Kako da uspešno javno zagovarate/zastupate?

Page 82

Nocionet „përfaqësimi publik” e „lobimi” shpesh përzihen ose shfrytëzohen për llojin e njejtë ose të ngjajshëm të aktiviteteve. Disa autorë që merren me ndryshimet shoqërore konsiderojnë se përfaqësimi publik në vete mund të përmbajë edhe lobimin si aktivitet, kështu që sipas tyre nuk ka lobim pa përfaqësim publik. Në kontekstin tonë lobimi mund të definohet në mënyra të ndryshme: si komunikim në mes të njerëzve deri tek teknika e përfaqësimit publik respektivisht te arti i bindjes, ndërsa paraqet një sërë aksionesh qëllimi i të cilave është të kryhet ndikim në marrësit e vendimeve. Kjo mund të realizohet në kontaktet direkte (takimet, ballë për ballë) ose me anë të komunikimit të shkruar. Meqë në Serbi Ligji për lobim ende nuk është miratuar e në pajtim me këtë nuk ekziston korniza juridike e cila do ta rregullonte veprimin e lobistëve, udhëzimet dhe shembujt që vijojnë kanë të bëjnë me atë që Dr. Goluboviq e ka definuar si „grassroot initiatives’” (shih komentimin e mëparshëm tek definicioni i përfaqësimit publik)

çka është esenciale për lobimin e suksesshëm? Lobimi mund të jetë proces afatgjatë i cili kërkon shumë punë e kohë, në fillim ndoshta edhe pa rezultate të dukshme. Përfaqësuesi i suksesshëm publik duhet të ketë: Njohuri për sistemin në të cilin punon Njohuri për problemin të cilin e përfaqëson publikisht. Sa më shumë të mësoni dhe më shumë njerëz të njihni, do të grumbulloni më tepër njohuri e cila do tu ndihmojë gjatë situatave të papritura në të cilat gjendeni të papërgatitur. Personat që merren me lobim duhet të dijnë ta paraqesin problemin, të planifikojnë në aspektin strategjik dhe të hartojnë informatën kualitative. Gjithashtu duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira me ata në të cilët problemi direkt ndikon, me marrësit e vendimeve dhe me njerëzit e mendimit të ngjajshëm. Duhet të identifikohen burimet e ndihmës të cilat mund të gjenden në situata të caktuara. Nëse dëshironi të merreni me lobim, duhet ta dini se atë nuk mund ta punoni vetëm. Për lobim do të ju duhet përkrahja. Mos harroni atë ta kërkoni prej familjes, miqve, kolegëve të punës, fqinjëve, shoqatave dhe klubeve, anëtar i të cilëve jeni, prej organizatave tjera me të cilat punoni, etj. 82


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.