Page 1

novele

Të kërkosh të drejtën! A. Y. A. S. tio no he f Youth rtists of t A

PËR SHQIPËRINË

Autori: Liljana Shanto

Ana 01

Make-Up: Ada Galanxhi

Marija

. S.

oca Ass

E HAPUR

SH.

Sc ene

Sho qa

SHOQËRIA

nës ke

stëve të Rinj të Arti S ta . A. R

FONDACIONI

Regjia: Gjergji Trola

Layout: Elton Rama

Nimetja

Në dyqanin e Marisë është Ana duke blerë. Ato të dyja shikojnë jashtë të habitura.

Foto: Ledio Topalli

Neritani


02 Obobo, ja derdhi të gjithë thesin me patate

03

Se është burrë Ana, mund të bëjë ç’të dojë apo jo? Do t’i zërë vendin në trotuar.

Po pse nuk vjen më herët ky, po gjithmonë i bie në qafë kësaj të shkretës?

05 Në shtëpinë e Anës. Ajo është e mërzitur. Vjen Neritani, i shoqi i Anës.

Gati dreka?

Ana e shqetësuar nuk përgjigjet.

Po pse i bije në qafë kësaj gruaje gjithmonë ky dreq!?

04 Kësaj rradhe e lë pa i thënë dy fjalë.

Na.. na .. ku shkon.. Ana.. Ana..

06 Neritani i afrohet Anës i çuditur. Çfarë ke? Ç’të ka ngjarë? Bëra fjalë me këtë burrin që shet këtu poshtë në trotuar.

Je në vete? Ti merresh me atë?


07

08 Ana e shikon e habitur.

Gjithmonë i bie në qafë një gruaje që shet aty dhe…

09

Po ty ç’të duhet? Pse merresh me njerëz si ata?

Punë e madhe. Atë punë kanë ata. Aty zihen, aty pajtohen. Ti nuk duhet të përzihesh me të gjithë Ana!

E dëgjove çfarë të thashë? Po i binte në qafë asaj gruas që…

10

Këtë arsyetim kanë bërë edhe të tjerët që ishin atje me sa duket.

11 Neritani është nxehur dhe duke dalë nga kuzhna i bërtet Anës.

Pse s’thua, qenke bërë gazi i botës, harrove që je femër? Si mund të hahesh me fjalë me një copë fshatar?

Ana e shikon e habitur dhe nuk i përgjigjet.

Ti je intelektuale… rri e merresh me një copë fshatar?

Arsyetim? Çfarë arsyetimi?

Arsyeja që askush nga ata që po kalonin aty e që ishin si unë e si ti, nuk ndërhynë edhe kur ai s’po linte fjalë të ndyrë pa nxjerrë nga goja, as ky doktori që kemi këtu përballë.


12 Ana takohet tek hyrja e pallatit me Nimeten, të cilën e ka komshie në të njëjtin pallat.

13 Ecin të dyja duke biseduar. Si të shkojnë punët?

Mirmëngjes Nimete Na u ndërrua drejtori. S’ia dimë huqet… po që në fillim e hoqi nëndrejtoreshën.

Mirmëngjes. Sa mirë që të takova, bëjmë një copë rruge bashkë?

14

Epo do të krijojë stafin e tij, s’ka ndonjë gjë të keqe.

15

Ç’është kjo pyetje kështu?

Eeee… po se si na u duk Ana. Kur më prezantuan mua me drejtorin dhe i thane emrin tim Nimete – ai pyeti - Myslimane je?

16

Kushedi se si i ka ardhur. Moj se harrova të të pyes. E ke parë gjë atë pastruesen e shkallëve Fatimen?

Jo moj .. hiç dhe ai Llambi s’mbaroi me atë dreq shtëpie tërë rërë e mbeturina na janë mbushur shkallët.

Edhe unë u habita. S’më ka pyetur ndonjëherë njeri se ç’fe kam!!?

17

Ana me Nimeten ndahen për të shkuar secila në rrugën e saj.

Ika una këndej… seç kam një parandjenjë të keqe sot

Mos u bë supersticioze tani…


18 Ana duke punuar në shtëpi.Bie dera dhe Ana e hap. Hyn Neritani me një shishe shampanje dhe një buzëqeshje të lumtur në fytyrë.

19

Çfarë ka ndodhur?

Paskemi gëzim kështu?

Më rritën në detyrë. Tani përpara ke shefin e financave, dora vetë. Dhe të madh fare bile.

20

21 Ua? O zot, sa mire. Kur kështu, sot?

E meriton Neritan, ke gjithë këto vite që punon pa orare. Po ish shefja Bardha.. iku?

E hoqën! Ka një javë Kisha disa ditë që e prisja këtë emërim. Megjithëse as vetë nuk besoja.

22

Pse? Bëri ndonjë gabim?

Dhe aq sa ndenji .. shumë e pati.Nuk është punë për një femër ajo. Do orare të zgjatura. Ohu Bardha ka fëmijë. Shkurt s’e bënte dot!


23

24 63

Ej… Neritan e kupton se çfarë po thua?

Sipas teje punët janë të ndara me thikë. Po qe femër ca gjëra s’mund t’i bësh dot kurrë ë?

Pse çfare po them?

Ta pret mendja!

25 Në dyqanin e Marisë, është Ana duke blerë. Hyn Nimetja.

64

Si jeni o gra?

Mirë të themi…

65 26

66 Ana dhe Mimi dalin nga dyqani së bashku. 27

Moj Marie. A e ke parë gjë këtë pastruesen e shkallëve Fatimen? U bëne 4 ditë që nuk e shoh.

S’ka ardhur jo. Ja ku i ka kovat dhe fshesën, se tek unë i le.

Ja shif e shkruaj…

A po vjen për një kafe tek unë o Ana? Kushedi si i ka punët e shkreta

Hajde më mirë ti nga unë se ke kaq kohë që nuk ke ardhur.


28 Ana duke i dhënë filxhanin e kafes Nimetes.

E nxorri kokën ai…

29

Drejtori. E kemi katolik të thekur. I ka zët myslimanet. -Janë mbrapa botësthotë- fe terroriste-. Fliste dhe shikonte nga unë dhe kolegia ima Lutfija.

Kush mi? Është në vete ai?

30

31 Kam frikë për punën Ana

Ç’thua mi? Po ti ke statusin e nëpunësit dhe…

Eee edhe Nermini një kolege tjetër kishte status, po e hoqi.

Je në vete? E hoqi se ishte myslimane?

32 Kështu duket.Megjithëse nuk ka thëne gjë.U në s’jam dhe ndonjë fetare me shami o gru?

33

Në shtëpinë e Anës. Ana po shikon një dosje të punës. Neritani është i ngrysur në fytyrë merret me telekomandën. E çon nga një stacion në tjetrin pa e ndalur diku. Na lodhe o Neritan. Lëre në një stacion dreqin.

Po rri o Nimete rehat se s’ka për t’u kapur me ty ai, kushedi si ka qenë puna me Nerminin. Po na lër ta pimë këtë kafe rehat.


34 Neritani hedh telekomandën në tavolinë gjithë nerv. Ana e shikon e habitur.

35 Ana lë punën dhe duke iu afruar Neritanit e pyet e shqetësuar. Çfarë ke kështu? Ke gjithë mbasditen që s’ke hapur gojë.

Më dhemb koka.

36

Kujt ja thua këto? Unë të njoh mire. Çfarë ka ndodhur?

37

E zuri përsëri vendin tënd? Epo na erdhi prapë shefja. Paska dalë një ligj i ri antidiskriminim. Bardha kishte shkuar tek Komisioneri i këtij ligji... Shkurt, e rikthyen në punë përsëri.

Jo, mua nuk më lëviznin dot dhe e bënë drejtoreshë. Ka gjetur edhe ndonjë të njohur sigurisht.

38 Po ti ç’ke? Pse mërzitesh?

39

Mos harro që e kam shoqe.. dhe ti fundja bëj punën tënde dhe bëje mirë. Mos u kap me Bardhën.

Më lër rehat! Se nuk e duroj dot. Ja ç’kam se nuk është punë për gra. Mbeta duke u drejtuar nga gratë.

Neritani kap përsëri telekomandën i nervozuar.


40 Ana duke hyrë në dyqanin e Marisë. Prap nuk erdhi kjo Fatimja mi? Janë bërë shkallët për ibret.

41

Kishte djalin sëmurë, më tha. Se e takova sot.

42

Fatimja ka fëmijë? Ajo më duket shumë e re.

Po ajo rome është o Ana. Ata i martojnë që kalamaj. Me sa di ka dy fëmijë.Pa kishte patur edhe problem nga puna

Nga puna? Pse nuk punon këtu tek ne Fatimja?

43 Çfarë problemi kishte në punë??

Më duket se donin ta pushonin nga puna.

Këtu e ka plotësuese.Natën punon në pastrimin e rrugëve të qytetit.

44

Mos u bë shkak puna që bën tek pallati ynë?

Jo, jo. Po me sa më tha do ta hiqnin që të fusnin të tjerë.


45

46

Po ky quhet diskriminim racial! Pse mi kaq kollaj hiqen njerëzit nga puna e?

A e di si i kishte thënë pergjegjesi? -Ne nuk kemi vend për të bardhët…e jo më të mbajmë jevgën në punë.

48 Ana është në shtepi. Bie celulari dhe Ana flet me Nimeten.

Alo.. u ti Nimete qenke? Ç’e ke këtë zë kështu… po qan? Çfarë të ka ndodhur mi? ….Hajde hajde në shtëpi jam.

FONDACIONI SHOQËRIA E HAPUR PËR SHQIPËRINË . S.

oca Ass

Sc ene

SH.

nës ke

stëve të Rinj të Arti S ta . A. R

Sho qa

47

Kjo është e patolerueshme. Të lutem po e takove, thuaji të vijë tek unë se më duket se e kam një zgjidhje të problemit të saj.

Quaje si të duash Ana. Po Fatimen do ta heqin nga puna dhe do të fusin të tjerë.

A. Y. A. S. tio no he f Youth rtists of t A


49 Mimi hyn në shtëpinë e Anës duke qarë.

50 Kush drejtori?

Nimete po çfarë ke? Më pushoi nga puna, Ana.

51

A je në vete? Po ky është kulmi!

Po. U kap diku me disa shifra dhe e bëri qimen tra. Për një lek më bëri në sy të të gjithëve.-Ju myslimanet s’dini nga lidhet gomari.Kush të ka sjellë financjere ty këtu mi-.. etj.. etj.

52

Dëgjo Nimete… këtë punë s’do ta lemë me kaq

Si? E çfarë mund të bëj o Ana?

Në fakt ai do të fusi njerëzit e tij.. të tre vendet i ka zënë me njerëzit e tij.

53

Kam një Manual këtu me ligjin e ri kundër diskriminimit. Më lër me gjithë ligjet o Ana. I kanë provuar shoqet e mia të gjitha.


54

Prit prit. Me anën e këtij ligji u kthye Bardha shoqja ime në punë tek im shoq. Vërtetë?

55

56 Po! Ja mora Manualin e Ligjit Bardhës, se doja të shikoja diçka për Fatimen, pastruesen e pallatit

E kishin pushuar nga puna pa të drejtë vetëm se ishte rome.

Pse ç’kishte Fatimja?

57 Ana ngrihet të shkojë të marrë Manualin e Ligjit.

Po shkoj të marr ligjin.

Uu sa keq.

58 Ana vjen me Manualin e Ligjit në dorë.

Ka diçka këtu edhe për rastin tënd. Po po e kam parasysh.

Ti mendon se do më ndihmojë? Nimetja e shikon me mosbesim.


59

Nimetja shfleton Manualin me ligjin.

60

Ja çfarë thotë këtu “Si të kuptojmë dhe të zbatojmë më mirë ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi”.

E ku është rasti im i diskriminimit këtu?

61

…për shkaqe të tilla si: Gjinia- ky është rasti i Bardhës, asaj shoqes sime. Raca- është rasti i Fatimes dheeee.. Feja- ja ku është rasti yt. Kuptove?

62

a e thotë këtu: …”Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi është titular i një institucioni të pavarur. Ai i ka të gjitha paisjet e nevojshme dhe personel për të ndjekur problemet”...

Atje duhet të shkoj unë?

Po çfarë duhet të bëj unë?

63

Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe fesë, veçanërisht kur ka të bëjë me shprehjen e tyre individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. Në çdo rast lejimi i diskriminimit për shkak të ushtrimit të lirisë së ndërgjegjes dhe fesë nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Po.Duhet të bëjmë një ankese. Ja çfarë duhet të vemë në ankesë: 1- emrin e ankuesit..2adresën. 3- shpjegimet lidhur me diskriminimin.4- masat që ti mendon se duhet të merren.

Sigurisht. Ai dhe punonjësit e tij do ta ndjekin tërë proçesin.

E pastaj unë nuk kam më punë. Do ta ndjekë komisioneri këtë punë? Apo jo?


64

Mirë thua ti. Po kushedi sa do më kushtojë e gjitha kjo.

65

Asnjë lek. Ja ku e ke të shkruar këtu “… është e rëndësishme të dini se nuk jeni të detyruara t’i paguani komisionerit asnjë tarifë për shqyrtimin e ankesës suaj.”

66 Në shtëpinë e Anës. Ajo po gatuan. Vjen Neritani krejt i hutuar. Ç’kemi?

Ky po që qenka ligj. I paska parashikuar të gjitha.

Neriani nuk i përgjigjet. Mbush një gotë ujë. 67

68

Ai ulet në tavolinë i dërrmuar. Ana i afrohet e shqetësuar.

Çfarë ke kështu?

Prap me miza ti?

Neritani pi ujë pa u përgjigjur.

Aaa lëre..


69

70

Fol pra tani çfarë ka ndodhur?

Ana i ulet pranë kurioze dhe shqetësuar.

Çfarë gabimi Sot i dorëzova bilancet Bardhës dhe në një zë 11 milionëshit i kisha vënë në mes një pikë. Pra e kisha bërë 1.1 milion. Gati 10 milion i kisha fshirë

Kam bërë një gabim trashanik sot.…se si ka mundësi nuk e kuptoj! 71

72

Të pushuan nga puna?

Po pastaj çfarë ndodhi?

Lëre tani… nuk dua të flas për këtë.

Jo! Bardha e kapi gabimin dhe… dhe erdhi ma tha. E korrigjuam bashkë dhe e mbylli.

73

Bardha kështu ë? Femra që s’di të bëjë asgjë!? Po të ishe ti në vend të saj do ta kishe flakur me shkelma jashtë, apo jo?

Ana…


74

të shkaqeve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji. 7. “Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme” është ajo formë diskriminimi që ndodh kurdoherë kur ka një mohim ose kundërshtim për të kryer ndryshime ose rregullime të domosdoshme e të përshtatshme që nevojiten në një rast të veçantë dhe nuk imponojnë një barrë të tepruar, me qëllim që të sigurohet gëzimi dhe ushtrimi në baza të barabarta i të drejtave dhe lirive themelore për personat me aftësi të kufizuar, ose të ndodhur në kushtet e tjera të përmendura në nenin 1 të këtij ligji. 8. “Viktimizimi” është trajtim i disfavorshëm apo pasojë negative, që vjen si reagim ndaj një ankimimi a një procedimi që synon zbatimin e parimit të barazisë. 9. “Organizatat me interesa legjitimë” janë ato organizata, të cilat janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe kanë si objekt të deklaruar të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose u ofrojnë ndihmë viktimave të diskriminimit

Jo… s’ka.. pranoje. Të paktën një herë të vetme pranoje se një femër mund të jetë më e zonja se ty në punë dhe me një zemër më të madhe se ty.

Në mbështetje të neneve 18, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozim të një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. Neni 2 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë të drejtën e çdo personi për: a) barazi përpara ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji; b) barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë dhe për të marrë pjesë në jetën publike; c) mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. Neni 3 Përkufizimet 1. “Diskriminimi” është çdo dallim, përjashtim,

FONDACIONI

oca Ass

PËR SHQIPËRINË

stëve të Rinj të Arti S ta . A. R

SH.

. S.

nës ke

SHOQËRIA E HAPUR

KREU VI PROCEDURAT PËRPARA GJYKATËS Neni 34 Subjektet që kanë të drejtë të paraqesin padi për diskriminim 1. Çdo person ose grup personash që pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar diskriminim për një nga shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, mund të paraqesin kërkesëpadi përpara gjykatës kompetente sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile për dëmshpërblim sipas ligjit ose, sipas rastit, të kryejnë kallëzimin përpara organeve kompetente për ndjekje penale. 2. Paraqitja e ankimit përpara komisionarit nuk është kusht për të paraqitur një kërkesëpadi dhe nuk përbën pengesë për personin e dëmtuar t’i drejtohet gjykatës ose organeve të ndjekjes penale. 3. Një organizatë me interes të ligjshëm ose komisionari mund të paraqesë padi në emër të një personi ose grupi personash, me kusht që komisionari ose organizata të ketë pëlqimin me prokurë të posaçme ose me deklarim përpara gjykatës të personit ose grupit të personave të dëmtuar nga diskriminimi.

Sc ene

PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi. 2. “Diskriminim i drejtpërdrejtë” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një person apo grup personash trajtohen në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër, apo një grup tjetër personash në një situatë të njëjtë a të ngjashme, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji. 3. “Diskriminim i tërthortë” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një dispozitë, kriter apo praktikë, e paanshme në dukje, do ta vinte një person ose grup personash në kushte jo të favorshme, në lidhje me shkaqet e parashtruara në nenin 1 të këtij ligji, në raport me një tjetër person ose grup personash, si dhe kur ajo masë, kriter a praktikë, nuk justifikohet objektivisht nga një synim i ligjshëm, ose kur mjetet e arritjes së këtij synimi, ose nuk janë të përshtatshme, ose nuk janë të domosdoshme dhe në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë. 4. “Diskriminim për shkak të shoqërimit” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur ka një dallim, kufizim ose preferencë, për arsye të shoqërimit me persona që u përkasin grupeve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji, si dhe për shkak të supozimit për një shoqërim të tillë. 5. “Shqetësim” është ajo formë e diskriminimit që ndodh në rastin e një sjelljeje të padëshiruar, kur lidhet me cilëndo nga shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, që ka për qëllim apo efekt cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues a ofendues për atë person, si dhe në rastin e një trajtimi më pak të favorshëm, i kryer si rezultat i kundërshtimit ose i mosnënshtrimit nga ana e personit të cenuar ndaj një sjelljeje të tillë. 6. “Udhëzim për të diskriminuar” është një udhëzim ose kërkesë, bazuar në marrëdhënie hierarkike, për të diskriminuar një ose më shumë persona, në bazë

Sho qa

LIGJ Nr.10 221, datë 04.02.2010

KREU V KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI Neni 21 Komisionari 1. Komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi, më poshtë komisionari, siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. Komisionari është person juridik publik. 2. Komisionari mbështetet nga Zyra e Komisionarit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (zyra). Zyra ka personelin dhe pajisjet e nevojshme për të mbështetur komisionarin në përmbushjen e detyrave të ngarkuara me ligj. 3. Kuvendi vendos për pagën e komisionarit, strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave për punonjësit e Zyrës së Komisionarit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Punonjësit e kësaj zyre gëzojnë statusin e nëpunësit civil. 4. Komisionari ka buxhetin e vet të pavarur, i cili financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga donacione të ndryshme

A. Y. A. S. tio no he f Youth rtists of t A

Adresa: Rr. Thanas Ziko, Pall. 6, Shk. 3, Ap. 41, Tirana, Albania e-mail: sharsalbania@gmail. com Mob. : 068 20 61 105

Të kërkosh të drejtën  

Autori: Liljana Shanto Layout: Elton Rama Foto: Ledio Topalli Make-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola 01 Në dyqanin e Marisë është Ana d...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you