Page 1

Pyetjet për Prof. Dr. Rufi Osmani Valuta :Profesor, kaluan një vit qeverisje e qeverisë së z.Gruevskit? Si e vlerësoni ju këtë qeverisje? Prof.Osmani :Viti që e lëm pas nën qeverisjes z.Gruevski ishte mjaftë karakteristikë në shumë drejtime. Një vlerësim objektiv i qeverisjes njëvjeçare parakupton analizën e të ariturave duke i vën në raport me projeksionet dhe premtimet e dhëna dhe duke pasur parasysh realitetin objektiv institucional, politik, ekonomik dhe mbi të gjitha ate kaudrovik të kësaj qeverie. Duhet të konstatohet me objektivitet se në planë politik kjo qeveri ka bërë një sërë hapash të gabuar që për pasojë ka efektuar tensionim permanent politik të brendshëm dhe vonesë në zbatimin e reformave ekonomike dhe politike si parakusht i avansimit të procesit integrues euroatlantik. Në plan ekonomik dhe social objektivat bazë në lidhje me rritjen e investimeve të jashtëme dhe rritjen e PBB pjesërisht janë realizuar, ndërsa papunësia dhe varfëria vazhdojn të shënojn nivele jashtëzakonisht të larta edhepse duhet të pranohet se shumëçka nuk është në rregull edhe me statistikat makroekonomike të vendit . Vlen të përmendet se përderisa kapaciteti profesional ekonomik i kësaj qeveria është respektabil,ky konstatim nuk vlen për kapacitetin politik të qeverisë fakt ky që shoqërohet me shumë pasoja negative në të gjitha drejtimet qeverisëse. Mendoj se padiskutim janë pjekur kushtet për një rikonstruim serioz të qeverisë në drejtim të inkorporimit të vlerave më të mira profesionale dhe morale që i ka vendi në funksion të realzimit të përshpejtuar të procesit të reformave dhe integrimit euroatlantik.. Valuta: Në fushatën parazgjedhore, u paralajmërua një program i quajtur “Ripërtrirje në 100 hapa”,sipas jush sa hapa nga këto i ka kaluar z. Gruevski për këtë një vit qeverisje? Prof.Osmani : Programi ,,Ripërtrirja ekonomike,, ishte një risi elektorale ekonomike që i dha vulë fitores relative të koalicionit të partisë së Nikolla Gruveskit. Nga një qindë hapat e programit ekonomik në vitin e parë qeveritar kryesisht janë realizuar hapat që janë të natyrës administrative në kuptim të ndryshimit të disa ligjeve ekonomike, zvogëlim të pjesërishëm të barës fiskale për popullsin dhe ekonomin dhe deregullim të pjesërishëm të normativizmit të tepruar . Është filluar një luftë mjaftë karakteristike kundër ekonomis informale ,evazionit fiskal, kriminalitetit dhe dukurive të korupcionit nga motive revanshiste dhe me një marketing të tepruar medial. Në këtë drejtim beteja e madhe kudër të ashtuquajturës ,, mafi urbane,, dhe ,, privatizimeve të dyshimta,, ka ngelur në nivel të konstatimeve të politikanëve dhe betejës verbale pa epilogje objektive gjyqësore. Nevojitet një qasje sistemore mirë e koordinuar dhe në bashkëveprim me opozitën politike duke vepruar në mënyrë të ekuilibruar në të gjitha rastet inkrimunese pavarësisht nga periudha qeverisëse pa selektivet . Përkundër premtimeve ambicioze dhe pritjeve të mëdha në planë ekonomik dhe në veçanti në drejtim të rritjes së punësimit dhe standardit jetësor rezultate pozitive janë minimale. Gjatë vlerësimit nuk duhet të harohet fakti se 25% e mandatit qeverisë është periudhë ku mund të jipen vetëm vlerësime fillestare. Valuta :Në ditët e fundit të qeverisjes 1 vjeçare, kryeministri doli disa ditë rradhazi në konferenca shtypi, duke njoftuar opinionin se do të ulë TVSH-në për transport, për kompjutere, për barna dhe paijsje solare etj? Këto masa sa do të ndikojnë në mirëqenien ekonomike në vend?


Prof. Osmani :Po duhet të konstatohet me objektivitet se kjo qeveri ka sensë për promovimin vetiak medial. Personalisht mendoj se qasja selektive në lidhje uljen e TVSH për vetëm disa produkte dhe shërbime do të ket epilogun e ngjashëm me uljen e tatimit personal edhepse qasja në rastin e dytë është diametralisht e kundërtë. Këto masa do të ken efekte minimale në uljen e kostove të produkteve dhe të shërbimeve dhe për pasojë shumë pakë do të ndikojn në aspket pozitiv standardin jetësor të popullsisë. Problemi bazë i ekonomisë dhe popullsisë lidhet me papunësinë tejet të lartë dhe me nivelin tepër të ultë të investimeve që ka për pasojë rritë të ulët ekonomike dhe varfri të skajshme. Jam i mendimit se kjo qeveri duhet të bënë një analizë komplementare dhe gjithëpërfshirëse të komplet paketës fiskale ( dogana, akciza, tvsh , tatim në fitim , tatim personal , tatimet në pronë dhe taksat e shumta administrative ) dhe të përcakton nivelin adekuat të tatimimit të konsumit personal dhe konsumit final. Masat e pjesërishme të kësaj natyre do të zbehen nën ndikimin e informalitet , mosfunksionimit të shtetit juridik dhe politizimit të skajshëm që shoqëron mandatin qeverisës edhe të kësaj qeverie. Valuta: Poashtu, u njoftua se pagat e amdinistratës do të rritet me 34% për tre vitet e ardhshme? A thua kjo do të rris efikasitetin e punës në administratë? Prof. Osmani: Kur analizohet rritja e propozuar e pagave duhet të kihen parasysh më shumë aspekte. Është fakt i pamohueshëm se pagat në administratën qendrore kan qenë të ngrira për më tepër se 15 vite fakt ky që ka degraduar statusin profesional të kësaj administare dhe ka qen shkaktari kryesor i korupcionit dhe jofunksionalittetit të rritur. Kjo rritje nominale pasi të korrigjohet për inflacionin e pritur për tre vitet e ardhëshme do të efektuon një rritje absolute mujore prej 60- 80 euro. Jam i mendimit se rritja e pagave duhet të shoqërohet me reformim cilësor dhe racionalizimi të pjesëve të caktuara të administratës që efektet të jen pozitive. Përndryshe duhet të konstatohet se edhe me këtë rritja të pagave prej 50 eurove në nivel mujor niveli i pagave të adminsitraës në Maqedoni do të jet më i ulti në Ballkanin Perëndimor. Përndryshe literatura ekonomike dhe praktikat e qeverive reformatore në vendet e përparuara vendimmarrjen e kësaj natyre e relaziojn vetëm pasi që sektori real i ekonomisë të ket realizuar norma të kënaqshme të rritës ekonomime për një periudhë afatmesme , fakt ky që nuk ndodhë në rastin e Maqedonisë . Valuta : Profesor, a mund të na tregoni, të gjitha këto masa që ka ndërrmarr qeveria, i ka bërë në pajtim me FMN dhe Bankën Botërore? Osmani: Mendoj se në opinion publik dhe në qarqet intelektuale ekonomike është krijuar një fobi e theksuar ndaj rolit të FMN dhe pjesërisht të Bankës Botëore në raportet e këtyre dy institucioneve me Maqedoninë. FMN në harmoni me statutin e sajë bënë harmonizimin e politikave ekonomike të çdo vendi anëtar me qeverit lokale në fillim të vitit buxhetor . Gjatë vitit stafet profesionale të FMN vizitojn vendet anëtare dhe ballafaqojn argumentet në lidhje me rezultatet e aritura dhe ndryshimet e bëra nga qeverit lokale. Në rastin konkret FMN do të kërkon argumente nga qeveria lokale në lidhje me burimit e financimit të rritës së pagave për administratorët duke mos lejuar rritjen e deficitit fiskal dhe duke vën në korelacion rritën e pagave me rritën e investimeve , kursimeve , rritën e PBB-së dhe kontrollin e inflacionit . Me kët rast më duhet të theksoj se pikërisht falë bashkëpunimit,mbykqirjes dhe asistencës serioze të FMN dhe Bankës Botërore Maqedonia ariti të krijon dhe ruan stabilitetin makroekonomik dhe të tejkalon pa devijime


të mëdha ekonomike dhe sociale shumicën e krizave ekonomike dhe politike me të cilat u ballafaqua deri më sot . Përndryshe Maqedonia është një pikë e skajshme në globin ekonomik botërorë që vështirë arin në agjendën e debateve të stafeve të FMN-së. Valuta :Kthimi i borxheve nga qeveria e Maqedonisë, institucioneve të ndryshme ndërkombëtare vlerësohet shumë pozitiv nga ana e qeverisë? Po ju si do ta vlerësoni? Osmani: Po kjo qeveri pati fatin të trashigon nga qeveria paraprake mbi 250 milion $ nga privatizimi i EEM dhe një nivel tepër të lart të rezervave devizore të shoqëruar me deficit fiskal minimal nën 0,5% dhe kurs mjaftë stabil të valutës vendore . Si rezultat i faktit që rezervat devizore vazhdimisht shënonin rritje dhe e ballafaquar me faktin që qeveria nuk ka ide dhe projekte për investime serioze kapitale në sferën publike është normale të vendoset në bazë të konceptit të kostos oportune të ripaguhen borxhet e vjetra dhe të kursehet në mospagesën e interesit kamator. Ky fenomen nxjerë në sipërfaqe faktin se në aspekt të investimeve publike programi qeveritar i ,,rripërtritjes ekonomike,, është vetëm një agjend teorike të cilës do i duhet mjaftë kohë për tu transformuar në realizim praktikë nëpërmjet projekteve konkrete publike ose private si kushti kryesor i zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të standardit jetësor. Përndryshe duhet të theksohet se ekonomit më të zhvilluara në botë si ajo e SHBA , Gjermanisë dhe Japonisë kan nivele shumë më të larta të borxheve në përgjithësi në krahasim me borxhin e përgjithshëm që ka Maqedonia dhe këto nivele të larta të borxheve i servisojn pa probleme nëpërmjet rritës konzistente afatgjate të PBB-së. Valuta : Në këtë vit qeverisje janë bërë shumë promovime në media botërore, tash parashihet që të punësohen 5 promovues që do të promovojnë Maqedoninë në gjithë botën, për tërheqjen e investimeve të huaja? Përkundër këtyre masave qeveritare investitorët e huaj vazhdojnë kryesisht të anashkalojnë Maqedoninë dhe për pasojë investimet e huaja janë në nivelet më të ulta në kuadër të vendeve të EJL-së ? Prof.Osmani: Shkaqet për këto nivele të pakënaqshme të investimeve të huaja janë nga më të ndryshmet. Maqedonia gjendet në një rajon gjeografik, i cili tashmë 17 vite është karakterizuar me kriza të shumta politike dhe ekonomike. Procesi i privatizimit u zhvillua me një legjislacion kriminogjen që në esencë pamundësoi investitoret e huaj që të bëhen pronarë të kapitalit vendor në mënyre substanciale nëpërmjet një konkurrimi fer. Pavarsisht nga kjo që thashë më lart, mendoj se gabimisht po bëhet fetishizimi i rolit të investimeve të jashtme në zhvillimin ekonomik. Analizat që kam bërë në rastin e Shqipërisë argumentojnë se përkundër faktit që Shqipëria ka nivelin më të ulët të investimeve të jashtme në Ballkan, ka aritur normat mestare më të larta të rritës ekonomike duke u financuar nga parat e emigracionit ekonomik shqiptarë. Një përvojë pozitive e kësaj natyre duhet detyrimisht të aplikohet edhe në Maqedoni në kuptim të përpilimit dhe zbatimit të një strategjie atraktive shtetërore në funksion të motivimit të mërgimtarëve tanë të investojn kursimet e tyre në mënyrë produktive dhe jo në konsum joproduktiv si deri mëtash. Sa na perket neve shqiptarëve, më duhet të konstatoj me keqardhje se sa më shumë konfrontime politike të kemi dhe sa më shumë ,, ekcese të inskenuara ,, dhe parula politike si ,,Republika e Iliridës ,, dhe raste si ai i ,,Tanushefcit do të jemi shumë larg investimeve të jashtëme ekonomike dhe perspektivës ekonomike. Kjo e vërtet politike me pasoja ekonomike duhet tashmë definitivisht të kuptohet nga të gjithë personat që pretendojnë të përfaqësojn interesat kombëtare shqiptare në Maqedoni.


Valuta: Në librin tuaj ,,Mendimi alternativ politik dhe ekonomik,, emëruesi i përbashkët i dështimit politikë të shqiptarëve të Maqedonisë është përzgjedhja e gabuar kuadrovike, morali i dyshimt i të zgjedhurve politik ,manipulimin e vullnetit politik të popullit dhe zëvendësimin e interesave kombëtare për përfitime personale dhe klanore nga partitë politike shqiptare. Cila është dalja nga ky qorsoskak sipas jush? RUFI OSMANI Rekomandimi kryesor në pjesën politike të librin tim është ,, Sfida e të sotmes dhe të nesërmes e kombit shqiptarë lidhet me demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe në veçanti të partive politike shqiptare, krijimin e elitave të mirëfillta intelektuale si parakusht i përzgjedhjes së drejtë të elitave politike dhe elitave menaxheriale në funksion të krijimit të kapaciteteve humane konkurruese shqiptare në lëmin e ekonomisë , arsimit dhe politikës,, Rekomandimi në fjalë jep përgjigje meritore në gjenezën e problemeve të politikës shqiptare në Maqedoni. Pra duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të themi të vërtetën ,,ne nuk kemi elita të mirëfillta intelektuale dhe për pasojë as elita të mirëfillta politike dhe biznesore,,. Shpresa e daljes nga ky qorrsokak mbështet në gjeneratat e reja intelektuale që në masë të konsiderueshme diplomojn në universitetet lokale, rajonale dhe botërore. Valuta :Për fund, cili është parashikimi juaj për hyrjen e Maqedonisë në BE, a ka mundësi që për një kohë më të shkurtë të arrihet standartet ekonomike të kërkuara nga ku institucion? Prof.OSMANI: Vërrjetjet e shumta që gjatë këtij viti Komisioni Europian ia ka dërguar qeverisë aktuale në lidhje me dialogun politikë dhe zbatimin e reformave institucionale nuk janë kuptuar seriozisht nga kjo qeveri. Komplikimi dhe vonesa e zgjedhjes së statusit politikë të Kosovës e vë rajonin e Ballkanit Perëndimorë para një sfide të re me mjaftë reziqe dhe paqartësi. Fatkqësia e këtij rajoni në drejtim të integrimeve euroatlantike identifikohet me kombin dhe shtetin serb. Tashmë është evidente se Unioni Europian nuk ka kapacitet dhe vision të zgjedhi çështjet problematike dhe të integron Ballkanin Perëndimor në radhët e veta me një dinamik të pritur nga banorët e këtij rajoni. Parë nga ky këndvështrim prioriteti i këtij rajoni është stabilizimi nëpërmjet integrimit në Nato si parakushtë për integrimin e mëvonshëm në UE. Jam i mendimit se edhe në këtë rasti SHBA do të japin kontributin vendimtarë për integrimin e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në Nato dhe se do të mbyllin statusin e Kosovës në pajtim me planin e presidentit Ahtisari. Pas këtij epilogu pozitiv procesi i intergimit në UE do të jet shumë më dinamik për rajonin dhe jam i mendimit se rajoni përfundimisht me 2015 do të integrohet në UE. Stabiliteti politik rajonal dhe procesi i integrimit euroatlantik janë parakushte esenciale për zhvillim të përshpejtuar ekonomik. Në ndërkohë liberalizimi i plotë i regjimit të vizave do të jipte kontribut të rëndësishëm në hapjen e perspektivës ekonomike dhe zvogëlimin e papunësisë. Në Gostivar më 23. 09. 2007

prof. Rufi Osmani,

http://rufiosmani.com/docs/VALUTA%20Intervista_me_Prof.Dr._Rufi_Osmani  

http://rufiosmani.com/docs/VALUTA%20Intervista_me_Prof.Dr._Rufi_Osmani.doc

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you