Page 1

POEZI TË ZGJEDHURA

Alma

Xhelal BEGAJ


Të dhënat e përgjithshme: Alma Begaj ka lindur më 21.12.1968 në qytetin e Beratit dhe banon aktualisht në Durrës. Shkollën 8-vjeçare e kreu në qytetin e Lushnjës, të mesmen artistike për muzikë në degën fagot në Fier dhe studimet e larta në Elbasan , Dega Edukatë Qytetare. Aktualisht punon në shkollën e mesme Kombëtare Sportive (unike) "Benardina Qerraxhia" Durrës. Të thëna nga Alma: - Vetja?... jam kjo që jam (nuk shoh asgjë të veçantë këtu) -Vargu?... ai vjen kur i do qejfi e jo kur dua unë - Muzika?... hmmm, ajo është pjesë e shpirtit tim, por, përsëri nuk mjaftohem, nuk ngopem, jam e paplotë këtu. - Logjika?... ah kjo fjalë, të arsyetosh sot, në këto kohëra, shpesh të marrin për ndonjë të metë. Nuk them se arsyetoj drejt a gabim, por është e vështirë të të kuptojnë bashkëbiseduesit. -Jam njeri me shumë të meta, dhe shpesh përpiqem të korrigjohem. Motoja: -Jeto nga agimi deri në mbrëmje sa të mbash qoftë edhe një sy çelur!

Me shkrime ka filluar të merrej që në shkollën e mesme, por libri i parë është botuar në 2011. Është anëtare e Shoqatës së artistëve dhe shkrimtarëve të qytetit të Durrësit. Është pjesëmarrëse dhe e përzgjedhur në organizimin e Festivalit të Poezisë më 24 nëntor 2012 në Vushtrri “Takimet e Poeteshave Shqiptare” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ku meritoi çertifikatë poetike. Poezitë e saj, vazhdimisht janë publikuar dhe botuar në revista, gazeta dhe antologji: Pjesëmarrëse tek Antologjia me poezi shqipe “Lotët e virgjër” 2012


Pjesmarrëse e Antologjisë Pegasiane "Korsi e Hapur -2 ", (open line-2) 2012

Revista “Obelisk”


Veprat Letrare: BOTIME: 1. Në tetor 2011, del nga Shtëpia botuese “KUMI” cikli i parë me poezi me titull “Shikim që sfidon distancat”.

2. Në nëntor 2011, nga Shtëpia botuese “VLLAMASI”, del cikli i dytë me poezi “Farfurima e shpirtit”.

Vazhdimisht, nëpër webfaqe letraro-artistike, pas botimit të buqetave poetike të saj, kritikë të ndryshëm të letërsisë dhe artit, publikojnë analiza apo recensione. Gjatë vitit 2012, janë publikuar analiza edhe në gazetat: Prishtinapress.info; Gazeta Republika; Gazeta Nacional; Fjala e Lirë; Zemra Shqiptare etj.


shpirt e zemër

Të gjithë ne, jemi të sigurt se siç kemi një zemër, kemi natyrisht një shpirt. Madje, jemi të bindur se vetë zemra e di që është humane, se është e bukur porsi një lule në lulëzim që kundërmon parfum jete sa herë pulson në meskraharor, por, më pas, vjen perëndimi e vdes. Ndryshe ndodh në shpirt, gjithçka e lirë për të mos perënduar kurrë.

E DESHA

E desha natën, atë që shkoi mbrëmë, e dashurova me gjithë shpirt, kur në krahët e tu gjeta strehim. E desha natën, atë që mbrëmë shkoi, si gjethja në erë, syri yt më drithëroi, si ujëvarë e nxehtë u bëra deri tek thoi.


E desha mbrëmë natën, natën që sapo shkoi, pika dashurie më derdhi në gojë.

PA FRYMË

E kam larg fort larg dritën, dhe nëse mbyll një sy largohet më tej, dhe nëse i mbyll të dy sytë sërish e shoh, e shoh të pakapshmen dritë, dhe sa dua ta prek. ...... Ajo, ka formë, formën e një arke, arke lundruese detit të panjohur, s'kam vela ta arrij. Era, e shtyn dritën. Ma largon. ..... Ah, s'kam dritë. E shoh që largohet. Nuk e arrij dot. Joo.. Dua dua dritë.. Dritë dua veç kaq. U shua i fundit qiri jam pa fat.


E DJELË E LAGËSHT Më pyete, ç'thotë funjava, e të thashë, po kalon, dielli kukafshehtas me retë e hirta luan e qiellit i shpupurit flokët, mua, thinjat në kokë. Rruga ime e gjatë, është kjo e djelë e lagësht.

** Rrallëherë ngjyrat dhe aromat e luleve, apo tingujt e poezisë, munden ta kënaqin, shpirtin katrran, murosur në plitharë.

MOS IK! Më prit të lutem nën strehën që pikon! Mos fli pa ardhur unë, me ritmin e piklave puthemi e vallëzojmë! ! Atyre që një gozhdë ma ngulën tinës mbi shpinë, me gjithë kënaqësi u jap një buzëqeshje dhe një përqafim. Më mësuan shumë, më shtuan fuqinë, jo atë fizike por mirësinë.


PA TITULL ** Rrezet e shpirtit bëjnë dritë më shumë mbi gjërat që ka më afër. ** Kur sytë vishen me pasion, gjithçka përreth e sheh të përkryer! ** Rrallëherë ngjyrat dhe aromat e luleve, apo tingujt e poezisë, munden ta kënaqin, shpirtin katrran, murosur në plitharë.

PA TITULL *** Kur jam në gjumë ëndërroj aq shumë sikur shkruaj pa ndal fjalë, veç fjal’, ama kur gjumi më del nën jastëk, asgjë të shënuar s’ka. Ku janë shënimet e mia? *** Me krahë të butë të ngrohtë mbështjell aroma jote trupin tim aty, në mesin e kraharorit


fshihmë për një çast për një çast të vetëm sa dita të thahet prej lotëve të qiellit që s’reshtin të bien pa pushim. *** Pritja, qenka derdhur në gotën e dëshpërimit. Po e pi me fund që t’ja shkurtoj rrugën.

VETË – TIMË

U fsheha gjatë pas xhamit të dritares, që drita e vetë-timës mos më verbonte sytë, duke adhuruar tingujt harmonikë të shiut, shoqëruar në sfond nga britmat e qiellit.

FRAKSION Lulëzimi i gjakut me gjithë nuancat e ngjyrave, më shpuri në kopshtin e rinisë me shpejtësi drithëruese.

MUAJI I MJAULLIMËS …ah, dhe pak vjen shkurti

shkurti i mjaullimave, besoj e dini që mackat kanë festë, këndojnë solon me korin në miniaturë, dhe presin të zbardhë, e pastaj, të flenë…

TË MOS BËSH ASGJË


Ueee, sa ditë e shkurtër, sa shpejt largohet dielli, sa shpejt zbresin yjet, sa shpejt, uf sa shpejt, dhe nuk bëra asgjë ndryshe, asgjë për ta kujtuar, asgjë. Asgjë, asgjë..! ** Hap gojën të them një “gënjeshtër”, dhe ajo, më ngec mes dhëmbësh, porsi halë peshku qiellzës.

MARRINA FILLIMVITI “Gjithçka që tregoj, është jeta ime. Ajo që nuk kam treguar, endè nuk është jetuar”

SFIDË HËNËS

Erdhi si shtojzovallë në çastin kur e kaltra e qiellit po ndërronte ngjyrën dhe yjtë po garonin kush do parakalonte i pari në pasarelën para hënës. Ajo, erdh' e m'drodhi si drit' e flakës prej fllad'detit. Shtojzovallja ime leshraverdha ime sybukura ime aromë jasemin shikimin ma mpin.

MARRIA IME


Nëse unë jam dreqi vetë, ti, kush je? Babëzitur frymoj në pritje të përgjigjes. Ti, pa fjalë, je marria ime!

PREKMA FRYMËN ME GISHTA

Nëse më tregon se ç'është shpirti, ai je për mua! Nëse frymën ma prek me gishta, hyr si ajri në venat e mia! Nëse dritën e shoh në sy, mbromë nga verbëria! Mos më ler të mbytem brenda kaq "nëse-ve", me gjakun e mermertë ndiz kandil'n e shuar!

GRUA E VEÇANTË Grua e veçantë, është nëna që të lindi, grua e veçantë motra me të cilën pive një qumështgjiri grua e veçantë bija që ti ngjize e veçant' është gruaja me të cilën fle ti .. ... ..grave të veçanta mund t'ua ndjesh aromën, mund t'ua dëgjosh thashethemet e flokëve, të kofshëve, por Zoti i mirë, tek to, ka derdhur lëng jete dopio, ndaj, kujdes! Janë të rralla gotat.


Mbushu me jetë, por mos i lëndo!

.....PRUSH…..

Gjysëm për gjysëm, ëndërr për ëndërr, lëkurë për lëkurë, në të vetmen pikturë, në dashuri, me dëshirë, digjemi flake e prush...

HËNA E PARË Hënë e pafuqishme e zbehtë, e vetmuar, nga kodra në det zbret e trishtuar. Qiell i pafuqishëm ta mbajë atë në duar, nëse bie në det ka për t'u thërrmuar. Shkëmb i plotfuqishëm në breg rri menduar, hënës serenatë është duke i kënduar.

THUAJSE AGOI Ngadalë po shkon nata, thuajse agoi, thuajse shkoi hëna, thuajse po vjen drita, turpshëm mbi qepalla, më zbret gjumi i parë, por, gjelat s'kënduan, ndaj lag sytë me duar, thuajse në agim, thuajse jam zgjuar.


JAM GRUA DIMRI Jam grua dimri e lindur në dhjetor, vishem me agrume portokaj e limonë. Në këmbë për këpucë jeshile gjethegjerat, në trup për mbulesë erërat e çmendura. Jam grua dimri me flokë të bardhë borë, sytë si ulliri që piqet në dhjetor. Prej diellit të mbuluar me dantella të bardha, marr të paktat rreze jap mijra buzëqeshje. Jam grua dimri e lindur në dhjetor, vishem me agrume portokaj e limonë.

Poezi  

poezi shqip

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you