Finalizimi i fazës së dytë të HAP: Rezultate paraprake

Page 1

FINALIZIMI I FAZËS SË DYTË TË

PROJEKTIT “SHËNDET PËR TË GJITHË”

Rezultatet paraprake

WWW.HAP.ORG.AL
© FDFA / Albes Fusha

TË DHËNA KYÇE PËR FAZËN E DYTË TË

PROJEKTIT SHËNDET PËR TË GJITHË

KOHËSHTRIRJA

1 prill 201931 mars 2023

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM

Faza 2 e projektit “Shëndet për të

Gjithë” synon që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë falë shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor

DONATOR

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Agjencia zbatuese: Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale përmes qendrës HAP

REZULTATI 1

MSHMS-ja dhe strukturat e saj rajonale menaxhojnë me më shumë efektshmëri dhe efciencë shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor

REZULTATI 2

Qytetarët në qarqet e synuara kanë qasje dhe përdorin me efektshmëri shërbimet e kujdesit shëndetësor me cilësi më të mirë

VIJIMËSIA

Më 1 prill 2023, projekti hyn në fazën e konsolidimit e cila do të zgjasë deri më 31 mars 2027

HAP 3

1. PËRGJIGJA E HAP NDAJ EMERGJENCAVE

COVID-19

Në sajë të bashkëpunimit të Ambasadës Zvicerane, Ambasadës së Norvegjisë dhe UNDP, u mundësua mbështetja e autoriteteve të shëndetësisë në

Shqipëri për të luftuar COVID-19

përmes blerjes së 30 respiratorëve për njësitë e terapisë intensive në spitalet COVID.

Në fushën e kujdesit shëndetësor parësor, HAP mbështeti ekipet e 100 qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë, Dibër dhe Fier

përmes:

• Pajisjes me mjete të mbrojtjes personale (maska kirurgjikale, doreza, përparëse izolimi me shumë përdorime, dezinfektantë) dhe pulsoksimetra e termo-skanera

• Furnizimit me 58 koncentrues oksigjeni për kujdesin në banesë për pacientët që kanë nevojë për terapi me oksigjen dhe trajnimin përkatës të profesionistëve për përdorimin e duhur

• Publikimit të materialeve trajnuese/edukuese për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19, me fokus punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor

• Përshtatjes, prodhimit dhe shpërndarjes së materialeve informuese për publikun përfshirë postera dhe fletëpalosje.

Rezultatet paraprake
4

TËRMETI I 26 NËNTORIT 2019

Në kuadër të mbështetjes

zvicerane për Shqipërinë për

rimëkëmbjen nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, HAP mundësoi ndërtimin prej themeleve të dy qendrave shëndetësore të shkatërruara plotësisht. Qendra

Shëndetësore e Ishmit (bashkia Durrës) dhe e Borizanës (Bashkia Krujë), të ndërtuara në

sajë të investimit prej rreth 385,000 franga zvicerane, ofrojnë kujdes shëndetësor parësor për rreth 13,000 banorë.

Gjithashtu, punimet janë drejt përfundimit për ndërtimin e qendrës shëndetësore të Zall Mnerit në bashkinë e Kamzës.

HAP
5

2. MBËSHTETJE PËR HARTIMIN E POLITIKAVE

Një ndër arritjet kryesore në drejtim të politikë-bërjes, është hartimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Shërbimeve të

Kujdesit Shëndetësor Parësor 2020-2025. Strategjia, e hartuar me mbështetjen e HAP, u miratua me vendim të Këshillit të

Ministrave në maj 2020. Aktualisht, HAP po ndihmon autoritetet shëndetësore në

zbatimin e komponentëve të

ndryshëm të strategjisë si modelet e reja të kujdesit shëndetësor në banesë, aplikimi në praktikë i protokolleve klinike për sëmundjet kronike, jetësimi i roleve të përditësuara të infermiereve brenda ekipit profesional të KSHP etj.

HAP ka mbështetur vlerësimin e Strategjisë Kombëtare të

Shëndetësisë 2016-2020, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet e së cilës shërbyen për hartimin e Strategjisë së re, e cila ka filluar zbatimin në vitin 2021 e do të vijojë deri në vitin 2030.

paraprake 6
Rezultatet

3. NDËRHYRJE REFORMUESE

ADRESIMI I NEVOJAVE TË PACIENTËVE VULNERABËL

HAP ka punuar me partnerët për hartimin dhe zbatimin e disa ndërhyrjeve që kanë në fokus ofrimin e kujdesit shëndetësor për disa grupe pacientësh vulnerabël si pacientët kronikë të invalidizuar dhe të moshuarit që nuk mund të lëvizin nga shtëpia.

Kujdesi shëndetësor në banesë

HAP ka mbështetur ridimensionimin e kujdesit shëndetësor në banesë i cili është i planifikuar dhe standardizuar dhe u ofrohet pacientëve në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme. Në fazën e parë të zbatimit, ky model shërbimi u pilotua në 10

qendra shëndetësore (në qarqet

Dibër dhe Fier) për rreth 372 pacientë të klasifikuar për kujdes sëndetësor në banesë. Që prej fillimit të shërbimit (maj 2021)

janë realizuar 4,110 vizita në banesë (deri në janar 2023).

Infermieretpërgjegjësepër ofrimin e këtij shërbimi janë pajisur me një set mjetesh mjekësore dhe para-mjekësore për kryerjen e procedurave të avancuara infermierore në kushte shtëpie.

HAP 7

Rezultatet paraprake

Në të njëjtën kohë, personeli infermieror është trajnuar për kryerjen e procedurave infermierore, dokumentimin e vizitës dhe raportimin e saj në databazën elektronike të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore.

HAP po punon me autoritetet shëndetësore, qendrore dhe lokale, për shtrirjen e kujdesit shëndetësor në banesë në nivel kombëtar. Aktualisht, po ofrohet mbështetje për 22 qendra shëndetësore në 5 qarqe (Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Shkodër) ku 1,452 pacientë që nuk mund të lëvizin nga shtëpia pritet të marrin kujdes shëndetësor në banesë.

Programi i ri master profesional në Infermieri familje

HAP mundësoi mbështetje të plotë për hartimin dhe zbatimin e programit master profesional në Infermieri Familje, i cili ofrohet nga Fakulteti i Shkencave

Mjekësore Teknike (FSHMT).

Masteri, i cili ofrohet për herë të parë në Shqipëri u ndërtua për të plotësuar profilin e ri të infermierit të familjes, për t’ju përgjigjur nevojës në rritje për shërbim të kualifikuar në banesë si pasojë e moshimit të popullsisë dhe trajtimit të sëmundjeve kronike jo-të transmetueshme.

HAP ofroi espertizë teknike në

mbështetje të grupit multidisiplinar të punës për draftimin e kurrikulës, rritjen e kapaciteteve të lektorëve përgjegjës dhe përmirësimin e infrastrukturës në qendrat

shëndetësore të kujdesit parësor ku zhvillohen praktikat mësimore për studentët.

Gjithashtu, HAP investoi në

ndërtimin e laboratorit të simulimit klinik pranë FSHMT i cili synon

aftësimin më të mirë praktik të studentëve.

PËRMIRËSIMI I CILËSISË SË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Në mbështetje të qëllimit të

projektit që “popullsia shqiptare

të përfitojë shëndet më të mirë

në sajë të shërbimeve të

përmirësuara të kujdesit

shëndetësor parësor”, HAP ka

realizuar ndërhyrjet e mëposhtme:

Përforcimi i aftësive klinike të

mjekëve dhe infermierëve të

familjes

Mjekët dhe infermierët e familjes

në 118 qendra shëndetësore në

7 qarqe (Dibër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Durrës) janë pajisur me një set

instrumentash mjekësorë që

mundësojnë ekzaminimin e pacientit nga koka tek këmbët.

Gjithashtu, ata janë trajnuar për

përdorimin e secilit instrument

në praktikën e përditshme

përmes cikleve të specializuara

të trajnimeve dhe aktiviteteve të

tjera të edukimit në vazhdim siç janë Grupet e Kolegëve.

Përditësimi i protokolleve dhe udhëzuesve klinikë

HAP ka mbështetur përditësimin e protokolleve të mjekimit dhe udhëzuesve klinikë për 5 sëmundje jo të transmetueshme (SJT) që hasen më shpesh në

kujdesin shëndetësor parësor, përkatësisht: hipertensioni, diabeti mellitus tip II, dislipidemitë, astma dhe sindromi pulmonar obstruktiv kronik (SPOK). Seti i plotë i dokumentave është

miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për tu përdorur nga ekipet e kujdesit shëndetësor parësor.

HAP

Rezultatet paraprake

Për secilin nga protokollet është hartuar edhe manuali përkatës i trajnimit që mund të përdoret në

aktivitete të edukimit në vazhdim, që kanë në fokus trajtimin e këtyre sëmundjeve kronike.

Lidhur me këtë, HAP ka

mbështetur zhvillimin e 46

Trajnimeve për Trajnerë për

përdorimin e protokolleve për 5

SJT-të ku kanë marrë pjesë 871

mjekë dhe infermierë familje. Në vijim, personeli shëndetësor i trajnuar, ka përcjellë njohuritë e marra tek kolegët e qendrave

shëndetësore përkatëse përmes Grupeve të Kolegëve.

Krahas protokolleve për 5 SJTtë, HAP mbështeti hartimin e “Manualit të kujdesit shëndetësor

për të moshuarit” dhe “Udhëzuesit për menaxhimin e çrregullimeve mendore në KSHP” si materiale reference për trajtimin dhe menaxhimin më të mirë të këtyre situatave shëndetësore në kujdesin parësor.

Përditësimi i profileve të profesionistëve të kujdesit parësor

Gjatë Fazës 2, HAP kontribuoi në rishikimin e përshkrimeve të punës (profile) për 10 profesionistë të

Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar 3 profile të reja të infermierëve, të propozuara nga HAP në bashkëpunim me partnerët: infermierja e familjes në qendrën shëndetësore, infermierja e familjes në ambulancë dhe infermierja e kujdesit shëndetësor në banesë.

Aktualisht, profilet e reja po zbatohen në 10 qendra shëndetësore në qarqet Fier dhe Dibër, ku 159 infermiere janë njohur me përshkrimin e detajuar të punës dhe janë trajnuar për të dhënë shërbim më të specializuar për pacientët kronikë, përfshirë këtu vlerësimin infermieror, kujdesin e vazhdueshëm dhe edukimin e pacientit.

10

Akivitete të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetit

Grupet e Kolegëve, një formë e edukimit në vazhdim për profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor, prezantuar

nga HAP, përdoren gjerësisht nga ekipet e 125 qendrave

shëndetësore në Shqipëri.

Përgjatë fazës së dytë të HAP, rreth 1604 mjekë dhe infermierë

kanë marrë pjesë në Grupe

Kolegësh për forcimin e aftësive klinike dhe shtrirjen e modeleve të reja të shërbimit, duke

mundësuar mbulim më të mirë

për pacientët kronikë

Përmirësimi i infrastrukturës së kujdesit parësor

Rreth 220,000 banorë po marrin

kujdes më të mirë shëndetësor

në 30 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rindërtuara gjatë periudhës 2015-2022, në sajë të financimit të qeverisë zvicerane përmes HAP.

Një element i veçantë në këtë aspekt është bashkëpunimi i HAP me 5 bashki nga qarqet Dibër dhe Fier për zbatimin e mekanizmit të bashkë-financimit për përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor parësor. Mekanizmi parashikon përfshirjen e pushtetit lokal në investimin për rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe/ose ambulancave ku 70% e investimit realizohet nga HAP dhe 30% nga bashkitë.

Mbështetja për fuqizimin e institucioneve akademike

HAP ka bashkëpunuar me institucionet akademike për fuqizimin e kapaciteteve menaxheriale dhe kërkimore në shëndetësi përmes ngritjes së masterit profesional në Menaxhimin Shëndetësor ashtu edhe në zhvillimin e aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim si programi i trajnimit për Kërkime Operacionale në Shëndetësi.

HAP
11

Rezultatet paraprake

Më konkretisht, 75 studentë janë diplomuar në programin master profesional në menaxhim shëndetesor i cili ofrohet nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë që prej vitit 2017. Më shumë së 50% e tyre sot mbajnë poste menaxheriale në institucionet shëndetësore.

Duke synuar fuqizimin e kapaciteteve për Kërkime Operacionale në Shëndetësi, është hartuar dhe zbatuar Kursi i trajnimit "Kërkimi Operacional

në Sistemin Shëndetësor në Shqipëri", që përmban 10 module mësimore tëzhvilluara në 60 orë në klasë. Kursi është ofruar për 68 pjesëmarrës të katër kohortave.

Në mbështetje të kërkimit operacional HAP në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Tiranës (UMT), kanë rishikuar Rregulloren e Brendshme për Komitetin e Etikës Kërkimore pranë UMT.

12

4. SHTRIRJA E NDËRHYRJEVE NË NIVEL KOMBËTAR

Në vijim të pilotimit të ndërhyrjeve

të HAP në qarqet Dibër dhe Fier dhe rezultateve paraprake, Ministria e Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale ka miratuar shtrirjen në nivel kombëtar të modelit të kujdesit shëndetësor në banesë dhe përdorimin e protokolleve të reja të mjekimit për 5 SJT-të. 26 qendrat e para shëndetësore ku do të zbatohen

ndërhyrjet janë lokalizuar në 6 qarqe, përkatësisht Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Berat.

HAP po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale, Operatorin e Shërbimeve

të Kujdesit Shëndetësor dhe

Njësitë Vendore të Kujdesit

Shëndetësor në hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve të shtrirjes përmes qasjes kaskadë.

Qasja kaskadë parashikon përfshirjen e personelit të

Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në drejtim të

planifikimit, organizimit, monitorimit dhe raportimit të zbatimit të ndërhyrjeve. Më konkretisht, kjo qasje përfshin trajnimin e trajnerëve për përdorimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për 5 SJT-të dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor në banesë dhe transferimin e njohurive dhe aftësive te ofruesit e kujdesit shëndetësor në secilën qendër shëndetësore përmes aktiviteteve të edukimit në vazhdim siç janë Grupet e Kolegëve.

HAP 13

Gjatë periudhës maj 2021-janar

2023, rreth 20% e ofruesve të

KSHP-së në vend (464 mjekë

familje dhe 1248 infermierë)

kanë marrë pjesë në Grupe

Kolegësh dhe aktivitete të tjera

trajnimi, me fokus përdorimin e protokolleve dhe udhëzuesve

klinikë për menaxhimin e 5 SJTve dhe kujdesit shëndetësor në banesë.

14
Rezultatet paraprake

5. FAZA E KONSOLIDIMIT

Që prej 1 prillit 2023, HAP do të hyjë në fazën finale të zbatimit gjatë së cilës synohet konsolidimi i ndërhyrjeve më të suksesshme që projekti ka hartuar dhe zbatuar që prej fillimit.

HAP, në bashkëpunim me partnerët, ka identifikuar 8 produkte kryesore që janë gjithashtu në linjë me prioritetet e autoriteteve shëndetësore dhe institucioneve të tjera, kombëtare dhe të huaja që operojnë në fushën e kujdesit shëndetësor parësor (KSHP) në Shqipëri.

Produkti 1

Hartimi dhe detajimi i modeleve të përditësuara të KShP-së çohen përpara së bashku me Strategjinë për Zhvillimin e Shërbimeve të KShP-së 20212025. HAP do të mbështesë: forcimin e kapaciteteve monitoruese të MShMS-së; krijimin e një baze fillestare për strategjinë e ardhshme; hartimin e një Plani Veprimi për shtrirjen e ndërhyrjeve dhe do të mobilizojë ekspertizë teknike në lidhje me strategjitë kryesore që drejtojnë zhvillimin e KShP-së.

15

Rezultatet paraprake

Produkti 2

Çohet përpara zhvillimi

organizativ për operacione

efektive dhe efikase të

institucioneve të varësisë së

MSHMS duke u pëqendruar

në forcimin e kapaciteteve të

drejtorive rajonale të

Operatorit të Shërbimeve të

Kujdesit Shëndetësor dhe të

Njësive Vendore të Shërbimeve

Shëndetësore; Agjencisë së

Sigurimit të Cilësisë dhe përmirësimin e funksioneve të

Fondit të Sigurimit të

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Produkti 3

Realizohet përfshirja

mjaftueshëm e lëndëve të

geriatrisë dhe gerontologjisë

në programet ekzistueve të

të trajnimit pas diplomimit

të Fakultetit të Mjekësisë/

Universitetit të Mjekësisë

dhe zbatohet një program

i edukimit në vazhdim mbi

kujdesin për të moshuarit

për ofruesit e shërbimit

të KShP-së nëpërmjet

"trajnimeve për trajnerë".

16

Produkti 4

Nxitja e rolit dhe kapaciteteve të organizatave të shoqërisë

civile (OSHC) dhe medias për

advokim. HAP do të punojë

për: forcimin e kapaciteteve të

OShC-ve për prodhimin, analizimin dhe komunikimin e evidencave të lidhura me shërbimet shëndetësore;

aftësimin e OSHC-ve për të

marrë pjesë dhe për t’u bërë zë konstruktiv në qeverisjen e shërbimeve shëndetësore.

Produkti 5

Zhvillohen dhe zbatohen zgjidhje shëndetësore digjitale dhe përmirësohet cilësia e kujdesit. Në këtë drejtim, HAP do të mbështesë zhvillimin e protokolleve të SJT-ve në

formën e algoritmeve dhe aplikacioneve elektronike për të

lehtësuar vendimmarrjen

klinike; zbatimin e zgjidhjeve të

telekonsultave për ndërveprimin ndërmjet ofruesve të shërbimit të KShP-së dhe pacientëve të

tyre me mjekët specialistë; shtrirjen e sistemit të planifikimit të vizitave me ekipin e mjekut të familjes etj.

HAP 17

Rezultatet paraprake

Produkti 6

Realizohet shtrirja gjeografike e përdorimit tëprotokolleve dhe udhëzuesve klinikë për trajtimin e SJT-ve, së bashku me Grupet e Kolegëve. Këtu përfshihet aftësimi i OSHKSH dhe

NJVKSH-ve në ofrimin në

mënyrë autonome të aktivitete të edukimit në vazhdim në lidhje me përdorimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë të SJTve dhe monitorimin përkatës si dhe promovimin e kapaciteteve dhe aktiviteteve të promocionit shëndetësor për parandalimin dhe kontrollin e SJT-ve në nivelin eqendrave shëndetësore.

Produkti 7

Shtrihen dhe zbatohen shërbimet e kujdesit në banesë. HAP do të mbështesë

OSHKSH-në dhe NjVKSh-të

për shtrirjen e plotë të

shërbimeve të kujdesit në

banesë në të paktën 6 qarqe; do të ndihmojë promovimin e aktiviteteve të promocionit

shëndetësor të kryera nga

ekipet e mjekësisë familjare

për pacientët që nuk mund të dalin nga shtëpia dhe do të bashkëpunojë me OShC-të për të kryer vlerësimin periodik të kujdesit në banesë dhe të aspekteve lidhur me të.

Produkti 8

Grupe specifike vulnerabël përfitojnë nga shërbimet KShPsë në përgjithësi, dhe nga kujdesi në banesë në veçanti. HAP do të

mbështesë OShC-të lokale për të identifikuar më mirë individët vulnerabël dhe për të ofruar shërbime plotësuese; do të kontribuojë në forcimin e ndërveprimit ndërmjet bashkive, qendrave shëndetësore dhe OShC-ve; do të mbështesë përmirësimin e aksesueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve për të moshuarit dhe pacientët e prekur nga çrregullime të shëndetit mendor. Gjithashtu, do të mbështesë OSHKSH, NjVKShtë, qendrat shëndetësore dhe OShC-të lokale për të ofruar shërbime cilësore për grupet e tjera të popullsisë vulnerabël.

18
HAP.Albania Health.For.All.Project Health For All Project

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.