Page 1


NGJARJE SHUME TE RENDESISHME PER BOTEN NDODHEN NE 1999 ... ... DHE NE HODHEM HAPIN E PARE NE RRUGEN TONE TE GJATE Të nderuar miq

Nëpërmjet kësaj hapësire të vogël, gjej rastin t’Ju bëj një prezantim të shkurtër të ICEBERG COMMUNICATION. E krijuar në vitin 1999, ICEBERG COMMUNICATION vazhdon edhe sot të operojë në tregun shqiptar të komunikimit marketing duke renditur në CV e saj një seri suksesesh. Gjatë këtyre viteve kemi arritur të jemi bashkëpunëtorët më të mirë të partnerëve tanë, duke e fituar plotësisht besimin e tyre. Ne jemi bërë pjesë dinamike e zhvillimit të industrisë së reklamimit dhe komunikimit marketing në Shqipëri duke i ofruar tregut të biznesit dhe organizatave qeveritare e joqeveritare, fitimprurese ose jo, eksperiencën e një grupi profesionistësh dhe ekspertizën e njohjes së tregut vendas. Modestisht do të theksoja se ICEBERG COMMUNICATION, një nga kompanitë më të mira në vend në sektorin e reklamimit dhe marrëdhënieve me publikun, dhe një nga kompanitë lider në sektorin e organizimit të eventeve dhe ngjarjeve speciale, ka hyrë në dekadën e dytë të jetës së tij, me një ekip profesionistësh sfidues dhe një rrjet të gjerë partnerësh nga vende të ndryshme të botës. Konsistenca jonë, përkushtimi ndaj punës, respekti ndaj vlerave njerëzore dhe profesionalizmi, na bën të preferuarit e Klientëve tanë. Ne egzistojmë për t’i dhënë fuqi komunikimit tuaj; për ta bërë të njohur produktin, kompaninë apo projektin tuaj; për t’i dhënë bizensit tuaj identitetin që shumë shpejt do të gjenerojë përfitime. Ne përpiqemi cdo ditë t’i bëjmë Klientët tanë më të mirë se konkurrentët e tyre, në mënyrë që ata të jenë plotësisht të diferencuar dhe lehtësisht të identifikueshëm. Sekreti i suksesit tone, është puna jonë e përditëshme për tu dhënë Klientëve më shumë se sa thjesht një shërbim. Misioni ynë përfundon kur ne u japim Klientëve tanë fuqinë afatgjatë që qëndron PERTEJ KOMUNIKIMIT.

Me Respekt, Administratore MBA Rafaela RICA


BEYOND COMMUNICATION PROFILI I KOMPANISË

Iceberg Communication është një kompani e kompletuar shërbimesh reklamimi dhe komunikimi që operon në tregun shqiptar që prej vitit 1999. Ne kemi një përkushtim të plotë për t’u siguruar klientëve tane shërbime dhe zgjidhje cilësore, dhe kosto-efektive. Duke mbajtur ritmet e tendencave globale në një mjedis vazhdimisht të ndryshueshëm, performanca e nivelit të lartë është ajo që na veçon nga konkurrenca. Iceberg merret me të gjitha fazat e publicitetit, që nga konceptimi i idesë fillestare e deri tek produkti përfundimtar. Kompania e ka zgjeruar platformën e shërbimeve duke ofruar njohuri të shkëlqyera në fushën e marrëdhënieve me publikun, strategjive të komunikimit dhe menaxhimit të evenimenteve. Stafi ynë i talentuar dhe energjik, i përkushtuar ndaj shërbimit të klientëve, përbën një nga gurët e themelit të suksesit tonë të vazhdueshëm. Këta 16 profesionistë të rinj dhe të motivuar, zotërojnë aftësi teknike specifike dhe njohuri të specializuara lidhur me krijimin e objektivave të qëndrueshëm për optimizmin e rezultateve.

VIZIONI YNË

Përkushtimi ynë është të sigurojme zgjidhje të avancuara, efiçente dhe të besueshme që plotësojnë nevojat e klientëve tanë dhe të konfirmojmë të ardhmen e Iceberg si kompani lider në tregun e ideve të reja, në tregun e ndryshimit dhe zhvillimit me ritme të larta.

QËLLIMI YNË

Iceberg Communication është kryesisht i përqëndruar në dhënien e impulseve për të nxitur suksesin e biznesit të klientit. Nevojat dhe interesat e klientëve tanë janë forca motivuese e të gjitha veprimeve tona për të siguruar inovacion, cilësi shërbimi, ekspertizë me nivelin më të lartë të profesionalizmit.


SHËRBIMET QE OFROJMË DIZAJN DHE PRINTIME MEDIA ARTIKUJ DHE STENDA PROMOCIONALË MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN DHE STRATEGJI KOMUNIKIMI EVENIMENTE


EVENIMENTE ICEBERG COMMUNICATION eshte agjensia e pare dhe me e madhja e organizimit te eventeve ne Shqiperi. Ne planifikojme dhe manaxhojme profesionalisht te gjitha aspektet teknike dhe financiare te nje eventi. Ne zoterojme nje platforme te kompletuar sherbimesh dhe sigurojme gjithe elementet e nevojshme per te organizuar nje evenimet te suksesshem. Me nje staf te dedikuar dhe te palodhur ne i garantojme klientet tane ne suksesin e sigurt te cdo lloj evenimeti. Sherbimet qe ofrojme: Evente per Korporata Evente Promocional dhe Marketing Direkt Lancime produktesh ne treg Panaire Evente private Dekor Natyra ridekoron peisazhin e saj cdo tre muaj, dhe gjate ketij procesi gjen aty aq shume forma, aroma, ngjyra dhe modele qe mund ti sjellim ne jeten tuaj. Iceberg Communication ka kenaqesine dhe mundesine te ofroje nje perzgjedhje unike te elementeve decorative per cdo feste sezonale; Krishtlindje, Shen Valentine, Pashke, Dita e veres, Halloween etj.


DIZAJN DHE PRINTIME Krijimi i identitetit të markës. Ideim, dizenjim dhe printim: Libra, Broshura, Katalogë, Dosje, Fletëpalosje, Kalendar, Ftesa. Printime dixhitale ne Leter, Adeziv, Mushama, Adeziv Rrjete, Film Krijim faqe webi


MEDIA Krijim i identitetit te markes dhe promovim ne mass media. Prodhim spoti, Media-plan, Menaxhim i fushatĂŤs mediatike, Monitorim


MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN DHE STRATEGJI KOMUNIKIMI ICEBERG PR, ideon dhe zbaton programe që rrisin vizibilitetin dhe veprimtarinë e një biznesi, përmirësojnë imazhin dhe reputacionin e klientit që është çelësi I suksesit për rritjen e të ardhurave. Marrëdhëniet me publikun, kur bëhet në mënyrën e duhur, kthehet në një mjet marketingu të besueshëm efektiv dhe efiçent duke ndihmuar në rritjen e shitjeve të klientit. Iceberg vë në përdorim ekspertizën shumëvjeçare në marrëdhëniet me publikun, në përforcimin e imazhit të klientit dhe në theksimin e avantezheve konkurruese, kaq të nevojshme në drejtimin e një biznesi të suksesshëm. Eksperienca e gjerë profesionale e Iceberg në strategjitë e komunikimit është vitale për realizimin e objektivave të biznesit të klientëve.

Ideimi dhe zbatimi i fushatave publike ndërgjegjësuese. Marrëdhëniet me Mediat . Strategji e Komunikimi Këshillim Strategjik dhe trajnim në vendin e punës për profesionistët e marrëdhënieve me publikun.

ICEBERG COMMUNICATION është specializuar në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve të mëdha të financuara nga donatorët më të mëdhenj ndërkombëtare, siç janë Komisioni I Delegacionit Europian, USAID etj. Falë ekspertizës së grupit ndërkombëtar të punës, rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Iceberg Communication e ka zgjeruar rrezen e aktiviteteve të tij edhe në zonat e Ballkanit dhe Europës.


ARTIKUJ DHE STENDA PROMOCIONALË Artikujt promocionalë janë mënyra më e mirë për të transmetuar mesazhin e reklamës. Stenda promocionale: Roll Banner X-Banner Back Board Tabela informuese Korniza alumini


KLIENTELA E ICEBERG Shprehim mirënjohje ndaj gjithë klientëve që besuan tek ne. 1. Banka Kombëtare Tregtare 2. First Investment Bank 3. Raiffeisen Bank 4. Intesa San Paolo Bank 5. Emporiki Bank 6. Tirana Bank 7. Banka Popullore 8. ProCredit Bank 9. Albanian Motor Company 10. Ballkan Ressources 11. Edil al 12. Fushë Krujë Cement Factory 13. Seament Albania 14. Elbasan Cement Factory 15. Novartis Pharma Service 16. Porche Albania 17. SBM Grup 18. Abissnet

19. ASC 20. Sheraton Tirana Hotel 21. Tirana International Hotel 22. ISSAT Institute 23. BGR sh.p.k ( Flagship Center) 24. Albania Commercial Real Estate (QTU) 25. Schneider Electric 26. Vodafone Albania 27. Coca Cola 28. Bankers Petroleum Albania 29. Glaxo Smith Cline 30. Albania On Line 31. Bramac sh.p.k 32. Bechtel Enka 33. Artel sh.p.k 34. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve 35. Tring TV sh.a 36. Top Channel


ZYRA QËNDRORE: Rruga ‘Perlat Rexhepi’ Nd1 H14 AP1 Kodi Postar 1019 Tirane, Shqipëri Tel : 042 267-681 DYQANI DHE MAGAZINA: Unaza e Re (Afër godinës së Astir) Tirane, Shqipëri office @icebergcommunication.com contact@ icebergcommunication.com events@ icebergcommunication.com www. icebergcommunication.com


iceberg  

iceberg,fef

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you