Page 1

A.G.S Katalog


Restoranti me vetëshërbim “A.G.S”, i mundëson pushuesve të saj një zonë të veçantë me rërë të imët, ujë të pastër e të cekët, për më tepër një pamje relaksuese nga deti. A.G.S. ofron me qera çadra dhe shezllonë, të cilët plotësojnë komoditetin tuaj në këtë plazh. Menuja e pasur tradicionale shqiptare dhe vetëshërbimi, ju bëjnë ju që të ndiheni si në shtëpinë tuaj. Përzgjedhja e shumëllojshme e pjatave të gatuara, mjeshtërisht nga kuzhinierët e restorantit, shtojnë kënaqësinë dhe rehatinë tuaj në shijimin e një dite të nxehtë vere.

Cilësia dhe garancia e ushqimit të gatuar bazohen në standartet evropiane ISO 9001:2008 dhe ISO 22000:2005. Higjena dhe mirëmbajtja e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të restorantit, ju garantojnë juve një ambjent të sigurt për fëmijët tuaj. Personeli i trajnuar i shërbimit në restorant, në bar-kafe dhe në shezllonë do të rrisë kënaqësinë e qëndrimit tuaj pranë këtij plazhi.


Presim në çdo moment të ditës t’i bashkoheni komoditetit dhe kënaqësisë që ofrojmë në një ditë të nxehtë vere!


Wireless Zone


E perzgjedhur

Kuzhine

Tradicionale

Higjene

dhe Pasterti

Produkte te Fresketa


Ku Ndodhemi Do te na gjeni tek shkembit te kavajes, prane hotel Dolce Vita. Tel/Fax: +355 04 58 00 672


Dedikuar te gjithe pushuesve Stafi i Avance Global Service


A.G.S Brochure  

Restaurant, buffet brochure

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you