RIJADUS-SALIHIN

Page 52

Hadithi 129 Ebu Hurejra r.a. po ashtu thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer në Xhenet për shkak se kishte prerë një dru që i pengonte muslimanët të kalonin rrugën.” (Transmeton Muslimi)

Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Një njeri has në një degë të lisit në mes të rrugës, e thotë: “Pasha All-llahun, unë këtë do ta largoj që të mos i mundojë muslimanët.” Andaj u fut në xhenet.” Kurse në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit: “Duke ecur rrugës një njeri e gjen një degë të ferrës në rrugë dhe e largon. All-llahu e falënderoi atë dhe ia fali mëkatet.”

Hadithi 130 Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra mes dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi 131 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur një rob musliman a besimtar merr abdest, kur e lan fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t’i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.” (Transmeton Muslimi)

52


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.