Page 1

Gjilani hyn në një epokë të re ekologjike Te nderuar bashkëqytetarë Është përcaktim i komunës tonë dhe përcaktim i imi peresonal që qytetin e Gjilanit ta zhvillojmë në të gjitha aspektet e kjo do të thotë ta bëjmë njërin nga qytetet më të pastërta dhe më të bukura të Kosovës. Fillimi është mjaftë premtues. Me investimet që janë bërë në restaurimin dhe zgjërimin e zonave të gjelbërta në qytet, me mirëmbajtjen profesionale dhe të përherëshme të tyre dhe me trajtimin e mirë të mbeturinave dhe pastrimin e qytetit komuna jonë më 5 Maj 2010 është ranguar e para në Kosovë dhe është shpërblyer nga USAID-i amerikan me dy grante me nga 45000$ pra, gjithsej 90000$ të cilat do të investohen po në këtë fushë. Ne po vazhdojmë dhe për këtë qëllim kemi angazhuar të gjithë sektorët e komunës për të përgatitur një strategji moderne ekologjike. Pjesa kryesore e kësaj strategjie do të jetë ajo e trajtimit te mbeturinave. Për këtë arsye kemi përgatitur nje koncept për trajtimin e mbeturinave në bashkëpunim me Moser-Group nga Austria dhe KRM Higjiena nga Gjilani. Do të fillojmë me testim nga 1 Qershori 2010 me lagjen Dardania me rreth 2000 amvisëri e biznese të vogla në këtë lagje. Esenca e këtij sistemi të ri është grumbullimi modern i mbeturinave në hedhurinarë (kontejner) për cdo amvisëri, të cilët mundësojnë grumbullim higjienik dhe efikas, duke mos shkaktuar ngritjen e kostos për qytetarët. Ndërsa, që nga viti i ardhshëm është planifikuar që në mënyrë sistematike të fillohet me grumbullim të mbeturinave të ndara, me shitjen e komponenteve të mbeturinës dhe me trajtim përmes formave të riperpunimit (riciklimit) të saj. Prandaj, i respektuar qytetar, amvisëria juaj është zgjedhur si njera nga 2000 te tjerat, ku do të bëhet testimi i sistemit te ri të punës. Në cilësinë e kryetarit të komunës ju thërras që me interesim dhe perkushtim ti qasemi këtij projekti i cili plotesisht është në dobi të familjeve tona. Detalet e hollësishme mund ti nxirrni nga kjo fletëpalosje e përgatitur për ju. Dhe në fund, unë jam më se i sigurtë, që nëse përkushtohemi sikur edhe deri tashti në humanizimin e ambientit dhe ruajtjen e tij, ne do t’i mundesojmë qytetit tonë dhe brezave tanë të ardhshëm jetë në ambient të pastër dhe ekologjik e që është edhe njëri nga standardet për integrim me shoqëritë e regjionit dhe Evropës. Unë, kryetari i juaj nuk kam asnjë dyshim se ju do ta mbështesni plotësisht këtë projekt dhe bashkë do t’ia dalim me të gjitha sfidat.

NjË INICIATIVË E KOMUNËS SË GJILANIT NË BASHKËPUNIM ME ECOVISION DHE HIGJIENËN.

TEL: 0280 324 40 MOBIL: 045 43 57 55 FAX: 0280 323 40 E-MAIL: ecovision@moser-group.com

Rr. Adem Jashari Nr. 111 Gjilan 60000 Republika e Kosoves

LOJË MADHESHTORE FITIMI I FON PËR TË FITUAR

Me shumë respekt, I juaji Qemajl Mustafa

GJILANI NUMËR NJË


Hej vocërrak futu brenda- këtu nuk do të lagesh dhe nuk do të kuterbosh!

PRA, KËSHTU JO!

DOBITË: Mbeturinat përqëndrohen të kompaktuara në një hedhurinar! Kundërmimi i erës reduktohet në minimum!

PA!

mallkuar!

X X MBETURINAT PERKASIN NË HEDHURINAR!

Thasët e dëmtuar nuk shkaktojnë dëme mjedisit tonë! Dëmtuesve kryesisht u pamundësohet qasja! Qyteti merr pamje të rregulluar dhe të pastër!

GJILANI –NUMËR NJË NE JEMI KRENAR ME QYTETIN TONË!

LOJË MADHESHTORE FITIMI I FON PËR TË FITUAR

Ju do të pranoni nga ne hedhurinarin e juaj personal. Ju lutemi futni mbeturinat e grumbulluara në hedhurinar dhe mbyllne kapakun. Mbeturinat nuk kundermojnë më dhe janë të mbrojtura nga të reshurat, rrjedhja dhe parazitët.

KËSHTU DO TË DUHEJ! HEDH MBETURINAT -

Për pjesemarrje në garë duhet të plotësoni këtë fjali: JU LUTEMI PLOTËSONI ME SHKRONJA SHTYPI

GJILANI - N Emri dhe Mbiemri

MBYLL KAPAKUN! Rruga / numri i shtëpisë

Kodi Postal / Vendi

Zbrazjet do të bëhen si zakonisht për lagjen e juaj të parashikuar ne kalendarin e bashkangjitur. Terminet sakta të bartjes mund t’i nxjerrni nga kalenderi i bashkangjitur për transpotim ose nga interneti:

www.mbeturinategjilanit.com.

KRYQËZONI TË PARAPARËN

Kushtëzimet për pjesëmarrje i kam lexuar dhe pranuar.

Shkëputeni pjesën e plotësuar për lojë dhe dorëzone në vend të caktuar: Rr. Adem Jashari Nr. 111; Gjilan 60000; Kosovë Afati për pranim është 18. Qershor. 2010 KUSHTEËZIMET PËR PJESËMARRJE: Të drejtë pjesëmarrje në lojë kan të gjithë përsonat me moshë mbi 14 vjetë. Ai/ajo fitues/e do të njohtohet me shkrim. Letërkembimi apo zëvendësimi cash nuk është e mundur. Juridiksioni është i përjashtuar.

Ecovision Faltflyer  

Einfüurung der Müllabfuhr mittels Abfalltonnen im Kosovo

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you