Issuu on Google+

International

StudenT Gjej kohë të lexosh Gjej kohë të jesh mik Gjej kohë të punosh Është burim mençurie Është rruga e lumturisë Është çmimi i suksesit Nënë Teresa

Nr. 1 - Prill 2009


2


Editorial

Redaksia e

International Student Revista jonë cel siparin e saj ditën e premte më 01/05/2009, pas një pune të gjatë dhe hulumtuese vjen në këtë format të cilin po e shfletoni. Kjo iniciativë buron qysh më procesverbalet e unionit studentor të vitit të kaluar por që kësaj rradhe e pason edhe bashkëpunimi i frytshëm i senatit universitar ku vlen të përmendet dhe bujaria e sponsorave, tanë të cilët në kontribuim e sipër bënë të mundur realizimin e kësaj reviste. Temat të cilat shtjellohen prekin konsiderueshëm zhvillimet brënda universitetit por pa anashkaluar dhe ato më kryesore në qytetin e Strugës. Rubrikat e publikuara kanë një status të pandryshueshëm, gjë e cila impakton tek lexuesi kuriozitetin për vijueshmërinë e të njëjtës gjini informacioni, tek i cili mund të vijë lirshëm i inkorporuar. Stafi i redaksisë sonë përbëhët nga studentë të gjithë fakulteteve përbërës të International University Of Struga, të cilët përvecse notimit tashmë vijnë me mishërimin e teorisë në praktikë, me një punë e cila

shpresojmë të cmohet jo vetëm nga strukturat e notimit të këshilit pedagogjik universitar por edhe më gjërë në masat e popullit kulturëdashës te Strugës. Ky është numri i parë i kësaj reviste studentore me karakter edukativokulturor por në numrat e tjerë garantojmë suksesin në rritje jo vetëm në aspektin profesional por edhe në atë kulturor, edukativ, mesimor, material dhe në cdo gjini të jetës pasi është zëri rinor i cili rrjedh në shkëmbinjtë e maturisë për tu derdhur ëmbël dhe kulluar si vetë magjia e Drinit në qytetin tonë. Redaksia jonë vjen me një lutje për të gjithë ata që do kenë mundësi te shfletojnë revistën Iternational Student, të mos ngurrojnë të dërgojnë komplimentet ose vërejtjet rreth punës sonë pasi ne vijmë si shërbimi juaj për më shumë begati dhe harmoni ne jetën e perditshme, ilustruar kjo me nota informacioni. Kryeredaktori Dorian Leka

3


intervista

INTERVISTE ME DEKANIN e Fakultetit Ndërkombëtar të Shkencave Juridike - Strugë

Cilat janë risqet dhe prioritetet e të qënurit dekan? Padyshim pozita e dekanit paraqet një sfidë për vetë institucionin dhe për studentët të cilët janë pjesë e tij, pozita dekan është një përgjegjësi mbi të gjitha për mua që të konsolidoj këtë institucion, barra dhe përgjegjësia e të cilit në rradhë të parë bie mbi ne, që të sjellim një universitet, konkretisht një fakultet juridik i cili do të jetë i ndryshëm prej fakulteteve të tjera juridike, thënë ndryshe nga ato përreth. Jemi në kohën e pluralizmit të universiteteve, jemi në kohën kur kemi një dyndje ofertash nga ana e universiteteve të tjera me fakultetet përkatëse, ndaj ne duhet të qartësojmë qëllimin me të cilin do arrijmë të ndryshojmë nga të tjerët. Theksoj mbi të gjitha, do përpiqemi që të fusim risi në fakultetin juridik si dekan që jam, me përgjegjësinë e përdorimit të mësimit klinik, futjen e risisë në aspektin praktik - atë që studentët përpiqen ta mësojnë teorinë duke e zbatuar në praktikë nëpërmjet mësimit klinik, nëpërmjet projekteve të ndryshme, nëpërmjet teori-praktikës nga ana e studentëve,duke lidhur kontrata si në komunë, në pushtetin qëndror për mishërimin e teorisë në praktikë.Këto janë sfidat të cilat shfaqen dhe duhet t’i kapercejmë. “Theksoj mbi të gjitha, do përpiqemi që të fusim risi ne fakultetin juridik si dekan që jam, me pergjegjësinë e përdorimit të mësimit klinik”

4

Profesor, ju jeni një ligjerues aktiv i inkorporuar në disa universitete brenda dhe jashtë vendit, si mendoni, cila është shkalla e zhvillimit arsimor dhe ecurisë shkecore të studentëve të tjerë me ata që fakulteti jonë paraqet? Realisht niveli i studentëve pothuajse është në një stad zhvillimi, në aspektin e përgatitjes dhe dijes apo njohurive që zotërojnë, në këto kushte bashkëkohore. Universitetet private ndryshojnë nga ai publike sot pasi studentët në universitetet private kanë më tepër qasje tek profesorët dhe profesorët kanë më tepër kohë dhe mundësi për tu marrë me ta. Ndërsa tek publiku sot po ndodh një situatë tjetër sepse kemi nivel të njëjtë të studenteve, përgatitje të njëjtë profesorësh në përgjithësi por nuk ofrohen të njëjtat mundësi për angazhim total të stafit akademik, pra do të thoja që ky është dallimi esencial i universiteteve dhe atyre që ofrojnë sot për sot . Pra studenti mund të mësojë më shumë në universitetet private pasi aty i janë plotësuar kushtet dhe mundësitë më të mira materialisht, teknologjikisht së fundmi edhe teorikisht . Padashur të bëjmë një “propagandë” për universitetet private mendoni se kjo kohë që i kushton profesori studentit, pra duke e ndarë në grupe pune brenda dhe jashtë klasës (kryesisht thënë ndryshe zbatim i Kartës së Bolonjës) e bën këtë të fundit më pak të realizueshme në universitete shtetërore(ku profesori normalisht përballë një klase apo amfiteatri me numra treshifrorë studentësh s'ka mundësi të angazhojë gjithsecilin gjatë ligjërimit)apo është një virus edhe i universiteteve private? Unë pajtohem plotësisht me atë që universitetet private janë më efektive në plotësimin e Kartës së Bolonjës për arsimin, madje e potenciova më sipër se universitetet private i japin shumë më tepër mundësi profesorit të punojë me studentët, si personalisht ashtu edhe në grupe të vogla (gjatë ligjërimit, prezantimit të punimeve seminarike, quitzeve në klasë, temës së pyetjeve, debatit aktiv, ...etj), pra në këtë rast mbushen kriteret e kërkuara nga procesi i Bolonjës në kushtet më optimale.


intervista

INTERVISTE ME DEKANIN e Fakultetit Ndërkombëtar të Shkencave Juridike - Strugë

“Studenti duhet të konsultohet dhe shërbehet me literaturë të ndryshme për të qënë i mirëpregatitur dhe i gjithanshëm” Cfarë opinioni keni për botën e internetit, vjen si e dobishme apo po zbeh pozitën e librit nga ana e studentëve? Unë gjithmonë jam përpjekur gjatë aktivitetit tim profesional në këtë aspekt, që punimeve seminarike t'iu japim një paraqitje dhe formim më serioz, të mos duket vetëm një cështje formale e obliguar që është sendërtuar tek sistemi i notimit. Pra realisht duhet të merremi shumë seriozisht me punën e studentit rreth kësaj teme sepse ata duhet të jenë saktësisht të informuar rreth ndërtimit të punimit seminarik dhe grumbullimit të informacionit përpara se ta paraqesin. Mos harrojmë se të nesërmen do t’i duhet të përfshihet në punime shkencore, botime shkencore nëpër revista me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar ku studenti duhet maksimalisht të deklarojë një qasje personale në punim jo një plagjiat. Thënë ndryshe duhet t’i udhëzojmë drejt këtij suksesi të pritshëm. Ta kapërcejmë pozitën e studentit dhe të flasim pak për natyrën e botimeve shkencore, kryesisht ajo që na intereson nga punimet e vetë profesorëve. Sa objektivë janë ata në botimet shkencore, a e aplikojnë plagjiatin dhe së fundmi c'farë opinioni keni për ata të cilët imponojnë në një mënyrë apo tjetër studimin e librit të tyre në fakultetin ku ligjërojnë. Jo më kot ju drejtoj këtë pyetje, pasi tashmë jam i informuar, që ju po prisni procedurat e publikimit të një libri pedagogjik me temë “E Drejta Kushtetuese”. Përsa i përket imponimit të studentëve për të mësuar tekstin e publikuar të profesorit, do citoja që është rreptësisht e ndaluar por dhe e pamoralshme, pasi ata mund të propozojnë, sugjerojnë dhe të shërbehen me librin e tyre si një material shtesë por kur vjen në cështje procesi mësimor dhe provimi, kurrsesi s'mund ta involvojnë si material të obliguar për tu mësuar.Studenti duhet të konsultohet dhe shërbehet me literaturë të ndryshme për të qënë i

mirëpregatitur dhe i gjithanshëm, por duhet të theksohet fuqimisht se ai është i lirë në përzgjedhjen e materialit që përvetëson shtesë materialisht. Ndërsa për botimin që ju tashmë jeni në dijeni, do ju thoja që momentalisht jemi duke përgatitur tekstin e “Të Drejtës Kushtetuese”, së bashku me profesorin tim të nderuar Kurtesh Saliun (Prishtinë) me të cilin jam i nderuar që po bashkëpunoj, por po përpiqemi maksimalisht të kryejmë një komparacion mes së drejtave kushtetuese që njeh teoria botërore dhe atyre në rang lokal, duke pretenduar të prodhojmë një botim të mirëfilltë dhe tepër të dobishëm shkencor për të cilin do kisha dëshirë t'ia u lija ta zbulonit pas botimit. Pyetja që vijon profesor ka të bëjë me hierarkinë e administratës dhe këshillin pedagogjik, sa njihet dhe respektohet pozita e rektorit, prorektorit, dekanit, profesorit, asistentit, studentit nga vetë këto struktura? Këto janë poste të definuara mjaft qartë varësisht rëndësisë që mbartin, por do mund të theksoja se një pozitë tepër të rëndësishme e mbart profesori konsiderueshëm, i cili kryen jo vetëm procesin e notimit por edhe parësisht të njohjes dhe katalizimit të njohurive të studentëve. Vlen për tu përmendur dhe roli i asistentëve si ndërmjetës mes studentëve dhe profesorit, por edhe si konsultues (në kuadrin e realizimit të obligimeve të përcaktuara me vlerësimin e tij të deriatëhershëm-si pjesa e ushtrimeve), me një rëndesi të vecantë për evaluimin përfundimtar të përqindjes së njohurive të përvetësuara nga ana e studentëve. Ritheksoj se padyshim që është profe-sori ai që bën vlerësimin final të studentit.

“profesori kryen jo vetëm procesin e notimit por edhe atë të njohjes dhe katalizimit të njohurive të studentëve” 5


intervista

INTERVISTE ME DEKANIN

e Fakultetit Ndërkombëtar të Shkencave Juridike - Strugë

“Kryeni obligimet mësimore dhe shijojeni kohën e artë dhe te lirë studentore” revistë studentore “International

Në fakt si Student” pa dashur t'iu cënojmë privatësinë jemi të interesuar; Sa iu kufizojnë nga jeta private aktivitetet profesionale të mësimdhënies, përfshi këtu postin e dekanit dhe më vonë urojmë sa më shumë poste të merituara, por a përbën problem për ju ky angazhim i gjithanshëm dhe shumëpërfshirës? Të them të drejtën më ka privuar një pjesë të konsiderueshme të jetës private (buzëqesh), sidomos në angazhimet më të fundit, por njeriu me një proces mirëmenaxhimi të kohës arrin të plotësojë dhe gëzojë obligimet familjare si më sublimet për mua. Në cdo situatë gjithmonë jam përpjekur maksimalisht që t’i kthehem privatësisë me një menaxhim të aktiviteteve për të qënë një familjar harmonik kryesisht me fundjavat si koha më e lirë e mundshme por dhe e domosdoshme. Fundja, jeta private të përket për ta shijuar konsiderueshëm apo jo?(bën retorikë duke buzëqeshur sërisht). Do më lejonit të ndërhyja me dy shprehje në përfundimin tuaj, nje citim nga profesori im i nderuar Seadin Xhaferri i cili thotë: “Njeriu duhet të njohë dhe zbatojë atë që quhet “Timing” e jetës për të qënë i suksesshëm!”, dhe do të vijoja me një citim tuajin(po përseri profesori im i nderuar Mersim Maksuti): “Njeriu duhet të jetë përvecse gjithpërfshirës edhe i gjithanshëm!” Ndaj më lejoni t’iu komplimentoj për vërtetësinë e këtyre shprehjeve duke besuar se ky është dhe celësi i suksesit tuaj apo jo? Po… faleminderit! Dhe së fundmi, me dëshirën më të madhe, do t'iu kërkoja një mesazh për gjithë studentët kudo ndodhen?

“Studenti mund të mësojë më shumë në universitetet private pasi aty ka kushtet, mundësitë më të mira materialisht, teknologjikisht dhe teorikisht”

6

Mesazhi im për studentët do jetë pak udhëzues dhe ikurajues, pasi kini parasysh që koha studentore sado e okupuar të shfaqet me obligimet mësimore, përsëri është koha më e cmuar e lirë për larmishmëri aktivitetesh. Parësisht të kryejnë detyrimet mësimore dhe universitare, më pas do ju rrjedhë një kohë e artë dhe mjaft e lirë për ta shijuar. Këtu vij dhe me një vërejtje pasi nuk janë të përfshirë në aktivitete të lira, dua të them jo konsiderueshëm, sepse ka një mosorganizim të jetës studentore, kulturore, domsdoshmërisht duhet ti luftojnë me antipodet e këtyre të fundit. Le të themi sa më shumë iniciativa si kjo e revistës, udhëtime, konkurse, lojëra të lira por dhe me karakter mësimor, është një vërejtje sepse keni gjithë mundesitë për ta luftuar këtë pasivitet dhe koha bashkëkohore stimulon dinamizmin e studentëve jo pasivitetin.

Më falni kjo vjen si nje vërejtje me karakter zyrtar e dekanit të fakultetit ndërkombëtar të shkencave juridike kundrejt unionit studentor apo është thjesht këshillë me karakter të përgjithshëm? Unë do doja të mos lejonit të bëhej e obligueshme zyrtarisht (buzëqesh), jo por fatkeqësisht në përgjithësi dhe pothuajse kudo, aktivitetet studentore janë në rënie dhe ndaj ngulmoj tek mesazhi im: “Kryeni obligimet mësimore dhe shijojeni kohën e artë dhe te lirë studentore”. Atëherë profesor, le te jetë takimi ynë i ardhshëm, një publikim i suksesit të botimit tuaj shkencor dhe realizimi i plotë i objektivave tuaja si dekan i fakultetit ndërkombëtar të shkencave juridike në universitetin tonë, kryesisht mbi suksesin e procesit mësimor “Teori-Praktikë”, deri atëherë… ishte nder dhe kënaqësi intervistimi juaj! Faleminderit, suksese dhe jetëgjatësi revistës suaj dhe tonës bashkë!

Intervistoi: Dorian Leka


Zhvillime Historik i shkurtër i krijimit të “IUS” Краток историјат во создавањето на “IUS” Buzë liqenit të “ Ohrit”, dy vjet më parë nisi themelet e veta universiteti jonë. I etur me dëshirën për tu kthyer në vatër arsimi profesional, u rrit nën frymën e krijimit të një universiteti dinjitoz. Ky Institucion i Arsimit të Lartë i hodhi hapat më 08.10.2007, kur zytarisht hapi dyert e dijes për studentë nga të gjitha trevat shqiptare. Nisi fuqishëm vitin akademik 2007 – 2008, si fillim me tre fakultete: Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Informatike, për t’u zgjeruar në vitin 2008 nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë në Republikën e Maqedonisë, kur dhe fitoi akreditimin për dy institute të tjera, Intituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhim Ekologjik, që ishte dhe arsyeja për ndërrimin e emrit në “ Universiteti Ndërkombëtar në Strugë”. Menjëherë gjeti përkrahje nga shumë Institute të Arsimit të Lartë, ndër të cilët përmendim : Universitetin Britanez “ Kensington College of Business”, grupacionin e njohur “ New Grade International”, qendrën kërkimore “ Europian Business Competence Licence” (EBCL), British Business Group. Mbështetje të plote gjeti edhe nga institucione të rëndësishmë në Shqipëri si: “University of Tirana”, “Akademia Diplomatike Shqiptare”, “Universiteti Mesdhetar i Shqiperisë”, “Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, etj. Me një staf të shkëlqyer drejtuesish, “ IUS” krijon bazat e një arsimi profesional dhe të vlefshëm për gjithsecilin që i beson atij formimin arsimor. Në krye të fakulteteve qëndrojnë figura të shquara të pedagogjisë mbarëshqiptare: prof.dr.Lisen Bashkurti, njekohesisht dhe Rektor i IUS, për të vazhduar me prof.dr. Mersim Maksuti, Dekanin e Fakultetit të Shkencave Juridike; prof.dr Seadin Xhaferri, Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike; prof.dr. Bashkim Rama, Dekan i Shkencave Politike; prof.dr. Betim Cico, Dekan i Fakultetit të Teknoligjisë Informative si dhe me pasues një staf të gjerë profesorësh të tjerë dhe asistentësh .

Пред две години пок��ај Охридското Езеро нашиот универзитет ги фрли првите темели.Жедни со желбата за да станеме една професионална институција за наука, порасна под здивот на еден достоинствен универзитет. Оваа високообразовна институција првите чекори ги направи во 08.10.2007,кога службено ги отвори вратите на науката за сите студенти.Силно ја започна академската 2007-2008 година,како почеток со три факултети: Правен факултет,Економски факултет,и факултет за информатичка технологија,за понатамошно проширунање во 2008 година од страна на Министерството за образование и наука во Република Македонија се акредитираа и двете институции,Институт за Европианистика и Меѓународна Политика и Институт за Економски развој и Еколошки Мана мент,кои беа и причини за промена на името на универзитетот во “Меѓународен Универзитет во Сруга “ Имавме поддршка од многу високобразовни институции меѓу кои може да ги спомниме Британскиот Универзитет “ Kensington College of Business”,,позанатата гурпација “ New Grade International”,Истражувачкиот центар “ Europian Business Competence Licence” (EBCL), British Business Group и др. Потполна поддршка универзитетот доби и од вредни Институции од Република Алабанија како“University of Tirana”, “Albanian Diplomatic Academy”,”Albanian Mediteran University” , Academy of Albanian Sciences” и др. Со еден одличен кадар од директори “ IUS” ги создава темелите на една професионално и вредно образование за секого која мѕ верува на оваа обликување на образование. Во глава на факултетите стојат познати фигури како Проф.Др Лисен Башкурти,истовремено и ректор на “ IUS” ,за продолжување со деканот на Факултетот за Правни науки проф.де Мерсим Максути,проф.др Сеадин Џафери декан на Факултетот за Економски Науки,Проф.Др Башким Рама декан на Факултетот за Политички Науки,Проф.Др Бетим Чичо деклан на Факултетот за Информатичка Технологија како и со еден широк кадар на професори и асистенти. Mikela Nikollara

7


Aktivitete Komedia “ MIQTE”

K

rahas pjesëmarrjes dhe gatishmërisë për të qënë gjithnjë të parët në auditorët e universitetit, studentët e “ IUS”, shquhen edhe për talente në fusha të ndryshme të artit. Shtatë marsi krahas “ Ditës së Mësuesit”, ishte edhe dita kur studentët tanë celën siparin e aktiviteteve ne skenën e “ Art Theater”, për të performuar suksesshëm komedinë “Miqtë”, të regjisores Olsen Maze. Shfaqja ishte arritje jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në rëndësinë që pati në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Strugës. Komedia u vu në skenë në bashkëpunim edhe me pjesëmarrjen e gjimnazistëve të talentuar. Në role u spikatën këta studentë : Dorian Leka, Denis Mingo, Rezarta Kovaci, Ana Capo, Alban Gusho, Ervisa Hamzai, Klevis Koci dhe Genti Cela. Mesazhi që ata përcollën ishte dhe vete mesazhi i komedisë, trasmetohej fuqishëm në marrëdhëniet që gjithsecili ka me ata që i rrethon dhe që mbase nuk ia di rëndësinë dhe vlerën reale që mbartin. Ata janë “ Miqtë”, ata të vërtetët. Komedia u përcoll nga figurat më të rëndësishme të pushtetit vendor si Kryetari i Komunës Ramiz Merko me stafin e tij si dhe artdashës të shumtë.

Комедија “ДРУГАРИ”

П

окрај присуството и брзината за да бидеме секогаш први воуниверзитетските аудиториуми,студентите на “ IUS”,се разликуваат како и таленти во различни уметнички области. Седми март покрај Денот на учителот,беше и денот кога нашите студенти ја кренаа завесата на “ Art Theater” за да перформираат комедијата Другари од решисерот Олсен Мазе. Претставата беше достиг не само во професионален аспект,туку и во вредноста која ја имаше на закрепувањето на културниот живот на градот струга.Комедијата се појави во сцената во соработка и присуство иа талентираните гиманазијалци. Во улогите се нагласија студентите Дориан Лека,Денис Минго,Резарта Ковачи,Ана Цапо,Албан Гушо,Ервиса Хамзаи,Клевис Кочи и Генти Чела. Пораката која тие ја испратије беше и пораката на самата комедија силно се трансформираше во односите кои секој ги има со својата околина и можеби не им ги знае реална вредност која ја носи.Тие се Другарите,тие вистинските. Комедијата се следеше од вредните фигури на локалната власт како од страна н Градоначалникот Г.Рамиз Мерко со општинскиот кадар и многу љубители на уметноста.

8


Krijimtari

Eutanazia “Ti ke rëndësi sepse ti je ti, ti ke rëndësi deri në momentin e fundit të jetës tënde, dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi,jo vetëm të mund të jetosh derisa të vdesësh,por gjthashtu që të të ndihmojmë të vdesësh qetësisht.” - Janë këto fjalët e themeluesit të Hospice, Dame Cicely Saunders. Sot ka pesë deri në dhjetë mijë pacientë në koma të cilët për një periudhë të gjatë kohore janë nën përkujdesjen e disa paisjeve.Ka njerëz të vjetër të panumërt të cilët janë në përkujdesje të disa paisjeve dhe kanë shprehur vazhdimisht dëshirën për të vdekur.Ka pacientë të panumërt me sëmundje të pashërueshme të cilët gjithashtu kanë shprehur dëshirën për të vdekur. Imagjinoni një trup duke u shkatërruar ngadalë dhe në mënyrë torturuese nga një pushtues i padukshëm dhe i pakontrollueshëm. Tani imagjinoni sikur është një ligj i cili e ndalon çdokënd nga përfundimi i asaj vuajtjeje. Duhet të lejohen këta njerëz të vdesin, apo të detyrohen të vazhdojnë të jetojnë??? Kjo pyetje ka qenë mjaft shqetësuese për shumicën e njerëzve në shtete të ndryshme përgjatë viteve. Termi eutanazi vjen nga greqishtja e lashtë “eu=e mirë+thanatos=vdekje” që do të thotë “vdekje e mirë”dhe i referohet praktikës së përfundimit të jetës në një mënyrë pa dhimbje.Eutanazia është definuar si akti ose praktika e përfundimit të jetës për mëshirë.Në vitin 2000 Hollanda u bë shteti i parë në botë i cili e legalizoi eutanazinë,pas tij në 2002 e legalizoi dhe Belgjika.Deri tani disa forma të eutanazisë janë të lejuara në Belgjikë,Luksenburg,Hollandë,Zvicra,Oregoni, Wa s h i n g t o n i , A n d a l u z i a ( S p a n j ë ) d h e Tailanda.Eutanazia ekziston në katër

Jonida Dalipaj kategori:aktive,pasive,vullnetare dhe jo vullnetare.Eutanazia aktive konsiston në një forcë të jashtme faktikisht duke shkaktuar vdekjen e pacientit,ose duke e ngutur vdekjen me përdorimin e drogave dhe mjeteve të tjera.Eutanazia pasive është akti i heqjes të të gjitha trajtimeve për të zgjatur jetën ose mjekimin e sëmundjes duke e lejuar pacientin të vdesi nga shkaqe natyrale.Kur pacienti është plotësisht kompetent dhe i aftë për të marrë vendimin e jetës ose vdekjes së tij ose të saj,kjo ështe konsideruar si eutanazi vullnetare.Në qoftë se vendimi është marrë për pacientin,në sajë të paaftësisë të ndjenjave të tij ose të saj,kjo është e etiketuar si eutanazia jovullnetare. Eutanazia, marrja e jetës një të pashpresi për t'i dhënë fund vuajtjeve të tij ose të saj,paraqet një dilemë serioze etike.Eutanazia duket se ka kontradiktë me një nga principet bazë të moralit, “të vrasësh është gabim”. Kjo dilemë morale nuk është e re.Eutanazia është kundërshtuese sepse vë përballë gjendjen e vështirë të vuajtjes, vdekjes individuale kundër besimit fetar, traditave ligjore dhe në rastin kur mjekët ndihmojnë në vdekje është në kundërshtim me etikën mjekësore.

Eutanazia është një çështje mjaft komplekse sociale, morale dhe ligjore e cila është bërë më shumë e tillë për shkak të sjelljeve tona kundrejt vdekjes. Ardhja e teknologjisë së re mjekësore, sëmundjeve katastrofike (si AIDS) dhe kostoja e përfshirë në dashamirësinë për ata të cilët janë përfundimisht të sëmurë ka bërë presion në shoqëri për të definuar ligjet të cilat janë më të qarta për atë nëse ështe apo jo në etikën morale që të lejohet eutanazia. Debati mbi eutanazinë ngre shumë pyetje. Pyetje si:kujt i sjell përfitime vdekja? Ose duhet ne të lejojmë

9


Krijimtari anëtarët e familjes të marrin një vendim për jetë ose vdekje ose një të dashuri i cili kurrë mund të mos ketë shprehur dëshirën për të vdekur, thjesht sepse ata nuk mund ta thonë me fjalë a do të donin të jetonin? Në qoftë se një person do të vuante nga një sëmundje nga e cila duket se nuk ka shpresë për shërim dhe ai ende nuk është i aftë për të marrë një vendim për vetveten si mund ta dimë ne

së tyre; ajo mundëson një rrugë për të lehtësuar dhimbjen ekstreme;ajo mundëson rrugën e qetësimit kur cilësia e jetës së një personi është e ulët;i jep njerëzve mundësinë për të vdekur me dinjitet;kursim relativ i dhimbjes duke parë të dashurit e tyre që vuajnë një vdekje të ngadaltë dhe dhimbshme. Si argument të cilat e kundërshtojnë eutanazinë janë: njerëzit mund ta kryejnë

çfarë do të zgjidhte ai person në mënyrë vullnetare? A është e drejta jonë të vendosim nëse ata kanë ose jo dëshirë për të jetuar? Margaret Somerville, drejtoreshë e fondacionit McGill për Mjekësi, Etikë dhe Drejtësi ka thënë: “Problemi me eutanazinë është që t'i kërkosh një njeriu tjetër ta bëj atë dhe ai t'i kërkojë shoqërisë ta autorizojë atë”.

eutanazinë kundër dëshirës së një personi; njerëzit mund të shërohen nga sëmundja përkundër të gjitha parashikimeve, diagnostifikimi i doktorëve mund të jetë i gabuar; eutanazia e zhvlerëson jetën e njeriut ; kundër urdhërit “mos vrit”; mjekët dhe njerëzit e tjerë të kujdesit mjekësor nuk duhet të përfshihen direkt në shkaktimin e vdekjes. Puna e mjekëve është që të përpiqen të shpëtojnë dhe të mbrojnë jetë njerëzish.

Argument për eutanazinë janë mjaftë komplekse. Si argumente pro eutanazisë mund të merren këto: -njerëzit kanë të drejtën të vendosin kur duan të vdesin dhe eutanazia është një rast i lirisë së zgjedhjes; nuk është e drejtë t'i mbash njerëzit gjallë përtej jetëgjatësisë natyrale të jetës

Për ta përfunduar dëshiroj të citoj një thënie të Hipokratit-“Nuk do ti jap askujt ilaçe vdekjeprurëse në qoftë se më kërkojnë, aq më pak t'iu a këshilloj një gjë të tillë.”

Poezi - Poezi - Poezi - Poezi - Poezi - Poezi - Poezi - Poezi - Poezi - Poezi nga Dorian Leka

Lutje Ezopi Nga piramidat e lodhura tashmë shpërthyen rrëke vullkani, atrajtësimi i njeriut mbi të klithi: Lirinë ma falni! Egoisti E qullëta arsye belbëzon injorancën, padijen himnizon, manekini pa turp blasfemon: Mençuria ekziston!

10

Paditje Kjo ndjenjë azmatike hapon sekonda për vit, fantazma në ardhje-ikje me gjak mbrojnë një mit. Ulërimë pas përgjumjes më pas prapë letargji, në gjyq vlerat e qenies për dashuri apo orgji?!


Biblioteka

"A library is like a pair of open arms" (Biblioteka është si një palë krahë të hapura) Roger Rosenblatt Në kuadër të “Universitetit Ndërkombëtar të Strugës” vepron dhe funksionon edhe Bibloteka Universitare e tij. Kjo bibliotekë ështe përpjekur për furnizimin e saj me materiale të nevojshme për studentët, te cilët janë edhe përdoruesit me të shumtë të saj. Eshtë punuar që të sigurohen literatura për të gjitha drejtimet. Aktualisht në bibliotekë zenë vend mbi 2800 libra nga ente të ndryshme, posedon kështu tituj nga Shkencat Juridike, Ekonomike, Shkencat

Kompjuterike,Shkencat Politike,… etj. Gjithashtu vlen të përmendet se në bibliotekë ndodhen një numër i madh i librave me literaturë të lirë dhe një numër i konsiderueshëm fjalorësh gjuhësorë . Gjatë ditës bibloteka universitare vizitohet nga rreth 50 studentë që bëjnë eksplorimin e librave të nevojshëm. Qëllimi parësor i bibliotekës është sigurimi i informatave shtesë si dhe rritja e nivelit edukativ.

11


12


13


Stafi & Kalendari

Stafi i redaksisë

Kalendari

Akademik

FEBRUARY ‘09 Jan 23rd – Feb

M

15th

Kryeredaktor Dorian Leka

Winter Break Feb 16th –Feb 27th Exam Week Feb 16th Summer Semester Begins

Redaktor Guximtar Rushani Korrektues Mikela Nikollara Apri 17th Veligden (Orthodox Believers)

Dizenjator Alban Gusho Ervisa Hamzai Klevis Koci June 1st – June 6th

ExamWeek

Fotoreporter Denis Mingo June 15th – June 26th Final ExamWeek

Gazetar Jonida Dalipi Nora Ahmeti Sehar Bajraktari

Kontakt www.eust.edu.mk adresa: Nas. Ezerski Lozja 1 6330 Struga R. Macedonia tel/fax: +389 (0) 46 786 160 cel: 070 76 60 35

14

W

Th

F

MARCH ‘09 S

S

M

T

W

Th

F

S

1 2

3

4

5

6

7

8

9

10 11 12 13 14 15

S

1 2

3

4

5

6

7

8

9

10 11 12 13 14 15

16 17 18 19 20 21 22

16 17 18 19 20 21 22

23 24 25 26 27 28

23 24 25 26 27 28 29

Master E March 1

30 31

MAY ‘09

APRIL ‘09 M

T

W

1 6

April 6- April 11th Half Semestral ExamWeek

T

7

8

Th

2 9

F

3

S

4

S

M

T

W

Th

5

10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26

4

5

6

7

F

S

1

2

S

3

8

9

10

11 12 13 14 15 16 17

May 1st day, Un

May 24t

18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

27 28 29 30

JUNE ‘09

JULY ‘09

M

T

W

Th

F

S

S

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10 11 12 13 14

M

6

T

7

W

Th

F

S

S

1

2

3

4

5

8

9

10 11 12

15 16 17 18 19 20 21

13 14 15 16 17 18 19

22 23 24 25 26 27 28

20 21 22 23 24 25 26

29 30

27 28 29 30 31

Jan 23rd Feb 15th Winter Break Feb 16th Feb 27th Exam Week Feb 16th Summer Semester Begins Master Exams --- March 2nd- March 14th Apri 17th Veligden (Orthodox Believers) April 6- April 11th Half Semestral Exam Week May 1st Labour day (no working day, University CLOSED) May 24thSt. Kiril and Metodi June 1st June 6th Exam Week June 15th June 26th Final Exam Week June 29th July 10th Masters Exams

June 29 Exams


Informacion

Bukuri në majë të thonjve Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshme, sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupin e një gruaje. Produktet e sotme mund t'ju vijnë në ndihmë për zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të

thuhen. Në manikyr gjendjen substanca që forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.

Cila është ngjyra e duhur e manikyrit për duart dhe këmbët e tua, gjithmonë duke u nisur nga forma? jë he vishn d t r u p r i pu tat e Manikyr për gish

me rshtatsh këtë rast këto ë p e t e n të Janë to ë këmbëve. Në j paksa i n t o r h ë t t r i u b m shk ndezura plikohen ngjyra a pse ngjyrat e e gjatë, s dhe më pah. Manik e yr i ku Kj o nxjerrin q i nd n g j y r shkur ezur tër. Të ë kës hi llo gjatë, h l y e er m t truke sidomos në e këtë ngj pë r gi sht a bazës siç është se mëson e yrë duken m të s priten së thoit d htyrja e k dhe të bëni ë të he kë u d shum ë shku ta të tikulave d isa fundi rejt rt. t të m os

Manikyr rozë dhe perlë I rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.

15


Informacion

BUZË TË MBUSHURA DHE SEKSI Rozë, qershi, portokall dhe pjeshkë- nuk janë fruta por janë buzët e kësaj vere. Këto ngjyra i tregojnë buzët tuaja më natyrale dhe lloji i të kuqit i përdorur (mat, pa shkëlqim) i paraqet ato më të mbushura e si rrjedhim më provokuese. Për çfarë keni nevojë: të kuq mat si dhe krem për buzët në ngjyrë të errët.

Këshilla Shmangiuni realizimit të vijës së buzëve me laps, pasi nuk do të përfitoni paraqitjen që kërkoni të realizoni. Vetëm nëse keni buzë shumë të holla, mund të përdorni laps për vijëzim, por gjithnjë në ngjyrën e buzëve tuaja dhe jo të buzëkuqit që mendoni të përdorni. Për të patur rezultat më harmonik në fytyrë, mos harroni të zgjidhni një ton faqesh i cili duhet të ketë ngjyrë të njëjtë me të kuqin.

Veshja dhe personaliteti “Veshja" nuk është vetëm objekt interesi nga ana e krijuesve të modës, por edhe e shkencave psikologjike. Faktikisht në rrugën e historisë së njerëzimit veshja ka kaluar nga një nevojë elementare, në një paraqitje simbolike, ku një njeri me veshjen e tij tregon vetveten, idetë, anëtarësinë në një grup ose funksion social. Paraqitja është komunikim. Veshja është një mesazh që

16

transmeton te të tjerët personalitetin tonë. Mënyra e të veshurit i korrespondon mënyrës së qëndrimit dhe të shprehurit, dashamirësia që ndiejmë për vetveten, sepse të vishesh me kujdes do të thotë ta duash veten. Njerëzit që janë skllevër të tendencës së momentit kanë një


Informacion personalitet të ndikueshëm dhe veshin rroba që nuk kanë një raport me personalitetin e tyre. Ndërsa kush është i pjekur psikologjikisht, nuk ecën me hapin e të tjerëve, por zgjedh duke vënë në përdorim krijimtarinë e tij me atë të stilistëve. Një personalitet i mirëfilltë pranon të jetë një ndjekës i modës, por dëshiron dhe di të zgjedhë kur i shkojnë trupit e intelektit të tij, sepse një veshje

Gjej VIP -in 1

James Franco Elvis Presley Jame Dean Elvis Costello 2

Beyonce Lady Gaga Alicia Keys Mariah Carey

3

duhet të jetë në harmoni me personalitetin e çdo individi. Për këtë arsye është e udhës të vishemi më shumë për veten, se sa për të tjerët. Megjithatë, çdo dallim, edhe në mënyrën e veshjes, çon deri në një farë pike sforcim, sepse stili është një çmim personal që mund të mësohet e të vlerësohet me kalimin e kohës. Gjithashtu është një ndihmë për të jetuar më mirë. Në fakt, mënyra e të veshurit është një tregues psikologjik, që të lejon të dallosh zotërinë nga "I shfrenuari". Paraqitja e jashtme të jep gëzim dhe të ndihmon të kuptosh se sa i dëshpëruar je.

Johnny Depp Tom Cruise Keanu Reeves Brad Pitt

4

Rosie Perez Penelope Cruz Selma Hayek Liv Tyler

5

Tom Welling Tom Cruise Tom Green Tom Hanks

17


Humor

Pseudopërkufizime Dorian Leka

Njohuritë bazë dhe minimale

të cilat duhet të përvetësojë një student nga lendet shkencore pedagogjike. Përmendim dy më të parëndësishmet, si lënda dhe objekti i :

ii mim ë r Të drejtës penale është studimi i o n është private, n shtetit dhe institucioneve të pushtetit e v i e at nistr ublike dh tit dhe i per sundimin e drejtë të së gabuarës. m d jtës a istratës p s rryshfe e r d Të admin isë sipa lirë i ë hierark t bazë psionit. korru Të drejtës së punës është sistemi Të drëjtës kushtetuese është akti themelor më i lartë ekonomik kushtetuta, i normave që mbrojnë të drejtat dhe detyrat e minorenëve për të ku të gjitha aktet e tjera me efekt më të vogël criminal të jënë në pajtueshmëri me punuar dhe ato të personave madhorë për të pushuar. këtë të fundit. Të drejtës tregëtare është studimi i tregut për eleminimin e monopolit dhe rritjen e konkurrencës në shitjen dhe prodhimin e lëndëve jashtë qarkullimit. Sistemeve politike: aplikimi i debatit njëpalësh dhe frenimi i mendimit personal.

Të drejtës ndërkombëtare publike është studimi i mënyrave dhe mundësive të aleancës se shteteve për t’ia futur njeri-tjetrit. Hyrjes në ekonomi: studimi dhe njohja e xhuxhit dhe gjigantit ekonomik.

Hyrjes në informatikë: plotësimi boshllëqëvë ne abetare pas perfeksionimit të alfabetit. Arkitektura kompjuterike: studimi dhe analizimi i të brëndshmeve të pc. Ka dhe lendë si Rrjetet kompjuterikë, Analizë matematikore, Matematike diskrete që kanë të njëjtën lëndë dhe objekt studimi kurimin e trurit me shifra për arratisje të përjetshme ose eksplodim të përkohshëm.

18


Kulture

Proart

N

ga disa artdashës të rinj dhe njerëz me bagazh dhe orientim kulturor, në Strugë themelohet “Proart” , një organizatë jofitimprurëse, e cila në fokusin dhe vëmëndjen e saj do të ketë mbështetjen ndaj kulturës si dhe me organizimin e aktiviteteve nga fusha e artit. Kjo shoqatë do të synojë të mbështesë dhe të promovojë kulturën në Strugë dhe më gjërë. Ky organizim që do ta n d i h m o j ë kulturën është themeluar nga Besfort Ibraimi, Guximtar Rushani, Selami Polozhani, Gazmend Iljzai, ide kjo që është përkrahur nga shumë njerëz të kulturës dhe atrit në Strugë. Ideja e krijimit të kësaj organizate është që jeta

kulturore në Strugë të pasurohet me disa aktivitete në fushën e kulturës, por si fillim dhe hap të parë do jetë organizimi i një rrok festival shqiptar në Strugë, icili do të zhvillohet ne natyrë të hapur ku do të marrin pjesë grupet më të mira nga trevat shqiptare dhe Struga me ambientet qe zotëron ta mundeson këtë gjë. Por qëllimi i kesaj organizate nuk është vetëm organizimi I festivaleve gjatë stinës së verës por edhe gjatë stinëve të tjera. “Proarti” do të synojë që të organizojë dhe të mbështesë ide për aktivitete kulturore nga të rinjtë dhe të interesuarit e tjerë nga fusha tjera të artit muzikor, skenik apo edhe atij pamor, ide të cilat mund te materializohen në bashkëpunim me Patriot Lumani

19


Argetuese

Labirinthi i studentit

Katrori Magjik

Sudoku 99999999999999 9999999999 999999 99 9 20


Argetuese

Horizontalisht 1-Personazh biblik 9-Ta them pa shkrim 10-Pije alkoolike shqiptare 11-Elementi bazë i ujësjellësit 12-Stil në arkitekturë 13-Zanoret tek Irma 15-“…ecen vetë” në një film 16-Indriti, autorja e “Okul defter” 19-Simboli kimik i arit 21-Gërmat e para të emrit dhe mbiemrit 24-Të dua …..në Greqi 25-Marinari i përrallës 28-U zhvesh nga lëkura ose u…….. 29-OJQ-ja më e njohur 31-Sport në dëborë 32-Kryeqyteti i Vietnamit 33-Zanoret te Eranda

1-Zotësi, kapacitet ose…. 2-Uniformat e policisë 3-Njeriu i Zotit për hebrenjtë 4-Njëshi…tek letrat e lojës 5-Zakonisht shoqërohet me : …Saudite 6-Deti …..për italianët 7-Pikturë me subjekt fetar 8-Emri i miut më të famshëm 14-Autori Anonim, shkurtimisht 17-Atdheu i dytë i Nënë Terezës 18-Kështu mbaron Albania 20-Objektiv që mbetet vetem ëndërr 22-Lavatricja është rroba…. 23-Periudhë e gjatë kohore 24-Pushtetari me jetëgjatë në pushtet pas Enver Hoxhes (inicialet) 25-Godo pa zanore 25-Mesazh në celular 26-Muaji i pestë 27-Shoqet e atyre 30-Fagu pa zanore

21


Redaksia falenderon sponsorët e revistes

046 784-305 046 784-306 046 784-307 Restorant & Pizzeria Ëmbëltore

Dredhëza -2 Kembimore

BerzA 046 783 033

TAXI

Milenium

Cel:

070576986 22

Life needs art...

Fix:

046 15 66

Restorant Qendra


Redaksia falenderon sponsorat e revistes

ABBA

Pizza

Bar Restorant

Ă‹mbĂŤltore

Struga

MEMS

JUGOTRANS -STRUGA 071 22 09 09

mems

jugotrans

046 784 540

mems

jugotrans

Kancelari

Fortesa

23


address: Nas. Ezerski Lozja 1 6330 Struga R. Macedonia tel/fax: ++389 (0)46 786 160 e-mail: info@eust.edu.mk


Revista Studentore