Issuu on Google+

Faqe 16-17

Alumni Day; 1386 diploma takohen në UET Universiteti Europian i Tiranës ka menduar që 1 Qershorin t’ua kushtojë të gjithë të diplomuarve gjatë këtyre viteve. Zv/ rektorja Nevila Xhindi: Alumnistët janë portreti ynë në shoqëri

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 1 qershor 2012. Numër 588. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Ish-gruaja e Mirit të Xhikes në arrest shtëpie, pritet dosja e 11 viteve burg në Itali Manjola Prifti ka dalë dje nga Gjykata e Tiranës me një xhup të hedhur në kokë, për të mos u fotografuar. Prokurori kërkoi lirimin e saj nga qelia, për shkak se dosja e trafikut të drogës nuk ka ardhur nga Italia FAQE 6

Parandalimi i falimentit, BSH bën gati bankën e “Shpëtimit” Pavarësisht gjendjes së mirë të sistemit bankar në vend, Banka e Shqipërisë i ka paraprirë një falimenti të mundshëm FAQE 9

PD: Me Zaganjorin deri në fund PS: Emrat pas takimit Berisha-Rama

Kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi tha se mazhoranca është serioze dhe do t’i qëndrojë kandidaturës së Xhezair Zaganjorit edhe pas tri raundeve të para të votimit. Idrizi: Në raundin e katërt të futet kandidat politik. Kodheli: Nuk propozojmë asnjë emër pa u takuar Berisha me Ramën për të përcaktuar identikitin e Presidentit. Mediu: PS të japë arsyet pse nuk e pranon Zaganjorin, ose të sjellë kandidatët e saj. Dule: PS të propozojë tani Fatos Nanon. Letra e Kadaresë për studentët: Pse nuk kandidoj për president. Faqe 2-3

Ruçi: PS nuk ka plan për mocion me Metën Gjatë marrjes së çmimit nga Akademia Kult

Ben Blushi: Çfarë bën Zoti kur merr një çmim?

FAQE 19

op-ed / 10-11

Kreu i grupit parlamentar të PS tha dje se opozita ka emra kandidatësh për president, por deri tani nuk ka asnjë negociatë U ulët ju me Patozin dhe ju s’thoni emra? Nuk është zhvilluar asnjë negociatë. Ai ka paraqitur pikëpamjen e tij, ne kemi paraqitur pikëpamjen tonë. Pikëpamja nuk ka qenë e bërë publike tashmë me muaj të tërë që Shqipërisë për të

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Pozicionimi i LSI në qendër, për koincidencë, përputhet me interesin publik. Pavarësisht...

Edison Ypi

sociale

Specialisti Alban Ylli: Nuk ka qendra dhe as specialistë, vetëm 2000 toksikomanë trajtohen për të braktisur drogën dhe alkoolin

Faqe 7

Trafikuan 232 kg hashash në Gjermani, pranga përmbaruesit dhe dy miqve Faqe 6

Ende siluetë

15

këshortes. Dëshmia e gruas bullgare në polici: Nuk i fiksova fytyrat e tyre, pasi ishte natë

operacioni "magnum-al"

Nuk është fushë bujqësore, fabrikë, apo biznes tregtar, që për ta drejtuar do duhej agronomi...

Mungon trajtimi, 30 mijë përdorues në varësinë e drogës

Ekzekutimi i kosovarit, e shoqja: Si na zunë pritë Skënder Spahia, 44-vjeçari nga Kosova është vrarë me 4 plumba poshtë shtëpisë së tij në plazh, në sytë e bash-

Spitali i Doktorit

sipas meje ©

kandidat zyrtar. Nuk është i institucionalizuar në tavolinën e Parlamentit. Nuk është. Çfarë ndodh nesër nëse Sali Berisha dhe mazhoranca ndryshon emrin. Merr 20 firma deputetësh thotë, ky është kandidati. Unë në tavolinë s’kam paraqitur gjë. Unë thash që procesi i Presidentit është kushtetues dhe është parlamentar. A mos prisni ju diçka më shumë nga zoti Meta sesa këto që thatë? Pra, a mos prisni që ai të bashkojë votat me ju që të rrëzoni zotin Berisha?... Faqe 4 Gramoz Ruçi

LSI-ja, qendër gravitacioni

koment Roland Lami

gjitha ato arsye të bëra publike i duhet një kandidat konsensual i dakordësuar nga të gjitha palët politike. Nëse Berisha do ecë në të tillë rrugë dhe i ka numrat për zgjedhjen e kandidatit, opozita shqiptare nuk bëhet pjesë. Këto janë deklarata politike dhe zoti Berisha vërtet ka deklaruar dhe ne e kemi kundërshtuar, nuk jemi pajtuar me të. Dhe ne kemi thënë që nuk pranojmë asnjë noter si president. Nuk ia çojmë sprucin sot në këtë studio që unë të lançoj kandidatin. Pse? Se nuk është

koment / 11 Arjan VASJARI

Të gjitha rrugët çojnë te marrëveshja Është marrëzia më e madhe që mund të kalojë nëpër mend këto ditë, e megjithatë po shkojmë drejt një presidenti të pranuar nga të gjithë. Edhe nëse nuk ka prova të qarta rreth kësaj, ka një vetëdije të fshehur rreth nevojës për të; edhe pse aritmetika e numrave në parlament përjashton alibitë, nevoja për kalkulime dhe shifra po bëhet e parëndësishme; edhe pse të gjithë renditën arsyet e tyre pse dështoi raundi i parë, të gjithë e kuptojnë se me pakësimin e raundeve fillojnë të pakësohen dhe mundësitë për të gjetur arsye për dështimin e tyre. Me fjalë të tjera, jemi në momentin kur, për fat të mirë, Sali Berishës...


2

MAPO

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

politika

4

qershor është data e votimit të dytë për Presidentin

5

qershor është data të cilën opozita kërkoi dje në kuvend si afatin maksimal

84

është numri minimal i votave që duhen edhe në këtë raund për të zgjedhur presidentin e republikës

Takimi me Ramën, deputetët e PS kundër Zaganjorit Edi Rama ka mbledhur deputetët jashtë kryesisë, të cilët kanë kundërshtuar kandidaturën e Zaganjorit. Braçe: Të kemi skenar të qartë për raundin e katërt, PD po mbledh firma për një tjetër kandidat Fejzi Braushi

Partia Socialiste e konsideron të papranueshme kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, të propozuar nga mazhoranca për postin e lartë të kryetarit të shtetit. Megjithëse nuk kanë dalë ende me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë propozim, thuajse të gjithë të zgjedhurit socialistë janë shprehur në një zë kundër një alternative të tillë. Të mbledhur dje në takimin e përjavshëm, deputetët jo anëtarë kryesie, në prani edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kanë diskutuar në mënyrë joformale edhe për situatën aktuale politike dhe zhvillimet që lidhen me procesin e zgjedhjes së presidentit. Mbledhja

Burime nga takimi bënë të ditur se për rreth 10 minuta, deputetët dhe Rama kanë shkëmbyer mendime lidhur me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, i propozuar nga mazhoranca. Mësohet se ka qenë Rama ai që ka kërkuar të dijë mendimin e deputetëve lidhur me këtë kandida-

turë, kjo ndoshta për të qartësuar në mënyrë përfundimtare qëndrimin që PS pritet të shprehë në takimet e mëtejshme me përfaqësuesit e shumicës qeverisëse. Mësohet se deputetët e pranishëm në këtë takim janë shprehur thuajse të gjithë kundër pranimit të Zaganjorit si një kandidaturë konsensuale. Madje, ka pasur nga ata që e kanë konsideruar atë si një njeri të mazhorancës dhe vegël të kryeministrit Berisha. Megjithatë, takimi i djeshëm nuk ka qenë për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje, pasi kjo do i përkasë vendimmarrjes së forumeve të tjera, siç është kryesia apo grupi parlamentar. Gjatë kësaj mbledhjeje nuk është folur për kandidatura të tjera apo për propozime të mundshme nga PS. Braçe

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, duke marrë

Mësohet se deputetët e pranishëm në këtë takim janë shprehur thuajse të gjithë kundër pranimit të Zaganjorit si një kandidaturë konsensuale. Madje, ka pasur nga ata që e kanë konsideruar atë si një njeri të mazhorancës dhe vegël të kryeministrit Berisha

shkas nga komentet e mediave të shkruara për atë që ai kishte shprehur në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, ka publikuar fjalën e tij të mbajtur para kolegëve dhe kryetarit Edi Rama. Braçe kërkon nga PS një skenar të qartë për çdo veprim që do të bëjë lidhur me këtë debat. “Në këtë moment na duhet që të jemi shumë të qartë, të vendosur dhe me një skenar konkret. Duhet ta kishim bërë këtë kohë më parë, por tani është jetike. Sali Berisha nuk ka tentuar të na izolojë (siç tha kryetari), por na ka poshtëruar”, - shprehet Braçe në fjalën e tij të publikuar në Facebook. Më tej, Braçe bën të ditur se kishte kërkuar para grupit që PSja të insistojë fort në dialogun politik, duke rritur presionin politik kundrejt Sali Berishës dhe duke i kërkuar deri në fund dialog politik e synuar konsensus për Presidentin. “Nëse Sali Berisha na refuzon përsëri, atëherë po jua them troç mendimin tim: Ne nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij procesi. Në të tilla kushte të hyjmë në një garë emrash me partitë e qeverisë, është e kotë! Pa proces politik dhe konsensual, çdo emër i yni është i djegur! Pra duhet të vendosim tani dhe të kemi skenarin tonë deri në raundin e katërt. Nuk është zoti Zaganjori kandidati i Berishës për raundin e katërt. Unë di që deputetët e PD kanë mbledhur firmat për një kandidat politik!”, - shprehet Braçe në fjalën e zbardhur dje.

Të hënën raundi II, PS kërkon më shumë kohë e voton kundër Mazhoranca përcakton me 74 votat e saj që raundi i dytë për Presidentin të zhvillohet të hënën. Socialistët votojnë kundër, ndërsa synojnë të fitojnë më shumë kohë për negociata Mazhoranca vendos që raundi i dytë i votimit për Presidentin e ri të zhvillohet të hënën. Me 74 vota pro të mazhorancës dhe 54 kundër të opozitës, Kuvendi miratoi mbajtjen e seancës së radhës për kryerjen e votimit për presidentin e ri ditën e hënë, në orën 10:00. Siç u vu re nga raporti i votave, dy grupimet e mëdha politike të përfaqësuara në Kuvend ishin të ndara për sa i përket kohës së mbajtjes së këtij raundi. Demokratët duket se janë të prirur që t’i zhvillojnë raundet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos zvarritet procesi, ndërkohë që nga ana tjetër, socialistët kërkojnë të kenë në dispozi-

cion të gjithë kohën e mundshme që u lejon ligji për ta shfrytëzuar atë për zhvillimin e negociatave. Një debat i tillë u zhvillua një ditë më parë edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku palët nuk gjetën dot konsensusin as për datën e mbajtjes së raundit të dytë. Siç u mësua nga ajo mbledhje, demokratët kishin kërkuar që seanca e radhës së votimit për presidentin të zhvillohej ditën e premte, pra sot, dhe më pas, falë kundërshtimit të opozitës propozuan ditën e hënë. Nga ana tjetër, socialistët e përfaqësuar në këtë mbledhje kërkuan që raundi i dytë të mbahej pikërisht ditën e martë, në datën 5 qershor, kur është dhe afati i fundit që i përcakton Kushtetuta për mbajtjen e një raundi nga një raund tjetër. Nisur nga një qëndrim i kundërt nga ai i shumicës së anëtarëve të konferencës, përfaqësuesit e mazhorancës akuzuan opozitën se po kërkon të bllokojë edhe procedurën e votimit. Megjithatë, miratimi dje me shumicë votash i datës 4 qershor për

mbajtjen e raundit të dytë, është tregues i një fakti se palët nuk kanë arritur ende asnjë akord për ndonjë emër të mundshëm, pavarësisht negociatave të vazhdueshme që janë zhvilluar g jatë këtyre ditëve. Megjithatë mbeten ende dhe tri ditë kohë që palët të tentojnë një konsensus para, për të mos bërë që edhe raundi i dytë i së hënës të dështojë. Deri më tani mazhoranca ka prezantuar publikisht, por jo në mënyrë zyrtare emrin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori si kandidat të sajin për postin e presidentit. Kandidaturë kjo që është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk pranoi të mërkurën e shkuar që të japë konsensusin për të. Në rast se edhe raundi i dytë nuk arrin të ketë një produkt konkret, atëherë mbetet dhe një tentativë e fundit që palët të mund të gjejnë një zgjidhje konsensuale. E në rast se edhe i treti do të ketë të njëjtin fat me dy raundet e para, atëherë mazhorancës i lind e drejta ligjore që të mund të zgjedhë presidentin e ri edhe me 71 vota.

Me 74 vota pro të mazhorancës dhe 54 kundër të opozitës, Kuvendi miratoi mbajtjen e seancës së radhës për kryerjen e votimit për presidentin e ri ditën e hënë, në orën 10:00.


E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Kadare - studentëve: Nuk kandidoj për president Pak ditë pas letrave dhe daljeve publike të studentëve të Shkodrës duke kërkuar nga klasa politike dhe liderët kryesorë zgjedhjen e një presidenti që përfaqëson interesat kombëtare të shqiptarëve dhe një figure me integritet,që sipas studentëve mund të jetë dhe shkrimtari Ismail Kadare, nga ky i fundit ka ardhur një përgjigje në drejtim të të rinjve të këshillit studentor. Ai u ka kthyer një përgjigje konfidenciale studentëve shkodranë, lidhur me mundësinë e zgjedhjes së tij president. Shkrimtari Ismail Kadare, në letrën e tij shkruan se, ndonëse përgjigjja u jepet

me vonesë studentëve të Shkodrës, ajo është e mirëmenduar. Kadare shkruan: “Së pari ju kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes për letrën që më keni dërguar më 26 maj 2012. Dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese ka qenë arsyeja, jo fort e përligjur, ndoshta, për një gjë të tillë. Në të vërtetë letra juaj më dha një besim dhe kënaqësi të veçantë. Për fjalët tuaja fisnike, për vlerësimin e shkrimtarit, e nëpërmjet tij të artit, e sidomos për shqetësimin tuaj të bukur për vendin ku jetoni e për kombin të cilit i përkisni. Kur studentët e një kohe shqetësohen

seriozisht për fatet e komunitetit, kjo është shenjë e sigurt se gjendja e shëndetshme, ajo që aq gjatë ka munguar, nuk do të vonojë. Ju keni të drejtë të zhgënjeheni me qëndrimin tim mospranues. Ka gjasë që një ditë unë vetë të them, ashtu si ju, se në përpjekjen për t’i dhënë një ndihmë vendit tim, unë nuk arrita dot dhe u mposhta. Ndërkaq nuk përjashtohet e kundërta që, me mospranimin tim kam ndihmuar ndoshta për atë që ju, e bashkë me ju gjithë të tjerët ëndërrojnë me padurim: përparimin, normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë”, përfundon letra e Kadaresë.

Patozi: Me Zaganjorin do shkojmë edhe në raundin e katërt Idrizi: Pas 3 raundeve duhet kandidaturë politike. Mimi Kodheli: Ulja në tavolinë e Berishës me Ramën është shumë e rëndësishme që produkti që do të dalë të mundësojë figurën që shqiptarët meritojnë. Nuk hyjmë në diskutim për emrin. Nuk e kemi një emër dhe nuk e pranojmë emrin nëse emrat nuk dalin nga ky proces”.

I pyetur se kur do jepen 20 firmat e deputetëve të mazhorancës për kandidaturën e Zaganjorit për ta bërë atë zyrtare, Patozi tha se “kandidatura e Zaganjorit ka të paktën 73 vota sot, se kur materializohet kjo është çështje teknike”

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Mazhoranca është e prirur të shkojë deri në raundin e katërt të votimit të Presidentit me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit. Kreu i deputetëve të PD-së tha mbrëmë në “Opinion” se “ ne jemi seriozë dhe me kandidatin që paraqesim. S’mund të tallemi me shqiptarët, do i qëndrojmë kësaj kandidature. S’mund të them që sot se ky është presidenti i ardhshëm, por ne jemi seriozë me procesin, shqiptarët dhe kandidaturën vetë.” Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Vasili i pranishëm edhe ai në studio, u shfaq po aq mbështetës që mazhoranca të shkojë deri në votimin e katërt me këtë kandidaturë, ndërsa i vetmi që mendonte se pas raundit të tretë që kërkon 84 vota duhet futur një kandidaturë politike ishte kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. I pyetur se kur do jepen 20 firmat e deputetëve të mazhorancës për kandidaturën e Zaganjorit për ta bërë atë zyrtare, Patozi tha se “kandidatura e Zaganjorit ka të paktën 73 vota sot, se kur materializohet kjo është çështje teknike”.

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji - Urologji - Check-Up Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

ajo. Sipas saj, s’ka asgjë të keqe që p a s t a k i m i t P a t o z i - Ru ç i t ë mundësohet, pra të mund të realizojnë edhe një takim midis kryeministrit dhe kreut të opozitës. “Ulja në tavolinë e dy liderëve është shumë e rëndësishme, që produkti që do të dalë të mundësojë figurën, që shqiptarët sa herë të dalë të shikojnë veten. Nuk hyjmë në diskutim për emrin. Nuk e kemi një emër dhe nuk e pranojmë emrin nëse emDule ishte kundër aksionit opozitar për të mos rat nuk dalin paraqitur kandidaturë kur tha se opozita duhet t’i nga ky proces. Nuk do ta përgjigjet mazhorancës me një emër dhe duhet kemi një emër të mos pranojë kandidaturën e Zaganjorit dhe nuk propozojmë emra “PS nuk ka një emër sot. Në mo- për sa kohë që emrat nuk dalin nga mentin që ne nuk kemi përcaktuar takimi Berisha-Rama”, - këmbënsesi do të jetë identikiti i presiden- guli ajo. Kodheli ishte e mendimit tit gjithëpërfshirës, sesi do ta pre- se takimi Rama-Berisha është një zantojë këto kritere, atëherë nuk hap më tepër që produkti që do të kemi si ta kemi një emër. Procesi dalë të jetë i saktë. Nga ana tjetër përgjigja e Patozit duhet të demokratizohet”, - tha ka reflektuar gjithë qëndrimin e PDsë këto dy ditë për kërkesën e socialistëve. “Nuk jam kundër pranisë së Ramës në diskutimet për Presidentin, por është fakt që presidenti zgjidhet në Kuvend dhe nuk është faji ynë që Rama nuk është në Kuvend. Berisha nuk do ta ushtrojë Vizita Diagnostikuese mandatin për negociata me Ramën”. I veçantë ka qenë qëndrimi i me Mjeke Italian ne: kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule në - Otorinolaringologji panelin e djeshëm të përfaqësuesve - Ortopedi të partive. Dule ishte kundër aksion- Okulistike (mbi 40 vjec) it opozitar për të mos paraqitur kandidaturë kur tha se opozita duhet t’i - Kirurgji e Pergjithshme përgjigjet mazhorancës me një emër - Kirurgji Estetike dhe duhet të mos pranojë kandida- Neurokirurgji turën e Zaganjorit. (Kolona Vertebrale) Ndërkaq kreu i PR-së, Mediu zbuloi dhe pjesë nga negociatat me Berishën dhe Metën kur tha se në takimin e së martës ‘unë dhe zoti Meper informacion: diu kemi qenë për të pasur një kanTel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 didaturë politike’. Sipas tij, PS duhet Fax + 355 4 2390501 të thotë që pse nuk e pëlqen kandiMail info@salus.al daturën e Zaganjorit dhe të paraqesë www.salus.al kandidat të sajin, ose ne do të propozojmë kandidat tjetër. Por debati më i madh dje në “Opinion” ka qenë për qëndrimin e Partisë Socialiste, e cila përf aqësohej dje në emision nga anëtarja e kryesisë, Mimi Kodheli. Sipas saj, socialistët nuk futen aspak në diskutimin e kandidaturës së Xhezair Zaganjorit dhe as nuk do të japin kandidatura të tyret për sa kohë nuk ka një ulje në tryezë mes dy kryetarëve të PD e PS, respektivisht Berishës dhe Ramës.

FALAS


4

MAPO

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

intervista

“...Kam apeluar për një takim midis kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste zotit Rama, në mënyrë që paragjykimet që burojnë nga distanca të shkrihen”

Presidenti, Meta negociata me Berishën dhe Ramën TIRANË Ai sot është njeriu që i takon të gjitha palët e ndara keqaz. Bisedon me aleatin e tij në qeveri, më pas negocion edhe me liderin e opozitës. Ilir Meta, kryetari i LSI-së është aktualisht politikani që po lobon dhe bisedon fort për arritjen e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për Presidentin e ri të vendit. Njeriu që po mbështet kandidaturën e Xhezair Zaganjorit në emër të koalicionit qeverisës, në 48 orët e fundit ka negociuar me zyrtarë të lartë të PS-së në kërkim të konsensusit. Menjëherë pas dështimit të seancës së parë të votimit të mërkurën, Meta bisedoi me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialist, Gramoz Ruçi. Pas tij biseda vijoi me

liderin e opozitës Edi Rama, ndërsa dje sërish me kryeministrin Sali Berisha. Mediatori i koalicionit qeverisës me opozitën, kryetari i LSI-së Ilir Meta deklaroi dje se kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës duhet të takohen, pasi sipas tij mund të përshpejtojnë negociatat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LGI-së, Meta foli pikërisht për mundësinë e gjetjes së një konsensusi për zgjedhjen e Presidentit. “Është shumë e rëndësishme që të hiqet psikologjia e refuzimit apo e bllokimit thjesht për hir të propozimit që vjen nga një krah politik. Duhet të ecim drejt një figure, e cila paraqet vlera tepër të

konsoliduara dhe që do t’i shërbente funksionimit më efikas të institucionit të Presidentit, sidomos në fushën e reformave të drejtësisë. Unë besoj se duke u çliruar të gjithë nga paragjykimet, ne tashmë i kemi të gjitha mundësitë për të ecur në rrugën e duhur dhe për ta kurorëzuar me sukses raundin e dytë. Natyrisht që ky proces i nisur me vonesë ka edhe ai defektet e tij, nuk mund të jetë perfekt. Në këtë drejtim ju e dini që unë prej kohësh kam kërkuar që të zhvillohen takime të niveleve më të larta”, - tha Meta, duke nënvizuar në këto kushte domosdoshmërinë e një takimi mes Berishës dhe Ramës: “...Kam apeluar për një takim midis

kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste zotit Rama, në mënyrë që paragjykimet që burojnë nga distanca të shkrihen dhe të ecet për atë që kërkojnë të gjithë shqiptarët dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, një zgjedhje dinjitoze të presidentit të ri”. Të njëjtin qëndrim, kryetari i LSI-së e përforcoi edhe në një intervistë për “Top-Channel” ”Nuk është hera e parë që ata janë ulur. Absolutisht kur janë ulur për arkitekturën e Kuvendit të ri nuk ka asnjë arsye që të mos ulen për Presidentin e ri që do të zgjidhet dhe duhet shkuar me vullnetin për t’i shërbyer këtij procesi konsensual dhe larg paragjykimeve të panevojshme”, - tha Meta.

Ruçi: PS s’ka plan për mocion me Metën U ulët ju me Patozin dhe ju s’thoni emra? Nuk është zhvilluar asnjë negociatë. Ai ka paraqitur pikëpamjen e tij, ne kemi paraqitur pikëpamjen tonë. Pikëpamja nuk ka qenë e bërë publike tashmë me muaj të tërë që Shqipërisë për të gjitha ato arsye të bëra publike i duhet një kandidat konsensual i dakordësuar nga të gjitha palët politike. Nëse Berisha do ecë në të tillë rrugë dhe i ka numrat për zgjedhjen e kandidatit, opozita shqiptare nuk bëhet pjesë. Këto janë deklarata politike dhe zoti Berisha vërtet ka deklaruar dhe ne e kemi kundërshtuar, nuk jemi pajtuar me të. Dhe ne kemi thënë që nuk pranojmë asnjë noter si president. Nuk ia çojmë sprucin sot në këtë studio që unë të lançoj kandidatin. Pse? Se nuk është kandidat zyrtar. Nuk është i institucionalizuar në tavolinën e Parlamentit. Nuk është. Çfarë ndodh nesër nëse Sali Berisha dhe mazhoranca ndryshon emrin. Merr 20 firma deputetësh thotë, ky është kandidati. Unë në tavolinë s’kam paraqitur gjë. Unë thash që procesi i Presidentit është kushtetues dhe është parlamentar. A mos prisni ju diçka më shumë nga zoti Meta sesa këto që thatë? Pra, a mos prisni që ai të bashkojë votat me ju që të rrëzoni zotin Berisha? E para do të thosha që jo në takimin informal, por në takimin institucional unë kam qenë prezent në takimin RamaMeta. Dhe ato që unë i thashë dhe që ju i quani kushte dhe që i quani sajesa të PSsë, janë mot a mot ato çështje që janë diskutuar në takimet dypalëshe me LSI-në, PDIU, PBDNJ etj. Çfarë tha Meta kur i shtruat këto shqetësime? Për të katër këto shqetësime ishte dakord dhe që duhen zgjedhur në këtë sesion parlamentar. Atëherë fakti që Meta ra dakord me Berishën, ju e quani shmangie nga ajo që ju keni rënë dakord në takimin tuaj? Nuk mund ta quaj shmangie se unë jo vetëm një herë e kam dëgjuar zotin Meta në deklaratat e tija që disa herë ka lançuar reformën zgjedhore, reformën parlamentare, imunitetin dhe çështjen e presidentit. Pra unë nuk shoh ndonjë devijim të zotit Meta dhe diskordancë me atë që ne pretendojmë. Po për mocionin, a bëhet fjalë? Jo nuk bëhet fjalë për mocione. Do të jap shpjegime dhe për këtë çështje. Në qoftë se do ta lexoni, ai, Edi Rama bënte një analizë për 100-vjetorin dhe merrte që nga monumenti deri se çfarë as unë s’jam në gjendje dhe ju s’jeni në gjendje të më thoni që në këtë eveniment siç është 100-vjetori do dhe në fund thoshte dhe këtë që thoni dhe ju. Zotërinj pse

habiteni për këtë çështje. Pse habiteni, në çdo parlament demokratik çështja e mocionit është objeksion i opozitës. Pse paragjykohet, shqetësimi dhe ethet janë të Sali Berisha. Pse? Sepse ai mendon se ne mos kemi bërë ndonjë kulisë, ndonjë prapaskenë me partnerin e tij politikë me LSI-në dhe Ilir Meta për të bërë një mocion për Sali Berishën. Nuk është e vërtetë kjo. Nuk është më në rendin e ditës kjo? Jo. Nuk ka një gjë të tillë. Por që të bëj unë mocion po bëj autokritikë para shqiptarëve. Nuk janë krijuar kushtet dhe mundësitë për të bërë mocion për Sali Berishën, sepse po të kisha këto kushte do të bëja çdo javë, çdo ditë dhe çdo muaj mocion. Prisni nga Meta për të pasur një rol më aktiv që të ulë në tavolinë mes Ramës dhe Berishës? Unë pak më parë thash që Meta ka paketën kontrolluese. Dhe versioni i parë është që t’i kërkojë apo kushtëzojë zotit Berisha nëpërmjet kësaj pakete që ka që të ulet Sali Berisha në tryezën e kryetarëve të partive dhe të vendosë për fatin e institucionit të presi-

Jo nuk bëhet fjalë për mocione. Do të jap shpjegime dhe për këtë çështje. Në qoftë se do ta lexoni, ai, Edi Rama bënte një analizë për 100-vjetorin dhe merrte që nga monumenti deri se çfarë as unë s’jam në gjendje dhe ju s’jeni në gjendje të më thoni që në këtë eveniment siç është 100-vjetori do dhe në fund thoshte dhe këtë që thoni dhe ju

dentit dhe jo për emrin e presidentit. Ajo që mund të ndodh me Presidentin mund ti kushtëzoj marrëdhëniet tuaja me LSI-në? Unë ju thash që ne nuk e dëshirojmë që presidenti të zgjidhet me 74 vota. Ne do ta mbështesnim jo vetëm, zotin meta por edhe zotin Berisha nëse do vinte në opsionin tonë dhe ne jemi disponibël për këtë. Ju thoni nëse ndodh e kundërta. Unë nuk do e dëshiroja por mund të ndodh sepse është opsion dhe këtë e ka në dorë Meta dhe Berisha. Po ju keni në dorë marrëdhëniet me Metën, çfarë do bëni nëse ndodh kjo? Unë nuk jam këtu për të deklaruar se ne pas kësaj do kemi ndonjë ndryshim, sepse s’kemi çfarë të ndryshojmë, zoti Meta është në pushtet ne në opozitë. Në qoftë se zoti meta pas kësaj ka lëvizje sigurisht që do vijmë prapë në studio për të dhënë përgjigje. D.m.th dera është e hapur pavarësisht se çfarë ndodh me Presidentin? Unë thashë, në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. Komenti juaj për z. Zaganjori? Unë mund të them se ky president duhet të plotësojë dy kushte e para që të sigurojë pavarësinë e munguar të pushtuar nga pushteti i sotëm, që me vajtjen në atë karrige të presidentit të ri, pushteti i sotëm për-

Ajo që ndodhi në 2007-ën nuk është për t’u përshëndetur... nuk do të dëshiroja që të përsëritej kjo situatë absolutisht jo. Nuk do ta dëshiroja veçanërisht për presidentin në kushtet kur jemi. Unë thashë që për raundin e katërt vota jonë nuk asnjë vlerë

piqet për uzurpimin 100% të tyre. Gjykata Kushtetuese, ka tre vjet që i ka kaluar mandati i tre anëtarëve të Kushtetueses dhe në mënyrë antikushtetuese qëndrojnë aty. Presidenti i ka bërë propozimet dhe në mënyrë antikushtetuese kjo mazhorancë sot e kësaj dite s’i ka kaluar se i pëlqen që ta pushtojë Kushtetuesen 100%, të njëjtën gjë edhe me Gjykatën e Lartë, ashtu sikurse di edhe një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk ishte dakord dhe në mënyrë demonstrative dha dorëheqjen se është kapërcim i Kushtetutës dhe unë nuk kam të drejtë ta kundërshtoj. Është ky argument indirekt kundër Zaganjorit, pasi edhe këtij i ka mbaruar mandati? Nuk dua të debatoj me z. Zaganjori, por meqë ju e përmendët një nga emrat që ka kaluar afatin kushtetues është edhe z. Zaganjori, atëherë mua s’më shqetëson kjo, por fakti që thashë çfarë besueshmërie kam unë tek ky pushtet... Thatë që keni emra, kur të shkoni nëse do të behet takimi me z.Berisha, z.Nano është një nga këta emrat që ju keni, po ose jo. Është një nga kandidaturat që ju keni për t’ia paraqitur si kandidat konsensual për tu marrë me 84 vota, po ose jo? Kur unë shtrova problemin qe ne kërkojmë një proces dhe negociata për të diskutuar edhe emra dhe ju kërkoni se cilën janë emrat dhe unë nuk mund tua them këtu qoftë ky edhe z.Nano unë do tu përgjigjem me një përgjigje ose me një mendim që z.Nano i kam thënë në takimin që ishte me z.Rama. Z.Nano i bëri pikërisht këtë pyetje që ju më bëni mua ju sot z.Rama. Nëse z. Berisha shtron pyetjen dhe thotë z. Nano, ty të mbështet PS-ja, unë i thashë këtë përgjigje. Z. Nano, z.Berisha do t’i thoni, këtë pyetje mos ma bëni mua, këtë pyetje bëja z. Rama kur të ulesh në negociata me të. Pres që z. Berisha të ulet në tavolinë, pres që z. Berisha t’ia shtrojë këtë pyetje z. Rama dhe aty z. Rama do t’ia japë përgjigjen Ç’do bëni në raundin e katërt dhe të pestë, a do merrni pjesë? Ajo që ndodhi në 2007-ën nuk është për t’u përshëndetur... nuk do të dëshiroja që të përsëritej kjo situatë absolutisht jo. Nuk do ta dëshiroja veçanërisht për presidentin në kushtet kur jemi. Unë thashë që për raundin e katërt, që unë nuk e dëshiroj, në ato kushte vota e opozitës pa një zgjidhje dakordësie politike nuk ka asnjë vlerë, kështu që nga pikëpamja taktike mbetet për t’u parë se si do të veprojë opozita në raundin e katërt dhe të pestë. Marrë me shkurtime nga emisioni “Top Story”


E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

5

40 ditë në pritje të dosjes nga Italia Pas vrasjes së Fatmir Ramës, Manjola Prifti nisi një betejë gjyqësore për ndarjen e pasurisë me familjarët e të ndjerit, por këta të fundit kërkuan të bëhej ADN-ja e djalit të Fatmir Ramës, çka më pas solli edhe fitoren e këtij procesi nga 37-vjeçarja.

Manjola Prifti u arrestua katër ditë më parë në Tiranë, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 11 vjet heqje lirie. Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës, 37-vjeçarja do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në ardhjen e dosjes së saj penale nga Italia, procedurë kjo

që zgjat 40 ditë. Pas plotësimit të dokumentacionit prokuroria shqiptare pritet t’i kërkojë gjykatës ekstradimin e Manjola Priftit drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin me 11 vjet burg për akuzën e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.  

Ish-gruaja e Mirit të Xhikes në arrest shtëpie, u dënua me 11 vjet burg në Itali Manjola Prifti ka dalë dje nga Gjykata e Tiranës me një xhup të hedhur në kokë, për të mos u fotografuar. Prokurori kërkoi lirimin e saj nga qelia, për shkak se dosja e trafikut të drogës nuk ka ardhur nga Italia Leonard Bakillari Tiranë Ish-gruaja me të cilën bash-

këjetonte Fatmir Rama, i njohur si “Miri i Xhikes”, nisi dje betejën me drejtësinë, duke u përballur në gjykatë me masën e sigurisë. Manjola Prifti, me profesion avokate u paraqit dje në Gjykatën e Tiranës nën masa të rrepta sigurie dhe tepër e kujdesshme që imazhi i saj të mos shfaqej në media. Ajo është mundur të fiksohet nga kamerat në dalje të gjykatës, gati e maskuar. Me një xhup të zi të hedhur në kokë e me fytyrën gjysmë të fshehur, Manjola Prifti la sallën e gjyqit për t’u dërguar në banesën e saj, ku do të qëndrojë deri në përfundim të procedurave të ekstradimit. Seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj avokates së kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale nisi paraditen e djeshme dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Në fillim të seancës, përfaqësuesi i akuzës tha se Manjola Prifti është arrestuar me

kërkesë të palës italiane, pasi rezulton të jetë dënuar me 11 vjet burg për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas prokurorit, në zbatim të këtij vendimi, në vitin 2003, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Priftin, e cila në vitin 2000 ishte gjykuar në mungesë. Në zbatim të kësaj mase, autoritetet italiane kanë kërkuar arrestimin e të dënuarës me qëllim ekstradimin e saj drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata për dy akuza të rënda. Arrestimi i saj u krye në bazë të kërkesës së drejtësisë italiane, ndërsa prokuroria ende nuk ka në dorë dosjen penale të Manjola Priftit, e cila jetonte e lirë në Shqipëri. Për këtë arsye, përfaqësuesi i akuzës kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke qenë se 37-vjeçarja ka nën kujdestari dy fëmijë, njëri prej të cilëve i mitur. Pas kërkesës së prokurorit reagoi edhe avokati i të arrestuarës, Arben Prifti, i cili kundërshtoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Avokati argumentoi se klientja e tij jeton në Shqipëri, ku ushtron edhe profesionin e avokates. Ajo nuk ka asnjë dijeni mbi dënimin e dhënë nga drejtësia italiane, e cila ka pasur informacion se e dënuara ndodhej në Shqipëri. E megjithatë, sipas avokatit, ajo nuk është njoftuar asnjëherë qoftë për procesin gjyqësor ku u dënua me 11 vjet heqje lirie dhe as për masën e sigurimit që u caktua ndaj saj në vitin 2003. Duke qenë se

prokuroria nuk ka në dorë një dosje të drejtësisë italiane dhe se Manjola Prifti është nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve në moshën 4 vjeç, avokati i saj mbrojtës kërkoi nga gjykata masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Pasi dëgjoi palët, gjykata vendosi të miratojë kërkesën e prokurorit duke lënë në arrest shtëpie Manjola Priftin, e cila njihet si bashkëjetuesja e Fatmir Ramës apo ndryshe “Miri i Xhikes” i vrarë në vitin 2003, në lokalin e tij “Kartodrom 2000” në Tiranë. Emri i Manjola Priftit u shënua në dosjet hetimore pas përgjimeve në Itali për çështje droge ndaj bashkëjetuesit të saj, Fatmir Rama.

Përfaqësuesi i akuzës kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke qenë se 37-vjeçarja ka nën kujdestari dy fëmijë, njëri prej të cilëve i mitur. Pas kërkesës së prokurorit reagoi edhe avokati i të arrestuarës, Arben Prifti, i cili kundërshtoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” Manjola Prifti duke dalë nga gjykata

Ministria e Drejtësisë ndëshkon 7 përmbarues e 5 noterë Një inspektim i realizuar nga Ministria e Drejtësisë ka përfunduar me gjoba për 7 përmbarues privatë dhe heqje licence për dy notere. Vërejtje edhe për 3 kancelarë gjykatash Tiranë Ministria e Drejtësisë ka

ndëshkuar me heq je licence dy notere, ndërsa ka gjobitur shtatë përmbarues privatë, të kapur me shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Pas kontrolleve të ushtruara tek përmbaruesit privatë dhe noterët e disa rretheve, inspektorët kanë vërejtur shkelje të shumta në punën e tyre, duke marrë kështu masat përkatëse nga heq je licence, deri në vërejtje me paralajmërim dhe gjobë. Po ashtu, pjesë e kontrolleve të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë edhe puna e administratës së tri gjykatave, ku gjithashtu janë konstatuar shkelje, duke detyruar ministrinë të marrë masën “vërejtje me paralajmërim” për kancelarët e Gjykatës

së Vlorës, Apelit Vlorë dhe Gjykatës së Kukësit. Ministria sqaron se pas fillimit të procedimit disiplinor për 7 përmbarues gjyqësorë privatë për verifikimin e ankesave mbi procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, u kryen procedurat përkatëse duke konkluduar me gjobë për shtatë përmbarues privatë. “Ministri i Drejtësisë vendosi dhënien e 7 masave disiplinore “gjobë” ndaj 7 përmbaruesve gjyqësorë privatë, që ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës dhe Elbasan”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Masa e gjobës varion nga 30 mijë lekë deri në 50 mijë lekë dhe është caktuar në raport me shkeljet e evidentuara. “Ministri i Drejtësisë ka vlerësuar se lloji i masave të caktuara do të japë efekte edhe në rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të të gjithë sistemit të përmbaruesve gjyqësorë privatë dhe përmirësimin e respektimit të të drejtave dhe interesave të ligjshme të palëve në proces ekzekutimi. Gjithashtu, në caktimin e masës konkrete është mbajtur në konsideratë fakti që sistemi i përmbarimit gjyqësor privat është në fillimet e ve-

Përmbaruesit e gjobitur 1. 2. 3. 4. 5. 6. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi

ta dhe rrjedhimisht dhënia e masave ekstreme ndaj përmbaruesve mund të dobësojë këtë sistem”, - thuhet në deklaratën e ministrisë. Ministria e Drejtësisë ka inspektuar 45 zyra të përmbarimit gjyqësor privat për mënyrën se si përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve. Pas përgatitjes së raportit të inspektimit, i ka kërkuar Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Gjyqësorë Privatë shqyrtimin e shkeljeve disiplinore për 14 përmbarues gjyqësorë privatë. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për inspektimin e noterëve, ku janë

kontrolluar të paktën 7 zyra noteriale në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër dhe Laç. “Në përfundim, ministri i Drejtësisë ka vendosur heqjen e licencave për dy notere të njësive vendore Lezhë dhe Devoll, të cilët janë Zana Dema dhe Alketa Mullai. Janë ende në proces rezultatet e 4 inspektimeve të tjera, midis të cilave inspektimi i fundit ka pasur si objekt verifikimin e kushteve të zyrave të noterëve për zbatimin e reformës “One Stop Shop” në tjetërsimin e pasurive të paluajtshme”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë. L.Bakillari

7.

Julian Ahmeti (Shoqëria përmbarimore “E.P.S.A” ) Gelas Yzo ( Shoqëria përmbarimore “E.P.S.A”) Arben Meskuti ( Shoqëria përmbarimore “Z.I.G”) Arben Matani Gentian Strati Luan Hoti (Shoqëria përmbarimore “Hoti Bailiff Service”) Halit Cani

Heqje licence Notere Zana Dema Notere Alketa Mullai Vërejtje me paralajmërim Noter Robert Koli Notere Shpresa Gjoci Noter Islam Hysolli


6

MAPO

e PREMTE, 1 QERSHOR 2012 www.mapo.al

kronikë

E mitura denoncon gardistin: Më bëri prostitutë Policia e Tiranës prangosi një 25-vjeçar, me detyrë efektiv në Gardën e Republikës, i cili dyshohet për shfrytëzimin e një vajze të mitur për qëllime prostitucioni. Policia bëri të ditur se shtetasi Ilirjon Gjoni u ndalua pas

depozitimit të një kallëzimi penal nga një shtetaseje 15-vjeçare, e cila pretendon se për një periudhë 5-mujore është shfrytëzuar për prostitucion. Sipas policisë, dyshohet se 25-vjeçari Ilirjon Gjoni ka pasur një histori

Orest Tabako

dashurie me 15-vjeçaren dhe më pas dyshohet se e ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele në Tiranë. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Armando Cakaj

Devis Lushnjari

Trafikuan 232 kg hashash në Gjermani, pranga përmbaruesit dhe dy miqve Operacioni në tri qytete “Magnum-Al” çon në pranga Devis Lushnjarin, Armando Cakajn dhe Orest Tabakon. Akuzohen se dërguan një sasi të madhe drejt Gjermanisë, ndërsa u zbuluan nga telefoni i pritësit të drogës Habjon Hasani

Tiranë Droga e kapur në Gjermani

dy vite më parë ka çuar në pranga një përmbarues privat dhe dy persona të tjerë, të kërkuar nga policia gjermane. Operacioni për ndalimin e tre shqiptarëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge u shtri në Tiranë, Lushnjë dhe Kukës, qytete këto ku u arrestuan tre të im-

plikuarit. Burime zyrtare nga policia thanë se operacioni “Magnum-Al” ekzekutoi urdhër-arrestet për Devis Lushnjarin, 36 vjeç, me detyrë përmbarues privat, Armando Cakajn, 37 vjeç dhe Orest Tabakon, 32 vjeç. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer trafikimin e 232 kilogramëve lëndë narkotike në drejtim të Gjermanisë. Mësohet se më 10 mars të vitit 2010, nga policia gjermane është sekuestruar një ngarkesë prej rreth 232 kilogramësh marijuanë në kamionin me targa TR 0813 T dhe TR 1914 S, ku u arrestua shqiptari Kletian Kola. Nga ana e policisë thuhet se Kola ka bashkëpunuar për trafikimin e lëndës narkotike me Lushnjarin, Cakajn dhe Tabakon. Pasi kanë marrë informacionin nga hetuesit gjermanë, pala shqiptare ka nisur hetimet për bashkëpunëtorët e

Kolës në Shqipëri dhe hetimet disamujore zbuluan se dërguesit e sasisë së kanabisit në vitin 2010 ishin tre miqtë e “pritësit”, të cilët u arrestuan ditën e djeshme. Në të vërtetë, emrat e tre shqiptarëve të akuzuar për trafik ndërkombëtar hashashi janë gjendur në telefonin e Kletian Kolës, pas arrestimit të tij në vitin 2010. Burimet nga policia bënë të ditur se përveç Kolës, në Gjermani dy vite më parë janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë që ishin shoferë të kamionëve në të cilët transportohej kanabisi. Kola ishte pritësi i mallit në Hamburg të Gjermanisë. Hetimet në Shqipëri kanë zbuluar se dy të arrestuarit e djeshëm, Armando Cakaj dhe Devis Lushnjari kishin një aktivitet të rregullt dhe përpiqeshin të binin sa më pak në sy. Ata shpesh angazhoheshin me punë në Tiranë, madje

2

Armë u sekuestruan gjatë operacionit “Magnum-Al”, i shtrirë njëkohësisht në 3 qytete. Policia sekuestroi një pistoletë dhe 1 shotgun

232

Kilogramë hashash u sekuestruan brenda dy kamionëve në Gjermani në vitin 2010. Policia gjermane arrestoi pritësin Kletian Kola, ndërsa u identifikuan 3 dërguesit e drogës

Konflikti për pronën, plagos me çifte ndërtuesin Biznesmeni Avni Nika është plagosur pas një konflikti pronësie me Aqif Zgurrën. Dëshmia në polici: Më mori tokën e s’më dha apartament Një konflikt për pronën ka shkaktuar plagosjen e një personi pranë ‘Parkut të Autobusëve” në Tiranë. Avni Nika është plagosur me çifte, ndërsa policia ka shoqëruar si autor shtetasin Aqif Zgurra. Persona të rastësishëm dërguan të plagosurin me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i plagosjes të ketë qenë një konflikt pronësie mes dy shtetasve. Policia dyshon paraprakisht se autori Zgurra ka qenë pronar i truallit, ku i plagosuri Avni Lika kishte

ndërtuar pallatin dhe dy shtetasit kishin mosmarrëveshje për kompensimin e truallit me sipërfaqe banimi. I arrestuari pretendonte se ndërtuesi e ka mashtruar atë, kur ka lidhur kontratën që përcaktonte hapësirat që do përfitonte pronari i truallit dhe konflikti mes tyre ka agravuar prej gjashtë muajsh, ndërsa ka kulmuar paraditen e

I arrestuari pretendonte se ndërtuesi e ka mashtruar atë, kur ka lidhur kontratën që përcaktonte hapësirat

djeshme, kur Zgurra ka plagosur ndërtuesin Lika. Pas plagosjes, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Tiranës, e cila i ka vënë prangat autorit të plagosjes, por ky i fundit ka pranuar të shpjegojë të gjitha rrethanat që e shtynë të kryente plagosjen. “E qëllova me çifte, sepse nuk më dha hyrje në pallat për truallin që i dhashë. Ne kishim nënshkruar një kontratë, por ai nuk e respektoi”, - ka pretenduar Zgurra para oficerëve të policisë. Ai është arrestuar me akuzën e “tentativës së vrasjes”, ndërsa pritet edhe marrja në pyetje e ndërtuesit për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Burimet nga Spitali Ushtarak bëjnë me dije se Avni Nika është dëmtuar nga saçmat e çiftes, por gjendja e tij ndodhet nën kontrollin e mjekëve. Konfliktet e pronësisë kanë shkaktuar mjaft konflikte të armatosura, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetet e tjera të vendit.

Lushnjari punonte në një kompani private përmbarimi. Kapja e tre trafikantëve u bë pasi ndaj tyre ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armë zjarri, përkatësisht 1 pistoletë dhe 1 shotgan; 2500 euro dhe 1 700 000 lekë të reja, dy makina si dhe 5 telefona celularë. Ndaj të ndaluarve të akuzuar për “trafikim të lëndëve narkotike” materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime nga policia i thanë mbrëmë “MAPO”-s se operacioni “Magnum-Al” u realizua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet gjermane. Ndaj edhe hetimi i mëtejshëm dhe gjykimi i tre personave të akuzuar për trafikim ndërkombëtar të 232 kilogramëve hashash pritet të bëhet në Shqipëri.

itali

Pranga shpërndarësve shqiptarë Tre shqiptarë të moshës 25, 26 dhe 27-vjeçare u vunë në prangat e policisë në Pesaro të Italisë të akuzuar si anëtarë të një rrjeti për trafikimin dhe tregtinë e lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u bë në rivierën e Pesaros, ku u zbuluan nga policia teksa shpërndanin drogë, ndërsa po i jepnin disa doza një të riu. Pas sinjalizimit të policisë tre shqiptarët tentuan arratinë me makinën e tyre, por pas një ndjekjeje të shkurtër ata u arrestuan. Gjatë kontrollit në apartamentin e tyre u gjet 800 gram kokainë e cilësisë së pastër, e cila sipas policisë kap vlerën e 80 mijë eurove, dy peshore elektronike si dhe pajisje për paketimin e lëndës. Ndër të tjera në banesën e tyre u gjet edhe një listë me emrat e klientëve si dhe sasia e drogës që ata kishin blerë, një mënyrë kjo për të bërë llogaritë mes tyre.


E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

Sarandë, vret gruan e dytë e më pas veten Ismail Leli ka qëlluar me armë mbi të shoqen, pas një konflikti banal me të. Lajmëron policinë e më pas vret veten me të njëjtën armë Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur Sarandën mëngjesin e djeshëm, ku një çift të moshuarish janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Berdenesh, rreth 4 kilometra larg Sarandës, ku pas hetimeve paraprake rezultoi se Ismail Leli, 65 vjeç, ka vrarë me armë zjarri të shoqen, Thëllëza Leli dhe më pas ka vrarë

veten. Dy bashkëshortët jetonin vetëm me njëri-tjetrin në shtëpinë e tyre në fshat, pasi nga martesa e tyre e vonë nuk kishin fëmijë. Por burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë njoftuar nga Ismail Leli për konfliktin e përgjakshëm në familje. “65 vjeçari telefonoi në sallën operative dhe njoftoi se kishte vrarë gruan e tij. Kur mbërritëm në shtëpinë e tyre në fshatin Berdenesh, ai kishte qëlluar veten me të njëjtën armë që qëlloi bashkëshorten e tij”, - thanë burime të policisë lokale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për krimin e rëndë ka qenë një sherr për motive banale mes dy

bashkëshortëve, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme policia e Sarandës ka marrë në pyetje të afërmit e çiftit për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Të parët që kanë hyrë në shtëpinë e çiftit Leli kanë qenë fqinjët, të cilët janë trembur nga të shtënat me armë. Ata kanë gjetur ende në jetë Ismail Lelin, të cilin e kanë nisur drejt spitalit, por ai nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Bashkëshortët kishin 15 vjet që ishin të martuar, të dy në martesë të dytë, ndërsa nuk kishin fëmijë. Thëllëza Leli kishte tre fëmijë nga martesa e saj e parë, të cilët nuk jetonin me të.  

Korrupsioni me kolaudimin, burg për 9 punonjësit

Vendi ku u vra 44-vjeçari nga Kosova, Skënder Spahia

Ekzekutimi i kosovarit, e shoqja: Na zunë pritë poshtë pallatit në plazh Skënder Spahia, 44-vjeçari nga Kosova është vrarë me 4 plumba poshtë shtëpisë së tij në plazh, në sytë e bashkëshortes. Dëshmia e gruas bullgare në polici: Nuk i fiksova fytyrat e tyre, pasi ishte natë Durrës Një 44-vjeçar nga Kosova

është ekzekutuar në sytë e bashkëshortes në orët e para të mëngjesit të djeshëm në plazhin e Durrësit. Krimi ndodhi në hyrje të një pallati në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku viktima sapo kishte zbritur nga makina e tij. Viktima është 44-vjeçari Skënder Spahia, ndërsa e gjithë skena është parë nga bashkëshortja e tij, e cila ndodhej e ulur në sediljen e parë të makinës “Citroen” me targa AA 635 CG. “Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Im shoq u qëllua nga dy persona”, ka thënë ajo, ende e tronditur në policinë e Durrësit. Në dëshminë e saj, gruaja e viktimës me iniciale D. B, 34 vjeçe, me shtetësi bullgare, ka pohuar se në momentin që ata po zbrisnin nga makina, ka parë dy persona që u zunë pritë. “Ishin fare pranë makinës. Njëri prej tyre ka hapur zjarr menjëherë, sapo Skënderi doli nga makina”, - ka shtuar ajo në dëshminë e parë për grupin e hetimit. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, çka e kanë detyruar atë të

struket në makinë deri në përfundim të plumbave, ndërsa errësira i ka penguar pamjen e plotë të fytyrave të atentatorëve. Më pas, 34-vjeçarja ka shtuar për policinë se ka qenë e tronditur dhe nuk ka mundur të fiksojë fytyrat e tyre, por as makinën me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes. Pasi ka parë të shtrirë bashkëshortin e saj, gruaja ka lajmëruar policinë e Durrësit, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të identifikuar autorët. Ekspertët e hetimit kanë pohuar se në trupin e viktimës janë evidentuar katër plumba, po ashtu dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, çka përforcon dyshimet që vrasja është kryer nga ekspertë të kësaj fushe, ndoshta vrasës me pagesë, të cilët kanë arritur të shënjestrojnë në

Ekspertët e hetimit kanë pohuar se në trupin e viktimës janë evidentuar katër plumba, po ashtu dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, çka përforcon dyshimet që vrasja është kryer nga ekspertë të kësaj fushe

një mënyrë precize viktimën. Një tjetër fakt që të lë të dyshosh se mbas krimit fshihen profesionistë është mungesa e provave në vendin e ngjarjes, ku përveç gëzhojave nuk është gjetur asgjë tjetër. Në policinë e Durrësit janë shoqëruar disa persona si dëshmitarë në vendngjarje, por asnjë prej tyre nuk është shpallur si i dyshuar për vrasjen. Mësohet se çifti Spahia prej kohësh kishte në pronësi të tyre një hyrje në katin e tretë të një pallati te “Shkëmbi i Kavajës”, të cilën e përdornin gjatë periudhës verore për të kaluar pushimet. Bëhet e ditur se dy bashkëshortët kanë darkuar në një restorant jo shumë larg banesës së tyre dhe sapo ka kaluar mesnata janë kthyer në shtëpi, ku edhe ka ndodhur atentati. Paraprakisht nuk bëhet i ditur ndonjë konflikt i lindur gjatë darkës. Lidhur me pistat, policia pohon se po hetohet në drejtim të aktivitetit të mëparshëm të 44-vjeçarit Skënder Spahia, për të cilin është kërkuar dosja nga Kosova, ndërsa nuk përjashtohet as pista e ndonjë konflikti të çastit, apo dhe ajo e hakmarrjes. Nga hetimet e deritanishme rezulton që 44-vjeçari nuk është person me precedentë penalë, të paktën në vendin tonë, ndërsa priten dhe të dhënat e sakta nga Kosova. Po vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Elitjona Doko

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 9 punonjësit e Kontrollit Teknik të automjeteve në Shkozet të Durrësit, edhe pse të arrestuarit i kanë mohuar akuzat. Tre inxhinierët mekanikë pranë Kolaudimit, Albert Saraçi, 24 vjeç, Lipion Goci, 24 vjeç dhe Artur Xhepmeta, 28 vjeç, kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke pretenduar që pozicioni i tyre i punës nuk favorizon kryerjen e korrupsionit pasiv, por prokuroria ka paraqitur si prova përgjimet telefonike. Po ashtu janë lënë në burg dhe pesë punonjësit e agjencive private të sigurimit të automjeteve, Ilir Nelaj, Idriz Hoxha, Indrit dhe Henri Dervishi dhe Arben Ndreka, të cilët nga provat e mbledhura nga Prokuroria dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik, rezulton se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të përfituar shuma parash në mënyrë të paligjshme nëpërmjet falsifikimit të

dokumenteve. Edhe këta të pestë nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke pohuar në sallën e gjyqit se janë të pafajshëm, ndërsa togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e tri ditëve më parë. Në burg është lënë edhe Eugen Gjyzeli, 39 vjeç, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas organit të akuzës, implikimin e tij e vërtetojnë përgjimet telefonike, të cilat tregojnë se ai ka përfituar ryshfet. Për personin e dhjetë të arrestuar, Bruno Shazivarin, pritet që masa e arrestit të jepet në ditët e ardhshme, pasi është arrestuar me iniciativë të policisë dhe jo me vendim gjykate. Personat e mësipërm akuzohen se kryenin kolaudime fiktive të makinave, duke përfituar shuma të ndryshme parash, ndërsa përgjimet zbuluan paralelisht një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit. E.Doko

Zyrtarët e kualidimit në gjykatë

Sekuestrohen 10 kg marijuanë në autobusin Tiranë-Athinë Policia e Gjirokastrës ka goditur sërish një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë me autobus udhëtarësh. Sipas burimeve zyrtare, antidroga e Gjirokastrës ka zbuluar dhe sekuestruar në autobusin e udhëtarëve të linjës Tiranë-Athinë rreth 10 kilogramë marijuanë. “Sasia e lëndës narkotike është gjetur në autobus gjatë një kontrolli që ne ushtruam

në hyrje të qytetit të Gjirokastrës”, - thonë burimet policore. Gjatë mbledhjes së provave materiale grupi hetimor konstatoi se sasia e lëndës narkotike i përkiste një personi nga qyteti i Vlorës. “Dyshojmë se ai, pasi ka udhëtuar si pasagjer, në afërsi të Gjirokastrës ka zbritur nga autobusi duke lënë në të çantën me lëndë narkotike”, - thonë burimet policore.  Bledar Shehu


E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

Sarandë, vret gruan e dytë e më pas veten Ismail Leli ka qëlluar me armë mbi të shoqen, pas një konflikti banal me të. Lajmëron policinë e më pas vret veten me të njëjtën armë Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur Sarandën mëngjesin e djeshëm, ku një çift të moshuarish janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Berdenesh, rreth 4 kilometra larg Sarandës, ku pas hetimeve paraprake rezultoi se Ismail Leli, 65 vjeç, ka vrarë me armë zjarri të shoqen, Thëllëza Leli dhe më pas ka vrarë

veten. Dy bashkëshortët jetonin vetëm me njëri-tjetrin në shtëpinë e tyre në fshat, pasi nga martesa e tyre e vonë nuk kishin fëmijë. Por burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë njoftuar nga Ismail Leli për konfliktin e përgjakshëm në familje. “65 vjeçari telefonoi në sallën operative dhe njoftoi se kishte vrarë gruan e tij. Kur mbërritëm në shtëpinë e tyre në fshatin Berdenesh, ai kishte qëlluar veten me të njëjtën armë që qëlloi bashkëshorten e tij”, - thanë burime të policisë lokale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për krimin e rëndë ka qenë një sherr për motive banale mes dy

bashkëshortëve, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme policia e Sarandës ka marrë në pyetje të afërmit e çiftit për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Të parët që kanë hyrë në shtëpinë e çiftit Leli kanë qenë fqinjët, të cilët janë trembur nga të shtënat me armë. Ata kanë gjetur ende në jetë Ismail Lelin, të cilin e kanë nisur drejt spitalit, por ai nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Bashkëshortët kishin 15 vjet që ishin të martuar, të dy në martesë të dytë, ndërsa nuk kishin fëmijë. Thëllëza Leli kishte tre fëmijë nga martesa e saj e parë, të cilët nuk jetonin me të.  

Korrupsioni me kolaudimin, burg për 9 punonjësit

Vendi ku u vra 44-vjeçari nga Kosova, Skënder Spahia

Ekzekutimi i kosovarit, e shoqja: Na zunë pritë poshtë pallatit në plazh Skënder Spahia, 44-vjeçari nga Kosova është vrarë me 4 plumba poshtë shtëpisë së tij në plazh, në sytë e bashkëshortes. Dëshmia e gruas bullgare në polici: Nuk i fiksova fytyrat e tyre, pasi ishte natë Durrës Një 44-vjeçar nga Kosova

është ekzekutuar në sytë e bashkëshortes në orët e para të mëngjesit të djeshëm në plazhin e Durrësit. Krimi ndodhi në hyrje të një pallati në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku viktima sapo kishte zbritur nga makina e tij. Viktima është 44-vjeçari Skënder Spahia, ndërsa e gjithë skena është parë nga bashkëshortja e tij, e cila ndodhej e ulur në sediljen e parë të makinës “Citroen” me targa AA 635 CG. “Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Im shoq u qëllua nga dy persona”, ka thënë ajo, ende e tronditur në policinë e Durrësit. Në dëshminë e saj, gruaja e viktimës me iniciale D. B, 34 vjeçe, me shtetësi bullgare, ka pohuar se në momentin që ata po zbrisnin nga makina, ka parë dy persona që u zunë pritë. “Ishin fare pranë makinës. Njëri prej tyre ka hapur zjarr menjëherë, sapo Skënderi doli nga makina”, - ka shtuar ajo në dëshminë e parë për grupin e hetimit. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, çka e kanë detyruar atë të

struket në makinë deri në përfundim të plumbave, ndërsa errësira i ka penguar pamjen e plotë të fytyrave të atentatorëve. Më pas, 34-vjeçarja ka shtuar për policinë se ka qenë e tronditur dhe nuk ka mundur të fiksojë fytyrat e tyre, por as makinën me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes. Pasi ka parë të shtrirë bashkëshortin e saj, gruaja ka lajmëruar policinë e Durrësit, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të identifikuar autorët. Ekspertët e hetimit kanë pohuar se në trupin e viktimës janë evidentuar katër plumba, po ashtu dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, çka përforcon dyshimet që vrasja është kryer nga ekspertë të kësaj fushe, ndoshta vrasës me pagesë, të cilët kanë arritur të shënjestrojnë në

Ekspertët e hetimit kanë pohuar se në trupin e viktimës janë evidentuar katër plumba, po ashtu dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, çka përforcon dyshimet që vrasja është kryer nga ekspertë të kësaj fushe

një mënyrë precize viktimën. Një tjetër fakt që të lë të dyshosh se mbas krimit fshihen profesionistë është mungesa e provave në vendin e ngjarjes, ku përveç gëzhojave nuk është gjetur asgjë tjetër. Në policinë e Durrësit janë shoqëruar disa persona si dëshmitarë në vendngjarje, por asnjë prej tyre nuk është shpallur si i dyshuar për vrasjen. Mësohet se çifti Spahia prej kohësh kishte në pronësi të tyre një hyrje në katin e tretë të një pallati te “Shkëmbi i Kavajës”, të cilën e përdornin gjatë periudhës verore për të kaluar pushimet. Bëhet e ditur se dy bashkëshortët kanë darkuar në një restorant jo shumë larg banesës së tyre dhe sapo ka kaluar mesnata janë kthyer në shtëpi, ku edhe ka ndodhur atentati. Paraprakisht nuk bëhet i ditur ndonjë konflikt i lindur gjatë darkës. Lidhur me pistat, policia pohon se po hetohet në drejtim të aktivitetit të mëparshëm të 44-vjeçarit Skënder Spahia, për të cilin është kërkuar dosja nga Kosova, ndërsa nuk përjashtohet as pista e ndonjë konflikti të çastit, apo dhe ajo e hakmarrjes. Nga hetimet e deritanishme rezulton që 44-vjeçari nuk është person me precedentë penalë, të paktën në vendin tonë, ndërsa priten dhe të dhënat e sakta nga Kosova. Po vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Elitjona Doko

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 9 punonjësit e Kontrollit Teknik të automjeteve në Shkozet të Durrësit, edhe pse të arrestuarit i kanë mohuar akuzat. Tre inxhinierët mekanikë pranë Kolaudimit, Albert Saraçi, 24 vjeç, Lipion Goci, 24 vjeç dhe Artur Xhepmeta, 28 vjeç, kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke pretenduar që pozicioni i tyre i punës nuk favorizon kryerjen e korrupsionit pasiv, por prokuroria ka paraqitur si prova përgjimet telefonike. Po ashtu janë lënë në burg dhe pesë punonjësit e agjencive private të sigurimit të automjeteve, Ilir Nelaj, Idriz Hoxha, Indrit dhe Henri Dervishi dhe Arben Ndreka, të cilët nga provat e mbledhura nga Prokuroria dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik, rezulton se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të përfituar shuma parash në mënyrë të paligjshme nëpërmjet falsifikimit të

dokumenteve. Edhe këta të pestë nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke pohuar në sallën e gjyqit se janë të pafajshëm, ndërsa togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e tri ditëve më parë. Në burg është lënë edhe Eugen Gjyzeli, 39 vjeç, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas organit të akuzës, implikimin e tij e vërtetojnë përgjimet telefonike, të cilat tregojnë se ai ka përfituar ryshfet. Për personin e dhjetë të arrestuar, Bruno Shazivarin, pritet që masa e arrestit të jepet në ditët e ardhshme, pasi është arrestuar me iniciativë të policisë dhe jo me vendim gjykate. Personat e mësipërm akuzohen se kryenin kolaudime fiktive të makinave, duke përfituar shuma të ndryshme parash, ndërsa përgjimet zbuluan paralelisht një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit. E.Doko

Zyrtarët e kualidimit në gjykatë

Sekuestrohen 10 kg marijuanë në autobusin Tiranë-Athinë Policia e Gjirokastrës ka goditur sërish një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë me autobus udhëtarësh. Sipas burimeve zyrtare, antidroga e Gjirokastrës ka zbuluar dhe sekuestruar në autobusin e udhëtarëve të linjës Tiranë-Athinë rreth 10 kilogramë marijuanë. “Sasia e lëndës narkotike është gjetur në autobus gjatë një kontrolli që ne ushtruam

në hyrje të qytetit të Gjirokastrës”, - thonë burimet policore. Gjatë mbledhjes së provave materiale grupi hetimor konstatoi se sasia e lëndës narkotike i përkiste një personi nga qyteti i Vlorës. “Dyshojmë se ai, pasi ka udhëtuar si pasagjer, në afërsi të Gjirokastrës ka zbritur nga autobusi duke lënë në të çantën me lëndë narkotike”, - thonë burimet policore.  Bledar Shehu


8

MAPO

e PREMTE, 1 QERSHOR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Ksamil, nis regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme Në vijim të ndërtimit të sistemit të ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njoftoi dje se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive për Zonën Kadastrale Nr. 2297, Ksamil të rrethit të Sarandës. Ky afishim bëhet respektivisht në

territorin e Zonës Kadastrale Nr. 2297, saktësisht në adresën, Kompleksi “Ilir Goxhaj”, rruga Ksamil-Sarandë, përballë sheshit “Konti Ugolini” Ksamil, Sarandë. Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale

mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 2297, janë të ftuar të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.

BB: Kriza, reformat për biznesin në plan të parë Kriza shpalosi dobësi që kërkojnë reforma të thella strukturore. Në përgjigje ndaj këtyre sfidave, një ndër shtyllat kryesore të strategjisë së Bankës Botërore në takimin e djeshëm të Vjenës është mbështetja për reformat, për të përmirësuar klimën e biznesit Blerina Hoxha

Në këto kohë të vështira krize ekonomike, Banka Botërore u ka rekomanduar shtatë vendeve të rajonit të Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria, që të vënë në themel të reformave strukturore përmirësimin e klimës së biznesit. Për këtë qëllim, ministra dhe zyrtarë të lartë nga shtatë vende të Europës Juglindore dhe Moldavisë, pjesëmarrës të pro-

gramit “Rruga drejt Europës – Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Forcimit Institucional”, u mblodhën dje në Vjenë. Në këto kohë të vështira ku qeveritë janë me borxhe të larta, mungesë rendimenti të ardhurash dhe papunësi të lartë, vëmendja duhet të përqendrohet te sektori privat dhe biznesi, si promotorët kryesorë të mbështetjes së ekon o m i s ë , r e ko m a n do n B a n k a Botërore. Zv/presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Philippe Le Houerou pranoi se kriza aktuale i ka lënë vendet e Europës dhe të Azisë Qendrore me nivele më të larta të borxhit publik, me sektorë financiarë të dobësuar dhe me nivele historikisht të larta papunësie. Kriza shpalosi dobësi që kërkojnë reforma të thella strukturore. Në përgjigje ndaj këtyre sfidave, një ndër shtyllat kryesore të strategjisë së Bankës Botërore është mbështetja për reformat për të përmirësuar konkurrueshmërinë. Min-

istrat dhe zyrtarët e lartë, si pjesë të përpjekjeve të tyre për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për t’u integruar më pranë me BE-në, pjesa më e madhe e vendeve pjesëmarrëse në program kanë miratuar ligje të reja kontabiliteti. Banka Botërore përmendi si rezultate të takimit se vendet po forcojnë sistemet e tyre arsimore, si dhe po rrisin kapacitetet e profesionit të kontabilitetit. Disa vende po lëvizin drejt fazës pasardhëse të reformës, duke krijuar sisteme të mbikëqyrjes publike dhe të kontrollit të cilësisë, të nevojshme për të siguruar zbatimin e rregullave të kontabilitetit në praktikë në mënyrë konsistente dhe të besueshme. Ministrat dhe zyrtarët e lartë diskutuan sesi raportimi financiar i përmirësuar ndihmon në uljen e barrierave të biznesit për investime, në veçanti për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEtë), duke ndihmuar kështu në nxitjen e konkurrencës dhe të rritjes ekonomike.

Banka Botërore u ka rekomanduar shtatë vendeve të rajonit të Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria, që të vënë në themel të reformave strukturore përmirësimin e klimës së biznesit

Drejtoresha e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky

Aksioni për lidhjet e paligjshme të energjisë, CEZ nis me Fushë-Krujën CEZ-Shpërndarje është duke ndërmarrë disa masa për të mbrojtur rrjetin e shpërndarjes nga dëmtimet e mëtejshme në zonën e Fushë-Krujës. Këto masa përfshijnë shkëputjen nga rrjeti i shpërndarjes së energjisë të lidhjeve të paligjshme CEZ-Shpërndarje njoftoi dje se është e angazhuar për furnizimin e sigurt dhe të pandërprerë me energji për konsumatorët e rregullt dhe ka nisur zbatimin e një plani masash për këtë qëllim ndaj klientëve që nuk e paguajnë faturën e energjisë. Për shkak të situatës së rënduar nga lidhjet e palig jshme në rrjet, të cilat përveçse dëmtojnë financat e kompanisë, dëmtojnë edhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë, CEZShpërndarje është duke ndërmarrë disa masa për të mbrojtur rrjetin e shpërndarjes nga dëmtimet e mëtejshme në zonën e Fushë-Krujës. Këto masa përfshijnë shkëputjen nga rrjeti i shpërndarjes së energjisë të lidhjeve të paligjshme, ndërprerjen e furnizimit me energji të debitorëve, si dhe rikthimin e rrjetit në gjendjen e tij normale. Zona në fjalë rezulton debitore në masën mbi 90% dhe ka një numër shumë të lartë të lidhjeve të paligjshme, nëpërmjet të cilave vidhet energjia, çka ka shkaktuar humbje në

CEZ-Shpërndarje ka marrë të gjitha masat për të furnizuar me energji institucione të rëndësishme, si spitali dhe burgu i qytetit, dhe po punon intensivisht për furnizimin me energji të klientëve të rregullt.

masën 70%, duke çuar kështu humbjet totale në masën 98% të energjisë që përçohet në zonë. Duke marrë parasysh këto rrethana, shkëputja e energjisë për lidhjet e paligjshme dhe ndërprerja e saj për debitorët, janë e vetmja mundësi kundër fenomenit negativ të vjedhjeve në rrjet. CEZ-Shpërndarje ka marrë të gjitha masat për të furnizuar me energji institucione të rëndësishme, si spitali dhe burgu i qytetit, dhe po punon intensivisht për furnizimin me energji të klientëve të rregullt. Mbrojtja e rr-

jetit furnizues, një nga garantuesit kryesorë të furnizimit cilësor me energji të klientëve të rregullt të CEZ-Shpërndarjes po bëhet gjithmonë e më e vështirë, sepse persona abuzivë që preken direkt nga kjo nismë e fundit janë duke ndërhyrë në rrjet duke tentuar për t’u rilidhur sërish në mënyrë të paligjshme dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në linjat e tensionit të mesëm. Nisur nga kjo, CEZ-Shpërndarje kërkon ndihmën e instancave përkatëse lokale, në mënyrë që të sigurojë

vazhdimësinë e furnizimit të rregullt të klientëve jodebitorë. Gjithashtu, CEZ-Shpërndarje i bën thirrje të gjithë klientëve në zonën e Fushë-Krujës të mos bëjnë ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike. Ndërhyrjet në rrjetin e furnizimit dhe vjedhja e energjisë elektrike jo vetëm që dëmtojnë në mënyrë të konsiderueshme rrjetin dhe cilësinë e furnizimit, por janë të dënueshme me ligj dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Vjedhjet në rrjet dhe mospagimi i faturës së energjisë janë fenomene

që dëmtojnë jo vetëm CEZShpërndarjen, por edhe klientin e rregullt. CEZ-Shpërndarje është e angazhuar për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor klientëve të saj të rregullt, të cilët paguajnë për energjinë që konsumojnë. Për lehtësimin e pagesave të prapambetura, CEZ-Shpërndarje vë në dispozicion të klientëve të saj skemën lehtësuese për pagesë të detyrimeve me këste, nëpërmjet së cilës debitorët kanë mundësinë më të mirë për të shlyer borxhet kundrejt kompanisë dhe të sigurojnë rilidhjen për furnizimin me energji. Ju lutemi të na informoni mbi mundësinë tuaj për t’u informuar apo takuar personat përgjegjës, si dhe të na kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi.


ekonomi

e PREMTE, 1 QERSHOR 2012 www.mapo.al

9

MAPO

Shehu: Ndërhyrja në buxhet, peng i privatizimeve Deputeti demokrat, anëtar i komisionit kuvendor për Ekonominë dhe Financat, Sherefedin Shehu gjykon se janë privatizimet e mbetura pezull ato që po pengojnë ndërhyrjen në buxhet. “Privatizimet po mbajnë peng qeverinë për shifrën se sa do të shkurtojë buxhetin. Të dhënat paraprake për reduktimin e buxhetit flasin për një vlerë afërsisht 9 miliardë lekë, por Ministria e Financave

është duke pritur edhe privatizimin e 4 HEC-eve në fillim të qershorit dhe më pas do të vendosë për shifrën e saktë. Investimet publike janë mes sektorëve që mund të preken më shumë”, - thotë Shehu. Dy ditë më parë ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se qeveria do të rishikojë buxhetin në korrik, pasi vendi ynë nuk vepron i vetëm në treg, por funksionon në një treg global të lirë që do të thotë se

është i ndikueshëm nga gjithçka ndodh rreth tij. Në këtë mënyrë, financat janë duke pritur të dhënat e buxhetit faktik për 5-mujorin që të vendosin në bazë të tyre për ndërhyrjet e mundshme. Qeveria miratoi për 2012-ën një buxhet të konsideruar të fryrë nga opozita, i cili kishte vlerën e 397 miliardë lekëve, ndërkohë që parashikohej një rritje ekonomike prej 4.3%.

Cefa-Kuvendit: Avokati i Popullit gënjen për pronat

Guvenatori i BSH, Ardian Fullani

Vendimi

Parandalimi i falimentit, BSH bën gati bankën e “Shpëtimit” Pavarësisht gjendjes së mirë të sistemit bankar në vend, Banka e Shqipërisë i ka paraprirë një falimenti të mundshëm. Këshilli i Mbikëqyrjes ka miratuar mënyrën se si do të funksionojë banka urë, në rast se ndonjë bankë ka probleme të ekzistencës Sabina Veizaj

Krijohet “Banka e Shpëtimit”. Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloren “Për krijimin, licencimin dhe funksionimin e bankës urë, që ndryshe njihet si banka e shpëtimit në rast të falimentit të ndonjë banke. Përmes krijimit të “Bankës Urë”, Banka Qendrore parandalon çdo infektim të mundshëm nga kriza greke dhe e vendeve të tjera të rajonit e Europës të sistemit tonë bankar. BSH ka vendosur të ngrejë ‘bankën urë’ për të shërbyer si mjet shpëtimi për bankat me probleme në vend, pra për ato banka që do të përballen me situata të vështira likuiditeti ose mungese të aftësisë paguese, si dhe nëse nuk realizojnë në vazhdimësi një përmirësim në burimet e tyre financiare. Banka urë si shoqëri aksionere, duhet të plotësojë disa kritere për të vepruar në sistemin bankar. Sipas rregullores së BSH-së, banka urë duhet të ketë një kapital të nevojshëm dhe kostot e tjera për

të vepruar si bankë urë nuk duhet të tejkalojnë shumën e kostove që parashikohen në rastet e vendosjes së bankës në kujdestari. Gjithashtu, duhet të garantojë vazhdimin e veprimtarive të bankës me probleme, që konsiderohet e domosdoshme për ruajtjen e stabilitetit financiar. Banka e “Shpëtimit”, brenda 40 ditëve pas licencimit të saj kryen inventarin për të identifikuar dhe vlerësuar realisht aktivet e transferuara nga banka me probleme. Ndërsa brenda 60 ditëve pas licencimit të saj mund të kthejë tek banka e vendosur në kujdestari aktivet të cilat i janë transferuar. Kjo bankë, gjatë procesit të identifikimit dhe vlerësimit të aktiveve të saj mbështetet në kushtet

Banka e “Shpëtimit”, brenda 40 ditëve pas licencimit të saj kryen inventarin për të identifikuar dhe vlerësuar realisht aktivet e transferuara nga banka me probleme

aktuale të tregut dhe përllogarit fondet rezervë për humbjet. Në bazë të rregullores së miratuar, ‘banka urë’ mund të investojë një pjesë të mjeteve të saj të lira në një nga aktivet e Bankës së Shqipërisë si në depozita të BSH-së, ashtu dhe në blerjen e borxhit të qeverisë. Interesat e depozitave të transferuara nga banka me probleme tek banka e “Shpëtimit” ruhen për një afat 20-ditor. Më pas me kalimin e afatit të përcaktuar, banka e “Shpëtimit” mund të përcaktojë normat e reja të interesit për depozitat e transferuara nga banka me probleme. Në rastin e tërheqjes së depozitave të transferuara tek ‘banka urë’, pas afatit të përcaktuar depozituesit nuk përfitojnë interesin e depozitës. Rregullorja e miratuar nga Banka e Shqipërisë parashikon që ‘banka urë’ të ushtrojë veprimtari bankare ose financiare. Banka në fjalë nuk synon rritjen e depozitave, por kufizimin në pranimin e depozitave të reja të pasiguruara. Ajo kryen veprimtari kredidhënëse të kufizuar dhe me rrezik të ulët, si dhe ndaj klientëve të rregullt të bankës me probleme. Banka urë gjithashtu mund të vazhdojë përmbushjen e projekteve dhe angazhimeve të ndërmarra më përpara nga banka me probleme. Gjithashtu, rregullorja dikton se bankës në fjalë nuk mund t’i transferohen kredi të cilave u ka kaluar afati i shlyerjes më shumë se 90 ditë, kreditë e fshira dhe kreditë konsumatore, overdraft-et për individë, kartat e kreditit etj.

Avokati i Popullit dhe Agjencia e detyrimisht të ushtrojë një procedKthimit të Pronave janë përfshirë në im apo hetim administrativ në instiakuza e kundër-akuza për rregullsi- tucionin përkatës. Në këtë rast një në në çështjet e trajtimit të pronave. gjë e tillë nuk është bërë në asnjë moNë një sqarim të posaçëm për Kuven- ment dhe ky konkluzion është nxjerdin, kryetari i AKKP-së, Elvis Cefa rë bazuar në korrespondencën me argumenton se të gjitha ankesat e qytetarët ankues dhe me vetë AKAvokatit të Popullit janë subjektive. KP-në”, - thekson Cefa në sqarimin Sipas Cefës, Avokati i Popullit ka dërguar Kuvendit. Ai sqaron marrë apriori atributet e organit gjithashtu se kundërta është e vërkompetent për trajtimin e çështjeve tetë. AKKP është në kontakt të vazhtë pronësisë, duke i konsideruar të dueshëm me subjektet apo përfaqësuesit e tyre liggjithë personat jorë, të cilët konqë kanë paraqi- Drejtori i AKKP-së, Cefa është taktojnë jo tur një kërkesë përgjigjur se Avokati i Popullit vetëm me shkrenë AKKP si të ka arritur në këto konkluzione sa zyrtare, por shpronësuar. në mënyrë krejt të gabuar dhe edhe në takimet Gjithashtu, Avosubjektive, duke u bazuar vetëm në me personelin. kati i Popullit ka dalë në konkluz- ankesat e disa subjekteve, të cilat “Avokati i Popullit nuk ka dijeni ione se nuk ka duke mos qenë dakord me proceqë sqarimet ndaj një bashkëpun- durat e ndjekura nga AKKP, kanë disa subjekteve im të dëshiruar bërë ankesë në këtë institucion. lidhur me procen d ë r mj e t administratës së AKKP dhe aplikue- dura të ndryshme sqarohen ne faqen sve. Mirëpo drejtori i AKKP-së, Ce- online, ndërkohë që AKKP ka një salfa është përgjigjur se Avokati i Pop- lë pritjesh pikërisht për këto ankesa. ullit ka arritur në këto konkluzione Gjithashtu, Cefa ka vlerësuar si subnë mënyrë krejt të gabuar dhe sub- jektive të gjitha vlerësimet e Avokatit jektive, duke u bazuar vetëm në të Popullit për transparencë në drejankesat e disa subjekteve, të cilat tim të procesit të kompensimit, duke duke mos qenë dakord me procedu- sqaruar se AKKP zbaton të gjitha prorat e ndjekura nga AKKP, kanë bërë cedurat ligjore me një transparencë ankesë në këtë institucion. “Avokati maksimale në këtë drejtim duke koi Popullit, referuar ligjit organik, për munikuar në mënyrë individuale me të arritur në këto konkluzione duhet personat e interesuar.

Elvis Cefa

Kriza, dalja e Greqisë nga euro, pasoja të rënda për qytetarët Banka Kombëtare e Greqisë, në një botim me titull “Duke përshkruar komponentët e dilemës së vështirë”, ka shprehur shqetësimin se një dalje e mundshme e vendit nga eurozona do të çonte në një rënie të konsiderueshme të nivelit të jetesës së qytetarëve me një ulje të të ardhurave në masën 55% dhe do të godiste edhe më shumë shtresat ekonomikisht të dobëta. Më tej në analizën e Bankës Kombëtare të Greqisë thuhet se një dalje nga euro do të thellonte recesionin dhe do të rriste papunësinë deri në nivelin e 34%, ndërkohë që shteti do të detyrohej të financonte nevojat e tij, duke krijuar një rreth vicioz inflacionist fillimisht mbi 30 për qind, me tendencë të fuqishme rritëse në

vazhdim. Për shkak të aksesit të vështirë në valutë, vendi nuk do të mund të respektonte pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj kreditorëve ndërkombëtarë, të cilëve u detyrohet 325 miliardë euro, gjë që do të vështirësonte edhe më shumë këmbimet e biznesit grek me botën e jashtme, me rezultat zhvlerësimin e mëtejshëm të nivelit të jetesës dhe vështirësive përherë në rritje të popullatës për të pasur akses në artikuj të domosdoshëm të importit dhe posaçërisht në karburante, në barna dhe në lëndë të para të nevojshme. Këto rrjedhoja do të ishin edhe më të dhimbshme nën skenarin e një tranzicioni jo normal në monedhën e re, vlerëson Banka Kombëtare e Greqisë.


OpEd

10

MAPO

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

01 02 03

U luta për 20 vjet, por nuk mora përgjigje; derikur u luta me këmbët e mia.

Bujar Kapexhiu Nga

Është më e lehtë të ndërtosh fëmijë të fortë sesa të riparosh burra të rrëgjuar. Një dhe Zoti formojnë shumicën. Frederick Douglass

Opinione dhe Editoriale

Spitali i Doktorit N

uk është fushë bujqësore, fabrikë, apo biznes tregtar, që për ta drejtuar do duhej agronomi, inxhinieri, ekonomisti. Është Spital. Që e drejton ai që shërimin e ka profesion, Doktori. Spitali ynë është i rrethuar me spitale të tjera ku lëngojnë me miliona të sëmurë. Por prej të gjithë këtyre spitaleve, vetëm Spitali ynë ka Fatin të qeveriset nga një Doktor. Megjithatë, përtej këtij Fati kaq të madh, nga brenda, spitali ynë ka probleme. Problemi i parë i Spitalit të Doktorit tonë, është se nuk kuptohet për ç’arsye, për Doktorin e Spitalit flitet pafund, ndërsa për Spitalin e Doktorit aspak. Tjetri problem është se në Spitalin e Doktorit të Doktorit të Spitalit, një numër të sëmurësh, nuk ankohen, si do ishte e udhës, për shëndetin e vetes, por për shëndetin e Doktorit. Por pavarësisht nga këto dhe të tjera probleme e vështirësi, punën në Spitalin e Doktorit, Doktori i Spitalit e ka organizuar më së miri. Spitalin e Doktorit, Doktori i Spitalit e ka ndarë me pavijone. Në pavijonet e Spitalit të Doktorit që është edhe spitali ynë, nuk ka shtretër ku të sëmurët të rrinë shtrirë. Në Spitalin e Doktorit, të sëmurët rrinë më këmbë. Rrethanë kjo që, për cilësitë specifike, si të Spitalit të Doktorit, të Doktorit të Spitalit, dhe tonat, as Doktorit të Spitalit dhe askujt tjetër nuk i prish asnjë punë. I pari, dhe më i madhi i pavijoneve të Spitalit të Doktorit prej të cilit Doktori i Spitalit heq picirin, është një vend i madh e i errët plot me klithma që quhet “Qorrtore”. Çudia e madhe e Qorrtores së Spitalit të D o kt o r it , ë sht ë s e Q o r r at e Qorrtores nuk ankohen kurrë nga sytë, por gjithmonë për të tjera gjëra. Për shembull për veshët që nuk u dëgjojnë mirë, për mëlçinë që nuk u funksionon si duhet, për qurrat që u rrjedhin pa shkak, etj. I dyti pavijon i rëndësishëm i Spitalit të Doktorit është një tjetër vend plot dritë, por i heshtur si varr, që quhet “Shurdhore”. Edhe shurdhat e shurdhores së Spitalit të Doktorit, si të gjithë të sëmurët e Spitalit të Doktorit, nuk i ankohen Doktorit të Spitalit për dertin që në të vërtetë kanë, por për të tjera; Se kanë probleme me veshkën e cila nuk ua pastron si duhet gjakun, për gjunjët që kanë nisur të mos i mbajnë, për thonjtë e pisët që s’dinë t’i pastrojnë, që u zgjaten shpejt dhe

sipas meje Koment Edison Ypi

Pavioni “Presim të vdesim” është gjithashtu një ndër pavijonet e rëndësishëm të Spitalit të Doktorit me të cilin Doktori i Spitalit merret me seriozitetin e duhur. Në këtë pavijon ka me bollëk të sëmurë që nuk lexojnë kurrë libra, nuk shohin kurrë filma, nuk venë kurrë nëpër ekspozita, nuk marrin as nuk ndjekin kurrë iniciativa. E vetmja gjë që dinë të bëjnë të sëmurët e këtij pavijoni është të rrinë mbyllur në shtëpi me gruan dhe kalamajtë duke bërë hesape entuziaste për përfitime të kollajta, kryesisht dallavere se si të pasurohen pa luajtur nga vendi sipas skemave që në vatrat e tyre i sjell era e kafeneve po ashtu si krisma e rrufesë mbi mal nuk arrin në fushë në çast por pas pak. Me këta që presin të vdesin Doktori i Spitalit, ngaqë nuk di fare ç’të bëjë, u ka dhënë dënimin e merituar, i ka lënë në harresë...

s’dinë t’i shkurtojnë, etj. Pavijoni “Haj e flej”, është pavijoni që në Spitalin e Doktorit ka edhe numrin më të madh të sëmurëve. Në këtë pavijon, Doktorit të Spitalit i duhet të ndeshet dhëmb’-për dhëmbë me grykësat dhe gjumashët me të cilët bën një punë të papërtuar për t’i bindu; Se mund të jetë si thonë ata, pra që jeta mund të kalohet rehat edhe vetëm duke ngrënë e duke fjetur, por problemi është se jeta e kaluar në këtë mënyrë nuk është jetë por diçka tjetër emrin e së cilës, për hir të etikës së marrëdhënies Doktor-pacient, Doktori i Spitalit, këtyre lloj të sëmurëve, nuk ua thotë kurrë. Ndoshta kjo është arsyeja që rehatlinjtë me nam të pavijonit “Haj e Flej”, i qahen Doktorit të Spitalit, jo për taksiratet e rehatit, që janë shtimi në peshë etj, por për shpeshtimin e të rrahurave të zemrës, për shtimin e sheqerit në gjak, rënien e flokëve, djersitjen e sqetullave, etj. Pavioni “Presim të vdesim” është gjithashtu një ndër pavijonet e rëndësishëm të Spitalit të Doktorit me të cilin Doktori i Spitalit merret me seriozitetin e duhur. Në këtë pavijon ka me bollëk të sëmurë që nuk lexojnë kurrë libra, nuk shohin kurrë filma, nuk venë kurrë nëpër ekspozita, nuk marrin as nuk ndjekin kurrë iniciativa. E vetmja gjë që dinë të bëjnë të sëmurët e këtij pavijoni është të rrinë mbyllur në shtëpi me gruan dhe kalamajtë duke bërë hesape entuziaste për përfitime të kollajta, kryesisht dallavere se si të pasurohen pa luajtur nga vendi sipas skemave që në vatrat e tyre i sjell era e kafeneve po ashtu si krisma e rrufesë mbi mal nuk arrin në fushë në çast por pas pak. Me këta që presin të vdesin Doktori i Spitalit, ngaqë nuk di fare ç’të bëjë, u ka dhënë dënimin e merituar, i ka lënë në harresë. Mirëpo pikërisht këtë harresë, ata që presin të vdesin duke mos harruar s’ia falin Doktorit. Dhe s’i lënë kusur. Natyrisht para televizorit. Se as ata atë, e as ai ata, nuk ka ku i gjen tjetër. Pavijoni “Nuk duam të vdesim”, plot me të sëmurë që kanë frikë nga vdekja, është pavioni që më së shumti e habit Doktorin e Spitalit. Këtyre, jo drejtpërdrejt, se nuk do që t’i lëndojë, por me ndonjë mënyrë të tërthortë, Doktori u thotë; Ore budallenj, a jeni në vete ? Pavdekësinë nuk e pretendoj unë që lodhem duke ju mbajtur gjallë për t’ju plotësuar dëshirën për të mos vdekur, e pretendokeni ju që s’keni asnjë

Ende siluetë

meritë, asnjë talent, aftësi, energji, produkt. Por ata s’pyesin për të tilla konstatime, dhe vazhdojnë avazin, shajnë Doktorin. “Kapsllëku” është pavijoni, si i të sëmurëve me tru të ndryshkur, me peristaltikë të bllokuar, me prostatë të zmadhuar, etj. Që edhe këta nuk ankohen pse mendja u ka ngecur, pse në banjë venë, ose një herë në pesë ditë, ose 50 herë në ditë, por sepse ka nisur tu mbahet goja, kanë probleme me lidhjen e lidhëseve të këpucëve, ka filluar tu mpihet njëri krah, etj. Këtyre, Doktori i Spitalit, sa herë i sheh, u thotë, ikni pirdhuni. Pavijoni “Fukarai” ka, sa të ngopur që qahen se janë të uritur se s’kanë të hanë, edhe të veshur e të mbathur që bërtasin e ulurasin se s’kanë ç’të veshin; zengjinër që ankohen se janë fukarenj, dhe fukarenj që hiqen për të mençur. Ngaqë këtyre s’u bën dot asnjë derman asnjë Doktor, kur i vete mendja për ta, në pamundësi për të bërë ndonjë tjetër gjë, Doktori i Spitalit merr nga rafti një libër, e nis e lexon Pushkinin. Në Spitalin e Doktorit, pavijoni “Tezgat” është më rrënqethësi. Shkrimtari sjell në atë pavijon plehrat letrare, që thonë se janë kryevepra padrejtësisht të nënvlerësuara. Poeti llurbat vargëzuese, për të cilat pretendon se janë perla. I përndjekuri nga lufta brenda llojit, sjell mbi tezgë vuajtjet e burgut, etj. Të sëmurët e pavijonit “Keqkuptimi” janë më fatkeqët. Për ta s’ka asnjë shërim. Sepse ata nuk e dinë, as kanë për ta ditur, se demokracia është një tërësi konvencionesh, marrëveshjesh dhe rregullash për jetë normale komunitare, ligjesh, nenesh, ndërsa diktatura është një ko l e ks i o n s e n de sh , mj e t e sh , veglash, si telat me gjemba, hekura, pranga, litarë, zinxhirë. Si Doktorit të Spitalit dhe autorit të këtij shkrimi, nga pavijoni “Nostalgjia” i përzihen zorrët. Prandaj përmbajtjen e këtij pavijoni lexuesi le ta marri vet’ me ment. Doktori i Spitalit mban pranë ndihmës mjekë, infermierë, farmacista, heqima. Por ata Doktorin nuk e ndihmojnë dot. Sepse Doktori i Spitalit është i vetmi që ka kuptuar dy gjëra; E para; për të sëmurët e këtij Spitali, ilaçi më i mirë është t’ua lumturosh mamin, ndonjëherë edhe babin. E dyta; ky spital nuk është spital por çmendinë.

Pavijoni “Fukarai” ka, sa të ngopur që qahen se janë të uritur se s’kanë të hanë, edhe të veshur e të mbathur që bërtasin e ulurasin se s’kanë ç’të veshin; zengjinër që ankohen se janë fukarenj, dhe fukarenj që hiqen për të mençur. Ngaqë këtyre s’u bën dot asnjë derman asnjë Doktor, kur i vete mendja për ta, në pamundësi për të bërë ndonjë tjetër gjë, Doktori i Spitalit merr nga rafti një libër, e nis e lexon Pushkinin. Në Spitalin e Doktorit, pavijoni “Tezgat” është më rrënqethësi. Shkrimtari sjell në atë pavijon plehrat letrare, që thonë se janë kryevepra padrejtësisht të nënvlerësuara. Poeti llurbat vargëzuese, për të cilat pretendon se janë perla. I përndjekuri nga lufta brenda llojit, sjell mbi tezgë vuajtjet e burgut, etj.


E premte,131 qershor 2012 qershor 2010 www.mapo.al ëëë.gazetamapo.com

MAPO

11

Edi Rama e ka më të thjeshtë të jetë i arsyeshëm. Për një fakt themelor: ai nuk ka numra për të pasur presidentin. Në këtë kuptim e ka shumë të thjeshtë që t’i nënshtrohet kësaj logjike demokracie. Logjikë, e cila e detyron që energjitë t’i orientojë drejt pretendimit krejt legjitim për një opozitë, që për figurën e kreut të shtetit nuk mund të bisedohet me askënd përpara opozitës. Është shumë i rëndësishëm presidenti për të qenë çështje tryezash me parti periferike. — Arjan VASJARI

LSI-ja, qendër gravitacioni P

ozicionimi i LSI në qendër, për koincidencë, përputhet me interesin publik. Pavarësisht se i është dashur asaj që, për të ndërtuar projektin politik, të distancohet nga projektet e demokratëve dhe socialistëve, kjo strategji ka rezultuar, të paktën deri tani, e suksesshme. Kjo pasi po i detyron palët të ikin nga interesat maksimaliste të tyre dhe të ndajnë interesat me këtë forcë politike, dhe në një optikë më të gjerë, të garantohet një proces shumë më konsensual. Numrat në parlament si dhe pesha elektorale e kësaj force, mesa duket kanë qenë përcaktues në kufizimin e projekteve maksimaliste të PD dhe PS. Më konkretisht është LSI-ja, e cila detyroi PD-në të ikë nga projekti maksimalist për një President nga forumet e larta drejtuese dhe të shkojë te qëndrimi i saj, te një figurë konsensuale dhe me mbështetje të gjerë. Pra te një projekt minimalist. Kjo zhvendosje taktike shmangu mundësitë për zgjedhjen e një Presidenti vetëm me votat e demokratëve, kufizoi mundësinë për përqendrimin e pushteteve vetëm në një dorë, minimizoi hapësirat për trafikim votash nga e majta, eliminoi zgjedhjet e parakohshme, si dhe uli tensionin ndërmjet palëve në parlament. Nisur nga kjo zhvendosje e PDsë, e kemi të vështirë të besojmë që në ditët në vazhdim kjo forcë do të kthehet përsëri te projekti i saj maksimalist. E thënë ndryshe, në dy raundet e fundit të fusë kandidaturën nga niveli i lartë drejtues me pëlqimin e LSI. Nëse ndodh kjo gjë, LSI dhe PD do të zhbënin gjithçka që kanë arritur të sigurojnë deri tani nga pikëpamja e kapitalit politik. Kështu që mundësia që PD-ja t’i rikthehet projektit maksimalist, apo LSI-ja të devijojë nga qëndrimet e deritanishme, janë pothuajse zero. Në këtë kushte, dua apo s’duam ne, LSI-ja ia ka arritur të kufizojë PD-në dhe të parandalojë shumë efekte negative që mund të rridhnin nga e gjitha kjo. Në krahun tjetër, PS projektoi shfrytëzimin e afërsisë me qëndrimet e LSI për të bashkëpunuar në bllokimin e procesit të Presidentit për shkak të numrave dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme për arsye të peshës elektorale të LSI. Mirëpo, ishte përsëri LSI-ja, e cila i la të kuptojë z. Rama se nuk është momenti i përshtatshëm për bllokimin e zgjedhjes së Presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Ky projekt maksimalist i PS, nuk përputhej me atë të LSI. Sipas llogarive të LSI-së, zgjedhjet e parakohshme nuk i shërbejnë përmbylljes së reformave zgjedhore dhe par-

koment

Roland Lami

Në këto kalkulime LSI-ja refuzon ftesën e PS, e cila vjen në rrugë të tërthorta si ‘letra e hapur’ e z. Rama, deklaratat e disa eksponentëve të PS për nevojën që ka vendi për të bashkuar votat me LSI në rrëzimin e qeverisë, axhenda me katër pika si kushte për të biseduar për çështjen e Presidentit etj. Këto e detyruan LSI-në të rishikojë edhe njëherë projektin e saj maksimalist dhe të kthehet te një projekt tjetër minimalist. Në këto kushte edhe PS-ja, siç bëri PD, detyrohet të heqë dorë nga përmbushja e qëllimeve të saj maksimaliste dhe të përafrohet përsëri në pozicionin ku po qëndron LSI dhe deri diku edhe PD-ja. lamentare, nuk i shërbejnë sigurimit të statusit të vendit kandidat. Gjithashtu, në kushtet e një sistemi zgjedhor të papërfunduar dhe një situate të papërgatitur elektorale, nuk është rasti i volitshëm për të vajtur në zgjedhje të parakohshme. Edhe në këtë rast kalkulimet politike të LSI, për koincidencë përputhen me interesin publik. Pasi, zgjedhjet e parakohshme nesër nuk shmangin dot sikletin ku është sot çështja e zgjedhjes së Presidentit dhe probabiliteti i një Presidenti konsensual mbetet i paktë edhe në atë rast. Gjithashtu, mundësitë për sigurimin e statusit të vendit kandidat minimizohen akoma më shumë

në raport me shanset që ofron situata sot, ku shpresa për konsensus nuk duket e pamundur. Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare në kushtet e zgjedhjeve të parakohshme ofrojnë pak shanse të përmbyllen me sukses, për shkak të kohës së kufizuar dhe situatës së tensionuar elektorale kundrejt kohës që ka mbetur sot deri në zgjedhjet e 2013-ës. Njëkohësisht, elektorati duke qenë se vjen pas zgjedhjeve lokale ku situata në vazhdimësi është karakterizuar nga tone të qeta pa ndonjë tension politik, është i papërgatitur. Koha e shkurtër, nëse kemi zgjedhje të parakohshme nuk premton shumë për ta mobilizuar atë. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, ka një probabilitet shumë të lartë që rezultatet të jenë të ngjashme me 2009-ën . Në këto kalkulime LSI-ja refuzon ftesën e PS, e cila vjen në rrugë të tërthorta si ‘letra e hapur’ e z. Rama, deklaratat e disa eksponentëve të PS për nevojën që ka vendi për të bashkuar votat me LSI në rrëzimin e qeverisë, axhenda me katër pika si kushte për të biseduar për çështjen e Presidentit etj. Këto e detyruan LSI-në të rishikojë edhe njëherë projektin e saj maksimalist dhe të kthehet te një projekt tjetër minimalist. Në këto kushte edhe PS-ja, siç bëri PD, detyrohet të heqë dorë nga përmbushja e qëllimeve të saj maksimaliste dhe të përafrohet përsëri në pozicionin ku po qëndron LSI dhe deri diku edhe PD-ja. Në këto rrethana të reja të krijuara falë qëndrimit të LSI, PD dhe PS, duam apo nuk duam ne pavarësisht arsyeve, po vijnë te qëndrimi i LSI, që për fat është edhe interesi publik. Tashmë, kemi një rast ideal për të zgjedhur një kandidaturë me konsensus të përbashkët PD + LSI + PS. Pasi të tre janë shumë afër për shkak të nevojës që të mos largohen nga LSI dhe të zgjedhin një President konsensual. Pozicionet që kanë zënë palët si dhe llogaritë elektorale për zgjedhje parlamentare të së nesërmes i detyrojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Çdo variant për të anashkaluar LSI apo për t’u distancuar nga kjo forcë politike krijon pasiguri në zgjedhjet e Presidentit dhe zgjedhjeve të 2013. Kështu që, PD –ja dhe PS-ja janë të detyruara të flirtojnë me LSI-në dhe kjo e fundit është e destinuar të mbajë pozicionin ku është vendosur, pasi përputhet shumë mirë me interesin publik. Pikërisht ky fakt i jep më shumë arsye dy forcave të tjera të mëdha të shkojnë te qëndrimi i LSI-së, pasi vetëm kështu sigurojnë më shumë kapital politik sot, dhe pse jo nesër. Rastësia, ndonjëherë bën çudira.

Të gjitha rrugët çojnë te marrëveshja koment

Arjan VASJARI

Sali Berisha më shumë. Pardje në parlament, brilant siç është në analizën e çështjeve që janë të qarta, u bëri konspektin logjik të gjithave, fije e për pe.

Ë

shtë marrëzia më e madhe që mund të kalojë nëpër mend këto ditë, e megjithatë po shkojmë drejt një presidenti të pranuar nga të gjithë. Edhe nëse nuk ka prova të qarta rreth kësaj, ka një vetëdije të fshehur rreth nevojës për të; edhe pse aritmetika e numrave në parlament përjashton alibitë, nevoja për kalkulime dhe shifra po bëhet e parëndësishme; edhe pse të gjithë renditën arsyet e tyre pse dështoi raundi i parë, të gjithë e kuptojnë se me pakësimin e raundeve fillojnë të pakësohen dhe mundësitë për të gjetur arsye për dështimin e tyre. Me fjalë të tjera, jemi në momentin kur, për fat të mirë, Sali Berishës dhe Edi Ramës po u sosen arsyet ndaj dhe janë të detyruar të jenë të arsyeshëm. Sali Berisha më shumë. Pardje në parlament, brilant siç është në analizën e çështjeve që janë të qarta, u bëri konspektin logjik të gjithave, fije e për pe. Përveç njërës, asaj më kryesores: përse refuzon të ulet në një tryezë me Edi Ramën? Tha se nuk mund të ulet për të diskutuar për çështje teknike. Kush ia ka kërkuar një gjë të tillë? Kundërshtari i tij, në asnjë rast. Tha se është i detyruar prej etikës institucionale që ta presë sa herë të jetë nevoja kryetarin e opozitës. A nuk përfshihet çështja e kreut të Republikës në rendin e nevojave sipas tij? Tha se Edi Rama ka si qëllim bllokimin. Të duash të bllokosh përmes ftesës për të diskutuar?! Po Kryeministri vetë, që refuzon të ulet në një tryezë me të, çfarë qëllimi ka? Këtyre pyetjeve, zoti Kryeministër nuk iu përgjigj pardje. Por këto përgjigje janë në fakt vetë çështja. Drejt zgjidhjes së çështjes mund të shkohet vetëm duke u dhënë përgjigje të qartë, përmes aktesh të qarta, këtyre pyetjeve. Nuk ka rrugë tjetër zgjidhjeje. Pavarësisht gjithçkaje, Kryeministri edhe nëse nuk ka dëshirë të kalojë përmes kësaj rruge, ka nevojë politike që të zgjidhë çështjen e presidentit. E dimë tashmë, që prej nevojës Sali Berisha nuk heziton të mundë edhe Sali Berishën. Edi Rama e ka më të thjeshtë të jetë i arsyeshëm. Për një fakt themelor: ai nuk ka numra për të pasur presidentin. Në këtë kuptim e ka shumë të thjeshtë që t’i nënshtrohet kësaj logjike demokracie. Logjikë, e cila e detyron që energjitë t’i orientojë drejt pretendimit krejt legjitim për një opozitë, që për figurën e kreut të shtetit nuk mund të bisedohet me askënd përpara opozitës. Është shumë i rëndësishëm presidenti për të qenë çështje tryezash me parti periferike. Madje është aq i rëndësishëm, sa nuk meriton që të nakatoset në kazanin e debatit politik me çështje të tjera. Aq më pak, kur këto çështje nuk janë më pak të tilla. Kjo do të thotë se, për të qenë i arsyeshëm, zoti Rama është i detyruar të arkivojë për momentin çështjet e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe imunitetit parlamentar. Duhet që ta shpallë qartë këtë. Nuk mjafton rimodelimi që i bëri pozicionit ultimativ të një jave më parë. Nuk mjafton deklarimi se “ne nuk i parashtrojmë si kushte”. Ato çështje janë kushte dhe pikërisht pse janë të tilla, nuk mund të trajtohen si pengje. Edi Rama e ka kuptuar këtë dhe është i detyruar që, për të mos i kompromentuar si qëllim madhor, t’i lërë mënjanë dhe t’i imponohet Sali Berishës për një emër që mund të jetë konsensual vetëm nëse siglohet nga opozita e këtij vendi. Sigurisht që nuk është e vështirë të ushqesh utopitë në një moment të tillë kur, pavarësisht distancës, të gjithë e kërkojnë një rrugë për të mbërritur te një marrëveshje për presidentin. E thashë që, ndjehet një osmozë arsyetimi në ajër. E cila, edhe pse ende nuk besohet se mund të na çojë te marrëveshja, është një provë (e zbehtë padyshim) se të gjithë kanë filluar ta mendojnë marrëveshjen për presidentin, si të vetmen rrugë.


14

MAPO

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

sociale

Shtyhet çështja, Sportet sërish pa rektor Universiteti i Sporteve do të vijojë të mbetet i pezulluar deri në fillim të vitit të ardhshëm akademik. Konfliktet mes senatit dhe rektorit aktual, Vesel Rizvanolli, kanë prodhuar një ngërç të fortë që peshon edhe në zhvillimin e procesit mësimor. Zgjidhja

e këtij konflikti pritej të vinte nga gjykata ditën e djeshme, e cila duhej të shqyrtonte kërkesën e rektorit, nëse ka të drejtë të rikandidojë ose jo. Çështja në gjykatë është shtyrë për në datën 12 korrik, duke e shtyrë kështu edhe për disa muaj të tjerë procesin

e zgjedhjeve në këtë universitet. Sipas rektorit Vesel Rizvanolli, në ligj nuk thuhet nëse një person që ka mbushur 65 vjeç, nuk ka të drejtë të rikandidojë. Ndaj ai kërkon vendimin e gjykatës, mbi një kërkesë që ai e quan të drejtë njerëzore.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për trafikun

Trafiku në Tiranë, Basha: Kontroll në 24 orë me kamera Kreu i Bashkisë së Tiranës nënshkruan marrëveshjen për menaxhimin elektronik të trafikut rrugor në kryeqytet, ja masat që do të merren Jonida Tashi

Lëvizjet e automjeteve në rrugët e Tiranës, problemet me qarkullimin apo aksidentet, do të monitorohen në 24 orë me kamera nga një qendër e posaçme, e cila do të menaxhojë semaforët në 51 nyjat kryesore të kryeqytetit përmes sistemit elektronik. Këtë muaj Bashkia e Tiranës do të nisë zbatimin e projektit “Qendra e Kontrollit të Trafikut Urban”, i cili do të zgjasë 1 vit e gjysmë. Marrëveshja është nënshkruar dje mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe drejtuesve të kompanisë “Swarco Mizar” & “SCAE”, Alexander Swarovski dhe Alfredo Bolelli. Si-

pas Bashës, sistem i ri i kontrollit të trafikut urban në Tiranë do të realizojë menaxhimin e semaforëve në kohë reale, si dhe përmirësimin e fluksit të trafikut në qytet. “Ky sistem, në përfundim të tij do të jetë i barabartë në vlerat teknike me sistemet që edhe qytete të tjera të Europës, si Roma apo Vjena kanë vënë në operim vetëm në 3-4 vitet e fundit. Menaxhimi në kohë reale, përmirësimi i fluksit të trafikut, përmirësimi i sigurisë, dhënia e përparësisë transportit publik do të jenë disa nga përfitimet e menjëhershme që qytetarët e Tiranës do të kenë nga ky projekt”, - theksoi Basha. Projekti parashikon ndërtimin e një Qendre Operacionale të Kontrollit të Trafikut Tiranë, e cila do të mundësojë jo vetëm drejtimin e të gjitha pikave të kontrollit të trafikut nga një qendër e vetme, por edhe monitorimin 24 orë, çka do i shërbejë shumë edhe përmirësimit të sigurisë rrugore brenda qytetit të Tiranës. Po kështu, parashikohet pajisja me tru të ri elektronik e 51 ny-

masat për trafikun

51 nyjat e semaforëve do të

pajisen me tru të ri elektronik

23 kamera do të përcjellin informacion në kohë reale

9 nyja të reja parashikohen të ndërtohen nga fillimi

6 pajisje elektronike do të

njoftojnë kushtet e trafikut

jave të trafikut në qytetin e Tiranës, të cilat do të kontrollohen nga Qendra Operacionale. “Nëntë nyja të re-

ja do të ndërtohen nga fillimi, sikundër do të vendosen edhe semaforët e rinj. Gjashtë pajisje elektronike të përditësuara (tabela të mëdha) do të njoftojnë drejtuesit e automjeteve mbi kushtet aktuale të trafikut, si dhe informacione të tjera të rëndësishme në lëvizjen brenda qytetit të Tiranës, në hyrje të qytetit të Tiranës dhe në dalje të qytetit të Tiranës. Projekti parashikon vendosjen e 23 kamerave, të cilat do të përcjellin informacion në kohë reale në Qendrën Operacionale”, - sqaroi kreu i Bashkisë së Tiranës. Lidhur me kalimin e Policisë Rrugore në varësi të Bashkisë, kryebashkiaku ka pohuar se nuk ka asnjë diskutim të hapur lidhur me këtë çështje. Ai theksoi se Policia Rrugore menaxhohet sipas ligjit nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake bashkëpunon ngushtë me të. Nga ana e tij, drejtuesi i kompanisë “Swarco Mizar”, Alexander Swarovski ka vlerësuar projektet e zhvillimit të Bashës, të cilat, sipas tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e sipërmarrësve nga e mbarë bota.

Studimi, 52% e fëmijëve të ekspozuar nga dhuna Shoqëria civile: Legjislacioni paraqet mangësi serioze për mbrojtjen e fëmijëve nga pornografia. Gjatë vitit 2011 janë referuar 16 raste ku fëmijët janë ndeshur me postime të pahijshme Më shumë se gjysma e fëmijëve në vendin tonë janë të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme në shkollë dhe shtëpi. Sipas Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/DCI Shqipëri), keqtrajtimi fizik dhe psikologjik i fëmijëve në shkollë dhe në familje vazhdon të mbetet ndër shkeljet kryesore të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur nga dhuna. “ALO 116 raporton se gjatë vitit 2011 më shumë se 1273 raste i

referohen dhunës ndaj fëmijëve. Po ashtu, të dhënat paraprake të fazës pilote të Studimit Epidemiologjik mbi Abuzimin e Fëmijëve në Shqipëri tregojnë se 52% e fëmijëve janë të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme, 73% raportojnë eksperienca të abuzimit psikologjik, 31% e fëmijëve raportojnë neglizhencë të prindërve apo kujdestarëve gjatë fëmijërisë, 66% kanë pësuar abuzim psikologjik dhe 16% e tyre raportojnë forma të abuzimit seksual”, - thuhet në deklaratën e CRCA-së. Me rastin e 1 Qershorit, shoqëria civile kërkon sot nga politika që në vend të festimeve të deklarojnë se çfarë kanë bërë për fëmijët dhe si i kanë mbrojtur të drejtat e tyre. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri parashtron një sërë çështjesh të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien fizike dhe psikologjike të

fëmijëve, për të cilat instancat shtetërore, zyrtarët publik dhe komuniteti në tërësi, duhet të marrin masat e nevojshme. Së pari, sipas Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, legjislacioni shqiptar paraqet mangësi serioze për mbrojtjen

Studimi mbi abuzimin e fëmijëve

73% raportojnë eksperienca të abuzimit psikologjik 66% e fëmijëve kanë pësuar abuzim psikologjik

52% e fëmijëve janë të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme

31% raportojnë neglizhencë të prindërve apo kujdestarëve

16% e tyre raportojnë forma të abuzimit seksual

e fëmijëve nga pornografia. Gjatë vitit 2011 pranë ALO 116 janë referuar 16 raste ku fëmijët janë ndeshur me postime të pahijshme, me kërcënime, ofendime, shantazhe dhe ftesa për t’u bërë pjesë të faqeve me përmbajtje pornografike. Së dyti, në deklaratë duke përmendur rastin e djalit 9-vjeçar nga Korça, i cili, sipas raporteve në media, u shfrytëzua nga daja i tij për qëllime përfitimi duke ofruar shërbime seksuale, thuhet se fëmijët në Shqipëri janë të pambrojtur nga pedofilia. Një tjetër shqetësim është ai për humbjen e fëmijëve. “Ka kaluar shumë kohë që kur Bleona Mata dhe Mateo Bejaj kanë humbur dhe kërkimet e kryera deri më sot ende nuk kanë hedhur dritë mbi fatin e tyre”, - citohet në deklaratë. Në të bëhet e ditur se gjatë vitit 2011, ALO 116 ka regjistruar 3 raste të fëmijëve të humbur, 2 nga të cilët janë gjetur dhe 1 mbetet në kërkim.

tiranë

Liri Berisha: Avokat edhe për fëmijët Në prag të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” bën thirrje për mbrojtje të të drejtave të të miturve. Sipas drejtueses së tij, Liri Berisha, fakti që Shqipëria mban presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave në Këshillin e Europës, i jep mundësinë për të forcuar punën në këtë drejtim. Një nga këto iniciativa është edhe ajo e ngritjes se mekanizmit të avokatit të fëmijëve. Në takimin e mbështetur nga ambasada polake, Ministria e Punës dhe UNICEF, presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha lançoi edhe aktivitetin rajonal në kryeqytetin shqiptar në mesin e muajit qershor, ku aktivistë të të drejtave të fëmijëve nga 6 vende të Europës Juglindore do të marrin pjesë në të, ku ndër çështjet kryesore pritet të diskutohet edhe ajo për ngritjen e institucionit të avokatit të fëmijëve. Tirana është zgjedhur ndër 6 kryeqytetet e botës për të promovuar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në bazë të konventës së tyre të miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1989.


E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

15

Dy studentet ende në koma, familjarët shkojnë në Vjenë Familjarët e dy studenteve të plagosura në aksidentin tragjik të Himarës, shkojnë në Austri për të qëndruar pranë vajzave. Falë ndihmës së dhënë nga Raiffeisen Bank, e cila do të heqë shpenzimet për akomodimin e familjarëve në Austri, ndërsa udhëtimi është ofruar falas nga një

agjenci private, familjarët e studenteve do të kenë mundësi të ndodhen pranë vajzave dhe ta ndjekin nga afër situatën e tyre shëndetësore. Dy studentet e plagosura rëndë, Eriselda Gubere dhe Florije Peçi, që tashmë po kurohen në spitalet e Vjenës, nuk kanë dalë ende nga koma artificiale.

Mjekët e Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se tek të dyja vajzat mund të kryhen ndërhyrje kirurgjikale edhe në këtë gjendje. Sipas bluzave të bardha, studentja Florije Peçi po jep shenja të zgjimit, por prova e zgjimit tek këto dy studente do të bëhet përgjatë kësaj jave.

Mungon trajtimi, 30 mijë përdorues në varësinë e drogës Specialisti Alban Ylli: Nuk ka qendra dhe as specialistë, vetëm 2000 toksikomanë trajtohen për të braktisur drogën dhe alkoolin Jonida Tashi

Toksikomania nuk është më një fenomen i ri në vendin tonë. Të dhënat tregojnë se tashmë nuk është më kështu: ka djem që janë përdorues drogash që prej 20 vitesh. Sipas specialistëve, motivimi për të ndryshuar lind atëherë kur vartësia bëhet e rëndë, dhe kur familjet fillojnë të jetojnë situata të këqija (shumë kërkesa për para, sende në shtëpi që zhduken….etj.) këto janë disa nga arsyet që i shtyjnë ato të lëvizin e të kërkojnë zgjidhje. Disa prej tyre iu drejtohen atyre pak qendrave që janë në vendin tonë, të tjerat e shohin zgjidhjen duke e dërguar fëmijën jashtë shtetit me shpresën se do të kthehet “i shëruar”. Duke dëgjuar familjet që kanë fëmijë toksikomanë, vihet re menjëherë se ato që kanë më shumë informacion lëvizin, shkojnë në kërkim të zgjidhjeve, ndoshta edhe të tipit “çudibërëse”, ndërsa fëmijët rrinë në shtëpi, presin! Familjet me më pak informacion, përkundrazi “torturohen” duke kërkuar t’i vënë

gjërat në vend, duke arritur edhe t’ua sigurojnë drogën fëmijëve me qëllimin për t’i detoksikuar apo për të bërë “shkallëzim”, ose të paktën të lehtësojnë toksikomaninë dhe të evitojnë sjellje tipike, si agresiviteti apo që të mos u dedikohen vjedhjeve dhe shpërndarjes së l ë n d ë ve n a r ko t i ke. N j ë l l o j ndërhyrjeje e tipit reduktim i dëmit i “bërë në shtëpi”. Këto janë një pjesë e historive të familjeve që kanë trokitur në derën e Komunitetit “Emanuel” për të kërkuar ndihmë në trajtimin e fëmijëve të droguar dhe të alkoolizuar. Ajo që po vihet re është numri në rritje i përdoruesve të lëndëve narkotike, veçanërisht në kryeqytet. Të dhënat flasin për rreth 30 mijë persona toksikomanë, ku 10 mijë janë vetëm në zonën e Tiranës. Por krahas rritjes së numrit të përdoruesve të drogave dhe alkoolit, specialistët ngrenë shqetësimin për mungesën e kushteve të trajtimit të tyre. Kjo ka bërë që vetëm një pjesë e vogël e tyre, rreth 2000 të trajtohen për të braktisur drogën dhe alkoolin. Shkak për këtë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, nuk është vetëm neglizhenca e vetë personave, por edhe mungesa e qendrave të trajtimit dhe specialistëve. “Ka probleme shumë të mëdha në mbulesën në ato shërbime të brishta që ekzistojnë, aksesin, ende nuk janë të përfshira

në listën e barnave të rimbursueshme disa barna, medikamente bazë që përdoren për trajtimin në Shqipëri. Ka mangësi specifike të tipit që nuk ka struktura të specializuara për fëmijë, adoleshentë dhe ata persona të cilët ofrojnë shërbimin e tyre infermiere, toksikologë, psikiatër që numërohen me gishtat e dorës, dhe vetëm 2 -3 prej tyre kanë kryer një kualifikim”, - thotë specialisti i ISHP-së, Alban Ylli. Të dhënat u bënë publike gjatë një aktiviteti të Komunitetit “Emanuel” dhe ambasadës italiane me studentë të Shkencave Sociale, me rastin e përfundimit të projektit për shërbime model dhe të integruara me bazë komunitare për të alkoolizuarit, të varurit nga droga dhe me forma të tjera varësie. Ky projekt është bashkëfinancuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim e Ministrisë së Jashtme italiane me një kontribut grant prej 839.810,40 eurosh. Përfitues direkt të projektit janë punonjësit e trajnuar për të punuar në qendrat e (16), përdoruesit e strehuar në qendra (gati 150), përfituesit e shërbimeve të këshillimit dhe të strehimit paraprak (të paktën 1000 të rinj dhe familje), nxënësit e shkollave ku janë bërë fushata informimi dhe parandalimi (më shumë se 3000) dhe pjesëmarrësit në konferenca (500 profesionistë).

Të dhëna për toksikomanët 30 000 është numri i toksikomanëve në vendin tonë 10 000 e tyre i përkasin vetëm zonës së Tiranës Mosha mjaft e ulët: rreth 20 vjeç, por me disa kulme edhe të 40/45-ve. Prejardhja territoriale: qytetet e mëdha Tirana, Durrësi, Korça në krye. Përzgjedhja sociale: e ndryshme, mbizotëron mesatare - e lartë. Substanca e abuzuar që mbizotëron është heroina. Mënyra e marrjes: fillimisht e tymosur ose e tërhequr me hundë, pastaj me injeksion intravenoz. Substanca e dytë është kokaina dhe hashashi. Fillimi i toksikomanisë: në moshë shumë të re (edhe 14 vjeç).

Kostot fatale të duhanit, 3300 vdekje në vit Në vend numërohen 950 mijë duhanpirës, që harxhojnë 550 milionë euro në vit për cigare. Ministri Vasili: Duhani është bërë shkaktari numër 1 i vdekjeve nga zemra dhe kanceri Duhani është bërë shkaktari numër 1 i vdekjeve nga zemra dhe kanceri. Më shumë se 3300 vetë vdesin çdo vit në vendin tonë nga pasojat që shkakton pirja e duhanit. Shifrat alarmante bëhen të ditura nga drejtues të Shëndetësisë, të cilët thonë se numri i duhanpirësve në vend ka shkuar në 950 mijë, 11% e të cilëve janë fëmijë të moshës 13-15 vjeç. Brenda një viti shqiptarët shpenzojnë më shumë se 550 milionë euro në blerjen e produkteve të duhanit. Në Ditën Botërore të Luftës kundër Duhanit, Ministria e Shëndetësisë apeloi për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi dëmet që shkakton duhanpirja. Mes një ekspozite të hapur pranë sheshit “Skënderbej” me pamje fotografike për dëmet e duhanit, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u bëri apel qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre para shëndetit dhe vdekjes së sigurt. “Në shumë raste ai është një nga shkaktarët e vdekshmërisë, qoftë për sa i takon sëmund-

jeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve kancerogjene, shtimi i të cilave është i qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë është i lidhur me duhanpirjen”, - tha ministri Vasili. Sipas ekspertit të Institutit të Shëndetit Publik, Roland Shuperka, vitin e kaluar janë zhdoganuar 3248 ton duhan. E dhënë që shton edhe më tepër alarmin ndaj shtimit të vrullshëm të duhanpirësve, së fundmi në masë edhe te femrat. “4 në 10 studentë, meshkuj dhe femra konsumojnë duhan. Ndërkohë, që 60 për qind e meshkujve kanë tendencë në ulje të pirjes së duhanit dhe 18 për qind e femrave janë konsumatore të duhanit”, thuhet në raportin e ISHP-së. Referuar këtij raporti, një duhanpirës për 40 vjet shpenzon 87 milionë lekë. Ndërsa për 10 vjet, një duhanpirës që konsumon vetëm gjysmën e paketës harxhon 3 milionë e 62 mijë lekë, ai që pi rregullisht duhan dhe konsumon rreth 3 paketa në ditë paguan nga xhepi 21 milionë e 96 mijë lekë. Deri në 40 mijë dollarë shpenzon mesatarisht një shqiptar gjatë jetës së tij vetëm për të pirë duhan. Sipas të dhënave, vetëm duke kursyer lekët që shpenzohen për duhanin mund të tejkalohet vlera e një apartamenti mbi mesataren. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur edhe në vendin tonë një fushatë kundër ndërhyrjeve të kompanive të mëdha të

3248

ton duhan janë zhdoganuar vitin e kaluar

3300

persona vdesin çdo vit nga pasojat e duhanit

950 000 ka shkuar numri i duhanpirësve në vend

Shpenzimet për duhanin 3 milionë e 62 mijë lekë, për gjysmë pakete në 10 vjet 21 milionë e 96 mijë lekë në vit për tri paketa në ditë 40 mijë dollarë shpenzon gjatë jetës për duhan një shqiptar 87 milionë lekë harxhon në 40 vjet një duhanpirës 550 milionë euro në vit harxhojnë shqiptarët për duhan

cigareve për të joshur të rinjtë e adoleshentët që të bëhen përdorues të duhanit. “Lufta kundra kompanive të duhanit është një luftë shumë e rëndësishme, sepse atë përdorin forma nga më të sofistikuara sot. Duhet të bëjmë një monitorim për të shikuar se si zbatohet ligjshmëria në përdorimin e formave të reklamës”, - shprehet Vasil Miho, përfaqësues i OBSH-së. Në botë, duhanpirja është quajtur një epidemi globale sepse vret gati 6 milionë njerëz çdo vit. Dhe sipas OBSH-së nëse vendet nuk veprojnë për uljen e numrit të duhanpirësve ky fenomen do të vrasë 8 milion njerëz deri në 2030.


16

MAPO

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

speciale

Historia dhe misioni i shoqatës UET Alumni Shoqata “UET Alumni” është një shoqatë e të diplomuarve në UET. E krijuar në vitin 2010 në UET, kjo shoqatë ka në misionin e saj organizimin e ish- studentëve dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e UET, qofshin këto sociale, akademike, ngritje fondesh, publikimin e një

gazete ose reviste të karrierës, ofrimin e ndihmesës për rritjen dhe përforcimin e kërkimit shkencor në UET, për të ndihmuar të diplomuarit në UET të ruajnë lidhjet me institucionin e tyre arsimor dhe me të diplomuarit e tjerë. Përveç kësaj, “UET Alumni” mbështet

alumni të reja, dhe siguron një forum universitar për të formuar miqësi të reja dhe marrëdhënie biznesi. Shoqata UET Alumni përfshin 1386 të diplomuar të Universitetit Europian të Tiranës, të të gjitha grupmoshave dhe me një shpërndarje gjeografike në gjithë Shqipërinë.

Në UET funksionon shkëlqyeshëm trekëndëshi administratë-staf akademik-student dhe për secilën nga këto pika janë ngritur institucione dhe zyra përkatëse për mbështetje dhe bashkëpunim

Nevila Xhindi Alumnistët janë portreti ynë në shoqëri Zv/rektorja për Partneritetet dhe Bashkëpunim ndërkombëtar flet për shoqatën “UET Alumni”, të krijuar nga rrjeti i ishstudentëve të Universitetit Europian të Tiranës dhe disa ide për bashkëpunimin Suadela Balliu

Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar shoqatën “UET Alumni”. Çfarë është më saktë ajo dhe si operon? Për ta ndihmuar lidhjen mes universitetit dhe studentit kemi krijuar shoqatën “UET Alumni”. Në fakt, lindi si dëshirë e vetë të diplomuarve të brezit të parë Bachelor në vitin 2009. U desh pak që kjo ide të kristalizohej dhe në maj të vitit 2010 u krijua shoqata dhe vetë anëtarët zgjodhën presidentin e saj, Rudin Lalo, i diplomuar në degën Marrëdhënie PublikeKomunikim. Një pjesë e atyre studentëve vijuan studimet Master në Universitetin Europian të Tiranës, madje sot një pjesë ndjekin edhe studimet doktorale këtu. Alumni është traditë e mirë thuajse dyqindvjeçare, kryesisht e botës anglo-saksone dhe pak apo aspak e njohur në vendin tonë. Ata janë lobistët më të mëdhenj të universiteteve, imazhi i tyre, janë mbledhësit e fondeve, aplikuesit për projektet, ata që gjenerojnë ide për programe të reja, që krijojnë tregjet e punës për universitetin. Me pak fjalë Alumni-t janë pasuria e vërtetë e një universiteti. Duke qenë se në UET, kemi shumë pedagogë të diplomuar

në vende perëndimore, ata e sollën edhe këtë traditë. Madje shumë prej pedagogëve tanë, personazhe publikë në fushat të ekonomisë, drejtësisë apo shkencave sociale kanë krijuar që në fillim rrjete kontakti të ndërsjellë me studentët. Konkretisht, si ndihmojnë ishstudentët në imazhin e një universiteti ? Gjithçka që merret nga një shkollë, dije apo edukim i caktuar, vjen një ditë që i kthehet mbrapsht institucionit ku i ke marrë dhe shoqërisë. Në qendër të filozofisë së UET-it si institucion arsimor është se gjithçka sillet rreth studentit; dija dhe shërbimi. Në UET funksionon shkëlqyeshëm trekëndëshi administratëstaf akademik-student dhe për secilën nga këto pika janë ngritur institucione dhe zyra përkatëse për mbështetje dhe bashkëpunim. Mendojmë që “UET Alumni” jo vetëm që do të jetë një krah i fuqishëm për të lobuar e marketuar atë që ne

Ceremonia e diplomimit të parë të studentëve të UET. Poshtë: Zv/rektorja për Partneritetet dhe Bashkëpunim ndërkombëtar, Nevila Xhindi

ofrojmë, por gjithashtu do të jetë fytyra jonë në treg, historiku dhe e ardhmja e universitetit. Nga ajo çka ju keni vërejtur, si ka qenë eksperienca e kësaj shoqate nga themelimi deri në këtë takim të dytë? Sigurisht që ende është një koncept i ri për shoqërinë shqiptare, por është i pranishëm në jetën studentore. Në dy vite, shoqata “UET Alumni” dhe presidenti i saj janë përpjekur për ta krijuar komunitetin, por parë nga këndvështrimi i jetës studentore, shoh që nuk është shumë e thjeshtë të bësh bashkë një grup njerëzish që tanimë janë në karrierat e tyre profesionale në fusha të ndryshme, të gjenerosh ide të reja dhe të ndihmosh të tjerët. Duhet një frymë grupi dhe bashkëpunimi, të mendosh për të tjerët dhe për vete, sepse në fund të fundit, ish-studentët apo Alumni-it i japin emër dhe vlerë diplomës së tyre. U them shpesh studentëve që duhet të investojnë për diplomën dhe nëse në diplomën e tyre është Universiteti Europian i Tiranës, është pikërisht kjo ajo që ata duhet të advokojnë dhe të lobojnë fort;

t’i japin emër diplomës në treg. Kjo arrihet jo vetëm duke folur për diplomën, por duke parë se cilët janë në tregun e punës, ku punojnë, si është qasja, çfarë pozicioni kanë në shoqëri, sa kanë luftuar për ta marrë me meritë atë diplomë, për të qenë të denjë për shoqërinë shqiptare. Sepse, para së gjithash një universitet është institucion i qytetarisë. Çfarë pritet të ndodhë në këtë takim të dytë me rrjetin Alumni të UET? Tani pas gjashtë vitesh të themelimit të UET numri i të diplomuarve është rritur, duke shkuar në 1386 dhe mendojmë se ka ardhur koha e një ristrukturimi organizativ. Ish studentët do të mblidhen në UET, ku do të zgjidhet një asamble me 51 anëtarë dhe nga kjo do të zgjidhet kryesia e përbërë nga 11 anëtarë dhe Presidenti i ardhshëm i “UET ALUMNI”. Janë bërë gati kandidaturat nga vetë të diplomuarit. Këto struktura do të kenë mandat trevjeçar. Takimin me ishstudentët e kemi menduar ta kemi traditë të përvitshme dhe ndër sugjerimet që do i bëjmë organizmit të ri është mbështetja e fuqishme në krijimin dhe përforcimin e fondit për shkencën. Ku konsiston ky fond për shkencën ? Është një fond shumë i rëndë-


E premte, 13 1 qershor qershor 2010 E enjte, 13 qershor 5 prill 2012 2010 ëëë.gazetamapo.com www.gazetamapo.com www.mapo.al

1386 770 586 38 % të diplomuar anëtarë të shoqatës UET Alumni

të diplomuar në nivelin bachelor

master në vitet 2009-2012

indeksi i diplomimit në kohëzgjatjen normale të ciklit të studimeve

MAPO

75 %

e të diplomuarve në UET janë punësuar menjëherë

80 %

e tyre janë punësuar në sektorin privat

20 %

e tyre janë punësuar në sektorin publik

11 05 17

Alumni Day; 1386 diploma takohen në UET Universiteti Europian i Tiranës ka menduar që 1 Qershorin t’ua kushtojë të gjithë atyre që janë diplomuar në UET gjatë këtyre viteve. Një ditë për të ndarë me ta ura komunikimi mbi ecurinë në fushën profesionale, për të njohur të rejat e tregut të punës, por edhe për t’i ndihmuar më tej në karrierë. E kanë quajtur “Alumni Day” takimin e përvitshëm mes ish-studentëve në Universitetin Europian të Tiranës dhe kanë zgjedhur datën 1 Qershor për t’u mbledhur. Një datë ku simbolika përkon edhe me termin Alumnus që nga latinishtja do të thotë fëmijë i birësuar, nxënës. Ata që i kanë besuar Universitetit Europian të Tiranës edukimin e tyre janë 1386 dhe janë diplomuar në degët e ndryshme që UET ofron përmes Fakultetit Juridik, Ekonomik

dhe atë të Shkencave Sociale, në Bachelor dhe Master. Të pozicionuar në segmente të ndryshme të tregut të punës në vend, ata mblidhen jo vetëm për të komunikuar me njëri-tjetrin, por edhe për të mbajtur të qëndrueshëm rrjetin mes tyre, për të sjellë reagimet nga tregu i punës, si edhe për të kontribuuar për universitetin ku janë diplomuar. Ata, gjithashtu do të kenë mundësinë që për të dytën herë të zgjedhin presidentin e ri të shoqatës “Alumni”; shoqata e krijuar prej ishstudentëve të UET në vitin 2010, si një rrjet që mban kontakte të vazhdueshme me universitetin për ta mbështetur atë dhe komunitetin e studentëve, si dhe për të çuar përpara misionin e universitetit, përmes inkurajimit dhe promovimit të vlerave akademike, sociale dhe praktike. Traditë e vjetër në universitetet perëndimore, shoqatat “Alumni” janë një risi në mjedisin akademik shqiptar, ku Universiteti Europian i Tiranës është pionier i funksionimit të saj. Në vetëm gjashtë vjet

eksperiencë që prej themelimit të tij në 2006-ën ka arritur të konsolidojë marrëdhënien me rrjetin e të diplomuarve, duke ndjekur hap pas hapi ecurinë e karrierës së tyre profesionale, duke i ofruar ndihmë apo konsulencë akademike, por edhe duke njohur përmes tyre kërkesat dhe të rejat e tregut të punës. “Po nxisim komunitetin e të diplomuarve në Universitetin Europian të Tiranës, ALUMNI. Do të vazhdojmë një traditë të takimit të përvitshëm dhe mbajtjes së rrjetit për të sjellë reagimet që ngjallen në tregun e punës, çfarë ka ndodhur me ta, si ka qenë ecuria dhe çfarë mund të përmirësohet”, - shprehet Henri Çili, administratori i Universitetit Europian të Tiranës. Kjo shoqatë, ndër të tjera është një mundësi e mirë për të mbajtur kontakte të vazhdueshme me pjesë të ndryshme të tregut të punës ku janë të punësuar anëtarë të tjerë të “UET Alumni”, duke u informuar mbi mundësi punësimi e praktikash profesionale.

Rudin Lalo: Si krijuam UET Alumni dhe pse Rudin Lalo, kryetari i UET Alumni, tregon përvojën si drejtues i një shoqate të re në llojin e saj në Shqipëri dhe të mirat e ndërsjella shoqatëuniversitet Arta Çano

sishëm në dobi jo vetëm të studentëve aktualë, por edhe atyre që do të vijnë. Është një përfitim konkret nga universiteti dhe ky fond për shkencën është shumëplanësh; nuk bëhet fjalë vetëm për donacione financiare direkte, por edhe për mbështetje në projekte madhore të cilat kanë nevojë për një mbështetje edhe të studentëve. “UET Alumni” do të ketë një zyrë të përhershme në universitet. Do të krijojmë një blog në faqen zyrtare online të UET posaçërisht për ta. Gjithashtu, shoqata do të ndihmojë universitetin për botimin e librit të karrierës. Bashkë me Alumni-n dhe Zyrën e karrierës kemi organizuar shumë trajnime, aktivitete për punësimin e studentëve, i kemi ndihmuar gjatë aplikimeve për punë etj. Nga të dhënat që keni nga tregu i punës, ku janë të pozicionuar të diplomuarit e UET-it? Nga të dhënat që marrim prej seksionit të karrierës, brenda Zyrës së shërbimit të kujdesit ndaj studentit në UET, të Diplomuarit tanë janë të punësuar në kompanitë më të mëdha vendase. Punësohen çdo vit në kompani private, në administratë publike, shumë prej tyre janë në media, në institucione të pavarura, por edhe përfaqësi diplomatike. Duhet të kemi parasysh diçka; megjithëse

“UET Alumni” do të ketë një zyrë të përhershme në universitet. Do të krijojmë një blog në faqen zyrtare online të UET posaçërisht për ta. thuhet se diploma nuk është garanci për një vend të mirë pune, ajo të ndihmon shumë gjatë rrugës. Prandaj një emër i mirë, që krijon është investim për të gjithë jetën. Punëmarrësit kërkojnë më shumë të diplomuar me aftësi teknike; nga biznesi, fusha ligjore, sociologjia, psikologjia dhe këto janë pikat tona më të forta. Ndaj edhe Alumni është ura jonë lidhëse me tregun e punës.

Ju jeni kryetari i parë i UET ALUMNI. A mund të na shpjegoni me pak fjalë ç’është  ky organizim? Kur ka lindur në UET? Shoqata “UET ALUMNI” u krijua më 13 Maj të vitit 2010. Atëkohë ishim një grup i vogël të diplomuarish. Si rrjedhojë, ishte disi e vështirë krijimi dhe organizimi i kësaj shoqate në mënyrë të mirëfilltë përmes zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, drejtuesit e UET vlerësuan dhe besuan tek unë që të isha Kryetari i parë i Shoqatës “UET ALUMNI”, si një mënyrë shpërblimi ndaj përpjekjeve për të krijuar organizime të tilla në funksion të gjallërimit të jetës studentore. Shoqatat “ALUMNI” njihen në të gjithë botën si shoqata ku të gjithë të diplomuarit e një universiteti grupohen duke krijuar kështu një komunitet ku do të mund të njihen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë informacione dhe të komunikojnë me qëllim përmirësimin e karrierës profesionale. Si kanë funksionuar deri më tani mbledhjet me ish-studentët e tjerë apo qoftë edhe me stafin e UET-it dhe cila ka qenë natyra e këtyre takimeve? Duke qenë se organizime të këtij lloji në rrethet universitare shqiptare nuk kanë ekzistuar më parë, për pasojë fillimet e “UET ALUMNI” ishin pak të vështira për t’u perceptuar pasi aktivitetet e kësaj shoqate kërkonin dhe kërkojnë një impenjim shtesë nga jeta personale dhe profesionale e gjithkujt. Gradualisht ky perceptim filloi të ndryshojë kur në UET aktivitete si “Panairi

i Punës” filluan të japin frytet e para, informacionet, kontaktet, interesi për të hyrë apo për t’u stabilizuar në tregun e punës tërhoqi një pjesë të mirë të Alumni-stave të angazhoheshin duke marrë pjesë dhe duke kontribuar në këtë proces të ndërsjelltë. Sigurisht me riorganizimin e ri dhe anëtarët e rinj, “UET ALUMNI” kam bindjen se do të funksionojë mirëfilli si të gjitha shoqatat analoge në botë, me shumëllojshmëri aktivitetesh ku do të bashkëpunohet me aktorë të rëndësishëm të tregut privat. Si e keni parë lidhjen e rrjetit të ish-studentëve me universitetin si kryetar i Alumni-t, a e bën ky organizim, më të fortë lidhjen me universitetin? Nga pikëpamja ime, universiteti përfaqëson një bosht reference në jetën e gjithsecilit prej nesh që ka qenë student. Nevoja për komunikim dhe për një riorganizim social e ka shtyrë shoqërinë njerëzore drejt zbulimeve teknologjike si rrjetet sociale “online”. Parë në këtë këndvështrim, Alumni është një zgjatim i nevojës për të jetuar në komunitet dhe për të zgjeruar hapësirat e shfrytëzimit të kapaciteteve individuale

që duhen orientuar drejt segmenteve të tregut të punës në të cilin këto kapacitete do të përshtateshin më mirë e si rrjedhojë shoqëria dhe tregu do të përfitonin eficencën maksimale të tyre. Me çfarë e keni ndihmuar ju universitetin ku jeni diplomuar dhe si vazhdon t’ju ndihmojë ai përmes Alumni-t? Aktualisht punoj në sektorin bankar privat, në profesionin për të cilin jam diplomuar. Ashtu si çdo anëtar i Alumni-t, përpiqem të loboj pranë institucionit ku punoj, që ky i fundit të marrë pjesë në aktivitetet që organizon “UET Alumni”, kryesisht në panairet e punës, duke shtuar këtu dhe referime të Alumni-stave që i përshtaten kërkesave për vende të lira pune që publikohen nga ana e institucionit ku punoj. Nga ana tjetër, “UET Alumni’ më ka ndihmuar dhe më ndihmon ashtu si çdo anëtar tjetër të tij, të mbaj kontakte të vazhdueshme me pjesë të ndryshme të tregut të punës ku janë të punësuar anëtarë të tjerë të “UET Alumni”, dhe të informohem mbi mundësi punësimi, praktikash profesionale, të cilat lidhen me interesat e mia profesionale.


18

MAPO

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

d r a m a Prezantimi i Teatrit Kombëtar në Globus Theater të Londrës me dramën “Henry VI” të Shekspirit, ka vijuar të komentohet në faqen zyrtare të festivalit

Randall Martin

E

dhe pse kronologjikisht pjesa e dytë e “Henry VI” ndjek eventet e pjesës së parë, të dhëna të asaj periudhe tregojnë që Shekspir e ka shkruar pjesën e parë pasi kishte përfunduar së shkruari pjesën e dytë dhe të tretë. Kështu pjesa e dytë e “Henry VI” shënon shfaqjen e Shekspirit në zhanrin e historisë shekullore dramatike, një zhanër i cili kryesisht u formua prej tij. Natyra eksperimentale e shfaqjes tregon tri format e saj të ndryshme: një tragjedi prej një intrige në oborr, bërë kundrejt Humphrey, Duka i Glocester dhe gruas se tij Eleanor (Akti 1-3); rebelimi individual dhe më pas popullor komiko-serioz i Jack Cade (akti 4); si dhe shpërthimi i Luftës së Trëndafilave ndërmjet Lancastrian-ëve dhe Yorkist-ëve në betejën e parë të Shën Albanit (akti 5). Në gjithë meritat e tij, produksioni i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë me regji të Adonis Filipit, nuk tentoi të sheshonte këtë diversitet, por përkundrazi përdori aktorët e tij të fuqishëm për t’i sjellë çdo faze një paraqitje të ndryshme, në stil dhe tone. Rënia e Eleanor dhe Humphrey vishej nga një atmosferë e pashmangshme e të qenit nën akuzë, ndryshe nga prezantimi më formal që ishte tentuar me rolet e tjera. Gjuha trupore ishte tepër e kontrolluar dhe e importuar, ndërsa portretet e aktorëve, kur nuk flisnin kishin një hije misterioze. Henry VI (Indrit Çobani) ishte veçanërisht përjashtim. Pasioni i tij i dukshëm vizualisht, theksonte pozicionin e tij si një mbret me paaftësi për të vënë autoritet mbi lordët e tij rebelë. Margareta e Anjou (Emira Hysaj), nga ana tjetër, kishte një pozicionim statuesk dhe gjakftohtë. Kur ajo dhe i dashuri i saj i dënuar Suffolk ndahen, buzët e tyre u afruan, por pa u prekur, duke treguar që marrëdhënia e tyre ishte jo fizike. Nuk ishte përfshirë gjithashtu (skena ku mbretëresha përkëdhel kokën e prerë të Suffolk), përderisa më vonë Margareta shfaq interes në heshtje për një zëvendësues maço Lancastrian Somerset. Këto zgjedhje në prezantim krijuan kryesisht një performancë rigjide kundrejt standardeve të sotme dhe tentonte që drama të përballohej nga teksti i folur, duke e bërë atë edhe më sfiduese për spektatorin jo shqipfolës. Por performanca e Gloucester (Kristaq Skrami) dhe Eleanor (Yllka Mujo) treguan që një ndjeshmëri “neo-klasike” nuk ishte joagresive. Në skenën e hapjes Gloucester shfaq inatin e tij tek dëgjon kushtet përulëse të martesës së Henrit me Margaretën. I ndihmuar nga një zë i fuqishëm, ai qëndroi i fortë dhe i matur në përgjigjet e tij, kundrejt akuzash të pazakonta nga Margareta, Somerset, Suffolk dhe Winchester, të cilët kërkonin vdekjen e tij për të

Teatri Kombëtar “Henri VI” diversiteti në rrëfimin e Shekspirit përparuar me axhendat e tyre personale. Eleanor ishte veçanërisht e efektshme në shfaq jen e dekorit tragjik. Dënimi i saj për nakromani shfaqet më së shumti si stoicizëm sesa pathos. Veshur me një këmishë të gjatë të bardhë, ajo ecte me dinjitet solemn drejt fundit të skenës, duke zbritur nga qendra drejt oborrit. Aty spektatorët e Globit, spontanisht bashkëpunuan me produksionin, duke i hapur gjithë respekt një korridor drejt daljes, në kontrast me turmën mizore që Eleanor përshkruan në fillimin e skenës. Jack Cade (Bujar Asqeriu) shfaq kontrollin e tij me një shpërthim komik, energjik dhe potent dhe me apele narcistike kundrejt audiencës për të thërritur emrin e tij. Kur ai thërriste nëpërmjet gjuhës utopike të lirisë dhe barazisë, ai fillon t’i shpërndajë portokalle turmës së rreckosur (marrë ndoshta nga mjeshtri i intrigës York?). Një portokall i jepet një gruaje të verbër, e cila u la të vërtitej e pasigurt kur turma luftonte me aristokracinë. Kur agjenti i Henrit, Lordi Clifford mbërriti për të bindur turmën që t’i

dorëzohej mbretit, gruaja e verbër dëgjoi me vëmendje duke e drejtuar turmën kundër Cade. Kështu që, në fund politika e protestës popullore nuk çoi asgjëkund. Shkurtimet në tekstin origjinal bënë kalimin nga narrativa e ngjeshur e Cade, menjëherë në skenën e luftës civile. Në këtë skenë dominonte shkëlqyer, fuqishëm dhe gjaknxehtë Duka i Jorkut (Vasjan Lami) si edhe djali i tij sakat, Rikardi (Roland Saro, i cili më herët luajti të mprehtin dhe inteligjentin Dick Butcher). Por beteja mbyllëse e Shën Albanit u shfaq antiheroike, në një koreografi të shkëlqyer ku të gjithë ishin veshur me pallto, në vend të një lufte epike. Një prekje e fundit e dykuptimtë erdhi nga pozicionimi në skenë i fronit bosh, lakmuar nga të gjithë, i cili rrëshqiti në qendër të skenës me anë të rrotave të fshehura, në një epilog pa fjalë. I shtyrë nga një puhizë e fortë gjatë pasdites që unë ndoqa shfaqjen, froni ri vazhdoi rrëshqitjen pak më tej në një trajektore harkore. *Profesor në Universitetin e New Brunswick

Ekspozitë

“Made in Britain” sjell koleksionin e artit bashkëkohor Në sallën e ekspozitave të përkohshme çelet sot ekspozita me vepra të një prej koleksioneve më të njohura në mbarë botën për artin bashkëkohor, koleksionit të Këshillit Britanik. Ky koleksion, i cili i ka fillesat e veta që nga themelimi i Këshillit Britanik (1934),  ka për qëllim promovimin e artistëve britanikë dhe të arritjeve të artit të këtij vendi në mbarë botën. Ekspozita “Made in Britain” sjell në Tiranë rreth 111 vepra në pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, instalacion e video-art, që përfshijnë një hark kohor prej 30 vitesh. 29 autorët që vijnë para publikut shqiptar, shumica për herë të parë, janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor britanik. Ekspozita reflekton ndryshimet që ka pësuar shoqëria britanike gjatë kësaj periudhe dhe rolin edukues e ndikues që ka marrë përsipër arti pamor në ndryshimin e saj. Po sot në orën 13:30, në sallën e bibliotekës së Galerisë Kombëtare të Arteve, një nga artistët pjesëmarrës në ekspozitën ‘Made in Britain’, Matt Franks do të zhvillojë një leksion për publikun e interesuar rreth punës së tij, si edhe rreth natyrës së skulpturës bashkëkohore.


16

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

e PREMTE, 1 QERSHOR 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Libri Një kohë e mbarë për letërsinë e Blushit. Vitet e fundit, “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës” dhe “Shqipëria”, librat më të lexuar dhe të vlerësuar me çmime

Ben Blushi:

Çfarë bën Zoti kur merr një çmim? “Në libër jam përpjekur të përshkruaj raportet e Zotit me njerëzit. Sonte pyes: Çfarë bën Zoti kur merr një çmim? S’besoj se e ka këtë fat. Njerëzit e zakonshëm e kanë”, - pohoi shkrimtari Ben Blushi nga foltorja e çmimeve “Kult”, ku mori trofeun e “Botimit më të mirë të Vitit”. Romani “Shqipëria” u vlerësua mes tre konkurrentëve të tjerë në kategorinë e Librit Artistik; romanit të Zija Çelës “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, “Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur”, romanit të Idlir Azizit dhe “Poezi Panair” të Rudian Zekthit. Pyetjet që Blushi ‘i drejtoi’ Zotit atë mbrëmje, ishin të natyrës së atyre të botuara në libër, ku është përpjekur të shpjegojë raportin e Zotit me njerëzit, me një gjuhë të kulluar dhe stil të veçantë. Trofeun “Kult”, Blushit ia dorëzoi Arta Marku dhe Besnik Mustafaj, i cili theksoi se me të vërtetë kemi letërsi të mirë, që nuk meriton të nënvlerësohet. “Zakonisht këtu jam ngjitur për të shprehur pakënaqësinë. Sonte po ngjitem për të shprehur kënaqësinë. Falenderoj Akademinë ‘Kult’, jurinë, botimet MAPO që bënë të mundur ngjitjen në këtë skenë dhe redaktoren Saverina Pasho, që e bëri të lexueshëm librin”, - u shpreh shkrimtari dhe modestisht pohoi që “çmimin e ka marrë libri”. “Juria me specialistë të fushës e ka vlerësuar ‘Shqipërinë’ librin më të mirë. Për të arritur te 4 nominimet zyrtare, botimi ka kaluar në procesin e vlerësimit paraprak”, - shpjegon vlerësimin e jurisë Ylli Sula, presidenti i Akademisë “Kult”. Kjo procedurë është ndjekur këtë vit edhe për vlerësimin e 40 artistëve në 10 fusha të artit. Juria me specialistë të librit punoi për 3-4 muaj për të zgjedhur të 8 emrat në procesin paraprak. Shqipëria ishte gjatë gjithë procesit në këtë listë. Tetë emrat iu nënshtruan edhe një herë vlerësimit nga juria e nderit, që e përzgjodhi romanin “Shqipëria” për katërshen zyrtare. Rezultati ishte shpallja fitues. Qysh nga viti 2008 e në vazh-

dim, letërsia e Ben Blushit pati një kontakt më të afërt me lexuesin. Vlerësimet e marra në vazhdim ndikuan edhe më shumë në rritjen e shitjeve. Kujtojmë edhe shitjen e menjëhershme të librit në stendën e botimeve MAPO në panairin e librit vitin e kaluar. Në vitin 2009, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e vlerësoi “Otello, Arapi i Vlorës” me çmimin “Petro Marko” për Romanin më të Mirë. Tri vite më vonë vjen një çmim tjetër... Në botimet “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës” dhe “Shqipëria”, Blushi trajton me mjetet që i jep letërsia ngjarje dhe personazhe të historisë së Shqipërisë, të cilët herë i sjell në kontekstin e duhur dhe i bën familjarë për lexuesin, e herë i mban të fshehur, duke nxitur edhe më tepër kureshtjen e publikut.

“Shqipëria” u vlerësua mes tre konkurrentëve të tjerë në kategorinë e Librit Artistik; “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, “Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur”

Kujtojmë edhe shitjen e menjëhershme të librit në stendën e botimeve MAPO në panairin e librit vitin e kaluar. Në vitin 2009, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e vlerësoi “Otello, Arapi i Vlorës” me çmimin “Petro Marko” për Romanin më të Mirë. Tri vite më vonë vjen një çmim tjetër


20

MAPO

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

sport

“Këpuca e Artë”

Etika heq çmimin për golashënuesin më të mirë Në një mbledhje të zhvilluar ditën e djeshme, komisioni më i ri në Federatën Shqiptare të Futbollit, ai i Etikës, ka vendosur që të mos akordojë titullin “Këpuca e Artë” për këtë sezon. Gjithçka erdhi si pasojë e goleadave të javëve të fundit, ku në superligë Dervishi shënoi 3 gola dhe Bakiu 4 në ndeshjet e fundit me

rezultate sfidash që përfunduan 4-4 në Vllaznia-Shkumbini dhe 6-5 në Apolonia-Tomori. Ndërsa, në Kategorinë e Parë mjafton të përmendim rastin Ivanaj, me sulmuesin e Burrelit që realizon 10 gola në dy ndeshjet e fundit për të parakaluar gjirokastritin Nora dhe lushnjarin Canka. “Komisioni i Etikës, për sezonin futbollistik 2011-2012, vendosi

të mos akordojë çmimin “ Këpuca e Artë “ për golashënuesit e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Ky vendim është marrë sepse në vlerësimin e Komisionit të Etikës së FSHF-së, në javet e fundit janë vërejtur tolerime për efekt klasifikimi të golashënuesve për kategoritë respektive,”thuhet në komunikatë.

Takimi Basha-UEFA, ndaj Qipros do të luhet në “Qemal Stafa” Jep frytet e veta takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s, belgut Kryk, dhe kryebashkiakut Lulzim Basha, që i ka hapur dritën jeshile zhvillimit në Tiranë të sfidave kuqezi Jeton Selimi Dukej një situatë e zezë. Në Federatën Shqiptare të Futbollit kishte nisur prej javësh “inspektimi” për një stadium jashtë vendit, duke qenë të bindur se në Shqipëri nuk do të pranohej asnjë impiant jashtë Tiranës, duke qenë se “Qemal Stafa” nuk plotëson një nga kushtet e FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshjet ndërkombëtare, që ka lidhje me sipërfaqen e parkimit. Megjithatë, Shqipëri-Qipro, ndeshja e parë eliminatore e botërorit 2014 do të luhet në “Qemal Stafa”, më 7 shtator. Ky është konkluzioni i arritur pas një takimi të shkurtër mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe inspektorit të UEFA-s për stadiumet Zhan-Fransua Kruk. “Punimet për parkimin nëntokësor në Sheshin “Italia” nuk do të pengojnë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Komitetit të Sigurisë dhe stadiumeve në UEFA, Zhan-Fransua Kryk, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z. Armand Duka dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, ku është ofruar zgjidhja për vazhdimin e ndeshjeve në stadiumin kombëtar në parametrat dhe standardet e vendosura nga UEFA. Zgjidhja e ofruar është mirëpritur nga i dërguari i UEFA-s “, ka njoftuar Bashkia e Tiranës në një njoftim të sajin për mediat. Për-

faqësuesi i UEFA-s në fakt ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri, për të inspektuar përvec “Qemal Stafës” edhe tre impiante të tjera, “Niko Dovanën” e Durrësit, “Skënderbeun” e Korcës dhe “Loro Boricin” e Shkodrës, për të parë alternativat e mundshme në rast të pamundësisë për t’i luajtur ndeshjet në Tiranë për shkak të punimeve që Bashkia e Tiranës ka nisur në sheshin para ndërkombëtarit. Megjithatë, tanimë duket se sfida e parë, ajo që do të çelë edhe rrugëtimin e kuqezinjve drejt Brazilit 2014, sfida ndaj Qipros, do të luhet në kryeqytet. Më pas, Shqipëria do të luajë ndaj Zvicrës 4 ditë pas ishullorëve, më 11 shtator, ndërsa në tetor do të ketë dy sfida shtëpiake ndaj Islandës dhe Sllovenisë, por deri atëherën, në mos në “Qemal Stafa”, federata do të ketë ndrequr një prej stadiumeve të tjerë për të pritur ndeshjen. Të paktën kështu ka deklaruar Armand Duka, presidenti i FSHF-së pas takimit mes kryebashkiakut Lulzim Basha dhe belgut Kryk. “Takimi, siç e kam thënë edhe herë tjetër, marrëdhënia me kryetarin e Bashkisë së Tiranës ishte bashkëpunese për të gjetur një zgjidhje për handikapin për arsye të parkingut që po ndërtohet. Bashkë me komisionerin e FIFA-s kemi parë disa zgjidhje të mundshme në lidhje me parkingun që të krijiohet pas portave,” tha presidenti Duka, që më pas ka theksuar rolin e veçantë që ka pasur kryebashkiaku Basha në këtë takim. “Kryetari i Bashkisë ka premtuar se do të shqyrtojë variantet e dhëna për zgjdhje dhe do të realizojë njërin prej tyre. Inspektori ka vizituar edhe Korçën, Durrës, por do të shohë edhe Shkodrën. Megjithatë, besoj se ndeshja e parë e shtatorit ndaj Qipros do të zhvillohet në “Qemal Stafa” duke e marrë të kryer premtimin e kryebashkiakut Basha. Ndërsa për ndeshjet e tjera do të shohim,” tha presidenti Duka, që në

Nga takimi i djeshëm në Bashkinë e Tiranës

fund deklaroi se investimi i vetëm që ka ndërmend të bëjë FSHF është ai i shtëpisë kuqezi. “Planet e FSHF për investimeve në të ardhmen janë të përqëndruara në rindërtimin e stadiumit “Qemal Stafa” për ta bërë me një shtëpi sa më moderne kombëtaren.”

Refuzimi i Kosovës, sportistet mbeten jashtë Olimpiadës Përveç Majlinda Kelmendit, janë edhe dy qitqëse dhe një notare që kishin arritur normën olimpike Përpos Majlinda Kelmendit, edhe sportistëve tjerë të dalluar nga Kosova u është shuar ëndrra për ta përfaqësuar vendin e tyre në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’. Vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që në Londër të mos valëvitet flamuri i Kosovës, i ka zhgënjyer tej mase qitëset Lumturie e Urata Rama, por edhe notaren Rita Zeqiri, të cilat janë ndër sportistet më të dalluara kosovare, me mundësi reale që ta përfaqësonin vendin e tyre në evenimentin më të madh në botën e sportit. Ato ndihen të diskriminuara, pasi që iu mohua fakti ta realizojnë ëndrrën. Po ashtu, ato kërkojnë që sporti të mos përzihet me politikën. Qitëset Lumturie e Urata Rama e kishin fituar normën olimpike, pasi që e kanë kaluar limitin e pikëve që

kërkoheshin për ta fituar një të drejtë të tillë. IOC gjithashtu vendosi që sportistëve nga Kosova të mos ua lejojë pjesëmarrjen as si sportistë të pavarur, prandaj atyre nuk u ka mbetur gjë tjetër pos të shpresojnë në rastet tjera që mund t’u ofrohen në të ardhmen. “Unë e kam plotësuar normën olimpike, por pas rezultateve nga Kanadaja, u pa që nuk po na lejojnë të marrim pjesë në Olimpiadë, as duke e përfaqësuar Kosovën e as në

mënyrë individuale”, thotë 24 vjeçarja. “Sigurisht se ndihem keq dhe e fyer nga ky vendim. Kemi shpresuar deri tani, pasi mediat ndërkombëtare i jepnin rëndësi të veçantë rastit tonë. Nuk po na jepet mundësia që t’i shfaqim vlerat tona jashtë vendit. Më janë shuar shpresat përfundimisht. Por, nuk do të dorëzohem”, theksoi Lumturie Rama e cila garon në disiplinën qitje me pistoletë ajrore standarde. Ajo e lut Ministrinë e Punëve të Jashtme që të punojë më shumë për sportin. Edhe kushërira e saj Urata Rama, që garon në disiplinën qitje me pushkë ajrore standarde, ka mbetur e zhgënjyer që iu mohua e drejta ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadë. “Normalisht se jam e zhgënjyer, sepse e kam pasur ëndërr Olimpiadën. Kjo ishte shpresa e fundit, por nuk na u mundësua pjesëmarrja në Londër. Shpresoj që Federata e Qitjes të pranohet sa më shpejt ndërkombëtarisht, në mënyrë që ne të marrim pjesë në gara ndërkombëtare”, tha 25-vjeçarja.

Merkato PSG, 150 milionë euro për Uejni Runin

Shalke jep 7 milionë euro për Eljero Elian

Siç mund të lexohet në faqet e tabloidit Sport, PSG është gati të bëjë një ofertë të “çmendur”. Pas tentativave për Tevez dhe Patos, parizienët po mendonin të arrinin të paimagjinueshmin Leo Mesi, për të cilin sërish Barcelona vendosi të mos lërë hapësira për ndonjë marrëveshje të mundshme. E pas këtyre përpjekjeve tashmë kryeqytetasit francez synojnë jo më pak se Uejni Runin. Për yllin e Junajtid mësohet se PSG është e gatshme të shpenzojë shifrën marramendëse të plot 150 milionë eurove, ku përfshihet si paga e lojtarit ashtu edhe pagesa për kartonin e tij.

Pas vetëm një sezoni në kampionatin italian, futbollisti i Juventusit Eljero Elia, mund të kthehet në Gjermani. Zërat qarkullonin prej disa kohësh dhe konfirmimi erdhi nga e përditshmja sportive “Tuttospott”. Klubi i Shalke 04 po negocion tratativën me klubin bardhezi, të bazuar në një shifër prej 7 milionë eurosh. Me këtë shifër marrëveshja mund të mbyllet për fare pak kohë.

Vermalen: Përjetë do të jem te Arsenali Mbrojtësi i Arsenalit, Tomas Vermaelen ka thënë se dëshiron që të mbetet ‘përgjithmonë’ në klubin londinez. “Dëshiroj të qëndroj në Arsenal përgjithmonë. Nuk ka transferim për mua. E dua Londrën dhe kam një shtëpi këtu. Jam shumë i lumtur këtu dhe nuk kam ndonjë arsye për t’u larguar”, tha Vermaelen për Sky Sport. Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen miqësore që kombëtarja e tij Belgjika e zhvillon kundër Anglisë, për të cilën tha se është një ndeshje e madhe dhe se çdokush do të dëshironte të luante në atë takim.

Kaseres: Suarez më ka pyetur për Juventusin Martin Kaseres do të dëshironte që bashkëlojtari i tij nga kombëtarja e Uruguait, Luis Suarez të largohej nga Liverpuli dhe t’i bashkohej atij te Juventusi sezonin e ardhshëm. “E njoh Suarezin gjatë tërë jetës sime. Jemi shokë në kombëtaren e Uruguait prej shtatë vitesh. Ai është një shok, një djalë i mirë dhe një sulmues i madh. Shumë njerëz po flasin keq për të, por ai ka probleme me gjuhën dhe nuk po arrin të shpjegojë veten”, tha Kaseres. “Është e vërtetë se kam folur me të rreth Juventusit dhe ai më ka pyetur rreth klubit pa hyrë në specifika për lojtarët. Unë i tregova atij se ‘Zonja e Vjetër’ është një klub që dëshiron gjithmonë të fitojë”, përfundoi ai.


E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

Tumori

MAPO

21

Mjeku: Abidal mund të luajë sërish futboll Mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal mund të luajë sërish futboll pas transplantimit të mëlçisë, ka njoftuar kirurgu i cili kreu operacionin. Lojtari francez, 32-vjeç, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për të hequr një tumor në mëlçi vitin e kaluar, por pas rikthimit në fushat e lojës u desh të bëjë transplantim më 10 prill pasi organi i ishte

dhënë nga një kushëri. “Varet prej tij. Unë nuk do ta ndalja. Koha do të tregojë”, tha doktor Juan Karlos Garcia-Valdekakas për televizionin spanjoll TV3. “Nëse Erik përgjigjet mirë, nuk ka arsye pse të mos luajë sërish. Mëlçia është organ që rigjenerohet për tre muaj. Abidal duhet të rikuperohet pak nga pak, por mes tre deri në gjashtë muaj, ose deri në një vit pas

intervenimit, pacienti është në gjendje të ketë një jetë normale. Ai është gjithmonë pozitiv. Ai është karakter pozitiv i jashtëzakonshëm,. Kurrë nuk është ankuar për asgjë”, u shpreh Valdekakas. Futbollistët e Barcelonës shfaqën një fanellë me emrin e tij mbi trofe kur festuan triumfin në Copa del Rey kundër Atletik Bilbaos të premten e kaluar.

Bufon, 1.5 milionë euro drejt një duhan-shitësi, Prokuroria pret të hetojë 34

Shuma është dorëzuar drejt mikut të portierit të kombëtares së Italisë ndërmjet periudhave janar-shtator 2010 nëpërmjet 14 çeqeve bankare Jeton Selimi

Pas deklaratave të ditëve të shkuara në lidhje me bastet, rrëmuja përqark portierit të kombëtares së Italisë, Xhanluixhi Bufon, nuk ka ndërmend që të qetësohet. Nga hetimet mbi bastet e paligjshme nga Prokuroria e Kremonës, është zbuluar se ka vërejtje nga ana e Guardia di Finanza-s mbi kapitenin e kombëtares. Janë vërejutr lëvizje parash të bëra nga Xhixhi Bufon dhe hipotetizohet se kanë shërbyer për t’u luajtur baste. Shifra është 1.5 milionë euro. Një shënim i rezervuar nga ana e Prokurorisë së Torinos për atë të Kremonës mund të hapë një udhë të re në hetimet për skandaline basteve. Në shënim thuhet se janë zbuluar disa dokumente që mund t’i interesojnë hapjes së një hetimi për Xhixhi Bufon dhe për një xhiroje bastesh hipotetike prej 1 milion e gjysmë eurosh. “Llogaria rrjedhëse e lojtarit – lexohet në shënim – ka regjistruar një lëvizje anomale të karakterizuar nga derdhje në periudhën janar 2010-shtator 2010 prej 14 çeqesh banke me shuma që kapin nga 50 mijë deri në 200 mijë euro për një total prej 1.585.000 eurosj në favor të Alfieri Massimo (duhanshitës)”. Avokati i lojtarit, Marko Valerio Korini, është limituar duke e përshkruar njeriun që ka marrë

çeqet si një person totalisht i besueshëm, duke shpjeguar se transferimet janë bërë për të mbrojtur një pjesë të pasurisë personale të Bufonit. Sidoqoftë, për momentin nuk ka ende një përfshirje të drejtësisë penale në këtë argument dhe nuk ka ende përfshirje në thyerje të ligjit nga ana e portierit. Megjthatë, ky lloj aktiviteti nuk lejohet të bëhet nga asnjë lojtar që është i federuar. UEFA mbështet Federatën Italiane

Klubet e përfshira në trukimet e ndeshjeve do të mbeten jashtë Ev-

Gjermania

Euro 2012

Lëv dhe Lahm largojnë dyshimet nga ekipi Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv është munduar të largojë të gjitha dyshimet mbi skuadrën e tij pas humbjes 5-3 që pësuan të martën në mbrëmje nga skuadra e Zvicrës. Skuadra gjermane ka në plan edhe një ndeshje të fundit miqësore atë ndaj Izraelit në Leipzig ku trajneri Lëv do të ketë në dispozicion edhe futbollistët e Bajernit që u lanë pushim pak më shumë se të tjerët për shkak të impenjimit në finalen e Champions League. Numri i një i Gjermanisë u mundua të largojë çdo dyshim mbi skuadrën e tij pas humbjes me Zvicrën ku mungonin edhe lojtarët e Bayern, duke deklaruar se nuk është i shqetësuar pasi edhe kundërshatërt e tyre, Hollanda apo Danimarka pësuan humbje. E rëndësishme për Lëv është gjëndja e lojtarëve përpara ndeshjes së parë të Euro 2012 atë ndaj Portugalisë më 9 qershor. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe kapiteni i Gjermanisë Filip Lahm që përpara gazetarëve ka shpjeguar se humbja

ropës. Ky është paralajmërimi i UEFA-s, e cila do ta ketë tolerancën zero ndaj këtyre skuadrave. Së fundmi, futbolli italian u përfshi sërish në skandalin e basteve, ku u arrestuan dhe po hetohen disa persona. UEFA po e ndjek me kujdes skandalin e trukimit së ndeshjeve në futbollin italian, i cili e përfshiu këtë vend së fundmi. Shtëpia e futbollit europian ka kërcënuar klubet që përfshihen në trukimin e ndeshjeve se nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat europiane.

e finales ndaj Çelsit nuk do të ketë asnjë efekt negativ te kontigjenti i lojtarëve të Bajernit. Mbrojtësi gjerman pranoi se grupi i tyre me Portugalinë, Holandën dhe Danimarkën është me të vërtetë shumë i fortë por një fitore në ndeshjen hapëse ndaj Portugalisë do t’i jepnin një start impresiv skuadrës së tij.

Ukraina jep garanci për sigurinë në vend Ukraina është gati për t’i ofruar siguri çdo tifozi që do të vizitojë vendin gjatë Euro 2012, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet në lidhje me investigimin e BBC mbi rrezikun e sulmeve raciste nga ana e grupimeve të tifozëve lokalë me prirtje neo-naziste. Reagimi i Ukrainës vjen disa ditë pas organizatores tjetër të Euro 2012 Polonia. Të dy vendet kanë hedhur poshtë idenë e hedhur nga mediat britanike, se tifozët me ngjyrë do të rrezikojnë jetën nëse vizitojnë Ukrainën dhe Poloninë gjatë kompeticionit gjigand të futbollit që do të nisë më 8 qershor. Në programin “Panorama”, BBC publikoi një investigim të gazetarëve të saj, duke faktuar me video sjelljen e tifozëve lokalë, sjelljet e të cilëve kanë prirje raciale dhe neo-naziste. Sipas organizatorëve, gjithjcka do të jetë e sigurt, ndërsa forcat e policisë janë stërvitur gjatë gjithë këtyre muajve nga specialistët gjermanë që neutralizuan me sukses cdo trazirë gjatë Botërorit 2006 që u zhvillua në vendin e tyre.

“Në statutet tona, në rregulloren disiplinore dhe në atë të kupave europiane është qartësisht e sqaruar se një klub që përfshihet në ndeshjet e kurdisura nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet kontinentale”, tregon një zëdhënës i Federatës Europiane të Futbollit. Në veçanti, artikulli 2, paragrafi 04 i rregullores së Ligës së Kampionëve çek se: klubi nuk duhet të jetë i implikuar, direkt ose indirekt, në ndonjë aktivitet ose të ndikojë në një rezultat të ndeshjes së nivelit

kombëtar ose ndërkombëtar. Ndërkohë, zëdhënësi i UEFA-s ka folur edhe për rastin e fundit, atë në futbollin italian, ku u arrestuan 19 persona dhe po hetohen shumë të tjerë. “Jemi informuar sigurisht me evoluimin e situatës në Itali, por në aspektin kombëtar nuk mund të intervenojmë. Kemi besim të plotë në vendimet e Federatës së Futbollit të Italisë. Kjo federatë kërkon tolerancë zero si UEFA-s rreth ndeshjeve të trukuara”, shtoi ai.

Anglia

Lampard: Të kopjojmë vendosmërinë e Çelsit Triumfi i Çelsit në Ligën e Kampioneve do të ndihmojë kombëtaren e Anglisë në objektivin e saj për të fituar titullin kampion në Euro 2012. Të paktën, kështu mendon Frank Lampard, i cili pritet të jetë një nga shtyllat e formacionit për trajnerin Roi Hodgson. Mesfushori 33-vjeçar ka folur gjatë grumbullimit me përfaqësuesen angleze, e cila vijon përgatitjet përpara se të udhëtojë drejt Ukrainës dhe Polonisë për të nisur aventurën e saj në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian. “Shpresoj që kjo gjë të na ndihmojë shumë. Jemi katër lojtarë të Çelsit këtu, por ka edhe lojtarë të tjerë që e kanë fituar më parë Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, ajo që duhet të kopjojmë nga Çelsi është besimi dhe vendosmëria për të fituar”, ka bërë të ditur Lampard, i cili ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet mbi aktivizimin e tij. Mesfushori ka pranuar problemet fizike, por sipas tij do të rikuperohet plotësisht për të qenë në gadishmëri në Hodgson. Anglia do

të luajë në grupin D të Euro 2012 bashkë me Francën, organizatorët e Ukrainës dhe Suedinë. Për dy ndeshjet e para, Hodgson nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin e Mançester Junajtid, Uejni Runi, i ciloi është pezulluar nga UEFA, ndërsa do të kthehet në fushë vetëm për sfidën e tretë kundër Ukrainës që do të luhet më 19 qershor.


22

MAPO

E shtunë 1 qershor 2012 www.mapo.al

Peshku i gjallë në mushkëri Mjekët në Indi janë detyruar ta operojnë një fëmijë 12-vjeçar për t’ia larguar një peshk të gjallë nga mushkëritë. Anil Barela kishte gëlltitur një peshk me madhësi prej nëntë centimetrash derisa po luante me shokët në afërsi të një lumi në qarkun Khargone të shtetit Madhya Pradesh. Sipas mediave në Indi, fëmijët shpesh gëlltisin peshq teksa luajnë pranë lumenjve, mirëpo në këtë rast peshku kishte shkuar në rrugë të gabuar dhe ka përfunduar në mushkëritë e fëmijës. Pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje, djaloshi është paraqitur në spital, ku i është bërë rëntgeni dhe mjekët vendosën ta operonin. Pas 45 minutash, ata e kanë nxjerrë peshkun. “Peshku ka qenë i gjallë dhe ka penguar funksionet e mushkërive”, ka thënë kirurgu Dr. Pramod Jhawar, duke shtuar se kjo ka qenë hera e parë në karrierë që sheh diçka të tillë.

Re apo UFO?

Fjalëkryqi klasik 1

2

15

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ka shume mundesi qe ne bashkepunim me te dashurin tuaj te zemres te gjeni harmonine sot. Beqaret do jene te hipnotizuar gjete kesaj dite nga dikush dhe do iu duket sikur nuk mund te jetojne dot as me te dhe as pa te.

Do e keni te veshtire sot t’i qendroni besnik partnerit tuaj. Mundohuni ta kontrolloni veten sepse ky do jete gabimi me i madh qe mund te beni. Beqaret do peshojne te mirat dhe te keqijat e krijimit te nje lidhjeje. Takime do keni, por nuk duhet te nxitoheni.

Hena do i beje ata qe jane ne çift me te kujdesshem ne ceshtjet e dashurise. Do jeni shume te ndjeshem dhe romantike. Pritet nje dite e kendshme dhe e mbushur me kenaqesi. Beqaret do e kene te veshtire te gjejne personin ideal.

Jeta juaj ne cift do shkoje me se miri sot. Kushtojini vetem pak me shume vemendje atij qe keni ne krah dhe behuni te duruar. Ai nuk mund te beje gjithcka kur te doni ju. Beqaret do joshen tmeresisht shume nga dikush qe me pare as qe i kushtonin vemendje.

26

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Fale nje konfigurimi te favorshem te yjeve, do te rivendosetdialogunejeten tuaj ne cift. Te dy do tregoheni me te arsyeshem dhe mevullnetpertesjellelumturinepranejush.Mundesite qe beqaret te gjejne personin e duhur do jene shume te medha.

Nesekeninjelidhjepergatituniperndryshimesot.Do kuptoheni me mire me njeri-tjetrin dhe do beni diskutime te thelluara per temamjaftdelikate.Ditee favorshmeedheperbeqaret. Do keni disa takime dhe do bini ne dashuri me dike te vecante.

Emocionet qe do perjetojne ata qe jane ne cift sot do jene te medha. Nese keni pasur debate dhe mosmarreveshje ato do te harrohen sa hap e mbyll syte. Ka mundesi qe per beqaret te kete deklarata te forta dashurie.

Nuk do lejoni qe ai qe keni ne krah te qendroje as me miqte, por t’ua kushtoje teresisht kohes ju. Beqaret ka shume gjasa te lidhen me persona qe nuk kane fare konsiderate per ta dhe qe kerkojne thjesht te kalojne kohen.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Marsi dhe Venusi do ua bejne me te bukur diten sot dhe ju do ndiheni mire prane atij qe keni ne krah. Organizoni edhe nje mbremje me qirinj. Nese keni nje lidhje te fshehte ka ardhur koha ta zbuloni. Per beqaret pritet nje dashuri me shikim te pare.

Kujdes me aventurat jashte lidhjes suaj sepse do hidhni poshte gjithcka qe keni ndertuar deri me sot. Qendroni me shume afer partenrit dhe dashurohuni ashtu si t’iu vije. Do ndiheni mire. Beqaret do kene vetem pelqime dhe flirtime.

Planetet do kujdesen qe lidhja juaj te jete e bukur dhe plot ngjyra. Cdo gje do shkoje me se miri dhe nuk do keni cfare te kerkoni meteper.Edhebeqaretdo kene fat ne dashuri. Me ne fund do mund te takoni nje person per te cilin zemra do iu rrahe fort.

Dite e bukur kjo e sotmja. Do argetoheni shume me ate qe keni ne krah dhe do e keni shume te lehte te diskutoni lirshem me te. Edhe per beqaret do jete nje dite e rendesishme. Ju do tregoheni me te hapur ndaj takimeve.

7

8

9

10

20

21

25

28

29

30

33

34 38

19

24

27

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

14

18

23

31 35

39 43

31

32

36

40 44

41

45

46

48

Koha e fillimit ____:____

47

Koha e mbarimit ____:____

49

Horizontalisht: 1. Skuadra e Rrëshenit. 6.Tërësi rrethanash që na lejojnë të bëjmë diçka.12.Shpendnate.13.Enëbaltepërtëgatuar.14.Romanëmes.15.Vangjel, aktor. 17. Pjesa më e lartë e dhomës. 19. Pa para, gratis. 22. Lëng i avullueshëm, i cili nxirret nga disa bimë me erë të mirë dhe që përdoret kryesisht në parfumeri. 24. Han, trajner futbolli. 25. Gjendje e vështirë, kur dikush duhet të zgjedhë, njërën nga dy mundësitë që i paraqiten. 26. Notë muzikore. 27. Shumë të hollash që ruhen në bankë. 29.Yndyraequmështit.30.Përdoretkurshprehimshqetësim,amërzi të madhe për diçka që mund të ndodhë. 31. Sheri i kinemasë. 33. Grumbujavujshnëqiell.34.DegaUshtarake.35.Rrugaqëpërshkonnëhapësirë një trup qiellor. 37. E panjohur në matematikë. 40. Zog këngëtar. 41. Notë muzikore. 42. Krijimet epike të një populli. 45. Ushqehet. 46. Përfytyrim. 48. Lule e bukur. 49. Ajo që është në dobi të dikujt.

Vertikalisht: 1. Kryetar i administratës së një sanxhaku në kohën e perandorisë osmane. 2. Përparëse leshi që mbajnë gratë në disa krahina të vendit. 3. Shfrytëzimi i përkohshëm i një toke, që i jepet me qira dikujt. 4. Tregu Amerikan.5.Kafshëdetare.6.Ekraniikompiuterit.7.Kekurkekohëpa ngrënë. 8. Ndërmarrje Bujqësore. 9. Përfundimtare. 10. Shtresa e tavanit të çdo kati të një ndërtese. 11. Hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami. 13. Jul, poet i njohur arbëresh. 16. Qytet në Kroaci. 18. Saksi lulesh. 20. Simboli kimik i aluminit. 21. Dëmtim i pajisjeve, i makinerive me dashje për të penguar punën. 23. Central Elektrik. 28. Armë e rëndë artilerie. 31. Ministria Italiane e Bujqësisë. 32.Vozë e hapur, me fund më të gjerë se gryka. 36. Ashtu bën çdo klient. 38. Det anglez. 39. I kapur nga armiku. 41. Fituese e një konkursi bukurie. 43. Pema pa të forta. 44. Ndajfolje sasie. 45. Dru gardhi. 47. Garnizon Europian.

Sudoku | nivel mesatar 5

7 7

1

2

6 LUANI (23/VII-22/VIII)

6

17

22

4

DASHI (20/III-20/IV)

5 13

16

42

Horoskopi i ditës

4

12

37

Në shikim të parë duken si ‘pjata fluturuese’, ndërsa nëse shikoni më mirë, atëherë do të kuptoni se bëhet fjalë për re. Disa rrathë të reve që krijohen lartë në atmosferë nxisin dyshime te njerëzit që nuk i kanë parë më herët. Ato zakonisht formohen mbi pyje dhe për banorët e këtyre vendeve janë gjëra të zakonshme. Mirëpo, njerëzit që nuk i kanë parë asnjëherë mendojnë se kanë parë objekte të paidentifikueshme fluturuese.

3

4

8

9

9

5 6

8

7 5

9

9

7

2

5

6 4

3

4

2

7

4

8

9

9

6

4

8

2 9

2

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5

1 2

7

5

3

Koha e fillimit _____:____

6

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 5 7 6 5 2

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

T

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 025, 028, 318, 456, 526, 555, 576, 651, 725, 814, 855, 874. Numra me 4 shifra: 0232, 2100, 2223, 2519, 4152, 6874, 8784, 9646. Numra me6 shifra: 152102, 185138, 244034, 249227,

A

E

H

S

U

A

I

R

E

A

L

F

A

Z

A

I

M

A

I L

I

M

N

I

N

I

G

J

E

O

M

I

K

J

A

N

K

I

A

Z

I

M

I

N

K

A

M

O

R

R

I

M

A

N

N

I

P

K

M

A

N

D

O

L

A

L

I

E

N

E

J

P

R

E

H

I

A

G A

N

N

A

B

T T

I

Z

E

T

I

M

I

M

A

J E

B

O

R

I

G

A

L

I

Z

A

T

I

T

M

A

D

E

M

I

L

I

T

I

M

U

E

U

365712, 462518, 524764, 596292, 632569, 641426, 646436, 658451, 659688, 823654, 824103, 829255, 838806, 878485, 887484, 965511. Numra me 7 shifra: 1242456, 1524569, 7854152, 8398257.

R

8

6

5

2

6

3

2

1

5

4

5

2

O

6

3

5

2

9

5

6

8

5

7

4

8

B

5

4

1

2

6

3

2

5

1

4

0

2

3

6

5

9

6

8

5

7

8

4

8

5

4

1

5

2

6

3

2

1

0

0

0

1

2

6

5

9

9

6

5

8

5

7

4

O

R

5

R

8

5

1

4

5

2

6

3

2

1

5

1

V

A

6

3

2

5

9

6

8

5

4

8

8

7

L

L

8

7

4

5

1

5

0

1

5

2

6

3

2

0

2

51

4

5

6

2

4

1

4

5

7

9

6

5

8

5

2

3

6

3

2

1

4

6

5

2

9

5

8

7

1

0

5

4

R

L

I

E


retro 1495 SOT faqja e fundit profil&

E premte, 1 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

1 maj

Uiski ose uji i jetës

Scotch whisky quhet uiski i prodhuar në Skoci. Në Britaninë e Madhe termi whisky shoqërohet automatikisht me scotch, përjashto rastet kur specifikohet ndryshe. Në vende të tjera anglishtfolëse zakonisht përdoret thjesht emri scotch. Uiski skocez ndahet në pesë kategori: Single Malt Scotch Whisky, Single Grain Scotch Whiksy, Blended Malt Scotch Whisky, Blended Grain Scotch Whisky dhe Blended Scotch Whisky.

Uiski skocez vjetrohet në voza lisi për të paktën tre vjet. Çdo vjetërsi e shkruar në etiketën e shishes së një uiski skocez, në formë numri, duhet të pasqyrojë moshën e uiskit më të ri të përdorur për prodhimin e tij. Një uiski me moshë të deklaruar njihet si uiski me garanci vjetërsie. Uiski është prodhuar në Skoci për shekuj me radhë. Fjala gale usquebaugh, që do të thotë uji i jetës, u kthye fonetikisht në usky dhe më vonë në

whisky në anglisht. Sipas Shoqatës së Uiskit Skocez, askush nuk e di me saktësi se kur arti i distilimit u praktikua së pari në Skoci, por njihet se keltët e lashtë e praktikonin. Aty nga shekulli XI distilimi u shfaq në manastiret e krishtera në Skoci. Uiski skocez u përmend për herë të parë në Dokumentet e Thesarit të Skocisë, më 1 qershor të vitit 1495. Distiluesi ishte një prift i quajtur John Cor.

Edi Rama

Nanoja i pashmangshëm Alfred Lela

Kombet i mban sakrifica Ismet Toto Kjo është kryefjala jonë dhe e çdo njeriu, që ndien dhe jeton dinamizmën evolutive të botës së qytetëruar në këtë shekull. Nuk është kurrsesi e mundur, as praktikisht, as edhe teorikisht, që të krijohet një kuadër formulash dhe me anë të tij të parashikohen me detaje të gjithë elementët dhe mënyrat me të cilat do të zgjidhen, në të ardhmen, problemet e një vendi. E ardhmja nuk mund të mbyllet e të ndrydhet nëpër formula. Jeta është dinamike dhe ka aspekte të shumëngjyrta. Ashtu siç ndryshon një plan lufte në zhvillim e sipër të luftës, ashtu reformohet, evoluohet dhe kompletohet edhe një plan i jetës përgjithësisht. Po gjithashtu, sikundër një plan lufte supozon direktiva të përgjithshme, ashtu edhe një plan jete ka nevojë t’i paracaktohen disa vija, t’i shënohen gurët e themelisë, mbi të cilat do të qëndrojë. Po kaq dhe jo më tepër. Përsëritëm: Përgatitemi duke ecur, në ecje e sipër, po intuitivisht, dimë edhe se ku vemi. Themi intuitivisht, sepse jeta e një shoqërie nuk zhvillohet besnikërisht me një proces logjik të parapashëm përpikërisht. Plani i jetës nuk zbatohet nga formula intelektuale të parakrijuara, qoftë spontanisht, qoftë nga një procedurë logjike çfarëdo. Shteti dhe Kombi janë një Organizimi i një populli brenda disa kufijve dhe ligjeve, ia këmben emrin në Shtet. Po shtet nuk mund të ekzistojë pa patur vetë ai popull një vullnet të përbashkët – që lind nga homogjenitet kulture, zakoni, shpirti dhe rrace – për të bërë Shtet dhe Komb. Ekzistenca e një shteti është një fait acompli vetvetiu në këtë kuptim. Dhe ekzistenca e një Shteti presupozon edhe dëshirën për të realizuar Kombin: Që domethënë një harmoni gjithnjë më e përsosur në të gjitha shfaqjet e jetës njerëzore, spirituale dhe lëndore. Nga kjo e vërtetë e shkëlqyer del në shesh që Shteti dhe Kombi, në ditët tonë, janë dhe duhet të jenë Një. Dhe fakti që në krye të piramidës shoqërore të shteteve diktatoriale qëndron nga një njeri, që është mishërimi i aspiratave të shumicës dërmonjëse të popullit, nuk provon veçse atë që thamë. Dhe fakti

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

më elokuent akoma, që këta prijsa jo më të mbajnë një ekuilibër midis ndasive, partive dhe divergjencave të grupeve, por me një përpjekje kurajoze të vazhdueshme për të realizuar një shkallë sa më të lartë harmonie dhe bashkimi të tërësisë së popullit, provon haptazi se shteti dhe kombi, që si vullnet sintetizohen tek Prijësi, janë kryekëput Një, si qëllim, si vullnet edhe si pikëmbërritjeje. Shteti dhe Individi Nuk mund të konceptohet një njeri që jeton vetëm fill. Njeriu është anëtar i shoqërisë, celulë e një trupi më të madh me funksione më të mëdha. Ushtari i një batalioni nuk e ndien veten vetëm, por e shumëzon veten me pesëqint që është forca e batalionit. Sepse ai vepron si pjesëtar i një trupi, që quhet batalion dhe që ka fuqi pesëqint njerëz. Kështu është edhe njeriu në shtet. Është një pjesë e tërësisë dhe identifikohet me tërësinë dhe jeton jetën e tërësisë kombëtare. Kështu diktatura moderne nuk hiçëson individin, por e ngre në shkallën e lartë që të identifikohet me kombin. Në këtë mënyrë individi do t’i japë kombit gjithë ç’t’i kërkojë dhe kombi do t’i japë atij gjithë ç’i duhet. Ashtu sikundër një djalë i mirë u jep prindërve gjithë ç’fiton, fjala vjen, dhe ata i japin disa të holla e të mira sa u premton buxheti. Sepse më këtë frymë fisnike dashurie është e mbrujtur dhe qëndron më këmbë piramida shoqërore diktatoriale dhe jo mbi bazat e kalbura të marëdhënieve të lira, të leverdisë dhe të reciprocitetit. Sepse po të qe Kombi krijesa e një leverdie reciproke, d.m.th. një tregti në mes të individit dhe kombit, qysh mund të shpjegohen sakrificat tmerronjëse që bëjnë popujt në kohë paqe dhe lufte për interesat kombëtare? Shqiptarët e kohëve të indipendencës, a mos luftuan dhe vdiqën që të bëhej Shqipëria dhe të bëheshin ata zengjinë dhe të rronin mirë ata vetë personalisht? Apo mos nesër kur Atdheu, a thua se do të vejë i shtytur nga instikti tregtar? Instikti tregtar nuk bën komb. Bën çifutë. Kombet i mban sakrifica, altruisma, ideali, shpirti. Arbënia, 1936

Aksionet e rinisë Shqipëri, 1980

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Para nja një muaji, gjatë takimit për një intervistë për MAPO-n, Fatos Nano, kandidati që e loboi më fort se kushdo ofertën e tij presidenciale, përshkohej jo vetëm nga brerja për të qenë konsensual, por edhe nga shqetësimi ‘i të paturit të një shansi në këtë garë’, që ai e dinte se do të ishte dërrmuese. Asokohe, ‘shansi’ i tij prehej te një mbështetje e hapur e ambasadorit amerikan, gjë që u reflektua edhe në titullin e kopertinës së revistës MAPO “Fatos Nano, kandidati amerikan”. Tani shanset e Fatos Nanos shtrihen te lëvizja politike e radhës e Edi Ramës, kryetarit të Partisë Socialiste. Ironikisht Nano mund të fitojë si rrjedhojë e një lëvizjeje, dredhinë dhe dandyizmin e së cilës mund t’i mishëronte vetëm ai. Në një kohë kur Edi Rama e ka nxjerrë veten dhe partinë e tij jashtë lojës presidenciale, i vetmi As që i jep një mëngë dhe një dorë tjetër letrash është kandidimi i Fatos Nanos në emër të Partisë Socialiste. Me futjen e Nanos në listën e ngushtë, që do të ngushtohet edhe më, të kandidatëve për president, Rama zhbalancon një skemë që nxjerr fitues Berishën, legjitimon Metën dhe e bën LSI-në parti të Integrimit. Emri i Fatos Nanos jo vetëm rihap lojën, por edhe dobëson unitetin e formuar në kampin mazhoritar rreth emrit të Xhezair Zaganjorit. Shpëtim Idrizi e ka shpallur me kohë mbështetjen e tij të pa kushte për kandidaturën e liderit historik të së majtës. Nanos i mbetet të fitojë edhe votën tjetër të PDIU, gjë jo fort e vështirë, dhe të ulet me Metën për t’ia rishpalosur platformën e tij presidenciale. Po si ‘erdhi’ Rama te ‘Alternativa Nano’, të cilën ai e ka mbajtur të shtypur, si më të fundmen e ‘festave’ në kalendarin e tij politik? Pas një radhe përllogaritjesh, të cilat nuk merrnin parasysh gjenuinitetin dhe as elasticitetin e kundërshtarit. Edi Rama e ka ndërtuar fushën e lojës politike brenda një halucinacioni artistik ku dominon guernika flakëruese dhe përjashtuese e së kuqes së tij. Vertikalisht e horizontalisht ai vazhdon të ndërtojë një skenë politike imagjinare, ku kundërshtarët dhe fuqia e tyre zerohen me lehtësinë e një barcalete shkëmbyer me njerëz të thjeshtë nëpër megaturin ‘Dialog me Shqipërinë’. Ata që e këshillojnë, mendojnë gjithë ditën se ai nuk mund ta mposhtë Berishën, e megjithatë recetat ia japin triumfaliste. Ata që e ndjekin e imitojnë nëpër studio, lëvizje e diksion bashkë, a thua se përsëritja e kryetarit është akt politik, e jo individualiteti. PS e ka transferuar fërgëllimin e brendshëm të kohës së Nanos te një tur cigan çunakësh e çupëlinash që i bien Shqipërisë kryq e tërthor duke i bërë reFresh ‘amerikanizmit’ të Erion Veliajt. (Nëse doni një shenjë se PS beson te garat e stisura më shumë se te konkurrenca me anë të aksionit, dhe se ajo po bëhet parti e rrafshët, e gjeni te Elisa Spiropali, veprimtare e kahershme e shoqërisë civile, e cila është hedhur në një fushatë idiote për kreun e FRESSH. (Aq e stisur dhe e pavend i duket publikut, sa në Facebook frymëzon statuse të llojit: kush do të fitonte nëse në garë nuk do ishte Elisa Spiropali?) Sa më sipër, është vetëm garnitura e një amatorizmi që kulmoi me editorialin e para pak ditëve ku shefi i socialistëve bënte thirrje rilindase me ‘o vdekje, o liri!’ Duke u rënë daulleve të luftës në një kohë kur kërkohej pikërisht e kundërta, sa nga faktori ndërkombëtar, aq edhe nga partneri potencial Ilir Meta, Rama kreu një harakiri politik të pashoq. Edhe nëse në war room-in e PS, ai megjithë shtatmadhorinë po kalkulonin luftën, në publik duhet të derdheshin me pëllumba e degë ulliri si ushtarët më të përunjur të paqes. Edi Ramës i duhet Fatos Nano. Është një kryqëzim interesash që më shumë se ‘kthim nderi’ do të ishte ‘kthim në lojë’. Nuk është rrëzimi i Berishës, as zgjedhjet e parakohshme, heqja e imunitetit dhe as reforma parlamentare, emergjenca politike e Edi Ramës. Atij i duhet t’u tregojë të tijve se nuk është një humbës i madh.



Gazeta Mapo