu që do të ishte mirë, nëse kjo atmosferë ndryshon. Sigurisht, për të arritur qëllimin në fjalë, përbën një sfidë që kërkon larmi mënyrash profesionale.

32

Si do ta përkufizonit punën e paraardhësit tua j? Do të parapëlqeja të përqendrohesha në atë çfarë mund të bëj dhe të sjell unë nëpërmjet këtij institucioni në shoqërinë shqiptare, dhe nuk kam aspak ndër mend të merrem me çfarë nuk është përmbushur deri më tani. Thonë se, për të ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve është mision i vështirë. Çfarë kërkohet që një artist të ekspozojë aty? Vetë misioni i artistit është i vështirë, por jo i pamundur. Artisti, i lindur i tillë dhe që synon rritjen e tij në mënyrë graduale profesionale, nuk mund të ketë pengesa të pa­kapërcyeshme. Përkundrazi, mendoj se vështirësitë e rritin edhe më njeriun në përgjithësi apo artistin në veçanti. Por, nëse do të përgjigjesha pakëz më shkurt, do t’ju thosha se një artist duhet të mishërojë artin në vetvete dhe “të luftojë” për të dhe nëpërmjet tij, për të qenë i mirëpritur në mjedise elitare artistike. Pak kohë më parë më jeni shprehur se dëshironi të “lini gjurmë”, për sa i përket drejtimit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Artan Shabani në mbrëmjen e organizuar për artistë, nga kryeministri Edi Rama në festën e Pavarësisë


Çfarë nënkuptoni me të lënit gjurmë? Ç’keni në mendje? Sfidat personale janë të tilla vetëm në dukje, për arsye se vetë individi është përftesë e një sërë faktorësh. Kështu që ai s’i përket vetëm vetvetes apo një rrethi të ngushtë ndjekësish dhe admiruesish. Për rrjedhojë, edhe vetësfidimi im është në shërbim të të gjithëve, por sigurisht që kërkon kohë tra jtësimi i tij. Shumë artistë të njohur shqiptarë, si Anri Sala apo Adrian Paci, ekspozojnë dhe gjenden në muzetë më të rëndësishëm në botë. A ka një projekt për t’i sjellë këta artistë edhe në Tiranë? Parapëlqej të mos shprehem paraprakisht rreth projekteve në fjalë. Megjithatë, do të thosha se çdo lëvizje apo projekt kërkon përmbushjen e disa kushteve, e unë do të studioj me kujdes që çdo veprim strategjik brenda këtij institucioni të japë jehonën e mjaftueshme në shoqërinë tonë, për ta rritur gjithnjë e më tepër rrezen e veprimit të artit. Disa nga punimet tua ja sot qëndrojnë në duart e personaliteteve të mëdha, si Toni Bler, Papa Gjon Pali II, Zinedin Zidan, Silvester Stalone… Si ndiheni dhe ç’kanë këto punime që kanë rrëmbyer vëmendjen e tyre?

Do të tingëllonte modesti jo e natyrshme, nëse do t’ju rrëfeja se këto arritje kanë kaluar thjesht tek unë jo për vlerën monetare me të cilën punimet janë vlerësuar, por për faktin se bëhet fjalë për personalitete që e admirojnë artin me një sy të stërvitur tashmë dhe dinë të përzgjedhin. Besoj se nuk ka qenë ve­tëm përmba jtja a jo çfarë i ka tërhequr në këto tablo, por edhe mënyra se si është paraqitur; e kjo lidhet edhe me çastin kur këto krijime janë ngjizur, gjë që ndoshta ka zgjuar të njëjtat ndjesi edhe tek admiruesit në fjalë. Por s’do të përjashtoja nga kënaqësia e vlerësimit të krijimeve të mia asnjë shikim artdashës përgjatë rrugëtimit mes ekspozitash. Kritikët ndërkombëtarë e kanë krahasuar pikturën tua j me atë të Van Gog-ut. Ju vetë, cilin artist admironi dhe që jeni ndikuar?  Nuk do të doja të më krahasonin me askënd Artan Shabani me familjen

33


tjetër. Nuk do të zgjidhja të imitoja askënd tjetër. Asnjë njeri i thjeshtë nuk do të donte të ishte përngjasimi i dikujt tjetër. Sigurisht që ne formësohemi rrugës, si njerëz dhe si artistë; shumëkush lë gjurmë në mënyrë gati të padukshme në qenien tonë. Por, nëse kjo bëhet me vetëdije, atëherë cenohet vlera e mirëfilltë e gjithsecilit prej nesh, në çfarëdolloj profesioni qoftë. Si i keni marrëdhëniet aktualisht me pikturën? Piktura është pasioni im më i fortë. Teksa i jap jetë një ideje apo ndjesie në tablo, edhe unë marr jetë prej sa j. Është një simbiozë, të cilën s’mund ta shkëputë asgjë. Sigurisht, ka kohë shkëputjeje, ashtu siç ka kohëra të vrullshme brenda sa j, por, nëse në të parën mblidhet lëndë brendësish, përpunohet, reflektohet së brendshmi, në një kohë tjetër vjen pasqyrimi në pëlhurë. Pra, çdo kohë përmban vlerën e vet. Pas shumë vitesh ju dhe familja jua j ktheheni në Shqipëri (megjithëse ju keni qëndruar mes

34

Italisë dhe Shqipërisë). Sa i vështirë ishte rikthimi? Shqipëria është vendi im dhe shpirtërisht unë s’jam ndarë asnjëherë prej sa j. Ka rrjedhur një kohë e gjatë gjeografikisht larg, kohë gjatë së cilës unë kam kërkuar, eksploruar, guxuar profesionalisht, por ishte çasti më i mirë, mendoj, për një rikthim në origjinë; e padyshim, kur flas për rikthim, flas edhe për ripërshtatje. Por këto janë vështirësi të vogla e të papërfillshme, natyrshëm të pritshme. Raportet me muzikën, pasi dikur edhe e keni studiuar? Marrëdhëniet me muzikën s’janë ndërprerë asnjëherë, por profesionalisht ato janë shkë­ putur herët. Ndoshta, intuitivisht, herët paskam kuptuar se drita në fund të tunelit ishte piktura. Dhe unë ndoqa pikërisht atë shteg, si rrugëtim të së ardhmes sime.


Artistët që

shkëlqejnë në skenat ndërkombëtare


Art

Marlon Dino

rrëfehet prej teatrit të Myniut

Marlon Dino është një prej emrave mjaft të njohur, përsa i përket fushës së baletit. I formuar në shkollat shqiptare dhe me një eksperiencë të ngjeshur në skenat prestigjioze ndërkombëtare, tanimë ai është padiskutim një prej balerinëve më me emër në në skenat e hua ja. I martuar po me një artiste, Luccian, ai është pjesë e Teatrit të Myniut. Në një intervistë ekskluzive, artisti shqiptar me një emër të veçantë rrëfen mbi kalendarin e tij artistik, projektet, si dhe prespektivën e kërcimit shqiptar. Zoti Marlon, për tri vite rresht revista “Danc e Europe” ju ka shpallur balerinin më të mirë në Europë. Si u ndjetë kur mësuat për këtë vlerësim? Që të jem i sinqertë me ju, kur shoh balerinë të tjerë them me vete: “Këta qenkan fantastikë në teknikë!”. Por, me sa duket, balerinët nuk vlerësohen vetëm nga teknika. Nda j edhe unë jam shumë i kënaqur që më vlerësojnë si artist, dhe jo vetëm si balerin. Ku qëndron vlerësimi i kritikëve dhe i specialistëve, kur ju kanë vlerësuar në teknikën tua j të kërcimit, për t’ju shpallur pikërisht si ndër më të mirët? Mundohem të mos lexoj shumë nga ato që shkruhen për mua, se pasta j e gjithë kjo më ndikon në mënyrën e kërcimit. Vlerësimi i kri­ tikëve është i rëndësishëm, por ai që të vlerë­son tamam, me shumë sinqeritet e dashuri është publiku. Te duartrokitjet e publikut janë emocionet e vërteta, jo nëpër revista dhe gazeta. Publiku është ai që t’i jep ndjenjat e forta në skenë. Nda j edhe besoj se kritikët bazohen shumë te vlerësimi i publikut. Aktualisht punoni në Teatrin Shtetëror të Myniut, ëndërr e mjaft të rinjve dhe e vetë artistëve vendas. Sa e vështirë ishte për të depërtuar në dyert e këtij teatri? Mund të kujtoni diçka, kur ka ndodhur dhe si? Në fillim ishte e vështirë. Në kohën kur bëra audicionin për këtë teatër,

36

kontratën ia dhanë një balerini tjetër. Ndërsa pas gjashtë mua jve më telefonuan dhe ma ofruan mua atë kontratë. Sigurisht që e pranova. Por vitet e para kanë qenë të vështira, sidomos për një shqiptar që mundohet me gjithë qenien e tij të tregojë krenarinë se nga vjen dhe se çfarë do të arrijë në karrierë. Mund të na flisni pak për kalendarin tua j artistik? Kalendari im artistik është shumë i ngjeshur. Çdo javë kam ftesa të ndryshme për të dhënë shfaqe në teatrot e botës. Mundohem që të pranoj sa më shumë nga këto ftesa, sepse jeta e një balerini është e shkurtër. Agjenda është plot, deri në vitin 2016, për të in­terpretuar në teatro madhështore, si Bolshoi Theater në Moskë, Ma­rinsky Theater në St Petersburg, Neë York, Tokio etj. Në cv tua j numërohen mjaft çmime dhe vlerësime prestigjioze, kujt ia dedikoni gjithë këtë arritje? Në radhë të parë prin­­dërve të mi, për mbështetjen e pakursyer që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës sime artistike. Ata asnjëherë nuk kanë dyshuar në aftësitë e mia. Por një mirënjohje e madhe dhe nderim i përhershëm është edhe për profesorin e nderuar Agron Alia j, si dhe për profesorit tim në Gjenevë, David Allen. Këta janë njerëzit që s’do t’i harroj kurrë.


Art Të kthehemi pas në kohë, ju i takoni atij brezi të diplomuar pas viteve 90. Si erdhi përfshirja jua j në këtë fushë? Ishte një dhunti, dëshirë apo ndjenjën për artin e keni të trashëguar? Të them të vërtetën, kur nisa rrugëtimin e gjatë e të vështirë të këtij arti isha fëmijë dhe baleti nuk ishte tek ëndrrat e mia. Por nëna ime qe a jo që diçka dalloi te temperamenti dhe te fiziku im, nda j dhe më shtyu të ndjek shkollën e baletit, sigurisht duke pasur në mendje edhe një të ardhme më të mirë për mua. Unë vetë nuk mendoj se jam shumë i talentuar në balet, por puna dhe pasioni janë tregues të rëndësishëm që t’ia dalësh mbanë. Mendoj se kushdo, në çdo fushë të jetës, po pati pasion dhe vullnet mund të arrijë gjithçka që dëshiron. Ju keni interpretuar mjaft role, cilin prej tyre do të veçonit apo që do të donit t’i riktheheshit? Rolet më të bukura për mua janë ato dramatike. Onegin në baletin “Onegin”, Armand në baletin “Zonja me kamelie” dhe Petrucjo në baletin “Zbutja e kryeneçes”. Keni interpretuar me mjaft artistë të hua j dhe shqiptarë, por partnerin kryesor keni bashkëshorten tua j, balerinën mjaft të njohur Lucia Lacarra. Kë do të vlerësonit më shumë? Po, vërtet kam kërcyer me shumë yje nëpër botë, por a jo që unë vlerësoj më shumë është bashkëshortja ime. Kjo ndodh se Lucia është një artiste e kompletuar, ndërsa partneret e tjera, të cilat janë yje të vërteta, për mua janë vetëm balerina shumë të mira. Por si është më mirë, të jesh i vlerësuar si balerin apo si artist? Dhe përgjigjja është gjithmonë si artist. Cilët janë artistët e hua j që kanë lënë gjurmë në formimin tua j? Po nga shqiptarët, kë do të vlerësoni? Balerini Kirill Melnikov, pjesë e trupës së kompanisë sonë, më ka ndihmuar shumë. Ai më mori dhe më tha: “Ti duhet të bëhesh balerini i parë këtu!”. Dhe punuam bashkë për tre mua j rresht. Pas tre mua jsh,

drejtori më bëri solist, pasi pa një ndryshim shumë të madh tek unë. Dhe pasta j vjen Lucia Lacarra, që m’i hapi sytë dhe më bëri të shoh se nuk duhet të jesh vetëm balerin dhe që di të kërcesh, porse duhet ta ndjesh atë që kërcen. Si është dita jua j në Mynih? Punë, punë, punë. Cilat janë hobet tua ja? Me aq sa dimë, ju keni sfiluar edhe për emra të mëdha markash prestigjioze? Elektronika më tërheq shumë. Por dhe si model kam pasur shumë sukses. Armani, Versace, Zegna Gucci etj., kanë qenë një eksperiencë shumë e bukur. Shpresoj që të kem mundësi dhe kohë – sidomos për këtë më shumë – për modeling. Në një intervistë jeni shprehur se baleti shqiptar ka mbetur në vend ose, më mirë të themi te teknikat e vjetra. Sipas jush, baleti duhet t’i kthejë sytë nga teknikat e shkollave europiane dhe, nëse po, ku e shihni më së shumti këtë? Në Europë gjendja ka ndryshuar shumë dhe mendoj që baleti kontemporan të ndihmon për t’u bërë një balerin akoma më i mirë klasik, pasi ka avantazhe të tjera nga baleti klasik. Je më i lirë kur kërcen balet modern. Kurse në klasike lëvizjet janë më statike. Kështu që, po të bashkohet baleti modern me atë klasik, bëhesh më i kompletuar. Aktualisht, sapo është emëruar drejtori i ri i Tetarit Kombëtar të Operës dhe Baletit, cili është mendimi dhe opinioni jua j për të? Ilir Kerni mendoj që ka ide të mira, por mundësitë janë të pakta. Mendoj se me këmbëngulje ai do ta rimëkëmbë Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Ai është shumë i pasionuar pas artit dhe vetëm me pasion mund ta ndryshosh të ardhmen. Jeni shprehur se të kërceni në skenën shqiptare është një dëshira jua j e kahershme. A e keni ju një projekt për t’u rikthyer në skenën shqiptare? Dëshira është e madhe. Shpresoj që të kemi projekte me drejtorin e TOB-it, Ilir Kernin, dhe së bashku të bëjmë diçka të bukur për baletin shqiptar.

37


Art

të Ermonela Jahos Projektet e mëdha

E takojmë sopranon Ermonela Jaho gjatë provave të operës “La Vestale” të Gaspare Spontini, ku luan rolin e Xhulias, në teatrin e “Champs-Élysées”. Ajo do interpretojë përkrah emrave shumë të famshëm të botës së artit në Paris si Andreë Richards, Jean-François Borras apo Konstantin Gorny, nën drejtimin e Jérémie Rhorer. Ermonela hapi për ne dyert e dhomës së sa j të veshjes, dhe njëkohësisht të zemrës, pasi na u përgjigj me një sinqeritet dhe humanizëm mbresëlënës.

38


Art Momentalisht po bëni provat për operën “La Vestale”. Si e keni përfytyruar rolin e Xhulias, va jzës që interpretoni? Ermonela Jaho: Mund t’ju duket e çuditshme, por ka­ rakteri i Xhulias ngjason së te­ përmi me timin. Unë kam lin­­ dur në Shqipëri, dhe si të gjithë mesdhetarët-veçanërisht ballkanasit, ndjej një lidhje të natyrshme me çdo emocion njerëzor. Për shembull, dashuria nuk mund të shprehet veçse me pasion. Por personazhi i Xhulias përshkohet nga të gjitha ndjesitë që kalon çdo femër, ato të cilat përbëjnë thelbin e secilës prej nesh. Këtij personazhi unë i qasem me më shumë lehtësi nga sa ka shkruar Spontini, i cili ka përdorur shumë ngjyra në ndërtimin e karakterit të saj. Xhulia është një personazh që shpreh brishtësi prekëse njësoj siç shpreh zemërim ekstrem. Ndryshe nga ne, ajo nuk ka fuqinë për të bërë zgjedhje në jetën e saj. Xhulia është detyruar të ndjekë udhën e

murgeshës, rrugë të cilën I’a kanë imponuar. Kjo luftë e brendshme e saj është pikërisht edhe pika ku unë gjej veten, pasi është diçka që ne shqiptarët e kemi njohur dhe jetuar çdo ditë gjatë pesëdhjetë viteve komunizëm. Personalisht nuk e kam jetuar shumë atë kohë, por e kam njohur përmes prindërve të mi të cilët gjithmonë i fshihnin, i ndrydhnin ndjenjat e tyre. Këtë gjë ma mësuan edhe mua, ndaj gjatë fëmijërisë isha shumë e ndrojtur. Për të qenë e sinqertë, skena, muzika dhe kënga më kanë dhuruar dhe lejuar lirinë për të shprehur gjithçka mbaja brenda vetes. Të gjithë këtë ndrydhje dhe çlirim final e gjej tek Xhulia e Spontinit. Tenori Jean-François Borras është shprehur se puna me regjizorin Éric Lacascade është shumë intensive dhe e deta juar. Në këtë aspekt, sa e lirë jeni ndjerë në interpretim? Në këtë rast kam fatin, nuk di si ta shpjegoj arsyen, të nda jmë të njejtat ide përsa

39


Art

i përket mënyrës si duhet shprehur personazhi i Xhulias. Në fillim isha në akth, siç jemi gjithmonë ne këngëtaret para se të fillojmë të punojmë në një produksion të ri me një regjizor i cili nuk na njeh. Tashmë bëhen plot 20 vite që unë e bëj këtë zanat dhe që njëkohësisht jam dëshmitare e shumë rikon­ ceptimeve moderne që i bëhen

40

operave të ndryshme. Që kur kam nisur të punoj me Eric-un kam mbetur vërtetë e surprizuar nga vëmendja e tij nda j deta jeve. Mënyra e tij e të ndërtuarit dhe kuptuarit të “mise-en-scene-ës” ishte pak e vështirë në fillim pasi ne si këngëtarë nuk e kemi pjesë të zakonshme të praktikës së punës. La Vestale përbën

në këtë pikë një sfidë për të gjithë ne, sfidën për të qenë sa më të besueshëm të jetë e mundur. Unë mendoj se Eric është befasues pasi, pava­ rësisht se është opera e tij e parë, ka punuar në mënyrë të pabesueshme që çdo shikim, çdo lëvizje e dorës apo e trupit të kishte një kuptim. Unë jam e bindur që teatri, dhe aq më


Art

tepër opera, ka mundësinë të theksojë përmes muzikës ndje­ njat njerëzore, madje t’i idealizojë ato. Tashmë keni mbi 50 role në repertorin tua j operistik. Si qaseni nda j një personazhi të ri? Gjërat e para që unë shoh janë vargjet, rëndësia e pjesës që kam për të kënduar dhe se si mund t’i menaxhoj në mënyrë inteligjente burimet e mia vo­ kale. Pasta j përpiqem ta lidh punën në një dimension historik dhe njerëzor pasi kjo më lejon që të lidhem personalisht rolin. Butterfly, Daisy, Xhulia dhe Violeta janë natyrisht heroina të cilat i përkasin një epoke tjetër, por ndjenjat e tyre unë i perceptoj pranë të mijave. Ne jemi në vitin 2013, por çdo ditë flasim për trishtimin, dashurinë dhe urrejtjen. Ndjenjat mbeten të njëjta. Ky identifikim i rolit me veten është vendimtar për mua, sepse e para që duhet të besojë në vërtetësinë e personazhit jam vetë unë në mënyrë që ta shpreh sa më natyrshëm në këngë. Kjo është një detyrë e artistit nda j audiencës, pra ta përçojnë

ndjesinë sa më të besueshme. Kredibiliteti është absolutisht thelbësor, dhe unë gjithmonë përpiqemi të gjej sinqeritetin gjatë kohës që punoj për një rol. Ç’lloj kompromisi mund t’ju duhet të bëni për një rol të caktuar? Kjo gjë varet, pasi unë nuk i këndoj të gjitha llojet e roleve në të njëjtën mënyrë. Për shembull: për “Madame Butterfly”, një rol shumë i rëndësishëm, kur unë bëj hyrjen në skenë, zëri duhet të jetë ai i një va jze 15-vjeçare. Kështu e ka shkruar Puccini. Nëse unë e këndoj këtë pjesë me një zë të plotë, askush nuk do ta marrë si të vërtetë këtë personazh. Ajo që unë mund të qua j kompromis, në këtë rast, është të përpiqem të gjej ngjyrat e duhura vokale të cilat e bëjnë interpretimin sa me pranë reales dhe të besueshmes. Për një artisti të jetë i besueshëm është shumë e rëndësishme sepse vetëm falë kësa j publiku mund ta jetojë shfaqjen në masën më të plotë të mundshme, duke harruar problemet e përditshmërisë së tij për aq kohë sa zgjat

41


Art opera. Kjo arrihet kur publiku identifikohet me personazhin që sheh në skenë. Kjo është sfida ime e përhershme, a jo çka përpiqem të arrij me çdo mjet e teknikë: frymëmarrjen, tekstin apo aspektin teatral, për të arritur një interpretim të sinqertë e të saktë. Kjo kërkesë e jua ja për shprehi ju bën pa dyshim një artiste shumë ndryshe nga të tjerat... Sipas meje është e gjitha çështje emocionesh. Ka shu­ më shembuj e raste ku një artist ka patur ngjyrë shumë të bukur të vokalit, por publiku është lodhur prej tij. Për një aria që zgjat 10 minuta mund t’ia dalësh falë timbrit dhe ngjyrës së zërit, por pas sa j publiku do kërkojë më shumë. Kjo nuk ka qenë e thjeshtë veçanërisht për mua pasi më është kërkuar ta tregoj natyrën e zërit që në debutimin tim të parë. Por, a ishte ai i fuqishëm apo me ngjyrë të bukur? Kjo më bëri të mendoj, pasi nuk isha në

gjendje ta kategorizoja zërin tim as tek të bukurit, as tek ata të mëdhenjtë. Nda j, u përpoqa të jepja maksimumin me aq mundësi sa kisha, duke i njohur shumë mirë limitet e mia. Për këtë arsye ndihem kaq pranë emocioneve që opera dhuron. Si mund të preket publiku nga një heroinë që vdes me një zë të bukur, por që nuk transmeton asnjë emocion? Ky është vizioni im se si duhet të jetë një artist. Por, gjithashtu e di shumë mirë sa e vështirë është të kërkosh një performancë të tillë në botën e muzikës. Edhe sot e kësa j dite mua më duhet të bind, më duhet të jap prova, për veten dhe publikun... Cilat janë projektet e tua më të afërta? “La Vestale” është për mua projekti më i rëndësishëm me të cilin edhe çelet ky sezon. Është kaq i rëndësishëm pasi është një opera praktikisht e panjohur për publikun e

gje­ rë. Menjëherë pas sa j do performoj “Madama Butterfly” në Avignon. Në janar të viti 2014 do jem në “Royal Opera House” të Londrës për “Manon” e Massenetit, nën drejtimin e Laurent Pelly. Më pas, në mars, do performoj në “La Monnaie” në Bruksel “Guljem Telin” e Rossinit. Në prill do sjell sërish “Butterfly” në Hamburg, në qershor do jem në “Lyon Simon Boccanegra” dhe në korrik do kem kënaqësinë të jem sërish pjesë e “La Bohème” në “Covent Garden”. Do jem ndërkohë edhe disa herë në Berlin dhe në një numër tjetër të madh skenash të cilat do më mirpresin... Me duhet të them që unë jetoj ditë pas dite. Shumë herë harroj se ç’obligime kam nda j mba j gjithmonë një kalendar tek i cili referohem. Për mua ekziston vetëm e tanishmja. Momenti kur jam në skenë, pikërisht ai është momenti im i parë dhe i fundit. E nesërmja është një pikpyetje. Përgatiti: Romina Ruda

42


Art

Julian Bulku,

një artist në tokën helene Intervistë me koreografin Julian Bulku, talentin që çoi në Festivalin e Euorovizionit dy shtete Nga Athina, Juli Ndriko  “Arti është gjuha e vetme universale. Arti është ura që lidh kontinente dhe shtete. Arti është harmonia dhe paqja, që mbart brenda krijimeve dhe veprave të sa j, që historikisht ka bashkuar popujt dhe i ka afruar njerëzit. Arti nuk njeh dallim etnie, ngjyre, feje, moshe... Arti është i bashkëlindur me njeriun, arti është membrana mbrojtëse e shpirtit të tij...”  

J

ulian Bulku, talenti i pakursyer në energji dhe krijimtari, shqiptari që ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të showbiz-it në shtetin fqinj, Greqi, pranon të japë një intervistë ekskluzive për “Elite”, duke rrëfyer jetën e tij, sfidat e përditshme në një tokë jo dhe aq të hua j, si dhe ambiciet për të ardhmen. Së pari, a mund të prezantoheni edhe me lexuesit e revistës sonë, që ndoshta nuk ju njohin... Unë vij nga një familje tipike tiranase, bir i dy prindërve shembullorë, i rritur në një shtëpi ku gjithmonë ka mbizotëruar harmonia. Që në moshë të vogël, kërcimi ka qenë pasioni im. Sipas sistemit arsimor të asa j kohe, pasi mbarova ciklin e shkollës fillore mora pjesë në një konkurs që zhvillohej për shkollën e baletit. Pas një përzgjedhjeje, pata fat dhe e fitova atë konkurs. Kështu që ndoqa studimet në

liceun artistik “Jordan Misja”. Por nuk u ndala me aq. Në kërkim të zhvillimit të pasionit tim, studimet e larta i kreva në Azerba jxhan dhe, pas përfundimit të tyre, ndërmora një udhëtimi të gjatë nëpër Europë, derisa më në fund, nuk e di se si, e gjeta veten në Greqi. Jetoni në Greqi prej më shumë se 15 vitesh tashmë. Sa e vështirë ishte për ju të pranoheshit në shoqërinë greke e të integroheshit në të? A keni ndeshur racizëm në jetën personale dhe atë profesionale?

Në vitin 1998 u ndodha krejt rastësisht në Greqi. Menjëherë mora pjesë në një konkurs në Pallatin Kombëtar Grek të Operës dhe Baletit dhe, që nga ai moment gjithçka ndryshoi në jetën dhe karrierën time. Sigurisht që për mirë. Kam shumë kujtime të bukura nga vitet e para. Pavarësisht se fillimi është gjithmonë i vështirë, por, duke qenë edhe emigrant në një vend të hua j, natyrshëm hasa në shumë vështirësi. Kultura jonë shihej shumë inferiore, në raport me atë të shoqërisë greke; për disa prej tyre ne ishim thjesht

43


Art “alvanosët - shqiptarët”. Per­ sonalisht, nuk e kam ndjerë shumë racizmin, përkundrazi, por edhe nuk e kam mohuar asnjëherë origjinën time shqiptare. Ajo çka më ka shkak­ tuar dhembje shumë herë ka qenë mohimi i identitetit nga disa prej bashkëkombësve të mi. Kjo gjë më irritonte e më çonte deri në neveri, duke më bërë të ndihesha edhe më krenar për origjinën time. Keni bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të showbiz-it në Greqi, si Notis Sfakianakis, Anna Visi, Elena Paparizu, Jorgos Mazonakis, Sakis Ruvas, Tamta etj. Sa i privilegjuar ndiheshit për këto bashkëpunime, dhe si erdhën ato te ju? A ju kanë bërë të ndiheshit ndonjëherë keq për origjinën? E vërtetë e gjithë kjo që sapo përmendët. Pata fatin e mirë të bashkëpunoja me këngëtarët më në zë të muzikës greke. I gjithë ky privilegj buroi nga puna ime e vazhdueshme. Këtu, sigurisht që dua të shtoj edhe besimin e tyre ndaj meje, si dhe vlerësimin e punës sime. Bashkëpunimi me

44

këta personalitete të artit grek ishte një përvojë e bukur, por, njëherësh dua të theksoj se nga njerëzit e mëdhenj nuk mund të presësh lëvdata, qoftë edhe të vogla, pasi shumë herë ata gjenden nën presionin e kohës dhe të punës. Do të doja të shtoja këtu edhe një ndër punët e mija. Në Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Athinë, në vitin 2004, në hapjen e tyre ishte brenda programit artistik edhe një ndër krijimet e mia. Eurovizioni, çelësi i suksesit dhe i famës për ty Julian. Në vitin 2008 krijove koreografinë e këngës “Secret combination”, kënduar nga këngëtarja greke Kalomira Sarandi, ndërsa një vit më pas gjendesh sërish po në këtë festival, por këtë herë me këngëtaren shqiptare Kejsi Tola. Ç’mund të na thoni për bashkëpunimin midis dy vendeve? Atëherë, të mos harrojmë se Greqia nuk është atdheu im, por angazhimi im në këtë festival ishte vërtet nder i madh për mua. Njëkohësisht, e konsideroj si dhënien e një “diplome” m i r ë­n j o h j e j e nda j punës sime shumë­

vjeça­ re në Greqi. Këngëtarja Kalomira, me performancën e sa j e ekzekutoi dhe e paraqiti punën time në mënyrën më profesionale. Për sa i përket bashkëpunimit me atdheun tim, do ta qua ja një shkollë shumë të mirë, në të gjitha aspektet. Ngjyrat e flamurit kuq e zi më shkaktuan emocione të thella, nga më të fortat që kisha përjetuar deri në atë kohë si artist. Emocione dinjitoze krenarie, sikurse lot gëzimi, por edhe shumë ankth. Aty, në fakt, ndeza edhe cigaren e parë të jetës time. Aty mësova të bërtas, të bëja make-up, gjithçka që më dukej se, duke vënë dorën time, kompletoja magjinë e asa j nate. Nga të gjitha pikëpamjet, prezenca jonë në këtë pjesëmarrje ishte tepër mahnitëse. Në qoftë se do ju kërkohej, në të njëjtin vit, të paraqiteshit në Eurovizion me njërin nga këto dy shtete, kë do të zgjidhnit dhe përse? Pyetje pak e vështirë kjo ose, më saktë, ndihem sikur po mundohesh të më futësh në grackë. Megjithatë, po të për­ gjigjem me çiltërsinë më të madhe. Nga ana profesionale do të shkoja me cilindo vend që do të kërkonte punën time dhe


Art do u përgjigjej kritereve të mia, por, në rastin konkret, njëra është “nëna” dhe tjetri “babai”. Shqipëria është nëna ime; dhe dihet që fëmija shkon gjithmonë pas nënës. Shqipëria është “nëna” e gjithë shqiptarëve. Si i ka tra jtuar e vlerësuar artistët jashtë vendit kjo “nënë”? A ndiheni të përkrahur e të mbështetur në çdo lloj segmenti? Flas për mbështetjen e Ministrisë së Kulturës apo të organizmave të tjera kompetente. Të jem i sinqertë, nuk kemi ndjerë ndonjë përkrahje – flas edhe në emër të kolegëve të mi – ndihemi tepër të lënë pas dore. Le t’ju tregoj një rast. Në 100-vjetorin e Pavarësisë kishim krijuar një program artistik, por lipsej nevoja për financim, dhe kërkesa jonë nga ambasada shqiptare u refuzua, sepse nuk u miratua nga Ministria e Jashtme dhe a jo e Kulturës. Kështu që ne nuk e paraqitëm dot programin tonë. Do doja që, ndër të tjera, të përmendja faktin se këtë vit në anketën “Njeriu i Vitit” merr pjesë aktori Laert Vasili, i cili është një ndër miqtë e mi më të mirë dhe që njëkohësisht aktron në Greqi, jashtë kufijve. Njerëzit e aftë dhe të suksesshëm nuk ndodhen vetëm brenda vendit, ata janë kudo... Është mirë t’i kujtojmë, t’i vlerësojmë e t’i nderojmë ata. I uroj suksese Laertit! Jeta është një ëndërr e bukur. A e ke prekur ëndrrën tënde ti Julian, në lidhje me profesionin? Ëndrrat e mia e kanë nisur udhëtimin e tyre bashkë me mua, që në moshën katërvjeçare. Unë jetoj çdo ditë me to. Ëndrrat dhe jeta ime reale kanë veç një kuptim, artin. Dikur kisha një ëndërr, por njeriu gjithnjë jeton duke thurur ëndrra, të cilat duhet t’i prekë, t’i realizojë, t’i jetojë dhe mos të ndalë kurrë.

45

Cili është kuptimi i fjalës “idhull” dhe a keni ju idhuj? Gjithçka e lidh përsëri me origjinën dhe vendin ku u rrita e ku hodha hapat e para në fushën e artit. Profesorët e mi, të cilët kishin studiuar të gjithë balet në Rusi, me mënyrën më të përsosur e plot mjeshtëri tejçuan tek unë dashurinë e tyre për artin dhe baletin. Veçoj këtu Panajot Kanaçin. E admiroj dhe e adhuroj për talentin e tij, pasi ai ishte ndër krijuesit kryesorët të Filarmonisë së Shtetit. Ky mund të thuash është njeriu që e quaj të pakrahasueshëm për talentin dhe punën e tij. Por unë nuk besoj tek idhujt dhe nuk krijoj të tillë. Ne kemi edhe shumë koreografë të tjerë të mirë, si Ilir Kernin, Albana Sulejmanin etj., etj. Sipas burimeve të mia, po largoheni prej Greqisë me synim Londrën. Cila është arsyeja e kësa j lëvizjeje? Po, po, je shumë e saktë. Unë po largohem tashmë përgjithmonë nga Greqia, pasi, siç thamë pak më parë, njeriu ka ëndrra dhe është mirë t’i prekë ato. Diçka e tillë po ndodh tani edhe me mua. Do të shkoj në shkollën e baletit “Royal” të Londrës për një tjetër master. Ishte një ndër ëndrrat e mia, e cila më në fund po realizohet. Në mbyllje të intervistës, a mund të na jepni opinionin tua j rreth brezit të ri të talenteve në Shqipëri. Ç’do t’u këshillonit? Ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi shumë talente. Shqipëria lind e prodhon talente të fushave të ndryshme. Për brezin e sotëm, mendoj se i ka të gjitha mundësitë për t’i ndjekur ëndrrat. Besoj në forcën e shprehjes së filozofisë, se asgjë nuk është e pamundur. Përtej talentit, gjithçka arrihet kur punohet me disiplinë. E rëndësishme është të besojmë në to dhe në vlerat që mbartim.

45


Andamion Murataj Fytyra europiane e filmit shqiptar

Filmi “Man of the House” përzgjidhet ndër projektet më të rëndësishme europiane të 2014-s

Blerina Goce

Ë

shtë sa e bukur, aq edhe e vështirë, që pas suksesit me “Faljen e gjakut” të fillojë një tjetër projekt filmik që ka në thelbin e vet historinë autentike shqiptare. Pas tra jtimit të fenomenit të gjakmarrjes, si bashkëskenarist dhe bashkëproducent i “Faljes së Gjakut”, i vlerësuar me Ariun e Argjendtë në Festivalin e Berlinit për skenarin më të mirë, ai po shkruan skenarin e një filmi të ri bazuar sërish mbi një fenoment tjetër tërësisht shqiptar. Këtë herë, kineasti Andamion Murata j po punon për “Burri i Shtëpisë”, një film ku ai është njëkohësisht skenarist dhe regjisor, e që ka në qendër të tij fenonemin e burrneshave shqiptare. Suksesi më i ri është ai i përzgjedhjes, si një ndër filmat fitues ndër 200 propozime filmike nga 29 shtete për “WHEN EAST MEETS WEST”, i cili është ndër eventet më konkurruese dhe më të rëndësishme në Europë për projektet e reja filmike organizuar nga “Friuli Venezia Giulia Audiovisual Fund” dhe “Trieste Film Festival”, në bashkëpunim me EURIMAGES dhe EAVE. Ky sukses vjen menjëherë pas përzgjedhjes si një ndër dhjetë projektet më të mirë për zhvillim skenari në “Puglia Experience 2013”, prej jurisë së përbërë nga skenaristë të shquar në botë, filmat e të cilëve kanë fituar shumë çmime Oscar, si: David McGee (“Life of Pi”), James V. Hart (“Drakula”) etj. Murata j tanimë është duke përfunduar skenarin dhe po përgatitet të kalojë në një fazë tjetër të zhvillimit të filmit. I duhet të punojë gjatë, por ai arrin të gjejë frymëzimin përballë problemeve autentike shqiptare. Në këtë pikëpamje, Murata j beson se rruga e kinemasë shqiptare është europianizimi, por duke rua jtur dhe kultivuar më tej atë çka përbën autencitetin e sa j. Filmi shqiptar dhe publiku shqiptar “Është nevojë e menjëhershme që filmi shqiptar të gjejë targetin e tij natyral: Publikun”, - thotë Murata j. Kësa j ideje duhej t’i ndihmojë edhe hapja e kinemave dhe qendrave kulturore në të gjithë vendin, si dhe duhen gjetur mënyra të reja se si publiku të bëhet faktor në cilësinë e prodhimit të filmit shqiptar. “Shqiptarët kanë shumë histori për të rrëfyer dhe sot është momenti më oportun. Shoqëria jonë ka zhvillime madhore dita- ditës. Kemi lëvizje sociale, kulturore, ekonomike, politike dhe ka një interes dhe angazhim qytetar si kurrë më parë. Kinema ja duhet me domosdo të lëvizë me të njëjtin hap që tashmë po lëviz shoqëria shqiptare dhe t’i përgjigjet interesit të publikut

46

me filma që komunikojnë shqetësimet e tij”, shprehet kineasti Murata j. Shumë nga artistët e filmit mendojnë se tashmë ndihet nevoja që institucionet e filmit në Shqipëri të kenë një platformë të qartë dhe afatgjatë të zhvillimit dhe integrimit europian të kinemasë për vitet e ardhshme, që arritjet e viteve të fundit mos mbeten thjesht sporadike. “Unë jam i lumtur që filmi ‘Falja e gjakut’ theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë në Shqipëri. E vërteta është se publiku i do dhe i ndjek filmat cilësorë. Ne kemi pasur një traditë të hershme dhe të shëndetshme të shpërndarjes së filmit dhe mendoj se të gjithë kineastët tashmë kanë arritur në konkluzionin që duhet të gjenden mënyra të reja e kreative për ringjalljen e


Art traditës së marrëdhënieve së kinemasë me publikun”, thotë Murata j. Valë e Re në kinemanë shqiptare Filmi shqiptar është në kapërcyell, ashtu siç është shoqëria jonë, megjithatë, “Gradualisht kinema ja jonë kombëtare do të gjejë shtratin dhe strukturën e sa j të re. Ne akoma nuk jemi ambientuar me faktin që nuk kemi më kufijtë që kemi pasur. Edhe bashkëpunimet janë krejt sporadike. Kjo domosdo pasqyrohet edhe në cilësinë e filmit që ende nuk po përfiton sa duhet nga momenti historik për të përthithur sa e si duhet energjinë dhe resurset e krijuara nga zhvillimet në ra jon dhe lehtësirat ndërkufitare”. Tashmë është bërë domosdoshmëri hartimi dhe vënia në zbatim e një politikë e qartë mbarëkombëtare të prodhimit kinematografik. Artistët janë të ndjeshëm nda j këtyre zhvilimeve dhe faktor shumë i rëndësishëm janë politikat integruese të strukturave tona menaxhuese shtetërore. Kinema ja shqiptare si e tërë shoqëria shqiptare ka një periudhë rilindjeje. Boll të shikosh përfaqësimin, si kurrë më pare, në festivalet më të rëndësishme botërore të autorëve shqiptarë. Duhet përmendur që një pjesë e mire e këtyre prezantimeve dinjitoze janë nga autore femra të Kosovës gjë që shënon risi në kinemanë tonë. “Me valën e re që ka përfshirë tashmë kinemanë tonë në Shqipëri, Kosovë por edhe më gjerë, institucionet tona kanë oportunitetin për tu shndërruar në nyje ndërlidhëse të prodhimit filmik për vendet e Ballkanit perëndimor”, vëren skenaristi dhe regjisori Andamion Murata j. Modeli i ri i Qendrës Shqiptare të Filmit Andamioni flet plot pasion dhe ka ide të shumta për reformimin e instituciononve që merren me menaxhimin e filmit shqiptar. “Ato duhet të ristrukturohen dhe rivitalizohen për tu vënë në shërbim të zhvillimeve të reja në kinemanë kombëtare, të bashkohen në një entitet nën emrin e thjeshtë: Qendra Shqiptare e Filmit”. Për Murata jn, ky institucion duhet të ketë vizion të qartë integrues dhe afatgjatë, duke ecur në të njëjtin hap me vendet e tjera ballkanike përreth që po shënojnë suksese në arenën ndërkombëtare. “Qendra duhet të ketë tre departamentet kryesore që mbulojnë përkatësisht: grantmaking për zhvillimin e filmit, mbështetje teknike dhe financiare për produksionet si edhe një departament të ri, atë të promovimit dhe distribucionit bashkëngjitur me atë rua jtjes së trashëgimisë filmike. Qendra e re e filmit duhet të ketë projekte të qarta dhe nuk duhet të jetë

thjesht shpërndarëse parash, por, duhet të jetë së pari zhvilluese projektesh. Është ndryshim i madh transformimi nga një institucion që thjesht shpërndan para me mbledhje apo pa mbledhje bordesh, në një Qendër moderne që zhvillon projektet”. Sipas idesë së Murata jt, puna e Qendrës së Filmit, nuk duhet të mbarojë punën me shpërndarjen e fondeve duke shpresuar që një ditë të bukur do të dalë një film i arrirë. Përkundrazi këtu puna e sa j duhet të fillojë. “Çdo skenar që aprovohet në Qendrën Shqiptare të Filmit duhet të kalojë nëpër një sërë grantesh dhe uorkshopesh që i mundësojnë përpunimin e mëtejshëm sipas standardeve më të larta profesionale. Shqiptarët me dy apo tre prodhime filmike në vit nuk e kanë luksin të nxjerrin filma që kalojnë pa lënë gjurmë. Nuk duhet të jetë më normale që një film shqip të mos shihet në kinema, të paktën nga Saranda në Mitrovicë, nga Shkupi në Ulqin. Filmi shqiptar duhet të komunikojë, të argëtojë por edhe të ngjallë debat publik, siç ndodh kudo në botë”. Dhe kjo ndodh, kur filmi mbart pulsin e shoqërisë, kur adreson gjerësisht shqetësimet e sa j, që nga ato të mbartura, si: gjakmarrja dhe pasojat e luftës në Kosovë, tek temat natyrale të tranzicionit para-europian, të tilla si: mjedisi, punësimi apo përballja me trafiqet, deri te marrëdhëniet gjinore”. Janë pikërisht marrëdhëniet komplekse gjinore në qendër të filmit të tij të ri “Man of the House” me personazh kryesor një burrneshë shqiptare. Burrneshat në vetvete ngërthejnë diçka të pazakontë në kinemanë botërore. Janë karaktere komplekse plot dritë -hije. “Burrneshat janë femra që për një arsye apo për një tjetër, kanë zgjedhur të jetojnë hapur jetën si burra dhe pikërisht për këtë respektohen nga komuniteti, – shpjegon Andamioni dhe vazhdon më tutje - Respektimi i të drejtave dhe diversiteti gjinor është një traditë e rrallë dhe e mrekullueshme e njohur në kodin zakonor, të cilën shqiptarët e sjellin me dinjitet këtë vlerë në kulturën europiane”.

47


Një ushqim

F

special, për të ruajtur linjat

estat me miqtë, ngrënia e pakontrolluar, kon­ sumi i alkoolit dhe i koktejeve të ndryshme, tashmë e ka bërë punën e vet. Kthehemi në punë nga pushimet me stresin e akumuluar dhe, gjëja e parë që duhet të bëjmë është ndërgjegjësimi me peshën dhe stabilizimi me vaktet. Mëngjesi është i domosdoshëm për të pasur një ditë më produktive dhe aktive. Këshilla ime personale është qumësht ose lëngje frutash të freskëta me drithëra integrale, si dhe të kufizohen karbohidratet e përftuara nga she­ qernat e procesuara apo ato që përftohen nga konsumi i drithërave jointegrale. Brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me shumë yndyrë, pijet alkoolike dhe konsumi i tepërt i kripës duhen shmangur totalisht. Tejkalimi i sasive të pijeve alkoolike, përveç disekuilibrit nutricional krijon probleme të varësisë, toksikimit e deri në komplikacione si cirroza apo disa tipa tumoresh. Pijet alkoolike e kafeinike nuk janë mjete për t’u hidratuar, kanë elemente diuretike. Mos të fillohet dita me kafe. Molla është e mirë

48

Nga Anila Kalleshi

kundër stresit. Darka e lehtë dhe jo në orët e vona ruan shëndetin. Perimet dhe frutat janë të pa­ sura me antioksidantë, të cilat i duhen organizmit që të mbrohet nga veprimi i radikaleve të lira që organizmi ka më shumicë, nga veprimi i shumë faktorëve. Duhet të jemi mjaft të kujdesshëm që asnjë kategori ushqimore, që balancon raportin nutricional, nuk duhet të eliminohet plotësisht. Peshku i bardhë, midhjet, gafo­ rret janë burim i shkëlqyer proteinash, por, në të njëjtën kohë, janë burim i aminoacideve esenciale. Soja është burim i mirë për balancim të dietës, pasi ka kualitet të lartë të proteinave dhe është e këshillueshme të përdoret gjatë gjithë vitit. Nënproduktet e qumështit me nivel të ulët yndyre i sigurojnë organizmit kalciumin e nevojshëm, proteinë. Kur bëhet fjalë për djathin, përzgjedhja më e mirë do të ishte djathi i njomë jo i staxhionuar. Zgjedhje e mirë janë frutat e freskëta, lëngjet jo të sheqerosura të frutave, perimet e stinës. Në këtë periudhë, përzgjedhja më e mirë do të ishte ananasi, kivi, idet, domatet, agrumet,


sallata, lulelakra, lakra e Brukselit, lakra jeshile dhe brokoli. Yndyrat, mishi i kuq dhe produktet me nivel të lartë yndyre, të reduktohen sa më shumë. Ushqehuni me produkte sa më natyrale dhe eliminoni ushqimet e përpunuara. Ushqehuni me më shumë mish pule, pasi pula është një burim i shkëlqyer i triptofanit dhe aminoacideve. Asnjëherë mos i anashkaloni vaktet. Në qoftë se trupi qëndron gjatë pa ushqim, bie sheqeri dhe rritet dëshira për të ëmbla. Ushqehuni katër herë më shumë me zarzavate e sallata sesa me mish, vezë, djathtë, peshk ose karbohidrate, si oriz, bukë, patate, bishta ja. Çdo ditë është mirë të konsumoni pesë porcione zarzavate të freskëta e të thata. Mund të merret një gotë lëng frutash pa sheqerna në mëngjes; hani një pjatë të madhe sallate për darkë ose dy lloje zarzavatesh. Sasia për vakte nuk duhet ta kalojë sasinë që mba jnë dy duart tua ja. Mundohuni të konsumoni mish të kuq, jo më shumë se tri herë në javë, dhe sasia e porcionit të mos e kalojë 120 gr dhe 175 gr; më shumë përdorni p e s h k u n . Provoni të­ ha­ni fruta të tha­ ta, në vend të ëmbëlsirave.

Zvo­ gëlojeni sasi­ në e gjalpit e të djathit dhe përdorni va jin e ullirit. Në qoftë se hani ushqim që përmban karbohidrate integrale, kjo automatikisht e ul yndyrën në organizëm. Hani sallatë frutash, në vend të akullores. Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Për ta sqaruar këtë, mund ta krahasosh trupin me një makinë që nuk niset, nëse nuk i është hedhur sasia e duhur e lëndës djegëse. Në të njëjtën mënyrë, trupi nuk funksionon mirë, nëse nuk e ka marrë sasinë e duhur të lëndës djegëse. Lënda djegëse për njerëzit quhet lënda ushqyese, pra lënda nga të cilat ne ushqehemi dhe që mund të jenë pjesërisht lëndë që i japin trupit energji ose lëndë që e ndihmojnë trupin të funksionojë më mirë. Këto lëndë ushqyese ne i marrim nga ushqimi që hamë, ndërsa një pjesë e përbërësve në organizmin tonë sintetizohet në sa jë të ushqimeve që ne marrim. Por trupi ynë ka nevojë edhe për minerale të ndryshme që ndihmojnë në rritjen, zhvillimin dhe mirëqenien e organizmit tonë. Padyshim, prej kujtdo janë të njohura nevojat për proteina, vitamina, yndyrna, karbohidrate dhe kripëra minerale. Por të gjitha këto duhen marrë në masën e nevojshme, sepse, edhe kur nuk je i shëndoshë, mund të jetosh jo shëndetshëm. Arsyeja mund të jetë kur ha gjëra që nuk duhen. Pranda j është e rëndësishme të jetosh dhe të hash shëndetshëm, e të mos jesh mbipeshë.

49


Kopertinë

Margarita,

një margaritar mes personazheve Izaura Ndoj Margarita Xhepa, duke folur për revistën “Elite”

P

ër herë të parë Margarita Xhepën e kam takuar në teatër, gati katër vite më parë. E qeshur dhe me një rrezatim në sy, më ngjalli simpati, edhe pse nuk kam arritur t’i ndjek të gjitha interpretimet e sa j në skenë. Është më se e qartë, unë i përkas atij brezi kur filmat shqiptarë dhe teatri u mbuluan nga “pluhuri i harresës”. Pavarësisht momentit, në atë kohë sapo kisha nisur të punoja si gazetare kulture në një nga mediet e shkruara. Ishte fillimi dhe, me atë naivitetin tim prej një va jze të sapodalë nga bankat e shkollës, iu drejtova zonjës Margarita për të realizuar të parën intervistë së bashku. E tani, kur kanë kaluar katër vite, a jo nuk më ka harruar, madje e kujton me deta je atë intervistë. Arsyeja se pse po rikthehem sërish në rrugicën e sa j është

50

Foto: Sonny K. Elson

dokumentari “Margarita”. Takimin e lamë afër shtëpisë së Margaritës. Teksa e madhja Margaritë del jashtë rrugicës, për t’u takuar me mua, i zgjohen kujtimet e intervistës së parë me mua, të cilat janë emocionalisht mbresëlënëse. E tek takohemi me mikun e sa j, “Mjeshtrin e Madh”, regjisorin Kujtim Gjona j, dhe skenaristen Anxhelina Xhara, kuptojmë se ky bashkëpunim ka qenë arsyeja pse ylli i kinematografisë shqiptare ka dashur të udhëtojë sërish nëpër role, për të realizuar për herë të parë një dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së sa j. Teksa shkrua j, nuk gjej fjalë për ta përshkruar atë ndjesi që të fal Margarita Xhepa me buzëqeshjen dhe mikpritjen e sa j. Modeste dhe plot hijeshi, madhështorja Margaritë – pasi kështu më pëlqen ta qua j –


Kopertinë

Margarita Xhepa dhe regjizori Kujtim Gjona j

nis të na rrëfejë se si ka nisur ideja e bashkëpunimit me regjisorin Kujtim Gjona j, për të sjellë në ekran rrugëtimin e gjatë prej më shumë se gjashtë dekadash. “Si ndihem? Sigurisht që ndihem e vlerësuar! Është mirënjohje për punën time dhe do të thosha një faleminderit me shpirt për gjithë punën që po bëjnë në realizimin e këtij dokumentari, sidomos për punën e regjisorit Kujtim Gjona j. Jo vetëm që ka marrë përsipër një punë të tillë, por po e realizon edhe me shumë dashuri. Ka bërë një punë me merak! Dhe kur puna bëhet me merak, gjithmonë i është dhënë shumë përkushtim, shumë nderim. Nderimi im është i vogël, përpara kësa j punë që po bën Kujtimi!”-shprehet plot respekt për kineastin e vjetër artistja e madhe. Porse ky nuk ka qenë propozimi i parë për të realizuar një dokumentar rreth veprës së sa j. “Për realizimin e këtij dokumentari më kanë ardhur mbi tri propozime, jo nuk i kam pranuar. E kush është ai që nuk do t’i pasqyrohet puna, porse, siç thotë edhe një poet, “Lotët nuk të sjellin dhimbje, por dhimbja të sjell lot/Mos thua j o Zot unë kam një dhimbje, por o dhimbje unë kam një Zot, një shpresë”. Pra, kisha shpresë se këtë dokumentar do ta pasqyroja. Dhe, në fakt, janë pasuruar disa role, siç ishin katër rolet që i kisha bërë në Greqi, ose tri-katër filma që kam bërë përgjatë dhjetë viteve. Kështu që pranova tani, aq më tepër të bashkëpunoj me Kujtimin, pasi e njoh nga afër punën e tij dhe gjithmonë kam pasur vlerësimin se është një artist pasionant. I kam ndjekur të gjithë dokumentarët e tij.” Teksa vlerëson bashkëpunimin me kineastin Gjona j dhe skenaristen Xhara, Margarita me lot gëzimi na pohon se nuk ka qenë aspak e vështirë t’u rikthehej sërish roleve, pasi nostalgjia për atë kohë e mban gjallë. “Jo, përkundrazi! Ne tani na mban gjallë më shumë nostalgjia se sa aktiviteti; nostalgjia për rolet dhe veprat që kemi bërë. Aktivizimi në art ka nevojë për moshë. Sigurisht, luan rol edhe mosha e tretë, nda j dhe, herë pas here, kur më bie zilja e telefonit, them: Inshalla ka të bëjë me ndonjë rol! Nostalgjia ekziston. Duke parë këto fotografi kam mall edhe për vështirësitë e punës, jo më emocionet që kemi përjetuar”,- pohon më tej Margarita. Gjatë bisedës vëmë re

51


Kopertinë

se ky dokumentar nuk pasqyron vetëm rolet që janë nëpër arkiva, por, me talentin e sa j artistja Margaritë iu ka dhënë jetë edhe roleve të dramave të antikitetit grek, role që nuk janë arkivuar asnjëherë dhe nuk janë interpretuar për Nga Tirana në publikun shqiptar. Divjakë, Lushnjë, Biseda jonë nisi me një linjë Pogradec, të mirëfilltë, dokumentarin “Margarita”, por teksa më Libohovë e deri në tregon edhe kujtimet e Akropolis të Greqisë, rrugicës ku jeton, zgjohet një është itinerari që tjetër anë e zonjës Margarita, ka përshkruar a jo e të qenit nënë dhe dokumentari kushtuar bashkëshorte e devotshme. “Ah! Nuk di nga t’ia nis Izaura, Margarita Xhepës. për të të rrëfyer sfidat e asa j Gjatë bisedës, regjisori kohe”,- më thotë.- Kam pasur Gjona j na tregon se një jetë plot ritëm. Kam qenë në dokumentar janë nënë e tre djemve çapkënë përfshirë meditime, dhe një bashkëshorte plot përkushtim. Tani që e kujtoj interpretime të them e bindur se pa ndihmën improvizuara e tyre kurrë nuk do t’i kisha enkas për realizuar të gjitha rolet që më dokumentarin janë ofruar. Një rast që më kujtohet ka qenë kur realizohej filmi “Dimri i fundit”. Kur e lexova skenarin më pëlqeu shumë, pasi roli kishte pak fjalë, por kishte shumë mendim, veprim, dashuri, prokupacion nëne. Aq shumë e dashurova rolin, sa isha në dilemë, nëse do ta pranoja apo jo, pasi kisha tre djem dhe bashkëshortin. Por ai më motivoi, edhe pse e dija shumë mirë se do vuanin nga mungesa ime. Tani që i kujtoj është bukur, por sigurisht që familja ka qenë motivi kryesor pse unë jam kaq e nderuar”,shprehet e emocionuar Margarita. E kisha ëndërruar të bisedoja kaq afër me ikonën e skenës, “Artisten e Popullit” të teatrit dhe filmit shqiptar, me këtë grua plot sharmë, edhe pse tashmë mban mbi shpatulla vite... Teksa largohem nga Margarita, them me vete: Ç’ka pasur më shumë Marilyn Monroe sesa Margarita Xhepa?!

52


Kopertinë Kujtim Gjona j: Dokumentari për perlën e skenës dhe ekranit shqiptar “Margarita është një artiste tepër e çmuar, e vlerësuar dhe shumë e rrallë. Përse e rrallë? Është e rrallë, sepse ka një fuqi aktoreske të përsosur në teatër, film apo dhe kur reciton.” Kështu e portretizon figurën e të madhes Margarita Xhepa regjisori Kujtim Gjona j. Nga Tirana në Divjakë, Lushnjë, Pogradec, Libohovë e deri në Akropolis të Greqisë, është itinerari që ka përshkruar dokumentari kushtuar Margarita Xhepës. Gjatë bisedës, regjisori Gjona j na tregon se në dokumentar janë përfshirë meditime, interpretime të improvizuara enkas për dokumentarin, por dhe të nxjerra nga Arkivi i Filmit, të realizuara gjatë gjithë karrierës së sa j artistike, si dhe rreth 30 intervista me njerëz të elitës të kulturës shqiptare. “Janë marrë rreth 30 intervista, ku bëjnë pjesë njerëz të artit, si “Skulptori i Popullit” Muntaz Dhrami, regjisorët Pirro Milkani dhe Saimir Kumbaro, dramaturgët Ruzhdi Pulaha, Enver Kushi, aktorët Tinka Kurti, Lazër Filipi etj. Është një elitë kulturore që jep vlerësime për të.” Për kineastin Kujtim Gjona j, aktorja Margarita Xhepa është një gur margaritari në margaritarët e shquar të artit shqiptar. “Ajo ka vlera të pamohueshme, qofshin artistike, humane, bukurie. Ideja për filmin lindi thjesht. Ne të gjithë e njohim aktoren Margarita Xhepa, jemi rritur me rolet e sa j, të cilat a jo i interpretonte në skenë. Shkallë-shkallë ne u rritëm edhe me prezencën e sa j në filma. Ideja për të bërë një film për Margaritën mund t’i lindte kujtdo, por unë kam pasur dëshirë të bëja diçka për aktoren, sepse e vlerësoj jo vetëm si artiste të madhe, por, në radhë të parë, vlerësoj shpirtin e sa j, zemrën e madhe që a jo ka, humanizmin e madh që i buron nga zemra. Por kjo ide u konkretizua kur kolegia imja e Kinostudios, Angjelina Xhara, më dhuroi një libër për aktoren. Këtu u ngjiz mendimi dhe ideja për të bërë diçka për Margaritën. Angjelina ka shkruar një skenar plot frymëzim dhe dashuri për aktoren. Bazuar në këtë skenar, ne kemi filluar filmin për Margarita Xhepën, që do të titullohet “Margarita”. Ky është dokumentari i parë që bëhet për aktoren tonë të madhe dhe të shquar, brilanten e skenës dhe kinemasë shqiptare. Margarita Xhepa është një aktore që ka lua jtur mbi 150 role në skenën teatrore, një aktore që ka në bagazhin e vet mbi 33 filma artistikë. Filmi dokumentar “Margarita” zgjat rreth 60 minuta. Skenari është realizuar nga Angjelina Xhara, kurse xhirimet janë bërë nga kameramani Kristaq Janushi.

53


Mbi rolin e diplomacisë kulturore në rritjen e imazhit dhe integrimit europian të vendit nga Fate Vela j (Këshilltar për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane, pranë Kryeminstrit Edi Rama)

P

as ardhjes në Tiranë nga i famshmi Forum Europian i Alpbach-ut, (28-31 Gusht 2013) ku u takua me presidentin e Komisionit Europian, Jo­ se Manuel Barroso, atë të Austrisë, Heinz Fischer, si dhe me ministra e personalitete të larta europiane, me të cilët bisedoi mbi rilindjen europiane shqiptare, ëndrrën e madhe që u rizgjua pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Fate Vela j, tashmë me cilësinë e këshilltarit për Diplomacinë Kulturore pranë Kryeministrit Edi Rama, sjell një analizë dhe disa ide mbi rolin e kulturës dhe diplomacisë

54

kulturore në rritjen e imazhit dhe integrimin europian të vendit. “Përgjegjësia fillon nga ëndrra” me këtë përkufizim të William Butler Yeats do doja unë t’i fillojë analizat e mia mbi rolin e artit dhe kulturës në ngritjen

E ardhmja jonë und europiane nuk m isë t’i lihet më rastës dhe ëndrrave të të të papërgjegjshme e pa­përgjegjshmëv

e ndërgjegjes kombëtare, rolin e artistëve si mendimtarë e ko­ rrektues të shoqërisë, thellimin e dialogut ndëra jonal si dhe peshën që ata duhet të mba jnë në procesin e integrimit dhe rilindjes europiane të vendit. Shprehja popullore “ëndrra nuk kushton” për mendimin tim mund të ketë pasoja katastrofale për personin vetë, e ndoshta dhe për një popull të tërë, nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës. Kjo për arsyen e thjeshtë se njeriu i papërgjegjshëm dhe ëndrrat i shikon të “papërgjegjshme” dhe nëse


Diplomaci

ky person ka një pozicion vendimmarrës atëherë zbatimi i këtyre ëndrrave në realitet ka pasoja për gjithë njerëzit. Shqipëria është europiane jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe nga ana shpirtërore e kulturore, dhe unë me bindje të plotë gjatë gjithë punës sime në dhe për Europën kam pasur në mendje shprehjen e famshme të Paul Valéry se “absolutisht europiane është gjithçka që vjen nga tre burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”. Duke qenë se gjeografikisht Shqipëria ndodhet në rrjedhën e këtyre tre burimeve ka bërë që a jo prej këtyre prurjeve të “ngopet shpirtërisht”, e si pasojë edhe “fryrjet dhe der­ dhjet në det” i ka pasur europiane, ku nga të cilat sot kemi pasuri e krijimtari të shumta, pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ashtu siç kanë përfituar edhe shtete të

tjera në Europë, që dhe ato u “ngopën” nga këto tre prurje, e që në rrjedhën e viteve krijuan fizionomitë e tyre unikale. Tashmë, kur të gjithë ne, përpara syve kemi një ëndërr, një ide e një qëllim, atë të anëtarësimit në familjen e përbashkët euro­ piane, është detyrë e të gjithëve të vëmë në lëvizje shpirtin, mendjen e trupin se si këtë pasuri e trashëgimi të madhe kulturore ta vëmë në funksion të zhvillimeve të ardhshme të vendit. Nëse unë do të shtroja pyetjen se cili është roli i kulturës në procesin e integrimit europian të vendit do ti përgjigjesha se është vendimtar. E ardhmja jonë euro­ piane nuk mund t’i lihet më rastësisë dhe ëndrrave të papërgjegjshme të të pa­ përgjegjshmëve. Detyra jonë imediate është të mendojmë se si nga pasuria jonë kulturore të pasurojmë politikën aktuale, sesi ta frymëzojmë atë nga

identiteti ynë dhe mbi të gjitha se si të krijojmë politika e strategji kulturore për t´u paraqitur si pjesë e denjë e identitetit të përbashkët, atij pluralist europian. Imre Kertezs, fitues i çmimit Nobel për letërsi, në një shkrim mbi “trashëgiminë mbresëlënëse të Europës” që ma dërgoj me rastin e inaugurimit të projektit tim “100 hapa drejt Europës” ndër të tjera shkruante se: “...një civilizim që vlerat e tij nuk i ka të qarta, apo vlerat e tij i lë në baltë është i destinuar të marrë rrokullimën e t’i dridhen gjunjët. Nuk do të jetë vonë kur të vijnë të tjerët që do të shpallin vlera të tjera dhe në gojën e këtyre të tjerëve ato nuk do të jenë me vlera, por pretekste e fasada për pushtet absolut dhe të shkatërrimit të pakufizuar”. Arti e kultura i jep Shqi­përisë, dhe jo vetëm asa j por të gjitha shteteve, identitetin e tyre, e

55


Diplomaci që së bashku përbëjnë identitetin e përbashkët europian. Unë përfaqësoj këtu bindjen time të thellë që, Unioni Europian përpara se të jetë një union i fuqishëm ekonomik e politik mbi të gjitha është një union vlerash, një union social e kulturor. Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde Krijimi i një diplo­macie kultu­rore e cila është e orientuar drejt të ardhmes së për­ba­shkët euro­ piane është një rëndësie të veçantë në këtë kohë të tranzicionit final. Ajo do të ketë si bërthamë të sa j qëllimin se si ne me bindje të plotë do të krijojmë ingranazhet për transmetimin e ideve në rrugën që tashmë kemi zgjedhur për të va jtur në “Europë” duke u bërë kështu promotorë të një rilindjeje të re shpirtërore, rilindje kjo që për mendimin tim fillon që nga librat e shkollave; pra duke vendosur nëpër tekste jo vetëm të kaluarën e lavdishme nacionale e internacionale, që shpeshherë ka qenë e dhimbshme dhe e përgjakshme, por në to të pasqyrohet dhe e ardhmja e për­ bashkët dhe perspektiva europiane. Në këtë mënyrë “ideja Europë”, që për shumë nga ne është aq joshëse, të jetë e ankoruar fortë në ndërgjegjen e secilit, përpara se ai (dikush) të bëhet vendimmarrës. Nxë­ nësve të shkollave duhet t’u bëhet e qartë se nuk je vetëm tiranas, durrësak apo vlonjat por mbi të gjitha je shqiptar i kontinentit europian. “Europa nuk fillon në Bruksel apo në Strasburg: Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde” – do të dëgjoja unë të thoshte në një konferencë në Berlin, Hans Gert Pöttering, President i Parlamentit Euro­pian, në një debat mbi identitetin europian. Por që rruga e zgjedhur të ketë vazhdi­­mësi e të ardhme, është e domosdoshme të ketë dhe institucione, ashtu si dhe struktura që mendojnë në mënyrë europiane. Dhe për këtë, duhet të jemi të motivuar për idenë e Europës, të kemi një ngazëllim për vlerat e sa j, e mbi të gjitha të mendojmë si europian. Vetëm në këtë mënyrë mund të prishim muret e fundit

56

mental e ndarës, që i kemi akoma përpara në rrugën tonë për Bruksel. Ish-Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker, do të thoshte me të drejtë në Berlinin e bashkimit se: “...nuk është Europa brenda kufijve të mureve a jo që mund të pa jtohet, por një kontinent i tërë që kufijve ua merr natyrën e tyre ndarëse”. Procesi i integrimit europian në vetvete është një proces integrimi shpirtëror, dhe në këtë mënyrë arti e kultura të cilat burimin e kanë te shpirti e te ndjenja mund të lua jnë një rol të rëndësishëm në krijimin e ima­ zhit pozitiv të Shqi­ përisë në arenën ndërkombëtare pasi a jo krijon momente të “kthimit të kokës dhe vëmendjes” drejt sa j, e në këtë mënyrë duhet të shikohet ndryshe dhe të merret seriozisht. Arritjet e mëdha individuale të artistëve shqiptarë kanë bërë e do të bëjnë që imazhi i vendit të ndryshojë në sensin pozitiv, po ashtu të jepen shembuj të një kulture tjetër të dialogut, larg atij dialogu që përdoret me politikanët. Shqipëria mund të jap një ndihmesë të madhe në pa­ surimin e jetës kulturore eu­ropiane, pasi fuqia e Europës nuk qëndron vetëm te ekonomia apo te mundësia që a jo i jep dialogut të kulturave, por dhe në hapësirën e nevojshme që ato kërkojnë për t’u takuar, pasta j ta shikojnë njëra-tjetrën nga i njëjti kënd­ vështrim. Në bërthamën e tyre këto kultura vijnë nga e njëjta origjinë, gjë që do ta konstatonte përpara 400 vjetëve edhe Voltaire, i cili do të thoshte se: “...4/5 e kulturave të popujve të Europës është e njëjta gjë...”.Shqipëria paraqitet në arenën ndërkombëtare me dy pamje: atë të arritjeve të suksesshme individuale në fushën e artit e kulturës, si dhe atë të papërgjegjshme nëpërmjet partive politike të përfaqësuara nga drejtuesit e tyre. Ky antagonizëm i thellë është i dëmshëm dhe në këtë mënyrë i papranueshëm dhe për për­­­ mirësimin e këtij imazhi del një detyrë imediate


Diplomaci për korrektimin dhe krijimin e axhendave efikase në fushën e politikës së jashtme, atë të integrimit nëpërmjet kulturës. Europa është kulturë dhe si pasojë edhe politikanët e sa j vijnë nga hapësira kulturore. Duke u nisur nga ky fakt është mëse i nevojshëm që diplomacia kulturore të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit, në mënyrë që të arrihet një integrim sa më i shpejtë në strukturat europiane. “Diplomacia kulturore duhet të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit” Për ta arritur këtë qëllim duhet: 1 - Bërjen prezente të trashë­­gimisë kulturore në institucionet më të larta të kulturës e politikës europiane si pjesë e identitetit të për­bashkët europian. Por, kjo nuk do të thotë të tregojmë se ne kemi ngelur vetëm te disa gurë, shtylla e mozaik në Apolloni, Butrint, Dyrrah e Amantia apo epoka të tjera të historisë. Nëse do i referohesha Gustav Mahler-it, atëherë do të përdorja shprehjen e tij se “traditë nuk do të thotë mba jtja e shpuzës, por çuarja më tutje e flakës”. Në këtë kontekst del për detyrë që të transmetojmë në Europë jo vetëm epokat e ndriçuara të civilizimeve në të cilat vendi ynë ka qenë pritës e që i ka zhvilluar vetë ato, por dhe zhvillimet e tendencat avangarde e bashkëkohore, nga e cila kemi shembuj mbresëlënës. Në këtë mënyrë i paraqitemi opinionit ndërkombëtar si një vend i orientuar nga e ardhmja e si pjese përbërëse e zhvillimeve botërore. 2 - Kultura luan një rol të dyfishtë: nga njëra anë a jo jep mundësinë për njohjet reciproke dhe nga ana tjetër a jo jep mundësinë për të qenë solidar me njëri-tjetrin, duke qenë se vijmë nga e njëjta hapësirë kulturore. Kjo do të thotë që ne duhet të nxisim iniciativat ra jonale e internacionale për thellimin e dialogut interkulturor e njohjen e përkatësive vetjake e të përbashkëta, duke e kthyer Shqipërinë me cilësitë e sa j tashmë të njohura dhe të respektuara nga e gjithë bota, siç janë ato të tolerancës fetare dhe pasurisë së trashëguar, në një qendër të debateve mbi të ardhmen europiane të ra jonit. Zbatimi në praktikë i këtyre orientimeve për marrjen e fryteve të dëshiruara, e në këtë mënyrë t’i afrohemi sa më shumë e sa më shpejtë qëllimit të përcaktuar, kërkon marrjen e disa masave të menjëhershme, siç janë: 1 – Krijimi dhe zbatimi i strategjisë mbi politikat e diplomacisë kulturore, siç është në disa vende kyçe të Europës, të cilat e shikojnë atë si një nga shtyllat bazë të politikës së jashtme të shtetit, duke e konsideruar kulturën si eksportin nr. 1 të tyre.

2 - Mba jtja e kontakteve dhe përmirësimi i tyre me të gjitha institucionet politike, artistike dhe kulturore nëpër botë. Gjetja e partneriteteve të reja dhe bërja e qartë e rëndësisë dhe ndihmesës që ka dhënë dhe jep arti e kultura shqiptare në historinë botërore, si dhe opsionet që a jo ofron e krijon në thellimin e dialogut ndërkulturor si bazë e një bashkëjetese paqësore në kohët e sotme. 3 – Hapja e perspektivave dhe ndihmës për të gjitha iniciativat që kanë si bazë strategjike paraqitjen në institucionet më prestigjioze të artit, kulturës e politikës europiane të Shqipërisë si një vend i orientuar drejt Europës, pa lënë asnjëherë pas dore krijimin e infrastrukturës dhe mba jtjen në stadin më të lartë të institucioneve aktuale të artit e kulturës në vend. Këto ishin disa ide paraprake mbi atë se ku duhet të orientohen diplomacia kulturore në të ardhmen dhe si ato do të vihen në shfrytëzim të integrimit europian të vendit. Siç thashë janë ide mbi të ardhmen dhe nëse unë do t´i kthehesha kujtesës, asa j të kohës së realizimit të ciklit tim të pikturave me temë “kujtime nga e ardhmja” patjetër që do të më kujtohen dhe disa ide të mikut tim, kancelarit austriak Alfred Gusenbauer, i cili në këtë kuadër do të më shkruante se: “...normalisht është në kundërshtim me rrjedhojën e çdo lloj arsyetimi që të kesh për ‘kujtimet nga e ardhmja’. Deri më sot kjo kategori të menduari i përkiste vetëm Hollywood-it. Por, fakt është se secili prej nesh në mënyrë individuale ose kolektive krijon idetë e tij mbi të ardhmen dhe njëkohësisht farkëton pla­ne për të nesërmen ose të pasnesërmen...” - më tutje ai do të vazhdonte se “ tashmë në shumë nga vendet e Europës Jug-lindore ekziston një perspektivë europiane... Bashkimi Europian duhet që në vitet e ardhshme të bëhet për të gjithë një realitet dhe po aq normal sa u bë Vjena shtëpia e Fate Vela j. Detyra e artit është dhe duhet të jetë që këtë proces të europianizimit ta mba jë mbi shpatulla dhe mbi të gjitha ta shohë atë me sy kritik. Arti nuk përben vetëm realitetin, por ai e rikrijon atë ”. Realizimi i veprave të artit dhe kulturës është një “work in progress” (punë në progres) dhe burimi i tyre janë ndjenjat që burojnë nga shpirti. Këtu mua më duhet të sjellë në vëmendje një europian të madh, Jacque Dellors, i cili në Parlamentin Europian do ta lëshonte thirrjen “une ame pour l´Europe” (t´i japim një shpirt Europës). Dhe nëse Dellors do të bënte këtë thirrje, unë, me bindje të plotë dhe zë të lartë do të thosha: “t´ia kthejmë shpirtin Shqipë­risë”.

57


Rubrika Film

Jamil Dehlavi

rrëmben çmimin në TIFF

“S

even lucky gods” u vlerësua filmi më i mirë, në TIFF 2013 (Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë). Regjisori Jamil Dehlavi ishte i pranishëm në Tiranë, ku së bashku me vlerësimin morri dhe trofenë për filmin e tij të përzgjedhur si më i miri, në edicionin e 11-të, festivalit të filmit në metropol, i cili për nëntë ditë u kthye në ngjarjen më të rëndëishme kulturore. Filmi tra jton historinë e një emigranti shqiptar në Londër. Juria ndërkombëtare e filmit artistik, e për­ bërë nga producenti Katriel Schory, skenaristi Ylljet Aliçka, drejtori i fotografisë Afrim Spa­ hiu, regjisori Dimitris Koutsiabasakos dhe drejtoresha e festivalit të filmit “PriFest” në Kosovë, përzgjodhën si filmin më të mirë të kësa j kategorie “Seven Lucky Gods”, me regjisor Jamil Dehlavi. Një prodhim britanik, ku rolin kryesor e luan aktori shqiptar Kreshnik Xhelila j. Pas trofesë, regjisori Dehlavi çmimin ia dedikoi trupës së aktorëve dhe në veçanti Xhelila jt, sipas të cilit ka bërë një “interpretim të jashtëzakonshëm” Në ta­ petin e kuq në Kinemanë, “Millenium”, parakaluan mjaft artistë shqiptarë dhe të hua j të ardhur

58

enkas për këtë eveniment, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, ambasadorë të akredituar në Tiranë si dhe mjaft artëdashës. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishem, e po ashtu dhe kryebashkiaku i Tiranës si dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ishin të ftuarit specialë të mbrëmjes, të cilët ndanë dhe çmimet më të rëndësishme. Basha, një nga mbështetësit kryesorë të Festivalit ndau edhe çmimin e publikut, që i shkoi filmit “Silence”, ku e konsideroi TIFF si një kartëvizitë të Shqipërisë në arenën kinematografike ndërkombëtare. Ai falenderoi kineastët e hua j, që sollën përgjatë 9 ditëve eksperiencat dhe kulturat e vendeve të tyre dhe e kthyen Tiranën në një qendër të vërtetë kulture. Ndërsa Kryeministri Rama ndau çmimin e montazhit që mbante emrin e një mikut të tij të hershëm, Luc Barnier, i ndarë nga jeta një vit më pare.Këtë çmin I’a dorëzoi ambasadores franceze në Tiranë. “Shpreh admirimin për rritjen e këtij festivali, të cilin e nisëm bashkë. Ashtu si edhe Luc Barnie e përdorte shpesh: Rruga është e gjatë, zemrat peshë”, tha ndër të tjera Rama, i cili dorëzoi çmimin për filmin “Humus”.


Film Çmimin e regjisë më të mirë e mori regjisori grek Thanos Anastopoulos për filmin “The Daughter”, ndërsa skenari më i mirë u shpall ai i filmit spanjoll “The kids from the port”. Çdo kategori filmi pati fituesit e vet. Edicioni i këtij viti do të mbahet mend, jo vetëm si më i gjati, prej plot 9 ditësh, por edhe për emrat e kineastëve të mëdhenj që vizituan Tiranën gjatë ditëve të festivalit. Mund të përmendim regjisorin dhe skenaristin francez Yves Boisset, që pas 40 vitesh u rikujtoi shqiptarëve filmin e famshëm “Atentati”, i njohur në Shqipëri si “Çështja Sabiel”. Një tjetër emër i madh i kinematografisë botërore që ishte pjesë e këtij edicioni ishte producenti Don Boyd, i cili prezantoi para publikut shqiptar filmin “Aria” (1987), ku njëra prej pjesëve, e drejtuar nga regjisori Nixolas Roeg, i kushtohej atentatit të Mbretit Zog në Vjenë, përpara Teatrit Shtetëror të Operës, si dhe filmin me regji të Mark Cousins “Here be dragons”, që i kushtohej i gjithi Shqipërisë.

ÇMIMET E FESTIVALIT regjisor Jamil Dehlavi, Britania e Madhe Filmi më i mirë: “Seven lucky gods”, me për filmin “The daughter ”, Greqi Regjia më e mirë: Thanos Anastopoulos ”, me regji nga Alberto Morais, Spanjë Skenari më i mirë: “The kids from the port regji nga Iulia Rugina, Rumani Kamera më e mirë: “Love building”, me cë us”, me regji të Frederic Labonde, Fran Montazhi më i mirë: “Luc Barnie”: “Hum , (pas vdekjes) Çmimi i Karrierës: Regjisorit Endri Keko Aktorja më e mirë: Sabina Alimani Tear ” nga Layth Abdulamir Dokumentari më i mirë: “The Executioner’s Fatih Yzdemir, Turqi Filmi më i mirë ballkanik: “Shift 12-48” nga ” nga Lulzim Sula Filmi shqiptar më i mirë: “Unë, deti dhe… Franc Priska Filmi më i mirë i studentëve: “Amen”, nga Pelle Folmer Filmi i shkurtër më i mirë: “Damn Girl” nga rs” nga Augusto Zanovello Filmi më i mirë i animuar: “Women’s lette ocks” nga Carlo Sampietro Filmi më i mirë i animuar: “Tamburine butt Leousi Cobeaga dhe “Generator” nga Nikoleta Çmimi i medias: “Democracia” nga Borja Çmimi i publikut: “Silence” nga Bekim Guri Nart Zeqira j Çmimi i organizatorëve: “Worthless” nga

59


Meditim

Realiteti sot Ë

shtë përgjithësia e secilit prej nesh të bëjë realitet ëndrrat e tij. Elitare është padyshim njohja e vetes. Dhe pas sa j vijnë ëndrrat, terreni katërcipërisht ndikues rreth qenies sonë, njohja me realitetin gatuar me idealizëm, e palodhshmja puna me veten e të tjerët, dhe përgjegjshmëria, për mos lënë në asnjë mënyrë jashtë modestinë, kjo e fundit është vlerë gjeniale. Përmend aktorët kryesorë të ekzistencës sonë sepse nga gjallesat e tjera na mban të lartësuar llogjika e mendimi, arsyetimi i bën pritë instikteve tona. E mira thonë se vjen nga ushtrimi sa më pak i instikteve, që në të vërtetë për besimtarët e thekur e moralistët ka rezultuar ushtrim i suksesshëm, trupor, mendor e shpirtëror. Ndërkaq “rebelët” dhe ëndërrimtarët i kanë veshur ngjyrat më të bukura të natyrës pikërisht instikteve. Kanë rrezikuar më shumë, ama jeta instinktive prej Piter Pani u është bërë si një aventurë e stërmadhe përrallore. Mes llogjikës dhe instiktit, ka gjetur përherë prehje debati i madh mbi dashuritë, ekzistencën. E kush nuk infektohet nga kjo sëmundje?! Ca i besojnë e ca jo, disave i është thyer zemra, e disa kanë thyer zemra. Dashuria, gjithëherë bashkëudhëtare në rrugëtimin tonë të gjatë, a të shkurtër, paralel me gjithëfarë ndjesish të tjera që vijnë nga gjithëkush e gjithëkund. Çfarë nuk dinim dje ja që e dimë sot, e atë që do të ndodhë nesër nuk ka se si ta dimë kurrësesi, por duke e ëndërruar e dëshiruar, duam apo s’duam ne, duke menduar pozitivisht, ka gjasa që ëndrrat tona të realizohen. Pozitivizëm dhe luftë e shpallur nda j skepticizmit. Dhe në më të shumtën e kohës ne zgjedhim ata që tek ne rilindin dëshirat dhe pozitiven, në mendim dhe ndjesi, ndjekim atje ku flemë rehat dhe ngrohtë. Zakonisht ne i druhemi dyshimeve dhe gjykojmë paragjykimet e mosbesimin. Por, ndonjëherë, në brendësi apo sipërfaqje të shpirtit, e rëndësishme mbetet ndjesia e gjithësecilit dhe produkti i unitetit të përsonit me personin, apo personit me objektin…e për të tejkaluar dhe vetë shkencën, unitetit objekt me objekt. Paskësa j, mund të dalim në përfundim se ndryshimet e mëdha, tanimë me evolimin e gjithçka je shohim e prekim, nuk janë tek

60

vlerat tona por tek sistemet e besimit. Pra nuk e themi dot se janë vlerat ato që nuk përputhen thjesht nga a jo se besimet tona janë të ndryshme. Por cfarë duhet të dimë ne? Më shumë rreth atyre për të cilat nuk dimë dhe aq shumë. Në Shqipëri, po aq sa cdo ditë mësojmë gjëra të reja, aq dhe jemi patinator rreth së njëjtës pistë historish, reagimesh, rregullash e besimesh. Po t’ju them se një nga arsyet përse na trishton rutina, është fakti që ata që shpesh predikojnë më shumë moral janë pikërisht ata persona që më pak kuptojnë rreth moralit. Për të ilustruar këtë, po ju kujtoj se, edhe pse morali në fund të ditës mbetet i pavarur, ai kërkon që ne ti peshojmë interesat tona kundrejt interesave të të tjerëve. Pra është mëse e kuptushme që ne të kujdesemi për veten, që t’i japim me kujdes makinës në rrugë, pra për të mbrojtur veten të jemi në përputhje me rregullat e shtetit, por njëkosisht dhe kujdesja nda j të tjerëve është mëse e domosdoshme. Kësisoj, kur e bëjmë dicka për veten të mendojmë dhe ndihmojmë veten, duhet të mendojmë dhe ndihmojmë dhe të tjerët, e kështu e bëjmë një vend më të mirë, për vetveten dhe për të tjerët njëkohësisht. Nëse do të mendohet dhe veprohet në këtë cilësi, padyshim që do të kemi një jetë më të mirë, një botë më të mirë.  Për ta përmbyllur me debatin më të pëlqyer, duke dashur vetëm veten, nuk kemi kohë dhe s’lëmë shumë hapësirë për të dashur të tjerët, për të dashur përtej vetes. E kjo frymë përcohet lehtë dhe me shpejtësi në ambjentet më të vogla në ato të mëdha. Nga qytezat më të vogla në ato më të mëdha, në qytete e në shtete. Dhe kështu mbahet gjallë fryma e së mirës e harmonisë së përbashkët. Kuptohet që individualizmi është lufta që secili nga ne do të arrijë, por fitorja nuk do të shiojonte me veten njësoj si ta ndash atë me të tjerët. Jeta na ka treguar se kur festa e gëzimi fillon në një hapsirë të vogël, tendenca është të shpërhapet. E kështu dhe me ëndrrat e mendimin pozitiv. Bëjnë mirë të marrin dhenë. Haris Vongli


Gjeni

Joel Dudushi:

Synoj të bëhëm aktore J

oel është vetëm 9 vjeç. Është va jza e moderatorit të njohur Alban Dudushi dhe e aktores Nigda Dako. Joel është një fëmijë i shkathët dhe i zgjuar. Tepër çapkëne dhe oratore, a jo këtë numër reviste vjen në rubrikën “Gjeni”. Ndjek një shkollë në kryeqytet, shkon mirë me mësime, merr pjesë ndonjëherë dhe në televisione dhe flet fare hapur e pa kurrëfarë emocioni. Së fundmi ka aktruar një rol për fëmijë, në filmin ku lua jnë Ndriçim Xhepa dhe Luli Bitri. E ka emocionuar, kënaqur dhe lodhur impenjimi si aktore, por sërish dëshira e sa j e momentit është të bëhet aktore si mami Nigda. Por a jo edhe kërcen bukur, pikturon dhe noton. Joel rrëfehet në mënyrë të sinqertë për revistën “Elite”.

61


Gjeni Joel sa vjeç je dhe në ç’shkollë shkon? Si shkon me mësime? Jam 9 vjeç dhe shkoj në shkollën “Fan Noli”, shkoj shumë mirë me mësime. Çfarë notash merr dhe cila është lënda më e preferuar? Lënda ime e preferuar është gjuhë-lexim dhe dituri. Marr vëtëm 10-ta. Cilat janë pasionet e tua? Pasioni im është moda dhe piktura. Kohën e lirë si e kalon, ç’të pëlqen të bësh? Kohën e kaloj me ‘I pad’ tim të dashur, duke lexuar shumë e duke dëgjuar muzikë. Ka ndonjë sport që ti e pëlqen, përveçse biçikletës? Noti, kam 3 vjet që e frekuentoj. Të pëlqen ekrani? Shpeshherë të kam parë dhë të adaptohesh këndshëm në kamera. Pak a shumë. Di që ke lua jtur dhe në një film, mund të na tregosh pak për këtë eksperiencë? Ishte në fillim shumë po shumë emocionues, pasta j u bë pak e vështirë dhe shumë e lodhsh­me, meqë isha aktore kryesore. Të pëlqen të bëhesh aktore si mami? Shumë, synoj që të vazhdoj këtë rrugë. Je va jza e një moderatori të njohur, Alban Dudushit. Si ndihesh për këtë? Shumë kenare që kam një baba të zgjuar dhe që del pothua jse çdo natë në televizion. Mund të më thuash pak qytetin dhe vendin që ke viztuar dhe të ka mbetur në mëndje? Butrinti, sepse është një qytet antik dhe shumë i lashtë. Me kë i ndan më së shumti sekretet? Me babin apo me mamin? A mund të dimë dhe ne ndonjë sekret të bukur tëndin? Me të dy… Sekret nuk di, tani s’më kujtohet ndonjë. Çfarë të pëlqen të bëhesh kur të rritesh? Tani për tani mendoj, aktore…

62


Estetikë

Për një look trendy

“Ombra” & ”Smoky eye” nga Diana Matrisi Make up, Charme etèrne

F

lokët janë një tipar thelbësor dhe i rënd­ ësishëm i gjithësecilit prej nesh. Padyshim ato marrin një pjesë të rëndësishme të kohës dhe vëmendjes së gjithsecilit nga ne. Po cilat janë ngjyrat, tendencat prerjet dhe kujdesi që duhet të tregojmë për to në këtë stinë paksa të ftohtë?! “Ombra” është tendenca më e përhapur e flokëve kohët e fundit. Kemi mundësi të zgjedhim gjith ngjyrat, të ngrohta të ftohta. Është mënyra e drejtë për të qenë në trend dhe duke evituar lyerjet e shpeshta, dhe pa i dëmtuar flokët … Ju propozojmë idetë për të qenë të kohës që flokët e tua të jenë të veçanta dhe shumë “trendy”. Ngjyrat që propozohen janë e kuqja, portokallia, bjonde, rozë dhe lejla... Përsa i përket “make up”

N

buzët e kuqe dhe sytë “smoky eye”. E kuqja e kumbullës, e borronicës janë të pa evitushme për këtë stinë.... I kuqi i jep buzëve një pamje “seksi rock dramatic” dhe të lë shijen e një fmere të kuruar. “Smoky eye” këshillohet në mbrëmje, gjithmonë duke zgjedhur ngjyrat e duhura dhe formës së syrit që i shkon. “Smoky eye” vë në dukje sytë dhe nxjerrë në pah ngjyrën dhe formën. Ky lloj “make up”-i i jep syrit një dimension hiptonizues portretit, pa harruar linjat e penelit që këtë vit janë frymëzuar nga Emy Whinehous ...

Ngjyrat dhe tendencat për festat e fundvitit

ë dimër duart duhen mbrojtur duke u rezervuar atyre një tra jtim të veçantë. Përvecc tra jtimeve specifike për zbutjen e tyre, e rëndësishme është që thonjtë të jenë të kuruar dhe joshës, aq më shumë dhe aktualisht me afrimin e festive të fundvitit. Përsa u përket ngjyrave për vjeshtë/dimër 2013-2014,koloret më në trend janë prunja, jeshile smerald, ngjyrat kaki, blu në gri, e kuqe bordo dhe ngjyrat metalike. Gjithashtu ngjyrat natyrale, nude, mbeten gjithmonë të preferuara nga zonjat dhe zonjushat. Shumë të kërkuara në këtë stinë janë dhe aksesorët në forma të ndryshme si fjongot apo gurët. Këtë sezon shohim një tendencë të thonjve të shkurter dhe në ndryshim nga vera që dominonin thonjtë me ma jë, forma aktuale është midis ovales dhe katrores. Me afrimin e festave këshillohen ngjyrat metalike, bordo, të dizenjuara me figurat apo xixat që krijojnë një ylber ngjyrash të cilat përshtaten me atmosferën festive.

Dasareta Mitrollari (estetiste) Charme etèrne

63


Ekonomi

Ditët AustriakoShqiptare 2013 S

i vitin e shkuar, edhe këtë vit “Ditët Austriako-Shqipëtare” rezultuan një sukses i vërtet. Eventi filloi me tryezën e rrumbullakët me titull “Edukimi Evropian për Shqipëri Evropiane”, e organizuar nga Shoqata Austriake në Shqipëri (Austrian Society in Albani) dhe organizata rinore “Initiative Group Alpbach Albania” (e cila është anëtare e organizatës ndërkombëtare European Forum Alpbach). Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte njohja e situatës aktuale të arsimit në Shqipëri, prezantimi i politikave të qeverisë në lidhje me arsimin dhe masat e para që janë planifikuar të merrem për përmirësimin e tij, njohja me modelin austriak të arsimit dhe aktivitetet e ardhshme të Shoqatës Austriake në Shqipëri dhe IG Alpbach Albania në fushën e arsimit. Këtë event e nderoi prania e Dr. Erhard Busek, e znj. Lindita Nikolli, Ministre e Arsimit, znj. Milena Harito, Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike, Fate Vela j, këshilltar për diplomacinë kulturore i Kryeministrit të Shqipërisë, si dhe shumë personalitete te shquara të botës akademike. Dr. Busek e filloi fjalën e tij duke theksuar se arsimimi është çelësi për në Evropë dhe më pas paraqiti prespektivën e tij në lidhje me arsimin. Ministria e Arsimit tha se qeveria e re është e përkushtuar për përmirësimin e sistemit arsimor nëpërmjet krijimit të një agjencie të re të akreditimit ndërkombëtar që do të ndikojë në politikat arsimore drejt përmirësimit. Një fond i veçantë është parashikuar për hulumtime shkencore në mënyrë që të zhvillojë një fushë

64

të re shkencore në Shqipëri. Teknologjia e re e informacionit ishte një tjetër çështje e diskutuar nga paneli, dhe kjo çështje u vlerësua si një domosdoshmëri dhe jo një luks. Znj. Harito tha se: Në bazë të kontekstit, teknologjia e re është çelësi i konkurrencës, dhe konkurrenca është çelësi për zhvillimin. Pra, futjen dhe zbatimin e teknologjisë për çdo shkollë (edhe pse disa prej tyre u mungon infrastruktura e duhur) dhe duke e përdorur atë si një mjet për të mësuar dhe të ndërveprojnë në vend, kjo sjell rritje të inovacionit dhe avancimin. Ka projekte që do të zbatohen në këtë drejtim dhe qeveria është e angazhuar për të përmbushur atë sa më shpejt. Është e kushtueshme, por është investim që ia vlen pasi do të kemi një kthim të përfitimit. Gjatë kësa j tryeze të rrumbullakët u prezantua program i vitit 2014 i IG Albpach Albania dhe Austrian Society in Albania (ASA), si më poshtë vijon: Modeli austriak i sistemit HTL (shkolla të mesme teknike dhe profesionale) Modeli austriak i sistemit VET (arsim dhe aftësim professional) Standarde cilësore në nivelin e tretë arsimor, konkurrencë, financime publike, private, etj, konkurrencë e ndershme, cilësi, diversitet dhe qasje të barabartë në fondet publike nëpërmjet kuponave etj. IT në shkollë, e-school, Tableta PC për të gjithë nxënësit etj. Të mësuarit gjatë jetës (life long learning) Identifikimi i grupeve të interesit për të shkuar


Ekonomi drejt krijimit të një organizate që do të tra jtojë këto çështje. Dimensioni njerëzor dhe moral i arsimit, Europa fillon në mendjen e secilit. Lufta kundër korrupsionit në arsim. Arsimi dhe zhvillimi ekonomik, faktorët social dhe zhvillimi në Shqipëri i një sistemi bursash bazuar mbi testimin. Arsimimi dhe imigrimi. Historia, përballimi i të kaluarës, duke bërë të mundur kështu që të jemi të hapur për të ardhmen (Libra të përbashkët historie, etj). ………………………………………………………………………………. Dr. Busek dhe delegacioni vizituan Bunkerin e Enver Hoxhës,  kënaqësi  të dëgjoje pikëpamjet pozitive, pasi Gjermania dhe Austria transformuan idenë e Bunkerit në një realitet Evropian të bazuar në liri. Në mbrëmjen gala të organizuar nga ASA. Dr. Busek iu akordua çmimi i Miqësisë AustriakoShqiptare për kontributin e tij të madh lidhur me marrëdhëniet Shqiptaro-Austriake. Çmimi iu dorëzua nga ambasadori i OSBE-se Florian Raunig duke nderuar kontributin e madh të Dr.Busek, veçanërisht për mbështetjen e

tij për rikthimin e shpatës dhe përkrenarës së Skënderbeut me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqiperisë. Dr.Busek u nderua edhe me një statujë të përgatitur veçanërisht për këtë rast nga artisti i mirënjohur Maks Velo, i cili vua jti për 20 vite me rrallë në burgun më të tmerrshëm të Shqipërise, Spaç, vetëm për faktin se ishte artist. Dr.Busek u nderua dhe nga Genc Pollo dhe Fate Vela j. Në ditët Austriako-Shqiptare 2013 u nderua dhe Dr. Marianne Graf me çmimin prej 1000€ për kontributin mbi 20-vjeçar në lidhje me varfërinë rurale veçanërisht në Veri të Shqipërisë. Në këtë event ishte i pranishëm dhe Presidenti Bujar Nishani i cili hapi ditën e dytë të eventit “Ditët Austriako Shqiptare 2013“.  “ASA” i është mirënjohëse presidentit të Shqipërisë. Z. Bujar Nishani, i cili i nderoi ata në këtë ditë kaq të veçantë, ku u bë publik vendimi i Komisionit Evropian, në lidhje me statusin e vendit kandidat në BE-së për Shqipërinë. Në këtë event mori pjesë edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili mba jti një fjalim lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Austri. Ishte një kënaqësi që në këtë moment të veçantë të diskutohej prespektiva Evropiane e Shqipërisë. Kjo ide u prezantua nga Geri Selenica dhe Elena Kocaqi. Një vend të veçantë zuri dhe diskutimi lidhur me çështjet ekonomike, si dhe investimet Austriake në Shqipëri. Dietmar Reiner prezantoi projektin

65


Ekonomi

e Ashtës, Peter Simoner,“Llotarinë Kombëtare“, Alexander Zsolna, “Raiffeisen“, Fitnete Sula j, “Intersig“, Thomas Haneder “TPA“, Howarth Christian Braunig “Confida”, Prof. Papagkikas “TUV Austria“ dhe Fatbardh Cungu “ENSO Hydro Albania“.  ASA u nderua nga fjalimi i Ministres Brunilda Paskalli dhe drejtoreshës të Tatimeve të Shqipërisë znj. Brisida Sheha j. Ra jonet janë çelësi i prosperitetit Austriak dhe zhvillimi ra jonal ishte fokusi i shumë projekteve austriake në Shqipëri. Astrid Wein nga ADA prezantoi arritjet e sa j në këtë sektor. Dita e tretë: Konferencë “Safer Roads 2013“ Gjatë vitit 2013 ASA ka tra jtuar si temë kryesore të programit të sa j sigurinë rrugore në Shqipëri me qëllim krijimin e një shoqate që do të kishte si objekt të veprimtarisë së sa j parandalimin e aksidenteve dhe përmirësimin e sigurisë rrugore. Konferenca e datës 17 Tetor 2013 ishte vazhdim i aktiviteteve të shumta që ASA ka organizuar për promovimin e sigurisë rrugore në vend. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Mema, zv.drejtor i AMFsë, delegacioni austriak i përbërë nga Dr. Armin Kaltenegger – përfaqësues i Austrian Road Safety Board (KFV), Prof. Georg Hauger nga Universiteti Teknik i Vjenës, Christina Ëuhrer, përfaqësuese e Shoqatë Austriake të Siguruesve, Alexander Noëotny, përfaqësues nga Ministria Austriake e Transportit, Inovacionit dhe Teknologjisë, Werher Kraus, presidenti i OEAMTC, si dhe Muhamed Krasniqi, kryetar i Forumit Kosovar për Siguri në Rrugë etj. Kjo konferencë filloi në prezencë të ministrit Haxhinasto, i cili bëri një apel të fuqishëm për sigurinë rrugore dhe premtoi për krijimin e një infrastrukture rrugore me standarte europiane. Përfaqësuesit austriak promovuan modelin

66

austriak për sigurinë rrugore, model i cili ka në strukturën e tij kompanitë e sigurimeve dhe klubin e automobilave si aktorë kryesorë. Në këtë konferencë u bë inagurimi i krijimit të shoqatës “Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore“ (KSHSRR) si dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis KSHSRR dhe KFV. Gjatë aktivitetit u nënshkrua manifesti në mënyrë simbolike nga kompanitë e sigurimit dhe grupe të tjera interesi për rrugë më të sigurta. Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore drejtohet nga Znj. Fitnete Sula j, e cila është njëkohësisht edhe presidente e kompanisë “Intersig“ sh.a, pjesë e grupit VIG. Zonja Sula j ka qënë një nga kontribueset dhe mbështetëset kryesore të iniciativës për krijim e kësa j shoqate. Në këtë konferencë u prezantua programi i shoqatës dhe 10 pikat kryesore ku do të mbështetet ai, si më poshtë: Aspektet e planifikimit urban, mjedisor dhe teknik. Siguria dhe shëndeti Siguria e fëmijëve si një fokus i veçantë Edukimi, tra jnimi dhe roli i shkollave dhe autoshkollave Aspekti njerëzor dhe moral Informatika, informimi dhe të dhënat Aspekti ekonomik, shpenzimet dhe të ardhurat Politikat, mbikqyrja dhe zbatimi i ligjit Ndërgjegjësimi i publikut, publiciteti dhe roli i medias Çështjet instucionale, grupet e interesit, aktivi­ tetet dhe konferencat. ASA i është mirënjohës të gjithë mbështetësve për këtë event të madh dhe shpreson që Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore do të jëtë po aq i suksesshëm sa KFV në Austri. Për rrugë më të sigurta!


Botë

Kidman: Hollywood-i nuk bën për mua Kidman rrëfehet rreth martesës së saj me Tom Kruiz Kidman: Njerëzit e vetëm që mund të më kuptojnë janë Bred dhe Anxhelina. “Isha kaq e re…” shprehet Nikol Kidman në lidhje me martesën e sa j me Tom Kruiz që ndodhi kur a jo ishte vetëm 23 vjeçe. “Dhe sot, duke mos shprehur asnjë mosvlerësim nda j Tom, kam takuar dashurinë time të madhe. Nuk e dija nëse kjo

do të ndodhte ndonjëherë. E dëshiroja këtë gjë, por nga ana tjetër, nuk doja që kjo të ndodhte shpejt, sepse nuk më pëlqente të kaloja nga një lidhje te tjetra. Kalova shumë kohë vetëm që më bëri me të vërtetë mirë pasi unë isha vetëm një fëmijë kur u martova. Kisha nevojë të rritesha.” Pyetjes rreth nivelit të pa­

imagjinueshëm të famës, që a jo arriti gjatë martesës së sa j me Kruiz, Kidman iu përgjigj se “kishte diçka në lidhje me atë tip jetese. Nëse përqëndrohesh te njëri tjetri dhe gjendeni brenda të njëjtës ‘flluckë’, kjo është shumë diçka trullosëse, për arsyen se jeni vetëm ju të dy. Duket sikur është vetëm një njeri që po kalon përmes

67


Botë

kësa j situate. Kjo i’u bashkon dhe është shumë romantike. Jam e sigurt që Anxhelina me Bred e kanë këtë lloj lidhjeje sepse asnjë njeri tjetër nuk të kupton përveç atij që fle ngjitur me ty.” Kidman rrëfen se përjetimi i një fame në përmasa ekstreme dhe kalimi në një vend ku a jo nuk ishte edhe aq mbizotëruese në jetën e sa j, ka qenë me të vërtetë mahnitëse për aktoren. Sa herë që a jo gjendet diku, njerëzit e njohin atë . Kidman i shpjegon këto situata duke i parë përmes syve të fëmijëve të sa j. “Këto sjellje të njerëzve nuk më bëjnë të ndihem rehat për shkak se fëmijët bëjnë pyetje të tilla si “pse ata duan një foto nga ty” dhe “pse ai njeri po të flet kur ti nuk e njeh atë”. Dhe të gjitha këto gjëra duhet t’ia shpjegosh një fëmijë 5-vjeçar. Kështu unë e shikoj famën përmes një prespektive tjetër.” Kidman, që jeton në Nashvill së bashku me bashkëshortin e sa j, Keith Urban dhe dy va jzat e tyre, rrëfen në këtë intervistë se atë nuk e merr malli aspak për Hollivudin. “ Është shumë i pranishëm aspekti komercial në të. Kjo nuk i përshtatet natyrës time” thotë a jo “Ka shumë gjëra që duhet të lësh mënjanë nëse dëshiron të kesh një familje. Ti mund të kesh një profesion të caktuar, por ti nuk mund të jetosh në Hollivud kur çdo gjë lidhet (dhe këtu përfshihet çdo gjë) vërtitet rreth tij. Kjo nuk ishte zgjedhja ime. Do të preferoja të rrotullohem rreth karrierës së një personi tjetër dhe ndërkohë të gjeja rrugën time.” Kidman thotë se a jo dashuron jetën e sa j në Nashvill dhe kjo vjen ngaqë a jo ka pasur, sipas sa j, një shtegim jete shumë të çuditshëm dhe të pazakontë. “Une jam larguar nga zona ku fama

68

mbizotëronte jetën time. Nuk gjeta aty çfarë kërkoja. Kështu, unë bëra zgjedhjen që Hollivud nuk bënte për mua. Ishte një bekim i madh që gjeta dikë që më propozoi “dakort, a do të zhvendosesh me mua në Tenesi”. Përgjigjja ime ishte “po, jam gati”. Kidman tregon gjithashtu se si fëmijët kanë ndikuar në martesën e sa j me Urban, du­ ke thënë se ata i bashkojnë si çift. Si aktorja, ashtu edhe Keith Urban përpiqen të jenë të pranishëm për fëmijët. “Ti duhet të punosh ndërkohë që rrit ata dhe kjo nxjerr një sasi të madhe gjërash personale në bazë të përvojave dhe historive që ke pasur në jetë. Nëse ju lëvizni në drejtim të njëri tjetrit, kjo zbulon dhe gjithashtu shëron shumë gjëra te njëri tjetri. Kam gjetur për ne të dy shumë shërim, kur kjo bëhet butësisht.” Edhe pse Kidman e quan mar­ tesën e sa j shumë të qe­ të, a jo pranon që lufton midis përkushtimit nda j bashkë­shortit dhe fëmijëve dhe si dhe vënies në jetë të dëshirave të sa j artistike. Aktorja thotë që për shkak natyrës të sa j pasionante kjo ka për të qenë gjithnjë një fushë betejë për të. “Dëshiroj të jem e aftë t’u jepem të dyjave plotësisht por kjo jo gjithmonë funksionon.” “Është fushë e paeksploruar midis meje dhe bashkëshortit tim”shprehet Kidman në li­ dhje me ndarjen që a jo bën midis familjes dhe karrierës “ Jetojmë në territore të tilla për arsye se përpiqemi të gjejmë shprehjet tona artistike por nga ana tjetër, jemi shumë të bashkuar si familje. Jemi shumë të ngushtë me njëri tje­t­rin dhe kemi një mbrojtje parësore nda j familjes”. Përgatiti: Mirjeta Gjika


Botë

“Specchiasol”

tanimë edhe në Tiranë N dërthurja e natyrës, teknologjisë farmaceutike, me bimët natyrale padyshim është një kombinim perfekt në shërimin e problemeve të ndryshme shënde­ tësore. “Specchiasol”, padyshim është një prej emrave prestigjiozë me një eksperiencë të gjatë në tregun ndërkombëtar, tanimë produktet e të cilit gjendet dhe në Tiranë. Mimoza Pecani ka mundur të sjellë disa produkte të “specchiasol”, në Tiranë, produkte këto natyrale dhe tepër cilësore. Parafarmacia “Specchiasol” ju ofron produkte kozmetike, bioekologjike, gjithashtu ofron shërbim të specializuar për produktet që shërbejnë për parandalimin dhe kurimin e

sëmundjeve të tilla si: Probleme tranziti, pro­ bleme veshkash (infeksione akute ose kronike) probleme të dhimbjeve të kockave, artrit, artrozë, osteoporozë, probleme të kolesterolit dhe trigliceridëve, probleme të diabetit, probleme të Menopauzës dhe Andropauzë si dhe tretjes së vështirë. Bëni të mundur që festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri t’iu japin kënaqësi me ushqimet e shumëllojshme pa i përthithur trupi jua j yndyrnat dhe sheqernat. Gjithashtu këto produkte ndikojnë në gjithsecilin nga ne, për një trup dhe peshë perfekte Specchiasol gjendet në zemër të metropolit, pranë Kullave Binjake.

69


Monika Stafa: Sofia, ideali femror! T

ë jesh vetëm një imazh tërheqës në ekran, nuk do të thotë të mos kesh dhunti të tjera. Ky është mendimi i parë që më vjen në mendje, teksa bashkëbisedoj me gazetaren dhe publicisten Monika Stafën për librin e sa j më të ri. “Një ditë si Sofia” është novela, e cila që me titullin të intrigon për ta lexuar. Sofia është femra që portretizon realitetin shqiptar. Gjatë intervistës, gazetarja na rrëfen historinë e kaluar dhe të paharrueshme të Sofisë, modelin e gruas që e përligj shumë mirë pozicionin e sa j në krah të burrit, por jo rolin e dytë apo të tretë, kudo a jo është. Sofia duhet të jetë çdokush nga ne që i njeh mirë të drejtat e veta, dhe s’ka pse të bërtasë për to se i zotëron. Sofia nuk është thjesht një femër: a jo është një nënë, motër, e dashur, va jzë; gjithçka ka të bëjë me gjininë njerëzore, jo vetëm me atë femërore.

70


Sfidë “Një ditë si Sofia”, një libër që i përket çdo femre. Si nisi ideja për ta shkruar? Ka qenë një ngacmim i brendshëm. Ditë të kaluara paharrueshëm dhe që ishte e pamundur t’i mba ja për vete. Ky është në fakt itinerari im, gati-gati i përditshëm, mes afateve të panumërta, mes një aktiviteti profesional, civil e familjar. Një jetë që e dua me plot kuptimin e fjalës. Sofia, a rrëfen realitetin e femrës shqiptare? Sofia është një grua gjysëm hyjni e gjysëm njeri, e skriptuar nga studiuesit vonë. Doli shumë vite pasi tradita hebraike ish zbuluar. Është modeli i një grua je që e përligj shumë mirë pozicionin e sa j në krah të burrit, por jo rolin e dytë apo të tretë kudo a jo është. Sofia duhet të jetë çdokush nga ne që i njeh mirë të drejtat e veta, dhe s’ka pse të bërtasë për to se i zotëron. Sofia nuk është thjesht një femër: a jo është një nënë, motër, e dashur, va jzë; gjithçka ka të bëjë me gjininë njerëzore, jo vetëm me atë femërore. Liria është ideali i çdo femre, po për Sofinë çfarë personifikon? Liria është ideali i çdokujt, për sa kohë nuk e kupton atë, dhe mandej s’ka si e zotëron. Njeriu lind i lirë, por dogmat e shoqërisë më pas e mësojnë atë nën programe, që historia e njerëzimit është munduar gjithmonë ta manipulojë. Shumë gra ka njohur historia si Sofia. Do ketë ende edhe tani. Sa e lidhur jeni ju me Sofinë? A ka marrë nga personaliteti jua j ky personazh? Sofia dhe unë jemi dy qenie të ndryshme. Në rrjedhën e novelës, asnjëherë njëra nuk e zëvendëson tjetrën. Unë thjesht e vëzhgoj dhe e studioj Sofinë. Ngjarjet që më rrethojnë mundohem t’i lidh në një kub shumëngjyrësh që e rrotulloj herë pas here, derisa sipërfaqet të më njësohen me të njëjtën ngjyrë. Sofia është burimi i dritës; unë e ndjej se duhet të vrapoj drejt sa j. Ekrani është një armë shumë e fortë për të qenë afër me publikun. Mendoni se kjo është edhe një arsye pse shumë lexues e pëlqejnë penën tua j? Nuk e kam përdorur asnjëherë! Unë kam bërë edhe shumë punë të tjera, dhe nuk e kam shfrytëzuar ekranin e vogël. E kam kënaqësi të flas për atë që shkrua j. Fundja është një bashkëbisedim me lexuesin tim. Femrat në përgjithësi kanë ideale. Cilat janë idealet tua ja në jetë? Të jem kjo që jam sot, me etjen e pafundme për të nxënë e për të jetuar mes njerëzve të mi të dashur, të cilëve me zemër dua t’ua bëj jetën sa më shumë që të jetë e mundur të lumtur. “Një ditë si Sofia” është libri jua j i katërt. Nga se ndikoheni kur shkruani? Më ndodh që më ngacmon një periudhë e gëzuar dhe e suksesshme. Sapo kisha përfunduar me sukses projektin “Kush e ngriti Flamurin”. Ishte një program që ma pastroi shpirtin dhe më mësoi shumë. Mora shumë dashuri dhe respekt nga cilido që kisha në studio, dhe jo vetëm. Pas kësa j, një periudhë e bukur pushimi në ekran, e cila më shërbeu në këtë lloj mënyre. Solla në jetë këtë novelë, që e dua shumë.

71


Grua

Me Natasha Begën te

“Dashuria e parë”

Blerina Goce

“B

otën do ta ndryshojë arti dhe grua ja”. Kjo është motoja e Natasha Begës. Ajo është artiste femër. Nda j tharmin e krijimit e ndjen fuqishëm brenda vetes, ndërsa vazhdon rrugëtimet artistike. Pas 30 e më shu­ më ekspozitave të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë: në Zvicër, SHBA, Itali etj., botimit të nëntë librave, shtatë me poezi dhe dy romane dhe realizimit të filmit artistik me metrazh të gjatë, “Një biletë për në Europë”, artistja Natasha Bega ka prezantuar 31 prej punimeve të sa j të fundit (24 piktura në va j dhe gjashtë punë në tekstil), në një ekspozitë të çelur në atelienë “Tatjana Isa j” me titullin “Dashuria e parë”. Kjo ekspozitë i dedikohet nipit të sa j dy vjeçar që jeton në Zvicër dhe dashurisë së tij për shoqen e oborrit, Janës. “I’a dedikoj Viggos këtë ekspozitë, sepse tashmë ai është i dashuruar realisht dhe i përkushtohet dashurisë së tij të parë në tërë plotësinë e termit që ai percepton me qenien e tij dhe me trupin e tij të vockël.”, shprehet artistja Bega. Por kjo ekzpozitë shpall edhe një enigmë: parathënien e ngjarjeve. Një ngjarje

72


Grua

e parashikuar para 22 vjetësh ndodhi realisht. “Unë papritur u ndodha për­ ballë një fenomeni. Në momentin që nisa pikturën, ndër shumë piktura të tjera u punua edhe një portet djali që daton në vitin 1992. Është një portret i kompozuar me një fabul të thjeshtë: një profil femre që i dhuron një puthje dhe diçka i çuçurit në vesh djalit të vockël, ndoshta një fjalë dashurie… Por kam të drejtë të them gati pas 22 vjetësh kur unë u bëra gjyshe dhe shikoj portretin e nipçes tim, se ai është portreti i Viggos.” Në këtë ekspozitë artistja Bega shpalli edhe flamurin e së ardhmes sipas sa j, një punim i bërë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ku personazhi kryesor është shqiponja. Në këtë flamur, dy kokat e shqiponjës janë dy koka femërore, ndërsa në krahët e shqiponjës janë të vendosur të gjithë flamujtë e vendeve të tjera të botës. “Në ndjesinë time, unë besoj që jemi gjeneza dhe a jo që po vjen. Por, pa armët kimike. Kjo tokë nuk pranon më shumë toksina sesa historia i ka hedhur mbi supe”. Punimet e artistes Natasha Bega do të qëndrojnë të shpalosura në atelienë “Tatjana Isa j” deri në datën 16 nëntor. Pas kësa j date ato mund të gjenden në studion e piktores, që ndodhet përballë Spitalit Pediatrik.

73


Amarda Toska: Angazhimi im i ri

Izaura Ndoj

T

ë bësh biznes në Shqipëri është e vështirë. Ndërsa që të ngresh një agjenci, siç është Ami Event, duhet të kesh shumë gjëra në dorë. Por për Amarda Toskën ka ndodhur e kundërta. Puna dhe pasioni i sa j për të pasur një agjenci eventesh është ndërtuar me përkushtim në çdo deta j. Që në momentin e parë kur kontaktojmë, edhe pse syrin e ka te djali i sa j Noeli, a jo gjen kohë për të të pritur në atelie, ku çdo femër do të dëshironte të shkonte qoftë dhe për të provuar njërin nga qindra fustanet e nusërisë që shpalosen madhërishëm tek Ami Event. Teksa na rrëfen fillimet e sa j, Ami thotë se nuk ka qenë aspak e lehtë të nisësh një biznes në Shqipëri, por me punë dhe përkushtim çdo gjë arrihet. “Më duken aq të largëta fillimet, pasi agjencia tashmë ka ndryshuar shumë që nga a jo kohë”,shprehet a jo. Dhe, në fakt, kjo është e vërtetë, pasi tek shpalosim arkivat së bashku, vërejmë se agjencia ka pësuar transformime. Kuptohet tashmë, një agjenci perfekte deri në deta jet më të vogla të një dasme, datëlindjeje apo eventi.

Ami Event tashmë është agjencia më e kërkuar në Tiranë dhe jashtë sa j. Si i kujtoni fillimet e kësa j nisme?

74

Më duken aq të largëta fillimet, pasi agjencia ka ndryshuar shumë që nga a jo kohë, duke u përmirësuar dhe zhvilluar ditë pas dite. Por më duket edhe shumë afër, sepse shtatë vite kanë kaluar shpejt. Dhe kjo vjen kryesisht ngaqë jeta ime ka qenë tepër dinamike, në lidhje me Ami Event. Pas kaq vitesh suksesi, a mendoni se e keni arritur qëllimin tua j në biznes? Absolutisht jo! Sidomos profili i biznesit tonë ka gjithmonë vend për t’u perfeksionuar në çdo shërbim që ne ofrojmë. Më besoni, janë të shumta variacionet e shërbimeve për të pasur një festë, dasmë apo çfarëdolloj eventi. Në këtë kuptim, kemi shumë punë përpara që na presin, si dhe objektiva që janë në proces zhvillimi, siç ndodh me të gjitha bizneset e konsoliduara. Sa e vështirë ka qenë për ju të qenit një showgirl dhe një biznesmene, në të njëjtën kohë? Ka qenë shumë i vështirë fillimi dhe dyzimi i vazhdueshëm midis punës në televizion dhe biznesit, sidomos vitet e para, kur biznesi e kërkon gjithë kohën që të jesh e impenjuar. Por tashmë gjërat ka­në ndryshuar paksa dhe kanë


Biznes zënë vendin e tyre të merituar, gjë që do të thotë se tani kam prioritete. Çdo gjë apo projekt që vendos të bëj, paraprakisht e mendoj dy herë, nëse ia vlen. Kjo, sepse çdo gjë tjetër tashmë vjen pas angazhimit në biznes dhe familjes sonë të re. Falë Zotit, deri tani ia kam dalë t’i kushtoj kohë, si dhe të angazhohem në gjërat që unë dua të bëj. Janë të paktë artistë si ju që rrëmbejnë sukses jo vetëm në skenë, por edhe në jetë dhe biznes. Ndoshta edhe përkrahja ka qenë një faktor ndikues në këtë drejtim. Në përkrahje kemi pasur vetëm punën tonë. Kur them ne, nënkuptoj edhe Ermalin. Sigurisht që ka ndikuar edhe imazhi, sepse është motori i marketingut kudo nëpër botë, por prapë them se puna e mirë e bërë ndër vite e bën Ami Event të kërkohet nga njerëzit, për t’u asistuar në ditët e tyre më të bukura. Ndoshta ne kemi ditur të bëjmë kombinimin ideal me artin dhe biznesin, duke lënë gjurmë pozitive në ato çka marrim përsipër të bëjmë. E kur nuk mendon vetëm për famën dhe suksesin në jetë, por punon duke pasur modestinë dhe thjeshtësinë njerëzore në thelb, suksesi të ndjek pa e kërkuar. Shumëkush do të dëshironte të mbante ditën e dasmës një fustan nga Ami Event, pasi tendencat që shpalosen çdo vit janë mbresëlënëse. Ato janë zgjedhjet tua ja? Çdo gjë që shihet në dyqanet Ami Event janë zgjedhjet e mia dhe, thellë-thellë, aty kupton më tepër edhe për mua e për shijet e mia. E bëj me shumë përkushtim dhe dëshirë çdo përzgjedhje të koleksioneve, për të qenë sa më pranë shijeve të va jzave shqiptare. Tashmë që jeni bërë nënë e keni lënë pas dore Ami Event apo ka ndodhur e kundërta? Nëse Ami Event do të funksiononte vetëm me prezencën time, atëherë nuk do ishim duke e

bërë këtë intervistë bashkë dhe, për më tepër, nuk do të quhej kompani apo agjenci. Aty është një staf i tërë që punon çdo ditë dhe ku secili i di mirë detyrat e veta, çka do të thotë se prania ime nuk është e domosdoshme në çdo moment të ditës për punët e zakonshme dhe ato rutinë. Pas lindjes së djalit, tashmë jam rikthyer në punë, sepse kanë mbërritur edhe koleksionet e 2014-s, si dhe shumë punë na presin përpara me afrimin e fundvitit. Jemi afër mbylljes së vitit 2013, a e keni bërë bilancin, duke e krahasuar me vitin e kaluar? Fatmirësisht, biznesi ynë lidhet me festat dhe ditët e gëzuara të njerëzve, sidomos me di­tët e shënuara që mbeten në kujtesë; për rrjedhojë, bilanci është shumë afër objektivit tonë vjetor. Kështu që, them se 2013-a do të mbyllet ashtu siç e kemi parashikuar. Gjej rastin këtu t’i falënderoj të gjithë ata klientë që na besojnë, duke na zgjedhur ne si kompani. Janë pikërisht ata që na motivojnë për të bërë më të mirën dhe për t’u qenë pranë me çdo shërbim. Cilat janë projektet tua ja më të afërta? Kemi shumë dëshirë të rikthejmë në treg revistën Ami Event, e cila do të jetë një guidë shumë e vlefshme për çiftet e 2014-s.

75


Koreografi

Kozeta Bakiu koreografja që

theu

tabutë në skenë

Izaura Ndoj

A

jo është padiskutim koreografja më e mirë në Shqipëri. Energjia, krea­ tiviteti, intuita e hollë e bëjnë atë të adhurohet nga të gjithë. Por, cila është kjo grua? Është Kozeta Bakiu, e cila vite më parë ka thyer tabutë në spektaklet shqiptare. Koreografja me energjitë e pa­­shtershme, e cila ka bë­rë me mijëra spektatorë e telespektatorë të mbërthehen para ekranit të televizorit.

76

E dashuruar përjetësisht me artin e bukur të koreografisë, a jo qëndron me orë të zgjatura në studiot e Universitetit të Ar­ teve, me studentët të cilët janë të etur për të marrë dije e për të mësuar nga koreografja Bakiu. Çdo ditë Kozeta të “hap një tjetër faqe” nga shkolla e sa j dhe nëse je i aftë “ti vje­ dhësh” diçka bën shumë mirë. Në blloqet e sa j ka shumë shënime e terma baleti dhe të

duket si një studente gjatë një seminari. Në fakt, studentët do të bënin mirë t’i shihnin këto blloqe, për të kuptuar se ky profesion nuk mbaron kurrë. Breza të tërë ka nxjerrë, si balerinë dhe koreografë, të cilët sot shkëlqejnë në institucionin më elitar si TKOB, në media private apo në palestra, të cilat menaxhohen me dinjitet nga vetë këta koreografë. E teksa ndjekim koreografen


Koreografi

gjatë oborrit të Universitetit të Arteve, shikojmë ngrohtësinë që a jo përcjell tek artistët e së nesërmes si, Luixhino Hala e Ma jla jdo Gala, balerinë të cilët me krenari pranojnë, se do të vazhdojnë të ndjekin me shumë dashuri e përkushtim shkollën “Bakiu”. “Do të mbetemi për­ gjith­ monë nxënësit e Kozetës, jemi të lumtur që a jo na konsideron si studentët e dalluar të sa j, ku ka trofe më të madh se ky”-tregojnë ata. E teksa lumturohet nga kjo harmoni që pak koreografë e shpalosin, Kozeta Bakiu shprehet e bindur se këta artistë të rinj do të bëhen krijues të mirë, të cilët do të japin kontributin e tyre ,në artin e bukur të koreografisë shqiptare. Rrugëtimi përkrah Kozetës gjatë gjithë mëngjesit na bën optimist, pasi bota e artistit do kohë për t’u kuptuar nga ne që jemi jashtë sa j. Vlerësimet për Profesoreshë Kozetën, - kështu më pëlqen t’i thërras, nuk kanë të mbaruar. Një tjetër artist i së nesërmes siç është regjisori Sokol Guga, e cilëson Bakiun si “Mbretëresha e koreografisë shqiptare”. “Kam

pasur fatin e madh që kam punuar me Kozeta Bakiun”. Në disa spektakle të rëndësishme të Gugës, Bakiu ka qenë koreografe. “Jam i lumtur që a jo më vlerëson dhe është fat të punosh me një koreografe kalibri”–shprehet Koli. Por, nuk ndalemi këtu! Përeç anës profesionale koreografja Bakiu shfaq dhe anën shpirtërore në skenë. Pak javë më parë, koreografët e rinj: Romina Ka­ so, Ilda Rapo e Endri Nebi realizuan një shfaqje “In Memo­riam” për kolegen e tyre e cila humbi jetën rreth një vit më parë. Shfaqja ishte nën drejtimin artistik të koreografes Kozeta Bakiu. Projekti i radhës ishte nga më të rëndësishmit për koreografët e rinj dhe për Bakiun, jo vetëm për tematikën, por edhe për një mirënjohje për kolegen, të cilën artistët donin me domosdoshmërisht ta kujtonin në ditën e sa j të lindjes. Puna fillon, vendi përcaktohet, por ky la jm duhet t’i jepet edhe të ftuarve dhe familjarëve. “Asnjëherë spektatorët nuk kishin ardhur më parë në një shfaqje të tillë, ishte diçka e pa parë dhe e pa

provuar më parë në skenë. Një spektakël i madh, i cili ishte i ndërtuar me shumë mjeshtëri nga koreografët të cilët e kishin “qëndisur” shfaqjen ashtu si mikja e tyre e meritonte. Nuk ishte një shfaqje për të kënaqur egon personale, apo për ta shënuar në CV e tyre, por ishte një dashuri që ata kishin për njëri – tjetrin”, - pohon Bakiu duke rrëfyer emocionet e kësa j nisme. Edhe këtë herë intuita e koreografes Bakiu nuk kishte gabuar. Ajo nuk del asnjëherë në skenë për të marrë merita, a jo qëndron si ata gurët e çmuar që vështirë ti gjesh. Pavarsisht të qëndruarit pas kuintave, a jo është koreografja e vetme e cila mori statusin “celebrity” pavarësisht moshës, në çdo moment të jetës së sa j publike, a jo ka ngjallur po aq interes si profesioniste prapa skene, ashtu edhe përkrah artistëve që sot janë yje nëpër skenat evropiane dhe shqiptare. E teksa bisedojmë, vë re që portreti i sa j nuk ka ndryshuar. Me kalimin e viteve fisnikëria që a jo rrezaton e bën dhe më shumë... artiste!

77


Balet

Roberta Mone:

Arma ime e fortë, profesionalizmi dhe arti i komunikimit Izaura Ndoj

E

talentuar dhe plot pasion për kërcimin prej kaq vitesh, koreografja Roberta Mone nuk di të ndalet asnjë moment. Puna e sa j e ndërthurur mes Universitetit të Arteve dhe shkollës “Lets Dance” është e paarritshme në kohë për shumë njerëz që kanë pasion kërcimin, por me dëshirën për të edukuar brezat me baletin Roberta I’a del mjaft mirë. Teksa bisedojmë për kohën kur ka nisur punë në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve, a jo na tregon sfidën e sa j përballë talenteve. “Ishte një detyrë e vështirë dhe një përgjegjësi e madhe, por një pasion i madh mbizotëronte mbi të gjitha, për të punuar me përkushtim me një brez artistësh të rinj të talentuar. Jam përpjekur gjithmonë të ecja në gjurmët e pedagogëve të mi të talentuar, të cilët na lanë dhuratë këtë art të bukur. M’u besua klasa e pestë e va jzave. Falë punës këmbëngulëse, sakrificave të mëdha, lodhjes, sfilitjes, puna e tensionuar orë e pa orë, aftësive dhe kujdesit tim si pedagoge, ato sot janë artiste të vërteta të cialt performojnë në skenën e TKOB dhe skenat botërore”. Por, e veçanta e të qenit koroegrafe nuk bazohet vetëm tek kërcimi, por edhe marrëdhënia me studentët tregon Roberta, duke theksuar se në çdo brez e në çdo kohë zbulohen vlera të reja estetike nëpërmjet gjuhës së trupit. “Pasioni i tyre shpërfaqet përmes punëve dinjitoze dhe shumë emocionuese. Janë të aftë profesionalisht dhe tentojnë të prekin të gjitha zhanret e kërcimit”. Ajo që më befason më tepër gjatë këtij takimi me koreografen, është jeta ritmike që a jo ndjek

78


Balet dhe nuk ka ndryshuar kurs pavarsisht ndryshimeve që ka pësuar koroegrafia ndër vite. “Unë i përkas një brezi, të cilët u edukuam me dashurinë për botën e baletit klasik, pasi pedagogët tanë u shkolluan në Moskë. Për mua baletet klasike janë të pazëvendësueshme, por përpjekjet e mia për të sjellë një frymë të re janë të mëdha… Dëshira për të ndjerë frymën bashkëkohore u rrit dhe koreografia pësoi ndryshime. Tendencat e reja, zhanret e reja, nuancat dhe fryma e re kontemporane ndihet kudo, në çdo krijimtari dhe në çdo krijues… Kureshtja nuk më ndal dhe vazhdoj ta ngacmoj më tej Robertën duke e pyetur padiskutim edhe për shkollën “Let’s Dance”, një shkollë që ka brenda mosha të ndryshme. “Let’s Dance” tek une erdhi shumë natyrshëm. Pas një eksperience të gjatë si koreografe dhe pedagoge mendova: “Unë duhet të hap një shkollë që të gjithë pasionin tim për kërcimin dhe krijimin ta shpërfaq jo vetëm me profesionistët, por duke iu dhënë mundësinë të gjitha grupmoshave të mësojnë së bashku me mua hapat bazë të kërcimit që ka magjepsur milinona njerëz…”. Sipas sa j, qëllimi i Let’s Dance është të përhapë kulturën duke lidhur trupin me shpirtin nëpërmjet kërcimit. Në fund të kësa j bisede të qetë dhe plot ide për kërcimin, Roberta na rrëfen se “arma” më e fortë e sa j është profesionalizmi dhe arti i komunikimit.

79


Familja

Adoptimi,

hobi më i ri i yjeve të Hollywood-it Personazhe të njohur që kanë adoptuar fëmijë me ngjyrë Adoptimi i një fëmijë është mbase një nga përvojat që lë më shumë gjurmë për një çift. Kështë, çdo herë kur dëgjojmë për një personazh të njohur që adopton një fëmijë, mund të themi se ndjehemi të lumtur për të. Me ‹ethet e adoptimit› do të shohim një pje­­ së të këtyre personazheve që kanë adoptuar fëmijë, që u kanë sjellë gëzim në jetët e tyre dhe i kanë kompletuar familjet. Fëmijët e adoptuar prej tyre janë përgjithësisht prej vendeve të botës së tretë, ku varfëria mbizotëron dhe fëmijët pa familje janë të shumtë. Kjo praktikë mund të vijë edhe si pasojë e politikave më pak të ashpra që kanë këto vende, por përgjithësisht ka të bëjë me bamirësinë nda j atyre që kanë më shumë nevojë.

80


Familja Së fundi, mbase për këtë arsye, vërehet një tendencë mes yjeve të njohur të Hollivudit: adoptimi ifëmijëve me ngjyrë. Cilët janë VIP-at që kanë adoptuar fëmijë me ngjyrë? Më poshtë, kemi një listë të tyre, që nga Madonna ose Angelina Jolie, por jo vetëm… Charlize Theron, Sandra Bullock, Kristin Davis, Tom Cruise, Steven Spielberg, apo Brad Pitt janë të tjerë emra të njohur të botës së kinemasë e spektaklit që kanë adoptuar lumturisht fëmijë me ngjyrë.

Charlize Theron ka adoptuar një djalë afrikan të qua jtur Jackson. 36-vjeçarja afrikano jugore e ka bërë të njohur që në 2008 se dëshironte të ishte nënë në një moment, edhe pot ë mos ishte e martuar. Charlize Theron e adoptoi Jacksonin në mars të vitit 2012.

Angelina Jolie, së bashku me Brad Pitt adoptuan djalin Maddox nga Kamboxhia në vitin 2002, va jzën Zahara nga Etiopia në vitin 2006 dhe djalin tjetër Pax nga Vietnami në 2007. Aktorja është shprehur se nuk e kupton përse shumë njerëz zgjedhin të lindin fëmijë me çdo kusht, bota është e mbushur me fëmijë të varfër dhe në nevojë që presin dikë t’i rrisë, pra, kushdo mund të zgjedhë edhe adoptimin.

Kristin Davis, ka adoptuar va jzën afrikano-amerikane Gemma Rose në 2011. “Isha nervoze nëse do të funksiononte. Pasta j, kur Gemma erdhi në shtëpinë time ishte kaq e vogël dhe e çmuar saqë isha nervoze se mos e lëndoja. Është një gjë e mahnitshme të jesh përgjegjës për një vogëlushe të vogël dhe unë thjesht doja të kishte kujdesin më të mirë dhe të gjithë dashurinë e mundshme,” ka thënë Davis.

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” (Des­perate Housewives), Joely Fisher ka adoptuar vogëlushen afrikano-amerikane Olivia Luna në 2008. “Nuk ishte pengesë për mua adoptimi i një fëmije të një race të ndryshme. Nuk kisha preferenca — e ndjeva që ne I përkisnim njëra-tjetrës. Olivia do të rritet me dy motra të dashura!”

81


Familja

Aktorja e “Law & Order: Special Victims Unit”, Mariska Hargitay ka adoptuar dy fëmijë me ngjyrë gjatë dy viteve të fundit— Andreë Nicholas dhe Amaya Josephine —me burrin e sa j Peter Hermann.  

Ylli I Popit, Madonna adoptoi vogëlushët David Banda Mëale në 2006 dhe Mercy James në 2009, të dy nga Malaëi, shtet në Afrikën Jugore. Për të siguruar që fëmijët kanë lidhje me rrënjët e tyre, këngëtarja I ka çuar Mercy dhe David të vizitojnë prindërit e tyre biologjikë në vendin e lindjes. Madonna është njëkohësisht edhe nënë biologjike e dy fëmijëve të tjerë.

Aktorja Sandra Bullock ka adoptuar një djalosh të vogël në vitin 2010. Vogëlushi afrikano-amerikan nga Neë Orleans është qua jtur Louis Bardo Bullock. Duke e përshkruar atë si fëmijë të lumtur, Bullock ka thënë, “Ai është thjesht perfekt, nuk mund ta përshkrua j në mënyrë tjetër.”

Tom Cruise dhe më pas ish grua ja e tij, Nicole Kidman, kanë adoptuar një djalë, me emrin Connor Antony, në mes të viteve ’90-të. Adoleshenti është fokusuar në karrierën muzikore dhe madje ka krijuar edhe një kompani produksioni me ndihmën e të atit të tij. Pas ndarjes me aktorin Cruise në vitin 2001, Kidman e humbi kujdestarinë nda j Connor si dhe nda j va jzës të adoptuar prej sa j dhe Cruise, Isabella Jane. Steven Spielberg ka adoptuar dy fëmijë afrikanoamerikanë—Theo dhe Mikaela George. “Mendoj se rashë në dashuri me fëmijët. Ne nuk biem në dashuri me racën. Nuk biem në dashuri me fytyrën apo ngjyrën e lëkurës,” ka thënë Spielberg, kur është pyetur pse ka zgjedhur të adoptojë fëmijë afrikano-amerikanë. Përgatiti Blerina Goce

82


Flober - Madame

Bovary jam unë!... 

A

mund të vdesë një kulturë e madhe? “Kultura franceze ka vdekur”, kishte shkruar pak kohë më parë një kritik dhe antropolog amerikan, i cili ndoshta ishte nxitur më tepër nga marketingu hollivudian dhe suksesi i kinematografisë amerikane. Dhe ky pohim nxiti një debat në mediet franceze, nëse vërtet kjo kulturë kishte marrë fund apo jo? Më erdhi të qesh me mendimin e antropologut amerikan, por dhe me përpjekjet e gazetarëve francezë për tu mbrojtur dhe për të thënë të kundërtën. Sigurisht, industria kulturore, veçanërisht a jo kinematografike, televizive dhe e internetit, janë dominuar nga anglo-saksonët, por a mund ta thuash këtë për tërësinë e një kulture, si a jo franceze, e cila gjithnjë ka qënë dhe është frymëzuese për artistë të mbarë botës. Të thuash se ka marrë fund një kulturë, do të thotë se a jo kulturë nuk ekziston më, në një kohë që letërsia e autorëve të mëdhenj francezë mbetet gjithnjë moderne. Një nga më modernët e letërsisë franceze dhe botërore, mbetet padyshim Gustav Floberi (Gustave Flobert, 1821-1880), autori i romanit të famshëm Madame Bovary. Moderniteti i tij, ashtu si dhe i një Bodler, Rembo,etj, qëndron në faktin se e reja që ata sollën në kohën e tyre, jo vetëm u ka rezistuar kohrave apo shekujve, por duke qënë universale, a jo mbetet një referencë dhe refleks i gjithçka je që ndodh në botën e shoqërisë njerëzore, pavarësisht se cilit shtet apo atdhe i përket. Dhe në këtë optikë, Floberi mbetet një nga pararendësit e modernitetit të romanit të ri. Gustav Flober nuk ka shkruar shumë vepra, siç kanë shkruar Balzak, Hygo, Dyma, etj, të cilët ndërtuan monumentet e tyre të mëdha letrare, apo “katedrale letrare”. E megjithatë vepra e tij përbën një nga ato kulme të letërsisë franceze që përshkëndrit gjithnjë në horizontin e botës letrare të këtij rruzulli. Por cili ishte ky njeri? Nga vinte? Ç’ishte në fakt vepra e tij? Duke lexuar veprat, lexuesi përpiqet të imagjinojë dhe autorin, pasi shpesh, në krijimet e tij, është dhe hija e tij, “uni” i tij. Disa nga ngjarjet janë të përjetuara në rrethana e kohra të tjera, por sidoqoftë, shpirti dhe frymëmarrja e autorit ndihet midis rreshtave, edhe pse personazhet kanë emra fiktivë. Flober ishte një shkrimtar udhërrëfyes.Sartri një nga studjuesit më të

Nga Parisi, Luan Rama

mëdhenj të veprës së tij, e dëshmon këtë dhe në veprën e tij Idioti i familjes, kushtuar romanit të fundit të Floberit, Bouvardet Pecuchet. Në fillim, në rininë e tij, ai e kritikonte Floberin, si një shkrimtar të pa angazhuar, që nuk shkroi një rresht kundër dhunës nda j komunarëve të Komunës së Parisit pas shëmbjes së sa j. Por dhe ai e kuptoi pasta j se Floberi qëndronte përtej politikës dhe angazhimit politik, se angazhimi itij i vërtetë ishte zbulimi i universalitetit të shpirtit njerëzor dhe veçanërisht thellësive të honit shpirtëror të gruas. Stacioni i fundit Apartamenti i Floberit në 240, Rue Faubourg Saint-Honoré, është stacioni i tij i fundit parizian, pas apartamentit të tij në Rue Murillo e më pas në Boulevard du Temple. Jo larg Harkut tëTriumfit, ky vend, kjo ndërtesë me gurë të gdhëndur e tipit “haussman”-ian, kuzakonisht të djelave, i veshur me robdëshambrin e tij, Floberi priste dhe mblidhte miqtë e tij, ka mbetur dëshmi e jetës së një gjeniu dhe të një epoke letrarësh të mëdhenj, pasi aty mblidheshin shkrimtarët më në zë të kohës. Ishin të “djelat e Floberit”, ashtu siç kishin qënë apo do të ishin “të premtet e Verlenit” apo “të mërkurat e Malarmesë”. Shkrimtari amerikan Henry James ishte ende një korrespondent i New-York Tribune. Gazetar i ri që kishte zbarkuar në Paris,ai pati fatin që me ndihmën e Turgenievit, të ngjiste ato shkallë dhe të fiksonte në kujtesën e shkrimet e tij imazhet e fundit të jetës së Floberit. Ai shkroi tri ese për shkrimtarin modern francez, i cili kishte hapur shtigje të reja në gjininë e romanit. Në atë kohë Floberi jetonte një jetë të trazuar. Nga ditët e gëzuara që kalonte në Paris, kur kthehej atje në Croisset të Normandisë, pranë qytetit Rouen, ai bënte në një jetë eremiti. Ditë me rradhë nuk dilte nga shtëpia, mbytur nga trishti i madh. I vetmi gëzim ishte kur në shtëpinë e tij vinin Zhorzh Sand, Mopasan, Turgeniev apo Zola. Por tani dhe Sand kishte vdekur, Turgeniev kishte ikur në Rusi dhe i dërgonte të përkthyer romanin e Tolstoit Lufta dhe paqja. Këtë kryeveprër duhej ta lexonte. Një natë, kur i kishte ardhur miku i tij intim Mopasani, ai vendosi të seleksiononte gjithë korrespondencën e tij.Ato letra që s’donte ti ruante, i hidhte në zjarrin e oxhakut. “Një

83


Ftesë çast, Floberi ndaloi, - kujton Mopasani në kujtimet e tij për këtë episod. - Ishte një letër e nënës së tij.Ai më lexoi disa pasazhe dhe unë pashë lotët që binin në faqet e tij. Katër orë kishin kaluar kështu, kur midis letrave ai gjeti një pako me një këpucë të sheshtë balloje prej mëndafshi, brënda së cilës ishte një trëndafil i tharë dhe shamia e verdhë me dantellën e një grua je. Ai i puthi me rënkim këto relike dhe pasi i hodhi në zjarr fshiu sytë.” Floberi ishte në fund të përfundimit të romanit më të rëndësishëm në krijimtarinë e tij, siç thoshte ai, Bouvard et Pecuchet, një sagë që zhvillohej në krahinën e Normandisë dhe vënde që ai i kishte rrahur për të njohur ngjarje e personazhe të kohës. I kishte mbetur vetëm kapitulli i fundit. Madje dhe ky kapitull ishte ravijëzuar në mënyrë të përgjithëshme, por, siç ishte Flober në punën dhe stilin e tij, sipas tij duhej një shkrim më i thellë dhe perfekt. Sidoqoftë, ai mendoi që këtë kapitull ta shkruante plotësisht në Paris dhe romanin e përfunduar t’ia dorëzonte botuesit të tij. Ai kishte dërguar ftesat për organizmin e një darke në apartamentin e tij parizian për të nesërmen. Mjaftonte tani ti hypte trenit dhe të nisej që në mëngjes. Ishte data 8 ma j i vitit 1880. Një natë më parë një miku i tij i kishte recituar vargje të Kornejit. Atë paradite doktori Frotin sapo ishte larguar dhe ai kishte mbetur vetëm në shtëpi për përgatitje te fundit bashkë me shërbëtoren e tij, Suzanë. Disa biografë thonë se kur i ndodhi kriza, ai ishte vetëm me Suzanën dhe po bënte dashuri, ndërkohë që të tjerë pohojnë se Suzana kishte shoqëruar doktorin dhe kur ishte kthyer, e kishte gjetur Floberin që dergjej në dysheme, me fytyrën e tij të skuqur, mbi “sofa”, qilimin otoman. Ai i kishte bërë shenjë asa j që ta ndihmonte dhe ta vinte në shtrat dhe i kishte pohuar se “më mirë që kjo krizë i kishte ndodhur këtu sesa në trenin që do ta çonte nesër në Paris”. Pasta j kishte filluar të fliste përçart, ndërkohë që Suzana shkoi të la jmërojë një mjek tjetër. Kur mjeku erdhi, ai e gjeti Floberin në momentet e fundit. Madje pulsi i tij mezi ndihej, gjersa më së fundi s’mori më frymë. Pipa që i kishte rënë anash, ishte ende e ngrohtë. Si dukej ishte një hemoragji cerebrale dhe jo një nga ato krizat e zakonshme të epilepsisë të adoleshencës dhe rinisë së tij, siç

84

kishte dyshuar Floberi në çastin e parë. Të nesërmen, i pari që erdhi për varrim ishte Mopasani dhe pas tij erdhën Zola, Gonkur dhe botuesi i tij Sharpentier. Karvani funebër bëri disa kilometra me karrocë deri sa arkivolin me trupin e tij e vendosën në varrezat e qytetit. Atë ditë shtypi parizian do të përshëndeste shkrimtarin e madh, autorin e Madame Bovary, që kishte vdekur në moshën 58 vjeçare. Në dhjetor të po atij viti, Nouvelle Revue botoi romanin postum të tij, Bouvard et Pecuchet. “Madame Bovary” Zonja Bovari mbetet padyshim një nga kryeveprat e letërsisë botërore. Për ta shkruar atë,Floberit iu deshën plot pesë vjet. Katër vjet pas vdekjes së Floberit, Mopasani do të deklaronte se botimi i këtij romani «ishte një revolucion në letërsi». Ashtu si Bodleri dhe Verleni, edhe Floberi tentoi të prekte «tabutë» e shpirtit njerëzor, atë që lihej në errësirë, në hije, blasfemin, atë për të cilën nuk flitej edhe pse njerëzit e përjetonin në jetën e tyre të përditshme që nga krijimi njerëzor. Kur e kishte mbaruar këtë roman, Floberi kishte qëndruar disa kohë me rradhë me pyetjen nëse i interesonte dikujt historia e kësa j borgjezeje të vogël që vret veten nga «adulteri» apo jo? Por më pas, ai i kishte pohuar vetes se adulteri nuk ishte thjesht një tradhëti bashkëshortore e tërhequr nga instinkti seksual, por ishte një britmë e tmerrshme njerëzore, britma e një grua je të dëshpëruar që kërkonte të dilte nga ndrydhja dhe barrierat e një shoqërie të prapambetur e meskine drejt lirisë, dinjitetit femëror, dashurisë së vërtetë. Por edhe në këtë përpjekje të madhe, sa të guximshme dhe pasionante, Ema Bovari do të kthehej në një viktimë me iluzione të thyera që dotë shkonte drejt vetvrasjes. E shkruar nën influencën e letërsisë së Balzakut, jo më kot kjo vepër kishte si nëntitullMœurs de Province, (Zakone të Provincës). «Zonja Bovari jam unë!», deklaronte Floberi, edhe pse në fillim atë nuk e besuan se ishte vërtet ai. Por shumëçka që përjetonte heroina e tij në faqet e atij romani, Floberi i kishte përjetuar apo vazhdonte t’i përjetonte në jetën reale: dëshirat dhe dashuritë e zhgënjyera,fyerjen e dinjitetit, dhimbjen e ekzistencës në një shoqëri të hua j për të.Endrrat


Ftesë e Bovarisë ishin ëndrrat e të dashurave të tij. Ky roman, ishte padyshim historia e një shkatërrimi të ngadaltë. «Një iluzion që duhet pikturuar», thoshte për të Flober. Ema kishte pështirë për shoqërinë ku jetonte dhe të njëjtën ndjesi kishte dhe Floberi. Ema donte një ekzistencë më të denjë, më me dritë. Ja pse që atëherë në gjuhësi u fut termi «bavarizëm». Viti 1857,viti i botimit të këtij romani, ishte vit i dy «gjykimeve» të mëdha në historinë e letërsisë botërore: në shkurt të atij viti, Floberi çohej në gjyq me akuzën e «cënimit të moralit publik dhe të fesë», ndërsa katër mua j më vonë,në gjyq dërgohej Bodleri për poezitë e tij të vëllimit Lulet e së Keqes. Ishte lufta e titanëve kundër çenzurës dhe mediokritetit për një letërsi të vërtetë dhe të çliruar nga dogmat dhe ideologjitë. Interesant është fakti se kurMadame Bovary dënohej publikisht, Bodleri i dërgonte një letër përgëzuese kolegut të tij. Dhe Floberi përgjigjej: «Artikulli jua j më dha një kënaqësi të madhe. Ju keni hyrë në fshehtat e veprës, sikur truri im të ishte në kokën tua j. Ju e keni kuptuar dhe e keni ndjerë këtë vepër shumë thellë.»[1] Por veç Bodlerit, ishin dhe shumë gra të panjohura që do t’i shkruanin shkrimtarit, duke i pohuar se gjithçka që ai kishte shkruar ishte e vërtetë dhe se ato ishin «simotra» të Zonjës Bovari; se në atë roman ishte lufta tragjike e një shpirti. E tillë ishte dhe një grua nga qyteti i Angers, e cila i shkruante se romani i tij ishte një «kryevepër e së vërtetës». «Do doja t’ju them zotëri, se sa shumë i kuptoj trishtimet, mërzitë dhe mjerimet e zonjës Bovari, pasi ato i shoh në zakonet e kësa j province ku jetoj.»Zonjusha Leroyer Chantepie i shkruante gjithashtu se «Edhe unë e kam jetuar jetën e sa j, edhe unë kam vua jtur dhe kam vdekurme të. Më ngjan se kam jetuar te ai personazh dhe kam vdekur me të.» Zonja Bavari nuk është thjesht një heroinë romantike, por një referencë e përjetshme. Një kritik që i referohej thënies së famshme të Floberit, shkruante se «nëse Floberi thotë se “Bovari jam unë”, ai e thotë këtë sepse Floberi nuk është Rudolfi, por është vetë i dashuri i Emma Bovary-së. Bodleri thoshte se ai «ishte larguar nga gjinia e tij mashkullore dhe ishte transformuar në grua», pra «se faire femme». Përshkrimet e Floberit janë në perfeksion dhe të habitshme në atë se sa shumë e njeh ai botën femërore. Shkrimtari William Faulkner e lexonte këtë roman çdo vit. Madje kur vinte në Francë, ai ndiqte itinerarin e jetës së Floberit si dhe vizitonte vëndet ku kishte jetuar zonja Bovari. Vladimit Nabokov e konsideronte këtë romansi «romanin thelbësor të tradicionit modern», ndërsa Mario Vargas Llosa, autori iOrgjisë së përhershme, (L’orgie perpetuelle), teorinë e tij

për letërsinë e ngre pikërisht mbi romanin Zonja Bovari. Madje në thelb ai vendos përgjigjen që Floberi i jepte zonjushës Leroyer Chantepie, ku ai i shkruante: «Mënyra e vetme për të përballuar ekzistencën është të përhumbesh në letërsi si në një origji të përjetshme.» Që në rininë e tij, Floberi e kishte kuptuar se jetonte në një jetë meskine, të rëndomtë, të pa qëllimtë, ku jeta ishte thjesht një ekzistencë biologjike e asgjë tjetër dhe ku fati i njeriut ishte i pasigurtë dhe prehë e luftrave sociale dhe e ambicjeve për pasuri e pushtet. Madje që kur nisi të shkrua jë kujtimet e tij,edhe pse i ri, ai i filloi kështu Kujtime te një të çmënduri [2]: “Pse i shkrua j këto rradhë? Përse vlejnë? Ku ta dimë!? Eshtë budallallëk të pyesësh njerëzit se përse i shkrua jnë kujtimet. Po ju a e dini se përse i keni hapur këto faqe të mjera, shkruar nga dora e një të çmënduri?...Po në këtë libër, Floberi kujton fëmijërinë e tij të trishtë dhe të dhimbshme. “Isha dhjetë vjeç kur ndjeva një dëshirë për të qënë larg shoqërisë, njerëzve. Edhe te fëmijët ishte po a jo padrejtësi e turmës, po a jo tirani, paragjykim, force e egoizmi… Që atëherë isha një i çmëndur…Pra jetova në një mënyrë të mërzitshme,me andralla nga mësuesit dhe shokët e mij. Megjithatë kisha një ndjenjë pavarësie dhe i përqeshja të tjerët.” Që në adoleshencë, Floberi vuante nga epilepsia dhe haluçinacionet. Disa herë i kishte ndodhur të binte në kriza, të nxirrte shkumë. «Në rini, - do të kujtonte më vonë ai, - shikoja gjëra të çuditshme. Në një sallë teatri, spektatorët i shikoja si skelete.» Dashuritë e para, dhe veçanërisht Elisa Schlesinger, që do të jetë një nga shëmbëlltyrat e romaneve të tij, ishin nga më pasionantet. Që i ri ai filloi të shkruante edhe pse shoqëria ku jetonte i dukej e hua j, e ftohtë,boshe. «Një ditë ndalova gjatë mbi urën Pont-Neuf. Ishte dimër. Sena poshtë rridhte dhe unë imagjinova për gjithë ata që kishin kaluar mbi të. Sa njerëz kishin kaluar këndej krenarë dhe të dashuruar, e që pasta j ishin kthyer një ditë me frymën që u merrej dhe vdekjen që u afrohej…» Floberi nuk besonte. Asnjëherë nuk kishte menduar se ekzistonte një Perëndi. «S’ka Zot!» -thoshte ai. - Pas de Dieu! [3]- i kishte thënë ai motrës së tij. - Pra ti nuk beson ? - Po, nuk besoj në asgjë !... Dashuria me Luizë Kole Luizë Kole,(Luise Colet), ishte një nga dashuritë dhe dëshpërimet më të mëdha të Floberit. Ai e kishte takuar atë për herë të parë në studion e skulptorit Pradier, në Paris. Ajo ishte e bukur dhe sensuale, një poeteshë libertine, që i ngjante një “Safo”-je moderne. Atë kohë a jo ishte akoma e

85


Ftesë martuar dhe ishte 11 vjet më e madhe se ai, pra 36 vjeçe. Dy javë më vonë ata ishin mbyllur në një hotel të Parisit dhe kishin bërë dashuri si të çmëndur. Pasta j, kur ishte kthyer në Normandi, një korrespondencë e gjatë disa vjeçare do të fillonte mes dy të dashuruarve. Atëherë ai po shkruante romanin Tundimi i Shën Antuanit, (La Tentation de Saint Antoine), por ai ishte dhënë aq shumë pas sa j, saqë gjithçka kishte ndryshuar në mënyrën e jetesës së tij. “Jam si një i plagosur, - i shkruante ai Luizës. - Tani as lexoj, as shkrua j dheas nuk mendoj më për gjë tjetër. Në zemrën time kam një boshllëk të madh”. Kjo lidhje mes tyre do të vazhdonte gjatë. Madje kur Luizës i vdiq burri dhe a jo do të mbetej e ve, a jo mendoi menjëherë të martohej me atë që donte. Floberi, siç shkruante miku i tij më i afërt, Maksim dy Kamp, (Maxime du Camp), «kishte një bukuri heroike, me një lëkurë të bardhë, pak rozë, me flokë të gjata e të dëndura mbi supe, me një mjekër të plotë…» Disa herë Luiza kishte tentuar të shkonte në shtëpinë e tij në Normandi dhe të njihej me nënën e tij, por sa herë që a jo tentonte, Floberi do të gjente diçka që ta pengonte për të shkruar atje. Ai e shtynte gjithnjë datën dhe aktin e martesës me të. Në fakt, në Croisset të Normandisë, Floberi jetonte një jetë eremiti dhe vetëm shkruante. Parisi ishte për të një shfrim i dëshirave dhe i gëzimit të jetës, vëndi i librave dhe i bibliotekave, ku ai lexonte si një i etur i madh, ndërsa me tu kthyer në Croisset, ai mbyllej në një dëshpërim të thellë. «Ajo që më duket mjaft e bukur dhe që do të doja ta shkrua ja, është një libër për hiçin, - i shkruante ai Luizës. - Një libër pa lidhje të jashtme, i cili për nga forca e brendshme e stilit, do të qëndronte më vete, ashtu siç qëndron toka në a jër, pa u mbështetur diku.» Ai kishte pothua j një urrejtje për jetën, për jetën e imponuar nga zakonet dhe shoqëria e asa j kohe. Ishte një lloj “Madame Bovary”. Ai thoshte se në historinë e shoqërisë njerëzore ka patur periudha kur njeriu e donte jetën, por tani jo. Kjo ndjesi ekishte bërë atë të tërhiqej nga shoqëria dhe të jetonte i vetmuar. Ishte një njeri tmerrësisht i dëshpëruar. “Unë ekzistoj vetëm nën dritën e llampës që shkrua j, nën dritën e flakës dhe nuk dëgjoj asnjë zë apo zhurmë njerëzore. Nuk di se ç’bëjnë shërbyesit e mij. Ata më shërbejnë veçse si hije…” Kur Flober iiku në Orient me mikun e tij të ngushtë, letrarin Maxime du Camp, ai e njoftoi Luizën vetëm kur po shkonte në Marsejë, ndoshta sepse nuk donte që a jo ta pengonte. Sigurisht a jo iu zemërua shumë, por Luiza e rua jti dashurinë për të edhe pse poeti Alfred de Musset, ky dashnor poetik, trokiste parreshtur në portën e sa j. Në vitin 1853, Luiza shkruante në ditarin e sa j: ”Viti që kaloi më ishte më i ëmbli, më i miri i jetës time.

86

Gustavi më deshi shumë dhe nga ai shijova artin e dashurinë që kurrë nuk e kisha ndjerë të tillë”. Një herë tjetër në Paris, kur ishte me të, Gustavin e kishte kapur kriza në një dhomë hoteli. Ishte nga ato krizat e adoleshencës. Ajo u tmerrua sepse nuk e kishte parë kurrë në një gjëndje të tillë. Por ai i kishte pëshpëritur të mos thërriste asnjë njeri, se do ta mbante veten dhe se kriza do t’i kalonte. Ndërkohë ai e shtrëngonte atë nga krahët me të gjitha forcat, duke nxjerrë shkumë nga goja. Të nesërmen kishin ndënjur gjithë ditën në shtrat, të dashuruar më shumë se kurrë. Por Floberi kishte frikë nga martesa. Ndarja me Luizë Kolé kishte qënë e dhimbshme dhe tronditëse. Ishte viti 1855. Madje atë kohë, Luiza kishte marrë dhe një çmim letrar të Akademisë Franceze dhe emri isa j si poete ishte bërë mjaft i njohur. Por në zëmrën e Floberit dashuria për të ishte fashitur. Ajo i vinte parreshtur në apartamentin e tij, gjersa një ditë ai i tha shërbyesit që mos ta pranonte më. Në takimin e tyre të fundit, Floberi mezi e kishte mba jtur zemërimin e tij, gjersa a jo ishte larguar. Madje nuk e kishte kuptuar qëndrimin e tij. “Isha gati t’a vrisja, - shkruante Flober për takimin e kësa j dite në ditarin e tij, - por vetëm përfytyrimi i sallës së gjykimit tim, më ndaloi”. Pas kësaj ndarje, Floberi nuk pati më dëshirë të lidhej pas një femre, edhe pse aventurat dashurore nuk do të mungonin në vitet e mëpasme. Por tani ai pëlqente aventurat e shkurtra, pa lidhje të forta, veçanërisht me aktoret e teatrit, siç ishin Beatrix Person, Susanne Legier, apo Louise Pradier. Pëlqente gjithashtu dhe intimitetin femëror edhe pse nuk shkonte në shtrat me ato, siç ndodhte mezonjën mondane dhe ish aktoren Jeanne de Tourbey, apo Apollonie Sabatier. Ai u shkruante poezi, letra dashurie, puthej e fërkohej me ato dhe kishte dëshirë të dëgjonte historitë aventurore dhe eksperiencat e tyre femërore. Edhe kur kthehej në Rouen, mësueset angleze të mbesës së tij, u bënë të dashurat e tij. Ngushëllohej me ato. Me njërën prej tyre, Julie Herbert, marrëdhëniet zgjatën për disa vite. Madje ata merrnin trenin, larg syve të njerëzve dhe veçanërisht të nënës së tij, dhe shkonin në Paris, ku mbylleshin në hotel për disa ditë me rradhë. Duket se ajo u kthye si «gruaja e vërtetë» e tij. Floberi i shkruante poezi, madje e ndoqi atë dhe në Londër. Por më së fundi dhe kjo dashuri u fashit, si gjithë dashuritë e tjera. Tashmë ai ishte i sëmurë. I duhej të përdorte një mërkur të fortë me doza të mëdha për të mundur sëmundjen veneriane që e kishte kapur s’dihet me cilën prostitutë. Pinte parreshtur laksativë, bënte ushunjza dhe për ditë të tëra vuante nga ethe të mëdha, gjersa forcat e linin për një kohë të gjatë.


Hollywood

Angelina Jolie feston në Australi, Brad Pitt në Londër Aktorja dëshiron t’i dhurojë atij ishullin Petra në formë zemre për 50-vjetorin e tij

D

estinacioni i yllit 38-vjeçar Angelina Jo­lie këtë fund nëntori ka qenë Syd­ney, Australia. Ajo ka festuar Ditën e Falenderimeve me gjashtë fëmijët e sa j: Maddox, 12 vjeç, Pax, nëntë, Shiloh, shtatë, Zahara, tetë dhe dy binjakët pesë vjeçarë, Knox dhe Vivienne – të cilët a jo po i rrit me të fejuarin e sa j Brad Pitt . Ndërkohë, Jolie po xhiron në Australi filmin e sa j të ri, “Unbroken”, ku një­ kohësisht është edhe regjisore, edhe aktore. Në anën tjetër, Brad është shumë i angazhuar aktualisht me punë në filmin e tij të ri “Fury” në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk është bashkuar për falënderimet e këtij viti, më 28 nëntor, me pjesën tjetër të familjes. Babai i Angelinës, Jon Voight, nuk ka sho­qëruar gjithashtu va jzën e tij gjatë këtyre festimeve. Ai është shprehur se

Ishulli i shumëpërfolur, Petra

87


Hollywood

është i mërzitur që nuk mundi të ishte me va jzën e tij dhe fëmijët e sa j gjatë këtyre pushimeve, por ka thënë se ata po kalojnë një kohë të mrekullueshme në Australi. Së fundi ka pasur thashetheme se Angelina i ka blerë Brad-it një ishull për ditëlindjen e tij, por këto fjalë janë hedhur poshtë si të pavërteta. Por për çiftin që ka gjithçka - para, bukuri, karriera të suksesshme dhe një familje të madhe e të ngrohtë një ishull në formë zemre nuk duket si diçka jashtë pritshmërive apo mbretërisë së të mundshmeve. Një ishull I tillë është një mënyrë që Jolie t’i tregojë dashurinë bashkëshortit të sa j. Por, Donna Massaro, prindërit e së cilës Joseph dhe Barbara Massaro, janë pronarë të Ishullit “Petra”, i cili u hamendësua se është blerë nga Jolie, ka thënë për “E! News” se la jmi “nuk është i vërtetë.” Megjithatë, nëse Angelina e ka pasur vërtet ndër mend të blerë një ishull dashurie për veten dhe për Brad, ishulli prej 11 akrash është në shitje. «Është akoma në shitje. Ne jemi të gatshëm t’i tregojmë Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishullin, por në fillim ata duhet të hanë drekë në kafenenë time. Ajo (shtëpia) është një punë dashurie dhe një vepër arti”, ka shtuar Massaro.

88


News

ë q t e j r a j g N tronditën

, n ë n a r Ti . . . m ë t e v o j r po

P

adyshim ndarja nga jeta e Deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Oll­da­­shit gjatë një aksidenti fatal mbrëmjen e 20 nëntorit ishte ngjarja që tronditi mbarë opinionin public shqiptar. Deputeti 40-vjeçar, i martuar dhe babai i dy fëmijëve u nda nga jeta gjatë aksidentit fatal mbrëmjen e së mërkurës në një aksident të ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike. I lindur më 17 dhjetor 1972, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të dhjetorit 90 dhe ishte për të katërtën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i zgjedhur si drejtues i listës së Partise Demokratike në qarkun e Fierit.

Sokol Olldashi e nisi karrierën e tij pas viteve ’90 në fushën e gazetarisë. Pas disa vitesh gazetar dhe drejtues në shtypin e shkruar, në vitin 2001 ai ndërmerr edhe karrierën politike dhe zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 2005-2007, Olldashi arrin të rizgjidhet në Kuvend, si deputet i Partisë De­mo­kratike, ku emërohet në krye të Ministrisë së Brendshme, deri në 2007. Më pas, në 2009, pas humbjes përballë Ramës në bashki, rikthehet në Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike, deri në shtator të këtij viti, ku dhe kanditoi për postin e kryetarit të PD, në garë me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Paul Walker, vdekje në një aksident automobilistik

V

dekja e aktorit të famshëm të “Fast and Furious” u bë ngjarje e javës jo vetëm në mediat botërore, por edhe në Shqipëri. Publikun e ka trishtuar së tepërmi ndarja e papritur nga jeta e Paul Ëalker, për shkak të një aksidenti automobilistik. Artisti 40-vjeçar ishte pasagjer në një makinë sportive “Porsche”, e drejtuar nga një miku i tij, i cili gjithashtu mbeti i vrarë. Aktori po shkonte në një mbrëmje bamirësie, kur ndodhi aksidenti. Sipas policisë, automjeti ishte duke lëvizur mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kur u përplas me një shtyllë ndriçimi të rrugës dhe shpërtheu në flakë. Vin Diesel, protagonisti tjetër kryesor i “Fast & Furious” shkroi në “Twitter”: “Jam i pafjalë. Sot humba një vëlla, ndërsa para jsa fitoi një ëngjëll. U prefsh në paqe”.

89


News

Ndërron jetë

Nelson Mandela  N

elson Mandela nërroi jetë në moshën 95-vje­çare. Ishpresidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe ikona e anti-Aparteidit, Nelson Mandela. La jmi u  konfirmua nga presidenti aktual i vendit, Jacob Zuma, vetëm pak momente pasi ishin vënë re lëvizje të shumta të të afërmve dhe qeveritarëve të vendit pranë shtëpisë së tij. Nëpërmjet një deklarate televizive në kanalin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Jacob Zuma tha se lideri i parë me ngjyrë i vendit dhe ikona e luftës kundër aparteidit ndërroi jetë në paqe. “Kombi ynë humbi një nga djemtë e tij më të mëdhenj”, tha Zuma. “Ajo që e bëri Nelson Mandelën të madh ishte ekzaktësisht a jo që e bëri atë njerëzor. Ne pamë tek ai, atë që duam të shohim te vetvetja”, shtoi Zuma. Njeriu, që afrikano-jugorët e konsiderojnë heroin e tyre kombëtar, e që në vend njihet ndryshe me emrin tradicional “Madiba”, fillesat e problemit të mushkërive i pati pikërisht gjatë periudhës së kaluar në burg, kur dhe u sëmur nga tuberkulozi. 

90


News

Protesta kundër armëve, populli dhe Edi Rama u thanë “Jo”

Q

indra qytetarë u mblodhën gjatë ditëve të nëntorit në sheshet kryesore të Shqipërisë, ku protestuan kundër mundësisë së shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tone, dhe pse jo duke përjetuar një gjendje ankthi. Të organizuar nga shoqatat ambientaliste, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të shoqërisë civile, gazetarëve, artistëve dhe personaliteteve të tjera të vendit, shumë qytetarë shqiptarë i thanë “Jo” armëve kimike. Por ai që vulosi përfundimisht mos ardhjen e armëve kimike në Tiranë padyshim qe Kryeministri i vendit z. Edi Rama. U deshën pak javë si kryeministër që Rama të merrte një nga vendimet më të vështira të karrierës së tij. Me miliona shqiptarë e prisnin këtë fjalim siç nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Dhe Rama nuk i zhgënjeu ata.

Shqiptarët festuan 101–vjetorin e Pavarësisë

M

e aktivitete të ndryshme shqiptarët kanë festuar Ditën e Flamurit, ditën që shënon 101-vjetorin e Pavarësisë së tyre.

Me këtë rast, presidenti i Shqipërisë, Bujar Ni­ shani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kabineti qeveritar në Vlorë, janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, për të shënuar 101 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në mënyrë simbolike është zhvilluar edhe ceremonia e ngritjes së flamurit, pikërisht aty ku 101 vjet më parë Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë, duke shpallur kështu Shqipërinë e pavarur e sovrane. Zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar, për­ faqësues të ambasadës së Kosovës, si dhe të pranishëm të tjerë, kanë vendosur kurora lulesh te varri ku prehen eshtrat e Ismail Qemalit. Mes të­pranishmëve nga Kosova, ishte edhe Albin

Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama në një prononcim të shkurtër ka uruar të gjithë shqiptarët: “Falënderoj të gjithë ata që na janë bashkuar sot në Vlorë. Ne si Qeveri jemi të angazhuar ta çojmë shtetin përpara. U uroj gjithë shqiptarëve gëzuar këtë festë të madhe!”. Më pas kryeministri Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projektit për shëtitoren e Vlorës, që u mba jt në Teatrin e qytetit “Petro Marko”. Derisa mazhoranca në pushtet festoi ditën e Pavarësisë dhe më 29 nëntor ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist, në anën tjetër opozita dhe përkrahësit e sa j më 28 Nëntor festojnë të dyja festat bashkë. Aktivitetet e parapara për këtë ditë festive nisën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, qysh në orët e paradites.

91


News

Kryetari Partisë Demokratike Lulëzim Basha gjatë vizitës te Varrezat Dëshmorëve ka rikujtuar sakrificat e popullit shqiptar ndër vite. “Në këtë ditë të shënuar të kombit tonë, 28 Nëntorin, festojmë ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë. Përulemi para mijëra e mijëra dëshmorëve, bijve të shqipes, që u flijuan për pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë. Sot i kujtojmë këta martirë, sakrificën sublime me të cilën i shërbyen kombit”, ka thënë Basha, duke kujtuar edhe dëshmorët e rënë në luftën e Kosovës, dhe në treva tjera me shqiptarë: “Kujtojmë edhe bijtë e shqipes në Kosovë, Preshevë, Maqedoni që luftuan për lirinë e Kosovës. 2013 është viti 101 pas shpalljes së pavarësisë dhe 100 vite pas vitit fatkeq të vitit 1913, që na tregon se sakrificat nuk mbarojnë. Të lëmë mënjanë inte­ resat personale dhe të bashkohemi për interesat kombëtare”. Më tej u zhvilluan homazhe dhe te Memoriali i Koman­dantit legjendar, Adem Jashari, te Rruga e Durrësit. Me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë, presidenti Amerikan, Barack Obama i ka dërguar një mesazh urimi homologut shqiptar, Bujar Ni­ shani. Në mesazhin e presidentit Obama thek­ sohet se SHBA-ja dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë të bazuar në interesa të përbashkëta. “SHBA-ja dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë të bazuar në interesa të përbashkëta. Unë e vlerësoj përkushtimin e Shqipërisë nda j pa­­qes dhe sigurisë globale, përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afga­

92

nistan, si edhe rolin e Shqipërisë në rua jtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan”. “Pres që të vazhdojmë dhe ta fuqizojmë marrë­ dhënien tonë në të ardhmen dhe ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë teksa vendi jua j përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike. Pranoni, ju lutem, urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e Pavarësisë së vendit tua j”, përfundon mesazhi i presidentit amerikan. Urime për 101-vjetorin e Pa­varësisë Shqipërisë i kanë ardhur edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, i shpreh urimet më të mira popullit të Shqipërisë. “Tranzicioni paqësor i këtij viti dhe për­pa­­­rimet legji­sla­tive nënvizojnë kredencialet demo­kratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin po­pullin e Shqipërisë, ndërkohë që ata vazhdojnë të kërkojnë avancimin e sundimit të ligjit dhe reformat ekonomike, dhe ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit”. “Ndërkohë që ju festoni me familjet dhe miqtë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si një partner i palëkundshëm dhe ale­­­at. Ne shohim për­­­­para drejt një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. 


News

Shqiptarët e Turqisë festuan përvjetorin e 101-të të Pavarësisë Shqiptarë të vendosur prej shekuj në Turqi, vendi me komunitetin më të madh shqiptarë në botë, me 4 milionë vetë festuan 28 Nëntorin e 101-të të Pavarësisë së Shqipërisë prej ish-Perandorisë Otomane. Një festë kjo e organizuar nga nga Ambasada shqiptare në Turqi, e cila mblodhi në Ankara shqiptarë me banim nga Bursa, Stambolli, Izmiri e kudo ku ka shqiptarë. Festa u zhvillua në hollin luksoz të “Sëiss Hotel” në Ankara e tre brezave të emigracionit shqiptar në Turqi; pasardhësit e emigrantëve të Luftës së Parë Botërore, ata të pas Luftës së Dytë Botërore dhe ata të pas viteve 90-të. Por edhe dhjetëra deputetë të parlamentit turk, në të cilin 25 deputetë janë me origjinë shqiptare, të trupave diplomatike, akredituar në Turqi, si dhe ministri i Zhvillimit të qeverisë turke, Xhevdet Yllmaz.

Olen Cezari elektrizon skenën në Teatrin e Operës dhe Baletit  

P

adyshim që ishte një dhuratë e bukur koncerti i Olen Cezarit në ditët e fundit të dhjetorit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kryeqytet. Një koncert mbresëlënës, ku Oleni erdhi së bashku me bandën e tij famoze “Onexpcted”, të njohur edhe në skenat ndërkombëtare. Performanca e tij, ashtu siç dhe vetë Oleni e qua jti, ishte një udhëtim nëpër botë, ku interpretoi muzikë nga vende të ndryshme, të shoqëruar me pamje nënujore tepër mbresëlënëse. Në një skenë tejet të thjeshtë në Teatrin e Operës dhe Baletit, ai dhe banda e tij interpretuan për gati një orë e tridhjetë minuta, për ta mbyllur me një këngë shqiptare, ku u bashkua edhe vetë publiku, duke kënduar e duartrokitur. Në fund, bashkë me publikun Olen Cezari këndoi “Lule borë”, por bëri edhe një homazh për mikun e tij Lucio Dalla. Olen Cezari, ky muzikant eklektik dhe shumë i talentuar, ka më shumë se dy dekada përvojë muzikore, një karrierë kjo prestigjioze, gjatë së cilës ai ka bashkëpunuar me emra ndërkombëtarë dhe ka marrë shumë çmime, mirënjohje dhe vlerësime. 

93


M

iqë të sa j, artistë nga fusha të ndryshme, gazetarë, artdashës u mblodhën në një vjetorin e Ateliesë së stilistes, Tatjana Isa j të ngritur në ambjentet e zonës së ish- Bllokut në Tiranë. Mes trokitjeve të gotës me verë të preferuar, gatimeve tradicionale, pikturave librave të shumtë, sfilatës me veshje të realizuara nga vetë Isa j, si dhe muzikës së përzgjedhur, të servirur nga këngëtarja e suksesshme Marcela Çibuka j, të pranishmit kaluan disa orë të këndshme, ku nuk mungoi dhe prezenca e vet stilistes Isa j.

Festivali

i kineastëve të rinj shqiptarë në Nju-Jork

N

ju-Jorku ishte qendra e kinemasë shqiptare këtë fund nëntori dhe fillim dhjetori. Filmat me metrazh të shkurtër artistik dhe dokumentarë janë për tre ditë pjesë e festivalit të filmit “Young Albanian Filmmakers Festival”. Është një Event me filma të metrazhit të shkurtër të regjisorëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova që u zhvillua në datat 29-30 Nëntor dhe 1 Dhjetor në Producers Club Theatres në Nju-Jork, me formën e një Festivali të ndarë në tre seksione përkatëse në tre ditët. Ideja është e regjisorit shqiptar tashmë të vendosur në Nju Jork , Bujar Alimani, i cili është edhe organizatori e Drejtori Artistik i Festivalit, që mbështetet nga Producers Club Theatres. Një grup përzgjedhësish, artistë të rinj të gjithë që punojnë dhe jetojnë në Nju Jork: Dhimitër Ismaila j, Luan Bexheti, Anisa Dema, Roland Uruçi, Entela Barçi, Alfred Tollja, Gentjan Basha, Lola Luma dhe Bujar Alimani kaluan në duar rreth 50 filma dhe përzgjodhën 19 prej tyre, të cilët kalojnë në konkurrim për katër çmimet që do të akordojë një Juri e përbërë nga Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Violeta Miraka j, të cilat janë Filmi më i Mirë, Skenari më i Mirë, Regjia më e Mirë dhe Çmimi i Publikut. Filmat kanë tematika nga më të ndryshmet, kryesisht ato socialet, të cilat shqetësojnë regjisorët e rinj dhe subjektet e tyre, që mbështeten tek jeta e përditshme dhe marrëdhëniet mes njerëzve që i rrethojnë. Pjesa më e madhe e filmave janë bërë në Shkollat e

94

Blerina Goce

Filmit në Tiranë dhe Prishtinë dhe vijnë si filma studentorë. “Por ne nuk u mjaftuam vetëm me filmat e shkollave por lejuam edhe filma të parë të atyre që kane pasion kinematografinë dhe që filmat që kanë realizuar kanë një nivel serioz artistik”, shprehet regjisori Bujar Alimani. “Mund të them se kemi të bëjmë me një gjeneratë që vjen me shumë interes dhe kam idenë se paragjykohet jo mirë në Shqipëri… Madje do të shkoja edhe më tej, se mund dhe të pengohet nga a jo që themi konflikt brezash dhe moslejim i të ‘resë’. Nuk mjafton të flasësh për kinemanë e re shqiptare, por duhet të gjithë të ndihmojmë realisht dhe thelbësisht për promovimin e sa j dhe daljen e sa j jashtë kufijve. Sot jetojmë në një botë të lirë e mbi të gjitha në një botë krahasuese, ku nivelet duhet të përqasen me vlerat më të mira të Perëndimit”, vijon ai. Në këtë kontekst “Young Albanian FilmMakers Festival”, sipas Alimanit, “nuk është një festival i zakontë filmash, por një risi, një tendencë e vërtetë dhe e pazhurmshme, larg glamurit dhe ‘life style’, me qëllimin që të tregojë Kinemanë më të Re shqiptare, si një lindje të re, një vështrim ndryshe, një nivel tjetër.” “Vdekja e gjyshit” me regji nga Xhoslin Rama, “Heshtja” me regji nga Bekim Guri, “The director” me regji nga Suela Bako, “Weekend” regji nga Ergys Lubonja, “Jetë të riciklueshme” nga Blerina Goce, “Shpresa” me regji nga Valon Jakupa j, “Borës” nga Franc Priska, “Kthesa” me regji të Dorela Rexhepit, etj, janë vetëm disa prej filmave pjesëmarrës në festival.


Mjeksi

Stomatologjia e së

ardhmes

Nga Monika Spirollari (stomatologe)

T

Në rastet kur në gojë mungon një dhëmballë, në thellësi të kockës vendosen qelizat staminale, nga të cilat formohet dhëmballa, e cila formohet sikurse ndodh në procesin fiziologjik të daljes së dhëmballeve natyrore.

akimi  te dentisti? ...... Nuk është ora më e bukur e ditës. Për fat të keq, kështu ka qenë prej vitesh dhe vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme. Ndërkohë që teknologjia në çdo fushë të jetës po ecën me shpejtësi marramendëse, la jme të mira vijnë edhe nga stomatologjia. Shumëkujt i ka rastisur të marrë një masë për bërjen e një proteze fikse (urë ose kllëf).  Me siguri që ka përjetuar një ndjesi jo të këndshme, prej futjes së materialit të bollshëm në gojë. E gjitha kjo procedure tani ka filluar të zëvendësohet me filmimin me anë të një kamere të vogël intraorale të dhëmbëve të përgatitur nga mjeku. Informacioni transmetohet te një aparaturë, (CAD/CAM) me anë të së cilës tekniku vazhdon hapat e laboratorit për përgatitjen e punimit. Si në shumë degë të tjera të mjekësisë, përdorimi i lazerit gjithashtu po zbatohet edhe në stomatologji. Gama e përdorimit është shumë e gjerë. Ajo që ju intereson më shumë pacientëve është zëvendësimi i frezës! Pastrimi i kavitetit tani mund të bëhet me lazerin me ujë, pa dhimbje, pa anestezi, pa zhurmën bezdisëse  të frezave. Jo më pak të rëndësishme janë edhe funksionet e tjera të tij, si sterilizimi i xhepave parodontale, ndërhyrjet estetike dhe kirurgjikale tek indet e buta, zbardhimi i dhëmbëve, përdorimi i në endodonti etj. Kujdesi për dhëmbët nuk mund të limitohet

me va jtjen tek dentisti. Secili prej nesh duhet të jetë i ndërgjegjshëm për kontrollin dhe higjenën periodike të dhëmbëve. Si të jemi të sigurt se çfarë shkon dhe çfarë jo, me dhëmbët tanë edhe pa lënë takim në klinikë? Kanë dalë kamerat e vogla intraorale për përdorim vetjak në shtëpi prej vet pacientit. Ky quhet “mouthëatch home dental monitoring system”. Mjafton që kamera të lidhet me një kompjuter dhe në shtëpi pacienti mund të shohë në monitor gjithë dhëmbët e tij dhe njëkohësisht sistemi i trasnmeton imazhet në klinikën e dentistit. Komunikimi mes të dyja palëve është shumë i lehtë dhe jo vetëm një herë në gjashtë mua j. Qelizat staminale janë një tjetër risi në stomatologji. Akoma në faza eksperimentale këto qeliza merren nga një shtresë e caktuar (mezenchimale) e dhëmballëve të shëndetshme që hiqen (p.sh.dhëmballët e pjekurisë) dhe konservohen në kushte specifike. Në rastet kur në gojë mungon një dhëmballë, në thellësi të kockës vendosen këto qeliza, nga të cilat formohet dhëmballa, e cila formohet sikurse ndodh në procesin fiziologjik të daljes së dhëmballeve natyrore. Duket se do duhet shumë kohë derisa kjo të bëhet realitet dhe atëherë nuk do kemi nevojë të vendosim implante në gojë, pasi në kuptimin e vërtet të fjalës «do të mbjellim dhëmbë në gojë». Këto janë disa nga faktet që na tregojne se va jtja tek dentisti do të jetë gjithmonë dhe më e lehtë dhe për rrjedhojë të kësa j një gjë është e sigurt, e ardhmja do na buzëqeshë me dhëmbë të bukur!

95


Rrëfimi i

Francesca Pascale-s,

e fejuara e Berluscon-it

P

olitikani italian “i njollosur” dhe partnerja e tij 28-vjeçare flasin për revistën, rreth marrëdhënies së tyre. Është e vështirë të jesh e fejuara 28-vjeçare e Silvio Berlusconit; në krye të historive të mbrëmjeve bungabunga, Francesca Pascale u desh të përballej me kundërshtimin e nënës, kur prindërit e sa j zbuluan që a jo dilte me një burrë që, megjithëse lëkurën e kishte të nxirë nga plazhi dhe xhepat të fryrë, mbushte plot 77 vjeç. “Mami im më tha: Edhe ne e admirojmë atë, por ai ka moshën e babait tënd”,-thotë velina nga Napoli, në një intervistë për Vantity Fair Italia, e cila në faqen e parë mban një fotografi të çiftit në vilën e ishkryeministrit në Arcore. Koha po bëhet tipar goditës: Berluscon-i, lideri miliarder i qendrës së djathtë, do të falet edhe për gjëra të tjera, përveç romancave të tij, porse nuk denjon të thotë asnjë fjalë për mashtrimet mbi taksat e shërbimeve publike ose që është në arrest shtëpie. Ndërkohë, e votuan, duke e përjashtuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, ndërsa ridalja e partisë së tij Forza

96

Italia nuk duket se po fiton mbështetje në popull. Po kush kujdeset për politikën, kur ti je i dashuruar me një grua që dikur ka kënduar “Kur ti tregon pak kofshë, vlerësimi rritet”? Gjithçka që mund të bëjë Berluscon-i për votën e Pascale-s është të sillet mirë në angazhimin e tij nda j unazës, që i bëri asa j për Krishtlindjet e vitit 2011. “Unë e kam ndjekur atë, i jam vardisur, e kam bërë të bjerë në dashuri dhe të fejohet me mua,- tha Francesca Pascale.- Unë i kam bërë të gjitha dhe akoma i bëj të gjitha vetë, në mënyrë virtuale. Ai thjesht duhet të thotë “po”.” Pascale tregon se si ia ka dhënë Silvios numrin e telefonit, kur ishte veçse një anëtare adoleshente e Forza Italia-s. Ajo e deklaroi dashurinë e sa j për ish-kryeministrin që në krye të skandalit, pas ndarjes së tij nga Veronica Lario në vitin 2009. Ajo gjithashtu tregon se si i shtrëngonte dhëmbët kur ai ndiqte një paradë me va jza të reja tërheqëse në vilën Arcore. Francesca ka


ditur gjithnjë t’i qëndrojë në krah kalorësit, edhe kur ai hidhet tutje publikisht në çdo zgjedhje politike, në televizion dhe në parti. Gjithkush, a jo e di se ka luftuar fort për të qenë e preferuara dhe e zgjedhura e Silvios. Fillimisht, a jo ka ndjekur leksione për mënyrën e të folurit, si dhe për disa rregulla të mirësjelljes, por, po ashtu, ua ka dorëzuar portretin e sa j kirurgëve plastikë, siç dallohen ndërhyrjet në buzë, faqe dhe në pjesë të tjera të trupit. Të gjitha këto për kënaqësi të Silvios, si dhe për “të varrosur” linjën e gjatë të rivaleve, me të cilat asa j i është dashur të luftojë e të triumfojë. Francesca Pascale e ndryshoi edhe stilin e veshjeve, teksa në gardërobën e sa j zunë vend kostumet dhe këmishët, për t’i lënë rrobat vulgare që binin shumë në sy. Flokët e sa j tashmë janë të drejtë, si dhe e ndryshoi make up-in, duke u bërë kështu një zonjë e klasës së lartë borgjeze. Gjithashtu, herë pas here a jo shihet të dalë shëtitje me qenin e sa j qimegjatë e të bukur dhe, si çdo div tjetër, duke u ndierë tejet e respektuar. Jo vetëm kaq, por a jo ka mundur të fitojë vlerësimin e va jzës së dashur të Silvio Berluscon-it, Marina, trashëgimtare e Mondadorit. Në fakt, e bija dhe e dashura janë zbuluar të fotografuara krah për krah në Milano, pasi ishin duke ngrënë një picë me njeriun më të rëndësishëm të jetës së tyre. Napolitanka e bukur banon fundjavave në vilën e famshme Arcore, pushimet verore i kaloi në Sardenja, ndërsa aktualisht jeton në Romë, në një shtëpi në pronësi të Berluscon-it. Francesca shprehet se ka pak kohë për ta ndjekur Silvion në angazhimet e tij të punës, por e bën këtë hera herës dhe në heshtje, si një pacient i vërtetë. Shpeshherë, është e detyruar të presë gjatë, për shkak se ish-kryeministri është i angazhuar në takime me avokatët e tij apo me drejtues të partive. Të gjitha këto, janë të fshehtat e një grua je me një jetë të suksesshme. Përgatiti Anila Çuli

97


Diadema princërore

e Kate Middleton

D

ukesha e Kembrixhit (Cam­bridge) ka ndjekur Pritjen Dip­lo­matike vetëm disa net më parë, duke u shfaqur në Buckingham Palace në Bentley, me një diademë xixëlluese me diamand dhe perla. Fustani I dizenjuar nga Alexander McQueen ishte kombinuar me një palë vathë dhe plotësuar me bizhuteri mbretërore duke dhënë ndjesinë e “déjà vu”. Hera e fundit që Kate ka dalë në publik me diademë ka qenë në ceremoninë e dasmës së sa j në vitin 2011, kur a jo veshi një fustan nga i njëjti stilist në të njëjtën ngjyrë (natyrisht). Kurora me xhevahirë, mendohet të jetë diadema ‘Papyrus’ e blerë nga Mbreti George VI në vitin 1936 dhe thuhet se i është dhënë hua Kate nga Mbretëresha Elizabeth II. Dhe në fakt, kush tjetër mund të ketë një diademë të tillë në duar?! Kjo kurorë i ka përkitur nënës mbretëreshë përpara se a jo t’ia jepte Princeshës Margaret, motrës së mbretëreshës. Ndonëse bie shumë në sy dhe megjithëse e bukur, shfaqja e statusit të sa j të princeshës nuk është në fakt pjesë e mënyrës së të vepruarit të Kate, por diademat janë aktualisht të detyrueshme për tu mba jtur në banketet shtetërore. Kështu, Kate në parim, nuk ka zgjidhje tjetër por të duket princeshërore. Dhe a jo duket vërtet bukur!

98



Revista elite per web