RIJADUS-SALIHIN

Page 260

PËR LEXIMIN E KAPTINAVE DHE AJETEVE TË POSAÇME

Hadithi 1017 Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se një njeri e ka dëgjuar një tjetër duke lexuar: “Kul huvall-llahu ehad”, të cilën sure e ka përsëritur. Pasi agoi, shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ai e nënçmonte suretul “Ihlas.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Për Atë, në duart e të cilit është shpirti im. Kjo sure është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.” (Transmeton Buhariu)

Hadithi 1019 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë se: “‘Kul huvAll-llahu ehad’ është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi 1024 Ebu Mes’ud El-Bedrijju r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures “Bekare” gjatë një nate, do t’i mjaftojnë.” (Muttefekun alejhi)

Hadithi 1027 Ebu Hurejra r.a. thotë: “Më autorizoi Pejgamberi s.a.v.s. për ruajtjen e zekatit të Ramazanit (sadakai fitrit) dhe më erdhi një udhëtar, që filloi të marrë ushqim, e kapa dhe i thashë: “Gjithsesi do të të dërgoj tek i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “Unë jam i nevojshëm, unë kam familje dhe nevojë shumë të madhe.” Unë e lejova të shkojë. Kur agoi, i Dërguari i All-llahut tha: “O Ebu Hurejra, çka bëri dje robi me ty?” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allllahut, u ankua në nevojshmëri dhe familje, më është dhimbsur dhe për këtë e lashë të hyjë. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Sa i përket atij,

260


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.