Kako da uspešno javno zagovarate/zastupate?

Page 111

VII - GRUMBULLIMI I MJETEVE

Çdo veprim kërkon mjete. Përfaqësimi i suksessheëm publik kërkon investime afatëgjate të kohës, energjisë dhe të mjeteve. Për të qenë të suksesshëm në planifikimin e grumbullimit të mjeteve të nevojshme është e nevojshme të përgjigjemi në këto pyetje: Çka posedojmë deri më tani? Cilat mjete na janë të arritshme? Përfaqësimi i suksesshëm publik kërkon edhe baza solide: aksionet e realizuara deri më tani, lidhjet ekzistuese, kuadri kualitativ, baza e të dhënave. Për këtë arsye fushata e suksesshme e përfaqësimit ruan me kujdesë mjetet me të cilat mund të ndërtohet më tej strategjia. Kjo përfshinë punën e mëparshme në përfaqësim, lidhjet që janë bërër deri më tani, personeli dhe kapacitetet e njerëzve tjerë, informatat dhe intelegjencën politike. Shkurtimisht asnjëherë nuk niseni prej fillimit, por ndërtoni në atë çka deri më tani e keni. Prandaj e hartoni listën e asaj që organizata e juaj ka prej informatave të nevojshme, potencialit njerëzorë, fondeve finansiare, lidhjeve, legjitimitetit.

çka duhet ende të zhvillohet? cilat janë pikat tona të dobëta? Pasi që të identifikohen dhe të grumbullohen mjetet/resurset ekzistuese, hapi i ardhshëm është ti përcaktoni ato të cilat ende nuk i keni. I njoftoni dhe i zhvilloni ato mjete të cilat iu nevoiten në momentin e caktuar, e që deri më tani nuk i keni shfrytëzuar. Për shembull, disa lidhje të reja që duhet të ndërtohen; shfrytëzoni analizat e reja, hulumtoni mediat, etj. Këtu caktoni në mënyrë konkrete cilat resurse të nevojshme mungojnë dhe e përpunoni strategjinë se si ato mund të fitohen. Si mundeni të grumbulloni mjetet e nevojshme finansiare – është një nga pyetjet kyçe në të cilën duhet të përgjigjeni. 111


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.