Issuu on Google+

profil

aktualitet

aktualitet

Meta: Rama jo bindës me Agron Dukën, do të ketë kosto

“Autobusi i ‘Rilindjes’, si xhiroja e fitores ende pa u bërë gara”

Kreu i LSI tha se shpresonte që do të kishte reflektim nga Malaj për kandidimin në Vlorë

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj bënë një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës

Faqe 14

Faqe 4

enrico letta

Idi, essi,uni ylli pango

hylli i dritës Ardian Ndreca

single & the city Iva tiço

E shtunë-diel 18-19 maj 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 911. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

bashkë, por të ndarë në fushatë Pas bashkimit të 1 prillit, Edi Rama dhe Ilir Meta projektojnë fushata të ndara për 23 qershorin. Arsyet e garës me dy korsi të PS dhe LSI, që bashkohen në objektivin për të nxjerrë në pension Berishën. Analistët Lutfi Dervishi, Artan Hoxha, Dritan Hila dhe Arjan Vasjari analizojnë fushatën Rama-Meta dhe implikimet që sjellin në politikën shqiptare kandidatët që kalojnë sa majtas, djathtas.

Intervista e Javës

editorial

dilema zhvillimi

peregrinus

Vendosmëria vs. dyzimi, zgjedhja e vërtetë e 23 qershorit

Një “portret” tjetër për ekonominë në dy dekadat e ardhshme

Kisha katolike dhe zgjedhjet për integrimin

henri Çili

ADRIAN CIVICI

Faqe 3

Personazh

Ministri i Kulturës analizon “shëndetin” politik të koalicionit të djathtë. Vlerësimi për emrat e njohur të PD që nuk u përfshinë në lista dhe pse, sipas tij, bilanci i mazhorancës është pozitiv. “Në kohën e krizës përreth, në rajon dhe më gjerë, anija e shtetit, kur sa më të mëdha ishin dallgët, aq më lart ngrihej dhe ia ka dalë të arrijë në breg më me përvojë”. Faqe 10-11

gjergj meta

Faqe 28

Dorëshkrim

Sesilia Plasari: dashuria ime franceze Zhiti: Tre të majtët në PD? Për hir të ideve, mund të ndërrosh parti, ja avantazhet tona

Faqe 26

Nga dhjetori i vitit 1991, kur vendosi të ndiqte ëndrrën e saj në Paris, deri te ngjitja në skenat prestigjioze të teatrit francez mes emrave më të shquar, ku punoi si regjisore dhe aktore, Sesilia Plasarit i është dashur të kalojë shumë... Faqe 16

pyetësori

Godole: Marrëdhënia intime me shkrimtarët e preferuar Letërsia dhe përkthimi gjallojnë në të njëjtën botë mendimi të Jonila Godoles. Si përkthyese ka sjellë në shqip disa shkrimtarë gjermanë, si R.M. Rilke, Th.Bernhard, J.Franck. Faqe 23

Bardhyl Londo: Ju rrëfej gjyqet që na bëheshin në gazetën “Drita”

Faqe 19


2

e shtunë-e diel, 18-19 maj 2013

www.mapo.al

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj” Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

maturantët

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Vendosmëria vs. dyzimi, zgjedhja e vërtetë e 23 qershorit

Henri Çili

14 muxhahedinet e ardhur ne Shqiperi, te cilet jane sistemuar ne Qendren Kombetare te pritjes se Azilkerkuesve. Foto : LSA

javore

personazh

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Zhiti: Tre të majtët në PD? Për hir të ideve, mund të ndërrosh parti, ja avantazhet tona Ministri i Kulturës analizon “shëndetin” politik të koalicionit të djathtë. Vlerësimi për emrat e njohur të PD që nuk u përfshinë në lista...

5 6 4 23 17 21

Politikë

Berisha: Meta ndërpreu marrëveshjen për skenarin e Ramës

Aktualitet

Muxhahedinët, pakti për strehimin gjatë vizitës së Klinton

Bardhyl Londo: Ju rrëfej gjyqet që na bëheshin në gazetën “Drita”

Politikë

Miratohet fleta e votimit, PS numri 29, PD 43

Pyetësori

Jonila Godole: Marrëdhënia ime intime me shkrimtarët e preferuar

Personazh

Stina e dashurisë për Eni Janin

Intervistë

Amik Kasoruho: Unë si personazh i Ayn Rand-it

Sesilia Plasari dashuria ime franceze

Kolona / ide/ debate

26

Dilema zhvillimi

28

peregrinus

23

recensë

29

Idi, essi,uni

28

Hylli i dritës

31

profil

Adrian Civici Ylli Pango

Gjergj Meta

Ardian Ndreca

Persida Asllani Alfred Lela

Fushata ka nisur. Më 23 është zyrtarja, por ajo ka nisur megjithatë. Kjo javë me fjalimet, takimet, replikat, batutat, por sidomos me mitingjet, profiloi përfundimisht dy fushatat të cilat pritet të ndeshen më 23 qershor. Duket se sinonimi i fushatës së Berishës dhe i rolit të tij në fushatë është fjala vendosmëri. Berisha, vërtet nuk e rishpiku veten pas 2011-ës, as me rastin e zgjedhjes së Presidentit, as pas largimit të Metës, por ai ka vendosur të bëjë betejën e jetës së tij politike, brenda tipit të tij, brenda biografisë së tij, brenda natyrës së pragmatizmit të tij. Në këtë fillim fushate ai është bërë esencial, konstruktiv dhe sidomos i vendosur. Metafora e vendosmërisë ilustrohet me axhendën e tij mbinjerëzore: nga 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes; nga mitingjet te takimet diplomatike, nga aktivitetet kulturore te ato me qytetarët, nga lëvizjet taktike te projektimet strategjike. Duke qenë vetvetja, ai duket se ka dalë para shqiptarëve me avantazhet dhe kufizimet e tij, pa fshehur asgjë, pa hezituar të bëjë maksimumin e pragmatizimit politik, pa u bërë konjuktural në raport me idetë e tij për ekonominë, tregun dhe reformën, në kushtet e një kompleksimi të të gjithë liderëve europianë të së djathtës nga çështjet e krizës në lidhje me liberalizmin ekonomik. Pragmatist deri në limitin e afrimit të të gjitha figurave të kartolinës së PD të vitit ’92, nga Selami te Shehi, nga Ceka te Zogaj (Zogaj aty rrotull), Berisha i ka dhënë një përgjigje përmasës historike. I pamëshirshëm në planin taktik ai nuk ka hezituar të shpërblejë ata që iu gjendën në ditë të vështirë nga kampi tjetër kur i rrezikohej qeveria apo marrja e zgjedhjeve në tavolinë nga opozita, Islami, Dogjani dhe Kadeli. I bindur për taksat e ulëta, për defiskalizimin, për derregullimin, për shtetin e vogël të paktën, si objektiv i së nesërmes, Berisha nuk ka ceduar nga presioni i dekadës së fundit mbi liberalizmin ekonomik; as me rastin e kësaj krize të pashembullt që ka kapur Perëndimin. Në planin historik, në planin taktik, në planin ideologjik, në këta tre komponentë, Berisha duket i vendosur. Kjo është arsyeja se pse mitingjet e javës së fundit të tij janë masive e entuziaste, dhe surprizë sidomos për një kryeministër në pushtet prej 8 vjetësh. Dyzimi, pikërisht dyzimi, është tipari kryesor i fushatës së Ramës. Nga radikalizmi te opozita konstruktive; nga lufta për jetë a vdekje me Metën te kompromisi i madh me të; nga programi i Rilindjes te një amalgamë idesh reformuese pa identitet tani që ka Metën përkrah. Nga entuziazmi për koalicionin me Metën, te hezitimi për të dalë më shumë se një herë bashkë në fushatë përveçse gjatë firmosjes së përzishme të marrëveshjes së pajtimit në Shkodër. Nga vendosmëria e dikurshme për ndryshimet kushtetuese, te hezitimi për të pranuar pasojat shkatërrimtare të tyre mbi demokracinë shqiptare dhe nevoja urgjente për ta ribërë republikën; nga thirrjet e egra për drejtësi popullore pas 23 qershorit, te hezitimi për të kthyer faqen dhe për të vazhduar përpara me mëkatarët e LSI në bord; nga vendosmëria për të qëruar hesapet me elitën e vjetër apo nanoiste në PS, tek akuzat si tradhtarë të atyre që vetë i ka përjashtuar apo lënë jashtë liste. Hezitimi është pra filli përshkues i fushatës së deritashme dhe, me sa duket, tipari endemik i asaj që do të vijë në javët në vazhdim. Çfarë duan dhe çfarë do të zgjedhin shqiptarët më 23 qershor? Një prej tyre: dyzimin ose vendosmërinë. Ata e dinë.


4

EE shtunë shtunë - e- e diel diel 13-14 18-19prill maj 2013 www.mapo.al

zgjedhjet

Keqqeverisja e të djathtëve, koalicioni, kandidatët dhe programi janë katër faktorët që sipas Pëllumbit e bëjnë opozitën fituese të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ai ka qenë dje në fushatën e kandidatit për deputet të PS-së në Peqin, Alfred Peza

Pëllumbi-PS: Kujdes nga euforia, mund të gërryejë fitoren Për ish-kryetarin e Kuvendit dhe një prej figurave emblemë të socialistëve, Servet Pëllumbi, opozita ka të gjitha shanset për t’i fituar zgjedhjet e 23 qershorit. Dhe kjo sipas tij, për shkak të keqqeverisjes së djathtë 8-vjeçare, por edhe sepse një gjë e tillë ndihet në popull. I gjendur në krah të ish-gazetarit Alfred Peza në Peqin, ku ky i fundit kandidon për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Pëllumbi duke paraqitur një sërë arsyesh që e bëjnë fitoren e së majtës të sigurt, ka përcjellë edhe mesazhin që socialistët të mos i zërë euforia, pasi ajo mund të gërryejë sipas tij fitoren. “Euforia është si ai ndryshku që gërryen hekurin, që në këtë rast konkret, gërryen fitoren. Të mos lejojmë euforinë që të na gërryejë fitoren”, tha Pëllumbi në fjalën e tij. Më tej duke zbërthyer këtë çështje, ai ka theksuar se në radhë të parë në zgjedhje mes socialistëve ka një lloj shkujdesjeje, pasi duke e konsideruar fitoren të sigurt, ata lënë shumë gjëra pa bërë mirë, duke arritur deri te mosdalja në votime. Ky ka qenë një nga faktorët negativë që sipas Pëllumbit dëmton në përg jithësi të majtën, ndërkohë që ai ka renditur një sërë elementësh të tjerë që atë e bëjnë entuziast për fitoren e së majtës. Kështu ai ka renditur një sërë arsyesh pse opozita është e favorizuar për të fituar zgjedhjet, duke nisur së pari nga situata që ka krijuar PD në popull me qeverisjen e vet. “Faktor favorizues për ne është vetë populli, i cili di të mbajë shënimet e veta pa pasur letër përpara. Këto janë shënimet reale, këto e çojnë përpara ose e çojnë prapa demokracinë dhe populli ynë gjatë këtyre 8 viteve e ka mbushur plot kujtesën e tij me shënime të kësaj natyre, sepse e ndihmon vetë pushteti, vetë fushata që po bën PD dhe Sali Berisha”, - tha Pëllumbi. Më tej ai ka konsideruar si favorizues edhe faktin që në këto zgjedhje PS ka një program konkret me premtime të realizueshme. “Ne jemi më të organizuar dhe kemi bërë një program shumë të mirë. Gjërat janë thënë hapur, janë thënë troç, premtimet nuk janë në erë, janë të bazuara dhe tregohet metoda se si do të realizohen”, - u shpreh Pëllumbi. Ai është ndalur edhe te skuadra e kandidatëve për deputetë, e cila, sipas tij e favorizon opozitën që të ketë sukses në këto zg jedhje. “Sigurisht që mund të ketë edhe vërejtje, edhe qejfmbetje, ndonjë anëtar i Kryesisë së PS, madje mori kurajën që të kandidojë si i pavarur. Përmes dialogut dhe ballafaqimit duhet të përzgjidhen kandidatët që premtojnë fitoren në këto zgjedhje dhe mbi të gjitha të përzgjidhen për atë rol që do të

Meta: Rama jo bindës me “Dukën”, do të ketë kosto Kreu i LSI tha dje se nuk i dukej shumë bindës argumenti i Edi Ramës për moskandidimin e Agron Dukës në Durrës. “Çdokush prej tyre ka kontributet e veta dhe nuk shikoj një lidhje të drejtpërdrejtë në këtë rast, nga këndvështrimi im”, -tha ai në “Tonight” të Ilva Tares në “Ora News”. I pyetur se a mund të shkaktojë kjo lëvizje një dëm, ai u përgjigj: “Pa dëm kjo punë nuk është, por besojmë që të jetë sa më i kufizuar”. Nga ana tjetër ai foli edhe për daljen e pavarur të Arben Malajt në Vlorë pas vendimit të Ramës për të mos e përfshirë në listën e PS. “Natyrisht që është një sfidë, është një vështirësi, një problem, por shpresoj që të ketë edhe një reflektim, një dialog, sepse mendoj se z. Malaj sidoqoftë është socialist, është me kontribute të hershme në Partinë Socialiste. Nuk mendoj se ka kohë për të ndërtuar ura”. Meta iu përgjigj dje edhe Berishës për deklaratën e djeshme, i cili në Korçë tha se Meta iku nga qeveria se kishte plan për të rrëzuar qeverinë me Ramën. Ja përgjigja e Metës. “Kjo është hera e parë që kemi një qëndrim të tillë nga ana e kryeministrit Berisha, që në fakt nuk është në koherencë me qëndrimet

e mëparshme. Lidhur me momentin e përfundimit të kësaj marrëveshjeje, unë ia kam bërë të qarta z. Berisha të gjitha arsyet pse e konsideroj të përfunduar, sepse ne duhet të merrnim pozicion për zgjedhjet e ardhshme. Ashtu sikurse i kam bërë të qartë që ne nuk synonim që të votojmë kundër qeverisë së z. Berisha, për arsye sepse nuk shkonte që për një kohë kaq të shkurtër të ishim në qeveri dhe nuk ka qenë asnjëherë ky synimi i LSI-së, por e vërteta është se nuk ka qenë asnjëherë as synimi i z. Rama, dhe ai asnjëherë nuk ka kërkuar këtë gjë. Përkundrazi, qëllimi ynë ka qenë të përfundojmë një marrëveshje, të dalim në opozitë, dhe të vazhdojmë përpara me qëllim që të ecim më shpejt. Njëkohësisht, ne ishim të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin në nivelin vendor siç ka qenë, dhe e kemi respektuar këtë marrëveshje deri në një ditë përpara se të hiqej në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme anëtari i KQZ-së që ishte propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pra nuk kemi pasur asnjë qëllim destruktiv, aq më tepër nuk kemi ideuar asnjë lloj komploti të cilin z. Berisha e shpartalloi”.

Rama: 23 qershori, fund sjelljeve antikushtetuese të qeverisë Fushata elektorale megjithëse ligjërisht nuk ka nisur ende, ajo realisht ka hyrë në një fazë tepër intensive. Kështu dje, kreu socialist Edi Rama ka vijuar turin e tij të prezantimeve të kandidatëve për deputetë në dy qarqe të jugut, fillimisht në Gjirokastër dhe më pas në Fier. Duke u ndalur në Gjirokastër, ai ka prezantuar me radhë kandidatët Arben Ahmetaj, Erion Veliajn, Anastas Angjeli, Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi. Në fjalën e mbajtur para mbështetësve socialistë në rrethin jugor, Rama kërkoi votën për t’i dhënë fund, sipas tij, shtetit të angazhuar për pushtetin dhe abuzimeve me gjithë administratën zgjedhore. “Pas 23 qershorit do të marrin përgjigjen për sjelljen e tyre antikushtetuese ndaj të rinjve. Kurrë më drejtorë shkollash që bëjnë presion mbi mësuesit dhe nxënësit, kurrë më shteti që përdoret për interesat e pushtetit, kurrë më shtet që përdoret kundër opozitës”, - tha kreu i socialistëve Edi Rama. Ai tha se gjirokastritët, tepelenasit dhe përmetarët do të votojnë ‘Rilindjen’ për t’i dhënë fund harresës, që sipas tij, i ka bërë pushteti i Sali Berishës në këto 8 vite. Ndërkohë që në takim kanë folur edhe vetë kandidatët e këtij qarku, ku ka rënë në sy performanca ndryshe e kandidatit Erion

Veliaj, i cili renditet e dyti në listën e PS-së për këtë qark. Më pas, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama udhëtoi drejt qytetit të Fierit për të prezantuar para një sheshi të mbushur plot edhe skuadrën e kandidatëve për deputetë të këtij qarku. Rama ftoi votuesit fierakë të votojnë për ‘Rilindjen’, e cila sipas tij do të çlirojë rrogëtarët nga taksa mbytëse e sheshtë, duke vendosur një sistem taksimi më të ndershëm. “Shqiptarët me votën e tyre do të çlirohen nga pesha mbytëse e taksës së sheshtë dhe do të përfitojnë nga sistemi i taksimit të ndershëm”, - tha Rama. Në këtë takim ka folur edhe një nga kritikët e Ramës brenda radhëve të partisë, kandidati Erion Braçe, i cili është shprehur se këtij qarku Zoti ia ka dhënë të gjitha, ndërsa qeverisja e djathtë ia ka marrë. “Fitorja juaj do shërbejë për atë që është quajtur ‘kryeqyteti’ i socialistëve të Shqipërisë. Zoti i dha qarkut tuaj çdo gjë, por edhe ky qark ka një njeri që e pengon, e vjedh, e vret...ky është Sali Berisha. Ju keni detin, por detin ju pengon ta përdorni Sali Berisha, keni naftën, tokat, por ju pengon ai t’i gëzoni e punoni. Këto janë ditët, javët, muaji që vendos njëherë e mirë të na ndajë nga e shkuara dhe të na shtyjë drejt së ardhmes”, - tha Braçe.

kenë në qeverisjen e vendit, jo thjesht për një karrige. Në këtë kuptim, mendoj që përzgjedhja e kandidaturave është faktor favorizues për zgjedhjet e ardhshme”, theksoi Pëllumbi. Ai ka renditur më tej edhe koalicionin e krijuar nga PS në këto zgjedhje, ku numri i madh i partive pjesëtare në të, sipas tij tregoi largpamësinë e PS-së. Për të g jitha këto ai ka

theksuar se opozita duhet të fitojë për të bërë rotacionin në qeverisje, i cili në rast se nuk ndodh, sipas Pëllumbit do të thotë që në vend nuk ka demokraci. Ndërkohë që vetë kandidati Alfred Peza, në fjalën e tij duke u shprehur se do të jetë shërbëtor i qytetarëve të Peqinit, ka premtuar se do të hapë jo 1 mijë sa ka deklaruar deri më tani, por 1500 vende pune.

Hidhet shorti për fletën e votimit, PS me numër 29, PD 43 Shorti ka favorizuar koalicionin opozitar të kryesuar nga Partia Socialiste, i cili në fletën e votimit për zgjedhjet e 23 qershorit do të renditet para koalicionit rival, atij të mazhorancës së djathtë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur dje shortin për përcaktimin e renditjes së koalicioneve dhe partive politike në fletën e votimit dhe goglat kanë qenë kësaj here me të majtët. Kështu fillimisht është hedhur shorti për të përcaktuar radhën e koalicioneve dhe të partive që janë jashtë tyre dhe nga ku ka rezultuar se Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres do të jetë e para në fletën e votimit dhe Partia Popullore Kristian Demokrate, e dyta. Fill pas tyre është renditur koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Pas koalicionit opozitar është renditur koalicioni qeverisës “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” dhe menjëherë pas tij, Aleanca Kuq e Zi dhe në fund Partia Fryma e Re Demokratike. Më pas KQZ ka vijuar me hedhjen e shortit brenda koalicioneve. Kështu, sipas renditjes ka rezultuar se Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos do të ketë numrin 19 në fletën e votimit, Lëvizja Socialiste për Integrim do mbajë numrin 26, ndërsa Partia Socialiste numrin 29.


E shtunë - e diel 18-19 maj 2013

5

www.mapo.al

e qershorit

“Të gjitha pasojat e marrëveshjes i mbaj vetë dhe jo ata që negociojnë, se ata kanë negociuar me mandatin. Këta zotërinj socialistë në një situatë të paprecedentë për vendin, se zoti Meta, me të cilin kisha një marrëveshje për të qeverisur gjatë gjithë mandatit, dy muaj më parë e ndërpreu marrëveshjen"

Berisha: Koalicionin me FRD e Topit e vendos verdikti i popullit "Ty të takon të lexosh sovranin. Por një gjë është e sigurt, zoti Topi për arsye që i di vetë, ai u listua kryekëput me zotin Rama, sa që e votoi atë" TIRANË Kryeministri Sali Berisha është i gatshëm të marrë përsipër koston elektorale (nëse do të ketë) për përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë të tre ish-deputetëve socialistë dhe aleatëve. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Korçë, Berisha justifikoi sërish përfshirjen e Islamit, Dogjanit dhe Kadelit në listat e PD-së me faktin se vota e tyre nuk mundësoi rrëzimin e kësaj qeverie dy muaj para zgjedhjeve. Në përgjigjen e tij, kryeministri theksoi gjithashtu se Meta e ndërpreu marrëveshjen dy muaj para mbarimit të mandatit qeverisës me qëllim realizimin e skenarit të Ramës për ta rrëzuar nga pushteti. “Të gjitha pasojat e marrëveshjes i mbaj vetë dhe jo ata që negociojnë, se ata kanë negociuar me mandatin. Këta zotërinj socialistë në një situatë të paprecedentë për vendin, se zoti Meta, me të cilin kisha një marrëveshje për të qeverisur gjatë gjithë mandatit, dy muaj më parë e ndërpreu marrëveshjen. Unë kam po atë qëndrim që kam shprehur, por marrëveshjen ai e ndërpreu. A është kjo një gjë e rëndë? Nuk është dhe aq e rëndë, sepse mund ta ndërpriste më përpara, mund ta ndërpriste më pas, mund edhe të mos e ndërpriste, por këto janë vendime politike. Marrëveshja u ndërpre me një skenar, të rrëzojmë Sali Berishën në mënyrë që të shkojmë në një qeveri teknike…”, tha ndër të tjera Berisha. Por futja e aleatëve dhe tre deputetëve të majtë solli deri diku edhe lënien jashtë listave të njerëzve me kontribute në PD si dhe largimin e shumicës së anëtarëve të Komisionit të Ligjeve. ”Edhe bashkëpunëtorët e mi që kanë mbetur jashtë listës dua t’i garantoj se në mënyrë absolute unë mendoj se ata kanë qenë bashkëpunëtorë të mi luajalë. Absolutisht luajaliteti është një nga virtytet. Në qoftë se pranon të punosh me mua, duhet të kesh parasysh se duhet të jesh luajal dhe ata kanë qenë luajalë, kanë qenë e janë të aftë. Çfarëdo analize që mund të bëjnë, çdo lloj kritike e men-

POLIAMBULATORI I RI SALUS NË QËNDËR TË TIRANËS

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

- Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji (Falas) - Ortopedi (Falas)

- Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji

VIZITA FALAS ! Në qëndër të Tiranës kemi hapur poliambulatorin e ri në rrugën Donika Kastrioti, afer dy Kullave Binjake. Këto janë specialitetet dhe mjekët që do të gjeni dhe do ju presin: - Gastroenterologji,Ekografi,Endoskopi digjestive - Dok. Ermira Zykaj - Kirurgji e pergjithshme dhe Onkologjike (Tumore) - Dok Luca Calligaris - Mjekësi e Organeve te brendshme dhe Diabet - Dok. Stefano Turchetto

-Pediatri -Gjinekologji

- Ortopedi

Përfitoni tani....!

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

Për të lënë një takim, telefononi në : Salus Tirana Sh.a : + 355(0) 4 2390500 + 355(0) 66 2053 180

- Dok. Mauro Cardinale - Dok. Leonardo Basso - Dok. Mauro Di Leo

Topi: Kryeministrin sot nuk e tremb PS, por FRD TIRANË Fryma e Re Demokratike prezantoi dje kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës në mjediset e “Hotel Tirana”. Fillimisht, nënkryetarja e FRD-së, Valbona Duri bëri prezantimin e 32 kandidatëve që FRD-ja ka përzgjedhur për betejën zgjedhore. Lista e kandidatëve në këtë qark kryesohet nga kryetari i FRD-së, Bamir Topi. Ai u shpreh i sigurt se FRD-ja do të jetë një faktor vendimmarrës për qeverisjen e ardhshme. “Politika e sotme meriton të ndëshkohet jo për të ndërruar individët, por për të gjeneruar vetveten dhe elitat. Kryeministrin sot nuk e tremb PS-ja, atë e tremb FRD-ja, aq sa është bërë objekt i emisionit ‘Portokalli”,- tha Topi. Kryetari i FRD-së kërkoi gjithashtu vëmendje për administrim sa më të mirë të votës. “Fryma e Re Demokratike ka ardhur në skenën politike si një forcë moderne, fisnike, që i sheh të gjithë shqiptarët si miq, kudo që jetojnë, në Tropojë apo Sarandë, pavarësisht bindjeve të tyre. Ndaj në këtë vigjilje të fillimit të fushatës zgjedhore i bëj thirrje gjithë popullit shqiptar të jetë i vëmendshëm për të administruar votën në mënyrë që mos i japim mundësi pushtetit të abuzojë me votën dhe vullnetin e secilit. Kini respekt për veten dhe shikojeni 23 qershorin si detyrim thelbësor, që ka të bëjë me fatin tuaj, të familjeve, që ka të bëjë me ekonominë dhe zhvillimin tërësor të vendit”, tha ai. “Tirana, - vijoi Topi, - si bastion i FRD-së, ndodhet gjeografikisht në mes të Shqipërisë dhe kush zotëron mesin e fushës, ka fituar betejën”.

dimi që mund t’u krijohet në kokë, unë jua justifikoj plotësisht, por ky është qëndrimi im ndaj secilit prej tyre”, tha ai. Berisha iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me debatin e krijuar për kandidatët në qarkun e Shkodrës. I pyetur nëse riformatimi në këtë qark erdhi për të dobësuar pozitat e kryetares së kuvendit, Berisha u përgjigj: “Ç’është e vërteta, zonja Topalli është nënkryetarja e partisë, me një kontribut politik të çmuar për PD-në, por unë mendoj se si kryetare parlamenti, që nisi karrierën e saj në krye të parlamentit me një opozitë që hynte me bilbila, bori e trumbeta, ajo ka përballuar një punë të jashtëzakonshme. Në të gjitha plus, minuset e tij, ky parlament ka bërë reforma shumë të mëdha”. Debatet televizive Kryeministri Berisha shpjegoi dje se ai do të jetë i pranishëm edhe në studiot televizive përballë analistëve, porse takimet e tij të përditshme me qytetarët është një zgjedhje parësore që ai ka bërë për të hyrë në betejën e zgjedhjeve. “… Unë kam respektin më të madh për analistët, për moderatorët, për sms-të që marrin, por i siguroj se me shumë kënaqësi janë të ftuar të vijnë në çdo takim shtypi që unë bëj me ju. Por me ju kam një raport tjetër, kam një detyrim, sepse çdo ditë, ju i jepni publikut tuaj, kronika nga veprimtaritë e mia dhe unë nuk marr dot pyetje nga ju. Kjo është e padrejtë. Edhe në qeveri apo grup parlamentar nuk marr dot pyetje. Në autobus nuk rri dot, është ai tjetri. Ju e shihni, unë jam tokësor. Kjo është situate”, - tha ai. I pyetur për një debat me Ramën, Berisha tha se një gjë të tillë e kërkon edhe Meta. “Tani më kërkon debat edhe zoti Meta. Të bëjë një tenta-

tivë, të më takojë pastaj ta studioj. E kam ftuar dy herë dhe ai refuzonte. Unë kryeministër e ftoja dhe ai thoshte jo, e mbante hundën në qiell. Hundën në qiell, por pastaj në tokë, rezultati. Tani del edhe aleati dhe do debat. Të zgjidhin një herë, ca probleme njëri me tjetrin. Unë kam respekt për kundërshtarin. Por zotit Meta dua t’i them një gjë. Nuk mundet që një ditë flet si qeveri, një ditë si opozitë. E keni konstatuar këtë? Ndaj i kanë ca probleme të brendshme adaptimi, por gradualisht do adaptohen”, tha ai. Koalicion me FRD? I pyetur se sa i mundur është një koalicion me FRD-në pas zgjedhjeve, Berisha tha se një përgjigje të tillë e vendos vetëm verdikti i popullit. “Koalicionet paszgjedhore në vend të qytetëruar i dikton sovrani, ato nuk i dikton ti. Ty të takon të lexosh sovranin. Por një gjë është e sigurt, zoti Topi për arsye që i di vetë, ai u listua kryekëput me zotin Rama, sa që e votoi atë. Po ia ke dhënë votën, i ke dhënë zemrën, e kam fjalën për zemrën politike, se zemra ka shumë dimensione. Pra, zemrën politike ia dha zotit Rama dhe nuk kishte arsye ta bënte atë. Ai ishte një njeri që për shumë arsye nuk mund ta bënte një gjë të tillë, kurrë, sepse njeriu mund të zemërohet mund të mbajë inat, por pastaj ka disa gjëra më themelore. Kjo është e vërteta që ai zemrën politike ia dha Edi Ramës”, tha ai. Ndërkohë, përmes një tubimi entuziast, Partia Demokratike prezantoi mbrëmë në Korçë kandidatët e saj për deputetë. Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i ekzekutivit shigjetoi Ramën për kandidatët që ka vendosur në këtë qark.


6

E shtunë - e diel 18-19 maj 2013

aktualitet

www.mapo.al

Gaz lotsjellës aktivistëve të LGBT Incident në qendër të Tiranës, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë. Aktivistët e LGBT pedaluan dje në bulevard me biçikleta, të veshur me bluza ku shkruhej “Pedalim kundër Homofobisë”. Por sipas një njoftimi të tyre, një grup aktivistësh thonë se janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe me mjete të tjera tymuese në ambientet e një lokali në

Bllok. Xheni Karaj, e cila ndodhej në vendngjarje, thotë se një grup djemsh kanë hedhur në oborrin e lokalit ku aktivistët ndodheshin, mjete shpërthyese që lëshojnë një tym mbytës. Nuk ka të lënduar, ndërsa policia sapo ka shkuar në vendngjarje. Sipas një deklarate të Kristi Pinderit, aktiviteti u monitorua nga Policia e Shtetit për të shmangur ndonjë inci-

dent të mundshëm, por jo gjithçka shkoi siç duhet. Kjo është hera e dytë që zhvillohet një aktivitet i tillë, por këtë vit numri i pjesëmarrësve ishte disafish më shumë. Ata pedaluan në bulevard të shoqëruar nga një eskortë e policisë. Me këtë event kulmuan të gjitha aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Muxhahedinët, pakti për strehimin gjatë vizitës së Klinton Edhe pse u bë publik dy muaj më parë, vendimi për strehimin e 210 muxhahedinëve në Shqipëri u mor nga qeveria gjatë vizitës së ish-sekretares së Shtetit, Hilari Klinton Në Shqipëri mbërriti grupi i parë i 14 muxhahedinëve të popullit iranian, ndërsa pjesa tjetër e grupit prej 210 anëtarësh pritet të vijë javën e ardhshme. Ministria e Brendshme njoftoi masat e marra për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në një nga Qendrat e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR-së, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka edhe nën mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak. Organizata ‘Mojahedin-e-Khalq’ konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran. Janë afër tremijë anëtarë të saj që prej vitesh ndodhen të strehuar në Irak. Në të vërtetë, vendimi për strehimin e refugjatëve iranianë ishte finalizimi i një premtimi dhe angazhimi që Tirana kishte marrë që gjatë vizitës së ish-sekretares amerikane, Hillar y Klinton në Shqipëri, vjeshtën e kaluar. “Ardhja e këtij grupi shënon edhe fillimin e zbatimit të programit për strehimin e këtyre personave, të cilët

gëzojnë statusin e refugjatit”, shpjegoi ministria, duke saktësuar se “në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara shprehën mirënjohjen e tyre për gjestin human dhe bujar të qeverisë së Shqipërisë për të pranuar banorët e ish-kampit Hurriya. Shqipëria, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit,  ka qenë një partnere e fortë e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Irak. Shtetet e Bashkuara ndërkohë i bëjnë thirrje udhëheqjes së grupit ‘Mujahedin-e Khalq’ që të bashkëpunojnë me përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për risistemimin jashtë Irakut të të gjithë banorëve të kampit. Që prej vitit 1979, organizata ‘Mojahedin-e-Khalq’ është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve ‘90, “Muxhahedinët e Popullit Iranian”, siç njihen dhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Për shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi Europian. Vetëm në

Muxhahedinët dje në Tiranë

Që prej vitit 1979, organizata ‘Mojahedin-e-Khalq’ është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhtarët e atdheut

Aventura e tre adoleshentëve, kapen në Mal të Zi Tre djem janë larguar ilegalisht drejt Malit të Zi, duke vënë në alarm familjet e tyre. U kapën nga policia dhe u kthyen në kufi Janë larguar pa dijeninë e prindërve dhe kanë shkuar në Mal të Zi, ku dhe janë kapur nga policia e këtij shteti. Ka qenë kjo aventura e tre adoleshentëve nga Fushë-Mirdita e Laçit të Kurbinit, të cilët kanë shqetësuar prindërit dhe policinë. Klaudio Shabani, Ervin Hidri dhe Zani Murati nga Kurbini, të moshës 13-15 vjeç, janë larguar nga banesa e tyre paraditen e së enjtes. Familjarët e tyre pasi kanë kontrolluar, kanë denoncuar në polici mungesën e tre djemve mbrëmjen e së enjtes dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të së premtes është marrë informacion për gjetjen e tyre në Tivar të Malit të Zi. Fillimisht është dyshuar për grabitje, por pas deklarimeve të marra nga policia malazeze në prani dhe të përfaqësuesve shqiptarë, është mësuar që tre djemtë e mitur ishin larguar me dëshirën e tyre drejt Malit të Zi, duke kaluar në mënyrë të kundraligjshme dhe pa dokumente identifikimi kufirin tokësor nga Hani i Hotit. Prindërit e tyre kanë mbërritur në Shkodër dhe

në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, policia malazeze ia ka dorëzuar ata homologes shqiptare që ka kryer veprimet përkatëse. Mësohet se tre të miturit kanë vendosur të shkojnë në Mal të Zi dhe kanë hipur në një furgon në Kurbin e më pas kanë udhëtuar deri në Han të Hotit, ku në mënyrë klandestine kanë kaluar kufirin. Në Tuz, ata kanë marrë linjën hekurudhore dhe kanë udhëtuar deri në Tivar. Në pamundësi për t’u orientuar dhe pa para me vete, fëmijët janë gjetur nga policët malazezë në një prej rrugëve të Tivarit dhe më pas janë dërguar në rajonin e policisë. Pas lajmërimit të policisë shqiptare dhe prindërve, është bërë dhe dorëzimi e përpunimi i tyre në Muriqan. Sipas familjarëve, ata kanë përjetuar orë tmerri, pasi nuk dinin asgjë për fëmijët e tyre. Mësohet se të miturit kanë treguar se janë dorëzuar vetë në policinë malazeze, pasi nuk dinin ku të shkonin. Gjendja e tre të miturve ka qenë e mirë dhe ata kanë pranuar se janë larguar vetë nga shtëpia, duke u kthyer kështu në protagonistë të një aventure që ka zgjatur më pak se 48 orë, por që i skedon për kundravajtje penale për thyerje të paligjshme të kufirit, ndërsa do të jenë prindërit e tyre ata që do paguajnë gjobën prej 30 000 lekësh për këtë kundravajtje penale. D.Kolaj

2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012, një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueset kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me reg jimin e presidentit Ahma-

dinexhad.  Nga viti 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kampin Ashraf, nën mbikëqyrjen e forcave amerikane. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refug jatët, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit. Marrë nga VOA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme , në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil». KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET Tëë ketëë mbaruar �rsimin e �artë për ërr �n�ormati �n�ormatikë kë ose �n�hinieri �lektronike,�për nivelin e diplomave re� �erojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010) Të zotërojë gjuhën angleze Të ketë a�tësi të mira komunikuese dhe mena�huese Paga e pozicionit është në kategorinë �V � a Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.06.2013 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën ërkesën rkesën ën n për ërr �plikim, CV�në, ë,, �otokopje tëë diplomës ëss dhe librezës ëss sëë notave, tëë librezës ëss sëë punës, ës, certi�� s, certi�� kateve të kuali�kimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër tele�oni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. �Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skuali�kim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë �dministratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas veri�kimit paraprak, me datë 12.06.2013 në selinë e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e drejtorisë përkatëse, Kodin e Procedurave �dministrative, �igjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e �tikës ëss nëë �dministratën ën n Publike”, �igjin nr. 8503 dt. 30.0�.1999 “Për ërr tëë drejtën ën n e in�ormimit për ërr do� kumentat zyrtare» » si dhe �igjin nr. 93�7 dt. 07.04.2005 “Për ërr parandalimin e kon� kon�iktit iktit tëë nëë ushtrimin e �unk� sioneve publike”, �igji nr. 9049 dt. 10.04.2003 ”Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Finan� ciare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”. Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Zhiti: Tre të majtët në PD? Për hir të ideve, mund të ndërrosh parti Ministri i Kulturës analizon “shëndetin” politik të koalicionit të djathtë. Vlerësimi për emrat e njohur të PD që nuk u përfshinë në lista dhe pse, sipas tij, bilanci i mazhorancës është pozitiv Faqe 10-11

Rama-Meta bashkë, por të ndarë në fushatë Zogaj në 7 ditë Autobusi i ‘Rilindjes’, si xhiroja e fitores ende pa u bërë gara Pas listave, fushata është elementi i fundit me peshë që hedhin në lojë partitë drejt ditës së zgjedhjeve. (Flas për elementë legalë, pasi në prapaskenë duket se ka lëvizje të ethshme për të blerë vota me para e forma të tjera të paligjshme).

Faqe 14

Pas aleancës së 1 prillit, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë zgjedhur korsi të ndryshme drejt 23 qershorit. Analiza e Lutfi Dervishit, Artan Hoxhës, Dritan Hilës dhe Arjan Vasjarit për fushatën Rama-Meta dhe lëvizjen e deputetëve nga e majta në të djathtë

Besëlidhja” e Shkodrës ishte i vetmi pikë-takim publik mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, para dhe pas 1 prillit. Ndryshe nga ç’pritej, dy aleatët e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve kanë marrë rrugë të ndryshme drejt destinacionit të 23 qershorit, në dy fushata që takohen vetëm në objektivin e nxjerrjes në pension të Sali Berishës. Pas shock-ut të parë nga kjo martesë me mblesëri (siç e etiketon analisti Dritan Hila), Rama i është rikthyer autobusit të Rilindjes, motorët e së cilit janë ndezur fillimisht për prezantimin e ekipit të deputetëve. Pikëpyetjet e aleancës me Metën kanë lënë megjithatë gjurmë mbi programin e PS-së, i mbetur disi në hije në këtë sprint të parë të fushatës. Me verb të fortë, sidomos në kartën antiberishizëm, Rama është përfshirë tash-

Faqe 7

më në betejën për të konkurruar në ide dhe mbushje sheshesh me PD-në. Fushata e Metës, në anën tjetër mbart e n de f y t y r ë n e t r a n z i c i o n it t ë rrufeshëm nga qeveria në opozitë të partisë së tij. Kryetari i LSI-së, i njohur për “kthesa” të forta, po bën këtë herë një fushatë të butë me të vetët, ca deri dje, ministra të kabinetit “Berisha”. Punësimi dhe integrimi në BE janë dy mesazhet kryesore të fushatës së tij, paketuar në sloganin “Të ecim më shpejt”. I pyetur për ndryshimet në emisionin e Ilva Tares, Meta u përgjigj: Jemi një koalicion, jo një parti! Por analistët e shohin fushatën me dy korsi të së majtës tek reflektimi i së shkuarës, ende e patretur mirë në stomakun e mbështetësve si dhe tek projektimi i raportit Rama-Meta për pushtetin e pas 23 qershorit...


8

E shtunë - e diel 18-19 maj 2013

forum

www.mapo.al

Analiza e Lutfi Dervishit, Artan Hoxhës, Dritan Hilës dhe Arjan Vasjarit për fushatën Rama-Meta dhe lëvizjen e deputetëve nga e majta në të djathtë

Rama-Meta; bashkë,

por të ndarë në fushatë B

esëlidhja” e Shkodrës ishte i vetmi pikë-takim publik mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, para dhe pas 1 prillit. Ndryshe nga ç’pritej, dy aleatët e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve kanë marrë rrugë të ndryshme drejt destinacionit të 23 qershorit, në dy fushata që takohen vetëm në objektivin e nxjerrjes në pension të Sali Berishës. Pas shock-ut të parë nga kjo martesë me mblesëri (siç e etiketon analisti Dritan Hila), Rama i është rikthyer autobusit të Rilindjes, motorët e së cilit janë ndezur fillimisht për prezantimin e ekipit të deputetëve. Pikëpyetjet e aleancës me Metën kanë lënë megjithatë gjurmë mbi programin e PS-së, i mbetur disi në hije në këtë sprint të parë të fushatës. Me verb të fortë, sidomos në kartën antiberishizëm, Rama është përfshirë tashmë në betejën për të konkurruar në ide dhe mbushje sheshesh me PD-në. Fushata e Metës, në anën tjetër mbart ende fytyrën e tranzicionit të rrufeshëm nga qeveria në opozitë të partisë së tij. Kryetari i LSI-së, i njohur për “kthesa” të forta, po bën këtë herë një fushatë të butë me të vetët, ca deri dje, ministra të kabinetit “Berisha”. Punësimi dhe integrimi në BE janë dy mesazhet kryesore të fushatës së tij, paketuar në sloganin “Të ecim më shpejt”. I pyetur për ndryshimet në emisionin e Ilva Tares, Meta u përgjigj: Jemi një koalicion, jo një parti! Por analistët e shohin fushatën me dy korsi të së majtës tek reflektimi i së shkuarës, ende e patretur mirë në stomakun e mbështetësve si dhe tek projektimi i raportit Rama-Meta për pushtetin e pas 23 qershorit. Në këtë forum për MAPO-n, analistët Lutfi Dervishi, Artan Hoxha, Dritan Hila dhe Arjan Vasjari analizojnë sjelljen e dy aleatëve Rama-Meta në këtë fushatë elektorale, por edhe çështjen e listave, që në këto zgjedhje përfaqëson më së miri shprehjen “kandidatë përtej së majtës dhe së djathtës”.

Artan Hoxha: “Aleanca PS-LSI ka ende mjaft elementë të pasqaruar, qoftë programorë, qoftë ata lidhur me temat e nxehta të së shkuarës apo pozicionet e ardhshme”

PS-LSI, tension dhe garë për votat e së njëjtës shportë

1

Këto zgjedhje kanë shkrirë më shumë se kurrë kufijtë mes së majtës dhe së djathtës, sa i përket mobilitetit të deputetëve. Kemi 3 ish-socialistë në listat e PDsë dhe një numër të madh biznesmenësh në ato të PS. Si i analizoni këto lëvizje dhe çfarë implikimesh sjellin ato në politikën shqiptare? Kalimi i politikanëve nga një kamp në tjetrin, në këtë numër të vogël mendoj që shkrifton relacionet politike, ul barrierat me kampeve,

thyen tabute e dasive politike dhe “besnikërisë së përjetshme ndaj partisë”. Epiteti “tradhtar” është i pakuptimtë, pasi ai mund të përdoret nga secili për secilin. P.sh, Edi Rama dhe pasonjësit e tij i thotë “tradhtar” Kastriot Islamit pasi pretendon që edhe pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar për qëndrimet dhe veprimet e tij në kundërshtim me vijën e Edi Ramës dhe PS, Islami duhej t’i qëndronte deri në fund besnik Partisë Socialiste e të bëhej mënjanë. Po kështu edhe për Arben Malajn e të tjerët.

Ndërkaq, Kastriot Islami ka të drejtën e tij të quajë “tradhtar” Edi Ramën, pasi sipas tij është Edi Rama që “tradhtoi” e shkatërroi vlerat historike të PS si respekti për institucionet, angazhimi për integrimin, respektimi i mendimeve e qëndrimeve ndryshe në PS. Të dy nga këndvështrimi i tyre kanë të drejtë ta quajnë tjetrin “tradhtar”, kjo do të thotë se ky term s’ka më kuptim. Lidhur me biznesmenët në lista, numri i tyre i madh në listën e opozitës me duket se tejkalon çdo kufi të arsyeshëm ndaj s’ka se si të mos prodhojë keqkuptime, keqperceptime dhe rreziqe të rënies në konflikt interesi, qoftë në opozitë e aq më shumë nëse Aleanca për Shqipërinë Europiane do të kualifikohet si mazhoranca e ardhshme.

2

Pas bashkimit të bujshëm Rama-Meta, po shohim përditë e më shumë dy fushata krejt të ndara PS-LSI e të ndryshme si në formë, ashtu edhe në mesazhin që ato përcjellin. Si e vlerësoni këtë strateg ji të ndjekur prej tyre; i shërben maksimalizimit të votave apo

është tregues i panatyrshmërisë së kësaj aleance të Ramës me një pjesë të qeverisë?       Pyetja e juaj i ka të dy përgjigjet brenda dhe secila prej tyre e plotëson tjetrën. Pra, aleanca PSLSI ka ende mjaft elementë të pasqaruar, qoftë programore, qoftë ato lidhur me temat e nxehta të së shkuarës, e qoftë ato lidhur me pozicionet e ardhshme. Kujtoj p.sh, që para 1 prillit, Edi Rama s’linte vend pa thënë që “unë do jem Kryeministri”. Pas 1 prillit ai thotë se PS do të marrë përgjegjësitë drejtuese. Ndërkaq, edhe Ilir Meta i bishtnon pyetjes se cili do jetë kryeministri i ardhshëm. Pra, të dy e kanë lënë këtë çështje për ta trajtuar pas zgjedhjeve. Mes PS dhe LSI vihet re edhe tension në bazë, një garë e fortë për të marrë sa më shume vota nga e njëjta shportë e votave të koalicionit të majtë. Në këto rrethana, taktika më e mirë është zhvillimi veçmas i fushatave, evitimi i përballjes dyshe me gazetarët dhe opinionistët, të cilët s’do linin rast pa përdorur për t’iu bërë pyetjet lidhur me shëndetin e aleancës, pyetja nga të cilat nuk ka përgjigje, qoftë edhe heshtje që t’i nxjerrë nga sikleti.


E shtunë - e diel 18-19 maj 2013

9

www.mapo.al

Lutfi Dervishi:

Arjan Vasjari

LSI, përvojë të freskët në qeverisje; Rama-Meta, secili mbret frika është mos freskon edhe PS në imperiumin e tij Këto zgjedhje kanë shkrirë më shumë se kurrë kufijtë mes të majtës dhe të djathtës, sa i përket mobilitetit të deputetëve. Kemi 3 ish-socialistë në listat e PD-së dhe një numër të madh biznesmenësh në ato të PS. Si i analizoni këto lëvizje dhe çfarë implikimesh sjellin ato në politikën shqiptare?  E reja këtë radhë është se kemi kandidatë tej përtej së majtës dhe të djathtës. Listat e dy kampeve na thonë që tani se qeverisja e ardhshme do të jetë bazuar në koalicion. Ngado që të hedhësh sytë sot – pothuaj në gjithë vendet e BE-së, qeverisja është me koalicion. Koalicionin e dikton edhe “sistemi” që tashmë na paraqitet si një fatalitet para të cilit duhet të ngremë duart lart. Një model koalicioni që ka funksionuar e kemi nga mandati që po mbyllet. Por koalicionet që janë ngjizur janë ndryshe nga ato që po ikin! Objektivi i listave është fitorja me çdo kusht, me çdo çmim, me këdo që të del përpara! …..Të flasësh për moral në hartimin e listave, rrezikon t’i ngjash njeriut që merr shatin dhe prashit në det, por nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese ka një problem për të cilën juristët mund të shprehen më saktë: deformimi i vullnetit të zgjedhësve. Më 23 qershor zgjohesh në mëngjes, bën detyrën tënde si qytetar dhe nëse dëshiron të shkosh “Përpara”, voton Partinë Demokratike dhe me votën tënde sheh se deputet është bërë kryetari i një partie tjetër! (Mediu, Ndoka, Spahia, Xhuveli etj., etj). Pra, ti voton për një parti politike dhe deputet të del kryetar i një partie tjetër politike! Nëse je për “Rilindje” hedh votën për PS-në dhe deputet del Braho i LSI-së! A ka këtu problem që duhet parë? Manipulimi i vullnetit të zgjedhësve është një çështje që mund të mos i interesojë partive, por sigurisht që nuk i intereson qytetarëve. Është pak a shumë i qartë objektivi i përzgjedhjes së listave: - Fitore! Por nuk janë shumë të qarta kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur listat. Janë zgjedhur bazuar mbi statutet e partive? Dikush mund të buzëqeshë, por nuk është për të qeshur! Praktikisht ne i dimë emrat e 130 deputetëve të Kuvendit të ardhshëm- dhe këta janë zgjedhur nga dy persona. Për 10 deputetë të tjerë do të ftohen 2 milionë votues të thonë fjalën e tyre më 23 qershor! Pyetja juaj për “implikimin në politikën shqiptare”… më duket pak retorike? A është bërë përzgjedhja e këtyre 130 deputetëve duke patur si objektiv dërgimin në Kuvend të “elitës së kombit”? Partitë kanë nevojë jetike rifreskimin. Por prurjet e reja duhet të jenë cilësore. Për fat të keq, në epokën e facebook dhe twitter, disa kandidatë të rinj të paraqitur në vende të sigurta nuk i kap dot motori (kërkimit) më i mirë i kohës, google! Ata që po vijnë, a janë më të mirë, më të vlefshëm se ata që po largohen? Ndoshta elektorati i pëlqen shumë prurjet e reja dhe unë jam krejt i gabuar në këtë pikë. Edhe njëherë për kriteret: është ndjekur kriteri profesional, rezultatet e arritura, paraqitja publike, lidhja me zonën etj., etj? Për hir të transparencës a nuk do të ishte mirë që të paktën CV-të e kandidatëve të bëheshin publike? Ky nuk është detyrim ligjor dhe kodi zgjedhor i Shqipërisë me 186 nene (Kushtetuta ka 183) nuk e sanksionon një detyrim të tillë! Por ky është detyrim minimal karshi publikut! Çështja e listave nuk është më vetëm çështje e partive, është dhe çështje publike. Qytetarët e kanë një gjykim për listën, nuk janë naivë. Në fakt është vështirë të gjesh naivë më 2013, mund të gjesh njerëz që luajnë naivin, por jo naivë. Për shembull, drejtuesit e partive kryesore i detyrohen publikut përgjigje për pyetjen: pse janë jashtë liste deputetë me kontribute në Kuvend si Malaj i PS-së apo Rusmali te PD-ja?   Pas bashkimit të bujshëm Rama-Meta, po shohim përditë e më shumë dy fushata krejt të ndara PS-LSI e të ndryshme si në formë, ashtu edhe në mesazhin që ato përcjellin. Si e vlerësoni këtë strategji të ndjekur prej tyre; i shërben maksimalizimit të votave apo është tregues i panatyrshmërisë së kësaj aleance të Ramës me një pjesë të qeverisë?  LSI ka objektivin e vet që të rrisë përfaqësimin si në Parlament, ashtu edhe në qeverisje. Kjo tashmë përsëritet pothuaj në çdo takim të liderit Meta! Dhe duket se do ta arrijë këtë objektiv, pasi ka 1 deputet të sigurt në listat e PS-së, 2-3 të tjerë të fshehur po në listat e PS-së dhe shpreson të prodhojë edhe disa mandate të tjera – objektiv më se i arritshëm! Tani është në modë kalimi i deputetëve të popullit nga një parti në tjetrën. Madje shitet si vlerë. Sa për kujtesë, meqë gjërat këtu harrohen pak shpejt, LSI në katër vitet që shkuan kishte 4 deputetë dhe në qeverisje përfaqësohej me 20%! LSI sot thërret për rotacion! Vërtet PS ka 8 vjet në opozitë, por nuk duhet harruar që edhe LSI po mbush plot 8 javë që është në opozitë! Kjo nuk është pak,- dhe është e natyrshme që çdo forcë në opozitë e dëshiron rotacionin, punon për rotacionin, bën çmos për të lëvizur përpara! Druaj se nëse media ia kujton shpesh 4 vitet e qeverisjes LSI-së, përgjigja do të jetë: nuk është e vërtetë dhe nëse gjendja acarohet mund të shkojë në gjykatë dhe gjykata mund t’i japë të drejtë LSI-së dhe të thotë që 4 vitet në qeverisje kanë qenë “montazh”. Koalicioni PS + LSI nuk është i panatyrshëm. Kritika më e madhe që i bëhej zotit Rama është paaftësia për të bashkuar të majtën. Zoti Rama ka reaguar, por me shumë vonesë! Me marrjen e LSI-së – i hoqi frymën Rilindjes dhe kauzës 8 vjeçare! Më 2009-tën, PS mori 65 mandate parlamentare (1 mandat tjetër PBDNJ). Pyetja është sa mandate do të marrë këtë radhë PS-? Më shumë, më pak apo aq sa ka marrë 4 vjet më parë? Vetë zoti Rama është shprehur që objektivi i Ilir Metës është që LSI të bëhet si PS dhe PS të kthehet në LSI! Objekti i përbashkët është ardhja në pushtet! LSI ka përvojë të freskët në qeverisje dhe frika është se mos freskon edhe PS-në me stilin dhe zhdërvjelltësinë qeverisëse të dëshmuar 4 vitet që u mbyllën! Fushatat PS dhe LSI janë të ndara sepse secili do të mbushë “thesin” e tij, janë të ndara se janë të dy me stile dhe filozofi të ndryshme. Për shkak të “sistemit”, synimi është “maksimalizimi” i votës së koalicionit. Nëse rezultati nxjerr fitues koalicionin, atëherë do të shohim harmonizimin në stilin qeverisës.

2

“Partitë politike shqiptare nuk janë orkestra simfonike, por orkestra jevgjish që i shkojnë pas improvizimeve të dajrexhiut

“Këta flasin dhe sillen në koherencë të plotë me atë sesi do të flasin dhe sillen nëse vijnë në pushtet: secili mbret i pakushtëzuar në imperium-in e tij

“Vërtet PS ka 8 vjet në opozitë, por nuk duhet harruar që edhe LSI po mbush plot 8 javë që është në opozitë! Kjo nuk është pak”

1

Dritan Hila

zgjedhje kanë shkrirë më shumë se kurrë kufijtë mes të majtës dhe të djath1tës,Këto sa i përket mobilitetit të deputetëve.

Kemi 3 ish-socialistë në listat e PD-së dhe një numër të madh biznesmenësh në ato të PS. Si i analizoni këto lëvizje dhe çfarë implikimesh sjellin ato në politikën shqiptare? Nuk besoj se këto fenomene shpjegojnë një shkrirje kufijsh mes të majtës dhe të djathtës. Duhet të shqetësoheshim sikur kufijtë të ekzistonin. Sidoqoftë, janë fenomene që, brenda disa kontradiksionesh, dëshmojnë tri gjëra: Së pari,beteja e 23 qershorit konceptohet nga të dy krahët si një betejë më pak ideologjike dhe më shumë politike. Qoftë emigrimi i tre të majtëve drejt së djathtës, qoftë kooptimi i milionerëve brenda së majtës, e bëjnë 23 qershorin jo si një datë ku ballafaqohen dy ideologji alternative, dy vizione për shoqërinë por, si një datë ku përplasen dy konvencione politike pa kuptim, dy koalicione të rëndomta partish për të marrë pushtetin. Së dyti, këto zhvendosje anti-ideologjike dëshmojnë për një krizë të qartë morale të klasës politike. Po ta shikoni me kujdes, kjo është një fushatë pa ofertë morale. Modelin tonë partitokratik nuk e shqetëson më certifikata morale. Sepse, amoraliteti i këtij modeli, fatkeqësisht, është një amoralitet i rehabilituar. Që do të thotë se, qoftë PD qoftë PS shkojnë të qetë dhe me ballin lart drejt 23 qershorit, sepse e dinë që, mund të ndëshkohen për gjithçka por jo prej standardit moral. Tmerr por, duhet thënë: morali i tyre është moral social! Së treti,mobiliteti i panatyrshëm për të cilin ju flisni, zbulon një kontradiksion të thellë mes programeve elektorale, qartësisht ideologjike dhe hermafrodizmit politik të listave, gjë që në thelb ngre pikëpyetje serioze mbi sinqeritetin ideor të atyre që kanë marrë përsipër t’i bëjnë bashkë ato programe, me ato lista. Sigurisht që “e majtë”, “ e djathtë” janë dy domethënie brenda një dinamike historike, brenda një evolucioni që përshtatet me kohën. Mirëpo, ta konvertosh Asllan Dogjanin brenda dy javësh në liberal është një shpërdorim cinik i këtij evolucioni, një spekulim kokë e këmbë me historinë. Apo, të besosh, fjala vjen, ato që thotë zoti Rama se “biznesmenët e listës sonë janë për taksën progresive” është njësoj si të besosh se Sadri Abazi ngjan me Warren Buffett.

2

Pas bashkimit të bujshëm Rama-Meta, po shohim përditë e më shumë dy fushata krejt të ndara PS-LSI e të ndryshme si në formë, ashtu edhe në mesazhin që ato përcjellin. Si e vlerësoni këtë strategji të ndjekur prej tyre; i shërben maksimalizimit të votave apo është tregues i panatyrshmërisë së kësaj aleance të Ramës me një pjesë të qeverisë? Jo, jo e shikoj si funksionimin perfekt të një anomalie. Këta flasin dhe sillen në koherencë të plotë me atë sesi do të flasin dhe sillen, nëse vijnë në pushtet: secili mbret i pakushtëzuar në imperium-in e tij. Në këtë kuptim, e panatyrshme nuk është pse PS u bashkua me pjesën e majtë të pushtetit. E panatyrshme do të ishte sikur të besonim se, aleanca PSLSI, lindi si një koncept i ndryshëm i së majtës mbi pushtetin. Pra,ndjesia e një fushate të ndarë, nuk ka të bëjë me një strategji të kolauduar për të maksimalizuar votat dhe as me panatyrshmërinë e incestit politik mes tyre. Ajo ndjesi ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me respektimin e “institutit të distancës” që nënkupton se, “njëkohësisht me betejën për të marrë pushtetin, do të ndërtojmë edhe distancën e “kortezisë” që do mbajmë ndaj njëritjetrit, pasi ta kemi fituar atë”. Me fjalë të tjera, kjo fushatë është prova gjenerale e spektaklit të pas 23 qershorit “Bashkë, por të ndarë”.

Fushatë veç e veç, pasi aleanca është ngjitur me tutkall

1

Këto zgjedhje kanë shkrirë më shumë se kurrë kufijtë mes të majtës dhe të djathtës, sa i përket mobilitetit të deputetëve. Kemi 3 ish-socialistë në listat e PD-së dhe një numër të madh biznesmenësh në ato të PS. Si i analizoni këto lëvizje dhe çfarë implikimesh sjellin ato në politikën shqiptare? Ngjan një merkatë e tregut politik që e njohim prej kohësh. Sa i takon Kadelit, është një politikan me kurbë politike pak të njohur për publikun e gjerë, pra nuk është politikan i vijës së parë, dhe si pasojë e këtij sistemi, është e vështirë të ndikojë. Nuk besoj se është nga ata gurë që zhvendosin balancën e peshores. Dogjani, u vendos në Kukës, me kontratën e panënshkruar, por të nënkuptuar, se do ti sillte socialistëve në vitin 2009, mandatin e dytë, nga katër që ka gjithsej Kukësi. Nuk ia doli. Një deputet në Kukës, socialistët e marrin edhe duke varur xhaketën aty. Ndaj ishte normale që të zëvendësohej. Lëvizje si e Kadelit dhe Dogjanit, kanë ndodhur edhe më përpara, dhe nuk do bënin kaq bujë nëse nuk do ishin në të njëjtën kohë me rastin e zotit Islami. Risia është se një nga eksponentët e së majtës, si Kastriot Islami, nuk krijoi parti të re, por u rreshtua në formacionin e djathtë. Ka qenë për tetë vjet zv/kryeministër, ministër dhe kryetar parlamenti me socialistët. I ka mbetur vetëm të provojë postin e kryeministrit dhe presidentit. Të cilat, Berisha nuk ka gjasa t’ia ofrojë. Ndaj mbetet se është një lëvizje hakmarrëse ndaj Ramës, për ti thënë që në parlament unë hyj dhe nuk e ke ti në dorë. Në të ardhmen, karriera e tij politike do gjykohet edhe duke u bazuar në veprimin e fundit. Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, duke pasur parasysh rastet e sipër përmendura, shtuar rastin Malaj dhe Prifti, mbetet për t’u parë. Nëse për tre të parët, nuk do kuptohet sa vota do ti heqin së majtës, dy të fundit do jenë të numërueshme. Dhe atëherë do jetë rasti kur ose ata, ose Rama, do të qajnë gabimin që kandiduan të pavarur, apo nxitimin që i hoqën nga lista, apo nuk i morën në konsideratë.

2

Pas bashkimit të bujshëm Rama-Meta, po shohim përditë e më shumë dy fushata krejt të ndara PS-LSI e të ndryshme si në formë, ashtu edhe në mesazhin që ato përcjellin. Si e vlerësoni këtë strategji të ndjekur prej tyre; i shërben maksimalizimit të votave apo është tregues i panatyrshmërisë së kësaj aleance të Ramës me një pjesë të qeverisë? Nëse kujtojmë se Rruga e Kombit, as që ka qenë në programin e PD-së, para ardhjes në pushtet, por sot është borxhi që po fundos pak e nga pak ekonominë shqiptare; nëse kujtojmë karabushët e KOP-it, që ligjëronin mbi projektet ekonomike të që do ndiqte PD-ja kur të vinte në pushtet, pastaj kanë përfunduar të gjithë në zbatimin e programeve të qeverisë Nano; nëse llogarisim se gjysma e kryetarëve të grupeve koordinatore të PS-së për programin e ri as që nuk u vendosën në listat për deputetë, dhe çereku i të mbeturve janë në zonat e rrezikshme; nëse shikon se pas tetë vjetësh, Sali Berisha sokëllet akoma për rrugët si projekt prioritar i qeverisjes së tij në mandatin e tretë që pretendon, duke dëshmuar kështu një mungesë të frikshme fantazie për ditët që vijnë dhe efektshmërie për vitet që shkuan; atëherë e kupton se partitë politike shqiptare, nuk janë orkestra simfonike që luajnë me partitura të shkruara nga kompozitorë të mëdhenj, por orkestra jevgjish që i shkojnë pas improvizimeve të dajrexhiut, që këndojnë kur ka lekë dhe të lënë dasmën në mes, kur nuk gjejnë sponsor t’i dorovisë. Ndaj nuk mund të mendohet që LSI ka program, dhe po bën fushatë të veçuar se ka mospërputhje të tij me atë të PS-së, atëherë. Janë veç e veç pasi është një aleancë e ngjitur me tutkall, dhe jo një fuzion i materialeve me përbërje të njëjtë. PS, është një parti e madhe ideologjike, LSI, më ngjan më shumë me një agjenci të suksesshme punësimi. Janë bashkë për hir të votave dhe largimit të Sali Berishës nga pushteti. Pasi mos harrojmë se mos honepsja e socialistëve për ndjekësit e Ilir Metës, nuk është një risi që e solli Edi Rama në PS, por e gjeti në mes socialistëve, që e kishin të vjetër prej vitesh alergjinë ndaj krahinarizmit, monopoleve dhe diletantizmit që Ilir Meta kryeministër dëshmoi në qeverisjen që bëri në emër të PS-së. Është një martesë me mblesëri dhe jo me dashuri. Të shohim sa do zgjasë. Sa i takon programeve, kjo është çështje qibare që mund t’i takojë partive të mëdha me themele historikë, por jo partiçkave.


10

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

intervistë

www.mapo.al

Ministri i Kulturës analizon “shëndetin” politik të koalicionit të djathtë. Vlerësimi për emrat e njohur të PD që nuk u përfshinë në lista dhe pse, sipas tij, bilanci i mazhorancës është pozitiv

Zhiti: Tre të majtët në PD? Për hir të ideve, mund të ndërrosh parti Intervistoi: Nevila Perndoj

P

ër shkrimtarin e njohur, Visar Zhiti, i cili prej muajit prill është në krye të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është e patolerueshme mosmbajtja e premtimeve, apo përfitimet vetanake e të padrejta. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, ish-i dënuari i ndërgjegjes tregon profilin e tij të ardhshëm si deputet dhe thekson se më shumë se numrat, rëndësi ka që Kuvendi i ri të ketë frymën e drejtësisë dhe të moralit të shtresës së ish të përndjekurve. Ai jep një panoramim mbi atë çka e djathta ka bërë deri më tash, çfarë duhet të bëjë më shumë ndaj ish-të përndjekurve, e deri tek opinioni i tij për disa prej figurave të djathta, të papërfshira në listat e kandidatëve për deputetë. Zhiti ka gjithashtu një përgjigje edhe për angazhimin në PD të tre deputetëve të majtë. Zoti Zhiti, u përfshitë në qeveri dhe më pas në listën e deputetëve të PD-së pas largimit të LSI-së nga qeveria. Simbolika e emërimit tuaj, por edhe zotit Halim Kosova, dha sinjalin e kthimit të PD-së në identitet. Pyetja që u shtrua ato kohë ishte: pse kaq vonë (vetëm kur iku LSI) dhe, a është e mjaftueshme pak muaj para zgjedhjeve? Gjithmonë është e mjaftueshme të tregosh se çfarë je dhe çfarë bën. Më vjen mirë që e shikoni PD në identitetin e saj. Ne e nisëm me të duke patur si qëllim zhbërjen e diktaturës për një Shqipëri demokratike europiane. Dhe po vazhdojmë së bashku për rritjen e mirëqenies, të lirive, të krijimit të tregut të lirë, në vendin e të drejtave të njeriut, e udhëtimit pa viza, etj. Kjo është e rëndësishme. Ju më thoni se është vonë, po për çfarë dhe përse? Po, Shqipëria është vonë, se ka dalë nga një diktaturë, më e egra në Europë dhe nga një varfëri e skajshme. Dhe është nxituar. Ndryshimet shihen kudo, ia kalojnë çdo përfytyrimi të atëhershëm. Nëse e keni fjalën vonë për mua? Unë jam ai që isha dhe ku isha. Më është dhënë një detyrë e lartë, e konsideroj vlerësim i asaj që përfaqësoj dhe mision, që, sipas meje, mjafton dhe vetëm një ditë. Në një ditë mund të përmblidhet një jetë njerëzore, thotë një poet i madh. Dua të flas dhe për mikun tim që e përmendët, doktor Halim Kosova, edhe ai po vazhdon punën, duke qenë një figurë emblematike e qytetarit dhe e të përkushtuarit ndaj qytetarit. Ndërsa për sa i përket të qenit kandidatë për deputetë, jemi absolutisht në kohë. Për partinë është normale teksa vepron politikisht, që ka taktikat e saj, herë tërheq një emër dhe herë nxjerr në pararojë një forcë. Zoti Zhiti, nuk është hera e parë për ju fakti që do të zgjid-

heni deputet. Cili do të jetë profili juaj si deputet këtë herë ndryshe nga ’96-ta, duke pasur parasysh edhe angazhimin tuaj në fushën e letrave? Po, jam zgjedhur dhe një herë tjetër drejtpërsëdrejti nga populli në qytetin e Lushnjës, ku kam banuar para rënies së diktaturës. Por duke qenë në burg dikur, kujtoj se të burgosurit politikë i quanin përreth si deputetët moralë të popullit. Po dhe poetët i quajnë ligjvënësit më të mirë, e thotë Oscar Wilde. Mbase bashkimi i tyre jep diçka nga profili im. Në takimet e mia elektorale tani, në zonën e Laprakës, një qytet brenda kryeqytetit, po njihem me qytetarë që të ngjallin menjëherë respekt, duket që janë punëtorë, familjarë, të përvuajtur, që dinë të shohin nder-

Ish të përndjekurit në Kuvend “Më rëndësi ka fryma. Mund të jemi më shumë dhe mund të ndodhë të bëhet më pak. Mund të mos jetë asnjëri nga ish të burgosurit, por porosia e tyre, e drejta e tyre, fryma, morali, sensi i drejtësisë dhe i përgjegjësisë mund ta përshkojnë tej e mbanë parlamentin. Më rëndësi ka kjo e dyta. Ish të persekutuarit e bënë të tyren, u përballën me diktaturën dhe vuajtën me shumë se të tjerët prej saj, u copëtuan dhe u vranë, tani i takon shoqërisë të bëjë për ta, janë në kohën e tyre”.

Koalicioni me LSI “Koalicioni qeverisës me LSI-në ishte si një shembull mirëkuptimi dhe bashkëqeverisjeje, emancipim politik, do të thosha. Funksionoi, por për hir të atij stabiliteti, qeverisja mori dhe akuzat e një korrupsioni të ndjeshëm, por efekti i saj nuk duhet të lejohet dhe nuk u lejua të shtrihej në të gjithë vendin”.

shmërisht çfarë nuk është bërë dhe janë mirënjohës për ato që janë bërë, të kryera dhe me punën e tyre, desha të thosha se atyre u kam premtuar që “mes jush dua të jem veshi juaj, kurse atje, në tempullin e fjalës, në parlament, dua të jem goja juaj”. Më ka mbetur në mendje një shprehje e juristit të njohur amerikan Luois Brandeis: “Në një demokraci, zyra më e rëndësishme është zyra e qytetarit”. Kjo do të jetë dhe kredoja ime në mandatin e ardhshëm. Dua të jem gjithashtu zëdhënës i bashkëvuajtësve të mi në Shqipërinë e shekullit XXI, ku ata tani janë bashkudhëtarët pararojë të demokracisë. Dua të theksoj këtu dhe një fakt: Partia Demokratike që në themelimin e saj ka një kontratë me qytetarët shqiptarë, kontratën e lirisë. Angazhimi im është që kjo kontratë të funksionojë për çdo qytetar shqiptar. Për çfarë çështjesh nuk do të bënit kompromise? Harrimin e premtimeve. Të Europës. Të dinjitetit të qytetarit. Të përfitimeve vetanake të padrejta. Asnjë kompromis me asnjë lloj korrupsioni, moral, poli-

tik dhe ekonomik. Na duhet që e ardhmja sa më shpejt të bëhet e tashme. Me çfarë “shëndeti” politik po shkon mazhoranca në këto zg jedhje, në syrin e një njeriu që prej vitesh ka qenë jashtë angazhimit të përditshëm politik? Me të drejtën politike se ka bërë atë që duhej dhe mundej për vendin. Thënë thjeshtë, në kohën e krizës përreth, në rajon dhe më gjerë, anija e shtetit, kur sa më të mëdha ishin dallgët, aq më lart ngrihej dhe ia ka dalë të arrijë në breg më me përvojë. Po të flasim me gjuhën e shifrave, jo vetëm të atyre që japin institucionet zyrtare shqiptare, por dhe atyre ndërkombëtare financiare, që përputhen midis tyre, treguesit makro-ekonomikë shqiptarë paraqesin në unison elementin real të rritjes ekonomike. Shqipëria në raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore ka rritje ekonomike mbi + 2 %, në një kohë kur vende të rajonit këtë shifër e kanë me shenjën minus. Dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me + 2 % e më shumë. Panorama ekonomike e Shqipërisë është op-


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

11

www.mapo.al

E majta “Për fat të keq, përballë kemi alternativën e zhbërjes. Ata që kërkojnë rotacionin premtojnë zhbërjen, kthimin mbrapa. Dhe kjo ka një kosto po aq të madhe sa dhe bërja. E djathta është siguri e individit dhe e mirëqenies së tij, shoqëri e individëve të fortë, e një atdheu të zhvilluar brenda në BE. Ashtu siç është Shqipëria vend anëtar në NATO, që mbron liritë e veta dhe lirinë e popujve kudo”.

Çështjet që nuk kanë kompromis

Futja e tre socialistëve

“Harrimin e premtimeve. Të Europës. Të dinjitetit të qytetarit. Të përfitimeve vetanake të padrejta. Asnjë kompromis me asnjë lloj korrupsioni, moral, politik dhe ekonomik. Na duhet që e ardhmja sa më shpejt të bëhet e tashme”

“Për sa i përket futjes në PD të emrave nga PS-ja, do të përgjigjesha me sentencën që, për hir të ideve mund të ndërrosh parti, por jo të ndërrosh idetë për hir të partive. Ndërkaq mendoj se qytetarët do të votojnë programin e mirëqenies së tyre”.

bilanci i qeverisjes

Avantazhi ynë në zgjedhje është se nuk u mbytëm në dallgët e krizës

timiste, me gjithë problemet dhe permanencën e tyre. Jemi vendi ku ka rritje pagash dhe pensionesh. Lexoja në një gazetë për rrugëtimin institucional tonin “nga letrat e bakallit” tek ato të dixhitalizuara. Po ky është sukses ngazëllues. Shikoni rrugët që shtohen dhe përhapen si kapilarët e një trupi. Tunelet e guximshme etj, etj. Nga ana kulturore ka rritje gjithandej, botimet e shumta, Biblioteka Kombëtare, modernizimi i saj, veprimtaritë e nivelit të lartë, Opera, që ka dhënë aq shfaqje këto kohë, sa nuk ka pas dhënë që nga themelimi i vet, Teatri, ekspozitat, festivalet, lidhjet me botën, përditësimi i kulturës, veprimtaritë sportive edhe ndërkombëtare. Po kështu dhe turizmi është në rritje, një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, me një potencial zhvillimi dhe me një efekt mjaft të madh në ekonominë e vendit, turizmi kulturor, ku ne kemi një pasuri të begatë nga trashëgimia etj., etj. Arsimim brenda dhe jashtë vendit, fondi i të rinjve, i ekselencës, etj. etj, janë tregues të një populli vital, që edhe pse është penguar nga brenda për të shkuar

sa më parë drejt familjes së Bashkimit Europian, ka sjellë “Europën” në jetën e vet. Duhet të dimë të kujtojmë. Kujtesa na mëson të zgjedhim. Cila është alternativa e djathtë që po u serviret qytetarëve dhe pse ata duhet të votojnë sërish për PD-në për një mandat të tretë? Thënë në mënyrë metaforike, alternativa e djathtë ngjan me dritën. Gjë që është dhe realitet fizik. Mjafton të flasim për hidrocentralet e shumta që janë bërë dhe pritet të bëhen. I miratuam në mbledhjen më të fundit të qeverisë, ishte një ngazëllim për mua që vij nga errësira. E them me siguri se programi superior i së djathtës është vazhdimësi e arritjeve që krijojnë premisat për një Shqipëri të zhvilluar, moderne, të integruar në familjen e popujve të qytetëruar. Për fat të keq, përballë kemi alternativën e zhbërjes. Ata që kërkojnë rotacionin premtojnë zhbërjen, kthimin mbrapa. Dhe kjo ka një kosto po aq të madhe sa dhe bërja. E djathta është siguri e individit dhe e mirëqenies së tij, shoqëri e individëve të fortë, e një atdheu të zhvilluar brenda në BE. Ashtu siç është Sh-

“…Mund të rendis edhe mjaft të tjera që janë bërë dhe që nuk janë bërë ende, si dënimin me gjyq të diktaturës dhe të atyre që e ushtruan atë me tepri apo hapjen e dosjeve të personave publikë, që marrin përsipër të ndikojnë në realitetin aktual etj, etj., por të gjitha këto do të ishin të mangëta pa frymën…”

qipëria vend anëtar në NATO, që mbron liritë e veta dhe lirinë e popujve kudo. Në një intervistë të pak kohëve më parë ju u shprehet i lehtësuar nga largimi i LSI-së nga koalicioni qeverisës, duke u shprehur së në fund të fundit kemi të “majtën majtas dhe e djathta djathtas”. Por zhvillimet politike të mëvonshme nuk reflektuan këtë situatë, për pasojë pyetja ime shtrohet në dy drejtime. Së pari; me futjen e ish-themeluesit të PS-së, Kastriot Islami, dy deputetëve të tjerë të majtë në listat për deputetë, dhe jo vetëm, por edhe Lufter Xhuvelin, PD-ja pati një lloj “hapjeje” majtas. A mendoni se përfshirja e emrave të lartpërmendur do të reflektojë kosto elektorale, pavarësisht sistemit që i mbyll këto defekte deri diku? E thashë si qytetar dhe i qëndroj po atij mendimi qytetar. Natyrisht që koalicioni qeverisës me LSI-në ishte si një shembull mirëkuptimi dhe bashkëqeverisjeje, emancipim politik, do të thosha. Funksionoi, por për hir të atij stabiliteti qeverisja mori dhe akuzat e një korrupsioni të ndjeshëm, por efekti i saj nuk duhet të lejohet dhe nuk u lejua të shtrihej në të gjithë vendin. Gjithsesi më pëlqen kur e majta është majtas dhe e djathta djathtas. Largimi i LSI-së nga koalicioni qeverisës dhe kthimi i saj në shtëpinë e vjetër, nga anëtarësia e Partisë Demokratike, por edhe nga qytetarët, është pritur me një frymëmarrje lehtësuese si çlirim energjish pozitive. Këtë realitet të ri, të krijuar pas largimit të LSI-së, ne e perceptojmë çdo ditë në takimet tona me zgjedhësit si rritje e mbështetjes për Partinë Demokratike dhe partitë e koalicionit të Qendrës së djathtë. Por e pranoj kulturën politike të kompromisit, kur i shërben zhbllokimeve dhe prosperitetit të vendit. Për sa i përket futjes në PD të emrave nga PS-ja, do të përgjigjesha me sentencën që, për hir të ideve mund të ndërrosh parti, por jo të ndërrosh idetë për hir të partive. Ndërkaq mendoj se qytetarët do të votojnë programin e mirëqenies së tyre. Së dyti, folëm për hapjen e PD-së majtas, ndërkohë që ajo vetë si e djathtë nuk shkon e bashkuar në këto zgjedhje, për shkak të kandidimit më vete të FRD së zotit Bamir Topi. Sa efekt mund të ketë kjo rrjedhje në rezervuarin e votave të djathta? Të presim. PD është brenda vetes. Realiteti krijon lidhjet dhe zgjidhjet e veta. E djathta vjen nga një persekutim i gjatë i dikurshëm dhe shkon drejt kristalizimit të saj të ardhshëm. A keni ndonjë koment për mospërfshirjen në listë të disa prej deputetëve të PD gjatë legjislaturës që po mbyllet, si Enkelejd Alibeaj, Ilir Rusmali, Mark Marku, Selami Xhepa etj? Janë emra që kanë dhënë dhe do të di-

në të japin. Jeta e madhe është jashtë mureve të Parlamentit. Ju jeni i vetmi përfaqësues i ish të përndjekurve në listën e ardhshme të deputetëve të PD-së. Për vetë vëmendjen që meriton kjo shtresë, a mendoni se është i mjaftueshëm vetëm me ju përfaqësimi në Kuvend? Më rëndësi ka fryma. Mund të jemi më shumë dhe mund të ndodhë të bëhet më pak. Mund të mos jetë asnjëri nga ish të burgosurit, por porosia e tyre, e drejta e tyre, fryma, morali, sensi i drejtësisë dhe i përgjegjësisë mund ta përshkojnë tej e mbanë Parlamentin. Më rëndësi ka kjo e dyta. Ish të persekutuarit e bënë të tyren, u përballën me diktaturën dhe vuajtën më shumë se të tjerët prej saj, u copëtuan dhe u vranë, tani i takon shoqërisë të bëjë për ta, janë në kohën e tyre. Çfarë duhet të kishte bërë më mirë PD-ja ndaj ish të përndjekurve dhe çfarë politikash të reja duhet të ndërmarrë kjo forcë politike katër vitet e ardhshme ndaj kësaj shtrese? Një Shqipëri e lirë, demokratike, pluraliste, pa burgje politike, europiane, me identitet dhe me kulturë të lashtë dhe të re, e hapur ndaj botës, aleat me shtetin kampion të demokracisë, më të fuqishmin në botë, SHBA-në që përparon, ishin dhe mbeten ëndrra e ish të përndjekurve politikë, dhe kjo është bërë e nuk ka kthim. Ndërkaq, ish të përndjekurit politikë më shumë sesa statistikë, janë fate njerëzorë, që ende kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme dhe integrim të mëtejshëm; ata dhe fëmijët e tyre. Janë punësuar shumë dhe duhen punësuar edhe të tjerë, u janë dhënë strehim, janë shkolluar me përparësi, në universitet tona dhe jashtë, në Europë e SHBA, është dhënë, po jepet dhe do të jepet dëmshpërblimi i tyre, duhet nxituar në këtë drejtim, -është punuar dhe do të punohet intensivisht për kujtesën kolektive, memorialë, muzeume, skulptura, konferenca, Spaçin-muze sa më shpejt që të jetë e mundur, botime nga letërsia e mohuar që tashmë është bërë pjesë e letërsisë shqipe. Mund të rendis edhe mjaft të tjera që janë bërë dhe që nuk janë bërë ende, si dënimin me gjyq të diktaturës dhe të atyre që e ushtruan atë me tepri apo hapjen e dosjeve të personave publikë, që marrin përsipër të ndikojnë në realitetin aktual etj, etj., por të gjitha këto do të ishin të mangëta pa frymën, e përsëris, pa atë frymë të qëndresës dhe të sakrificës, të vuajtjes dhe ëndrrës, të moralit dhe të përgjegjësisë, të mirënjohjes ndaj ish të persekutuarve politikë, që persekutorëve t’u vijë turp dhe keq për mëkatin dhe jo të ndodhë e kundërta, të bëhet që të funksionojë institucioni i pendesës dhe i faljes. Nga përvoja botërore kam mësuar që tashmë “holokausti” është shndërruar në kulturë, vuajtja duhet të shndërrohet në vlerë, sepse, na mësojnë mendjet e mëdha, nuk na duhet një demokraci pa virtyte.


12

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

www.mapo.al

Si t’i lexojmë sondazhet 20 pyetje që një gazetar duhet të bëjë për rezultatet e sondazheve S

ë pari, të vetmet sondazhe që duhen raportuar janë sondazhet “shkencore.” Pyetjet e renditura më poshtë do t’ju ndihmojnë për të përcaktuar nëse një sondazh i caktuar është “shkencor” dhe nëse ia vlen të raportohet – apo nëse sondazhi në fjalë është pa vlerë. Pseudo-sondazhet joshkencore janë mjaft të përhapura dhe madje, disa syresh mund të jenë argëtues e interesantë, por ato nuk ofrojnë kurrë atë lloj informacioni që duhet të pasqyrohet në një raport serioz. Shembuj të tillë mund të jenë sondazhet ku të anketuarit telefonojnë në numrat 0900 të centraleve telefonike, sondazhet e njerëzve në rrugë (manon-the-street), mjaft prej sondazheve që zhvillohen në Internet apo edhe nëpër qendrat tregtare. Një nga veçoritë e rëndësishme dalluese ndërmjet sondazheve shkencore dhe atyre joshkencore është fakti se kush i përzgjedh të anketuarit për këtë sondazh. Në një sondazh shkencor, ekipet që kanë marrë përsipër kryerjen e tyre (pollsters) së pari, identifikojnë, dhe më pas, kërkojnë për të gjetur njerëzit që do të intervistohen. Në një sondazh joshkencor, zakonisht, të anketuarit e japin “vullnetarisht” opinionin e tyre, duke u vetëpërzgjedhur për t’u anketuar. Rezultatet e sondazheve të mirorganizuara shkencore ofrojnë një tregues të besueshëm për opinionet e shumë njerëzve të tjerë, përveç atyre që janë intervistuar – madje, opinionet e të gjithë banorëve të një shteti, apo territori të caktuar. Rezultatet e sondazheve joshkencore nuk janë asgjë më tepër se sa thjesht ajo çka mendojnë vetëm të anketuarit e tyre. 1. Kush e ka kryer sondazhin? Pyetja që kërkon përherë përgjigje e para është se, cila firmë sondazhesh, institucion kërkimor, fushatë e caktuar politike apo ndonjë grupim tjetër e ka kryer sondazhin në fjalë? Nëse nuk e dimë se kush e ka kryer sondazhin, atëherë nuk mund t’iu përgjigjemi pyetjeve të tjera të renditur në vijim. Nëse personi që ju ofron rezultatet e sondazhit nuk mund ose nuk dëshiron t’ju tregojë se kush e ka kryer sondazhin, atëherë rezultatet e sondazhit në fjalë nuk mund të raportohen, përderisa nuk mund të verifikohet vlefshmëria e tyre. Firmat me reputacion në fushën e sondazheve ofrojnë përherë informacionin e duhur që nevojitet për të vlerësuar sondazhet që ato kryejnë. Për arsye se reputacioni është tepër i rëndësishëm për një firmë me standarde të larta cilësie në sektorin e sondazheve, atëherë një anketim i kryer në kushte profesionale do të mund të shmangte mjaft gabime të mundshme gjatë realizimit të tij. 2. Kush, dhe përse, ka paguar për zhvillimin e sondazhit? Gjithashtu, duhet të kemi dijeni edhe për porositësit, ose ata që kanë paguar për kryerjen e anketimit – si dhe audiencën përkatëse – të cilët, kanë menduar paraprakisht se çështjet e marra në shqyrtim nga sondazhi i tyre janë mjaftueshëm të rëndësishme për shpenzimin e parave për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit. Zakonisht, sondazhet kryhen për një arsye të veçantë – ose për të përftuar informacion të vlefshëm ose për të përkrahur një çështje të caktuar. Mund të ndodhë që një grup i caktuar mediatik të dëshirojë të publikojë një artikull të qëlluar. Siç mund të ndodhë që edhe një politikan të dëshirojë të rizgjidhet. Ose mund të ketë gjasë që një korporatë të përpiqet për të rritur nivelin e shitjeve një produktit të ri të saj. Ose, një grup i veçantë interesi të përpiqet të provojë se pikëpamjet e veta janë edhe pikëpamjet e popullsisë në tërësi të një vendi. Megjithatë, të gjitha situatat e mësipërme përbëjnë arsye legjitime për të realizuar një sondazh. Por çështja e rëndësishme për një gazetar është të

arsyetojë nëse shkaku për realizimin e një sondazhi të tillë mund të hedhë hije serioze dyshimi për vlefshmërinë e rezultateve të tij, dhe në këtë mënyrë, rezultatet e tij nuk duhet të publikohen. Sondazhet private që zhvillohen për një fushatë politike janë shpesh të papërshtatshme për t’u botuar. Sondazhe të tilla kryhen me qëllimin e vetëm për të ndihmuar kandidatin për të fituar – dhe për asnjë arsye tjetër. Pyetësorët e këtyre lloj anketimeve mund të përmbajnë pyetje të njëanshme ose metodologjia e tyre për përzgjedhjen e kampionit përfaqësues të popullsisë mund të jetë e pazakontë, pasi ato mund të jenë hartuar për t’i shërbyer taktikisht fushatës së kandidatit në fjalë. 3. Sa njerëz janë anketuar për sondazhin? Për arsye se sondazhet japin përgjigje të përafërta, sa më tepër njerëz të intervistohen në një anketim shkencor, aq më i vogël do të jetë edhe gabimi që rrjedh si pasojë e madhësisë së kampionit të përzgjedhur, nëse çdo parametër tjetër do të ishte i njëjtë. Një nga grackat që duhen shmangur në këtë rast është mendimi se ‘sa më i madh të jetë kampioni, aq më të sakta janë edhe rezultatet e anketimit’. Është patjetër e vërtetë se sa më tepër njerëz të intervistohen në një anketim shkencor, aq më i vogël do të jetë edhe gabimi që rrjedh prej përzgjedhjes së kampionit, megjithatë, ka edhe faktorë të tjerë që mund të jenë më tepër të rëndësishëm në gjykimin e cilësisë së një sondazhi. 4. Si u përzgjodhën njerëzit (të anketuarit) për këtë sondazh? Arsyeja kryesore që përcakton se përse disa sondazhe pasqyrojnë saktësisht opinionin publik, ndërkohë që disa të tjerë janë hedhurina joshkencore pa vlerë, është mënyra sesi janë përzgjedhur njerëzit për t’u intervistuar. Në anketimet shkencore, organizata që kryen sondazhin përdor një metodë të veçantë statistikore për të përzgjedhur të anketuarit. Ndërkohë, që në sondazhet joshkencore, personi vetëzgjidhet për t’u anketuar. Metoda që përdorin organizatat e sondazheve për të përzgjedhur intervistuesit është e mbështetur në themelet e realitetit matematikor, që do të thotë: kur shanset për përzgjedhjen e çdo personi në një grup të synuar të popullsisë janë të njohura, atëherë, dhe vetëm atëherë, edhe rezultatet e anketimit të një kampioni të popullsisë pasqyrojnë popullsinë në tërësinë e saj. Ky quhet kampion i rastësishëm (random sample) ose kampion probabiliteti (probability sample). Kjo është edhe arsyeja se përse intervistimi i, p.sh., 1000 amerikanëve në moshë madhore mund të pasqyrojë saktësisht opinionet e më tepër se 210 milionë amerikanëve të kësaj moshe në të gjithë vendin. Shumica e kampionëve shkencorë përdorin teknika të veçanta për të qenë ekonomikisht të zbatueshëm. Për shembull, disa metoda të përzgjedhjes së kampionëve nëpërmjet intervistimit telefonik nuk zgjedhin numra telefonikë thjeshtë në mënyrë të rastësishme. Në këtë rast, përzgjidhen vetëm listat me numra telefonikë, të cilat janë të njohura si adresa banimi, me qëllim që të reduktohet numri i telefonatave të pasuksesshme. Pra, kjo mënyrë jep si rezultat një kampion të rastësishëm, por kampionët e përzgjedhur vetëm nga numrat telefonikë të listës me adresa banimi, nuk mund të prodhojnë një kampion të të gjithë numrave telefonikë të një shteti të caktuar.  Madje, edhe një kampion tërësisht i rastësishëm nuk mund të jetë krejtësisht i rastësishëm në praktikë, përderisa disa njerëz nuk kanë linjë telefonike në banesat e tyre, ose refuzojnë të përgjigjen, apo nuk ndodhen në banesë. Sondazhet e kryera në vende të ndryshme mund të

përdorin teknika të tjera të përzgjedhjes së kampionit nga ato që përdoren në SHBA, por prapë së prapë, ato mund të jenë teknika krejtësisht të vlefshme shkencore. Pra, të njëjtat pyetje rreth përzgjedhjes së kampionit duhet të parashtrohen përpara raportimit të rezultateve të çdo sondazhi në vende të tjera. 5. Prej çfarë zone (shteti, rajoni, ose territori të caktuar gjeografik) apo grupi demografik (mësues avokatë, mjekë, votues, të rinj, të moshuar, etj.) janë përzgjedhur njerëzit për këtë sondazh? Është absolutisht vendimtare të dihet se prej cilit grup të caktuar të popullsisë janë përzgjedhur të anketuarit. Duhet ta dimë nëse kampioni në fjalë është përzgjedhur nga numri i përgjithshëm i popullsisë në moshë madhore të krejt vendit, një rajoni ose një qyteti të këtij vendi, apo nga ndonjë grup tjetër i caktuar i popullsisë. Për shembull, sondazhi i njerëzve profesionistë të biznesit pasqyron opinionet e sektorit të biznesit – dhe jo ato të të gjithë popullsisë në moshë madhore të një vendi. Vetëm nëse të anketuarit janë përzgjedhur nga popullsia e përgjithshme e një vendi, atëherë rezultatet e sondazhit mund të pasqyrojnë opinionet e të gjithë popullsisë në moshë madhore të atij vendi. Në rastin e kampioneve të listave telefonike, popullsia e përfaqësuar në kampionin në fjalë është vetëm popullsia që jeton në banesat me lidhje telefonike. Për ShBA. në shumicën e rasteve, tërësia e banesave me linja telefonike është e ngjashme me popullsinë në tërësi, por nëse do të duhej të raportonim për një sondazh objektivi i të cilit do të ishte anketimi i të pastrehëve, atëherë përzgjedhja e kampionit nga listat telefonike do të ishte e papërshtatshme. Përhapja në rritje e përdorimit të telefonave celularë mund të ndikojë në të ardhmen në aftësinë e anketimeve telefonike për të pasqyruar saktësisht një grup të veçantë popullsie. Vini re se përdorimi i teknikave shkencore të përzgjedhjes së kampionit, nuk do të thotë se është arritur të anketohet saktësisht popullsia që duhet të intervistohet.  Sondazhet politike janë veçanërisht të ndjeshme për këtë çështje. Në sondazhet parazgjedhore, përzgjedhja e njerëzve që shërbejnë si baza e të anketuarve është vendimtare për saktësinë e tij. Për shembull, një sondazh i të gjithë të rriturve nuk do të ishte mjaft i dobishëm nëse vetëm 25 për qind e zgjedhësve të regjistruar do të merrnin praktikisht pjesë në votime. Kështu që, do të duhej të verifikohet fakti nëse bëhet fjalë për votues të regjistruar, “votues të mundshëm,” votues që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara, e kështu me radhë. Këto dallime janë thelbësore dhe duhet të përfshihen në raportimin e të dhënave të sondazhit, për shkak se një nga sfidat më të vështira në praktikën e anketimeve është përllogaritja e atyre që do të shkojnë praktikisht të votojnë.  6. A janë të bazuara rezultatet e sondazhit në përgjigjet e të gjithë njerëzve që janë intervistuar? Një nga mënyrat më të thjeshta për të keqinterpretuar rezultatet e një sondazhi është raportimi i përgjigjeve vetëm të një nëngrupi të caktuar. Për shembull, në SHBA, zakonisht ka një dallim thelbësor ndërmjet demokratëve dhe republikanëve për sa i përket çështjeve të fushatës zgjedhore. Raportimi vetëm i opinioneve të demokratëve në një sondazh duke nënkuptuar se ato përfaqësojnë të gjithë popullsinë në moshë madhore, mund të shkaktojë keqinterpretime thelbësore të rezultateve të anketimit në fjalë. Rezultatet e sondazhit të bazuara vetëm tek demokratët mund të identifikohen si të tilla, dhe duhet të raportohen si rezultate

që përfaqësojnë vetëm opinionet e demokratëve. 7. Cili duhet të ishte intervistuar dhe nuk është marrë parasysh? Apo, a ka rëndësi shkalla e gatishmërisë për t’u përgjigjur e të anketuarve (response rate) ndaj intervistimit? Asnjë sondazh nuk ia arrin të intervistojë çdokënd që duhet të intervistohet. Duhet të dimë se cilat kanë qenë hapat që janë ndërmarrë për të minimalizuar mungesën e gatishmërisë për t’u përgjigjur të të anketuarve, siç është për shembull, numri i përpjekjeve për të arritur të anketuarin e përshtatshëm dhe kohëzgjatja në ditë për të arritur tek i anketuari në fjalë. Ka shumë arsye se përse nuk është bërë i mundur anketimi i njerëzve, të cilët duhet të ishin intervistuar. Këta të fundit mund t’i kenë refuzuar përpjekjet për t’i intervistuar, ose kur është bërë përpjekja për t’i intervistuar, ata nuk kanë qenë në banesë, apo të anketuar të tjerë mund të kenë pasur probleme me dëgjimin ose edhe me gjuhën. Kohët e fundit, përqindja e njerëzve që iu përgjigjen sondazheve është zvogëluar së tepërmi dhe është rritur numri i atyre që refuzojnë të marrin pjesë në anketime. Disa nga shkaqet për këtë është fuqizimi i tregut të shitjeve të tipit telemarketing ose adoptimi në rritje i teknologjive të tilla, si p.sh., Caller ID apo ndonjë tjetër, të cilat mundësojnë përzgjedhjen e telefonatave hyrëse. Ndërkohë që kjo është një çështje që iu përket organizatorëve të vetë sondazheve, studime të specializuara të kësaj fushe kanë vërtetuar se niveli i ulët i gatishmërisë për t’u përgjigjur i të anketuarve nuk ka patur ndonjë ndikim domethënës në saktësinë e shumicës së anketave publike. 8. Kur është kryer sondazhi?  Ngjarje të ndryshme mund të kenë një ndikim dramatik në rezultatet e sondazheve. Interpretimi i rezultateve të sondazheve varet në një shkallë të madhe edhe nga momenti se kur është kryer anketimi në lidhje me një ngjarje madhore që mund të ketë ndodhur gjatë asaj kohe. Madje, edhe rezultatet më të freskëta të sondazheve mund të përmbysen nga pasojat e një ngjarjeje madhore. Për shembull, Presidenti apo Kryeministri i një vendi mund të ketë mbajtur një fjalim të rëndësishëm për kombin, ose transmetimi i fotove që pasqyrojnë abuzimin me të burgosurit prej personelit ushtarak, apo rrënimi i tregut të aksioneve, ose përmbytja e një anijeje naftëmbajtëse në det që ka përhapur përmbajtjen e miliona fuçive me naftë krudo në sipërfaqet e një bregdeti të bukur. 9. Si u zhvilluan intervistat? Ka katër mënyra kryesore: intervistimi drejtpërdrejtë i personit, nëpërmjet telefonit, online ose nëpërmjet postës. Shumica e sondazheve kryhen nëpërmjet telefonit, ku thirrjet telefonike kryhen nga një vendndodhje qendrore. Megjithatë, disa sondazhe kryhen ende duke dërguar intervistuesit në banesat e njerëzve për të zhvilluar intervistat, siç ndodh në shumicën e rasteve edhe në vendin tonë, për shkak të mangësive me regjistrin e plotë


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

13

www.mapo.al

Për gazetarët që kanë në dorë rezultatet e një sondazhi, po paraqesim më poshtë 20 pyetje që duhet t’i drejtohen organizatorit të anketimit përpara raportimit të rezultateve. Hartimi i këtij grupi pyetjesh për vlerësimin e cilësisë së praktikave të anketimit është fryt i punës disavjeçare të Këshillit Kombëtar (Amerikan) për Sondazhet Publike, drejtuar nga Sheldon R. Gawiser, Drejtor i Kërkimeve në NBC News dhe G. Evans Witt, CEO Princeton Survey Research International, të cilët janë bashkëthemeluesit e njësisë së njohur amerikane të sondazheve publike, Associated Press/NBC NewsPoll.

të popullsisë, dobësive të sistemit të adresave, apo edhe për shkak të shkallës së ulët të penetrimit të telefonisë fikse. 10. Po sondazhet e kryera në Internet? Zhvillimet e fuqishme të teknologjisë së përdorimit të Internetit përgjatë viteve të fundit kanë sjellë si pasojë zhvillime po aq mbresëlënëse edhe për disa lloje të sondazheve dhe anketimeve online të opinionit publik. Sondazhet online mund të jenë shkencore nëse edhe kampionet janë përzgjedhur sipas mënyrës së duhur. Shumë prej sondazheve online fillojnë me përzgjedhjen e një kampioni shkencor të rastësishëm dhe i rekrutojnë pjesëmarrësit në anketim, ndërkohë që disa të tjerë zgjedhin gjithkënd që ofrohet vullnetarisht për të marrë pjesë në të. Pra, edhe sondazhet online duhet të shqyrtohen në mënyrë të kujdesshme përpara se të përdoren të dhënat e tyre. 11. Çfarë ndikimi ka në rezultatet e sondazhit shkalla e gabimit në përzgjedhjen e kampionit përfaqësues të të anketuarve për këtë sondazh? Intervistat me një kampion të përzgjedhur në mënyrë shkencore prej 1000 personash të moshës madhore, mund të pasqyrojnë saktësisht opinionet e 210 milion amerikanëve në moshë madhore. Kjo do të thotë se, nëse do të përpiqeshim të intervistonim të 210 milion amerikanët në moshë madhore – nëse diçka e tillë do të ishte e mundur – atëherë, do të përftonim të njëjtat rezultate si edhe nga një sondazh i kryer në mënyrë shkencore me vetëm 1000 të intervistuar. Çfarë do të mund të ndodhë nëse një sondazh tjetër shkencor i 1,000 personave në moshë madhore do të jepte rezultate lehtësisht të ndryshme nga sondazhi i parë? Asnjë prej këtyre dy sondazheve nuk do të ishte “i gabuar.” Kjo amplitudë e rezultateve të mundshme quhet gabimi për shkak të përzgjedhjes së kampionit (sampling error), i cili njihet me përkufizimin “kufiri i gabimit”. Ky nuk është një “gabim” në kuptimin e kryerjes së matjeve të gabuara, por është një njësi matëse e amplitudës së përafruar të rezultateve për shkak të përzgjedhjes së kampionit. Organizatorët e sondazheve e shprehin shkallën e sigurisë së rezultateve të bazuara në një kampion me përkufizimin “shkalla e besueshmërisë” (confidence level). Kjo do të thotë se një kampion ka po aq gjasa të jetë brenda shumë prej rezultateve të mundshme, sa edhe rezultati që do të kishim përftuar nëse do të ishte intervistuar e gjithë popullata e synuar në tërësinë e vet. Shumica e sondazheve i raportojnë rezultatet e tyre duke përdorur shkallën prej 95% të besueshmërisë. Kështu, për shembull, një “kufi gabimi prej 3 për qind” në një sondazh kombëtar do të thotë se nëse do të ishin intervistuar të gjithë personat në moshë madhore të një vendi të caktuar nëpërmjet pyetjeve të njëjta, në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë kur është zhvilluar edhe anketimi, atëherë rezultatet e sondazhit do të ndodheshin brenda kufirit të rezultateve prej plus ose minus 3

pikë në përqindje të të gjitha rezultateve të raportuara në 95% të rasteve. 12. Cili është i pari sipas rezultateve të sondazhit? Gabimi në përzgjedhjen e kampionit është i lidhur ngushtë me një nga çështjet më të ndërlikuara në pasqyrimin e rezultateve të një sondazhi, sidomos kur kemi të bëjmë me një sondazh për gara politike apo elektorale, të cilët përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes se cili prej kandidatëve është përpara tjetrit në garën në fjalë? Sigurisht që, nëse hendeku ndërmjet dy kandidatëve është më i vogël se sa kufiri i gabimit në përzgjedhjen e kampionit, atëherë, askush nuk mund të thotë me siguri se cili prej kandidatëve është përpara konkurrentit të vet. Mund të themi se rezultati është “i ngushtë,” se ai mund të jetë “pothuajse i njëjtë,” apo se “ka pak diferencë ndërmjet kandidatëve.” Megjithatë, nuk duhet të konsiderohet si “barazi e plotë” (dead heat) ndërmjet kandidatëve, përveçse në rastet kur kandidatët kanë të njëjtat rezultate në përqindje. Dhe sigurisht, që nuk mund të flasim për një “barazim statistikor,” nëse kandidatët nuk kanë saktësisht të njëjtat rezultate në përqindje. Dhe mund të themi me të njëjtën siguri, atëherë kur diferenca ndërmjet dy kandidatëve është e barabartë ose më e lartë se sa dyfishi i kufirit të gabimit – për shembull, 6 pikë në përqindje, – dhe nëse ka vetëm dy kandidatë të mundshëm dhe nuk ka zgjedhës të pavendosur, se rezultatet e sondazhit tregojnë se Kandidati A është përpara Kandidatit B. Atëherë kur diferenca ndërmjet dy kandidatëve është më e madhe se sa kufiri i gabimit por më e vogël se sa dyfishi i kufirit të gabimit, mund të themi se Kandidati A “është përpara,” “ka një përparësi,” ose “është në epërsi.” Raportimi i këtyre rezultateve duhet të marrë parasysh faktin se ka një mundësi të vogël që Kandidati B të jetë përpara Kandidatit A. 13. Çfarë faktorësh të tjerë mund të shtrembërojnë rezultatet e sondazhit? Gabimi në përzgjedhjen e kampionit është vetëm njëri prej burimeve të mundshme të pasaktësive në një sondazh. Nuk është domosdoshmërisht burimi i gabimit më të madh të mundshëm; ne e përdorim këtë lloj përkufizimi sepse ai është i vetmi që mund të përcaktohet në mënyrë sasiore. Dhe, nëse të gjithë elementët e tjerë do të ishin të njëjtë, atëherë do të ishte me dobi të vlerësonim nëse diferencat ndërmjet rezultateve të sondazhit do të kishin kuptim nga pikëpamja statistikore. Formulimi i pyetjeve dhe radhitja e tyre në pyetësorin e anketimit mund të përbënin gjithashtu burime të mundshme të gabimeve në rezultatet e sondazhit. Trajnimi dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme e intervistuesve, gabimet në përpunimin e të dhënave edhe probleme të tjera operacionale mund të bëhen shkak i shtrembërimit të rezultateve të sondazhit. Organizatat me operacione profesionale të anketimit kanë shumë më pak gjasë që të bëhen pre e këtyre problemeve se sa ato që zhvillohen nga vullnetarë profesionistë, të cilët janë zakonisht më pak të besueshëm. Duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm për sa i përket sondazheve që zhvillohen nga studentë të patrajnuar dhe të pambikëqyrur në mënyrë të kujdesshme. Ka patur mjaft raste kur një pjesë e rezultateve që janë raportuar nga studentët, janë bazuar në sondazhe të paqena. Duhet që përherë të pyesim nëse rezultatet e sondazhit janë “peshuar” (weighted). Ky proces përdoret zakonisht për të marrë në konsideratë grupe të veçanta demografike, duke iu dhënë atyre mundësi të barabarta përzgjedhjeje dhe duke e përshtatur lehtësisht përfaqësimin e tyre në kampion. Gjithashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm se një sondazh mund të manipulohet padrejtësisht nga peshimi i numrave për të prodhuar rezultatin e dëshiruar. Ndërkohë që njëfarë peshimi mund të jetë i përshtatshëm, disa prej praktikave të peshimit mund të mos jenë të tilla. Peshimi në një sondazh shkencor mund të jetë i përshtatshëm vetëm atëherë kur duhet të pasqyrojë probabilitetin e pabarabartë ose kur duhet të përshtatë një vlerë të pavarur ndryshoreje që në shumicën e rasteve ka një vlerë konstante.  14. Çfarë pyetjesh janë kërkuar nga intervistuesit? Duhet që të gjejmë formulimin e saktë të py-

etjeve të sondazhit. Përse? Për shkak se formulimi i pyetjeve mund të shkaktojë diferenca madhore në rezultate. Ndoshta, testimi më i mirë i një sondazhi është edhe reagimi juaj ndaj tij. Në shikim të parë, a duket se pyetjet mund të jenë të përshtatshme ose të paanshme? A përfaqësojnë ato mundësi për zgjidhje të baraspeshuara? A do të ishte në gjendje shumica e njerëzve t’iu përgjigjej këtyre pyetjeve? Për sa i përket pyetjeve me një ndjeshmëri të veçantë – siç mund të jetë p.sh., aborti – ndoshta, do të duhej që në raportim të përfshihej formulimi i plotë i pyetjes për këtë rast. Do të ishte gjithashtu me vend që të krahasoheshin rezultatet e sondazheve të ndryshme të kryera nga organizata të ndryshme për sa iu përket çështjeve me një ndjeshmëri të veçantë. 15. Sipas cilës renditje janë parashtruar pyetjet? Ndonjëherë, edhe vetë renditja e pyetjeve në një pyetësor mund të ketë ndikim në rezultatin e sondazhit. Shpesh, ky lloj ndikimi është i qëllimshëm; ndërsa, ka edhe raste që nuk mund të flitet për diçka të tillë. Ndikimi që mund të ketë renditja e pyetjeve në pyetësor mund të jetë shpesh jo lehtësisht i dallueshëm. Për shembull, nëse njerëzit pyeten gjatë një periudhe të vështirë ekonomike se çfarë mendojnë ata për ekonominë përpara se të pyeten për presidentin apo kryeministrin, atëherë, rezultatet e shkallës së preferencës në publik për këta dy të fundit do të ishin me gjasë më të ulëta se çka do të ishte nëse renditja e pyetjeve do të ishte e kundërt. Dhe natyrisht që, gjatë periudhave të lulëzimit ekonomik, e kundërta është e vërtetë. Ajo çka është e rëndësishme këtu, ka të bëjë me faktin se pyetjet që renditen përpara pyetjeve kritike në një pyetësor, mund t’i shtrembërojnë rezultatet e sondazhit.  16. Po për të ashtuquajturit “push polls?” Përgjatë viteve të fundit, disa fushata politike dhe grupe të veçanta interesi kanë përdorur një teknikë të veçantë, e cila quhet “push polls,” dhe ka të bëjë me përhapjen e thashethemeve dhe madje edhe thjesht mashtrimeve ndaj kundërshtarit. Këto nuk mund të quhen sondazhe, por manipulime politike që përpiqen të fshihen pas tymnajës së një sondazhi të  mirëfilltë të opinionit publik. Në një “push poll,”njerëzit telefonohen dhe pyeten nëse dëshirojnë të marrin pjesë në një sondazh të qëllimtë. “Pyetjet” e sondazhit janë në të vërtetë akuza të maskuara dobët ndaj kundërshtarit ose përsëritje e thashethemeve ndaj sjelljes personale apo profesionale të një kandidati të caktuar. Qëllimi i tyre është që organizata e sondazhit të sigurohet se sa janë dëgjuar dhe kuptuar nga të anketuarit akuzat në fjalë dhe jo mbledhja e opinioneve të të anketuarve. “Push polls” duhet të dallohen nga disa lloje të tjera legjitime sondazhesh që kryhen nga fushatat politike. Herë pas here, një sondazh i një fushate të caktuar politike mund të bëjë një seri pyetjesh rreth pozicioneve kundërthënëse të kandidatëve për çështje të caktuara – ose, mund të shprehen mendime të ndryshme rreth një kandidati, disa prej të cilave mund të jenë negative. Këto pyetje legjitime kërkojnë që të testojnë reagimin e publikut ndaj pozicionit të kandidatit ose të ndërtojnë një sulm të mundshëm legjitim në historikun e veprimtarisë së kandidatit. 17. Çfarë sondazhesh të tjera janë kryer për këtë çështje? A thonë sondazhet e tjera të njëjtën gjë? Nëse janë të ndryshme, përse ndodh diçka e tillë? Rezultatet e sondazheve të tjera – nga një gazetë apo një stacion televiziv, një firmë e sondazheve publike apo madje edhe nga kandidati kundërshtar – duhet të përdoren për të verifikuar dhe ballafaquar rezultatet e sondazhit në fjalë. Nëse rezultatet e sondazheve ndryshojnë, së pari duhet kontrolluar koha e kryerjes së intervistave. Nëse sondazhet janë kryer në kohë të ndryshme, atëherë rezultatet e ndryshme mund të pasqyrojnë një ndryshim në opinionin publik. Nëse sondazhet janë kryer pothuajse në të njëjtën kohë, atëherë duhet pyetur çdo sponsor i sondazhit për një shpjegim të diferencave. Sondazhet kontradiktore përbëjnë shpesh burimin për artikuj interesantë në shtyp. 18. Po për sa i përket të ashtuquajturve “exit polls?” Atëherë kur ‘exit polls’ kryhen në mënyrën e duhur, ato mund të shërbejnë si një burim informacioni rreth zgjedhësve në një situatë të caktuar zgjedhore. Ato janë mundësia e vetme për të son-

duar votuesit aktualë dhe vetëm votuesit. Ka disa  çështje që duhet të merren në konsideratë në raportimin e rezultateve të ‘exit polls’-ave.  Së pari, ‘exit polls’ raportojnë se çfarë besojnë se kanë votuar zgjedhësit. Për shembull, zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 në SHBA treguan se votuesit mund të mendojnë se kanë votuar për një kandidat të caktuar, por ndërkohë, votat e tyre mund të mos jenë regjistruar. Ose, në disa raste të tjera, votuesit kanë votuar aktualisht për një kandidat të ndryshëm nga ajo ç’ka ata kanë besuar paraprakisht se kanë votuar. Së dyti, votuesit në mungesë (absentee voters) nuk përfshihen në shumicën e ‘exit polls’-ave. Në shtetet ku ka një numër të madh votuesish që votojnë më herët ose në mungesë, atëherë duhet të kombinohen ‘exit poll’-sat me një sondazh telefonik të këtyre të fundit për të matur opinionin e zgjedhësve. Në ndonjë rast të veçantë, mund të ketë një numër të madh zgjedhësish në mungesë, ndërkohë që nuk është kryer asnjë sondazh i kësaj kategorie, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të raportojmë se ‘exit poll’-i ka të bëjë vetëm me votuesit në ditën e zgjedhjeve. Së treti, duhet të sigurohemi se kompania që ka kryer ‘exit poll’-in ka një historik të mirë në këtë fushë. Shumë prej ‘exit poll’-eve kryhen në një numër mjaft të kufizuar qendrash votimi nga njerëz që nuk kanë përvojën e duhur me metodat e sondazhit. Rezultate të tilla mund të jenë çorientuese. 19. Çfarë të dhënash të tjera duhet të përfshihen në raportimin e rezultateve të sondazhit? Elementi kyç në raportimin e sondazheve është konteksti. Kjo nuk do të thotë thjesht se duhet të krahasohen rezultatet e sondazhit në fjalë me rezultate të sondazheve të tjera të kryera në të njëjtën kohë ose më herët se i pari, por kjo do të thotë gjithashtu, se është e nevojshme të raportohet se cilat ngjarje mund të kenë ndikuar në rezultatet e sondazhit. Një raportim i mirë i rezultateve të një sondazhi nuk përmban vetëm rezultatet e sondazhit, por gjithashtu e ndihmon lexuesin me elementë të tjerë për interpretimin e këtyre rezultateve. Nëse sondazhi tregon një ulje të vazhdueshme në besueshmërinë e konsumatorit madje edhe nëse treguesit kryesorë ekonomikë mund të jenë përmirësuar, atëherë raporti duhet të përfshijë edhe analizën e faktit nëse njerëzit i kanë vënë re përmirësimet në ekonominë e jetës së tyre të përditshme. Nëse një kandidat tregon përmirësim të dukshëm në garën elektorale, atëherë do të duhej ndoshta të raportonim për milionat e dollarëve të shpenzuar në reklamë përpara kryerjes së sondazhit. Vendosja e sondazhit në kontekstin e duhur duhet të jetë një pjesë kryesore e raportimit të rezultateve të sondazhit. 20. Pasi i kam parashtruar të gjitha pyetjet e mësipërme, dhe përgjigjet duken të mira, a duhet që t’i raportojmë rezultatet e sondazhit? Po, për arsye se organizatat me reputacion të sondazheve kryejnë në mënyrë të vazhdueshme një punë të lavdërueshme në anketimin e opinionit publik. Megjithatë, kujtoni se vetë ligjet e teorisë së probabilitetit shprehen se rezultatet e një sondazhi në çdo 20 të tilla mund të jenë të ndryshme nga opinionet e vërteta të publikut, pikërisht, për shkak të gabimit në përzgjedhjen e kampionit. Gjithashtu, duhet të kujtojmë se pavarësisht se sa mirë është kryer një sondazh, apo se sa i gjerë është kufiri i gabimit, ose sa i madh është kampioni, një sondazh para-elektoral nuk do të thotë se njëri nga kandidatët e ka “siguruar” fitoren në këtë garë. Situatat në politikë ndryshojnë shpesh – dhe madje ndonjëherë, ato ndryshojnë në mënyrë dramatike. Pikërisht për këtë arsye bëjnë fushatë edhe kandidatët e ndryshëm. Nëse një sondazh do të kryhej në mënyrën e duhur, dhe nëse do të kishim mundësinë të siguronim informacionin e përmendur më sipër, atëherë çdo gazetar, redaktor apo specialist mund të ketë gjykimin e vet për sondazhin në fjalë, si për çdo element të një artikulli tjetër të çfarëdoshëm. Pavarësisht këtyre vështirësive, sondazhet e opinionit publik, nëse kryhen në mënyrën e duhur, janë ende njësia matëse objektive më e mirë e gjendjes së opinionit publik. Përgatiti: Thanas Goga


14

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

Zogaj në 7 ditë

www.mapo.al

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj është çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm.

Autobusi i ‘Rilindjes’, si xhiroja e fitores ende pa u bërë gara Fushatat elektorale të dy partive kryesore PD dhe PS kanë nisur. Si i gjykoni këto fushata, a janë ato vetëm spektakël, apo mendoni se do të kenë ndikimin e tyre në rezultatin përfundimtar? Ta nisim me Ramën, që u shfaq këtë javë me autobusin e tij të ‘Rilindjes’… Pas listave, fushata është elementi i fundit me peshë që hedhin në lojë partitë drejt ditës së zgjedhjeve. (Flas për elementë legalë, pasi në prapaskenë duket se ka lëvizje të ethshme për të blerë vota me para e forma të tjera të paligjshme). Përvojat botërore kanë treguar se cilësia e fushatës sjell përmbysje të ndjeshme në elektorat. Siç ishte për shembull rasti i zgjedhjeve të fundit në Itali, ku Berluskoni me partinë e tij të djathtë u rrit mbi dhjetë për qind në krahasim me startin, ndërsa të majtët u zvogëluan thuajse po aq. Përvojat tregojnë gjithashtu se zakonisht partitë e formacionit qeveritar rriten në fushatë, kurse ato të opozitës ose mbesin në të njëjtin nivel të nisjes, ose zvogëlohen. Pak fjalë tani për fushatën e Ramës. Mua më duket se autobusi po ravijëzohet si shenja emblematike e fushatës së tij, në kuptimin që po spikat si një fushatë e imazhit dhe muhabetit. Është një formë e njohur, e praktikuar së fundi në Itali edhe nga udhëheqësi i Lëvizjes së Pesë Yjeve, Bepe Grillo. Unë e kam pëlqyer gjithnjë si formë, sepse krijon më shumë intimitet dhe atmosferë, sidomos në provinca, i jep mundësi liderit të jetë në një fushatë ambulante non stop dhe të komunikojë pa limite me ekipet e gazetarëve që merr me vete. Mirëpo forma në vetvete mbetet një lëvozhgë e bukur dhe e zbrazur, nëse nuk ka tekst të gjallë, identitet programor, informacion të lirë. Dhe mua më duket se këtu çalon binomi autobus-miting i zotit Rama. Së paku në këtë fazë. Fushata e tij duket e lehtë, sipërfaqësore; mesazhet që po përcjell autobusi janë rëndom replika apo qëndrime imediate ndaj ngjarjeve dhe konstatimeve të ditës. Janë shqetësime legjitime pa dyshim, por nuk mund të jenë këto themeli i fushatës së një lideri që ka kandiduar për postin e kryeministrit të vendit. Kam përshtypjen se Rama e ka perceptuar bashkimin me Metën jo si një premisë për të fituar, por si fitore të sigurt. Prej atij çasti, pjesë të tëra të programit të tij për shëndetësinë, ekonominë, bujqësinë, infrastrukturën, drejtësinë, e tjerë, janë braktisur, janë lënë mënjanë, ose se kjo është diktuar nga përfshirja e ishministrave të LSI-së në koalicion, ose se autorët e këtyre puzlave të programit nuk kanë më asnjë rol në fushatën e PS. Shihet qartë se në vizionin e tanishëm të shefit të PS-së, idetë dhe programet janë vetëm një stoli e jashtme dhe nuk kanë asnjë vlerë tjetër kur “sigurohen” numrat. Ky është iluzioni i tij, që i jep vetvetiu lëvizjes së tij me autobus pamjen e xhiros së fitores pa u bërë gara. Por kjo lloj fushate e lehtë ka një armik të madh: kohëzgjatjen e fushatës. Tridhjetë ditë janë jashtëzakonisht shumë, për të mos thënë asgjë. Ndërsa nuk rresht puna për të renditur “100 arsyet për të mos votuar Sali Berishën”, në kantierin e së majtës nuk po sheh dritën e diellit një arsye popullore për të votuar Edi Ramën apo Ilir Metën. Fushata sterile po përballet me pyetjen “përse e doni fitoren, zotërinj?”- dhe ky do të jetë momenti i madh i së vërtetës për pretendentët Rama-Meta. Ndërkohë, në fushatën e tij Berisha po kombinon Town halle-t, përurimet, mitingjet… Në këtë fushatë Berisha do të ishte natyrshëm më i rrezikuari nga monotonia në raport me rivalët e tij politikë. Ai ka qenë protagonisti absolut i të gjitha fushatave të PD-së dhe qendrës së

djathtë që nga viti 1991 e këndej. Kuptohet se ky protagonizëm njëzet e dy vjeçar, bashkë me përvojën, bart edhe konsumimin, rënien në rutinë, veljen. Në synimin për të thyer një rekord, pra për të fituar një mandat të tretë, në këtë stad të përvojës dhe konsumimit të tij, Berishës i është dashur dhe i duhet sërish të krijojë një fabul të re të fushatës, të vendosë një stil të ri komunikimi me njerëzit, t’u dalë kundërshtarëve nga skemat standarde të gjykimit, e tjerë. Town halle-t janë një përgjigje e qëlluar në këtë drejtim. Edhe pse mund të kenë një dozë inskenimi, bashkëbisedimet e hapura, në praninë e mediave, janë tregues i kapacitetit të kryeministrit për t’u përballur me shqetësimet dhe temat e larmishme të zhvillimit. Bashkëbisedimet i shkojnë Berishës edhe për shkak të karrierës së gjatë dhe moshës që ka. Në menaxhimin e përvojës, energjive dhe raporteve njerëzore me rivalet e tij më të rinj, paradigma e tij në këtë fushatë besoj se po u largohet steriotipeve të luftës dhe luftëtarit, siç e kemi parë nëpër vite, duke qëndruar më shumë në figurën e dekanit të fushës, me gjithë arsenalin e dhuntive që përmban ky përcaktim, përfshirë sensin e humorit. Kryeministri Sali Berisha premtoi kësaj jave gjatë fushatës së tij elektorale heqjen e vizave me SHBA. Sakaq, përmes një sqarimi, ambasada e SHBA-së ka bërë me dije për publikun disa prej standardeve amerikane për heq jen e regjimit të vizave, ku spikat niveli i refuzimit të vizave që duhet të jetë nën tre për qind, ndërkohë që Shqipëria e ka 40,5 për qind… Nuk është hera e parë që flitet për heqjen e vizave me SHBA-në. Grupe politike dhe intelektuale në vendin tonë e kanë artikuluar e madje pretenduar heqjen e vizave me SHBA-në shumë kohë përpara se Shqipëria të përfitonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj në hapësirën Shengen të Bashkimit Europian. E gjithë kjo për shkak të lidhjeve të ngushta dhe miqësisë së veçantë SHBAShqipëri. Amerikanizmi shqiptar ka mëtuar ta shohë Shqipërinë si një shtet i vogël amerikan në Europë. Pra është e kuptueshme që në këtë kontekst të kenë lulëzuar shpresa për një status të privilegjuar të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, duke e lidhur këtë edhe me regjimin e heqjes së vizave. Në të vërtetë, ne e kemi patur dhe e kemi de fakto statusin e vendit të privilegjuar nga Uashingtoni në shumë fusha jetike që kanë të bëjnë me demokracinë, sigurinë, partneritetin, zhvillimin. Por vizat kanë kritere që ngërthejnë sigurinë e SHBA-së. Unë personalisht mësova gjëra mjaft interesante nga sqarimi i ambasadës amerikane. Mësova se një nga kriteret për heq jen e vizave është niveli nën tre për qind i refuzimit të kërkesave për vizë nga qytetarët. Mësova se përqindja e refuzimit të shqiptarëve është aktualisht rreth trembëdhjetë herë më e lartë se kriteri. Që do të thotë se rruga jonë për të lëvizur pa vizë drejt SHBA-së është ende e gjatë. Që do të thotë gjithashtu se të gjithë ata që aplikojnë tafti-bafti, pa plotësuar me korrektësi kriteret e marrjes së një vize, jo vetëm harxhojnë kohën e tyre, por dëmtojnë ëndrrën komune për të lëvizur një ditë pa viza drejt SHBA-së. Mësova gjithashtu se asnjë vend i rajonit të Ballkanit, përveç Greqisë, nuk i ka hequr vizat me SHBA. As Bullgaria dhe Rumania që janë vende anëtare të BE-së, as Kroacia, as Turqia. Kemi pra me se ngushëllohemi, nuk ka arsye ta përjetojmë si dramë. Nga ana tjetër, impenjimi për të përmbushur kriteret e heqjes së vizave me SHBA-në dhe me vendet e tjera europiane që nuk bëjnë pjesë në hapësirën Shengen, siç është Anglia, për shembull, është legjitim nga

çdo lider politik, nga çdo parti politike, nga çdo qeveri shqiptare, nga vetë populli shqiptar. E duam heqjen e vizave me SHBA. Duhet ta meritojmë lëvizjen e lirë drejt vendit kampion të demokracisë që e duam kaq shumë. Të meritojmë këtë gjë, do të thotë të jemi bërë një vend i zhvilluar dhe shumë i sigurt. Kryesocialisti Rama e la për pak ditë fushatën në Shqipëri, për ta vazhduar në Europë, ku takoi kryeministren e Danimarkës, Helle Thornig Schmid dhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Çfarë impakti kanë këto takime te zgjedhësit shqiptarë? Jetojmë prej vitesh në një botë të hapur, liderët politikë shkojnë e vijnë, takojnë homologë, partnerë dhe kolegë politikë të familjeve politike ku bëjnë pjesë. Kjo tashmë është një praktikë pune që nuk u thotë ndonjë gjë speciale zgjedhësve shqiptarë. E kundërta do të ishte shqetësim që liderët politikë të vendit të mos takonin kërkënd apo të mos priteshin nga kërkush në Europë dhe SHBA. Edhe pse u duk diçka e improvizuar, për mua është një gjë e mirë që Rama u takua me zonjën Schmid, e para grua në krye të qeverisë së Danimarkës, vend mik, që ka mbështetur Shqipërinë në sfidat e saj të integrimit euroatlantik dhe të zhvillimit. Ky takim dhe ndonjë tjetër ilustrojnë dëshirën e shprehur dhe të natyrshme të disa partive socialiste europiane për fitoren e së majtës në Shqipëri. Nga ana tjetër, kryeministrja e re daneze e qendrës së majtë ka tërhequr vëmendjen e mbarë Europës me moshën e re të kabinetit të saj. Rama ndoshta ka dashur të japë edhe një mesazh të kësaj natyre duke u takuar me të. Kurse takimi me ish-kryeministrin britanik Blair, ma merr mendja se mbetet në kuadrin e një takimi kortezie dhe mirënjohjeje me një personalitet të shquar, i cili ka bërë shumë për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. Tani Blair nuk është në politikën aktive, takimet me të janë një kujtim, nuk janë politikë. Ai ka ndërkohë një grup apo kompani që ofron konsulencë kundrejt pagesës. Me sa di unë, grupi i Blair-it ka patur korrespondencë edhe me qeverinë në lidhje me këtë.

Shpëtim Gjika dhe të majtë të tjerë nga të g jithë krahët, i kanë bërë thirrje Arben Malajt të tërhiqet nga kandidimi sepse “dëmton PS-në”… Pritej kjo thirrje. Në mos nga Shpëtim Gjika, nga të tjerë socialistë, nuk ka rëndësi. Përmbyllet kështu rrethi i cinizmit që gjeneron një ligj elektoral, i cili i lejon liderit të kandidojë në formën e rrabatit emra që nuk do të guxonin kurrë t’i kandidonin me sistem mazhoritar dhe mandej, kur të dëmtuarit nga ky rrabat, si puna e zotit Arben Malaj, rebelohen dhe vendosin të kandidojnë si të pavarur, përballen me kore dhe akuza se po i prishin punë partisë. Po mirë, lideri i partisë nuk e llogariti këtë kur vendosi ta linte jashtë zotin Malaj? Logjikisht, kur e la jashtë, e llogariti të dobët apo jo! Pse shqetësohet tani nga i dobëti? Vargu i kundërthënieve në histori të tilla s’ka të sosur. Gjithë çështja është se nuk llogaritet fare individi, mendohet si qenie e mjerë që nuk ka nga t’ia mbajë, do të ulë kokën se s’bën, do të pranojë se s’bën fyerjen apo poshtërimin. Në qoftë se Shpëtim Gjika dhe baza e PS-së në Vlorë janë konsultuar për listën e kandidatëve, ata kanë të drejtë t’i kërkojnë Malajt të tërhiqet. Dhe Malaj mund të reflektojë për këtë. Por, në qoftë se nuk janë konsultuar, këtë duhet t’ia kërkojnë Ramës. Nuk ka dyshim se thirrje të tilla, spontane apo të porositura, kanë për qëllim të gërryejnë mbështetjen që mund të ketë deputeti Malaj, pra janë thirrje që kanë në fokus simpatizantët e tij, për t’u dhënë mesazhin se vota juaj do të shkojë dëm ose do të ndihmojë indirekt Sali Berishën. Arben Malaj i ka hedhur dorashkën me guxim sistemit elektoral dhe politikës në tërësi. Në qoftë se ia del, do të jemi në fillimin e një ndryshimi të madh në sistemin politik dhe zgjedhor. Kanë mbërritur në Shqipëri 14 muxhahedinë iranianë, pjesë e një kontingjenti më të madh që do të zbarkojë këtu si pjesë e një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane… Këto janë angazhime serioze në kuadrin e partneritetit të ngushtë me SHBA. Shqipëria nuk duhet të mungojë në këto angazhime që forcojnë pozitën e saj dhe simpatinë për të në SHBA. Nga ana tjetër, nuk duhet të na pushtojë ndonjë alarm i kotë dhe i rremë lidhur me faktin se ata janë muxhahedinë: Ata janë luftëtarë iranianë të mbetur në Irak pas luftës Irak-Iran të viteve ’80. Janë njerëz të mbetur pa atdhe. Myslim Pashaj është larguar nga AK. A u shfry tullumbacja nacionaliste e Kreshnik Spahiut? Koncepti nacionalist i AK-së ka ardhur duke u ripërmasuar prej shumë muajsh, duke iu larguar dora-dorës ekstremizmit me ngjyra edhe folklorike dhe duke forcuar tiparet e një nacionalizmi më realist e më të elaboruar nga pikëpamja profesionale. Shikoni! Karta e nacionalizmit është një kurth, pasi në pamje të parë duket sikur mund ta luajë kushdo, por shumë shpejt bëhet e qartë se kjo kartë kërkon kulturë të veçantë për të qenë vërtet e suksesshme. Unë kam parë se në AK ka individë të aftë për ta bërë këtë. Një vit më parë unë kam paralajmëruar se armiku i AK-së do të jetë koha e largët e zgjedhjeve. AK do ta kishte të vështirë në realitetin shqiptar të çonte drejt zgjedhjeve përgjatë një viti gjithë entuziazmin dhe mbështetjen. Ajo ka përjetuar kohët e fundit një agresion të paprecedent të liderit socialist dhe turbulence të brendshme, që unë e kam të vështirë ta kuptoj. Por ma merr mendja se AK sot është pak a shumë në pozitat e startit të saj të fillimit, si një lëvizje kryesisht rinore proteste kundër sistemit politik.


Planeti single

Burrat preferojnë bibat Nga Iva Tiço

Suela Konjari Liria më ka rrëmbyer zemrën

Përtej privatësisë

Stina e dashurisë për Eni Janin faqe 17

personzh planeti single privatësi koleksionisti Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Sesilia Plasari

Me aktorin Jean Paul Belmondo gjatë provave në teatrin Marigny

Ju Zbuloj dashurinë time franceze Sesilia na i hap dyert e privates duke zbuluar historinë e dashurisë me Kristianin, marrëdhënien e pazakontë mes tyre, dëshirën për të mos pasur fëmijë dhe arratisjet e shpenguara herë në kërkim të muzës dhe herë për të shijuar dashurinë e madhe me emrin Paris... Intervistoi: Suadela Balliu

U largove nga Shqipëria në vitin 1991. Si ia the familjes vendimin për të ikur? Në ato kohëra, i madh e i vogël ëndërronte të ikte diku...Të provonte tjetër gjë. Unë isha atëherë pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e dramës, dhe pata fatin të merrja një ftesë nga shkolla e famshme franceze “Florent” për të bërë një eksperiencë që do ta përmirësonte cilësinë e punës sime për përgatitjen e brezit të ri të aktorëve shqiptarë. Këtë shans të jetës sime, këtë portë që më udhëhoqi po aq drejt xhunglës sa dhe ndaj kulturës, ia dedikoj z.François Florent, krijuesit dhe drejtuesit të kësaj shkolle franceze e internacionale. Prindërve u mbetej të hynin në borxh te rreth njëzet vetë për të më paguar biletën e avionit - asokohe askush nuk e kishte shumën për të prerë një biletë që kushtonte sa tre vjet rrogë. Preokupimi im kryesor me të shkuar në Francë ishte kthimi i gjysmës

së biletës, që prindërit të shlyenin një pjesë të borxhdhënësve, e pastaj gjetja e mënyrës për shlyerjen e gjysmës tjetër. Ikja nga Tirana, mbërritja në zemër të qytetërimit europian. Pate emocione asaj dite? Ikjen nuk e kujtoj. Kurse mbërritjen me përpikmëri të tejskajshme. Nga shkolla “Florent” duhet të dilte dikush të më priste, siç e kishim lënë me fjalë. Por faksi që kisha dërguar për të lajmëruar ditën dhe orën kishte dalë i bardhë, se i kish munguar boja. Dhe ja, në mbrëmje vonë u gjenda e vetme në aeroportin “Charles de Gaulle”, në një botë që nuk e njihja fare. Kisha në xhep vetëm 100 dollarë që m’i kishte falur tezja ime. Arrita të merrja në telefon një mik, që ndodhej asokohe në Paris. Erdhi më mori dhe më çoi në shtëpinë bujare të ca miqve të tij ku strehohej edhe vetë. Miqtë e tij u bënë edhe të mitë dhe janë edhe sot e kësaj dite ndër njerëzit më të afërm.

Si t’u duk Parisi herën e parë? Pas stresit të aeroportit, u gjenda në Champs Elysée. Ishte natë, 5 dhjetor, Parisi i zbukuruar si zanë përralle me dekorin e Krishtlindjeve. Një botë tjetër, e shkëlqyeshme, e tejdukshme, thuajse me xhiro të ngadalshme më kalonte para syve. Njerëzit më dukeshin të pastër, të kthjellët, me dinjitet të mpirë, si marsianë, në kafenetë dhe restorantet luksoze të avenysë. Kujtova ata që kisha lënë prapa: njerëzit e mi, të pangrënë, të çatrafillosur, të stresuar, të preokupuar, dhe qava, nuk durova dot. M’u duk bota kaq e padrejtë. Gati-gati i urreva parisianët për rehatinë dhe indiferencën. Më dukeshin pa asnjë meritë përpara të mive, që kisha lënë prapa. A ishte qytet me të cilin bije në dashuri menjëherë? Jo, nuk e desha menjëherë Parisin, përrallat nuk janë asnjëherë aq të bukura sa ç’i ëndërrojmë. Kisha shumë vuajtje dhe ngërç në zemrën

Faqe 15

time për ta lënë atë të prekej nga e bukura. M’u desh kohë që ajo të zbutej nga bukuria e Parisit. Ndodhi si në një histori dashurie. Ndjehesha shumë inferiore para Parisit për ta dashur atë. Pa dije, pa para, pa mbështetje, me krenari të sëmurë shqiptare. Ndjehesha e kompleksuar. Nuk mund ta doja. E snoboja. I kisha shpallur sfidë. Kur fillova ta ndjej veten të çliruar, të denjë për të e për veten time, fillova ta doja… Dhe kur m’u duk se e bëra krejtësisht timin, e lashë. (qesh). Le një punë si pedagoge në Akademinë e Arteve dhe famën e filmit “Edhe kështu, edhe ashtu”. Me çfarë pritshmërish e nise aventurën franceze? Doja të njihja kufijtë e vetes. Kisha shumë besim, ose më mirë kisha shumë nevojë ta vija këtë besim në provë. Të matesha me më të mirën, me të pamundurën. E gjitha kjo ishte e paqartë, por një gjë e dija mirë: isha e zonja!... Vijon në faqen 16


16

shtunë diel 11-12prill maj 2013 EE shtunë - e- e diel 13-14 2013 www.mapo.al www.mapo.al

personazh Vijon nga faqja 15

Përse? Nuk e di! Për diçka që më fliste nga thellësitë e vetes. Për ta identifikuar dhe për ta shprehur isha gati të kaloja të gjitha vështirësitë dhe sakrificat. Doja të gjeja veten, thelbin tim, të isha në ekuilibër dhe teatri ishte vetëm një rrugëtim, njëri nga... Ai që kisha zgjedhur midis shumë pasioneve. A pate ndonjë moment kur deshe të ktheheshe pas? Asnj��herë! Jeta të surprizon dhe një nga proverbat franceze që e mishëroj me gjithë eksperiencat e mia është: “Nuk duhet kurrë të thuash kurrë!”, si edhe “Vetëm budallenjtë nuk ndërrojnë mendim”. Kisha bërë bé e rrufé se nuk do kthehesha më në Shqipëri. Por ama, paradoksalisht, në netët parisiane, dramat që më pëlqenin më shumë i përktheja në shqip dhe i rreshtoja në sirtar. E nise nga e para si studente. Çfarë zbulove nga auditorët dhe profesorët francezë? Nuk mund të them se në shkollën “Florent”, (që është shkollë e mirë dhe serioze për formimin e aktorit), mësova ndonjë gjë të madhe. Isha formuar nga Kujtim Spahivogli, nga Instituti i Lartë i Arteve, që më rezulton se ka qenë vërtet shkollë e mirë. Në shkollën “Florent” ndihesha si peshku në ujë. Kam marrë shumë siguri dhe komplimente atje. Madje drejtori i shkollës më pati propozuar që, pas vitit të stazhit pedagogjik, të tentoja një stazh në Konservatorin Nacional dhe më pas të punoja si pedagoge në shkollën e tij. Nga ky propozim sa nuk më ra të fikët nga lumturia, por pastaj, duhet ta kem humbur sensin e realitetit, apo ta kem pasur më të tepërt, dhe vendosa t’i futem Sorbonës dhe të kryej një Institut Teatral nga e para. E pe teatrin me sy tjetër në Sorbonë ? Sorbona për mua ishte mali Sezam dhe unë isha hajdutja më e zellshme për t’i vjedhur xhevahiret e saj. Pedagogët e mi ishin më të shquarit në fushën e mendimit kontemporan mbi teatrin, secili autor i një vargu librash të çmuar, si Georges Banu, Jean-Pierre Sarrazac, Jean-Michel Déprats, Monique Borie etj. Kam prej kësaj shkolle kujtimet më të mira. Do kisha dashur ta ndiq ja atë gjithë jetën. Ajo të mëson të mësosh. Pastaj ëndrrat nisën të realizoheshin, preke skenat e teatrit francez, njohe emra të shquar të teatrit e kinematografisë dhe u bëre pjesë e asaj bote. Si e përjetove? Isha e lumtur, krenare, por në të njëjtën kohë më dukej më se normale. Madje pakogjë. Punoja me regjisorë dhe aktorë të shquar dhe më dukej vetja po aq e zonja. Nuk ndjeja inferioritet. Veçse, sado që bëja punën time dhe paguhesha, sado që mësoja shumë duke punuar me njerëz të talentuar, mbetesha zbatuese. Meg jithatë, në Paris kishe një karrierë profesionale, ndërsa në Tiranë ndoshta edhe ishe harruar. Ndonjë keqardhje? Jo, nuk ishte kjo. Pata një ndërprerje dhe më pas një ngadalësim të jetës profesionale në Francë, se u përballa me probleme të rënda shëndetësore. Ndërkohë nevojat materiale ishin më pak urgjente: nuk jetoja vetëm, isha e martuar. Im shoq dhe unë kishim punuar shumë për të krijuar një minimum sigurie dhe komforti. Mund t’i lejoja vetes të punoja më pak. Përballja me sëmundjen bëri ta shikoja jetën ndryshe dhe të relativizoja gjithë qëndrimin tim ndaj saj. Natyrshëm fillova të jetoj ashtu siç dëshiroja e jo siç mendoja se duhej, me ambicie e qëllime ekstreme, sikur jeta në tokë të ishte e përjetshme. Shqipëria, njerëzit e mi, gjuha ime, komunikimi, qoftë konkretisht, qoftë nëpërmjet artit, me ata që më ishin më të dashur, m’u bënë të domosdoshme për ekuilibrin tim.

Kjo të shtyu që të riktheheshe publikisht, në skenat e teatrit shqiptar? Njeriu ka nevojë të ndjehet i dobishëm, i kuptuar, dhe unë mendoj se puna ime këtu ka më tepër kuptim sesa puna në Paris, ku njerëz si unë ka me mijëra. Pastaj këtu jam pranë prindërve, të cilët kam dëshirë t’i shijoj, t’i gëzoj, t’i ndihmoj në nevojat dhe problemet e moshës. Këtu kam nipin tim Abelin, të cilin kam nevojë ta kem në sy tek rritet. Ashtu si e shoh jetën tani, më duket më e ëmbël dhe më me kuptim. E kalova atë pjesë të përrallës kur thuhet “Dhe ajo u nis për kësmet. Ec e ec, ec e ec...”. I mora të gjitha mësimet e kësmetit dhe kam vendosur të jetoj e qetë, herë këtu e herë në Francë, e pse jo, hera-herës në vende të tjera duke u munduar të bëj gjëra të bukura kur të më jepet rasti. U riktheve më 2009-ën me komedinë “Nina”. Pse prite kaq vite? U ktheva më 2009-ën, e ftuar nga programi “Brain gain” për të punuar disa muaj në Akademinë e Arteve, ku vura në skenë me studentët e vitit të tretë komedinë “Testamenti i ri “ nga Sacha Guitry, të përkthyer nga unë. Më pas ishte përkthimi dhe vënia e pjesës “Nina” të André Roussin në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, përkthimi i “Playboy i trojeve tona” të John Millington Singe, roli i vejushës Quin në Teatrin e Metropolit, përkthimi e botimi i librit me shkrime për teatrin “Hapësira boshe” i Peter Brookut, dokumentari “E keni njohur Llazi Serbon”, përkthimi dhe botimi i librit “Oskari dhe zonja Rozë” të Erick Emmanuel Schmitt… Së fundi komedia “Kasollja e vogël” e André Roussin. Si erdhi ajo dhe si e priti publiku? “Kasollja e vogël” është pritur mirë dhe kjo është kënaqësi. Falënderoj z.Hubert Le Forestier de Quillien, këshilltar i kooperimit dhe aksionit kulturor të Ambasadës Franceze në Tiranë, për besimin dhe ndihmën që më ka dhënë, si dhe për praninë e inkurajimin me gjithë zemër që ai iu jep aktorëve gati çdo natë. Z. Besim Petrela, për ndërmjetësimin dhe dashamirësinë e madhe që ka treguar, z. Kastriot Çipi, drejtorin e Teatrit të Komedisë, që më besoi e më ofroi bashkëpunim, Bordin e teatrit që e aprovoi projektin dhe disa njerëz të tjerë që do e njohin veten, shumë të dashur për mua, që më kanë përkrahur, inkurajuar

Me aktorin e shquar francez Urbain Cancelier

Nga dhjetori i vitit 1991, kur vendosi të ndiqte ëndrrën e saj në Paris, deri te ngjitja në skenat prestigjioze të teatrit francez mes emrave më të shquar, ku punoi si regjisore dhe aktore, Sesilia Plasarit i është dashur të kalojë shumë...Ajo na i rrëfen të gjitha. Me sinqeritet, pa fshehur asnjë detaj nga ato që e bëjnë tregimin të gjallë

Për njerëz shumë të ndjeshëm si puna ime, dashuria është peshë shumë e madhe, diçka që rimon me melankolinë. Po qe se Parisi është qyteti i dashurisë, për mua është njëherësh edhe i melankolisë.

të mos heq dorë. Krahas punës si reg jisore, ke përkthyer mjaft vepra, përfshirë të fundit. Çfarë emocionesh përçon vepra teksa hyn në lëkurë të shkrimtarit? Përkthimi është regjia e parë që i bëhet veprës. E ndjen të pulsojë shpirtin e veprës dhe përpiqesh ta transmetosh atë në një gjuhë tjetër. Sikur bën një operacion delikat, transplanton një zemër nga një trup në një tjetër. Punë shumë e bukur. Kur përkthej, e shoh personazhin, ia dëgjoj zërin, frymëmarrjen, thekset, intonacionet, variacionet, ritmin dhe përpiqem që asgjë të mos humbasë nga vlerat e origjinalit, pse jo dhe t’i pasuroj ato kur shqipja e lejon. Është një proces më eksitues se puna me aktorin, sepse kjo e dyta është fizike, me pengesa, me vuajtje, kurse në përkthim je vetëm me fantazinë tënde dhe spektakli që ndërton në kokë është si do vetë. I shkëlqyer! Çfarë të mungon nga Parisi kur i largohesh ? Kur nuk jam në Paris, peng të madh kam restorantet. Të gjitha vendet e botës dhe krahinat kanë restorantet e tyre në Paris. Jam e pasionuar pas gastronomisë dhe i kam shijuar me nge të gjitha finesat e shijeve të ndryshme. Me thënë të drejtën është kënaqësi që këtu më mungon, por njeriu mësohet dhe harron… Parisi si qyteti i dashurisë, shprehje klishe, por e goditur për ty. A mund të na rrëfesh diçka nga historia e dashurisë tënde? Si është të jesh në rolin e vërtetë të bashkëshortes? Për njerëz shumë të ndjeshëm si puna ime, dashuria është peshë shumë e madhe, diçka që rimon me melankolinë. Po qe se Parisi është qyteti i dashurisë, për mua është njëherësh edhe i melankolisë. Prandaj rri në Tiranë, ku gëzimi është më i qashtër (qesh). Më 2004-ën, kur festuam dhjetëvjetorin e martesës, Kristiani më dhuroi një unazë me një pikëpyetje sipër. Më tha: “Kam dhjet vjet që nuk e di nëse nesër do jesh përsëri me mua”. A pranon ta rinovojmë pikëpyetjen për dhjetë vjet të tjera?”. Më 2014-ën bëhen 20 vjet. Po deri atëherë, ku i dihet?! (qesh). E kemi ndjerë veten çdo ditë sa të lirë aq dhe të angazhuar. Për shkak të natyrave tona, të profesioneve, si edhe për faktin që unë nuk kam dashur të kem fëmijë, ne nuk kemi jetuar si një familje klasike.

Gjyshja ime thoshte shpesh: “Kam bërë gabim që jam martuar. Nuk isha për këtë punë”. Edhe mamaja ime e thotë. Siç duket na e heq dera (qesh). Edhe unë mund ta kisha thënë. Por një martesë të tillë, si me Kristianin, e kam pasur të lehtë ta jetoj. Kur kërkon muzën, a ke ndonjë ritual apo vend sekret ku iu arratisesh të gjithëve? Shpesh, për t’u rigjeneruar, për t’u ngarkuar me energji pozitive, për të medituar apo punuar e qetë, izolohem. Kaloj disa muaj krejt e vetme në mes të natyrës, në shtëpinë prindërore të Kristianit në fshat në Francë, apo në Dardhë të Korçës, që është fshati i nënës sime, në Mavrovë tek shtëpia e simotrës sime Ardiana Karakashit, apo në plazh, jashtë sezonit etj. Gjatë ditës ka momente ku flas me vete me zë të lartë, lutem apo meditoj. Siç bëjnë fëmijët në botën e tyre. Më ndodh të bëj edhe rituale kur e kam të nevojshme. Kur nuk jam e qetë, ritualin “Ho’oponopono” të fjalëve magjike që më dhurojnë momente katarsisi apo përsëris me vete disa herë “Të dua, më vjen keq, të lutem, më fal, faleminderit”. A është Parisi dashuri e pazëvendësueshme, apo do e ndërroje me një qytet tjetër? Parisi është një gur i çmuar që rrezaton brenda meje, siç më janë edhe dashuri të tjera që i kam strehuar atje. Por mund të jetoj pa e parë më kurrë pa asnjë problem. Nëse do të më propozonin të punoja në një teatër në një qytet province në Shqipëri, do kisha vajtur ndoshta me qejf, pa m’u bërë vonë as për Tiranën. Pas projektit “Kasollja e vogël”, a ke diçka tjetër të afërt për të realizuar? Këtu apo në Paris? Në Paris nuk kam asnjë plan për momentin. Kam dëshirë të marr pjesë në një festival monodramash si aktore, por nuk është ende projekt konkret. Një ditë mund të më mbarojnë paratë dhe atëherë do detyrohem të shkoj të punoj në Paris apo në Kanada, nga e keqja. Sa kohë të mos jem e shtrënguar nga ana materiale, mundin dhe energjitë e mia dua t’i shpenzoj në Shqipëri. Projekte kam shumë, nuk e di se sa mundësi do gjej. Por unë vetëm e ëndërroj të nesërmen, për kënaqësinë e ëndërrimit. Plane nuk bëj se, ku i dihet?! Nesër mund të ndërroj jo vetëm mendim, por edhe jetë!


E shtunë - e diel 18-19 maj 2013

17

www.mapo.al

pertej privatësisë E rëndësishme është që unë të ndihem mirë në shoqërinë e atyre që më rrethojnë. Jam me parimin që ambientin e bëjnë njerëzit, jo vendi.

Stina e dashurisë për Eni Janin Është sigurisht e bija me emrin e rrallë Stina. Por stinë dashurie ka çdo mbrëmje në familjen e dy aktorëve Genc Fuga dhe Eni Jani, e cila na i rrëfen... Cili është mëng jesi yt rutinë? Të zgjohem e para dhe të filloj përgatitjen e mëngjesit për vajzën dhe për ta bërë gati për në kopësht. Cili do ishte mëng jesi yt ideal? Të zgjohem vetë, jo nga zilja e orës dhe të ma sjellin mëngjesin në krevat, sigurisht Genci. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëng jesit? Nuk kam një emër konkret. E rëndësishme është të jetë një vend me gjelbërim dhe larg zhurmave të qytetit. Me kë dëshiron të jesh në këtë g jerbje kafeje mëng jesi? Me Gencin dhe Stinën, por me kënaqësi do ta pija dhe me shoqërinë. Të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Patjetër, e bëj me shumë pasion dhe përkushtim. A i devijon detyrimet që ke? Asnjëherë ato të cilat janë në dorën time, ato që nuk varen nga unë direkt, mundet. Por kur vërtet të duhet të shkelësh afatet, cila është gënjeshtra e bardhë që përdor? Nuk gënjej, them atë që është, përderisa nuk jam unë shkaku. A je dembele? Përkundrazi. Madje dua të jem ndonjëherë dembele, por dështoj gjithmonë. Ku të zë dreka zakonisht? Përgjithësisht në shtëpi, por ka raste kur mblidhemi me shoqërinë dhe shkojmë për të

drekuar. Cilat janë restorantet e preferuara kur drekon jashtë? Nuk jam natyrë që veçoj. E rëndësishme është që unë të ndihem mirë në shoqërinë e atyre që më rrethojnë, jam me parimin që ambientin e bëjnë njerëzit, jo vendi. Të ftojnë apo fton më shpesh për dreka? Ndodhin të dyja, nuk i kam numëruar rastet. A je kursimtare? Patjetër, të dish të kursesh është mençuri, por nuk jam kurnace nëse ky është thelbi i pyetjes. A e ke në rit g jumin e drekës? Nëse do të mundja, do e bëja përditë. Kur ke qenë e vogël, prindërit ta kanë diktuar g jumin e drekës? Ti bëje rrenga për t’i

Mëngjesi Ideali do ishte të zgjohej vetë dhe ta gjente mëngjesin të përgatitur para syve në shtrat, nga Genci sigurisht.

Miqtë

Ata më të vjetrit i ka jashtë dhe takohen rrallë kur vijnë në Shqipëri.

shpëtuar? Patjetër që ma kanë diktuar, nuk bëja rrenga: rrija me sytë hapur në krevat ose lexoja. Për ta nuk ishte e domosdoshme të flija, rëndësi kish që pushoja. Çfarë ke ruajtur nga fëmijëria? Nga fëmijëria e hershme, jo. Nga adoleshenca, po: kam dy fustane. Cila është për ty periudha që mbart kujtimet më të bukura? Gjimnazi dhe fakulteti. Po kujtimet e hidhura? 17-Të gjithë kanë kujtime të hidhura, si për shembull humbja e njerëzve të dashur, por dua t’i kujtoj gjithmonë si të bukura, jo si hidhërime. Çfarë mban në portofol? Foton e vajzës, kartëvizita dhe para. A e g jen g jithmonë në mëng jes në gardërobë atë që do të veshësh? Po, sepse kam menduar gjatë mbrëmjes se çfarë do vesh. Cila është ng jyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? E zeza. Ke një aromë të preferuar që e kërkon për mjedisin, ushqimin, produktet kozmetike? Jo. E rëndësishme është të më pëlqejë, nuk kam preferencë të veçantë. Çfarë CD ke në makinë? Përdorim radion, atë Gold ose Club fm, pastaj më tepër përdorim motorin.

Çfarë zileje ke në telefon? Zilen tradicionale të Nokia-s. Ke miq të vjetër. Sa shpesh takohesh me ta? Kam, por i kam jashtë: takohem me ta sa herë vijnë në Shqipëri. Je e hapur për shoqëri të reja? Jam e hapur dhe vetë koha e seleksionon këtë miqësi, nuk vendos afate. Ku i kalon mbrëmjet e fundjavës? Ku të jetë. E rëndësishme është të kalojmë mirë. Kur del natën, kur kthehesh zakonisht? Nuk kam orar, por kam dhe kufizim nga vajza dhe nuk mund të rri aq sa dua për jetë nate. Si janë mbrëmjet e tua të zakonshme? Të merrem me vajzën derisa ta vë në gjumë, e më pas janë bisedat me Gencin për ditën e kaluar. Shohim ndonjë film, lexim dhe më pas shtrati. Po mbrëmja ideale cila do ishte? Nuk ka më ideale sesa të merresh me dashuritë e tua. Kur shkon zakonisht për të fjetur? S’kam orar, por asnjëherë para orës 12 të natës. Cila është uniforma jote e g jumit? Sekret. Cilët janë personat e fundit që u thua “g jumë të ëmbël”? Stina dhe Genci. Aaa, përveç këtyre fjalëve i them dhe që “ju dua shumë!”


18

EEshtunë 2013 shtunë- -eediel diel18-19 13-14maj prill 2013www.mapo.al www.mapo.al

Planeti Single

single and the city

Për aktoren e njohur, e bukura e të qenit single është liria. Ajo e fituar pas zhgënjimit, humbjeve, dështimit... Ajo liri që do të donte të jetonte gjatë, shumë gjatë... Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Burrat preferojnë bibat

N

Suela Konjari Liria më ka rrëmbyer zemrën Me kë jeton? Jeta ime sot është disi ndryshe. Prej dy vitesh ditë-netët e mia ndahen në mënyrë të barabartë, mes vajzës sime Kris dhe nipit tim të vogël Klest. Me këta dy njerëz të dashur jetoj unë. Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? Liria, që e fituar pas zhgënjimit, humbjeve, dështimit, të bën më të fortë e kurajoze që të gjesh dritën në fundin e tunelit.   Po më e shëmtuara?  Besimi i tronditur.  Do dilje në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët, me dikë që nuk e ke njohur më parë? Nuk më pëlqen asgjë e “sajuar”.  Do gënjeje kur del në takim me dikë? Kë dhe si? Ndoshta po, ndoshta jo! Po nëse do ta bëja, atë çast do kisha gënjyer Suelën.  Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë? Me miqtë e mi të dashur.  Kush e ka problem faktin që jeni vetëm? Ah! Faktin e të qenit tim singëll e ka pasur vetëm babai im i shtrenjtë, (që tash nuk jeton më). Në ç’orë kthehesh në shtëpi kur del natën? Oh! Vonë... shumë.....ndoshta në orët e para të mëngjesit.  Kanë nisur të thonë “me një fat të mirë”? Ose...diçka tjetër që shpreh urimin për një partner? Hahaha!!! Jo!

Çfarë mendon kur e dëgjon? Më bën të qesh pafund, pa menduar!  Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve? Shumë më pëlqejnë. Më dhurojnë emocion dhe energji pozitive.  Ç’mendim keni për martesën? Është ëndërr shumë e rëndësishme dhe pushtuese e çdo femre.  Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single? Miqtë e mi, janë lumturisht të martuar dhe kjo më bën që të ndjehem më e përkëdhelura nga ata.  Sa shpesh fton njerëz në shtëpi? Jo shumë shpesh. Puna nuk ma jep këtë mundësi, në të kundërt do i ftoja çdo javë.  Për çfarë shpenzon më shumë? Shpenzoj shumë për dhuratat që bëj (kënaqësi e veçantë e imja) si dhe këpucë për veten.  Sa herë në javë gatuan? Për kë? Prej gati një viti gatuajnë vajza dhe nëna ime për mua.   Cili është specialiteti yt? Unë gatuaj shumë mirë e me shumë dashuri, por specialiteti im është një tryezë me shumë estetikë.  Cilin nga këta numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi...  Taksi e polici. Deri kur do vazhdosh të jesh single? Liria më ka rrëmbyer zemrën! Lutem të më jetojë për një kohë sa më të gjatë.

Ah! Faktin e të qenit tim singëll e ka pasur vetëm babai im i shtrenjtë, (që tash nuk jeton më)

ëse është e vërtetë që qeni është miku më i mirë i një burri dhe se futbolli është sporti i tij i preferuar, është po ashtu e vërtetë se biba është gruaja ideale për të. Bibat nuk flasin, maksimumi bëjnë “ga ga ga”. Por kur bëjnë ca si shumë “ga ga ga”, i lënë në vend. Sepse boll lodhen ata me punët e tyre, nuk do rrinë të dëgjojnë dhe llafe. Bibat nuk është e nevojshme t’i nxjerrësh shëtitje, siç bëhet me qentë. Sepse nëse e lë në shtëpi, biba rri aty pa lëvizur. Bibat janë thjesht biba dhe i bëjnë meshkujt të ndihen burra të vërtetë. Sepse nuk mund të kthejnë përgjigje, nuk mund të rrinë e të tjerrin argumente dhe në përgjithësi nuk është se kanë gjëra për të treguar. E ç’mund të tregojnë bibat?! Bibat janë ato për të cilat meshkujt na lënë. Bibat janë ato që i bëjnë meshkujt t’i marrë malli për ne. Bibat janë ato që urrejmë, por të cilave u jemi thellësisht mirënjohëse: thjesht për faktin se nuk jemi si ato. Bibat më të zgjuara, thellë-thellë (por shumë thellë ama!) na kanë zili. Sepse e dinë që atij mund t’i mbesë syri tek një bibë tjetër. Apo se e dinë që kur ata i lënë, shkojnë tek shoqet e tyre të ngushta (domethënë tek ne) dhe i thonë se s’mund ta shtynin më me një bibë. Bibat e kanë të zhvilluar shpirtin e garës. Nisen me vrap duke tundur byçkat për të arritur të parat. Dhe mjerë kush hyn në garë me to: do dëgjojë një lumë të pafund ankesash, të sharash e qaravitjesh. Kur e shihni një bibë që synon diçka që e keni ju, më mirë lërjani me të parën, mos u fusni kurrë në garë me të se thjesht do harxhoni kohë. Biba ka njëmijë marifete për t’ia dalë mbanë (i harruat byçkat që tunden, mos i nënvleftësoni praaaa!!!). Nëse do të bësh garë, duhet të marrësh shembull nga biba dhe të tentosh të jesh si ajo (bibë nuk bëhesh dot ama, sado të tentosh, sepse bibë lind, nuk bëhesh). Disa biba janë të bukura. Por janë dhe të ndërgjegjshme, që edhe pse biba, janë të bukura. Prandaj e përdorin këtë si armë të fortë. Por ja që bukuria ikën shpejt. Dhe biba bëhet patë e plakur dhe e shëmtuar. Por në thelb mbetet bibë, nuk është se ndryshon ndonjë gjë e madhe. Biba është ajo që bën për vete të gjithë meshkujt trendy në një bar, por që në fund fare martohet me një intelektual me kostum e syze, apo me ndonjë të madh në moshë e me shumë lekë (edhe ky mund të ketë pamje intelektuale, bibat vdesin të martohen me burra me kostum). Biba vetë mund të jetë intelektuale. Të shkojë në shkollë për t’u bërë psikologe ose juriste (ekonomiste më rrallë, sepse shifrat ia lodhin trurin e vockël). Pastaj mund të dalë dhe në televizor dhe të flasë... të flasë...dhe të qeshë. Pastaj të flasë prapë. Me fjalë të mëdha. Mos e pyesni [‘ka thënë. As ajo vetë nuk e di [ka thënë. Biba është ajo që meshkujt e mbajnë në sediljen e parë të makinës si trofe. Ajo që mbajnë në krah në të gjitha ambientet ku ka shumë njerëz, teksa në mes të turmës kërkojnë të ndeshin shikimin tënd. Biba nuk ka miq. Përgjithësisht lëviz në grup. Rrethohet nga biba më të shëmtuara se ajo. Biba është gjithmonë e qeshur. Qesh me zë të lartë. Thotë se ka humor. Nuk i kupton batutat, por është gjithmonë gati të nxjerrë dhëmbët e të hapë buzët e fryra (bibat i kanë gjithmonë buzët e mëdha, edhe po i patën, edhe po s’i patën, prapë i fryjnë. Kjo bën pjesë në uniformën e të qenit biba. Ndryshe nga do dalloheshin? Nga buzët dhe pendët e verdha). Biba di gjithmonë të tundë kokën e të pohojë. Sepse biba di të durojë të gjitha muhabetet që bëhen para dhe pas ndeshjeve. Prandaj biba është e detyruar të shohë të gjitha ndeshjet e Champions League. Biba është e vetmuar. Në fund të fundit biba është më pa fat sesa ne. Më pa fat se gratë e vërteta. Ato që flasin e ulërasin, që shkëmbejnë batuta inteligjente, që bëjnë shaka dhe ankohen, që qajnë në sy të të gjithëve e që qeshin me defektet e tyre, që flasin për letërsinë por edhe për budallallëqet e përditshme, që nuk janë perfekte e që s’kanë frikë ta thonë, që dinë të humbin por që kanë dhe shumë miq, miq që i adhurojnë! Pra shoqet e mia – nëse ndonjë ditë, mund t’ju ndodhë të gjendeni në siklet para ndokujt, zgjidhni më mirë një tigër, një panterë apo edhe një shqiponjë... jo bibën.


pyetsori

recensa

Godole: Marrëdhënia ime intime me shkrimtarët e preferuar

Letërsia moderne shqipe si produkt i një projekti shkencor

Letërsia dhe përkthimi gjallojnë në të njëjtën botë mendimi të Jonila Godoles. Si përkthyese ka sjellë në shqip disa shkrimtarë gjermanë, si R.M. Rilke... etj

Përsiatje rreth librit të Sabri Hamitit “Letërsia moderne shqipe” nga Persida Asllani

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

intervista

Amik Kasoruho: Unë si personazh i Ayn Rand-it Këshilltar i Presidentit, gjen gjithmonë kohë për përkthimin. Një tjetër vepër e autores Ayn Rand është në duart e tij dhe së shpejti do të vijë në shqip

Bardhyl Londo:

Ju rrëfej gjyqet që na bëheshin në gazetën “Drita” “Jeta që na dhanë”, i shkrimtarit Bardhyl Londo, është një udhëtim i këtij të fundit me kujtimet e tij nga jeta në Këlcyrë, e më pas në Përmet dhe Zhepë, për t’u zhvendosur përfundimisht në Tiranë, aty ku kishte ëndërruar të punonte qysh kur kishte mbaruar fakultetin. Shkrimtari zbulon skenat dhe prapaskenat e letrarsisë nën diktaturë. Kush ishin xhelatët dhe viktimat e saj.

David Foenkinos:

Gratë shqiptare kanë nevojë për delikatesë Në Francë, libri “Delikatesa” i botuar në 2009-ën, e ktheu autorin, dy vjet më vonë, në një nga pesë më të shiturit. Ka fituar plot dhjetë çmime letrare dhe më pas është shndërruar në film me protagoniste Audrey Tautou

“Çdo të ishim ne dhe historia njerëzore pa tundimin më të lashtë dhe të përjetshëm për të dëshmuar dhe për t’u dëshmuar?”. Këtij tundimi nuk i ka rezistuar dot shkrimtari Bardhyl Londo në librin me kujtime “Jeta që na dhanë”. Ndryshe nga shumë shkrimtarë, ai s’e ka patur stepjen për të botuar kujtimet e tij. Libri në fakt është ende në proces botimi nga Shtëpia Botuese “Toena” dhe pritet të dalë në fillim të muajit qershor. “Tundimi i njeriut për të rrëfyer

ka lindur dhe lind bashkë me të. Vetë mëkati i parë i Adamit dhe Evës, ngrënia e frutës së ndaluar, nuk është gjë tjetër veçse tundimi i parezistueshëm për të lënë trashëgimtarët dëshmitarë, pra për t’u dëshmuar në brezat dhe epokat që vijnë”, - thotë Londo në krye të librit të tij. Në suplementin “Mapo libri” po sjellim për herë të parë një copëz nga kujtimet e shkruara të shkrimtarit Bardhyl Londo, kur ai punonte si redaktor në gazetën “Drita”. Aida Tuci

Faqe 19


20

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

www.mapo.al

dorëshkrimi Në këtë pjesë që ne kemi shkëputur nga kujtimet e shkrimtarit Bardhyl Londo, lexuesi do të marrë përgjigje për shumë pyetje. Çfarë ndodhte në gazetën “Drita”, pas vendimeve të Plenumit të IV, me botimin e novelave të Kadaresë, dhe poezinë e Gjek Marinajt. Çfarë ndodhi në takimin e intelektualëve me Ramiz Alinë dhe çfarë bisedova me Ismail Kadarenë para atij takimi.

Londo:

Brenda një minute nga ‘censor’ në viktimë të censurës “Drita” atëherë kishte disa redaktorë që vinin nga klasa punëtore. Shi për këtë arsye idhulli i tyre i përbashkët ishte Xhek Londoni. Ishte koha kur edhe letërsia duhet të kishte shkrimtarë nga të gjitha shtresat: nga klasa punëtore, nga fshatarësia dhe nga ushtria. Kjo politikë e çuditshme kishte sjellë në redaksinë e “Dritës” edhe punëtorë uzinash apo montatorë që nuk kishin mbaruar as tetëvjeçaren dhe që kishin mbartur në Lidhje kulturën e rrugës dhe të grushtit. Të mësuar me jetën e kantiereve këta redaktorë ngriheshin qysh në pesë të mëngjesit, hanin paçe me hudhër dhe me uthull të fortë dhe kur vinin të tjerët në redaksi, pas orës nëntë, ata ishin të dehur tapë. Në këtë gjendje delirante ndodhte të qëllonin me grushte cilindo t’u dilte para duke filluar nga kryeredaktori, kolegët dhe bashkëpunëtorët e deri te banakierët dhe kamerierët nëpër lokale të ndryshme. Kur e përdornin grushtin nëpër lokale hanin shpesh një dru të atillë, sa ishin të rralla ditët kur mund t’i shikoje pa shenjat e grushteve në fytyrë. Kanë qenë të paktë punonjësit e Lidhjes që mund të kenë shpëtuar nga grushtet e tyre. Kjo kategori skandaloze, vite më vonë, shndërroi edhe Lidhjen nga një qendër intelektualësh, në një çerdhe boksierësh. Zgjedhjet e lira i zëvendësuan “me puçe dhe grushte shteti”, shkrimtarët e vërtetë me grafomanë që i mblidhnin nga qytete të ndryshme dhe i sillnin ditën e zgjedhjeve për të votuar. Kjo kategori njerëzore që vërshoi në redaksi pas plenumit të katërt, vetëm se vinte nga klasa punëtore, e bashkuar me kategorinë e militantëve partiakë që nuk ia kishin fare idenë letërsisë, e proletarizoi jo pak “Dritën”, gazetën e vetme që mbahej si e profilit intelektual. Kanë qenë ndër vitet më të varfra të gazetës. Gazeta, që në atë kohë ishte më e dashura për lexuesin, ishte shndërruar në një fletushkë të rëndomtë, që nuk tërhiqte më lexuesin ose e zhgënjente atë kur ai vazhdonte ta merrte për shkak të forcës së zakonit. U desh jo pak kohë që gazeta të rikthehej përsëri plotësisht në vëmendjen dhe dashurinë e lexuesit. Por çfarë mund të bënte një botues të cilit i dhembte vërtetë letërsia? Rasti i botimit të novelës së Kadaresë “Nata me hënë” ishte pikërisht një shembull kur botuesi mori përsipër gjithçka me gjithë paralajmërimet që i ishin bërë nga kolegjiumi i revistës për “rrezikshmërinë” që paraqiste botimi i saj. Edhe më vonë, në kulmin e kritikave dhe sulmeve që bëheshin ndaj novelës, Dalan Shapllo, kryeredaktor i revistës “Nëntori” dhe botues i novelës, një ditë duke pirë kafe e shprehu shumë qartë, me shumë mirësi deri në naivitet, qëndrimin e tij: ne kemi vetëm një revistë letrare, tha, po nuk e botova unë, ku do ta botojë Ismaili? Nganjëherë situatat vinin të tilla kur botuesi merrte parasysh edhe pasojat që mund të vinin. Një mesdite gushti të vitit 1990 kur gjithçka ende ishte në teh të thikës dhe ngjarjet nuk i dihej ende çfarë drejtimi do të merrnin, rreth orës një, pasi kisha mbyllur gazetën u ula të pi diçka në klubin e Lidhjes. Rudolf Marku, që ishte edhe miku im edhe redaktor i poezisë, më zgjati një poezi me titullin “Kuajt”. Autori ishte një djalë i ri nga Malësia e Madhe, Gjek Marinaj që unë s’e kisha dëgjuar

ndonjëherë. Vjersha më habiti: ajo ishte shumë e bukur, por mbi të gjitha ishte tepër e guximshme. Do ta botojmë, i thashë Dolfit, por në faqen e katërt sepse faqet e tjera janë mbyllur. E firmosa dhe unë edhe Dolfi dhe ia botuam në faqen e katërt. Nuk e lashë për numrin tjetër pas një jave, sepse e dija mirë që do të mendohesha gjatë dhe ndoshta nuk do ta botoja më. M’u kujtuan dy vargjet e Jevtushenkos për Galileun: e dinin dhe të tjerë para Galileut/ se toka rrotullohet/ po nuk e thoshin se kishin fëmijë. Të nesërmen kuptohet që zhurma ishte shumë e madhe. Kur më thërritën të jepja llogari në drejtorinë e shtypit e kisha gati mbrojtjen sepse e kisha menduar gjatë: është thjesht një vjershë për kuajt, u thashë, ata që bëjnë aludime të tjera i kanë vetë në kokë ato...Vjersha nuk ka asgjë të tillë. Por, ndërkaq, autorin e vjershës operativi e kishte kërcënuar hapur dhe Gjeka me dy tre libra në një trastë të vogël, kaloi ilegalisht kufirin dhe pas disa muajsh përfundoi në Amerikë ku është edhe sot e kësaj dite, vazhdon të shkruajë poezi dhe të japë mësim në një universitet amerikan. Ishte shumë e thjeshtë që brenda një minute ta shikoje veten nga “censor” në viktimë të censurës. Telefonat e drejtorisë së shtypit në komitetin qendror binin pa pushim dhe në rast se binin për ty, në rast se të thërrisnin ty, punët nuk ishin mirë. Kishte dy orë kur të thërrisnin: në orën njëmbëdhjetë dhe në orën një. Kjo ishte dhe ora më e vështirë, ora kur zakonisht të thërrisnin vetëm dhe nuk i dihej si përfundoje. Menjëherë pas takimit të Ramiz Alisë me intelektualët në vitin 1990 (atëherë isha kryeredaktor i “Dritës”) kjo orë ra edhe për mua. Sofo Lazri që drejtonte propagandën nuk më kishte thirrur vetëm, por kishte kërkuar edhe sekretarin e partisë të Lidhjes. Kjo donte të thoshte se problemi ishte shumë serioz. Për fatin tim të mirë, sekretarin e partisë nuk e kishin gjetur dhe në vend të tij erdhi kryetari, Dritëro Agolli. Them për fatin tim të mirë se Dritëroi veç tendencës për të mbrojtur të vërtetën kishte edhe guximin por edhe autoritetin e duhur për ta bërë këtë. Shkaku pse isha thirrur ishte i qartë. Arsyeja kryesore sipas punonjësit të plotfuqishëm të Komitetit Qendror ishte se ne nuk e kishim pasqyruar ashtu siç duhej takimin e Ramiz Alisë me intelektualët. Në të vërtetë unë dhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar se çfarë gabimi kishim bërë. Por shpejt e mora vesh se problemi kryesor ishte diçka tjetër. Në një bisedë fare të zakonshme me Ismail Kadarenë në oborrin e Lidhjes, i tregova si kishim hapur një diskutim për Fishtën, se kishte ardhur koha të botohej, se për këtë duhej marrë parasysh dhe mendimi i studiuesve kosovarë dhe se si, sidomos për ftesën e studiuesve kosovarë, më kishin thërritur në drejtori të shtypit dhe më kishin urdhëruar brutalisht të ndërprisja diskutimin. Ishte koha kur Ramiz Alia dhe stafi i tij ishin nën një presion të fortë nga të huajt pikërisht për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit. Ismaili ngriti pikërisht këtë në takimin me intelektualët. Ramiz Alia u nxeh dhe doli nga vetvetja menjëherë: nuk është e vërtetë, e ndërpreu Ismailin. Kemi kryeredaktorin e “Dritës” këtu, i tha Ismaili. Si është pu-

Telefonat e drejtorisë së shtypit në komitetin qendror binin pa pushim dhe në rast se binin për ty, në rast se të thërrisnin ty, punët nuk ishin mirë. Kishte dy orë kur të thërrisnin: në orën njëmbëdhjetë dhe në orën një. Kjo ishte dhe ora më e vështirë, ora kur zakonisht të thërrisnin vetëm dhe nuk i dihej si përfundoje na, m’u drejtua mua Ramiz Alia. Është e vërtetë ajo që thotë Ismaili, iu përgjigja. Pas kësaj në mënyrë krejt pa vend, Ramiz Alia që gati e kishte humbur logjikën sulmoi përsëri gazetën dhe sidomos ftesën që kishim bërë për të marrë parasysh edhe mendimin e studiuesve kosovarë. Leri të tjerat, tha me ton, por na kërkokan të pyesim edhe kosovarët... Takimi ose gjyqi me Sofo Lazrin filloi në një zyrë të vogël nën një vapë përvëluese sepse ishte gusht. Nga njëra anë e tavolinës isha unë dhe Ditëroi, pra pala e akuzuar, nga ana tjetër ishte Sofo Lazri dhe një ndihmës i tij që mbante shënime. Toni ishte shumë i ashpër dhe brutal. Fliste ose bërtiste vetëm Sofo Lazri dhe i përgjigjesha unë që çuditërisht isha shumë i qetë. Dritëroi dëgjonte me vëmendje dhe e pashë që filloi të zbehej, ndërsa nëpunësi që mbante shënimet dhe që në njëfarë mënyre bashkë ishim të njohur të vjetër u zbeh krejt dhe filloi t’i dridhej dora. Gjithë problemi ishte se ata duhej të fshinin nga regjistrimi pohimin që kisha bërë unë kur ma kishte kërkuar Ramiz Alia për pretendimin e Ismailit se drejtoria e shtypit ndërhynte hapur në politikën e botimit të gazetës “Drita”. Dhe, në disa variante që kam parë, e kishin fshirë vërtetë duke vënë në vend të fjalëve të mia disa pika sikur nuk kuptohej çfarë kisha thënë. E kam thënë, përsërita në ballafaqim para shefit të shtypit, por kush e ka dëgjuar kaq shumë në gjithë atë sallë dhe pse duhet të shqetësoheni kaq shumë, është një pohim i imi dhe përgjegjësinë e mbaj vetëm unë. Ti, m’u drejtua shefi i shtypit, ose tallesh ose nuk kupton se çfarë thua. A e di ti, që atje është regjistruar edhe ritmi i frymëmarrjes tënde

e jo më fjalët? Dhe vërtetë nëpër tavolina kishim mikrofona të vegjël, por kujt i shkonte në mendje që në Shqipërinë aq të prapambetur të asaj kohe mjetet e përgjimit ishin të një teknologjie tepër të përparuar? Pastaj, këmbëngula, atë e kam thënë unë, pse duhet të shqetësoheni ju dhe shoku Ramiz. Ti nuk e kupton, më tha gati duke bërtitur Sofo Lazri, që unë të kam thirrur pikërisht me shqetësim të shokut Ramiz? Pastaj, po me atë ton, më tha: e di ç’të bëj unë? Të pushoj në vend (të pushoj në vend mund të përkthehej edhe ndryshe). Atëherë me qetësinë që kisha mbajtur dhe që e kishte çarmatosur dhe acaruar më tepër “prokurorin” sepse po kuptonte gjithmonë e më shumë pafuqinë e tij në kohën që po trokiste dhe nuk ishte larg, nxora çelësat nga xhepi, ia lashë përpara dhe i thashë: nuk është nevoja të lodhesh fare, ja ku i ke çelësat, iki vetë... Ndihmësi i tij u tkurr edhe më, ndërsa Dritëroi për herë të parë ndërhyri, theu heshtjen dhe nuk e mbaj mend mirë çfarë i tha Sofo Lazrit. Por, pas fjalëve të Dritëroit, ky i fundit nxori nga xhepi një shami, fshiu djersët mbi ballë, sa vapë, tha, zbresim poshtë në bufe pimë nga një kafe me arançatë, shtoi. Paratë do t’i paguash ti, iu drejtua ndihmësit të tij. Ishte hera e parë që ky i fundit buzëqeshte i lehtësuar dhe e pranoi me kënaqësi urdhrin për të paguar katër kafe dhe katër arançata. Ballafaqimi tjetër me shefin e plotfuqishëm të atëhershëm të shtypit ndodhi përsëri për shkak të Ismail Kadaresë, ose më saktë për lajmin që njoftonte ikjen e tij në Francë. Kishim bërë më parë një takim në Lidhje me Pirro Kondin, anëtar i Byrosë Politike, i cili ndër të tjera hodhi për diskutim edhe masën ekstreme për të hequr nga qarkullimi veprën e Kadaresë. Në atë takim të ngushtë pati zëra që e kundërshtuan me forcë këtë çmenduri, ndërsa pjesa tjetër arsyetoi në mënyrë diplomatike se kjo masë sillte vetëm dëm, prishte imazhin e Shqipërisë, sepse librat e Ismailit tani ishin nëpër shtëpitë shqiptare, ishin në mendjet dhe në zemrat shqiptare dhe për më tepër ai njihej gjerësisht në botë dhe kjo do të shkaktonte një reagim të ashpër jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. Anëtari i Byrosë Politike u gëlltit, nuk u mor vesh çfarë tha (edhe ai nuk e kishte veten në dorë, ose kishte ardhur thjesht për të tatuar pulsin e Lidhjes) dhe iku. Lajmi i ikjes së Kadaresë u botua në të gjitha gazetat e atëhershme në faqen e parë. Kjo ishte e natyrshme, por ngjyrimet që i jepnin të kujtonin kohët e vjetra duke u munduar ta njollosnin me “braktisjen e atdheut, të arratisjes apo të tradhtisë”. Ishte një lajm standard, i prodhuar jo nga gazetat, por nga zyrat në Komitetin Qendror.


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

21

www.mapo.al

intervista

Këshilltar i Presidentit, gjen gjithmonë kohë për përkthimin. Një tjetër vepër e autores Ayn Rand është në duart e tij dhe së shpejti do të vijë në shqip

Amik Kasoruho: Unë si personazh i Ayn Rand-it Miranda Haxhia

J

eta si këshilltar i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, e ka privuar të shkruajë publicistikë, edhe pse janë shumë ngjarje që e kanë tronditur dhe vazhdojnë ta tronditin jetën e tij. Por Amik Kasoruho gjen gjithmonë kohë për përkthimin. Një tjetër vepër e autores Ayn Rand është në duart e tij dhe së shpejti do të vijë në shqip. Së fundmi ju keni publikuar një përmbledhje publicistike. E fillojmë me titullin “Pa mëri”. Duket sikur është simbolika e kohës që po jetojmë, apo jo? Për titullin jam menduar gjatë, ishte gjëja e fundit që u zgjidh. Kisha ndërmend një shprehje të Tacitio-s “Qëllimi im është të referoj pa mëri apo njëanshmëri çështje, të cilave u rri larg” . Besoj se përmbush edhe brendinë e librit, parë nga të gjitha pikëvështrimet, edhe në ato shkrime kur më është dashur të shkruaj me ngulm, për një çështje që më kanë tronditur shumë, siç ishte dhuna kundër institucioneve më 21 janar, apo ajo lloj mënyre e grevës së urisë në sheshin para Kryeministrisë. Edhe kur kam ndier fyerje të pajustifikueshme, jam përgjigjur me mënyrën time: “Pa mëri”. Koha që po jetojmë, nuk ka nevojë për mëri. Ndoshta kjo mëri na pengon të ecim përpara. Tani nuk shkruani aq shumë. Nuk tronditeni më? Tronditem, kur ish të përndjekurit i vënë zjarrin vetes, një sakrificë që më duket e pamotivuar; kur politikanët luajnë me integrimin e vendit në BE, kur shoh një të paaftë të dalë e të japë mend në media...Por tronditem kur udhëtoj dhe shikoj sa po ndryshon Shqipëria. Rruga që e bëja në baltë e shi për vite me radhë nga Gosa në Boshtovë, është bërë përrallore. Më tronditin pemëtaritë, vreshtat dhe fermat që kanë krijuar miqtë e mi, bashkëfshatarë të krahinës së Gosës. Shqipëria zien nga idetë, nga pu-

na dhe nga zhvillimi. E kjo të trondit...për mirë, sigurisht. I kthehemi librit. Në libër janë shumë intervista, shumë prej tyre realizuar këto tre-katër vitet e fundit. Krijohet përshtypja se dolët nga ‘asgjëja’ dhe shkëlqyet në ambientet shqiptare. Ç’është kjo dukuri? Ngurronit më parë? Ishte i vështirë për mua kthimi. Kam punuar tërë jetën duke menduar se përkthimet nuk do botoheshin, apo edhe sikur të botoheshin, do mungonte emri im si përkthyes. Por ja, ju gazetarët pak e nga pak më ngritët lart me çka keni shkruar dhe unë ju falenderoj të gjithëve. Ndoshta e keni tepruar me lëvdatat për punën time. Kam shkruar dhe përkthyer gjithë jetën. Zoti, siç duket, m’i ka ruajtur ‘përkëdhelitë’ e fatit në këtë moshë.

Nuk mund të rri pa punuar. ‘Revolta e Atlasit’ më ndryshoi shumë. Ayn Rand, me 1000 e ca faqe libër tregoi të keqen e madhe që i vjen njerëzimit nga injoranca, nga diktatura, nga pushteti i tepruar i qeverive mbi ekonominë dhe jetën e vendit. Dua të ndihmoj edhe unë njerëzit me përkthime të këtij lloji. Më dukej vetja si një personazh i Ayn Rand-it... Nuk harroni në çdo rast interviste të përmendni Robert Shvarcin. Kaq shumë vlen miqësia me të? Është miku im më i mirë i gjithë jetës. E meriton. Është ndër përkthyesit e rrallë. Më vjen keq që nuk po e vlerësojnë aq shumë kolegët tuaj. Ditën kur Shvarci mbushte 10 vjet që u nda nga jeta, në fund të prillit, ndoqa në Tv një emision për të ndjerin Ardian Klosi. Me gjithë respektin që kam për veprën e tij, por do doja të flitej për veprën e Shvarcit, atë ditë. Pasi janë shumë larg njëri-tjetrit si n i v e l . Ky f e n o m e n rrezikon krijimin e miteve të rrema. Cila është intervista më e bukur që ju keni realizuar? Nuk di ta them, secila ka bukurinë e saj. Por intervistat ballasi janë më të mira, sesa ato që bëhen me postë elektronike. Emocioni përcillet më bukur, natyrisht edhe unë marr emocione dhe përcjell sinqeritet. Më ka lënë mbresa intervista e parë me gaze-

tarin Mustafa Nano në emisionin “Deja vu”. Por secila intervistë ka rëndësinë e saj. E dalloj dhe e vlerësoj më shumë atë gazetar apo gazetare që e ka lexuar librin, para se të kërkojë të flasim për të. Pyetja më e vështirë që ju është bërë? Kur më kërkojnë të flas për vuajtjet e mia. Ka patur të tjerë që kanë vuajtur më shumë. Ç’duhet të thotë dikush që ka vuajtur 30 vjet në burg? Megjithatë, burgu juaj ishte në moshën 17-vjeçare, mosha kur personaliteti vritet. Nëse shkon një 25-vjeçar në burg, ai është i formuar. Të fillosh jetën me shtatë vite burg në kurriz, me hetuesi...që veç njerëzore nuk qenë... është e vështirë. Si ia dolët? Mbijetova dhe u jam mirënjohës shokëve të burgut, njerëzve më të mençur me të cilët kam patur fatin të mësoj për librat, për gjuhët e huaja dhe për jetën. Kisha përfytyrimin e një babai të dashur, më ndihmonte nëna ime me karakterin e saj. Më ka mbështetur bashkëshortja ime gjithë jetës. U jam mirënjohës. Për ju kanë shkruar edhe të tjerë, ashtu si edhe keni botuar. Cili shkrim ju ka mbetur në mendje? Është një letër nga një vajzë e panjohur, e cila ma dërgoi me postë. Quhet Iris Xholi. Më bëri përshtypje pjekuria e saj, mendimet dhe mënyra si shkruante. Ato shkrime që kam botuar, janë të zgjedhura prej meje. U bë kohë që nuk po shkruani më në media. Jeni i penguar nga roli i këshilltarit të Presidentit? E ndiej. Është shumë e vështirë të shkruash kur ke më shumë liri përqark, por është e vështirë të mos shkruash kur të pengon qenia pjesë e stafit të Presidentit. Jeta shqiptare është e fortë, dinamike. Ndonjëherë shkrimi të del nga shpirti. Jam përqendruar te përkthimi, e kam vlerësuar si detyrim ndaj lexuesit që kërkon librin e mirë. Po përktheni? Apo mbas ‘Revolta e Atlasit’ keni nevojë për pushim? E kam kohën me pikatore. Nuk mund të rri pa punuar. ‘Revolta e Atlasit’ më ndryshoi shumë. Ayn Rand, me 1000 e ca faqe libër tregoi të keqen e madhe që i vjen njerëzimit nga injoranca, nga diktatura, nga pushteti i tepruar i qeverive mbi ekonominë dhe jetën e vendit. Dua të ndihmoj edhe unë njerëzit me përkthime të këtij lloji. Më dukej vetja si një personazh i Ayn Rand-it. A nuk e zhduku diktatura mendjen, trurin, njerëzit e shkolluar dhe të ditur? A nuk na e morën pronën? A nuk u varfërua vendi ynë deri në kufijtë ekstremë? A nuk dëgjojmë sot për ‘taksa progresive’? Mua më tremb çdo derivat i asaj diktature, qoftë edhe i shprehur në forma moderne. Ndërkohë po përkthej një roman tjetër të Ayn Rand, “The Fountainhead”. Mendoni se ju bën të pasur shitja e këtij libri? Veç një deklarate të znj. Rama kur tha në Tv se libri ‘Kurban’ i solli mjaft fitime autorit, nuk kam dëgjuar asnjë shkrimtar të pasurohet nga librat. (Po të përjashtojmë Kadarenë). Por unë vlerësoj një pasuri tjetër, kur dikush është ndalur dhe më ka pyetur: “Kur do dalë vëllimi 3 i ‘Revolta e Atlasit’”, apo kur më kanë falenderuar për “Lartësitë e stuhishme”.


22

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

Fenomeni

www.mapo.al

Përkthimi është shumë, shumë i rëndësishëm për librin dhe për mua është një fat i rrallë që jam përkthyer nga një përkthyes si Edmond Tupja

David Foenkinos:

Gratë shqiptare kanë nevojë për delikatesë

Autori 38-vjeçar i romanit “Delikatesa” të kthyer në fenomen, i përkthyer në shqip nga Edmond Tupja, bën një vizitë në Shqipëri, ku ndër të tjera jep një intervistë për numrin e qershorit të “Madame Mapo”, më të gjatën në mediat tona të shkruara. Flet për suksesin e romanit, jetën e dyfishtë, marrëdhëniet me femrat. Nisni të shuani kureshtjen që këtu

Në Francë, libri “Delikatesa” i botuar në 2009-ën, e ktheu autorin, dy vjet më vonë, në një nga pesë më të shiturit. Ka fituar plot dhjetë çmime letrare dhe më pas është shndërruar në film me protagoniste Audrey Tautou dhe me skenar po të vetë David Foenkinos. Tashmë autori 38-vjeçar është i përkthyer në 35 gjuhë të botës, përfshirë dhe në shqip nga Edmond Tupja. Dhe, ashtu siç i ndodhi vetë Foenkinos dy vjet më parë në Francë, edhe botuesja e Shtëpisë Botuese “Pegi” nuk di si ta shpjegojë suksesin e paparashikuar as në orët më optimiste. Për “Shën Valentin” në libraritë e Tiranës, nuk kërkohej roman tjetër. Ajo e di që një emër si Edmond Tupja ka ndihmuar shumë, ndoshta dhe një intervistë e tij në emisionin “Zonë e lirë”, por formula magjike është vështirë të thuhet me bindje. As vetë David Foenkinos nuk e ka zbuluar atë. Por një ide pse ka ecur në Shqipëri e krijoi menjëherë Në Shqipëri ka pasur

Libri

për kohë të tëra, që ndoshta vazhdon ende, një pothuaj-adhurim për të huajt. E ndjetë këtë gjatë vizitës në Tiranë? Më pëlqeu shumë pritja, një pritje e ngrohtë, kam ndjerë me të vërtetë interes. Është një shkëmbim i mirëfilltë dhe unë që udhëtoj shumë shkëmbimin me njerëzit e vlerësoj, është diçka pasionante. Dije diçka për Shqipërinë para se të vije këtu? Për të qenë i sinqertë, nuk dija ndonjë gjë të madhe dhe pikërisht për këtë arsye pranova ftesën që të vija. Në fakt, unë kam një lloj preference për vendet e Lindjes, shumica e romaneve të mia kanë ngjarje nga Lindja, shumë nga librat e mi janë përkthyer në Rusi, në Rumani, në Serbi dhe kisha interes për ta përfshirë dhe Shqipërinë në këtë njohje. Përveçse në njohje, ndoshta për ta përfshirë dhe në romanet e ardhshme... Ka mundësi. Nuk mund ta konfirmoj, por është frymëzuese. Nuk kam parë një qytet si ky, më bëri shumë përshtypja nata aq e qetë...Ne frymëzohemi nga udhëtimet, nga takimet, por duhet njëfarë kohe për ta “tretur” gjithë këtë përshtypje dhe pastaj për ta shprehur. Duhet të takoj një femër shqiptare ndoshta e ta kthej në heroinë. Gjatë vizitës keni takuar dhe përkthyesin e romanit tuaj në shqip, Edmond Tupja. Çfarë përshtypje ju ka lënë, sepse duket sikur mes shkrimtarit dhe përkthyesit vendoset nëpërmjet veprës një lloj komunikimi i veçantë? Unë jam përkthyer në shumë gjuhë dhe nuk është e thënë që t’i njoh gjithë përkthyesit e mi, por me Edmond Tupjan ishte ndryshe, sepse kam komunikuar vazhdimisht nëpërmjet email-eve edhe para se ta takoja

dhe më ka pëlqyer mënyra si shkruante, saktësia, stili, finesa e tij. Dhe kur e takova ballë për ballë pata një përshtypje edhe më të mirë nga ajo që kisha krijuar, sepse ai është vërtet një personazh. Më pëlqeu dhe më shumë kur mora vesh se kishte shkruar një fjalor erotik. Nga ana tjetër, unë e di që ai ka bërë një punë shumë të mirë me përkthimin, që është një personalitet i përkthimit në Shqipëri; që ka bërë shumë për promovimin e librit. Përkthimi është shumë, shumë i rëndësishëm për librin dhe për mua është një fat i rrallë që jam përkthyer nga një përkthyes si ai. Çfarë mendon se e bëri të suksesshëm “Delikatesën”? Është shumë e vështirë të them se çfarë e bën një libër të ecë. Po ta dija sekretin do e kisha bërë më parë. Them që është një histori shumë e thjeshtë, por brenda saj është dhe një histori komplekse. Pak a shumë si dashuria. Mendojmë se është diçka e thjeshtë, por nuk e kuptojmë që zhytemi në kompleksitet me kalimin e kohës. Kur thoni që po ta dinit sekretin e suksesit do e kishit zbatuar, do të thotë që keni synuar të shkruanit një bestseller që në romanin e parë? Jo, ajo që thashë e pranoj, ishte thjesht një batutë, me të vërtetë. Sepse unë nuk shkruaj për të krijuar bestsellera. Unë si fillim jam shumë i lumtur që jetoj me letërsinë, pra që fitoj mjaftueshëm sa për të jetuar. Është e vërtetë që “Delikatesa” pati një sukses të madh, por isha unë vetë i pari që u befasova nga ky sukses. Në qoftë se dikush e lexon “Delikatesën” pa ditur që ka pasur 1 milion kopje të shitura, nuk do e kuptonte që bëhet fjalë për një libër komercial. Unë vërtet nuk dua të shkruaj libra komercialë, unë shkruaj për lexuesin. Në romanin “Delikatesa” flisni në fillim për një femëri (fjala që përdor Tupja për feminilitetin) zvicerane e pastaj për një femëri ruse. Mendoni se gjeografia krijon një lloj të veçantë feminiliteti? Jo domosdoshmërisht feminiliteti, por më pëlqen të përdor emrat gjeografikë si mbiemra, kjo më argëton shumë. Në fillim të romanit e kam përshkruar Natalinë me një feminilitet zviceran, po çfarë është një feminilitet zviceran? Mund ta thotë dikush? Për mua është kompliment, por secili mund të japë përshtypjet e tij për identitetin zviceran, më pas e përshkruaj si një feminilitet rus, për shkak të asaj që ajo ka kaluar, por gjithkush mund të thotë opinionin e tij. Mua më pëlqen të përdor klishetë gjeografike si mbiemra. Në librat e ardhshëm ndoshta do shkruaj për feminilitetin shqiptar. Thënë si batutë, por ndoshta e keni krijuar një klishe për feminilitetin shqiptar? Nuk mund të them që kam ndonjë ide sepse nuk njoh, por me ç’kam kuptuar këto ditë, ma kanë thënë disa gra, gratë shqiptare janë pak të zhgënjyera nga burrat shqiptarë, nga mënyra si i trajtojnë. Kanë nevojë për më shumë butësi, prandaj dhe “Delikatesa” ka ecur këtu sepse gratë shqiptare kanë nevojë për delikatesë. Intervistoi: Arta Çano Përktheu: Blerta Hyska

Është e vërtetë që “Delikatesa” pati një sukses të madh, por isha unë vetë i pari që u befasova nga ky sukses


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

Letërsia dhe përkthimi gjallojnë në të njëjtën botë mendimi të Jonila Godoles. Si përkthyese ka sjellë në shqip disa shkrimtarë gjermanë, si R.M. Rilke, Th. Bernhard, J.Franck. Si autore ka shkruar romanin “Puthja e Udhëheqësit” dhe dramën “Njeriu i rërës”, fituese e konkursit organizuar nga Ministria e Jashtme Austriake. Për të letërsia dhe përkthimi garantojnë moslargimin prej vetes dhe mosndryshkjen e shpirtit.

23

www.mapo.al

Pyetësori i Prustit

Titulli: Më fal, por dua të martohem me ty Autor: Federico Moccia Përktheu: Lura Baçi Shtëpia Botuese: Dituria

Një histori që mund ta zbuloni vetëm duke e jetuar... Aleksi dhe Niki, të dashuruar më shumë se kurrë, sapo janë kthyer nga Ishulli Blu, ku kanë kaluar disa ditë të paharrueshme. Niki takon sërish shoqet e saj të ngushta, por së shpejti do të duhet të përballen me ndryshime të mëdha, të cilat do ta vënë para provash të vështira miqësinë e tyre. Aleksi rifillon jetën e zakonshme, ndërkohë që shokët e tij të ngushtë, Flavioja, Enrikoja dhe Pietroja, ndahen nga bashkëshortet dhe martesat e tyre marrin fund. Dhe atëherë që të gjithë, secili në mënyrën e vet, fillojnë të reflektojnë rreth dashurisë. A ekziston dashuria? Është e vërtetë ajo kriza e vitit të shtatë të martesës? A ka të drejtë ai që thotë se një dashuri nuk mund të zgjasë më shumë se tre vjet? E pastaj pyetja më e vështirë: a mund të zgjasë përgjithmonë dashuria? Aleksi, një ëndërrimtar romantik, vendos të rrezikojë dhe i kërkon Nikit që të martohet me të. Por duhet të merren vesh për zgjedhjen e kishës, numrin e të ftuarve, banketin e dasmës... Mbi të gjitha: A do të jetë gati Niki për një hap kaq të rëndësishëm? Dhe, sikur të mos mjaftonte, ja tek mbërrin në zyrën e Aleksit një modele e shkëlqyer që do të bjerë në dashuri me të. Ndërsa Niki do të takohet me një bashkëmoshatarin e saj të universitetit, i cili ushqen për të një pasion të madh. Si do të përfundojë kjo histori? Do ta zbulojmë vetëm duke e jetuar...

Godole: Marrëdhënia ime intime me shkrimtarët e preferuar Cila është ideja jote për lumturinë? Pa telashe, në harmoni me veten e të tjerët, dhe me kushte jetese të kënaqshme aq sa të mos kem telashe... Cila është frika jote më e madhe? Sëmundjet. Humbja e një njeriu të dashur dy vjet më parë, ma konkretizoi në mënyrë të dhimbshme shprehjen e mençur të gjyshërve tanë: “Shëndeti mbi të gjitha”. Kë person të gjallë admironi më shumë? Përkushtimin pa limit të mamasë sime, të cilin nuk e vlerësoj ndonjëherë sa duhet në rutinën e ditës. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Keqardhje doni të thoni? Jeta e njeriut meskin dhe cingun më duket e hedhur në kosh. Ekstravaganca jote më e madhe? Të fle gjatë në mëngjes pa u zgjuar nga alarmi i celularit. I hate Mondays. Cili është udhëtimi yt i preferuar? Drejt detit. Është njësoj si të udhëtoja drejt vetes. Në ç’rast mund të gënjesh? Përpiqem të mos gënjej, se përtoj ta mbaj mend çfarë kam thënë. Por ndodh ndonjëherë, për gjëra pa zarar. Personi që përçmon më shumë? Pragmatisti, materialisti i thekur pa spiritualitet. Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh? “Bota është portokall” nuk e përdor si sofizëm, por besoj vërtet se me këdo dhe gjithçka takohesh qoftë edhe një herë në jetë. Dhe një shprehje të gjyshit: “Për një JO, gjithë këto!“ për dikë që vetëm pse nuk guxon të thotë “jo” për një shërbim të caktuar, të mban varur dhe të krijon probleme. Në përgjithësi, ne shqiptarët “mbajmë shumë kunguj nën sqetull”, si të jetonim në një krizë të vazhdueshme besimi ndaj realitetit dhe Tjetrit që kurrë nuk mund ta pranojmë se mund ta bëjë diçka më mirë se ne. Pengu yt më i madh? Po ta dija vërtet, nuk e di si do jetoja me

vitrina e librit

peshën e tij. Kur dhe ku ke qenë e lumtur? Shumë herë, shumë çaste, disa prej tyre kanë zgjatur më pak, disa më shumë. Harmonia dhe dashuria që marr dhe jap më ruajnë mikroklimën e brendshme nga ngacmimet e jashtme. Në ç’gjendje shpirtërore je tani? Gati për sfida të reja. Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? Ta merrja jetën pak më lehtë. Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe? Vajzën time. Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe? Prapë njeri, prapë grua, mbase në një mjedis kulturor dhe gjeografik të ndryshëm. Cili është sendi më i çmuar që zotëron? Sendet mbeten sende, vlera e tyre është relative. Njerëzit që më rrinë afër dhe më duan ashtu siç jam, janë xhevahiret më të çmuara që kam. Kë quan pikën më të thellë të mjerimit? Luftën dhe diktaturën. Pavarësisht kauzës. Ku do të të pëlqente të jetoje? Mund të jetoj kudo. Kam shpirt ciganeje, nuk “ngulem” dot diku, në një truall që ta quaj përfundimisht “shtëpi”. Nëse kjo do të ndodhë një ditë, atëherë do të jetë diku buzë detit, - ah, deti Jon – si në kujtimet e fëmijërisë në Sarandë. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj? Dalja në auditor para studentëve, duke e kthyer pasionin për të komunikuar nga hobby në punë. Letërsia dhe përkthimi garantojnë moslargimin prej vetes dhe mosndryshkjen e shpirtit. Cila është karakteristika juaj më e spikatur? Kokëfortësia (por shoqërohet me një zemër të butë). Veçoria që pëlqen më shumë te një

mashkull? Sinqeriteti, humori dhe ngrohtësia shpirtërore. Veçoria që pëlqen më shumë te një femër? Sinqeriteti, humori dhe ngrohtësia shpirtërore. Nuk bëj dallime në femër, mashkull, kur flitet për njeriun. Polariteti gjinor ka vlerë për sa kohë i shërben rivendosjes së harmonisë, plotësimit të së tërës, Yin dhe Yang. Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar? Ata që më ofrojnë shenjat e duhura për të kuptuar universin njerëzor. F. Kafka, R.M. Rilke, Th. Mann, E.A. Poe, Shakespeare, Cortazar, Th. Bernhard. Por edhe Nietzsche, Platon, Heidegger. Jam me fat që gjatë procesit të përkthimit kam pasur mundësi të krijoj një marrëdhënie intime dhe profesionale përtej lidhjes së lexuesit të zakonshëm me disa prej tyre. Cili është heroi yt në art dhe kulturë? Homeri. Kë ke heronj në jetën reale? “Delet e zeza”, ata që dalin nga rreshti dhe guxojnë, pavarësisht kostos që bart veprimi i tyre. Dhe njerëzit që rrëzohen dhe ngrihen prapë, pa e humbur vetveten. Cilat gjëra nuk i honeps dot? Hipokrizinë, demagogjinë që siç duket, është një lloj sporti që luhet sa më lart të ngjitësh shkallët e pushtetit. Këta më duken si karikatura dhe bëhen akoma më mjerane kur maskohen pas ndonjë misioni diplomatik apo kulturor vendas dhe sidomos të huaj. Si do të të pëlqente të vdisje? Kujt i pëlqen të vdesë? Po meqë nuk ka rrugë tjetër, do preferoja të “avulloja”, “të tretesha” në ajër, kur të mos kisha më asnjë mision dhe qëllim në jetë. Ose të kaloja për në “botën” tjetër duke kryer atë aktivitet (dembel) që bëj më mirë: duke lexuar. Cila është motoja juaj?  Nuk kam ndonjë moto që e ndjek me konsekuencë. Por besoj se gjithçka që ndodh, ka një kuptim. Ndaj, jetën përpiqem ta lë të rrjedhë si një lumë dhe të lundroj bashkë me të.

Titulli: Ngarkesa e fëmijës Autore: Albana Shala Shtëpia Botuese: Dituria

Një vend mes njerëzve “Pas këtyre portave fillonte një tjetër botë. Shluza vetë ishte ndarë me penda uji në disa hapësira, por do të kalonin disa ditë përpara se të arrinte të kuptonte se si funksiononte gjithë ky sistem. Pavarësisht nga rreziqet, liria në det ishte e pakufishme dhe ajo duhet të mësohej e të gjente vendin që i takonte mes njerëzve në tokë.” Tregime mbresëlënëse, të freskëta dhe tërheqëse, copëza jete e personazhe të shumta. Nëpërmjet rrëfimeve e ndodhive, lexuesi ka mundësi, përveç të tjerave, të njohë edhe më mirë autoren, protagonisten e vërtetë të këtyre rrëfimeve. Në to gjejmë jetën e vërtetë me dramën, humorin dhe dilemat që shoqërojnë vetë njeriun. Nasi Lera Poezi Titulli: Engjëjt lanë gjurmë Autore: Lindita Doda Shtëpia botuese: Toena

Dashuria e gruas Poezinë e ushtronte “fshehtas”, heshturazi, në orët e vona, ose në minutat e mbetura. Kështu erdhi Lindita Doda në poezinë e bukur shqipe, dhe sot me vëllimin e saj “Engjëjt lanë gjurmë”, ajo duket një poete e sprovuar dhe e vërtetë. Lindita Doda është një nga ato poeteshat e reja që të surprizon me melodinë e vargut, me thellësinë e mendimit, me dashurinë që buron e rrjedh në gjithë faqet e këtij vëllimi. Ajo vjen shumë e veçantë! Më një poezi lirike, me mendim dhe filozofi të veten, për dashurinë, gruan, familjen, të drejtën dhe problemet, me të cilat haset ajo vetë. Bukuria, metafora dhe vargu i rrjedhshëm, përpos një mendimi të thellë e njerëzor, një shpirti që s’gjen paqe nga ajo çfarë ndodh rreth saj, janë pothuajse në shumicën e poezive të këtij vëllimi. Prihet nga e mira, e bukura. Revoltohet me shumë finesë nga e keqja dhe i ngre e na i jep këto mjaft bukur me vargjet e një profesionisteje, që duket sikur ka një jetë që shkruan e thur vargje, që di të godasë thellë, di të prekë telat, na bën të mendojmë për bukuritë, madhështitë, vogëlsirat që përbëjnë jetët tona. Sevim Arbana


24

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

“Scripta manent”

www.mapo.al

Lexuesi i këtyre leximeve do ta ndjejë qysh në faqet e para se, për autorin e Letërsisë moderne shqipe, sfida e parashtrimit të një poetike nuk mund të jetë veçse e dyfishtë

Letërsia moderne shqipe si produkt i një projekti shkencor Përsiatje rreth librit të Sabri Hamitit “Letërsia moderne shqipe”

Persida Asllani Libri “Letërsia moderne shqipe” nuk ka si finalitet pedagogjinë, madje as në këtë botim të dytë këtu, në Tiranë. Ai është sprova e gjatë dhe këmbëngulja e pandryshueshme e autorit për të lexuar tashmë letërsinë shqipe si të vetëmjaftueshme për vetveten, përmes një njohjeje të brendashkruar që në zanafillë, atë të njeriut dhe të botës. Kjo pavarësi, ky sovranitet i kushtëzuar veçse nga vetvetja diktojnë atëherë ndërtimin dhe hulumtimin e saj në një pikëprerje të re, në një dialogim të brendshëm, të patrajtuar më parë, mes poetikes dhe estetikes. Ky është në thelb një projekt i gjatë kërkimor që e ka shoqëruar studiuesin dhe akademikun Sabri Hamiti prej dyzet vjetësh. Ai zë fill me parashtrime përkufizuese teorike dhe kritike në vepra si Variante (1974), Teksti i dramatizuar (1978), Arti i leximit (1983), Vetëdija letrare (1989) e Letra shqipe (1996), që të gjitha të përfshira në linjën e një “Sprove për një Poetikë”, për të mbërritur në dekadën e fundit në shqyrtime të mirëfillta të një poetike polivalente që strukturon letrat shqipe, që nga tekstet e para e deri te autorët e bashkëkohësisë. Janë studime që karakterizohen nga simbioza mes dukurive letrare shqipe dhe diskursit përgjithësues teorik. Ky diskurs vjen si pasuri e një mendimi të përzgjedhur botëror, i zbërthyer në spektrin profesional po aq sa personal të autorit. Bioletra (2000) sprovon një teori të shkrimit e të leximit të letërsisë dhe ndërsa Shkollat letrare shqipe (2004) një tipologji të shkrimit shqip, me kriter analitik poetikën. Tematologjia (2005) e Albanizma (2009) i paraprijnë një Poetike historike të letërsisë shqipe si anticipim të Historisë së kësaj letërsie. Ky anticipim, me mirë se kudo tjetër, u përftua në botimin sintetik Poetika shqipe (2010) duke i pohuar autori vetvetes dhe studiuesi studiuesve se “kalimi nga Sprova për një Poetikë në Poetikën historike shqipe e do një jetë njeriu e një fatum krijues”. Ndërtimi i Letërsisë moderne shqipe i gjegjet pikërisht këtij bashkëpërkimi. Ajo përmbledh shkrime studimore të shtrira përgjatë vitesh, të cilat synojnë përftimin hap pas hapi, autor pas autori, dukuri pas dukurie, të një

panorame të poetikës shqipe moderne. Vetëm përmes këtij shqyrtimi poetikash mund të kuptohet vendosja e çmuar e piketave periodizuese që propozon autori në shtrirjen historike të letërsisë shqipe: zbritja e fillesave të modernitetit aty ku pikërisht i takon, në zanafillë të lindjes së një vetëdije të re kritike për letërsinë (formante e pashmangshme e krijimtarisë së Konicës) formulon ndoshta për herë të parë në mendimin kritik shqiptar prevalencën e kriterit thelbësisht letrar për të ndërtuar një histori mirëfilli letrare. Me vendosjen e këtij kriteri, moderniteti letrar e kulturor shqiptar, përmes poetikave të simbolizmit, realizmit me frymë kritike, neoklasicizmit dhe modernizmit fiton shanset e një leximi estetik. Së bashku me një diskurs të ri, letërsisë shqipe i rikthehen kulmimet estetike të një poeti si Poradeci, sprovat metafizike të një prozatori si Kuteli, vetëdija kritike e sqimatare e një Konice etj. Në rastin e Sabri Hamitit, ky rikthim është njëheri intuitë e metodë e studiuesit por edhe, sidomos, dashuri e shkrimtarit. Është poeti që njeh poetin, prozatori që i flet prozatorit, është eseisti që shijon eseistin e dramaturgu dramaturgun. Autori i Njeriu vdes i ri e Melankolia (poezi), i Njëqind vjet vetmi (roman), i Futës dhe Misionit (drama), u dhuron një lexim të ri sivëllezërve të tij të modernitetit, prej të cilëve u mbrujt dikur me modele arketipore e shkrimore. Doktor Gjilpëra i Konicës, Zogu i qiejve i Poradecit, Tat Tanushi i Kutelit, Juda Makabe i Fishtës, Gjaku i Koliqit, Abeli e Kaini të Haxhiademit, Studenti në shtëpi i Migjenit dhe Gjon Zaveri kompleks i Sterjo Spasses, rilindin falë leximit të ri të Sabri Hamitit duke shkundur pluhurin e harresës ose errësimin e stereotipit. Poetika e tyre bëhet befasisht poetika e tij dhe e jona. Prandaj lexuesi i këtyre leximeve do ta ndjejë qysh në faqet e para se, për autorin e Letërsisë moderne shqipe, sfida e parashtrimit të një poetike nuk mund të jetë veçse e dyfishtë. Shtjellimi i Poetikës së letrave shqipe kërkon edhe përvijimin e një poetike të brendshme shkrimore, që ndërton së brendshmi ekuilibrin e çmuar mes analizës, parashtrimit, argumentit dhe shkrimit. Një kënaqësi e veçantë e shoqëron atëherë leximin tonë teksa ndjejmë estetikisht harmoninë mes mendimit dhe fjalisë, prirjen eliptike të tekstit, vizllimin e sentencës, dialogimin e brendshëm subjektiv. Shijon po aq estetikisht ndërtimi i argumentit, daljet e befta në përfundime të thukëta, e sidomos shija e hollë e bashkëbisedimit të autorit me autorët, të autorit mes autorëve, pikëpjekje fatlume e studiuesit, e kritikut dhe e poetit. Lexim i thellë dhe autenticitet, imanencë dhe disiplinë, tekstualitet dhe metodologji, subjektivitet dhe strukturim, Letërsia moderne shqipe “modernizon” njëkohësisht në spektrin e saj leximin e letërsisë moderne shqipe të gjysmës së parë të shekullit XX dhe kritikën e studimin si letërsi të saj. Përtej finalitetit jo pedagogjik, e ndoshta madje edhe për këtë fakt, ajo përbën një nga tekstet më të mira universitare, shtjelluese dhe modeluese, për studimin dhe leximin e modernitetit letrar shqiptar.

Titulli i librit: Letërsia moderne shqipe. Botimi i dytë. Autor: Sabri HAMITI Redaktorë: Nazmi RRAHMANI, Muhamet HAMITI Botues: UET Press

Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë. Është diplomuar shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik të Zagrebit. Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në Paris. Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës. Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga Ibrahim Rugova mik i tij i studimeve. Më vonë, gjashtë herë me radhë (1992, 1998, 2001, 2004, 2007,2010) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .Është gjithashtu anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.


hylli i dritës

Peregrinus

Në përvjetor të Ernest Koliqit

Kisha katolike dhe zgjedhjet për integrimin

Ardian Ndreca

Idi, essi,uni

Gjergj Meta

Rinia politike: fenomeni i të rinjve në politikë (II) Ylli Pango

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

profil / Enrico Letta

Një i majtë me qindra fije të djathta

www.mapo.al

Një “portret” tjetër për ekonominë në dy dekadat e ardhshme 31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Në debatet aktuale politike apo ekonomike analizohet e debatohet shumë për “përfundimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri” dhe fillimin e një situate specifike «posttranzicion» apo “rrugëtimi drejt modernitetit dhe vendit të zhvilluar” ku fillin udhërrëfyes e luan procesi i integrimit europian dhe rritja e qëndrueshme ekonomike, të para këto në nevojën e profilizimit të kapitalizmi adekuat për Shqipërinë. Megjithëse ka disa vite që kjo çështje është në evidencën e debateve shkencore, akademike, qeverisëse dhe politike (ku duhet të pranojmë se ka mbetur akoma formale e sipërfaqësore) ajo duhet t’i nënsh-

Faqe 25

trohet një diskutimi të gjerë për të konkluduar në një konsensus bindës afatgjatë mbi llojin apo tiparet fondamentale të ekonomisë dhe “kapitalizmit shqiptar”, tipare që në kuadrin e një marrëveshjeje të qëndrueshme politike mbi to, të ndërtohen e plotësohen me kujdes me politikat strukturore ekonomikofinanciare e sociale të zhvillimit. Fundi dhe “konsumimi” i tranzicionit Njëzetë e dy vjet mbas fillimit të shock therapy dhe ndërtimit të “ekonomisë së tregut” në Shqipëri duket se kemi shkuar drejt “mbylljes” përfundimtare të një cikli të rëndësishëm të tranzicionit nga planifikimi i centralizuar drejt tregut të lirë...


26

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

www.mapo.al

Dilema zhvillimi

12

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Një “portret” tjetër për ekonominë në dy dekadat e ardhshme Në debatet aktuale politike apo ekonomike analizohet e debatohet shumë për “përfundimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri” dhe fillimin e një situate specifike «post-tranzicion» apo “rrugëtimi drejt modernitetit dhe vendit të zhvilluar” ku fillin udhërrëfyes e luan procesi i integrimit europian dhe rritja e qëndrueshme ekonomike, të para këto në nevojën e profilizimit të kapitalizmi adekuat për Shqipërinë. Meg jithëse ka disa vite që kjo çështje është në evidencën e debateve shkencore, akademike, qeverisëse dhe politike (ku duhet të pranojmë se ka mbetur akoma formale e sipërfaqësore) ajo duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë për të konkluduar në një konsensus bindës afatgjatë mbi llojin apo tiparet fondamentale të ekonomisë dhe “kapitalizmit shqiptar”, tipare që në kuadrin e një marrëveshjeje të qëndrueshme politike mbi to, të ndërtohen e plotësohen me kujdes me politikat strukturore ekonomiko-financiare e sociale të zhvillimit. Fundi dhe “konsumimi” i tranzicionit Njëzetë e dy vjet mbas fillimit të shock therapy dhe ndërtimit të “ekonomisë së tregut” në Shqipëri duket se kemi shkuar drejt “mbylljes” përfundimtare të një cikli të rëndësishëm të tranzicionit nga planifikimi i centralizuar drejt tregut të lirë. Kemi shfrytëzuar e përdorur shumë mundësi për vendosjen dhe performancën e ekonomisë së tregut në kuadrin e paketës së axhustimeve strukturore dhe konsensusit të Washingtonit, kemi zbatuar me rigorozitet “rekomandimet specifike” dhe “recetat për ekonominë shqiptare” të FMN-së dhe Bankës Botërore për privatizimin e ekonomisë dhe hapjen e saj, jemi treguar ortodoksë në çështjen e ruajtjes së ekuilibrave makroekonomikë duke u etiketuar si “nxënës të mirë”, jemi fokusuar pothuajse plotësisht te rritja ekonomike si treguesi i vetëm i suksesit e performancës së politikave ekonomike e qeverisjes. Pra, kemi ndërtuar një model ekonomik tipik të tranzicionit, një profil të vetë ekonomisë shqiptare që me të mirat dhe defektet e tij u bë “lokomotiva” që na tërhoqi deri në fund të dekadës së dytë të këtij tranzicioni radikal, ndoshta nga më radikalët në gjithë grupin e vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Por, duket se kohës dhe përmbajtjes së këtij modeli i erdhi fundi, pasi shumë nga elementët dhe energjitë e tij e arritën maksimumin e tyre dhe tashmë rezultojnë të ezauruara për një periudhë tjetër 15- 20 vjeçare të ardhme, që shkon deri në horizontin 2025-2030. Kriza ekonomikofinanciare globale më shumë se sa ndikimi direkt i saj në ekonominë apo financat shqiptare,

na evidentoi probleme thelbësore me natyrë të qartë strukturore: sa e qëndrueshme është rritja jonë ekonomike? Sa të qëndrueshme janë burimet dhe furnizuesit e kësaj rritjeje? A kemi modelin e përshtatshëm për të garantuar ritmet e kësaj rritjeje në vitet që vijnë? A kemi një ekonomi të strukturuar e rezistente me të cilën mund të shkojmë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë? Duke supozuar se efektet direkte e indirekte të krizës ekonomiko-financiare ndërkombëtare janë disa vjeçare, dhe pastaj ne duhet të përballemi «me normalitetin», vlerësohet se pikërisht këtu qëndron problemi ynë më serioz. Vërtet që në vitet 2008-2012 ekonomia shqiptare mundi të ketë një rritje ekonomike pozitive, megjithëse më të ulët se trendi disavjeçar i saj, dhe kjo është “e justifikueshme” si pasojë e ndikimit të krizës globale në përgjithësi dhe asaj greke e italiane në veçanti. Hymë në periudhën e krizës në vitin 2008 me një rritje ekonomike në nivelet 6-8%, ndërkohë që jemi në nivelet 1.6% për 2012 dhe një parashikim 1.2-1.3% për 2013. Pikëpyetjet e mëdha duket se fillojnë pikërisht pas kësaj periudhe. Parashikimet janë që ky trend ulës të vazhdojë, ndërkohë që akoma nuk kemi identifikuar qartë faktorët e rinj të rritjes ekonomike, që me anë të politikave e masave specifike t’i kthejmë në avantazhe konkurruese. Nevoja për të ndërtuar “profilin” e ri të ekonomisë shqiptare për dy dekadat e ardhshme Garantimi i rritjes së qëndrueshme nënkupton faktin se sa do të jemi në gjendje që të gjejmë e identifikojmë burime të reja që ushqejnë rritjen ekonomike apo dhe zëvendësuesit e disa prej burimeve aktuale të rritjes që në periudha afatshkurtra e afatmesme pritet të kontribuojnë shumë më pak se deri tani. Si do ta mbushim “gropën” që po krijon tkurrja e sektorit të ndërtimit, remitancat, apo “mbarimi” i privatizimeve të mundshme. Si do ta eliminojmë apo ngushtojmë deficitin tregtar dhe atë të pagesave? Si do ta ristrukturojmë hapësirën rurale ku mbizotërojnë mini-fermat dhe përmirësojmë tendencën drejt një tregu toke aktiv, apo ngritjes së kooperativave që është akoma e ulët? Si do ta zhvillojmë, ristrukturojmë e modernizojmë biznesin shqiptar që dominohet nga bizneset e vogla familjare dhe reflekton elementë arkaikë e informalë? Cilat janë politikat strukturore që na konvergojnë me ekonominë europiane? Cilët do jenë sektorët që do përbëjnë «motorin» e ekonomisë shqiptare në vitet në vazhdim? Turizmi? Bujqësia dhe agro-industria? Energjia? In-

Presidenti i UET, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

Rritja ekonomike për një vend si Shqipëria mund të vazhdojë të nxitet në tri mënyra: 1. Nëpërmjet borxheve dhe kredive nga jashtë; 2. Nëpërmjet eksporteve të lëndëve të para, disa produkteve të gatshme dhe një kategorie të caktuar shërbimesh; 3. Nëpërmjet ristrukturimit ekonomik dhe reformave të vërteta strukturore, rritjes me prioritet të prodhimit të brendshëm, diversifikimit të produkteve dhe shërbimeve, adoptimit masiv të teknologjive të reja. Dy mënyrat e para gjykohet se janë me nivel të lartë risku dhe jo shumë të qëndrueshme në raport me të tretën...

dustria? Infrastruktura? Arsimi? Shërbimet? Zhvillimi i biznesit të vogël e të mesëm? etj. Ka ardhur koha të jemi të qartë në objektivat themelorë të zhvillimit dhe modelit të rritjes ekonomike për 15-20 vitet në vazhdim. Duhet të ndërtojmë me urgjencë “profilin” apo “portretin” e ekonomisë shqiptare të dy dekadave në vazhdim. Këtë mangësi e bën akoma më të rëndë fakti se forcat politike janë në antagonizëm të vazhdueshëm ndërmjet tyre, që shprehet në qëndrimet mohuese të çdo arritjeje ekonomike reciproke dhe neglizhenca e dukshme ndaj konceptit të një “strategjie kombëtare të zhvillimit” të përgatitur me konsensus politik e shkencor të nevojshëm dhe të respektuar nga të dyja palët në qeverisje apo opozitë. Ndodhemi në një moment thelbësor për të precizuar një koncept e një politikë të qartë për modelin e rritjes ekonomike dhe faktorët esencialë të saj. Mbyllja e “periudhës 20-vjeçare të tranzicionit” si dhe kriza ekonomiko-financiare na ka vënë përballë një fakti të pakundërshtueshëm. Modeli i deritashëm garantues i rritjes ekonomike në Shqipëri, i mbështetur kryesisht në të ardhurat nga emigracioni që në disa vite kanë qenë edhe më të larta se 1.2 miliard euro në vit, donacionet si vend i varfër dhe në zhvillim që kemi përfituar me shumicë, kreditë e buta dhe ndihmën e huaj që kanë qenë një arterie e rëndësishme që furnizonte rregullisht ekonominë tonë, privatizimet masive që i kanë krijuar buxheteve tona luksin e të qenit në ekuilibër dhe me deficit minimal, vetëpunësimi kryesisht bujqësor, boom mbi 15 vjeçar i sektorit


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

të ndërtimit, shkarkimi i papunësisë nëpërmjet emigracionit drejt Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Anglisë, “rekomandimet detyruese” të FMN-së në kuadrin e marrëveshjeve me të në periudhën 1992-2008, etj., duket se po shkojnë drejt shterimit total ose të pjesshëm. Edhe politikat 20 vjeçare me prioritet “ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë” duke krijuar mundësi për rritjen ekonomike duket se nuk mund të jenë më të vetme. Ka ardhur koha të bëjmë politika më të strukturuara, të mirë-adresuara e të gjera për nxitjen maksimale të rritjes ekonomike, për garantimin faktorial të qëndrueshmërisë së saj, për rritjen e prodhimit vendas dhe eksporteve, për hapjen masive të vendeve të reja të punës. Cila është strategjia më e mirë për rritjen ekonomike? Rritja ekonomike për një vend si Shqipëria mund të vazhdojë të nxitet në tri mënyra: 1. Nëpërmjet borxheve dhe kredive nga jashtë; 2. Nëpërmjet eksporteve të lëndëve të para, disa produkteve të gatshme dhe një kategorie të caktuar shërbimesh; 3. Nëpërmjet ristrukturimit ekonomik dhe reformave të vërteta strukturore, rritjes me prioritet të prodhimit të brendshëm, diversifikimit të produkteve dhe shërbimeve, adoptimit masiv të teknologjive të reja. Dy mënyrat e para gjykohet se janë me nivel të lartë risku dhe jo shumë të qëndrueshme në raport me të tretën. Ta mbështesësh rritjen vetëm tek investimet apo kreditë e huaja, gjë që na pëlqen ta përmendim shpesh si “kulmin e suksesit të çdo qeverie” do të thotë të ushqesh iluzionin e një jetese dhe zhvillimi përtej mundësive të tua konkrete, do të thotë të jesh i varur shumë nga flukset, “devijimet” dhe kapriciot e shpeshta të tregjeve financiare ndërkombëtare, do të thotë të prodhosh një rritje ekonomike jo shumë reale të mbështetur në monedha të fuqishme e të mbivlerësuara të cilat sintetizojnë një strukturë ekonomike e konsumi larg realitetit tonë. Në kushtet kur borxhi publik në Shqipëri është në nivelet 63%/PBB dhe me tendencë rritjeje, kur deficit buxhetor është gjithashtu në tendencë rritjeje përtej 4%, mundësitë për ta konsideruar këtë rrugë janë të vogla. Aq më tepër që aktualisht, sfida dhe frika e çdo qeverie në botë është “gogoli i borxhit publik”. Edhe rritja ekonomike e bazuar ekskluzivisht tek lëndët e para dhe eksporti i tyre, apo “eksporti i krahut të punës” kur është fjala për sektorin me fason vlerësohet si jo e qëndrueshme në periudha afatmesme, sidomos për shkak të fluktuacioneve të mëdha të çmimeve të tyre në tregjet ndërkombëtare dhe

27

www.mapo.al

luhatjeve që pëson ky sektor nga evolucionet gjeopolitike rajonale e ndërkombëtare. Kriza e tanishme që preku rëndë sektorin e industrisë, eksportet me fason,etj., është një dëshmi e këtij konkluzioni. Mënyra e tretë, që sipas shumë shembujve pozitivë në botë, ka prodhuar një rritje konstante afatgjatë është “promovimi i produkteve të përpunuara dhe ofrimi i shërbimeve moderne”. Duke parë zgjerimin e tregjeve ndërkombëtare dhe kërkesës për produkte të përpunuara si dhe efektet pozitive që ato japin në rritjen e punësimit të brendshëm, nga shumë qendra e institucione të specializuara duhet që vendet si Shqipëria të bëjnë politika specifike rritjeje ekonomike me këtë fokus. Kryefjala mbetet “rritja e prodhimit të brendshëm”, shtimi i PBB-së nga prodhimi dhe jo nga konsumi siç ka qenë modeli dominues i deritashëm. Meqenëse duam të nxisim rritjen ekonomike afatgjatë, duhet të mos mbetemi tek politikat fondamentale të programeve të axhustimeve strukturore si p.sh., stabiliteti makroekonomik, thellimi i privatizimeve, hapja e liberalizimi ekonomik, por të fokusohemi maksimalisht drejt politikave prodhuese e sidomos politikave energjetike, industriale dhe agrare, të jemi të kujdesshëm me stabilitetin financiar, të jemi maksimalisht të prirur për futjen masive të teknologjive të reja në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe biznesit tonë, të kemi realisht në fokus zgjerimin e kapitalit human dhe përfshirjen sa më të gjerë të popullsisë aktive e territorit në “kontributin dhe përfitimet nga rritja ekonomike”. Rritja ekonomike që ekziston në një terren ekonomiko-financiar të dominuar nga deficiti i bilancit të pagesave, deficiti i konsiderueshëm tregtar, treg ushqimor i varur dukshëm nga importet, nxitja subjektive e kërkesës së brendshme, mospërfshirja e gjerë e grupeve të ndryshme sociale dhe tërësisë territoriale në kontributin e përfitimet nga rritja, nuk vlerësohet si rritje ekonomike e qëndrueshme dhe eficiente. Kolona vertebrale e këtij ndryshimi duhet të jetë biznesi privat, ristrukturimi dhe modernizimi i tij. Por, ky objektiv duket larg arritjes po të kemi parasysh gjendjen aktuale. Kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë politika favorizuese “për përmirësimin e klimës së biznesit”, “për uljen e taksave dhe thjeshtimin e sistemit tatimor e fiskal”, “lehtësimin e presionit fiskal ndaj tij”, por vetëm kaq nuk mjafton. Shqetësuese është “cilësia” e këtij biznesi, është brishtësia dhe në mjaft raste “amatorizmi” i tij, është informaliteti i lartë

i tij. Në gjuhën e politikave ekonomike kjo përkthehet si “domosdoshmëri akute për politika që zhvillojnë, zgjerojnë dhe konsolidojnë biznesin” dhe jo thjesht “përmirësimi i klimës së biznesit”. “Post-tranzicioni”: rruga për profilizimin e kapitalizmit “shqiptar” Në debatet politike e ekonomike flitet shumë për përfundimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri dhe fillimin e një situate specifike post-tranzicion ku fillin udhërrëfyes e luan procesi i integrimit evropian dhe domosdoshmëria e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Shqipëria po kalon nga një fazë e politikave të axhustimit strukturor të filluar në 1992, nën survejimin dhe bashkëpunimin me FMN dhe Bankën Botërore, të cilat synonin në mënyrë prioritare stabilitetin makroekonomik të shprehur përgjithësisht në reduktimin e deficitit buxhetor, kontrollin e inflacionit, zvogëlimin e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm, stabilizimin e rritjes ekonomike, thellimin e privatizimeve, hapjen e tregut dhe ekonomisë, dhe në mënyrë të veçantë krijimin e tregut të lirë, në një fazë të re. Në këto 5-6 vitet e fundit kemi hyrë në një stad të ri politikash ekonomike të cilat synojnë reforma dhe transformime të rëndësishme strukturore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin në ekonominë evropiane dhe ndërkombëtare. Dhe e gjitha kjo në një kontekst intensiv të adaptimit me normat dhe standardet e acquis communitaires, të cilat janë dhe objektivi final i strategjive dhe politikave të zhvillimit ekonomik e social në periudha afatmesme dhe afatgjata. Por, të hysh në Europë, në radhë të parë do të thotë të kesh koncepte të qarta dhe të ndërtosh e konsolidosh një sistem të plotë ekonomiko-social kapitalist. A e shtrojmë në dimensionet që duhet, a kemi tentuar të bëjmë një analizë cilësore për t’u përgjigjur me politika konkrete pyetjeve apo me saktë pikëpyetjeve të

Kolona vertebrale e këtij ndryshimi duhet të jetë biznesi privat, ristrukturimi dhe modernizimi i tij. Por, ky objektiv duket larg arritjes po të kemi parasysh gjendjen aktuale. Kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë politika favorizuese “për përmirësimin e klimës së biznesit”, “për uljen e taksave dhe thjeshtimin e sistemit tatimor e fiskal”, “lehtësimin e presionit fiskal ndaj tij”, por vetëm kaq nuk mjafton. Shqetësuese është “cilësia” e këtij biznesi, është brishtësia dhe në mjaft raste “amatorizmi” i tij, është informaliteti i lartë i tij. Në gjuhën e politikave ekonomike kjo përkthehet si “domosdoshmëri akute për politika që zhvillojnë, zgjerojnë dhe konsolidojnë biznesin” dhe jo thjesht “përmirësimi i klimës së biznesit”.

mëposhtme: cili është modeli më i përshtatshëm i kapitalizmit për Shqipërinë? A po ndërtojmë një model koherent e të strukturuar, apo po ndërtojmë një mozaik elementesh të kapitalizmit, portretin shqiptar të të cilit nuk e di dhe nuk e kemi projektuar akoma në një vizion afatgjatë? Reagimi më i pritshëm është një përgjigje e tipit: “përderisa objektivi jonë final është Bashkimi Europian, atëherë dhe modeli jonë i kapitalizmit do të jetë Modeli kapitalist europian, megjithëse dhe ai amerikan na pëlqen shumë. Pikërisht këtu fillon përballja e vërtetë me problemin. Kapitalizmi ka disa parime e rregulla bazë që përbëjnë thelbin e tij, por nga ana tjetër çdo vend e profilizon kapitalizmin sipas specifikave e zgjedhjes së tij. Franca ka zgjedhur modelin e kapitalizmit shtetëror, Gjermania, Austria, vendet baltike e skandinave kapitalizmin social-demokrat, SHBA, Anglia kapitalizmin liberal anglosakson, Japonia kapitalizmin koorporatist, Kina kapitalizmin me dy shpejtësi apo me dy këmbë, Italia, Spanja, Portugalia kapitalizmin sipërmarrës me dominim të SME, etj. Në këtë sens duhet të mos e reduktojnë çdo debat, analizë apo propozim vetëm te elemente të veçanta të sistemit si p.sh., te tregu, liria ekonomike, avantazhet krahasuese, politikat sociale, prezenca e shtetit në ekonomi, sistemi i taksave, i sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, etj., por ta trajtojnë në tërësinë e tij modelin kapitalist që duhet të ndërtojmë. Kjo bëhet e rëndësishme për faktin se në një masë të konsiderueshme, ne kemi ndërtuar strukturat kryesore të ekonominë e tregut, por sapo kemi filluar të ndërtojmë institucionet e kapitalizmit dhe të profilizojmë modelin e tij. Ky model, nuk fillon e mbaron vetëm te tregu dhe liria individuale, por ai ka nevojë të gjykohet e kristalizohet duke marrë në konsideratë ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve specifike, forcimin e demokracisë dhe legjitimitetit të gjithë aktorëve të zhvillimit, kompromiset e nevojshme politike si dhe faktorët psikologjikë e kujtesën historike të çdo vendi. Pikërisht këto elemente ka parasysh një nga ekonomistët e njohur për analizat e tij në raport me modelet e kapitalizmit, Magnin kur evidenton faktin se analiza e trajektores së tranzicionit të vendeve ish-komuniste të Europës Qendrore e Lindore, tashmë anëtare të BE-së, dëshmon për lindjen e një forme origjinale të kapitalizmit, e një modeli shumë të përshtatur me historinë dhe realitetin ekonomik, social, politik e psikologjik të tyre. Përpara se t’i referohemi një elementi të modelit apo shkolle si “liberale”, ultraliberale, regulacioniste, institucionaliste, “historike”, “neo Ke y n e s - i a n i s t e ” e t j . , t ë p r e f e r o j m ë këndvështrimin tërësor, analizën krahasuese historike dhe gjeografike, si dhe eksperiencën e problematikën e vendeve të tjera të Europës Qendrore e Lindore që tashmë janë integruar në BE. Sipas ekspertëve të modeleve të kapitalizmit, është thjesht iluzion praktika e “importimit” të një modeli të gatshëm dhe ajo e krijimit të një mozaiku me anët më të mira të modeleve të ndryshme. Vetëm duke i kuptuar në tërësinë e tyre dhe respektuar kompleksitetin e çdo modeli të kapitalizmit që ekziston tashmë në botë, me të mirat dhe të këqijat e tij, mund të nxirren përfitimet e duhura nga eksperienca e të tjerëve. Atëherë, cili është modeli i kapitalizmit më i përshtatshëm për Shqipërinë në këtë fazë të zhvillimit të saj? -Vijon në numrin e ardhshëm.


28

E shtunë-diel, 11-12 maj 2013

www.mapo.al

Peregrinus

Hylli i dritës Kthim mbrapa nuk ka, edhe pse Koliqin, në gjithë modernitetin e tij e kemi përkrah, madje ai rend para nesh, tue na diftue shtigjet e reja të lavrimit të shqipes e pse jo edhe nji atdhedashuni të lirë prej çdo afshi të randë shovinist, nji dashuni e nji shtozim (devocion) për rranjët tona.

Ardian Ndreca

Në përvjetor të Ernest Koliqit (Shkodër 20 maj 1901 - Romë 15 janar 1975)

P

ër të asht shkrue shumë e prapseprap asht thanë shumë pak, e kam fjalën për studimin e veprës së tij, sidomos asaj të Mbasluftës por edhe për vitet e kalueme në Romë. Nuk kemi nji jetëshkrim të plotë të Ernest Koliqit, por mbi të gjitha na mungon nji studim sistematik i gjithë veprës së tij. Në pritje të këtyne po kufizohemi me shkrue dy rreshta me rasën e përvjetorit të tij të lindjes. Nuk asht i qartë viti i lindjes së tij, por për me i ra shkurt, tue u bazue në të dhana të vetë familjarëve, ka shumë gjasa që Ernesti të ketë lindë në Shkodër me 20 maj 1901, e jo në vitin 1903 siç asht shkrue deri tashti. Lajthitje të tilla për kohën kanë qenë të zakonshme, por gjetja e regjistrit të pagzimit të famullisë së Shkodrës kishte me i vu kapak kësaj pune pse të paktën për vitin do të ishim të sigurtë, tue qenë se pagzimi i fëmijëve asokohe bahej mbrenda nji kohe relativisht të shkurtë. Në vjeshtën e vitit 1943 Koliqi pat mbërrijtë me i shpëtue dhunës komuniste tue ikë prej portit të Tivarit së bashku me prindt, me gruen e më të afërm të tjerë në Itali, tue zanë vend në Universitetin e Romës, ku nisi menjiherë me ba nji punë të lavdërueshme në të mirë të vendit të vet. Vitet e mërgimit e përpoqën drejtpërdrejtë apo edhe me anë të shkëmbimeve epistolare me miq të vjetër të ikun Shqipnijet si Át Zef Valentini, i cili ndërkaq kishte marrë drejtimin e revistës “Letture”, Mustafa Kruja, dekani i letrave shqipe, që kishte gjetë strehë në Ramleh, afër Aleksandrisë së Egjiptit; fati e bashkoi edhe me mikun e vet të dashun kapidan Gjon Markagjonin e me Mehdi Frashërin që jetonin në Romë, u përpoq edhe me miq tjerë shkodranë si: gjuhëtari Karl Gurakuqi, tregtari i kamun Rrok Prennushi në Trieste, intelektuali i ri Ton Koka, Lin Shkreli, Silvia Zorzoli, Lodo Pistulli, Lin Shestani e me shumë miq të rinj që njohu në ato vite. Ka mjaft aspekte të jetës së Koliqit mërgimtar që nuk njihen sa duhet. Për shembull, grueja e tij mikpritëse e palodhun, Vangjelija Vuçani, ishte e përgatitun me pritë e me qitë e me shtrue bukë në çdo orë të ditës e të natës në shtëpinë e tyne bujare, fillimisht në Piazza Ungheria e mandej në Piazza della Balduina për të gjithë shqiptarët refugjatë që përshkoheshin kah Roma. Ernesti në fundin e viteve ’40 jepte e merrte për bashkimin e të gjitha forcave antikomuniste në nji front të vetëm kundër qeverisë së Tiranës. Ai besonte se nji paqtim mes Ahmet Zogut, Bllokut dhe Ballit ishte kërkesë e situatës tragjike që po kalonte kombi shqiptar. Punët shkuene siç e dijmë dhe ndër vite, prej letërshkëmbimit të tij, kuptojmë edhe dëshpërimin për mungesën e nji veprimi të bashkërenduem politik në të mirë të Shqipnisë. Koliqi ndihmoi, tue lirue prej kampeve të refugjatëve dhe tue u sigurue ndihma prej organizmave ndërkombtare, nji numër të madh shqiptarësh, pa shikue as prejardhjen politike (i duhet kujtue lexuesit të sotëm se urrejtja mes ballistave dhe bllokistave ishte po aq e thellë sa urrejtja mes tyne dhe komunistave) e as atë krahinore. Nuk e bante ketë gja për me pasë mirënjohje, mbasi dihet që ky asht nji virtyt shumë i rrallë ndër ne, madje shumë shpesh – siç vëren ai vetë në disa letra – e mira që bani iu shpërblye me shpifje e dashakeqësi. Atë që nuk mbërriti me ba kurrnjiherë me mjete politike për vendin e tij, Koliqi e bani mrekullisht me artin e me mendjen e tij të hapun. Në fundin e verës së vitit 1957 ai nxori në dritë numrin e parë të revistës Shêjzat (vijim ideal i Shkëndisë së Tiranës që kishte reshtë tashma), të cilën do ta mbante gjallë deri në fund të vitit 1974, pak para vdekjes. Për shumë vite Koliqi u diftue nji mecenat i vërtetë për shumë të rinj shqiptarë të ikun prej ish Jugosllavisë së atëherëshme, tue sigurue viza dhe bursa studimesh, tue ua hapë bujarisht revistën e tij e tue i inkurajue me vijue me punue për kulturën tonë, ndër këta njehim piktorin Lin Delija, shkrimtarin Martin Camaj, etnologun Vinçens Malaj, shkrimtarin e përkthyesin Anesti Andrea, shkrimtarin Fadil Karakaçi e shumë të tjerë. Çka i mungonte tej maset ishte atdheu i tij e ketë mungesë ai mundohej me e zevëndsue tue ndejt me shqiptarë, kryesisht malsorë të mendshëm e të urtë, prej të cilëve vilte fjalë e shprehje, kangë e rrëfime popullore. Në vitet e mërgimit ai kujtonte me mall, prej shtyllave të Shêjzat apo prej letrave private, verat e kalueme në Dukagjin, ndejen në stanet e Thethit e të Shoshit, kangët e buta të poetit të Du-

Gjergj Meta

Kisha katolike dhe zgjedhjet për integrimin

M

kagjinit: Gjergj Pllumit, i cili ndërkaq kalonte vitet e pleqnisë e tij, si i ikun, në Gusi. Malsorëve ai u njihte nji rol tejet emancipues në kulturën tonë, virtytet e idealet e njerzve të paprekun prej progresit, i dukeshin Ernestit në vitet ’30-’40 si nji visar që pasunonte dhe e siguronte shpirtin shqiptar në rrugën drejt qytetnimit. Kthimi i tij në gjinin e natyrës dhe kulturës pararendëse ngjet, mund të themi, me mallin dhe besimin që kishte Rousseau-së tek roli pedagogjik i thjeshtësisë së natyrës së pastër. Nji mënyrë tjetër për mos me e humbë shpirtin ishte edhe shkuemja pranë arbreshëve të Italisë. Edhe pse profesor universitar, Koliqi, me përvujtní shkonte gjatë pushimeve të verës me dhanë gjuhë shqipe në katundet arbëreshe, ku ndizte flakën e pashueme mes të rinjve që do të baheshin nji të nesërme mësuesa e edukatorë. Falë zotësisë së tij Instituti i Romës mblodhi rreth vetes shumë studenta, që edhe pse ndiqnin degë të ndryshme humaniste, frekuentonin kurset e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Revista e tij u ba qendër e vërtetë e mendimit të lirë shkencor shqiptar, madje e vetmja qendër serioze jashtë atdheut. Ajo që e vriste Koliqin ishte fakti se revista dhe vetë vepra e tij nuk lejohej me qarkullue as në Jugosllavi, kjo gja ndodhte për shkak të aktivitetit në favor të Kosovës gjatë Luftës së Dytë botnore. Ndërkaq vitet kalonin, miqtë e dashun vdisnin nji nga nji e bashkë me ta shkimej edhe shpresa me u kthye edhe nji herë në atdhe. Megjithë tonet disi pesimiste të viteve të fundit, Ernest Koliqi e parashihte fundin e komunizmin e ketë gja ai e shkruen tek nji pièce me titullin Rranjët lëvizin, ku flet për nji kthim të përfytyruem të së bijës, mbas ramjes së komunizmit e mbas vdekjes së t’et, tek shtëpia atnore në Shkodër, e cila për vite me rradhë ishte zanë prej qiraxhinjsh të futun prej regjimit komunist. Aty përshkruen sesi ai kthim nuk do të ishte kurrsesi nji rikthim në Shkodrën që ai kishte lanë dikur, ajo kishte mbarue shqim pse së bashkut me dekadencën koha, tashma “koha e komunizmit” kishin prodhue nji njeri tjetërsoj. Koliqi nuk shpreh haptas gjykime vleret, por kufizohet tue pikzue nji indiferencë dhe nji lloj bastardimi, të nënkuptuem si rezultat i nji kryqzimi të dhunshëm mes së vjetrës dhe së resë. Ende sot Hija e maleve, Tregtar flamujsh, Gjurmat e stinve, edhe pse kanë kalue ma se tetëdhjetë vjet lexohen me andje e na sjellin përpara nji botë që asht zhdukë krejtsisht, apo ma mirë me thanë asht shndërrue në diçka që ende s’dijmë mirë se çka asht, pse jemi shumë afër e shumë të dashunuem mbas Koliqit për me pranue përmbysjen epokale që ka ndodhë. Kthim mbrapa nuk ka, edhe pse Koliqin, në gjithë modernitetin e tij e kemi përkrah, madje ai rend para nesh, tue na diftue shtigjet e reja të lavrimit të shqipes e pse jo edhe nji atdhedashuni të lirë prej çdo afshi të randë shovinist, nji dashuni e nji shtozim (devocion) për rranjët tona.

e Letrën e tyre për zgjedhjet e 23 qershorit që mban datën 8 maj 2013, por që vetëm dje u dorëzua për shtypin, duket se Ipeshkëvinjtë katolikë të Shqipërisë kanë dashur kësaj here t’u ikin toneve të përgjithshme e të ndalen në disa problematika të veçanta të zgjedhjeve. Një analizë të kësaj Letre nuk mund të mos e nis nga fundit i saj, ku Ipeshkëvinjtë katolikë, në përkim edhe me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, i ngarkojnë politikës shqiptare përgjegjësinë e mosmarrjes së statusit të vendit kandidat. Ndër shkaqet e kësaj vonese dallohen pikërisht te mosadministrimi i mirë i zgjedhjeve në të kaluarën dhe mosmarrëveshja për votimin e ligjeve të nevojshme për integrimin. Sigurisht mund të ketë dhe ka edhe shkaqe të tjera, por duket se këto dyja përbëjnë thelbin e këtij dështimi të politikës në Shqipëri. Në fakt Ipeshkëvinjtë janë në përkim të plotë me atë çka ata kanë thënë në Letrën Baritore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në të cilën thuhet me forcë se e ardhmja politike e Shqipërisë është familja europiane. Por për të shkuar drejt zgjedhjeve të pranueshme dhe të njohura prej të gjitha palëve, çka ka munguar në zgjedhjet e deritanishme, është shumë i nevojshëm identifikimi i disa dukurive negative që njollosin një proces zgjedhor. Këto pika të listuara në letrën e ipeshkëvinjëve janë rezultat sigurisht i një hulumtimi të kujdesshëm nga ana e tyre. Së pari, Ipeshkëvinjtë duan të shkundin indiferentizmin e pjesëmarrjes në zgjedhje. Pjesëmarrja në jetën publike nëpërmjet votimit është një detyrë përveçse edhe një e drejtë. E ajo duhet të ushtrohet nga të gjithë, në veçanti nga të krishterët katolikë të cilëve më së pari u drejtohet kjo letër. Akuzat për karrierizëm, për idhujtari të pushtetit, për egoizëm dhe për korrupsion që u drejtohen politikanëve, nuk mund të justifikojnë mospjesëmarrjen në votime. Në fakt përvoja e këtyre viteve, që del në pah edhe nga biseda mjaft spontane me njerëz të zakonshëm, tregon se ka një indiferencë të madhe të njerëzve për pjesëmarrjen në votime. Shpesh kjo justifikohet me faktin se asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e shqiptarëve. Ky është një lloj fatalizmi që ka nevojë të shkundet dhe vota sigurisht që mund ta shkundë. Dukuria negative e shitblerjes së votës, si shitblerje e lirisë individuale, theksohet me forcë në këtë letër. Edhe këtu përvoja flet më shumë se çdo gjë tjetër dhe ipeshkëvinjtë kanë vendosur gishtin në një plagë të përhapur. Për ne që jemi çdo ditë në terren me njerëz, me të cilët flasim e bisedojmë, ky është një fenomen i përhapur e ka shumë gjasa të përsëritet. Nuk është i rastësishëm edhe fenomeni i kandidatëve biznesmenë, garancitë financiare për të hyrë në lista që kandidatët duhet të lënë pranë partive reciproke etj. Shitblerja e votës është shitblerje e dinjitetit të njeriut. Ai që e shet dhe ai që e blen janë të dy në borxh me vetveten dhe me tjetrin, përveçse me moralin. Të përfytyrojmë për pak çaste dikë që vjen në pushtet me një votë të blerë? Ai është i gatshëm që këtë votë të blerë ta rifitojë përsëri o në tendera, o duke u korruptuar, apo ç’është më e keqja, kur t’i shkojë ai “hallexhiu”, që ia ka shitur votën, për t’i qarë hall. Prandaj vota duhet të jetë e lirë e nuk mund të merret me para apo akoma më keq nën kërcënim sidomos për vendin e punës apo me premtimin e vendit të punës. Ja pse Ipeshkëvinjtë këmbëngulin që administrata të mos preket dhe të mos jetë e përfshirë në fushatën elektorale. Është absurde që të punësuarit në administratë në nivel lokal dhe të përgjithshëm janë të detyruar të marrin pjesë në mbledhjet e partive që i kanë futur në punë në të gjitha nivelet. Një tjetër fakt është përfshirja e fëmijëve, sidomos të shkollave të mesme, në fushatën elektorale. Edhe ky fenomen prej Ipeshkëvinjëve quhet një formë abuzimi. Në këto vite është vënë re gjithashtu një lloj fryme negative me përdorimin e një gjuhe shumë të dhunshme në kohë fushatash, një gjuhë denigrimi, sidomos përdorimi i familjeve dhe çështjeve personale ndaj kundërshtarit politik. Kërkesa për një fushatë pozitive e cila mbështetet mbi programet dhe propozimet e jo mbi sharjet dhe fyerjet e kundërshtarit, përbën një shtyllë të standardit demokratik të zgjedhjeve. E gjithashtu, lidhur me këtë është administrimi i zgjedhjeve në të gjitha hallkat e tyre para, gjatë dhe pas votimeve. Fatkeqësisht, vënë re ipeshkëvinjtë, ka prirje për të manipuluar e penguar procesin zgjedhor. Jam i bindur se ka edhe shumë gjëra që mund të thuheshin e të thuhen ende, por ipeshkëvinjtë kanë vënë theksin në gjërat më thelbësore e ndër ta dua ta përmbyll me dy aspekte të tjera të thëna në letër: pranimi i zgjedhjeve dhe i rezultatit si garanci e një parlamenti të ligjshëm dhe sidomos efikas për çuarjen përpara të reformave për demokratizimin e vendit që doli para 20 vjetësh nga diktatura më e egër komuniste në Europë. E gjithashtu, një parlament dhe një mazhorancë që të garantojë një qeveri të qëndrueshme për luftën ndaj korrupsionit që sikurse theksojnë ipeshkëvinjtë, është një plagë vdekjeprurëse për demokracinë shqiptare. Kjo plagë vazhdon të mbajë të ngërthyer për fat të keq jetën e vendit në shumë hallka të tij. Votimi duhet të jetë i pjesëmarrë e kjo është një detyrë dhe e drejtë, por gjithashtu një detyrë dhe e drejtë është edhe votimi sipas ndërgjegjes. “Mos harroni – thonë drejt fundit Ipeshkëvinjtë katolikë në Letrën e tyre që do të lexohet në të gjitha kishat në ditën e nesërme - se vota juaj duhet të shkojë aty ku ju thotë ndërgjegjja dhe për ato programe që promovojnë vlerat më të mira njerëzore: të drejtat e pacenueshme të jetës, familjen dhe moralin, gur themeli për një shoqëri të shëndoshë.” Janë këto vlera që duhet të përbëjnë kriteret për një votim të lirë dhe sipas ndërgjegjes së të krishterëve në radhë të parë e sigurisht të të gjithë atyre që besojnë në këto vlera. Shumë sish që do të lexojnë deklaratën, ndoshta do të mundohen të gjejnë, më shumë se sa përgjegjësitë e veta, ato të të tjerëve. Kështu është, faji mbetet gjithmonë jetim. Por këtu është koha të reflektojmë të gjithë bashkë e kjo letër ofron një mundësi sado të vogël reflektimi për të mirën dhe të ardhmen e Shqipërisë që duam.


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

11

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPO W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Rinia politike: fenomeni i të rinjve në politikë (II) Prof.Dr. Ylli Pango Rritja e angazhimit politik e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë. Kjo është mjaft e rëndësishme. Pjesëmarrja e rinisë në politikë përfaqëson treguesin më sinjifikativ të edukimit qytetar, të demokracisë pjesëmarrëse, përgjegjësisë qytetare, të së ardhmes së demokracisë. 3-4 vitet e fundit në fushatat politike shfaqet një tendencë për angazhim më të madh të rinisë, qoftë nëpërmjet niveleve të larta të pjesëmarrjes në zgjedhje si votues por edhe si aktivistë, apo dhe të zgjedhur. Veç të tjerash edhe interneti, si metodë e re sensibilizimi, pjesëmarrjeje, komunikimi, ndikimi politik, ka ndikuar mjaft në këtë rritje. Kjo teknologji e re ka reduktuar koston e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike dhe ka rritur shpejtësinë e organizimit e komunikimit të tyre duke krijuar kontakte imediate e zgjidhje eficiente problemesh pavarësisht nga distancat e mëdha. Kjo ka lehtësuar gjithashtu rrugët e shpërndarjes së informacionit të gjithëve njëherazi. Mjete të tilla si rrjetet sociale, blogjet, Youtube, mesazhet, kanë qenë të suksesshme për të mobilizuar të rinjtë për votime por edhe më tej në angazhimin e tyre politik e qytetar. Jo më kot Berisha kërkoi pjesëmarrjen e adoleshentëve 16 vjeç në votime. Interesi i tij për internetin dhe përhapja e tij falas, u ka dhënë atyre jo vetëm akses në zbavitje, komunikim mes tyre etj., por disi në formë naive edhe në politikë, ku po të votonin, natyrisht do preferonin politikanët që ua krijuan këtë mundësi. Një formë tjetër e sensibilizimit të rinisë për politikën është përfshirja e çështjeve të rinisë në programet politike të partive, dhe përcaktimi e realizimi i objektivave që zgjidhin probleme rinore. Këtu duhet të përfshihen edhe zbatimi i programeve të posaçme për rininë, sepse të rinjtë kuptojnë e angazhohen më mirë në çështjet që i shqetësojnë ata e që vënë në lëvizje qëllimet e tyre perspektive. Studimet tregojnë se në mjaft raste është më efektive të sigurosh pjesëmarrjen politike të rinisë në çështje për të cilat ata kanë interes direkt, të tilla si punësimi, arsimimi, kostoja e studimeve, sesa ta angazhosh atë në çështje puro politike e ideologjike.              Përfshirja e rinisë në vendimmarrje, pa dyshim mbetet më e rëndësishmja për një demokraci reale e funksionale. Kjo realizohet nëpërmjet përfshirjes së të rinjve në këshilla, institucione, organe të zgjedhura, apo duke mbështetur financiarisht problemet e grupeve të interesit të të rinjve. Deri në emërimin e më të aftëve syresh në pozicione të larta të administratës publike. Të rinj që sjellin të renë, apo të rinj që imitojnë të vjetrit. Kur i riu nuk sjell gjë të re në politikë, nuk ka kreativitet a potencial kulturor a intelektual, ai priret të imitojë politikanët e vjetër, e sidomos, liderin e gjithëpushtetshëm. Sidomos kur e ka frikë atë, kur frustrohet prej tij, ai e ndjek atë hap pas hapi, e imiton, kopjon shtampat e tij, deri në gjestet e frazat parazitare. Kësisoj tek ai mbetet vetëm një synim: të ecë në karrierë e të përfitojë më vonë nga zemërgjerësia e kryetarit. Ndryshe ky shfaqet edhe si Fenomeni i të rinjve agresivë, por njëherazi servilë e të frymës së vjetër në politikë. Kjo tendencë e cila po ndiqet nga mjaft të rinj të angazhuar në politikë kohët e fundit sfumon kreativitetin e të renë në politikën shqiptare, aq të nevojshme për ndryshim. Këta janë të rinjtë që e lënë  shoqërinë e politikën shqiptare në stadin rudimentar të centralizimit të pushtetit me reminishenca të forta të modelit të vjetër totalitar, pra në demokraci formale. Të rinjtë duhet të futen në politikë për të qeverisur ndryshe në të ardhmen, për të zgjidhur problemet e vendit, pasi i kanë kuptuar thellë ato, për të punuar për të ardhmen e tyre e të të tjerëve dhe për të vendosur si qytetarë të lirë. Këta do të krijonin një bazë shoqërore të re, të predispozuar të kërkojë ndryshimin brenda vetes dhe jo vetëm duke pritur nga liderët. Ndërkohë te ne spikasin prej kohe në politikë, një grup të rinjsh, oratorë të komanduar, që stisin e rrjedhin mjaltë fjalësh e fjalish të pastra e të qëruara gramatikisht, por që në një vështrim të kujdesshëm, nuk kanë as thellësi mendimi e as shprehin aspirata të thella politike a humane. Këta në

pamje të parë, në formë i krijojnë një ide të cekët, sidomos njeriut të thjeshtë naiv, për një ndryshim a risi të pastër në atë krah të opozitës ku janë pozicionuar. Në të vërtetë, jo. Ata syresh, që kanë arritur deri aty, e kanë synim pushtetin, por si pushtet i të mirave në vetvete a për vetveten. Mjetet e format për arritjen e tij i shohin shpesh në formë agresiviteti, ashpërsie, polemike të papajtueshme a sherri banal me kundërshtarin në media, ku jo rrallë thelbi i goditjes është shpifja, biografia e tjetrit a cenimi i personalitetit. Këtu nuk ka risi, por vetëm përsëritje të politikës së vjetër. Por sidomos problemi është tek pjesa e dytë e problemit: a janë ata vërtet bazë shoqërore? A kërkojnë ndryshim brenda vetes e në shoqëri apo ia kërkojnë këtë liderit? Këtu “ngec se ç’ëndrra shohin ata të rinj” do të perifrazoja Shekspirin. Se këtu pastaj ka aq gracka të joshjes së pushtetit, ku mjaft syresh ngecin që në krye, madje pa e kuptuar as vetë dhe rezultojnë a shfaqin padashur të vërtetën e vetes, me një mentalitet tejet të vjetër e klasor antagonist ndoshta të trashëguar nga baballarët a indoktrinuar nga liderët aktualë. Mentalitet madje të frikshëm kur e sheh nën kostum të ri. Ndër më tipikët e këtij mentaliteti, është djaloshi i ri i politikës së vjetër E. Velia. Case study. Kur E. Veliaj erdhi rishtazi nga përtej

oqeanit, disa njerëz patën naivitetin, sadopak kohë, të besojnë se ky njeri vinte nga larg me një mentalitet të ri e aspironte vërtet progres e të mira në shoqëri. Fliste qartë e rrjedhshëm dhe mjaft të rinjve sikur filloi t’ua mbushte mendjen. Më pas doli qartë se ku instruktohej dhe deri këtu nuk ishte aq keq se në fund të fundit kishte zgjedhur, sado në klandestinitet, një lider partiak si model për ta ndjekur a më mirë për t’iu bindur. Por këtu e keqja filloi me adaptimin me sistemin e vjetër të të menduarit politik dhe brendësimin e tij si mentalitet vetjak. Kështu qëlloi që, ndonëse nisi bujshëm ai u shua shpejt, si rrjedhim i gabimeve të veta por dhe tutelës së Ramës e pamundësisë së tij gati organike për të duruar sadopak rivalitet. Kur u rishfaq pas sfumimit të parë, ishte tjetër, disi më i butë, i shtypur, i nënshtruar, i rrahur. Për të mos thënë kone e rrahur. (Është vërtet brilant si rast tipik studimi). Si i ri arrivist e karrierist, kuptoi se madje edhe shfaqje të vogla origjinaliteti në formë a guximi të hovshëm rinor, nuk shiheshin fort me sy të mirë nga udhëheqja partiake. Vetiu i sugjerohej vetëm një rrugë: ndjekja deri në kopjim e rrymës centrale të udhëheqësit partiak, drejtuesit të së majtës luksoze (nëse mund ta quajmë të tillë sipas një modeli  francez politik të dikurshëm). Erioni filloi të për-

dorë termat e ashpra t�� politikës së vjetër, nisi gërmimet në të kaluarën a biografinë e kundërshtarëve politikë, dhe në pak kohë u modelua e realizoi kuvendin sipas vendit. “O Zot, po ne diku i kemi dëgjuar këto më parë, madje ca si shpesh”, thanë njerëzit. Po, këto ishin po ato fjalë që përdornin e ende përdorin sot e gjithë ditën pothuaj gjithë liderët e politikës sonë për njëri-tjetrin! Po! Kjo ishte lufta e klasave me kostum të ri, me fjalë pak më të qëruara...por po ajo. Veç nga goja e të riut veshur me kostum trendy, por me të brendshme të ushtrisë së vjetër a të baballarëve të luftës së klasave. Ndjekja këmbë pas këmbe, në fjalë, gjeste, terminologji e tyre. Pastaj, sërish Erioni nisi të shfaqej pak e më pak. Kjo ishte faza e dytë e ciklit. Regjja me dhunën partiake. Më rrallë e shihnin në ekrane a mitingje. Së fundmi ai ishte në rresht me të tjerët. Në korsi. Me korse madje. Deri në momentet kur urdhërohet të dilte, jo shpesh, veç me urdhër në ekrane. Rama këtë veçori kontrolluese-shkelmuese të njerëzve poshtë vetes, e ka sui generis, tipike, nevralgjike, organikisht enveriane. Kur ndokush e tepron me protagonizëm, qoftë dhe imitativ, protagonisti mënjanohet pa dorashka, deri me shkelma. Po ajo që bën vërtet përshtypje interesante, ishte reagimi në zgjedhjet e vitit 2009 i elektoratit ndaj Erionit. Rama e hodhi Erionin në betejë elektorale vetjake-grupore. Edhe për të luajtur siç bën shpesh me këdo, por dhe për t’i treguar vlerën e lëkurës, që më vonë të kujdesej më me mençuri për të duke konsideruar që si lëkurë cilësie të dobët, mund të grisej më lehtë. Kështu Erioni konkurroi më vete me grupimin e tij. Dhe këtu ky elektorat shqiptar që rrallë ka gabuar: nuk i dha vota Erionit të ri, “frymës së re në politikë”. Përse ndodhi? Ku vajti simpatia e qëmotit? Nuk ka njeri interes të japë vota një fryme të vjetër veshur me petk të ri. Mjaftueshëm të vjetër i marrin këto vota. Kjo ndjehet intuitivisht nga votuesi shqiptar, madje dhe tek ai pa ndonjë trajnim special politik. Të kishte qenë ndryshe, të kishte qenë vërtet një i ri i pavarur nga të mëdhenjtë, nga politika e vjetër, një frymë e re në politikë, mendoj se do të kishte patur mbështetje. Antipodi i tij Albin Kurti në Kosovë, arriti të ketë jo pak deputetë në parlament. Njerëzit kanë nevojë për të renë në politikë, por Erioni nuk ishte i tillë. Pikërisht, prandaj Velia përbën fenomen tipik negativ rinor në politikë dhe modelin e asaj se si të rinjtë nuk duhet të jenë në politikë. Ky është modeli agresiv, njëherazi servil, që për t’u rilevuar, mimetizon liderin autoritar deri në vetëdhunim. Kjo vërehet lehtë madje edhe nga sy të pastërvitur. Pra formë, kostum, syprinë e re, pa të brendshme, gjithnjë në gatishmërinë e dhunimit të herëpashershëm nga i madhi. Nga këta, shoqëria nuk mund të presë progres, por veç “Kuaj të mbretit, në rol kalorësish të rinj” sipas një titulli romani të së shkuarës. Erion Veliaj u bë i pakëndshëm për njerëzit se i gënjeu. Qoftë edhe me pamjen mashtruese prej të riu progresist socialist, në mos revolucionar. Madje në disa emisione televizive tentoi të gënjente me mirësi të shtirur deri edhe politikanë të vjetër si Dashi. Ishte ky, që i dha Erionit titullin ‘Lej Fen’ sipas emrit të heroit imagjinar rinor të revolucionit kinez. Në të vërtetë kategoria rinore Veliaj nuk është ajo për të cilën kërkohet angazhimi politik. Dikur, në një debat televiziv, i pata thënë një të riu pa brumë që nuk reshtte së përsërituri, “ne të rinjtë, ne të rinjtë”, “Mosha e re nuk është atribut në vetvete, së paku në politikë... por dhe gjetkë. Kur i riu ka brumë, natyrisht mosha e re është një atribut shtesë, një vlerë e shtuar, që i jep vlerë plus talentit, aftësive, duke i shtuar dhe energjinë, vrullin, pavarësinë e mendimit rinor”. Në të kundërt i riu mbetet vetëm moshë, numër...asgjë tjetër. Dhe po qe veç i tillë në politikë, s’mbetet veçse imitator i të vjetërve, pra i ri i plakur. Ka pra të rinj të plakur a të rinj pa talent që duke mos qenë veçse të rinj, e kthejnë këtë atribut në një vlerë minus. Mendoj se të një pjesë e të rinjve vazhdon të mbijetojë mentaliteti i vjetër dhe ende pothuaj nuk shohim të rinjyje të shkëlqejnë në qiellin e politikës sonë. Por dikur do të ketë. Kur të shpeshtohet oksigjeni i rralluar i atmosferës sonë politike.


30

E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

Fjalëkryqi klasik 11

22

33

4

5

4

13 13 15 17

19

17

25 29 26

28

36

37

43 38

39

46 43

31

32

38 32

33

40

41

47

48

53 48

18

21

21

26

27

22

27

28

30

49

10 10

12 12

23

23

24

29 35

36

40

4

44

50 45

54

11 11

16

44 49

9

15

19 22

39 35

3

98

34 31

33

34

7

8

14

20

24 20

30

7

14

16 18

25

66

5

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

51 46

42 37

41

42

45 Koha e fillimit ____:____

47

52

Koha e mbarimit ____:____

55

Horizontalisht

1. Mosinteresim, lënia pas dore e një pune. 9. Diçka që përdoret për të përgatitur, a prodhuar materiale të ndryshme. 13. E kundërta, ngre. 14. Është pjesë e ndeshjes së boksit. 16. Ka edhe një alumin të tillë. 17. Grup punonjësish, që drejtojnë një gazetë a një revistë. 21. Football Club. 22. Darkë që hanë myslimanët pas agjërimit. 24. Ndoshta, ka mundësi. 26. Titulli i një gazete të përditshme. 27. Studio e një skulptori. 28. Radio Tirana. 29. Besimi shpirtëror. 39. Kodi i një aparati. 31. Shyti i kinemasë shqiptare. 33. Lëng që mban erë të mirë. 36. Instituti Bujqësor. 38. I shtie frikën. 39. Industria Minerare. 40. Shpend i madh deti. 43. Zonë Amerikane. 44. Nikolla, shkrimtar humorist. 45. Fara, këngëtare, mbrapsht. 46. Pjesë midis brinjëve. 48. Vajza në dialekt. 50. Laget me ujë. 53. Koha që nga lindja e një njeriu e deri në një çast të caktuar të jetës. 54. Përemër vetor. 55. Bimë barishtore nga e cila përgatitet mustarda.

Vertikalisht:

Kthimi në gjendje të natyrshme. 2. Beqiraj i Akademisë së Shkencave. 3. Lëndë prej gome, që mund të epet, e të tërhiqet. 4. Kamion rus. 5. Kolonja në makina. 6. Bar mole. 7. Vajza në dialekt. 8. Ent Ndërtimi. 9. Metoda për heqjen e rrudhave. 10. Stop! 11. Vetia e dikujt për t’u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë. 12. Pjesë e shkëputur nga një opera. 15. Tërësia e tingujve të një vegle muzikore. 18. Enciklopedia Botërore. 19. Këshilli Europës. 20. Njeri që ka prirje të ëndërrojë dhe s’është në gjendje të veprojë në përputhje me realitetin. 23. Vihet për t’u mbrojtur nga dielli. 26. Instituti Juridik. 29. Oficeri në shah. 32. Trajta fillestare të kandrrave. 34. Përemër pronor. 35. Mal në Greqi ku sipas mitologjisë jetonin Perënditë. 37. Topulli, luftëtar patriot. 41. Hekura të kthyera në formë L. 42.Ves, huq, ose e ... 47. Serbes në fund. 49. Mbetet pas djegies. 51. Juria Ndërkombëtare. 52. Organizatë Arabe.

Sudoku | nivel mesatar 6 9

7

3 8

3

2

2 8

4 9 1 6 7

9 7

1

5

3 9

3 2 8 7 3 7 8 4

4

7 4 1 4

8

6

9

9 3

2

8 5

5 1 3

3 9 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 3

8

5

7

8

6 1

7 1 3

7

Koha e fillimit _____:____

2 4 8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

2

0

2

6

0

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

9

www.mapo.al

Të zgjohesh me një dre në shtëpi Derisa temperaturat po ngriten me ardhjen e stinës së verës, ne nuk jemi të vetmit që vuajmë vapën. Një banor i Redmondit, në periferi të Washingtonit, në SHBA, befas pa një pamje të pazakontë në pishinën e tij private. Brenda pishinës, amerikani pa se po freskohej një dre i egër, i ardhur nga një prej pyjeve të ndodhur pranë. Dreri, i kënaqur nga freskia e ujit, qëndroi në pishinë për disa minuta, përpara se të largohej, duke i dhënë kohën të zotit të shtëpisë që të arrinte të regjistronte gjithçka në kamera.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta ne cift sot do jete e qete dhe pa asnje problem. Ka gjasa qe partneri t’iu pergatise nje surprize te madhe e cila do iu beje te ndiheni si ne enderr. Venusi do i ndihmoje beqaret te kene takime te vecanta dhe shume shpejt te krijojne lidhje me personat qe do takojne. Ne planin financiar do iu ndihmoje se tepermi nje i aferm. Nuk do jete dite e keqe, qetesohuni.

Perspektivat per jeten sentimentale te cifteve do jene te mira. Bashkepunimi dhe komunikini do vazhdojne te jene te forta. Mundesite per aventura do jene te shumta per beqaret. Shfrytezojini nese deshironi ose prisni edhe disa dite nese keni enderruar dashurine e madhe. Per te arritur qendrueshmerine financiar duhet me teper organizim dhe matur me shpenzimet..

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dialogoni hapur sot me partnerin tuaj nese doni t’i zgjidhni mosmarreveshjet. Mos u druani te thoni gjithcka qe mendoni njehere e pergjithmone. Beqaret do kene me shume besim tek vetja dhe do kerkojne kudo per personin e endrrave. Disa edhe mund te gjejne. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te arsyeshem. Vetem ne kete mendyre nuk do perbelleni me veshtiresi.

Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja per jeten sentimentale te cifteve. Do flisni per cdo gje me partnerin dhe nuk do i mbani te fshehta njeri-tjetrit. Edhe beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do krijojne nje lidhje te qendrueshme, me shpejt sesa ata e mendonin. Nese doni qe financat te mos kene tronditje, shpenzoni me kursim dhe mos jepni asnje para hua.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do ndieni nje nevoje te madhe gjate kesaj dite per te dashuruar ne menyre paionante. Flisni me partnerin per kete sepse ai edhe mund t’ua plotesoje deshiren. Beqaret do jene me te qarte per ato qe duan. Edhe pse do keni disa takime, mundohuni t’i merrni gjerat shtruar. Ndikimi i planeteve ne sektorin e financave do jete pozitiv. Me ne fund do arrini ta ekuilibroni buxhetin.

Kjo dite do jete nje nga me te bukurat ne planin sentimental te cifteve. Dashuria do shkoje me se miri dhe do kaloni mjaft momente te lumtura. Shfrytezojeni diten sa te mundni! Beqaret nuk duhet te kerkojne perfeksionin, por duhet te perfitojne nga mundesite qe do iu jepen per takime. Financat ne pergjithesi do jene te mira. Vazhdoni ta menaxhoni ne kete menyre buxhetin.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinen je jetes suaj ne cift nese nuk doni qe te keni probleme me partnerin. D merziteni duke bere cdo dite te njejtat gjera dhe nuk do ndiheni te kenaqur. Per beqaret nuk do jete aspak dite e pershtatshme per te filluar nje lidhje. Prisni ehde pak. Ne planin financiar duhet ta rregulloni sa me pare situaten. Mundesite do jene te mira.

Ata qe jane ne cift do e kene te veshtire gjate kesaj dite te marrin vendime per te ardhmen. Flisni me partnerin dhe mendoni se bashku per hapat qe do hidhni. Kjo do jete zgjidhja me e mire. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje sepse ndihen me se miri ashtu si jane. Ne planin financiar mos filloni operacione te medha sepse do humbni me shume sesa do fitoni.

1 3

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

1 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra: 102, 152, 182, 236, 264, 265, 326, 334, 352, 362, 415, 485, 496, 895, 945, 965. Numra me 4 shifra: 0562, 1485, 2000, 2026, 2148, 2581, 2718, 3214, 4120, 4783, 6959, 8512.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 5 shifra:

11144, 29646, 34472, 38219, 50952,

51463, 52632, 55211, 55234, 65545, 75369, 92626. Numra me 6 shifra: 134952, 140943, 145965, 156212, 202020, 225760, 462683, 480142, 551618, 551820, 579854, 730081, 830554, 987778.

Me Merkurin ne anen tuaj, do e keni me te lehte sot t’i shprehni ato qe ndjeni. Pritet qe dita e sotme te jete premtuese dhe te kaloni momente emocionuese. Beqaret do jene mjaft terheqes dhe joshes. Ne kete menyre ata do e kene te kehte te bejne per vete cilindo qe do iu pelqeje. Ne planin financiar do jeni te frymezuar dhe do i vendosni gjerat ne vije. Bravo per vendosmerine.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Persepektivat ne planin sentimental do jene te mira per ciftet. Do ndiheni te mrojtur prane partnerit dhe dashuroni ashti si e ndjeni. Shfrytezojeni diten! Do keni takimi te shumta me personat qe iu pelqejne. Ne planin financiar duhet te pakesoni me patjeter shpenzimet sepse po vazhduar keshtu do keni probleme.

Nese keni kohe qe jeni ne nje lidhje duhet te tregoheni vigjilente sot. Dikush do mundohet t’ia prishe mendjen partnerit tuaj dhe t’ua marre. Kujdesuni edhe pak per pamjen e jashtme. Beqaret do benin mire te qendronin edhe sot vete. Mundesite per te krijuar lidhje nuk do jene te favorshme. Dielli do iu ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Me ne fund do jeni te qete ne kete plan.

PESHQIT (20/II-19/III) Merkuri do iu ndihmoje sot t’ia kaloni me se miri me partnerin tuaj dhe t’i shprehni ndjenjat sa me shume. Shfrytezojeni diten sa me shume qe te mundni. Beqaret me shuem gjasa do realizojne me ne fund takimin qe aq shume kishin pritur. Ne planin financiar, me shume se kurre do merreni me organizimin e buxhetit.


E shtunë-diel, 18-19 maj 2013

31

www.mapo.al

profil

Enrico

Letta

Një i majtë me qindra fije të djathta N

jë eurofil në anën e të moderuarve të formacionit të qendrës së majtë Partia Demokratike italiane, ai e filloi karrierën politike me Partinë e qendrës së djathtë Kristian-Demokrate që dominoi politikën italiane në periudhën e pas-Luftës së Dytë Botërore. Ungji i tij është Gianni Letta, ndërmjetësi kryesor politik i ish-kryeministrit të qendrës së djathtë, Silvio Berlusconi-t. Në fakt, Letta i riu kaloi dy orë me Berlusconi-n pak para se të nisej për në rezidencën e presidentit, Quirinale, për të diskutuar përbërjen e qeverisë së tij. Megjithëse ish-kryeministri nuk është vetë pjesë e qeverisë së re, prania e një prej aleatëve të tij më të afërt, Angelino Alfano, shihet si dëshmi e aftësisë urëndërtuese të kryeministrit të ri. Në një vend që dallohet nga klasa e tij e vjetëruar politike, ngritja politike e Enricco Letta-s ka qenë e shpejtë. Ai ka shërbyer ndërkohë në tri qeveri të qendrës së majtë dhe do të bëhet tani kryeministri i tretë më i ri në historinë e Italisë pas Giovanni Goria-s në vitin 1987 dhe Amintore Fanfani-t në vitet 1950. Ai doli në pah papritur në një kohë turbullirash ekstreme politike. Ish-kreu i Partisë Demokratike, Pier Luigi Bersani dha dorëheqjen pasi nuk arriti të formonte një koalicion qeverisës të qendrës së majtë, pas një performance të dobët në zgjedhjet e shkurtit dhe gjithashtu duke mos qenë i aftë për të shtyrë në presidencë kandidatin e zgjedhur prej tij. Mbetur pa rrugëdalje, Napolitano u rizgjodh në një mandat të dytë presidencial në një moshë të paprecedentë për postin, 87-vjeçare. Italianëve u ka ardhur në majë të hundës

Kur shpallte formimin e qeverisë së tij, Letta tha se ai ishte i kënaqur me numrin rekord të grave të zgjedhura në të dhe profilin më të ri të ekipit të tij. “Detyra ime e madhe do të jetë të sigurohem se nga kjo përvojë të mund të nxjerrim një politikë të re italiane me reforma institucionale”, pat thënë Letta. Ai është i njohur për prirjen për ta reformuar sistemin parlamentar, për të pakësuar numrin e deputetëve dhe për të ndryshuar Kodin elektoral në mënyrë që

politika të bëhet më e qëndrueshme. Për qeverinë e tij të paprovuar, ai tha: do të jetë një qeveri në shërbim të vendit, me synim sjelljen e moralit në jetën publike të tij, e cila ka nevojë për ushqim të ri”. Do të jap gjithë ç’kam për këtë, sepse italianëve u ka ardhur në majë të hundës me këto lojëra të vogla politike”. I lindur në Piza në vitin 1966, Letta e kreu doktoraturën në Ligjet e Komunitetit Europian para se t’i bashkohej departamentit të të rinjve europianë të Kristian-Demokratëve të qendrës së djathtë nga viti 1991 deri më 1995. Pasi Berlusconi hyri në politikë në vitin 1994, Kristian-Demokratët u shpërbënë, Letta kaloi me koalicionin e ri të qendrës së majtë të kryesuar nga Romano Prodi. Ai punoi në Ministrinë e Financave teksa Italia bëhej gati të futej në eurozonë, para se të emërohej ministër i Çështjeve Europiane në vitin 1998, në moshën 32 vjeçare-ministri më i ri në historinë e Italisë së pasluftës. Më vonë ai shërbeu si ministër i Industrisë dhe si ministër i Tregtisë së Jashtme para se qendra e majtë të humbiste pushtetin në vitin 2001. Në periudhën 2006-2008, ai ishte sekretar kabineti në qeverinë e Prodit, një pozicion që iu dha të ungjit në qeverinë pasuese të qendrës së djathtë. Në vitin 2007, ai sfidoi kandidatin kryesor Valter Veltroni në zgjedhjet paraprake (primaret) për lidershipin e të sapoformuarës Partia Demokratike, duke fituar vetëm 11 për qind të votave-por duke fituar shansin për të filluar ndërtimin e bazës së mbështetësve të tij politikë. Ai u bë zëvendëskryetar i Partisë Demokratike në vitin 2009. Sipas biografisë së tij në uebsajtin e Partisë Demokratike, ai është tifoz i AC Milan, klubi i futbollit, president i të cilit është Silvio Berlusconi. Ai është i martuar, me tre fëmijë. Letta është një anëtar i mirëvendosur i establishmentit politik. Por fakti se ai i dha vetë makinës, një Fiati, deri në pallatin presidencial për të pranuar mandatin si kryeministër, u pa nga disa si një deklaratë kundër privilegjeve të panumërtapërfshirë makina me shofer dhe autokolana shoqëruese- që kanë shkaktuar pakënaqësi në rritje kundër politikanëve të Italisë. *Sipas BBC

SKEDA U lind: 20 August 1966 Vendi: Piza, Toskana, Itali Shtetësia:

Italiane

Partia politike:

Partia Demokratike (2007–aktualisht )

Afilacione të tjera politike:

Kristian-Demokrate (deri 1994)

Partia Popullore Italiane (1994–2002) Demokracia është Liri (2002–2007) Bashkëshortja:

Gianna Fregonara

Fëmijë: Tre Alma mater: Universiteti i Piza-s Shkolla Santa Ana e Studimeve të Avancuara Feja: Katolik Roman


CMYK

32

e shtunë-e diel, 18-19 maj 2013

www.mapo.al

CEZ Shpërndarje Për një shërbim të shpejtë, korrekt dhe cilësor, CEZ Shpërndarje njofton se ka vendosur disa mënyra komunikimi me abonentët:

E-BILL

Në website: cezshperndarje.al abonentët informohen për faturën mujore të energjisë dhe historikun e faturave.

ANKESA DHE SQARIME

E-mail: ankesajuaj@cezshperndarje.al kujdesi_abonentit@cezshperndarje.al Tel: 042274141 042274184

INFORMACION PËR DEFEKTE DHE NDËRPRERJE TË ENERGJISË

Dispeçeria Rajoni Qendër

– 04 2258888, 04 2355269, 04 2355270 Dispeçeria Rajoni Juglindje – 054221000, 054221001, 054221002 Dispeçeria Rajoni Jugperëndim – 034210000, 034210001, 034210002 Dispeçeria Rajoni Verior – 0228001023, 0228001024, 0228001025 Dispeçeria Durrës – 052 22097 Dispeçeria Gjirokastër – 084 26255

FACEBOOK Në adresën në facebook CEZ Shperndarje - Faqja Zyrtare bëhet përditësim në kohë reale për situatën e furnizimit me energji në të gjithë vendin.


Gazeta Mapo