Issuu on Google+


HERA vjet

për

arsimin seksual www.hera.org.mk / contact@sakamdaznam.org.mk /

në shkolla


JO INFORMIMI ËSHTË SHKAKU MË I SHPESHTË PËR GJENDJEN E KEQE SHËNDETËSORE TE TË RINJTË Vetëm 5,6% të arsimtarëve kanë deklaruar se mund të ligjërojnë për kontracepsionin. Përdorimi i kontracepsionit te vajzat prej moshës 15 deri 19 vjet është 1,6%. Shkalla e shtatzënisë tinejxhere në Maqedoni është tre herë më e lartë se ajo në vendet e BE. Për shkak të përdorimit të vogël të prezervativit rritet numri i rasteve me infektime seksuale përcjellëse, shërimi i të cilëve në kohë mund të ketë pasoja të ndryshme për shëndetin e të rinjve (p.sh. infertiliteti).

Hulumtimet tregojnë se Arsimi gjithëpërfshirës seksual kontribuon për përmirësimin e dukshëm të shëndetit seksual dhe reproduktiv të rinjve, por edhe për shëndetin në përgjithësi, nëpër gjithë jetën e mëtejshme.

FËMIJËT DUHET TË KENË SHKATHTËSI DHE QËNDRIME TË CILAT E RESPEKTOJNË TJETRIN Dhuna te nxënësit e bazuar në urrejtje dhe xhelozi merr përmasa më të mëdha. Në hulumtimin e zbatuar në 46 vende sipas dhunës në shkollat fillore, Maqedonia është në vendin e lartë të pestë. Diskriminimi dhe homofobia janë prezent edhe në tekstet shkollore, por edhe mes bankave shkollore.

Arsimimi gjithëpërfshirës seksual kontribuon që fëmijët të bëhen të ndjeshëm ndaj gjinive, të mos jenë të dhunshëm, ta respektojnë diversifikimin dhe të jenë të vetëdijshëm dhe me përgjegjësi.


SHKOLLA ËSHTË VENDI I VËRTETË KU TË RINJTË NË KOHË MËSOJNË SI TË KUJDESEN PËR SHËNDETIN Të rinjtë më së shpeshti informohen për shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv përmes internetit dhe përmes moshatarëve të tyre. Mundësia që të fitojnë informata të pasakta nga këto burime është e madhe. Shpesh informatat i kërkojnë pasi që të hynë në marrëdhënie seksuale.

Arsimimi gjithëpërfshirës seksual u siguron fëmijëve informata në kohë dhe të verifikuara, të cilat janë në pajtim me moshën e tyre dhe me nevojat e tyre. Këto informata u mundësojnë të marrin vendime me përgjegjësi.

INFORMATAT E PASAKTA, JO TË PLOTA DHE TË FSHEHURA SHKAKTOJNË DËM MË TË MADH Informatat për shëndetin seksual dhe reproduktiv janë shpërndarë nëpër shumë lëndë. Në tekstet shkollore ekzistuese këto informata janë të vjetra dhe të pamjaftueshme. Më pak se 10% të përmbajtjeve nga lënda “Shkathtësitë e jetës” kanë të bëjnë me shëndetin seksual dhe reproduktiv. Gjatë kësaj, arsimtarët vetë zgjedhin nëse do ti ligjërojnë temat për shëndetin seksual dhe reproduktiv gjatë orëve të bashkësisë së shkollës.

Arsimi gjithëpërfshirës seksual nënkupton një lëndë i cili i grumbullon të gjitha informatat në një vend. Modeli i këtillë siguron informim në kohë dhe të vazhdueshëm, por gjithashtu edhe mundësi për revidimin e thjesht dhe plotësimin me informatat të reja shkencore të dëshmuara.


ARSIMTARËVE U NEVOJITET MBËSHTETJE E VAZHDUESHME SISTEMORE Arsimtarët në kuadër të përgatitjes akademike nuk fitojnë shkathtësi si të flasin për shëndetin seksual dhe reproduktiv me të rinjtë. Trajnimet njëditore të një pjese të arsimtarëve për lëndën e re “Shkathtësitë e jetës”as që i sensibilizojnë e as që i trajnojnë arsimtarët si të flasin për temat nga fusha e shëndetit seksual dhe reproduktiv, por vetëm u imponojnë obligime plotësuese projektesh, të cilat duhet tua përcjellin kolegëve dhe nxënësve të vet.

Arsimimi gjithëpërfshirës seksual nënkupton zbatim sistemor i cili fillon me trajnim themelor dhe akademik të kuadrit arsimor.

DUHET TI INKUADROJMË PRINDËRIT NË ARSIMIMIN E FËMIJËVE Përqindje e lartë e prindërve pajtohen që të vendoset arsimimi seksual, i cili do tu sigurojë fëmijëve që të mbrohen nga infektimet seksuale përcjellëse dhe HIV. Është evidente se për shkak të luftës për sigurimin e ekzistencës dhe gjithsesi mos informimin për shëndetin seksual dhe reproduktiv, ata nuk janë në gjendje ti kushtojnë vëmendje zhvillimit seksual të fëmijëve.

Arsimimi gjithëpërfshirës seksual sistematikisht i organizuar i inkuadron në mënyrë të barabartë edhe prindërit.


TË GJITHË FËMIJËT KANË TË DREJTË PËR INFORMATA RRETH SHËNDETIT SEKSUAL DHE REPRODUKTIV Ekziston besim gjithëpërfshirës se Maqedonia është mjedis tradicional ku nuk flitet për seksualitetin. Edhe më shumë besohet se fëmijët të cilët vijnë nga bashkësi të ndryshme religjioze dhe nacionale nuk duhet të informohen për disa aspekte të cilat drejtpërdrejt janë lidhur me mbrojtjen e shëndetit të tyre seksual dhe reproduktiv. Me këtë qëndrim forcohen dhe zyrtarizohen paragjykimet dhe praktikat e pasigurta.

Arsimimi gjithëpërfshirës seksual i siguron të gjitha informatat dhe praktikat e dëshmuara shkencore të cilat e mbrojnë shëndetin seksual dhe reproduktiv në mënyrë adekuate për bashkësitë e ndryshme.

ARSIMIMI SEKSUAL DUHET TË JETË NË PAJTIM ME KUSHTET DHE NEVOJAT NË MAQEDONI Vendosja e arsimimit seksual tashmë është rekomanduar në Strategjinë nacionale për mëmësi të sigurt, Strategjinë nacionale për shëndet seksual dhe reproduktiv, Përfundimet e Komisionit parlamentar për mundësi të barabarta të meshkujve dhe femrave dhe Korniza për arsimim gjithëpërfshirës seksual, (23 institucione profesioniste mes të cilave edhe Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, institucionet shëndetësore dhe arsimore, sektori i OJQ).

Institucionet nacionale përgjegjëse dhe personat profesionist rekomandojnë dhe japin drejtime konkrete për vendosjen e arsimimit gjithëpërfshirës seksual në shkolla.


FAKTE PËR SHËNDETIN SEKSUAL DHE REPRODUKTIV TË RINJVE NË MAQEDONI / vetëm 1,6% të vajzave të reja të moshës prej 15 deri 19 vjet kanë deklaruar se përdorin kontracepsion oral vetëm 24,8% të rinjve kanë përdorur prezervativ gjatë marrëdhënies së fundit të tyre seksuale vlerësohet se ekziston tendencë e rritjes së numrit të infektuarve me infektime seksuale përcjellëse mes popullatës së re, veçanërisht me klamidi dhe HIV (human papiloma virus) më i ulët është kufiri i moshës kur paraqitet karcinomi i grykës së mitrës si pasojë e infektimit me HPV rritet numri i çifteve të reja bashkëshortore të cilët ballafaqohen me infertilitet, shkak më i shpeshtë i të cilit është infektimet e pashëruara seksuale përcjellëse gjendja me dhunën dhe jotolerancën mes të rinjve brengos stereotipat dhe pabarazia gjinore në Maqedoni akoma paraqet indikator brengosës përveç disa komunave më të mëdha pjesa më e madhe e pushtetit lokal paraqesin mungesë të mjeteve për kujdes adekuat për shëndetin seksual dhe reproduktiv të rinjve

FAKTE PËR EVROPËN / Shkalla e shtatzënisë tinjexhere

Shkalle e aborteve tinejxhere

VENDI

Arsimimi i obliguar seksual

(1000 vajza të moshës 15-19 vjet)

(1000 vajza të moshës 15-19 vjet )

Britania e Madhe

JO

27.8

22.5

Holanda

PO

7.1

8.8

Bullgaria

JO

39

18.2



8 причини зошто треба да се воведе сексуално образование, албански јазик