Issuu on Google+

Paul Hollander: Saga e Post-Komunizmit shqiptar

Fatos Tarifa shkruan kujtimet e Washington-it

Ardian Ndreca: Nuk na çliroi as 28 as 29 Nandori

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

SEKRETI I NICHOLAS GAGE

NËNËN IA VRANË SHQIPTARËT Dy librat e greko-amerikanit, ‘Eleni’ dhe ‘Një vend për ne’, që hedhin dritë mbi raportin e vështirë me shqiptarët. Pavlo Arvaniti dhe Arqile Lika pjesë e grupit që i dënoi me vdekje të ëmën gjatë Luftës Civile Greke. Arben Kallamata kujton debatin me Gage në Harvard në vitin 1993: Gage është gjysmë shqiptar, mercenar i paguar nga Federata Panhelenike.

e diel

PLUS

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

2

3

janar 2012

78 96 Sikur të isha Kryeministër… Aktivistja sociale dhe koordinatorja e Forumit Rinor Eurosocialist na tregon se do të ishte një kryeministre ndryshe, duke qenë sipas saj, si të tjerët para saj.

96 62

78 DORËSHKRIM FATOS TARIFA Valixhja diplomatike e ambasadorit në Washington Dorëshkrimi i këtij numri janë kujtimet e një diplomati. Të përfaqësuesit të Tiranës zyrtare në kryeqytetin më të rëndësishëm të diplomacisë botërore, Washington.

Fatos Tarifa, sociolog, diplomat dhe profesor në Universitetin Europian të Tiranës e ‘e zbarkon’ peshën e kujtimeve për lexuesit e MAPO-s para botimit të plotë të tyre në muajt në vijim, nën titullin Afrimi i madh (Memoaret e Washington-it). 52 Shënime Udhëtimi Letër nga Tirana: Saga e Post-Komunizmit nga Paul Hollander Shqipëria është një vend i vogël, gati sa Massachusetts-i, me 3.6 milion njerëz të mbledhur në një cep të Europës që nuk është, për të

thënë më të paktën, një destinacion turistik popullor për amerikanët. Është një nga ato vendë që rrallë del në lajme nëse gjaku nuk shkon deri në gjuhë ose, në rastin e Shqipërisë, nëse një skemë e madhe piramidale nuk zhbëhet papritmas, siç ndodhi në famëkeqen Kryengritja e Llotarisë në 1997.

44 PYETËSORI 33 - Ardian Ndreca E vetmja shoqatë e suksesshme në Shqipni asht Mafia Ardian Ndreca është një zë i veçantë i mendimit dhe shkrimit shqip. Megjithëse jeton në Itali, e sheh Shqipërinë pa syzet romantike të të larguarit, e, gjithashtu, pa dozat e përçmimit që nganjëherë i kapin ata që e çojnë jetën në Perëndim. Intervista e Ardian Ndrecës është si ekstrakt i një libri të mirë. 88 10 librat Neritan Ceka-Libra të lexuar në duart e të tjerëve U bë anëtar i biliotekës kur ishte 7-vjeç. Me librin udhëtoi nëpër hapësirat e Persisë, Kinës; bashkëudhëtar kishte personazhe që nga Apeninet në Ande.

4

janar 2012

MAPO 72 DESHMIA Festivali i 11-të, Revolucioni që (nuk) erdhi nga muzika Një prej protagonistëve të atyre netëve që lanë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare jo vetëm të muzikës, konferencieri i festivalit, Bujar Kapexhiu risjell kujtimet, emocionet, përshtypjet, por edhe ato çka la pas në jetën dhe karrierën e tij Festivali XI i Këngës në RTSH. Një rrëfim mbi atë katharsis që desh ta sillte ndryshimin nga muzika 62 Historia me foto Andoni Athanas, siç e kam njohur Kam patur fatin e mirë që ta njihja Andon Athanasin (Anthony Athanas) për më shumë se 50 vjet; së pari, si shqiptaro-amerikan, ashtu si

dhe unë, me të cilin më bashkonte insktitivisht vendlindja e përbashkët, Korça.

në politikën mbarëshqiptare, dhe çfarë mendojnë se mund të arrijnë me të.

26 Profil i paautorizuar Për patriotët, çakejtë dhe elektrizuesit e turmës A po shtyhen shqiptarët drejt humnerës ballkanase të shovinizmit, të cilin deri dje e kemi përbuzur si vepër të fqinjëve?! Në një forum të MAPO, katër drejtues të lëvizjeve dhe partive me frymë patriotike dhe që bazohen kryesisht në ndjeja të kësaj natyre, tregojnë se si e shohin faktorizimin në rritje

88 Nostalgjia e Zogajt “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë Romani i magjishëm që “u shkrua vetë” Kam venë re se në shumicën e rasteve, ata që shkruajnë për veprën e Kadaresë-ithtarë të flaktë qofshim, apo thjesht dashamirës, kritikë profesionistë apo “çmitizues” tendenciozë-bashkohen në vlerësimin me pikët maksimale për romanin e tij.

92

Cover Story

Sekrei i madh i Nicholas Gage Përveç librit dhe identifikimit të fajtorëve në jetën e Nicholas Gatzoyannnis-it, tashmë gazetar i njohur i ‘New York Times’, me emrin e amerikanizuar Nicholas Gage, mbërriti një dimension tjetër: anti-shqiptarizmi. Motivet, edhe pse të pashpallura kurrë, mund të gjenden në dy libra e tij ‘Eleni’ dhe ‘Një vend për ne’ (‘A place for us’), të botuar në Amerikë e përkthyer edhe në greqisht e gjuhë të tjera.

60 26

5

Kryeredaktor: Alfred Lela Botimi i gazeta MAPO

Emrin e ka Kreshnik, po është një liliput i pavlerë -Deklarata e kryeministrit gjatë publikimit të kërkesës për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, të cilin e akuzon se po përdor institucionin në shërbim të partisë së re. Kam qenë njeri i sporteve të rënda, dhe në sportet e rënda ka disa standarde, nuk mund të ndeshet një i peshës së madhe me një të peshës së papërfillshme. Pra nuk mund të ndeshet një luan me një mi moçalishtesh, se ai mund të ketë pirë një gotë raki dhe për momentin i duket vetja i gjithëfuqishëm për arsye se rakinë nuk e mban dot. -Ilir Meta gjatë një vizite në Shkodër duke ironizuar Dritan Priftin.

E përmuajshme Politike dhe kulturore çmimi 300 lekë Janar 2012 Viti VII botimit Nr. 1 (248) Email: maporevista@gmail.com

Marketing Vera Preleka Tel: 06820 55 437 v_perleka@yahoo.com

Shpërndarja Robert Mane

“Pati një përpjekje të z.Topi, një angazhim të tmerrshëm të Topit kundër kësaj mazhorance, më 21 Janar të vitit të kaluar, sigurisht që shkaktoi bezdi, por nuk shkaktoi dëm te mazhoranca”. -Sokol Olldashi, në një intervistë lidhur me partinë e re të presidentit Topi

Tel: 06820 55 440

Editor i fotografisë Armand Sallabanda Design & Layout Florenc Elezi Gazetarë që bashkëpunuan Aida Tuci Suadela Balliu Vladimir Karaj Korrektore letrare Bruna Meno Lila Plasari Bashkëpunëtorë të posaçëm: Përkthimet e shkrimit të Paul Hollander: Ina Xhani Fotot dhe materiale nga AQSH: Ortenc Meçani Fotot e muajit: LSA Columns Ardian Civici economicus Ardian Ndreca kodra mbas bregut Albert Nikolla ju flet tirana Alfred Lela homo albanicus

Adresa

Nuk përkojnë as me traditën e popullit të Kosovës e lëre me traditën Kuq e Zi, as nuk përkojnë me traditën e formulimit ‘Vetëvendosje’, por të formulimit ‘vetëfundosje’ definitivisht, as Kuq e Zi, apo të përsëris kryeministrin Berisha, ‘faqezi’. -Hashim Thaçi, një ditë para protestës së Vetëvendosjes “Serbia nuk kalon”

Universiteti Europian i Tiranës, Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 70, Tirana, Albania

Lexuesit Mund të na kontakojnë me ide e sugjerime në adresën e-mail

Ky vit do të jetë më i vështirë se ai që shkoi. Në anën tjetër do të jetë më i lehtë se viti që vjen. -Enver Hoxha, cituar nga Hugh Muir i “The Guardian”

maporevista@gmail.com Ose na vizitoni në www.mapo.al

Belina Budini medialand Gilman Bakalli im(press) Henri Çili campus Iva Tiço karusel Mark Marku ditari i rastësive Preç Zogaj zgjedhja e zogajt Sokol Balla 20/20 Shkëlzen Maliqi kontraste

Harta Rruga utka Sali B

Eksperienca ka treguar që vota e Presidentit nuk është e fshehtë. Pavarësisht çfarë shpreh unë, janë të tjerët që shprehen në emrin tim. E rëndësishme është që njerëzit kanë kurajë të shprehen me transparencë. -Presidenti Bamir Topi në emisionin “Fiks Fare”, duke ironizuar publikimin e votës 6 së tij.

Editor Vladimir Karaj

Universiteti Europian i Tiranës ta rgj Fish

rdi Gje Buleva

Në numrin paraardhës shkrimi i Gazmend Kapllanit “Ngjashmëria e padurueshme e Tjetrit” ishte një kumtesë e mbajtur në Universitetin e Harvardit me ftesë të programit “KOKALIS”

www.mapo.al

I JAPIM ENERGJI JETËS SUAJ! Kemi arritur shumë edhe pse përpara kemi sfida të mëdha

• Një pikë takimi për ankesat e klientëve 43 qendra të kujdesit ndaj klientit

• Investime në linja elektrik e nënstacione të reja 5,4 miliardë lek investime në 2 vjet

• Fatura online, veç dërgimit të zarfuar 200 mijë klientë përdorin e-bill

• Defektet e përgjysmuara, koha e riparimit 8 herë më pak 5 qendra dispeçerie për defektet në rrjet

• Faqe interneti interaktive për konsumin e energjisë Transparenca, parim i kompanisë

• Arkëtimet janë rritur, vjedhjet e energjisë janë ulur Niveli i arkëtimeve dhe humbjeve i përmirësuar

• Matja e konsumit me pajisje PDA 100% lexim i automatizuar i konsumit

• Klientët lajmërohen për defektet dhe debitë e tyre 150 mijë njoftime, 4 mijë telefonata në muaj për debitorët 7

LETRA E kryeredaktorit Për nacionalizmat dhe demonë të tjerë MAPO është në numrin e saj të 248-të si revistë dhe të tretin si e përmuajshme; brenda këtyre 248 numrave ka ndërruar pamje tri herë. Me sa duket në kërkim të një forme përfundimtare të pajtimit me veten dhe lexuesin. Pak a shumë si nacionalizmi, të cilin kemi trajtuar këtë numër dhe te format e të cilit shumë i kanë ankoruar shpresat. E kemi filluar me një nacionalizëm që tani mund të duket i vjetëruar, por rron edhe sot e kësaj dite. Shumë prej jush duhet ta mbani mend Nicholas Gage, greko-amerikanin që u shpall person i padëshirueshëm nga presidenti Berisha në vitin 1994, i akuzuar si i përfshirë në ‘masakrën e Peshkëpisë’, në një pikë kufitare në jug të vendit. Ngulmimi gazetaresk, por edhe rastësia, duhet thënë, shpluhurosën një debat të vjetër zhvilluar në Universitetin e Harvardit mes Nicholas Gage dhe Arben Kallamatës, një gazetari shqiptar që në vitin e largët 1993 studionte në JFK School of Government. Debati i ka të gjitha: dredhitë ballkanike, gjaknxehtësinë, por ndoshta, duke qenë se auditori bën të vetën, edhe një aurë

8

akademike amerikane që kërkon nga historia, më shumë se hakmarrjen e së shkuarës, të drejtën e tanishme. Kallamata dhe Gage janë të pabarabartë, si në atë luftimin epik të Hektorit me Akilin, por kësaj here fatin e luftës nuk e vendosin dyluftuesit, por salla. Lufta bëhet në Trojë, por vendimet merren në Washington. Arben Kallamata na e përcjell atë debat pa ndonjë pengmbetje me ndjesinë se gjërat kanë lëvizur në jetën e tij dhe në Ballkan e botë që atëherë. Nacionalizmi, sidoqoftë, është këtu. Në revistën MAPO vjen i interpretuar nga Albin Kurti, Shpëtim Idrizi, Koço Danaj dhe Adri Nurellari. Ata, së bashku me Kreshnik Spahiun, i munguar në forumin tonë, përfaqësojnë parti dhe lëvizje politike që kanë në thelb të programit çështjen kombëtare. Ose të paktën bërtasin për të në kupë të qiellit. Mund të jetë maskarallëku ynë që nuk i besojmë dhe aq këtyre lloj thirrjeve, siç mund të jetë i tyre që gjejnë strehë te këto thirrje. Nuk jemi këtu për të luajtur arbitrin moral. Jemi këtu për të ngritur ca pikëpyetje, siç edhe kemi bërë në këtë numër.

9

Sekreti i madh i Nicholas Gage

nenen ia vrane shqiptaret N

ë vitin 1948 në një fshat që shtrihej i humbur mes Greqisë e Shqipërisë, në Lia, Eleni Gaxojani (Gatzoyannis) u arrestua, torturua dhe u vra nga komunistët grekë. Ajo ishte një nga 158 mijë viktimat e Luftës Civile Greke. Krimi i saj ishte se ndihmoi fëmijët e vet të arratiseshin nga fshati dhe t’u shpëtonin guerilasve komunistë që do t’i kthenin ata në andartë që do të luftonin për formacionet e tyre, pasi t’i nisnin fillimisht në kampe trajnimi në një prej vendeve të Lindjes komuniste. I biri, Nikola Gaxojani, asokohe ishte 8 vjeç. Dekada më vonë ai u vu në kërkim të përgjegjësve për vrasjen e së ëmës dhe aventura prodhoi edhe një libër me titull ‘Eleni’. Përveç librit dhe identifikimit të fajtorëve në jetën e Nicholas Gatzoyannnis-it, tashmë gazetar i njohur i ‘New York Times’, me emrin e amerikanizuar Nicholas Gage, mbërriti një dimension tjetër: anti-shqiptarizmi. Motivet, edhe pse të pashpallura kurrë, mund të gjenden në dy libra e tij ‘Eleni’ dhe ‘Një vend për ne’ (‘A place for us’), të botuar në Amerikë e përkthyer edhe në greqisht e gjuhë të tjera. 10

11

N

Ishte viti 1977 dhe pavarësisht ‘hakmarrjes hyjnore’ ndaj komunistëve, Gage gjeti në Athinë njëfarë rizgjimi të ideve të tyre. Kjo, me pak fjalë, ia shpifte. Por para se të vinte përballja me Katis, Gage ndiente se rrjeta e informacioneve kishte nevojë edhe për ca thurje të tjera... 12

dryshe nga të motrat Olga, Kanta, Glykeria dhe Fotini, Nikola, djali i vetëm i Kristo dhe Eleni Gaxojanit, nuk e kishte bërë të vetën porosinë e fundit të së ëmës: “mbajeni mend këtë: kushdo që rri në Greqi, që nuk shkon në Amerikë, do ta ndjekë mallkimi im. Kur të dilni nga shtëpia sonte dua që të hidhni nga pas shpine një gur të zi, në mënyrë që të mos vini më kurrë këtu.” I ati i fëmijëve ndodhej prej vitesh në Amerikë dhe e ëma u kish treguar se ai kish bërë të njëjtën gjë në largim e sipër nga Greqia. Nga anija e nisur prej portit të Pireut, ai kish hedhur fezin e zi turk. Kapela që përplasej nëpër dallgë dhe gjesti i flakjes së saj si ndarje me të shkuarën e kishin bërë Kristo Gaxojanisin të ndihej i lirë si kurrë më parë në jetë. Kjo, sipas fjalëve të tij. Nikola, në të njëjtin port, në Pire, kur anija ‘Marine Karp’ ishte shkëputur nga moli, kish rrotulluar dorën në xhepin e xhaketës gri ku ndodhej një gur i zi i marrë në fshat. Një, dy, tri lëvizje duarsh; një, dy, tre mendime që përplaseshin me njëri-tjetrin, por në fund nuk ia kish bërë as zemra dhe as dora. Nuk e kish hedhur atë gur të zi mbrapa, që sipas besëtytnisë dhe porosisë së nënës do ta ndante njëherë e përherë me vendlindjen e tij. Vite më vonë, pasi kish mbaruar studimet në Boston University për Gazetari dhe kur priste të futej në Columbia University me një bursë të shkollës dhe të Fondacionit Hearst, ai përdori njëmijë dollarë që i tepronin nga bursa për të ndërmarrë udhëtimin e parë në Greqi. Ishte kthimi i parë në fshat, në teatrin e krimit, ku komunistët i kishin vrarë të ëmën, së cilës ia kishin hedhur trupin në rrëpirë. Rrëfimi i plotë i udhëtimit të parë të Gage gjendet në librin ‘Një vend për ne’, një biografi e tij dhe familjes së tij mërgimtare që u zhvendos nga një fshat i vogël i Epirit në Worcester, qytetin e dytë më të madh pas Boston-it në shtetin verilindor amerikan të Massachusetts-it. Ai udhëtim i parë do të pasohej nga shumë të tjerë. Nikola, siç shkruan në libër, e kish kuptuar se gjetja dhe ndëshkimi i fajtorëve për vdekjen e së ëmës ishte misioni i jetës së tij. Si shenjë e fatit i ngjante edhe fakti se jeta e kish shtyrë drejt gazetarisë investigative. Me këtë ide në kokë ai i kërkoi me ngulm Wall Street Journal-it që të hapte një zyrë në Athinë. Si korrespondent i huaj i një gazete prestigjioze do ta kishte më të lehtë t’i gërmonte ngjarjet e së shkuarës nëpër arkiva apo biseda të drejtpërdrejta me protagonistët. Drama që shpalosin këto hulumtime vjen e plotë në librin ‘Eleni’, i cili u bë edhe film më vonë. Detaj pas detaji e shënim pas shënimi, gazetari grekoamerikan si në një countdown që e afron me vrasësit e së ëmës, rrëfen në libër kërkimet që e çuan nga Lia, Filati, Janina, Athina e deri te kolonitë greke në Çekosllovaki e Hungari. Për t’u kthyer gjithmonë aty ku krimi kishte ndodhur, në fshatin e tij të origjinës dhe në fshatrat apo qytezat përreth tij. Për ta përmbyllur të gjithën në Konicë e Igumenicë. Në kursin e përpjekjeve për të rënë në gjurmët e vrasësve të së ëmës, Nicholas Gage kuptoi se në shumicën e rasteve ajo që motrat e tij e quanin ‘hakmarrje hyjnore’ ishte më e

shpejtë se ai. Prokopi dhe Spiro Skevis, dy vëllezërit që “mbollën farën e komunizmit në Lia vdiqën para se lufta të mbaronte”, shkruan ai në ‘Eleni’. Prokopi, intelektuali i njohur edhe si orator, u godit nga në plumb qorr pak pas kthimit nga Jugosllavia. I vëllai Spiro, që për merita lufte mori gradën Kolonel, kur mori vesh për vdekjen e të vëllait shkeli në një minë të vendosur nga të vetët dhe vdiq nga humbja e gjakut. Edhe dy bashkëfshatare të Elenit që kishin deponuar kundër saj patën një fund tragjik. Stavrula Jaku (Yakou), një bukuroshe bionde, bashkëpunëtore e guerilasve vdiq, nga kanceri pasi u kthye në fshat nga Tashkenti në vitin 1950. Kosta Kolijani (Kolyiannis), komisari i forcave komuniste greke të Epirit, pas luftës kryetari i Partisë Komuniste greke në mërgim, vdiq në Hungari në vitin 1979. Fati i tij? Një plak i rrëgjuar dhe zemërthyer, denoncuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe i përzënë nga partia. Mbetej kështu më i fundit dhe njëkohësisht një prej kryesorëve, ndër përgjegjësit për vdekjen e Eleni Gaxojanit. Më saktë, gjykatësi që sipas dëshmitarëve okularë e kishte dënuar me vdekje nënën e gazetarit të ardhshëm të ‘New York Times’. Po kush ishte dhe cili qe fati i këtij njeriu enigmatik, të cilin komunistët e quanin, siç shpjegon Gage në librat e tij ‘Eleni’ dhe ‘Një vend për ne’, “Katis”? Këtu kërkimet e Gage, por edhe libri i tij ‘Eleni’ fillojnë të fitojnë një përmasë thrilleri. Katis do të jetë përballja finale e birit që kërkonte hakmarrje për të ëmën e vrarë padrejtësisht. Për këtë duheshin marrë të gjitha masat dhe u duhej bërë pritë të gjithë skenarëve. Për këtë shërbente edhe një revolver Walther PKK, të cilin e kishte sjellë nga Amerika futur brenda një fshesë me vakum. “Nuk e kisha idenë se ç’do të bëja me këtë armë, por dija se nuk doja të përballesha me Katis pa të”, shkruan Gage. Ishte viti 1977 dhe pavarësisht ‘hakmarrjes hyjnore’ ndaj komunistëve, Gage gjeti në Athinë njëfarë rizgjimi të ideve të tyre. Kjo, me pak fjalë, ia shpifte. Por para se të vinte përballja me Katis, Gage ndiente se rrjeta e informacioneve kishte nevojë edhe për ca thurje të tjera për të pasur një pamje më të plotë të asaj që kishte ndodhur në vitin 1948. Duke ndjekur një informatë, udhëton drejt Hungarisë për t’u takuar me Foto Bollis, një prej dëshmitarëve kryesorë të akuzës në “gjyqin” kundër së ëmës. Kur sheh gjendjen në të cilën është katandisur familja Bollis dhe kupton se nëse nuk do të kishte ikur për në Amerikë ky do të ishte edhe fati i tij, Gage nuk ndien më urrejtje, por përbuzje. Ndalesa tjetër është Zgorzoleci në Poloni, ku shpreson të gjejë Kaliopi Bardakan, një prej informatorëve më të zellshëm të komunistëve në Lia. Kaliopi e shfajëson veten si bashkëpunëtore në dënimin e Eleni Gaxojanis, por Gage nuk kërkonte fajtorin tek ajo, por informata për ‘Zeltas’, kreu i shërbimeve inteligjente të komunistëve në Epir. Ajo, duke e vënë edhe njëherë veten në rolin e informatores, i premton se do ta ndihmojë pasi të takojë të motrën e Zeltas, e cila jetonte aty afër. Të nesërmen Kaliopai Bardaka i zgjat një copë letër ku shk-

ruhej: Zeltas-Kristo Nanopulos, Alkiminis 24 Selanik, Greqi. Gage ndien njëfarë sikleti nga e gjithë kjo dhe e pohon arsyen e kësaj parehatie. Për të gjetur fajtorët e vrasjes së të ëmës, ai kishte marrë shërbimet e të njëjtës informatore e cila kishte ndihmuar komunistët për ta dënuar atë. Të njëtën metodë. Pas një ndalese në Çekosllovaki, ku ‘merr në pyetje’ një tjetër dëshmitare, Milia Drubojanin, Gage nga Austria merr avionin për në Selanik për të gjetur Zeltas, shefin e policisë sekrete. Nga biseda me plakun merr atë që konfirmonte informatat e dëshmitarëve të mëparshëm. Kolijani i bazonte vendimet e dënimeve me vdekje në vendime të marra më parë nga një trupë gjykatësish që drejtohej nga një njeri me pseudonimin ‘Katis’. age kish arritur, më në fund, jo vetëm të identifikonte, por edhe të kishte një dosje të plotë informatash e dëshmitarësh për një ndër përgjegjësit kryesorë, të vetmin e mbetur gjallë. Gage vendos që familjen, e cila jetonte me të në Athinë, ta kthente në Amerikë. Në rast se gjërat shkonin keq, nuk donte që gruaja dhe fëmijët të vuanin pasojat e veprimeve të tij. Paketojnë gjithçka për ta marrë me vete në Amerikë, me përjashtim të revolverit Walter PKK, të cilin e lë me një mik të besuar.

G

cili qe fati i këtij njeriu enigmatik, të cilin komunistët e quanin, siç shpjegon Gage në librat e tij ‘Eleni’ dhe ‘Një vend për ne’, “Katis”? Një vdekje e ndan në mes stinën e tij prej Sherlock Holmes-i. Tezja Nicë vdes në Lia dhe ai kthehet në fshat për t’i kryer respektet e fundit. Një ndër to është edhe një gur varri për të cilin është i detyruar të zbresë në Janinë. Duke ecur nëpër qytet, këmbët e ndalin në rrugën ‘Napoleon Zerva’ ku, sipas informatave të siguruara më parë, jetonte targeti i tij, Katis. Aty ku dikur ndodhej emri i tij tani gjendej një tjetër, Jani Kotroci (Kotrotsis). E kap paniku nga ideja se ‘gjykatësi’ i së ëmës mund t’i ketë shpëtuar. Një banore e pallatit i shpjegon se ai kishte lëvizur në Konicë prej edhe nga kishte origjinën. Kërkimet për Katis hyjnë në një spirale tjetër: pas një telefonate me një të njohurin e tij në Konicë merr vesh se “gjahu” i tij ndodhej në Athinë. Përpjekjet për të ndërmjetësuar një takim me të në kryeqytetin grek ‘si gazetar amerikan që interesohet për Luftën Civile” nuk japin fryte dhe Gage i telefonon sërish burimit të tij në Konicë. Lajmi vjen se Katis është kthyer në shtëpi.

13

N

ë faqet e ‘Eleni’, Gage e përshkruan shtëpinë e Katis si “pothuajse në majë të fshatit, një rezidencë vezulluese dykatëshe me mure guri dhe një derë të drunjtë me harqe si hyrje kryesore”. Pasi i ra ziles dhe u prezantua, dera u hap nga një grua e kolme në të pesëdhjetat me flokë ngjyrë gështenjë dhe lëkurë ngjyrë ulliri. Ajo i priu për në katin e dytë, i shërbeu uzo dhe kafe dhe filloi ta pyeste me ngulm për origjinën. Gage i tha shkurt se kishte lindur në Amerikë, por prindërit e tij vinin nga Finiki. “Hyrja e Katis ishte teatrale. Ai ishte më i gjatë se ç’e prisja dhe pavarësisht vapës kishte veshur një kostum të trashë gri. U prezantua me dinjitet dhe më dha dorën”, shkruan Gage. Pas fjalëve hapëse, dyshimeve dhe emrave të personazheve e detajeve të shkëmbyera sa për të ‘fortifikuar’ njëfarë besimi për qëllimet dhe statusin e bashkëbiseduesit, dialogu vjen e bëhet më i ngjeshur. Kur Gage e pyet për një gjyq kundër një grupi civilësh në Lia, Katis e ndërpret me pretendimin se ai nuk kishte marrë pjesë në ndonjë gjyq civilësh. Mohon gjithashtu se gjatë luftës njihej me pseudonimin ‘Katis’ dhe shton se vendimet merreshin nga qendra, pikërisht nga Kolijani. “U ngrit në këmbë me rrëmbim. ‘Kaq ishte’, tha me një sjellje që modelohej sipas një zakoni magjisterial. ‘A kemi ndonjë gjë tjetër për të diskutuar?’ Arroganca e tij e zemëroi Gage, që e pyeti nëse do ta pranonte ndonjëherë të vërtetën. Në një shkëmbim fjalish ku sundonte nervozizmi, të dy burrat filluan të kundërshtojnë njëri-tjetrin me dy variante të ndryshme të historisë. Gage bërtet emrin e së ëmës Eleni Gaxojani, por Katis luan të paditurin dhe s’pranon asesi të ketë

Para nisjes 14për në Amerikë

gjykuar civilë gjatë viteve të luftës në Lia. Dora e vizitorit shkon mbrapa shpine ku mbante revolverin. Katis vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në vdekjen e Eleni Gaxojanit dhe Gage kthehet nga e shoqja “fytyra e së cilës kishte filluar të thithte çka po thosha, me një bindje tmerruese se ishte e vërtetë”. Pëllëmba e dorës vazhdonte të ishte pas shpine mbi revolver. “Tani e dija në mënyrë absolute se doja ta vrisja Katis. Por pjesa logjike e mendjes më thoshte se kishte vetëm një rrugë për të dalë nga fshati. Për të patur një shans shpëtimi duhet të vrisja gruan e tij e cila e kishte dëgjuar me simpati historinë time, por edhe të bijën e cila ishte diku në shtëpi me fëmijën e saj…Ndërkohë mendoja për fëmijët e mi. Ky mendim po më sprapste”. Gage priste një provokim nga Katis, donte që ai ta prekte dhe kjo do të mjaftonte për të justifikuar plumbat. “Deri në dëshpërim doja që ta shihja gjakun e tij të derdhej duke njollosur qilimat nën këmbët tona”. Në mendje i erdhi imazhi i gjyshit tek zhvarroste trupin e së ëmës. U ngrit në këmbë dhe e pështyu në fytyrë plakun Katis. “Ai u çua dhe për një moment u shndërrua në gjykatësin e guerilasve në pik të pushtetit dhe moshës. ‘Ti më pështyn mua. Mua? A e di se kush jam unë?’, klithi. Prisja grushtin e tij që do ndiqej nga krisma e armës sime. Por gruaja u ngrit në këmbë dhe u fut mes nesh. Ndoshta e pa dorën time pas kurrizit, ndoshta jo. Zëri i saj i mprehtë e shkërmoqi atë moment qetësie të akullt, krijuar teksa ne ishim përballë njëri-tjetrit. ‘Arqile! Ndal! Mos lëviz!, bërtiti ajo.” ‘Katis’, gjykatësi komunist nga Konica, një fshat shqiptar në Çamëri kaluar Greqisë pas rikonfigurimit të kufijve në dekadën e dytë të shekullit 20, quhej Arqile Lika (Achilleas Lykas).

Familja Gaxojani në Worcester

Dasma e Gage

15

historia

Në librat e Gage, por siç dimë edhe nga burime të tjera historike e biografike, komunistët grekë lëviznin lirshëm nga Greqia për në Shqipërinë fqinje, sikur të mos ekzistonte kufiri. Përveç një aleance ideologjike të guerilsave grekë me komunistët shqiptarë në pushtet në Tiranë, këtë lehtësi në qarkullim e përcaktonte edhe një faktor tjetër: pikërisht elementi shqiptar i asaj që Gage quan ‘Epir të Veriut’, dikush tjetër mund të quajë Çamëri, Thesproti e kështu me radhë.

Pjesë nga filmi “Eleni”

Teza se përgjegjësit për vrasjen e Eleni G. ishin shqiptarë

N Epirotët

Në fund të fundit, e gjitha kjo mund t’i brendashkruhet asaj që shkrimtari shqiptarogrek Gazmend Kapllani, në një kumtesë të mbajtur në Universitetin e Harvardit, të botuar edhe në revistën MAPO, quan ‘ngjashmëri të padurueshme të Tjetrit”. 16

ë librin ‘Një vend për ne’, faqe 360, autori jep shenjën e parë, gjatë një bisede me Athinën, një prej bashkëfshatareve të së ëmës. Ajo përshkruan një burrë me zë të thellë, që ishte edhe kreu i gjykatësve dhe që e quanin Katis. Gage ndërhyn duke i thënë se ‘Katis’ nuk mund të jetë emri i tij, pasi fjala do të thotë ‘gjykatës’ në shqip (Katis: shpërdorim i Kadi-nga turqishtja: gjykatës. E përdorur edhe në shqip gjatë e pas pushtimit turk). E di, i përgjigjet gruaja, të gjithë guerilasit kishin pseudonime. “Edhe komandanti i ushtrisë së tyre, i cili u thoshte gjykatësve se ç’duhej të bënin. Ne e thërrisnim Pavlo Arvaniti (Pavlos Arvanitis), por më vonë, kur komunistët u tërhoqën në vendet e Lindjes, ai u bë shefi i Partisë Komuniste në mërgim. Emri i tij i vërtetë doli se ishte Kosta Kolijani (Kostas Koliyannis). Pseudonimi Arvaniti krijon një lidhje direkte me bashkësinë shqiptare në Greqi, popullsi autoktone që njihen ende si ‘arvanitët e Greqisë’. Duket, dhe do të ishte rastësi e tepruar, që një komunist grek të pagëzohej nga banorët lokalë, edhe ata të ekspozuar ndaj faktorit shqiptar, duke qenë se jetonin në një zonë të paktën greko-shqiptare të Thesprotisë ose Çamërisë. Ky llagap duhet t’i jetë mveshur Kolijanit nga shokët e armëve për të dëshmuar origjinën e tij. Kjo rastësi

do të ishte edhe më e tepruar në rastin e komunistit tjetër me pseudonimin ‘Katis’, një emër që sipas vetë interpretimit të Gage te ‘Eleni’ ishte shqiptar. Katis është një tjetër personazh me ‘nota’ shqiptare të cilat bëhen më evidente kur shqiptohet emri i tij Akil Lika (Achilleas Lykas). Një tjetër tregues i shqiptarësisë, ose të paktën tëhuajësisë, të patrajtuar nga autori, por që dëshmohet nga personazhet e tij, jepet në një prej momenteve të përballjes së Gage me persekutorin e supozuar të së ëmës, ‘Katis’ ose Akil Lika. Lika, në përpjekje për të shfajësuar veten, fillon e përmend emra gjykatësish pjesëmarrës në procesin ndaj Eleni Gaxojanis, ndër të tjerë Grigor Papa (Grigori Pappas). Kur dëgjon këtë emër, e shoqja e Likës (‘Eleni’ faqe 620) ndërhyn me zemërim: “E nga ishte ai? Duhet të ketë qenë edhe ai i zgjuar si puna jote!” Me pyetjen e saj gruaja, e ndarë tashmë nga i shoqi ish-guerilas, e identifikon atë dhe kolegun e tij Papa si nga i njëjti vend, si të ndryshëm, si të tjerë. Prej vendit nga janë ata duhet të jenë të gjithë të zgjuar, ironizon ajo. Ky vend mund të jetë fizik, siç edhe është (Lika vjen nga fshati Konicë qartësisht me elemente të theksuara shqiptare), por mund të jetë edhe identitet: ata janë të ndryshëm prej meje, në këtë rast shqiptarë. Nuk është i anashkalueshëm, madje është përcaktues edhe mjedisi gjeografik e historik në përgjithësi, ku marrin jetë ngjarjet. Në librat e Gage, por siç dimë edhe nga burime të tjera historike e biografike, komunistët grekë lëviznin lirshëm nga Greqia për në Shqipërinë fqinje, sikur të mos ekzistonte kufiri. Përveç një aleance ideologjike të guerilsave grekë me komunistët shqiptarë në pushtet në Tiranë, këtë lehtësi në qarkullim e përcaktonte edhe një faktor tjetër: pikërisht elementi shqiptar i asaj që Gage quan ‘Epir të Veriut’, dikush tjetër mund të quajë Çamëri, Thesproti e kështu me radhë. Komunistët lëviznin lirshëm edhe për shkak të gjuhës ose ndërmjetësve të gjuhës: është më e lehtë të lëvizësh kur në të dyja anët e kufirit flitet shqip. (I njëjti argument mund të bëhet edhe në të kundërt të tij: edhe brenda kufirit shqiptar greqishtja është modus vivendi, duke qenë se në rripin kufitar jeton minoriteti grek). Po pse e mbulon Gage identitetin e një pjese të përgjegjësve të gjykimit dhe ekzekutimit të së ëmës? Një pohim i aktorëve shqiptarë brenda lëvizjes komuniste greke dhe sidomos në kufirin greko-shqiptar, do të pohonte, automatikisht, elementin shqiptar të shoqërisë greke. Gage bën një kompromis të heshtur e të rëndë që minon në fakt edhe sinqeritetin e tij për gjetjen e përgjegjësve për vdekjen e së ëmës. Ai preferon që një pjesë e përgjegjësve të etiketohen si grekë, edhe pse mund të kenë origjinë ose të jenë shqiptare. Në vend që të fajësojë elementin e përfaqësuar nga dy-tre individë, ai i vë mision vetes ‘të zhdukë’ identitetin e një zone të tërë. Greqia e Veriut me identitet shqiptar fshihet për t’i zënë vendin Shqipërisë së Jugut me identitet grek. Ky bëhet misioni i greko-amerikanit Gage dhe fushatës së tij të futur brenda ‘mbulesës’ së mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. Por nuk është vetëm vija kufitare mes dy vendeve ballkanike ku Gage mundohet ta fshijë identitetin shqiptar. Ai bën të njëjtën gjë edhe në Worcester, qytetin amerikan ku shpërngulet dhe jeton bashkë me familjen. Worcester është një ngulim i hershëm i komunitetit shqiptar të Amerikës, të ardhur krye-

sisht nga zonat shqiptare të krishtera ortodokse të Korçës, rrethinave të saj apo zonave të tjera të Jugut të Shqipërisë. Një prej tyre është Ted Qirici që Gage e shndërron në grek, duke ia kthyer mbiemrin në Kiritsy. Gage, nxënës në shkollë të mesme, punon për Qiricët, familje e madhe shqiptare, e cila kishte një shitore frutash, pasardhësit e së cilës janë të shpërndarë edhe sot e kësaj dite në shtetin e Massachusettsit. Te ‘Një vend për ne’, kur Gage mundohet të japë një numër të grekëve që jetojnë në Worcester thotë se është i pasigurt pasi autoritetet amerikane ‘i regjistronin grekët si shqiptarë ose turq’. Megjithatë, identiteti i dyfishtë nëpër të cilin lëvizin grekët dhe shqiptarët e Worcester-it rrjedh edhe nga kultura e tyre e përbashkët. Kur Gage përshkruan zakonet e familjes apo të fshatit prej nga vjen, një lexues shqiptar ndihet brenda një mjedisi të njohur. Fejesën e Kristo Gaxojanit, të atit, me të ëmën Eleni Haidis, e përshkruan kështu: Një 20 dollarësh në tabaka pas kafeve e ‘siguroi’ fejesën. Pas kësaj, pakti u festua me një batare plumbash në qiell, me qëllim lajmërimin e komshinjve. Po aty shkruhet se “në Epir rrëmbimi ishte mënyra tradicionale e të marrit të nuses, kur familjet nuk ishin dakord.” Ëmbëlsirat e parapëlqyera të gostive ishin bakllavaja dhe kadaifi. E gjitha, gjithkund në Lia apo Worcester, shkruan Gage, shoqërohet me ‘vallen e valleve’ tsamikon (vallja çame). Në fund të fundit, e gjitha kjo mund t’i brendashkruhet asaj që shkrimtari shqiptaro-grek Gazmend Kapllani, në një kumtesë të mbajtur në Universitetin e Harvardit, të botuar edhe në revistën MAPO, quan ‘ngjashmëri të padurueshme të Tjetrit”. ‘Tjetri’ është shqiptari, ngjashmërinë e të cilit me grekun e tij ideal, Nicholas Gage nuk e suporton dot.

Po pse e mbulon Gage identitetin e një pjese të përgjegjësve të gjykimit dhe ekzekutimit të së ëmës? Një pohim i aktorëve shqiptarë brenda lëvizjes komuniste greke dhe sidomos në kufirin greko-shqiptar, do të pohonte, automatikisht, elementin shqiptar të shoqërisë greke. Gage bën një kompromis të heshtur e të rëndë që minon në fakt edhe sinqeritetin e tij për gjetjen e përgjegjësve për vdekjen e së ëmës. 17

ARBEN KALLAMATA

Nicholas Gage, gjysmë shqiptari mercenar i grekëve

A

rben Kallamata kujton debatin me Nicholas Gage në auditorët e JFK School of Governmnet në Universitetin e Harvardit. Sejfi Protopapa, aktivisti shqiptaro-amerikan, mori në telefon organizatorët e një forumi për Ballkanin në Harvard duke u thënë se nuk ishte e drejtë që të fliste vetëm njërapalë, grekët. Amerikanët bien dakord duke i thënë ‘sill një shqiptar’. Protopapa telefonin Kallamatën, asokohe student në Harvard, me bursën Nieman. Kallamata kujton se u takua me Gage në një nga zyrat e Universitetit dhe i tha se kish lexuar librin ‘Elenin’, i cili i kishte pëlqyer. “Në fillim ishte i përzemërt, ndërsa në fund të debatit iku pothuajse pa folur”, pohon Kallamata. Dy dekada më vonë, Arben Kallamata jep të gjitha detajet e atij debati të ndezur në Harvard, i cili në pjesë të caktuara i ngjante një ringu. Pse Nicholas Gage është sa anti-shqiptar aq dhe anti-grek dhe pse ai është, thjesht, një nacionalist mercenar…

18

Kur e keni dëgjuar për herë të parë emrin e Nicholas Gage dhe në ç’rrethana (nëse e mbani mend)? Duhet të ketë qenë viti 1992. Në atë kohë unë ndodhesha në Universitetin e Harvardit me programin e gazetarisë ‘Nieman’. Emrin Gage fillimisht e pata lexuar, jo dëgjuar. Kisha lexuar pjesë nga libri i tij “Eleni”; dija që kishte qenë gazetar i New York Times dhe që kishte shkruar një pjesë të skenarit të filmit “Nuni” (Godfather). Ndërsa për veprimtarinë e tij nacionaliste nuk kisha dëgjuar deri disa ditë para se të ndodhesha në një sallë me të. Në vitin 1993 ju patët rastin të përballeshit me të, jo në një forum dosido, por në JFK School of Governmnet në Harvard University. Si ndodhi kjo? Në qershorin e vitit 1993 unë po mbyllja vitin akademik në Harvard dhe ka shumë të ngjarë që atëherë të kem qenë i vetmi shqiptar aty. Një mbrëmje më merr në telefon një njeri që nuk më kishte rënë rasti ta takoja dhe për të cilin do

Kolazh fotosh nga debati Gage-Kallamata zhvilluar në Harvard të krijoja shumë shpejt respekt të veçantë - Sejfi Protopapa. Sejfiu është njeri jashtëzakonisht inteligjent, i drejtpërdrejtë dhe me këmbë në tokë. Ai kishte marrë vesh që Forumi ARCO do të organizonte në Shkollën e Qeverisjes në Harvard (JFK School of Government) një bisedë me temën “Sfidat Amerikane në Ballkanin e Jugut”, dhe se për këtë ishte ftuar Nicholas Gage. Sejfiu e njihte mirë veprimtarinë e Gage; e dinte që ky shëtiste nga një universitet në tjetrin, duke u përpjekur të përhapte idenë se Shqipëria e Jugut popullohej nga një shumicë greke, e cila, sipas tij, përndiqej rregullisht nga të gjitha regjimet në Shqipëri dhe që duhej ndihmuar për t’iu bashkëngjitur sa më parë Greqisë. Duke mos dashur ta lërë Gage të fliste i papenguar edhe në një forum si Shkolla JFK e Qeverisjes, Protopapa u lidh menjëherë me organizatorët dhe u tha se nuk ishte aspak e drejtë që në bisedë të dëgjohej vetëm një pikëpamje për problemet e Ballkanit. Në Harvard njerëzit janë shumë mendjehapur dhe, me ta dëgjuar kërkesën e Protopapës, ata i thanë: Shumë mirë, dërgoni edhe ju shqiptarët dikë që të japë një pikëpamje të ndryshme dhe ne e ndryshojmë formatin e bisedës. Sejfiu u ndodh përpara një vështirësie - gjetjen e këtij njeriu brenda një kohe të shkurtër. Si duket, kandidatura ime si student shqiptar në Harvard iu duk e përshtatshme. Na kujtoni pak nga atmosfera e asaj mbrëmjeje? Në sallë dukej se më shumë se amerikanë kishte grekë e shqiptarë dhe atmosfera u ngjyros me debate e akuza të forta nacionaliste… Me sa më kujtohet, në atë sallë duhet të ketë pasur mbi treqind vetë dhe besoj që thuajse të gjithë ishin amerikanë. Natyrisht, disa ishin amerikanë me origjinë shqiptare, disa me origjinë greke. Por, besoj që shumica duhet të ishin të paanshëm. Mbasi folëm Gage dhe unë, të pranishmit kishin të drejtë të bënin pyetje. Disa nga këto pyetje përziheshin me komente të njëanshme dhe shprehnin bindjet e atyre që pyesnin. Sidoqoftë, njerëzit në forume të tilla akademike janë përgjithësisht të kujdesshëm dhe iu shmangën ekstremizmave. Shprehja e qëndrimeve ekstreme më tepër dëmton se sa të bën punë. Nga ana tjetër, në rrethe të tilla akademike amerikanët janë jashtëzakonisht mendjehapur dhe dinë të vlerësojnë. Në një kontekst më të gjerë, bota shqiptare e vitit 1993 ndodhej në udhëkryq: Në Tiranë sapo kishte ardhur në pushtet një qeveri demokratike, e cila dinte pak nga punët e shtetit; në Kosovë serbët prisnin vetëm sa të mbaronin punë me Bosnjën; ndërsa Diaspora shqiptare ende nuk kishte dalë nga mpirja e Luftës së Ftohtë. Në gjithë këtë pasiguri ju, një akademik i ri shqiptar, takoheshit me një gazetar të sprovuar greko-amerikan, të njohur për tonet e tij, le të themi, shoviniste, Nicholas Gage (Gatzoyannis). A patët frikë? Çuditërisht jo. Dhe këtë nuk e them për mburrje. S’kisha frikë, sepse nuk isha i vetëdijshëm sa pak dija në atë kohë. Propozimin e Sejfi Protopapës për të marrë pjesë në takim e pranova pa menduar gjatë. Po të isha menduar, ndoshta nuk do ta kisha pranuar. Ndërsa Sejfiu, i cili e dinte se me kë do të përballesha, ishte gjithë kohën si në gjemba. Në një anë një gazetar i njohur i New York Times, i cili i kishte dhënë amerikanëve fakte për skandalin e Watergate-it, për mafien italiane, apo për shërbimet e fshehta iraniane; autor i një romani të suksesshëm që kishte frymëzuar edhe presidentin Regan në bisedat e tij me liderët sovjetikë; bashkëskenarist i “Godfather”; njeri i regjur me debate, ndërsa në anën tjetër një student i panjohur shqiptar. Gage kishte jetuar thuajse gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara. Unë s’kisha më shumë se një vit atje dhe vija nga një vend

19

deri atëherë krejtësisht i izoluar. Në fakt, unë në atë kohë nuk dija shumë fakte për pretendimet e organizatave nacionaliste greke në SHBA. Sejfiu më solli një kopje të fjalimit që Gage e lexonte sa në një sallë universiteti në tjetrën. Nga ajo krijova një ide të përgjithshme për çka kërkonte ai. Është e vërtetë që në atë kohë pritej që luftërat e ish-Jugosllavisë të përhapeshin edhe në Kosovë. Logjika e shovinizmit të Milosheviçit aty të çonte. Ideja që Gage përpiqej të nguliste te institucionet akademike amerikane dhe, mundësisht, edhe te politikëbërësit amerikanë, ishte që ngatërresa në Ballkan mund të zgjidhej duke i dhënë shqiptarëve Kosovën dhe duke i dhënë Greqisë pjesën e Shqipërisë nga Shkumbini e poshtë. Kjo mua m’u duk dhe ende më duket një ide e përbindshme, çnjerëzore. Sesi mund të krahasohej Kosova me ato pakica greke në Shqipëri, këtë vetëm një mendje e sëmurë mund ta dinte. Imagjino se çfarë shkatërrimi do t’i sillte një skenar i tillë Shqipërisë! Prandaj mendova që, më tepër se në planin e fakteve historike, më tepër se me anë të debatit cic-mic, ti thua kështu e unë them ashtu, unë mund ta kapja Gage në planin njerëzor. Para se të futeshin në sallën ku u zhvillua debati, a patët kontakte me Gage? Po pas përfundimit të debatit? A patë ndryshime tek ai? Takimi para debatit ishte interesant. Unë hyra në një dhomë ku ndodhej Gage, Profesor R. Lucas Fisher dhe një sekretare. Professor Fisher me prezantoi me Gage. Unë i thashë me mirësjellje se kisha lexuar nga libri i tij “Eleni” dhe më kishte pëlqyer. Ai i mirëpriti komplimentet dhe dukej në qejf. Pastaj Profesor Fisher kërkoi të sqaronte formatin e programit, duke i thënë Gaget se mund të fliste një orë. Ky u përgjigj se i duhej të paktën një orë e njëzet minuta, por Fisher sqaroi se, me ardhjen time në program kjo ishte e pamundur. Sidoqoftë, u la që Gage do të fliste një orë dhe Profesor Fisher kërkoi të dinte sa gjatë do të flisja unë. “Natyrisht që një orë edhe unë,” thashë duke e ruajtur seriozitetin në fytyrë. Ata hapën sytë të habitur. “Pse jo?” ngula këmbë. “Derisa njëra palë merr një orë, ekuilibri e do që edhe mua të më jepet një orë.” Nuk di ç’do të kisha bërë në qoftë se ata do ta kishin kapur bllofin tim dhe të thoshin “mirë, ke një orë për të folur.” Por Gage protestoi, ndërsa Profesor Fisher më shpjegoi me të butë se unë isha futur në program në minutat e fundit dhe do të ishte e pamundur të më jepnin kohë të barabartë. Unë tregova “tolerancën” time duke pranuar t’i përmblidhja atë që kisha për të thënë në 10 minuta. Kështu që deri në minutat e fillimit të takimit Gage ishte kryesisht i sjellshëm dhe i qeshur. Në fund, pas takimit, ai u largua thuajse pa folur. Fjalimi juaj në një moment u ndërpre nga duartrokitje në sallë, ndërkohë që kjo nuk ndodhi gjatë fjalimit të Gage edhe pse ishte tri herë më i gjatë se juaji? Pse, mendoni, ndodhi kjo? Ndoshta ngaqë unë preka ato tela për të cilat salla ishte më e ndjeshme. Unë fola për njerëz që donin të jetonin në paqe, për grekë e shqiptarë që nuk donin të dinin për shovinizma, por që mund të uleshin, të hanin, të pinin e të këndonin bashkë. Ndërsa ai fliste për lëvizje kufijsh, për pretendime territoriale, për zgjidhje konfliktesh të vjetra me konflikte të reja, për pazarllëqe politike. Ka shumë të ngjarë që mendësinë e njerëzve që ishin të pranishëm në sallë, audiencën e Harvardit, unë ta njihja më mirë se Gage.

20

Kjo bëri që salla të duartrokiste mesazhin e paqes, bashkëjetesës midis popujve, dhe jo mesazhin e konflikteve, e pretendimeve territoriale. Gage e kuptoi këtë dhe u bë nervoz. Madje, në një çast të caktuar ai s’e përmbajti dot veten dhe më quajti “gënjeshtar”. Kjo ishte njëlloj sikur të hidhje peshqirin e bardhë në ring, shprehje e dorëzimit intelektual. Pas atij debati a keni patur kontakte me Gage-in? Jo, asnjë herë. A e keni ndjekur aktivitetin e tij? Shumë pak. Presidenti Berisha e pat shpallur Nicholas Gage-in persona non grata në vitin 1993, në të njëjtin vit të debatit tuaj me të. Një dekadë më vonë, kur Berisha ishte kryetar i PD-së dhe Kryeministër në hije, e priti Gagein në zyrën e tij? Si e shpjegoni këtë ndryshim? Berisha është politikan dhe nga politikanët mund të priten të gjitha llojet e lëvizjeve. Gage i shkaktoi një dëm të pallogaritshëm politik Berishës më 1995, kur arriti të bindte presidentin e Universitetit të Bostonit që të anulonte dhënien Presidentit shqiptar të titullit “Honoris Causa”. Ngjarja bëri bujë dhe shënoi fillimin e shkatërrimit të marrëdhënieve të Berishës me Departamentin e Shtetit, tatëpjetë që arriti pikën më të ulët me ngjarjet e viti 1997. Gage e akuzonte Berishën, si edhe të gjitha qeveritë që kishin ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, për shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Natyrisht, këto akuza ishin krejt pa bazë. Berisha, nga ana e vet, e shpalli Gage të padëshirueshëm, pasi e akuzoi se ishte përfshirë në aktin terrorist të sulmit që iu bë një reparti ushtarak në Peshkëpi, ku humbën jetën ushtarë të pafajshëm shqiptarë. Nuk e di sesa të faktuar e ka pasur Berisha akuzën e tij. Sidoqoftë, Berisha hoqi dorë nga akuza që e lidhte Gage me sulmin e Peshkëpisë, ndërsa Gage hoqi dorë nga akuzat që i bënte Berishës si shkelës i të drejtave të njeriut. Se kush del i fituar në këtë rast, mendojeni vetë. Si do e shpjegonit këtë pozicionim të fortë nacionalist të Gage-it, edhe pse ai e la Greqinë në moshë të njomë dhe u rrit në Amerikë, një vend të konsideruar si melting pot të kulturave të ndryshme? Së pari, duhet pasur parasysh që Gage e ka kryer pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij nacionaliste si rrogëtar i Federatës Panepirote të Amerikës. Me një fjalë, ai paguhej për të qenë nacionalist. Ishte, si të thuash, nacionalist mercenar. Ai paguhej për të shkuar nga një universitet në tjetrin dhe për të përhapur idenë e persekutimit të pakicave greke në Shqipëri; paguhej për të shkruar në New York Times portrete të Janullatosit; paguhej për të takuar politikanë të rëndësishëm amerikanë dhe për të bërë propagandë kundër Shqipërisë. Megjithatë, ai duhet të ketë qenë nacionalist, derisa e zgjodhën për ta kryer këtë punë. Në romanin ‘Eleni’ ai përshkruan vrasjen e së ëmës nga komunistët grekë. Për këtë ai ka të drejtë t’i urrejë komunistët. Ndoshta, në çaste të mëvonshme të jetës, ai i ka identifikuar shqiptarët me komunistët. Nuk di ç’të them. Sidoqoftë, fakti më interesant për mua është që Gage është gjysmë shqiptar. Unë kam njohur mirë një njeri të afërm të tij i cili ishte nga Saranda dhe betohej që ishte shqiptar, jo grek. A do ta konsideronit Nicholas Gage-in një antishqiptar? Unë do t’i konsideroja idetë që shpreh dhe përhap Nich-

olas Gage jo vetëm antishqiptare, por dhe antigreke. Veprimtaria e tij i kushtohet armiqësimit të dy popujve në Ballkan, të cilët s’kanë asnjë arsye përse të jenë të armiqësuar me njëri-tjetrin. Duke i shërbyer një organizate si Federata Panepirote e Amerikës, Gage del në krah të pjesës më të prapambetur, më injorante, më pak të informuar dhe më pak të emancipuar të emigrantëve grekë në ShBA. Këta janë kryesisht njerëz të shkëputur nga realitetet e Ballkanit dhe Europës, individë që kanë sjellë me vete në ShBA frymën e konflikteve nacionaliste dhe mendësitë feudale ballkanike të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë. Këto segmente të shoqërisë përkrahen ose të paktën përfillen edhe nga qarqe të caktuara të politikës dhe Kishës greke. Por kjo s’do të thotë aspak se ato i bëjnë shërbim interesave të vërteta të popullit grek. Shikoni emrin e organizatës: Federata Panepirote e Amerikës. Jo greke, por Panepirote. Grekët dhe Greqia janë një nocion modern. Epiri është një nocion që i përket lashtësisë. Nuk mund të jesh mbështetës i një nocioni modern nëse vazhdon t’i referohesh një nocioni të lashtësisë. Do të ishte idiotësi të krijoje, ta zëmë, një shtet Kelt, apo një shtet Han, apo Fenikas, apo Mesapotom, apo Dar. Po kështu, sot nuk mund të flitet as për shtet Helen, as për shtet Romak, as për shtet Ilir ose Pellazg, as për shtet Otoman. Rikrijimet e nocioneve të tilla në botën moderne janë ëndrra në diell dhe shfrytëzohen vetëm nga segmente nacional-shoviniste ose për shkak të injorancës, ose për qëllime të caktuara. Ato asnjëherë nuk mund t’i shërbejnë popujve modernë. Gage pretendon se pakicat greke në Shqipëri janë keqtrajtuar dhe vazhdojnë të keqtrajtohen. Ne shqiptarët kemi shumë kusure, politikanët tanë kanë shumë kusure, në shumë raste ne jemi shumë të këqij për veten. Por pakicat greke në Shqipëri nuk janë keqtrajtuar. Nëse ato kanë vuajtur gjatë komunizmit, vuajtjet e tyre kanë qenë pjesë e vuajtjeve të të gjithë popullit shqiptar. Unë nuk di që pakicat greke të jenë keqtrajtuar nga regjimi komunist më shumë se shumica shqiptare. Hoxha i urrente të gjithë njëlloj - me grekë e me shqiptarë. Ne shqiptarët duhet të mësojmë se si të trajtojmë më mirë pakicat e romëve, evgjitëve e të tjerëve me të cilat jemi sjellë dhe vazhdojmë të sillemi me një racizëm të ndyrë. Me këta, e pranoj që ne tregohemi të paqytetëruar dhe të paarsyeshëm. Por me pakicat e grekëve ne jemi sjellë gjithmonë si me të barabartë. Nga ana tjetër, Gage pretendon se komuniteti grek në Shqipëri është të paktën dhjetë herë më shumë nga ç’është në të vërtetë. Për shembull, Gage dhe shokë thonë se në Korçë mbizotëron një popullsi greke. Unë kam jetuar mbi 17 vjet në Korçë; kam kaluar aty rininë time dhe e njoh atë qytet shumë mirë. Familjet greke atje numëroheshin me gishtat e dorës. Grekët dhe shqiptarët mund të jetojnë shumë mirë me njeri-tjetrin, në paqe dhe mirëkuptim. Ngatërrestarë si Gage apo Federata Panepirote e Amerikës vetëm sa u prishin punë atyre. Nëse do përballeshit sërish me Gage në një debat tjetër, duke marrë parasysh mendimet e të dyve në debatin e vitit 1993 dhe zhvillimet e mëpasme në rajon, çfarë do t’i thoshit? Unë do të përsërisja edhe një herë, pa hezitim, mesazhin tim: shqiptarët dhe grekët janë shumë të ngjashëm me njëritjetrin. Ata dinë të jetojnë, mund të jetojnë, kanë jetuar dhe, me siguri do të arrijnë të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

21

Zgjidhja e Gage në vitin ‘93: Autonomi për Kosovën dhe Epirin e Veriut

A

shtu si Maqedonia, rajoni i Epirit të Veriut ka patur identitet grek për rreth 3 mijë vjet, por iu dha arbitrarisht Shqipërisë, kur ky komb u formua në vitin 1913 si investim i Austrisë dhe Italisë për të mbrojtur kontrollin e tyre mbi detin Adriatik. Nuk është për t’u habitur që kur banorët e Epirit të Veriut u zgjuan një ditë dhe e panë vetën pjesë të Shqipërisë dhe jo Greqisë, siç edhe prisnin, ata u revoltuan dhe shpallën pavarësinë e tyre. Ata u bindën të qëndronin nën Shqipërinë kur morën premtimin për autonomi nga Protokolli i Korfuzit në vitin 1914, që u firmos nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare. Ky status u forcua edhe nga pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Si rezultat, banorët e Epirit të Veriut janë e vetmja pakicë në Ballkan, e drejta për autonomi e të cilëve është garantuar nga një Pakt dhe mbështetur në ligje ndërkombëtare, një precedent që është përdorur nga grupe të tjera etnike për t’u shpallur auto-

nome. Por Shqipëria nuk i implementoi kurrë detyrimet e saj ndaj Epirit të Veriut. Në vend të kësaj u përpoq të fshinte identitetin etnik të popullatës greke me brutalitet, sa në vitin 1946 senati amerikan kërkoi që rajoni t’i kalonte Greqisë, gjë që u bllokua nga Bashkimi Sovjetik në Konferencën e Parisit dhe më vonë në OKB. Por të duash që vetëm njëra anë të mos veprojë në Kosovë, jo vetëm që nuk do ta shmangë konfliktin në rajon, por mund të jetë shtysë që përplasjet të fillojnë në gjithë rajonin, sepse popullata shqiptare në rajon mund të mendojë se mbrojtja nga amerikanët mund t’i ndihmojë për të shpallur pavarësinë dhe të fillojnë konfliktin. Kështu lind nevoja për një politikë efektive që u mbyll shtigjet ambicieve etnike të të gjitha palëve në Ballkanin e jugut. Çelësi i një politike të tillë, sipas pikëpamjes sime, është që qeveria amerikane të kërkojë statusin e autonomisë si për Kosovën, ashtu dhe për Epirin e Veriut. Nëse kjo ndodh, shq-

iptarët do t’i reduktojnë kërkesat e tyre në Kosovë, sepse do t’u duhet t’u japin të njëjtat të drejta grekëve të Epirit të Veriut. Në të njëjtën kohë, serbët nuk mund të refuzojnë t’u japin të njëjtat të drejta politike shqiptarëve muslimanë në Kosovë, nëse këto të drejta u ofrohen edhe sivëllezërve të tyre ortodoksë në Epirin e Veriut. Ky status nuk mund t’u lejojë këtyre pakicave të drejtën për t’u bashkuar me vendet fqinjë Shqipërinë dhe Greqinë, sepse çdo ndërrim kufijsh në Ballkan do të krijonte konflikt në rajon për vitet në vazhdim. Çdo plan që do të injoronte të drejtat e pakicës greke në Shqipëri, por do të njihte të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi, është i mallkuar me dështim. Në fakt, do të fuste të gjithë Ballkanin në fund të shekullit në një konflikt më të madh se ai i fillimit të shekullit. *Pjesë nga kumtesa e Nicholas Gage gjatë debatit me Arben Kallamatën në JFK School of Government-Harvard University.

Shqiptarët e ekzagjerojnë me Nicholas Gage Herën e parë që dëgjova për Nicholas Gage ishte kur shkova në kinema dhe pashë filmin ‘Eleni’ në mesvitet ’80. Filmi ishte shumë, shumë i fuqishëm dhe unë dola nga kinemaja më i emocionuar se kurrë. Kaq shumë sa bleva edhe librin me të njëjtin titull. Pa dyshim, për vetë faktin se isha rritur si shqiptaro-amerikan, bëri që të ndieja njëfarë lidhjeje me filmin, ngjarjet e të cilit zhvilloheshin në Ballkan. Kur e rimendoj, them se filmi dhe libri ishte pjesë e rizgjimit tim shqiptar, i cili filloi në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria u hap dhe unë kuptova se duhej të përfshihesha, në një mënyrë a tjetër, në ndryshimet e atjeshme. E kuptoj se filmi dhe libri nuk kishin të bënin me Shqipërinë, natyrisht, por për mua ata ishin pjesë e një procesi subkoshient dhe të gjatë që më lidhnin mua me rrënjët e mia shqiptare. Nuk kam ndonjë mendim për Nicholas Gage, apo edhe për politikën ku janë përfshirë ai, Berisha dhe të tjerë. Nuk e ndjek dhe aq. Nuk është e pazakontë në politikë që njerëzit dhe aleancat të ndryshojnë-Leka Zogu dhe Gage janë shembuj njerëzish të trajtuar krejt ndryshe nga i njëj-

22

ti person (Berisha) përgjatë kohës. Kjo s’është më shumë se politikë pragmatiste e ngjashme me koalicionet politike (Berisha dhe Meta nuk ishin dhe aq miq 10 vjet më parë). E di se ka kontroversialitet dhe hamendësimi im është se shqiptarët e zmadhojnë anti-shqiptarizmin e Gage. Mendoj se kjo është ndjesia ime, për vetë faktin se jam rritur në Amerikë, ku krenaria etnike dhe paragjykimet nuk janë dhe aq të forta sa në Ballkan, kështu që e kam të vështirë të imagjinoj që Gage është aq fort antishqiptar sa njerëzit thonë që është-por kjo është thjesht përshtypja ime dhe nuk është bazuar në ndonjë dokument apo ndonjë bisedë me dikë. Gjithashtu mendoj se konteksti historik dhe politik në vitet ’90 është krejt i ndryshëm nga i sotmi dhe tensionet greko-shqiptare janë më të pakta tani se 15 apo 20 vjet më parë. *Ekonomist, ish-zyrtar i Bankës Botërore në Tiranë në vitet ’90. Jeton në Boston, ku drejton, si bashkëkryetar, shoqatën shqiptaro-amerikane ‘Mass-Besa’.

Kush është Nicholas Gage Nicholas Gage (i lindur Nikolaos Gatzoyiannis më 23 korrik 1939 në fshatin Lia të Filatit (Thesproti) në Greqi) është gazetar dhe shkrimtar greko-amerikan. Jeton së bashku me të shoqen Joan në North Grafton të shtetit Massachusetts. Është baba i tre fëmijëve Christos, Eleni dhe Marina. Ai u bë i famshëm kryesisht për dy autobiografitë e tij ‘Eleni’ dhe ‘A place for us’ (‘Një vend për ne’). ‘Eleni’ përshkruan jetën e familjes së tij në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Civile Greke. Nëna e Gage, Eleni, u ekzekutua për shkak se mundësoi arratisjen e fëmijëve të saj nga fshati i pushtuar nga komunistët. Dekada më vonë, Gage u vu në kërkim të përgjegjësve për vdekjen e saj. ‘A place for us’ rrëfen përvojat e familjes së Gage si emigrantë në Amerikën e viteve ’50 në qytetin e Worcester-it, në shtetin e Massachusetts-it. Në vitin 1985 ‘Eleni’ u bë film ku rolin kryesor, Gage, e luajti aktori John Malkovich. Në vitin 1987 ‘Eleni’ u përmend nga presidenti Ronald Reagan si frymëzim për takimet e tij për t’i dhënë fund garës së armatimeve me Bashkimin Sovjetik. Gage u bë i famshëm fillimisht si reporter investigativ për Wall Street Jorunal dhe New York Times. Pasqyrimi që i bëri veprimtarisë së mafias në ShBA çoi në dy libra që u bënë bestseller The Mafia Is Not An Equal Opportunity Employer dhe Mafia, USA Hetimet e tij ishin gjithashtu pjesë e ekspozimit të korrupsionit në të shkuarën e zëvendëspresidentit Spiro Agnew, gjë që çoi në dorëheqjen e tij. Gjatë skandalit Watergate, Gage ishte i pari gazetar që dëgjoi Regjistrimet e Nixon-it. Gage ishte producent ekzekutiv i filmit ‘Kumbari III’ (The Godfather III), duke shkruar bashkë me Mario Puzo-n një draft të skenarit. Libri i tij ‘Eleni’ është përkthyer në 32 gjuhë dhe ka fituar çmimin e parë nga Royal Society of Literature e Britanisë së Madhe dhe duke u kandiduar si një ndër biografitë më të mira nga National Book Critics Circle. Libri i tij i fundit është ‘Greek Fire’ (‘Zjarr grek’), një dëshmi e lidhjes mes Aristotle Onassis dhe këngëtares operistike Maria Calla, i cili u bë film dhe u dha në kinema gjatë vitit 2011. Gage është president nderi i organizatës Bota e Epirotëve. Ai vazhdon të jetë aktiv me kumtesa e aktivitete dhe shkruan për mediat, si p.sh. New York Times dhe Vanity Fair. *Sipas Wikipedia.

23

Im(Press)

rentë”, politikanët tanë sot kategorizohen në “profesionistë” dhe “jo profesionistë”. Dallimi i vetëm i të parëve nga të dytët është se të parët e konsiderojnë rrugën e hyrjes në politikë si një rrugë njëkalimshe, kurse të dytët si një rrugë që të çon drejt një realiteti ku mund të japësh një kontribut për të mirën e përgjithshme pa e humbur aftësinë apo vokacionin për të bërë gjëra të tjera. Kush thotë sot “politikan profesionist”, nënkupton thjesht specializimin për të zgjatur sa më shumë kohën e qëndrimit në politikë. Asgjë më shumë se kaq! Vokacioni i brendshëm për t’u shërbyer të tjerëve, nëse e kanë pasur ndonjëherë, është shuar me kalimin e viteve ose është holluar së tepërmi nga ambicia për të qëndruar me çdo kusht në politikë. Për këtë arsye, duhet të largohen nga skena politike dhe t’ia lëshojnë vendin amatorëve. Po, po, amatorëve! Atyre që gjërat duan t’i bëjnë, sepse i duan dhe që Na duhen politikanë amatorë, gjërat i bëjnë për aq kohë sa i duan. Te që hyjnë në politikë nga dashuria qëndron dallimi i vërtetë midis dashuria për t’u shërbyer profesionistit dhe amatorit. Çdo gjë që njerëzve dhe largohen kur bën, amatori e bën me pasionin dhe ndiejnë se kjo dashuri është dashurinë e një qenieje të plotë, tek e cila zbehur dhe vendin e saj e nuk mund të ndash dot njeriun nga puna ka zënë thjesht ambicia për që bën. Amatori, ndryshe nga profesionpushtet. isti, nuk është aspak i vetëdijshëm për aftësitë e tij apo për punën që bën. Ai vepron, krijon krejtësisht në mënyrë të paë çastin kur një punë fillon të kthehet vetëdijshme, gati-gati si një pemë e cila i në profesion asaj i humbet ai ngac- lëshon vetë kokrrat. Në këtë kuptim, ammimi i magjishëm fillestar dhe kthehet, në atori ngjason paksa me somnambulin: ai shumicën e rasteve, në një rutinë që, më shkel me një siguri absolute buzë honit, së shumti, ngjan me një ves, të cilin s’mund ngjitet me një zhdërvjelltësi të paimta heqësh dot qafe. Kjo ndodh me të gjitha itueshme çative e kullave të larta dhe, zanatet, edhe me ato më të vjetrat, me të vetëm kur i thërrasin dhe i shpjegojnë se cilat politika konkurron denjësisht. Nëse çfarë bën, ai rrëzohet. Historia e artit dhe këtë ndjesi s’e kanë ata që merren me poli- e shkencës është historia e amatorëve që, tikë, na lejohet sigurisht ta kemi ne që me pasionin dhe vitalitetin e tyre, i dhanë prekemi direkt nga çdo gjë që buron prej njerëzimit zbulime dhe shpikje të shumta. saj, prej barkut të saj të panginjur. Na lejo- Goethe, një amator në anatomi, zbuloi një het ta provojmë ne atë neverinë kur kockë të ndërmjetme të nofullës; një shohim sesi vendimet për jetët tona vazh- prodhuesi birre me emrin Joule ia dedikodojnë sot, si para 20 vjetësh, të merren nga jmë ligjin e ruajtjes së energjisë; Faraday thuajse të njëjtit personazhe. (Them per- ishte lidhës librash; famullitari Gregor sonazhe, sepse, me ndonjë përjashtim të Mendel zbuloi ligjin e bastardimit të llorrallë, pakkush nga politikanët shqiptarë jeve; fermeri austriak Priessnitz i dha emarriti në gjithë këto vite të ngelej person, rin një terapie të re të panjohur në fushën individ autentik.) Këta personazhe, pra, ka- e mjekësisë në fillim shekullin e kaluar, hinë vendosur të mos zbresin asnjëherë nga droterapisë. Shembuj këto sesi idetë e reskena e politikës edhe me çmimin e hum- ja mund të vijnë jo nga profesionalizmi por bjes së atij momentit fillestar magjik që nga dashuria për gjërat. E në fakt, idetë shoqëroi me siguri futjen e tyre në politikë. dhe mendimet e reja kanë ardhur dhe do Politikën e kanë kthyer në profesion dhe të vijnë përherë nga jashtë. Profesionisti me këtë nënkuptojnë automatikisht edhe është tejet i lidhur me punën e tij dhe nuk cilësinë e aktivitetit të tyre të përditshëm është asnjëherë në gjendje të sjellë ndrypublik, efikasitetin dhe frytshmërinë e shim radikal të rendit të gjërave. S’ka sesi vendimmarrjes së tyre etj. etj. Në vend që të jetë ndryshe: e njeh në detaje traditën të ndaheshin në “të talentuar” dhe “të pa dhe ka shumë respekt për të, gati-gati e talentuar”, “të përkushtuar” apo “indife- adhuron. Detajet e shumta e pengojnë t’i

Gilman Bakalli

Elozh amatorizmit... edhe në politikë!

N

24

shohë gjërat thjesht. Kësisoj i mungon premisa kryesore për çdo zbulim të efektshëm: mendimet e thjeshta janë me vlerë dhe të frytshme. Duhet pranuar se amatorizmi është forma përmes së cilës e reja shpërfaqet me gjithë madhështinë e saj. Për Richard Wagner-in thoshin se është një diletant në muzikë dhe se nuk ishte në gjendje të shkruante as edhe një fugë; po ashtu edhe për Monet dhe impresionistët rreth tij thuhej se nuk dinin të vizatonin për së mbari; profesorët e filozofisë e akuzuan Nietzsche-n se s’ishte i aftë të mendonte sistematikisht. Problemi ishte krejt i thjeshtë: Nietzsche nuk donte të mendonte sistematikisht, por radikalisht, Wagneri e përbuzte harmoninë e kohës dhe kërkonte dis-harmoninë e po ashtu edhe impresionistët i përbuznin linjat e qarta të vizatimit, sepse i konsideronin të huaja për realitetin. Nëse e pranojmë se shoqërisë sonë i duhen reforma rrënjësore, duhet të pranojmë se këto reforma nuk mund t’i presim nga politikanët tanë profesionistë. Këtyre u mungon vitaliteti dhe freskia, për të cilat kanë nevojë të gjitha aktivitetet njerëzore e aq më shumë aktivitete dinamike si politika. Reformat e reja nuk mund të vijnë nga të ashtuquajturit politikanë profesionistë që kanë vendosur t’i harxhojë të gjitha energjitë thjesht në funksion të qëndrimit të tyre në politikë. Nuk mund të vijë nga politikanë që kanë vendosur të specializohen vetëm në shërbim të ruajtjes së status quo-së. Na duhen politikanë amatorë, që hyjnë në politikë nga dashuria për t’u shërbyer njerëzve dhe largohen kur ndiejnë se kjo dashuri është zbehur dhe vendin e saj e ka zënë thjesht ambicia për pushtet. P.S. Kam përshtypjen se politikanët shqiptarë e admirojnë specializimin, specializimin e tyre vetëm në një pikë, fjala bie, në aftësinë për t’u ushqyer vetëm prej politikës. Harrojnë se në natyrë specializimi ndëshkohet me rrezikun e shfarosjes së species. Siç po ndodh me pandat, të cilat rrezikojnë të zhduken nga planeti vetëm sepse janë specializuar në konsumimin e gjetheve të një bambuje të veçantë. Sigurisht politikanët tanë të specializuar vetëm me të ushqyerin prej politikës nuk e kanë këtë rrezik. Në rastin më të keq, atyre u kanoset rreziku i dinozaurëve, për të cilët thuhet se u zhdukën nga toka edhe për shkak të përmasave të tyre trupore, të cilat nuk mund të kënaqeshin më me burimet gjithnjë e më të pakta ushqimore të ambientit natyror.

25

26

Profile të paautorizuara

Per patriotet cakejte dhe elektrizuesit e turmes Lëvizjet, partitë dhe grupimet nacionaliste po fitojnë, ose duket sikur po fitojnë, terren në Shqipëri dhe Kosovë. Flamuri shqiptar është shtypur, më shumë se zakonisht vitet e fundit, në copa basme, përgjithësisht të lira (veç vlerës simbolike të të qenit flamur), që jepen falas në rrugë, ndërsa retorika patriotike e nacionaliste ka orët e saj më të mira dhe, gjithmonë e më shumë, kohë televizive. A po shtyhen shqiptarët drejt humnerës ballkanase të shovinizmit, të cilin deri dje e kemi përbuzur si vepër të fqinjëve?! Në një forum të MAPO, katër drejtues të lëvizjeve dhe partive me

frymë patriotike dhe që bazohen kryesisht në ndjeja të kësaj natyre, tregojnë se si e shohin faktorizimin në rritje në politikën mbarëshqiptare, dhe çfarë mendojnë se mund të arrijnë me të. Albin Kurti i Vetëvendosjes, Shpëtim Idrizi e Adri Nurellari të PDIU dhe Koço Danaj i Listës për Shqipëri Natyrale, mendojnë se qëllimi përfundimtar, ai i bashkimit të trojeve me shqiptarë, është i mundshëm në një të ardhme. Por si do të vijë kjo? Çfarë po bëjnë për ta arritur? A kanë shqiptarët imunitet nga shovinizmi? Të gjitha këto pyetje në fakt do të mbeten pa përgjigje të qartë.

27

Por edhe partitë e tjera, që e përdorin patriotizmin sa herë u vjen për shtat dhe u sjell vota, kanë mjaft arsye ta duan atë vetëm për vete

A

Të rëndësishëm? ta nuk mund t’i kenë këto përgjigje pasi, pavarësisht dëshirës dhe programeve politike, zor se ndonjë nga drejtuesit e këtyre lëvizjeve të intervistuar, apo edhe Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi që nuk iu ktheu përgjigje pyetjeve të MAPO, mund ta dinë se si do të ndryshojnë dhe evoluojnë një mori aq e madhe faktorësh përcaktues në këtë rrugë. Gjithë sa mund të dimë janë qëllimet e tyre të shprehura, herë herë duke qëndruar me këmbë në tokë, dhe herë herë mbi ideale apo ëndrra të një të ardhmeje mjaft larg asaj që mund të arrihet me politikën e ditës. Nga ana tjetër, megjithëse në dukje lëvizje ëndërrimtare, asnjë prej tyre nuk mund të anashkalohet dhe as mënjanohet nga skena publike, siç do të ndodhte fare mirë para do kohësh kur tentativa të tilla kanë dështuar pa lënë gjurmë. Tani, dukshëm, ka një rritje të interesimit për çështje që përmblidhen me fjalën “kombëtare” ndër shqiptarë, ka një elektorat që voton duke pasur parasysh këto çështje, dhe të paktën Vetëvendosja (14 deputetë) është në parlament si parti që i ka fituar votat e saj mbi një program bazuar fort në këto terma. PDIU, gjithashtu në një fushatë të bazuar në çështje kombëtare, pretendon se ka zgjeruar ndjeshëm elektoratin e saj. Në zgjedhjet lokale ajo arriti të fitonte disa bashki dhe komuna, madje dhe një minibashki në kryeqytet, pa llogaritur numrin e këshilltarëve dhe votat e tyre që në mjaft njësi vendore janë vendimtare se nga do të shkojë peshorja. Nurellari, tani pjesë e PDIU, por prej kohësh pjesë e ligjërimit publik mbi këtë çështje, e sheh rritjen e interesimit publik për patriotizmin dhe kombin edhe tek ajo që ai e quan “ngjallje oreksi e gjithfarë çakejve e sharlatanëve publik të cilët kurrë më parë s’kanë dëshmuar ndonjë emocion patriotik, apo nuk kanë thënë një llaf për çështjen kombëtare”. Nuk është fort e vështirë të hamendësosh se ku kërkon të godasë ai, madje do mund t’i vinim emrat e lënë bosh me dashje deklaratës po të ishte e mundur, por nga ana tjetër është mjaft e vështirë t’i japësh të drejtë. Dashje pa dashje çdo lëvizje e kësaj natyre e bazuar më së shumti në ndjenja jo fort mirë të përcaktuara, si krenari kombëtare, ka brenda vetes edhe abuzimin dhe, njëkohësisht duke qenë palë, Nurellari mund të fajësohet për “xhelozi” ndaj rivalëve. A ka të tillë në fakt brenda grupimeve e partive patriotike? ...Xhelozë dhe rivalë Patriotët s’do duhej të ishin “armiq” dhe s’do duhej të grindeshin (gjë që s’ka ndodhur as në kohën e Rilindjes). Danaj për shembull, thotë se është i kënaqur që të gjithë lumejtë rrjedhin në një det, atë që ai e quan “Shqipëri Natyrale”. Por Danaj thotë edhe se nuk ka interes të fitojë pushtet,

28

ndërkohë përkundër PDIU, Aleanca Kuq e Zi dhe Vetëvendosja, por edhe partitë e tjera që zyrtarisht nuk futen në këtë grup, por që e përdorin patriotizmin sa herë u vjen për shtat dhe u sjell vota, kanë mjaft arsye ta duan atë vetëm për vete. Dhe një vend zor se ka hapësirë për dy apo më shumë forca nacionaliste. Media e la pa cekur, ose të paktën nuk u mor gjatë me përplasjen, edhe pse pa emra, mes PDIU dhe Aleancës Kuq e Zi pak muaj më parë, kur kjo e fundit thirri një tavolinë mbi çështje të Çamërisë deri në atë moment “pronë” e diskursit politik të PDIU-së. Deklarata e kryetarit të AK, Kreshnik Spahiu që i bënte thirrje shtetit shqiptar të mos merrej me regjistrimin e etnisë dhe fesë, por të regjistronte pronat çame, që ishin të paregjistruara dhe një angazhim i atypëratyshëm se AK do të merrej me këtë çështje, solli kundërpërgjigje të ashpër të PDIU. Kjo ironizoi, edhe pse pa emër, Spahiun se nuk ishte i informuar mirë, se pronat çame ishin regjistruar dhe dokumentuar dhe se bënte mirë që çështjen Çame dhe pronave të çamëve t’ua linte atyre që e dinin këtë punë. Vetëvendosje nga ana e saj s’ka pasur arsye të përfshihet në këtë rivalitet, por nuk është lënë pa cekur kur lëvizjet patriotike shqiptare kanë tentuar, më shumë se njëherë, të shtrijnë domenin e tyre në Prishtinë. Vizita e Albin Kurtit para disa ditësh në Tiranë, që vjen pas shfaqjes në Prishtinë të Kreshnik Spahiut në nëntor 2011, mund të lexohet si një përpjekje për t’u hakmarrë edhe pse Kurti, përndryshe nga aktualisht nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kishte një motiv konkret, veç festës, për të qenë në Tiranë. Nga ana tjetër të dy, me ose pa dashjen e tyre, janë vënë në garë. Albin Kurti fitoi çmimin ‘Njeriu i vitit’ për shqiptarët, i pasuar menjëherë nga Kreshnik Spahiu, në një garë të fortë sipas Top-Channel, organizator dhe ndarës i çmimit. Një tjetër përplasje e fortë mes PDIU dhe AK u regjistrua mu për motivin që kjo e fundit gjeti apo pati për t’u shfaqur në skenë. Regjistrimi i popullsisë nuk qe thjesht dhe vetëm përplasja mes atyre që e kundërshtonin dhe qeverisë që e mbronte, por edhe një “betejë” protagonizmi mes palëve që ishin kundër regjistrimit apo elementëve të tij. Betejë që vazhdon edhe në “ndarjen” e meritës për dështimin, sipas Spahiut, apo vënien nën kontroll dhe shmangien e abuzimit, me vetëdeklarimin e kombësisë, sipas PDIU-së. Në fakt, qe ky regjistrim që i dha shtysën e parë AK, madje bëri që ajo të “përgojohej”, nëse mund të themi kështu, edhe nga drejtues të politikës shqiptare. Në vetvete gjithë kjo histori regjistrimi, edhe pse ende nuk i dihet fundit, duket sikur u mbyll me një blof. AK përfundoi të akuzonte INSTAT se kishte ulur me dashje numrin e shqiptarëve. Pse? ...Abuzive? Me shifrat në fakt është e vështirë të luash, por kjo ndodh

zakonisht kur është çështje ekonomie dhe matematike, dhe jo kur bëhet fjalë për tifozllëk dhe patriotizëm. Po të mos e mendosh gjatë, rezultati i INSTAT, sado i pasaktë qoftë ky, se numri i banorëve të Shqipërisë në momentin e regjistrimit kishte rënë diku te 2.8 milion, dhe t’i bashkëngjitësh deklaratën e AK se është bërë një ulje e qëllimshme, mund të të duket vërtet një skandal. Kyçi në fakt qëndron në togfjalëshin “në momentin e regjistrimit”. Regjistrimi nuk merr përsipër të nxjerrë sa shtetas shqiptarë ka (4.2 milion sipas regjistrit të gjendjes civile) dhe as edhe sa njerëz kanë kombësinë shqiptare (diku mes 8 dhe 10 milion), por thjesht numrin e banorëve që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë në një kohë të caktuar (koha e regjistrimit). Kjo e bën deklaratën e AK të duket blof pasi INSTAT jo vetëm se ka ulur numrin (pa marrë parasysh pasaktësitë dhe problemet në regjistrim), por ka gjasa ta ketë rritur atë duke shënuar shtetas të huaj me qëndrim të përhershëm në Shqipëri. Sigurisht nuk duhen përjashtuar vlerat që pati fushata e ndërgjegjësimit kundër ndryshimit të kombësisë për para dhe zbulimi me këtë rast edhe i një sërë problematikash të tjera përfshi vendime gjykatash (për të cilat Spahiu në një farë mase është përgjegjës si nënkryetar i KLD-së) që i jepnin njërit vëlla kombësi greke dhe linin tjetrin me kombësi shqiptare. Ndërkohë mund të thuhet se AK apo PDIU dhe faktorë të tjerë që u përfshinë në këtë proces, dolën praktikisht të fituar. Zor se rezultatet e regjistrimit për etninë dhe fenë do të jenë të besueshme, për më shumë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që me shumë gjasa i bën ato të paligjshme, megjithëse fitorja e vërtetë qëndron diku tjetër dhe mund të quhet faktorizim. ...Faktorizimi dhe spektakli PDIU dhe Vetëvendosje e kanë kaluar më herët këtë situatë. E para duket se e pati më të lehtë me dy deputetë të zgjedhur, njëri në partinë e vjetër çame që u shkri me PDIU dhe tjetri nga PS. Ajo qe, edhe për shkak të sistemit elektoral, e përfaqësuar mjaftueshëm në parlament për të ngritur zërin edhe për të amenduar nene të ligjit për regjistrimin apo detyruar Ministrinë e Jashtme të mbajë qëndrim dhe të ushtrojë presion ndaj persekutimit të çamëve që kërkonin të kalonin në Greqi pas liberalizimit të vizave. Nga ana tjetër pati një fushatë të fortë mediatike. Një rifokusim të programit që tashmë përfshin përveç çështjes çame edhe një sërë përpjekjesh të tjera, gjerësisht të përkrahura, si bashkimi i tregut me Kosovën, unifikim të sistemit arsimor e mjaft lëvizje dhe fushata që duket se e ndihmuan të fitonte pikë, ndoshta edhe përtej pritshmërive të veta në zgjedhjet lokale të vitit që shkoi. Vetëvendosje nga ana e saj kaloi përmes një prove zjarri. Asaj iu desh të luftonte si organizatë joqeveritare, të shponte goma makinash dhe të godiste me vezë zyrtarë të lartë. Aksioni, kundërshtimi dhe denoncimi ishin armët e vetme që pati. Një organizatë që, sipas Kurtit, filloi me 20 vetë dhe që tani ka 14 deputetë dhe një elektorat të lakmueshëm dhe që la pas parti më të vjetra në politikën e Kosovës. Për shumë kënd që mendonte se ajo do të transformohej pas përfshirjes në jetën politike zyrtare, 14 janari është prova e të kundërtës. Vetëvendosja nuk ka ndërmend të ndryshojë, siç nuk po ndryshojnë që prej vizatimit prej saj ngjyrat e semaforëve në Prishtinë: E kuqja “Jo Negociata” e

jeshilja “Vetëvendosje”. Keq apo mirë, mungesa e dëshirës për të bërë kompromis me të tretët deri tani i ka dhënë fryte Vetëvendosjes. Aleanca Kuq e Zi është ende në rrugën e faktorizimit. Ajo në fakt ka marrë disa dacka nga politika zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë, çka do të thotë se të dyja e kanë në konsideratë “aleancën faqezi” siç e kanë quajtur kryeministrat, i pari Berisha dhe i dyti Thaçi duke kopjuar të parin (por për motive të paqarta). Ajo u bë e famshme prej fushatës dhe thirrjes për të mos ndryshuar, shitur kombësinë dhe angazhoi në të emra popullorë si futbollisti i kombëtares Lorik Cana. Por kjo fushatë mbaroi dhe AK i duhet të gjejë motiv për të ekzistuar qoftë si lëvizje, qoftë si formacion politik, siç ka gjasa të shndërrohet shpejt. Si do të bëjë këtë? Përndryshe nga Vetëvendosja dhe PDIU, ajo ka zgjedhur rrugën e deklaratave dhe spektaklit. Flamuj të madhej e të vegjël që shpalosen dhe poezi patriotike të rilindjes të cilat recituesit kryesisht liderë të kësaj lëvizje, në tentativë për t’ia përshtatur AK, i deformojnë. Lotë në skenë, shtrëngime duarsh jo formale, gjestikulacione që ndonjëherë të japin përshtypjen e shenjave të lojtarëve të bejsbollit amerikan, deklarata të mbushura plot patos dhe përshëndetje unike “me flamur” dhe mjaft të tjera si këto, janë mënyrat se si AK po përpiqet të fitoj përkrahjen e shqiptarëve. Ka njerëz që mendojnë se mjaft prej këtyre gjesteve janë skenare hipokrite të parapërgatitura, që i shtohen retorikës patriotike të aleancës në faqen zyrtare të sëcilës nuk mund të mos të të bjerë në sy përdorimi i tepruar i termave anglisht si “advokoj” apo “kompromentoj”. Dikush duhet tu thotë që përdorimi i kësaj gjuhe nuk iu shkon atdhetarëve. Aleanca ende nuk ka provuar veten në asnjë aksion, përjashto atë për regjistrimin e popullsisë, ndërsa aktiviteti më i fundit është mbulimi me flamur më 17 janar i kalasë së Krujës. A është kjo pjesë spektakli për të cilin flet Kurti në intervistën e tij? Në të vërtetë asnjë nga lëvizjet patriotike nuk mund t’i shpëtojë spektaklit. Në fund Patriotizmi në vetvetet ushqehet nga patosi, deklaratat plot me romantizëm prej rilindësi nuk janë ekskluzivitet i Spahiut, pasi edhe figurat e tjera shpesh bëjnë të njëjtën lojë. Por duket se gjithë kjo histori ka funksionuar mirë. Politika zyrtare është “trembur” në njëfarë mënyre nga nxehja e gjuhës patriotike. Drejtuesit e partive politike kryesore përgjithësisht i kanë anashkaluar në heshtje këto lëvizje, janë përpjekur t’i mbajnë ato larg faktorizimit, por sëfundmi kryeministrat në Shqipëri dhe Kosovë kanë vendosur të reagojnë kundër tyre i kanë quajtur “faqezij dhe vetëfundosje”. A janë bërë vërtetë aq të rëndësishme lëvizjet nacionaliste sa të rrezikojnë statusin e politikanëve prej kohësh të afirmuar, të cilët nga ana e tyre nuk se kanë hequr dorë nga përdorimi i nacionalizmit për politikë? Ndoshta po. Pjesëmarrja në parlament e dy forcave apo një numër jo i vogël njerëzish që ndjek pas lëvizjet e tjera dhe fakti që retorika e këtyre lëvizjeve gjithmonë arrin të kapë një vend në lajme i bën ato rivalë seriozë politikë. Ajo që mbetet të shohim është nëse këto lëvizje apo parti do t’ia mbërrijnë qëllimit që i kanë vënë vetes, të imponojnë apo jo programet e tyre në politikën shqiptare apo do të mbesin te manifestimet me flamuj, retorika nacionaliste, përshëndetjet me shqiponjë apo patriotizmin me brilantinë.

29

Albin Kurti

Bashkimi kombëtar s’është spektakël për të elektrizuar masat

30

A

do të arrijnë shqiptarët të jenë në një shtet të bashkuar? Kreu i Vetëvendosjes e sheh “mundësinë te pamundësia” dhe nuk është duke bërë lojë fjalësh, pasi ai beson në kauzën së cilës i është investuar prej vitesh dhe, siç shton, shqiptarët janë aq afër realizimit të bashkimit sa edhe janë të angazhuar për t’ia arritur atij. Kjo intervistë e shkurtër është marrë pak ditë përpara se Kurti dhe Vetëvendosje të përplaseshin me policinë në tentativë për të bllokuar mallrat serbe të hyjnë në Kosovë. Një prej atyre aksioneve, ku nuk pranohet kompromis, për të cilat Vetëvendosje është bërë e famshme si lëvizje qytetare dhe së fundmi edhe si forcë e tretë politike në Kosovë. Përndryshe nga mjaft lëvizje të tjera, me ose pa sfond nacionalist, VV e Albin Kurtit, që shihej si jorealiste në fillimet e saj, ia ka dalë të jetë e suksesshme në politikë. Kjo duket se ka joshur “të tjerët” t’i kopjojnë, por a mund të kenë ata suksesin e Vetëvendosjes? “Problemi është te kopja. Ajo është mashtrim, nuk prodhon dot kurrëfarë emancipimi,” thotë Albini. Xheloz? Jo përderisa asnjë prej “rivalëve”, nuk mund t’i marrë statusin e kokëfortit, idealistit që edhe kur iu dha shansi dhe kishte numrat, nuk pranoi të bënte kompromis për të qenë komod në qeveri. Në fakt, Albini dhe lëvizja që drejton duket sikur ka “alergji” nga paqja me të tretët. Ai për këtë duket se ka bërë “armiq” krejt bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, kundër ndikimit të fortë të së cilës në vendimmarrjen e Prishtinës, shkon edhe motoja “JO Negociata! Vetëvendosje!”. Ambasadorët që e dashurojnë diplomacinë dhe negocimin nuk do ta shohin dot me sy të mirë edhe për shumë kohë Vetëvendosjen, e asaj kjo as që i hyn në sy. Çfarë do i sjellë Shqipërisë dhe shqiptareve, ajo që po ndodh tani dhe që po e quajmë ngritja e volumit të zërit për kërkesa si “Shqipëri Natyrale apo Shqipëri Etnike”, të cilat për politikën zyrtare janë zhvillime të pamundura? Së pari, është problematike terminologjia dhe shprehjet “natyrale”, “etnike” e të tjera si këto. Kjo sepse vihet në pah biologjikja si fat i predestinuar, përkundër politikes si angazhim e interes i përbashkët. Politika zyrtare në Prishtinë e Tiranë nuk merret me të përbashkëtën që zgjeron kufijtë e mundësive, ata janë të zhytur në privatizimin e publikes, duke ngushtuar hapësirën për ta sjellë atë deri te niveli personal, duke e anuluar kështu vetë politikën. Sa reale janë qëndrimet që ju mbani në lidhje me këtë çështje? A nuk ju duket (ashtu si politikës zyrtare) se jemi mjaft larg realizimit të këtyre ideve? Ne e dimë gjendjen e rëndë ku ndodhen shqiptarët, i dimë edhe pozicionimet e faktorëve të jashtëm. Mirëpo, një gjë është ta njohësh realitetin, e krejt tjetër gjë është

të jesh i përthithur prej tij, të jesh një me të. Realiteti duhet studiuar e njohur me qëllim ndryshimin e tij, e jo sikurse bëjnë shumica e politikanëve shqiptarë, të cilëve gjendja e rëndë u shërben si arsyetim për të arsyetuar pasivitetin e tyre. Sa për largësinë e realizimit, mbase këtu qëndron edhe kërshëria e angazhimit, te mundësia e pamundësisë. Jemi afër aq sa jemi të angazhuar, pa pyetur për rrethanat e çfarë thotë bota për ne, duke u afirmuar ne përpara botës, për ta ndërtuar botën tonë. Edhe pse tashmë, bashkë me ju ka edhe të paktën 3 lëvizje, ku ju dhe PDIU (Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet) përfaqësoheni në parlament si parti politike që kanë qëndrime të njëjta mbi diskutime që përfshihen në termin “çështje kombëtare”, duket sikur të gjitha këto lëvizje apo parti, janë mjaft larg njëra-tjetrës, madje ka edhe një tentativë për të qenë konkurente, qoftë në retorikë, qoftë në kauza. A nuk është kështu i përçarë ky “front”? A ka ndonjë tentativë për t’i grupuar apo bashkërenduar këto lëvizje? Cilat janë marrëdhëniet me grupimet e ngjashme politike, apo i shihni si rivalë? Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me subjektet që kanë për qëllim afirmimin e çështjes kombëtare. Por, për ne është gjithashtu i rëndësishëm angazhimi serioz e koherenca karshi këtij problemi. Ne nuk e shohim bashkimin kombëtar si spektakël e mistifikim përmes të cilit elektrizohen masat. Për ne res publica e shqiptarëve përfshin edhe pasuritë e tyre natyrore, kompanitë publike që po privatizohen në mënyrën më të egër, buxheti publik që po u vidhet etj. Nuk ka kuptim harta e bashkuar, kur na i kanë hequr të gjitha mundësitë e zhvillimit. Mjaft prej këtyre lëvizjeve nga Shqipëria kanë importuar aktivitetin e tyre edhe në Kosovë, si e shihni këtë? Nuk më brengos një gjë e tillë, përkundrazi është për t’u për-

shëndetur ndërgjegjësimi e angazhimi ngado që vjen e kudo që ndodh në hapësirën shqiptare. Edhe pse jo aq “fort” sa organizimet që ju drejtoni apo në të cilat merrni pjesë, partitë kryesore politike qoftë në Shqipëria, Kosovë apo treva të tjera të banuara nga shqiptarë kanë retorikë, edhe pse të maskuar, të patriotizmit dhe nuk duket se lënë shumë hapësirë për palë të tjera. Mendoni se keni përkrahje popullore për nismat që keni ndërmarrë apo merrni? Ku keni mbërritur deri tani? Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nisur aktivitetin e saj më 12 qershor 2005, nga jo më shumë se 20 persona. Ndryshe nga subjektet e tjera, ne jemi ngjizur me aksion në sferën publike e jo në zyra e tryeza. Në kontakt me qytetarët dhe bashkë me ta. Ishte shkrimi i parullës JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!, duke vijuar pastaj me qindra tubime, protesta, aksione simbolike ku e kemi shpalosur, por edhe e kemi formësuar konceptin tonë politik. Qysh nga atëherë e deri më sot që kemi fituar 14 deputetë në zgjedhjet e fundit, kontakti me qytetarët është ai që e ka rritur, por edhe e ka ruajtur Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga çdo devijim i mundshëm. Lëvizje të ngjashme me Vetëvendosjen u zhvilluan në Tiranë pas suksesit tuaj në politikën e Prishtinës (zgjedhjet dhe përfshirjen në parlament), ndjeheni të “kopjuar” apo shihni te këto lëvizje partnerë të mundshëm? Nuk është problemi nëse jemi kopjuar ne, apo nëse ndjehemi të kopjuar, problemi është te vetë kopja. Ajo është mashtrim dhe nuk prodhon dot kurrfarë emancipimi. Çështjen e bashkëpunimit dhe partneritetit ne e kemi të rregulluar qartë. Ne bashkëpunojmë me secilën organizatë që kemi pikëprerje programore e besim reciprok. Lëvizja VETËVENDOSJE!, gjegjësisht Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë, mban kontakte të vazhdueshme me subjekte të ndryshme politike, organizata joqeveritare brenda dhe jashtë Kosovës.

31

Bashkimi kombëtar besoj se rrek zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të jetë tabu, ajo është një gjë që na është privuar

Shpëtim Idrizi Për unifikimin shpirtëror, që i bën kufijtë formalë

K

ryetari i PDIU Shpëtim Idrizi nuk beson që shqiptarët po e teprojnë me patriotizmin, pasi sipas tij patriotizmi i shqiptarëve është i një karakteri tjetër: “jo shovinist” dhe jo i ngjashëm me atë të ballkanasve të tjerë, deklaratë që në fakt i jep qëndrimit të tij grimca të ksenofobisë. Në këtë intervistë të shkurtër ai shpjegon se cilat janë qëllimet e PDIU-së, prej afirmimit të çështjes Çame, arsye edhe pse kjo parti është themeluar, të kthimi i patriotizmit në një timon që drejton politikën. Idrizi që bëri më 2009 një kapërcim nga PS në krye të partisë së re e sheh bashkimin kombëtar si detyrim kushtetues, ndërsa retorikën e shtuar “kuq e zi” si një vijimësi e asaj që u fillua me Rilindjen. Ashtu si Kurti as ai nuk mendon se jemi në terrenin e të pamundurës. Për të bashkimi, si “një kërkesë e natyrshme dhe legjitime e kombit”, do të vijë edhe sikur të duhet të presim për një kohë po aq të gjatë sa çju desh Kinës të priste për tu bashkuar me Makaon. Vetë ai ka zgjedhur një politikë të “gjysmë kompromisit”, duke u bërë pjesë e koalicionit qeverisës dhe votuar ligjet që kërkohen prej këtij detyrimi, dhe njëkohësisht duke mos nguruar të mbajnë qëndrim krej të ndryshëm nga ai zyrtarë mbi çështje të programit të tyre që sipas PDIU-s nuk mund të tjetërsohen. E ndërsa ka dhënë votën për buxhetin, ministrat apo mjaft çështje të tjera, Idrizi dhe deputeti tjetër i kësaj partie nuk kanë përtuar t’i “vërsulen” qeverisë për skandalin e kufijve detarë me Greqinë, të kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë, të thërrasin për qëndrime më radikale ndaj fqinjit Jugor dhe sëfudmi të përkrahin aksionin e Vetëvendosjes, ndërsa

32

kjo ishte dënuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e qeverisë në të cilën ata janë në koalicion. Patriotizëm i idealist apo qëndrim me këmbë në tokë?! PDIU duket se po përpiqet t’i përqafojë të dyja, ndërsa kreu i saj edhe pse thotë se nuk kërkojnë apriori “ndryshim kufijsh”, nuk mohon për asnjë moment dëshirën për një bashkim territorial të shqiptarëve. Çfarë do i sjell Shqipërisë dhe shqiptareve, ajo që po ndodh tani dhe që po e quajmë ngritja e volumit të zërit për kërkesa si “Shqipëri Natyrale apo Shqipëri Etnike”, të cilat për politikën zyrtare janë zhvillime të pamundura? Fillimisht duhet thënë që bërja e përpjekjeve për bashkimin kombëtar është një detyrë kushtetuese. Preambuli i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të votuar me referendum në 1998 fletë në mënyrë eksplicite për “ aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Fatkeqësisht shumë njerëzve përveçse u është venitur vetëdija kombëtare u mungon edhe kultura konstitucionale dhe ligjore dhe nuk e kuptojnë që duan apo s’duan, bashkimi kombëtar është detyrim kushtetues përveçse një kërkesë e natyrshme dhe legjitime e kombit tonë. Unë nuk po shoh diçka të re në atë që po ndodh tani, të cilën nuk do ta quaja një retorikë irredentiste apo luftë nxitëse, por një retorikë patriotike të natyrshme sikurse bëhet në gjithë Evropën e bashkuar, që si qëllim nuk ka apriori ndryshim kufijsh, por ngritje të moralit kombëtar. Ne thjeshtë po vijojmë traditën e rilindësve tanë, e shtetformuesve dhe

shtetndërtuesve shqiptarë, të cilët në kohën e vet u akuzuan se përqafojnë kauza “të pamundura”, por që me veprën e këmbënguljen e tyre na kanë bërë sot të krenohemi me ta. Nuk besoj se Naum Veqilharxhi, i pari që kërkoi pavarësinë e Shqipërisë, e deri te Ismail Qemali që e bëri këtë ëndërr realitet, kishin ndërmend në kërkesat e tyre territorin e Republikës së sotme të Shqipërisë. Ata luftuan, punuan dhe ëndërruan jo për një territor, por për një komb. Në realitetin e sotshëm, puna jonë duhet të vijojë të jetë në këtë drejtim. Pra, nuk duhet të punojmë për një territor x kilometrash katrorë, por për një komb, 10 milionësh që ndodhet i ndarë, padrejtësisht, në gjashtë shtete ballkanike, por që është shpërndarë edhe në një diasporë të hapërdarë anembanë botës. Kjo logjikë, e cila natyrshëm përkthehet edhe në retorikë, është një zgjidhje e nevojave vitale të qytetarëve shqiptarë. Paramendoni sikur shtetformuesit dhe shtetndërtuesit tanë të punonin si feudal toke, sa të gjatë do ta kishte jetesën shteti shqiptar. Por jo, ata punuan si udhëheqës njerëzish, dhe këtu qëndroi suksesi i tyre. Ata kanë punuar në kushtet edhe me të vështira se tonat sot për çështjen kombëtare duke ndjekur e luftuar një ideal pa ndonjë siguri që ai ideal kishte për t›u realizuar. Sot jemi në pozicion shumë më komod pasi kemi 100 vjet shtet të Republikës së Shqipërisë e 4 vjet shtet të Republikës së Kosovës dhe është e pajustifikueshme që ne ta ndalim aspiratën e hershme të shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të barabartë në trojet e tyre kur kushtet dhe mjetet në dorën tonë sot janë shumë më të favorshme se ato të rilindësve dikur. Për atë element të retorikës që ka të bëjë me bashkimin kombëtar të trevave, dua të jem edhe më i qartë. Së pari, bashkimi kombëtar besoj se rrek zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të jetë tabu, ajo është një gjë që na është privuar dhe ne nuk duhet të kemi ndrojtje ta kërkojmë me gjithë fuqinë. Së dyti, bashkimi kombëtar është jo vetëm detyrim kushtetues, por dhe detyrim moral ndaj paraardhësve tanë dhe ndaj fëmijëve tanë. Së treti, ajo që në kushtet aktuale është apo duket e pamundur, nuk do të thotë se do të jetë gjithnjë e tillë. Historia ka treguar se rrethanat ndryshojnë dhe vetëm ato kombe që janë të përgatitura për çdo skenar arrijnë të përfitojnë apo të qëndrojnë në lartësinë e duhur. Shikoni për shembull Kinën se si nuk heq kurrë dorë nga pretendimi për bashkimin me Tajvanin edhe pse nuk ndërmerr asnjë hap konkret për ta shtënë në dorë me dhunë, ashtu sikurse me durim e vetëpërmbajtje priti e punoi që të bashkohej me Hong Kongun e Makaon. Por, duke marrë të mirëqenë se në kushtet aktuale bashkimi kombëtar territorial është vështirësisht i mundur apo i pamundur, kjo nuk do të thotë që edhe bashkimi shpirtëror, kulturor, ekonomik dhe arsimor është i tillë. Nuk ka asnjë arsye se përse tregu i një gjuhe, të mos jetë i unifikuar. Nuk ka asnjë arsye se përse kultura, tradita, arsimi i një gjuhe të mos jetë i unifikuar. Nëse ne i nisemi këtij drejtimi, pra nëse ne, arrijmë që të mundësojmë bashkimin shpirtëror ekonomik dhe shoqëror të kombit shqiptar, atëherë gjithçka tjetër i

33

mbetet në dorë rrethanave dhe mirëkuptimit ndërkombëtar. Ne gjithësesi mund të punojmë që t’i kthejmë kufijtë shtetërorë në një formalitet duke u përpjekur që ne të gjithë shqiptarët të integrohemi në të gjitha sferat dhe të funksionojmë si një trup organik pavarësisht nga demarkacionet e gjeografisë politike. Në këtë kuptim, ngritja e një zëri patriotik është i domosdoshëm dhe i nevojshëm. Por, duhet të jemi të qartë se ky zë nuk duhet të jetë “kundër” tjetrit, nuk duhet të jetë shovinist, jodemokratik, apo i dhunshëm. Ky zë duhet të jetë inteligjent, mirëkuptues, bashkëpunues dhe që lidhet më shumë me dashurinë për vendin tonë, me një sens të detyrës dhe përgjegjësisë qytetare dhe me një shpirt të theksuar solidariteti për gjithë bashkëkombësit. Nëse ndodh kështu, jemi në rrugë të mbarë. Sa reale janë qëndrimet që ju mbani në lidhje me këtë çështje? A nuk ju duket (ashtu si politikës zyrtare) se jemi mjaft larg realizimit të këtyre ideve? Aspak. Qëndrimet tona janë të qarta. Nëse ne sot për sot, nuk arrijmë dot qëllimin e bashkimit kombëtar territorial, e ritheksoj si një bashkim të padhunshëm dhe mirëkuptues, atëherë le të veprojmë të paktën mbi parakushtet e një bashkimi kombëtar ekonomik, kulturor dhe shpirtëror. Le të bashkojmë ekonominë. Cila është arsyeja që na ndalon? A nuk ka nevojë Kosova për pasurinë tonë ujore dhe a nuk kemi nevojë ne për burimet e linjitit të Kosovës? Përse mos të organizohemi që burimet e hekur-nikelit nga të dy anët e kufirit të mos shfrytëzohen në mënyrë të koordinuar? Përse duhet që burokracia shtetërore të pengojë këto zhvillime të natyrshme të një ekonomie tregu? Fundja, edhe Bashkimi Evropian në këtë mënyrë funksionon. Në fund të ditës, ne kërkojmë që me diplomat e universiteteve të Shqipërisë të kemi mundësi punësimi kudo, pse jo aty ku edhe gjuha, një parakusht i domosdoshëm, është e përbashkët? A nuk krenohemi me ilirët dhe arbrit, a nuk kemi Skënderbeun hero kombëtar, a nuk kemi një trashëgimi kulturore të përbashkët? Përse të mos e konceptojmë si një tërësi dhe jo si copëza të ndara të një pazëlli pa kuptim? Këto pyetje janë aq të thjeshta sa përfundojnë në pyetje retorike dhe që nuk ka “politikë zyrtare” në botë që të ketë një argument kundër. Ta nisim nga ajo që kemi në dorë, të tjerat le tua lëmë brezave të ardhshëm të politikës. Ne duhet të shtrojmë terrenin, gjithnjë në mirëkuptim e me mjete bashkëkohore e institucionale. Edhe pse tashmë bashkë me ju ka edhe të paktën 3 lëvizje përfshi Vetëvendosjen, ku ju dhe Vetëvendosja përfaqësoheni në parlament si parti politike që kanë qëndrime të njëjta mbi diskutime që përfshihen në termin “çështje kombëtare”, duket sikur të gjitha këto lëvizje apo parti janë mjaft larg njëra tjetrës, madje ka edhe një tentativë për të qenë konkurrente qoftë në retorikë qoftë në kauza. A nuk është kështu i përçarë ky “front”? A ka ndonjë tentativë për t’i grupuar apo bashkërenduar këto lëvizje? Cilat janë marrëdhëniet me grupimet e ngjashme politike apo jo, i shihni si rivalë? Kushdo që është pro çështjes kombëtare, me një retorikë realizuese dhe jo retorikë boshe, me sinqeritet e jo për

34

qëllime meskine, që ka frymë liberale dhe ka për guidë drejtimi idealet e rilindësve tanë, është partner i yni e jo rival. Nuk mund të rivalizosh me një segment të kombit kur punon për kombin. Për atë që thatë, kemi të bëjmë me një lëvizje si Vetëvendosja, me të cilën PDIU i ka kanalet e komunikimit të hapura dhe ka pasur bashkëpunim. Por, duhet të kuptojmë diçka më mirë nga gjithçka tjetër, patriotizmi, nuk është një send, që dy, tre apo 20 lëvizje e gjetën në sundukun e paraardhësve të tyre. Patriotizmi është një ndjenjë dhe përgjegjësi, që i përket secilit prej nesh, çdo shqiptari, pa përjashtim dhe nuk është pronë ekskluzive e askujt. Ky emocion duhet të jetë një ndjenjë udhëheqëse dhe jo subjekt instrumentalizimi, duhet të jetë mënyra se si drejtohet shteti dhe jo një mënyrë përfitimi politik. Në çastin që ne tentojmë të fusim patriotizmin si guidë drejtuese të shtetit, bashkërendimi i 10 milionë shqiptarëve është përgjegjësia kryesore. Secili me mundësitë e tij, në mënyrën e tij, të jap kontributin e vetë në këtë drejtim. Fronti i shqiptarëve është i vetmi që ka në dorë çështjen kombëtare dhe askush nuk ka të drejtë ta personalizojë, sikur të ishte një pronë personale. Nëse çështja kombëtare, çështja çame, çështja e shqiptarëve të diasporës, çështja e trashëgimisë kulturore, bëhet pjesë në logjikën e drejtimit të shtetit, atëherë fitojnë 10 milionë shqiptarë të të gjitha trevave dhe jo një lëvizje apo një individ. Edhe pse jo aq “fort” sa organizimet që ju drejtoni apo në të cilat merrni pjesë, partitë kryesore politike qoftë në Shqipëria, Kosovë apo treva të tjera të banuara nga shqiptarë kanë retorikë edhe pse të maskuara të patriotizmit dhe nuk duket se lënë shumë hapësirë për palë të tjera. Mendoni se do të gjeni përkrahje për nismat që keni ndërmarrë apo merrni? Ku keni mbërritur deri tani? Do të përmend vetëm fakte, sepse besoj se me retorikë patriotike të zbrazët e të pasinqertë shqiptarët janë të ngopur. Në dy vjet, çështja çame gjendet së paku një herë në dy ditë e trajtuar në libra, gazeta, televizione, apo konferenca shkencore, pas 60 vjetësh nëpërkëmbje, heshtjeje apo përmendjeje sporadike. Në dy vjet, më shumë se gjysma e senatit amerikan, parlamentit evropian, diplomacive botërore, janë njohur me problematikën dhe strategjinë tonë të zgjidhjes së çështjes çame. Në dy vjet, betejat tona kanë qenë të pandërprera dhe kanë përfunduar me sukses: arritëm të hidhnim poshtë me argumente dhe me firmat e një milionë shqiptarëve në një peticon që organizuam së bashku me veteranët e UÇK-së, raportin antishqiptar të Dik Martit, arritëm që me presionin tonë të vazhdueshëm, të bënim që qeveria shqiptare të fliste në rrugë diplomatike hapur kundër konsullit grek në Korçë, kundër kthimit të shqiptarëve të Çamërisë në kufi, kundër nëpërkëmbjes të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë. Presioni ynë bëri që konsulli grek të largohej nga Korça dhe që rastet e kthimit të shqiptarëve të Çamërisë të jenë tashmë shumë të pakta. Nëpërmjet presionit tonë arritëm që të amendonim ligjin për censusin, duke detyruar INSTAT-in që të ballafaqoj çdo deklarim për kombësinë me regjistrin e gjendjes civile, duke shmangur çdo abuzim. Çdokush që nën presion apo nën in-

fluencën e parave deklarohet grek, kur është shqiptar, INSTAT është e detyruar që ta regjistrojë si shqiptar. Në dy vjet, nisëm punën për zgjidhjen ligjore të çështjes çame dhe të mënyrës se si shteti shqiptar vepron mbi çështjen kombëtare dhe diasporën. Në pak kohë do të nisin punimet për ngritjen e varrezave të Kllogjerit, ku prehen mijra shqiptarë që vdiqën rrugës pas dëbimit nga Çamëria. Në dy vjet kemi ngritur infrastrukturën për të mundësuar propozime tërësore për bashkimin ekonomik dhe arsimor të trojeve shqiptare. Kjo është vetëm një pjesë e bilancit dhe pa dyshim kemi shumë punë për të bërë. Ajo për të cilën jam i sigurt është se pas zgjedhjeve të ardhshme, kur pesha specifike e PDIU-së do të shumëfishohet, presioni ynë nuk do të jetë thjesht një presion që merret parasysh disa herë, por do të merret parasysh gjithmonë. Në atë moment do të kemi fituar betejën e parë, përfshirjen e çështjes kombëtare si një filozofi integrale të shtetit shqiptar. Ndërkaq, prisni surpriza për kauzat tona muajt në vijim, surpriza për të cilat kemi kohë që punojmë. Termat patriotizëm dhe nacionalizëm apo edhe “Shqipëri Etnike, Natyrale” me dashje apo pa dashje, ngjallin kujtimin e konflikteve jo shumë të largëta në Ballkan. A nuk shihni rrezik se një retorikë e tillë apo vënia në jetë e planeve të kësaj natyre mund të na shtyjë drejt një konflikti të dhunshëm me fqinjët apo edhe me minoritet? Ju po flisni për një lëvizje shoviniste, që është shumë larg PDIUsë. PDIU ka qëndrime tërësisht liberale dhe patriotizmin nuk e shohim si platformë luftënxitëse por si platformë paqedashëse dhe shtëtformuese. Po të shihni sondazhe ndërkombëtare so Eurobarometri apo World Value Survey të Bankës Botërore duket qartë që ndjenja e fortë patriotike mbizotëron në gjithë vendet e botës perëndimore të cilët pavarësisht prej identitetit të fortë nacional jetojnë në harmoni e të integruar me shtetet fqinje. Minoritetet në Shqipëri e dinë mjaft mirë karakterin e emancipuar dhe paqësor të patriotizmit shqiptar dhe nuk është rastësi që mbi 40% e minoritarëve shqiptarë jetojnë në familje mikse me anëtarë të mazhorancës shqiptare. Në fund të ditës, të gjithë krenohemi kur flasim për futboll me Panajot Panon, sikurse dhe Panajot Pano krenohej kur vishte fanellën kuqezi. Kombësia e tij greke, nuk ka përbërë kurrë pengesë. Të gjithë kënaqemi kur dëgjojmë këngë labe e patriotike të kënduara me mjeshtëri nga artistja e popullit Irini Qirjako, e ajo vetë kënaqet kur këndon këto këngë. Kombësia e saj greke kurrë nuk është bërë pengesë. Kjo filozofi trajtimi ndaj minoritetit është pjesë e pan-

dashme e një kombi paqedashës si kombi shqiptar. Sikurse, është pjesë integrale edhe kundërshtimi ndaj çdo zëri që nuk përfaqëson minoritetet por qarqet nacionaliste të shteteve të huaja. Nëse shtetet e tjera kanë në filozofinë e tyre karakter shovinist, shqiptarët dhe Shqipëria kurrë nuk e ka pasur dhe për këtë gjë jemi krenar. Patriotizmi shqiptar ka qenë gjithmonë një veti mbrojtëse e kombit tonë dhe si i tillë do të vijojë të jetë. Prandaj, nga patriotizmi nuk duhet të shqetësohemi, por duhet ta përkrahim, si mjetin më të mirë të zhvillimit të mirëqenies kombëtare dhe si formën më të arritur të organizimit shoqëror botëror sot. Pa një identitet të fortë kombëtar shteti ngelet disfunksional dhe shoqëria pëson regres sepse në mungesë të identitetit të fortë kombëtar filojnë e zënë më shumë vend identitete primitive e rudimentare si identitetet krahinore, tribale, fisnore, racore apo fetare që i përkasin një të kaluare të largët e të padëshirueshme.

Fronti i shqiptarëve është i vetmi që ka në dorë çështjen kombëtare dhe askush nuk ka të drejtë ta personalizojë, sikur të ishte një pronë personale. Nëse çështja kombëtare, çështja çame, çështja e shqiptarëve të diasporës, çështja e trashëgimisë kulturore, bëhet pjesë në logjikën e drejtimit të shtetit, atëherë fitojnë 10 milionë shqiptarë të të gjitha trevave dhe jo një lëvizje apo një individ.

35

L

ista e Koço Danajt është e gjatë. Një listë padrejtësish sipas tij ndaj shqiptarëve të cilat duhet të zgjidhen, një listë argumentesh që provojnë të parën dhe në fund një listë me riparime të historisë që do të sillte me detyrim të Shqipëria Natyrale. Ideues i Listës për Shqipëri Natyrale, e cila siç thotë, nuk ka qëllim të jetë pjesë e politikës dhe nuk ka ambicie pushteti, Danaj në këtë intervistë për MAPO rimerr çështjen shqiptare nga fillimi i saj duke sjellë, sipas tij, argumentet që do duhej të bindnin fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha të pranonin padrejtësinë e 1913 dhe t’u kthenin shqiptarëve atë që u takon. Çfarë do i sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve, ajo që po ndodh tani dhe që po e quajmë ngritja e volumit të zërit për kërkesa si “Shqipëri Natyrale apo Shqipëri Etnike”, të cilat për politikën zyrtare janë zhvillime të pamundura? Çfarë është Shqipëria natyrale për ju? Sipas Platformës, Shqipëria Natyrale, nuk është gjë tjetër veçse Shqipëria e shpallur më 28 Nëntor 1912, në Kuvendin e Vlorës. Pra kërkesa për Shqipëri natyrale, është në thelb kërkesa për zbatimin e një Akti Juridik i cili u injorua nga mbledhja e ambasadorëve në Londër ne vitet 1912-1913. Ky injorim u bë në mënyrë më shumë se kolonialiste, u bë në mënyrë barbare. Jo vetëm që kjo mbledhje që u mblodh në 16 dhjetor 1912, pra 18 ditë më pas shpalljes së Pavarësisë, nuk e mori parasysh këtë akt juridik, por i trajtoi trojet shqiptare si plaçkë tregu. Vetë kryetari i mbledhjes ish-ministri i Jashtëm britanik, Edward Grey e pranon një gjë të tillë në librin e tij ‘Memoires’ (Kujtime), të botuar në vitin 1927, një kopje të të cilit e zotëron edhe Lista për Shqipëri Natyrale. Ja se çfarë thotë Grey në ‘Kujtimet’ e tij:...lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen europiane nga rihapja e çështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund t’i vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Çështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plaçkës së luftës. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246). Çfarë do t’i sjellë, shqiptarëve, Shq-

36

Asnjë deri më tani nuk po thotë se duhet korrigjuar dhe rishkruar edhe historia që ka shkruar mbi shqiptarët shovinizmi fqinj dhe kolonializmi

Koço Danaj Lista Shqipëria Natyrale kërkon riparim të historisë ipëria natyrale? Dinjitet, mirëqenie, progres, ndërsa rajonit, do t’i sjellë stabilitet. Për shembull, ju jeni në dijeni se shumë politikanë në Tiranë dhe Prishtinë po flasin dhe veprojnë për të rishkruar historinë, që sipas tyre e ka shkruar keq komunizmi. Por asnjë deri më tani nuk po thotë se duhet korrigjuar dhe rishkruar edhe historia që ka shkruar mbi shqiptarët shovinizmi fqinj dhe kolonializmi europian i dikurshëm. Dua të them se rishkruarja e historisë brenda shqiptare është e nevojshme, por ajo do të ishte pa asnjë lloj përfitimi për kombin shqiptar, në qoftë se nuk njihet dhe nuk korrigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj serb, malazez, grek dhe përkrahësve të tyre në Europë dhe botë mbi kombin dhe territoret shqiptare. Historia duhet të korrigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptarët historinë e shovinizmit serb, grek dhe malazez mbi ta dhe territoret e tyre? Nuk e dinë. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju aneksua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mijë kilometra katror ju dhanë Serbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edward Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë që Selaniku më 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dinë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dinë që Edward Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dinë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se ‘Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur’, ata nuk e dinë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Pe-

ter dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër së bashku me qeveritë e tyre në mërgim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në Shkumbin - Greqia dhe pjesën tjetër Jugosllavia. Ata nuk e dinë se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo më 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dinë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Europës. Ata nuk i dinë dy referatet e Çubrillovicçt, të 1937 dhe 3 nëntor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me ushtri. Ata nuk e dinë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Çamëri. Ata nuk e dinë se çfarë copëtimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbështetur nga disa fuqi të mëdha europiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj., etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga të huajt që sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtësi, siç bëri i madhi Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korrigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po kozmopolitizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por europeiste. Thelbi i këtij europeizmi, është Shqipëria Natyrale

37

Lista për Shqipëri natyrale është misionare, ajo nuk synon pushtetin politik, por shtetin-komb, prandaj ne kemi antarë të Listës politikanë, deputetë të cilët sot bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike, intelektualë të cilët simpatizojnë këtë apo atë parti politike Sa reale janë qëndrimet që ju mbani në lidhje me këtë çështje? A nuk ju duket (ashtu si politikës zyrtare) se jemi mjaft larg realizimit të këtyre ideve? Keni të drejtë, por më lejoni të përgjigjem: Janë shumë të drejta dhe shumë reale. Në rastin e kombit shqiptar kemi të bëjmë jo vetëm me një drejtësi të vonuar, por edhe të cunguar. Nuk bëhet fjalë, që historia të kthehet prapa, por të korrigjohet, çfarë është bashkimi i Gjermanisë, kthim prapa apo korrigjim i historisë së prapët, çfarë është pavarësia e disa shteteve të reja në rajon, kthim prapa apo korrigjim i prapësisë. Dhe, në rastin e shqiptarëve, kërkohet e njëjta gjë. Po vazhdoj me përgjigjen. Disa miq te mi me kanë këshilluar që të mos kërkoj pranë 6 ministrave të Jashtëm të Fuqive të Mëdha europiane anulimin e mbledhjes kriminale të Londrës si dhe të mos depozitoj kërkesë padi pranë GJND. Sipas tyre, ky veprim do të prishte marrëdhëniet ndërkombëtare. Përgjigja ime është kjo: E para: Unë nuk jam arbitër

38

i marrdhënieve ndërkombëtare, por veprimtar i çështjes shqiptare. Arbitër është Brukseli, SHBA etj. E dyta: Unë nuk jam profesor i të drejtës ndërkombëtare, por profesor i të drejtës shqiptare. Të drejtën ndërkombëtare e njoh aq sa më intereson për të mbrojtur të drejtën e çështjes shqiptare. E treta: Arbitri ndërkombëtar deri tani ka anuluar vendimet e dy konferencave zyrtare siç kanë qenë ajo e Versajës dhe e Jaltës. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe bashkimi i Gjermanisë janë vetëm dy shembuj. Ju e dini fare mirë se Mal i Zi ka qenë shtet i pavarur deri në konferencën e Versajës. Por kur u krijua mbretëria serbo-kroato-sllovene, pushoi së qeni edhe pavarësia e tij. Aso kohe në Mal të Zi u zhvillua një luftë e ashpër që në histori ka mbetur si ‘lufta e jeshilëve me të bardhët’. Por Versaja, pas viteve ‘90 pushoi së qeni, të gjitha vendimet e saj u riparuan, dhe në vend të Jugosllavisë lindën disa shtete. Ndërsa një nga vendimet kryesore të Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Lindore dhe Perëndimore. Pas 40 vjetësh, Gjermania u bashkua në rrugë paqësore, pra u riparua vetë Konferenca e Jaltës. Dhe të mos harrojmë se u bashkua në një kohë kur në Gjermaninë Lindore ndodheshin 155 mijë trupa sovjetike. Por që nuk lëvizën nga kazermat, nuk pati as vendim për të hyrë në NATO, as vendim për ta hequr nga Lista e OKB. Atëherë, ka mbetur edhe një, Londra e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Na takon ne shqiptarëve të shtrojmë para arbitrit ndërkombëtar fakte, dokumente, prova që të vërtetojnë karakterin kriminal të Londrës. Të tjerat janë detyra të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë po bën aktualisht Lista për Shqipëri natyrale. Dhe është në përfundim të punës. Dhe e fundit. Politika dhe opinion publik shqiptar i ka dëgjuar dy politikanët më të mëdhenj të Europës, Merkel e Sarkozy. Ata kanë pohuar, është koha të ribëjmë Bashkimin Europian. Në shërbim të tyre, unë kam te drejtë të pohoj se është koha të ribëjmë Shqipërinë. Edhe pse tashmë bashkë me ju ka edhe të paktën 3 lëvizje, përfshi Vetëvendosjen, të tjera dy prej të cilave përfaqësohen në parlamente si parti politike që kanë qëndrime të njëjta mbi diskutime që përfshihen në termin “çështje kombëtare”, duket sikur të gjitha këto lëvizje apo parti, janë mjaft larg njëra-tjetrës, madje ka edhe një tentativë për të qenë konkurrente, qoftë në retorikë, qoftë në kauza. A nuk është kështu i përçarë ky “front”? A ka ndonjë tentativë për t’i grupuar apo bashkërenduar këto lëvizje? Para nesh ka pasur edhe të tjera organizma politikë apo shoqërorë, ashtu siç ka edhe pas nesh, ashtu siç do të ketë të tjera edhe nesër. Rëndësi ka që të gjithë lumenjtë të derdhen në Detin e Shqipërisë natyrale. Edhe pse jo aq “fort” sa organizimet që ju drejtoni, apo në të cilat merrni pjesë, partitë kryesore politike qoftë në Shqipëria, Kosovë apo treva të tjera të banuara nga shqiptarë, kanë retorikë, edhe pse të maskuar të patriotizmit, dhe nuk duket se lënë shumë hapësirë për palë të tjera. Mendoni se do të gjeni përkrahje për nismat që keni ndërmarrë apo po merrni? Ku keni mbërritur deri tani?

Në mënyrë figurative ka dy hapësira në mbarë kombin shqiptar. E para është hapësira që i fton shqiptarët të bashkohen në Bruksel. Dhe e dyta është hapësira që i fton shqiptarët të shkojnë të bashkuar në Bruksel. Hapësira e dytë është shumë më e madhe. Ku kemi mbërritur? Platforma e Shqipërisë Natyrale është përqafuar tashmë nga qindra mijëra shqiptarë në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Bile është pranuar si nocion politik edhe nga fqinjët tanë, serbë, grekë, maqedonas apo malazez. Po ju jap vetëm një shifër, qysh nga shpallja zyrtare e Listës së Shqipërisë natyrale, në datën 30 tetor 2010 e deri më sot, në median e shkruar dhe atë elektronike të fqinjëve tanë janë botuar mbi 800 analiza, deklarata, shkrime, njoftime. E përbashkëta e tyre është se të gjithë përdorin nocionin Shqipëri natyrale. Mjafton të kërkoni në Google emrin Prirodna Albanija dhe do ta verifikoni vetë çfarë thashë më lart. Tashmë ka kohë që ka filluar faza e organizimit të saj në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Brenda muajit janar do botohet gazeta elektronike ëëë.shqiperianatyrale.com, ndërsa në muajin Mars 2012 do të fillojë botimi i gazetës së përditshme Shqipërianatyrale. Po në muajin janar, ministrat e Jashtëm të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Austrisë dhe SHBA do të kenë në dorë kërkesën e Listës për Shqipëri Natyrale për anulimin e Konferencës së Londrës me fakte dhe argumente të panjohura deri më sot. Lista për Shqipëri natyrale është misionare, ajo nuk synon pushtetin politik, por shtetin-komb, prandaj ne kemi antarë të Listës politikanë, deputetë të cilët sot bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike, intelektualë të cilët simpatizojnë këtë apo atë parti politike. Prandaj quhemi Listë. Ne nuk na intereson kush është i pari. Për ne e para është domosdoshmëria e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Ne jemi të gjithë të nevojshëm, por nuk jemi të domosdoshëm, e domosdoshme është vetëm Shqipëria Natyrale, pa të cilën nuk do të ketë as progres, as mirëqenie për shqiptarët, por as paqe dhe stabilitet për fqinjët dhe Brukselin. Kyçi i paqes dhe stabilitetit rajonal është vetëm Shqipëria Natyrale. Termat ‘patriotizëm’ dhe ‘nacionalizëm’, apo edhe ‘Shqipëri Etnike, Natyrale’, me dashje apo pa dashje, ngjallin kujtimin e konflikteve jo shumë të largëta në Ballkan. A nuk shihni rrezik se një retorikë e tillë, apo vënia në jetë e planeve të kësaj natyre mund të na shtyjë drejt një konflikti të dhunshëm me fqinjët apo edhe me minoritet? Nuk shoh asnjë rrezik, për disa arsye madhore. E para: Ne jemi Lëvizje paqësore dhe nga një lëvizje e tillë askush nuk duhet të ketë frikë. E dyta: Sot në rajon të gjitha qeverisjet janë të zgjedhura në mënyrë demokratike, që do të thotë se nuk ka asnjë temë tabu apo të ndaluar. E treta: Ne flasim mbi bazën e fakteve dhe argumenteve, prandaj i ftojmë edhe fqinjët tanë ta pranojnë këtë ftesë, të ulen në tavolinë, dhe mbi bazën e fakteve, secili të marrë atë që i takon. E katërta: Sot në Europë, problemet, kushdoqofshin ato, zgjidhen me forcën e së drejtës dhe jo mbi të drejtën e forcës. E pesta: Dikush thotë se bashkimi i shqiptarëve do provokojë efektin domino. Nuk është e vërtetë. Pse? Sepse në rajon nuk ka asnjë komb tjetër i cili përgjatë të gjithë kufirit të jetë i kufizuar me veten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh

Shqipërinë me Malin e Zi, futesh përkohësisht në territor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në territor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me Maqedoninë do kalosh në territor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në territor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në territor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnjë komb. Atëherë ku është efekti domino? Asgjëkundi. Efekti domino ekziston thjesht për të trembur ata që nuk e dinë realitetin e rajonit, ose që duan ta fshehin atë. Duke pranuar të drejtën e kombit shqiptar për t’u bashkuar, unë pranoj edhe të drejtën e të tjerëve, pra në rastin konkret edhe të popullit serb. Nuk do habitem nëqoftëse së shpejti në Republikën Serbe të Bosnjës zhvillohet referendumi dhe ajo bashkohet me Serbinë. Rëndësi ka që problemi të zgjidhet me paqe. Një rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Kur thashë më lart, se deviza e Shqipërisë natyrale është Dialog me këdo, dialog për gjithshcka, kam parasysh se mbështetësit e Shqipërisë Natyrale kanë një dysheme politike të cilën nuk kanë të drejtë ta shkelin. Pra, unë pranoj të bisedoj me fqinjët mbi bazën e Aktit Juridik të shpallur më 28 Nëntor 1912 dhe të injoruar dhe përbuzur në mënyrë kriminale, raciste dhe mizore nga e ashtuquajtura Mbledhje e Londrës, 1913.

39

Adri Nurellari

Suksesi i lëvizjeve patriotike ka ngjallur oreksin e çakejve

R

ipërtëritja e patriotizmit ndër shqiptarë, ka ngjallur sipas Adri Nurellarit, tani pjesë strukturave drejtuese të PDIU, oreksin e çakejve dhe sharlatanëve që duket se shohin këtu mundësi përfitimi. Ai, sidoqoftë, nuk sheh asnjë rrezik që shqiptarët të kapërcejnë caqet e nacionalizmit të pranuar atij që do të shkaktonte sërish dhunë në Ballkan. “Nacionalizmi i tepruar që degradon në shovinizëm mund të çojë në kthimin e dhunës ballkanike, por ne jemi vite dritë larg kësaj prespektive”, thotë Nurellari. Ai këmbëngul ndërkohë në domosdoshmërinë e këtij patriotizmi në politikën shqiptare dhe atë të Kosovës, që siç thotë, vazhdojnë të vuajnë nga mbetjet e enverizmit dhe jugonostalgjikëve. Është shtuar ndjeshëm retorika patriotike në Shqipëri, në media dhe në komunitet. Çfarë do i sjell Shqipërisë dhe shqiptareve, ajo që po ndodh tani dhe që po e quajmë ngritja e volumit të zërit për kërkesa si “Shqipëri Natyrale apo Shqipëri Etnike”, të cilat për politikën zyrtare janë zhvillime të pamundura? Pikësëpari këtu po flasim për një ripërtëritje të një ndjenje patriotike që ka munguar më herët dhe që ka qenë e dëmshme për shtetin dhe shoqërinë tonë. Më duket absurde që të shikohet situata bardhë e zi, ose pa ndjesi patriotike duke na ardhur turp nga vetvetja, duke braktisur vendin, ndërruar emrin, e fshehur lidhjet me kombin nga një anë ose duke qenë shovinist, racist e ksenofob. Mund të jesh patriot pa qenë ksenofob e pa ushqyer

40

hatërmbetje, sikurse është gjithë Europa fundja. Për PDIUnë, patriotizmi është projekt i së ardhmes që lidhet më shumë me projektin e bashkimit kombëtar, konsolidimin e shtetit dhe progresin e kombit tonë, sesa me kërcënimet konkrete nga fqinjët apo hatërmbetjet historike. Kjo përkthehet me përpjekjet që synojnë forcimin e lidhjes brenda kombit tonë, zhvillimin e ekonomisë, zbatimin e ligjit, funksionalitetin e institucioneve shtetërore, përmirësimin e imazhit të vendit në nivel ndërkombëtar, rritjen e rolit të Shqipërisë në arenën botërore, çuarjen përpara të shkencës, artit e kulturës shqiptare, ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve dhe trashëgimisë sonë folklorike, forcimin e krenarisë dhe vetëdijes sonë kombëtare, si dhe përqafimin e vlerave universale si liria, demokracia, zbatimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Prandaj sot Shqipëria ka nevojë të rimëkëmbë vetëdijen kombëtare dhe të kultivojë një patriotizëm bashkëkohor, që të përkthehet jo në deklarata boshe patetike e romantike, por në një angazhim qytetar intensiv të çdo individi, në një mobilizim të shoqërisë për të ecur përpara. Sa reale janë qëndrimet që ju mbani në lidhje me këtë çështje? A nuk ju duket (ashtu si politikës zyrtare) se jemi mjaft larg realizimit të këtyre ideve? Mua më duken shumë reale, dhe zhvillimet që ndodhin me baskët e katalunjasit në Spanjë, valonët me flamandët në Belgjikë, referendumi i pavarësisë së skocezëve që po diskutohet sot në Britani, janë dëshmi që patriotizmi është

më se i gjallë dhe i natyrshëm pavarësisht prej Bashkimit Europian. PDIU është partia e unitetit kombëtar, ne besojmë se kufijtë që na janë vënë me zor nga jashtë nuk na pengojnë që ta bëjmë de facto bashkimin kombëtar, që të forcojmë, thellojmë, zgjerojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin politik, social dhe kulturor me shqiptarët e gjitha trojeve dhe të realizojmë integrimin ekonomik mbarëkombëtar. Ne kemi boll hapësirë që të përpiqemi që kombi ynë të funksionojë si një trup organik në harmoni të plotë të brendshme dhe që shqiptarët kudo që ndodhen të jetojnë të begatë dhe të gëzojnë standardet më të larta të të drejtave kombëtare. Një pjesë e madhe e veprimtarisë së PDIU-së do të ketë për qëllim pikërisht thellimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëve të copëtuara të trungut kombëtar shqiptar, harmonizimin e qëndrimeve dhe strategjive dhe bashkërendim të veprimeve për të gjetur zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve tona kombëtare. Ne jemi të sigurt se uniteti kombëtar nuk bie ndesh me integrimin europian, përkundrazi, është hapi i parë logjik në këtë proces, prandaj ne zotohemi që të punojmë që kombi ynë të jetë aq i bashkuar dhe i fortë, sa kufijtë administrativ të shndërrohen thjesht në një formalitet. Shikoni sa mirë bashkërendon e harmonizon politikat Rumania me moldavët, Greqia me qipriotët, Serbia me Republika Srpska e kështu me radhë, pa patur turp që të ndjekin interesin e tyre kombëtar e pa frikë nga Brukseli, pse duhet të na vijë neve turp që po integrohemi më shumë me bashkëkombësit tanë? Edhe pse tashmë bashkë me ju ka edhe të paktën 3 lëvizje përfshi Vetëvendosjen, ku PDIU dhe Vetëvendosja përfaqësohen në parlament si parti politike që kanë qëndrime të njëjta mbi diskutime që përfshihen në termin “çështje kombëtare”, duket sikur të gjitha këto lëvizje apo parti janë mjaft larg njëra-tjetrës, madje ka edhe një tentativë për të qenë konkurrente, qoftë në retorikë, qoftë në kauza. A nuk është kështu i përçarë ky “front”? A ka ndonjë tentativë për t’i grupuar apo bashkërenduar këto lëvizje? Cilat janë marrëdhëniet me grupimet e ngjashme politike apo jo, i shihni si rivalë? Në fakt PDIU dhe Vetëvendosja nuk mund të krahasohen me lëvizje të tjera për shumë arsye. Së pari Vetëvendosja është derivat i një rezistence të palodhur ndaj regjimit serb dhe ka qenë, për mbi pesë vjet, një organizatë aktive e shoqërisë civile dhe pas këtij stazhi maturimi u fut në lojën politike. Po ashtu PDIU është derivat i kërkesave legjitime të një ndër segmenteve më të vuajtura të kombit tonë dhe ka rrënjën te popullsia çame e cila ka pësuar tragjedinë më të egër të historisë sonë moderne. Fillimisht përpjekjet për ta zgjidhur këtë çështje janë bërë nëpërmjet hapësirës së shoqërisë civile, dhe në fakt, shoqata Çamëria ka mbi njëzet vjet që përpiqet. Kur u pa që me shoqëri civile nuk realizoheshin objektivat, atëherë kjo lëvizje u konkretizua në një aksion politik partiak. Pra Vetëvendosje ka një të kaluar dhe ka një legjitimitet për të folur për çështjen kombëtare dhe

41

futja e tyre në garën elektorale ishte një hap i natyrshëm maturimi. Nga rreth 15 mijë vota të marra në zgjedhjet e 2009, PDIU katërfishoi mbështetjen dhe mori mbi 65 mijë vota në 2011. Po ashtu Vetëvendosja korri një sukses elektoral duke marrë mbi 14% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke u shndërruar në partinë e tretë në Kosovë. Këto dy zhvillime kanë dëshmuar se patriotizmi rron e po rimëkëmbet mes shqiptarëve, dhe mund të përkthehet në vota, e kjo në mënyrë të pashmangshme do të ngjallte oreksin e gjithfarë çakejve e sharlatanëve publik të cilët kurrë më parë s’kanë dëshmuar ndonjë emocion patriotik, apo nuk kanë thënë një llaf për çështjen kombëtare. Madje jo vetëm këto nisma periferike, por edhe partitë kryesore e kanë ndezur retorikën patriotike, sepse duke na parë ne që konsolidohemi, kanë menduar se nëpërmjet instrumentalizimit të çështjes kombëtare mund të kompensojnë dështimet e deritanishme dhe të fshehin mungesën e vizionit. Ne dallojmë shumë nga të tjerët në sytë e publikut, sepse përfaqësojmë një komunitet të prekur e të lënduar që ka ngritur zërin për flamur që në fillim të viteve ‘90 kur të tjerët veç e shkelnin. Problemi çam, në kuadër të çështjes sonë kombëtare, është më i dhimbshmi sepse asnjë hap, qoftë edhe formal, nuk është bërë për të, ndërkohë që problemet shqiptare në trojet e tjera të paktën njihen botërisht dhe formalisht dhe janë pjesë e tryezave të bisedimeve. Edhe pse jo aq “fort” sa organizimet që ju drejtoni, apo në të cilat merrni pjesë, partitë kryesore politike qoftë në Shqipëri, Kosovë apo treva të tjera të banuara nga shqiptarë, kanë retorikë edhe pse të maskuara të patriotizmit dhe nuk duket se lënë shumë hapësirë për palë të tjera. Mendoni se do të gjeni përkrahje për nismat që keni ndërmarrë apo merrni? Ku keni mbërritur deri tani? Suksesi ynë zgjedhor, fakti që anëtarësia jonë shtohet dita ditës dhe tubimet tona janë gjithnjë të mbushura me njerëz, demonstron se po ecim në rrugën e duhur. Të rinjtë e sotshëm nuk janë poshtëruar prej izolimit të komunizmit apo barrës së rëndë të fukarallëkut, s’kanë komplekse inferioriteti, janë krenar për prejardhjen e tyre, ndihen europianë të denjë e të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në Perëndim. Është pikërisht kjo rini vitale që na mbush me besim për të ardhmen e na jep shpresën se stafeta e lënë prej rilindësve sot po kalon në duar të sigurta. Termat patriotizëm dhe nacionalizëm apo edhe “Shqipëri Etnike, Natyrale” me dashje apo pa dashje, ngjallin kujtimin e konflikteve jo shumë të largëta në Ballkan. A nuk shihni rrezik se një retorikë e tillë, apo vënia në jetë e planeve të kësaj natyre mund të na shtyjë drejt një konflikti të dhunshëm me fqinjët apo edhe me minoritetet? Nacionalizmi shqiptar ka qenë kryekëput vetë-mbrojtës dhe s’ka marrë kurrë format e shovinizmit apo të pastrimit etnik siç ka ndodhur me fqinjët, prandaj mua më duket shumë e pandershme dhe e gabuar që të bëhen kësilloj paralelizmash. Që në fillim të Rilindjes sonë kombëtare është folur veç për vetë-vendosje, liri e dinjitet të kombit shqiptar si dhe për fqinjësi të mirë e harmoni mes kombesh. Ne madje kemi luajtur një rol thelbësor në çlirimin e fqinjëve tanë jugor dy

42

shekuj më parë. UÇK ka treguar se s’mund të ketë stabilitet Ballkani në kurriz të të drejtave të shqiptarëve, dhe ne e çmojmë shumë këtë ushtri. Fakti që kërkesat e shqiptarëve për liri e barazi janë legjitime dhe në frymë me vlerat universale botërore u dëshmua nga fakti që bota e lirë dhe e zhvilluar u vu në mbështetje të kombit tonë. Prandaj ne nuk duhet të kemi turp e frikë të kërkojmë të drejtat tona legjitime, dhe nuk do tolerojmë që robëria apo nëpërkëmbja e shqiptarëve të vazhdojë edhe në shekullin 21. Ju njihni politikën shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, si mendoni se do reagojë apo ka reaguar ajo ndaj këtyre lëvizjeve? Politika shqiptare në Tiranë është e mbushur me mbeturina të regjimit enverist dhe në Prishtinë me jugonostalgjikë apo ish-kolaboracionistë të serbëve, kështu që është e kuptueshme që nga ky segment nuk mund të pritet ndonjë solidaritet për çështjen kombëtare. Një tjetër problem është se shumë prej politikanëve tanë në Shqipëri për shkak se zgjedhjet tona janë ende të dyshimta e duhet verdikti i ndërkombëtarëve për të patur legjitimitet, kjo bën që ata të jenë shumë të varur nga ndërkombëtarët e mos të kenë guxim që të bëjnë asgjë që mund të prishi terezinë atyre. Nga ana tjetër, në Kosovë, ndërkombëtarët dominojnë jo vetëm procesin zgjedhor por edhe sistemin e drejtësisë, dhe shumë aktorë kanë qenë e janë të shantazhueshëm prej EULEX-it e dikur prej UNMIK-ut. Organet ndërkombëtare të drejtësisë bëjnë të mundur që shumë nga politikanët kosovarë të jenë të përulur e të bindur ndaj axhendës politike ndërkombëtare sepse janë të shantazhueshëm ligjërisht për faj të akteve korruptive që kanë bërë në pushtet apo kërcënohen për krime lufte. Kështu që unë nuk besoj se realizimi i aspiratave tona do të vijë prej ndryshimit të elitës aktuale, por prej zëvendësimit të saj. Pra nëpërmjet largimit dhe zëvendësimit gradual dhe me mjete institucionale të politikanëve të vjetër me të rinj që janë të papërlyer, të pashantazhueshëm, pa komplekse inferioriteti e me një vizion të qartë për të ardhmen. Çfarë duhet të bëjnë lëvizjet politike me qëllime patriotike për të mos rënë në grackat e nacionalizmit të dhunshëm ballkanik? Mua në fakt më duket grackë asocimi i nacionalizmit detyrimisht me dhunën. Sot ne s’kemi ndonjë shtet apo qeverisje globale, por realiteti ynë dominohet nga shtet-kombi. Kështu që kur unë flas për patriotizëm, mendja më shkon tek një shtet funksional, sens përgjegjësie qytetare e solidaritet brenda kombit. Mungesa e patriotizmit do të thotë një shtet të dështuar dhe një kthim prapa te tribalizmi apo krahinorizmi. PDIU nuk flet për nacionalizëm ekstrem, por për ato përmasa të nevojshme të respektit për identitetin tonë nacional që është e domosdoshme për të vënë në efikasitet shtetin tonë dhe të mundësojë begatinë në kombin tonë. Edhe yndyra, temperatura, kripa apo të tjerë elementë janë të domosdoshëm për trupin por kur janë me tepricë shndërrohen në të dëmshme. Nacionalizmi i tepruar që degradon në shovinizëm mund të çojë në kthimin e dhunës ballkanike, por ne jemi vite dritë larg kësaj perspektive.

43

PyetĂŤsori

44

Në qoftë se duem me festue fitoren mbi nazifashizmin, mund të kremtojmë 9 majin. Por as 28 dhe as 29 nandori 1944 nuk kanë shenjue ndonji çlirim për kombin shqiptar, mbasi në nji anë humbëm Kosovën dhe Çamërinë, e në anën tjetër nji tirani e re do t’u mohonte shqiptarve edhe liritë ma elementare

Ardian Ndreca E vetmja shoqatë e suksesshme

në Shqipni asht Mafia Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë, është mik dhe bashkëpunëtor i revistës dhe gazetës MAPO. Por nuk është kjo arsyeja se pse u ftua për t’iu përgjigjur pyetësorit tonë: ai është një zë i veçantë i mendimit dhe shkrimit shqip. Megjithëse jeton në Itali, e sheh Shqipërinë pa syzet romantike të të larguarit, e, gjithashtu, pa dozat e përçmimit që nganjëherë i kapin ata që e çojnë jetën në Perëndim. Por sidomos për atë se ai është kundërthënës dhe jo domosdoshmërisht kundërthënës për modën e të qenit i tillë. Në fakt, atë e bëjnë kundërthënës dijet, që do të thotë leximet. Që, nëse ndalesh për një çast, kupton se ato që ai thotë e dikujt i duken jashtë normës, fare mirë mund të jenë norma një ditë. Ai ndoshta veç i paraprin me anë të mendimit. Kështu edhe me gegnishten, variantin e shqipes që ai përdor në vend të standardit: një gjuhë e kthjellët, gjithë metafora e satirë, plot me hone ku rriten lulet e së mirës. Intervista e Ardian Ndrecës është si ekstrakt i një libri të mirë. Dhe kaq. Për t’iu kthyer bashkëbisedimit me të. 1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori? Në qoftë se duem me festue fitoren mbi nazi-fashizmin, mund të kremtojmë 9 majin. Por as 28 dhe as 29 nandori 1944 nuk kanë shenjue ndonji çlirim për kombin shqiptar, mbasi në nji anë humbëm Kosovën dhe Çamërinë, e në anën tjetër nji tirani e re do t’u mohonte shqiptarve edhe liritë ma elementare. Fakti që tiranët ishin vëllaznit tanë, nuk mjafton për me festue fillimin e nji tiranie. Liria mbetë gjithmonë dhurata ma e shtrenjtë, dhe ketë dhuratë askush ma gjatë dhe ma keq se regjimi i Enver Hoxhës nuk

ia ka mohue shqiptarëve. 2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Pasojat e pushtimin osman janë ma të dukshme. Në fakt komunizmi shqiptar shpalosi tiparet e nji despotizmi të veçantë, pse u zhvillue mbi nji nënshtresë orientale, që e bani ma regresiv dhe të damshëm për shqiptarët. 3-Kur themi ‘qytet’, në kuptimin ‘polis’ cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? Në antikitet nuk mjaftonte që nji qytet i rrethuem me mure të ishte polis, Babilonia për shembull mbetej nji ethnos. Polis asht nji organizëm me nji identitet të përcaktuem, me nji frymëmarrje politike e me ndërgjegje qytetare të atillë që nuk lejon mbijetesën e elementeve që rrezikojnë dukshëm shoqninë civile dhe bashkëjetesën. Vendosni vetë tashti nëse kemi ndopak polis në Shqipni! 4-WikiLeaks, mirë apo keq? Mirë, edhe pse i panevojshëm. 5-Gegnishtja apo standardi? Vetë gjuha me të cilën ju përgjegjem do të mjaftonte. Megjithatë, nuk jam anmik i standardit. Mendoj se anmiqtë ma të mëdhaj të tij janë ata që s’e respektojnë edhe kur e mbrojnë. Kjo ndodh pse janë dogmatikë në shpirt, por në anën tjetër marrin frymë dhe përçojnë në shkrimin e tyne ndryshimet që ka pësue standardi në këto vite. Ka disa zvarranikë që e ndërrojnë lëkurën për me u rritë dhe për me lëvizë ma mirë. Mendoni sikur ato reptilë të ishin mbrenda nji korace hekuri standard! Do të ishin ma

45

të sigurt, por edhe vdekjen do ta kishin të sigurueme. 6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton? Koha e shteteve kombtare ka kalue. Ne duhet të vlerësojmë pakicat dhe të shkojmë drejt integrimit europian, atje do të gjejmë vetveten dhe miqsinë me popujt e tjerë. Lëvizjet populiste, tezat romantike dhe sloganet përkatëse më duken të neveritshme në kushtet e sotme kur nevojitet nji impenjim politik dhe jo lëvizje transversale gjoja kombtare. Në fakt, e vetmja shoqatë transversale e suksesshme në Shqipni asht Mafia. 7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë? Jo. 8-A ka patur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë? Jo. 9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës… Mendoj se i pari s’ka asgja të përbashkët me dy tjerët, të cilët kanë mjaft gjana të përbashkëta. Kanë jetue njikohsisht në të njejtin qytet, kanë qenë antar të së njejtës parti dhe ndoshta ia kanë shtërngue dorën njeni-tjetrit. Zakonisht urrejtjet e thella burojnë prej dashunive intensive. 10-Ballist, legalist, partizan apo asnjanës? As ballist dhe as partizan (komunist) pse nuk jam i majtë. Legalist jo, pse jam republikan. Asnjianës? Në kohë furtunash shumë anije fundosen edhe në liman, e ketë gja e ka tregue ma së mirit historia jonë e vonshme. Për me i pasë duert e pastra duhet t’i mbajsh gjithmonë në xhepa, por s’di sesa mund të shërbejë kjo gja! 11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve? Padyshim që po. Pjellë e tyne do të thoja dhe sherbtore e bindun. Kjo gja pengoi nji aleancë mbarëkombtare gjatë Luftës së Dytë Botnore, pse jugosllavët e kishin të qartë se nacionalistat shqiptarë do të kërkonin Kosovën. 12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin? A e keni mendue se kur flitet për kryetrimin e Krujës ne njohim si emnin me të cilin e thirrën osmanët: Skënderbeg, si emnin e tij të pagëzimit: Gjergj. Kurse për Hamzanë, edhe pse ky ishte pagzue, nuk e dijmë emnin e tij arbnor. Gjysma turke e tija fitoi mbi gjakun arbnor. Kjo gja ndodh vazhdimisht ndër ne, edhe sot e kësaj dite. 13-Po mbretëreshën Geraldinë? Pjesa ma europiane e Mbretnisë shqiptare. Fisnike dhe plot hir, cilësi të mjaftueshme këto për nji grue për me qenë fatkeqe ndër shqiptarë. 14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Vetëm Vllaznia. E kur flas kam ndër mend Vllazninë e gjysmës së viteve ’80. Skuadër mbresëlanëse. Disa prej lojtarëve i kisha në shkollë e në lagje, ndonji tjetër si A. Hafizin e kisha mësues fizkulture. Kujtoj emocionet që i dhuruene tifozave të Vllaznisë lojtarët e talentuem si: F. Rragami, Hafizi, Paçrami, Borshi, Zmijani, Luçi, Jera e shumë të tjerë. Ajo që të bante përshtypje asokohe ishte qytetaria e tifozave shkodranë, të cilët dinin me

46

respektue kundërshtarin dhe me mbajtë gjallë frymën sportive. 15-A është frymëzuese figura e Krishtit? Mjafton t’i hedhim nji sy artit botnor: letërsisë, pikturës, skulpturës, muzikës etj. Aq asht frymzuese figura e Krishtit, mesianizmi i tij, sa që anmiqtë ma të mëdhaj të krishtënimit, e këtu po përmendi vetëm ata ma të fundit: nazizmin dhe komunizmin, kanë mëtue me e zëvendsue atë me vetveten. 16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale, por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhamedi? Besoj se ma sipër u përgjegja mjaft qartë. 17-Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo ju sundojnë? Bestytnia asht po aq anmike e arsyes sa edhe e besimit të vërtetë. Në rrafshin njerzor ndiej vetëm përbuzje për bestytninë, pse besoj thellësisht te forca e arsyes dhe tek arsyet e zemrës. 18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin? Shqiptari perfekt, ashtu siç e duen anmiqtë e Shqipnisë. Prandaj edhe “haxhiqamilizëm” ka mbetë si përçansim për ata që duen shkatrrimin e atdheut. S’asht e rastit që adhuruesi ma i madh i tij ishte vetë Enver Hoxha. 19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve? Nji mendim i tillë asht antihistorik dhe do ta zhveshte qëndresën e Kastriotit prej thelbit të saj. Asokohe përkatësia jonë europiane përfshinte edhe identitetin fetar, heroi ynë kombtar ishte i vetëdijshëm për atë çka po bante dhe qëndroi deri në fund pa luhatje. Pragmatizmi karakterizoi disa princa të tjerë ballkanas, ne shqiptarët e kemi të vështirë me qenë pragmatikë. Shpeshherë për ne krenia asht gjithçka. 20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë? Më kujton emigrantat shqiptarë në Amerikë që blenin bonot e thesarit në vitet ’20 për me shpëtue shtetin shqiptar. Këto janë aktet e mirëfillta të atdhedashunisë, jo pallavrat populiste. 21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar? Kur Pashko Vasa shkruente këto vargje nji pjesë e shqiptarëve kishin ide të paqarta rreth fesë dhe kombit. Në veçanti synitë identifikonin besimin fetar me përkatësinë kombtare. Ketë gja e ka spjegue në mënyrë të qartë dhe sintetike Mehdi Frashëri te “Problemet shqiptare”. Asokohe nji pjesë e madhe nuk e donin “flamurin me sorrë”, por preferonin atë të dovletit, pse gjoja të shpallunit shqiptarë mohonte besimin e tyne. Këtyne tipave rilindasi shkodran u tregonte se shqiptarizma nuk i mohon kurrkujt sferën private të besimit dhe se besimi nuk mund të identifikohet me kombësinë. Sot jetojmë në kushte krejt tjera, sfera e besimit asht e ndame prej asaj politike, prandaj mendoj se formula mbetet si nji relikte në kujtesën e kombit.

22- Për këtë diell!, Për ideal të Partisë!, Për nder të familjes!, Për Shqipëri! apo, për Zotin!? Nuk më pëlqejnë betimet. Në qoftë se dikush nuk u beson fjalëve të mia, e ndiej të panevojshme me thirrë si dëshmitarë Zotin apo ndonji entitet tjetër të dukshëm. 23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse? Kjo nuk asht e vërtetë. Studiuesi sllav Spiridion Gopčević te vepra Oberalbanien und seine Liga pohon se “dueli gjyqsor” ka qenë i përhapun edhe ndër shqiptarë. Kur dy fise apo bajraqe donin me caktue nji të drejtë, ata zgjidhnin dy trima që me anë të duelit vendosnin fatet e çeshtjes në fjalë. Edhe eposi i kreshnikëve dëshmon për nji traditë të tillë. Megjithatë prita, mjet i ulët e amoral, ka mbizotnue, e kjo gja përban nji prej anëve ma negative të vetëgjyqësisë. Por prita nuk ka qenë e vetmja mënyrë ekzekutimi, mbasi ka ekzistue edhe “grimja me katund” dhe disa forma tjera. 24-A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë? Sot Kanuni nuk asht as i lexuem dhe as i interpretuem. Pse si mund të interpretohet diçka që nuk njihet! Ashtu siç kemi gjykatës të mirëfilltë që në emën të ligjit kryejnë padrejtësi, ashtu kemi edhe qytetarë të thjeshtë që në emën të nji ligji që s’ka asnji vlerë kryejnë krime. Kanuni ka luejt nji rol me randësi deri në vitin 1912. Së pari, duhet dijtë se nuk ekziston vetëm nji kanun: Labëria dhe nji pjesë e Jugut kanë pasë kanunet e tyne. Deri në shpalljen e pamvarsisë, Kanuni ka mbrojtë identitetin tonë kombtar. Mjafton të mendojmë se aty ku ka veprue Kanuni nuk ka mujtë me u rranjosë Sheriati, ligji i pushtuesit, dhe janë ruejt veshjet, zakonet, vlerat dhe, çka asht ma e randësishme, ndjenja e pamvarsisë ligjore prej pushtuesit. Shumica e kryengritjeve prej ‘600-s deri më 1911 e kanë zanafillën e tyne në territoret ku ishte në fuqi Kanuni. Ata që sot i apelohen Kanunit për me justifikue nji krim janë thjeshtë burreca që duen me e nda përgjegjësinë e tyne me nji ligj që nuk ka asnji vlerë. 25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’? Absolutisht jo. 26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni? Ka disa gjana që ke dëshirë me i ndie, por jo me veshë. 27-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse? Sot cilësori “kombtar”, sidomos në ketë lokucion, ka nevojë për shumë sqarime. Naimi më pëlqen për faktin se edhe tue jetue në Stamboll shkruente nji shqipe të pastër në poezinë e tij bukolike e romantike. Nga nji anë asht poet melodioz dhe i dashtun, por nga ana tjetër asht mjaft i cekët. Te Fishta due në mënyrë të veçantë satirikën, e cila, si e gjithë vepra e tij, sot ka nevojë për nji botim kritik të komentuem. Fishta vuen prej faktit se nuk ka studiuesa të denjë për diapazonin e tij, s’ka komentuesa të aftë që të shtjellojnë gjuhën dhe kontekstin e tij. Komentuesi i tij i vetëm mbetë Atë Viktor Volaj me Mrizin e Zanave, ndërsa nji prej shpaluesve ma seriozë ka qenë Tahir Kolgjini, po edhe ky asht marrë vetëm me Lahutën. Sot Fishta lëvdohet, shtrembnohet apo

nënvleftësohet pa arsyetime kritike, por thjesht për reaksion ndaj asaj që asht thanë ma parë. 28-Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare? Në natyrë e djathta si kahe asht e kundërta e së majtës, në politikë jo gjithmonë. Padyshim që në Shqipni e djathta ekziston, edhe pse nuk asht e përfaqsueme nga nji parti e caktueme. Tek ne ka pasë në këto vite disa eksponenta të shndritshëm të së djathtës. Po përmendi vetëm disa që i kam njohtë personalisht. Të djathtë kanë qenë Nush Radovani, Ernest Përdoda, Nikë Pavaci, Tomazin Sheldija, Ruzhdi Çoba, Atë Zef Pllumi, Ndrekë Bazhdari. Asht e habitshme sesi në vitet ’90, kur në Shqipni qeveriste PD-ja, disa prej këtyne figurave që kishin qëndrue heroikisht në burgjet e Enver Hoxhës u rrahën barbarisht prej njerzve të lidhun me partinë tashma në pushtet dhe në ndonji rast u detyruen me braktisë atdheun dhe planet e tyne me rithemelue të djathtën shqiptare. Vendin e tyne e zunë figura mediokre, pa kurrfarë horizonti politik. Të qenit i djathtë nuk asht çeshtje gjenetike, por çeshtje botëkuptimi. Kur nji njeri nuk ka asnji lloj botëkuptimi ai mund të jetë potencialisht gjithçka, por realisht nuk asht asgja. 29-A shihni vazhdimësi të PPSh në PSSh? Vijimsi ideologjike me PPSh nuk ka asnji parti e sotme, ka vijimsi njerëzish dhe mendësish. Po t’i marrim me radhë dy krenët e partive kryesore sot, mund të shohim mjaft qartë se te cila ekziston vazhdimsia me të kaluemen. Ajo që dallonte nji parti totalitare si PPSh prej PD-së, asht se tek e para ka pasë shumë ma tepër heretikë sesa ka sot tek e dyta. Ndërsa PS-ja asht e ndryshme prej PPSh për kaosin dhe mungesën e disiplinës që e karakterizon. 30- 1913, 1939, 1944, 1997…, cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’? Që të katërt janë vite të mbrapshta, secili në llojin e mënyrën e vet. Por un do të kisha dashtë me gjetë vitet e mbara. Madje do të doja t’i nënvizoja fort. Në shekullin e kaluem si vite të mbara shoh 1912 e 1991. Shumë pak për 100 vjet histori! Ne na mungon njitrajtshmënia, na mungon vullneti me ruejt dhe me konsolidue atë që kemi fitue. Ka diçka thellësisht barbare ndër ne që na shtyn krye disa dekadash me i vra ma të mirët, me shkrumbue gjithçka, me mohue edhe ato gjana pozitive që kemi. Jemi e zeza e vetvetes. 31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë? Nuk e di. 32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt? Pyetjet ia baj vetvetes. Gnothi seauton – njih vetveten, përsëriste Sokrati. Shumë prej atyne pyetjeve mbesin pa përgjegje e kjo më jep forcë me kërkue gjithnji nji sens të matejshëm të asaj që jemi e të asaj që duhet të jemi. 33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë? Nuk vuej prej narcizizmit, madje pyetjet e tepërta më bezdisin. Për fat kjo ishte e fundit...

47

20/20 Sokol Balla Shëndet, shtet dhe pushtet Që atëherë e kuptova sesa të obsesuar jemi me liderët tanë. Ajo që kuptoj sot më mirë, është se obsesioni nuk lidhen me shëndetin e tyre, sesa me përputhjen biologjike të jetës dhe karrierës së tyre politike

S

hqiptarët janë të obsesuar me politikanët. Ata NUK kanë ndryshuar aspak. Dhjetori u shënua nga një rrëmujë e madhe për shëndetin e kryetarit, aq sa mjaftoi një reagim i Ramës në Twitter, për të sjellë dy apertura rresht të RD-së, kundër Ramës po-e-po, por edhe duke bërë një epikrizë publike të shëndetit të Berishës. Kundërshtarët e tij, sigurisht nuk mënuan t’i hyjnë spekulimeve të vjetra e të reja për shëndetin e tij mendor e fizik. Mjaft të lexosh gazetat e janarit 2012, për të kuptuar obsesionin e të

48

gjithëve me shëndetin e liderit. Monda (dikur) e bukur, ndërsa lavdëronte shefin e saj të qeverisë, shiko se çfarë fjalësh zgjidhte te Panorama e 16 janarit 2012: “… Mendoj se zoti Berisha do doja ta shikoja akoma Kryeministër, për pozicionin, për vetë ngarkesën dhe për specifikat e kryeministrit…”. Po atë ditë, por në gazetën motër ‘Shqiptare’, një tjetër deputet i PD, Bushati, shkruan: “…Zoti Berisha gëzon shëndet të plotë (!) dhe është në kulmin e aftësive intelektuale dhe profesionale dhe me një ngarkesë pune që e përballon mrekullisht (!)…” Tani këtu ka dy probleme: I pari është i thjeshtë: pse duhet të na kthehet fiksasion shëndeti i liderit? I dyti, është pak i komplikuar. Deputeti Bushati shkruan se (hëm) Berisha është në kulm të aftësive intelektuale - lexo është mirë mendërisht – (hëm) ai i përballoka “mrekullisht” ngarkesat e punës. Mrekullisht, ka këtë konotacion: I përballon punët, megjithëse (ka një problem?)… Por, a ka një problem? A duhet dikush të thotë diçka përtej kryeartikujve të RD dhe intervistave të Rajmonda Bulkut? Njëzet vjet më parë ndodhte ndryshe. Njëzet vjet më parë gazeta zyrtare e Partisë që ende kontrollonte shumicën e qeverisë teknike dhe të institucioneve, boton një nga gjërat më të rralla që kam rilexuar ndonjëherë. Quhet: “Njoftim mbi gjendjen shëndetësore të Presidentit”, pak radhë në faqen e parë të Zërit të Popullit, në 7 janar 1992, e martë. “Gjendja fizike është e mirë. Regjistrimet e fundit kardiografike dhe dimensionet laboratorike, janë normalizuar…”. Më poshtë, vijon edhe njoftimi i zyrës së shtypit të Presidentit, i cili përmend “mesazhet e shumta, nga qytetarë të thjeshtë, Brenda dhe jashtë vendit… si dhe shumë diplomatë të huaj, janë interesuar për shëndetin e presidentit dhe i kanë uruar shërim të shpejtë…”. Ramiz Alia sapo kishte kaluar një krizë zemre dhe ishte 64 vjeç. Ishte vit elektoral. Pas dy muajsh Shqipëria do të votonte. E mesa duket shëndeti i kreut të Shqipërisë së kaluar, kishte rëndësi, në

Ajo që ka ndryshuar njëzet vjet më vonë, është se sot shteti ka më pak respekt për veten

atë moment historik për vendin. Shteti kishte respektuar veten dhe kishte ngritur, qoftë edhe formalisht, një komision shtetëror për shëndetin e Presidentit. Dhjetë vjet më herët se ajo ditë, në vitin e largët 1984, në një mbrëmje para orës 20.00, në shtëpinë time behën dy xhaxhallarët e mi të rinj. Aq vonë i kisha parë të vinin vetëm një herë, kur sollën lajmin e hidhëruar të vdekjes së parakohshme të një të afërmi tonë. Por atë mbrëmje ishin të lumtur dhe fërkonin duart. “Vdiq, vdiq m…”. me siguri e kishin fjalën për Enverin. Por në zërat e tyre kishte pasiguri. Erdhën të takonin tim atë, i cili punonte në TVSH. A kishte dëgjuar ai vallë diçka? A kishte parë shqetësim e lot në sytë e drejtuesve? A kishte konstatuar diçka të pazakontë? Babai heshtte dhe shikonte orën. Po shkonte ora njëzet. “Mos ikni, prisni pak të shihni lajmet”, u tha vëllezërve të tij dhe shkoi në dhomën tjetër. Ora, sigla, lajmet… spikeri që anonçoi një lajm të rrallë: Shoku Enver Hoxha…. Kishte sfiduar eskortën dhe këshillat e stafit dhe kishte dalë pa roje e shoqërues përtej territorit të Bllokut. Ecte në këmbë, përkrah godinës së Kryeministrisë. Befas takon dy fëmijë, i përqafon dhe ecën me ta. Si me nxitim e të shqetësuar, Sulo Gradeci dhe një roje tjetër i afrohen atij me vrap nga ana tjetër e Bulevardit. “Kamera jonë e cila ishte nisur për një kronikë tjetër, e kapi këtë moment të jashtëzakonshëm spontaniteti dhe dashurie të popullit të Tiranës ndaj udhëheqësit tonë të dashur e të Lavdishëm Enver Hoxha”, mbyllej teksti i spikerit. Fytyra e dy xhaxhallarëve u bënë njësh me ngjyrën e murit. Babai po i priste me derën hapur: “E patë?” “Ikëm”, tha njëri prej tyre, por unë nuk e lashë njërin të ikte shpejt. “Kush kishte vdekur?”, e pyeta. “Hrushovi”. “Hahaha, ja ktheva, ai ka 20 vjet që ka vdekur”. Më pa me habi dhe iku. Me siguri ju duka i rritur. Më shpejt sesa e mendonte ai… Që atëherë e kuptova sesa të obsesuar jemi me liderët tanë. Ajo që kuptoj sot më mirë, është se obsesioni nuk lidhen me shëndetin e tyre, sesa me përputhjen biologjike të jetës dhe karrierës së tyre politike. Ajo që ka ndryshuar njëzet vjet më vonë, është se sot shteti ka më pak respekt për veten. Për shëndetin e krerëve të tij, sot flet vetëm Rajmonda Bulku.

JU FLET TIRANA

armësh. Ndërsa lajmi i mirë për një bashkëpunim politik të vërtetë mbeti në tentativë...

Albert P. NIkolla Euro – pa – Euro Më vjen në mendje pyetja: a kishin talent politikanët dhe ekonomistët që shpikën euron? Aha, meqë ra fjala, “talent” quheshin monedhat antike hebraike!

T

ë dashur dëgjues, mirëmbrëma. Viti që lamë pas ka kaluar nën shenjën e vdekjes për shumë figura të jetës politike dhe publike shqiptare dhe jo vetëm. Shprehja latine “De mortuis nihil nisi bonum” – “Për të vdekurit duhet të flasim vetëm për mirë” - më pengon të komentoj mënyrat me të cilat këto funerale u përcollën, prandaj po e kaloj në heshtje duke ia besuar buonsens-it të gjithsecilit prej jush komentet e munguara. Por nuk mund të mos flas për një funeral ku të shtënat e topave u zëvendësuan me rrokullima gurësh. Ky ishte funerali i Bajram Halitit, minatorit të shkretë nga Bulqiza, për të cilin nuk kujtohet askush, përveç Radio Tiranës, natyrisht. Një e shumëpritur marrëveshje bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve për zgjidhjen e problemit të Mitrovicës, ka mbajtur peng pritshmëritë tona... deri më dt. 13 dhjetor, kur mediat na njoftuan për një “bashkëpunim shqiptaro-serb”. “Bashkëpunimi” në fjalë i një natyre krejt tjetër nga pritshmëritë tona, por jo i pazakontë, u realizua pa ndërhyrjen e EULEX-it: një bandë shqiptaro-serbe në bashkëpunim, u arrestua me akuzë për trafik droge dhe

Nga raportimet e fundit në media mbi “shëndetin” e euros, për herë të parë vihet re karakteri kamikaz i gjuhës. Në fakt, prej ditësh, mediat europiane sinjalizojnë për një “shpërthim të euros”. Zakonisht, në rastet pararendëse, kur bëhej fjalë për monedhat, përdoreshin shprehjet “falimentim”, “zhvlerësim”, por me sa duket, tani kjo shprehje duket shumë e butë dhe preferohen ato të fortat si “shpërthim”. Me këtë rast edhe lideri i cukatun i “Lega Nord” në Itali tha se, meqenëse euro është “kaput”, padanët do të kenë monedhën e tyre. Nisur nga këto risi gjuhësore, përflitet se Umberto Eco, dora vetë, do të rishkruajë Traktatin e Semiotikës. Edhe kryeministri i një vendi aziatik ka dhënë një ide që për momentin nuk është marrë parasysh: të krijohet një monedhë euro-aziatike që nuk do të falimentojë kurrë. Ngaqë Komisioni Europian nuk e ka pranuar menjëherë ofertën e tij, ai është zemëruar shumë dhe ka tërhequr ambasadorin e vendit të tij nga Brukseli deri sa Europa t’i kërkojë falje. Më vjen në mendje pyetja: a kishin talent politikanët dhe ekonomistët që shpikën euron? Aha, meqë ra fjala, “talent” quheshin monedhat antike hebraike! Për herë të parë pas shumë vitesh, Belgjika tronditet nga një akt i rëndë, i cili, nuk dihet për çka, është hezituar të cilësohet terrorist. Në një sulm me granata dhe kallashnikovë mbetën të vrarë pesë persona dhe 125 të tjerë u plagosën rëndë. Autori i sulmit ishte Nordine Amrani, një saldator me origjine marokene. Megjithëse policia u ngut të sqaronte që nuk ishte akt terrorist, nuk sqaroi dot se çfarë natyre kishte ky akt në të vërtetë. Sidoqoftë, një grua e vjetër belge u shfaq në media duke u shprehur se nëse marokeni do të kishte vrarë qen apo mace, padyshim do ta kishin quajtur terrorist kryekëput.

abetares: “(P)hutini han pula”, e cila e përshtatur del “Putini han vota”. Mirëpo, këtë radhë Putinit i kanë ngecur votat në fyt dhe Rusia e shpirtit të madh duket se nuk e pranon një “meskin – putin” që të tallet me të. Gazeta italiane “Corriere della Sera” kishte publikuar një foto interesante për një formë të re proteste kundër vjedhjes së votave në Rusi. Disa vajza të reja në Moskë, përballë një kishe kishin dalë me gjinjtë jashtë, pas tyre ishin disa plaka të vjetra që rrinin mendueshëm: nuk kuptohet nëse ishin të habitura nga gjoksi i vajzave apo nga shkathtësia e “Putinit që han vota”. Rasti i Rusisë mbetet i izoluar dhe jo i përgjithësueshëm, pasi në vende të tjera vajzat nuk protestojnë me gjinj jashtë për vjedhje votash, pasi i ruajnë gjinjtë për “summer pages”. Më në fund, me sa duket krenaria jonë kombëtare e nëpërkëmbur nga grekët po vihet në vend. Grekët janë katandisur për faqe të zezë. Dëgjuesve tanë të vjetër në moshë u kujtohet ndoshta ndonjë periudhë e komunizmit kur ne u jepnin misër grekëve. Pastaj zhvillimi ynë socialist mori teposhtën dhe në ’90 ne u vajtëm në derë, por nuk na pritën mirë. Tani na erdhi dita dhe neve. Nuk thoshte kot shoku Lenin që historia zhvillohet me spirale, më shkoqur: në ato maja rripa-rripa herë ma hipe, herë ta hipa. Duket se grekëve ua ka ënda të shkojnë në Stamboll për të kërkuar punë. Autoritetet turke e kanë mirëpritur një rrjedhë të tillë historike, me kushtin që të shpërngulurit të mos e quajnë Stambollin Kostandinopojë. Meqenëse reduktohen mundësitë e djelmoshave të fshatrave malore shqiptare për të emigruar në Itali e Greqi për shkak të krizës, ata shohin me sy të mirë grumbujt e mëdhenj të banimit (qytetet) nëpër fusha. Nuk na mbetet tjetër veçse t’iu urojmë që para se të nisen për shpërngulje, të lexojnë romanin e bukur “Diella” të Martin Camajt. Mirë u dëgjofshim herën tjetër.

Rusia, toka e artit, muzikës dhe romancierëve rusë, mbetet e pashlyeshme në kujtesat tona. Po ashtu e përhershme është edhe vetëdija për shpirtin e madh rus. Përfaqësues i shpirtit të madh të këtij populli është një meskin, emri i të cilit, pas ndodhive të fundit, më kujtoi shprehjen e

49

1

2

3

1-A i shihni këta sy?/ Trajneri i ri kombëtares shqiptare, italiani De Biazi në një konferencë shtypi. 2- Rrugëtimi i mbramë i Islam Agës/Deputeti socialist duke lënë selinë rozë pas përjashtimit nga partia. 3-Vizitorja dhe e veja e diktatorit/ Në një ekspozitë në Galerinë e Arteve.

4

6

5

50

4-Kullota e fundit para Vitit të Ri/ Baldushk. 5-Fluturimi i rosave të egra/ Shkodër, foto-Arben Çeli/ Reuters. 6- Rona është e jona/ Kosovarja Rona Nishliu do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

7

9

8 10

7-Kryqi i ftohtë i thellësive/ Ortodoksët në Ditën e Ujit të Bekuar. 8-Presidenti dhe Prokurori i Republikës/ Në ceremoninë mortore të Xhevat Hanës. 9-E kam gjetur, Fevzi, Gazetari Vitit është... Ardit Gjebrea/ Berisha në takim me gazetarët. 10-A me gjithë mend e ke?/ K. Spahiu reagon pas deklaratës së Berishës se Kuvendi do kërkojë shkarkimin e nën/Kryetarit të KLD.

11

13

15

12

14

16

11-Të zotët në shtëpinë e Zotit/ Berisha dhe Nano tokin gotat për Krishtlindje. 12-Bash(k)ë me fëmijët ndjehem unë i gëzuar...13-Thaçi, Çili e Arvizu magjepsen me Berishën. 14-Zakonisht dy bëjnë sehir e një punon. 15- Bora e madhe në Kosovë... 16-dhe Uji i Madh në Tiranë.

51

letër nga Tirana: Saga e Post-Komunizmit

Gjatë Luftës së Ftohtë, Hoxha ja kaloi Tito-s dhe Ceausescu-t në distancimin e vendit të vet nga blloku sovjetik

Paul Hollander

Shqipëria është një vend i vogël, gati sa Massachusetts-i, me 3.6 milion njerëz të mbledhur në një cep të Europës që nuk është, për të thënë më të paktën, një destinacion turistik popullor për amerikanët. Është një nga ato vendë që rrallë del në lajme nëse gjaku nuk shkon deri në gjuhë ose, në rastin e Shqipërisë, nëse një skemë e madhe piramidale nuk zhbëhet papritmas, siç ndodhi në famëkeqen Kryengritja e Llotarisë në 1997. Në 1991, me rënien e qeverisë më të çuditshme komuniste dhe kufizimeve të saj për udhëtimet, qindra mijëra shqiptarë u larguan menjëherë për në Itali, Gjermani, Greqi e të tjera vende Europiane. Gjithmonë kam dashur ta vizitoj Shqipërinë për disa arsye. Karakteri i çuditshëm i të kaluarës së saj komuniste më bënte kurioz. Doja të dija nëse personaliteti i Enver Hoxhës, udhëheqësi i madh i edukuar në Francë, ishte përgjegjës për veçoritë e atij sistemi, apo ndoshta kishte diçka në historinë dhe shoqërinë shqiptare që e bënte atë sistem të ndryshëm (dhe më të keq) se të tjerët me të njëjtat karakteristika themelore? Kuriozitetin ma zgjonte edhe fakti se për shumë vite gati asgjë nuk dihej mbi këtë vend. Në njëfarë mënyre, Shqipëria ishte versioni ballkanik i Koresë së Veriut. Dhe kur papritmas mora një ftesë nga një sociolog i njohur shqiptar për të marrë pjesë në një konferencë në Universitetin Europian të Tiranës (UET), e pranova me dëshirë. Ajo pak çka dija mbi Shqipërinë përpara se të nisesha në maj 2010, ishte se dikur qe një ndër vendet më të varfëra në Europë dhe më egërsisht i shtypur ndër të gjithë vendet europiane komuniste. Hoxha, që sundoi si ‘Udhëheqësi i madh’ për më shumë se dyzet vite, ishte një tiran paranojak, kulti i personalitetit i të cilit rivalizonte ato të Stalinit dhe Maos. Megalomania e tij reflektohej jo vetëm në faktin se koleksioni i shkrimeve të tij përmblidhej në 65 volume, por vetë Hoxha ishte një lexues i zjarrtë i shkrimeve të tij. Në 1989, autori bri-

tanik Anthony Daniels, duke vizituar Muzeun Enver Hoxha (nuk ekziston më), pa një video që tregonte Hoxhën “duke ju afruar një rafti librash në studion e tij. Ai i sheh librat me rradhë, qartazi duke kërkuar për diçka të mirë për të lexuar. Më në fund, pas një të menduari të mirë, arrin të gjejë diçka të përshtatëshme: volumi i gjashtë i koleksionit të shkrimeve të veta. I kënaqur, ulet për ta lexuar.” Gjatë Luftës së Ftohtë, Hoxha ja kaloi Tito-s dhe Ceausescu-t në distancimin e vendit të vet nga blloku sovjetik. Pas reformave destalinizuese të Krushchev-it ai u prish me Bashkimin Sovjetik, dhe arriti në përfundimin se vetë Kina e Mao-s ishte mjaftueshëm revolucionare për shijet e tij. Dhe prapë se prapë, me këtë të fundit i prishi marrëdhëniet nga fundi i viteve ‘70. Hoxha kishte një talent për të bërë armiq të fuqishëm, dhe ndihej i ngujuar ashtu siç ndihen udhëheqësit totalitarë. Mes kontributeve të tij dalluese për ndërtimin e socializmit ishin rreth 500.000-750.000 bunkerë betoni që shohin tutje nga Shqipëria në të gjitha drejtimet. Hoxha priste që Shqipëria të sulmohej nga çdo pikë e busullës. Një tjetër fakt të çuditshëm që dija për Shqipërinë para vizitës sime ishte se në kohën e komunizmit autoritetet refuzonin të lejonin turistët me mjekër të hynin në vend. Një dëshmitar okular më tregoi se gjatë një vizite të rrallë të turistëve perëndimorë, të gjithë pasagjerëtë në kufi ju desh të zbrisnin nga autobuzi i tyre, dhe atyre me mjekër ju desh ta rruanin atë përpara se të lejoheshin që të hynin në Shqipëri. Ky rregull ishtë e kundërta e këmbënguljes islamike për të rritur dhe për të mbajtur mjekra të gjata për të përmbushur detyrimet morale-fetare. Këto bindje fortësisht të kundërta janë kujtesa të aftësisë gati të pakufi njerëzore për të marrë pozita të palëkundëshme morale apo filozofike për çështje të parëndësishme. Gjithashtu, ka mundësi që Hoxha t’i lidhte mjekrat me hippi-të dhe

Megalomania e tij reflektohej jo vetëm në faktin se koleksioni i shkrimeve të tij përmblidhej në 65 volume, por vetë Hoxha ishte një lexues i zjarrtë i shkrimeve të tij. Në 1989, autori britanik Anthony Daniels, duke vizituar Muzeun Enver Hoxha (nuk ekziston 52 më), pa një video që tregonte Hoxhën “duke ju afruar një rafti librash në studion e tij.

Islami erdhi në Shqipëri në shekullin 14 me sundimin osman dhe në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, shqiptarët e shtresave të larta adoptuan traditat sunite të turqve, ashtu siç bën edhe vendasit në Bosnje, Kosovë dhe kudo tjetër. Me kalimin e kohës, megjithatë, disa prej shqiptarëve adoptuan një formë bektashizmi, një urdhër fetar mistik Sufi 53

të tjera manifestime të shthurjes perëndimore, ose që, me shumë gjasa, kundërvënia e tij ndaj mjekrave ishte pjesë e fushatës së tij për të çrrënjosur traditat islamike. Islami erdhi në Shqipëri në shekullin 14 me sundimin osman dhe në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, shqiptarët e shtresave të larta adoptuan traditat sunite të turqve, ashtu siç bën edhe vendasit në Bosnje, Kosovë dhe kudo tjetër. Me kalimin e kohës, megjithatë, disa prej shqiptarëve adoptuan një formë bektashizmi, një urdhër fetar mistik Sufi, që e sollën në Shqipëri jeniçerët shqiptarë që kishin shërbyer në ushtrinë osmane. Meqënëse Suni Islamik në historinë shqiptare lidhej me strukturën klasore të vendit, dhe meqënëse marksistët nuk toleronin asnjë formë misticizmi përveç të tyres, Hoxhës nuk i hynte në punë asnjëra prej varieteteve. Sot janë të pakta gjurmët e mbijetesës së ndjenjave apo praktikave fetare myslimane, me shumë gjasa si rrjedhojë e fushatave komuniste anti-fetare të të kaluarës dhe modernizimit të shpejtë që nga fillimet e viteve ‘90. U përballa për herë të parë me modernizimin shqiptar kur mbërrita nga Budapesti në aeroportin e ri dhe tërheqës të Tiranës, i cili ofronte kënaqësitë e zakonshme të aeroporteve perëndimore. Krejt ndryshe, nga përshkrimi i Daniels-it në 1989: Në aeroportin e Tiranës, lë pas një kontinent me dekada të tëra. Nuk ka biznesmenë që nxitojnë...askush nuk nxiton të blejë një orë apo aparat fotografik... Njerëzit lëvizin ngadalë... Avioni nga ka zbritur qëndron në lavdi të vetmuar. Para përmbylljes së formaliteteve për hyrjen në vend, avioni është nisur për botën tjetër, dhe papritmas realiteti i izolimit të tmerrshëm të Shqipërisë zbulohet. Një paralele përshtypje-lënëse e modernizimit fizik ishtë autostrada dhe tuneli në veri, të përfunduar së fundëmi, që lidhnin Shqipërinë me shtetin e ri të Kosovës, me policë kufitarë të vetët dhe pika të kontrollit të pasaportave. Nuk kisha ndonjë pritshmëri specifike për atë çka do të gjeja në Shqipëri, përveç gjeografisë interesante, një peisazhi natyror të paprekur dhe disa kulla të mesjetës. Dhe siç zbulova, Shqipëria, gati si çdo tjetër ish-vend komunist, ka përfituar shumë nga mungesa e zhvillimit socialist. Në ato kohëra kishte pak tregti; pak restorante, hotele, resorte të shpërndara nëpër vend. Vetëm zyrtarët e lartë kishin shtëpi të dyta (apo resorte për festa). Pallatet e shëmtuara të pëlqyera nga këto shtete zinin shumë më pak vend se periferitë e stilit perëndimor. Kishte disa makina-në Shqipëri gati asnjë, përveç atyre të zyrtarëve të lartë që numëroheshin me gishtat e një dore- kështu që e pakët ishte nevoja për vende parkimi, garazhde, apo pika karburanti dhe e vogël ishte shtysa për të ndërtuar rrugë të reja apo për të zgjeruar ato ekzistuese. Qendrat tregtare ishin të panjohura meqënëse të pakta ishin të mirat materiale që prodhoheshin apo importoheshin. Është gjithashtu e vërtetë se në vendet komuniste autoritetet nuk hezitonin të prishnin apo shëmtonin mjedisin duke ndërtuar fabrika dhe miniera të stërmëdha, legjendare për paefektshmërinë e tyre. Edhe Shqipëria i ka të tilla monumente të braktisura të planifikimit dhe industrializimit të dështuar socialist, por në anën tjetër peisazhi natyror dhe mjedisi përfituan nga mungesatë e theksuara. Pavarësisht përmasave të saj të vogla, Shqipëria ka një topografi të pasur dhe shpeshëherë spektakolare, shumica është malore, por vendi është i bekuar edhe me një vijë bregdetare të thyer përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, lumenj të bollshëm dhe tre liqene të mëdhenj, një që e ndan me Malin e Zi dhe dy me Maqedoninë. Gati 90 për qind e energjisë elektrike gjenerohet nga hidrocentralet, një e

54

treta e vendit është e pyllëzuar dhe malet e saj mbyten në të jeshiltë. Ashtu si edhe Bullgaria, Shqipëria ka mundësinë për t’u bërë qendra e eko-turizmit, duke ofruarë hiking, ski, kayaking, vëzhgime zogjsh dhe të tjera gjallesash të egra. Për fat të keq, vendi mund të mos jetë i papërlyer edhe për shumë gjatë. Tentakulat e kapitalizmit, në dukje i parregullt, po përhapen shpejtë dhe në mënyrë efiçente. Në qytetin bregdetar të Lezhës, në veri të Tiranës, një valë zhvillimi tashmë ka lënë pallate dhe hotele të reja, të ndërtuar ngjitur-e-ngjitur, të ngucura në breg të detit. Kudo ka shenja të një aktiviteti ekonomik intensiv; askund nuk kam parë më shumë ndërtim se sa në këtë vend që ka një rritje të dallueshme prej 6 për qind. Një zonë e tërë me parqe industriale dhe ndërtesa për zyra ka shpërthyer midis aeroportit dhe Tiranës, ndërse vetë qytetit ka pafund pallate e zyra, dyqane, filiale dyqanesh, restorante, hotele dhe pika karburanti. Rrugët janë mbytur nga makina në shumicën e rasteve të reja (japoneze dhe europiane), dhe nuk ka parkim me matës. Nga shumica e dritareve, ballkoneve dhe taracave të apartamenteve kanë çelur ‘saçet’. Për vizitorin e ditëve të sotme është e vështirë të imagjinohet skena njëzet vite më parë; siç vërente Daniels-i, Nuk ka trafik në Tiranë dhe jetë komerciale...njerëze që zvarrisin këmbët mbi trotuare... të mbështjellë në monotoni...errësira shpohet nga drita pashije neoni që deklarojnë argëtime vulgare. Njerëzit në Tiranë shkojnë në shtëpi herët. Kapitalizmi dhe konsumizmi shqiptar përfitojnë nga taksa shumë të ulta (10 për qind është maksimumi i taksës mbi të ardhurat) dhe shpirti i dukshëm prej sipërmarrësi i shqiptarëve. Me të shumtat makina të reja, për shembull, kanë ardhur edhe pikat e lavazhit, të ku-

dogjendura përgjatë shumë autostradave, që përbëhen vetëm nga një zorrë dhe ujë që rrjedh prej saj. Huqet e ngarjes së makinës në mënyrë agresive dhe të rrezikshëm mbizotërojnë, dhe një përbuzje e thellë për rregullat e rrugës është e dukshme. (Megjithëse, kjo është diçka që haset edhe në vendet e tjera të Mesdheut.) Ka me shumicë borie që bien dhe ‘për pak u përplasëm’ ndërsa makinat shkëmbehen me njëra tjetrën. Ashtu si edhe në Greqi, autostradat janë të mbushura me përkujtimore të vogla për ata që kanë humbur jetën në aksidente. Megjithëse përdorimi i gjerë i makinave ka më pak se 20 vite, pashë një numër të madh varrezash makinash, të mbushura me mjete në gjendje të ndryshme mjerimi, -ndoshta një trashëgimi e reputacionit të Shqipërisë si një punishte për zbërdhimin e makinave-që në vende si Kuba do të riparoheshin dhe përdoreshin me dashuri. Para 20 viteve Tirana kishte një popullsi prej 200.000 banorësh; sot gati një milion. Ndërkohë, infrastruktura nuk ka ecur me të njëjtin hap. Në asnjë mënyrë është Tirana e bukur, apo edhe origjinale. Nuk ka lagje apo ndërtesa të vjetra, përveç një xhamie të shekullit 18. Është, në fund të fundit, një qytet që para shekullit 20 me zor ekzistonte. Është e lehtë, megjithatë, të dallosh ndërtesat e vjetra socialiste nga ato post-komuniste të ndërtuara së fundmi: të parat janë të rrënuara, me plot kuptimin e fjalës duke u rrëzuar; të rejat janë, si të ketë një rregull për këtë, shpesh të lyera me bojëra të ndryshme për të lehtësuar uniformitetin e tyre. Sidoqoftë, jeta në Tiranë është e shpaguar nga energjia aktive. Turmat gjallërojnë rrugët, edhe natën vonë. Kafenetë dhe lokalet në trotuare janë të shumta dhe gjithmonë plot. Dyqane të vogla dhe tregtarët e trotuarëve janë të shkathët në bizness, duke shitur lloje të ndryshme mall-

rash, sidomos fruta dhe perime të freskëta. Gjithashtu ka edhe shumë filiale të dyqaneve perëndimore, të cilët, për mirë apo për keq, gjenden gjithandej. Fëmijët luajnë përjashta deri në orët e vona dhe njerëzit kudo tregojnë se Shqipëria, si pjesa tjetër e Europës, është e zhytur kokë e këmbë në kulturën e celularëve. Ndoshta më e pabesueshme, Shqipëria është një përqasje demokracie. Ditën e mbërritjes sime, rrugët e Tiranës ishin gjallëruar edhe më shumë nga protestat politike. Një demostratë e madhe dhe e zhurmshme anti-qeveritare, e kompletuar me banderola dhe fortafolës, kundra manipulimit të pretenduar të zgjedhjeve të qershorit 2009 nga ana e partisë në pushtet. Gjithashtu, të rrethuar nga protestuesit, ishin tenda të mëdha, të cilat strehonin nja 200 grevistë. Vendi akoma nuk ka parti politike të pjekura dhe me një bazë të gjerë, dhe lojalitetet klanore ngadalësojnë zhvillimin e besimit social objekiv. Por ka OJQ me njerëz të rinj e shumë të motivuar, një prej të cilave e takova në qytetin e vogël të Kukësit. Të gjitha tranzicionet për në shtetin modern duhet të fillojnë diku, dhe shqiptarët kanë bërë një fillim premtues. Rrugët e Tiranës janë plot me vajza të reja të veshura e të krehura mirë e me kujdes, që më kujtojnë një fenomen të ngjashëm post-komunist në Shën Petërburgun e mesit të viteve ‘90. Në Tiranë sot, si atëherë në Shën Petërburg, vajzat duket se i kushtojnë më shumë vëmendje pamjes së tyre së jashtme se sa moshataret e tyre në Shtetet e Bashkuara. Siç duket, vajzat shqiptare ndihen të çliruara nga zymtësia e imponuar dhe skarciteti i kohës komuniste, kur pak vajza mund të gjenin apo kishin mundësitë financiare për të blerë rroba të këndshme apo kozmetikë dhe autoritetet rrudheshin para bukurisë fizike. Preokupimi i tanishëm me pamjen e jashtme me shumë gjasa ka të bëjë me dobësimin e ideve feministe. Shqipëria ka qenë, dhe në disa aspekte vazhdon ende të jetë, një kulturë më tradicionale se çdo vend tjetër në Europë. Tentativat e autoriteteve komuniste për të shkatërruar mendimet tradicionaliste korrën suksese në disa aspekte, si edhe me besimin, por edhe mundësitë më të mëdha për arsimim dhe karrierë për femrat të promovuara nga sistemi komunist i ndryshuan shumë mendimet tradicionaliste, rolet sociale dhe modelin e sjelljes midis meshkujve dhe femrave. Feminizmi ka bërë një progres të kufizuar në Shqipëri (ashtu si edhe në të tjera shoqëri post-komuniste) edhe për arsye se ka një interës të ulët për preokupimin feminist me viktimizimin dhe shtypjen e femrave. Në fund të fundit, kjo është një shoqëri ku të gjithë kanë provuar një shtypje politike të rëndë. E krahasuar me këtë, diskriminimi ndaj femrave mbetet një ankesë e vogël dhe burim i një indinjate morale të kufizuar. Pro-amerikanizmi i Shqipërisë bie në sy po aq sa edhe vajzat e saj. Shpesh nëpër pika karburanti dhe hotele, flamuri amerikan valvitet krah për krah me atë shqiptar. Statuja e Lirisë zbukuron disa hotele, përfshi këtu edhe një të quajtur “Amerika”, ku qëndrova gjatë vizitës sime në Kukës, një qytet në kufi me Kosovën. Kur mësuan se unë, pavarësisht një theksi të mbetur europiano-qendror, isha nga Shtetet e Bashkuara, shumë shqiptarë shprehën përzemërsi dhe kuriozitet dhe disa nisën të flisnin anglisht pasi kishin folur shqip me mikpritësin apo guidën time. Qëndrimi pro-amerikan ka disa arsye historike. Në 1919, Shtetet e Bashkuara, Ëoodroë Ëilson në veçanti, mbështeti krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara ishin gjithashtu në luftë me Italinë, pushtuesin e Shqipërisë. Dhe më së fundmi, Shtetet e Bashkuara mbajtën një qëndrim të fortë pro-shqiptar (përfshi edhe asistencë

55

ushtarake nëpërmjet NATO-s) në lidhje me çështjen e Kosovës, dhe që nga lufta e 1999 Ëashington-i ka qënë një nga mbështetësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës. Një tjetër burim i pro-amerikanizmit shqiptar mund të jetë edhe fakti që kapitalizmi all american sigurisht që i ka ndihmuar shqiptarët të përmirësojnë starndardet e tyre të jetesës. Që kjo gjithashtu mund të ketë krijuar pabarazi të reja e të mëdha dhe shfaqjen e problemeve të para mjedisore, ende nuk ka rënë në sy. Në fakt, modernizimi i Shqipërisë ka qënë kaq i shpejt sa anët e errëta të procesit nuk bien shumë në sy-përveç maleve me plehra të pambledhura që gjenden nëpër rrugë dhe përgjatë autostradave. Ndoshta ndihmon edhe fakti se disa qëndrime tradicionaliste stabilizuese dhe siguruese janë ende të vlefshme. Ashtu si edhe në Itali, që gjatë viteve ka patur një ndikim kulturor të madh mbi Shqipërinë, familjet e mëdha mbrëmjeve bëjnë një paradë nëpër rrugët e qytetit. Njerëzit shoqërohen në vende publike, trokasin gotat për të shprehur dashamirësi. Mikpritja, sidomos ndaj të huajve, është me të vërtetë e papërmbajtur. Shqiptarët shprehin opinione të forta; rezervimi social dhe vetpërmbajtja e tipit perëndimor, akoma nuk përdoren në masë. Edhe policët reflektojnë disa prej këtyre sjelljeve. Njëri që ndaloi mikpritësin tim për tejkalim shpejtësie jo vetëm që dështoi në lëshimin e një gjobe por, nuk e di se si, përfundoi me një shtrëngim të ngrohtë duarsh (dhe pa marrjen e një ryshfeti). Për vizitorët e rastësishëm, këto janë kohë të arta për të vizituar Shqipërinë, një periudhë e rrallë dhe ndoshta fluturake. Makthi i jetës komuniste të stilit Hoxha ka ikur, por shkatërrimi i modernizimit kapitalist akoma nuk është shfaqur plotësisht. Në këtë periudhë tranzicioni, nëse kjo është një e tillë, metodat tradicionale kanë akoma një dorë të fortë. Në Shqipëri njëri mund të shijojë edhe një shkëmbim të thjeshtë tregtar midis një shitësi dhe një blerësi. Peshkatarët e shesin peshkun e sapokapur në liqenin e Ohrit në rrugën që kalon aty afër. Në një tjetër rrugë, fëmijë dhe të rritur shesin qershi dhe të tjera

56

produkte të freskëta. Askush nuk llogarit taksën apo të jep një faturë. Në Massachusetts-in perëndimor, ku unë jetoj, stendat me produkte të freskëta në anë të rrugës nuk më ngjallin të njëjtat reflektime sentimentale për mbetjet e jetës tradicionaliste. Nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, një tregëti kaq e lirshme me shumë gjasa do të eliminohet për shkak të starndardeve higjenike të dyshimta. Në analizën finale, aspekti më i mrekullueshëm i modernizimit shqiptar është shpejtësia dhe gjithëpërfshirja e dukshme e saj. Një sistem mbytës, i amullt dhe plotë me mungesa ra, dhe papritur, për mrekulli, shqiptarët u bënë bletë punëtore, çliruan energjitë e tyre dhe i kanalizuan në një mori projektesh dhe aktivitetesh. Në 1998, shumë i respektueshmi z. Daniels pyeste veten se çfarë kalonte nëpër ato mendjet shqiptare, pas atyre fytyrave pasive e të rreshkura prej fshatari. Gënjeshtrat, nga ripërsëritja e shpeshtë, mos vallë ishin kthyer në të vërteta? Apo ishin bërë ‘zhurmë e bardhë’ brenda një repertori përpjekjesh për të ruajtur mendtë e kokës? Çfarë efekti, nëse ka patur ndonjë, kishte mbi psikozën njerëzore pranimi pasiv i të pavërtetave sistematike? Me aq sa arrita të shoh, çfarëdo lloj dëmi që një sistem komunist totalitar gjysëmshekullor mund të ketë shkatkuar, po shërohet. Psikoza njerëzore ka një aftësi befasuese për ta rimarrë veten nga gati çdo dëm jofatal. Megjithatë, është e vështirë të kuptosh plotësisht se si një shoqëri aq e shtypur dhe e ndrydhur si Shqipëria mund të modernizohet kaq shpejt dhe të mbajë një pjesë të mirë të vlerave dhe virtyteve tradicionaliste. Sigurisht, përqafimi i përzemërt i kapitalizmit dhe demokracisë politike nga Shqipëria është një përgjigje e papritur për dhimbjen dhe humbjet e së kaluarës, dhe sygjeron se demokracia e tregut mund të lindi vetvetiu edhe në vendet më të paimagjinueshme. Tani, nëse zgjat vetëm pak, unë dua ta vizitoj prapë, pa kaluar shumë. *Botuar së pari në The American Interest. Përktheu nga anglishtja: Ina Xhani.

57

MEDIALAND

Interpretim psikanalitik, filozofik, kritikë arti dhe letërsi, janë vetëm disa nga hapësirat e erudicionit që plazmon rrëfenjën e Ngjelës, që shijohet si përrallë gjithë duke qenë histori…

Belina Budini Rrëfenja si ato të Ngjelës! Me librin “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” lind kështu një rrëfimtar i shkëlqyer bashkëkohor shqiptar. Jo një historian, por një rrëfimtar modern i historisë. “Përkulja…” nuk tingëllon as si libër politikani.

P

o të kesh lexuar kujtimet e “botës së djeshme” të Stefan Zweig, e ndien menjëherë se refleksionet “për një kohë” të Spartak Ngjelës shënojnë më në fund daljen e një autori shqiptar në viset e rrëfenjës historike moderne si zhanër dhe si metodë komunikimi. “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010” është një nga librat e shumtë me kujtime që botohen në Shqipëri, por ndoshta i pari që pas kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës, që arrin të sjellë një epokë të tërë historike si refleksion bashkë me përjetimet personale të vetë autorit, pa bërë as thjesht dhe vetëm histori, as thjesht dhe vetëm autobiografi. Spartak Ngjela ia ka dalë mbanë t’i shkëmbejë nën frymëzimin fenomenologjik si të ishin e njëjta gjë. Historia dhe metoda e autorit bazohet vetëm te përvoja dhe interpretimi vetjak. Asgjë jashtë subjektit. Analiza historike e Ngjelës nuk kërkon një objekt studimi te regjimi diktatorial ose tiranik, siç e quan ai, por buron nga vetja-subjekt, sipas pohimit se historia është e bazuar tek “arketipi i përgjithshëm biografik” me fjalët e tij tek introdukta e librit. Mirëpo, edhe pse nga një shfletim i librit kupton se struktura e historisë së rrëfyer nga

58

Ngjela është vetëm përvoja e tij, interpretimi i tij, subjektiviteti koshient dhe jo objektiviteti i aspiruar, duke e lexuar atë fletë pas flete bindesh se kjo metodë nuk e ka reduktuar por e ka pasuruar librin. Qasja e tij prej shkrimtari dhe filozofi e kompenson për bukuri mungesën e distancës prej historiani dhe shkencëtari. E bën edhe më të këndshëm e të çlirët rrëfimin e tij. Dhe nuk di pse dikush në media e quan leximin e këtij libri “impenjues”, pasi, megjithëse shkon mbi 600 faqe, vëllimi i këtij libri nuk ka lidhje me të lexuarin e rrjedhshëm, pa pengesa, që mundëson gjuha mjaft e qartë dhe e kultivuar e autorit, pa pretenduar përpikëri-

“Përkulja…” nuk tingëllon si libër politikani. Fatmirësisht! Të paktën jo si libri i ndonjë politikani aktiv… 638 faqet e shkruara të volumit të parë me refleksione historike dhe autobiografike të Spartak Ngjelës tingëllojnë më tepër si ngritja dhe lartësimi i një komunikuesi të sprovuar të politikës shqiptare në sferën e mendimit politik bashkëkohor…

në shkencore dhe historike. Mirëpo, lirshmëria me të cilën është shkruar ky libër në stil dhe në metodë, nuk ia heq atij fuqinë historike dhe analizuese që e përshkon nga fillimi deri në fund. Edhe pse në formë episodesh, faktet dhe dëshmitë historike në libër janë të panumërta. Po kështu edhe tezat që hedh, të argumentuara dhe të informuara me erudicion. Në të vërtetë, po të lexosh librin e kupton se një rrëfimi si atij të Ngjelës nuk i duhen citimet dhe referencat e hollësishme apo një bibliografi shkencore, për të dëshmuar se është një rrëfim erudit. Madje, përbërësi kryesor i librit “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” është erudicioni. Interpretim psikanalitik, filozofik, kritikë arti dhe letërsi, janë vetëm disa nga hapësirat e erudicionit që plazmon rrëfenjën e Ngjelës që shijohet si përrallë gjithë duke qenë histori. Nëse do ta referojnë ose jo historianët shqiptarë tekstin e Ngjelës, kësaj nuk i dihet. Mirëpo historia është aty me gjithë fuqinë e vet, pikërisht te personalja dhe subjektivja e autorit. Nuk ka nevojë të quhet historik, që të jetë i tillë, ashtu siç nuk është nevoja, për shembull, të quhet histori letërsia e Kadaresë, e mbushur plot e përplot me histori. Le ta quajmë letërsi po të duam! Të lexosh historinë e Ngjelës është si të lexosh Ngjelën. Njëlloj si me shkrimtarët. Nuk është aspak si të lexosh një historian. Të lexosh “refleksionet për një kohë” të Ngjelës është si të lexosh “botën e djeshme” të Zweig. Me librin “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” lind kështu një rrëfimtar i shkëlqyer bashkëkohor shqiptar. Jo një historian, por një rrëfimtar modern i historisë. “Përkulja…” nuk tingëllon as si libër politikani. Fatmirësisht! Të paktën jo si libri i ndonjë politikani aktiv… 638 faqet e shkruara të volumit të parë me refleksione historike dhe autobiografike të Spartak Ngjelës tingëllojnë më tepër si ngritja dhe lartësimi i një komunikuesi të sprovuar të politikës shqiptare në sferën e mendimit politik bashkëkohor.

KODRA MBAS BREGUT

Ardian Ndreca Ditar fundviti Si çdo vit shqiptarët patën fatin të kënaqen me mesazhin e radhës që Kryeministri u përcolli nepërmjet televizionit. Atë natë Kryeministrit i kishte hypë delli i frymzimit dhe nuk mujti me e përmbajt veten pa folë për 4 milionë turistat që paskan vizitue Shqipninë më 2011

D

hjetori kaloi si kalë çalë, tue lanë mbas vetes nji mori me ngjarje. * * * Me datën 18 dhjetor 2011 u nda prej kësaj jetë shkrimtari dhe politikani çek Vaclav Havel, figurë e shkëlqyeshme e disidencës antikomuniste. I djathtë liberal, Haveli mbërriti me realizue nji revolucion të vërtetë por pa gjakderdhje në atdheun e tij. Çmimi qe mjaft i randë, ndamja e shtetit artificial të Çekosllovakisë. Besoj se Havel ka qenë figura ma e bukur e qendresës antikomuniste në Europë. Megjithatë, edhe mbas vdekjes nji komunist u hakmor ndaj tij, e kam fjalën për Kim Jong-il, që prej inatit vdiq po ato ditë dhe me morden e tij zuni gjithë skenën botnore, tue eklipsue nga pikëpamja mediatike Havelin e paharrueshëm. E keqja, edhe kur jep shpirt, zen ma tepër vend se e mira. Më bani përshtypje se shumë shtete, si Gjermania, Franca, ShBA-ja, Polonia, Jordania, Letonia i kishin dhanë dekorata të nalta Havelit, Shqipnia jo. Shpresoj të gabohem, por m’u duk nji harresë e pajustifikueshme, vetëm tue pasë parasysh qëndrimin e tij ndaj çështjes kosovare. * * * Dy lajme me karakter politik qarkullu-

en në mediat shqiptare në ketë fundviti: përjashtimi i K. Islamit nga PS-ja dhe vetëpropozimi i F. Nanos për president. Kishte shumë kohë që Islami me ndonji shok tjetër kishin kalue haptas në radhët e nji partie tjetër. Lufta ndërpartiake zhvillohet në shumë mënyra, me propagandë, me pare, me kërcënime, me premtime, me joshje, me servilizëm, me hi syve dhe padyshim edhe me njerëz si puna e K. Islamit, i cili ndoshta e meriton të jetë në Parlament, por padyshim në radhët e nji partie tjetër. Jam kureshtar me dijtë se çka do të mendojnë për të sot ata që i kanë dhanë votën gjithë këto vite. Do të ishte me interes nji anketë televizive... Sa për Nanon un s’besoj se mund ta shohim ndonjiherë president. Ma së shumti mund të bahet president nderit i shoqatës së spathive, por jo ma tepër. Emni i tij ka dalë shumë heret në treg dhe nuk ka shanse me fitue. Deri edhe vetë speakerja e Parlamentit u detyrue me thanë haptas se nuk e voton për president. Asht e tepërt me harxhue kohë për me komentue figurën e Nanos. Mendoj se për president do të kërkohet nji figurë e nji kalibri tjetër, mundësisht nji teknik jo militant. * * * Dy ngjarje tronditën festat e fundvitit. E para lidhet me imamin turk të qytetit të Kusanit, Sulejman Jeniçeri, i cili shpalli faqe botës se Babagjyshi i Vitit të Ri asht i pandershëm pse hyn ndër shtëpijat e njerzve jo prej derës kryesore por prej oxhakut. Në të vërtetë Jeniçeri ka të drejtë, nji njeri që futet në nji shtëpi nepërmjet oxhakur, përveç se rrezikon me u djegë apo s’pakut me u përlye me çaxhë, nuk asht krejt në rregull. Babagjyshi duhet të hyjë për deret, madje gjatë ditës dhe tue mbajtë në dorë letërnjoftimin e rregullt. Edhe në letërnjoftimin e zotit Jeniçeri duhet ba nji qortim i vogël, duhet qortue datëlindja, e cila duhet vu 2006. Në ketë mënyrë mosha e tij do të përputhet me atë të atyne që me të drejtë besojnë te Babagjyshi i Vitit të Ri. * * * Do talebanë Tiranet u skandalizuen prej faktit se i pari i socialistave shqiptarë i paska urue festat miqve të tij tue përdorë nji foto të famshme të Man Ray, të titullueme Le violon d’Ingres. Kreu i socialistave mund të sulmohet për shumë gjana, madje mund të hetohet nesë e ka përdorë me leje atë fotografi, por nuk mund të kryqzohet prej disa qenjeve që qëndrojnë nën nivelin minimal të moral-

itetit, për faktin se paska përdorë atë fotografi. Pashë me kënaqësi se asnji prej “sulmonjësve” s’e dinte se çka domethanë titulli i asaj fotografie. E si mund ta dijnë talebanët se kush ka qenë Ingres apo kuptimin e asaj fotoje, që edhe pse nudo asht shumë ma e përkorë se flligshtija e tyne e mbulueme me rrena. * * * Si çdo vit shqiptarët patën fatin të kënaqen me mesazhin e radhës që Kryeministri u përcolli nepërmjet televizionit. Atë natë Kryeministrit i kishte hypë delli i frymzimit dhe nuk mujti me e përmbajt veten pa folë për 4 milionë turistat që paskan vizitue Shqipninë më 2011. S’u kontrollue dhe përmendi modelin ekonomik liberal që e rreshtoka Shqipninë ndër dy vendet me “ekonomitë më solide në Europë”, foli për rritjen e eksportit, për rrogat, pensionet, kursimet dhe kreditimet që qenkan rritë ndjeshëm, përmendi 2 milionë shqiptarët që paskan lundrue falas në internet, foli për 1350 km rrugë që u përfunduen apo do të përfundohen nji ditë. Kësaj here s’e krahasoi Shqipninë as me Zvicrën dhe as me Maldivet, por me Norvegjinë. Në mbyllje nuk la pa përmend arroret dhe bathoret, frytet e të cilave shqiptarët demokratë do t’i hanë shumë shpejt. Me nji fjalë Shqipnia asht ba model për Europën, apo siç thonin shqiptarët e dikurshëm: yrnek fare! E lexova dy herë fjalimin e tij dhe mendova se do të kishte ba ma efekt po ta kishte deklamue përpara 20 mijë krenëve në panairin VIII të gjelit të detit, i cili, siç dihet, mbahet rregullisht prej shumë dekadash në fshatin Përparim të komunës Pajovë të Peqinit. Gjelat e detit, apo bibajt, me të ardhmen që i pret do ta kishin vlerësue shumë optimizmin kryeministror dhe do ta kishin përballue ma me guxim takimin fatal të ndërrimit të viteve. Në atë fjalim Kryeministri harroi me ftue shqiptarët me mbajtë nji minut zi për Cheetah (Çitën), shimpanzenë simpatike të Tarzanit që u shue në Florida në moshën 80-vjeçare tue lanë të madh e të vogël anekand botës në pikllim. Meqë Kryeministri kujton se i mban fjalimet e tija përpara bibave dhe shimpanzeve, me të drejtë mundet me i ftue ata që vijojnë me i vu vesh, me mbajtë nji minut zi për Çitën simpatike që rrihte shplakë aq bukur dhe kruente gjithë lezet kokën me morra. E vetmja gja e gabueme e fjalimit të tij ishte momenti kur u mbajt. Ai fjalim patetik s’ishte për 31 dhjetor, por për 31 mars, madje pak sekonda mbas mesnate...

59

Edon Qesari Kur do ta bëjmë një propozim që Lady Gaga-s t’i përkushtohet denjësisht njëra prej rrugëve të Kamzës?

Pa titull-DeCiBel

Auron Tare Tre vjet kërkime për një dokument dhe më në fund e gjeta. Tani kemi prova se Ali Pasha ka kërkuar marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara në vitin 1819. Interesante! Beti Njuma Fjalia më qesharake që më kanë dëgjuar veshët për këtë vit: prishja e studios së Këngëve të Shekullit në TV Klan për të ndërtuar studion e ‘X Factor’, i ngjan prishjes së xhamive në vitet ’60… Agron Domi Ka pas thonë dikur Çim Daja: “Njëherë n’pesë vjet, ajo vjen vetë.”

The Heads of Trepça-Fitim Selimi

Ilda Lumani Në një debat televiziv dje më bënë shumë përshtypje këmbët e një pedagogeje, që ngatërroheshin te këmbët e të ftuarit tjetër! Ardian Preçi Sami Osmakac, 25 vjeç nga Kosova, është arrestuar në Florida i akuzuar për terrorizëm. Para disa orësh. Çfarë turpi! Si po ua kthejmë atyre që na kanë shpëtu’ lëkurën. Marsel Lela Aty, në çdo pikë dhallë ka jetë... Lushnja. Sokrat Turtulli Sa qejf...së shpejti plas konkursi për President dhe unë, shyqyr Zotit, i plotësoj kriteret. Nuk dihet nga të vjen, i thonë kësaj! E pse mos jem unë, ç’kanë pasur më shumë ish-ët e tjerë? President kaçurrels nuk ka parë ndonjëherë ky vend!

Vajza në borë-Enis Abdullahu

www.mapo.al 60 Tirana-Orest Shyti

Moli-Artur Gjino

Economicus

AdrIAN CIVICI Goodbye, homo economicus! Debatet dhe propozimet për një ekonomist me profil të ri, simbol i problematikës dhe zhvillimeve të shekullit XXI, duket se po shkojnë nga “njeriu i sjelljes racionale dhe fitimit maksimal” drejt një “qenie më emocionale

S

hekulli XXI me globalizimin e tij galopant dhe krizën ekonomiko-financiare që ka mbërthyer pjesën dërrmuese të globit ka hapur një debat me një pikëpyetje të madhe për ekonomistët. Me standardet e sotme dominuese në ekonomi, të bazuara thuajse ekskluzivisht në konceptet neoklasike dhe të famshmin “homo economicus”, po gjen vend një pyetje fondamentale: “Duhet të quhet ekonomist Smithi, Keynes-i, Rikardo, Shumpeteri etj., që janë nga themeluesit dhe personalitetet kryesore të shkencës ekonomike? Shumë prej tyre, zor se do të pranoheshin të botonin artikujt apo studimet e tyre në revistat e sotme prestigjioze ekonomike, duke u sugjeruar ndoshta revista sociologjie, psikologjie apo historie. Te këta ekonomistë mungon boshti i “racionalitetit në preferencat apo maksimizimi i fitimit, duke njohur si zot të vetëm tregun” si dhe “modelimi sasior matematik” i çdo sjelljeje apo logjike veprimi që karakterizon “homo economicus”, simbolin e ekonomisë moderne. Debatet dhe propozimet për një ekonomist me profil të ri, simbol i problematikës dhe zhvillimeve të shekullit XXI, duket se po shkojnë nga “njeriu i sjelljes racionale dhe fitimit maksimal” drejt një “qenie më emocionale, etike e multidimensionale”. Ekonomia duhet të bëhet një

shkencë e hapur kundrejt disiplinave të tjera, si sociologjia, historia, psikologjia, mjedisi dhe klima, globalizimi, ligji dhe drejtësia, antropologjia, bile dhe teologjia. Profili dhe përmbajtja e re që po kërkohet për ekonomistët po analizohet mbështetur në ato që quhen tre portretet apo figurat e ekonomistëve. “Portreti” i parë është ai i një ekonomisti teoricien, që nëpërmjet matematikës, statistikës apo ekonometrisë tenton që çdo gjë ta formalizojë në një ekuacion apo formulë të përgjithshme me spektër të gjerë dhe të pakufizuar në kohë e hapësirë. Por, me gjithë sukseset e ekonomistëve të cilësuar si neo-klasikë, të cilët e ngritën në art një profil të tillë, aktualisht të gjithë po binden se kjo mënyrë veprimi për të ndërtuar hipoteza të përgjithshme përmban mjaft subjektivitet. “Portreti” i dytë u konsolidua në vitet 1960, të cilët prodhuan atë që quhet makroekonomia e aplikuar e tipit keynes-ian, e cila bashkonte në një të vetme modelet ekonometrike me politikat ekonomike. Por, në periudhën 1980-‘90 filluan të evidentohen një sërë anomalish. Kritika u fokusua në vlerën dhe besueshmërinë e parashikimeve afatmesme dhe afatgjata të ecurisë së fenomeneve të tilla si papunësia, rritja apo rënia ekonomike, inflacioni, përqindjet e këmbimit të monedhave, ekuilibrat dhe dizekuilibrat strukturorë, lidhjet shkak-pasojë ndërmjet konsumit dhe investimeve etj. Politikat ekonomike nuk ndiheshin të sigurta në objektivat dhe instrumentet kryesore të tyre duke u mbështetur vetëm në seritë makroekonomike. “Portreti” i tretë i takon 15-20 viteve të fundit dhe është ai që e cilëson ekonomistin si një inxhinier social të politikave ekonomike. Detyra e tij është orientimi i të gjitha mjeteve dhe instrumenteve që disponojnë autoritetet publike drejt realizimit të disa objektivave themelorë në dobi të komunitetit si: stimulimi i rritjes ekonomike, mbajtja e nivelit të lartë të punësimit, lufta kundër inflacionit, ekuilibri i tregtisë së jashtme, rritja e fuqisë blerëse, stabiliteti i pensioneve dhe mbrojtjes sociale, cilësia e shërbimeve publike etj. Ky evolucion u cilësua si trilogjia: të parashikosh, të veprosh,të garantosh. U duk se ekonomistët e gjetën veten dhe u bënë aq të rëndësishëm sa pretendonin se ishin në shoqëri dhe politikë. Por vitet ‘90 të shek XX dhe fillimi i mijëvjeçarit të ri dëshmuan për disa kufizime të kësaj trilogjie. Kur vinte fjala për politikat ekonomike, ekonomistët rezultonin mjaft të fragmentuar, të ndarë në shkolla e rryma të shumta. Zgjedhja e politikave ekonomike, larg të qenit rezultat i njohurive shkencore dhe kërkimit bazë, varej nga koalicionet dhe

ekuilibrat politikë të pushtetit. Kjo i dha fund konceptit të neutralitetit të ekonomistit si zëdhënës i njohurive dhe koncepteve shkencore, duke e bërë atë palë me politikën. Shekulli XXI duket ka filluar “punën” edhe për profilizimin e një figure të re ekonomistësh. Ja roli si dhe disa nga tiparet dhe cilësitë e tij kryesore që po kristalizohen në figurën e ekonomistit modern. Së pari, ekonomistët duhet të jenë të aftë jo vetëm ta evidentojnë fenomenin, por në radhë të parë ta kuptojnë në thelbin e tij dhe të propozojnë konkretisht mjetet dhe mënyrat për transformimin e tij. Në vend që të merren pafund me modele e vërtetime teorike, ata duhet të preokupohen me problemet më shqetësuese aktuale si papunësia, destabiliteti financiar, varfëria dhe moszhvillimi, zgjidhja e problemeve të ushqimit dhe energjisë, problemet e cilësisë së jetës etj. Së dyti, ekonomistët duhet të bëhen dishepujt e shpërndarjes së koncepteve dhe praktikave të asaj që cilësohet si shoqëri e qëndrueshme, që garanton lirinë individuale, drejtësinë sociale dhe respektin për natyrën dhe mjedisin. Ata duhet të profilizohen në një rol të ri, atë të reformatorit social, duke kërkuar një impakt më të madh në organizimin e shoqërisë. Kërkimet në fushën e Ekonomisë historike po hapin perspektivën e riintegrimit të ekonomisë në shkencat sociale. Edhe vetë ekonomia eksperimentale po kërkon hapësira të reja për të shpjeguar sjelljen e individëve apo grupeve, hapësira që duhet të jenë më të gjera se ato të propozuara deri tani nga homo oeconomicus. Së treti, ekonomistët duhet të shkrihen më shumë me shkencat dhe disiplinat e tjera, duke synuar përgatitjen e ekonomistëve mjedisorë, ekonomistëve të informacionit, të shëndetësisë, të arsimit, të teknologjive të reja, të zhvillimit, të transportit, ekonomistëve urbanë, të territorit etj. Së katërti, ekonomistët duhet të kenë këndvështrim e formim sa më global e ndërkombëtar, duke qenë në gjendje të njohin dhe përballen me debatet dhe sfidat që vijnë si pasojë e fenomenit të ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike, emigracionit, gjeopolitikës së naftës dhe energjisë, aksesit në burimet dhe lëndët e para jetësore, si uji, tokat, pyjet, ajri, problemet e ushqimit dhe varfërisë; rolit dhe ndikimit të institucioneve ndërkombëtare, si FMN, OBT, Banka Botërore, rolit të ideologjive, fesë etj. Zgjerimi i fenomenit të globalizimit po e bën përditë e më të qartë se gjithnjë e më pak problemet janë lokale apo nacionale, ato po bëhen përditë e më tepër komplekse e ndërkombëtare.

61

Andoni Athanas

siç e kam njohur

Fotot: Ardi Cito

62

Kam patur fatin e mirë që ta njihja Andon Athanasin (Anthony Athanas) për më shumë se 50 vjet; së pari, si shqiptaro-amerikan, ashtu si dhe unë, me të cilin më bashkonte insktitivisht vendlindja e përbashkët, Korça, dhe pastaj, si një mik të ngushtë, model jete dhe vizionar. Andoni, një burrë i pashëm, kishte shumë sqimë e cila qe, pa përjashtim, e dukshme në çdo takim me të ku, çdo herë, ishte i veshur me stil dhe sipas modës më të fundit të burrave shoqëruar kjo me sjellje elegante dhe një buzëqeshje kordiale. Garderoba e zgjeruar e Andonit frymëzohej, pjesërisht, nga aktorja amerikane Elizabeth Taylor e cila kishte shprehur miratim të fortë për një xhaketë blu dopiopetë me kopsa-rruaza të bardha që Andoni pat veshur njëherë. E takova së pari Andonin në vitet ’50 në restorantin e tij popullor General Glover Inn në Swampscott, Massachusetts. E njihja prej së largu, sigurisht, pasi kisha lexuar për të në gazetat e Boston-it dhe e kisha parë gjatë meshave në Katedralen

Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në South Boston apo veprimtari të tjera shqiptare në Massachusetts dhe New York. Njëherë, teksa po darkoja në General Glover, kur Andoni kaloi nga tavolina ime e thirra me hezitim Hello, Anthony. Më pa dhe me një buzëqeshje të lehtë tha: Vë bast se je shqiptar! Qesha dhe u përgjigja: Po, por nga e kuptove? Me një nënqeshje në fytyrë, u përgjigj: Ma merr mendja se ishte forma e fytyrës tënde dhe hunda dhe ktheu kokën në profil duke treguar tiparet e veta. Pastaj u ul në tavolinën time dhe më tha t’i tregoja për veten. U lumturua kur i thashë se edhe unë isha lindur në Shqipëri, në Korçë në fakt, afër fshatit të tij. Andoni mbërriti nga Shqipëria në Amerikë në moshën 5 vjeçare, në vitin 1916. Familja e tij u vendos në New Bedford, Massachusetts. Ai punoi në restorante të ndryshme nëpër New England dhe New York ku mori njohuri të çmuara (dhe receta gatimi) që do t’i shërbenin shumë më vonë. Pasi bleu restorantin e tij të parë, në vitin 1938,

E takova së pari Andonin në vitet ’50 në restorantin e tij popullor General Glover Inn në Swampscott, Massachusetts. E njihja prej së largu, sigurisht, pasi kisha lexuar për të në gazetat e Boston-it

Me presidentin klinton

Me presidentet Berisha e rugova dhe k/ministri Meksi

Me presidentin bush

Me boksierin roki marciano

Me Julio iglesias

Me presidentin nikson

63

në Lynn, Massachusetts, për 1 800 dollarë, filloi edhe legjenda ‘Anthony Athanas’. Më vonë ai themeloi kompaninë Anthony’s Fine Restaurants në Massachusetts përbërë nga Anthony’s Hawthorne në Lynn, Anthony’s Pier 4 Café, General Glover Inn, Hawthorne by the Sea Tavern në Swampscott, dhe Anthony’s Cummaquid Inn në Yarmouth Port, Cape Cod, duke arritur kulmin në vitin 1963 kur ai hapi restorantin, botërisht të famshëm, Anthony’s Pier 4, aty ku qyteti i Boston-it takohet me oqeanin Atlantik. Andoni dha një ndihmesë monumentale për rindërtimin dhe zhvillimin përfundimtar të vijës bregdetare të Boston-it. Si të gjithë vizionarët, Andoni pa një mundësi ku të tjerët shihnin një pengesë. Zona përreth vijës bregdetare të Boston-it ishte e pistë, e rrëgjuar dhe aspak tunduese. Vendi që zgjodhi Andoni në vitin 1962 për të

ndërtuar restorantin e tij ishte një risk i madh pasi ndodhej në një mol të braktisur prej kohësh. Anthony’s Pier 4 u bë një sukses i menjëhershëm dhe mori lëvdata e çmime nga e gjithë bota. Brenda pak vitesh Anthony’s Pier 4 u bë i njohur si restoranti më fitimprurës në Amerikë dhe vendi i preferuar i krerëve të shteteve, presidentëve amerikanë, liderëve fetarë, shkrimtarëve dhe artistëve të shquar, atletëve etj. Kur ndodheshin në Boston, Anthony’s Pier 4 ishte vend i parapëlqyr darkimi për një grup njerëzish të njohur, përfshirë Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, Sammy Davis, Jr., Presidentin John Kennedy, Senatorin Ted Kennedy, Mohammed Ali dhe shumë të tjerë. Andoni ishte një perfeksionit. Edhe kur mysafirë në restorat ishin dinjitarë shtetesh, gjithmonë e shihja të vendosej në një pikë të restorantit nga e cila mund të vëzhgonte gjithë sallën e ngrënies. Nëse pikaste diçka që nuk përkonte me standardet e tij të larta, ai largohej duke kërkuar ndjesë prej bashkëbiseduesit dhe merrej me problemin. Asgjë nuk ishte e parëndësishme për të. Për shembull, njëherë e pashë tek i thoshte një kamarieri se duhej më shumë akull për gjalpin që do shërbente. Sipas meje ishte përkushtimi i tij ndaj detajeve që e bënte atë një biznesmen perfekt restorantesh. Megjithëse nuk ishte akademik, ai ishte i shumë-kërkuar si lektor nga Harvard Business School, University of New Hampshire dhe Cornell University. Në vitin 1978, mori çmimin Horatio Alger Award nga Horatio Alger Association of Distinguished Americans si shenjë e tranzicionit të tij nga një djalë i varfër emigrant nga Shqipëria te një

nga biznemsemët më të sukseshëm në Amerikë. Shoqëria ime e gjatë me Andonin më lejoi të isha dëshmitar i dorës së parë i krenarisë së të qenit shqiptar. Shumë herë kam parë si i përshëndeste shqiptarët me kënaqësi e dashuri të njëmendtë. Megjithëse nuk e tregonte kurrë, besoj se ka qenë pak e lodhshme për të, sa herë ndokush, pasi pikaste mbiemrin e tij Athanas, hamendësonte se ishte me origjinë greke. Sidoqoftë kisha privilegjin të isha me të një rast të tillë kur, me diplomaci, u përgjigj Jo nuk jam grek, por një fqinj i mirë i tyre; jam shqiptar! Andoni ishte gjithnjë i gatshëm dhe i lumtur të festonte datën historike të Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin. Në atë datë ai e bënte gati restorantin e tij të Boston-it, Anthony’s Pier 4 për të mirëpritur shqiptarë nga e gjithë Amerika në një banket përkujtimor. Ishte një ngjarje e shumëpritur nga shqiptarët e të gjitha besimeve dhe ngjyrave politike sepse gjithmonë ekspozonte një larmi të grupeve shqiptare në mbarë Amerikën. Është e rëndësishme të përmendet gruaja e bukur dhe sharmante e Andonit, Esteri, gjithashtu shqiptaro-amerikane. Esteri dhe Andoni ishin të njohur për veprimtaritë e tyre filantropike, veçanërisht mbështetjen e pakursimtë për Arqipeshkvinë Ortodokse Shqiptare të Amerikës. Përpos, amerikanët me origjinë shqiptare ishin shumë krenarë që Andoni, Esteri dhe djemtë e tyre të pashëm e të suksesshëm njiheshin nga shumë njerëz si ‘shqiptarët’. Në një mori rastesh, kur njerëzit më pyesnin për origjinën time etnike, komenti i parë i tyre ishte Oh, si Andoni Athanas. *Van Christo është aktivist i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan të Boston-it. Ai është themelues i Frosina Network në ndihmë të emigrantëve shqiptarë e të tjerë. Familja e tij u shpërngul nga Korça në Amerikë kur ai ishte 1-vjeç. Ka shërbyer në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

64

Andoni ishte një perfeksionit. Edhe kur mysafirë në restorat ishin dinjitarë shtetesh, gjithmonë e shihja të vendosej në një pikë të restorantit nga e cila mund të vëzhgonte gjithë sallën e ngrënies

Me fan nolin

Me antoni kuin

Me presidentin kenedi

Me papa palin IV

Me presidentin karter

Me elisabet teilor

65

66

Neritan Ceka Libra të lexuar në duart e të tjerëve Librat e të rriturve që i njohu i vogël dhe përrallat që i njohu i rritur. Shkrimtarët që e kanë magjepsur dhe ata që i rilexon herë pas here për t’i rizbuluar. Ministri i Bujqësisë rrëfen bibliotekën e re dhe dhe huqet e vjetra prej lexuesi. Aida Tuci / Fotot: Armand Sallabanda

67

Kur ata kthenin faqen unë detyrohesha t’i lexoja tre rreshtat e fundit të faqes kur ajo ishte kundra dritës. Kështu kam lexuar libra të tërë.” Prandaj një nga zilitë e mëdha që ka sot për brezat janë vitrinat plot me libra

U

bë anëtar i biliotekës kur ishte 7-vjeç. Me librin udhëtoi nëpër hapësirat e Persisë, Kinës; bashkëudhëtar kishte personazhe që nga Apeninet në Ande. Udhëtoi anekënd botës teksa nën zë recitonte përmendësh Apolinerin, Kavafisin, Elitisin dhe Seferisin. Libri i parë ishte abetarja që e kujton dhe sot; e stilizuar dhe e shkruar me guston e para luftës. I ndërmenden skicat, figurat dhe tekstet. Një tekst për shembull ishte: “Mos hidh lëkura protokalli në tokë” dhe figura tregonte një plak që rrëshqiste mbi një lëkurë protokalli. Më vonë abetarja u politizua dhe vendin e teksteve edukuese dhe figurës së plakut e zunë ato ideologjike, skicuar me portrete partizanësh, kooperativistësh dhe të njeriut punëtor që ndërtonte socalizmin. “Unë shikoja ndryshimin e madh të Abetares me të cilën kisha mësuar unë dhe Abetares me të cilën mësuan më vonë fëmijët e mi. Bëhet fjalë për vitin ’47”. Rikthimin në kohë Neritan Ceka nuk e ka aspak të vështirë. I formuar si arkeolog, ai po aq kujdesshëm gërmon në të shkuarën për të sipërfaqësuar librat e jetës së tij. Në botën e aventurave Sapo kishte mësuar të lexonte dhe, jo vetëm kurioziteti, por dhe fakti se zyra e babait të tij ishte afër bibliotekës, e drejtoi te salla e leximit. U bë anëtar i biliotekës që 7-vjeç. Herën e parë hyri me drojë edhe pse ishte i shoqëruar nga i ati. Në atë kohë librat për fëmijë ishin shumë të pakët. Në mes tyre ai mori të lexonte “Aventurat e Marko Polos”. Nuk u largua nga salla. U ul në njërën nga tavolinat dhe e përpiu librin për vetëm një orë. “Më kushtoi më pak se një orë për ta lexuar, ishte në fakt një libër shumë i hollë. Nuk doja të largohesha. Shkova te banaku dhe kërkova një libër tjetër. Më dhanë “Gjaku i malësorëve” të Kostandin Kristoforidhit.” Edhe për të nuk iu desh më shumë kohë. Dhe tashmë, krejt i çlirët nga droja e fillimit, shkoi sërish te banaku. Gruaja që shërbente u gjend aq ngushtë sa, për ta përcjellë, iu përgjigj: “Nuk kemi të drejtë të japim brenda ditës më shumë se dy li-

68

bra”. U largua për t’u rikthyer çdo ditë aty. Ishte ‘Marko Polo...’ ai që e futi në botën e aventurës. Filloi të imagjinonte veten sikur udhëtonte diku nëpër hapësirat e Persisë dhe Kinës, kështu që librat e aventurave zunë një vend të veçantë në leximet e tij. Në vitet ’50 u njoh me “Kapitenin 15-vjeçar” të Zhyl Vernit, por ende sot ndërmend personazhet e mrekullueshme të novelës “Zemra” të De Amicis. “Është një libër që më ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Edhe sot i kam para syve personazhet që nga Apeninet në Ande. Besoj se është një nga librat më të bukur që është shkruar ndonjëherë për fëmijët.” Librat e verdhë Nuk bëhet fjalë për librat policeskë...Jo! Është fjala për librat e ndaluar. Asokohe, librat e ndaluar, edhe pse gjendeshin në bilbiotekë, nuk u jepeshin lexuesve: megjithatë qëndronin nëpër sirtarë të veçantë të klasifikuar me emërtimin “libra të verdhë”. Këto ishin kryesisht përkthime të paraçlirimit të cilat u ndaluan në kohën e komunizmit. Shumë prej tyre gjendeshin në bibliotekat personale dhe nxirreshin fshehurazi jashtë shtëpisë. “Më kujtohet që ndër të parët që kam lexuar ka qenë “Joana e katër katrorëve”. Librin “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit e kishim në bibliotekën tonë dhe e kam lexuar me shumë kënaqësi ashtu si dhe “Ura e Psherëtimave” që nuk e di pse sot është “zhdukur” dhe nuk gjendet në bibliotekën time. Lexonin çfarë t’u binte në duar. Për fazat e leximit ngatërroheshin. Nuk kishte mundësi për radhë leximi: një herë librat për fëmijë e më pas për të rritur. Ishte ende i parritur kur lexonte “Pranverë e vdekshme”, një përkthim i paraçlirimit. Një libër që e tronditi në të gjitha kuptimet e fjalës. “Ishte historia e një djali që dashuronte një vajzë. Fundi ishte tragjik. Përfundonte me vetëvrasje. Ngjarjet zhvilloheshin në Budapest dhe sot më kujtohet që leximi i atij libri më la një ndjenjë të fortë trishtimi”. Kur shuheshin dritat Mbrëmjeve ishte e paracaktuar koha kur errësira mbu-

Asokohe, librat e ndaluar, edhe pse gjendeshin në bilbiotekë, nuk u jepeshin lexuesve: megjithatë qëndronin nëpër sirtarë të veçantë të klasifikuar me emërtimin “libra të verdhë”. Këto ishin kryesisht përkthime të paraçlirimit të cilat u ndaluan në kohën e komunizmit. Shumë prej tyre gjendeshin në bibliotekat personale dhe nxirreshin fshehurazi jashtë shtëpisë

lonte godinat dhe dritat e dhomave fillonin të shuheshin. Në orën 22.00 Tirana binte në errësirë. “Pas kësaj nuk kishim më mundësi të lexonim. Librat i merrnim hua, prandaj duheshin dorëzuar. Ngriheshim në mëngjes herët për të lexuar. Të parët ngriheshin dy vëllezërit e mi dhe uleshin që në orën 5 të mëngjesit te dritarja, sidomos kur ishte verë ose pranverë. Unë ngrihesha pas tyre dhe lexoja më me ngadalë. Më kujtohet se shumë herë isha i detyruar të lexoja nga prapa faqes. Kur ata kthenin faqen unë detyrohesha t’i lexoja tre rreshtat e fundit të faqes kur ajo ishte kundra dritës. Kështu kam lexuar libra të tërë.” Prandaj një nga zilitë e mëdha që ka sot për brezat janë vitrinat plot me libra. Për të gjetur librin bëhej gjithnjë e më e vështirë edhe pse, si sot edhe atëherë ishte një grup i kufizuar fëmijësh dhe të rinjsh që lexonin. “Ishin përgjithësisht fëmijët e familjeve intelektuale, por sigurisht kishte dhe fëmijë nga familje të thjeshta. Për shembull, mua më kujtohet se në lagjen tonë, pjesën më të madhe të librave i siguronim nga biblioteka e familjes Aga që banonte pranë nesh. Të gjithë ata u bënë zejtarë dhe asnjëri nuk e përfundoi Universitetin, por u rritën në një shtëpi plot me libra dhe kishin një bibliotekë të pasur me libra të botuar që para çlirimit me të cilat furnizonin me dije gjithë lagjen.” Sapo kishte hyrë në gjimnaz dhe lexonte rregullisht letërsi shqipe dhe të huaj të përkthyer. Ishte rritur ndërkohë në një shtëpi ku librat në shqip rrinin përkrah librave në gjuhën gjermane. Sa ishte i vogël vetëm i shfletonte nga kureshtja, pa arritur të kuptonte se çfarë shkruhej në to. “Kam filluar të lexoj në gjuhë të huaj vetëm në vitin e parë të gjimnazit. Por i shfletoja të gjitha librat dhe mund të them se gjermanishten e kam mësuar duke vjedhur pak nga pak, pa bërë një studim sistematik. Kisha në shtëpi një metodë gjermanishteje me bazë frëngjishten dhe që kur isha 12-13 vjeç mora dhe nxora fjalorin të cilën ma shpjegonte babai.

69

I ngjisja nga një fletë çdo teksti dhe çdo mësimi dhe pak nga pak kisha kompletuar thuajse vetë një metodë gjermanisht-shqip. Ajo ishte baza e parë e mësimit tim autodidakt të gjuhës gjermane”. Po në gjimnaz filloi leximi i literaturës klasike edhe pse ishte pjesë e programeve mësimore. “Me letërsinë klasike na u hap një dritare e re, sidomos ndikim patën mësuesit e mrekullueshëm që kemi patur në gjimnaz që na jepnin lëndën e letërsisë. Në atë kohë kishte një seleksionim të librave ku dominonin kryesisht ato klasike. Lexuam Tolstoin, Balzakun, Henrik Hajnen, Gëten etj. Ishte ajka e literaturës botërore, që na edukuan një shije të hollë letrare për gjithë brezin e kohës. Natyrisht kishim një derë të mbyllur ndaj letërsisë moderne dhe unë me të jam njohur mjaft vonë...” Takimi me dramën Takimin e parë me literaturën moderne të kohës e pati përmes mikut të tij Apollon Baçe. Ky i fundit përmes vajzës së tezes arriti t’i siguronte disa libra në gjermanisht. Ishin vitet ‘60 ku Shqipëria jetonte një epokë tronditjesh të mëdha. Jemi fill pas kryengritjeve antikomuniste në disa vende Europiane siç ishin ato që ndodhën në Hungari. Fryma e këtyre ngjarjeve preku edhe Shqipërinë. Pikërisht në këtë epokë tronditjesh Nertian Ceka u njoh për herë të parë me dramën letrare. “Në këtë periudhe pata mundësinë që të njihem për herë të parë më dramën letrare përmes mikut tim Apollon Baçe dhe miqësisë që krijova me Mihal Hanxharin. Lexova dramat e Friedrich Durrenmatt-it, Joneskos dhe Sartrit. Përpara meje u hap një horizont që nuk e kisha njohur më parë. Deri atëherë kisha lexuar kryesisht romanin dhe poezinë, por drama moderne e kë-

tyre autorëve më befasoi vërtet. Në atë kohë lexoja frëngjisht, gjermanisht dhe italisht dhe kjo më dha mundësinë që të hap një horizont të ri ne leximet e mia letrare.” Shijet kanë ndryshuar Sot lexon më pak. Puthuajse ka hequr dorë nga romani dhe kryesisht parapëlqen letërsinë e kujtimeve dhe letërsinë politike. Padyshim poezinë. Dikur ka shkruar poezi. Librat që lexonte e fyrmëzonin të shkruante poezi. “Të vetmen që nuk e kam tradhëtuar është poezia. E lexoj përgjithësisht në origjinal ku poezia franceze zë vendin kryesor. Relaksohem me poezitë e Apolinerit por më pëlqen shumë edhe poezia greke, sidomos Kavafis që përpiqem ta lexoj në origjinal edhe pse nuk jam aq i zoti. Fatmirësisht janë ca botime të poetëve grekë ku në një krah janë greqisht dhe në krahun tjetër në shqip. Kështu që Kavafisin mund ta them edhe përmendësh greqisht sidomos disa poezi të tij që më pëlqejnë jashtëzakonisht. Më pëlqejnë se poezitë e tij janë më konkrete, më tokësore. Lexoj gjithashtu poetët Elitis dhe Seferis. Ky i fundit ka qenë konsull në Korçë dhe ka një poezi për Shqipërinë shumë të bukur që kur e kam lexuar më ka bërë përshtypje. Në një poezi ai shkruan se kur shikon rrudhat e maleve shqiptare i vjen ndërmend: A mund të lexohet fati i një vendi si tek dora duke parë këto rrudha. Me sa duket Shqipëria është një vend krejt i veçantë dhe me rrudhat e maleve ai flet për një fat tragjik gjithmonë”. Së fundmi ka lexuar përgjithësisht libra politikë. Është bërë një ndjekës i librave që kanë dhe vemendjen mediatike. Po rilexon “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut. “Blendi ma pat dërguar edhe në variantin elektronik, të cilin e lexova, por tani ka pjesë të tij që po i rilexoj. E vlerësoj si një libër të shkruar shumë bukur, e me një stil brilant por që thellë të çon në mendime. Natyrisht që po lexoj edhe librin e Edi Ramës “Kurbanin”. Edhe atë e vlerësoj si një libër të shkruar me një stil shumë interesant, por që ka një ngarkesë të madhe vetëmbrojtjeje dhe kjo e zhvesh nga shumë vlera që do t’i kishte libri nëse ai do të kishte qenë krejt i hapur dhe i sinqertë”. Lexon disa libra paralelisht dhe numri mund të shkojë deri në dhjetë. “Librat e poezisë i mbaj gjithë kohës pranë sepse u kthehem herë pas here. Në shtëpi 1-2 orë i kam lexim. Lexoj gjithmonë në drekë dhe në darkë, sepse i konsideroj pjesë të pushimit. Lexoj rreth gjysëm ore në drekë dhe zakonisht ato janë poezi dhe të tjerë në darkë. Kjo më relakson.”

Blendi ma pat dërguar edhe në variantin elektronik, të cilin e lexova, por tani ka pjesë të tij që po i rilexoj. E vlerësoj si një libër të shkruar shumë bukur, e me një stil brilant por që thellë të çon në mendime. Natyrisht që po lexoj edhe librin e Edi Ramës “Kurbanin”. 70

DITARI I RASTËSIVE

Mark Marku Librashitësit e kryeqytetit Librashitësit tanë nuk lexojnë. Ata shesin. Në këtë pikë ndryshojnë nga shitëset e tjera, pasi shitësi i frutave e njeh shijen e frutave që shet, ai i sallamit e njeh shijen e sallamit, e kështu me radhë.

Librashitësit tanë janë vërtetë të çuditshëm. Ato nguten për të treguar që në kontaktin e parë se nuk kanë asnjë lidhje me librin, me atë gjënë e çuditshme me të cilën i kanë mbushur plot e përplot raftet e librarive të tyre. Një ditë po kërkoja një libër që kisha menduar t’ia bëja dhuratë për ditëlindje një mikut tim. Kisha zgjedhur Historinë e bukurisë së Umberto Ekos, botim i cili nuk kishte shumë kohë që kishte dalë në qarkullim në variantin e tij të përkthyer në shqip.. Mes meje dhe librashitëses. një gruaje rreth të tridhjetave u zhvillua dialogu i mëposhtëm: -Zonjë kërkoj librin Historia e bukurisë të Umberto Ekos. A mund të ma gjeni?. -Librin Historia e dashurisë thatë? Nuk kemi ndonjë libër të tillë. -Një libër të tillë mund të mos e keni, por unë nuk po kërkoj Historinë e bukurisë, madje as Historinë e marrëzisë të Michel Foucault-së që ju me siguri duhet ta keni, po kërkoj Historinë e bukurisë -Dale, dale mos u nxeh dhe mos më fyej, tek e fundit nuk ka ndonjë dallim të madh -Së pari, unë nuk po nxehem. Së dyti,

Një ditë po kërkoja një libër, që kisha menduar t’ia bëja dhuratë për ditëlindje një mikut tim. Kisha zgjedhur Historinë e bukurisë së Umberto Ekos, botim i cili nuk kishte shumë kohë që kishte dalë në qarkullim në variantin e tij të përkthyer në shqip. Mes meje dhe librares, një gruaje rreth të tridhjetave dallimi është shumë i vogël megjithatë shumë i rëndësishëm: janë dy tituj të ndryshëm, së treti pse po ju fyej? - Po ja me atë Historinë e marrëzisë. Nëse aludon për mua se jam e marrë, e ke gabim, ke gjetur personin e gabuar. - Libri Historia e marrëzisë ekziston me të vërtetë zonjë, autori i tij është një filozof modern francez dhe nuk kam pse të mendoj se jeni e marrë. Tek e fundit ka vetëm pak minuta që ju njoh. -Ok, si e kishte emrin autori: Coelho? -Jo zonjë, Umberto Eko, nuk të thotë gjë ky emër?. -Sa emra dëgjoj unë në ditë. Ti e ke kollaj merr një libër dhe ikën -Ke të drejtë, s’më kishte shkuar në mend një gjë e tillë. E keni apo nuk e keni? - Dale, dale të shoh një herë. Cfarë ngjyre kishte ky Eko? -Ngaqë është italian, i bardhë duhet të jetë, megjithatë ka aq shumë qime në fytyrë, sa nuk jam i sigurtë për pigmnetin e lëkurës -Të lutem zotëri mos u tallni. Nuk po pyes për ngjyrën e Etos, Ekos apo si e ka emrin ky burri që ka shkruar atë librin që kërkoni ju, po ju pyes për ngjyrën e librit.

-Po nuk ja mbaj mend ngjyrën moj zonjë. Nuk i mbaj mend librat nga ngjyra. -Po kujtohu njëherë… -Nuk më kujtohet, faleminderit, po iki -T’ju ofroj një libër tjetër. Kemi plot libra të tjerë më të bukur dhe më të lirë se ky libri i Ekos, mirë e shqiptova emrin? -Shumë mirë e shqiptove. Të lumtë. Por, ato librat e tjerë më të mirë dhe më të lirë nuk i dua. Faleminderit. U ndava nga librashitësja për të mos e vazhduar më tej dialogun pasi po më ngriheshin nervat. E kuptoja se zonja në fjalë nuk kishte asnjë lidhje me librin. Fare mirë ajo mund të ishte shitëse frutash, sallami, peshku, buke apo sporteliste në një supermarket. Kjo tashmë është një marrëdhënie që përsëritet shpesh në libraritë tona. Librashitësit tanë nuk lexojnë. Ata shesin. Në këtë pikë ndryshojnë nga shitëset e tjera vetëm në një pikë: shitësi i frutave e njeh sado pak shijen e frutave që shet, ai i sallamit e njeh njëfarësoj shijen e sallamit e kështu me radhë, kurse shitësi i librave ndodh shumë rrallë ta ketë një shije të mallit që shet pasi nuk e provon kurrë.

71

Festivali i 11-të

Revolucioni që (nuk) erdhi nga muzika Suadela Balliu

Një prej protagonistëve të atyre netëve që lanë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare jo vetëm të muzikës, konferencieri i festivalit, Bujar Kapexhiu risjell kujtimet, emocionet, përshtypjet, por edhe ato çka la pas në jetën dhe karrierën e tij Festivali XI i Këngës në RTSH. Një rrëfim mbi atë katharsis që desh ta sillte ndryshimin nga muzika 72

73

itet ’60 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shenjoheshin fort nga revolucioni i të rinjve që guxuan të preknin tabutë... rroku psikedelik, koncertet turne, vera e dashurisë, thirrjet kundër luftës, kriticizmi i vlerave të klasës së mesme, bërja njësh me natyrën, protestat paqësore ndaj stigmave sociale, predikimi i lirisë personale dhe paqes, revolucioni seksual, tymosja e bimëve narkotike, moda e çuditshme...e deri tek i famshmi festivali Woodstock, që mblodhi rreth 500 mijë të rinj të pagëzuar me emrin hippie , të cilët dëgjonin Richie Havens, Joan Baez, Janis Joplin, The Grateful Dead, Creedence Clearwater Revival, Crosby, Stills, Nash & Young, Santana, The Who, Jefferson Airplane, Jimi Hendrix etj., idealet e hippie-ve për dashuri dhe paqe duket se pushtuan gjithë botën, duke ndikuar ndjeshëm në muzikë, letërsi, pikturë dhe artet e tjera. Fillimvitet ’70 , shumë larg Amerikës, në një vend të vogël e të izoluar të bllokut lindor komunist, revolucioni hippie kishte arritur të tejshponte edhe pse me grimëza realitetin e çeliktë. Vajza me fustane të gjata, flokë të derdhur e të lëshuar mbi supe, bizhuteri dhe aksesorë të shkëlqyeshëm, djem me favorite të gjatë alla Beatles, xhaketa me ngjyra të forta, kopsa metalike në nuanca argjendi e florinjta, pantallona me prerje cowboy, këpucë lustrafinë, që këndonin këngë për dashurinë, rininë, miqësinë nën ritmet moderne rrok... Ashtu si Woodstock-u në SHBA, Bashkim Alibali, Dorian Nini, Ema Qazimi, Françesk Radi, Iliriana Çarçani, Ilmi Sino, Justina Aliaj, Lefter Agora, Liljana Kondakçi, Lindita Theodhori, Petrit Dobjani, Suzana Qatipi, Sherif Merdani, Shkëlqim Pashollari, Tonin Tërshana, Valentina Gjoni, Vaçe Zela, por edhe Todi Lubonja, Mihallaq Luarasi, Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu, ata të rinj të talentuar në passkenat e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit patën ndjesinë se po sillnin erën e re të ndryshimit edhe në Shqipëri... Bindja e tyre qe po aq jetëshkurtër sa edhe vetë Festivali XI i Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, në ato tri net të funddhjetorit 1972. Revolucionet kur nuk qëllojnë të suksesshme, mbartin fatin e hidhur të shtypjes, ashtu siç ndodhi shpejt me të gjithë ‘frymën moderniste perëndimore’ që këta ‘armiq të rinj’ i sollën ‘frymës së shëndoshë’ komuniste. Fundi i hidhur i historisë është fort mirë i ngulitur në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Të përjashtuar, të internuar e të burgosur pati lëvizja e re, që mëtoi ta sillte revolucionin nga muzika. Një prej protagonistëve të atyre netëve, të asaj ngjarjeje që ka shënjuar historinë e vendit tonë, konferencieri i festivalit, Bujar Kapexhiu risjell kujtimet, emocionet, përshtypjet, por edhe ato çka shënjoi në jetën dhe karrierën e tij Festivali XI i Këngës në RTSH. Ishte buzëmbrëmja e 22 dhjetorit, që shënonte natën e parë të Festivalit. Provat gjenerale kishin përfunduar me kohë, salla ishte e tejmbushur me spektatorë, formacionet e orkestrës kishin zënë pozicionet e tyre, dy mikrofona të mëdhenj statikë zotëronin qendrën e skenës. Ndërsa prisnin t’i bashkoheshin skenografisë për ta bërë përfundimisht të plotë me prezencën e tyre, partnerja me të cilën do të prezantonte tri net festivali, Edi Luarasi diç zgjat me duar. Një shami në formë fjongoje të bukur, të blerë në Kosovë pak ditë më parë ndërsa kishte qenë në turne, ishte dhurata e saj për kolegun. “Unë e mora shaminë

74

dhe e vendosa në xhepin e xhaketës”, - tregon Bujar Kapexhiu, ndërsa kishte qenë i vetëdijshëm se ajo ishte qershiza mbi tortë tek veshja e asaj mbrëmjeje. “Kisha veshur një xhaketë blu me kopsa të mëdha të verdha metalike, pantallona të gjera poshtë, të përhime, dhe një palë këpucë lustrafine me tokëz të madhe metalike që fekste, dhe duke i shtuar edhe këtë shami paraqitja bëhej shumë moderne. Për kohën flasim”, - tregon ai ndërsa buzëqeshja i zbulon përzierje të hidhur e të ëmbël kujtimesh. Edi Luarasi nuk ishte më pak moderne; fustani i larmë, i gjatë e i derdhur deri në fund të këmbëve, flokët e lëshuar, buzëqeshja e ëmbël, si e dalë prej ndonjërit nga ata katalogët që hynin kontrabandë në Shqipëri e kalonin dorë pas dore tek të rinjtë e rrobaqepësit që kopsitnin sipas modës së kohës veshje të reja. Moderne dukej edhe skenografia e krijuar enkas për ngjarjen nga i riu Edi Hila, ashtu si juria, që për herë të parë do të kishte pesë rrethe të përfshira dhe pikët do të komunikoheshin në lidhje direkte; moderne ishin edhe tri formacionet orkes-

Bindja e tyre qe po aq jetëshkurtër sa edhe vetë Festivali XI i Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, në ato tri net trale: orkestra simfonike me dirigjent Zhani Cikon, formacioni i veglave frymore të Gasper Çurçisë, ai i kitarave të Alfons Balliçit, moderne mund të quheshin edhe këngët, të cilat për herë të parë guxuan të mos e përfshinin partinë në tematikat e tyre, porse t’i këndonin dashurisë, natyrës, rinisë, ndërsa orkestrimet me kitara elektrike e saksofona, simbole të muzikës perëndimore i vinin ‘i’-së moderne pikën mu në bash. “Ishte gjithçka e çlirët, e shpenguar. Më lanë të përgatisja skenarin, nuk më udhëzuan apo kufizuan aspak në mënyrën e komunikimit me spektatorët, këngëtarët apo juritë e rretheve. Gjithçka ishte e ngrohtë dhe origjinale”. Nëse ajo çka dukej në skenë mund të quhej moderne, alla perëndimore, pas perdes atmosfera ishte me doza edhe më të mëdha ‘shfaqjesh të huaja’. Të rinj të talentuar, të bukur, që këmbenin batuta jashtë dogmave e të qeshura të zëshme. “Ishte shumë e bukur gjithë ajo tablo”, - kujton Kapexhiu. Dukej sikur frika ishte përzënë e mpirë dhe e pafuqishme, duke ia lënë vendin gëzimit, gjallërisë dhe atyre netëve të suksesshme. Duartrokitjet e natës së parë dhe komplimentet pas mbrëmjes ishin korrja e parë e asaj çka ende po mbillej. Notat miqësore mes kolegësh e amortizonin edhe më shumë tensionin. “Natën e parë Vaçe Zela e la në mes këngën “Natën vonë”, ndërsa natën e dytë do të këndoheshin sërish të njëjtat këngë dhe passkene unë i thashë me shaka: “Ti Vaçe, i bie të këndosh gjithsej një këngë e gjysmë. I ke borxh publikut një gjysmë kënge. Ndërsa të gjithë ia plasëm të qeshurit ”. Batutat nuk mungonin edhe nga publiku në sallë. “Në lidhjet direkte pati një defekt ndërsa komunikonim me jurinë e Gjirokastrës. Imagjinoni

Bujar Kapexhiu dhe Edi Luarasi

pak sikletin teksa unë tentoja e tentoja të lidhesha me radion në dorë. Kur dëgjoj nga salla një zë: “Futi dylekëshin që të punojë”! Të gjithë i mbërtheu gazi”. Festivalit po i vinte fundi ndërsa ishte krijuar bindja se fituesja do të qe Lindita Sota me këngën “Udhët janë të bukura”, një kompozim i Agim Krajkës. “Të bindur për fitoren, mbaj mend që i thashë Agimit të ulej në cep nga e majta në rreshtin e dytë të sallës, që kur të thërrisja emrin ai të vinte menjëherë. Pashë që ashtu bëri. Por juria e Tiranës përmbysi çdo parashikim tonin. Me figura letrare, kryetari i jurisë, Alfons Gurrashi tha që dega e mimozës në dritare ka çelur 105 lule, duke iu referuar këngës së Tonin Tërshanës, “Erdhi Pranvera”. Unë me shaka i përgjigjem “Epo nuk paska hyrë dega, por e gjithë pema, e duke shtuar se kjo nuk ishte ndeshje basketbolli, por festival kënge”. Kështu, Agim Krajka shumë pranë fitores, u desh të kënaqej me vendin e dytë. “Ndërsa Krajka ngjitej në skenë, i thashë: “Epo paska qenë e thënë të mbetesh fitues i përjetshëm i çmimeve të dyta”, - tregon ndërsa shton se pikërisht këtë moment e ka të dokumentuar me një fotografi që e ruan sot e kësaj dite në albumet e tij. Festivali përfundoi dhe jehona e mirë dëgjohej ende edhe në ditët e para të janarit. “Dëgjonim kudo fjalë të mira dhe ndjenim krenari e kënaqësi”. Gjithçka dukej se i ishte rikthyer ujërave të qeta të ditëve të zakonshme, por atëherë kur nuk pritej pati stuhi në qiell të pastër. “Një mësuese më shkruan se kur u thotë nxënësve se si duhet të kenë paraqitjen e si duhet të sillen, këta i përgjigjen: “Ju, shoqja mësuese, na thoni të jemi të sjellshëm, me paraqitje të rregullt, por ne shikojmë se në televizor dalin njerëz me

Edi Luarasi nuk ishte më pak moderne; fustani i larmë, i gjatë e i derdhur deri në fund të këmbëve, flokët e lëshuar, buzëqeshja e ëmbël, si e dalë prej ndonjërit nga ata katalogët që hynin kontrabandë në Shqipëri e kalonin dorë pas dore tek të rinjtë e rrobaqepësit që kopsitnin sipas modës së kohës veshje të reja. veshje e me flokë e pamje që ju na i keni kritikuar. Mirëpo, ato që shfaqen në televizor janë zyrtare”. “Jo, shokë, këto gjëra nuk janë zyrtare, por kontrabandë”, ishte gjëmimi që lëshonte shoku Enver në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor për zhvillimin e letërsisë dhe arteve. Artikujt në revista e gazeta që lëvdonin jehonën e mirë të festivalit, shumë shpejt u zëvendësuan nga artikuj kritikues e letra nga të rinj të vendit plot vërejtje për ndikimet e muzikës dekadente, largimin nga traditat e mira të muzikës që mbështeteshin në tabanin popullor. Ky ishte hapi përpara famëkeqit Plenium i Katërt, ku u morën vendimet për fatin e ‘mëkatarëve’ që i kishin shkaktuar dëme partisë e shtetit. Ata u përjashtuan nga partia e komiteti. Populli që s’kishte bërë tjetër, veçse e kishte shijuar si kurrë më parë atë copëz perëndimore në Festivalin XI, i dënonte tani armiqtë në emër të tij, duke i burgosur, internuar e degdisur në mëshirë fati për krimet e (pa)kryera. Drejtori i RTVSH-së, Todi Lubonja internohet në Lezhë; regjisori i festivalit, Mihallaq Luarasi burgoset, po ashtu edhe këngëtari Sherif Merdani. Edi Luarasi u katandis rrobaqepëse; u dëbua nga RTVSH-ja Justina Aliaj, kompozitori Nikolla Zoraqi u hoq nga TKOB-i edhe drejtuesi artistik Zhani Ciko. Ndërsa

75

Bujar Kapexhiu, ai regjisori i ri vetëm 27 vjeç i Teatrit të Estradës, i cili ishte në kulmin e karrierës me shfaqjet që sapo kishte vënë në skenë, përfundon në Kombinatin e Çimentos “Josif Pashko” si punëtor ngarkim-shkarkimi. Dukej sikur fati ia kishte punuar paq kësaj here, duke i luajtur këtë ironi të shëmtuar. E të mendoje që në fillim, kur ia propozuan të ishte konferencieri i Festivalit XI, ai nuk e kishte pranuar. “ Unë kisha qenë konferencier i Festivalit IV, por tani që karriera ime ishte në kulm, po punoja si regjisor dhe kisha vënë në skenë disa shfaqje, të isha konferencier më dukej sikur m’i ulte vlerat. Nuk më dukej që kishte ndonjë peshë të madhe”. Me gjithë refuzimin që i bëri pedagogut të tij Mihallaq Luarasi, emri i doli në fletëpalosje, artikuj gazetash dhe nuk kishte më asnjë zgjidhje veçse të gjendej në skenën e Festivalit. Me gjithë koktejin e rrezikshëm të emocioneve që ndiente brenda vetes, ku herë shijonte inatin e urrejtjen, pastaj eliksirin e kënaqësisë për atë festival të pallojtë në historinë e festivaleve shqiptare, pastaj revoltën teksa punonte në sektorin e prodhimit, i ndaluar të vijonte krijimtarinë e tij, e dinte se nuk qe koha për trimëri. Mund ta konsideronte veten ende me fat për aq kohë sa nuk e kishin arrestuar. “Në fakt, sa herë që shihja një ‘GAZ-69’ të policisë në rrugë, zemra më ndalte teksa kaloja trotuarin. Thosha me vete: Tani më arrestuan!” Ishte një agoni që zgjaste”.

Më dha shaminë që më kishte dhuruar Edi Luarasi në natën e parë të festivalit. Ishte shumë emocionuese Por, a nuk e kishin marrë me mend këta të rinj të ngërthyer nga entuziazmi, moda, muzika e huaj, se pasojat do qenë të rënda?! A nuk kishin pasur frikë teksa bënin përgatitjet për eventin e madh, kur frika i shoqëronte çdo mbrëmje teksa vjedhurazi i kthenin antenat e televizorëve për të parë RAI-n e Sanremo-n, apo kur dëgjonin në stacionet e huaja radiofonike Beatles-at apo Rolling Stones?! Nuk e njihnin mirë vijën ideologjike të partisë?! Po shfaqjet e huaja, moderniste e perëndimore nuk i kishin dëgjuar sa e sa herë të anatemoheshin si në rituale voodoo-je?! Po ata fatzinj që kishin mbushur burgjet duke e pësuar për t’u bërë mësim për të tjerët, nuk u thoshin asgjë?! Mendjelehtësi apo arrogancë ndaj pushtetit, partisë e shokut Enver?! Revolucion si ai i hippie-ve që sot e kësaj dite kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit e të jetuarit të amerikanëve?! Rrokje për ta rrëzuar sistemin për të ngritur më pas ideale të reja?! A kishin kaq besim tek vetja, a kishim aq forca për ndryshime të këtyre përmasave?! Apo ishin deshtë e kurbanit që lajnë mëkatet e të tjerëve?! Provat e gjata ishin ndjekur nga anëtarë të Komitetit Qendror, si Fadil Paçrami apo edhe Ramiz Alia, madje ky i fundit e kishte miratuar festivalin. “Nga vetë partia ishte kërkuar

76

që ky festival të sillte një frymë të re, të dilte nga rutina. Kjo ishte ajo çka na bëri të kishim ndjesinë e lirisë në gjithçka që bënim. Ndihej një erë e re ndryshimesh dhe ne kishim kuptuar se këtë liberalizëm po e sillte vetë partia me dëshirën e saj ”. Partia ishte në kërkim të vazhdueshëm të armiqve dhe ajo çka i solli ishte largimi i menjëhershëm nga puna, i vulosur në librezë “për arsye të shfaqjes së tendencave moderniste e liberale”. Jeta e tij u bë krejt mekanike me vajtje-ardhjet e përditshme nga shtëpia në punë, duke ngarkuar e shkarkuar thasë të rëndë çimentoje. Për kolegët që ndanin të njëjtin fat me të, pothuaj nuk kishte dëgjuar më. “Nëse ndodhte të shiheshim nga njëri trotuar në tjetrin, thjesht përshëndeteshim me një gjest thuajse të padukshëm e të pakuptueshëm nga të tjerët. Mbaj mend njëherë po hyja në kinemanë “17 Nëntori”, ku ulur nga radhët e fundit më zënë sytë Zhani Cikon, të cilin e kishin transferuar në Patos. Zgjatëm të dy kokën dhe me një nënqeshje të lehtë u përshëndetëm. E kujtojmë shpesh me Zhanin atë takim. Ishte kohë e frikshme”. Aq e frikshme, sa spastrimi i partisë nuk kurseu edhe antenat mbi tarracat e shtëpive dhe pallateve. Asnjë kontakt më me botën! Tri vitet ku supozohej se partia do e çonte sërish në binarë atë regjisorin me ide të huaja, të cilat edhe shfaqjet teatrale ia kishin kritikuar jo pak, kaluan të shoqëruar nga dhimbja që mbytej prej frikës dhe revoltës që shuhej si llavë vullkani prej aty nga ku kish lindur; së brendshmi. “Me trupën amatore të kombinatit kam fituar shumë çmime. Por në shfaqjet që vinim në skenë nuk përmendej emri im, sepse isha i dënuar. Ishte shumë qesharake kur lexohej ‘Regjisor: Me forcat tona”. Pas kryerjes së dënimit ai iu rikthye punës krijuese në Kinostudion shqiptare, në sektorin e filmit vizatimor si regjisor, por censura e kishte bërë të sajën. “Madje më kishin kërkuar që edhe karikaturat që deri atëherë i bëja në stilin kubist, duheshin ndryshuar. Kështu që u detyrova të ndërroja stil”. Ishin vetëm tri net ato, ndoshta shumë modeste për t’u konsideruar si ndezëset e fitilit të një revolucioni apo revolucionarizimi të jetës kulturore e shoqërisë shqiptare, por shumë të rëndësishme e me peshë mbi jetët e atyre që u shenjuan prej tyre, përfshirë dhe jetën e Bujar Kapexhiut. “Isha i ftuar me 35-vjetorin e Festivalit të Këngës në RTVSH dhe përpara se të dilja nga shtëpia, mamaja më tha se kishte diçka për mua. Më dha shaminë që më kishte dhuruar Edi Luarasi në natën e parë të festivalit. Ishte shumë emocionuese”. Sot kanë kaluar gati 40 vite nga ai festival i këngës dhe z.Kapexhiu rrëfen dëshirën e madhe të tijën dhe kolegëve të tij për ta bërë edhe njëherë Festivalin e XI. “Ndoshta në dhjetor, në edicionin e këtij viti, do ishte bukur që një natë të ishte ai: Festivali XI”, - tregon me entuziazëm për të ngjitur edhe një herë në skenë muzikën rrok, xhaketat me kopsa metalike, kravatat me lule (kravatën me lule që kishte vënë natën e tretë të festivalit e ruan ende sot), fustanet e gjata dhe modelet e flokëve alla hippie dhe shpresën e iluzionet e humbura për ndryshim...

77

FATOS TARIFA Valixhja diplomatike e ambasadorit në Washington Dorëshkrimi i këtij numri janë kujtimet e një diplomati. Të përfaqësuesit të Tiranës zyrtare në kryeqytetin më të rëndësishëm të diplomacisë botërore, Washington në periudhën 2001-2005. Fatos Tarifa, sociolog, diplomat dhe aktualisht profesor në Universitetin Europian të Tiranës e ‘e zbarkon’ peshën e kujtimeve për lexuesit e MAPO-s para botimit të plotë të tyre në muajt në vijim, nën titullin Afrimi i madh (Memoaret e Washington-it). Më poshtë do të gjeni ditët e zakonshme të punës së një diplomati, por edhe stresin e një profesioni të vështirë që bëhet edhe më shumë i tillë kur luan ndërmjetësin diplomatik në korridoret e Washington-it. Nëpër këto korridore i ndesh dhe fërkohesh me të gjithë: janë aty Fatos Nano me këshilltarët, Alfred Moisiu me sejmenët, Kastriot Islami me badigardin që s’i ndahet dhe që më shumë luan fotografin. E plot të tjerë.

78

Në çdo rast që më është dhënë të takohem apo të jem i pranishëm në takime me sekretarin e shtetit, Powell, e para gjë që të binte në sy tek ai ishte vëmendja dhe përqendrimi me të cilin i dëgjonte të tjerët. Atë mesditë, në takimin me Presidentin shqiptar, për herë të parë vura re te sekretari Powell mungesë vëmendjeje...

Ambasada Shqiptare në Washington dhe ish-ambasadori Tarifa, duke folur në Kongresin amerikan

79

Takimi Moisiu-Powell, amerikanët të pakënaqur me Presidentin shqiptar ë shtator 2003, gjatë vizitës së parë të presidentit Alfred Moisiu në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në New York, arrita, pas përpjekjesh të shumta - dhe kryesisht në saje të mirëkuptimit dhe dashamirësisë së ndihmëses së sekretarit të shtetit, Elizabeth Jones - të mundësoja një takim kortezie të presidentit Moisiu me sekretarin e shtetit Colin Powell. Takimi m’u konfirmua ditën e fundit të qëndrimit të sekretarit Powell në New York, në 8:00 të mëngjesit, dhe ishte lënë të bëhej në orën 12:00 të drekës, në një mjedis të hotelit Waldorf Astoria, ku qëndronin si sekretari Powell, ashtu edhe presidenti Moisiu. Agim Nesho, i cili ishte përgjegjës për programin e vizitës dhe të takimeve të kreut të shtetit në New York, me të gjitha antenat ngritur, kishte ditë që përpiqej të ishte ai i pari që ta mësonte lajmin mbi takimin e mundshëm të presidentit Moisiu me sekretarin Powell, për të cilin kishte dëgjuar nga unë, në mënyrë që t’ia komunikonte ai vetë lajmin Presidentit për të marrë meritën e “negociatorit” dhe për të krijuar tek ai përshtypjen mashtruese se, pavarësisht se ai ishte i akredituar vetëm pranë OKB-së, kishte gjithashtu “influencë” në Washington. Pas gjashtë vitesh në New Jork, ku shërbeu si shef i mis-

80

ionit diplomatik të Shqipërisë pranë OKB-së, Nesho e ëndërronte dhe e lakmonte si i babëzitur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Washington dhe nuk la gjë pa bërë për ta marrë atë post: nga plotësimi i kënaqësive materiale (kryesisht veshje të shtrenjta) për politikanët më të lartë në Tiranë, intrigat dhe deri në kurthet më të shëmtuara. Fytyra e Agim Neshos atë mëngjes u skuq, u zverdh, u jeshilos, u zbardh, u mavijos dhe i mori të gjitha këto ngjyra njëherësh kur unë, qetësisht dhe në një mënyrë krejt të natyrshme, në prani të Neshos, e njoftova presidentin Moisiu se Departamenti i Shtetit sapo më kish konfirmuar në telefon se takimi me sekretarin Powell do të bëhej në mesditë. Në orën 10:00 të së njëjtës ditë Departamenti i Shtetit kishte kërkuar që presidenti Moisiu të bënte një takim pune me nënsekretarin e shtetit, Marc Grossman. Takimet e z.Grossman me kryetarët e shteteve në New York ishin një praktikë pune e zakonshme e administratës amerikane. Pesëmbëdhjetë minuta përpara këtij takimi, unë mora ashensorin për t’u ngjitur në suitën e presidentit Moisiu që ta shoqëroja atë në takimin me Nënsekretarin e Shtetit. Në hyrje të ashensorit, Luan Hajdaraga më tha se presidenti Moisiu kishte vendosur të mos shkonte në takimin me z.Grossman. “Pse?”, e pyeta i habitur, por më shumë akoma i shqetësuar. “Sepse Muhamet Kapllani i tha se, meqenëse në orën 12:00 Presidenti do të takohet me sekretarin Powell, nuk ka pse të takohet edhe me një nënsekretar shteti”. “Mos, Luan!”, i thashë aty për aty, “Do të jetë një gabim i madh po të mos shkojë në takimin me z.Grossman. Dëgjomë mua. Pa Grossmanin nuk ka as Powell”. “Fatos, nxito te Presidenti dhe thuaja vetë”, më tha Hajdaraga. Njerëzit e shërbimit sekret më lanë të hyja në suitën e presidentit Moisiu sapo u thashë se planet kishin ndryshuar. Presidenti Moisiu nuk më priste t’i shkoja në dhomë. “Ç’ka ndodhur, Fatos?”, më pyeti ai. “Kam ardhur t’ju marr dhe t’ju shoqëroj në takimin me nënsekretarin Grossman, z.President”, i thashë unë. “Por unë nuk do të shkoj në atë takim”, më tha presidenti Moisiu, i cili ishte ulur në paradhomën e suitës së tij për t’u çlodhur. Me Presidentin Bush

Me Hillary Clinton

“Zoti President”, i thashë, duke mos e fshehur shqetësimin tim, “takimi me nënsekretarin Grossman është shumë i rëndësishëm. Ju nuk duhet ta anuloni atë. Grossman ju pret pas dhjetë minutash në suitën e tij”. “Por unë e bisedova këtë punë me Kapllanin dhe ai më sugjeroi që, përderisa do takohem me sekretarin Powell më 12:00, nuk bën kuptim të takoj një nga ndihmësit e tij dy orë më parë”. “Zoti President”, këmbëngula unë, “më falni që ju flas në këtë mënyrë. Në Tiranë dëgjojini këshillat e z.Kapllani, por këtu, në Shtetet e Bashkuara, ju lutem, mos dëgjoni këshillat e askujt tjetër veç meje. Unë jam ambasadori juaj në Shtetet e Bashkuara dhe unë e di më mirë se kushdo tjetër sesi funksionojnë gjërat këtu. Takimi me sekretarin Powell është një takim kortezie. Takimi me z.Grossman është i vetmi takim pune në axhendën tuaj për bisedime dypalëshe. Nëqoftëse ju nuk takoni nënsekretarin Grossman, në 10:00, siç është propozuar dhe planifikuar nga vetë Departamenti i Shtetit, nuk duhet të çuditeni nëse, pas një ore, mua më telefonojnë nga Departamenti i Shtetit për të më thënë se ‘për arsye të paparashikuara’ takimi juaj me sekretarin Powell anulohet”. “Kështu është puna?”, pyeti presidenti Moisiu. “Po, z.President”, i thashë unë, “pikërisht kështu”. Ai u ngrit në këmbë duke thënë: “Hajde të nxitojmë, nuk kemi shumë kohë”. Njoftova Luan Hajdaragën në celular se Presidenti dhe unë ishim nisur për në takimin me z.Grossman dhe i bëra të njohur dhomën ku do të zhvillohej takimi. Takimi zgjati plot një orë. Gjatë njëzetë minutave të para, në takim presidentin Moisiu e shoqëroja vetëm unë. Ministri i Jashtëm në detyrë, Luan Hajdaraga, erdhi me vonesë, ndërsa Muhamet Kapllani, këshilltari diplomatik i Presidentit, u shfaq në atë dhomë vetëm disa minuta para se takimi të mbyllej. Në ashensor, duke zbritur për në lobin e Waldorf Astorias, presidenti Moisiu iu kthye Kapllanit me zemërim: “Muhamet, ky takim ishte shumë i rëndësishëm. Pse më the të mos shkoj? Do të kishte qenë gafë po të mos shkoja”. Këshilltari i Presidentit nuk tha asnjë fjalë. Pastaj Moisiu m’u drejtua mua: “Ambasador, bëre shumë mirë që ma ktheve mendjen.” Një orë më vonë presidenti Mosiu, Luan Hajdaraga dhe unë u pritëm në takim nga sekretari i shtetit, Colin Powell. Takimi me sekretarin Powell, një takim kortezie, ishte planifikuar të zgjaste 20 minuta. Ndihmësja e tij Elizabeth Jones më kishte shprehur shqetësimin e saj para takimit se, për shkak të axhendës shumë të ngjeshur të Sekretarit, takimi nuk duhej të zgjaste përtej kohës së planifikuar. Këtë shqetësimin të znj. Jones ia transmetova presidentit Moisiu përpara se ai dhe sekretari Powell t’i shtrëngonin duart njëri-tjetrit. Ndryshe nga takimi i parë që kishin bërë Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe sekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara, Colin Powell, në Tiranë, më 2 maj të po atij viti, takimi i tyre i dytë dhe i fundit në New York, në shtator 2003, ishte një zhgënjim i vërtetë për palën amerikane. Ai zgjati 35 minuta,

gati dy herë më shumë nga sa ishte planifikuar koha për të, gjë që e bëri të pakënaqur sekretarin Powell dhe e vuri në një pozitë shumë të vështirë ndihmësen e tij Jones. Gjatë 15 minutave të fundit Elizabeth Jones, duke vështruar nga unë me një shprehje pakënaqësie dhe nervozizmi të dukshëm në fytyrë, më bënte shenjë, duke më treguar sahatin e saj, që ta ndërprisja presidentin Moisiu. Atë ditë, sekretari Powell kishte takime të tjera pas atij me z. Moisiu dhe i duhej të kthehej në Washington, por Presidenti shqiptar nuk pushonte së foluri dhe nuk dinte ku ta ndërpriste monologun e tij. Sepse biseda e presidentit Moisiu me sekretarin Powell ishte vërtet një monolog i stërzgjatur dhe pa ndonjë substancë, nga i cili mua nuk më ka mbetur asgjë në mendje. E vetmja gjë që kujtoj nga ai takim është shprehja e një fytyre të lodhur të sekretarit Powell dhe mungesa e përqendrimit të tij në ato që thoshte Alfred Moisiu. Në çdo rast që më është dhënë të takohem apo të jem i pranishëm në takime me sekretarin e shtetit, Powell, e para gjë që të binte në sy tek ai ishte vëmendja dhe përqendrimi me të cilin i dëgjonte të tjerët. Atë mesditë, në takimin me Presidentin shqiptar, për herë të parë vura re te sekretari Powell mungesë vëmendjeje ndaj bashkëfolësit dhe thuajse aspak nga gjallëria e tij karakteristike. Pas fjalëve të para përshëndetëse në atë takim, me të cilat Colin Powell gjeti rast të shprehte edhe një herë kënaqësinë e tij të veçantë për vizitën që kishte bërë në Tiranë, në muajin maj, për nënshkrimin e “Kartës së Adriatikut”, ai pothuajse nuk foli më deri në fund. Presidenti Moisiu foli mbi 30 minuta, ndërsa sekretari Powell jo më shumë se dy minuta në fund të takimit. E njëjta gjë do të ndodhte një vit më vonë me ministrin e Jashtëm Kastriot Islami, kur ky u takua me sekretarin e shtetit, Colin Powell, në Washington. Një javë më vonë, kur unë, gjatë një shërbimi që më solli për disa ditë në Tiranë, i bëra, si zakonisht, një vizitë kortezie presidentit Moisiu në zyrën e tij, ai më kërkoi të mësoja nga ambasadori amerikan në Tiranë, James Jeffrey, përmbajtjen e një memoje të Departamentit të Shtetit, për të cilën ishte informuar nga këshilltari i tij Kapllani se kishte mbërritur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ambasadori Jeffrey, me të cilin unë kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer nga dita e parë deri ditën e fundit që ai la detyrën në Tiranë për të shkuar në Bagdad, më ftoi për drekë

81

Mbrëmje muzikore në ambasadë

Mesazhi i Bushit për Nanon dhe përpjekja e Agim Isakut për ta transformuar

në rezidencën e tij në njërën prej atyre ditëve. Ai më sqaroi për atë që Moisiu ishte i interesuar të mësonte nga unë. Në një memo që i kishte dërguar ambasadës amerikane në Tiranë, Departamenti i Shtetit shprehte pakënaqësinë për mungesën e korrektësisë së Presidentit shqiptar në takimin e tij me sekretarin e shtetit, Colin Powell, disa ditë më pare, në New York. “Ndryshe nga takimi me presidentin Moisiu, në maj të këtij viti, i cili ishte i përpiktë”, më tha ambasadori Jeffrey atë ditë, “në New York, Sekretari i Shtetit mbeti i pakënaqur, si nga përmbajtja e bisedës së presidentit Moisiu, ashtu edhe nga mosrespektimi i kohës së planifikuar për atë takim”. Të dyja vërejtjet qëndronin. Unë kisha qenë dëshmitar okular në të dy rastet. I sugjerova ambasadorit Jeffrey t’ia bënte të njohura këto vërejtje Muhamet Kapllanit, këshilltarit diplomatik të Presidentit, pasi unë do të kthehesha të nesërmen në Washingt

82

ur në mars të vitit 2004, menjëherë pasi fitoi zgjedhjet parlamentare të atij viti për shkak të zemërimit dhe të panikut që ngjallën në publikun spanjoll sulmet terroriste në Madrid, qeveria socialiste spanjolle deklaroi se do t’i tërhiqte trupat e saj nga Iraku, unë i sugjerova Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, që t’i shkruante presidentit Bush për t’i konfirmuar edhe një herë qëndrimin e vendosur të qeverisë shqiptare për të qëndruar në Irak në krah të Shteteve të Bashkuara. Pas deklaratës së qeverisë spanjolle, e cila, natyrisht, ngjalli shqetësim në administratën amerikane, unë i argumentova kryeministrit Nano se një deklaratë publike e tij, ose një letër për presidentin Bush, do të bënte përshtypje shumë pozitive në Washington. Kryeministri, i cili deri në atë kohë gjithnjë i kishte vlerësuar sugjerimet e mia, më kërkoi t’i dërgoja brenda ditës një draft të letrës. Të nesërmen, më 16 mars 2004, pa i bërë asnjë ndryshim variantit që i propozova unë, Kabineti i Kryeministrit më dërgoi letrën e tij për presidentin Bush, për ta dorëzuar po atë ditë në Shtëpinë e Bardhë. Letra theksonte, ndër të tjera, se Shqipëria mbështeste fuqimisht lidershipin amerikan në luftë kundër terrorizmit dhe përpjekjet e Koalicionit të Vullnetit për t’i sjellë liri dhe demokraci popullit të Irakut. “Shqipëria”, thuhej në letër, “do të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje deri në fund”. Kryeministri premtonte gjithashtu se qeveria shqiptare do t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë trupa në Mosul. Letra mbyllej me këto fjalë: “Terrorizmi ndërkombëtar do të mposhtet; për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Një ditë historianët do të kthejnë vështrimin prapa në këtë periudhë kritike dhe do të habiten me qëndrimin kurajoz të Shteteve të Bashkuara në udhëheqje të popujve të lirë të botës për të përballuar dhe mposhtur forcat e terrorizmit dhe të errësirës. Nën udhëheqjen dhe me përkushtimin tuaj ndaj demokracisë, liria, paqja dhe siguria nuk mund veçse të triumfojnë”. Letra e kryeministrit Nano iu dorëzua presidentit Bush

Jashtëm, madje edhe kur ishte zëvendëskryeministër. Ai pothuajse e përbuzte Paskal Milon, i cili u bë ministër i Jashtëm dhe qëndroi në këtë post për katër vjet, edhe pse atëherë ai i përkiste një partie të vogël në koalicionin qeveritar, Partisë Social Demokrate. Edhe pse Islami u ul në karrigen e ministrit të Jashtëm për një periudhë relativisht të gjatë, sipas standardeve shqiptare (rreth 20 muaj), ai nuk arriti kurrë të bëhej, të shprehej, ose të sillej si diplomat, aq më pak si ministër i Jashtëm. Islami e mori Ministrinë e Jashtme dhe mbeti nga dita e parë deri në fund në këtë dikaster një tjetër ministër Financash, apo një lloj ministri Financash për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka qenë shefi më i keq dhe më mediokër i diplomacisë shqiptare që nga themelimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912, duke e nëpërkëmbur dhe shkatërruar në themel Ministrinë e Jashtme në kuptimin më real të fjalës. Dëshiroj t’i bëj të njohur publikut shqiptar atë që ish-kryeministrit Fatos Nano dhe ish-presidentit Alfred Moisiu ua kam shpjeguar me kohë, se divergjencat e ministrit të Jashtëm Islami me mua, si ambasadori i Shqipërisë në Washington, filluan sapo ai mori emërimin si titullar i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Më 23 janar 2004, vetëm pak javë pasi Islami kishte marrë detyrën e ministrit të Jashtëm, unë i kërkova zyrtarisht atij një fond shtesë për zërin “pritje-përcjellje” në buxhetin e ambasadës për vitin 2004, për një darkë pune që do të organizoja me 9 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan për nder të kreut te shtetit shqiptar, presidentit Alfred Moisiu, i cili, në shkurt 2004, vizitoi Washington-in për herë të parë. Ministri Islami e refuzoi këtë kërkesë. Në përgjigjen që mora nga Ministria e Punëve të Jashtme për këtë kërkesë krejt të natyrshme thuhej se “Në përputhje me orientimet e dhëna nga ministri”, aktiviteti në fjalë (pra takimi i Presidentit të Shqipërisë me 9 kongresmenë amerikanë) “nuk ka lidhje me realizimin e objektivave të MPJ-së për vitin 2004”!!! Që Islami nuk kishte haber nga diplomacia dhe që ai ishte ndoshta njeriu më i papërshtatshëm për postin e ministrit të Jashtëm, këtë e kisha ditur me kohë. Sidoqoftë, që ai, si ministër i Jashtëm, të shprehej se takimi i Presidentit të Shqipërisë në Washington me 9 anëtarë të Kongresit amerikan nuk kishte lidhje “me realizimin e objektivave të MPJ-së”, kjo ishte krejtësisht absurde për mua ta besoja dhe ta pranoja. Në fund të fundit, unë isha përfaqësuesi i Presidentit të vendit tim në Shtetet e Bashkuara dhe i ngarkuar me përgatitjen e vizitës së tij në Washington dhe, duke e lënë mënjanë modestinë, i shkolluar në Amerikë dhe me një eksperiencë të gjatë pune në atë vend si profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe si ambasador, e dija dhe vazhdoj ta di shumë më mirë se Islami se çfarë i shërben dhe çfarë nuk i shërben realizimit të objektivave të politikës së jashtme të Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, jo vetëm gjatë vitit 2004, por edhe më 2005, më 2010 e më tej. Pak ditë më vonë, më 31 janar 2004, i përsërita ministrit Islami të njëjtën kërkesë, duke argumentuar se takimi i presiden-

tit Moisiu me 9 anëtarë të Kongresit amerikan ishte jo vetëm ndër më të rëndësishmit në axhendën e vizitës së tij në Washington, por edhe në shërbim të drejtpërdrejtë të realizimit të objektivave të politikës së jashtme të vendit tonë, veçanërisht të përpjekjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më 5 shkurt 2004, ministri Islami më tërhoqi vërejtjen “për mënyrën e komunikimit me titullarin e MPJ-së” mbi këtë çështje. Që nga kjo ngjarje marrëdhëniet midis ministrit të Jashtëm dhe ambasadës së Shqipërisë në Washington u vështirësuan dhe u tensionuan në atë masë, saqë ato penguan seriozisht mbarëvajtjen e punës së atij misioni diplomatik. Gjatë gjithë kohës që Islami ishte ministër i Jashtëm, ai u përpoq ta minimizojë rolin e ambasadës shqiptare në Washington dhe të ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, edhe kur interesat e vendit dhe realizimi i objektivave themelorë të politikës së jashtme të shtetit shqiptar në marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara kërkonin forcimin e rolit të asaj ambasade. Marrëdhëniet e ministrit të Jashtëm, Islami, me ambasadën e Shqipërisë në Washington dhe me mua, si titullar i saj, kanë qenë vazhdimisht dhe ekskluzivisht marrëdhënie të një karakteri formal disiplinor dhe financiar dhe jo marrëdhënie që të kishin në themel të tyre dhe objektiv themelor përpjekjen e përbashkët të Ministrisë së Jashtme dhe të ambasadës shqiptare në Washington për realizimin e politikës se jashtme të qeverisë shqiptare në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Të vetmet fjalë që dinte të thoshte ministri i Jashtëm, Islami, ishin: “S’kemi para”; “Kush të tha ta bësh këtë?”; “Më dërgo një e-mail”; “S’kemi para”; “Kush të autorizoi të japësh intervistë?”; “Shiko mos më rregullosh një vizitë në Washington”, “S’ka para”, “Ke folur me Kryeministrin për këtë gjë?”, “Si thua, t’i dërgoj një letër sekretarit Powell?”; “S’kam para!”; “Kujt i more leje për artikullin që shkrove?”. Dhe gjithnjë i njëjti avazi: “S’kam para”. Pará! Pará! Kjo ishte kryefjala e çdo bisede me “kryediplomatin” e Shqipërisë Kastriot Islami. Për arsye që mua s’më janë bërë kurrë të qarta, por që, në gjykimin tim, kishin të bënin me personalitetin, komplekset e tij inferiore dhe xhelozinë profesionale të Islamit, ministri i Jashtëm nuk mori kurrë mundimin të komunikonte me mua drejtpërsëdrejti për muaj të tërë, edhe kur në rend të ditës në marrëdhëniet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara ishin probleme të një rëndësie të dorës së parë. Islami nuk u kushtoi në asnjë rast vëmendjen e duhur sugjerimeve që i janë bërë nga ambasada e Shqipërisë në Washington, të cilat kanë qenë në dobi të punës dhe në shërbim të realizimit të objektivave të politikës së qeverisë shqiptare në marrëdhëniet e saj me SHBA-në. Qëndrimet nënvleftësuese të ministrit Islami ndaj ambasadës shqiptare në Washington dhe refuzimet e përsëritura prej tij për të mbështetur financiarisht aktivitetet e shumta dhe të rëndësishme të saj, e vështirësuan në një masë të konsiderueshme aktivitetin e atij misioni diplomatik. Të vetmet kërkesa të përsëritura nga ministri i Jashtëm, Islami, për mua, si ambasador, kanë qenë realizimi i vizitave të tij në Washington dhe jo

83

po atë ditë. Dy ditë më vonë, Presidenti ftoi në Shtëpinë e Bardhë ambasadorët e vendeve aleate që kishin trupa në Irak, për t’u shprehur mirënjohjen e administratës së tij. Kjo ishte një tjetër pritje, në të cilën, çdonjëri nga ne, mund të shkëmbente një bisedë të shkurtër me Presidentin amerikan. Këtë herë, sidoqoftë, unë nuk e ndjeva të nevojshme të flisja. Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli edhe për mua. Sapo ambasadori Ensenat, shefi i Protokollit, njoftoi praninë time, presidenti Bush m’u drejtua me këto fjalë: “Ç’letër të ngrohtë më dërgoi këto ditë Kryeministri juaj! Unë e çmoj shumë këtë gjest. Falënderoje atë në emrin tim dhe dërgoi përshëndetjet e mia”. Fjalët e presidentit Bush i dëgjuan të gjithë sa ishin në atë dhomë. Ai më shtrëngoi dorën fort dhe bashkë me Zonjën e Parë, e cila qëndronte atë mbrëmje në krah të tij, pozuam për fotografin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Nikola Dimitrov, ambasadori maqedonas, i cili u përshëndet me presidentin Bush fill pas meje, nxitoi të më takojë në sallën e banketeve. “Urime Fatos. Ato ishin fjalë shumë të bukura. Duhet t’ia thuash Nanos”. “Atë po bëj”, i thashë dhe u tërhoqa në fund të sallës, pranë dritares që shihte nga Kopshti i Trëndafilave (Rose Garden), për të pasur sinjal më të fortë në celularin tim. Edhe pse në Europë ishte gati mesnatë dhe unë e dija që kryeministri Nano ndodhej në Bratislavë, kisha dëshirë t’ia bëja atij të njohura fjalët e presidentit Bush. “Tarifa, jam në një takim, bjeri shkurt!”, tha ai sapo njohu numrin e celularit tim. “Presidenti Bush ju bën të fala. Ndodhem në Shtëpinë e Bardhë”, i thashë unë. Toni i zërit të Kryeministrit ndryshoi në çast. “U takove me të? Çfarë të tha?”. “Sapo u ndava prej tij”, sqarova unë. “Në sy të të gjithëve ai më tha: ‘Ç’letër të ngrohtë më dërgoi këto ditë Kryeministri tuaj! Unë e çmoj shumë këtë gjest. Falënderoje atë në emrin tim dhe dërgoi përshëndetjet e mia!’”. “Vërtet?”, tha Kryeministri, pastaj më pyeti: “Ia vlen ta bëjmë publike?” “Sigurisht”, i thashë dhe, aty për aty, pa e kuptuar as vetë, formulova pak a shumë lajmin që u dha të nesërmen në mediat shqiptare: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara falënderon Kryeministrin e Shqipërisë për mesazhin e ngrohtë që ka marrë prej tij në mbështetje të qëndrimit të vendosur të qeverisë amerikane në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Presidenti Bush i shpreh mirënjohje kryeministrit Fatos Nano dhe i dërgon përshëndetjet e tij”. Kryeministri ra dakord me këtë formulim. Pastaj tha: “Pas pak do të të marrë Isaku në telefon. Jepja atij formulimin për mediat”. Agim Isaku, në atë kohë shef i kabinetit të kryeministrit Nano, më telefonoi dy minuta më vonë, ndërsa unë vazhdoja të qëndroja pranë dritares që shihte nga Kopshti i Trëndafilëve.

84

Me kongresmenen Sue Kelly

“Ç’kemi Tosi? Më tha Kryeministri se ka një mesazh nga Bushi”. “Po”, i thashë unë. “Një mesazh shumë të ngrohtë. Është mirë të dalë nesër”. “Një minutë, sa të gjej diçka të mbaj shënim”, tha ai dhe pas pak vazhdoi: “Po, më thuaj”. I përsërita Agim Isakut të njëjtin formulim që kisha bërë pak më parë për Kryeministrin, por siç duket kjo atij iu duk pak, prandaj më tha: “A mund të shtojmë se presidenti Bush u shpreh se ai e çmon shumë progresin që ka bërë qeveria shqiptare kohët e fundit në drejtim të luftës kundër korrupsionit…” E ndërpreva shefin e kabinetit të Kryeministrit, duke i thënë: “Jo. Bushi nuk tha as më pak dhe as më shumë nga sa të thashë unë”. “Po kush e di se ç’tha tamam Bushi?”, vazhdoi të insistojë Agim Isaku. “E di unë”, i thashë. “Mirë është që lajmi të jepet siç e formulova unë. Edhe me aq pak fjalë ai ka shumë rëndësi. Më së shumti”, i sugjerova unë, “mund të thuhet se këtë mesazh presidenti Bush ia dërgon kryeministrit Fatos Nano përmes ambasadorit shqiptar në Washington, i cili ishte i ftuar dje në Shtëpinë e Bardhë”. “Mirë,mirë”,thaIsakumenjëtontëpakënaqur.“Erregullojvetë”. “Nuk ke ç’të rregullosh vetë”, i thashë. “Bushi tha vetëm këto fjalë që të përsërita unë dhe asgjë më shumë. Nëqoftëse lajmi thotë më shumë se kaq, unë do ta përgënjeshtroj atë publikisht”. Agim Isaku, i cili kishte kohë që përpiqej të futej midis meje dhe kryeministrit Nano për të më hequr pak nga pak atë privilegj që unë, si pak ambasadorë të tjerë, kisha për të komunikuar drejtpërsëdrejti me Kryeministrin, duke u bërë ndërmjetës në përçimin e mesazheve tona të ndërsjella, nuk do të ma harronte kurrë krenarinë time, e cila për të dhe njerëzit servilë, të paaftë dhe intrigantë të sojit të tij, quhej “fodullëk”.

“Ministri yt i Jashtëm është një idiot!” jatë katër viteve (prill 2001-maj 2005) që unë i shërbeva krenarisht dhe me devotshmërinë më të lartë Shqipërisë si ambasadori i saj në Washington, eprorë të drejtpërdrejtë të mi kanë qenë pesë ministra të jashtëm: Paskal Milo, Arta Dade, Ilir Meta (njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër), Luan Hajdaraga (ministër ad interim) dhe Kastriot Islami. Pesë personalitete të ndryshëm, me të cilët krijova, si ambasador, pesë lloje marrëdhëniesh pune e shoqërore, të gjitha po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa edhe vetë personalitetet në fjalë. Në përgjithësi, marrëdhëniet e mia të punës dhe bashkëpunimi institucional me shumicën prej tyre kanë qenë shumë korrekte dhe produktive. Për arsye të ndryshme, sidoqoftë, ka pasur raste që mes nesh janë krijuar ndonjëherë edhe marrëdhënie të tensionuara përtej asaj çka mund të quhet normale në marrëdhëniet midis një ministri të Jashtëm dhe ambasadorit të vendit të tij në Washington, edhe pse, në Washington, kjo nuk dukej të ishte diçka krejt e pazakontë. Në periudha të ndryshme gjatë kohës së shërbimit tim në kryeqytetin amerikan, marrëdhënie të tensionuara me ministrat e tyre të Jashtëm kanë pasur shumë nga kolegët e mi ambasadorë: ambasadori i Izraelit, Daniel Ayalon; ambasadori i Serbisë dhe Malit të Zi, Milan Protiç; ambasadori i Kroacisë, Ivan Grdesic e të tjerë. Sidoqoftë, me asnjërin prej ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, me të cilin më është dhënë rasti të punoj kur shërbeja në Washington, marrëdhëniet e mia nuk njohën atë ashpërsi ekstreme, atë etikë disproporcionale të tejskajshme dhe atë ngarkesë të rënduar psikologjike sa me Kastriot Islamin. Dhe kjo tërësisht për shkak të mediokritetit, paaftësisë profesionale, xhelozisë dhe malinjitetit të tij. Kastriot Islami e mori postin e ministrit të Jashtëm duke lënë atë të ministrit të Financave në një manovër politike të dëshpëruar të kryeministrit Nano për të mbushur vendin vakant të ministrit të Jashtëm, pas dorëheqjes së Ilir Metës, me një anëtar të kabinetit ekzistues, kur dukej se pas refuzimit të kandidaturave të Marko Bellos dhe Namik Dokles për këtë post, në vjeshtë të vitit 2003, çdo kandidaturë tjetër që eventualisht mund të parapëlqehej nga Nano nuk mund të merrte votat e Parlamentit. Edhe pse shumëkush i konsideronte të dyshimta aftësitë e Kastriot Islamit si politikan dhe krejtësisht të pamerituara ofiqet politike që ai siguroi për vite me radhë, është interesant të vihet në dukje se si ka mundur ky njeri të ngrihet në majat më të larta të administratës shtetërore në Shqipërinë postkomuniste. E gjithë karriera politike e Kastriot Islamit ka qenë e lidhur me fatin politik të Fatos Nanos. Me përjashtim të postit të ministrit të Arsimit, të cilin për një kohë shumë të shkurtër atij ia dha Ramiz Alia, gjatë kohës së sistemit njëpartiak, të gjitha

Çiftet Bush dhe Tarifa

postet e tjera politike të Islamit kanë qenë “dhuratë” apo “shpërblim” nga kryeministri Fatos Nano për “Rasputinin” e tij, njeriun më intrigant të kabinetit të tij. Dëshiroj të sqaroj për lexuesin se merita e krahasimit mjaft të goditur të Kastriot Islamit me Rasputinin nuk më përket mua. Këtë epitet atij ia ka venë një ndër drejtuesit e misionit të Bankës Botërore në Tiranë, kur Islami ishte ministër i Financave. Në kujtimet e tij mbi Shqipërinë, Kastriot Islamit i kushtohet një kapitull më vete, i titulluar “Rasputini shqiptar”. Fatos Nano u bë Kryeministër i Shqipërisë për herë të parë më 1991, kohë kur ai u zgjodh edhe kryetar i Partisë Socialiste, e cila kishte mazhorancën në Parlamentin e parë pluralist shqiptar (1991-1992). Në atë kohë, Nano e bëri Islamin Kryetar të Parlamentit. Humbja e Nanos më 1992 rrëzoi edhe Islamin. Nano u bë përsëri Kryeministër, për një vit, më 1997 dhe, për këtë arsye, Islami u bë, po atë vit, zëvendëskryeministër. Largimi i Nanos më 1998 largoi edhe Islamin. Islami nuk mori asnjëherë ndonjë portofol në të katër kabinetet e qeverive socialiste që formuan Pandeli Majko dhe Ilir Meta në periudhën 1998-2002. Nano arriti të bëhet përsëri Kryeministër i vendit më 2002 dhe Islami u bë ministër i Financave (2002-2003) dhe, më pas, ministër i Jashtëm (2004-2005) po në kabinetin e Fatos Nanos. Kastriot Islami ka qenë gjithnjë zogu që i kruante kurrizin rinocerontit Nano dhe ndoshta nuk do të kishte pasur asnjë vend në politikën shqiptare pa Fatos Nanon. Të tilla shërbime i kanë bërë Fatos Nanos servilizmi, makiavelizmi dhe rasputinizmi i Islamit, këtij politikani shqiptar, të cilin shumëkush e quan “Kaçi i zi”. Pas vitit 1997, Islami gjithnjë e ëndërroi postin e ministrit të

85

interesimi për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Një shembull domethënës ishte heshtja me të cilën u prit në Tiranë takimi im i fundit, si ambasador i Shqipërisë në Washington, me presidentin George W. Bush dhe Zonjën e Parë, më 14 mars 2005. Edhe pse kabineti i kryeministrit Nano dhe ai i ministrit të Jashtëm, Islami, u njoftuan nga unë mbi këtë ngjarje të nesërmen e saj, askush nuk e pa të udhës të bënte një njoftim të shkurtër për shtyp. Agim Isaku kishte kohë që ishte bërë një “mur kinez” në marrëdhëniet e mia me kryeministrin Nano. Islami, nga ana e tij, nuk donte në asnjë mënyrë t’ia zinin në gojë emrin tim. Në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme mund të lexoje, nga koha në kohë, “lajme” të tilla si: “Ambasadori i Shqipërisë në Moskë u takua me ambasadorin e Uzbekistanit” apo të Azerbajxhanit, apo ku ta di unë, por Ministria e Jashtme, gjatë kohës që në krye të saj ishte Kastriot Islami, kurrë nuk publikoi në faqen e saj në Internet asnjë nga takimet apo aktivitetet e ambasadorit të Shqipërisë në Washington me Presidentin e Shteteve të Bashkuara apo me anëtarë të administratës së lartë amerikane, me guvernatorë, senatorë dhe kongresmenë, edhe pse Ministria e Jashtme dhe titullari i saj Islami kanë qenë në çdo rast të parët që informoheshin për to. Një xhelozi e egër, primitive dhe një narcisizëm absurd dhe komik i bënte Islamin dhe disa nga zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar të preferonin heshtjen në vend të publikimit të njoftimeve që vinin nga ambasada e Shqipërisë në Washington. Agim Isaku, si shef i kabinetit të Kryeministrit, nuk ia përcillte bosit të tij shumë nga mesazhet që merrte nga unë, ose ia shiste ato si “sugjerime” të tij, ndërsa Kastriot Islamin, si ministër i Jashtëm, e tërbonte çdo lajm i mirë që vinte nga ambasada shqiptare në Washington dhe, më shumë akoma, çdo njoftim mbi aktivitetet më të rëndësishme të ambasadorit Tarifa. Këtu më duhet të hap një parantezë të shkurtër. Unë asnjëherë nuk kam mundur ta kuptoj përse, pothuajse çdo ministër shqiptar i Punëve të Jashtme, me të cilin kam punuar, me përjashtim të Paskal Milos - dhe të Ilir Metës, kur ai e mbajti këtë funksion duke qenë njëherësh edhe zëvendëskryeministër - ka qenë ligësisht dhe në mënyrë kaq irracionale xheloz ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Washington. Kundërshtimi i Arta Dades që unë të merrja pjesë në Samitin e Rigës, ku ajo e dinte se do të ishin të pranishëm të gjithë ambasadorët e vendeve të tjera të Vilnius të akredituar në Washington, ishte i njëjtë, në thelb, me kundërshtimin e ministrit të Jashtëm, Kastriot Islami, dy vjet më vonë, që unë të mos merrja pjesë në takimin e radhës të Kartës së Adriatikut, që u mbajt në Brijuni të Kroacisë, më 11-12 nëntor 2004, mes përfaqësuesve të katër vendeve nënshkruese të Kartës së Adriatikut (Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë). Kundërshtimi i Islamit që unë të mos shkoja në Brijuni bëhej, madje, në një kohë kur, në atë takim, ishin të pranishëm kolegët e mi ambasadorë në Washington, Nikola Dimitrov i Maqedonisë dhe Neven Jurica i Kroacisë, dhe, po kështu, ishim pikërisht ne, ambasadorët e akredituar në Washington, që kishim përgatitur jo vetëm “talking points”,

86

mbi të cilat do të mbështeteshin ministrat tanë të Jashtëm në bisedimet që do të zhvillonin, por edhe draftin e letrës që do t’i dërgohej sekretarit të shtetit, Colin Powell, përmes ndihmëses së tij Elizabeth Jones, e pranishme në atë takim. Xhelozia e tyre, e Kastriotit Islamit në mënyrë të veçantë, mund të shpjegohet vetëm me paaftësinë e tij dhe me dëshirën për të pasur rreth vetes njerëz servilë dhe puthadorë, nëpunës mediokër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, një pjesë të të cilëve, për asnjë meritë të veçantë përpos servilizmit të tyre, ai i mbante kudo dhe kurdoherë me vete si “këshilltarë”. Mua m’u desh t’i telefonoja nga Washington-i kryeministrit Fatos Nano për t’i shpjeguar rrethanat në të cilat mbahej ai takim i Kartës së Adriatikut në Brijuni, që ky të urdhëronte ministrin e tij të Jashtëm, Islami, të autorizonte pjesëmarrjen time në atë takim. Në dhjetor 2004, Islami kërkoi që unë t’i mundësoja atij një takim të dytë me Sekretarin e Shtetit në Washington, brenda 6-mujorit të parë të vitit 2005. Duke qenë se me krijimin e administratës së re të presidentit Bush, në janar 2005, nuk dihej ende se kush do të emërohej në krye të Departamentit të Shtetit, duke qenë se nga Shtëpia e Bardhë më ishte dhënë një shpresë se takimi i Kryeministrit shqiptar me presidentin Bush mund të kryhej në pranverë të po atij viti, duke qenë se Islami ishte takuar në Washington me sekretarin Powell vetëm disa muaj më parë, në korrik 2004 dhe se Shqipëria do të bënte zgjedhje të reja parlamentare në fillim të korrik 2005, një vizitë pune e Islamit në Washington gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2005 dukej krejt e pamundur dhe e pamotivuar. Për këtë arsye, unë parashikova një vizitë të ministrit të Jashtëm shqiptar, cilido që mund të ishte ai pas zgjedhjeve të 3 korrikut, për 6-mujorin e dytë të atij viti. Insistues në kërkesën e tij, në mars 2005, Islami, i cili kishte kohë që nuk komunikonte drejtpërsëdrejti me mua në Washington, më dërgoi përmes punonjëses së Ministrisë së Jashtme, Mimoza Kondo, aktualisht ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Europian, mesazhin se një vizitë e Islamit në Washington dhe një takim i tij me sekretaren e shtetit, Condoleezza Rice, para zgjedhjeve të 3 korrikut, “i duhej Partisë” [Socialiste]. Unë e kundërshtova një sugjerim të tillë, duke venë në dukje, nga njëra anë, se vizita e Kryeministrit shqiptar në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte ezauruar ende si mundësi dhe, nga ana tjetër, se Dr. Rice sapo kishte marrë detyrën e Sekretares së Shtetit dhe kishte prioritete të tjera. Në Washington ka radhë. Islami ishte takuar në Washington, me sekretarin e shtetit, Powell, vetëm disa muaj më parë. Për mua, si ambasador, nuk bënte logjikë që t’i kërkoja Departamentit të Shtetit një takim tjetër për të njëjtin ministër të Jashtëm shqiptar me kreun e Departamentit amerikan të Shtetit. Bota në atë kohë kishte 191 ministra të Jashtëm dhe ka një radhë për të gjithë. Islami nuk ishte as më i rëndësishmi, as më i miri ndër ta dhe as që e kishte njeri në listë pritjeje në Departamentin e Shtetit pas vizitës së tij në Washington në korrik 2004. Ndërkohë, unë kisha informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe vetë Islamin se po bëja përpjekje që të mundësoja ardhjen e sekretares së shtetit, Condo-

leezza Rice, në Tiranë, në takimin e “Kartës së Adriatikut”, ditët e para të majit 2005. Të gjitha këto, me përjashtim të konsideratave të mia personale për Islamin, ia thashë punonjëses së Ministrisë së Jashtme, Mimoza Kondi, e cila më kishte komunikuar kërkesën e Islamit për organizimin e një vizite të tij në Washington. Kishte edhe një arsye tjetër që më bënte të hezitoja për të kërkuar një takim të tillë. Në Washington, sa herë që mua më duhej të kërkoja zyrtarisht takime të një ministri të Jashtëm shqiptar me Sekretarin e Shtetit, me zyrtarë të lartë administratës amerikane, anëtarë të Senatit apo të Dhomës së Përfaqësuesve, pyetja e parë që më bëhej ishte kjo: “Ç’mesazh të ri do të sjellë ministri i Jashtëm?”. Paskal Milo dhe Arta Dade ishin elokuentë, por shumë formalistë; Luan Hajdaraga qëndroi vetëm disa muaj ministër në detyrë; ndërsa Kastriot Islami ka qenë ministri i Jashtëm më i painformuar, më sipërfaqësor, më pak diplomat, më i paaftë - me pak fjalë, shembulli më ekstrem i mefshtësisë dhe i mediokritetit diplomatik që kam njohur. Islami nuk dinte të fliste; ai pëshpëriste. Ai nuk dinte të rrinte serioz në një takim, por qeshte vend e pa vend. Ai nuk dinte t’u përgjigjej pyetjeve të zyrtarëve amerikanë, por mërmëriste. Ai nuk dinte të dëgjonte bashkëfolësin, edhe kur ky ishte sekretari i shtetit, Powell, por fliste vetë më shumë. Ai nuk dinte të respektonte protokollin zyrtar të shtetit pritës por, në çdo rast, edhe në takim me një senator, donte badigardin e tij pranë që t’i bënte 20, 30, 40 apo 100 fotografi, me të cilat mbushte faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dhe me që përmenda badigardin e Islamit... Në atë kohë mua më bënte përshtypje që, edhe kur ishte ministër i Financave, Kastriot Islami vinte në Washington për të marrë pjesë në mbledhjet vjetore të Bankës Botërore apo të Fondit Monetar Ndërkombëtar i shoqëruar nga “badigardi” i tij! Çfarë e kërcënonte një ministër shqiptar Financash në kryeqytetin amerikan?! Pse duhej që taksapaguesve shqiptarë ministri i Financave të shtetit të tyre t’u shpërdoronte dy apo tre mijë dollarë për një udhëtim në Washington të “badigardit” të tij? Kastriot Islami ishte ekzemplar në këtë drejtim dhe mbeti një ekzemplar edhe pasi u bë ministër i Punëve të Jashtme. Në atë kohë, duke diskutuar mbi këtë çështje me një kolegun tim, edhe ai ambasador si unë, llogaritëm se vetëm për udhëtimet e “badigardit” të ministrit të Jashtëm, Kastriot Islami, gjatë vitit 2004 Ministria e Jashtme mund të ketë shpenzuar më shumë dollarë të taksapaguesve shqiptarë sesa rrogat vjetore të ambasa-

dorëve të Shqipërisë të akredituar në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe në vendet kryesore të Bashkimit Europian. Bëmat e Islamit dhe mbresat qesharake që ai kish lënë në Washington gjatë vizitës së tij të parë dhe të vetme si ministër i Jashtëm, në korrik 2004, flisnin më shumë se çdo shpjegim që mund të jepja unë. Kur unë e takova ministrin e Jashtëm, Islami, në Washington me senatorin republikan Gordon Smith, një ndër anëtarët më me influencë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, shpjegimeve dhe argumenteve të Islamit se përse Shqipëria kërkonte të anëtarësohej në NATO, senatori amerikan iu përgjigj me një fjalë të vetme: “BULLSHIT”. Pasi dolëm nga zyra e senatorit Smith, Islami, me një shprehje komike në fytyrë, më pyeti: “Pse tha ‘bullshit’ senatori?” Unë s’dija ç’përgjigje t’i jepja ministrit tim të Jashtëm për atë fjalë të senatorit Smith, kuptimin e së cilës Islami e dinte fare mirë. Në vend të përgjigjes, më hipi një e qeshur që s’më pushonte, ndërsa ministri, duke mos ditur si ta merrte të qeshurën time dhe ç’të bënte në mes të korridorit të ndërtesës Russell të Senatit, filloi të qeshte edhe ai pa e kuptuar as vetë përse. O Zot, thashë me vete, ç’njerëz ka kjo botë! Kur e qeshura u shua dhe ne hipëm në makinë për të shkuar në Georgetown, ku do të hanim drekë, Islami më tha, si me të qeshur, por sidoqoftë serioz në fytyrë: “Nuk besoj se do i thuash gjë Kryeministrit për këtë takim”. Ia ktheva aty për aty: “Ç’t’i them? Bullshit?” Në fillim të majit 2005, Bruce Jackson, president i “U.S. Committee on NATO”, i cili, ashtu si edhe unë, kishte ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e radhës të Komisionit të Partneritetit të “Kartës së Adriatikut”, ndërsa bisedonim në një “pub” në zonën e Bllokut, në praninë time i tha Kryeministrit Nano: “Your foreign minister, Islami, is an idiot” (Ministri yt i Jashtëm, Islami, është një idiot). Fjalët e tij nuk më çuditën edhe pse, si ambasador që isha, të thëna në praninë time, ato fjalë më vunë në një pozitë të vështirë. Konsiderata të ngjashme për ministrin e Jashtëm Islami kisha dëgjuar edhe më parë. Ajo që më çuditi atë mbrëmje ishte reagimi i Kryeministrit Nano, i cili thjesht pohoi: “I know” (E di). Manhattan, New York 25-31 dhjetor 2007

Pse duhej që taksapaguesve shqiptarë ministri i Financave të shtetit të tyre t’u shpërdoronte dy apo tre mijë dollarë për një udhëtim në Washington të “badigardit” të tij? Kastriot Islami ishte ekzemplar në këtë drejtim dhe mbeti një ekzemplar edhe pasi u bë ministër i Punëve të Jashtme

87

Besoj se jeta ime ndryshoi, në kuptimin që, duke e ndjerë e kuptuar në mënyrën time, perceptova intuitivisht tragën e re të prozës moderne shqipe. Më shumë se kaq -duhet ta them- në vetminë dhe mjerimin e jetës sime të atëhershme “Kronikë në gur” ishte një prej librave që krijoi një horizont, domethënë një strehë për pritjen e një adoleshenti të helmuar nga pamundësitë. Mendova se kisha përse jetoja.

“Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë

Romani i magjishëm që “u shkrua vetë” Kam venë re se në shumicën e rasteve, ata që shkruajnë për veprën e Kadaresë-ithtarë të flaktë qofshim, apo thjesht dashamirës, kritikë profesionistë apo “çmitizues” tendenciozë-bashkohen në vlerësimin me pikët maksimale për romanin e tij “Kronikë në gur”. A është “Kronikë në gur” romani më i mirë i Kadaresë? Po të thirreshin në votim të gjitha kategoritë e lexuesve që përmenda më sipër, besoj se “Kronikë…” do të votohej më shumë se romanet e tjera. Edhe unë do të votoja për të, pavarësisht se nga pikëpamja e peshës, fuqisë dhe mjeshtërisë së të shkruarit është një roman i tejkaluar nga vetë Kadareja. Librat e mrekullueshëm të këtij shkrimtari, që u shkruan më pas, kanë gjithnjë diçka nga “Kronikë në gur”. “Kronikë në gur” ngjan të jetë një lloj ‘libri i librave’ ku embrionalisht u programua gjithë vepra e autorit. Në të njëjtën kohë “Kronikë në gur” është një vepër unikale, e papërsëritshme. Më shumë se një roman tjetër i Kadaresë, atë e ka konkurruar dhe kaluar pjekuria e shkrimtarit. Unë gjithnjë e kam hequr mënjanë, domethënë e kam nxjerrë nga gara, kur më është dashur ta krahasoj me një vepër që dukej qartë se qëndronte më lart. Nuk mund ta përfshija në një sistem krahasimi, ku do më duhej ta kënaqja me medalje argjendi apo bronzi.

88

nostalgjia e Zogajt “Kronikë” ishte dhe mbetet për mua një libër që mund edhe të kalohet, por s’mund të jetë i dyti. Kjo marrëdhënie e veçantë lidhet edhe me faktin se bashkë me librin me poezi “Fije bari” të Uollt Uitmanit, ky roman zbriti apo ndërhyri në moshën midis adoleshencës dhe rinisë sime me një prarim që kurrë nuk e kisha ndjerë, dhe me një zë që kurrë nuk e kisha dëgjuar më parë. Gjithnjë e kujtoj si jam tronditur dhe përndritur kur e lexova për herë të parë. Besoj se jeta ime ndryshoi, në kuptimin që, duke e ndjerë e kuptuar në mënyrën time, perceptova intuitivisht tragën e re të prozës moderne shqipe. Më shumë se kaq -duhet ta them- në vetminë dhe mjerimin e jetës sime të atëhershme “Kronikë në gur” ishte një prej librave që krijoi një horizont, domethënë një strehë për pritjen e një adoleshenti të helmuar nga pamundësitë. Mendova se kisha përse jetoja. Do të them përshtypjen e leximit të parë, të cilën e kam të gjallë sot e kësaj dite. Mua më dukej se këtë roman nuk e kishte shkruar njeri, por ishte shkruar vetë. Shkrimtari i kishte fryrë pëllëmbës së dorës si një magjistar dhe ja ku, nga tymnaja mistike që ishte ngritur përpjetë, kishin filluar të përftoheshin konturet e qytetit të Gjirokastrës, qytet i çuditshëm që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri si qenie prehistorike dhe duke u kacavjerrur me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit; pastaj ishin përftuar Ismail Kadare fëmijë dhe shoku i tij Iliri, pastaj gjithë një fandaksje e jashtëzakonshme me gratë sureale në një minder të gjatë, Xhexhua, Selfixheja, Kako Pino dhe të tjerat, duke marrë lajme e duke dhënë gjykime mbi punët e botës; me plakat e jetës, mbi njëqind vjeçe, që nuk i shihte kush në rrugë prej dekadash, njëra prej të cilave do të vdiste nën gërmadhat e bombardimeve duke pyetur: “kush më vrau mua”; me Babazotin që pinte duhan me llullë, lexonte qitape dhe dëgjonte muzikën e jevgjve, që i jepej prej tyre si kompensim për qiranë e papaguar, me Dino Cicon, shpikësin grotesk dhe tragjik të aeroplanit prej druri, i madh sa një tabut, të cilin do ta merrte me vete mbi shpinë kur të evakuohej qyteti, për të mos e lënë nën kërcënimin e bombardimeve. Pastaj me radhë me Llukan Burgamadhin, që lirohej sa herë ikte një regjim dhe kthehej në burg sapo vendosej regjimi i ri, edhe pse nuk kishte më një dënim për të; me Avdo Babaramon, mitralierin e vjetër, me Syrjanë që bëri të padëgjuarën duke vënë syze; me Gjergj Pulajn që ndryshonte emrin duke ia përshtatur okupatorit të radhës; me Lame Kareco Spirun, të vluarin e shtëpisë publike që ndiqte nga pas me të qara kamionin që largonte nga qyteti prostitutat italiane; me sheh Ibra-

himin që do të nxirrte sytë me gozhdë për të mos parë mbërritjen e partizanëve në qytet; me shumë e shumë të tjerë burra dhe gra. Në magjinë e pëllëmbës, ashtu si personazhet, edhe ngjarjet kanë veshjen e groteskes. Edhe ato më tragjiket. Përshkrimet e pushtimit të qytetit nga italianët, grekët, italianët përsëri, gjermanët, ballistët, partizanët jepen shpeshherë me notat e humorit të zi. Shkrimtari ka përdorur naivitetin si formë të vështruari për të rrokur tërësinë e ngjarjeve kundërthënëse dhe për të dhënë me penelata të sakta larminë e tipologjive në teatrin e vogël ku lëvizin. Në gjithë këtë ndërthurje Gjirokastra duket si fundi i botës, ku Lufta e Dytë Botërore sheh në ëndërr marrëzinë e vet. Të paharrueshme janë faqet ku përshkruhet Vasiliqia, një magjistare e shtirur me sy të skuqur dhe flokë të lëshuar, që grekët e lëshonin në qytet njëherë e një kohë për t’u vënë gishtin atyre që duhej të vriteshin, të cilët ajo i caktonte pasi i shihte në sy. Në një pikë të caktuar, realiteti i së magjishmes dhe magjia e reales shkrihen në një. Sidomos në kapituj e fundit të romanit që i kushtohen luftës. Gjithçka vjen dhe ikën, duke lënë pas gjurmën e një kujtimi, që me kalimin e kohës do të zbehet e tretet gjithashtu. Magjia që kemi parë të ngrihet nga pëllëmba e shkrimtarit i përcjell të gjithë dhe zhduket gjithashtu. Kurse qyteti i gurtë, më i pjerrëti në botë, mbetet ai që ka qenë, në përjetësinë e lëndës që e mban në këmbë. Kadare ka thënë diku se këtë roman nuk e ka shkruar, por e ka mbledhur, pasi ngjarjet dhe personazhet kanë qenë gjithmonë përbri tij, rreth e rrotull tij. Nuk di të ketë thënë edhe diçka tjetër themelore për këtë roman, diçka që unë nuk e kam menduar dhe nuk mund ta mendoja kur e kam lexuar, por më vonë. Ky është romani që paralajmëron romanet e mëvonshme. Në faqet e “Kronikë në gur” gjejmë sinopset e “Breznia e Hankonatëve”, “ Viti i mbrapshtë”, “Darka e gabuar”; gjejmë pikëvështrime që shkrimtari do t’i rimarrë më vonë për t’i përpunuar në nivelin e optikës së tij ideo-estetike për jetën. Megjithëse i shkruar në periudhën e komunizmit, hyrja e partizanëve në qytet celebrohet me një akt terrorist të mirëfilltë, të cilën autori ka arritura t’ia rrëshqasë censurës, duke e paraqitur me naivitetin e fëmijës. Nga kjo pikëpamje “Kronikë në gur” është jo vetëm ‘libri i librave’ të Kadaresë, por edhe testament i tij i parë i koduar i një shkrimtari që talenti e çonte drejt lirisë së mendimit. “Kronikë në gur” është padyshim një libër nostalgjie që u përkujton lexuesve të vjetër mrekullinë e leximit të një kryevepre të shkruar në shqip. Por “Kronikë në gur” mbetet një libër përherë i ri për lexuesit e rinj.

89

Romani “Hoteli i drunjtë” i Diana Çulit

Ka ende kërkues dhe luftëtarë të së vërtetës

90

G

azetari Artur Radovani, i njohur si një yll i medias televizive të Tiranës, rrënohet papritur pasi zbulohet përfshirja e tij në një aferë korrupsioni të ministrit të Kulturës. Si pasojë e këtij zigzagu të madh në jetën e tij deri dje të shkëlqyer, atij i ikën nga shtëpia pa i dhënë asnjë shpjegim edhe bashkëshortja, Arjana, një grua e kultivuar, që merret kryesisht me përkthime librash artistikë. Kjo goditje, më e fortë se ajo e akuzës për përfshirje në korrupsion, e shtyn Arturin të kërkojë ndihmën e një agjencie private për gjetjen e gruas së zhdukur. Agjencia i vë në dispozicion një vajzë të re, që dallohet për shkathtësi dhe zgjuarsi, Liljana Dukën. Kështu fillon romani “Hoteli i drunjtë”, që do të vijojë si një investigim i dyfishtë policesk dhe psikologjik në enigmën e zhdukjes së Arjanës. Ç’ka ndodhur me të? Pse duhej të ikte ajo nga shtëpia pa u shpjeguar me të shoqin pikërisht në ditët e tij më të zeza të jetës? A mos ka ikur me një të dashur tjetër? A mos e kanë rrëmbyer? A mos e kanë vrarë për një arsye…iks? Apo… as njëra as tjetra, por thjesht ka ikur diku për një arsye që nuk e di kurrkush përveç saj? Përgjatë zbardhjes hap pas hapi të kësaj enigme nga dedektivja private Liljana Duka, lexuesit i jepet rasti të ndjekë me kërshëri një histori tërheqëse me elemente të thrillerit dhe njëkohësisht të njihet me disa pamje domethënëse, nganjëherë edhe tronditëse nga jeta bashkëkohore. Korrupsionin që ka vënë në lëvizje gjithë intrigën e romanit e ka bërë vetë ministri. Ai ka qenë përfituesi i madh. Përfituesi numër dy ka qenë Arturi. Por ministri që “nuk ka firmosur” gjëkundi, në mirëkuptim me Arturin që nuk ka nga të lëvizë, vendos të bëjë kokë turku para drejtësisë shefen e financës, Fatmira Selimin. Për një rastësi në vargun e rastësive të shpeshta në këtë roman, Fatmira është gruaja e vejë e Gent Radit, një bohem, ish-i dashuri i Arjanës. Kjo hollësi do të përcaktojë drejtimin e saktë të hetimeve të Liljanës . I ndërtuar me teknikën e rrëfimit në vetë të parë të protagonistëve, romani sjell një larmi gjendjesh, marrëdhëniesh dhe kontradiktash nga jeta e sotme e Tiranës. Shtypi cinik, i pashpirt dhe vrasës, që gjen kënaqësi në shkatërrimin e tjetrit, është një “personazh” me rëndësi në këtë roman. Në rrokullisjen e tij nga “Olimpi” i shtypit, gazetari Artur Radovani, tashmë viktimë

Me këtë roman shkrimtarja Diana Çuli kërkon të na thotë se ka ende kërkues dhe luftëtarë të së vërtetës, ka ende hapësirë për drejtësi, pavarësisht se degradimi dhe kalbëzimi kanë përfshirë pjesë të tëra të botës politike, mediatike, ekonomike dhe shoqërore. Shkrimtarja kërkon t’i lartësojë këta njerëz dhe t’i fryjë zjarrit të shpresës, natyrisht pa dalë nga shtrati i letërsisë. Ajo shkruan rrjedhshëm, me një dorë të stërvitur në shkrime letrare dhe përkthime

e të njëjtit mekanizëm denigrimi që ka shërbyer deri dje, zbulon se gjithë suksesi i tij ka qenë ngritur mbi lustrimin e realitetit dhe goditjen. Kjo është “ formula” e suksesit të mbarë një medie të ngritur mbi informalitetin dhe mashtrimin. Fati i Arturit dhe reflektimet e tij sjellin mesazhin e paqëndrueshmërisë dhe dështimit të pashmangshëm të një formule të tillë. Në fund të fundit, shoqëria kundërpërgjigjet dhe Liljana Duka, dedektivja private, është një personifikim i këtij pohimi. Ajo rrëmbehet shpirtërisht nga hetimi i saj, vendos t’i shkojë deri në fund, duke marrë në sy disa rreziqe, si disa heronj librash. “Seancat” finale të hetimit të saj do ta çojnë në luginën e Valbonës, atje ku personazhet e intrigës së këtij romani do të mblidhen si nga dora e fatit për të “prodhuar” zbardhjen e së vërtetës. Atje është edhe hoteli i drunjtë që i ka dhënë titullin librit. Me këtë roman shkrimtarja Diana Çuli kërkon të na thotë se ka ende kërkues dhe luftëtarë të së vërtetës, ka ende hapësirë për drejtësi, pavarësisht se degradimi dhe kalbëzimi kanë përfshirë pjesë të tëra të botës politike, mediatike, ekonomike dhe shoqërore. Shkrimtarja kërkon t’i lartësojë këta njerëz dhe t’i fryjë zjarrit të shpresës, natyrisht pa dalë nga shtrati i letërsisë. Ajo shkruan rrjedhshëm, me një dorë të stërvitur në shkrime letrare dhe përkthime. Brenda romanit shohim konturet e tre-katër tregimeve, që ngjajnë si oaze të vezullimit, siç është për shembull takimi pas shumë vitesh i Arjanës me ishtë dashurin e saj të sëmurë dhe të rrënuar, Gent Radin. Përdorimi i saktë dhe me vend i fjalëve dhe termave të reja nga fusha e komunikimit dhe prodhimit përforcon sfondin bashkëkohor të romanit. Ndërkaq ndihet gjithkund ndikimi i leximeve të autorëve modernë. Por më duket se ky roman vuan nga roli përcaktues i rastësive, që janë të shpeshta, siç e thamë në krye. Ato përcjellin përshtypjen e një kollajllëku në kompozimin dhe shtjellimin e subjektit. Udhëtimi njëherësh drejt Valbonës i Arjanës dhe gazetarëve dhe zbulimi i të “zhdukurve” të shumëkërkuar atje ilustrojnë këtë pohim. Krijohet kështu një lloj kontradikte midis shkrimit dhe kompozimit. Por duam s’duam, në prozë mesazhet dhe idetë duhet të rrjedhin nëpër ngjarje dhe vetë ngjarjet duhet të ruajnë logjikën e brendshme.

zgjedhja e Zogajt 91

92

Enada Hoxha dhe Gerdi Vaso MAPO CHAT

Ndërsa kishim vendosur t’i vinim përballë Gerdin me Enadën në një bisedë intime mes tyre, kuptuam se nuk do të ishte e lehtë për ta. Shumë rrallë kanë folur për jetën e tyre private, por ishin po aq të hapur që, për herë të parë, të provonin mes tyre një bashkëbisedim provokues dhe intim... Edhe në këtë Gerdi A ke nostalgji për vegjëlinë? A i kujton ato vite? Enada Unë i kujtoj shpesh herë. Më mungojnë shumë gjëra nga ajo kohë, “Vite të arta”, do t’i quaja unë. Më kujtohet çiltërsia e asaj moshe, s’kishim komplekse, luanim, çuna e goca bashkë. Qëndisnim, luanim me peta, me pinca kur toka ishte e lagësht pas shiut, lojra nga më të ndryshme me topa, që s’po ua them emërtimet se do të dukeshin, të çuditshme sot, për këtë brez që po rriten me Lap-top e iPhone. Gerdi Oh, sa shumë do të doja t’i kthehesha

bashkëbisedim ata kërcejnë njëri me tjetrin, lëvizin sa në njërën skenë në tjetrën, që nga fëmijëria e ndarë mes të dyve kur Enada qëndiste dhe Gerdi luante topa gropa, dashuria për baletin, drekat dhe darkat familjare, lindja e djalit dhe netët pa gjumë e deri te provokimet e ëmbla “më do s’më do”. - Aida Tuci

edhe një herë vegjëlisë e të bëja një nga ato lojërat e çmendura dhe shumë modeste që sot janë harruar. Do më pëlqente tani, të zbrisja aty poshtë shtëpisë dhe të luaja topagropash, të bëja një xhiro me karrocat me guzhineta që i ndërtonim gjithë pasion. Enada E di çfarë po më kujtohet? Për fat kam jetuar mirë në ato vite të ashtuquajtura me të drejtë “të vështira”, sepse të ardhurat e prindërve të mi ishin vërtetë të mira...Gjyshi im udhëtonte shpesh jashtë shtetit dhe midis shumë gjërave që më sillte ishin edhe çamçakëzat. Nuk do ta besojë njeri tani, që

kur dilja me shoqet, ato viheshin në rresht për të marë ndonjë copë çamcakëzi e më pas t’i ruanin në një filxhan me ujë për ditë të tëra. Gerdi Lëre, lëre, se ato çamçakëzat ishin një nga arsyet pse unë me motrën time ziheshim pa fund: unë ja merrja gjithmonë çamçakëzat nga gota me ujë, apo letrat e tyre që i ruante nëpër libra. Dy gurë bashkë s’i lija kur isha i vogël. Nadu, po kur me familjen dilnim për piknik nga liqeni? Kur mblidheshim, xhaxhallarë, teze, halla? Të paharrueshme mbeten në mendjen time. Enada Ah, pikërisht nga liqeni dhe Viti i Ri

93

ishin vërtetë momente që dhe ne i festonim me hallat dhe xhaxhain, përveç 2-3 herë gjatë javës që hynim e dilnim te shtëpitë e njëritjetrit. Nga liqeni nuk harroj byrekët, dhe gëzimi ynë si fëmijë që do të rrinim gjatë deri mbasdite duke luajtur. Viti i Ri kishte të vetat, dhuratat nga prindërit, shiritat me ngjyra që i ngjisnim vetë me vinovil, kapelet prej kartoni, por pemën të paktën e kishim prej vërteti që mbushej më së shumti me pambuk. Gerdi Hej, tani u kujtova...Po si i kemi hallat, tezet, xhaxhallarët se tani jemi ndarë fare?! Enada Vërtetë, nuk i shohim hallat, xhaxhallarët e kalamajtë e tyre, por pak faj kemi dhe vetë...Gjithsesi, rroftë facebook-u edhe pse s’e dua fare. E URREJ. E di që s’të pëlqen të flasim për baletin jashtë teatrit, por unë aty e kam mendjen... Çdo moment e mendoj veten duke punuar me koreografë të ndryshëm e duke kërcyer në skena madhështore. Mendoj të krijojmë balete, shfaqje të ndryshme që të mbajnë vulën tonë. Gerdi Ti je çmendur... Unë nuk dua të jesh kështu për baletin, por për mua. Ti zemër mendon vetëm të kërcesh, kurse unë kam dëshirë të shikoj shumë futboll. Enada Ouuu, si nuk u bëre një herë serioz.... Gerdi Serioz!?! Por mua humori më karakterizon, pastaj balet ne bëjmë gjithë ditën. Enada E di që për mua baleti është jeta, kur mendoj për të jam vetvetja: ëndërimtare, melankolike, hyj në botën time, aty ku asnjeri nuk mund të më kuptojë. Gerdi Të kuptoj, të kuptoj, por ti kalon në ekstrem dhe kështu unë shkëputem dhe pastaj futem në botën time që shkon paksa larg baletit. Enada Pse të largohesh? Kaq e vështirë

94

bëhem unë?!?! Gerdi PO. Gerdi Gjithë këto vite bashkë, çfarë të bën të mendosh? Enada Çfarë kërkon të dish, Gerd i dashur? Gerdi Gjithçka. Enada Gjithçka, dua edhe unë nga ty, ti e di që më pëlqen të dëgjoj shpesh fjalë të bukura prej teje... Gerdi Unë të dua, je kuptimi i plotë i gjithçkaje që unë kam arritur dhe krijuar në jetë. Je akoma ajo vajza me sytë e shëndritshëm dhe buzëqëshjen e ëmbël. Të kujtohet sesi rrija pranë teje dhe mundohesha të të bëja për vete me humorin tim? Ti ishe shumë serioze dhe

Në fillim më dukej e vështirë zemër, dhe mban mend kur me njërin-tjetrin, akoma pa lindur djali, ndanim detyrat se kush do të rrinte zgjuar dhe do të kujdesej për të, apo kush do ta ndërronte gjatë natës....

djemtë e hedhur si unë, nuk para të pëlqenin. Prapë nuk ke ndryshuar, por më në fund unë ia arrita që të futem në atë botën tënde që në fillim dukej si më e vështirë për të jetuar. Por u bë shumë e bukur dhe pasionante. Enada Vërtetë kemi kaluar vite të mbushura plot me dashuri, pasion e këto nuk mungojnë as sot. Çfarë më bën të mendoj? Që jam e lumtur që jam përkrah teje. Ti më bën të ndihem mirë gjithmonë, paçka natyrës time shumë serioze. Që dashur pa dashur e prish buzëqeshjen tënde, atmosferën, apo momentet argëtuese që ti zemër krijon jo vetëm me mua, por me këdo dhe që je shumë i dashur për të gjithë. Je ai që kam dashur gjithmonë, dhe që në fillim u mundova që të ndryshoja shumë gjëra te ty, që ti të ishe vetëm i imi, mos i përkisje askujt, të të largoja nga shoqëria, pa të cilën ti nuk bën dot. Sa egoiste kam qenë...Sa shumë jam shqetësuar dikur dhe sa jemi zënë!!! Sa e kam mërzitur veten, se ti i imi ishe dhe je, por shoqërinë kurrë nuk e le....ha ha ha... Më vjen mirë që keni mbetur njësoj, në mendime, dëshira, pasione. Të kam thënë ndonjëherë sa të dua? Gjeje... Gerdi Sa herë të pyes se sa më dashuron, ti gjithmonë përgjigjesh: aq sa më dashuron edhe ti. Enada Ajo që dua të di unë pas 17 viteve së bashku është: Më do ti më shumë, apo unë ty?! Gerdi Sigurisht që unë të dashuroj më shumë, ajo dihet... Enada Sa e lumtur jam...ha ha ha. E kishe menduar sesa e vështirë qenka të jesh prind? Gerdi Në fillim më dukej e vështirë zemër, dhe mban mend kur me njërin-tjetrin, akoma pa lindur djali, ndanim detyrat se kush do të rrinte zgjuar dhe do të kujdesej për të, apo kush do ta ndërronte gjatë natës. Por tani që gjithçka ka rrjedhur natyrshëm nuk më duket dhe aq e vështirë. Enada Eh, por të tëra këto mendimet apo fjalë, që ty të duken se kanë rrjedhur natyrshëm, s’po më duken edhe aq të thjeshta, tani ...që vitet ikin, dhe Roan po bëhet 4 vjeç. Kur mendoj se sa net zgjuar kemi kaluar, më shumë unë, se ti edhe ke fjetur. Çmendurite tona që kemi udhëtuar me të 5 muajsh e vazhdojmë ta bëjmë. Gerdi Për fat ka qënë i mbarë, zemra i babit. Enada Akoma më duket çudi kur ai na thërret ‘mami’ dhe ‘babi’ ose kur i themi ‘hajde te babi!!’ Sa herë i them vetes: Unë...Mami!? Gerdi... Babi!? Më pëlqen shumë që në periudha të ndryshme më ka thërritur: Mama Hoxha,

@lutfidervishi A do të shiteshin më shumë gazetat, nëse historinë do ta shkruanin humbësit? @BlendiFevziu Falenderoj ata që dogjën librin tim në Ferizaj. Rrëfyen sa shumë i ka turbulluar ai derisa përdorën stilin e Hitlerit që i digjte në shesh. @AndisHarasani Lexova që po përgatitet në Tiranë një lëvizje “Occupy Tirana”. Kisha kohë që nuk dëgjoja gjë më qesharake. @Cleilaconti Suus..në Eurovision duhet të ketë një video prekëse, pamje gjenocidesh, luftërash për liri, vuajtje, varfëri, jo më me video mediokre!! @sokolballa Dje ndodhi “bashkimi” i shqiptarëve: protestuesit me protestuesit, politikanët me politikanët: në 2 anët e kufirit heshtje turpi ndaj dhunës.

Nada Hoxha, Enada, mami Nada. Më pëlqen që gjithë kohës më kërkon që të jem prezent; kur ha, kur flet, të luajë me mua, që edhe kur qortoj, më kapet pas trupit duke më thënë: Mami më fal, të dua shumë. Por momenti që i gëzohem më shumë është kur bie të flërë, nuk i mbyll sytë pa thënë: Të dua shumë, të kam jetë, të kam dritën e syve, dashuri, pasuri, lumturi... Gerdi Pse vetëm ty të do?! Mos harro, kush është ai që e çon te lodrat dhe nxjerr shpesh për të dalë? Enada Minimumi që mund të bësh. Gerdi Harron ti që unë dhe e laj, e ushqej dhe ulem sa herë ai ka dëshirë të shikojë

filma dhe sporte të ndryshme me mua. Enada Filmat që sheh ti?... 300 Spartanët, Troja. filma aksion etj. Nuk kemi lënë, pushkë, shpatë, thika, shigjeta e ushtarë pa i blerë sepse do të bëjë gjithçka sheh...Por, më pëlqen që luan bilardo, tenis, ping-pong, basketboll, futboll e golf e më pas me balet duke filluar që nga disiplinat e “Dancing with the stars”, e deri te baletet që kemi kërcyer ne në skenë dhe para se të shtrihet do të vizatojë, apo të lexojmë libra. Me këto të fundit sikur i harroj ato “vështirësitë” e të qenit prindër. Gerdi Pasuri, lumturi, dashuri, ju kam dhe unë të dyve...Pa ju unë nuk jetoj dot. Ju dua.

@arditrada Përshëndetje nga Shqipëria! Vendi ku muret kanë veshë dhe veshët kanë mure. @ GentThaçi (Serbët) E kallën kufinin: e zo s’guxojshin me ju ba. E tonët dulen me protestu pa dhunë, po u ndalun e hangrën dajak! @SkaTurp S’ka më keq se një idiot që rastësisht ka të drejtë,...e sa idiotë kemi ne rrotull.

95

Nëse do të isha Kryeministër

Elisa spiropali Aktivistja sociale dhe koordinatorja e Forumit Rinor Eurosocialist na tregon se do të ishte një kryeministre ndryshe, duke qenë sipas saj, si të tjerët para saj. Pse duhet t’ju zgjedhim ju? Dreqër jeni ju të Revistës MAPO! Si m’i lexuat skutat më të errëta të trurit? Si ma zbuluat ëndrrën e sirtarit? Kush ua dha çelësin? Faleminderit që ma kujtuat. Duhet të jem unë pra Kryeministre e Shqipërisë dhe asnjë tjetër. Për një arsye të vetme: që unë, Kryeministrja e re, duke ndjekur gjurmët e freskëta të disa paraardhësve të mi, në këtë eventualitet sa fatlum për mua, po aq fatzi për gjithë të tjerët, të kem mundësinë e rrallë dhe kënaqësinë e pafundme që, për t’i sjellë edhe një herë në vete shqiptarët, t’i vë edhe një herë kazmën Shqipërisë për ta shkatërruar të tërën, mundësisht edhe shkrepësen për ta djegur. Që Shqipëria të kthehet edhe një herë në zero. Që pluhur e hi të bëhet gjithçka. Që shqiptarët t’i nisin edhe një herë nga e para të gjitha. Jo vetëm punët, mundësisht edhe Historinë. Me thënë të drejtën nuk do ta lija kurrsesi të më ikte një shans i tillë. Edhe minimal po të ishte. Sepse, në ndryshim nga paraardhësit e m’i pleq destruktorë gjenialë, unë si e re që jam, di dhe mundem t’i shndërroj shanset minimale në mundësi reale. Unë e kuptoj habinë tuaj, dhe unë e di se po të shihet sipërfaqësisht, arsyeja ime për t’u bërë kryeministre duket primitive dhe perfide. Por nuk është ashtu. Sepse, kur e kanë bërë me aq sukses të tjerë, pse të mos e provoj edhe unë njëherë?! Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale? Fare thjesht. Por së pari dua të qartësoj diçka, një lapsus në mënyrën se si pyesni ju. Paratë janë të bëra. Unë nuk do merrem me

96

bërje parash. Unë do merrem vetëm me transferim parash. Nga xhepat e atyre që ato para i kanë bërë me djersë, tek xhepat e mi si kryeministre destruktore. Në këtë këndvështrim unë jam me fat. Sepse ata që do më ndihmojnë, të korruptuarit e fshatrave, komunave, qyteteve dhe administratës në përgjithësi, i kam të gatshëm nga paraardhësit. Do mbyll, jo njërin sy, por të dy sytë, madje sytë do t’i lidh me shami para të gjitha padrejtësive të mundshme dhe të pamundshme për gjithçka që do lejoj të vidhet para syve të mi nga banditët që vetë do i kem zgjedhur; licenca të pamerituara, tendera për punë që nuk do bëhen kurrë, emërime nepotike nga më të ndryshmet për xhaja, daja, halla, teze, lëng stërlëngjesh ku janë e ku s’janë. Do bëj pra çmos që përmes allishverisheve nga më të ndryshmet t’u marr të korruptuarve të përhershëm, jo si deri sot, 10 apo 30 % të pareve të paligjshme, se aq më duket shumë pak, por aq sa di unë, nga 60 deri në 70 %, dhe jo me zarfe, por me çanta. Kështu do siguroj jo vetëm paratë e fushatës, por edhe paratë për të ngritur disa vila të shtrenjta dhe disa makina të mëdha. Cili prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj? Këtu më kape pak ngushtë. Dhe me thënë të drejtën po më vika pak turp. Sepse aktiviteti im kryesor i deritanishëm politik, si sensibilizimi ndaj padrejtësive, pakësimi i korrupsionit, ruajtja e dinjitetit, kujdesi ndaj mungesës së perspektivës, organizimi i të rinjve, janë gjëra njerëzore të cilave unë u kam kushtuar jetën. Por qysh ditën e parë kur do

bëhem kryeministre, premtoj se do bëj kthesë, do godas fort në drejtim të kundërt. Duke nisur me stafin e afërt. Të cilët do t’i mbledh e do t’u them e do t’i bind; se padrejtësitë sociale janë motori që shtyn përpara shoqërinë. Korrupsioni është lubrifikanti i atij motori që vë në lëvizje ekonominë. Dinjiteti është një leckë e vjetër që duhet flakur sepse s’i hyn në punë as dreqit. Papunësia e të rinjve është e dobishme, sepse është një stimul për të ardhur në vete për t’u ndërgjegjësuar. Mungesa e perspektivës, gjithashtu. Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju? Votuesve të m’i do t’u bëj të mundur të dinë rreth meje gjithçka, me përjashtim të videoregjistrimeve të fshehta që do bëj dhe do më bëjnë. Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja? I vetmi aktivitet problematik serioz për truprojat e m’i do të ishte interesimi im për emërimin e nipërve dhe mbesave të tyre të shumtë nëpër ambasada. Por edhe atë problem e kam menduar se si do t’ua zgjidh. Meqenëse numri i nipërve dhe mbesave të truprojave të mi është shumë më i madh se numri i vendeve për ambasadorë, konsuj, dhe shoferë nëpër ambasada, do shtoj numrin e ambasadave. Cili është problemi më i madh i Shqipërisë, dhe si do e zgjidhni? Problemi më i madh i Shqipërisë së sotme është mungesa e një Gërdeci tjetër. Këtë fatkeqësi kam menduar ta zgjidh kështu; Gër-

Emërimi i ministrave do jetë gjëja më e thjeshtë. Ministrat do t’i marr të gjithë në Myzeqe. Do iki andej nga Libofsha, ku rrëzë kanaleve ka me qindra myzeqarë nga 10 deri në 50 vjeç, të cilët e kalojnë jetën dhe e përballojnë mbijetesën duke zënë zhaba

decin e predhave shpërthyese vdekjeprurëse do ta zëvendësoj andej nga Kashari me një tjetër “Gërdec” plehrash, italiane, europiane, të ngurta, të lëngëta, të helmëta, kimike, bakteriologjike, mafioze etj. Kë do të emëronit në qeverinë tuaj? Emërimi i ministrave do jetë gjëja më e thjeshtë. Ministrat do t’i marr të gjithë në Myzeqe. Do iki andej nga Libofsha, ku rrëzë kanaleve ka me qindra myzeqarë nga 10 deri në 50 vjeç, të cilët e kalojnë jetën dhe e përballojnë mbijetesën duke zënë zhaba. Mund të ndodhë që të dalë ndonjë Fan Nol i ri ta quajë qeverinë time “Kabineti i Zhabave”. Po, por mua kjo, jo vetëm s’më bën asnjë përshtypje, por përkundrazi më pëlqen. Sepse duke lexuar atë shkrim, mendjet e miletit do më asociojnë me Nolin dhe Mbretin, domethënë Mbretëreshën. Shkruani titullin e lajmit të parë të madh për qeverinë tuaj? “Do ta pasurojmë Shqipërinë duke e vjedhur”. Si Kryeministre e Shqipërisë, sipas cilit politikan të vdekur apo të gjallë do e modelonit veten? Ka plot shembuj politikanësh të suksesshëm botërorë, të cilët i admiroj pafund dhe mezi ç’pres t’i imitoj përpikmërisht. Disa prej tyre

janë: Neroni, Xhingis Khani, Musolini, Gadafi, Mao Ce Duni, Kim Ir Seni, Haxhi Qamili etj. etj. Cili libër do ishte ‘duhet lexuar’ në administratën tuaj? “Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor” nga Mario Cipola. Kjo perlë e letërsisë botërore, leximi i së cilës, si dhe të mësuarit përmendësh të disa faqeve për administratën time do jetë i detyruar me anë të një VKM-je që do ta firmos me dorën time. Kjo VKM do ketë një pikë të posaçme ku do thuhet: Të pushkatohet në vend pa gjyq, ose të bëhet Kurban duke e therur me thikë në fyt si dash para Bashkisë, cilido që do t’i bëjë edhe nazen më të vogël leximit të kësaj kryevepre. Ç’gjë do të shpallni ‘të jashtëligjshme’? Të gjitha gjërat e ligjshme. Kë do preferonit si President dhe Kryetar Parlamenti? Si ka mundësi që ma bën këtë pyetje?! Akoma s’po kupton?! Unë vërtet do jem kryeministre, mirëpo në fakt, Shqipërinë nuk e kam hiç ndërmend ta bëj shtet, por vetëm sulltanat. Prandaj, për të qëndruar vetë në krye një herë e përgjithmonë, nuk më duhet as President, as Kryetar Parlamenti. Në vend të tyre do emëroj dy palaço cirku.

97

PA SHUME FJALE

Ina E dini çfarë?-shkruan një shkrimtar i famshëm, është gjeniale kjo puna e ditëve që mbarojnë. Është një sistem gjenial. Ditët, e pastaj netët. Dhe sërish ditët. Duket si një procedurë rutinë, por ka diçka gjeniale në të. Atje ku natyra vendos të piketojë limitet e veta, shpërthen spektakli. Perëndimet. E mira e natyrës është që ky fenomen madhështor është aty për të gjithë. S’e merr dot në shtëpi, s’mund ta fusësh në xhep. Një projeksion magjik që s’ka shpjegime. E si çdo mrekulli mbi tokë zgjat sa koha që na duhet për të kuptuar që duhet soditur dhe kaq. Dashuruar. {Heshtje} Ç’të shtoj më?

98

99

100


Revista Mapo