Issuu on Google+

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

REPUBLIKA E SHQIPERISE BASHKIA CERRIK

RREGULLORE E BASHKISE CERRIK “PER ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN, DETYRAT , KOMPETENCAT E ADMINISTRATES DHE MENAXHIMIN E AKTIVEVE ”

Andresa :Bashkia Cerrik Lagjia nr.2 Cerrik: e-mail bashkiacerrik@yahoo.com Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 1


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I BASHKISË CERRIK V E N D I M Nr.____, date ___.____.2012 “PER MIRATIMIN E RREGULLORES SE ORGANIZIMIT,FUNKSIONIMIT, DETYRAVE DHE KOMPETENCAVE TE ADMINISTRATES SE BASHKISE CERRIK” Keshilli i Bashkise ne mbledhjen e dates _____._____._______, pasi mori ne shqyrtim kerkesen e bere nga Kryetari i Bashkise, ne mbeshtetje te 1. Ligjit Nr.8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”; 2. Ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” 3. Ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, me ndryshime 4. Ligjit Nr.9131, datë 8.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” 5. Ligjit Nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat” 6. Ligjit Nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” 7. Ligjit Nr.8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,me ndryshime; 8. Ligjit Nr.8405, date 17.9.1998 “Për urbanistikën”, me ndryshime 9. Ligjit Nr.7674, datë 23.2.1993 “Për shërbimin dhe inspektoriatin veterinarise 10. Ligjit Nr. 8224, datë 15.05.1997 “Për policinë bashkiake”, me ndryshime; 11. Ligjit Nr.8756, datë 26.3.2001”Për emergjencat civile”; 12. Ligjit Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” 13. VKM Nr.231, datë 11.5.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës” 14. VKM Nr.360, datë 14.7.2000 “Për lirimin nga shërbimi civil” 15. VKM Nr.306, datë 13.06.2000 “Për disiplinën në shërbimin civil” 16. VKM Nr.511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe pushimit në institucionet shtetërore” 17. VKM Nr.390, datë 6.08.1993 “Për rregullat e prodhimit, administrimit,kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare” V E N D O S I: 1. Të miratojë Rregulloren e organizimit, funksionimit, detyrave dhe kompetencave të administratës së Bashkisë CERRIK. 2. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisë Cerrik. 3. Ky Vendim hyn në fuqi sipas ligjit Nr.8652, datë 31.07.2000, neni 33, pika 6. PER KESHILLIN BASHKIAK ____________________ KRYETAR Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 2


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

A-OBJEKTI I RREGULLORES Objekti i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i rregullave dhe detyrave të hollësishme të organizimit, funksionimit dhe marrëdhënieve ndërmjet niveleve të ndryshme të Bashkise Cerrik

B-REFERENCA LIGJORE Kjo rregullore hartohet, bazuar në: 1. Ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”; 2. Ligjin Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” 3. Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”,me ndryshime 4. Ligjin Nr.9131, datë 8.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” 5. Ligjin Nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat” 6. Ligjin Nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” 7. Ligjin Nr.8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,me ndryshime; 8. Ligjin Nr.8405, date 17.9.1998 “Për urbanistikën”, me ndryshime 9. Ligjin Nr.7674, datë 23.2.1993 “Për shërbimin dhe inspektoriatin veterinar“ 10. Ligjin Nr. 8224, datë 15.05.1997 “Për policine bashkiake”, me ndryshime; 11. Ligjin Nr.8756, datë 26.3.2001”Për emergjencat civile”; 12. Ligjin Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” 13. VKM Nr.231, datë 11.5.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës” 14. VKM Nr.360, datë 14.7.2000 “Për lirimin nga shërbimi civil” 15. VKM Nr.306, datë 13.06.2000 “Për disiplinën në shërbimin civil” 16. VKM Nr.511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe pushimit në institucionet shtetërore” 17. VKM Nr.390, datë 6.08.1993 “Për rregullat e prodhimit, administrimit,kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare” 18. Neni 3, pika 2 te Ligjit 10296, date 8.07.2010 "Per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin". C. FUSHA E ZBATIMIT Kjo rregullore i shtrin efektet e saj mbi të gjithë stafin e Bashkise Cerrk dhe njësitë vartëse. KREU I ORGANIZIMI I ADMINISTRATES SË BASHKISË Neni 1. Administrata e Bashkisë drejtohet nga Kryetari i Bashkisë, i ndihmuar nga dy Nënkryetarët e saj. Neni 2. Administrata e Bashkisë është e organizuar në, drejtori,sektorë dhe zyra. Poste të shërbimit civil sipas radhës hierarkike janë; Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori/Zyre, Inspektor ,Specialist.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 3


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 3. Drejtoritë janë njësi bazë të Strukturës Organizative të Bashkisë Cerrik dhe përgjigjen për një ose disa elementë të një fushe të caktuar. Neni 4. Sektorët përgjigjen për aspekte të veçuara të këtyre elementëve dhe këta të fundit ndahen në zyra kur ajo është e mundur. Neni 5. Struktura organizative, emërtimet dhe numri i personelit të tyre përcaktohen nga Kryetari i Bashkise dhe miratohen nga Këshilli Bashkiak. Neni 6. Drejtori i Drejtorisë a. Mbështetur në këtë rregullore, harton përshkrimin e punës për çdo sektor,zyrë e vend pune. b. Në zbatim të detyrave që rrjedhin nga programet vjetore dhe periodike të miratuara në shkallë institucioni (Bashkia), parashikon në planet mujore të punës të gjitha detyrat që i dalin drejtorisë sipas fushave përkatëse, ndjek sistematikisht plotësimin e tyre dhe çdo muaj bën analizën në nivel drejtorie. c. Plani mujor i punës përgatitet nga drejtorët e Drejtorive, përgjegjësit e Seksioneve, në 4(katër) kopje, nënshkruar prej tyre. d. Plani mujor i punës, sipas pikës të mësipërm, hartohet për muajin pasardhës dhe dorëzohet për diskutim dhe miratim , sipasvartësisë përkatëse deri në datën 28 të muajit aktual. e. Nga data 28 – 30 e muajit, planet mujore të punës i paraqiten për miratim Kryetarit të Bashkisë nga N/Kryetarët e Bashkisë dhe Drejtoret. f. Plani mujor i punës duhet të përmbajë objektiva konkrete, me parametra të matshëm, shoqëruar me afate të caktuara dhe personat përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e tyre. g. Deri në datën 5 (pesë) të çdo muaji, drejtorët e Drejtorive, përgjegjësit e Sektoreve, përgatisin në 4 (katër) kopje, nënshkruar prej tyre, informacion mbi realizimin e objektivave të planit të punës të muajit paraardhës sipas objektivave të paracaktuara në të dhe diskutojnë mbi to me N/Kryetarët e Bashkisë, apo Kryetarin, në mbledhje të veçanta të thirrura prej tyre. h. Drejtori i drejtorisë bën shpërndarjen e korespondencës që i adresohet drejtorisë dhe ndjek e kontrollon punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve, zyrave e punonjësit e vecantë, për përcaktimin e dhënien e zgjidhjeve ligjore,në afatet e caktuara. i. Kontrollon dhe firmos gjithë korespondencën që përgatisin punonjësit e drejtorisë. j. Harton projekt-akte ligjore dhe nënligjore për veprimtarinë që mbulon drejtoria, i paraqet dhe bën mbrojtjen e tyre gjatë diskutimit deri në miratim në Këshillin e Bashkisë dhe strukturat e tij (Komisionet e Këshillit). k. Merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Bashkisë, duke qenë i gatshëm për të dhënë shpjegimet e nevojshme në lidhje me materialet e përfshira në rendin e ditës së seancës plenare të Këshillit, apo për probleme që lidhen me problematikën që mbulon drejtoria përkatëse. l. Drejtorët e Drejtorive, përgjegjësit e Sekktoreve, përgatisin edhe informacione të tjera, joperiodike, për probleme të caktuara apo me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë. m. Drejtorët e Drejtorive, përgjegjësit e Sekktoreve, komunikojnë mes tyre verbalisht për shkëmbim informacioni apo me shkrim përmes procedurave protokollare. n. Bën vlerësime periodike pune për punonjësit që ka në varësi

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 4


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 7. Përgjegjësi i Sektorit / Zyrës a. Përgjigjet para drejtorit përkatës për shkallën e plotësimit të detyrave të ngarkuara prej tij nga punonjësit që punojnë në sektor / zyrë. b. Merr masa organizative për plotësimin e detyrave nga çdo punonjës në veçanti dhe si sektor, brenda planifikimit të detyrave të drejtorisë. c. Evidenton probleme që dalin nga veprimtaria e përditshme si dhe shqetësimet e ndryshme që ngrihen me shkrim nga qytetarët, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe i propozon drejtorit rrugëzgjidhjet përkatëse. d. Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi,për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar. e. Kryen studime për fusha të ndryshme dhe organizon sistemin e informacionit për sektorin që mbulon. f. Organizon sistemin e administrimit të informacionit dhe të statistikave për veprimtarinë e sektorit. Neni 8. Specialisti a. Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij. b. Jep përgjigje ligjore dhe teknike për problemet që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda sektorit. c. Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim, maksimumi brenda 21 ditëve, kur nga eprori nuk është caktuar një afat tjetër. Përgatit materialin dhe pasi e siglon ia paraqet përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë. d. Specialisti mban përgjegjësi për cilësinë profesionale të materialeve të përgatitura. e. Si gjithë nëpunësit e tjerë, ka për detyrë të punojë në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetjake tekniko-profesionale në funksion të plotësimit sa më të mire të detyrës së ngarkuar por edhe të karierës në shërbimin civil. KREU II FUNKSIONIMI I ADMINISTRATES SE BASHKISE

Neni 9. Bashkëpunimi ndërmjet strukturave të administratës së Bashkisë a. Për realizimin e shpejtë, të saktë dhe me kompetencë të funksioneve tëBashkisë, të gjitha strukturat e administratës së Bashkisë bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën. b. Ky bashkëpunim realizohet nëpërmjet shqyrtimit dhe diskutimit të problemeve të ndryshme në Grupin e Menaxhimit Strategjik ,Këshillin Administrativ (Bordit te Drejtorëve), si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të dy a më shumë strukturave të veçanta në zgjidhjen e problemeve, në varësi nga natyra e tyre. c. Grupi i Menaxhimit Strategjik dhe Këshilli Administrativ mblidhet nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë sa herë vlerësohet prej tij dhe shqyrton e diskuton të gjitha problemet e ndryshme të administratës për realizimin e funksioneve të Bashkisë. d. Për probleme të ndryshme që kërkojnë pjesëmarrjen e disa Drejtorive apo sektorëve sipas fushave perkatëse, në varësi të specifikave të tyre, çdo Drejtor, përgjegjës sektori apo specialist i Bashkisë është i detyruar të bashkëpunojë për zgjidhjen e tyre.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 5


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

e. Konfliktet e krijuara në lidhje me kompetencat dhe detyrat e çdo Drejtorie, sektori, zyre apo specialisti i relatohen Kryetarit të Bashkisë, i cili vendos në lidhje me to. f. Të gjitha aktet, si vendime apo urdhëra, para se të firmosen nga Kryetari i Bashkisë, duhet të firmosen nga hartuesi i tyre dhe të vlerësohen për bazueshmërinë ligjore nga Drejtoria Juridike. g. Korespondenca e çdo Drejtorie me institucionet e tjera, para se t’i paraqiten për firmë titullarit, firmosen nga hartuesi i tyre dhe Drejtori përkatës.

Neni 9/1. Marrja e angazhimit dhe kryerja e shpenzimeve publike 1. Kërkesa për shpenzim paraqitet nga drejtuesi funksional i aktivitetit të çdo niveli të njësisë , përgjegjës për realizimin e objektivave të planifikuara në kuadrin e programit respektiv buxhetor. Kërkuesi i shpenzimit nuk mund të kërkojë kryerje të shpenzimeve jashtë fondeve të miratuara në proçesin e planifikimit të buxhetit të njësisë sipas programeve buxhetore ku bën pjesë. 2. Kërkesa për shpenzim i drejtohet nëpunësit autorizues dhe për dijeni nëpunësit zbatues. 3. Nëpunësi zbatues bën krahasimin me nivelin e planifikuar të shpenzimeve për aktivitetin/nënprogramin/programin buxhetor respektiv, kryen gjithashtu kontrollin e përputhshmërisë ligjore dhe paraqet opinionin pranë nëpunësit autorizues. Opinioni mund të paraqitet me shkrim veçmas nga kërkesa për shpenzim, ose mund të nëshkruhet direkt nga nëpunësi zbatues në rast se është konform rregullave. Në rastin e marrjes së angazhimeve që shoqerohen me nëshkrim kontrate për blerje dhe shërbime, nëpunësi zbatues proçedon me dhënien e opinionit pas kontrollit të njoftimit përfundimtar zyrtar për shpalljen e fituesit dhe shpalljen në buletinin e prokurimeve publike. 4. Nëpunësi autorizues i Bashkise, merr përsipër detyrimin* për të gjitha llojet e shpenzimeve, nënshkruan kontratën dhe/ose urdhërin e prokurimit për blerjet dhe shërbimet me vlera të vogla * 5. Nëpunësi zbatues i njësisë respektive regjistron kontratën ose urdhrin e prokurimit për blerjet e vogla, sipas rastit, në kontabilitetin e menaxhimit, përpilon dokumentin e afateve të pagesave, dhe paraqet dokumentacionin si më sipër ,me njoftimin përfundimtar zyrtar për shpalljen e fituesit, në strukturën përgjegjëse për thesarin në degë brenda tre ditëve pune nga nënshkrimi i tyre. *Neni 43 i Ligjit 9936 dhe Neni 22 i Ligjit 10296 * Procedurat e prokurimit parashikohen me dispozita ligjore dhe nënligjore të vecanta

Neni 10. Marrëdhëniet me Këshillin Bashkiak a. Të gjithë nëpunësit, sipas hierarkisë, janë të detyruar të informojnë Këshilltarët, nëse u kërkohet, për të gjitha problemet e juridiksionit të Bashkisë, duke u vënë në dispozicion çdo lloj dokumenti për njohjen e këtyre problemeve. b. Për realizimin e funksioneve të Bashkisë, që janë kompetencë e Këshillit, çdo drejtori, sipas fushave përkatëse, përgatit materialin, të cilin, pasi e vlerëson për bazueshmërinë ligjore Drejtoria Juridike, ia paraqet për miratim Kryetarit të Bashkisë . c. Sekretari I keshillit mban marrëdhëniet dhe komunikimin zyrtar me Këshillin e Bashkisë për problemet që lidhin administratën e Bashkisë dhe Këshillin e Bashkisë. d. Materiali i miratuar nga Kryetari i Bashkisë, protokollohet nga sekretaria.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 6


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

e. Materiali përgatitet në 5 (pesë) kopje, nga të cilat 1 kopje arkivohet, 1 kopje i kalohet e protokolluar Sekretarit të Këshillit të Bashkisë, 1 kopje Kryetari të Bashkisë, 1 kopje Nënkryetarit të linjës dhe 1 kopje Drejtorisë që e ka përgatitur. f. Materiali përgatitet në formën e një projekt – vendimi dhe shoqërohet me relacionin shpjegues përkatës. Para paraqitjes në Këshill, relacioni firmoset nga nëpunësi që e ka përgatitur dhe drejtorët, sipas radhës hierarkike. g. Drejtori i drejtorisë që përgatit materialet relaton në lidhje me to në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, por mund të thërrasë për të marrë pjesë dhe për të dhënë shpjegime për materialin specialistët që e kanë përgatitur atë, nëse u kërkohet nga Këshilltarët. h. Çdo drejtor drejtorie, brenda tre ditëve nga miratimi në Këshill, duhet të zbardhë vendimin e Këshillit Bashkiak në lidhje me materialin që ka paraqitur për miratim.

Neni 11. Marrëdhëniet me institucionet e tjera a. Marrëdhëniet me institucionet e tjera mbahen nëpërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe titullarëve të tjerë të autorizuar prej tij. Korespondenca me institucionet e tjera të qeverisë qëndrore apo lokale realizohet si nga Kryetari ashtu dhenga persona te tjerë të autorizuar prej tij. b. Marrëdhëniet me mediat vizive dhe të shkruara mbahen nga personi I autorizuar nga kryetari I Bashkisë. c. Për çdo korespondencë me institucionet e tjera për probleme të caktuara,çdo drejtori përgatit praktikën përkatëse të sistemuar në skedar të veçantë, e cila në perfundim arkivohet në arkivë sipas rregullave te saj.

Neni 12. Marrëdhëniet me publikun 1. Marrëdhëniet me publikun të Bashkisë Cerrik realizohen nëpërmjet Strukturave te Bashkise dhe vete kryetarit. 2. Bashkia e Cerrik publikon të gjitha vendimet dhe aktet e tjera me interes të gjerë publik dhe i vë ato në dispozicion të publikut, pa pagesë. 3. Vendimet dhe aktet e tjera të miratuara nga Këshilli i Bashkisë, apo përgatitur nga administrata e Bashkisë, prezantohen në vende me akses të gjerë publik në qytet, në mediat vizive dhe të shkruara, si dhe në botimet periodike të realizuara nga Bashkia. 4. Bashkia e Cerrik, me kërkesë të personit të interesuar, i vë atij në dispozicion një kopje të plotë të dokumentit zyrtar, për të cilin personi i interesuar kërkon të informohet. a. Informacioni mund të kerkohet nga qytetarët me gojë, me shkrim, me telefon apo me e-mail, në çdo moment të orarit zyrtar të administratës së bashkisë. b. Informacioni mund të jepet dhe në formën verbale, nëse një formë e tillë pranohet nga kërkuesi. c. Në çdo rast të tillë, kërkuesi jep me shkrim pëlqimin për formën e ofruar. d. Nëse informacioni i kërkuar për një dokument zyrtar kufizohet me ligj, Kryetari i Bashkisë, ose përfaqësuesi i tij, i lëshon kërkuesit një deklaratë me shkrim, në të cilën tregohen arsyet e mosdhënies së informacionit dhe rregullat, në bazë të të cilave ai mund ta kërkojë atë. Nëse kufizimi është për një pjesë të të dhënave të dokumentit zyrtar, pjesa tjetër nuk i refuzohet. 5. Drejtoritë dhe sektoret, hartojnë rregullat, procedurat dhe mënyrat se si mund të merren formularët e ndryshëm, shpjegime për qëllimin dhe përmbajtjen e tyre apo të dokumentave dhe vërtetimeve të nevojshme për plotësimin e formularëve. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 7


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

6. Rregullat, procedurat dhe mënyrat se si mund të merren formularët e ndryshëm, shpjegime për qëllimin dhe përmbajtjen e tyre apo të dokumentave dhe vërtetimeve të nevojshme për plotësimin e formularëve, hartuar sipas pikës a të këtij neni, miratohen nga Kryetari i Bashkisë dhe nënshkruhen prej tij. 7. Kërkesat e përcaktuara në pikën b të këtij neni, afishohen në vende të dukshme dhe të lexueshme lehtësisht nga publiku. 8. Në përputhje me rregullat e miratuara, drejtoritë dhe sektoret, bëjnë publike, në pritje të kërkesës nga publiku, dokumenta të tilla: a. Vendimet përkatëse për një çështje të caktuar si dhe urdhërat dhe udhëzimet në zbatim të tyre; b. Urdhërat dhe udhëzimet e brendshme që ndikojnë në marrëdhëniet e Bashkisë me publikun; c. Kopje të një dokumenti zyrtar, i cili i është dhënë më parë të paktën një personi,pavarësisht nga formati i tij dhe që është me interes për persona të tjerë. 9. Kryetari i Bashkisë, ose përfaqësuesi i tij, vendos për mospranimin e plotë ose të pjesshëm të kërkesës brenda 15 ditëve nga depozitimi i saj. Në rastin e mospranimit të kërkesës, përgjigjja negative, e plotë ose e pjesshme, jepet e arsyetuar, me shkrim nga Kryetari i Bashkisë. 10. Kryetari i Bashkisë, ose përfaqësuesi i tij, plotëson përgjigjen për kërkesën brenda 40 ditëve nga depozitimi i saj me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në Ligjin Nr.8503, datë 30.6.1996 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”, 11. Në rast se Kryetari i Bashkisë, ose përfaqësuesi i tij, e ka të pamundur plotësimin e kërkesës së personit brenda afatit të parashikuar në pikën b të këtij neni, për shkak të veçantisë së kërkesës ose nevojës për t’u këshilluar me një palë të tretë, atëherë ai njofton me shkrim palën e interesuar, jo më vonëse 7 ditë nga mbarimi i afatit të mëparshëm, për pamundësinë e realizimit të pjesshëm ose të plotë të kërkesës për informim, si dhe arsyet apo shkaqet që e kanë sjellë atë. 12. Për kryerjen e shërbimit të informimit për dokumentat zyrtare, nëse kjo kërkon shpenzime, vendosen tarifa, të cilat janë miratuar paraprakisht nga Këshilli i Bashkisë. Për shërbimet jostandarte përcaktohen tarifa rast pas rasti,të cilat i bëhen të njohura palës së interesuar në çastin e pranimit të kërkesës. 13. Kërkesat dhe ankesat me shkrim nga publiku drejtuar Bashkisë, paraqiten pranë Sekretarise. 14. Afati për dhënien e përgjigjes së kerkesave apo ankesave te qytetarëve është deri ne 40 ditë nga dita e paraqitjes së saj sipas ligjit, por, në praktikat e përditshme të Bashkisë është i përshpejtuar. 15. Pritja e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve bëhet dhe nga specialistët e Drejtorive, të cilët pasi dëgjojnë qytetarët,plotësojnë bashkërisht formularin përkatës dhe e përcjellin këtë kërkesë / ankesë në drejtoritë përkatëse, në varësi të specifikave të kërkesës apo ankesës. 16. Vizitorët do të lejohen të hyjnë nëpër zyra, vetëm pasi specialisti i pritjes të ketë komunikuar dhe të ketë marrë miratim nga Drejtori apo specialisti që pret vizitën. 17. Në cdo rast, vizitori paiset me një fletë-hyrje , ku shënohen zyra që e pret dhe kohëzgjatja e vizitës. Me përfundimin e pritjes,kjo fletë-hyrje i dorëzohet nëpunësit të pritjes.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 8


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 13. Disiplina formale dhe administrative 1. Orari i punës është 8.00 – 16.00, çdo ditë, nga e hëna deri të premten. 2. Nëpunësit mund të thirren në punë nga eprorët e tyre dhe jashtë kohës normale të punës kundrejt kompesimit me pushim në ditët pasardhëse , me urdhër të Kryetarit të Bashkisë. 3. Nëpunësit duhet të identifikohen për oraret e lëvizjes së tyre gjatë kohës së punës nëpërmjet përdorimit të regjistrit te lëvizjeve të personelit, i vendosur pranë sherbimit te Brendshem. 4. Pergjegjesi I Administrates përgatit informacione periodike mbi shfrytëzimin e kohës së punës nga punonjësit e Bashkisë dhe ia paraqet ato Kryetarit të Bashkisë. 5. Punonjësit paraqiten në punë me veshje të rregullt. Për periudhën 1 Tetor deri në 30 Prill, nëpunësit, veçanërisht ata që punojnë në zyrë, duhet të paraqiten me veshje zyrtare (kostum me ose pa kollare për burrat; kostum, me fund apo pantallona, për gratë); për periudhën 1 Maj deri në 30 Shtator, veshja mund të jetë më e lehtë, por duke ruajtur karakterin zyrtar. 6. Ndalohet pirja e duhanit nga punonjësit dhe persona të tjerë në ambientet e brendshme të Bashkisë, zyra dhe koridore, në të cilat vendoset dukshëm tabela me shkrimin “Ndalohet duhani”. 7. Punonjësit, gjatë kohës që janë në ambientet e Bashkisë, duhet të mbajnë të vendosur mbi veshjen e sipërme kartën e identifikimit të punonjësit të Bashkisë. 8. Nëpunësit duhet të respektojnë etikën në komunikimin me nëpunësit e një shkalle më të lartë hierarkike, duke iu drejtuar sipas titullit të pozicionit (jo në emër); po kështu, dhe me qytetarët. 9. Punonjësi del jashtë godinës së Bashkisë me lejen e eprorit direkt, kur detyra me të cilën është ngarkuar është shënuar në pasqyrën e detyrave të personelit në regjistrin e mbajtur për këtë qëllim në Drejtorinë përkatëse, duke lënë njëkohësishtshënim në regjistrin e lëvizjeve të personelit, vendosur pranë sherbimit te brendshem. 10. Çdo mungesë në detyrë bëhet me leje, veç rasteve shëndetsore, për të cilat 11. duhet të bëhet njoftimi telefonik në drejtorinë përkatëse, e cila njofton pergjegjesin e Administrates, shoqëruar me raport mjekësor. 12. Komunikimi ndërmjet nëpunësve, apo ndërmjet tyre dhe qytetarëve, bëhet vetëm nëpër zyra, duke shmangur qëndrimin apo bisedat nëpër koridore. 13. Çdo datë 28 të muajit, pergjegjesi I Administrates harton listë-prezencën e punonjësve dhe, pasi merr miratimin me shkrim nga Kryetari I Bashkisë, ia dërgon sektorit të llogarisë. 14. Në kryerjen e detyrave të tyre për përmbushjen e funksioneve të Bashkise,të gjithë nëpunësit janë të detyruar të zbatojnë aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Askujt nuk i lejohet shmangia nga detyrimet ligjore për shkak të padijenisë së ligjit. 15. Në marrëdhëniet me personat privatë, të gjithë nëpunësit udhëhiqen nga parimi i barazisë, në kuptimin që askush nuk duhet të privilegjohet apo diskriminohet për shkak të gjinisë, racës, fesë, etnisë, arsimit, bindjeve politike e fetare, gjendjes ekonomike e sociale, etj. 16. Të gjithë nëpunësit detyrohen të trajtojnë në mënyrë të ndershme dhe të paanshme të gjithë subjektet me të cilët hyjnë ne marrëdhënie për shkak të detyrave apo kompetencave të tyre. 17. Të gjithë drejtorët dhe shefat e sektorëve janë të detyruar të hartojne planet vjetore dhe mujore të punës.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 9


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

18. Planet vjetore dorëzohen brenda muajit Janar të çdo viti në Sekretarin e Kryetarit, ndërsa planet e punës për muajin pasardhës dorezohen brenda dates 28 të çdo muaji tek eprori direkt. 19. Të gjithë nëpunësit janë të detyruar të raportojne tek eprori direkt dhe këta të fundit tek Kryetari i Bashkisë apo titullarët e autorizuar prej tij, për realizimin e detyrave funksionale apo të ngarkuara.

Neni 14. Rregullat e etikës në administratë Në kryerjen e funksioneve, nëpunësi i administratës publike duhet të respektojë parimet si më poshtë: 1. Të kryejë detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 2. Të veprojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike e të mos pengojë zbatimin e politikave, të vendimeve ose veprimeve ligjore të autoriteteve të administratës publike; 3. Në kryerjen e detyrave duhet të jetë i ndershëm, i paanshëm, efikas, duke pasur parasysh vetëm interesin publik; 4. Të jetë isjellshëm në marrëdhënie me qytetarët që u shërben, dhe me eprorët,kolegët e vartësit e tij; 5. Nuk duhet të veprojë arbitrarisht në dëm të një personi ose organizate dhe duhet të tregojë respektin e duhur, për të drejtat dhe interesat personalë të të tretëve; 6. Të mos lejojë që interesat e tij private të bien ndesh me pozitën e tij publike,të shmangë konfliktet e interesave dhe të mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat; 7. Të sillet gjithnjë në mënyrë të tillë, që besimi i publikut në ndershmërinë,paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit publik të ruhet e të rritet; 8. Të ruajë konfidencialitetin e informacionit, që ka në zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr.8503, datë 30.6.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.

Neni 14/1. Ndalimi i veprimtarive të jashtme 1. Nëpunësi publik nuk duhet të angazhohet në një veprimtari të jashtme, që pengon kryerjen e detyrës së tij zyrtare ose që kërkon një angazhim, mendor a fizik të tij që e bën të vështirë kryerjen e detyrës, ose është vazhdim i kësaj detyre, që cenon, në çfarëdo mënyre, imazhin e nëpunësit të administratës KREU III KOMPETENCAT DHE DETYRAT E ADMINISTRATES SE BASHKISE

Neni 16. Kryetari i Bashkisë Në zbatim te ligjit Nr.8652, date 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 44, Kryetari i Bashkisë, nëpërmjet urdhërave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punën e administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë. Sipas nenit 19 te Ligjit Nr. 9936 date 26.06.2008, “Per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republiken e Shqiperise” dhe nenit 8 dhe 12 te Ligjit 10296, date 08/07/2010, “Per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” : kryetari eshte Nëpunës autorizues në Bashkin Cerrik . Bazuar ne Pika 4 dhe pika 23 e Nenit 4 te Ligjit 10296, date 8.07.2010 "Per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin:Nepunesit autorizues te Njesive te Qeverisjes Vendore ,jane nepunesit e nivelit me te larte te menaxhirnit ne njesite e qeverisjes vendore dhe te Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 10


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

fondeve speciale, pergjegjes per zbatimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit ne te gjitha strukturat, programet, aktivitetet dhe proceset qemenaxhohen prej tyre.

I.Detyrat e Kryetarit të Bashkisë: 1. Përgjigjet për vendosjen dhe përmbushjen e qëllimeve dhe të objektivave të njësise publike, nëpërmjet krijimit të një sistemi të përshtatshëm dhe efektiv të menaxhimit financiar dhe kontrollit ne perputhje me kerkesat e Ligjit “Per menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” (kreu i dyte dhe i trete). 2. Cakton nëpunësin Zbatues, sipas përcaktimeve te Ligjit 9936, date 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe percaktimeve te Ligjit “Per MFK”

II. Kompetencat e detajuara te Titullarit ne fushen e menaxhimit financiar dhe kontrollit Titullari i njësise publike në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit ka këto kompetenca kryesore, sipas nenit 8, Pg 8 i ligjit per MFK: 1. Hartimin e politikave, miratimin dhe monitorimin e objektivave të njësive publike që ai drejton, të planeve strategjike e vjetore, përfshirë strategjinë e menaxhimit të riskut dhe të plan-veprimeve për arritjen e objektivave; 2. Ngritjen e grupit të menaxhimit strategjik të njësisë publike, i cili perbehet nga menaxheret kryesore te njesise publike dhe kryesohet nga ai vete, Kreu i auditimit të brendshëm merr pjesë në mbledhjet e grupit për menaxhimin strategjik pa të drejtë vendimmarrjeje.. 3. Miratimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit; 4. Miratimin e një strukture të përshtatshme organizative dhe vendosjen e linjave të raportimit, që mundësojnë kryerjen efektive të përgjegjësive të tyre; 5. Miratimin e sistemit të rregullave specifike e të procedurave për ruajtjen, mbrojtjen e nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të njësisë publike, bazuar ne udhëzimet e nxjerra nga Ministri i Financave; 6. Rregullimin e funksionit të auditimit të brendshëm dhe garantimin e pavarësisë funksionale të tij; 7. Futjen e procedurave antikorrupsion, bazuar në legjislacionin në fuqi;

III. Kompetencat ne Procesin e Buxhetimit 1. Cakton nëpunësin Zbatues të njësisë qe mbulon. 2. Miraton Deklaraten e Politikave te Buxhetit Afatmesem dhe Vjetor te njesise publike 3. Drejton procesin e hartimit te dokumentit te buxhetit afatmesem dhe vjetor te njesise publike dhe e miraton ate. 4. Monitoron zbatimin e buxhetit referuar politikave, objektivave, produkteve dhe impaktit te tyre te miratuara prej tij gjate procesit te buxhetimit. 5. Merr pjese aktive ne vendimet strategjike te menaxhimit nepermjet kryesimit te mbledhjeve te Grupit te Menaxhimit Strategjik. 6. Monitoron sistemet e kontrollit te brendshem nepermjet Auditimit te Brendshem. 7. Realizon mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve të njësisë dhe ruajtjen e nivelit të tyre profesional Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 11


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

IV. Kompetencat ne fushen e buxhetimit 1. Udhëzon dhe informon nëpunësit zbatues të njësive shpenzuese të varësisë dhe garanton zbatimin e udhëzimeve të dhëna prej tij nga nëpunësit zbatues të njësive shpenzuese që ka në juridiksion. 2. Miraton rishpërndarjet brenda të njëjtit program dhe zërit të shpenzimeve korrente, ndërmjet njësive të ndryshme shpenzuese. 3. Paraqet pranë nëpunësit të parë autorizues kërkesë për fonde shtesë, për mbulimin e shpenzimeve të paparashikuara në kohën e përgatitjes së buxhetit dhe që nuk mund të shtyhen për vitin buxhetor pasardhës.

V. Kompetencat e NA gjate procesit te zbatimit te buxhetit 1. Pas miratimit të detajimit të fondeve buxhetore, të shpërndara për çdo njësi shpenzuese, merr angazhime dhe urdheron pagesat, brenda limiteve dhe afateve të 2. Mban të dhëna për angazhimet financiare dhe nuk lejon ndërmarrjen e angazhimeve të reja, përtej kufirit të fondeve buxhetore të shpërndara, ndryshe eshte pergjegjes per shlyerjen e detyrimit. 3. Jep/rikonfirmon Urdher me shkrim Nepunesit Zbatues, lidhur me menaxhimin operacional, te shoqeruar me argumentimin perkates (nese ka patur me pare nje kundershtim me shkrim ngaNZ lidhur me shkeljen e dispozitave për menaxhimin financiar). Ne kete rast NZ e paraqet Urdherin e kundershtimit ne Thesar se bashku me praktiken e shpenzimit. 4. NA ka te drejte te kerkoje inspektim financiar NPA per parregullsi sipas procedurave te ligjeve ne fuqi dhe te kryeje investigim te brendshem me kerkese te NZ.

VI. Kompetencat dhe detyrat te tjera te Kryetarit të Bashkisë: 1. Ushtron të gjitha kompetencat ligjore në kryerjen e funksioneve të Bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e Këshillit përkatës; 2. Zbaton aktet e Këshillit të Bashkisë; 3. Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për Këshillin Bashkiak në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga Këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë; 4. Raporton në Këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga Këshilli; 5. Raporton para Këshillit, sa herë kërkohet prej tij, për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e Bashkisë; 6. Eshtë anëtar i Këshillit të Qarkut; 7. Emëron dhe shkarkon nënkryetarët e Bashkisë; 8. Emëron dhe shkarkon drejtuesit e drejtorive dhe sektoreve në varësi. 9. Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jo drejtues të strukturave dhe njësive në varësi të Bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”; 10. Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar Bashkisë si person juridik; 11. Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 12


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

12. Kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në Këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesa të bashkësisë. 13. Urdhëron ngritjen e Komisioneve të Përhershëm dhe të Përkohshëm, të strukturave konsultative dhe të Bordit të drejtimit tëBashkisë.

Neni 17. Nënkryetari i Bashkisë Në strukturen e saj Bashkia e Cerrikut ka dy Nënkryetarë të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Bashkise në bazë të nenit 44 të ligjit Nr.8652 date 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore”. Detyrat e Nënkryetarit të Bashkisë: 1. Organizon dhe drejton punën sipas fushave në varësi të tij, bazuar në ndarjet e bëra nga Kryetari i Bashkisë, dhe përgjigjet para tij për mbarëvajtjen e tyre. 2. Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të Bashkisë dhe përfaqëson këtë institucion në të gjitha rastet kur me autorizim të Kryetarit të Bashkisë kjo e drejtë i delegohet. Në këto raste, Nënkryetari përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë për realizimin e funksioneve të deleguara.

Neni 18. Sekretarja e Kryetarit Detyrat e Sekretares se Kryetarit të Bashkisë 1. Sistemon e rregjistron të gjitha materialet që qarkullojnë në zyrë e Kryetarit të Bashkisë. 2. Evidenton dhe organizon realizimin e axhendës së përditshme të Kryetarit. 3. Organizon e siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për Kryetarin. 4. Siguron transmetimin korrekt të porosive që jep Kryetari Brenda aparatit të Bashkisë apo në marrëdhënie jashtë tij. 5. Nëpërmjet Sektorit të Protokoll-Arkivës pret dhe nis gjithë korrespondencën personale të Kryetarit. 6. Ka për mision sigurimin e komunikimit të nevojshëm të Kryetarit të Bashkisë me komunitetin dhe institucionet zyrtare shtetërore përmes koresposdencës dhe kërkesave e ankesave të qytetarëve. 7. Përgjigjet për ruajtjen dhe administrimin e dokumentave të institucionit bazuar në 8. legjislacionin në fuqi. 9. Merr masa për ruajtjen, administrimin e dokumentacionit në përgjithësi dhe të dokumentave të personelit në veçanti. 10. Administron kontratat e punës së personelit të Bashkisë dhe të institucioneve vartëse . 11. Ruan, sistemon dhe administron dosjet dhe librezat e punës së punonjësve që janë ose merren në punë në Bashkinë e Cerrikut, duke bërë inkuadrimin e tyre sipas rregjistrit themeltar. 12. Protokollon dokumentat që hyjnë dhe dalin nga Bashkia, si dhe dokumentat ndërmjet drejtorive të Bashkisë. 13. Kryen indeksimin e shkresave të ardhura, rregjistron korrespondencën zyrtare, shpërndan dhe përpunon ate. 14. Përgjigjet për rregullsinë e rregjistrimit të dokumentacionit në librat e protokollit. protokollon vendimet dhe urdhërat e Kryetarit të Bashkisë. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 13


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

15. Punon për gjetjen e shkresave dhe dokumentave që kërkohen nga drejtoritë e Bashkisë 16. Ndjek përdorimin korrekt të vulës dhe përgjigjet për sigurimin e saj në bazë të ligjeve.

Neni 19. Pergjegjesi I Personelit (Administrates) 1. Është në varësi direkte të Kryetarit te Bashkise 2. Ndjek dhe evidenton me shkrim zbatimin e orarit të punës, prezencën e personelit në drejtoritë dhe sektorët e Bashkisë si dhe në institucionet e vartësisë, me program të miratuar nga Kryetari i Bashkisë, dhe i propozon atij masa disiplinore për shkeljet e konstatuara. 3. Përgatit programe pune përtrajnimin dhe formimin profesional të nëpunësve të shërbimit civil. 4. Harton planin e lejeve të zakonshme për vitin pasardhës, ndjek dhe zbaton atë pas miratimit. 5. I jep Sektorit të Llogarisë të dhënat e nevojshme për pagat, klasat, vjetërsinë në punë, masën e shpërblimit për funksionin etj. 6. Përcakton kritere të veçanta për vlerësimin e rezultateve të punës në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kërkon çdo vit vlerësimin e rezultateve individuale të punonjësve nga drejtoritë e Bashkisë. 7. Çdo ditë merr evidencën ditore të paraqitjes në punë, të cilat ia paraqet Kryetarit te Bashkise në orën 8.30. 8. Ndjek në dinamikë pasurimin e dosjes së personelit, duke bërë në to ndryshimet përkatëse në bazë të urdhërave dhe vendimeve për lëvizje, dhënie stimujsh dhe masash disiplinore, mbarim shkolle dhe kurse, duke vendosur në pjesën përkatëse vlerësimet periodike të punës së nëpunësit.

Neni 20. Specialisti i Protokoll - Arkivës 1. Organizon punën për evidentimin, ruajtjen fizike, përpunimin dhe shfrytëzimin e dokumentave në bazë të ligjeve në fuqi. 2. Bën njehsimin e dokumentave me origjinalin, duke i sigluar ato në çdo faqe. 3. Kontrollon cilësinë e përpilimit të dosjeve. 4. Sistemon në arkivë fondin sipas strukturës dhe viteve përkatëse. 5. Nxjerr nga arkiva dokumentat e kërkuara nga institucionet, qytetarët ose drejtoritë e Bashkisë (vetem me kërkese zyrtare nga Drejtori) dhe kopjen e dokumentit të kërkuar, shoqëruar me dokumentin origjinal, ia paraqet për firmë Drejtorit tëdrejtorise perkatese për të bërë njehsimin me origjinalin. 6. Bën përpunimin e dosjeve dhe verifikon dosjet, të cilave u ka mbaruar afati i ruajtjes, dhe ia paraqet ato komisionit përkatës për asgjësim, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.

Neni 21. Detyrat e Zyres Juridike 1. Kontrollon dhe siglon paraprakisht te gjithe aktet (urdhera, urdheresa e vendime), qe i Paraqiten Keshillit te Bashkise, Kryetarit te Bashkise, si dhe siguron ndihme juridike per administraten. 2. Kur ka verejtje per aktet e paraqitura, i kerkon Drejtorise perkatese reflektimin e tyre ne akt, dhe kur ato nuk reflektohen, i paraqet me shkrim mendimet e tij organit qe do te vendose ne lidhje me to, dhe ato i bashkangjiten aktit. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 14


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

3. I jep ndihmen juridike Drejtorive apo zyrave te Bashkise per hartimin e kontratave e 4. marreveshjeve te ndryshme, ne lidhje me realizimin e funksioneve te Bashkise. 5. Me autorizim te Kryetarit te Bashkise apo Keshillit Bashkiak, I perfaqeson ato në proceset gjyqësore, në të gjitha shkallët e gjykimit, per vendimet e marra dhe urdherat e dhena, kur ato behen objekt konflikti gjyqesor, apo kur kerkohen shpjegime nga Prefekti apo aparati i tij. 6. Ne bashkepunim me Drejtorite perkatese, koncepton opinionet e Bashkise, kur kerkohet nga organet kompetente, per hartimin e ligjeve apo te amendamenteve te tyre. 7. Kryen studime dhe grumbullon te dhena per shfrytezimin e tokave bujqesore dhe tokave te tjera qe me ligj jane ne juridiksion dhe ne pronesi te Bashkise. 8. Vlereson, inventarizon dhe ne bashkepunim me drejtorite dhe zyrat e Bashkise pergatit dokumentacionin tekniko – ligjor per vendimet e Keshillit te Ministrave ne funksion te regjistrimit te pronave te Bashkise. 9. Ne varesi te projekteve te Bashkise ne infrastrukture, pergatit dokumentacionin ligjor per proceduren e shpronesimit. 10. Trajton dhe zgjidh,brenda kuadrit te kompetencave, kerkesat dhe ankesat e qytetareve qe i drejtohen direkt , apo qe i delgohen nga Kryetari i Bashkise. 11. Siguron konsulencë juridike për të gjitha Drejtoritë e Bashkisë, në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave. 12. Harton relacione për konformim ligjshmërie të cilat i dërgohen Prefekturës. 13. Organizon dhe kontrollon punën për përgatitjen e materialit ligjor për K.RR. 14. Bën propozime për plotësimin e kuadrit ligjor të qeverisjes vendore me akte të Këshillit Bashkiak dhe akte nënligjore të Kryetarit të Bashkisë (vendime,urdhëra, urdhëresa). 15. Realizon krijimin e biblotekës ligjore. 16. Mban rregjistrin e akteve nënligjore të organeve të Bashkisë, kontratave etj. 17. Koordinon punën për hartimin brenda afateve të përcaktuara dhe zbatimine ligjit në kontratat, aktmarrëveshjet, memorandumet e mirëkuptimit etj. Ku Bashkia është palë. 18. Merr pjese si jurist ne Njesine e Prokurimit te Bashkise Cerrik.

Neni 22. Drejtoria Ekonomike Misioni i Drejtorise Ekonomike a. Të kujdeset dhe të përpilojë dokumentacionin e nevojshëm për hartimin e projektbuxhetit si dhe të organizojë, mbikqyrë dhe kontrollojë zbatimin e buxhetit. b. Rregjistron të gjitha detyrimet e institucionit dhe të institucionevetë varësisë, në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Financës. c. Ndjek respektimin e rregullave, proçedurave dhe afateve ligjore lidhur me buxhetin e shtetit dhe buxhetin lokal nga punonjësit e Bashkisë, të detyruar ligjërisht për këtë qëllim. d. Ndjek problemet e buxhetit duke u bazuar në ligjin për buxhetin e shtetit, ligjin për buxhetin lokal si dhe udhëzimin e Ministrisë së Financave të hartuar për këtë qëllim. e. Gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, drejtuesit dhe specialistët e kësaj drejtorie janë të detyruar të zbatojnë dhe mbikqyrin zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik dhe ato të drejtimit financiar, duke u kujdesur që fondet e miratuara të shpenzohen në kohën e duhur dhe vetëm me qëllimin e një administrimi ekonomik sa më efektiv.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 15


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 23. Drejtori i Drejtorise Ekonomike 1. Drejtori eshte "Nëpunësi Zbatues" ne institucion dhe eshte punonjesi pergjegjes per financat ne te gjitha nivelet e Bashkise dhe pergjigjet direkt tek Nepunesi Autorizues ( Kryetari I Bashkise). 2. Raporton tek titullari ne menyre te rregullt dhe sa herë që i kërkohet lidhur me performancën financiare gjate zbatimit te buxhetit, per produktet dhe objektivat e realizuar për çdo program/ aktivitet, risqet e minimizuara, problemet e hasura masat qe ka marre ose qe duhen marre, etj. 3. Drejton dhe organizon punën e sektorëve që ka në vartësi sipas structures së miratuar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore. 4. Kërkon llogari nga sektorët që të respektojnë afatet ligjore në realizimin e detyrave përkatëse. 5. Ndjek dhe evidenton në mënyrë të vazhdueshme subjektet e regjistruara dhe riregjistruara pranë administratës tatimore vendore. 6. Paraqet pranë eprorit direkt projekt-urdhëresa dhe projekt-vendime në fushën e veprimtarise tregëtare, zhvillimit të rrjetit të tregtisë etj 7. Studion mundësinë e një kontrolli sa më efikas të rrjetit të tregtisë, në bashkpunim me struktura të tjera të Bashkisë, përgjegjëse për planifikimin e kontrollit urban dhe infrastrukturës publike. 8. Organizon dhe drejton punën për hartimin e projekt-buxhetit në respektim të plotë me kriteret, procedurat, metodikat dhe afatet e përcaktuara nga Ministria e Financave. 9. Ndjek realizimin e te ardhurave dhe shpenzimeve, nëpërmjet evidencave periodike dhe kontrollit direkt mbi përdoruesit e fondeve. 10. Koordinon punën me drejtoritë e tjera të Bashkisë lidhur me kërkesat për fonde dhe ia paraqet eprorit direkt për ndryshime në buxhetin e vitit ushtrimor. 11. Bën analiza periodike, merr dhe propozon masa për përmirësime të mundshme. 12. Paraqet pranë eprorin direkt për miratim të gjitha projekt-vendimet për në Këshillin Bashkiak sipas problemeve që mbulon. 13. Kërkon nga vartësit zbatimin e disiplinës në punë dhe realizimin e detyrave funksionale të tyre. 14. Përfundon korrespondencën me Institucione te tjera për problemet që mbulon Drejtoria. 15. Propozon masa administrative për punonjësit e vartësisë kur në mënyrë të përsëritur nuk zbatojnë detyrat e ngakuara dhe kryejnë veprime që janë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. 16. Propozon masa për shkeljet të disiplinës buxhetore në instancat përkatëse sipas ligjeve në fuqi. 17. Përgatit dokumentacionin për realizimin e buxhetit të vitit financiar të mbyllur dhe e paraqet në përmjet eprorit direkt për miratim në Këshillin Bashkiak. 18. Përgatit kërkesën për rritje të autorizuar të të ardhurave për plotësimin e nevojave sipas përcaktimeve në vendimet e Këshillit Bashkiak, bazuar në realizimin e të ardhurave të konfirmuara nga Dega e Thesarit 19. Harton dokumentacionin për transferimet e fondeve vetëm mbi bazën e kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur nga drejtoritë dhe të konfirmuara me Vendime të Këshillit Bashkiak. 20. Harton kërkesa për shtesë fondesh buxhetore pranë institucioneve qëndrore sipas kërkesës dhe argumentave të paraqitura nga drejtoritë e Bashkisë. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 16


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

21. Përgatit dokumentacionin për rikthime për rastet e derdhjeve gabim në favor të Bashkisë nga subjekte juridike dhe fizike privat dhe shtetëror. 22. Mban regjistrin e perdorimit te fondeve buxhetore, të ardhurave për shpenzime dhe investime. 23. Bën rakordime me degën e Buxhetit dhe Degën e Thesarit për çeljen e fondeve dhe realizimin faktik të tyre. 24. Kryeson komisionin e blerjeve me vlera të vogla, kontrollon plotësimin e dokumentacionit (urdhër prokurimi, proces verbal, fletë dalje, fletë hyrje, kontratë). 25. Pergjigjet per furnizimin e mallrave ne kohe sipas kontratave te lidhura me furnitoret ose blerjet e realizuara nga komisioni i blerjeve. 26. Ndjek shperndarjen e bazes materiale sipas planit te shperndarjes se miratuar dhe normativave. 27. Në fund të vitit depoziton në sistemin e thesarit raporte financiare, sipas përcaktimeve të nëpunësit të parë autorizues, për përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore të qeverisjes së përgjithshme. 28. Finalizon dhe konfirmon përfundimisht me nëpunësin e Thesarit pasqyrat financiare vjetore të buxhetit, brenda datës 28 Shkurt te vitit pasues. 29. Përgjigjet për ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve financiare, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

NENI 23/1 Përgjegjësia si Nëpunësit Zbatues * Në kuadër të zbatimit të buxhetit nëpunësi zbatues përgjigjet para nëpunësit autorizues përkatës për: a. Garantimin ,para miratimit të shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit; b. Rishikim të kostove të veprimtarive të përcaktuara nga drejtuesit e programeve dhe bashkëpunim me këta të fundit, gjatë proçesit të shpërndarjes/rishpërndarjes së buxhetit në rolin e sekretarit të grupit të menaxhimit strategjik të njësisë; c. Mbikqyrjen dhe menaxhimin e punonjësve në varësi funksionale të tij; d. Kontrollin për minimizimin e risqeve gjatë zbatimit të buxhetit për strukturat që drejton; e. Dokumentimin e të gjitha transaksioneve financiare dhe të tjera dhe garantimin e gjurmës së auditimit për të gjitha proçeset që ndodhin në njësi; f. Pranimin ose jo të dokumentacionit, bazuar në kontrollet pas faktit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Nenin 13 të Ligjit “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” dhe dispozita të tjera në fuqi; g. Mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen, në funksion të realizimit të objektivave, kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të njësisë, në përputhje me rregullat e miratuara nga Ministria e Financave. h. Garantimin e mbledhjes së borxheve të paarkëtuara dhe në rastet kur nuk është e mundur të mblidhet ky borxh, duhet të ketë dokumentacion të plotë për të vërtetuar që kryen të gjitha përpjekjet për mbledhjen e tij, me përjashtim të rasteve kur përgjegjësia rregullohet me ligje të veçanta.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 17


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK i.

Garantimin që të gjithë kreditorët të paguhen në kohë dhe në rastet kur kreditorët nuk janë paguar apo në rast ankesash për mospagesë nga kreditorët, nëpunësi zbatues duhet t’ia shpjegojë rrethanat nëpunësit autorizues. j. Sipas Ligjit Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, Neni 12, nëpunësi zbatues ka të drejtë të delegojë disa nga të drejtat e përmëndura në pikat c), d), dh), ë), tek vartësit e tij funksionale. Në autorizimin e delegimit duhet të përcaktohet qartë niveli i kompetencës dhe kufiri kohor, lloji i shpenzimeve ose vlera maksimale e shpenzimit/pagesës që lejohet të firmosë nëpunësi zbatues i deleguar, mënyra e raportimit dhe frekuenca e raportimit tek zyrtari delegues. Delegimi i firmës nuk nënkupton delegim të përgjegjësisë. Nuk delegohet dhënia e opinionit tek nëpunësi autorizues për marrjen përsipër të angazhimit financiar. k. *Shih Nenin 12 dhe 15 të Ligjit 10296, datë 8.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”

Neni 24. Sektori i Finance & buxhetit Inspektore e Buxhetit dhe Kontabilitetit Eshte punonjes civil dhe eshte ne varesi direkte te Drejtorise Ekonomike (eprori direkt). 1. Përpilon urdhër-pagesën, urdhër-xhirimin, çekun me të gjitha ekstremet përkatëse pasi ka kontrolluar më parë dokumentacionin shoqërues. 2. Bën regjistrimin në kartelat përkatëse që në momentin e konstatimit për secilin urdhërshpenzimi sipas grup, titullit, kapitullit përkatës. 3. Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në plotësimin e dokumentacionit të thesarit dhe arkes. 4. Kontabilizon banken e shpenzimeve 5. Regjistron veprimet kontable ne centralizator si te shpenzimeve dhe te ardhurave. 6. Bën ciftimin e dokumentave të likuiduara me urdhër-pagesën përkatëse(Vendim i Këshillit Bashkiak, urdhër-prokurimi, proces-verbal, shpallje fituesi, kontratë, situacion, preventiv, faturë, fletë hyrje). 7. Përgjigjet për funksionimin e sistemit të kontabilitetit, në përputhje me ligjin 9936 dhe aktet e tjera në zbatim të tij dhe me udhëzimet e Ministrit të Financave. 8. Kryen kontabilizimin e veprimeve te arkes se shpenzimeve 9. Mban llogarit e furnitoreve dhe shpenzimeve 10. Bën kontabilizimin e letrave me vlere 11. Përpilon mandat arkëtimet dhe pagesat për veprimet e kryera në arkë gjatë ditës me të gjitha ekstremet, pasi ka kontrolluar më parë dokumentat justifikuese të pagesës. 12. Ben regjistrimin ne ditar te veprimeve te bankes se thesarit per te ardhurat e arketuara. 13. Rakordon me te gjitha sektoret qe ralizojne te ardhura. 14. Ndjek dhe kontrollon aktivtetin e magazines . 15. Kontabilizon ne ditar hyrjet dhe daljet e magazines. 16. Regjistron ne kartela dyfishe levizjen e vlerave materialet sipas llogarive kontable. 17. Ndjek dhe kontrollon levizjen e aktiveve te qendrueshme midis zyrave dhe sektoreve ne administrim te Bashkise. 18. Perpilon fletet e inventarit te aktiveve te qendrueshme sipas zyrave ne Bashki, institucioneve te arsimit, cerdhet, gjendjes civile, ndricimi rrugor. 19. Perpilon flete e inventarit te imet ne perdorim per te gjithe aktivitetin e Bashkise dhe arsimit. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 18


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

20. Mban kartelat per aktivet e qendrueshme dhe inventarin e imet. 21. Rakordon gjendjen kontabile te aktiveve te qendrueshme dhe inventarit te imet . 22. Perpilon materialin per ne Keshill Bashkiak per nxjerrjen jashte perdorimit dhe diferencat e rezultuara nga inventarizimi. 23. Mbikeqyr gjithe procesin e invenatrizimin ne baze te urdhrit te titullarit dhe arshivon gjithe inventaret.

Neni 25 .Pergjegjesi I Administrimit te Konviktit. 1. Pergjigjet per Administrimin e Konviktit ,Eshte punonjese ne varesi direkte te Pergjegjesit te finances(eprori direkt). 2. Mbane lidhje te vazhdueshme me drejtorin e shkolles. 3. Ndjek çdo dite kuoten ushqimore per mencen e konviktit dhe ndjek zbatimin e saj. 4. Mban Evidencen ditore te Konviktoreve . 5. Krijon dosjet me dekumentacionin e plote te nxeneseve qe trajtohen me Burse. 6. Ndjek derdhjen e kuotes ushqimore nga nxenesit pa Burse. 7. Ne fund te cdo muaji Pregatit Evidencat per Numerin mesatar te nxenesve te trajtuar me ushqim, kuaten ushqimore,shpenzimet faktike ,rakordon me magazine dhe guzhinen, depoziton akt-rakordimin ne financen e Bashkise. 8. Perpilon process-verbalin perfundimtar per furnizimet dhe shpenzimet e muajit 9. Rakordon llogaritë analitike me sintetike me Financen e Bashkise.

Neni 26. Inspektori I Pagave 1. Eshte punonjes civil dhe eshte ne varesi direkte te Drejtorit te Drejtorise Ekonomike (eprori direkt). 2. Mban evidencen e strukturës organike të sistemit të Bashkisë dhe pasqyron ndryshimet që ajo pëson. 3. Përpilon listë pagesat cdo muaj dhe bën regjistrimin në librat e pagës për secilin punonjës 4. Përpilon në fund të muajit listën e punonjësve për kontributin e sigurimeve shoqërore dhe bën rakordimin mujor për shumën e derdhur në Degën e Sigurimeve Shoqërore. 5. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, me metodikat e përllogaritjes së pagave në fuqi, harton projekt-nevojat e fondeve për paga, sigurime shoqërore. 6. Ndjek në vazhdimësi përdorimin e fondit për paga, sigurime shoqërore dhe shëndetsore nga institucionet vartëse të Bashkisë. 7. Kujdeset per ruajtjen dhe mirëmbajtjen e listepagesave dhe librave te pagave . 8. Nxjerr dhe llogarit vjetersine sipas listepagesave sipas kerkesave. 9. Përpilon vërtetimet e kontributeve te sigurimeve shoqerore per daljet ne pension sipas legjistacionit ne fuqi. 10. Ndjek dhe rakordon veprimet e listepagesave e invalideve dhe Ndihmes ekonomike 11. Kryen kontabilizimin e pagave,Përpilon listë pagesën për shërbimet brenda vendit dhe orët jashtë kohës normale të punës sipas ligjeve në fuqi.Bën llogaritjen e shpenzimeve në valutë për dieta e shërbime jashtë shtetit sipas dokumentacionit të paraqitur (pasi është dhënë urdheri i titullarit për kryerjen e shpenzimit). 12. Përpilon evidencat mujore dhe progresive për numerin e punonjesve dhe përdorimin e fondeve buxhetore I paraqet ato ne statistiken e Qarkut brenda afateve të përcaktuara në udhëzimet përkatëse. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 19


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

13. Verifikon numerat e llogarise ne banke dhe pergjigjet per saktesin e liste pagesave te Bankes. 14. Deklaron ne sistemin e tatimeve liste pagesat per kontributet shoqerore ,shendetsore dhe tatimin mbi te ardhurat. 15. Mban dhe arzhornon rregjistrin themeltar te Punonjesve.

Neni 27. Arketarja e te ardhurave 1. Eshte punonjese ne varesi direkte te Pergjegjesit te finances(eprori direkt). 2. Kryen arketimin e te gjitha urdhrave tatimor te leshuar nga Sektori i Tatimeve dhe zyrave te tjera qe krijojne te ardhura ne Bashkise. 3. Regjistron cdo dite veprimet ne librin e arkes dhe derdhjet prane bankes. 4. Dorezon cdo dite dokumentacionin tek inspektorja e kontabilitetit te te ardhurave. 5. Kryen arketimet dhe pagesat e ceqeve te terhequra nga Dega e Thesarit. 6. Kryen arketimin e te ardhurave te kopshteve dhe cerdheve. 7. Kryen pagesen e invalideve te grupit te 6 (te verber) cdo muaj. 8. Ndjek debitoret e kopshteve dhe cerdheve. 9. Rregjistron cdo dite veprimet ne librin e arkes dhe derdhjet prane bankes. 10. Dorezon cdo jave dokumenatcionin e arkes se shpenzimeve tek inspektorja e kontabilitetit te shpenzimeve.

Neni 28. Magazinieri 1. Eshte punonjese ne varesi direkte teDrejtorise Ekonomike(eprori direkt). 2. Kryen cdo dite veprimet e hyrjeve dhe daljeve sipas urdhrave, kontratave dhe planeve te shperndarjes se miratuara. 3. Rregjistron me kartela levizjet ditore. 4. Perpilon cdo 15-ditor pasqyrat permbledhese te hyrjeve dhe daljeve dhe I dorezon prane inspektores se kontabilitetit analitik. 5. Cdo fillim muaji rakordon me inspektoren e kontabilitetit kartelat dy fishe duke shkembyer firmen ne kartela. 6. Kryen cdo dite veprimet e hyrjeve dhe daljeve sipas planit te furnizimit dhe shperndarjes se ushqimeve per kopshtet dhe cerdhet te hartuara nga inspektore kontabiliteit dhe te miratuar nga pergjegjesi i qendres. 7. Kujdeset dhe kompleton me dokumentat justifikues (preventive,Situacion,ProcesVerbal marrje ne dorzim) çdo flete dalje per material e objekte inventari.

Neni 29. Sektori i Taksave dhe Tarifave Vendore Misioni i Sektorit te Taksave Tarifave Vendore eshte hartimi dhe zbatimi i politikave, programeve dhe strategjive zbatuese mbi regjistrimin dhe riregjistrimin e bizneseve fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj, që ushtrojnë aktivitet në qytetin e Cerrikut. Sektori i te Ardhurave lokale prane Bashkise Cerrik varet nga Drejtoria ekonomike dhe Kryetari i Bashkise dhe zbaton cdo urdher te tij . Sektori i te ardhurave lokale permbush detyren e tij ne vjeljen e taksave lokale ne baze te ligjit Nr. 8435 dt. 18.12.1998 “Per sistemimin e taksave ne Republiken e Shqiperise” dhe VKM -ve qe kane dale per kete qellim.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 20


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Sektori e te ardhurave lokale perbehet nga: 1. Pergjegjesi I Sektorit 2. Inspektor i rregjistrimit dhe licensimit 3. Inspektor i biznesit 4. Inspektor I kontrollit te taksave dhe tarifave vendore 5. Inspektor I tarifave te populates 6. Administratori i Tregut

Neni 30. Pergjegjesi I Sektorit te Taksave dhe Tarifave Vendore 1. Është punonjës civil dhe varet nga Drejtoria ekonomike (eprori direkt) 2. Ndjek dhe evidenton në mënyrë të vazhdueshme subjektet e regjistruara dhe riregjistruara pranë administratës tatimore vendore. 3. Paraqet pranë eprorit direkt projekt-urdhëresa dhe projekt-vendime në fushën e veprimtarise tregëtare, zhvillimit të rrjetit të tregtisë etj 4. Studion mundësinë e një kontrolli sa më efikas të rrjetit të tregtisë, në bashkpunim me struktura të tjera të Bashkisë, përgjegjëse për planifikimin e kontrollit urban dhe infrastrukturës publike. 5. Përgatit formularin përfundimtar të lejes për ushtrim aktiviteti. 6. Kryen analiza e raporte mujore, 6 mujore dhe vjetore mbi ecurinë e sektori të Tatimeve. 7. Është përgjegjës për zbatimin korrekt dhe brenda afteve të të gjithë vendimeve të Këshillit Bashkiak apo urdhëresave dhe vendimeve të tjera në fuqi. 8. Informon në mënyrë periodike eprorin direkt për problemet e ndryshme në lidhje me zbatimin e legjislacionit në fuqi. 9. Ndjek detyrat e dhëna nga eprori direkt dhe raporton për to. 10. Kërkon llogari në Inspektoreve në vartësi që të respektojnë afatet ligjore në realizmin e detyrave përkatëse. 11. Përcakton dhe miraton dokumentacionin teknik e ekonomik të domosdoshëm për kryerjen e shërbimeve të ndryshme që licensohen nga Bashkia. 12. Ndjek dhe zgjidh problematikën që lind nga korrespondenca me organet eprore, vartëse, të individëve apo shoqatave që kryejnë shërbime në juridiksionin e Bashkisë. 13. Përgatit materialet për tu paraqitur në Këshillin Bashkiak, dhe ndjek zbatimin e vendimeve të marra. 14. Përgatit planet javore, mujore dhe vjetore për sektorin dhe ia paraqet për 15. miratim eprorit direkt. 16. Kërkon nga vartësit zbatimin e disiplinës në punë dhe relizimin e detyrave funksionale të tyre. 17. Propozon masa administrative për punonjësit e vartësisë kur në mënyrë të përsëritur nuk zbatojnë detyrat e ngarkuara dhe kryejnë veprime që janë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. 18. Bën pritjen e popullit dhe përfundon korespondencën për problemet e sektorit 19. Mer pjese aktive per hartimin e Projekt Buxheteve ;Buxheteve si dhe Analizave te ndryshme ne Keshillin Bashkiak dhe me Kryetarine Bashkise.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 21


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 31 Inspektor i Licensimit te Biznesit te vogel 1. Inspektori ka vartesi nga Pergjegjesi dhe zbaton cdo urdher apo udhezim prej tij konform ligjit dhe raporton para tij per kryerjen e detyres. 2. Investigon dhe bene rregjistrimin e subjekteve te reja qe kryejne aktivitet privat ne treitorin e Bashkise. 3. Mbledh kërkesat për licensim dhe kryen në vazhdimësi verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të paraqitur nga ana e subjektit, konform ligjeve në fuqi. 4. Realizon evidentimin e lejeve të dhëna dhe krijon e mban rregjistrin përkatës. 5. Mban lidhje te vazhdueshme me QKR-ne 6. Ndjek nga afer cdo ndryshim qe ndodh ne rejtin tregetare si dhe ate te Tregut te organizuar ne lidhje me licensen dhe pagesen e tyre. 7. Është përgjegjës për evidentimin, dhe licensimin e të gjitha subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Cerrikut. 8. Kontrollon subjektet private per lejet , per ushtrim veprimtarie ne territorin e Bashkise dhe regjistrimin zyrtar te tyre ne organet tatimore lokale 9. Ndjek Procedurat ligjore per detyrimin e bizneseve te rregjistrohen ne organet Tatimore. 10. Pregatit procedurat per vendosjen e barres fiskale per bizneset debitore 11. Raporton çdo muaj per numerin e bizneseve te reja te licensuara 12. Mer persiper cdo detyre tjeter te ngarkuar nga eprori .

Neni 32.Inspektor i Biznesit 1. Inspektori ka vartesi nga Pergjegjesi dhe zbaton cdo urdher apo udhezim te tij konform ligjit dhe raporton para tij per kryerjen e detyres. 2. Njoftimi i subjekteve per detyrimet qe ata kane ( Debitore ; kestet e tremujorit) 3. Ne bashkepunim me inspektoret e biznesit ndjek likujdimine detyrimeve e afat. 4. Te ndjek arketimin e Taksave dhe Tarifave nga operatoret e trasportit 5. Ta marre pjese ne kontrollet qe ushtrohen nga Drejtoria per subjektet taksapaguese 6. Ben njoftime te ndryshme per subjektet taksapaguese me porosi te Drejtorit . 7. Mer persiper cdo detyre tjeter te ngarkuar nga Drejtori 8. Administron korrekt gjithe dekumentacionin e Biznesit me xhiro mbi 8000000 leke. 9. Ndjek me rigorozitet arketimin e detyrimeve per subjektet e Licensuara 10. Rakordon cdo muaj me Financen dhe Arken te ardhurat e arketuara 11. Evidenton siperfaqet publike qe shfryzohen per qellime tregetimi apo sherbimi. 12. Kontrollon evidentimin e xhiros tek subjektet si dhe mbajtjen e dokumentacionit konforme ligjit per Biznesin. 13. Krijon Rregjistrin e subjekteve me xhiro mbi 8000000 leke .

Neni 33.Inspektor I kontrollit te taksave dhe tarifave vendore 1. Inspektori ka vartesi nga Pergjegjesi dhe zbaton cdo urdher apo udhezim te tij konform ligjit dhe raporton para tij per kryerjen e detyres. 2. Mban kartelat financiare per cdo subjekt dhe per cdo takse 3. Me urdher te Drejtorit kontrollon e zbatimin e ligjshmerise ne tregun e lire

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 22


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

4. Lajmeron zyrtarisht taksapaguesit ne fillim te cdo viti per detyrimet qe kane dhe ne periudhen Korrik - Gusht, per ata qe nuk kane shlyer detyrimet ne kohe. 5. Administron korrekt gjithe dekumentacionin e Biznesit Vogel. 6. Ndjek me rigorozitet arketimin e detyrimeve per subjektet e Licensuara 7. Evidenton siperfaqet publike qe shfryzohen per qellime tregetimi apo sherbimi. 8. Kontrollon evidentimin e xhiros tek subjektet si dhe mbajtjen e dokumentacionit konforme ligjit per Biznesin. 9. Mer pjese aktive per hartimin e Projekt Buxheteve ;Buxheteve si dhe Analizave te ndryshme ne Keshillin Bashkiak dhe me Kryetarine Bashkise. 10. Bashepunon me Policine Bashkiake ne lidhje me subjektet qe nuk paguajne ne afat si dhe atyre te palincesuar.

Neni 34 Inspektor I tarifave te populIates 1. Mban Rregjistrin per taksat dhe tarifat nga popullata a. Taksa e nderteses b. Taksa e tokes c. Tarifa e pastrimit d. Tarifa e ndricim &gjelberimit 2. Organizon njoftimin e popullates per taksat dhe tarifat vendore 3. Evidenton dhe nxjerr debitoret familjar 4. Ndihmon ne arketimin e detyrimeve te tjera per llogari te Bashkise 5. Ta marre pjese ne kontrollet qe ushtrohen nga Drejtoria per subjektet taksapaguese 6. Ne mungese te Administratorit te Tregut, zevendeson ate me urdher te Drejtorit. 7. Te ndjeke cdo debitore qe i ka detyrime Bashkise

Neni 35

Administratori i tregut.

1. Eshte punonjese ne varesi direkte te Pergjegjesit te Sektorit te Tatimeve(eprori direkt). 2. Merr tregun ne dorezim me proces verbal nga mirembajtesi i tregut 3. Kontrollon cdo dite pastrimin dhe mirembajtjen e objektit si dhe mban akt-zhdemtimi kur konstaton demtim te objektit me qiramarresin ose mirembajtsin e tregut 4. Kryen Rregjistrimin çdo dit te tregtareve qe operojne ne tregun e lire. 5. Kryen arketimin e takses se tregut te fruta-perimeve, tregun e mishit dhe peshkut, artikujve industriale, qe operojne ne trege. 6. Rregjistron cdo dite veprimet ne librin e arketimeve. 7. Dorzon çdo dite ne arken e Bashkise tarifen e tregut. 8. Dorezon cdo jave dokumentacionin tek inspektorja e kontabilitetit te te ardhurave. SEKTORI I MBROJTJES SOCIALE

Neni 36. Specialisti i Ndihmës dhe Shërbimit Social (Pergjegjesi I Zyres) Misioni i Specialistit te Ndihmës dhe Shërbimit Social eshte evidentimi i grupeve në nevojë brenda teritorit të Bashkisë Cerrik dhe krijimi, Brenda kuadrit ligjor, i kushteve të favorshme për t’u ofruar ndihmën e nevojshme ekonomike dhe shërbimin e duhur social. 1. Eshtë punonjës me statusin e nëpunësit civil dhe ka epror direkt Drejtorin e Drejtorisë ekonomike Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 23


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

2. Perpunon te dhenat per grupet ne nevoje,pregatit dosjet dhe I paraqit ato per miratim ne Komisjonin e ekonomise . 3. Pregatit Projekt - vendimin per keshillin Bashkiak. 4. Ndjek Korespodencen me institucionet per verifikimin e familjeve qe perfitojne perkraje sociale 5. Pregatit Liste pagesen,bazuar ne vendimin e keshillit per Sektorin e finances. 6. Perllogarit nevojen per fonde dhe I paraqit ato cdo muaj ne drejtorin Ekonomike. 7. Mban lidhje te vazhdueshme me Zyren e punes per evidentimin e kryefamiljarve qe punesohen. 8. Zbaton dhe mban pergjegjesi per te gjitha detyrat qe I ngarkon ligji.

Neni 37 Specialist I Paaftesise dhe Invaliditetit Misioni i Specialistit te Paaftesise dhe Invaliditetit eshte evidentimi i individeve në nevojë brenda teritorit të Bashkisë Cerrik dhe krijimi, Brenda kuadrit ligjor, i kushteve të favorshme për t’u ofruar ndihmën e nevojshme per pregatitjen e dokumentacionit per perfitimin e paaftesise. 1. Eshtë punonjës me statusin e nëpunësit civil dhe ka epror direkt Drejtorin eDrejtorisë ekonomike 2. Pranon dhe kontrollon dosjet e te paafteve dhe Invalideve. 3. Pregatit Projekt - vendimin per keshillin Bashkiak. 4. Dergon dosjet per verifikim dhe ndjek ecurin e tyre. 5. Perllogarit nevojen per fonde dhe I paraqit ato cdo muaj ne drejtorin Ekonomike. 6. Zbaton dhe mban pergjegjesi per te gjitha detyrat qe I ngarkon ligji.

Neni 38 Specialist I Politikave Sociale Misioni i Specialistit te Politikave Sociale eshte evidentimi i grupeve në nevojë brenda teritorit të Bashkisë Cerrik dhe krijimi, Brenda kuadrit ligjor, i kushteve të favorshme për t’u ofruar ndihmën e nevojshme ekonomike dhe shërbimin e duhur social. 1. Zbatimi i projekteve te ndryshme ne ndihme te grupeve ne nevoj. 2. Identifikim i burimeve materiale dhe njerezore ne komunitet qe mbeshtesin aktivitete ne ndihme te ketyre grupeve. 3. Mban lidhje me organizatat jo qeveritare qe operojne ne Bashkine Cerrik dhe bashkepunon me to per tu ardhur ne ndihme familjeve ne nevoj. 4. Të mundësojë një partner të sigurt dhe serioz (Bashkinë e Cerrik) për të gjitha shoqatat dhe Institucionet nëpërmjet bashkëpunimit me projekte të përbashkëta. 5. Përgjegjës për mbarëvajtjen e punës dhe projekteve të ndryshme social

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 24


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 39. DREJTORIA E POLITIKAVE URBANE DHE TERRITORIT Misioni i Drejtorisë te Urbanistikës është rakordimi i detyrave për të siguruar realizimin e strategjive e politikave në fushën e urbanistikës dhe të menaxhimit të teritorit urban në qytet.

Neni 40. Drejtori i Drejtorise të Urbanistikës 1. Përfaqëson Bashkinë Cerrik, si person juridik, me autorizim të titullarit, në marrëdhëniet me të tretë për problemet e paraqitura. 2. Drejton, studion dhe zbaton strategjitë e politikës në fushën e urbanistikës. 3. Organizon dhe ndjek punën në sektoret që ka në varësi dhe bashkërendon punën me drejtoritë e tjera në Bashki. 4. Organizon punën studimore dhe propozon për masat konkrete në drejtim të mbarëvajtjes së problemeve. 5. Kërkon llogari nga sektoret e varësisë që të përmbushin detyrat e ngarkuarab dhe të respektojnë afatet ligjore në realizimin e këtyre detyrave. 6. Kërkon nga vartësit zbatimin e disiplinës në punë dhe realizimin e detyrave funksionale të tyre. 7. Propozon masa administrative për punonjësit e varësisë kur, në mënyrë të përsëritur, nuk zbatojnë detyrat e ngarkuara dhe kryejnë veprime që janë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. 8. Drejton, studion dhe zbaton strategjitë e politikës në fushën e planifikimit urban. 9. Organizon dhe ndjek punën për koordinimin e kërkesave të subjekteve juridike apo fizike me politikat urbane të Institucionit. 10. Inspiron dhe ndjek projektet urbanistike të propozuara. 11. Pjesëmarrës në mbledhjet e Këshillit Teknik me cilësinë e anëtarit. 12. Shqyrton dokumentacionin e nevojshem teknik dhe juridik te kerkesave per sheshe dhe leje ndertimi. 13. Kontrollon dokumentacionin teknik ( projekti i arkitektures, kontrolli I formulareve dhe i gjithe dokumentacionit te nevojshem) per te siguruar respektimin e rregullores se Urbanistikes. 14. Kontrollon planvendosjen e objektit, distancat nga kufiri i prones dhe pronat e objekteve kufitare si dhe lidhja e objektit me rrugen. 15. Zbardh planvendosjen per çdo kerkese te miratuar me vendim te K.RR.T-se si dhe ploteson te gjithe formularet e nevojshem qe shoqerojne vendimin 16. Udhezon dhe sqaron te gjithe te interesuarit per pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem per aplikim per shesh dhe leje ndertimi. 17. Kryen inspektimin e situates ne vend per secilin rast. 18. Ndjek projektet urbanistike te propozuara. 19. Merr pjese ne hartimin e studimeve urbanistike te kerkuara nga institucioni 20. Zbaton planin rregullues te qytetit te 21. Mbron planin rregullues ne K.RR.T dhe K.RR.T.R.SH. 22. Mbron dosjet qe paraqiten ne Keshillin Teknik dhe K.RR.T.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 25


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 41. Pergjegjes e Sektorit te Zhvillimit &Infrastruktures 1. Harton dhe ndjek me perparesi programin e studimeve dhe zhvillimit urban te qytetit. 2. Organizohet puna në terren dhe në zyrë për sqarimin, informimin, verifikimin dhe pranimin e kërkesave për legalizim, deri në miratimin ose jo të tyre. 3. Pergjigjet per zbardhjen e legalizimeve perpara se ato te firmosen nga Kryetari. 4. Kontrollon te gjithe dokumentacionin teknik dhe lidhjen me infrastrukturen inxhinierike ku perfshihen: a. Kontrolli i planvendosjes se objektit te ndertuar. b. Kontrolli i distancave nga kufiri i prones dhe pronat e objekteve kufitare si dhe lidhja e objektit me rrugen c. Kontrolli i dokumentacionit teknik (projekti i arkitektures, konstruksionit, kontrolli i formulareve). d. Akt-kontrolli i projektit ne terren. 5. Studion dhe jep zgjidhje problemeve lidhur me rrjetin inxhinjerik (kanalizime KUZ, KUB, ujesjelles, telefonia dhe elektriku), ne bashkrendim me ndermarrjet perkatese. 6. Projekton dhe preventivon rrjetin inxhinjerik per projektet e hartuara nga Drejtoria. 7. Perpilon analizen e cmimeve te preventivave te objekteve te projektuara. 8. Ndjek vazhdimisht ne terren procesin e zbatimit te projekteve te hartuara te Infrastruktures, duke sqaruar dhe dhene zgjidhje problemeve qe dalin gjate realizimit te projektit. 9. Kontrollon te gjithe dokumentacionin teknik dhe lidhjen me infrastrukturen inxhinierike ku perfshihen: a. Kontrolli i planvesndosjes se objektit te ndertuar. b. Kontrolli i realizimit sipas specifikimeve teknike te cdo objekti c. Akt-kontrolli I projektit ne terren. 10. Mbron dosjet qe paraqiten ne Keshillin Teknik dhe K.RR.T. 11. Ndjek detyrat e ngarkuara nga eprori dhe raporton per çdo problem qe del gjate punes. 12. Studion dhe jep zgjidhje problemeve lidhur me rrjetin rrugor duke bashkerenditur punen me Drejtorin e Planifikimit Urban. 13. Koordinon me Drejtorine e Infrastrukturës dhe Sherbimeve Publike prane Bashkise Cerrik per projektet me financim te huaj. 14. Projekton dhe preventivon anen ndertimore per projektet e hartuara nga Drejtoria 15. Perpilon analizen e cmimeve te preventivave te objekteve te projektuara. 16. Ndjek vazhdimisht ne terren procesin e zbatimit te projekteve te hartuara 17. Ndjek detyrat e ngarkuara nga eprori dhe raporton per çdo problem qe del gjate punes.

Neni 41/1. Specialisti i Strehimit 1. Përgatit relacionet dhe projekt-vendimet që paraqiten në Këshillin Bashkiak bazuar në legjislacionin për strehimin. 2. Evidenton të gjitha kërkesat e familjeve të pastreha, harton statistika në lidhje me numrin e familjeve të pastreha. 3. Përpunon dokumentacionin e qytetarëve të pastrehë të do të kryejnë procedurat e privatizimit për apartamentet e financuara nga Enti Kombëtar i Banesave. 4. Përgatit listat e qytetarëve të cilët përfitojnë nga kontributi i shtetit për familjet e pastreha gjatë privatizimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave. 5. Përpunon dokumentacionin e familjeve të pastreha të kategorisë së parë: Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 26


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

a. Qytetarë që kanë akt-marrëveshje të pazbatuara me pushtetin lokal, b. Familje që banojnë në shtëpi me ish-pronarë si dhe të kategorisë së dytë duke evidentuar rastet më emergjente të kësaj kategorie sipas legjislacionit në fuqi. 6. Realizon korrespondencën për plotësimin e dokumentacionit për kalimet në fond banese dhe banesat shtetërore ende të paprivatizuara.

Neni 42. Specialisti i Sekretarise Teknike 1. Mban proces-verbalin në cdo mbledhje të Këshillit Teknik dhe përpilon të gjitha mendimet e dhëna në mbledhje. 2. Relaton me pergjegjesi dosjen ne Keshillin Teknik dhe ben prezantimin e saj ne mbledhjen e KRRT-se. 3. Përgatit materialet për zhvillimin e mbledhjes së K.RR.T-së. 4. Harton vendimet që aprovohen me shumicë votash për materialin e shqyrtuar në mbledhjen e K.RR.T -së. 5. Shkëmben informacion me sektorë të tjerë. 6. Përgatit të dhëna statistikore lidhur me lejet e miratuara në mbledhjet e K.RR.T. 7. Përgatit materialet që kalojnë në kompetencë të K.RR.T.R.SH-së në bashkëpunim me autorët e dosjeve. 8. Përgatit materialet që kthehen për rishqyrtim në Këshillin Bashkiak, me propozim të Këshillit Teknik, nga Prefekti ose Keshilli i Bashkise, në bashkëpunim me specialistë të Urbanistikës Ligjore. 9. Hedh dhe përpunon në kompjuter materialet që i drejtohen për shqyrtim K.RR.T.R.SH.së, Këshillit Bashkiak, si dhe kthim përgjigje për qytetarët që Idrejtohen për informacion Sekretarisë Teknike të Drejtorise se Urbanistikes. 10. Raporton tek eprori per detyrat e ngarkuara dhe problemet qe dalin. 11. Ndjek me pergjegjesi ecurine e kerkesave dhe plotesimin e te gjithe dokumentacionit te nevojshem, nga faza e aprovimit te miratimit te destinacionit te sheshit te ndertimit, ne aprovimin e lejes se ndertimit dhe deri ne zbardhjen e tyre.

Neni 43. Inspektor I Urbanistikes 1. Pergatit genplane duke azhornuar prona me kerkese te qytetareve, subjekteve private per leje ndertimi. 2. Pergatit genplane duke kryer azhornime ne terren sipas kerkesave te drejtorive te ndryshme te Bashkise. 3. Pergatit genplane per dhenie trualli ose objektesh me qira. 4. Trajton konflikte te ndryshme ne lidhje me pronen per ndertime qe jane ne proçes. 5. Kryen verifikimet perkatese ne terren dhe ploteson formularet per keto akt -kontrolle ne objekte me leje: a. Kontroll piketimi b. Kontroll pas perfundimit te kuotes 0.00 c. Kontroll pas perfundimit te karabinase. d. Kontoll i sistemimit te ambjentit rrethues pas perfundimit te punimeve. 6. Ne baze te kerkesave te subjekteve ndertuese per pajisjen me leje shfrytezimi, kryen kontrollin perfundimtar te objektit ne perputhje me dokumentacionin e miratuar dhe me

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 27


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi dhe pergatit materialin perkates per shqyrtim e miratim ne Keshillin Teknik dhe ne K.RR.T. 7. Përditëson ne menyre periodike ne harte te gjithe objektet me leje ndertimi te miratuara ne K.RR.T 8. Kontrollon dhe eshte pergjegjes per genplanet e azhornimit . 9. Arshivon te gjitha materialet e sistemuara ne dosje ne momentin kur merren dokumentat nga të interesuarit per shesh ndertimi dhe leje ndertimi 10. Nxjerr dhe fotokopjon materialet e dosjeve qe kerkohen per konfirmim e vertetim me origjinalet. 11. Llogarit dhe ploteson faturat per kryerjen e pagesave per dokumentat dhe fletet e tjera te projekteve qe dalin nga arkivi per qytetaret dhe subjektet te njehsuara me origjinalin.

Neni 44. Inspector i kadastres dhe Mbrojtjes se Tokes 1. Grumbullon te dhena dhe kryen procedurat per shfrytezimin e resurseve ne varesi te Bashkise Cerrik. 2. Ndjek zbatimin e projekteve per perdorimin dhe mbrojtjen e tokes bujqesore. 3. Kryen proceduren per çkadastrimin e tokave bujqesore te cilat me vendim K.RR.T kalojne ne toke truall. 4. Ne bashkepunim me Seksionin e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes ne Këshillin e Qarkut nxjerr te dhena per fondin e tokes bujqesore, pyll, kullote,livadh dhe toka te pafrutshme. 5. I jep te dhena Inspektoriatit te Mbrojtjes se Tokes ne Qark per siperfaqet e tokave bujqesore te demtuara nga faktoret natyrore ose demtimet pa leje. 6. Perpilon listat e fermereve qe kane toke bujqesore dhe dergon dokumentacionin prane Drejtorise se Tatim Taksave te Bashkise per arketimin e takses se tokes bujqesore. 7. Ploteson ne menyre periodike regjistrin e mbrojtjes se tokes sipas formularit tip te Derguar nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. 8. Kryen detyra te tjera te caktuara nga Kryetari i Bashkise. 9. Ndjek perditesimin periodik te fondit te tokes duke bere ndryshimet hartografike dhe kryen azhornimin hartografik te fondit te tokes cdo gjashte muaj. 10. Ne bashkepunim me Zyren e Menazhimit dhe Mbrojtjes se Tokes te Qarkut,percakton grafikisht demtimet e tokes bujqesore nga ndertimet pa leje, percakton zonat e demtuara ose te rrezikuara nga demtimet si rezultat i erozionit,shkretetirezimit, degradimit e ndotjeve. 11. Sipas nevojave te Bashkise, per marrjen ne perdorim ose ne pronesi te pronave te ndryshme, pergatit dokumentacionin tekniko – ligjor per vendimarrjen ne Keshillin e Ministrave.

Neni 45. Drejtoria e Sherbimit Veterinar,mbrojtjes se konsumatorit dhe mjedisit. Misioni i Drejtorisë a. Mbrojtja e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet zoonotike (sëmundje të trashëgueshme nga kafsha tek njeriu), nga toksiinfeksionet apo infeksionet nga lëndë me elementë toksik, nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm sanitaroveterinar të produkteve me origjinë shtazore. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 28


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

b. Kontrolli dhe profilaksia veterinare për kafshët shtëpiake që mbajnë qytetarët e Cerrikut, ruajtja e mjedisit nga ndotja që mund të shkaktohet nga mbetjet e kafshëve të gjalla apo të therura. c. Sigurimi i mbrojtjes së mjedisit nga infeksionet, helmet, ndotjet me pasoja dëmtuese për njerëzit dhe kafshët, faunën dhe akuakulturën.

Neni 46. Drejtoria Veterinare ,Mbrojtjes se konsumatorit dhe Mjedisit (Drejtori) 1. Drejton, organizon dhe kontrollon aktivitetin e Drejtorisë në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe varet nga Kryetari I Bashkise, 2. Përfaqëson Bashkinë Cerrik si person juridik, me autorizim të titullarit, në marrëdhënie me të tretë për problemet e paraqitura. 3. Përfaqëson drejtorinë në të gjitha marrëdhëniet e saj me Drejtoritë dhe Sektorët e tjerë të Bashkisë, Insitucionet e ndryshme si dhe me të gjitha organet shtetërore, vendore për problemet që ka kjo drejtori në kompetencë. 4. Bashkëpunon dhe koordinon punën me institucionet shëndetsore dhe të mbrojtjes së mjedisit në Elbasan për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me rritjen dhe forcimin e sigurisë së shëndetit të popullatës. 5. Harton planin e punës për inspektorët dhe kërkon vazhdimisht zbatimin etij. 6. Harton buletinin veterinar mujor dhe raporton për problemet teknike veterinare në Drejtorinë e Veterinarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 7. Kërkon nga Ndërmarrja e Ujësjellësi dhe Inspektori e pastrimit të qytetit zbatimin e normave ligjore për sigurimin e parametrave te lejuar ne drejtim te higjenes e pastertise se ambienteve publike dhe ujit te pijshem si dhe bashkepunon dhe koordinon punen per te garantuar keta parametra. 8. Koordinon dhe bashkërendon punën me Shërbimin Veterinar të Bashkise Cerrik dhe të shërbimeve homologe në Komunat e tjera të Zones (veçanërisht Komunat fqinj) 9. Bashkëpunon me Inspektoriatet e strukturave paralele të Ministrisë së Bujqësisë,Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe Ministrinë e Shëndetsisë 10. Ndjek me vëmendje realizimin e detyrave që rrjedhin nga korrespondenca edhe kur detyrat ia ka deleguar sektorëve që ka në vartësi të tij. 11. Të harmonizojë punën për një funksionim normal të rrjetit të ndriçimit, të mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta , fasadave e varrezave publike të qytetit. 12. Drejton, studion dhe zbaton strategjitë e politikës në fushën e sherbimeve dhe puneve publike. 13. Organizon dhe ndjek punën dhe detyrat e ngarkuara brenda drejtorisë dhe në lidhje me drejtoritë e tjera. 14. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Këshillit Bashkiak për probleme që kanë lidhje me drejtorinë ose me ndërmarrje që varen prej saj. 15. Hartimin e planeve mujore e më afatgjata të drejtorisë,dhe organizon punën për pergatitjen e projekt-planeve për periudhën pasardhëse.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 29


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 47. Inspektor Mbrojtjes konsumatorit dhe veterinarisë 1. Varet nga drejtori dhe pergjigjet para tij. 2. Kontrollon kafshën para therjes, mishin gjatë dhe pas therjes dhe, pasi bën ekspertizën veterinare të mishit, e pajis me çertifikatë dhe bën vulosjen e tij. 3. Kujdeset për dizinfektimin e ambjenteve të therjes dhe tregtimit të mishit të freskët. 4. Bllokon dhe konfiskon organet e kafshëve të prekura nga sëmundjet infektive apo parazitare. 5. Ushtron kontroll të vazhdueshëm organo-leptik të produkteve ushqimoreshtazore. 6. Pajis me çertifikatë sanitaro-veterinare çdo parti malli që del nga frigoriferi. 7. Kontrollon rregjimin termik të frigoriferëve me kapacitet të madh, si dhe të dhomave frigoriferike. 8. Bën dezinfektimin dhe deratizimin çdo muaj të të gjithë ambienteve frigoriferike. 9. Kontrollon vazhdimisht sallameritë në zonën e tij. Kontrollon lëndën e pare dhe çertifikon produktin e gatshëm. 10. Kontrollon zbatimin e kushteve sanitaro-veterinare në objektet ku prodhohen, përpunohen, konservohen, transportohen dhe tregtohen ushqimet me origjinë shtazore. 11. Kontrollon afat-skadencën e produkteve ushqimore e blegtorale dhe vendos për të ndaluar konsumin e mëtejshëm publik të tyre. 12. Bllokon dhe konfiskon ato produkte që u ka kaluar afati i përdorimit duke marrë pjesë në asgjësimin e tyre. Mban dokumentacionin përkatës për këto raste. 13. Merr masa për zbatimin e masave mbrojtëse të profilaksisë dhe të karantinës në mbrojtje të shëndetit të kafshëve bujqësore, shtëpiake dhe të shpendëve në teritorin e Rajonit, duke zbatuar aktet ligjore e nënligjore në fuqi. 14. Kontrollon farmacitë veterinare për afatet e skadimit të medikamenteve veterinare. 15. Kontrollon veprimtarinë e klinikave veterinare dhe evidencën që mbahet prej tyre pas vaksinimit. 16. Kontrollon peshkun në njësitë e tregtimit të tij. 17. Kontrollon pikat kryesore të shpërndarjes së bulmetit. 18. Raporton periodikisht për çdo problem të konstatuar tek eprori direkt. 19. Rrjeti ekzistues dhe ai në perspektivë i ndriçimit publik, sipërfaqet e gjelbër ta dhe rekreative, si dhe fasadat e varrezat.

Neni 48. Inspektor I pastrimit dhe Mjedisit Urban 1. Eshtë punonjës me statusin e nëpunësit civil dhe ka epror direct, Drejtorin e “Drejtorise Veterinare ,Mbrojtjes se Konsumatorit dhe Mjedisit Urban”. 2. Ndjek dhe zbaton aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e mjedisit. 3. Ndjek dhe zbaton masat që merren në fushën e mjedisit nga institucionet shtetërore a private që veprojnë në teritorin e bashkisë dhe ushtron kopetencat sipas rregullores së bashkisë në përputhje me dispozitat e veçanta të kësaj fushe . 4. Harton planet e punës për sektorin dhe ia paraqet ato eprorit direkt për miratim. 5. Mban lidhje me institucionet shtetërore që mbulojnë problemet e higjenës dhe mjedisit . Trajton me ta problemet e kësaj fushe dhe kërkon marrjen e masave për plotësimin e tyre brenda dispozitave ligjore. 6. Kontrollon plotësimin e kushteve mjedisore nga ana e subjekteve për objektet që ndërtohen në teritorin e bashkisë. 7. Kontrollon zbatimin e detyraveë lidhur me pastrimin. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 30


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

8. Kontrollon ecurinë pastrimit sipas grafikëve të miratuar nga Bashkia. 9. Cakton pikat e vendosjes së kontenierëve dhe bën azhornimin e tyre në hartë. 10. Kontrollon kryerjen e të gjitha proceseve të pastrimit, frekuencën e tyre dhe cilësinë e pastrimit, bazuar në Rregulloren Higjeno-Sanitare, vendimet dhe urdhëresat në fuqi. 11. Shqyrton ankesat e banorëve, bën vlerësimin etyre dhe në bashkëpunim me Drejtorin kryen zgjidhjen e tyre.

Neni 49. Inspektor I gjelbrimit dhe Pyjeve 1. Është punonjës civil dhe është në varësi direkte të drejtorit te Drejtorise se Sherbimit Veterinar,mbrojtjes se konsumatorit dhe mjedisit. (eprori direkt) 2. Kontrollon ecurinë e punimeve në Ndermarrjen e Gjelberimit sipas grafikëve të miratuar nga Bashkia. 3. Evidenton hapësirat e lira, për kthim në sipërfaqe të gjelbër dhe kreacione,dhe ia paraqet eprorit direkt. 4. Përgatit informacione teknike mjedisore për objekte të strukturës së gjelbër të qytetit. 5. Mirmban vorrezat Publike. 6. Kordinon punen per ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve. 7. Jep dhe kërkon vënien e gjobave apo sanksioneve të tjera, në raste shkeljesh nga institucionet shtetërore a private, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 50. Specialisti i Arsimit 1. Eshte punonjes me statusin e nepunesit civil dhe ka epror direkt N/kryetarin per Arsimin dhe kulturen. 2. Organizon punën për hartimin e projekt -buxhetit të arsimit, ben zberthimin e treguesve te buxhetit te miratuar, specifikimin e tij per cdo institucion arsimor, ne bashkepunim me Drejtorine Ekonomike dhe ndjek ne vazhdimesi zbatimin e tij. 3. Pergatit dhe paraqet relacion ne Keshillin e Bashkise per emertime shkollash, hapje te kopshteve dhe shkollave te reja. 4. Ne baze te planit te ardhur te bursave te nxenesve dhe studenteve.trajton problemet qe lidhen me to ne perputhje me aktet ligjore dhe nen ligjore dhe I paraqet ato per miratim ne Keshillin e Bashkise 5. Ndjek problemet e mirembajtjes dhe rikonstruksionit te godinave, ambjenteve te brendshme e te jashtme te cerdheve. 6. Krijon nje baze te dhenash mbi nevojat dhe problematikat e arsimit ne bashkepunim me Drejtorite e shkollave duke permiresuar ne vazhdimesi sistemin e te dhenave ekzistuese, si dhe siguron rifreskimin e ketyre te dhenave ne cdo sezon te ri arsimor. 7. Administron ne vazhdueshmeri informacionin e perftuar, si per vleresimin ne cdo moment te situates arsimore ne qytet ashtu dhe per t’ia ofruar ate grupeve te interesuara (publikut, shoqatave te ndryshme (OJF), donatore te mundshem). 8. Mbi bazen e informacionit te siguruar kryen studime per shtrirjen e rrjetit te shkollave dhe kopshteve te qytetit apo mbylljen e tyre dhe paraqet relacione per kete per shqyrtim Keshillin e Bashkise. 9. Kryen pranimin e te drejtave te studimit per nxenesit e viteve te para ne shkollat e mesme profesionale ne baze te planit te ardhur prej Drejtorise Arsimore.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 31


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

10. Ne bashkepunim me Sektorin e Shendetesise ndjek problemet higjeno-sanitare te institucioneve arsimore te qytetit. 11. Trajton akordimin e titujve dhe stimujve vendor te nderit per personalitete me kontribut te shquar ne fushen e arsimit dhe shkences dhe pergatit projektvendimet perkatese per Keshillin e Bashkise. 12. Bashkepunon me specialistin e Statistikes dhe Koordinim-Zhvillimit per mundesine e binjakezimit te shkollave te qytetit me shkolla te vendeve te tjera. 13. Koordinon dhe bashkepunon me Drejtorine Arsimore te Rrethit per problemet e ndryshme ne fushen e arsimit, ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore.

Neni 51. Inspektor i Kulturës 1. Punon për administrimin dhe gjallerimin e jetes kulturore dhe artistike te qytetit te Cerrikut në përputhje me politikat e Bashkisë me nje fokus të vecantë mbi aktivitetet rinore. 2. Ndjek realizimin e projekteve kulturore te zhvilluara nga Bashkia 3. Paraqet për shqyrtim projektet kulturore. 4. Përgatit të gjithë materialin e duhur për një projekt kulturor (Kerkese, rograme,kontrata ) dhe e ndjek atë deri në financimin e projektit. 5. Mbikqyr organizimin dhe realizimin e ceremonialit zyrtar. 6. Koordinon punën me sektorë të tjerë për realizimin e projekteve të përbashkëta të fushës kulturore dhe artistike. 7. Ndjek organizimin e veprimtarive kulturore që perfshijnë: a. Festa lokale b. Festa kombëtare dhe zyrtare, 8. Evidenton pasuritë kulturore të qytetit, pasuritë etnografike të qytetit, figurat historike. 9. Mban lidhje me krijues të fushave të ndryshme ansamble, grupe artistike 10. Ndjek organizimin e projekteve muzikore sipas një programi vjetor. 11. Organizon veprimtari artistike ne mjedise te hapura publike

Neni 51/1. Inspektor I rinise 1. Mban lidhje me organizatat lokale dhe kombëtare qe trajtojne problemet e të rinjve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive, kulturore dhe artistike. Është pjese e strukturës l pranë Bashkisë Cerrik qe prej Marsit te vitit 2007, si iniciative e organizatës ndërkombëtare për zhvillim “Save the Children” Programi për Shqipërinë. 2. Fokusi i punës se kësaj strukture është mbrojtja e te rinjeve nga dhuna, abuzimi, neglizhimi, përjashtimi social, trafikimi, shfrytëzimi dhe fenomene te tjera qe cenojnë mirëqenien e te rinjeve. 3. Implementimi i aktiviteteve sociale që kanë në bazë te rinjet nga shtresat në nevojë të qytetit ,me synim largimin e tyre nga alkoli,droga ,duhani etj.

Neni 51/2. Inspektore për Mbrojtjen e Fëmijëve 1. Është pjese e strukturës se mbrojtjes sociale te Bashkisë Cerrik qe prej Marsit te vitit 2012, si iniciative e organizatës ndërkombëtare për zhvillim “Save the Children” Programi për Shqipërinë.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 32


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

2. Fokusi i punës se kësaj strukture është mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, neglizhimi, përjashtimi social, trafikimi, shfrytëzimi dhe fenomene te tjera qe cenojnë mirëqenien e fëmijëve. 3. Inspektoria për Mbrojtjen e Fëmijëve ka për detyre te realizoje koordinimin me aktoret e tjerë publike dhe private te niveleve lokale dhe rajonale për t’iu përgjigjur me efikasitet nevojave te fëmijëve si edhe për te advokuar dhe rritur ndërgjegjësimin publik për sa i përket çështjeve te mbrojtjes se fëmijëve.

Neni 51/3. Inspektore për Barazin Gjinore MISJONI : 1. Të arrijëm barazinë gjinore i, nëpërmjet integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha aspektet e hartimit dhe zbatimit të politikave. 2. Kjo do të thotë pjesëmarrje e barabartë grave dhe vajzave, burrave dhe djemve ne jeten sociale, ekonomike e politike te vendit, si dhe mundësi të barabarta për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në dobi të shoqërisë; 3. Të përmirësojë mbrojtjen, reagimin e sistemit të drejtësisë dhe mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, si dhe të vendosë një fokus më të qartë në parandalim, duke adresuar shkaqet e dhunës dhe abuzimit në familje. DETYRAT. 1. Analizën e situatës socio-ekonomike në Shqipëri, duke marrë në konsideratë treguesit ekonomikë, arsimorë, shëndetësorë dhe kulturorë; 2. Analiza të veçanta për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në sektorë të ndryshëm, si dhe në strukturat vendim marrëse në nivel qendror e lokal; 3. Identifikimin e vizionit dhe sfidave kryesore për arritjen e barazisë gjinore . 4. Përgatitjen e planit të veprimit për të arritur synimet dhe objektivat e kësaj strategjie, si dhe Vendosjen e treguesve bazë për matjen dhe vlerësimin e ecurisë, apo dhe rishikimin e veprimeve në përputhje me situatat e reja që krijohen. 5. Evidentimin e fushave kryesore të ndërhyrjes për parandalimin e dhunës në familje

Neni 52 Drejtori Sportiv 1. Punon për administrimin dhe gjallerimin e jetes Sportive te qytetit te Cerrikut në përputhje me politikat e Bashkisë me nje fokus të vecantë pronovimin e grup-moshave 2. Motivon cilesine sportive. 3. Drejton Klubin e Futbollit,dhe pregatit strukturen organizative dhe drejtuese te tij. 4. u. Bashkepunon me policinë për krijimin e sigurisë dhe rregullit gjatë zhvillimit të garave. 5. Mbledh dhe shkëmben informacione dhe komunikime. 6. Organizon seminare nëpër shkolla për problemet e kultures sportive. 7. Raporton tek eprori direkt për problemet që ndeshen gjatë realizmit të punës. 8. Kontrollon gjendjen e terreneve sportive ne administrim te Bashkise, nga pikepamja funksionale teknike, të sigurisë dhe të normave higjeno-sanitare dhe bën konkluzionet. 9. Kërkon dhe siguron në bashkepunim me urbanistiken, gentplanin e vendndodhjeve të hapësirave për kënde argëtuese sportive. 10. Në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, ndërton planin e shfrytëzimit të ambienteve sportive për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 33


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

NENI 53 POLICIA BASHKIAKE Policia bashkiake është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë, në përputhje me dispozitat e ligji Nr.8224, datë 15.5.1997 dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore. Policia e bashkisë nuk është pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura.Ajo perzgjidhet me konkurim sipas ligjit per policing Bashkiake. Policia Bashkiake perbehet nga : • K/Inspektori I Policise Bashkiake • 2-Inspektoret e Policise Bashkiake • Inspektori I policies per Qarkullimin Komandanti i policisë së bashkisë përgjigjet për kryerjen e shërbimeve të kësaj policie në përputhje me ligjin. NENI 54.Policia e bashkisë ka për detyrë: 1. Të sigurojë zbatimin efektiv të urdhërave të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të vendimeve të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike. 2. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë apo të komunës si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj. 3. Të sigurojë zbatimin e urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë në lidhje me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale,ndaj bashkisë , si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre. 4. Të mbikëqyrë e verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e aktevebashkiake. 5. Të konstatojë e të parandalojë ndotjet e mjedisit,hedhjet e mbeturinave të ndryshme, si dhe të sinjalizojë kryetarin e bashkisë për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të rrezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive. 6. Të ndalojë, shmangë e prishë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve dhe të ndërtesave e objekteve publike të bashkisë apo komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre. 7. Të kujdeset për qetësinë publike, duke shmangur zëniet,mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve,autoparlantet e radiove e magnetofoneve, rënia pa vend e burive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që sjellin shqetësime për të tjerët. 8. Të marrë masa për ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike,fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e salla sportive,objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike. 9. Të inspektojë tregjet, të kontrollojë zënien e vendeve për tregti ambulante, të verifikojë pajisjen me licensë të tregtarëve dhe personave të tjerë që merren me veprimtari shitblerje, me tregtimin e pijeve alkoolike, objekteve me vlera artistike e kombëtare, të lëndëve djegëse, të kontrollojë respektimin e masës, peshës dhe çmimin e shitjes. 10. Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike, si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhërave të nxjerra nga kryetari i bashkisë. 11. Të kontrollojë marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 34


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

natyrore si dhe të ndihmojë në kapërcimin e tyre duke u dhënë gjithashtu ndihmë të dëmtuarve në raste urgjence. 12. Të marrë masa të përkohshme ndaj të sëmurëve psikikë në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik. 13. Të kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara. 14. Të kontrollojë e të marrë masa për zbatimin e rregulloreve, urdhërave e udhëzimeve të lëshuara nga kryetari I bashkisë për probleme që lidhen me zbatimin e këtij ligji.

Neni 55 Inspektori I policies per Qarkullimin 1. Pergjigjet per Rregullimin e qarkullimit në qendrat e banuara te Bashkise Cerrik 2. Në qendrat e banuara, te bashkisë, me urdhëresë të kryetarit të Bashkise, duhet: a) të zbatojnë masat e parashikuara per te siguruar nje qarkullim normal te Automjeteve ne Qytet. b) të kufizojnë qarkullimin e të gjitha ose të disa kategorive të mjeteve për nevoja të qarta dhe të motivuara për parandalimin e ndotjes së mjedisit . c) të caktojë zonat ku lejohet parkimi i mjeteve; d) të caktojë, me vendim të këshillit të bashkisë, zona të destinuara për parkim, në të cilat qëndrimi i mjeteve kushtëzohet nga pagesa e një tarifete paracaktuar. e) të përcaktojë orarin dhe hapësira të rezervuara për mjetet që përdoren për ngarkim dhe shkarkim mallrash; f) të rezervojë rrugë për qarkullimin e mjeteve të shërbimit të transportit publik, me synim favorizimin e lëvizshmërisë urbane. 3. Te kujdeset per Sinjalistiken ne zonen e banuar. 4. Zonat e destinuara për parkim duhet të jenë të vendosura mundësisht jashtë karrexhatës dhe gjithsesi në mënyrë që mjetet e parkuara të mos pengojnë rrjedhjen e trafikut. 5. Te kerkoj nga drejtuesit e Automjeteve paisjen e tyre me pullen e parkimit vjetor per Cilin do që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zbaton detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë, deri në katër mijë lekë .

Neni 56. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Ndjek zbatimin e planeve dhe projekteve te zhvillimit urban ne qytetin e Cerrikut ne perputhje legjislacionin ne fuqi

Neni 57. Kryeinspektori 1. Drejton Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë (INUC) dhe emërohet nga Kryetari i Bashkisë. 2. Organizon dhe drejton gjithë veprimtarinë e sistemit të INUC dhe përgjigjet për këtë para Kryetarit të Bashkisë. 3. Ndjek zbatimin e detyrave që dalin nga aktet ligjore dhe nënligjore në veprimtarinë e INUC. 4. Përfaqëson INUC në veprimtarinë e saj jashtë dhe brenda Bashkisë Cerrik për kompetencat që i jep ligji. 5. Përfaqëson Bashkinë Cerrik në raport me institucionet e tjera shtetërore, me autorizim të Kryetarit të Bashkisë Cerrik, për problemet që mbulon ligjërisht INUC. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 35


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

6. Shqyrton dhe merr vendime për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit. 7. Në zbatim të detyrimeve ligjore, kërkon zyrtarisht mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake. 8. Nënshkruan aktet që dalin nga INUC i Bashkisë dhe kërkon nga vartësit ndjekjen për zbatimin e tyre. 9. Me kërkesë tip, kërkon për verifikim nga Arkiva e Drejtorisë së Planifikimit Urban dokumentacion mbi subjektet e ndërtimit që janë në procedura verifikimi për shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit. 10. Për realizimin e funksionit të tij, me miratimin e Kryetarit të Bashkisë, nxjerr rregullore te brendshme te funksionimit te INUC, urdhra dhe vendime. 11. Vendos masa administrative në ngarkim të subjekteve që shkelin ligjshmërinë në fushën e ndërtimit, siç parashikohet në aktet ligjore në fuqi. 12. Përgatit dosjet e materialet që i paraqiten Kryeinspektorit për shqyrtim si dhe mban korrespondencën me porosi të tij, duke rakorduar me protokollin sipas shënimeve të tyre, mbështetur në skemën funksionale të organizimit të INUC, bashkëlidhur kësaj rregulloreje. 13. Administron sipas ligjit “Mbi arkivat” dokumentacionin e depozituar nga subjektet fizike e juridike prane INUC dhe me nenshkrim te Kryeinspektorit njehson kopje te tij te kerkuar nga subjekti perkates. 14. Arkivon dokumentacionin që rezulton nga puna ne terren apo zyre e insepktoreve (proces-verbal, relacion) brenda afateve te percaktuara ne ligj. 15. Arkivon dokumentacionin qe administrohet në rast ndërhyrjeje per prishje te objekteve te paligjshme: a. Proces-verbal konstatimi, relacion i brendshem b. Vendimi për prishjen e objektit; c. Njoftim i kundërvajtësit për zbatim vullnetar të urdhrit; d. Proces-verbal i ekzekutimit ose jo të urdherit;

Neni 58. Inspektori 1. Ushtron funksionet ligjore brenda kufijve territorial të Bashkisë Cerrik 2. Ushtron kontroll ne subjektet e ndertimit sipas planit te miratuar me pare nga Kryeinspektori, duke ndjekur proceduren me poshte: 3. I paraqet subjektit njoftimin per kontroll, nenshkruar nga Kryeinspektori. 4. 7 dite pas dates se njoftimit mban aktin e kontrollit per problematikat e konstatuara ne subjekt ne te cilin percaktohet afati per realizimin e detyrave te lena (10 dite). 5. Ne perfundim te afatit te percaktuar ne aktin e kontrollit, ne rast te mosrealizimit te detyrimeve ligjore nga subjekti, mban proces-verbal mbi kontrollin e ushtruar, shoqeruar me relacionin perkates kuparashtrohen gjendja aktuale ne subjekt dhe sugjerimet per masen administrative ndaj tij. 6. Mbështetur në dispozitat ligjore dhe metodikat e miratuara, ushtron kontroll në territorin e Bashkisë Cerrik, dhe mban proces-verbalin përkatës edhe ne rastet kur: a. Vlereson nje konflikt, referuar ankesave me shkrim te subjektevefizike e juridike (private e shteterore) b. Konstaton nderhyrje te paligjshme ne infrastrukture (ndertim i paligjshem). Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 36


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

7. Ne rastet e ekzekutimit te vendimeve per prishje te objekteve te paligjshme ndjek proceduren si me poshte: 8. I komunikon vendimin per nderhyrje ne menyre vullnetare subjektit. 9. Merr pjese ne ekzekutimin e te gjithe vendimeve per prishje te objekteve te paligjshme brenda territorit te Bashkise Cerrik. 10. Pasqyron veprimtarine e punes ne proces-verbalin e ekzekutimit ose jo te nderhyrjes, te cilin ia dorezon Kryeinspektorit. 11. Ndjek dhe zbaton urdhrat dhe porositë e Kryeinspektorit gjatë ushtrimit të kontrolleve. 12. Dokumenton punën e bërë në ushtrimin e detyrës me aktet proceduriale të miratuara, mbështetur në skemën funksionale të organizimit të INUC,

Neni 59. Punonjës te shërbimit (Manovrator) a. Mban në gadishmëri teknike automjetin që drejton dhe zbaton me rigorozitet rregullat teknike në punë si dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Në çdo rast lëviz me urdhër-punet dhe plotëson dokumentacionin përkatës të lëvizjes. b. Brenda datës së caktuar dorëzon fletët e udhëtimit të muajit paraardhës duke justifikuar lëvizjet dhe konsumin e karburantit, lubrifikanteve, gomave,

Neni 60. Pergjegjesi i Seksionit te Gjendjes Civile Objekti i punes se Pergjegjesit te Gjendjes Civile eshte organizimi i punës për një shërbim sa më të efektshëm dhe korrekt ndaj qytetarëve që kanë nevojë për sherbimet e zyrës së gjendjes civile. 1. Ndjek nga ana metodologjike të gjithë punën e bërë nga Gjendja Civile. 2. Realizon mbarëvajtjen e punës per te sjellë modernizimin gradual të shërbimeve që ofrohen. 3. Realizon denjësisht Aktin e Martesës midis qytetarëve në Zyrën e Gjendjes Civile, duke respektuar ligjshmërinë. 4. Bën verifikimin e tëgjitha akteve të lindjes të regjistruara.në zyrat e gjendjes civile. 5. Të ndjekë të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me Gjykatat, korigjimet e akteve të lindjes, korigjimet e moshës, korigjimet e gjeneraliteteve. 6. Kryen verifikime që kerkohen nga përfaqesitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Neni 61. Komisioni i Prokurimeve Publike 1. Qëllimi i Komisionit te Prokurimeve Publike 2. Komisioni i Prokurimeve Publike ngrihet dhe funksionon nezbatim te të gjitha dispozitave ligjore të Legjislacionit në fuqi për Prokurimin Publik dhe ngritja e tij urdherohet nga kryetari i Bashkise,i cili eshte edhe Kryetari i Entit Prokurues. 3. Komisioni i Prokurimeve Publike përgjigjet për hartimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e proçedurave të Prokurimit, me qëllim prokurimin e fondeve të vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit ose të ardhurat e Bashkisë për projektet mbi infrastrukturën, per sherbime dhe mallra, në mënyrë sa më ekonomike, efektive dhe transparente. 4. Perberja e Komisionit te Prokurimeve Publike a. Drejtori i Drejtorise Ekonomike - Kryetar b. Specialiste - (sipas natyres se investimit qe prokurohet -Anetar c. Specialiste - (sipas natyres se investimit qe prokurohet -Anetar Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 37


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 62 Kryetar I komisjonit te Prokurimeve Publike 1. Merr pjesë së bashku me anetaret e Komisionit gjatë zhvillimit të proçedurave të Prokurimit. 2. Harton planin e punës mbi prokurimet që do të kryen gjatë vitit buxhetor dhe e paraqet për miratim pranë Kryetarit te Bashkise. 3. Ngarkon me detyra dhe kontrollon zbatimin e tyre nga anetaret e Komisionit mbi hartimin e dokumentacionit, respektimin e afateve dhe ndjekjen e proçedurave të parashikuara në Ligj. 4. Relaton në mënyrë periodike pranë Kryetarit te Bashkise, mbi ecurinë e punës dhe problemet e lindura gjatë saj. 5. Mban të azhornuar rregjistrin e prokurimeve, duke pasqyruar në të çdo ndryshim që lind gjatë zhvillimit të proçedurave të Prokurimit, në përputhje me ligjin në fuqi. 6. Mban përgjegjësi për respektimin e afateve kohore të procedurave të prokurimit, njoftimin në buletin, specifikimet tenike, sigurimin e materialeve për plotësimin e dokumentave të tenderit, pergatitjen e dokumentave të tenderit në bazë të formularëve përkatës të parashikuar në ligj. 7. Cakton nje prej specialisteve, anetar te Komisionit, per te trajtuar dokumentat e tenderit, proces-verbalin e tij dhe kontaktet me subjektet e interesuara per sqarimet e nevojshme rreth tenderit.

Neni 63. Anetari i Komisionit te Prokurimeve Publike 1. Përmbush të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Kryetari i Komisionit te Prokurimeve Publike në zbatim të legjislacioni në fuqi 2. Relaton pranë Kryetarit te Komisionit në mënyrë periodike mbi përmbushjen e detyrave të caktuara. 3. Merr pjesë aktive gjatë proçedurave të tenderimit, hartimit të dokumentacionit duke propozuar zgjidhje teknike mbi problemet që mund të dalin gjatë këtyre të fundit 4. Detyra te veçanta te anetarit te Komisionit qe trajton dokumentat e tenderit dhe procesverbalin. 5. Vë në dispozicion kandidatëve dokumentat e tenderit të miratuara nga Komisioni brenda afateve të parashikuar në Ligj. 6. Sqaron kandidatët që kanë tërhequr dokumentacionin për tender mbi çdo paqartësi që mund të kenë gjatë hartimit të ofertave në lidhje me dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Enti Prokurues 7. U komunikon kandidatëve që kanë tërhequr dokumentacionin brenda afatit të parashikuar në ligj çdo ndryshim në dokumentat e tenderit, të miratuara nga

Neni 64 Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. 1. Ka për detyrë të ruajë fshehtësinë e shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëritë pjesëmarrëse ne tender deri në momentin e komunikimit zyrtar të fituesit nga Kryetari i Entit Prokurues dhe nënshkrimit të kontratës 2. Mban kontakte me Institucionet përkatëse per zbatimin e detyrave të parashikuara në ligj në kohë dhe me efikasitet (Ministri, APP, Prefekturë etj..) 3. Mban proçesverbalet e mbledhjeve të komisionit duke pasqyruar me transparence çdo vendim të marrë në mbledhjet përkatëse. 4. Plotëson dosjet përkatëse të proçedurave të prokurimit duke organizuar nëtë gjithë dokumentacionin e tenderit (urdhër prokurimi, njoftime, vendime të komisionit etj) Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 38


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

5. Me lidhjen e kontratës bën dorëzimet e dosjeve me procesverbal pranë drejtorive përkatëse. 6. Bën inventarin e dosjes së proçedurave të prokurimit dhe kujdeset për dorëzimin e tyre në arkivin e Bashkisë në mënyrë dhe brenda afatit të parashikuar në ligj.

Neni 65. Anetari i Komisionit te Prokurimeve Publike (Juristi) 1. Merr pjesë aktive në hartimin e dokumentave të tenderit duke kontrolluar ligjshmërinë e kërkesave të caktuara në to dhe, kur vë re shkelje të proçedurave, ka të drejtën e pezullimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi 2. Merr pjesë aktive, gjatë zhvillimit të proçedurave të prokurimit duke kontrolluar ligjshmërinë e vendimeve të komisionit duke propozuar marrjen e masave në mbështetje të ligjit. 3. Mban përgjegjësi për përzgjedhjen e proçedurës, vendosjen e afateve dhe respektimin e tyre duke iu referuar në çdo hap legjislacionit në fuqi 4. Ka për detyrë të informojë në çdo kohë mbi legjislacionin dhe ndryshimet që i bëhen këtij të fundit dhe të pasqyrojë në dokumentat e tenderit dhe proçedurat e tenderimit këto ndryshime. 5. Gjatë hapjes së ofertave në një proçedurë prokurimi bën verifikimin e dukomentacionit tekniko-ligjor së bashku me Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për të kontrolluar shkallën e pergatitjes së kandidatëve në bazë të kërkesave të vendosura nga Enti Prokurues 6. I propozon Komisionit kualifikimin ose skualifikimin e kandidatëve mbas verifikimit të ofertave; i propozon komisionit marrjen e masave ndaj kandidatëve të cilët kanë paraqitur dokumente të rreme në një proçedurë prokurimi në mbështetje të legjislacionit në fuqi. 7. Verifikon ligjshmërinë e ndjekjes së proçedurave të tenderit gjatë zhvillimit të tij. 8. Harton kontrata sipas klasifikimit të tyre në bazë të proçedurës duke mbrojtur në çdo kohë interesat e Institucionit që përfaqëson. 9. Mban përgjegjësi për ruajtjen e fshehtësisë së pergatitjes së dokumentacionit dhe verifikimit të tij deri në komunikimin zyrtar kandidatëve. 10. Mban lidhje të vazhdueshme me Agjensinë e Prokurimit Publik dhe Institucione të specializuara për zgjidhjen me efikasitet të problemeve ligjore që lindin gjatë proçeduarve të prokurimit publik 11. Relaton pranë Kryetarit te Komisionit mbi ecurinë e proçedurave, problemet e hasura gjatë zhvillimit të tyre, bën propozime konkrete për zgjidhjen e tyre duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Neni 66. Komisioni i Blerjeve të Vogla dhe Administrative Qellimi i Komisionit te Blerjeve te Vogla dhe Administrative (KBVA) a. Merret me ndjekjen dhe zbatimin e të gjitha proçedurave të Prokurimit për blerjet me vlera të vogla në përputhje me Legjislacionin në fuqi. b. Ndjek dhe përgjigjet për hartimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e proçedurave të Prokurimit, me qëllim prokurimin e fondeve, të vëna në dispozicion nga Buxheti i Bashkise për mirëmbajtjen, administrimin e nevojave të Institucionit, në mënyrë sa më ekonomike, efektive dhe transparente. c. Ndjek respektimin e afateve Ligjore, nga fillimi i proçedurave të prokurimit deri në përfundimin e tyre, në mbështetje të dispozitave Ligjore në fuqi. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 39


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 67. Kryetari i Komisionit te Blerjeve te Vogla a. Drejton dhe koordinon punën, bën ndarjen e detyrave të anetareve te KBVA,në varësi të kërkesave të ardhura për Prokurime të vogla. b. Harton planin e punës dhe e paraqet për miratim pranë Kryetarit te Bashkise, mbi prokurimet që do të kryen gjatë vitit buxhetor. c. Ndjek dhe njëkohësisht merr pjesë direkte në kryerjen e blerjeve të vogla dhe zhvillimin e proçedurave të Prokurimit. d. Me daljen e Urdhërit të Prokurimit, në bazë të kërkesës së drejtorive përkatëse, merr masa për proçedurën që do të ndiqet, përzgjedhjen e mallit dhe shërbimit në mënyrë sa më efikase dhe ekonomike në përputhje të legjislacionit në fuqi. e. Raporton në mënyrë periodike eprorin direkt, mbi të gjitha proçedurat e ndjekura nga KBVA që ai drejton, vlerën e prokurimit për të gjitha proçedurat,ecurinë e punës, dhe problemet e lindura gjatë saj. f. Së bashku me Juristin, janë përgjegjës për proçedurën ligjore të ndjekur mbi një blerje të vogël.

Neni 68. Anetari i Komisionit te Blerjeve te Vogla dhe Administrative (specialisti i furnizimit) 1. Përmbush të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Kryetari i KBVA, në zbatim të legjislacioni në fuqi 2. Relaton pranë Kryetarit te KBVA në mënyrë periodike mbi përmbushjen e detyrave të caktuara 3. Teston tregun për të përcaktuar çmimet për mallra ose shërbime të cilat do të prokurohen në bazë të kërkesave të drejtorive brenda Institucionit, Bashkisë Vlores. 4. Me verfikimin e ofertave në treg relaton në KBVA mbi çmimet e tregut për mallra dhe shërbime të ndryshme dhe mbas miratimit të këtyre të fundit kryen prokurimin përkatës. 5. Mban të azhornuar listën e shoqërive të specializuara që mund të furnizojnë materiale ose shërbime sipas nevojave të Institucionit të domosdoshme për një proçedurë prokurimi, duke bashkëpunur me Organe dhe Institucione të specializuara (Dega e Tatim – Taksave, etj) 6. Merr masa që malli dhe shërbimi të bëhen hyrje dhe dalje sipas rastit nga magazina në përputhje me proçedurat e parashikuara në Ligj.

Neni 69. Detyra te veçanta te anetarit te KBVA qe trajton dokumentat e tenderit dhe proces-verbalin. 1. Përgatit dokumentacionin përkatës bashkë me KBVA mbi proçedurat e ndjekura për kryerjen e një prokurimi të vogël dhe e paraqet për likuidim. 2. Relaton pranë Kryetarit te KBVA mbi problemet e dala gjatë kryerjes së detyrave dhe propozon masa përkatëse për zgjidhjen e tyre. 3. Mban rregjistrin e blerjeve të vogla të azhornuar duke pasqyruar në të gjithë proçedurat e ndjekura për prokurimet. 4. Sqaron kandidatët që kanë tërhequr dokumentacioni për tender mbi cdo paqartësi që mund të kenë gjatë hartimit të ofertave në lidhje me dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Enti Prokurues. 5. U komunikon kandidatëve që kanë tërhequr dokumentacionin brenda afatit të parashikuar në ligj cdo ndryshim në dokumentat e tenderit, të miratuara nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 40


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

6. Mban përgjegjësi për respektimin e afateve kohore të procedurave të prokurimit, njoftimin në buletin, specifikimet teknike, sigurimin e materialeve për plotësimin e dokumentave të tenderit, pregatitjen e dokumentave të tenderit në bazë të formularëve përkatës të parashikuar në ligj 7. Mban proçesverbalet e mbledhjeve të komisionit duke pasqyruar me transparence 8. Mban përgjegjësi për firmosjen e proçesverbaleve nga të gjithë anëtarët e Komisonit të Vleresimit të Ofertave si dhe Njësisë së Prokurimit 9. Plotëson dosjet përkatëse të proçedurave të prokurimit duke organizuar në të gjithë dokumentacionin e tenderit (urdhër prokurimi, njoftime, vendime të komisionit etj) 10. Ka për detyrë të ruajë fshehtësinë e shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëritë pjesëmarrëse ne tender deri në momentin e komunikimit zyrtar të fituesit nga Kryetari i Entit Prokurues dhe nënshkrimit të kontratës 11. Me lidhjen e kontratës bën dorëzimet e dosjeve me proçesverbal pranë drejtorive përkatëse. 12. Bën inventarin e dosjes së procedurave të prokurimit dhe kujdeset për dorëzimin e tyre në arkivin e Bashkisë Vlore në mënyrë dhe brenda afatit të parashikuar në ligj.

Neni 70. Komisioni Vendor i Emergjencave Civile 1. Misioni i Komisionit Vendor te Emergjencave Civile (KVEC) eshte hartimii planeve të përgatitjes për situata emergjence (tërmete, përmbytje, rrëshqitje,rënie zjarri, aksidente teknologjike, agresion ushtarak etj.) dhe zbatimi i masave mbrojtëse. 2. Ngritja dhe perberja e Komisionit Vendor te Emergjencave Civile (KVEC) 3. Ngritja e KVEC behet me urdher te Kryetarit te Bashkise 4. Komisioni Vendor i Emergjencave Civile (KVEC) ka kete perberje: a. Kryetari i Bashkise - Kryetar i KVEC b. Zevendeskryetari - Anetar c. Dr. i Infr. Dhe Sherbimeve Publike - Anetar d. Dr. i Finances dhe Buxhetit - Anetar e. Drejtori i Urbanistikes - Anetar f. Dy specialiste – inxhiniere ndertimi - Anetar

Neni 71. Kryetari i KVEC 1. Ngritja e ndjekja e aktivitetit të KVEC, duke bashkërenduar punën me Organizatat Vullnetare, Forcat Operacionale për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile. 2. Kontroll i vazhdueshëm për zbatimin e masave të mbrojtjes nga zjarri në vetë godinën e Bashkisë, Njësitë Administrative , Ndërmarrjet e varsisë. 3. Evidentim i rasteve të dëmeve nga zjarri, rrëshqitje toke, përmbytje, dëmtime në eksploziv etj. Dhënia e ndihmës financiare të dëmtuarve në bazë të legjislacionit në fuqi. 4. Evidentimi i forcave operacionale, O.J.F-ve vendase e të huaja që veprojnë në territorin e Bashkisë, me qëllim angazhimin e përfshirjen e tyre në raste emergjence.

Neni 72. Komisioni i Strehimit 1. Misioni i Komisionit te Strehimit eshte trajtimi i problemeve te strehimit brenda kufirit administrativ te Bashkise Cerrik. 2. Ngritja dhe perberja e Komisionit te Strehimit Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 41


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

3. Ngritja e Komisionit te Strehimit behet me urdher te Kryetarit te Bashkise 4. Komisioni i Strehimit ka kete perberje: a. Zevendeskryetari - Kryetar i KS b. Administraori i Qytetit - Anetar c. Drejtori i Infr. Dhe Sherbimeve Publike - Anetar d. Specialisti i Strehimit - Anetar e. Juristi - Anetar 5. Komisioni i Strehimit shqyrton dhe trajton kerkesat e qytetareve te cilet kane Statusin e te Pastrehut, te paraqitura ne sektorin e strehimit. 6. Komisioni i Strehimit merr vendime me shkrim per problemet qe trajton dhe vlereson. 7. Vendimi i Komisionit te Strehimit nenshkruhet nga te gjithe anetaret e tij dhe miratohet nga Kryetari i Bashkise. 8. Vendimi i Komisionit te Strehimit shqyrtohet ne Keshillin Administrative te Bashkise dhe paraqitet me pas si projekt-vendim per miratim ne Keshillin e Bashkise.

Neni 73. Komisioni i Liçensimit ne Fushen e Veprimtarise se Transportit (Komisioni i Shqyrtimit te Lejeve) 1. Misioni i Komisionit te Liçensimit ne Fushen e Veprimtarise se Transportit (Komisioni i Shqyrtimit te Lejeve - KSHL) eshte trajtimi dhe zgjidhja e problemeve te liçensimit ne fushen e veprimtarise se transportit ne teritorin e Bashkise Cerrik. 2. Ngritja dhe perberja e KSHL a. Ngritja e KSHL behet me urdher te Kryetarit te Bashkise b. KSHL ka kete perberje: i. Zevendeskryetari - Kryetar i KS ii. Drejtori i drejtorise ekonomike - Anetar iii. Specialisti i Transportit - Anetar iv. Juristi - Anetar 3. Detyrat e KSHL a. KSHL shqyrton dhe trajton kerkesat e qytetareve per leje transporti, te paraqitura ne sektorin e transportit. b. KSHL, ne zbatim te kerkesave ligjore, percakton kriteret e vleresimit per shqyrtimin e lejes se transportit, te cilat i propozohen permiratim Kryetarit te Bashkise. 4. KSHL merr vendime me shkrim per problemet qe trajton dhe vlereson. 5. Vendimi i KSHL nenshkruhet nga jo me pak se 50%+1 teanetareve te tij, dhe i propozohet per miratim Kryetarit te Bashkise. 6. KSHL mblidhet per shqyrtim te kerkesave jo me pak se nje here ne muaj. 7. KSHL merr vendim jo me vone se 30 dite nga dorezimi i dokumentave te plotesuara sipas kerkesave ligjore dhe kritereve te vendo sura ne zbatim te tyre. 8. Sektori i Transportit verifikon rregullshmerine ligjore te dokumentave dhe pergatit materialin per mbledhje te KSHL, ku raporton zbatimin e rregullave te paraqitjes se dokumentave duke shprehur dhemendimin e Sektorit. 9. Sektori i Transportit, ne zbatim te vendimit te marre nga KSHL,pergatit lejet e transportit. 10. Leja e Transportit nenshkruhet nga Kryetari i Bashkise ose, meautorizim te tij, nga Zevendeskryetari, dhe i dorezohet subjektit se bashku me çertifikatat, per rastin e automjeteve, te firmosura nga Drejtorite perkatese. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 42


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

11. Sektori i Transportit ka te drejten e komunikimit zyrtar me subjektin perfitues te lejes se transportit.

Neni 74. Komisioni i dhenies se Liçensave profesionale per sherbimet publike. 1. Misioni i Komisionit te dhenies se Liçensave profesionale per sherbimet publike eshte trajtimi dhe zgjidhja e problemeve te liçensimit ne fushen e sherbimeve publike ne teritorin e Bashkise. 2. Ngritja e Komisionit te dhenies se Liçensave profesionale per sherbimet publike behet me Vendim te Keshillit te Bashkise 3. Komisioni i dhenies se Liçensave profesionale per sherbimet publike ka kete perberje: a. Kryetari i Bashkise - Kryetar i KS b. Drejtori i dr.Urbanistikes - Anetar c. Specialist i Urbanistikes - Sekretar d. Specialist i Mjedisit - Anetar e. Specialist i Bujqesise - Anetar 4. Komisioni i dhenies se Liçensave profesionale per sherbimet publike miraton licenca me karakter vendor për: a. shërbimin për administrimin e mbetjeve të ngurta urbane dheinerte; b. shërbimin për administrimin e parqeve, të lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike; c. shërbimin për administrimin e varrezave publike dhe të dëshmorëve; d. shërbimin publik të varrimit, shërbimin e dekorit,

Neni 75. Specialisti i Administrimit 1. Është punonjës civil dhe është në varësi direkte të drejtorit të Drejtorisë Ekonomike (eprori direkt) 2. Përgjigjet për administrimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të punës, paisjeve teknike dhe autoveturave, për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme të punës për të gjithë punonjësit. 3. Në fillim të çdo viti dhe në mënyrë periodike përgatit kërkesat për komisionin e blerjeve të vogla, që lidhen me bazën e nevojshme materiale për mirëmbajtjen ose riparimin e godinës, të printerave, të fotokopjeve, të fakseve, të sistemit ngrohës, të automjeteve, të sistemit të ndriçimit dhe të paisjeve kancelarike. 4. Në fillim të çdo viti i pajis automjetet me kontratën e sigurimeve, taksën e rregjistrimit, taksën e aksit rrugor dhe akt-kolaudimin. Brenda datës 10 të çdo muaji plotëson fletë -udhëtimet për çdo shofer, të cilat duhet të jenë të firmosura nga drejtuesi i automjetit, nëpunësi udhëtues, drejtori i drejtorisë. 5. Në fillim të çdo muaji merr kilometrazhet e parashikuara nga çdo automjet në prezencë të drejtuesit të tij, nxjerr kilometrat e përshkuara gjatë muajit duke i krahasuar me fletëudhëtimet që paraqesin shoferat. 6. Në bashkëpunimme komisionin teknik, bën kontrollin teknik të autoveturave në një servis ose në disa servise të specializuara sipas tipit të tyre. 7. Në rastet e aksidenteve që mund të pësojnë automjetet e institucionit, brenda 36 orëve njoftohet me gojë dhe me shkrim shoqëria e sigurimeve dhe I dërgohet proces-verbali i Inspektoriatit të Qarkullimit Rrugor bashkë me fotografitë e mjetit të dëmtuar. 8. Merr pjesë në komisionin e përcaktimit të akt-difektimeve te automjeteve dhe komisionin e përcaktimit te normativave të karburantit për 100 km, etj. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 43


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

9. Kontrollon magazinën për rregullin dhe ruajtjen e materialeve nga dëmtimet e ndryshme dhe sistemimin e tyre, propozon dhe merr masa për përmirësimin e gjëndjes. Kontrollon dhe urdhëron hyrjet-daljet e mallrave në magazinë. 10. Organizon dhe ndjek në vazhdimësi funksionin e ruatjes së Institucionit nëpërmjet shërbimit të rojeve dhe përgjigjet për gatishmërinë e tyre. Neni 76. Specialisti i mirëmbajtjes së rrjetit të brendshëm dhe sistemit kompiuterik 1. Është në varësi direkte të drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore(eprori direkt) 2. Përgjigjet për administrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të brendshëm (IT) në Bashki dhe për sistemin kompiuterik të vendosur në zyrat e Bashkisë, Brenda ndërtesës dhe në drejtoritë jashtë saj. 3. Përgjigjet për instalimin e programeve bazë dhe atyre profesionalë në kompiuterat e vendosur në Bashki dhe për funksionimin normal të hardware-ve dhe software-ve.

Neni 77. Shoferi i Bashkise 1. Eshte punonjes ne varesi direkte te Pergjegjesit te Administrates(eprori direkt). 2. Eshte ne dispozicion te Administrates dhe realizon trasportin e gjithe punonjesve sipas detyrave te ngarkuara. 3. Plotson flete udhetimet per çdo levizje dhe I dorzon ato per konfirmim te pergjegjesi I Administrates.

Neni 78. Sanitaria e Bashkise 1. 2. 3. 4. 5.

Pergjigjet per Administrimin e Ambjentit Brenda Bashkise Kujdeset per rregullin e pasterin ne ambjentet e brendeshme te zyrave Ruan rregullin dhe nuk lejon futjen ne zyra te personave te tjere. Nuk demton materialet shkresore pa dijenin e pergjegjesit te zyres. kujdeset per djegjen e e dokumentave te pavlefshme kur ato konfirmohen sit e tilla nga punonjesi pergjegjes.

KREU IV RREGULLORE E BRENDESHME

Neni 79. Informacioni dhe komunikimi me median 1. Të drejtën për komunikimin me median e ka vetëm Kryetari. 2. Me porosi apo autorizim të Kryetarit komunikimi me median mund të bëhet edhe nga Nen/Kryetaret, Pergjegjesi I Administrates apo Drejtoret. 3. Zyra e Informacionit është struktura mbështetëse për komunikimim e funksionarëve të sipërcituar me median. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 44


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 80 Hyrja, trajtimi dhe mbajtja e dokumentacionit 1. Dokumentacioni në Bashkin Cerrik depozitohet dhe ruhet në Sektorin e SekretariArkivit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 2. Të gjitha shkresat, letrat e dërguar nga populli, informacionet dhe mesazhet e ndryshme që drejtohen dhe hyjnë në institucion, pavarësisht nga mënyra e dërgimit të tyre, dorëzohen për regjistrim në sektorin e Sekretari-Arkivit. Ky i fundit vendos vulën e hyrjes ku pasqyrohet numri i protokollit, data dhe ora. 3. Korrespondeca e evidentuar dhe e protokolluar, pasi i vendoset vula përkatëse, i përcillet Titullarit të Institucionit, nepermjet sekretares se Kryetarit ,për dhënien e udhëzimeve mbi trajtimin e secilës praktikë. Edhe në rastet kur një shkresë nuk i drejtohet Titullarit, korrespondeca ndjek të njëjtën rrugë administrative. 4. Sipas shënimeve për mënyrën e trajtimit të bëra nga Titullari i Institucionit korrespondenca i dërgohet funksionarëve të caktuar për trajtimin e tyre nëpërmjet sektorit të Sekretari-Arkivit. 5. Pergjegjesi I Administrates , Drejtorët e Drejtorive bëjnë shpërndarjen e materialit duke dhënë udhëzimet përkatëse. 6. Pas trajtimit të materialit nga specialisti përkatës përveç siglës së tij materiali do të nënshkruhet edhe nga përgjegjësi i sektorit, drejtori i drejtorisë, Juristi dhe pas kësaj i dorëzohet titullarit për firmë. Nëse materiali është me më shumë se një fletë, nëpunësi që e koncepton duhet që të siglojë në fund djathtas seicilën prej fletëve. 7. Vula e Bashkise vihet vetëm mbi firmën e Kryetarit. Përjashtim bëhet vetëm në rastet se iadelegon këtë të drejte Zëvendëskryetarit. 8. Komunikimi i shkresave brenda aparatit të Bashkise Cerrik behet në përputhje me shkallën hierarkike . 9. Delegimi i kompetencave duhet të bëhet me shkrim duke ndjekur rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative. Në rastet e delegimit duhet bërë shënimi „Në mungesë dhe me autorizim“ duke vendosur edhe emrin e të autorizuarit. (Aneksi Nr.5) 10. Shkresat e trajtuara dorëzohen në sektorin e Sekretari-Arkivit brenda afateve të parashikuara në të paktën 2 (dy) kopje, ku njëra nga kopjet e cila qëndron në sektorin e Sekretari-Arkivit përmban siglat e përcaktuar në pikën 6 të po këtij neni. SekretariaArkivi janë të detyruar që në prani të nëpunësit që dorëzon materialin të bëjë shënimet e duhura në rregjistrin e protokollit. 11. Çdo projekt-akt i ardhur nga Institucionet e tjera, si edhe projekt-aktet e përgatitura nga strukturat e Bashkise Cerrik, kalon për mendim në Sektorin juridike të Bashkise e cila bashkërendon punën me strukturën që ka lidhje teknike me këtë projekt-akt. Çdo sugjerim i dhënë nga Sektori juridike për projekt-aktet e përgatitura nga strukturat e Bashkise duhet të pasqyrohet në projektin përfundimtar. 12. Shkresat zyrtare të evidentuara si të trajtuara apo të përfunduara arkivohen me shënimin AA (akti arkivohet) me firmën e drejtorit të drejtorisë përkatëse dhe dërgohen në sektorin e Sekretari-Arkivit. NENI 81.Orari i punës dhe qëndrimi gjatë kohës së punës 1. Orari i punës në Bashkin Cerrik është ai që përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi për administratën publike nga e hëna në të Premte 08.00-16.00. Ky orar zgjatet në mënyrën e parashikuar në ligj sipas nevojave të institucionit. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 45


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

2. Gjatë orarit zyrtar nëpunësi është i detyruar ta zhfrytëzojë kohën vetëm për qëllime pune dhe detyrat e tij funksionale. 3. Gjatë orarit zyrtar të punës nëpunësi mund të largohet për arsye pune, shëndetësore ose arsye të tjera të justifikueshme, me miratim/leje të eprorit direkt. 4. Gjatë orarit zyrtar të gjithë punonjësit e Bashkise Cerrik pa përjashtim mbajnë të varur në vend të dukshëm dokumentin e identifikimit.

Neni 82 .Etika për punonjësit e Bashkise Cerrik 1. Nëpunësit dhe punonjësit e Bashkise Cerrik duhet të ruajnë reputacionin dinjitetin, si dhe të qëndrojë larg çdo veprimi, qëndrimi apo sjellje e cila mund të zhvlerësojë emrin e mirë të nëpunësit dhe institucionit që përfaqëson. 2. Nëpunësi i Bashkise Cerrik është i detyruar tu përmbahet normave të etikës si gjatë orarit të punës ashtu edhe jashtë orarit të punës . 3. Nëpunësi i Bashkise Cerrik duhet të ruajë konfidencialitetit që buron nga ligji në lidhje me informacionin dhe materialin që njihet dhe merr dijeni gjatë kryerje së detyrës. Ky konfidencialitet nuk eshtë i kufizuar në kohë . 4. Nëpunësi duhet të jetë i sjellshëm në marrëdhënie dhe në komunikimin shkresor e verbal me eprorët, kolegët dhe vartësit e tij si dhe të respektojë parimet e etikës sipas legjislacionit në fuqi. 5. Veshja e nëpunësve meshkuj duhet të jetë serioze. Për pozicionin Drejtor Drejtorie dhe funkione të tjera më të larta se ky pozicion, veshja duhet të jetë me kostum, këmishë e kravatë, kurse për nëpunësit e tjerë meshkuj duhet paraqitja me pantallona serioze e këmishë. 6. Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo ekstravagante me funde shumë të shkurtra apo këmisha e bluza dekolte. 7. Të gjithë nëpunësit e Bashkise Cerrik duhet të kujdesen për higjenën personale dhe paraqitjen e jashtme. Meshkujt duhet të jenë me flokë me gjatësi të përshtatshme, kurse modeli i flokëve për femrat duhet që të mos jetë ekstravagant me nuanca të theksuara ngjyrash. 8. Nuk lejohet përdorimi i linjës telefonike të brendshme për qëllime private, përveç rasteve familjare urgjente. 9. Në takime punë, mbledhje me titullarët eBashkise, në raportimin tek eprorët aparti i telefonit celular duhet të jetë i fikur ose pa tingull. 10. Të gjithë nëpunësit që disponojnë numër celulari, me kuotë fikse të caktuar nga Institucioni, janë të detyruar ta mbajnë të hapur këtë numër gjatë 24 orëve. 11. Në të gjitha ambientet e Bashkise Cerrik është e ndaluar përdorimi dhe mbajtja e pijeve alkoolike 12. Në të gjitha ambientet e Bashkise Cerrik është e ndaluar pirja e duhanit. Pirja e duhanit mund të lejohet vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim. 13. Në komunikimin e përditshëm brenda institucionit, nëpunësit duhet të respektojnë shkallën hierarkike. Gjatë komunikimit, çdo nëpunës duhet të karakterizohet nga etika dhe respekti i ndërsjelltë. Komunikimi verbal në ambientet e Bashkise Cerrik, nuk duhet të bëhet me zë të lartë.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 46


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Neni 83. Modelet e shkresave Modelet e shkresave bëhen sipas anekseve bashkëlidhur kësaj rregulloreje: Aneksi nr.1 – Memo Aneksi nr.2 – Shkresë e Kryetarit Aneksi nr.3 – Shkresë e sigluar me porosi, në mungesë të Kryetarit Aneksi nr.4 – Shkresë brenda Bashkisë Aneksi nr.5– Shkresë brenda Bashkisë, në mungesë dhe me autorizim. Aneksi nr.6 – Urdhri i Kryetarit.

Neni 84.Masat e sigurisë 1. 2. 3. 4.

Për sigurinë e institucionit të Bashkise Cerrik përgjigjet Policia Bashkiake. Shërbimet dhe mirëmbajtja e zyrave në Bashkin Cerrik bëhet vetëm në prani të personit që punon në atë zyrë apo të një personi tjetër të ngarkuar prej tij. Në mbarim të punës, punonjësit e Bashkise Cerrik , marrin masat e nevojshme për sigurimin e ambjentit të punës. 5. Kur efektivi i shërbimit të PoliciseBashkiake, konstaton se ka mbetur ndonjë zyrë e pasiguruar, lajmëron menjëherë komandantin . Ky i fundit vë në dijeni eprorin në varësi të së cilës është kjo zyrë dhe merr masat përkatëse për sigurimin e zyrës deri në ardhjen e personit përgjegjës. NENI 85.Sanksione Mos repektimi Rregullores së brendshme të Bashkise Cerrik ngarkon me përgjegjësi dhe përbën shkak për proçedim disiplinor sipas dispozitave ligjore në fuqi.

KREU V RREGULLORE PER MENAXHIMIN E AKTIVEVE Baza Ligjore: 1-Nenit 6, germa (e) te Ligjit Nr.10296, datë 08/07/2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”. 2-Udhezimi , Nr. 30 Datë 27.12.2011 “PËR MENAXHIMIN E AKTIVEVE NË NJËSITË E SEKTORIT PUBLIK”

A. PROCEDURA PER ADMINISTRIMIN E VLERAVE MONETARE DHE MATERIALE. Administrimi i saktë i vlerave materiale e monatare, të jetë një mjet i rëndësishëm për mbrojtjen e pronës se Njësisë. Kjo proçedure kryhet me qellim :Pasqyrimin e plotë i gjendjes dhe të ndryshimeve të vlerave në ruajtje e në përdorim, me qëllim që ato të mos dëmtohen e shpërdorohen. Pershkrimi i proçedurës:

I. Lëvizja dhe ndryshimi i vlerave materiale. 1. Çdo lëvizje e ndryshim i vlerave materiale, pasqyrohet në dokumentat, që përbëjnë të dhënat e nevojshme për vërtetimin e tyre.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 47


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK 2. Këto dokumente, të përgatitura në mënyrë të plote e të saktë, i nënshtrohen detyrimisht regjistrimit në librat e llogarise. 3. Për vetë natyrën e tyre dhe qëllimin e përdorimit, vlerat materiale që administrojnë shërbimet e ndryshme të Njesitsë, ndahen në : a. Materiale inventari, Quhen materiale inventari të gjitha paisjet dhe sendet e tjera në vlerë, që plotësojnë organikat materiale të njësive shpenzuese, të cilat qëndrojnë në inventar deri në nxjerrjen jashte përdorimit të tyre . b. Materiale konsumi,Quhen materiale konsumi të gjitha materialet e tjera me vlerë që plotësojne nevojat e përditshme të efektivit, të cilat kur jepen për konsum, shkarkohen përfundimishte nga libri i llogarise. 4. Llogaria e vlerave materiale mbahet në tregues natyrorë (copë, kg, metra, etj), në vlerë dhe sipas llojshmërise, kualitetit, markës, numrit etj.

II. Klasifikimi i vlerave materiale: 1. Vlerat materiale ndahen në dy kategori: a. Vlerat materiale të reja që janë gjendje në magazinë, të pa vëna në përdorim. b. Të gjitha materialet e vëna në përdorim, pavarësisht nga vendndodhja e tyre (në përdorim të efektivit, në depo etj). 2. Kur materialet e kategorisë së dytë kanë plotësuar afatet e përdorimit sipas normave, janë amortizuar në atë masë që është e pamundur të kthehen në gjendje pune me çfardolloj riparimi, seleksionohen dhe nxirren jashte përdorimit me komisione të posaçme sipas dispozitave në fuqi. 3. Kalimi i materialeve nga kategoria e parë në të dytën, bëhet menjëherë pas vënies së tyre në përdorim (sipas dokumentit fletëdalje).

III.Rregjistri i aktiveve Ne Bashkin Cerrik 1. Bashkia krijon dhe perditeson nje regjister kontabel te te gjitha aktiveve qe zoteron apo ka ne administrim, perfshi dhe pronat publike nga te cilat siguron te ardhura. Rregjistri mbahet ne formen e kartelave . 2. Nepunesi Autorizues i njesise, brenda struktures se institucionit, cakton nepunesin Zbatues per krijimin dhe mbajtjen e rregjistrit. 3. Regjistri i aktiveve përfshinë si aktivet afatgjata ashtu edhe aktivet afatshkurtra materiale dhe monetare si dhe të specifikonë aktivet të cilat gjenden në pronësi të njësisë dhe ato që gjenden nën administrimin e njesise ne formen e pjesemarrjeve ne kapital. 4. Kufiri minimal per pragun e vleresimit te aktiveve afatgjata materiale eshte 10000 leke dhe afat perdorimi mbi nje vit. 5. Formati i rregjistrit te aktiveve hartohet ne vartesi te llojit te tyre afatgjate apo afatshkurter si dhe grupit perkates brenda llojit. Kerkesat minimale qe permbane rregjistri i aktiveve ne vartesi te llojit, perfshijne: daten e hyrjes ose marrjes ne dorezim,pershkrimin e aktivit, vleren e blerjes, daten e daljes ne perdorim, daten e skadences, vleren e shpenzimeve kapitale te mepasshme qe sjellin rritje te vleres se aktivit, vendndodhjen, personin pergjegjes, vleren e akumuluar te amortizimit, kohen e sherbimeve te mirembajtjes, vleren e akumuluar te shpenzimeve te mirembajtjes, daten e daljes nga pronesia.

IV. Dokumentimi 1. Regjistrimi i veprimeve ekonomike në librat e llogarise bazohet në dokumenta që përdoren për këtë qëllim dhe grupohen në: Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 48


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK a. Dokumenta autorizues - janë ato dokumenta që autorizojnë kryerjen e një veprimi të caktuar ekonomik e që i bashkëlidhet dokumentit vërtetues. b. Dokumenta vërtetues - vërtetojnë kryerjen në fakt të veprimeve ekonomike. Ato përpilohen në magazinat e çdo njësie shpenzuese. Të tilla janë fletëhyrjet, fletëdaljet, proçesverbalet etj. c. Dokumente të llogarisë - janë dokumentat përmbledhes që përpilohen për të thjeshtëzuar punën e kryerjes së regjistrimit të dokumentave vertetues në librat e llogarisë. 2. Dokumentat quhen të rregullt kur plotësohen sipas kërkesave që përmbajnë dhe kanë të bashkëlidhur dokumentat justifikues (autorizimet etj). 3. Dokumentat dorëzohen në zyrën e llogarisë nga magazina jo më vonë se një ditë pas kryerjes së veprimit ekonomik.

V. Veprimet që kryejnë sektorët e finances: 1. Sektori i financës para marrjes në dorezim të dokumentave nga personat me përgjegjesi materiale, kryen kontrollin paraprak të tyre. Ky kontroll përfshin kontrollin e rregullshmërise së jashtme, kontrollin nga pikpamja e zbatimit të ligjshmërise dhe kontrollin e saktësisë së veprimeve aritmetike. 2. Kontrollohet numri rendor i dokumentit, si për flete hyrje dhe flete dalje, të cilat duhet të vijnë në menyre kronollogjike dhe të mos kenë kapërcim numri, të ketë adresën nga vjen dhe kujt i dërgohet malli. 3. Për hyrjet që bëhen nga blerjet me fondet buxhetore, llogaritari duhet të kontrollojë në se fletehyrje ka të bashkëlidhur dokumentacioni justifikues përkatës: a. Proçes verbali i firmosur nga komisioni, b. Fatura e furnitorit të fotokopjuar, c. Fletë hyrje origjinale, d. Proçes-verbal i marrjes në dorëzim të mallit, 4. Për hyrjet e mallrave që qarkullojnë pa pagesë, Fletë-hyrja e plotësuar nga magazina duhet të kete bashkëlidhur dokumentacionin përkates si: a. Faturën e njësisë shpenzuese që ka bërë dalje mallin (Fletë-daljen e firmosur nga specialisti i shërbimit përkatës). b. Autorizimin për terheqje malli të firmosur nga shefi i sektorit të financës dhe titullari i njesisë. 5. Për të gjitha hyrjet që bëhen pa pagesë, njësia shpenzuese pritëse e mallit dërgon brenda datës 20 të muajit pasardhës, Akt-konfirmimin, i cili firmoset nga shefi i sektorit të financës, shefi i sektorit ekonomik dhe titullari, një kopje të fletë-hyrjes të firmosur dhe të vulosur nga titullari. 6. Për hyrjet e aktivave të bëra me Donacion, dokumentacioni shoqërues është: a. Kontrata/akti i dhurimit ose letrën zyrtare të njesite donator, b. Faturën që indentifikon mallrat dhe vlerën e tyre, c. Dokumentat e zhdoganimit, d. Çertifikatën e origjinës e. Proçesverbali i kolaudimit të donacioneve. f. Proçesverbalin e pranimit të mallit të firmosur nga sektori i shërbimeve. 7. Bëhet kontrolli i artikujve sipas sasisë dhe çmimit (sasia dhe çmimi që ka fatura e furnitorit që bën dalje materialet duhet të jenë të njëjta me ato të regjistruara nga magazineri në fletë-hyrje), kryhen shumëzimet dhe nxirret vlera totale e fletë-hyrjes. 8. Bëhet kontrolli i fletë-daljes së magazinës për daljet e brendshme me listëshpërndarjen, për çdo artikull në sasi dhe në vlerë të firmosur nga sektori i shërbimit përkatës. 9. Bëhet regjistrimi i dokumentave në librin e llogarisë jo më vonë se dita e nesërme e paraqitjes së tyre. 10. Në dokument shënohet numri i faqes së librit dhe si fraksion numri rendor që ka marrë regjistrimi i kryer. Në fund të çdo muaji dokumentat e regjistruar vendosen në dosjen përkatese. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 49


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

B. PROCESI I VLERESIMIT DHE ASGJESIMIT TE AKTIVEVE Është një proçes që realizohet gjatë gjithe vitit; mund të realizohet dhe pas proçesit të inventarizimit. Mbi bazën e të dhënave kontabël për vitin e vënies në punë, kohën e përdorimit, vlerën fillestare, vlerën e mbetur, vlerën e rivënies dhe mbajtjes në punë, vlerësimin kosto-përfitim, bëhet vlerësimi i aktiveve të qëndrueshme dhe qarkulluese. Proçesi i vlerësimit dhe asgjësimit të aktiveve realizohet nga komisionet e vlerësimit të asgjësimit, që ngrihen me urdhër të titullarit të njësisë. Në përfundim, me miratim të titullarit realizohet vlerësimi dhe asgjësimi përfundimtar. Në të gjitha rastet komisioni i vlerësimit ka përberje tjetër nga komisioni i asgjësimit.

Dokumentimi i procesit: 1. Urdhër për ngritjen e komisionit të vlerësimit dhe asgjësimit,Hartohet nga sektori ekonomik/finaciar dhe miratohet nga titullari i njësisë. Urdhëri hartohet në tre kopje, ku njëra qëndron në arkiv. Urdhëri përmban komisionin për vlerësimin dhe komisionin për asgjësimin e aktivave. Komisionet nuk duhet të kenë të njëjtët anëtarë. Gjithashtu, përcaktohet afati i kryerjes së proçeseve dhe personat që caktohen për ndjekjen dhe monitorimin e realizimit të proçesit. 2. Lista e aktiveve të identifikuara për vlerësim Në bazë të gjendjes faktike të aktiveve, normave të amortizimit, vitit të vënies në punë, vlerës së shtuar ndër vite, mundësitë për riaftësimin e aktiveve në raport me kosto/ përfitimin për një veprim të tillë, vlerësohet gjendja e aktiveve dhe hartohet lista e atyre që do të vlerësohen. Lista nënshkruhet nga komisioni dhe përgjegjësi material dhe hartohet në tre kopje. 3. Proçes verbali i vlerësimit Hartohet nga komisioni i vlerësimit pas verifikimit faktik të të gjitha aktiveve duke argumentuar arsyet për vlerësimin e tyre për nxjerrje jashtë përdorimit. Proçesverbali hartohet në tre kopje dhe nënshkruhet nga përgjegjësi material dhe komisioni i vlerësimit. Proçesverbali miratohet nga titullari i njësisë. 4. Relacioni Relacioni përmban proçedurën e ndjekur për vlerësimin e aktiveve për nxjerrje jashtë përdorimit, arsyet, efektin ekonomik të masave për riaftesimin e tyre dhe propozimin përkatës. Relacioni hartohet në tre kopje dhe nënshkruhet nga komisioni i vlerësimit. 5. Proçesverbali i asgjësimit Hartohet nga komisioni i asgjësimit në tre kopje, ku përshkruhet proçedura e ndjekur për asgjësimin e aktiveve, përfitimin e materialeve, pjesëve të këmbimit, materialeve ndihmëse etj. dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit të asgjësimit. 6. Relacion për objektet e asgjësuara. Hartohet nga komisioni i asgjësimit, në tre kopje dhe pasqyron proçedurën e ndjekur për asgjësimin e aktiveve. Relacioni nënshkruhet nga komisioni i asgjësimit dhe miratohet nga titullari i njësisë. Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 50


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

7. Fletëdalja Për aktivet e asgjësuara, pas miratimit të relacionit hartohet fletë dalja, ndërsa për materialet dhe pjesët e përfituara të rivleresuara hartohet fletë hyrje. Kopjet e tyre hartohen sipas proçedurave të mësipërme. 8. Rregullat dhe proçedurat e plota të vlerësimit dhe asgjësimit të aktiveve janë përcaktuar në akte ligjore dhe nënligjore, zbatimi i të cilave është detyrë funksionale e komisioneve, punonjësve të strukturave ekonomike dhe të aktorëve të tjerë pjesmarrës në këtë proçes Shenim:Gjurmet standart te Auditit per menaxhimin e Aktiveve, bashkengjitur kesaj rregulloreje jane pjese perberse te saj.

Concp: Dr.Drejtorise Ekonomike Hekuran Kumria

MIRATOHET KRYETARI I BASHKISE

Servet DUZHA

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 51


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Aneksi Nr.1 Memo

Bashkia Cerrik Emërtimi i structures MEMO

Drejtuar : Nëpërmjet : Nga : Objekti : Data : Z.___________________________ Teksti..... Memo të përfundojë me frazën: “Ju falenderojmë për vëmendjen”.

Shënim: Tipi i shkrimit (Times New Roman 12)

__________________________________________________________________________________

Adresa :Bashkia Cerrik Lagjia nr.2 Cerrik: e-mail bashkiacerrik@yahoo.com

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 52


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Aneksi Nr.2 Shkresë e firmosur nga Kryetari.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA CERRIK KRYETARI (Zyra e Kryetarit Bashkise – tel. 0581 222 63 – fax 0581 223 66)

Nr. ____ Prot.

Cerrik , më____.____2012

Lënda : ... ... Drejtuar: Z. ... ... I nderuar Zoti (mbiemri) Teksti................

Duke ju falenderuar për mirkuptimin,

KRYETAR ______________________

Shënim: Tipi i shkrimit (Times New Roman 12)

__________________________________________________________________________ _ Andresa :Bashkia Cerrik Lagjia nr.2 Cerrik: e-mail bashkiacerrik@yahoo.com Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 53


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Aneksi Nr.3 Shkresë e sigluar me porosi, në mungesë të Kryetarit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA CERRIK KRYETARI Nr. ____ Prot.

Cerrik, më____.____2012

Lënda : ... ... Drejtuar: Z. ... ... Tiranë I nderuar Zoti (mbiemri) Teksti................ Duke ju falenderuar për mirkuptimin,

KRYETAR (Në mungesë dhe me porosi) ______________________

Shënim: Tipi i shkrimit (Times New Roman 12)

__________________________________________________________________________ _ Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 54


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Andresa :Bashkia Cerrik Lagjia nr.2 Cerrik: e-mail bashkiacerrik@yahoo.com Aneksi 4 Shkresë e Drejtorisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA CERRIK Struktura përkatëse __________________________________________________________________________ _ Nr. ____ Prot.

Cerrik, më____.____2012

Lënda: … ... Drejtuar: Z. … ... (pozicioni/grada) Këtu

I nderuar Z./Znj._________

DREJTORI ______________________

Shënim: Tipi i shkrimit (Times New Roman 12)

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 55


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

__________________________________________________________________________ _ Andresa :Bashkia Cerrik Lagjia nr.2 Cerrik: e-mail bashkiacerrik@yahoo.com Aneksi Nr.5 Shkresë brenda Basdhkise, në mungesë dhe me autorizim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA CERRIK Struktura përkatëse __________________________________________________________________________ _ Nr. ____ Prot.

Cerrik , më____.____2012

Lënda: … ... Drejtuar: Z. … ... (pozicioni/grada) Këtu

I nderuar Z./Znj._________ DREJTORI (Në mungesë dhe me autorizim) __________( Emri i të autorizuarit )_________

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 56


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

Shënim: Tipi i shkrimit (Times New Roman 12)

__________________________________________________________________________ _ Andresa :Bashkia Cerrik Lagjia nr.2 Cerrik: e-mail bashkiacerrik@yahoo.com Aneksi Nr.6 Urdhër i Kryetarit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA CERRIK KRYETARI __________________________________________________________________________ _ Nr. ____ Prot.

Cerrik , më____.____2012 URDHËR Nr._____, Datë_______ PËR _________________________________________

Në mbështetje të nenit (Baza ligjore)___________________________________________ URDHËROJ: 1. ________________ 2. ________________ 3. ________________ 4. ________________ 5. ________________ Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 57


Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK

KRYETARI ______________________ Shënim: Tipi i shkrimit (Times New Roman 12) __________________________________________________________________________ Andresa :Bashkia Cerrik Lagjia nr.2 Cerrik: e-mail bashkiacerrik@yahoo.com

Rregullore e Bashkisë CERRIK - Rregullore e Bashkisë CERRIK – Rregullore e Bashkisë CERRIK Page 58


rregullore