Issuu on Google+

IPSH

Spitali i specializuar për sëmundjet kirurgjike

“FILIP VTORI” Tel. 02 / 3091 – 484; www.cardiosurgery.com.mk

USHTRIMET SHTËPIAKE PËR 8 JAVËT E PARA PAS NDËRRIMIT TOTAL TË NYJËS SË GJURIT USHTRIMET KRYHEN NË POZITË ULUR APO SHTRIRË 1. Ushtrime për nxehje A. Shtrëngoni dhe mbani muskulin në anën e përparme të kofshës aq sa mundeni më fort 1) tërhiqni gishtin e madh të këmbës 2) shtyni gjurin kah baza 3) mundohuni ta shtyni përpjetë përmbi thembrën. B. Tërhiqni 10 sekonda duke u përpjekur që çdo sekondë ta tërhiqni akoma më tepër C. Relaksohuni 5 sekonda Ç. Bëni 2 seri me nga 10 përsëritje me pushim 60 sekonda ndërmjet serive 2. Shtrirja (ekstensioni) i gjurit duke ngritur këmbën А. Vendosuni sikur në ushtrimin paraprak por me një rrotull të letrës së tualetit nën thembër B. Shtypni gjurin teposhtë nga baza C. Mbyllni nyjën e gjurit në pozitë të shtrirë Ç. Ngrini këmbën D. Lëshoni këmbën në letrën e rrotullës DH. Bëni 2 seri me nga 10 përsëritje 3. Ushtrime për tonusin e muskujve А. Shtrëngoni muskulin e kofshës B. Mbani 2 sekonda C. Me muskul të shtrënguar ngrini këmbën dhjetëra cm nga baza Ç. Mbani në këtë pozitë gjatë 2 sekondave D. Duke shtrënguar akoma muskulin lëshoni këmbën në dysheme DH. Mbani muskulin të shtrënguar edhe 2 sekonda me këmbë të lëshuar E. Relaksohuni 5 sekonda Ë. Bëni 2 seri me nga 10 përsëritje 4. Ushtrimet statike А. Vendosni një send të fortë oval apo një rrotull të letrës së tualetit nën gju për ta mbajtur lartësinë dhjetëra cm mbi bazë B. Ana e prapme e gjurit vazhdimisht le të jetë në kontakt me sendin nën gju C. Ngrini thembrën nga baza aq sa mundeni më tepër Ç. Drejtoni gjurin dhe shtrëngoni muskulin e kofshës aq sa mundeni më fortë D. Mbani 5 sekonda DH. Relaksohuni 5 sekonda Е. Bëni 2 seri me nga 10 përsëritje


5. Ngritja e këmbës së shtrirë А. Shtrëngoni muskulin nga ana e përparme e kofshës aq sa mundeni më fortë dhe mbani ashtu B. Ngrini tërë këmbën duke e mbajtur gjurin të shtrirë aq sa mundet më fortë. Mbani 5 sekonda C. Lëshoni këmbën dhe pushoni 2 sekonda Ç. Bëni 2 seri me nga 10 përsëritje me pushim 60 sekonda në mes serive 6. Rrëshqitja e thembrës A. Shtrihuni në shpinë me këmbë të shtrira dhe me kurriz të drejtuar B. Rrëshqitni thembrën përpjetë duke afruar gjurin nga gjoksi C. Pastaj rrëshqitni thembrën sërish teposhtë Ç. Bëni 2 seri me nga 5 përsëritje 7. Ushtrime për muskujt e pjesës së pasme të kofshës (Hamstrinzi) A. Lakoni gjurin deri në lartësinë 15 cm nga baza B. Shtrëngoni muskujt e anës së prapme të kofshës duke i shtypur teposhtë dhe prapa me thembër (thembra duhet të mbetet në pozitë fikse) C. Tërhiqni 5-10 sekonda duke u përpjekur që çdo sekondë ta tërhiqni akoma më fortë Ç. Relaksohuni 5 sekonda D. Bëni 2 seri me nga 5 përsëritje me pushim 60 sekonda në mes serive 8. Lakimi dhe shtrirja (fleksioni dhe ekstensioni) А. Qëndroni ulur në diçka mjaft të lartë në mënyrë që shputat të mos e prekin dyshemenë B. Lakoni gjurin prapa sa më shumë që mundeni C. Shtrini gjurin përpara sa më shumë që mundeni dhe mbani ashtu Ç. Relaksohuni D. Bëni 3 seri me nga 10 përsëritje 9. Lakimi (fleksion) i gjurit me ndihmë A. Uluni sikur në ushtrimin paraprak B. Vendosni nyjën e gjurit të këmbës së pasme të këmbës së shëndoshë mbi atë të këmbës së operuar C. Butë shtyni nyjat e gjunjëve të këmbëve të pasme prapa duke i lakuar gjunjët Ç. Mbani ashtu dhe pastaj lëshoni D. Bëni 2 seri me nga 5 përsëritje 10. Lakim (fleksion) i gjurit me ndihmë А. Shtrihuni në bark dhe lakoni gjurin e operuar përpjetë B. Përdorni këmbën e shëndoshë për ta lakuar këmbën e operuar akoma më tepër C. Mbani ashtu 10 sekonda Ç. Bëni 2 seri me nga 5 përsëritje


Ushtrimer shtëpiake për 8 javët e para pas ndërrimit total të nyjës së gjurit