Issuu on Google+

Shkruan: Dr. Rufi Osmani Kriza financiare boterore dhe masat e qeverise se RM Para fillimit te shkrimit te kesaj analize pata mundesi te jashtzakonshme te kem ne duar librin ,,The return of the depress on economics ,, te nobelistit per ekonomi per vitin 2008 Paul Krugman. Libri ne fjale analizon shkaqet dhe alternativat e tejkalimit te krizes aktuale financiare dhe ekonomike ne bote. Shkaqet e krizes financiare nobelisti Krugman i percakton ne deshtimin e funkcionimit te rregullimit te sistemit bankar dhe financiar dhe si terapi per dalja nga kriza rekomandon rikthimin ne intervencionizimin shtetror te ekonomistit te madhe anglez Majnard Kejns. Analizuar nga kendveshtrimi i teorise dhe empirise ekonomike cdo ekonomist dhe financier do te konstaton me te drejte se rekomandimet e nobelistit jane ceshtje te ditura. Problemi edhe ne kete rast qendron ne mosbatimin e rregullatives se mbykqirjes dhe supervizionit te sektorit banker dhe financiar me pasoja shume serioze per sektorin financiar dhe sektorin real te ekonomise. Krizes aktuale financiare dhe depresionit ekonomik i viteve 1930-1934 Kriza financiare botërore në masë të konsiderueshme befasoi jo vetëm njerëzit e rëndomt por edhe politikbërësit ekonomik dhe financiar dhe qarqet akademike ekonomike. Që befasia të jet edhe më e madhe kjo krizë financiare e cila tashmë i ka të gjitha tiparet e krizës së thellë ekonomike goditi që në fillim dhe më së shumti sistemim financiar dhe bankar të ekonomis më të zhvilluar në botë,SHBA-ve. Literatura dhe empiria ekonomike dhe financiare vërteton faktin se krizat janë imanente për të gjitha sistemet ekonomike dhe financiare. Paralelizmat që i bëhen krizës aktuale me depresionin e viteve 1930-1934 kan shumë pika takimi por edhe dallime duke pasur parasysh faktin se poltikbërja ekonomike dhe financiare dhe sistemet ekonomike dhe financiare sot janë shumë më të avansuara në raport me periudhën e 1930. Simptomet më serioze të krizës financiare u manifestuan që në vitin 2007 vit në të cilin Bankat qendrore të ekonomive më të zhvilluara në botë pregaditën një pako financiare në ndihmë sistemit financiar globalë. Në akcion të përbashkët bankat qendrore në fjalë lëshuan në qarkullim sasi shtesë të dollarëve prej 110 miliard dollarë $ në funksion të stabilizimit të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit. Në strukturë kjo sasi shtesë e likuiditetit monetar ishte si më poshtë : FED e SHBA-ve lëshoi 40miliard $, Banka Qendrore e UE lëshoi 20 miliard $ , Banka Qendrore e Anglisë lëshoi 23 miliard $ ,Banka Qendrore e Zvicrës dhe Kandës 27 miliard $. Akcioni në fjalë u realizua nëpërmjet transakcioneve të instrumenteve financiare në tregjet globale të kapitalit me objektiv përmirësimin e likuidititetit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik në SHBA dhe në nivel botëror , Ky akcion argumentoi vetëdijen e lart të politikbërësve monetar për ndërvarshmërin reciproke të ekonomive më të zhvilluara botërore dhe në veçanti ndikimin e rrjedhave të ekonomisë amerikane në ekonomin botërore. Kriza financiare aktuale dhe përmasat e saja ende të pallogaritura dhe të paparashikuara argumentojn pamjaftueshmerin dhe dështimin e plote te intervencionizmit financiar te vitit 2007. Deshtimi edhe ne kete rast i adresohet voneses se autoriteteve qeveritare dhe akumulimit te problemeve dhe te borxheve si rezultat i stimulimit te konsumit te tepert pa mbules reale ne kursime dhe investime. Kriza financiare amerikane, dështim i rregullimit dhe mbykqirjes financiare Teoria dhe praktika financiare prezentojn arsyet e mëposhtme për rregullimin rigoroz të sektorit financiar : Së pari: Transakcionet financiare perfshijn detyrime te ardhshme, të cilat nuk është e thënë të përbushen fakt ky që efektuon te tregjet financiare panik dhe manipulim qe nuk eshte karakteristike dalluese ne kete nivel e tregjeve tjera ekonomike, dhe Së dyti : Dështimi dhe destabilizimi i tregjeve financiare mund të efektuon pasoja dhe çregullime serioze në ekonomi dhe ne shoqeri si rezultat i faktit qe miliona kursimtar dhe investiitori i kan te deponuar parat e tyre ne institucionet financiare.

1


Rregullativa financiare moderne e bazuar ne Konventen e Bazelit duke pasur parasysh rreziqet e mesiperme nepermjet mbykqirjes dhe supervizionit bankar dhe financiar ka synuar : Së pari : Të rrit informatat për Investitoret në funksion të zvoglimit të selektimit te pafavorshem dhe reduktimit të problemeve te moralit hazard , Së dyti : Të perforcon sigurin e ndermjetsve financiar nëpërmjet adekuatshmerisë së kapitalit ,nivelit të rezervave , kufizimeve mbi aktivet dhe aktivitetin e institucioneve financiare , sigurimit të depozitave dhe masat anti-konkuruese, Në rastin e krizës financiare amerikane ndodhi pikërisht dështimi i madhe i rregullimit dhe mbykqirjes së sektorit financiar qe per pasoja teper negative jo vetem per sektorin fiananciar por edhe per sektorin real te ekonomise. Tashmë dihet se kriza financiare në fjalë është pasojë e kolapsit të tregjeve të patundshmërive dhe kredive të këqija të sektorit bankar e efektuar nga konflikti në mes të aksionereve dhe menaxherëve (fenomeni i kalorësve të e lirë) dhe pasojë e moralit hazard dhe informatave asimetrike. Cila është kostoja e vërtet e krizës financiar globale? Tashmë me kompetencë mund të konstatohet se nuk ka llogaritje të sakt të kostos së krizës financiare, llogaritje kjo që realisht edhe nuk mund të bëhet sepse të gjithë ndërmjetesit financiar (bankat dhe institucionet tjera financiare ) janë në fazën e pastrimit të llogarive financiare dhe perpilimit te ,,bilanceve te pastra financiare,, . Pakoja e masave për rishëndetsim të sektorit financiar amerikan prej 700 miliard $ është e pamjaftueshme përkundr faktit që kjo pako ende nuk eshte injektu në sektorin financiar si rezultat i zgjedhjve presidenciale të SHBA-ve. Në një prononcim të tij të para disa ditëve nënkryetari amerikan Joe Biden deklaroi : Qeveria e re amerikane do të miratoj pakon e dyte prej 700 miliard $ ne ndihmë sektorit financiare dhe ekonomik të SHBA-ve. Masat në fjalë të qeverisë amerikane synojn të ndihmojn bankat kryesore amerikane dhe ndërmjetsit tjeter nëpërmjet rikapitalizimit gjegjësisht blerjes së aktiveve të dyshimta dhe kontestuese. Problemi që vazhdon të jet i hapur ka të bëjë me çmimin me të cilin duhet të blehen aktivet, çmimi i tregut ose çmimi kontabël. Dallimi ne cmim eshte jashtezakonisht i lart dhe per pasoje kostoja si dallim do u adresohet kryesisht tatimpaguesve ne te gjitha vendet e botes. Duhet të përmendet me këtë rast se qeveria amerikane do të blen aktivet e dy bankave më të mëdha amerikane, ndërsa në ndërkohë një numër i madhë i bankave të mesme dhe vogla dhe një numër jashëzakonishti i lart i ndërmejtësve të tjerë financiar si broker, diler , fonde investive, truste të sigurimeve dhe të tjera tashmë kanë bankrotuar ose janë në procedur falimentimi. Procesi i bankrotit të këtyre ndërmjetësve financiar ka gëlltit shuma te medha miliardësh dollar të kursimtareve dhe investitorëve amerikan si pasojë e kolapsit të sistemit të sigurimit të depozitave dhe ramjes drastike të çmimit të tregut të kolateralit , çmimit te akcioneve dhe obligacioneve . Vlen të përmendet se masat në fjalë nuk i adresosh vetëm sektorit financiar por njëkohësisht përfshijnë edhe masa lehtësuese fiskale, kompenzime financiare nga 100-300$ për qytetar të shtresave të varfëra. Masa te ngjajshme administrative monetare dhe fiskale ne funksion te tejkalimit te krizes financiare dhe ekonomike kan ndermarun edhe qeverit dhe bankat qendrore te UE ,Japonise , Kines , Rusise dhe te shumices se vendeve te prekura na kriza . Ajo që më së paku diskutohet në këtë rast janë parimet e ekonomisë së tregut të lirë , cenimi i pavarësisë së Bankës Qendrore , sasia e tepërt e parave në qarkullim dhe shtetëzimi i sektorit financiar, paradoks dhe jo mahi për ekonomin më të zhvilluar kapitaliste në botë. Buxheti i vitit 2009 dhe kriza financiare dy pika te skajshme Viti 2009 nga qeveria e Shkupit ishte projektuar te jet viti me I suksesshem ekonomik . Buxheti I vitit 2009 ne lartesi pre 2,7 miliard euro manifeston nje ambicie teper optimiste dhe megalomane e cila realisht ka pak gjasa te relizohet analizuar ne kuader te krizes financiare dhe ekonomike globale. Projekcionet buxhetore ne fjale nisen nga supozimet e Kejnsit per aktivitet te shtuar ekonomik te shtetit nepermjet investimeve publike ne funksion te ringjalljes ekonomike. Problemi qendron ne faktin se projekcionet per rriten ekonomike prej 5,5% ne vitin 2009 nepermjet terheqjes se investimeve te huaja direkte, investimeve vendore private dhe investimeve publike objektivisht nuk mund te realizohen.

2


Tashme eshte evidente se pritjet e qeverise per thithjen e 2 milard euro investimeve te huaja ne kater vitet e ardheshme nuk do te relizohen si rezultat I blokimit te procesit te intgerimit euro-atlantik dhe recesionit ekonomik boteror. Si rezultat I shkaqeve te permendura FMN dhe Banka Boterore kan dhene vleresime shume me reale per rriten ekonomie te RM per vitin 2009 duke i ulur keto projekcione per 50% krahas rekomandimit qeverise aktuale te rishiqon projekcionet dhe ne vecanti te zvoglon deficitin buxhetor dhe te aplikon politika me te theksuara te kursimeve. Perkunder faktit qe buxheti I vitit 2009 eshte I projektuar ne petkun investiv dhe planifikohet qe investimet bruto te arijn 30% te PBB , transformimi I krizes financiare ne recesion ekonomik ne dy deget kryesore eksportuese te vendit ate te tekstilit dhe metalurgjise ve ne dyshime serioze keto projekcione dhe ne vecanti do te perkeqeson duksehm bilancin tregtar dhe te pagesave te vendit. Vlen te theksohet se edhe ky buxhet vuan nga problemet e trashiguara strukturore qe I adresohen komponentes se lart sociale dhe shpenzimeve vijuese te administrates publike, fakt ky qe argumenton me se miri se edhe kjo qeveri pak ka bere ne drejtim te reformimit cilesor te kesaj administrate , racionalizimit te shpenzimeve publike dhe orientimit produktiv te paravae publike. Masat e qeverise se RM per kundevenie krizes ekonomike Qeveria e Shkupit si pergjigje ndaj krizes financiare dhe ekonomike promovoi pakon e dhjete masave te politikes ekonomike me nje vlere te perllogaritur prej 330 miloon euro. Ne esence behet fjale per nje pako te masave qe kryesisht u adresohen kompanive qe deri me tash kan probleme te theksuara me afarizmin e tyre dhe ne vecanti me likuiditetin dhe permbushjen e detyrimeve fiskale nga periudha paraprake. Me sakt thene behet fjale ne mbi 70% te shumes prej 330 miloon euro per borxhe te vjetra per te cilat qeveria do te shpalle moratorium 4 vjevar me kusht qe kompanit te paguajn detyrimet vijuese fisakle ndaj shtetit . Ne rastin e kompanive ne fajle behet fajle per kompani qe jane para falimentit ose ne procedur falimentimi dhe shteti nuk ka asnje mundesi te arketon kerkesat fiskale dhe pikerisht ketu qendron solidariteti I madhe fiskal I shtetit. Propaganda shtetrore se gjoja me zvoglimin e kontributeve sociale ne periudhen 3 vjecare kompanit do te ulin koston e punes duhet te miret me rezeve sepse koncepti I bruto pages tatimon edhe ushqimin dhe shpenzimet e transportit , krahas eliminimit te lirimit personal momente keto qe do te neutralizojn uljen e normave te kontributeve sociale dhe efektet reale ne kosto do te jen minimale. Ajo qe eshte brengosese ne kete pako te masave eshte fakti qe qeveria aktuale nuk parashikon te ndihmon me lehtesi fiskale dhe te natyrave tjera kompanit e shendosha dhe ne vecanti sektorin eksportues I cili do te jet me I prekur nga kriza ekonomike. Deklarata e z,Stavreskit hartuesit te politikave ekonomike te qeverise aktuale se ,,kompanit me te medha eksportuese duhet nga fitimet e periudhave te kaluara te mbulojn humbjet vijuese qe jane pasoje e recesionit ekonomik,, eshte ne harmoni te plote me parimet e ekonomise se tregut . Kjo deklart bien ndesh me politikat e intevencionizmit ekonomik te Kejnziit qe I aplikojn te gjitha qeverit serioze boterore aktualisht dhe per pasoje do I faturojn qeverise kosto shtese sociale qe do te duhet te permbushet nga buxhetet e ardhshme fakt ky qe ne mase te konsiderushme do zvoglon parat publike per investime qeveritare. Jam thelle I bindur se pas perfundimit te zgjedhjeve politike te marsit kjo qeveri do te ben revidime serioze ne politikat e saja ekonomike per vitin 2009 dhe ne vecanti ne projekcionet buxhetore sepse optimizmi I rejshem per bumin ekonomik ne kuader te nje realiteti virtual medial nuk mund te jet konzistent dhe I qendrueshem. Perkunder faktit qe kriza ne nivel boteror u manifestua se pari si krize financiare dhe me pas si krize ekonomike ne rastin e Maqedonise ajo deri ne kete faze e ka rrjedhen e kundert dhe kryesisht manifestoohet si krize ekonomike. Nje trend I kesaj natyre eshte rezulat I faktit qe ne njeren ane sektori bankar ka struktur adekuate te kapitalit dhe banka qendrore ka zbatuar me sukses politikita e mbykqirjes dhe supervizionit. Ne anen tjeter sektori jobankar eshte ne teresi I pazhvilluar dhe ne embrionet e tij ndersa bursa e letrave me vlere ne Shkup eshte ne nivelet me te ulta te aktivitetit te saj si rezultat edhe I krizes dhe recesionit boteror..

3


Intervenimi qeveritar dhe koordinimi i politikave ekonomike ne plan lokal dhe ne bashkepunim me institucionet nderkomebtare eshte i domosdoshem por aktualisht i pamjaftueshëm. Politikat e intervencionizmit investiiv publlik duhet te jen te kujdeshme sepse rritja e borxheve në nivele të larta mund të jet shkak për paraqitjen e krizave të reja ne periudha te ardhedhme. Ne Gostivar , dhjetor 2008

Rufi Osmani

4


http://rufiosmani.com/docs/KRIZA%20FIN.%20FAKTI2009