Page 1

SPITALI I SPECIALIZUAR FILIP Tel. +389 2 3091 – 484

VTORI

www. cardiosurgery.com.mk

____ __ ______ ______ ___________ __ _______ __ ______ ______ ___________ __ USHQEHUNI SHËNDETSHËM SIPAS REKOMANDIMEVE TË SPITALIT TË SPECIALIZUAR “FILIP

VTORI”

1


2


SEZONALE DHE TË FRESKËTA, TË PËRGATITURA MIRË: Gjithmonë blini produkte të freskëta që ua ofron rajoni. Shmangni produktet që përpunohen në mënyrë plotësuese industrialisht, si për shembull: djathë të shkrirë, pashteta dhe produkte të ëmbla. Produktet mos i zieni gjatë dhe në temperaturë të lartë. Zieni ato me pak ujë dhe me pak yndyrë – në këtë mënyrë ushqimi e mban shijen e freskët, i ruan vitaminat dhe materiet tjera ushqyese. Patatet, piroshkat, bifteku, etj. përgatitur nga tiganisje në vaj të nxehtë në një sasi të madhe, mund të jenë një përjashtim vetëm për raste të jashtëzakonshme. Përdorni pak kripë dhe shumë erëza të freskëta.

LËNGJET: Organizmi i transmeton porositë nëpër organe përmes gjakut dhe lëngjeve të tjera. Një organizmi të shëndoshë i nevojitet shumë ujë: më së paku 1,5 litra ujë në ditë! Pini ujë ose çaje me pak sheqer apo pa sheqer. Shmangni të pini gjithçka që është e ngjyrosur, e sidomos lëngjet e pemëve dhe ato të gazuara (koka-kola, fanta e të ngjashme), ngase përmbajnë shumë sheqer dhe asgjë tjetër, prandaj këto më shumë pihen për shkak të shijes, se sa për shkak të etjes!

PRODUKTET QË PËRMBAJNË KOFEIN: Çaji i zi apo i gjelbër nuk numërohen në lëngje, por e mbrojnë zemrën. Në ditë janë të lejuar tre filxhane me lëngje që përmbajnë kofein – para së gjithash çaji i gjelbër, por edhe çaji i zi janë më të mirë se kafeja.

3


BAZA: Siç na tregon tregu: perimet dhe frutat e vendit tonë, në të gjitha ngjyrat, në të gjitha format presin të kthehen në një sallatë të shijshme, në ushqime të konservuara ose të ziera. Sallatë shopska, supë, turli-tavë apo rrush për ëmbëlsirë. Trupi ynë funksionon më së miri vetëm me ndihmën e të gjitha vitaminave, mineraleve, fibrave dietike dhe substancave të veçanta mbrojtëse bimore. Hani pesë porcione me fruta dhe perime në ditë. Një porcion do të thotë një dorë e plotë, d.m.th një mollë, një domate, kastravec 10 cm, një tas të vogël sallatë ose një garuzhdë turli-tavë. Ato forcojnë organizmin, sistemin e imunitetit dhe i mbrojnë qelizat. Por ato gjithashtu mbrojnë lëkurën tonë nga plakja. Përdorni shumë qepë, hudhra, sallata të freskëta dhe erëza aromatike.

AJO QË NA NGOP Buka dhe hajet nga mielli, patatet, por gjithashtu edhe bizelja, fasulja, bishtaja, thjerrëzat, na ngopin dhe na bëjnë të lumtur. Në ditë duhet të futen 3 deri 5 porcione. Për ata që lëvizin shumë, si për shembull, sportistët, nevojiten 5 porcione, ndërkaq për njerëzit të cilët lëvizin mesatarisht, nevojiten 3 porcione. Një porcion do të thotë një dorë e plotë, për shembull, një copë bukë dhe një patate, një dorë e plotë oriz apo brumëra (makarona etj.). Produktet integrale janë më të mira, kanë një shije të ndryshme, dhe ngadalë mësohuni me to. Fasulja, bishtajat, bizelja, thjerrëzat apo bamjet mund ta zëvendësojnë bukën integrale, kurse fibrat e tyre dietike mbrojnë zemrën: hani tavë-fasule, turli-tavë, fasule, bishtaja ose haje nga thjerrëzat të paktën 3 herë në javë.

4


N D Ë R R I M I I V A J I T VAJRAT E MIRA DHE TË KËQIJA: Vaji i shëndetshëm duhet të jetë i shtrydhur i ftohtë dhe i freskët. Vaji i shtrydhur i ftohtë prodhohet në atë mënyrë që farat (për shembull të lulediellit apo lirit) nuk nxehen por presohen, filtrohen dhe vaji i fituar mbushet nëpër shishe. Në këtë mënyrë, vaji i ruan acidet e shëndetshme yndyrore, vitaminën E, i cili mbron qelizat dhe para së gjithash substancat bioaktive bimore. Këto vajra njihen sipas shenjës “e shtrydhur e ftohtë” dhe sipas shijes së aromës së fuqishme. Vajrat e shtrydhura të ftohta shfrytëzohen të ftohta në sallata apo mund të nxehen për një kohë të shkurtë apo me to të përgatisim ushqime të shëndetshme . Shumë prej vajrave në Maqedoni janë të rafinuara para se të presohen, farat imtësohen dhe nxehen në temperatura të larta, dhe në këtë mënyrë prej farave fitohet sasi më e madhe e vajit dhe vaji është më lirë. Me përdorimin e materieve kimike, vaji zbardhet , pastaj pason procesi i tharjes dhe pastaj i nënshtrohet procedurave tjera plotësuese të cilat e vazhdojnë afatin e vajit dhe pasurohet me ngjyra artificiale, aromë dhe vitamine. Vaji i rafinuar teknikisht lehtë përpunohet gjatë prodhimit të ëmbëlsirave, të prodhimeve që përmbajnë yndyra, si për shembull, biskotat, ëmbëlsirat si edhe kremviçet dhe byreku . Në vajrat e rafinuar janë të zhdukura aroma dhe ngjyra, vitaminat dhe materiet mbrojtëse, ndërsa janë të formuara materie të cilat janë të rrezikshme për enët e gjakut . Në ditë futni 2-3 lugë të supës vaj të shtrydhur dhe të ftohtë dhe një grusht arra, bajame, farë liri, ullinj dhe prodhime tjera të ngjashme! Këto prodhime, si edhe peshku, përmbajnë shumë yndyra të shëndetshme, të cilat me çdo kusht i nevojiten organizmit, por edhe njëkohësisht e mbrojnë zemrën. Shumë pak duhet të konsumohen yndyrat e mishit, kremviçet, djathërat dhe prodhimet e qumështit. Të dëmshme janë yndyrat e fshehura në keksa, torta ,ëmbëlsira, lyerjet e shpejta, ushqimi i shpejtë (Fast-Food), supat e gatshme, salca, kremviçet dhe pashtetat .Materie të dëmshme formohen posaçërisht gjatë fërgimit në sasi të madhe të vajit të nxehtë – shmangni prodhimet e tilla!

5


QUMËSHTI DHE PRODHIMET E QUMËSHTIT: Një gotë qumësht dhe një gotë jogurt dhe një copë kaçkavall , e kjo është 60 g djathë, janë të mjaftueshme për plotësimin e nevojave për kalcium. Prodhimet e qumështit japin më shumë energji. Nëse doni ta mbani peshën tuaj, nuk duhet të hani më shumë sasi se kjo.

MISH APO SALLAM: Trupit i duhet shumë pak mish dhe sallam, dhe jo për çdo ditë. Për këtë është e nevojshme 300-600 gr. mish apo sallam në javë. Kjo do të thotë 40-80 gr. në ditë apo një copë të madhe sa shuplaka e dorës. Në vend se në ditë ditën të hahet një porcion i vogël, 3 herë në javë mund të hahet një porcion mesatar. Mishi dhe sallami janë shumë të shijshëm, por përmbajnë edhe shumë kalori .Më i mirë është mishi i pulës, i viçit apo i qengjit si ushqime të konservuara, se sa mishrat në hell apo mish derri i grirë .Në sallamet dhe pashtetat shpesh vihen materie të dëmshme, përforcues të shijes, aroma artificiale dhe materie tjera plotësuese. Më mirë zgjidhni proshutë, se sa sallam apo pashtetë.

PRODHIME PLOTËSUESE: Organizmi ka nevojë për çokollatë, ëmbëlsira, keksa, akullore dhe prodhime tjera të ëmbla, byrek dhe parori të tjera të cilat përmbajnë shumë yndyrë, gjevrekë dhe parori të tjera prej miellit të bardhë, haje të përgatitura me fërgim në sasi të madhe të vajit të nxehtë, por në të njëjtën edhe për alkool. Hani këto sende vetëm në disa raste, kur doni të kënaqeni apo kur festoni diçka. Një gotë verë e kuqe është mirë për zemrën por gjatë kohës së hajes. Sa më pak të konsumoni sende plotësuese aq më mirë është.

6


7


SPITALI I SPECIALIZUAR FILIP

VTORI

Tel: +389 2 3091- 484; www.cardiosurgery.com.mk

8

Ushqehuni shëndetshëm sipas rekomandimeve të spitalit të  

Ushqehuni shëndetshëm sipas rekomandimeve të spitalit të

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you