Issuu on Google+


Revista e studentëve të Universitetit të Prishtinës “ Bota e Re”, pasqyron organizimin e jetës studentore dhe ndryshimet progresive në Universitetin e Prishtinës. Synimet e revistës “ Bota e Re”, përkojnë me paraqitjen e të arriturave në lëmitë e ndryshme shkencore nga vetë studentët, me paraqitjen e rezultateve të implementimit të reformave në Universitetin e Prishtinës dhe me opinionet e studentëve për proceset nëpër të cilat po kalon UP-ja. Në revistën tonë, studentët e Universitetit të Prishtinës, përveç shkrimeve autoriale mund të dërgojnë edhe shkrime të përkthyera nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe. Kryeredaktori: Kemajl Berisha


BOTA E RE nr. 13

PËRMBAJTJA Shqipëria etnike.............................................................................................................4 Studentët “parashutistë”................................................................................................5 Paguajnë privatin, nënvlerësojnë publikun........................................................................6 Dega e Orientalistikës pa studentë, për shkak të mosinformimit........................................8 QZHK-ja, urë lidhëse e studentëve me suksesin................................................................9 Dixhitalizimi sjell probleme të studentët..........................................................................12 Fakulteti i Mjekësisë dhe produktet e tij.........................................................................13 Mbajtja e kurseve me qëllim përfitimi!............................................................................14 Revista “Bota e Re” dhe Organizata “Qëndra Qiriazi’’ ndihmuan Sos Fshatin e Fëmijëve....15 Migjeni, bashkëkohës i Franc Kafkës dhe Albert Kamysë..................................................16 Hasan Tahsini, personalitet i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare................................17 Kritikët kanë mendime të ndryshme për romanin më të mirë...........................................18 Përse-ja e (mos)bashkëpunimit......................................................................................19 Poezi............................................................................................................................20 Rini pa ardhmëri...........................................................................................................21 Sa e shfrytëzojnë studentët internetin për literaturë ?...................................................22 Jeta............................................................................................................................24 Albert Ajnshtajn...........................................................................................................25 Dhjetë mënyrat e të mësuarit efektiv ............................................................................26 Të studiosh në Universitetin e Prishtinës!.......................................................................28 Familja e shëndoshë dhe krijimi i saj.............................................................................29 Aforizma.....................................................................................................................30

3


DITORIAL

EDITORIAL

BOTA E RE nr. 13

“SHQIPËRIA ETNIKE”

Kemajl BERISHA

Identiteti ynë kombëtar dhe nacionalizmi kanë qenë gjithmonë fjalët e para të udhëheqësve të Shqipërisë. Për bashkimin e shqiptarëve më së shumti kanë punuar shqiptarët që kanë qenë jashtë shtetit të cunguar të Shqipërisë që mbushi 100 vjet më 28 Nëntor të vitit 2012. Një pjesë e qëllimit është arritur me luftën e Kosovës, e cila ka përfunduar në qershor të vitit 1999, e ku fitues dolën shqiptarët e Kosovës. Vlen të theksohet se megjithë fitoren e Kosovës ndaj Serbisë, rruga e bashkimit kombëtarë nuk u hap. Në fakt, situata u bë më komplekse kur në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke u bërë me një flamur dhe një Kushtetutë e cila e ndalon bashkimin kombëtar. Ky cungim i së drejtës së shqiptarëve të Kosovës është bërë nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar. Në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptar udhëheqësit e të dyja shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, dolën me deklarata të mëdha për bashkimin kombëtar. Nga këto deklarata u trembën shumë shtete në rajon. Deklaratat e tilla ndikuan tek Komisioni Evropian, i cili reagoi me vendosmëri kundër tyre, duke u shprehur se në asnjë mënyrë nuk do të ketë prishje të kufijve dhe se mënyra e vetme për të shkuar drejt BE-së, është që të ketë fqinjësi të mirë mes shteteve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu edhe BE-ja paraprakisht kishte thënë se deklaratat që nxisin tensione dhe që provokojnë ndryshimin e kufijve nuk duhet të bëhen nga politikanët e asnjë shteti. Edhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së reagoi në të njëjtën mënyrë duke kundërshtuar çfarëdo deklarate e cila nxit dhe shpie drejt ndryshimit të kufijve. E një rëndësie të veçantë është mënyra se si janë hartuar kushtetutat e të dyja shteteve, asaj të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Në parim, që nga viti 1912, Kushtetuta e obligon Shqipërinë që të punojë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, përderisa një gjë të tillë nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet se: “Kosova nuk mund të bashkohet me asnjë shtet fqinjë (me përjashtim të integrimit në BE)”. Edhe Pakoja e Ahtisarit, e cila sot është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Kosovës, shtetin tonë e kufizon në çdo vendim të rëndësishëm. Asnjë ndryshim në Kushtetutën e Kosovës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e 2/3 të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, gjë që nënkupton se me këtë kornizë politike dhe juridike, gjithnjë sipas nenit 1.3. Kosovës i ndalohet bashkimi me Shqipërinë.

4

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave ligjore, mendoj se duhet të punojmë me këmbëngulje për bashkimin kombëtar, vetëm pasi të stabilizohemi ekonomikisht, të kemi sundim të mirëfilltë të ligjit, ngritje të nivelit të demokracisë dhe ngritje të kapaciteteve tona në arsim e kulturë. Shteti shqiptar ka kohë që synon integrimin në BE, duke i zbatuar kushtet të cilat ia ka caktuar Bashkimi Evropian, e të cilat duhet t’i plotësojë në të gjitha fushat, duke filluar nga themeli i demokracisë – zgjedhjet e lira, etj. Edhe Kosova si shtet që aspiron integrimin në BE ka probleme të mëdha, përveç me mungesën e demokracisë dhe të elementeve të tjera shtetndërtuese edhe në pjesën veriore. Nga ajo pjesë e Kosovës në vitin 2000 u dëbuan 12.000 shqiptarë. Këtu vihen në pah përpjekjet për ri-definimin e kufijve në mes dy shteteve dhe për stabilitetin rajonal. Si përfundim, bashkimi mund të realizohet vetëm atëherë kur problemet që u përmendën më lartë do të zgjidhen, përfshirë këtu edhe rënien e parimeve që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit. Vetëm atëherë do të mund të mendohej për një projekt afatgjatë të bashkimit kombëtar. Vetëm kështu do të mund të finalizohej ëndrra e përhershme e shqiptarëve për të jetuar brenda një shteti natyral.


AKTUALITET

STUDENTËT “PARASHUTISTË” Teuta HAJRULLAHU

Regjistrimi i studentëve “parashutistë” në Universitetin e Prishtinës nuk ka të ndalur. Në konkursin e hapur në vitin akademik 2012/2013 në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë, ishte paraparë që të pranohen 80 studentë të rregullt dhe 20 me korrespondencë. Vetëm pak muaj pasi kishin filluar ligjëratat për vitin e parë në këtë degë, këtyre studentëve i’u harxhua oksigjeni. Në një hapësirë të vogël me vetëm 3 salla në dispozicion, në vitin e parë studiuan përafërsisht 400 studentë. Ky numër i madh i studentëve është vërejtur sidomos në këto tri vitet e fundit. Prodekanja e Fakultetit të Filologjisë, njëherit edhe profesoreshë në këtë departament, Linditë Rugova, konsideron se ky fenomen ndodh si pasojë e një “tradite” që po mbizotëron në Kosovë viteve të fundit, sipas së cilës, të gjithë maturantët që e kryejnë me sukses maturën shtetërore duhet patjetër të regjistrohen në studimet universitare. Rugova thotë se ka pasur raste sporadike kur studentët kanë ardhur të regjistruar, pa bërë fare ankesë ose pa qenë në listën e kërkesës së Dekanatit për regjistrim me korrespondencë. Ajo thotë se administrata e Fakultetit është marrë me secilin rast veç e veç. “ Dekanati i Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me Komisionin për ankesa ua ka mundësuar të gjithë atyre studentëve që kanë bërë ankesë e që e kanë kaluar pragun e testit të provimit pranues (9 pikë nga 30) që të regjistrohen me korrespondencë. Çfarë po ndodh tani është se ata studentë po i vijojnë mësimet bashkë me studentët e rregullt dhe në këtë mënyrë po krjohen grupe të mëdha të studentëve nëpër sallat e mësimit, të cilat janë shumë të vogla për një numër kaq të madh të studentëve”, thekson Rugova. Ajo më tej shton se për shkak të këtij numri kaq të madh të studentëve me korrespondencë, në të ardhmen e afërt, Fakulteti i Filologjisë mund të fillojë me mbajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve, të shtuneve edhe për këtë kategori të studentëve. Tek dera e sallës 100, e cila është salla më e madhe e këtij departamenti, një pjesë e studentëve mbajnë fletore në këmbët e tyre, ndërsa të tjerët që dëgjojnë ligjëratën nga jashtë, i vendosin fletoret edhe në mure për t’ia mundësuar vetes mbajtjen e shënimeve teksa profesoresha shpjegon. Prodekanja Linditë Rugova, thekson se edhe në mbledhjet e Këshillit të Fakultetit ka pasur ankesa të mëdha nga profesorët e vitit të parë për këtë fluks të madh të studentëve. Profesorët e Fakultetit të Filologjisë disa herë kanë kërkuar që ta njoftojmë Rektoratin për problemin e mungesës së hapërsirave për mbajtjen e mësimit.kanë kërkuar që ta njoftojmë Rektoratin për problemin e mungesës së hapërsirave për mbajtjen e mësimit. Studentja e vitit të parë B.K. shprehet për revistën tonë se problemi kryesor me të cilin po përballen studentët është kryesisht mungesa e hapësirës “Karrige nuk ka, thotë ajo. Tek profesore¬sha Shykrane nuk mund të gjesh vend të lirë për t’u ulur dhe për t’i dëgjuar ligjëratat, sepse radha e gjatë e studentëve nuk të lejon që të hysh fare në klasë. E një gjë të tillë nuk mund ta bëjë as profesoresha, thotë ajo. Prodekanja Rugova, si shkak kryesor të këtij problemi e konsid-

eron ndërrimin e menaxhmenteve. “Është problem sepse kemi pasur edhe ankesa të mëdha nga profesorët në mbledhjet e Këshillit të Fakultetit dhe mendoj se ndoshta kjo ka ndodhur edhe për shkak të ndërrimit të menaxhmenteve dhe kalimit prej një menaxhmenti në tjetrin”- shpjegon ajo duke shtuar se në vitin tjetër pritet që të jenë më syhapur. Ndërkaq, shefja e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze po ashtu edhe profesoreshë në këtë departament, prof. Dr. Shykrane Gërmizaj, si arsye kryesore të këtij numri të madh të studentëve e sheh interesimin e shoqërisë që t’i përfshijë të rinjtë në sistemin universitar. Këtë situatë ajo e krahason edhe me gjendjen në universitetet evropiane, me ç’ rast, sipas saj, në vitin e parë të studimeve atje regjistrohen një numër i madh i studentëve. Megjithatë ato universitete nuk e kanë problemin e hapësirave siç e kemi ne. Gërmizaj konsideron se ekzistojnë disa faktorë, të cilët ndikojnë në rritjen e interesimit të studentëve për të studiuar në këtë degë. Ndër ta, ajo e përmend edhe globalizmin dhe tregun e punës. “ Interesimi vazhdimisht ka shënuar rritje dhe këtu mund të numërohen një varg faktorësh ndikues, si p.sh. globalizimi, ndryshimet shoqërore e politike që i përshkuan edhe trojet tona dhe mundësitë e shumta që u ofrohen profesionistëve dhe specialistëve të kësaj fushe, pra tregu i punës”- ka thënë Gërmizaj. Studentja e këtij departamenti L . M . thotë se janë tetë grupe të ushtrimeve dhe se numri i studentëve në fillim ka qenë më i vogël, kurse më vonë ka arritur deri në 30. “Tetë bëhen , por janë bërë studentë më shumë se që duhen nëpër grupe, nganjëherë edhe më shumë se 20, 25, 26. Sipas saj, studentët po i ndërrojnë grupet”. L.M., thotë se profesoresha Shykrane për t’ua lehtësuar punën studentëve, ka vendosur që t’i mbajë 2 orë në një, në mënyrë që java e mëpastajme të jetë pushim. Ndërkaq, prodekanja Rugova, vlerëson se ky problem mund të zgjidhet ose duke krijuar më shumë grupe të ligjëratave dhe të ushtrimeve, ose duke mbajtur ligjërata të shtuneve me studentët që janë me korrespondencë. Ndërkaq, prodekanja Rugova, vlerëson se ky problem mund të zgjidhet ose duke krijuar më shumë grupe të ligjëratave dhe të ushtrimeve, ose duke mbajtur ligjërata të shtuneve me studentët që janë me korrespondencë. Profesoresha Shykrane thotë se studentët e këtij departamenti, sidomos ata të vitit të parë janë të vetëdijshëm për mundësitë që i ofron kjo degë. Ata mund të na ndihmojnë me mirëkuptimin e tyre, thotë profesoresha në fjalë. Sa i përket hapësirës, sivjet është bërë një kompromis me Departamentin e Orientalistikës për t’i përdorur edhe sallat e tyre. Prodekanja Rugova, njofton se dekanati ka një plan rezervë për mbindërtim në Departamentin e Anglishtes, si qëllim krijimin e dy sallave të tjera. Por, sipas saj, fillimisht duhet të jepet drita e gjelbërt dhe mjetet nga Rektorati, në mënyrë që të fillohet me punën. Mbetet të shihet nëse në vitin e ardhshëm dekanati do të jetë më “syhapur” sa i përket zgjidhjes së këtij problemi.

5

AKTUALITET

BOTA E RE nr. 13


AKTUALITET

AKTUALITET

BOTA E RE nr. 13

PAGUAJNË PRIVATIN, NËNVLERËSOJNË PUBLIKUN

Kemajl BERISHA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mund të ketë hequr dorë prej besimit se shkollat në Kosovë mund të quhen “shkolla elite”. Në mes të shkollave publike ose private, për fëmijët e tij ministri Buja do ta zgjidhte të dytën. Njësoj kanë vepruar edhe qeveritarët e tjerë. Atyre nuk u intereson nëse B.K. mendon se shkollat private prodhojnë njerëz që nuk dinë të krijojnë mendim kritik dhe njerëzit që dalin prej aty janë ekspertë alla ‘slide show’. Ata do të vazhdojnë të paguajnë për shkollimin e fëmijëve të tyre dhe nuk do ta zgjedhin sistemin publik për t’i shkolluar ata. Fjala është për një pjesë të qeveritarëve, të cilët i dallojnë fëmijët e tyre, duke i regjistruar ata në shkollat private, ku vetëm një pjesë e shoqërisë ka mundësi ta paguajë çmimin e atij shkollimi. Në shkollat publike nuk ka besim as vet Ministri i Arsimit Ramë Buja e as ish-ministri Enver Hoxhaj. Fëmijët e tyre vijojnë mësimet në shkollat private. “Tre prej fëmijëve të mi dy shkojnë në shkolla private” ka pohuar për revistën tonë, Ministri i Arsimit Ramë Buja. Ai shpjegon se njëri nga djemtë e tij është student i “AABRiinvest”,vajza në shkollën e mesme “Mehmet Akif” kurse njëri djalë në Universitetin e Prishtinës. Krerët më të lartë të vendit tonë bëjnë zgjedhjen e njëjtë me Bujën. Djali i kryeministrit Hashim Thaçi dhe vajzat e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi vijojnë mësimet në shkollën fillore dhe të mesme “Mehmet Akif”. E njëjta gjë vlen edhe për Ministrin e Shëndetësisë. Ai ka konfirmuar për revistën tonë se njëra vajzë ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe shkollimet e mëhershme i ka ndjekur në shkolla publike, por me djalin nuk e ka përsëritur ‘gabimin’ e njëjtë. “Vajza ime ka përfunduar mësimin fillor, të mesëm dhe universitar në sistemin publik, ndërkaq djali po e përfundon shkollimin e mesëm në një shkollë private” thotë Agani për revistën. Paguajnë ‘privatin’,nuk u besojnë institucioneve. Zërat e opozitës që kanë bërë zgjedhjen e kundërt për fëmijët e tyre e quajnë ndarje klasore dhe mosbesim të qeverisë në institucionet e veta.

6

“Fëmijët e mi do të shkollohen aty ku shkojnë shumica. Nuk dua që ata të ndjehen të dalluar nga shoqëria, kjo është arsyeja” ka thënë deputeti i LDK-së Lutfi Haziri duke treguar se të tri vajzat e tij vijojnë mësimet në shkollën fillore “Faik Konica”. Ndërkaq Jonuz Salihaj i cili merret me çështjet e arsimit kjo edhe mund të arsyetohet.”Shkollat sa i përket sistemit parauniversitar nuk kanë kushte të mira. P.sh. Gjimnazi “Sami Frashëri” ka rreth 52 nxënës. Mund ta imagjinoni kualitetin e mësimit aty. Ata që kanë para mund t’i kursejnë fëmijët e tyre dhe t’iu japin luksin e zgjedhjes” thotë Salihaj. Ai porositë qeverinë që t’i rrisë investimet në arsim. Sipas tij, shkollat, sidomos ato të mesme janë të pasigurta, sepse shpesh raportohet për incidente në shkolla ose afër tyre. “Duhet ta pranojmë se ekziston njëfarë mosbesimi në shkollat publike” thotë Salihaj. Derisa qeveritarët nuk kanë durim t’i presin reformat që vetë i kanë premtuar, disa deputetë të opozitës zgjedhin t’i çojnë fëmijët në shkolla publike e të kritikojnë ata që bëjnë të kundërtën. Këtë zgjedhje e kanë bërë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!. Zyrtari për informim në këtë lëvizje Adonis Tahiri ka thënë për revistën tonë se dy fëmijët e deputetit Visar Ymeri shkojnë në shkollën “Faik Konica”. Të dy fëmijët e Liburn Aliut poashtu. Fëmijët e deputetes Alma Lama shkojnë në shkollën “Dardania”. Donika Kada-Bujupi ka zgjedhur shkollimin publik për fëmijët e saj. Fëmijët e saj, janë të regjistruar në shkollën fillore “Hasan Prishtina”. Ajo thotë se “e sheh shumë të gabueshme ndarjen mes klasave. Njerëzit janë të barabartë dhe këtë duhet ta dinë edhe fëmijët e mi” thotë Kada–Bujupi. Ndërkaq, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli fëmijët e të cilit shkojnë në “Hasan Prishtina” dhe tjetri në “Dardania” thotë se i ka regjistruar këtu se beson në institucionet vendore. “Megjithatë, në shkollat publike ka kualitet. Arsyeja e zgjedhjes është e thjeshtë, unë besoj në institucionet vendore” ka thënë Makolli.


AKTUALITET Vlerat e institucioneve arsimore private Derisa ka zëra që flasin për ngritjen intelektuale, të tjerët ngrisin shqetësimin se shkollave private u mungojnë lëndët e mendimit kritik. Qytetarët prindër të Prishtinës nuk i vlerësojnë me notat më të larta këto sisteme mësimore. “shkollat private, veshjet e shtrenjta, makinat luksoze dhe darkat në restorane konsiderohen vlera. Më e keqja është se në ato shkolla nuk mësohet për vlerat e vërteta por fëmijët që në vegjëli mësohen me ndasitë ndërmjet shtresave shoqërore” shton Resmije I. Kurse, B.K, duke bërë krahasimin në mes të sistemit publik dhe privat ironizon duke thënë se “shkollat private prodhojnë ekspertë alla ‘slide show”. B.K-ja thotë se prej shkollave publike shpesh dalin mendje të ‘ndritura’. Shkalla e analfabetizmit mbetet shqetësuese. Rreth 6 për qind e popullsisë bëjnë pjesë në atë kategori. Emrat e deputetëve, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollat publike. Lutfi Haziri (LDK) Visar Ymeri (VV) Liburn Aliu (VV) Alma Lama (VV) Donika Kada-Bujupi (AAK) Ibrahim Makolli (AKR) Emrat e deputetëve, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollat private. Jakup Krasniqi Hashim Thaçi Ramë Buja Enver Hoxhaj Fatmir Limaj Ferid Agani Teuta Sahatqija Hashim Deshishku

7

AKTUALITET

BOTA E RE nr. 13


UNIVERSITET

UNIVERSITET

BOTA E RE nr. 13

DEGA E ORIENTALISTIKËS PA STUDENTË, PËR SHKAK TË MOSINFORMIMIT

Linda GJOKAJ

Dega e Orientalistikës Universitetit të Prishtinës nuk i mungon as Departamenti i Orientalistikës, për të cilin kemi dëgjuar pak. Kjo degë u themelua qysh në vitet e para të themelimit të UP-s. Dega mirret me studimin e kulturave të Orientit ( kulturës së Turqisë, Arabisë) Dihet se kultura osmane është ajo që ka lënë gjurmë në historinë tonë, prandaj studimi i kulturës së orientit nga gjeneratat e reja do të ndikonte në ngritjen e vetëdijes për dallimet dhe vlerat e kulturës shqiptare, e cila u ndikua shumë nga kultura orientale. Përkundër kësaj, shumë pak kemi dëgjuar tek flitet për një degë të tillë në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Informimi dhe interesimi i studentëve për sudime të këtilla është mjaft i vogël. Mungon interesimi… Sipas shefit të Degës së Orientalistikës z. Isa Memishi. Ai pohon se studentët nuk janë informuar paraprakisht për llojllojshmëritë që ofron ky departament. Ai pohon se studentët nuk janë të informuar paraprakisht për llojllojshmëritë që ofron kjo degë. Sipas tij, e vetmja mënyrë që studentët të informohen rreth mundësive që ofron kjo degë është hapja e konkursit dhe vizitat personale në degën e Orientalistikës. Webfaqja e Universitetit të Prishtinës e ka vegzën relevante për degën e Orientalistikës , por ajo nuk ofron informata, të cilat do të mund t’iu hynin në punë studentëve. Çka ofron kjo degë? Dega e Orientalistikës ofron profile të kulturës orientale: Gjuhë dhe Letërsi Arabe, Turke dhe Osmane. Përkundër numrit të vogël të të interesuarve, ky departament në kuadrin e tij ka pesë profesorë dhe dy asistent lëndësh, të cilët janë të mjaftueshëm për një mesatare rreth 30 studentësh në vit përderisa në gjithë kampusin e Universitetit të Prishtinës ka ankesa për mungesën e profesorëve. Njëri nga studentët e kësaj dege është shumë i kënaqur me punën dhe cilësinë në këtë degë, ndërsa i pyetur për problemin e literaturës dhe sallave ai përgjigjet se ata

8

për problemin e literaturës dhe sallave ai përgjigjet se ata nuk kanë probleme të atilla. Literatura me të cilën shërbehen studentët e kësaj dege janë tekstet e kompletuara, të botuara nga profesorët e lëndëve përkatëse. Me një fjalë, studentët e kësaj dege nuk ballafaqohen me mungesën e literaturës. Është botuar edhe Fjalori Shqip-Arabisht. Për shkak të numrit të vogël të studentëve hapësira ku ligjërohet nuk është temë diskutimi e kësaj për studentët e kësaj dege, problem kyq ky për degët tjera të Universitetit të Prishtinës. Bashkëpunimi Dega ka një traditë bashkëpunimi me vendet e orientit, si p.sh. me Turqinë dhe Arabinë Saudite, vende në të cilat dhjetëra studentë nga Kosova janë duke i mbaruar studimet master dhe studimet e doktoraturës, sidomos në Turqi. Bashkëpunimi me organizatat turke dhe arabe qofshin ato qeveritare apo joqeveritare që veprojnë në Kosovë nuk ka munguar kurrë, thekson shefi i kësaj dege. Zoti Memishi e vlerëson lartë punën e stafit dhe studentëve të kësaj dege. Sipas tij, të diplomuarit nga kjo degë sot janë të punësuar në institucione të ndryshme shkencore. Rëndësia e studimit të kulturës orientale qëndron pikërisht në pushtimin 5 shekullor të Perandorisë Osmane. Zoti Memishi konstaton se nuk mund të njihet krijimtaria e autorëve shqiptarë, të cilët kanë jetuar dhe vepruar gjatë përiudhës Osmane, pa hyrë në thelbin e kësaj kulture. Një historik i shkurtër i kësaj dege Dega e Orientalistikës ka tashmë 30 vite që nga themelimi i saj. Kjo degë ka filluar punën në vitin akademik 1973/74, duke u ballafaquar me vështirësitë të cilat Universiteti i Prishtinës i ka pasur në atë kohë. Kur filloi punën kjo degë, kishtë vetëm një profesor. Ai ishte, prof. Dr. Hasan Kaleshi, i cili mbante mësimet e gjuhës arabe. Më pas edhe Sahate Mahmuti për gjuhën turke. Më vonë filloi edhe rritja e stafit me profesorë e asistentë të rinjë. Që nga ajo periudhë në këtë degë kanë diplomuar rreth dyqind e pesëdhjetë studentë.


QZHK-ja URË LIDHËSE E STUDENTËVE ME SUKSESIN

UNIVERSITET

BOTA E RE nr. 13

Ariana ÇAKA Si shumë universitete anë e mbanë botës edhe Universiteti i Prishtinës ka qendrën që u dedikohet tërësisht studentëve, informimit dhe aftësimit të tyre në fusha të ndryshme. Zyrtarja për informim dhe këshillim në Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës Elmedina Nikoçeviq, tregon për fillet e kësaj qendre: “Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës, fillimisht është quajtur Qendra për Shërbime të Studentëve LINK, e hapur në prill të vitit 2007 si projekt i OSBE-së i implementuar nga UP-ja. Në janar të vitit 2009 zyra ka kaluar në kompetencë të UP-së dhe prej atëherë funksionon si njësi e Zyrës për Zhvillim Akademik të UP-së, tani nën prorektorin për cilësi. Që nga fillimi i funksionimit, zyra e QZHK-së gjendet në katin e parë të Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.“ Edhe pse Universiteti i Prishtinës ka degët edhe në Ferizaj e Mitrovicë nuk ka degë të kësaj qendre edhe në këto komuna. Por stafi i QZHK-së, siç shpjegon zyrtarja Nikoçeviq, është munduar të punojë që t’u qëndrojë afër edhe studentëve nga këto komuna: “Në fillim, Qendra ka pasur të punësuar 5 zyrtarë në Zyrën Qendrore - Prishtinë dhe nga një zyrtarë në tri degë të saj, në Mitrovicë, Prizren dhe Pejë. Sot funksionon vetëm Zyra Qendrore në Prishtinë me dy zyrtarë dhe dega e zyrës sonë në Fakultetin Juridik me një zyrtar. Mosekzistimi i degëve të zyrës sonë në komunat ku gjenden sot fakultetet e UP-së, në fillim ua ka pamundësuar vështirësuar studentëve që të kenë qasje në shërbimet tona. Me angazhimin shtesë të stafit të QZHK-së jemi përpjekur që ta tejkalojmë këtë sfidë. Për këtë, sipas planit të punës të QZHK-së për vitin 2013, në fillim të prillit është planifikuar që QZHK-në ”ta shpiejmë” tek fakultetet që gjenden në Mitrovicë dhe në Ferizaj. Me qëllim që të jemi sa më afër studentëve, kemi planifikuar që të organizojmë trajnime edhe për studentët e këtyre fakulteteve. Të gjitha aktivitetet që janë realizuar dhe realizohen kanë synim krijimin e mundësive për punë, punë praktike, trajnime, bursa, etj., dhe ofrimin e këshillave për zhvillim në karrierë“ theksoi ajo. Zyrtarja për informim dhe këshillim në Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës Elmedina Nikoçeviq thotë se çdo vit regjistrohen mijëra studentë në Universitetin e Prishtinës dhe QZhK-ja mundohet që t’i

informojë ata për ekzistencën e kësaj qendre. ”Çdo vit, ne organizojmë ditët e informimit të studentëve për shërbimet tona në të gjitha fakultetet e UP-së, me qëllim të vetëdijesimit të tyre për rëndësinë e shfrytëzimit të shërbimeve që ofrojmë për ta. Pasi të kuptojnë për ekzistencën tonë, interesimi i studentëve për të përfituar nga shërbimet tona është shumë më i madh. Kemi vërejtur që promovimi më i mirë i shërbimeve tona është takimi i drejtpërdrejt me studentët me qëllim që ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë me të lehtë qasjen e tyre në shërbimet tona, andaj, për shkak të numrit të vogël të stafit, Qendra ka edhe 70 vullnetarë të cilët ndihmojnë në procesin e promovimit të shërbimeve në të gjitha fakultetet, shpërndarjen e materialeve informuese dhe ngritjen e vetëdijes së studentëve për rëndësinë e shërbimeve të karrierës” tha ajo. Edhe interneti vazhdon të kryesojë mënyrën e informimit të studentëve për aktivitetet e ndryshme. ” Ne kemi krijuar tashmë një sistem të informimit të studentëve të cilin e bëjmë përmes emalit, ueb faqes së UP-së dhe fakulteteve, dy buletinëve në BKUK, Facebook-ut dhe drejtpërdrejt në zyrën tonë. Kohëve të fundit për këtë na kanë dalë në ndihmë edhe fakultetet me të cilat kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm sa i përket ndihmës në informimin shtesë të studentëve në fakultetet përkatëse. Kjo u mundëson studentëve që të jenë në rrjedha për çdo aktivitet dhe të njoftohen për atë se çfarë ofron Qendra dhe organizatat, kompanitë apo institucionet tjera të cilat nëpërmjet nesh shpërndajnë ofertat për studentë dhe të diplomuar. Shumë nga ata studentë që e njohin rolin e zyrës sonë tashmë e kanë kuptuar se Qendra për Zhvillim të Karrierës është një urë lidhëse e studentëve me suksesin”, ka theksuar zyrtarja për informim dhe këshillim në QZhK Elemedina Nikoçeviq. Përveç aktiviteteve të ndryshme kjo qendër, siç thekson zyrtarja e QZHK-së znj. Elmedina, ofron edhe trajnime të ndryshme: “Qendra ofron trajnime në këto tema: ”Përgatitja e CV-së dhe letrës motivuese”, ”Si t’i qasemi tregut të punës (aplikimi për punë ose praktikë përmes sistemit online)”, ”Përgatitja për intervistë pune”, ”Shkathtësitë e komunikimit”, ”Shkathtësitë e prezantimit” dhe ”Shkathtësitë e nevojshme për punësim më të të lehtë”. Trajnimet organizohen çdo muaj dhe zakonisht përbëhen prej pjesës teorike dhe praktike, punëve individuale e në grup dhe videove interesante.

9


UNIVERSITET

UNIVERSITET

BOTA E RE nr. 13

Vetëm në gjashtë muajt e fundit në trajnime kanë marrë pjesë mbi 350 studentë. Meqë, numri i studentëve të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në trajnime është shumë i madh ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për shkak të hapësirës, studentët ftohen që të shfrytëzojnë sesionet e këshillimit individual ku secili student mund të marrë instruksione nga stafi jonë se si duhet përpiluar CV-ja, letra motivuese dhe për mënyrat e përgatitjes për intervistë pune dhe këshilla tjera rreth aplikimit për punë.” Shumë studentë përfitues të shërbimeve të kësaj qendre kanë përfituar vende pune në kompani të ndryshme. Zyrtarja për informim dhe këshillim në Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës Elmedina Nikoçeviq tregon për interesimin e studentëve dhe punën e tyre tashmë gjashtëvjeçare në rifreskimin e informatave të vazhdueshme për ta: “Mesatarisht, 20 studentë në një ditë pune janë regjistruar në zyrën tonë që nga hapja. Sot databaza e QZHK-së ka të regjistruar rreth 30 mijë studentë dhe të diplomuar. Interesimi i studentëve për të kërkuar këshilla për përgatitjen e CV-së dhe letrës motivuese është i kënaqshëm, por ne synojmë që ky interesim të rritet edhe më shumë me qëllim që një numër sa më i madh i studentëve të përfitojnë nga shërbimet tona. Ajo që na bën të besojmë në suksesin e punës sonë është fakti se shumë studentë të cilët kanë përfituar nga shërbimet tona apo të cilët janë ndihmuar në gjetjen e punës praktike, sot punojnë në institucione dhe kompani të njohura në vend dhe jashtë vendit. Ne synojmë që bashkë me studentët, t’i identifikojmë nevojat dhe kërkesat e tyre e po ashtu edhe të tregut të punës për të arritur një qëllim të përbashkët. Tashmë pas vitit të gjashtë të punës së Qendrës sonë kemi nisur hartimin e strategjive të reja që i përshtaten trendeve të reja të zhvillimit në karrierë. Studentët gjithnjë e më shumë po e kuptojnë rolin e QZHK-së, veçmas kur studentët e diplomuar, tashmë të integruar në tregun e punës, ndajnë përvojën e tyre me studentët e rinjë duke ua bërë të qartë përfitimet nga QZHK-ja. Në tregun e punës gjithnjë në zhvillim, QZHK-ja besoj që e ka zënë hapin me rifreskimin e vazhdueshëm të ofertës së saj. Përveç asistencës në këshillim dhe mundësisë së gjetjes së punës praktike, QZHK-ja nuk është ndalur me kaq. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, krahas punëve ditore, stafi

10

i QZHK-së ka organizuar 9 trajnime dhe 30 aktivitete për studentët. Përveç këtyre janë mbajtur takime me stafin e Qendrës së Trajnimeve të PTK-së, KEK-ut, AUK-ut, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe shumë institucione tjera me qëllim të gjetjes së mundësive në angazhimin e studentëve në praktikë ose trajnime falas. Tashmë, rezultatet e këtyre takimeve janë puna praktike për katër studentë dhe trajnime falas për 15 studentë në Qendrën për Trajnim dhe Zhvillim të PTK-së, vizita e 10 studentëve në këtë institucion, vizita e 50 studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Qendrën e Trajnimeve të KEKut, sigurimi i punës praktike për 59 studentë të Fakultetit Juridik, etj.” ka theksuar ajo. Edhe studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës e vlerësojnë lart punën e kësaj qendre. I diplomuari në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë, Gëzim Gashi tregon se ka përfituar mjaft nga trajnimet e kësaj qendre: “Kam marrë pjesë në dy trajnime: “Përgatitja e CV-së dhe letrës motivuese” dhe ”Përgatitja për intervistë pune” si dhe trajnimi tjetër është mbajtur nga dy profesorë të huaj dhe një kosovar me temën: “Nxitja dhe zhvillimi i kulturës së kualitetit në UP“. Unë e vlerësoj shumë faktin që me e-mail pranojmë njoftimet për çdo konkurs, për çdo ngjarje të rëndësishme për ne dhe me këtë rast i kisha falënderuar për këtë gjë që e bëjnë në baza ditore” tha Gëzimi. Studentja e Fakultetit Ekonomik, drejtimi Menaxhment, Blerina Gërbeshi, ka treguar se si falë kësaj qendre ka arritur që të përfitojë bursën gjashtë mujore në Graz të Austrisë. “Në vitin e parë të studimeve jam informuar se ekziston kjo qendër nëpërmjet broshurave dhe doracakëve informues. Unë merrja pjesë në aktivitetet e para dhe informohesha për të gjitha llojet e njoftimeve, shpalljeve universitare dhe akademike, mundësive të trajnimit, praktikave dhe vendeve të lira të punës që ofroheshin në tregun e punës. Jo vetëm informimi, por edhe pjesëmarrjet në trajnimet e organizuara nga Qendra me tema të ndryshme ishin tejmase efektive. Një nga gjërat më entuziaste për mua ishte njoftimi për programin e bursave Erasmus Mundus/ JoinEu See. Isha përfituese e bursës 6 mujore në Graz të Austrisë vend në të cilin kam kaluar një nga eksperiencat më të


bukura të studimeve dhe pikërisht këshillat dhe mbështetjen e kishim nga kjo qendër. Ka ca kohë prej se jam vullnetare e qendrës dhe gjithashtu vullnetare në panairin e karrierës të organizuar çdo vit nga qendra. Unë ju rekomandoj të gjithë studentëve që të shfaqin interesim dhe të mos hezitojnë në shfrytëzimin e shërbimeve cilësore të QZHK-së dhe të jenë të informuar për projektet më të fundit nga sferat e ndryshme” ka theksuar Blerina. Një përfituese tjetër nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës është Violeta Hamza, studente e Fakultetit Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet. Ajo ka marrë pjesë në një trajnim të mbajtur në Serbi. “Unë si studente e Universitetit të Prishtinës dhe vullnetare në Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK) kam përfituar shumë nga kjo qendër, sepse jam çertifikuar për të gjitha trajnimet që ofrohen nga kjo qendër. Gjithashtu përmes e-mail adresës dhe faqes së kësaj qendre në Facebook, unë kam ndjekur një trajnim mjaft të rëndësishëm që është mbajtur në Serbi me titullin “Ambasadorët e Rinjë të Ripajtimit”. Nuk mungojnë as njoftimet e shumta për vende të punës dhe për projekte të ndryshme. Sa i përket trajnerëve ata janë të mrekullueshëm. Përveç trajnimeve të rregullta ata janë të gatshëm që të na ndihmojnë e të na këshillojnë edhe individualisht. Me një fjalë, kjo qendër është njësoj si qendrat e universiteteve të Evropës. Unë i këshilloj të gjithë studentët që të mos ngurrojnë dhe të bëhen pjesë e QZHK-së sepse do të përfitojnë shumë” përfundon Violeta. Studentja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, dega Kompjuterikë, Besiana Abdyli, përmes kësaj qendre ka filluar praktikën në Qendrën për Trajnim dhe Zhvillim në PTK. “Përmes kësaj qendre unë fillova punën praktike në QTZH të PTK-së ku ishte hapur konkursi për studentë të diplomuar. Ishte diçka e re për mua kjo lloj praktike, aplikova dhe isha njëra ndër 4 të përzgjedhurat. Praktikën jam duke e ndjekur ende dhe jam e kënaqur me të. Pas kontaktit të parë me qendrën vazhdimisht njoftohem për aktivitetet që organizon qendra përmes e-mail adresës, por njëkohësisht edhe përmes rrjetit social. Është një përparësi e madhe marrja e njoftimeve me e-mail, pasi që e-mailin e kontrollojmë çdo ditë dhe informimi është më i shpejtë” ka përfunduar Besiana.

UNIVERSITET

UNIVERSITET

BOTA E RE nr. 13

Për projektet e Qendrës në të ardhmen ka treguar zyrtarja për informim dhe këshillim në Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës Elmedina Nikoçeviq, duke vënë në pah angazhimin e tyre të mëtejmë me qëllim që studentët të përfitojnë shërbime sa më cilësore: “Së shpejti do të fillojmë me përgatitjet për organizimin e edicionit të tretë të Panairit të Karrierës. Në marrëveshje me kompanitë dhe institucionet me të cilat bashkëpunojmë, do të mundësohet angazhimi i studentëve në praktikë dhe trajnime falas, ndërsa gjatë verës do të fillojmë me përpilimin e një doracaku me shumë informata rreth zhvillimit në karrierë dhe modele të shumta të CV-ve, letrave motivuese, pyetjeve të intervistave të punës, etj. Do të organizohen aktivitete të shumta si takimi i studentëve përfitues të programit Erasmus Mundus, KAEF me studentët tjerë, prezantimi i mundësive për punësim dhe punë praktike nga punëdhënësit, organizimi i “Javës së informimit të studentëve të ardhshëm”, organizimi i “Ditëve të Orientimit” për brucoshët dhe shumë aktivitete të tjera. Përveç këtyre aktiviteteve, QZHK-ja tashmë ka krijuar kontakte me qendrat rajonale të zhvillimit të karrierës me qëllim që të shkëmbejë përvojat e kësaj natyre edhe me qendrat jashtë vendit, me synimin që studentëve të UP-së t’u ofrohen shërbime sa më cilësore. Interesimi i studentëve për shërbimet e QZHK-së gjithnjë është në rritje” është shprehur ajo. Znj. Nikoçeviq thotë se çdo shërbim i QZHK-së është falas. Sipas saj, mjafton që studentët të mos ngurrojnë të kërkojnë këshilla profesionale nga kjo zyrë. Ajo thotë se në këtë mënyrë studentët do të jenë më të përgatitur për tregun e punës. Për të gjithë ju të nderuar studentë që dëshironi të bëheni pjesë e kësaj qendre apo të merrni më shumë informata rreth saj, mund të drejtoheni në lokalet e qendrës në katin e parë të Bibliotekës Kombëtare Universitare apo kërkoni në Facebook Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës.

11


AKTUALITET

AKTUALITET

BOTA E RE nr. 13

DIXHITALIZIMI SJELL PROBLEME TË STUDENTËT

Ariana ÇAKA

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit për herë të parë ka bërë digjitalizimin e shërbimeve akademike dhe adminstrative. Drejtori i teknologjisë dhe informacionit në Universitetin e Prishtinës, Isak Shabani, ka treguar për rrjedhën e këtij procesi: “Procesi i digjitalizimit në Universitetin e Prishtinës është në rrugë shumë të mirë bazuar në faktin se studentëve të vitit të parë Bachelor, Master dhe Doktoraturë u janë zëvendësuar indeksat me ID-kartelat dhe me shërbimet tjera online. Notimi online është kryer me sukses në afatin e janarit 2013 në të gjitha Fakultetet në UP, ku punët kanë shkuar shumë mirë, konform planit të paraparë dhe është bërë paraqitja e provimeve nga studentët online përmes qasjes me ID kartelë. Po ashtu edhe profesorët janë qasur online në sistem përmes ID kartelës për zbritjen e fletëparaqitjeve dhe kanë kryer notimin online përmes SEMS”. Drejtori Shabani ka theksuar se i gjithë stafi akademik dhe ai i administratës janë trajnuar për të përdorur sistemin e ri SEMS: “Rektorati i UP-së ka angazhuar zyrën e teknologjisë dhe informacionit në UP për mbajtjen e trajnimeve të profesorëve dhe referentëve për të gjitha njësitë akademike që punojnë me studentët e vitit të parë Bachelor, Master dhe të doktoraturës nga data 17 dhjetor 2012 deri më 21 dhjetor 2012. Të gjithë pjesëmarrësve në trajnime u është shpërndarë manuali përkatës për shfrytëzimin e sistemit SEMS” tha drejtori Shabani. Studentët e Universitetit të Prishtinës vlerësojnë hapin që e ka ndërmarrë Universiteti i Prishtinës me digjitalizimin e shërbimeve, ndonëse, ata pohojnë se fillimisht kanë pasur probleme me procedurat e paraqitjes së provimeve, shikimin e rezultateve dhe publikimin e notave në ID. Drilona Zeneli, studente e Fakultetit të Edukimit, drejtimi Fillor tregon për pritjet e gjata që bëhen derisa të hapet faqja kryesore SEMS: “Kam pasur probleme gjatë paraqitjes së provimeve me sistemin e ri me ID. Rrjeti ka qenë shumë i ngarkuar dhe mezi kam arritur që t’i paraqes provimet pak kohë para përfundimit të afatit. Provoja çdo ditë por kishte ngarkesa të mëdha në rrjet. Më është dashur të pres deri në mesnatë që t’i paraqes provimet kur rrjeti ishte më i lirë.” Studentja e degës së infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë Arlinda Berisha, e vë në pah edhe problemin e mungesës së stabilitetit të notave në ID: “Përveç problemeve në paraqitjen e provimeve ne kemi edhe edhe një problem tjetër. Notat herë na vihen në ID e herë jo. Faqja kryesore është shumë e ngarkuar edhe nëse duam t’i shohim rezultatet”.

12

Me hyrjen në funksion të ID kartelave, studentët mund ta paraqesin provimin deri një ditë para mbajtjes së tij, fakt që është vlerësuar nga shumë studentë, mes tyre edhe nga Fjolla Blakaj, studente e degës së gjuhës dhe letërsisë angleze në Fakultetin Filologjik. Ajo flet edhe për faktin se ende nuk i ka disa nota në ID: “Kur janë publikuar rezultatet kemi pasur probleme me vënien e notave në ID, madje edhe tash disa nota i kam në ID e disa jo. Deri një ditë para provimit kemi pasur të drejtë t’i paraqesim provimet. Kjo na ka ndihmuar shumë, sepse mungesa e tij na e ka pamundësuar hyrjen në provim. Studentja e Fakultetit Filozofik, dega sociologji, Fatbardha Karaqica thotë se procedura e refuzimit të notave ka qenë jokorrekte: “Në fillim na është dukur mirë me ID se nuk na ka rënë të presim, por mandej e kuptuam se pritjet janë edhe më të mëdha derisa të hapet faqja kryesore. Kur janë publikuar rezultatet kemi pasur kohë një ditë që t’i refuzojmë notat por te ne faktikisht kemi pasur kohë vetëm një apo dy orë” u shpreh studentja Fatbardha. Studentja e Fakultetit Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet, Mirlinda Shala, flet për përparësitë dhe të metat e ID kartelave: “Përparësinë që e shoh te ID-të është se nuk kemi nevojë për nënshkrime dhe çdokush mundet me hyrë në provim, por shumë keq që vetëm 48 orë ke të drejtë ta refuzosh notën. Nëse nuk mund ta hapësh faqen brenda këtij intervali kohor, atëherë nota të pranohet pa dëshirë. Plus edhe profesorët nuk tregojnë se kur i publikojnë rezultatet që ne t’i shohim ato, e cilido mandej mund ta refuzojë notën” shprehet Mirlinda. Adelina Nitaj, studente e shkencave politike në Fakultetin Filozofik rrëfen se nota i është pranuar pa dëshirë :”Unë e kam përcjellë procedurën adekuate për refuzim të notës, por nota prapë ka figuruar te transkripta. Më është dashur ndihmë prej IT-ve të Fakultetit dhe kjo gjë më ka marrë shumë kohë. Shpresoj se në këtë semestër do të rregullohet” theksoi ajo. Lidhur me këto probleme që kanë pasur studentët, drejtori i teknologjisë dhe informacionit në Universitetin e Prishtinës Isak Shabani thekson: “Këta studentë i ftojmë që paraprakisht të lexojnë manualin përkatës dhe nëse kanë ndonjë problem le të shkruajnë në e-mail adresën notimi@uni-pr.edu”. Drejtori Shabani tha se kanë edhe plane të tjera për avancimin e digjitalizimit në Universitetin e Prishtinës. Ai tha se planifikohet vendosja e pajisjeve për identifikimin e vijueshmërisë së studentëve dhe profesorëve në çdo njësi akademike të Universitetit të Prishtinës dhe këtë vit do të fillojnë me pilot- projektin në Fakultetin Filozofik.


BOTA E RE nr. 13

FAKULTETI I MJEKËSISË DHE PRODUKTET E TIJ Valentina TREDHAKU Gjatë studimeve pesëvjeçare në Fakultetin e Mjekësisë, përkatësisht në Departamentin e Farmacisë, nuk e binda veten se kjo degë ia vlen të mbetet e hapur edhe më tutje. Sot kur jam në përfundim të studimeve jam më se e bindur se e mira e të mirës do të ishte që ky department të mbyllet, deri sa të përmbushen të paktën disa kritere bazë për ekzistencën e degës në fjalë. Sot Departamenti i Farmacisë funksionon në hapësira tepër të ngushta. Sallat e ligjëratave më shumë ngjajnë me klasat e shkollave fillore, sesa me amfiteatret e fakulteteve. Në ato salla nuk ka ulëse as për gjysmën e studentëve të regjistruar në vitin e kaluar dhe para dy vitesh. Rrjedhimisht, studentit para se të shkojë në leksi¬one i duhet të përgatitet për mundësinë e qëndrimit në këmbë, për dy orë me radhë dhe të “pajiset” me vullnet për ndjekjen e ligjëratave. Mungesa e sallave nuk është i vetmi problem. Në fakt farmacia ka edhe probleme të tjera. Mungesa e laboratorëve funksional është një nga problemet më të mëdha të farmacisë. Në këtë degë si një nga më specifiket e Fakultetit të Mjekësisë, ushtrimet laboratorike, krahas mësimeve teorike janë të domosdoshme. Laboratorët që i takojnë departamentit krjojnë një iluzion të rrejshëm se kinse punohet diçka, por aty mungojnë gjërat më esenciale si p.sh., gotat laboratorike (gota të thjeshta qelqi), epruvetat, havanët, birettat dhe pipetat. Të mos flasim pastaj për substancat kimike, të cilat ose mungojnë tërësisht, ose në rastin më të mirë ndodhen në sasi minimale diku në fundin e ndonjë shishe plastike të harruar në ndonjë qoshe. Stafi akademik i përzgjedhur në jo pak raste në bazë të nepotizmit, është problem tjetër që farmacisë më së paku i duhet në gjendjen që është sot. Disa profesorë e sidomos asistentë të ardhur aty, për hatrin e “të mëdhenjëve” dhe “VIP-ave” të Fakultetit të Mjekësisë, apo të pushtetit aktual politik, po u shkaktojnë dëme të mëdha studentëve të këtij departamenti dhe farmacistëve të ardhshëm. Niveli i pamjaftueshëm i përgatitjes së tyre akademike, i shoqëruar me problemet e lartcekura, ndihmon në formimin e pseudofarmacistëve, dhe në rënien e cilësisë në sektorin farmaceutik. Në kushte të tilla vazhdon të funksionojë Departamendi i Farmacisë dhe të formohen farmacistët tanë. Në këtë departament dhe në departamentet tjera të Fakultetit të Mjekësisë, profesionistët bëjnë gabime të mëdha, të cilat rezultojnë pastaj me vdekjen e njerëzve.

Si pasojë e sistemit të denigruar të edukimit, pason mosbesimi i qytetarëve, të cilëve u duhet të kërkojnë ndihmën e punëtorëve të shëndetësisë. Ky sistem prodhon farmacistë të shumtë, të cilët ose mbeten të papunë, ose duhet të ushtrojnë profesionin e tyre si lexues recetash të shkruara me një shkrim vështirë të lexueshëm, dhe shitës produktesh shëndetësore. Këto mundësi i ofron shteti ynë për farmacistët tanë! Nuk mund të kuptohet në asnjë mënyrë arsyeja e akreditimit të degës së Farmacisë. Më e logjikshme ndoshta do të ishte sikur ky departament të mos akreditohej të paktën për disa vite, mbase deri sa të plotësohen kushtet për të studiuar. Edhe sikur të mos pranoheshin studentë të rinjë për pesë vitet e ardhshme, Kosova nuk do të “lëngonte” nga mungesa e farmacistëve, sepse departamenti ynë ka mjaft të atillë. Rreth 150 farmacistë kosovarë janë të regjistruar si të papunë, me gradën Mr. Phd. Ata po i vuajnë pasojat e shkollimit të tyre. Paradoksale, apo jo?! Sot, Departamenti i Farmacisë prodhon kuadro më shumë se që ka mundësi për t’i akomoduar nëpër institucione. Kuadrot e reja bëhen të padobishme, pikërisht për arsye se shteti ynë nuk harton politika të mirëfillta shëndetësore për ta, dhe për arsye se këtu mungojnë industritë farmaceutike shtetërore, në të cilat do ta ushtronin profesionin e tyre të magjistruarit dhe doktorët e farmacisë. Për shkak të kësaj, ata me kalimin e kohës shndërrohen në zanatlinj të zanateve të tjera më profitabile. Shtrohet pyetja se kush përfiton nga kjo gjendje e krijuar?! Nëse jo studentët e farmacisë, taksapaguesit e rregullt, farmacistët e diplomuar, apo shteti i Kosovës, atëherë, nga kjo gjendje përfitojnë vetëm një pakicë njerëzish, të cilët jetojnë vetëm për të sotmen dhe të cilët egot e tyre i ushqejnë me pozita të larta shtetërore, në kurriz të njerëzve të devotshëm. Një situatë e tillë është në esencë problematike, sepse janë pikërisht këta studentë të Fakultetit të Mjekësisë, ata nga të cilët pritet që të japin kontributin e tyre në trajtimin e shëndetit të popullsisë. Duke u bazuar në argumentet e mësipërme dhe në mungesën e ndryshimeve pozitive në këtë department, kujtoj se është më e rëndësishme që t’i kushtojmë rëndësi shëndetit tonë, para se ai të na shkatërrohet nga profesionistët e shëndetësisë.

13


BOTA E RE nr. 13

SOCIALE

SOCIALE

MBAJTJA E KURSEVE ME QËLLIM PËRFITIMI!

Sadete BAJRAMI

Çdo ditë e më shumë ne jemi dëshmitarë të asaj se si nxënësit dhe studentët tanë, përveç orëve të obligueshme mësimore në shkollë, vijojnë edhe kurse të ndryshme. Kalimin e vitit për nxënësit dhe kalimin e provimit për studentët, profesorët e kushtëzojnë me vijimin e kurseve, të cilat ata i ofrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo ndodhë edhe atëherë kur nxënësi i ndjek mësimet e të njëjtës lëndë mësimore në shkollën e tij. Nxënësi detyrohet që të shkojë në kurs tek i njëjti profesor, nëse dëshiron të ketë notë kaluese. Kjo ndodhë edhe me nxënësit e dalluar. Atyre, përveçse u duhet t’i vijojnë kurset, ata detyrohen të bëhen pjesë e kurseve, të cilat organizohen nga familjarët e profesorit, kurse, të cilat ndoshta nuk kanë të bëjnë asgjë me lëndët që u ofrohen atyre në planprogramet mësimore. Të gjitha këto bëhen vetëm për përfitime materiale të profesorëve, ndonëse dihet se nxënësit rrallë kanë mundësi financiare për t’i vijuar mësimet nëpër kurse, për shkak të çmimeve të tyre marramendëse, në krahasim me pagat e ulta dhe papunësinë e madhe në vendin tonë. Kujt i bëhet vonë nëse ke mundësi për të paguar apo jo?! Në gjithë këtë katrahurë më habit fakti se si asnjëherë nuk verifikohen kushtet në të cilat punojnë dhe kualiteti

14

që prodhojnë këto kurse. Kjo, mbase, është e vështirë të bëhet, sepse shumica e profesorëve i mbajnë kurset nëpër shtëpitë e tyre private, gjë që lë të kuptohet se profesorët i mbajnë kurset në ambiente shtëpiake për të mos i kryer obligimet ndaj shtetit, sepse ata e dinë mirë se ushtrimi i një biznesi, i obligon ata që t’i kryejnë detyrimet ndaj shtetit. Mbajtja e kurseve tashmë është shndërruar në një biznes për shumicën e profesorëve. Gati çdo herë u mvishet përgjegjësia nxënësve për shumicën e gjërave, mirëpo jo çdo gjë është ashtu siç ne mendojmë. Në shumicën e rasteve, nxënësit janë viktimat e vetme. Kjo vërehet edhe në testet e maturës shtetërore, ku për çdo vit as gjysma e nxënësve nuk e kalojnë testin. Të njëjtëve, pastaj u pamundësohet regjistrimi në studimet universitare. Kjo është dëshmia më e mirë për të arriturat e arsimit në Kosovë, me ç’ rast, shumica e profesorëve punojnë vetëm për interesat e tyre materiale, e jo për të shkolluar breza, të denjë për t’iu prirë proceseve shoqërore. Në fund, mund të themi se edhe pse shpesh ne themi se rinia është e ardhmja jonë, prapëseprapë ardhmërinë e saj jemi duke e rrezikuar në të gjitha aspektet.


SOCIALE

BOTA E RE nr. 13

REVISTA “BOTA E RE” DHE ORGANIZATA “QËNDRA QIRIAZI’’ NDIHMUAN SOS FSHATIN E FËMIJËVE Rilind BERISHA Muajt nëntor dhe dhjetor për të gjithë ne kanë qenë muaj të festave dhe muaj kur mbretëroi gëzimi në fytyrat e fëmijëve. Për nder të këtyre festave ne i’u bashkuam iniciativës së të rinjëve, studentë të “Qendrës Qiriazi”, për t’i ndihmuar këta fëmijë. Studentët, të cilët morën pjesë në një trajnim për liderizëm, të mbajtur në “ Qendrën Qiriazi”, vendosën që me mjete vetanake t’i ndihmojnë këta fëmijë. Kur ne si redaksi dëgjuam për këtë iniciativë të studentëve, vendosëm që ta ndihmojmë dhe ta japim kontributin tonë në këtë drejtim. Ne si redaksi, përveç me idetë për zgjerimin e kësaj iniciative të studentëve të Universitetit të Prishtinës, dhuruam edhe pajisje shkollore. Për disa ditë, studentët së bashku me kompanitë dhe me njerëzit e vullnetit të mirë dëshmuan se ne jemi një popull që e meritojmë rrespektin nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

emocionuan shumë nga historitë që dëgjuan dhe nga përqafimet e mikëpritja e ngrohtë e këtyre fëmijëve. Nuk mund ta përshkruash emocionin që të zgjon shtrëngimi dhe përqafimi i një fëmije me sy engjëlli. Përveç ledhatimeve dhe dashurisë prindërore, këtyre fëmijëve u mungojnë edhe gjërat më elementare, mjetet shkollore. Kjo nuk do të jetë iniciativa e fundit e këtyre studentëve sepse e di se ata i ka mbërthyer ndjenja e humanizmit. Ndjenja e përqafimit nga sytë e përlotur të fëmijëve të mallëngjyer dhe dashuria për njeriun. E di se kushdo që e ka lexuar këtë shkrim dhe ka mësuar për këtë iniciativë do të dëshironte të ishte pjesë e kësaj. Nuk është kurr vonë të jesh pjesë e njerëzve, të cilët kanë vullnet të mirë. Gjithçka që na duhet në jetë është dëshira dhe vullneti, pengesat tjera tejkalohen me lehtësi.

Shtetet tjera, ndoshta, kanë pasuri të pafundme dhe fuqi, por ne si popull kemi diçka shumë më të vlershme sesa pasuria dhe fuqia. Ne kemi humanizmin, gjë që është një vlerë e pakrahasueshme me të mirat që mund t’i kenë kombet tjera. Për këtë gjë flet edhe historia. Pas disa ditësh angazhim, studentët e Universitetit të Prishtinës, anëtarë të Qendrës Qiriazi dhe anëtarët e redaksisë sonë arritën që të mbledhin qindra fletore, qindra stilolapsa dhjetëra qanta shkollore dhe shumë e shumë mjete të tjera shkollore. Kjo gjë na gëzoi pamasë. Kjo, mbase, e vë në spikamë edhe faktin se studentët, pavarësisht përpjekjeve dhe sakrificave mund t’ia dalin. Të gjitha këto dëshmojnë se kur ekziston vullneti dhe dëshira, të tjerat janë pengesa që mund të tejkalohen lehtë. Këto dhurata sado simbolike të jenë kanë peshë shumë të madhe, sepse me këto dhurata përveçqë u ndihmojmë fëmijve të Sos Fshatit, ato u ndihmojnë atyre edhe në avancimin e tyre. Përmes tyre kontribuohet edhe drejt asaj se këta fëmijë sado të harruar të jenë nga shoqëria jonë ata janë e ardhmja dhe shpresa jonë. Vlera më e madhe që mund ta ketë një njeri në ditët e sotme është pikërisht humanizmi. Dhe këtë vlerë e dëshmuan edhe anëtarët e kësaj qendre, të cilët u

15


RECENSION

ECENSION

BOTA E RE nr. 13

MIGJENI, BASHKËKOHËS I FRANC KAFKËS DHE ALBERT KAMYSË

Atdhe IBRAHIMI

Kohë më parë, në Tiranë, doli nga shtypi vepra e krijuesit dhe studiuesit nga Shqipëria Moikom Zeqo, “Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit”. Një vepër e tillë me premisa krahasuese i ka munguar shumë kritikës letrare shqipe. Në këtë vepër vihen në pah analogjitë dhe ndikimet e Franc Kafkës, Albert Kamysë dhe të shkrimtarëve të tjerë në krijimtarinë e Migjenit, prandaj me botimin e kësaj vepre Moikom Zeqo, përveç që ka kontribuar në nxjerrjen në dritë të disa fakteve të reja për prejardhjen e familjes së Migjenit, ai ka dhënë një kontribut të veçantë në fushën e letërsisë së krahasuar. Moikom Zeqo, duke shkruar për krijimtarinë e Migjenit argumenton se ai ishte i vetmi shkrimtar shqiptar, bashkëkohës i Franc Kafkës dhe Albert Kamysë dhe se krijimtaria e tij duhet vështruar në prizmin e ideve absurde përmes të cilave këta autorë ushtrojnë ndikim në krijimtarinë e tij. Moikom Zeqo e sheh absurdin e Migjenit, të ngjashëm me atë të Kafkës dhe të Kamysë. Migjeni, sikurse Kafka dhe Kamy, me filozofinë e absurdit përqon mesazhe të dashurisë, respektit ndërnjerëzor dhe mesazhe kundër smirës, padrejtësisë dhe kundër shtypësve të lirisë njerëzore. Duke qenë kështu, autori i librit “Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit” Moikom Zeqo, me këmbëngulje kërkon që për Migjenin të gjykojmë drejt nëse mëtojmë që ta zgjojmë interesimin e të huajve për veprën e madhe të këtij kolosi të letërsisë shqipe, krijimtaria e të cilit u mbijetoi shumë furtunave që i’u vërsulën Shqipërisë pas vdekjes së tij. Vetëm duke i vështruar vlerat e përafërta letrare të Migjenit në përqasje me veprat letrare të Franc Kafkës dhe të Albert Kamysë mund të promovohet rëndësia e letërsisë shqipe si pjesë e letërsisë botërore. Moikom Zeqo, procesin krijues të Migjenit nuk e sheh të shkëputur nga fryma e letërsisë ekzistencialiste që po krijohej në Evropën e Franc Kafkës dhe të Albert Kamysë, pavarësisht nga fakti se ambienti ku jetoi Migjeni ishte shumë i prapambetur. Moikom Zeqo, në studimin e tij përpiqet që përmes përqasjeve letrare të tregojë se letërsia është bazamenti më i rëndësishëm që ndihmon në procesin e njohjes. Moikom Zeqo, beson fuqishëm se leximi i Migjenit, i zhveshur nga propaganda sllave për përkatësinë e tij etni-

16

ke, përkthimi i tij në gjuhët e huaja dhe studimi i tij në planin krahasues do të ndikonte në mënyrë të veçantë në njohjen më të thellë të veprës së tij dhe më pas edhe në integrimin e letërsisë shqipe në letërsinë evropiane. Me botimin e kësaj vepre Shtëpia Botuese “Erik” ka kryer një punë të lavdërueshme dhe të dobishme. Në këtë mënyrë është plotësuar një mungesë e madhe dhe u është dhënë mundësia lexuesve dhe studiuesve shqiptarë që të lexojnë dhe të studiojnë një nga tekstet më të mira të këtij autori.


BOTA E RE nr. 13

HASAN TAHSINI, PERSONALITET I SHQUAR I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE Bekim PACI Qëllimi i këtij artikulli është që të njihemi me njërin nga personalitetet më të njohura dhe më me ndikim, jo vetëm në historinë kombëtare shqiptare por edhe në atë ndërkombëtare, e kjo është figura e shquar e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Hasan Tahsini. Ky nuk ishte vetëm teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte astronomi i parë në tërë Perandorinë Osmane. Hasan Tahsini ishte atdhetar, dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, enciklopedist dhe iluminist. Ishte njohës i mirë i shkencave natyrore dhe shoqërore, si : astronomisë, filozofisë, teologjisë, matematikës, fizikës, historisë, gjeografisë, letërsisë etj. Hasan Tahsini, si përfaqësues i njohur i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ishte njëri ndër vizionarët dhe themeluesit e arsimit dhe të pedagogjisë shqiptare. Ai ishte një humanist dhe altruist i madh, pa asnjë paragjykim për popujt dhe fetë e tjera. E çmonte shumë diturinë dhe konsideronte se : “Dituria është më e vlefshme sesa

ari, ndërsa padituria është mëkati më i rëndë për njeriun”. Ai ishte njëkohësisht edhe rektori i parë i Universitetit të Stambollit, që ishte universiteti i parë në kuadër të Perandorisë Osmane. Në këtë universitet, Hasan Tahsini, tregoi shëmbëlltyrën e një profesori të kalibrit të lartë. Hasan Tahsini u lind më 7 prill 1811 në Ninat, një fshat i Filatit në Çamëri dhe ndërroi jetë më 1881 në Stamboll. Varri i tij gjendet në varrezat e Sahrai Xhedidit në prefekturën Kadikoy. Ishte i biri i Osman Efendi Rushit Ahmedit, i cili pati ndikim tek fëmijët e tij, veçanërisht tek Hasani. Kështu, Hasan Tahsini, u drejtua për në Filat, ku edhe vazhdoi mësimet. Më pas, Hasani, mbaroi studimet për teologjinë në qytetin e Janinës dhe punoi si hoxhë. Mirëpo, kjo nuk i mjaftoi. Ambiciet, dëshira dhe etja për t’i thelluar njohuritë e shtynë atë t’i drejtohet Stambollit. Këshu, Hasani, përfundoi studimet në Medresenë e famshme të Fatihut, ku pati mësues dijetarin më të madh të asaj kohe, Hoxha Mustafa Vidinin. Hasan Tahsini, me një ferman të Sulltanit, në vitin 1857 shkoi në Universitetin e Sorbonës në Paris, meç’rast studioi shkencat e ndryshme, si : astronominë, kiminë, psikologjinë, historinë, etj. Hasan Tahsini qëndroi 12 vjet në Paris dhe pati kontakte me idetë e iluministëve të njohur francez, si : Volterit, Rusosë, Diderosë, etj. Nën ndikimin e iluminizmit, ai mendonte se edukimi i mirë i gjithanshëm mund të përsoste natyrën njerëzore dhe të shpinte në formimin e një shoqërie të drejtë. Ai zotëronte disa gjuhë, si, p.sh. latinishten, greqishten, persishten, arabishten, osmanishten, italishten dhe frëngjishten, të cilat

e ndihmuan ta lexojë e ta shfrytëzojë tërë literaturën e kohës. Hasan Tahsini më 1868 u kthye në Stamboll, me ç’rast hapi Universitetin e parë të Stambollit, ku u emërua rektor i këtij Universiteti deri në vitin 1871. Ky Universitet ishte Universiteti i parë në kuadër të Perandorisë Osmane, ku Tahsini mbajti ligjërata nga shkencat e ndryshme, si : kimia, astronomia, fizika, etj. Kështu, Hasan Tahsini u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar, atë Osman. Hasan Tahsini, si një iluminist dhe pedagog i shquar i arsimit kombëtar shqiptar, e kishte shndërruar edhe shtëpinë e vet në një Universitet të mirëfilltë, në të cilin ligjëronte shkencat natyrore, psikologjinë, filozofinë, historinë, etj. Ndër studentët e tij më të njohur ishin: Sami e Naim Frashëri, Ismail Qemali, Jani Vreto, Dervish Hima, etj. Hasan Tahsini ka shkruar shumë vepra, ndër të cilat po përmendim : “Bazat e shkencës së astronomisë-kosmografisë”, “Edukimi i fëmijëve”, “Kimia organike”, “Historia e krijimit të botës”, “Psikologjia”, etj. Në fund, duke mos dashur të zgjerohemi shumë, mund të themi se Hasan Tahsini ishte njëri nga figurat më poliedrike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i cili me punën dhe angazhimin e tij arriti që të jetë shembull, jo vetëm në fushën shkencore, por edhe në atë fetare. Ai ishte humanist i madh, liberal ndaj popujve dhe religjioneve të tjera, ku të gjithë njerëzit i konsideronte si një familje të përbashkët. Ai ishte mësim i mësimit të tij, pra mësimet e tij kanë qenë në harmoni me sjelljet e tij. Prandaj, Hasan Tahsini ishte jo vetëm një teolog i madh i kohës, por ai ishte edhe njëri ndër personalitetet më me ndikim në shumë fushat shkencore të cilat i zotëronte shumë mirë.

17


AKTUALITET

AKTUALITET

BOTA E RE nr. 13

KRITIKËT KANË MENDIME TË NDRYSHME PËR ROMANIN MË TË MIRË

Jehona ZHUNIQI

Bibliotekat dhe libraritë tona çdo ditë po pasurohen me romane të autorëve të rinjë, krahas debateve për romanin më të mirë të periudhës 2000-2012. Profesori, poeti, studiuesi i letërsisë dhe autori i disa librave, prof. Dr. Agim Vinca, mendon se romanet e shumë autorëve shqiptarë janë vlerësuar lartë, pa e marrë në konsideratë faktin se sipas tij autorët me romanet më të mirë mbeten ende Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Studiuesi në fjalë në mesin e romaneve të cilat kanë bërë bujë në vendin tonë e përmend edhe romanin “Një dashuri dhe shtatë faje”. Vinca thotë se e ka të vështirë ta veçojë emrin e romanit më të mirë për arsye se ka shumë të tillë. Edhe kritiku dhe studiuesi i letërsisë Ag. Apolloni mendon se romani më i mirë shqiptar gjatë periudhës 2000-2012 ka qenë “Një dashuri dhe shtatë faje” i Rexhep Qosjes. Ai thotë se për të si kritik nuk është e lehtë ta bëjë dallimin se cili prej romaneve është më i mirë se tjetri, por romani “Një dashuri dhe shtatë faje” është vlerësuar si më i miri.

18

Ndryshe nga kritikët e lartpërmendur, prof. Dr. Nysret Krasniqi, mendon se letërsia është punë e shijes dhe varet prej formimit intelektual të lexuesit. Krasniqi konsideron se lexuesit nuk kanë shije të njëjtë të leximit. Disa e pëlqejnë romanin historik, ndërsa të tjerët romanin estetik, etj. Si romanin më të mirë të vitit 2000 ai e veçon romanin “Për Kosovën” shkruar nga Zejnullah Rrahmani në vitin 2000. Nga ana e tyre edhe botuesit japin versionet e tyre për romanet më të kërkuara dhe për romanet më të shitura. Kështu, në Shtëpinë Botuese “Toena” thonë se romanet më të kërkuara prej lexuesve kohët e fundit kanë qenë romanet e shkruara nga Ismail Kadare, kurse më të shiturit, sipas tyre kanë qenë: “Kodi i Da Vinçit” i Dan Brown dhe “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut. Edhe Sebahete Çavdarrbasha nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” vlerëson se ne kemi mjaft autorë të cilët kanë bërë emër duke shkruar romane të mira. Ajo thotë se romani më i shitur në periudhën 2000-2012 në “Dukagjini” ka qenë “Muzeu i Pafajësisë” shkruar nga Orhan Pamuk. Nga tërë ajo që u tha paraprakisht mund të përfundojmë se pavarësisht faktit që disa kritikë, romanin “Një dashuri dhe shtatë faje”, e cilësojnë si më të mirin prapë se prapë secili lexues apo kritik letrar ka shijen e përzgjedhjes së romanit më të mirë Në vitin e kaluar, romanin më të mirë grupi “KOHA” e zgjodhi romanin “Legjenda e vetmisë”, shkruar nga Ridvan Dibra. Top lista e romaneve më të mira gjatë pesë viteve të fundit: 1.“Vitet e urithit” nga Kim Mehmeti, viti 2008, 2.“Darka e gabuar” nga Ismail Kadare, viti 2009, 3.“Tenxherja” nga Agron Tufa, viti 2010, 4.“Iluzionet në sirtar” nga Fatos Kongoli, viti 2011 5.“Legjenda e vetmisë” nga Ridvan Dibra, viti 2012.


KULTURË

ULTURË

BOTA E RE nr. 13

PËRSE-JA E (MOS)BASHKËPUNIMIT Iliriana BEJTA Tash e sa vite në Akademinë e Arteve përse-ja e ( mos) bashkëpunimit diskutohet vazhdimisht. Kjo temë ka të bëjë me studentët e degëve të ndryshme të kësaj akademie dhe me faktin se studentët në Akademinë e Arteve bëjnë punë kreative. Ky kreativitet nuk e ka vënë në pah asnjëherë bashkëpunimin dhe funksionimin më të mirë në mes të departamenteve të ndryshme brenda Universitetit të Prishtinës, të cilat do të duhej të gjeneronin të mira për njëra- tjetrën dhe të funksiononin si një degë e vetme. Arsyeja që e përmendëm këtë është fakti se në Akademinë e Arteve janë katër degë, në të cilat shtrohet domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërmjet tyre, për faktin se këto degë nuk mund të funksionojnë pa njëra-tjetrën. Për shembull, nëse një student i regjisë së filmit bën një film, atij i duhet një skenar, dhe këtë ai detyrohet ta gjejë tek studentët e degës së Dramaturgjisë, të cilët mësojnë dhe punojnë katër vite me radhë për skenar filmi. Kjo, mbase, është ndër lëndët kryesore për ta. Ky bashkëpunim nuk ka ekzistuar dhe vazhdon të mos ekzistojë ende. Për këtë arsye kjo temë ende diskutohet brenda në Universitetin e Prishtinës. E njëjta gjë ndodhë edhe me studentët e regjisë së teatrit, të cilët asnjëherë nuk u bëjnë ftesë apo të themi shumë rrallë i ftojnë studentët e skenografisë për bashkëpunim. Kjo ndodh për arsye se ata skenografinë e zgjedhin dhe e punojnë vetë, pavarësisht faktit se ata studentë nuk i dinë të gjitha rregullat ashtu siç i di një skenograf. Të mos flasim pastaj për kërkimin e dramave nga studentët e departamentit të Dramaturgjisë, të cilët poashtu për katër vite me radhë mësojnë se si ta shkruajnë një dramë. Arsyet e mungesës së këtij bashkëpunimi nuk i di askush. Kjo, mbase, është tema më e diskutueshme për studentët e të gjitha këtyre degëve. Shpesh ndodhë që të injorohet puna e njëri-tjetrit. P.sh. studentët e regjisë së filmit, mendojnë se janë të zotët që skenarin ta shkruajnë vetë, ndërsa studentët e regjisë së teatrit mendojnë se dramat dhe skenografinë për shfaqjet e tyre mund t’i bëjnë vet. Mendoj se përsenë e mungesës së bashkëpunimit duan ta dinë shumica e studentëve të Universitetit të Prishtinës, e sidomos ata që u përkasin degëve, të cilat u përmendën paraprakisht. Megjithëse bashkëpunohet herë pas here prapë se prapë, të gjithë këta studentë në njërën mënyrë apo në

mënyrën tjetër duhet të jenë regjisorë, nëse mëtojnë që ta promovojnë punën e tyre katërvjeçare. Kjo vlen sidomos për studentët e Dramaturgjisë, të cilët janë në mes të dy degëve të regjisë, asaj të Filmit dhe të Teatrit. Dramaturgëve të ardhshëm nuk u mbetet asgjë tjetër pos që në studimet posdiplomike të kalojnë në regjinë e teatrit ose të filmit, në mënyrë që puna e tyre të shihet diku. Kjo, mbase ka filluar të bëhet realitet. Ne kemi nevojë për dramaturgë të vërtetë dhe për dramaturgë të cilët shkruajnë. Viteve të fundit kemi pak studentë të interesuar për të qenë pjesë e degës së Dramaturgjisë. Është momenti i fundit që bashkëpunimi të bëhet realitet. Mosbashkëpunimi nuk i sjellë të mira askujt. Vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë dhe korrekt mund të mbulohen zbrazëtirat, gjithnjë pa paragjykuar për punën e njërit-tjetrit!

19


BOTA E RE nr. 13

POEZI

POEZI

TË THËRRAS NGA BRENDA

Alban BOJAJ

Alban BOJAJ

Ishe ti që në ëndërr më zgjove, ballin tim ngadalë e preke. Si hije erdhe më shpëtove, nga një zjarr që po më digjte.

Thatësi mbretëron gjithkund kanë filluar të zhduken ngjyrat nuk ka mbetur më asgjë na ka humbur edhe natyra.

Më ikën ëndrrat si era pyes veten ku je ti me thanë se shkove po ku shkove nuk e di.

Me vjen keq për liqenin tim që dita-ditës po fundoset nuk ka mbetur asgjë në të tanimë as uji nuk po ngjyroset.

Më bëre rob të frikës në agoni jetën po e kaloj nga një kënd në këndin tjetër dhomën time e vështroj.

Liqenin tim e ka kapluar heshtja as uji më nuk po buçet ka filluar të mbetet bosh në të nuk rri më asnjë peshk.

Shoh në dritë-hijen time mendoj se ti je fshehur diku, shoh në ballë të murit tim fotografinë me pluhur shumë.

Dita-ditës po ndryshon edhe qielli po fillon të skuqet nuk ka mbetur më asgjë vetëm ne të bëjmë lutje.

Ngadalë ngritem nga shtrati me shpresë se ti je diku a përdredhesh në një vend ku njeriu nuk mund të lëkundet.

Kaltërsia e liqenit tim ku më mbeti nuk e di a thua ndoshta e rrëmbeu ndonjë njeri.

Diku je po nuk e di duke e ndjerë erën e tradhtisë, zemra të është plakur shumë që më le mua dikur. Ike larg në horizont ku jeta shije nuk ka, mendove se do të gjesh më mirë, prandaj shumë poshtë ke ra. Të thërras nga brendia Mos u kthe se s’të do fëmia.

20

LIQENIT QË I MUNGON KALTËRSIA


RINI PA ARDHMËRI Festim RIZANAJ

Kosova si shteti më i ri në Ballkan njihet për popullatën më të re ne Evropë apo “the young europianes”. Por sa po punohet dhe sa ka ardhmëri kjo rini në shtetin më të ri, kjo mbetet për tu diskutuar? Ankesat e shumta ndaj njerëzve të cilët po e udhëheqin vendin duke punuar vetëm për interesat e tyre e vënë në pah faktin se të rinjtë e Kosovës po anashkalohen tejmase. Fakti se ndryshimet në një shoqëri fillojnë nga të rinjtë e asaj shoqërie e vë në spikamë rëndësinë që duhet t’u kushtohet atyre. Natyrisht, edhe ne si të rinjë nuk duhet të presim që shteti të angazhohet vazhdimisht për ne. Ne duhet të kontribuojmë për vendin tonë dhe të përpiqemi që me barrën e obligimeve tona të mos i ngarkojmë të tjerët. Sot, të rinjtë nëpër botë, ndonëse e kanë të vështirë ta gjejnë veten, ata nuk qëndrojnë duarkryq. Vazhdimisht angazhohen për realizimin e të drejtave të tyre. Shembujt e tyre duhet të na shërbejnë si modele dhe motive shtesë për t’i vënë në funksion aftësitë dhe kapacitetet tona me qëllim ndryshimin e gjendjes aktuale dhe avancimin e rinisë në kuptimin që ajo të ketë një të ardhme më të mirë. Është e qartë se shoqëria kosovare po kalon nëpër një tranzicion të vështirë në të gjitha sferat e jetës. Nevoja për ndryshime e bën të domosdoshëm ballafaqimin me vështirësitë e transformimeve, në aspektet fizike, emocionale dhe të sjelljeve. Më e keqja për të rinjtë tanë është se ata nuk shquhen për organizimin e jetës sipas kornizave shoqërore. Fakti se kafenetë janë të stërmbushura me të rinjë e arsyeton qasjen që kemi ne për problemet e tyre.

ESE

ESE

BOTA E RE nr. 13

shumtën e rasteve provimet i kalojnë pa e lexuar librin fare. Nga kjo e fundit nënkuptohet se kur nuk shfletohet fare literatura obligative për të tjerat as që bëhet fjalë. Shoqëria bashkëkohore vazhdimisht ballafaqohet me stilet e reja të jetës dhe më të goditurit nga këto ndryshime mbeten të rinjtë.

Ndër problemet më të mëdha për të rinjtë tanë mbeten përveç leximit edhe: amoraliteti i madh, mosrespektimi i të tjerëve dhe gjuha e tyre që është për keqardhje. Çdo ditë e më tepër e vërejmë se kriminaliteti dhe konsumimi i narkotikëve po rriten? Një fenomen shumë negativ i shpërfaqur në këto vitet e pasluftës në Kosovë është dhuna nëpër shkolla. E çuditshme apo jo? Droga dhe alkooli nuk kanë qenë asnjëherë në kulturën tonë. Si duket duke e ndjekur perëndimin, do të perëndojmë edhe ne. Mosinteresimi i shtetit për të rinjtë i inkurajon shumë organizata që t’i përdorin ata për interesat e tyre. Si pasojë e neglizhencës së institucioneve tona, të rinjtë po ngelen në duart e huaja dhe pa të ardhme të ndritur. Të gjitha ato që u përmendën më lartë më bëjnë skeptik për mundësinë e integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Të rinjtë tanë, pasurinë më të madhe të kombit tonë, nuk duhet t’i lëm anash, sepse pikërisht nga ata varet përfaqësimi ynë në të ardhmen. Se a është e gatshme ta bëjë këtë në momentin e pikërishëm nuk e di. Gjendja momentale nuk është shumë shpresëdhënëse, ndonëse besoj se të rinjtë janë e vetmja shpresë për të ardhmen tonë të ndritur.

Ndryshimet nuk vijnë vetvetiu. Përveç me fjalë ato duhet të shoqërohen edhe me vepra. Me mungesën e veprimeve mund të arsyetohet edhe fakti se përse rinia nuk po angazhohet më shumë në thellimin e dijeve?! Shpesh më krijohet bindja se libri është harruar totalisht nga të rinjtë. Madje, edhe nga studentët, të cilët në të

21


BOTA E RE nr. 13

ANKETË

ANKETË

SA E SHFRYTËZOJNË STUDENTËT INTERNETIN PËR LITERATURË ?

Besartë DRENICA

Studentët një pjesë të mirë të kohës e kalojnë në internet, duke kërkuar informacione, për marrjen e letrave dhe për të biseduar në chat, etj. Interneti ua mundëson studentëve që të bëjnë kërkime dhe të mësojnë për cilësinë e bibliotekave, galerive dhe burimeve të tjera informative në tërë botën. Në pyetjen tonë se sa e shfrytëzojnë internetin për literaturë, studentët tanë përgjigjen…

Floranda Drenica – Fakulteti Juridik Interneti është shumë i vlershëm për ata që dinë ta shfrytëzojnë atë. Unë e shfrytëzoj shumë për kërkimin e literaturës, sepse atë që e kërkoj mund ta gjejë në internet. Sot interneti kryesisht përdoret për argëtim, gjë që lë pasoja të natyrave të ndryshme. Besoj se me kalimin e kohës të rinjtë do të vetëdijësohen dhe do ta shfrytëzojnë sa më shumë për kërkimin e literaturës.

Kenan Kamberi- Fakulteti Filologjisë, dega e Gjuhës Angleze Si të gjithë studentët edhe unë e përdori internetin, por shumë pak për literaturë. Unë internetin e shfrytëzoj vetëm për argëtim. Konsideroj se shumë pak studentë e përdorin internetin për qëllime hulumtimi. Është e dobishme që studentët ta përdorin internetin për gjëra të nevojshme.

22


ANKETË ANKETË

BOTA E RE nr. 13

Linda Ademi – Fakulteti i Edukimit Tashmë interneti, ka zënë vend në dhomat e gjumit të shumë studentëve. Është e padrejtë të thuhet se të paktë janë ata që e shfrytëzojnë internetin pozitivisht. Unë e përdori shumë internetin për të kërkuar literaturë për seminaret e mia.

Fuad Krasniqi- Fakulteti Filozofik,Shkenca Poletike Si i varur nga teknologjia informative, mendoj se interneti ma ka lehtësuar shumë punën sa i përket marrjes së informacionit dhe dërgimit të tij. Internetin e përdori shumë edhe për kërkimin e literaturës ....

Teuta Nura- Fakulteti Juridik Unë mendoj se zhvillimi i teknologjisë ka shumë anë pozitive dhe negative. Internetin e përdori shumë jo vetëm për kërkimin e literaturës ( kjo sepse në Fakultetin Juridik ka literaturë të mjaftueshme) për punimin e seminareve . Për Fund. Tekonologjia sado që ka anët pozitive në ngritjen e standardit jetësor, po aq ka edhe anët negative që ndikojnë keq tek studentët. Studentët duhet ta shfrytëzojnë internetin sa më tepër për gjëra pozitive dhe jo vetëm për humbje kohe.

23


BOTA E RE nr. 13

ESE

ESE

JETA

Festim RIZANAJ

Ndoshta pritni nga unë që ta bëjë përshkrimin e ndonjë filmi me regjisor e aktor! Po, në këtë shkrim kam vendosur të shkruaj për filmin “Jeta”. Një film në të cilin të gjithë e kemi nga një rol. Prej momentit që kemi lindur, secili mundohet që rolin e vet ta luajë në mënyrën më të mirë. Derisa të mbyllen perdet e jetës. Disa mësojnë të dashurojnë, kurse disa të tjerë nga jeta e tyre dinamiko - aktive, mësojnë ta përballojnë atë… Llojet e ndryshme të jetesës, na mësojnë nga një fshehtësi të saj dhe na mbulojnë nga një mangësi tonën. Një mik i imi thoshte: “Tema me të cilën më së shumti jam munduar në jetë, është dashuria! Nuk arrita të koordinoj dozën e dashurisë, rashë në sprovë! Unë nuk dija të dashuroja, Zoti më mësoi”! Kur ai mi tha këto fjalë, fillova t’i shikoj njerëzit përreth dhe vërejta se secili kishte nga një fshehtësi në jetë. Me prekjen e Zotit në zemrat tona, na janë mjekuar mangësitë dhe tepritë si dhe na është dhënë mundësia për t’i kuptuar ato. Njeriu që përveç vetes shoqërohet edhe me të tjerët, e ka kuptuar këtë dhe është ngritur në një shkallë më të lartë në jetë. Shpesh mendoj se sa shumë po përzihemi në shpirtrat e të tjerëve. Shije nga më të ndryshme në jetë. Mos u përpiq që t’i ngjash tjetrit sepse kështu mund t’i humbasësh vlerat tua dhe t’i bësh padrejtësi vetes. Jeto ashtu siç të krijoi Zoti dhe mos e ndrysho të ecurit tënd! Nëse dëshiron të ndryshosh, atëherë mos i injoro udhëzimet e Atij që të ka krijuar, me qëllim që t’i ta përmirësosh veten në kuptimin e vlerave morale. Ti je i veçantë dhe njerëzit të duan vetëm ashtu siç je. Fundja, kështu të formësoi Krijuesi yt. A ka ngopje për njeriun? Unë besoj se në këtë jetë nuk ka! Çdo herë njeriu kërkon më shumë. Kur të arrij në një vend, kërkon të vazhdoj edhe më larg. Deri kur? Deri kur të mbyllen perdet e jetës? Tani jemi të ri dhe po jetojmë në një kohë, ku jeta është bërë shumë dinamike dhe na pret një jetë e tërë para. Duke parë që jeta po na kalon shumë shpejt, duhet t’i japim rëndësi çdo frymëmarrjeje… Çdo herë shtrojani vetes këtë pyetje: “Cilat janë shkaqet e të jetuarit të saj?”... Kështu, nuk do ta humbni shpresën dhe do të lidheni me Atë që ju ka krijuar dhe botës suaj shpirtërore do t’i

24

jepni jetë. Një dijetar, kështu e përkufizon jetën: “Gjëja më e rëndësishme në të gjitha gjërat e krijuara është jeta, kurse detyra më e rëndësishme është shërbimi ndaj saj. Detyra më e rëndësishme ndër detyrat e jetës është që të punohet në atë aspekt, që jetën e cila do të marrë fund, ta transformojmë në një jetë të pafundme”. Një ligj thotë: “bëhu njeri sa njëmijë njerëz, e nëse nuk mundesh, qëndro një njeri e mos u bëj gjysmë njeri”. Mos u frikësoni! Luajeni rolin, mos u mërzitni nëse filmi juaj nuk do të pëlqehet. Sepse, ai që ua ka dhënë këtë rol, ju ka vlerësuar dhe u ka dhënë vend në këtë film… Kuptojeni vlerën…


ALBERT AJNSHTAJN

KURIOZITET

BOTA E RE nr. 13

Bota e Re Einstein, nëpër konferenca gjithmonë shkonte me shoferin e tij personal. Një ditë duke shkuar në një konferencë shoferi i kishte thënë Einsteinit; “ Zotëri kam kohë që i ndjek konferencat e tua ulur në kolltukun e fundit dhe pothuajse i di të gjitha fjalët që do t’i thoni në konferencë”. Einstein buzëqesh dhe i bën një propozim: “ Në vendin ku jemi duke shkuar, mua nuk më njohin fare. T’i ndërrojmë palltot dhe kapelet sot. Ti dil e mbaje konferencën, ndërsa unë po ulem në kolltukun e fundit të sallës të të dëgjoj.” Shoferi mbajti një fjalim, me ç’ rast iu përgjigj drejt të gjitha pyetjeve. Sapo u ul në vendin e tij, një pjesëtar në sallë ia bëri një pyetje shumë të vështirë. Shoferi me qetësinë më të madhe ia drejtoi pyetësit: “ çudi si po e bëni një pyetje kaq të thjeshtë”. Për Einsteinin ai thotë: “Përgjigjen e kësaj pyetje edhe shoferi im, i cili qëndron i ulur në fund të sallës e di. E ftoj të ngjitet në podium dhe t’ua shpjegojë.” Morali: Njerëzit e zgjuar punojnë me njerëz të zgjuar, dhe përveç zgjuarsisë përfitojnë dhe shkathtësinë e tyre :)

25


BOTA E RE nr. 13

DHJETË MËNYRAT E TË MËSUARIT EFEKTIV Bota e Re Shpesh kemi mjaft kohë për të mësuar, por duket se edhe ajo kohë e gjatë që e kalojmë mbi libra nuk është efektive ngase nuk e kemi përqendrimin në nivel. Por a e keni menduar ndonjëherë se si mund të pasuroni trurin tuaj me shumë njohuri për vetëm pak kohë? Sjellim tani tek ju 10 këshilla mjaft të dobishme të cilat do t’iu shërbejnë që të keni një të mësuar sa më efektiv dhe një mbamendje për një kohë më të gjatë. 1. Bazat themelore të përmirësimit të kujtesës Gjërat bazike në procesin e të mësuarit siç janë përqendrimi i vëmendjes, përsëritja e gjërave të komplikuara dhe menaxhimi i kohës janë vetëm disa nga gjërat që përbëjnë një fillim të mirë për ju nëse doni të ndryshoni mënyrën e të mësuarit. 2. Mësoni dhe praktikoni gjëra të reja Një mënyrë e sigurt që të keni mësim efektiv është të mësoni sistematikisht. Një artikull i revistës “Nature” (2004) e vë në pah faktin se personat të cilët kanë luajtur lojëra enigmatike vizuale, e kanë zhvilluar më shumë zonën e trurit për perceptim vizual me ç’rast në këtë zonë është krijuar një materie me ngjyrë të hirtë. Me ndërprerjen e këtyre lojërave kjo materie është zhdukur. Pra mësimi në vazhdimësi, e jo vetëm disa ditë para provimit, është shumë efikas. Nëse jeni duke mësuar ndonjë gjuhë, është e rëndësishme që ta praktikoni atë në mënyrë që të mos i harroni njohuritë që i keni fituar. Ky fenomen i quajtur “Përdore ose harroje” përfshin një proces trunor të njohur si krasitje. Nëse doni që informatën të cilën e keni marrë ta keni në mendje për një kohë të gjatë, atëherë vetëm praktikojeni dhe përsëriteni.

26

3. Mësoni në mënyra të ndryshme Fokusohuni që të mos mësoni në një mënyrë të vetme. Në vend se t’i dëgjoni vetëm mësimet qoftë nga kompjuteri apo ndonjë pajisje tjetër, që përfshin të mësuarit përmes të dëgjuarit, gjejeni një mënyrë që ta përsërisni informatën edhe verbalisht edhe vizuelisht. Kjo mund të përfshijë aktivitete të ndryshme, si për shembull t’i tregoni një shoku se çka keni mësuar, të merrni shënime apo të vizatoni të ashtuquajturat “harta të mendjes”. Duke mësuar në më shumë se një mënyrë, ju vetëm sa e shtresoni njohurinë në mendjen tuaj. Nëse ende nuk jeni bindur, ne do të ju tregojmë një fakt dhe ju do të bindeni shumë shpejt. Sipas Judy Ëillis sa më shumë regjione të trurit që e regjistrojnë informatën, ka më shumë ndërlidhje mes tyre, dhe mundësi më të mëdha për të mos u harruar. Për shembull ju mund ta mësoni një mësim duke e dëgjuar, duke e shkruar, duke i parë vizatimet, grafiket apo tabelat e ndryshme, duke e përsëritur etj. dhe në këtë mënyrë mundësia që atë mësim të mos e harroni është shumë më e madhe. 4. Mësojani dikujt gjërat që ju i keni mësuar Mësimdhënësit për një kohë të gjatë kanë vërejtur se një nga mënyrat më të mira për të mësuar diçka, është që atë informatë që e dini të ja transmetoni dikujt tjetër. Roli i mësimdhënësit, qoftë edhe vetëm për një orë, ju jep mundësi të shumta që të mos e harroni atë mësim të cilin keni pasur për ta shpjeguar. Filloni ta përpunoni informacionin me fjalët tuaja. Ky proces ju ndihmon që t’i regjistroni informatat në trurin tuaj. Pastaj gjeni mënyrën se si ta shpërndani informacionin. Këtë ju mund ta ndani me kolegët apo miqtë tuaj nëpër grupe të ndryshme që krijohen brenda rrjeteve sociale, pse jo edhe të debatoni në grup.


BOTA E RE nr. 13

4. Mësojani dikujt gjërat që ju i keni mësuar

të na kujtohet menjëherë përgjigja adekuate.

Mësimdhënësit për një kohë të gjatë kanë vërejtur se një nga mënyrat më të mira për të mësuar diçka, është që atë informatë që e dini të ja transmetoni dikujt tjetër. Roli i mësimdhënësit, qoftë edhe vetëm për një orë, ju jep mundësi të shumta që të mos e harroni atë mësim të cilin keni pasur për ta shpjeguar. Filloni ta përpunoni informacionin me fjalët tuaja. Ky proces ju ndihmon që t’i regjistroni informatat në trurin tuaj. Pastaj gjeni mënyrën se si ta shpërndani informacionin. Këtë ju mund ta ndani me kolegët apo miqtë tuaj nëpër grupe të ndryshme që krijohen brenda rrjeteve sociale, pse jo edhe të debatoni në grup.

8. Kuptojeni se si mësoni më së miri

5. Përdoreni të mësuarit paraprak që të ju ndihmojë në të mësuarit e tanishëm Një mënyrë tjetër e shkëlqyeshme se si të mësoni në mënyrë efektive është edhe lidhshmëria në të mësuar, gjë që nënkupton edhe krijimin e lidhjes midis informatës së re dhe asaj që ju tashmë e dini. Për shembull, nëse jeni një student i letërsisë dhe jeni duke mësuar për Romeon e Zhulietën, gjërat që i keni mësuar rreth kësaj shfaqjeje mund t’i ndërlidhni me njohuritë e mëhershme që i keni pasur për Shekspirin, periudhën në të cilën ka jetuar autori dhe informata tjera të rëndësishme.

Një strategji tjetër për ta përmirësuar efikasitetin në mësim është që t’i njihni stilet dhe shprehitë tuaja të të mësuarit. Disa pëlqejnë të lexojnë me zë, disa në heshtje, disa mësojnë duke u shoqëruar nga muzika, disa të ulur e disa të shtrirë. Shkurt, bëjani vetes qejfin. 9. Përdorni testet Përderisa dihet se studimi është një nga mënyrat më të mira për ta maksimizuar të mësuarit, hulumtimi ka treguar se përdorimi i testeve të ndryshme ju ndihmon që të kujtoni atë që keni mësuar, edhe nëse ato pyetje nuk i keni pasur në test. Sipas këtij hulumtimi studentët të cilët kanë mësuar e më pastaj janë testuar, kanë gjasa më të mëdha që të mbajnë mend më gjatë materialin e mësuar, madje edhe atë material që nuk është përfshirë në test. Studentët, të cilët kanë pasur kohë shtesë për të mësuar por që nuk janë testuar, kanë pasur një performancë më të dobët në aspektin e kujtimit të mësimeve.

6. Fitoni përvojë praktike Për shumë nga ne, të mësuarit përfshin leximin e teksteve, përcjelljen e ligjëratave dhe hulumtimin qoftë në librari apo në internet. Në të vërtetë, vënia në praktikë e njohurisë që e posedoni është njëra nga mënyrat më të mira për ta përmirësuar të mësuarit. Nëse aktualisht jeni duke provuar të fitoni njohuri apo shkathtësi të reja, fokusohuni në punën praktike. Nëse është fjala për sport, luani rregullisht në baza ditore, ndërsa, nëse është fjala për gjuhën, praktikojeni vazhdimisht me personat tjerë. 7. Shikojini përgjigjet në vend se të mendoheni gjithë ditën Procesi i të mësuarit nuk është proces i përkryer. Shpesh ne i harrojmë detajet e gjërave për të cilat kemi mësuar. Nëse jeni duke tentuar të kujtoni diçka, rezultatet e hulumtimit tonë thonë se është më mirë që ta shikoni përgjigjen e saktë në vend se të kaloni kohë duke e menduar atë. Hulumtimi i udhëhequr nga Kendra Cherry, ka vërtetuar se sa më shumë kohë që shpenzoni për ta kujtuar përgjigjen e saktë, ka më shumë mundësi që ta harroni përgjigjen në të ardhmen. E pse ndodhë kjo? Sepse kur do të duam që ta kujtojmë përgjigjen e saktë, fillimisht do të na kujtohet ajo gjendja e sikletshme e pritjes dhe mendimeve për ta kujtuar përgjigjen e saktë, në vend se

10. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë Për shumë vite është menduar se njerëzit të cilët kryejnë shumë detyra në të njëjtën kohë, kanë pasur përparësi. Hulumtimi ynë e vë në pah faktin se detyrat e shumta mund ta bëjnë procesin e të mësuarit më pak efektiv. Në studim tonë u vërtetua fakti se pjesëmarrësit kishin humbur shumë kohë derisa po kalonin nga një aktivitet në aktivitetin tjetër, dhe kishin humbur edhe më shumë kohë kur gjërat ishin komplikuar. Duke kaluar prej një aktiviteti në aktivitetin tjetër ju vetëm sa do të mësoni më ngadalë, mësimi do të jetë më pak efektiv dhe do të bëni më shumë gabime. Si mund ta shmangni rrezikun nga kjo? Përqendrojeni gjithë vëmendjen në një detyrë dhe vazhdoni ta punoni atë deri në kohën e caktuar.

27


BOTA E RE nr. 13

ESE

ESE

TË STUDIOSH NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS!

Qendresa Fazliu

Të studiosh në universitetet e botës nuk është e lehtë, pra duhet shumë punë, gjë që nuk vlen për Universitetin e Prishtinës, jo pse tek ne studiohet më shumë se në Universitetet tjera të botës, por për faktin se në Universitetin e Prishtinës nuk studiohet. Si rrjedhojë e kësaj ne ndoshta nuk jemi shumë të vedijshëm se çfarë kërkohet nga ne si student. Nuk e kemi shumë të qartë pasqyrën e kërkesave dhe pritjeve tona, nuk dimë shumë as për rëndësinë e madhe që ne si student kemi. E thashë në shumës, e jo në veten e parë, sepse ne që jemi pjesë e UP-së, çdo ditë po e shohim dhe po e bashkëndjejmë këtë “atmosferë jo studimore”. Përderisa në universitetet evropiane , diskutimi më i shpeshtë mes studentëve, është rezultati i ndonjë eksperimenti kimik, rezultati i ndonjë hulumtimi shkencor apo gazetaresk, suksesi në ndonjë aktivitet të rëndësishëm, tek studentët e UP-së diskutimet më të shpeshta bëhen për të ftohtit e madh në salla, diskutohet pastaj se si dy orë rresht gjatë ligjëratave qëndrojmë në këmbë, për shkak të mungesës së karrigeve dhe për anulim ligjëratash, pikërisht për shkak të zënies së sallave nga ligjëruesit tjerë….. Pra ne flasim vetëm për problemet që na rrethojnë, dhe shumë rrallë flasim për zgjidhjen tyre. Ne i identifikojmë problemet tona, por nuk propozojmë zgjidhje për to, sepse nuk kemi ide se si t’i zgjidhim ato. Kjo ndodhë pikërisht si pasojë e asaj se ne nuk studiojmë. Kjo e dëshmon edhe faktin se disa studentë nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka posedimi i statusit të studentit. Zëri ynë është shumë më i fuqishëm se sa ne mund ta imagjinojmë, rëndësia jonë është shumë më e madhe se ajo që na e kanë mveshur. Vërtet habitem se pse ne nuk po e kuptojmë këtë, po them pikërisht ne fëmijët e Universitetit të Prishtinës?! A nuk ishin studentët e UP-së ata , të cilët e filluan revulucionin e vitit 1981 dhe a nuk ishin ata që i rrënuan imponimet ideologjike dhe sundimet?! Po po ishin studentët, pra ishim ne…. Tani them pse ne nuk e kuptojmë rëndësinë tonë, pse nuk e dimë, dhe nëse e dimë pse nuk po i shfrytëzojmë mundësitë tona për të bërë gjëra të dobishme. Ne na takon të kërkojmë më shumë dhe të ofrojmë më shumë. Ne është dashur t’i bëjmë kaherë kërkesat tona për salla më të mëdha,

28

për ngrohje nëpër salla, për ulëse nëpër salla dhe për biblioteka me më shumë hapësira për lexim. Këto kërkesa është dashur të realizohen. Tash është koha për kërkesa të tjera dhe për qëllime më të larta. Ne duhet të flasim për rezultatet e hulumtimeve tona, për sukseset dhe për arritjet tona, njësoj sikurse veprohet në universitetet më prestigjioze të botës. Ne nuk duhet të pranojmë gjithçka që na ofrohet, ne duhet të kërkojmë më shumë. Pikërisht ne duhet të jemi promotorët e ideve zhvillimore për shtetin tonë. Po po e them tamam për shtetin tone. Ne duhet ta japim kontributin tonë në ndërtimin e shtetit tonë dhe assesi në gjëra të vogla. Andaj unë ju them; të ngritemi në këmbë dhe të flasim, me qëllim që të dëgjohet zëri ynë, dhe të kuptohet rëndësia jonë. Ne mund të bëjmë të bëjmë ndryshime, prandaj duhet t’i bëjmë ato, gjithnjë duke filluar nga vetja jonë, për të vazhduar me ambientin ku studijomë, e më pas edhe me vendin ku jetojmë. Ne kemi të drejtë të jemi ashtu siç janë të gjithë studentët e botës. Ne mundemi.

ESE ESE


FAMILJA E SHËNDOSHË DHE KRIJIMI I SAJ Zize BERISHA Siguria e një shteti të formësuar varet nga ushtria e formësuar, ndërsa siguria e një ndërtese shumëkatëshe varet nga materiali i fortë e i qëndrueshëm. Gjithashtu edhe siguria e udhëheqjes së mirë biznesore varet nga menaxheri i mirë. Nëse siguria e pasagjerëve në bordin e aeroplanit varet nga motorët e mirë dhe pa probleme, atëherë siguria për një familje të shëndoshë varet po nga “motorët” kryesorë që i lëvizin “motorët tjerë”. Para së gjithash duhet ta dimë se para fluturimit duhet t`i kontrollojmë “motorët” që të jemi më të sigurt në qiell. Secili njeri në këtë botë dëshiron të punojë në një familje intelektualësh dhe në një familje që ka sakrifikuar për gjërat që japin fryte dhe të lind aty. Prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre t`i edukojnë, t`i shkollojnë dhe t`i frymëzojnë për gjëra madhështore. Për fat të keq, nuk janë gjithmonë të pranishme dukuritë pozitive në familjet tona. Gjetja e bashkëshortit ose bashkëshortes ideale është kushti themelor për krijimin e një familjeje të shëndetshme dhe të frytshme.

me sinqeritet.

ESE

ESE

BOTA E RE nr. 13

Familja është si një “makinë” e cila prodhon në mënyrë serike. Prodhimi nuk do të jetë kualitativ, nëse makina do të ketë defekte. Njësoj është edhe familja. Në familje lindin dijetarë, injorantë, mësues, plaçkitës, vjedhës, hoxhallarë e agallarë, kryeministra e ministra, komandantë e ushtarë. Të gjithë këta mund ta shkatërojnë një shtet dhe ta ndërtojnë atë njëkohësisht. Baza kryesore edukative e këtyre grupeve është familja. Ajo është garancë për shkollën, për shtetin dhe për fshatin. Mësuesi dëshiron ta mësojë e edukojë një klasë të tërë, vjedhësi dëshiron ta vjedhë një mëhallë të tërë, kurse dijetari dëshiron ta furnizojë me dije një popull të tërë, etj.

Dihet se nëse shumicën e popullsisë e përbëjnë dijetarët, atëherë, ardhmëria është e sigurtë, por nëse shumica janë injorantë dhe vjedhës atëherë nuk ekziston asnjë garancion për të ardhmen. Andaj, këtë “makinë” duhet ta kontrollojmë sa më shpesh në mënyrë që ajo të gjenerojë të mira. “Makina” jonë përbëhet nga babai dhe nëna.

Prindërit janë figurat qenësore të familjes. Ata mund të jenë të fortë dhe të dobët. Prindërit janë zemra e një familjeje, familje e cila mund të jetë e shëndoshë dhe e “sëmurë”. Ata janë armë mbrojtëse kundër dukurive të këqija. Ato armë mbrojtëse duhen të testohen e të përdoren në kohë dhe në vend të caktuar, sepse rezultatet mund të jenë befasuese. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Çfarë do të mbjellësh do të korrësh”. Edhe familja është si një pemë e cila jep fryte. Familja ashtu sikurse pema duhet të ujitet dhe të ruhet. Pema nëse nuk ujitet me rregull ajo do të thahet e do të shkatërrohet. Njësoj sikurse uji që është për bimët ashtu edhe feja është për njerëzit. Nuk mund të ketë familje të shëndoshë, nëse brenda saj vihet në pah ekzistenca e dukurive negative siç janë droga, alkooli, cigarja, vjedhja, etj. Droga, alkooli, cigarja dhe vjedhja janë virusët më të rrezikshëm, të cilët e tkurrin ngadalë dhe shpejt njeriun. Nga këto të këqija mund shpëtojmë duke u angazhuar në luftë kundër tyre me vullnet, përkushtim dhe

29


AFORIZMA

AFORIZMA BOTA E RE nr. 13

AFORIZMA

Bota e Re

Asnjëherë mos luaj me ndjenjat e të tjerëve, sepse ti mund ta fitosh ‘lojën’ por mund të humbësh përgjithmonë dikë që të do. [William Shakespeare] Nëse miqësia është pika jote e dobët, atëherë je personi më i fortë në botë. [Abraham Lincoln] U jam mirënjohës të gjithë atyre që më thanë ‘JO’, sepse falë tyre ja dola mbanë vetë! [Albert Einstein Është shumë e lehtë të mposhtësh dikë, por është shumë e vështirë të fitosh dikë. [Dr Abdul Kalam] I dobëti nuk mundet të falë kurrë . Falja është cilësi e të fortit. [Mahatma Gandhi] Bota vuan shumë. Jo për shkak të shunës së njerëzve të këqij, por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë. [Napoleon Bonaparte] Në të folur njerëzit janë të gjithë njëlloj dhe vetëm veprat e tregojnë ndryshimin. [Molier] Majën më të lartë njeri e arrin atëherë kur jep shembullin më të mirë. [Stefan Cvajg] Njeriun e rëndomtë e ha meraku si ta vrasë kohën,ndërsa njeriu i talentuar përpiqet ta shfrytëzojë atë. [Shopenhauer] Hero nuk është ai që nuk rrëzohet kurrë por ai që kur rrëzohet ngritet e lufton përsëri... [Jim Morrison] Se edhe fatkeqësinë lumturi e quajnë, kur fundi del i mirë .

[Sofokli]

Njeriu i çiltër dhe i ndershëm kurrë nuk vepron fshehurazi dhe kurrë nuk turpërohet për veprat e veta. [Setembrini] Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet. [Ajnshtajn]

30


BOTA E RE nr. 13

Revista Studentore e Universitetit të Prishtinës “HASAN PRISHTINA” Redaksia Botues : Universiteti i Prishtinës “HASAN PRISHTINA”- Parlamenti Studentor Kryeredaktor: Kemajl Berisha Zv.Kryeredaktor: Rilind Berisha Lektor: Atdhe Ibrahimi Dizajner : Noli Pozhegu Antarët e redaksisë , Artan Kryeziu, Ariana Çaka, Linda Gjokaj , Teuta Hajrullahu e-mail: botaere2012@hotmail.com; Adresa : Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, Prishtinë, Kosovë; Kontakti: +377 44 899 192 Fusnotat e referencat e teksteve i mban redaksia.

31



Revista e studenteve te Universitetit te Prishtines "Hasan Prishtina "Bota e Re"