Poetika

Page 71

Poetika e krahasimit

71

Krahasimi qet në sipërfaqe dashurinë e tij ndaj asaj. Ai nuk është i zemëruar në të. Ndoshta është i dëshpëruar dhe për këtë fajëson edhe vetveten për martesën e saj. Ai ende e do zërin e saj, e do të ecurit e saj. Krahasimi në vargun e katërt është tradicional. Në këtë rast ai nuk mund të konsiderohet strumbullar poetik, por vetëm si mjet për shpalosje poetike. Sidoqoftë, ai është freskim i pamjes dhe njëkohësisht sjell jo vetëm ngjyrë emocionale, por edhe një optimizëm të matur shpirtëror e erotik. Lirizmi tërheq pas vetes edhe ngazëllimin, po ashtu të matur, për një dashuri që s’është fatlume. Kryesorja, aty nuk është e pranishme nota pesimiste, e kjo është fort e rëndësishme për vitalitetin shpirtëror dhe poetik në vargun tonë lirik. Ka edhe raste kur ai nuk pret që thëllëza t’i bjerë në dorë tjetërkujt, që ruan elemente të martesave me rrëmbim.107 Në këngën tjetër, e shënuar në Veriun e vendit, ata i ndan vetëm një sokak. Janë shumë afër, por edhe shumë larg njëri-tjetrit. Bukuria e saj është mahnitëse. Ai dëshiron ta takojë, por mundësitë i ka tepër të kufizuara. I mbetet vetëm meditimi, sepse vasha nuk gëzon liri njerëzore: «Rreth e rreth të kanë rrethue, si bylbyli në pranverë;

107

Për praninë e traditës së vjetër të rrëmbimit dhe për paraqitjen e tij simbolike në poezinë erotike popullore, shih edhe: Z. K o d r a, Poezija popullore arbëreshe, Ndërmarrja e botimeve, Tiranë, 1957, f. XXIII.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.