Poetika

Page 132

132

Zymer U. Neziri

1.3. Edhe te J.Hani gjejmë një figurë të bukur krahasimi për flokët e sorkadhes tërheqëse: «Leshtë tat si tel jongari». 209 Flokët dhe teli janë vënë në një rrafsh krahasues, e nga ky lind asociacioni dhe parafytyrimi se ata janë të gjatë, të drejtë, po edhe të fortë, por në atë fortësi ka edhe butësi. Këtu krahasimi është përmbyllës i pamjes së parë të këngës, që njëkohësisht është ndër pjesët më të bukura të saj për bukurinë e asaj sorkadheje. Po ashtu, ai është vazhdues i ngritjes së shkallëshkallshme të tensionit erotik dhe i aktit të përjetimit artistik. Një krahasim të ngjashëm e gjejmë edhe në një këngë në Valët e Detit të S. Dines për thëllënzat leshraverdha: «Deli moj thëllënza, deli, Anës buzësë te ledhi; Leshraverdhë posi teli.» 210 Pjesa e parë e pamjes është e përgjithësuar dhe përfundon me porosinë që thëllënxat të ruhen nga sqifteri, ndërsa figura e krahasimit është pjesa më e plotë e saj. Fija transmetuese është posi-ja, që e lidh mirë objektin e

209

J o h a n G. v. H a h n, Albanesische Studien, Jena – Wien, 1853 – 1854; në; MHFSH, I, Tiranë 1961, f. 62, k. nr. 3, v. 3. 210 S. D i n e, VD, Sofje, 1908; në: MHFSH, III, f.110, k. nr. 67, v. 1-3; Visaret, III, Tiranë, 1937, f. 281, k. 128, v. 1-3.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.