Issuu on Google+

KESHILLAT STUDENTORE 

NJE PASQYRIM I PERGJITHSHEM I SITUATES AKTUALE NE SHQIPERI


PERMBAJTJA

PERGATITI

Cfare jane KS?

Departamenti i Hulumtimit FRESSH

Cili eshte Qellimi i tyre? Variacione ne Vende te tjera. Cfare thote Ligji per vendin tone? Cila eshte situata aktuale? Cfare potenciali ka? Cfare duhet te bejme ne?

www.FRESSH.al

fb: FRESSH

twt:FRESSHAL

MBI KESHILLAT STUDENTORE 2014


CFARE JANE KS? •Këshillat e Studentëve ose qeveritë studentore PERFAQESOJNE studentët brenda dhe jashtë institucionit, përfshi këtu çështjet lokale dhe kombëtare. •Këshillat e Studentëve DREJTOHEN prej vetë studentëve, të pavarur prej strukturës akademike. •Këshillat e Studentëve janë përgjegjëse edhe për sigurimin e një shumëllojshmërie SHËRBIMESH për studentët. •Disa Këshilla të Studentëve shpesh njohin dhe u japin një BUXHET VJETOR organizatave të tjera që veprojnë pranë universitetit. Disa Këshilla Studentorë janë struktura të politizuara. Kësisoj ato shërbejnë si një trajnim shumë me vlerë për politikanët e ardhshëm. Kombinimi mes entusiazmit rinor të antarëve, mungesës së pasojave serioze për vendimet dhe medias studentore e cila zakonisht është partizane, pa eksperiencë dhe pa presione financiare, motivon fushata energjike, debate dhe veprim politik.


1.TE MBROJE INTERESAT E STUDENTEVE

2. TE PERGATIT ELITAT POLITIKE

Është një sindikatë studentësh e cila mbron interesat e studentëve dhe i zhvillon ato.

Ka autoritet sugjerues të politikave sociale e ekonomike të universitetit.

Mbrojnë studentin kur ai dyshon tek vlerësimi i një provimi prej pedagogut.

Përgatit elitat politike të së ardhmes, duke i kalitur, duke i kthyer në lidera, oratorë,

Mbrojnë studentin kur sekretarët sillen padrejtësisht.

Është zëri i unifikuar dhe krahu që organizon aktivitetet e studentëve, në bashkëpunim

duke i mësuar me bërrylat hierarkikë që ndodhin kudo. 

Mbi të gjitha KS është një korpus moral.

me të gjitha palët.

CILI ESHTE QELLIMI I KS?


PO NE VENDET E TJERA? •Pavarësisht se çdo Këshill Studentor ndryshon nga shteti në shtet, Këshilli Studentor Europian është një organizatë e cila i përbashkon ato. Pjesëmarrëse janë 45 Këshilla Studentore nga 36 shtete europiane. • IAESTE (shqip: Shoqata Ndërkombëtare e Shkëmbimit të Studentëve për Eksperiencë Teknike) është një nga organizatat më të mëdha të shkëmbimit studentor. •Ndërsa arsimi i lartë dhe aktivizmi studentor mund të ndryshojë nga shteti në shtet, Shoqata Kombëtare e Studentëve Nigerianë është një organizatë që përfshin rreth 50 universitete të këtij shteti.


BRITANI

Këshilli studentor më i vjetër i ka fillesat që në vitin 1864 në Britani ST. Andrews


SUEDI 

Tek universitetet e Suedisë, Këshillat e Studentëve janë përgjegjës për përfaqësimin e studentëve në raport me vlerësimin dhe vendimmarrjen brenda universiteteve. Disa universitete që nuk ndodhen në Suedi janë të lidhura me Këshillin Kombëtar të Studentëve Suedezë. Këshilli ruan 1/3 e votës për çdo vendim brenda strukturës akademike; kjo i jep një pushtet të madh. Shpeshherë Këshillat qeverisen prej një asambleje të përgjithshme (e përbërë prej përfaqësuesve të votuar). Ato u ofrojnë studentëve shërbime konsulence dhe kanë revistat ose gazetat e tyre. Universitetet më të mëdha kanë disa Këshilla të Studentëve; Këshillat më të vegjël ofrojnë vetëm shërbimet bazike. Këshillat Studentore më të mëdha shpeshherë kanë godinat e tyre pranë universitetit, përfshi këtu dyqanet, restorantet apo club-et.

MBRETERIA E BASHKUAR 

Këshilli i Universitetit të Glasgow ishte Këshilli i fundit në Mbretërinë e Bashkuar në përfaqësimin dhe pranimin e femrave në rrethin e tij. Mbretëria e Bashkuar ka një histori të gjatë aktivizmi studentor dhe këshillash studentorë në nivel lokal e kombëtar. Këshilli Studentor më i vjetër në Britani është St. Andrews, themeluar në vitin 1864, ndërsa më i vjetri në Angli besohet se është University College London Union, themeluar në vitin 1883. Shumica janë Këshilla të strukturuar, ndërsa ekziston një numër shoqatash. “Shoqatë Studentore” është një shprehje e famshme në Skoci, pasi këtu historikisht Këshillat Studentore ishin të ndara mbi baza gjinore. Shumica e Këshillave Studentorë në Mbretërinë e Bashkuar janë të lidhura me Këshillin Kombëtar Studentor, pavarësisht ekzistencës të strukturave të tjera të përfaqësimit kombëtar si Komiteti Kombëtar Pasuniversitar, Koalicioni i Studentëve të Edukimit të Lartë në Skoci, apo Grupi Aldwych (shoqata që ndërlidh Këshillat Studentorë të antarëve të Grupit Russell). “Këshilli Kombëtar i Studentëve – Këshilli i Studentëve të Irlandës” (NUS – USI), lëvizja studentore në Irlandën e Veriut, u krijua në vitin 1972 si pasojë e një marrëveshje dypalëshe mes Këshillit Kombëtar të Studentëve në Mbretërinë e Bashkuar (NUS) dhe Këshillit të Studentëve të Irlandës (USI), me qëllim adresimin e problemeve të studentëve në Irlandën e Veriut.

VARIACIONE NE VENDE TE TJERA


AZERBAIJAN 

Këshilli Studentor i Azerbajxhanit (ASU) u themelua në Baku prej studentëve më 15 shtator 2008. Kjo është një organizatë e cila u krijua në bazë të eksperiencës ndërkombëtare. Si e para në llojin e saj në këtë vend, ajo bashkon studentët pavarësisht gjinisë, racës, besimit apo kombësisë. Përgjatë periudhës së tij të veprimit, Këshilli Studentor i Azerbajxhanit ka formuar një strukturë të qëndrueshme, ka sugjeruar ide të reja në lidhje me politikat për studentët, ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me organizatat e ngjashme studentore rajonale e ndërkombëtare, si dhe ka përgatitur një plan të ri veprimi sipas raportit ‘universitet - student - kompani’. Këshilli Studentor i Azerbajxhanit i konsideron marrëdhëniet ndërkombëtare shumë të rëndësishme. Për herë të parë delegatët e tij ishin pjesëmarrës të forumit ‘First Asia IAESTE’ në Shangai (12 – 15 nëntor 2009). Pas këtij forumi, Këshilli Studentor i Azerbajxhanit ndërtoi marrëdhënie të ngushta miqësie me IAESTE, e cila është një nga programet më të mëdha të shkëmbimit studentor. Për pasojë, Këshilli Studentor i Azerbajxhanit u pranua më 21 janar 2010 si vend antar i IAESTE. Ky antarësim ishte suksesi i parë ndërkombëtar i KS të Azerbajxhanit. Përgjatë datave 20 – 27 janar ata u pranuan si antarë asociativë në konferencën e 64-t të IAESTE në Tailandë. Poashtu, Këshilli Studentor i Azerbajxhanit është antar më të drejta të plota tek Këshilli Studentor Europian.

HOLLANDA 

Në Hollandë ekzistojnë disa këshilla studentorë të cilat shërbejnë si sindikata për studentët. Më të mëdhatë janë VSSD në Delft dhe ASVA Studentenunie në Amsterdam. Këta Këshilla të Studentëve janë antarë të LSVb, Këshilli Kombëtar Studentor. Ekziston poashtu një organizatë e ngjashme me emrin ISO, e cila përfshin disa organizata me pjesëmarrje formale. Edhe Universiteti i Twente ka një Këshill të Studentëve, i cili u krijua në vitin 1999. Ky Këshill Studentor financohet më së shumti prej universitetit dhe është përgjegjës për shumicën e aktiviteteve që s’lidhen me edukimin akademik, si sporti dhe kultura. Ky Këshill shërben edhe si organizatë unifikuese e rreth 100 shoqatave studentore që ekzistojnë tek Universiteti i Twente. Bordi nuk zgjidhet me votë: çdo student mund të aplikojë për mandatin 1vjeçar. Përzgjedhja mëpas bëhet prej një komisioni. Bordi përbëhet prej gjashtë antarësh me kohë të plotë. Si përfundim, Hollanda ka edhe një Këshill jozyrtar i cili përfaqëson studentët që studiojnë jashtë vendit: Netherlands Worldwide Students (NEWS). Në Hollandë ka ndodhur një rast unik i përfaqësimit të studentëve: një parti lokale e drejtuar vetëm prej studentësh fitoi mandate në zgjedhje lokale: STIP.

VARIACIONE NE VENDE TE TJERA


KËSHILLI I STUDENTËVE TË EUROPËS

Austrian National Union of Students (ÖH) Belarusian Students' Association (BSA) Federation of French-speaking Students in Belgium (FEF) Flemish Union of Students (VVS) Student Union of Republika Srpska (SURS) National Assembly of St.Councils in the Republic of Bulgaria Union of Bulgarian Students (UBS) Croatian Student's Council (CSC) Pancyprian Federation of Student Unions (POFEN) Student Chamber of the Council of Higher Education Institutions National Union of Students in Denmark (DSF) Federation of Estonian Student Unions (EÜL) Union of Students in Finnish Universities of Applied Sciences National Union of University Students in Finland (SYL) National Federation of Student’s Associations in France (Fage) National Union of Students of France (UNEF) National Union of Students in Germany (fzs) Students Organisation League of Georgia (SOLG) National Union of Students in Hungary (HÖOK) Student Council of the University of Iceland (SHÍ) National Union of Israeli Students (NUIS)

                   

National Union of Italian University Students (UdU) Student Union of Latvia (LSA) Lithuanian National Union of Students (LSS) National Union of Students in Luxembourg (UNEL) Luxembourg University Students (LUS) National Student Union of Macedonia (NSUM) Kunsill Studenti Universitarji (KSU - Malta) Dutch National Students Association (ISO) Dutch National Union of Students (LSVb) Norwegian Student Organisation (NSO) Students' Parliament of Poland (PSRP) Academic Forum for Info. and External Info. in Portugal (FAIRe) National Alliance of Student Organizations in Romania (ANOSR Student Union of Serbia (SUS) University Student Council of the Slovak Republic (ŠRVŠ) Slovene Student Union (SSU) Coordinator of St. Representatives of Public Universities (CREUP) Swedish National Union of Students (SFS) National Union of Students in Switzerland (VSS-UNES-USU) National Union of Students of the United Kingdom (NUS) Ukrainian Association of Student Self- government (UASS)


CFARE THOTE LIGJI?


KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT TE TIRANES OBJEKTIV 

Të PROMOVOJË pjesëmarrjen e studentëve.

Të KOORDINOJNË përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.

Të SHPREHI MENDIME dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.


KËSHILLAT E STUDENTEVE FUNKSIONI 1. KS janë organizime të pavarura të studentëve , NUK zhvillojnë veprimtari politike dhe ekonomike. 2. Këshillat e studentëve ZGJIDHEN çdo vit nga votat e studentëve dhe mbështeten në legjislacion. 3. Këshillat e studentëve ORGANIZOHEN në: 1. Nivel Fakulteti (Këshilli i Studentëve të fakultetit) 2. Nivel institucioni (Këshilli i Studentëve të institucionit) 3. Nivel kombëtar (Këshilli Kombëtar i Studentëve) *Në organizimin e këshillave të studentëve në nivel kombëtar bëjnë pjesë edhe këshillat e studentëve të institucioneve private të arsimit të lartë.

4. Këshillat e studentëve NUK mund të organizohen me struktura të tjera politike e jopolitike. 5. Këshillat e studentëve SHPREHIN MENDIME dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm 6. Institucionet e arsimit të lartë mbështesin këshillat e studentëve dhe FINANCOJNË veprimtari të tyre.


STATUTI I KËSHILLIT STUDENTOR UT FILE:///C:/USERS/ADMIN/DESKTOP/STATUTI-I-KESHILLIT-STUDENTOR.PDF

Kreu 1 Objekti, Qëllimet dhe Parimet e Organizimit të Veprimtarisë Në mbështetje të nenit 54 dhe 55 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe Statutit të Universitetit të Tiranës, hartohet ky statut për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Studentor të Universitetit të Tiranës.

Neni1 1. Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës (shkurt KSUT) është një organizim i pavarur i studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. 2. Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.

Neni2 Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.


STATUTI I KËSHILLIT STUDENTOR FD HTTP://WWW.FDUT.EDU.AL/WP/WP-CONTENT/UPLOADS/STATUTI-I-KESHILLIT-STUDENTOR.PDF

Kreu 1 Objekti, Qëllimet dhe Parimet e Organizimit të Veprimtarisë Në mbështetje të nenit 54 dhe 55 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe Statutit të Universitetit të Tiranës, hartohet ky statut për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Studentor të Fakultetit te Drejtesise. Neni 1 1. Këshilli Studentor i Fakulteti i Drejtesise (shkurt KSFD) është një organizim i pavarur I studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. 2. Këshilli Studentor i Fakulteti i Drejtesise nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.

Neni 5 Këshilli Studentor i Fakultetit te Drejtesise zhvillon veprimtarinë e tij në Fakultetitn e Drejtesise.

Neni 2 Këshilli Studentor i Fakultetit te Drejtesise shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

Neni 7 Selia e Këshillit Studentor të Fakultetit te Drejtesise ndodhet në adresën: Fakultetiti i Drejtesise, Rruga Milto Tutulani, Tiranë.

Neni 3 Institucionet e arsimit të lartë mbështesin këshillat e studentëve dhe financojnë veprimtari të tyre.

Neni 6 Në aktivitetin e tij Këshilli Studentor respekton detyrimet e përcaktuara në akte ligjore apo n/ligjore.

Neni 8 Vula e Këshillit Studentor të Fakultetit te Drejtesise është në formë rrethore, me diametrin e vulës së Fakultetit te Drejtesise. Ajo ka në përmbajtje togfjalëshin “Këshilli Studentor i Fakultetit te Drejtesise si dhe logon e Këshillit.


STATUTI I KËSHILLIT STUDENTOR UPT HTTP://WWW.FIM.EDU.AL/FIM/STUDENTET/RREGULLORE_KSFIM.PDF

Kreu 1 Objekti, Qëllimet dhe Parimet e Organizimit të Veprimtarisë Në mbështetje të nenit 54 dhe 55 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe Statutit të Universitetit të Tiranës, hartohet kjo rregullore për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Studentor teFakultetit te Inxhinierise Mkanike UPT Neni 4 Këshilli Studentor i Fakulteit te Inxhinierise Mekanike ka këto qëllime dhe objektiva kryesore: 1. Të trajtojë shqetësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre. 2. Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive të studentëve. 3. Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e studentëve dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre. 4. Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Universitetit dhe të Fakultetit me synim përmirësimin e nivelit mësimor e kërkimor-shkencor. 5. Të krijojë e përforcojë lidhjet midis studentëve të Universitetit dhe studentëve të Universiteteve të tjera në Shqipëri dhe nëpër botë. 6. Të ndërmarrë veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve. 7. Të krijojë struktura ndihmëse në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore për studentët. 8. Të ofrojë shërbime lehtësuese për studentët. 9. Të zhvillojë nivelin kulturor dhe arsimor të studentëve. 10. Të kryejë aktivitete që synojnë argëtimin në format e tij më të larmishme.

Neni 8 - Perkufizime 1. ”KSFIM(UPT)”, është Këshilli Studentor; 2. “SS” ështe Senati Studentor; 3. “DSHS” është Departamenti i Shqetësimeve Studentore; 4. “DA” është Departamenti i Aktiviteteve; 5. “DI” është Departamenti i Informacionit; 6. “DK” është Departamenti i Karrierës; 7. “DS” është Departamenti i Strehimit; 8. “DPA” është Departamenti i Përgatitjes Akademike; 9. “KZ” është Komisioni i Zgjedhjeve;

10. “Senator Studentor” quhet student I zgjedhur nga trupa zgjedhore e studenteve per te perfaqesuar degen e nje viti ne “KSFIM (“KSFIM(UPT)”, ) dhe para organeve vendimmarrese te Fakultetit dhe Universitetit. 11. “PS” eshte Perfaqesuesi Studentor ne Keshillin e Fakultetit 12. “PS“ KSFIM(UPT)”, eshte Perfaqesuesi Studentor ne Senatin Akademik te Fakulteit te Inxhinierise Mekanike. 13. “Zone elektorale” eshte dega e studimit qe perfaqesohet ne senat me nje senator per cdo vit. 14. “Kuorum” quhet prania e 50 %+1 e te gjithe anetareve te organit perkates.Per plotesimin e “Kuorum”-it ne rastin e mbledhjeve te SS nuk llogaritet numri I senatoreve te vitetve te fundit


STATUTI I KËSHILLIT STUDENTOR UM HTTP://WWW.UMED.EDU.AL/MEDICINE/STUDENTET/KESHILLI-STUDENTOR.HTML

Këshilli studentor

Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë është një organ i vetëqeverisur nga studentët e UMT-së. Funksionet e Këshillit studentor mbështeten tërësisht në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, në të cilat parashikohet veprimtaria e tij dhe ka si mision bashkëpunimin më të gjërë të studentëve me stafin pedagogjik për nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive shkencore dhe përmirësimin e proçesit akademik; nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive formuese dhe edukative, veçanërisht për edukimin dhe etikën qytetare mjekësore


1. Studentët kanë të DREJTË:

2. Studentët kanë DETYRË:

a) Të NDJEKIN LEKSIONE, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tyre; b) Të PËRDORIN MJEDISET, bibliotekë, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët nga institucioni; c) TË ZGJEDHIN DHE TË ZGJIDHEN në organet e institucionit parashikuar për studentë, në përputhje me këtë ligj dhe statutin e institucionit; ç) TË SHPREHIN OPINIONIN e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik te institucionit.

a) TË ZBATOJNË RREGULLAT e hartuara nga institucioni; b) T'u kushtojnë vëmendjen e duhur studimeve dhe TË MARRIN PJESË nëveprimtaritë akademike; c) TË PAGUAJNË TARIFAT e shkollimeve dhe të shërbimeve që u ofrojnë institucionet; ç) Të respektojnë KODIN E ETIKËS, të përcaktuar në statutet ose rregulloret institucioneve respektive të arsimit të lartë; d) Të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe të studentëve të tjerë etj. 3. Në statutin e institucionit përcaktohen të drejta dhe detyra të tjera të studentëve në përputhje me këtë ligj.

UT_Statusi i studentit Një person fiton statusin e studentit me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë dhe e humbet këtë status me marrjen e diplomës ose çertifikatës përkatëse, si dhe në raste të ndryshme të çregjistrimit të tij. Të drejtat dhe detyrimet e studentëve përcaktohen në bazë të këtijligji, si dhe në statutet e institucioneve të arsimit të lartë.


Misioni i 'KKS' Ne synojmë që të kemi një vizion të qartë PËRFAQËSIMI dhe PROMOVIMI të interesave akademike, kulturore, sociale, dhe ekonomike të studentëve shqiptarë.

Objektivat dhe Qëllimet Rritja e PJESEMARRJES se studenteve ne vendimarrje dhe ne jeten publike. Te rrisim BASHKEPUNIMIN me forumet studentore kudo ne bote dhe ne vecanti me struktura ne EU.

Këshilli Kombëtar Studentor (KKS) është forumi legjitim, MË I LARTË, përfaqësues i studentëve shqiptare dhe interesave të tyre. KKS është një institucion autonom dhe jashtë cdo ndikimi institucional dhe politik.

Trajtimi dhe VËNIA NË DUKJE E PROBLEMEVE thelbësore që hasin studentët shqiptarë në jetën akademike dhe sociale .

Në Këshillin Kombëtar Studentor përfaqësohen të gjithë kryetarët e këshillave studentor në nivel fakulteti të Universiteteve PUBLIKE DHE JO PUBLIKE.

Nxitja dhe promovimi i VULLNETARIZMIT RINOR dhe rolit te te rinjve ne zhvillimin e vendit.

ANGAZHIMI dhe pjesmarria në jetën aktive social kulturore dhe sportive të studentëve.

Ky vizion është i konceptuar për të rritur përfaqësimin dhe VENDIMARRJEN STUDENTORE.

KËSHILLI KOMBETAR STUDENTOR HTTP://WWW.UNITIR.EDU.AL/STUDENTET/KKSTUDENTORE


STRUKTURA E KËSHILLIT KOMBËTAR STUDENTOR


CILA ESHTE SITUATA AKTUALE?


Procesi Zgjedhor Këshillat e Studentëve zgjidhen ÇDO DY VJET prej votave të studentëve. Strukturimi i parë është NË BAZË FAKULTETI. Zgjedhjet e fundit të rregullta nëpër fakultete datojnë në VITIN 2010. o

*Një pjesë e atyre që drejtojnë sot pa zgjedhje të rregullta zërin dhe krahun e gjithë studentëve janë projektim direkt i interesave të rektoratit dhe politikës së vjetër (në shqip: servilë, patericë). *Ata një ditë do t’i përkasin elitave politike të gjeneratës së re. Të mësuar nga favoret dhe uzurpimet institucionale që në moshë të vogël, ata nuk japin një shpresë të madhe për të ardhmen

Komunikimi oNuk ka polarizim mes atyre që mendojnë se Këshillat e Studentëve

kanë dështuar, apo kanë qënë të suksesshëm. o Këtu kemi një diskutim mes atyre që njohin se çfarë janë Këshillat e Studentëve, dhe atyre që NUK IA KANË IDENË, pavarësisht viteve të kaluara nëpër auditore e korridore akademike. oNë katër vitet e fundit, vihet re një MUNGESË TOTALE KOMUNIKIMI mes Këshillave të Studentëve dhe vetë studentëve.

.

Konfliktualiteti mes ligjit dhe rregullores oNë

një pjesë të rregulloreve të fakulteteve të ndryshme, herë shkruhet se zgjedhjet duhen kryer një herë në dy vjet, dhe herë se duhet të kryhen çdo vit. oPoashtu fakultete të ndryshme ia kanë komplikuar vetes gjërat duke ndërtuar struktura të Këshillave Studentorë të ndryshme prej fakulteteve të tjera. Duke patur STANDARDE DHE KRITERE TË NDRYSHME NGA FAKULTETI NË FAKULTET, bëhet edhe më i vështirë funksioni i Këshillit Kombëtar të Studentëve (KKS)

PROBLEME PRAKTIKE

Absurdi Ndërkombëtar oASNJË I DELEGUAR prej Këshillit Kombëtar të Studentëve nuk e përfaqëson Shqipërinë TEK KËSHILLI I STUDENTËVE TË EUROPËS, një strukturë sindikaliste europiane e cila përfaqëson studentët. o Pavarësisht se me rregullore Këshillat e Studentëve kryejnë edhe komunikimin me struktura simotra nëpër Europë (për arsye të dukshme), Shqipëria nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë hap në këtë drejtim.


CFARE POTENCIALI KA?


Dimensioni SOCIAL 

 

Fakluteti duhet të pajiset me ambiente dhe facilitete që këshillat studentor të zhvillojnë aktivitetet e tyre Të ofrojnë hapësirë ​për klubet studentore Të zgjidhë problematika të caktuara studentore për perplasjet me administraten e universitetit

Dimensioni KULTUROR • Shfaqje teatrale • Muzikore • Gazeta studentore

Dimensioni PROFESIONAL •

Të ofrohen konsultime midis studentëve dhe pedagogëve

Të zhvillohen punë kerkimore ose projekte në grup

Të marrin informacione të ndryshme

Dimensioni ARGETUES • Festa të ndryshme ( fundviti ose tematike e caktuar) • Aktivitete sportive dhe kampionate

DIMENSIONI SOCIAL-KULTUROR-PROFESIONAL-ARGETUES I KS


1. Duhet përforcim i debatit publik: Debati të zgjerohet në planin mediatik. Të formohen grupe nëpër fakultete, të cilat do të informojnë studentët.

 

3. Duhet të kryhen zgjedhjet në fakultete. 

Zgjedhjet e rregullta dhe demokratike për Këshillat Studentor duhet të ndërmerret sa më shpejt, që mëpas të kthehen në trend

2. Duhet punë kërkimore: •

Ekipe të cilat do të përdorin një bosht metodologjik për të nxjerrë pakënaqësitë e studentëve. Cilido rast është specifik.

4. Duhet ndryshimi i rregullores së universiteteve. 

Implementimi i ndryshimeve përkatëse institucionale për të shmangur konfliktualitetin mes korpusit ligjor dhe rregulloreve e statutit të universiteteve.

CFARE DUHET TE BEJNE STUDENTET?


1. Leadership Supporting the development of student and adviser leadership skills and knowledge

2. Service • Helping build a climate of caring and tolerance through volunteerism and service to other

3. Student Voice  Promoting student council as the voice of the student body and giving every student on opportunity to be heard

4. Engagement  Encouraging students to become involved in school and community leadership and decision making.

CFARE DUHET TE BEJE KS ?


JE DAKORT?


JE DAKORT?

Keshilli Studentor organizon KONFERENCA dhe PROGRAME Nderkombetare. https://www.nasc.us/programs-conferences/overview.aspx


JE DAKORT?

Keshilli Studentor organizon TRAJNIME, me objektiva ne varesi te fakulteteve, brenda dheme Keshilli Studentor boton REVISTA periodike gjithe AKTIVITETET studentore jashte SHQIPERISE. https://www.nasc.us/adviser-resources/leadership-for-student-activities-magazine.aspx


JE DAKORT?

Keshilli Studentor organizon TRAJNIME, me objektiva ne varesi te fakulteteve, brenda dhe jashte SHQIPERISE.


JE DAKORT?

Keshilli Studentor organizon AKTIVITETE, ekspedita, kampe verore, ekskursione etj.


JE DAKORT?

Keshilli Studentor merr pjese si anetar me te drejta te barabarta ne aktivitetet e KESHILLAVE NDERKOMBETARE te Studenteve.


JE DAKORT?

Keshilli Studentor ndikon ne NDERTIMIN e INFRASTRUKTURES se nevojshme per rritjen e TALENTEVE.


JE DAKORT?

Keshilli Studentor eshte nje SKUADER qe i vjen ne NDIHME cdo STUDENTI sa here qe eshte nevoja.


#SHPERNDAJE_me @teTJERE #KETE #INFORMACION SHARESHARESHARESHARESHARESHARESHARESHARESHARESHARE FRESSHFRESSHFRESSHFRESSHFRESSHFRESSHFRESSHFRESSHFRE

Nese je DAKORT


Keshillat Studentor