Page 1

Faqe 13

Porositësi i tablosë ‘Origjina e Botës’ e Courbet është një shqiptar Luan Rama

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 9 korrik 2013. Numër 955. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rama hap “zyrë punësimi”: Çdo shqiptar i zoti të më çojë CV online

Vendimi Deputet apo ministër? sot debati në grupin e PS 66 deputetët socialistë mblidhen sot për herë ta parë. Do të vendosin për propozimin e kryetarit Rama që kërkon ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit. Priten diskutime. Kushtetuta nuk e parashikon dhe disa nga figurat kryesore të grupit janë kundër. Vetë Rama në Vlorë tha se do të mbajë mandatin e deputetit. Çfarë kanë thënë për çështjen Ruçi, Gjiknuri, Dokle dhe Fino Mazhoranca e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit ka nisur përgatitjet për të qenë gati në muajt e ardhshëm për të formuar qeverinë e re dhe për të marrë në dorë timonin e drejtimit të punëve të vendit. Përveç zhvillimit të një

Kryetari i PS u bën apel njerëzve me zotësi që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e skuadrës së tij. “Shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen, për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë”

Faqe 3

Zgjedhjet pa rezultat deri në fund të korrikut, LSI do rinumërim në Kukës

FAQe 5

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Si u bë politikan Edi Rama sipas meje: një përpjekje

koment Dritan Osmani

Procesi i Nyrembergut dhe Grupi i Drenicës

koment

Berat Buzhala

4 politikë

Mashtrimi me email u ka kushtuar mijëra euro kompanive të rëndësishme dhe mjaft shqetësim agjentëve të krimeve kibernetike. Vetëm gjatë kohëve të fundit, tri biznese në Shqipëri kanë transferuar para në llogari pirate, duke menduar se po ua transferonin ato ortakëve të tyre në biznes. Fakti bëhet i ditur për “Mapon” nga burime të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se kanë tri çështje të krimit kibernetik... Faqe 7

Përplasen tre makina, vdesin nënë e bijë dhe dy bashkëshortë

Një aksident tragjik ndodhi dje në Librazhd, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave. Ngjarja e rëndë ndodhi në

aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur Xibrakë, pas përplasjes së një furgoni pasagjerësh me një kamion. Në aksident është përfshirë edhe një makinë e tretë, ndërsa 4 persona kanë humbur menjëherë jetën. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete, një furgon pasagjerësh me targa LB 001A, një maune me targa KO1025A, si dhe një automjet... Faqe 7

vendimi për policin

ere

Gjyqtarja e Tiranës, asnjë denoncim për mbrojtje në polici

Abonentët pa matës, dëmi në kurriz të CEZ, jo të qytetarëve

Një furgon pasagjerësh përplaset me një kamion në aksin Librazhd-Elbasan. Vdesin 4 pasagjerë, dy të tjerë në spital

Në dhjetorin antikomunist shqiptar Edi Rama ndodhej në Greqi, kështu...

Si fillim më lejo të të njoftoj se dje e kemi pësuar një humbje spektakolare...

Mashtrimet me email, tri biznese u “dhurojnë” miliona piratëve nga Tailanda Agjentët e krimit kibernetik po hetojnë tri raste mashtrimesh me email, ku biznesmenët shqiptarë kanë transferuar para, duke menduar se po paguanin ortakët. Llogaritë mashtruese në vendet e Azisë

Mungesa e pesë votave në KQZ shtyn nxjerrjen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve. Sot mbyllet miratimi i tabelave përmbledhëse të rezultateve. LSI kërkon rinumërimin e 15 kutive në Kukës, Mandati i tretë i takoi PD për 15 vota

op-ed / 10-11

sërë takimesh me krerët e institucioneve më të larta në vend, kreu i ardhshëm i qeverisë, Edi Rama ka vendosur që të legalizojë sa më parë brenda forumeve të tija partiake vendimin për të ndarë mandatin e... Faqe 3

Mision i mbaruar

Berisha në FB: Vendimi për dhënien e shtetësisë tërboi albanofobët Kryeministri pohon se vendimi për shtetësinë do të nisë të aplikohet në fund të korrikut

FAQE 7

FAQE 6

polemikë / 11

Faqe 16

Gjergj Meta

Rilindja e “shkërbejve” Kanë ra në sy rrëshqitazi, për opinionin publik ndoshta, por jo për mua, në ditët e kaluara disa intervista akademikësh që sipas këndvështrimit tim mbartin ende peshën e një kohe të kaluar komuniste nga e cila duhet të ndahemi njëherë e mirë. Në këtë shkrim fjalën “shkërbej” e kam huazuar prej mikes time Ledi Shamku- Shkreli, përdorur në një debat publik që ajo pati disa vjet më parë me historianin e njohur Kristo Frashëri në lidhje me Formulën e Pagëzimit. Në këtë shkrim nuk dua të flas për atë debat, por të ndalem në ndërhyrjet që disa akademikë, konkretisht Prof. Kristo Frashëri, Prof. Jorgo Bulo e Prof. Rami Memushaj, kanë bërë në këto ditët e fundit duke dashur të analizojnë situatën paszgjedhore. Duke e marrë fjalën “shkërbej”...


2

afër/larg

1

politikë

zgjedhjet

ekonomia

Berisha: Vendimi për dhënien e shtetësisë tërboi albanofobët

Pa rezultat deri në fund të korrikut, LSI rinumërim në Kukës

Abonentët pa matës, dëmi në kurriz të CEZ, jo të qytetarëve

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 7

Nga ana tjetër, për mjaft njerëz letra e Ramës mund të shihet edhe si një formë për të zbehur pritshmëritë dhe për të pasur një argument për ata që do të mbeten të papunë edhe pas shtatorit

Nisma të ngjashme mori në fillim të qeverisjes edhe kryeministri Sali Berisha, tashmë në ikje, i cili 8 vjet më parë u përgjigj vetë në një linjë jeshile kundër korrupsionit, numrat e të cilës u harruan dalë ngadalë. Për shumë, Edi Rama po e nis me të njëjtën filozofi populizmi dhe nga ana tjetër në një formë edhe autoritarizmi të cilën e ka kritikuar deri tani si ves të kundërshtarit, atë të kryeministrit që bën gjithçka nga politikani deri te prokurori.

Rama hap “zyrë punësimi”, nisni CV online Vladimir Karaj

E

di Rama po e nis punën si kryeministër duke mbledhur CV të “më të zotëve”, që siç kërkon ai, janë të gatshëm të japin kontribut në skuadrën që do ndryshojë Shqipërinë. Ky është ndërkohë hapi i parë i dublimit të institucioneve shtetërore të punësimit, prej atyre të administratës civile deri te zyrat e punës, që sigurisht duhet të kenë tashmë kapicë civish në të gjitha formatet të të papunëve. Rama thotë se CV-të e postuara në aplikacionin e krijuar enkas dhe të lidhur me blogun e tij edirama.al do të shërbejnë si databaze e qeverisë së re për punësimet në strukturat që do krijohen. Kreu i PS që do të drejtojë qeverinë në shtator, postoi njoftimin në faqen e tij sociale (Facebook) dhe kërkoi që të gjithë ata që mendonin se mund të kontribuonin, të dërgonin CV dhe një letër interesi jo më shumë se 1 mijë karaktere (shkronja). Blogu Respublika e komentoi këtë si një iniciativë të mirë dhe si një ndryshim në mënyrën sesi janë punësuar njerëzit deri tani në administratë. “Tingëllon e bukur si nismë. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”, shkruhet në blog, që lë të kuptojë edhe një hije mosbesimi mbi nismën. Kreu i socialistëve ndërkohë premton që kjo do të jetë e hapur për të gjithë, pavarësisht bindjeve, dhe bazuar mbi meritokracinë dhe aftësitë e gjithkujt për të ndihmuar në atë që ai e ka cilësuar ndryshimi i Shqipërisë. Sipas Ramës kjo bëhet që të “marrim mbrapsht shprehjen e interesit të kujtdo që beson se ka aftësitë e duhura, për të mbuluar pozicione dhe zbatuar detyra në skuadrën e re për Shqipërinë”. Nisma të ngjashme mori në fillim të qeverisjes edhe kryeministri Sali Berisha, tashmë në ikje, i cili 8 vjet më parë u përgjigj vetë në një linjë jeshile kundër korrupsionit, numrat e të cilës u harruan dalë ngadalë. Për shumë, Edi Rama po e nis me të njëjtën filozofi populizmi dhe nga ana tjetër në një formë edhe autoritarizmi të cilën e ka kritikuar deri tani si ves të kundërshtarit, atë të kryeministrit që bën gjithçka nga politikani deri te

prokurori. Mbledhja e CV-ve nga vetë Rama (madje fillimisht në blogun personal) pavarësisht se si do të administrohet dhe përtej dëshirës për të bërë mirë nuk është detyra e kryeministrit të ri, edhe pse e gjithë kjo mund të shërbejë për të diferencuar dhe gjetur të mirarsimuar dhe talentuar. Kryeministri i ri do të ketë në dispozicion një mori strukturash për ta bërë këtë seleksionim dhe madje mund të krijojë të reja, por nisja nga faqja zyrtare e partisë mund të gjykohet edhe si ftesë vetëm për ndjekësit dhe lexuesit e kësaj faqeje. Në shënimin që i bashkëngjitej aplikimi online ftoheshin të gjithë të interesuarit “Çdo shqiptar i zoti e i etur për ndryshim”, që të dërgonte një CV dhe një letër interesi për të qenë i punësuar në qeverisjen e ardhshme. Në dukje kjo është ashtu siç u përshëndet nga ndjekësit në Facebook të Ramës si një tentativë për të punësuar në strukturat që do krijohen të rinj dhe të talentuar, një hapje ndaj gjithkujt. Ndërkohë pikërisht në morinë e komenteve ngrihen edhe dyshimet mbi fatin e administratës që është aktualisht në punë, asaj që nuk është në punë por paguhet sikur të ishte për shkak të shkarkimeve jo ligjore dhe asaj që pritet të krijohet. Një nga komentuesit i shkruan Ramës, pasi i shpreh dakordësinë, se vetëm aty ku ajo ka punuar për 39 vjet, siç thotë dhe shkarkuar në mënyrë të padrejtë, ka 30 persona që në shumicë kanë fituar gjyqin kundër shkarkimit dhe duhet të rimarrin vendet e punës dhe paguhen për kohën që janë lënë pa punë. Rama e nis i kujdesshëm ftesën e tij dhe në të njëjtin ritëm që kanë pasur fjalimet e tij të pas fushatës. “Zgjedhjet mbaruan me një fitore të gëzueshme spektakolare. Por së shpejti një qeveri e re do të duhet të përballet me realite-

Rama e nis i kujdesshëm ftesën e tij dhe në të njëjtin ritëm që kanë pasur fjalimet e tij të pas fushatës. “Zgjedhjet mbaruan me një fitore të gëzueshme spektakolare. Por së shpejti një qeveri e re do të duhet të përballet me realitetin aspak të gëzueshëm të Shqipërisë që kemi premtuar të rilindim. Unë do të drejtoj qeverinë, por as unë vetëm dhe as vetëm qeveria nuk përbëjmë gjithë skuadrën e re për Shqipërinë.

“Një fjalë e fundit…Unë dua të bëj gjithnjë më të mirën, që asnjë shqiptar i mirë dhe i zotë të mos ndjehet jashtë loje në këtë vend. Pavarësisht se si ka votuar”

tin aspak të gëzueshëm të Shqipërisë që kemi premtuar të rilindim. Unë do të drejtoj qeverinë, por as unë vetëm dhe as vetëm qeveria nuk përbëjmë gjithë skuadrën e re për Shqipërinë. As mund të bëjmë dot të vetëm punën e gjithë skuadrës që duhet të jetësojë reformat e thella të Kuvendit të ri të Shqipërisë”, thuhet në fillim të shkrimit që prezanton aplikimin për CV. Më tej kreu i PS që do të ketë në dorë fatet e vendit në vjeshtë thotë se “sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendje keni për më tutje”. Sipas kryesocialistit, që nga Kryeministria dhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, “ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës, e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi”. Ai ka paralajmëruar zhbërjen e mjaft strukturave që paraprakisht njoftonin se mjaft mund të mbeten të papunë vetëm prej kësaj lëvizjeje. Ndërkohë problemi tjetër i ftesës është se mbetet virtuale dhe jo konkrete dhe nuk dihet as se si do të seleksionohen CV-të dhe ndahen nga njëri-tjetri inxhinieri me administratorin. Nga ana tjetër, për mjaft njerëz letra e Ramës mund të shihet edhe si një formë për të zbehur pritshmëritë dhe për të pasur një argument për ata që do të mbeten të papunë edhe pas shtatorit, megjithëse mund të kenë qenë pjesë e “skuadrës së rilindjes” siç i quan ai, apo edhe dërgojnë CV-të në adresën e vënë në dispozicion. “Shumëkush mund të mos e mbërrijë menjëherë synimin. Por duke bërë aplikimin e vet, secili bëhet pjesë e përpjekjes fisnike për ndërtimin e skuadrës së re që do t’i japë vendit një drejtim të ri”, thuhet në një pjesë të mesazhit, i cili gjithashtu njofton se kërkesat do t’i vihen në shërbim edhe sektorit privat. Pjesa utilitare e shkrimit njofton se aplikuesit do të njoftohen edhe për konkurset që do të shpallen për vendet ku ata janë të interesuar.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.07.2013

3

Grupi i PS diskuton sot ndarjen e mandatit të deputetit nga ministri Pritet që mbledhja e parë e deputetëve të PS të jetë e debatuar, për shkak se Rama do të kërkojë miratimin e ndarjes së mandatit të deputetit nga posti i ministrit. Por kundër kësaj ideje janë disa nga figurat kryesore të socialistëve Fejzi Braushi

Mazhoranca e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit ka nisur përgatitjet për të qenë gati në muajt e ardhshëm për të formuar qeverinë e re dhe për të marrë në dorë timonin e drejtimit të punëve të vendit. Përveç zhvillimit të një sërë takimesh me krerët e institucioneve më të larta në vend, kreu i ardhshëm i qeverisë, Edi Rama ka vendosur që të legalizojë sa më parë brenda forumeve të tija partiake vendimin për të ndarë mandatin e deputetit nga ai i ministrit. Ndaj për ta zyrtarizuar këtë vendim dhe për t’u paraprirë negociatave konkrete me LSI-në në formimin e qeverisë së re, ai ka thirrur sot mbledhjen e grupit të ri parlamentar, ndonëse anëtarët e tij nuk kanë ende mandatin e deputetit të dhënë nga KQZ. Mbledhja do të mbahet sot në orën 11:00 dhe në të pritet të jenë pjesë të gjithë të zgjedhurit e 23 qershorit. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se nuk ka një axhendë të përcaktuar të çështjeve që do diskutohen, por mësohet se një prej tyre do të jetë dhe nisma e kryesocialistit Edi Rama për të ndarë mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit. Vetë Rama disa ditë më parë g jatë mbledhjes së Asamblesë Kom-

bëtare bëri të ditur se për këtë çështje kishte një vendim, çka nuk rezulton të jetë e vërtetë. “Ne kemi marrë një vendim për t’i ndarë mandatet e deputetit nga mandati i ministrit. Sot jam më i bindur se asnjëherë se kjo është një zgjedhje e drejtë”, - shpreh Rama disa ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë. Pikërisht fakti që thirret mbledhja e grupit parlamentar për ta diskutuar këtë çështje tregon se vendim nuk ka. Pavarësisht se vendimi për shkak të qëndrimit të Ramës mund të parashikohet që në këtë moment se si do të jetë, ai nuk do kalojë pa debate sot në grup. Kjo për shkak se deputetët socialistë janë të ndarë në këtë debat. Kështu mësohet se një pjesë e mirë e figurave kryesore të kësaj force janë kundër ndarjes së mandateve, për shkak se sipas tyre, ajo nuk do kishte asnjë vlerë kur në parlament ekziston një mazhorancë prej 84 deputetësh. “Për ndarjen ka mendime të ndryshme dhe eksperienca të ndryshme, të cilat kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Në realitetin e një mazhorance me 84 mandate, pa përfshirë këtu dhe shumë grupe fluide potenciale në parlament, mbijetesa e qeverisë është rrezik inekzistent duke elimin-

kryesia Mësohet se një pjesë e mirë e figurave kryesore të kësaj force janë kundër ndarjes së mandateve, për shkak se sipas tyre, ajo nuk do kishte asnjë vlerë kur në parlament ekziston një mazhorancë prej 84 deputetësh

uar çdo hamendësim për humbje vote në parlament apo siguri ekstra për ministrat”, - do të shprehej sekretari për çështjet zgjedhore në PS, deputeti Damian Gjiknuri në një intervistë të dhënë për MAPO-n. Ndërkohë që një tjetër figurë që ka deklaruar publikisht se nuk do ta dorëzonte mandatin e deputetit për atë të ministrit ka qenë edhe Erion Braçe. Veç tyre edhe shumë figura të tjerë në PS janë kundër një ndarjeje të tillë, megjithëse deri më tani nuk kanë pranuar të flasin publikisht. Vetë kryetari i grupit të vjetër parlamentar, Gramoz Ruçi, i pyetur nga media para disa ditësh do të shprehej: “Kjo ide e hedhur nga lideri i PSsë do të diskutohet dhe zbatimi i saj ngelet për t’u parë”. Por nga ana tjetër qëndron një grup tjetër deputetësh po ashtu me peshë në grupin parlamentar, të cilët janë shprehur publikisht se janë pro një ideje të tillë. Bëhet fjalë për Bashkim Finon dhe Namik Doklen, të cilët u shprehën për MAPO-n se janë pro ndarjes së mandateve. Për shkak të këtyre dy qëndrimeve të kundërta mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar pritet të shoqërohet me debate, pasi rezistenca e grupit që nuk është dakord me lënien e mandateve pritet të jetë e madhe.

Rama vetë nuk do e lërë mandatin e deputetit Por ndërsa pritet t’i propozojë sot grupit të tij parlamentar vendimin për të ndarë mandatin e deputetit nga ai i ministrit, vetë Edi Rama duket se ka vendosur që të mos e lëshojë mandatin e tij të deputetit. Burime nga selia rozë kanë bërë të ditur se Rama me shumë gjasa do të pranojë këshillën e aleatit të tij më të madh në këtë koalicion të ri qeverisës, kreut të LSI-së Ilir Meta, për të mos e dorëzuar mandatin e deputetit, pavarësisht se do të mbajë dhe

mandatin e kryetarit të ekzekutivit. Një fakt të tillë ka lënë të kuptohet edhe vetë Rama gjatë fjalës falenderuese që mbajti para dy ditësh në Vlorë, ku theksoi se ai do të kishte zyrën e tij të deputetit në këtë qark. “Dua t’u them se unë vërtet kam detyrën të drejtoj qeverinë e vendit, por nuk do ta harroj për asnjë çast se kam detyrën të jem edhe deputet i Vlorës. Dhe duke besuar tek forca e shembullit dhe jo tek shembulli i forcës, si deputet i Vlorës unë do të

kem zyrën e deputetit këtu në Vlorë dhe do të mbaj kontakte të vazhdueshme me qytetarët e Vlorës, me ata që na kanë votuar dhe ata që nuk na kanë votuar duke besuar se të gjithë deputetet e skuadrës sonë kombëtare të rilindjes që në 9 shtator do të hyjnë në sallën e Parlamentit nuk do ta harrojnë për asnjë çast se kush i ka çuar në atë sallë dhe të gjithë do të vazhdojnë ta mbajnë të hapur zyrën e tyre në çdo zonë kujdestarie për tu kujdesur për ata

njerëz që në këtë fushatë në kuptimin më të vërtetë të fjalës na kanë shtuar jetën me energjitë e jashtëzakonshme pozitive që na kanë dhënë”, - do të shprehej Rama. Pikërisht nëse kjo gjë do të jetë e vërtetë, atëherë kjo pritet të komprometojë edhe më shumë situatën sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, pasi pala që kundërshton ndarjen e mandateve do të kishin një argument më shumë për ta goditur këtë ide të vjetër të kryesocialistit.

kanë thënë: Gjiknuri: Kushtetuta nuk e parashikon një gjë të tillë, por as nuk e ndalon, duke e bërë këtë opsion politik. Për ndarjen ka mendime të ndryshme dhe eksperienca të ndryshme, të cilat kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Në realitetin e një mazhorance me 84 mandate, pa përfshirë këtu dhe shumë grupe fluide potenciale në parlament, mbijetesa e qeverisë është rrezik inekzistent duke eliminuar çdo hamendësim për humbje vote në parlament apo siguri ekstra për ministrat. Sa efektive është kjo në qeverisje dhe në ruajtjen e raporteve ekzekutiv-legjislativ? Mbetet për t’u pare. Ruçi: Ngelet për të parë edhe kjo ide e hedhur nga lideri i Partisë Socialiste. Do të diskutohet, pastaj a është e vështirë apo e lehtë mbetet për tu provuar sepse është një gjë e re që bëhet për herë të parë dhe si një gjë që aplikohet për herë të parë ka problemet e veta, ka vështirësitë e veta, por gjithmonë ka një herë të parë. Dokle: Unë e shoh pozitive, pavarsisht se ky është vetëm një vendim i brendshëm politikë. Nuk ka të bëj me rregulla apo me kushtetutën, por është një rregull i brendsëhëm politikë i cili i jep më shumë mundësi qeverisjes për të punuar por edhe i jep më shumë mundësi parlamentit për të kontrolluar qeverinë. Fino: Jam plotësisht dakord me këtë, nuk është një formë e re vetëm në Shqipëri, pasi e kanë dhe vende të tjera të Europës. Mendoj se ministri duhet të bëjë ministrin në 24 orë dhe deputeti duhet të bëjë deputetin 24 orë. Ka plot punë në grupin parlamentar, në komisionet parlamentare, në seancat plenare, në zonat elektorale në të cilat ne kemi folur për programin e Rilindjes dhe që duhet të shkojmë herë pas here atje për të folur prapë me ta për realizimin e atij programi.


4

në fokus

ngjarje e ditës

Kryeministri Berisha i cilëson albanofobë të gjithë ata që kundërshtuan vendimin e qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare: ”Albanofobët njohin vetëm një kushtetutë, atë të fobisë dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve”

Berisha: Vendimi për dhënien e shtetësisë tërboi albanofobët “Vendimi i qeverisë shqiptare për dhënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare dhe të gjitha vendimet e kësaj qeverie janë plotësisht kushtetuese, përveçse për ata të cilët revanshi i bën qesharakë, madje i çon larg e më larg deri në Bangladesh dhe besojnë se nuk janë zgjedhur për një mandat 4-vjeçar, siç sanksionon Kushtetuta e Shqipërisë, por 4 vjet dhe tre muaj?!” TIRANË Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar interesimin e një prej komentuesve në faqen e tij në Facebook, për të sqaruar kritikat që vijnë çdo ditë e më shumë nga përfaqësues të opozitës lidhur me vendimet që ai po ndërmerr si kryetar i ekzekutivit. Një prej vendimeve të diskutuara ishte edhe ai për dhënien e shtetësisë shqiptare. “Vendimi i qeverisë shqiptare për dhënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare dhe të gjitha vendimet e kësaj qeverie janë plotësisht kushtetuese, përveçse për ata të cilët revanshi i bën qesharakë, madje i çon larg e më larg deri në Bangladesh dhe besojnë se nuk janë zgjedhur për një mandat 4-vjeçar, siç sanksionon Kushtetuta e Shqipërisë, por 4 vjet dhe tre muaj?! Kjo është punë e tyre. Vendimi për dhënien dhe fitimin e shtetësisë është vlerësuar lart nga shqiptarët kudo në botë, por dhe siç dihet, ai është pritur me tërbim të

vërtetë nga albanofobët jo-shqiptarë dhe shqiptare. Këta të fundit, të denatyruar nga çdo ndjenjë kombëtare, kanë tmerr ndaj çdo hapi që i afron e bashkon shqiptarët njëri me tjetrin”, - shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook. Sipas tij, “në çdo rast ata janë të gatshëm të bëjnë kauzë të përbashkët me albanofobët joshqiptarë në mbështetje të këtyre të fundit”. Berisha mori si shembull Rrugën e Kombit. “Në rastin e Rrugës së Kombit albanofobët joshqiptarë përdorën të g jithë mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kontrollonin për të mos e lejuar ndërtimin e saj, e cila sipas tyre do të dëmtonte thellë gjeopeshën e porteve të vendeve të rajonit. Në mbështetje të tyre, shqiptarë apatridë bënin çdo gjë për ta bllokuar rrugën dhe e shpallën atë si rruga e asgjëkundit. Por rruga u ndërtua, albanofobia dhe albanofobët nuk kanë të ar-

“Në rastin e Rrugës së Kombit, albanofobët joshqiptarë përdorën të gjithë mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kontrollonin për të mos e lejuar ndërtimin e saj, e cila sipas tyre do të dëmtonte thellë gjeopeshën e porteve të vendeve të rajonit. Në mbështetje të tyre, shqiptare apatridë bënin çdo gjë për ta bllokuar rrugën dhe e shpallën atë si rruga e asgjëkundit”

dhme. Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për dhënien ose fitimin e shtetësisë është aq kushtetues sa ç’është shqiptare Kushtetuta e Shqipërisë, e cila përcakton qartë detyrimet e shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve kudo në botë”, shkruan ai. Kryeministri ka rritur edhe më tej tonet: “Albanofobët njohin vetëm një kushtetutë, atë të fobisë dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe midis tyre, si për të më rikujtuar një proverb latin që thotë se, çobani i bagëtive të egra është më i egër se vetë ato më të egrit, më zelltarët janë shqiptarët apatrid. Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për dhënien apo fitimin e shtetësisë

fatkeqësisht është tejet i vonuar”. Berisha thekson në komentin e tij se një vendim të këtij lloji e kanë marrë vite më parë të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë si: Greqia, Hungaria, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi etj. Kryeministri sqaron edhe njëherë se vendimi i marrë nuk mund të shtrijë efektet e tij mbi Ko s o v ë n . “ K j o d e t y r i m i s h t kërkon një marrëveshje të veçantë midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për këtë çështje”, shkruan ai, duke shtuar se zbatimi i këtij vendimi do të fillojë gjatë dhjetëditëshit të fundit të muajit korrik.

Basha: Koalicioni i Ramës ka dalë nga vota e deformuar

Olldashi: Në PD duhet të afrojmë botën akademike

Kandidati për kryetar i PD-së tha dje se PD do mbrojë të shkarkuarit në mënyrë abuzive

Gjatë takimeve të zhvilluara, Olldashi u bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar për t’i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze

TIRANË Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, prezantoi dje në Sarandë dhe Delvinë platformën e tij për drejtimin e PD-së. Ai njoftoi se një nga iniciativat e para të PD-së nën drejtimin e tij, do të jetë hapja e zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për çdo punonjës të administratës që largohet në mënyrë abuzive. “Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjithë mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ngrejë hapa të tillë, të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë”, - tha ai. Gjatë fjalës së tij Basha tha gjithashtu se, një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet dëgjimit të zërit të çdo anëtari dhe militanti të PD-së. “…Pasi të jemi siguruar se zëri i

çdo anëtari dëgjohet, është detyra jonë të ndërtojmë instrumentet tona, për të thithur të gjithë atë energji pozitive si dhe për të pritur të gjithë atë pakënaqësi që pritet të shkaktojë qeverisja e pritshme prepotente, arrogante, korruptive dhe abuzive e Edi Ramës dhe koalicionit të tij të votës së deformuar”, tha Basha.

Në takimet e zhvilluara në Tropojë dhe Has, kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, deklaroi ndër të tjera se, Partia Demokratike duhet të afrojë pranë vehtes botën akademike. “Në qytetet e mëdha ndodh fenomeni i flukseve anësore në parti, për të cilat ajo ka nevojë dhe që vijnë nga shoqëria civile dhe bota akademike. Por nëse ne këto flukse i bëjmë dominante, ne militantëve që konkurojmë brënda strukturave të Partisë Demokratike ua zbehim motivin. Nëse ne do te duhet të fusim boten akademike në parti, duhet që ta nxisim atë që të bëhet pjese e forumeve dhe konkurencës së brëndshme , sepse kështu rrisim përfaqësimin tonë dhe e bëjmë partinë më konkuruese dhe aktivistët më të motivuar për karrierë politike”, tha ai. Ndërsa gjatë bashkebisedimit me strukturat e PD-së në Has, Olldashi u bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar për t’i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze. Po dje, Olldashi zhvilloi një bashkëbisesdim me demokratët e Kukësit. “Edi Rama ka sot një mazhorancë që përbëhet nga një trupe politike e kriminalizuar, 30 deputetë të PS janë me precedentë penale dhe ka shpurën e

hajdutëve të Ilir Metës që është pjese përbërëse e koalicionit të tij dhe ne këto të vërteta, qytetarëve shqiptarëve do t’ua themi, përmes një veprimi opozitar të paepur, i kemi fuqitë ta bëjme, e kemi detyrimin ta bëjmë”, - tha ai. Duke u ndalur tek gara për kreun e PD, Olldashi tha se ky proces nuk duhet të krijojë debate të brëndshme dhe kundërshti


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

Apostol Goci i LSI nuk mundi të bëhet deputet vetëm për 15 vota më pak që mori i gjithë koalicioni i majtë në këtë qark përballë koalicionit të djathtë.

2

Pritet që PR të kundërshtojë tabelën e Shkodrës, ndërsa PD-ja atë të Lezhës. Ndaj të gjitha këto ankimime dhe problemi i numrave në KQZ pritet të sjellë dhe zvarritjen e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve deri nga fundi i këtij muaji.

3

09.07.2013

5

Edhe pas dy javësh nga 23 qershori nuk ka mbaruar ende me miratimin fillestar të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark. Dje ka mundur të miratojë tabelën e Tiranës dhe Gjirokastrës, ndërsa sot pritet të miratojë Lezhën.

takimi

Rama me Fullanin për situatën financiare Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në statusin e kryeministrit të ardhshëm, është takuar dje edhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta dhe ai është zhvilluar pa praninë e medias. Burime pranë kryeministrit të ardhshëm bënë të ditur se në qendër të bisedës mes Ramës dhe guvernatorit Fullani ka qenë situata ekonomike dhe financiare e vendit, sfidat e sistemit bankar, e sidomos stabiliteti i financave publike. Takimi vjen në një kohë kur Partia Socialiste ka shprehur qartë shqetësimin dhe kundërshtinë për vendimet e ditëve të fundit të qeverisë ‘Berisha’, akte të cilat rëndojnë buxhetin e shtetit. Në Asamblenë Kombëtare të PSsë, Rama i kërkoi publikisht kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, që të ndalte firmosjen e vendimeve të rëndësishme me pasoja serioze për buxhetin e shtetit. Rama kërkoi gjithashtu që qeveria të kalonte në një fazë kujdestarie, deri në transferimin e pushtetit. Vendimi i fundit i firmosur nga kryeministri në detyrë, Berisha, për rritjen e pagës minimale me 11.3 për qind, ndërkohë u konsiderua si i paprecedent nga mazhoranca e re. Pak ditë më parë Rama zhvilloi takime edhe me Presidentin Nishani dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Pa rezultat deri në fund të korrikut, LSI rinumërim në Kukës Mungesa e numrave në KQZ shtyn nxjerrjen zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve. Sot mbyllet miratimi i tabelave përmbledhëse të rezultateve. LSI kërkon rinumërimin e 15 kutive në Kukës Fejzi Braushi

Megjithëse nga opinioni vendas dhe ai i huaj u konsideruan si zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, kjo edhe për shkak se rezultati që ato prodhuan ishte shumë i qartë, certifikimi zyrtar i fituesit dhe humbësit të tyre nuk do mund të bëhet edhe për një kohë tjetër të gjatë. Kjo pasi vonesës së pajustifikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve, i është shtuar tashmë edhe procesi i vonuar ankimor nga subjektet politike. Vetëm dje në limitet kohore që përcakton Kodi Zgjedhor, LSI si subjekt i interesuar ka ankimuar në rrugë administrative tabelën përmbledhëse të rezultatit të qarkut të Kukësit. LSI pretendon se në disa kuti numërimi ka qenë problematik dhe nuk pasqyron vullnetin e shprehur nga qytetarët, ndaj kjo forcë politike kërkon që të ribëhet numërimi në të paktën 15 kuti. Sipas Ilirian Muhos, përfaqësues i LSI-së në KQZ, nga këqyrja e materialit filmik të regjistruar nga KQZ për numërimin e votave në K ZA Z nu m ë r 9 n ë q a rku n e Kukësit janë evidentuar parregullsi që kanë penalizuar Aleancën për Shqipërinë Europiane. “Kemi depozituar kërkesën ankimore të bërë nga LSI për zonën zgjedhore të qarkut të Kukësit. Përmbajtja e kësaj kërkese ka të bëjë me kundërshtimin tonë të re-

zultatit në ZAZ nr.9 të rrethit të Tropojës. Kemi kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave për 15 qendra votimi, të cilat sipas materialit filmik të vënë në dispozicion nga KZAZ, na rezulton që numri i votave për Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim është më i madh se ai që pasqyrohet në regjistrimin filmik”,- deklaroi Muho dje për mediat. LSI është detyruar që të bëjë këtë ankimim për shkakun e vetëm sepse kandidati i saj në këtë qark, Apostol Goci nuk mundi të bëhet deputet vetëm për 15 vota më pak që mori i gjithë koalicioni i majtë në këtë qark përballë koalicionit të djathtë. Kështu, në rast se aleanca e majtë do të kishte marrë edhe 15 vota më shumë në këtë qark, atëherë rezultati i ndarjes së mandateve nuk do ishte 3 me 1 sa është tani në favor të mazhorancës, por do shkonte 2 me 2, ku mandatin e dytë të opozitës do e merrte LSI. Pavarësisht fakteve të sjella nga LSI në këtë ankesë, shqyrtimi i saj nga KQZ do të jetë i pamundur, pasi hapja e kutive për t’i rinumëruar kërkon 5 vota. Ndaj, me shumë gjasa pas kësaj faze ankimimi, pritet që LSI të bëjë një tjetër ankimim për të njëjtën çështje në Kolegj për pamundësi të marrjes së një vendimi në kohë nga KQZ. E gjithë kjo procedurë zgjat edhe më tej kohën e certifikimit të rezultatit. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe KQZ nuk mund

LSI pretendon se në disa kuti numërimi ka qenë problematik dhe nuk pasqyron vullnetin e shprehur nga qytetarët, ndaj kjo forcë politike kërkon që të ribëhet numërimi në të paktën 15 kuti.

të marrë në shqyrtim as aktin e ndarjes së mandateve për këtë zonë, i cili sërish do të shkojë në Kolegj për shkak të pamundësisë për t’u miratuar nga KQZ. Por përveç LSI-së pritet që edhe subjekte të tjera të bëjnë ankimime të tjera për tabelat e rezultateve. Pritet që PR të kundërshtojë tabelën e Shkodrës, ndërsa PD-ja atë të Lezhës. Ndaj të gjitha këto ankimime dhe problemi i num-

rave në KQZ pritet të sjellë dhe zvarritjen e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve deri nga fundi i këtij muaji. Kujtojmë se KQZ edhe pas dy javësh nuk ka mbaruar ende me miratimin fillestar të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark. Dje ka mundur të miratojë tabelën e Tiranës dhe Gjirokastrës, ndërsa sot pritet të miratojë Lezhën.

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE


6

kronika e ditës

Ditari

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Aksidenti tragjik, 4 të vdekur në Librazhd Një aksident tragjik ndodhi dje në Librazhd, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur Xibrakë, pas përplasjes së një furgoni pasagjerësh me një kamion. Në aksident është përfshirë edhe një makinë e tretë, ndërsa 4 persona kanë humbur menjëherë jetën. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete, një furgon pasagjerësh me targa LB 001A, një maune me targa KO1025A, si dhe një automjet tjetër tip BMW me targa AA971 EA. Nga aksidenti kanë vdekur 4 persona, tri femra dhe një bur-

rë, ndërsa ka dhe disa të plagosur. Dy prej viktimave ishin pasagjerë në vendin e parë të furgonit, ndërsa 2 të tjerë në vendin e dytë, pikërisht aty ku ka qenë edhe goditja fatale e kamionit, çka u ka shkaktuar atyre dhe vdekjen e menjëhershme. Mësohet se mes të plagosurve, numri dhe identiteti të cilëve ende nuk është saktësuar, është dhe shoferi i furgonit, Eduard Haskurti.  Ky i fundit është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Sipas hetimeve në vendngjarje mësohet se tri mjetet janë përplasur me njëratjetrën në momentin kur mjeti tip BMW, me

targë AA 971 EA, ka qenë duke parakaluar në rrugë të drejtë, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë. Më pas ka tentuar të parakalojë furgoni, por është përplasur me makinën dhe më pas me kamionin. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar i furgonit ndaj një prej automjeteve si dhe lagështia në rrugë. Ndërkaq drejtuesi i furgonit, 45-vjeçari Eduard Haskuti është dërguar me plagë të rënda në spital. Ende nuk dihen identitetet e viktimave. 

Mashtrimi me email, tri biznese u dhurojnë miliona piratëve nga Tailanda Agjentët e krimit kibernetik po hetojnë tri raste mashtrimesh me email, ku biznesmenët shqiptarë kanë transferuar para, duke menduar se po paguanin ortakët. Llogaritë mashtruese në vendet e Azisë

detyrimi

Gjyqtarja e Tiranës, asnjë denoncim për mbrojtje

Dashamir Biçaku Tiranë Mashtrimi me email u ka kushtuar mijëra euro kompanive të rëndësishme dhe mjaft shqetësim agjentëve të krimeve kibernetike. Vetëm gjatë kohëve të fundit, tri biznese në Shqipëri kanë transferuar para në llogari pirate, duke menduar se po ua transferonin ato ortakëve të tyre në biznes. Fakti bëhet i ditur për “Mapon” nga burime të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se kanë tri çështje të krimit kibernetik në proces. Agjentët bëjnë apel që të tregohet kujdes me emailet që flasin për transferta parash, pasi në të tria rastet, mashtrimi kap vlera të mëdha monetare. Procedimet që po ndiqen me prioritet nga zyra e krimeve kompjuterike dhe kibernetike kanë identifikuar si përfitues të parave persona nga Tajlanda, Kina apo Hong-Kongu. “Kemi marrë tri padi për dy subjekte me qendër në Tiranë dhe një në Gjermani. Ato kanë kryer transferta, duke besuar se emailet vinin nga ortakët në biznes nga jashtë vendit”,- tha për MAPO-n një burim i policisë. Hetuesit nuk japin detaje apo të dhëna mbi subjektet e dëmtuara dhe denoncuese në Shqipëri, pasi sipas tyre kjo mund të dëmtonte punën e mëtejshme të këtyre subjekteve, si dhe hetimin e

çështjes. Ngjarja e parë me dëm më të madh ekonomik i përket një ndërmarrjeje të përfshirë në tregun e prodhimit dhe të shitjes së produkteve artizanale, ndërsa partnerët e tyre të huaj mësohet se janë gjermanë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur afërsisht një muaj e gjysmë më parë, kur në adresën e postës elektronike të kompanisë shqiptare kishte mbërritur një njoftim që mbante të dhënat e partnerëve të kompanisë shqiptare në Gjermani. Nëpërmjet këtij njoftimi kompanisë shqiptare i kërkohej që paratë që do të duhej t’i dërgonte për një pagesë të radhës sipas marrëveshjeve, duhej t’i derdhte në një numër të ri llogarie, pasi ai kishte

ndryshuar dhe se i vjetri nuk ishte më. Njoftimi s’ishte veçse një truk mashtrues i një personi të paidentifikuar nga policia, pavarësisht hetimit të çështjes. Nga hetimet e deritanishme rezulton se dërguesi i mesazhit kishte marrë të dhënat e kompanisë ortake dhe numrat e kontaktit. Ndërkaq, ai kishte hapur edhe një postë të re elektronike të ngjashme dhe të përafërt me kompaninë tjetër. Me të marrë emailin, në momentin e parë që duhej kryer pagesa, shoqëria shqiptare e prodhimeve artizanale ka nisur në numrin e ri të llogarisë së re të dërguar nga personi i panjohur plot 80 mijë euro. Pak kohë më vonë, përfituesja nuk

kishte marrë paratë, ndërsa nga komunikimet e përbashkëta u zbulua se rasti ishte një mashtrim. Kjo ka bërë që kompania shqiptare që edhe është e dëmtuar, të denonconte në policinë e kryeqytetit. Pas këqyrjes së kryer të kompjuterave, policia zbuloi se emaili ishte nisur nga një prej vendeve aziatike. Pikërisht në një bankë të këtij vendi ishte hapur edhe llogaria e personit përfitues. Të ngjashme kanë qenë edhe dy rastet e tjera, ku sipas policisë në një rast transferta ishte nisur me pretendimin nga një subjekt i huaj drejt Shqipërisë, por se përfituesi nuk ishte ortaku shqiptar i kompanisë së huaj.

Tenton të hyjë në ambasadën e SHBA, ndalohet Një 45-vjeçar nga Lushnja u ndalua nga policia teksa tentoi të kalonte murin e ambasadës. Kërkoi takim me Arvizun, me fishekë në xhep Tiranë Një burrë 45-vjeçar nga fshati Du-

shk i Lushnjes u ndalua nga policia e Komisariatit nr.1 në kryeqytet, ndërsa u kap nga rojet e sigurisë së ambasadës amerikane në Tiranë, në tentativë për të kaluar rrethimin e saj. Sherif Morina, 45 vjeç, nga Dushku i Lushnjes, ka pretenduar se kërkonte të takonte ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ngjarja ndodhi dje në mesditë, rreth orës 14:30, kur Morina tentoi të futej në ambientet e ambasadës së SHBA-së, që ndodhet në rrugën e Elbasanit. Burime nga policia thanë dje se pas incidentit, Sherif Morina

është ndaluar nga forcat e Komisariatit numër 1 dhe shërbimet e sigurisë së ambasadës teksa përpiqej të hynte me forcë brenda godinës së selisë diplomatike. Sipas burimeve të policisë, Morina është shprehur se kërkonte me ngulm të takonte ambasadorin Arvizu, pasi kërkonte të pajisej me vizë që i mundësonte atij udhëtimin për në SHBA. Pas bllokimit të tij nga policia, Morina u dërgua në Komisariatin e Policisë nr.1 në kryeqytet, ndërsa u mor në pyetje nga hetuesit për motivet dhe shkaqet e veprimit të tij. Sherif Morina refuzoi të japë shpjegime në polici se përse kërkoi takim me ambasadorin Arvizu apo se përse e dëshironte udhëtimin në SHBA, por burimet thanë se një pretendim të tillë e kishte shfaqur përpara ambasadës. Gjatë kontrollit të tij fizik, hetuesit e policisë i gjetën dhe i bllokuan atij 500 euro dhe 80 mijë lekë të vjetra, për të cilat ai theksoi se do i përdorte si shpenzime në ud-

hëtimin e tij drejt SHBA. Veç parave, policia tha se i kishte bllokuar personit 12 fishekë dhe 2 regjistrues, por pavarësisht fishekëve ai nuk kishte armë me vete. Morina, sipas burimeve të policisë ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe kishte probleme mendore. Për këto probleme ai ishte ndarë prej vitesh nga familja. Nga veprimet e para të kryera policia ndaloi personin, ndërsa pritet që për të të shprehet prokuroria gjatë ditës së sotme. D.Biçaku

Gjatë kontrollit të tij fizik, hetuesit e policisë i gjetën dhe i bllokuan atij 500 euro dhe 80 mijë lekë të vjetra, për të cilat ai theksoi se do i përdorte si shpenzime në udhëtimin e tij drejt SHBA

Gjyqtarja e Tiranës, Alkelina Gazidede nuk ka kërkuar mbrojtje nga policia. Të kontaktuar nga MAPO, burime pranë gjyqtares thanë se ajo nuk ka bërë denoncim në polici. “Nuk ka kërkuar mbrojtje dhe nuk ka denoncuar asnjë kërcënim”, - thanë dje burime nga Gjykata e Tiranës, duke hedhur poshtë informacionin se ajo ka bërë një denoncim për gruan e një polici të vdekur në aksident. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe bashkëshortja e policit të aksidentuar, Ramazan Xhediku. Ajo hodhi poshtë pretendimet se kishte kërcënuar gjyqtaren, ndërsa pohoi se kishte dhënë shpjegime në polici lidhur me këtë çështje. Ramazan Xhediku humbi jetën në një aksident vitin e kaluar, ndërsa e shoqja pretendon se ai ishte në krye të detyrës. Që prej kohës që i shoqi vdiq, Artina Xhediku endet sa në një zyrë të shtetit në tjetrën, në kërkim të statusit të dëshmorit. Gruaja tregon se pas vdekjes së të shoqit, autoritetet mbajtën një protokoll për marrjen e statusit, por ai nuk u gjend më. Prokuroria e ka cilësuar vdekjen e Xhedikut si aksidentale e në të njëjtin përfundim ka dalë edhe gjykata.

Komisarët e përjashtuar: Patrulla shkeli ligjin Dy komisarët e policisë, të përjashtuar për sjellje të pahijshme, kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Pjerin Voci dhe Julian Malaj reaguan dje për mediat se ata kanë kërkuar vetëm respektimin e ligjit përgjatë procedurave të shoqërimit. Sipas deklaratës së Malajt dhe Vocit, ata kanë më tepër se një dekadë në radhët e Policisë së Shtetit e tashmë me gradën ‘Komisar’, nuk kanë qenë proceduar dhe me figurë profesionale të pastër. “Ne nuk mund të lejonim kurrsesi që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të shkelin ligjin në mënyrë flagrante, duke kryer veprime arbitrare pikërisht ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit”. Ata pretendojnë se më 5 korrik 2013, pranë Bibliotekës Kombëtare të kryeqytetit nuk kanë kryer asnjë veprim të pahijshëm ndaj asnjë qytetari, por u ndaluan në mënyrë antiligjore. “Sipas ligjit, ndalimi dhe shoqërimi i çdo oficeri policie kryhet vetëm në një moment në të cilin është realizuar një vepër penale e rëndë dhe në kushtet e flagrancës, që nuk ka të bëjë aspak me rastin tonë”, - pretenduan ata.


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.07.2013

7

Prodhimi vendas ul çmimet e qershorit Çmimet në muajin qershor 2013 shënuan një ulje prej 0.6 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, njoftoi INSTAT, kryesisht si rrjedhojë e produkteve bujqësore më të lira teksa kanë dalë në treg produktet vendase. Megjithatë, ndryshimi vjetor është pak më i lartë se një vit më parë. Ndryshimi vjetor në muajin qershor është 2.3 për

qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2 për qind. Inflacioni mbetet afër kufirit minimal të objektivit të Bankës së Shqipërisë, prej 2-4%, duke i dhënë asaj hapësirë për të vazhduar me politikën lehtësuese monetare. Banka Qendrore, institucioni përgjegjës për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve ka paralajmëruar se presionet inflacioniste do të jenë

të ulëta dhe në pjesën e mbetur të vitit, për shkak të kërkesës së dobët të brendshme. “Rritja e kërkesës nën potencialin e ekonomisë edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit do të vijojë të ushtrojë presione të dobëta inflacioniste nga kahu i kërkesës”, ka pohuar guvernatori Fullani në daljen e fundit për shtyp dy javë më parë.

Abonentët pa matës, dëmi në kurriz të CEZ, jo të qytetarëve Ekspertët e Entit Rregullator të Energjisë kanë sqaruar dje se të 28 mijë abonentët që janë faturuar me zero nga CEZ për shkak se nuk kanë matës, nuk mbajnë përgjegjësi. Dëmi financiar, në kurriz të CEZ. Dollapi kërkon rikthimin e faturimit aforfe

detyrimi

ERE: CEZ duhet të importojë humbjet e energjisë

Të gjithë ata abonentë të CEZ-it që nuk kanë matës dhe janë faturuar me zero kilovat, nuk do të mbajnë përgjegjësi financiare për situatën e krijuar. Ekspertët e Entit Rregullator të Energjisë kanë sqaruar dje se për këtë humbje do të ngarkohet financiarisht CEZ. Pajisja me matës ka qenë një nga obligimet themelore të CEZ-it, i cili nuk është realizuar të paktën në 28 mijë abonentë. Zgjidhja

CEZ Shpërndarje ka ndërmarrë një aksion ditët e fundit ndaj debitorëve të energjisë elektrike. Mirëpo çështja mbetet pezull për abonentët që nuk janë pajisur me matës pavarësisht interesimit pranë CEZ. Ekspertët e ERE-s sqarojnë se barra e dëmit tashmë është në përgjegjësinë e CEZ-it dhe kjo kategori abonentësh nuk do të penalizohet për periudhën që nuk e ka patur matësin. Për t’i dhënë zgjidhje pagesës në kategori konsumatorësh CEZ ka propozuar faturimin fiks, i cilësuar si fatura aforfe. Rikthimi i faturimit fiks, pavarësisht sasisë së energjisë që harxhon, është mjeti i vetëm që CEZ do të aplikojë ndaj abonentëve pa matës deri në momentin e instalimit. Vlerat duket se do të konsistojnë në një shifër mes konsumit më të lartë dhe atij më të ulët, sipas qarqeve. Në kërkesën drejtuar Entit Rregullator, CEZ shpjegon se mosfaturimi i kontratave impakton direkt shitjen e energjisë

elektrike dhe për rrjedhojë, edhe humbjen. “Në këto kushte, si dhe duke konsideruar vështirësitë financiare të kompanisë në pamundësi për të bërë zëvendësimin dhe kompletimin me matës, është vlerësuar si një zgjidhje e kësaj problematike formalizimi i formës së faturimit me mesatare. Nga ana e tij, Enti Rregullator pohon se kjo problematikë po shqyrtohet nga drejtoritë teknike dhe para vendimit final do të bëhet edhe një seancë dëgjimore me kompaninë dhe me grupet e interesit, si Avokati i Popullit dhe Shoqata e Konsumatorëve të Shqipërisë. Matësit

Sipas inspektimeve të ERE-s, matësit e energjisë mungojnë për një

pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve dhe të tjerët që ekzistojnë shfaqin defekte serioze. Kjo është situata aktuale në lidhje me sistemin e matjes së energjisë. Sipas raportit të ERE-s, rreth 25% e totalit të abonentëve faturohen me konsum “0”. Edhe vetë ambientet e CEZShpërndarjes faturoheshin me konsum “0” apo me vlera aforfe. Ndërkohë që CEZ para se t’i hiqej licenca pretendonte se 100% e klientëve kishin të instaluar një matës në banesat dhe mjediset e tyre. Ndërsa dje CEZ Albania ka ndërmarrë një aksion në rrugën e Elbasanit, ku kanë prerë lidhjet e debitorëve të energjisë. “Në ditët në vazhdim do të jemi në zona të tjera të Tiranës, duke u shtrirë në

gjithë qytetin për të prerë të gjitha lidhjet e jashtëligjshme dhe ndaj të gjithë abonentëve që nuk paguajnë energjinë elektrike. Të gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se do të furnizohen me energji vetëm ata abonentë që paguajnë rregullisht energjinë elektrike. Lidhjet e paligjshme janë duke u zeruar, por ka ende punë për t’u bërë”,- tha Arben Kasapi, drejtor i Njësisë 1 të CEZ, Tiranë. Aksioni për t’u ndërprerë energjinë debitorëve është shtrirë në gjithë vendin. CEZ do të presë edhe të g jitha lidhjet e paligjshme të lidhura në sistemin e shpërndarjes së energjisë. Por një pjesë e madhe e këtyre abonentëve nuk kanë matës dhe nuk dihet ende se si CEZ do të bëjë pajisjen e tyre.

Pas 15 korrikut asnjë tender me fonde publike Pas datës 15 korrik nuk do të zhvillohet asnjë prokurim publik. Projekt-vendimi tashmë i hartuar nga Ministria e Financave pritet të miratohet nga qeveria të mërkurën në mbledhjen e radhës. Më pas çdo institucion do t’i nënshtrohet disiplinimit të shpenzimeve buxhetore. Marrja e këtij vendimi erdhi një javë pas takimit ndërmjet kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ku iu kërkua qeverisë aktuale ndalimi i prokurimeve të reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të

orës së fundit me arkën e shtetit. Në projekt-vendimin e Ministrisë së Financave thuhet se botimi i çdolloj njoftimi, duke përfshirë këtu edhe negocimin pa publikim, me përjashtim të njoftimit të kontratës së nënshkruar, për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzimet kapitale dhe korrente të njësive të qeverisjes së përgjithshme do të bëhet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga ky rregull do të përjashtohen fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve, në ato njësi ku kryhet ky shërbim, prokurimet për blerjet e vogla, ku hyjnë blerjet deri në 10 mijë lekë dhe investimet nga të ardhurat e realizuara nga njësitë e

qeverisjes së përgjithshme. Gjithashtu, do të reduktohen shpenzimet operative e të gjitha njësive më 20 %, reduktohet 30 % masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare për të gjithë ata që përfitojnë, fondet e papërdorura për pagesën e telefonisë fikse, për periudhën e mbetur përgjysmohen, si dhe hiqen pagesat e anëtarëve të bordeve të ndryshme. Ky projektvendim i Ministrisë së Financave vjen në një kohë kur gjatë 6 muajve të parë të vitit u rritën mbi planifikimin shpenzimet publike, ndërkohë që të ardhurat nuk janë realizuar sipas parashikimit, duke ndikuar në rritjen e deficitit buxhetor.

CEZ-Shpërndarje nën administrimin e shtetit duhet të plotësojë detyrimin për importin e humbjeve të energjisë, detyrim të cilin nuk po e përmbush. Mosrespektimi i këtij detyrimi çoi në heqjen e licencës ndaj çekëve të CEZ. Adriatik Bego, një nga komisionerët e Entit Rregullator të Energjisë, e ka cilësuar shqetësuese situatën aktuale, ku CEZ nuk po përmbush detyrimin ligjor të importit për të mbuluar humbjet. Por administratori i përgjithshëm i kompanisë së Shpërndarjes, Sahit Dollapi, tha se CEZ nuk ka patur mundësi për import, pasi i duhej të shlyente detyrimet e prapambetura ndaj kompanive furnitore. “Duke qenë se kompania ka patur detyrimet e vjetra kundrejt kompanive, ne kemi zbatuar një skedul dhe një grafik të likuidimit, qoftë të detyrimeve të reja, qoftë të detyrimeve të vjetra dhe besoj që deri në fund të muajit korrik dhe fillimin e muajit gusht, të gjitha detyrimet e vjetra që ka kompania me kompanitë e tjera, me përjashtim të kompanisë ‘CEZ Group s.a’ do të shkojnë në likuidim, çka na krijon neve mundësinë për rritje të konkurrencës për efekte financiare të uljes së çmimit”, tha Dollapi. Gjatë një takimi me drejtuesit e Entit, zoti Dollapi ka folur edhe për treguesit e kompanisë, të cilët sipas tij kanë ardhur në përmirësim që nga rikthimi i saj në administrim shtetëror, me përjashtim të qershorit, ku zgjedhjet kanë ulur arkëtimet dhe kanë rritur humbjet.


CMYK

8 09.07.2013

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Zgjidhje elegante dhe ekonomike… Zbuloni dimensionin tonë në kategorinë e mobilimit të shtëpisë SUPER TE OFER Super Oferte

Made in Poland

AC3/31

790 L/m Kodi: 33483

AC3/31

2

CLASS

2

CLASS

Parket laminat BODENWELT

690 L/m Kodi: 35351

+

Made in Germany Parket laminat KRONOSPAN

8 mm

2

AC3/31§

1.190 L/m Kodi: 35168

AC4/32

CLASS

930 L/m Kodi: 36180

Made in Austria Parket laminat KAINDL

2

Leckë dyshemeje VILEDA

L

Kodi: 35216

8 mm

Made in Austria Parket laminat KAINDL

FALAS!

Emsal pastrues Laminati, 750 ml

459

CLASS

Free Design in megatek

7 mm

7 mm

Ngjitës parketi HENKEL, 25Kg

7.900

Kodi: 63789

Rrugicë Bambu me mbrojtëse kundra rrëshqitjes, 50 x 80 cm

L

Tapet Bambu me mbrojtëse kundra rrëshqitjes, 70 x 180 cm

540 L

1.490 L

Kodi: 16943

Kodi: 16609

Grilë bambu rollon, 100 x 220 cm

Tendë ndarëse plastike 100 x 220 cm

1.300 L

Kodi: 17873

²mimet më të mira në treg për parketin laminat Parketi po bëhet gjithnjë e më shumë një zgjidhje e preferueshme për shtrimin në ambjentet e shtëpisë, zyrave dhe ambjenteve të tjera. Shtrimi me parket ofron izolim nga faktorët e jashtëm, është higjenik dhe gjithashtu është estetikisht i bukur. Dy llojet bazë të parketeve janë: laminat dhe dru. Parketi laminat përdoret masivisht si pasojë e çmimit ekonomik që ofron. Së fundi, parketi po përdoret nga arkitektët jo vetëm për shtrimin e dyshemesë, por edhe në dekorimin e faqeve të mureve e tavanëve. MEGATEK ofron shërbimin e montimit të parketit dhe shërbimin e transportit me çmimet më konkuruese në treg.

3.490 L

Kodi: 16305

Derë tamburato + kasë + fasho harkore,210 x 80 cm Grilë druri Veneciane, 60 x 130 x 3.5 cm

2.450 L

Kodi: 14180

Tendë ndarëse druri 100 x 220 cm

3.490 L

Kodi: 17874

10.990 L

Kodi: 34065

²mimi më i lirë në treg

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 34, Viti II i botimit qershor 2013, Çmimi 300 Lekë

DOSSIER EXPRESS

Nr. 34 Viti II i botimit qershor 2013

Çmimi 300 Lekë

PËR NË JAPONI David Foenkinos

BINJAKËT NË HOLLYWOOD TË: ANDI BUSHATIT ERLA MËHILLIT VANGJEL DULES

GENC TUKIÇI ADELA ZEZA SAZAN GURI AFROVITI GOGE FLEURA SHKËMBI ADELA JANI FLORIANA GARO

INTERVISTË

ME BURRIN QË KRIJOI

DELIKATESËN

Elina Duni

ÇFARË SHOH BRENDA VETES Rrëfimi që kish munguar. Përjetimi i divorcit të prindërve. Historia nëntëvjeçare me pianistin e kuartetit të saj. Planet për bebe

BOTA NDRYSHON, XHINSET MBETEN

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.07.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Procesi i Nyrembergut dhe Grupi i Drenicës Letër për Sami Lushtakun në burgun e Dubravës Komandant, telegrafikisht ta bëra një përmbledhje me zhvillimet e ditëve të fundit. Të jesh i sigurt ti dhe ata që po të persekutojnë ty se ç’prej paraburgosjes tënde gjendja nuk është përmirësuar. Bile dje e kemi përjetuar një humbje spektakolare në Kuvendin e Kosovës Komandant, Si fillim më lejo të të njoftoj se dje e kemi pësuar një humbje spektakolare në Kuvendin e Kosovës përballë fundamentalistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që ishin të mbështetur edhe prej disa kuajve të Trojës. Këta të fundit Komandant, siç thotë populli, votë i bëjnë në kojshi e glacat tek ne. Kështu ndodhi edhe në seancën e së enjtes. Ndonëse parimisht të gjitha partitë normale politike shqiptare ishin të bashkuara, nuk mundem dot që t’i bënim 80 vota. Shkuam deri tek numri 70 por jo më tepër. Por nuk mjaftoi. Këtë duhet ta thërrasim me emrin e vërtetë. Dështuam. Po të garantoj Komandant se krahas me Albin Kurtin më së shumti këtij dështimi i janë gëzuar strukturat paralele në veri. Është e vërtetë se neni 5 i Ligjit për Amnistinë do t’ua falte atyre të gjitha mëkatet që i kishin bërë këto 14 vitet e fundit në lidhje me cenimin e rendit kushtetues të Kosovës, duke i përfshirë këtu edhe krimet ekonomike, mirëpo mungesa e këtij ligji i bën ata që edhe më tutje ta cenojnë rendin kushtetues, rendin ekonomik dhe secilin rend tjetër të mundshëm. E çka të bëjmë, kur gjendemi në këtë situatë? Ose duhet t’i shkojmë prapa Albinit dhe Liburnit - për këtë të fundit ekzistojnë legjenda se njëherë kur e kishte zënë një pritë ishte pshurrur ndër veti nga frika - dhe ta shohim se ku do të na çojë çmenduria e tyre, ose duhet që t’i përshtatemi realitetit në terren, duke i pranuar veriorët si qytetarë të Republikës së Kosovës. Më beso Komandant, se ndoshta po e zgjas pak më tepër se sa duhet rreth kësaj çështje e ti i ke hallet tuaja, që disa ditët e fundit po diskutonin i madh e i vogël për Ligjin për Amnistinë, kurse isha i bindur se të njëjtin e kishin lexuar me vëmendje vetëm Ambasadat e huaja të vendosura në Kosovë. Nuk e di se si do të përballën tash liderët e vendit me zyrtarin e lartë amerikan Phil Reeker, i cili këto ditë po qëndron në vendin tonë. Do t’i kërkojmë falje se nuk po e ndihmojmë vendin tonë aq sa duhet? Do t’i themi se politikat tona të mëdha po i udhëheq një tufë fundamentalistësh të çmendur? Do t’i themi se të njëjtit kanë arritur deri në një masë ta shtrijnë ndikimin edhe brenda partive tonë? Do t’i themi se tek një pjesë e kanë shtrirë ndikimin, e tek një pjesë nuk kanë nevojë

koment Berat Buzhala

që ta shtrijnë fare ndikimin sepse edhe ashtu e huqin votën në rastin më të mirë, kurse në rastin më të keq nuk kanë respekt për mandatin e tyre... Tash Komandant më lejo të kthehem në temë. Këto javët e fundit pothuajse kam përjetuar kallje të muskujve të gojës në bashkëbisedim me ndërkombëtarë, qofshin ata miq apo jo bash miq, duke provuar t’i bindë se ajo çfarë po bën EULEX-i me luftimin e krimeve të luftës është krim në veti. Më në fund në këtë kauzë na është bashkuar edhe avokati amerikan Terree Bowers, i cili në vitet e ‘90-ta ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës, ku ka shërbyer për pesë gjashtë vite. Pra, me pak fjalë e kemi angazhuar edhe një avokat ndërkombëtar. Nuk është se ti ke nevojë për mbrojtje gjyqësore më profesionale. Definitivisht e ke edhe këtë nevojë, por para së gjithash ne kishim nevojë për një profesionist që në gjuhën angleze do t’i thoshte ata që i thoshim ne miqtë tuaj. Kishim nevojë që dikush në gjuhën angleze t’u thoshte të gjithë atyre që po të mbajnë në burg se ti po mbahesh në paraburgim në mënyrë të paprecedent. Dhe shumë gjëra të tjera. Sepse, Komandant, po është tepër e rëndësishme se kush po i thotë gjërat. Shumë më shumë e rëndësishme se çka po thotë. Komandant, më lër të të rrëfej edhe se para disa ditësh ishin në një emision në KTV, dy ambasadorë, ai i Gjermanisë dhe ai i Britanisë së Madhe. Ambasadori i Gjermanisë po i tregonte opinionit publik vendor se si Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore kishte kaluar nëpër një proces të purifikimit/pastrimit. Pra, sipas këtij ambasadori, e njëjta gjë na pret edhe neve, dhe për këtë duhet ta ulim kokën. Komandant, ambasadorin gjerman unë nuk e njoh personalisht, por jam i sigurt se shumë persona që unë dhe ti i njohim dhe i kemi miq, e njohin këtë ambasador. Prandaj, unë po të shkruaj ty, e po besoj që e lexojnë edhe miqtë tanë, e edhe ambasadori Gjerman, se: Krahasimi i Kosovës së sotshme me Kosovën posthitleriane, është absolutisht ofendues dhe është banal. Nëse ka analogji të pasluftës me atë të Gjermanisë së vitit 1945, atëherë është ajo e Serbisë së vitit 1999. Ja një rrëfim të shkurtër Komandant, për ty, për ambasadorin Gjerman

dhe miqtë tanë që janë edhe miq të ambasadorit: - Ian Kershaw, historian britanik, në librin e tij The End (Fundi), rrëfen në mënyrën më eksplicite të mundshme, deri në detaje, kapitullimin e Hitlerit dhe futjen e trupave aleate nga të katër anët drejt Berlinit. Komandant, dhe ju miq të tjerë, është groteske gara që e bëjnë trupat ruse me njëra-tjetrën në njërën anë dhe me trupat britanike dhe amerikane në anën tjetër se kush i pari do ta pushtojë Berlinin dhe kush i pari do ta kapë majën e Reichstag-ut, për ta ngulur flamurin. Rusët i kishin mashtruar paksa amerikanët, e amerikanët nuk i kishin besuar skepticizmit britanik, dhe e kishin kapur Berlinin. Historiani Kershaw jep fakte se si ushtari rus që e ngriti flamurin rus në Reichstag në të dy duart kishte pasur orë dore. A e din pse: sepse kishte qenë, përveç se një ushtar i armatës së kuqe, edhe një plaçkitës dhe një hakmarrës. Kershaw, që është njëri prej historianëve më të mirë të kësaj periudhe, tregon se në Gjermani prej ushtarëve rus ishin dhunuar rreth dy milionë femra gjermane. Tregon se femrat gjermane në mënyrë që t’i ikin dhunimeve serike ishin të detyruara që në mesin e ushtarëve rus ta zgjidhnin një “dashnor”, i cili pastaj do t’i mbronte prej kolegëve të tyre. Jo vetëm kaq, Komandant, qytete të tëra ishin rrafshuar prej trupave aleate për tokë, pasi që gjermanët ishin dorëzuar. Pasi kanë kaluar kaq dekada historian të caktuar, kryesisht jogjerman, kanë filluar të publikojnë fakte mbi krimet ruse pas pushtimit të Gjermanisë. Mirëpo: -Marrë parasysh barbarinë që kishin shkaktuar trupat e Hitlerit, prej Stalingradit, e deri në Afrikën e Veriut, e deri në Francë, e në Britani të Madhe; -Marrë parasysh përpjekjen titanike të Hitlerit për ta zhdukur prej faqes së dheut një popull të tërë, duke i mbajtur ndezë furrat e druve me eshtrat e njomë të fëmijëve jahudi; -Marrë parasysh qorrsokakun njerëzor, në të cilin e kishte shpjerë Fyhreri popullin e tij, që për nga shkalla e monstruozitetit i kishte shtyrë deri në kufi të rinj barbarinë dhe tmerrin; gjermanët qenë detyruar ta përpinin çdo poshtërim dhe çdo krim që u bë pastaj në kurrizin e tyre. Komandant, tash pas 14 vjetësh, ambasadori Gjerman në vendin tonë, arrestimin tënd dhe të komandantëve të tjerë, po provon ta krahasoj me arrestimet dhe proceset gjyqësore të organizuara në Nyremberg. Nuk e di se cili je ti Komandant, në sy të ambasadorit gjerman? Herman Goering? Apo ndonjë tjetër... Vijon javën tjetër

Mision i mbaruar

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Me nerva të shtendosura Nga Zamir Nje pershkrim me nerva te shtendosura i z.Kellici, edhe pse per nje cast i tendosen nervat kur permend LSI-ne. Shumekush e ka kritikuar z.Berisha per aleancen me LSI-ne ne 2009-en. Numrat e mandateve te dhena nga sovrani, te jepnin dy mundesi politike: aleance paszgjedhore me LSI-ne ose PS-ne. Rruga e trete ishte edhe ajo nje mundesi, por parapolitike. Aleancat tej krahut politik jane te zakonshme sot e mot edhe ne vendet e Evropes perendimore. Per shkak te krizes recesion/depresion te vendeve europerendimore, 2009-2013(ne katervitesh te njejte dhe me pasoja te perngjashme me krizen recesion/depresion 1929-1933), trojet politike kane pjelle parti te ekstremeve te djathta e te majta, e ku nuk perben me cudi kur edhe puqen(ekstremet): rasti me flagrant, ektremistja e djathte franceze Marine Le Pen shprehte ngazellim te pakufishem per fitoren e ekstremistit te majte italian B.Brilo, madje i kerkonte te (sh)kembenin pervojat reciproke. Ndersa rasti bullgar eshte edhe me domethenes: e majta socialiste e z.Stanishev qeveris vendin “teknikisht” permes z.Oresharski vetem si pasoje e votave te ekstremit te djathte, te ATAKA-s. Ne Greqi po ngjashem: Agimi i Arte dhe Siriza, duket se puqen bukurisht ne ligjerimin opozitar kundrejt aleances Nea Demokracia-PASOK. Ne Holande po keshtu, per shkak te largimit nga koalicioni i djathte i PL-se se G.Vildersit, qysh nga vitit 2012, i djathti Rutte i VVD-se qeveris ne koalicion me te majtet,laburistet e PvdA-se. Per te mos folur per mjeshtren e koalicioneve “jashte gardhit”. Te hekurten konservatore gjermane, Angela Merkel. Edhe pse kryeson bindshem sondazhet e zgjedhjeve te 22 shtatorit, per znj.Merkel nuk ka qene herezi te kryesonte aleancen e “flamurit shqiptar( kuq PSD-ja, zi CDU-ja), apo edhe aleancen e “flamurit xhamajkan”( zi-verdh jeshil; konservatoret e CDUzi, liberalet e FPD-verdhë dhe te majtet e “Te gjelberve”). Te gjitha koalicionet e kryera apo te ndermendura kane qene mjaft te spikatura ne kohen e krizes jo vetem financiare qe kaploi jo vetem Evropen. Qendra e Majte dhe ajo e Djathte jane detyruar te bashkerendojne politikisht, per te mos i lene terren veprimi dhe zenies se pozicioneve shantazhiste ektsremeve te majta apo te djathta qofshin. Teorikisht, s’besoj se Shqiperia mund te beje dallim nga prirja eurperendimore( ku s’ka pse shihet si herezi nje bashkim hipotetik me Qendren reale, LSI-ne ne 2017-en). Tjeterçka eshte thelbi i LSI-se: a integrohet permes euros, apo integrohet ne Evrope( gjithkush t’i jape x-in sipas mendjes se tij, por nga qendra nuk e luan kush LSI-ne, edhe sikur TOP-at te bien a ngrihen). Sa per garen Basha-Olldashi mendoj se z.Kellici e ka vene gishtin ne plagen qe tashme nuk kullon me gjak prej disa javesh. Kreu i ri i PD-se vlen nese fitohet procesi i zgjedhjes se kryetarit te ri te PD-se. Ne rast se perfiton njeri, cilido qofte, ne 2017 humb ai njeri, por perhumbin te dy bashke Basha dhe Olldashi; si dhe perfitojne te dy bashke, Rama dhe Meta.Nese fiton njeri, nuk perhumb tjetri. PD-se i duhet te punoje vertikalisht e horizontalisht per te krijuar siperfaqen me te madhe te mundshme. Prirja gjenetike e Olldashit eshte levizja ne rrafshin horizontal: e ka nisur si ndares “traktesh” blu qysh kur ishte “burre me pantallona te shkurtra” dhe po e bitis po horizontalisht nen tymin e bardhe te duhanit te dredhur. Levizja ne rrafshin vertikal nuk eshte pika e forte e Olldashit( gara me Ramen per kryebashkiak eshte nje lakmues qe nuk shlyhet aq kollaj). Në shkrimin: Pse jo Olldashi?


op-ed

2

Blog / Fjalorth i vogël i politikës shqiptare (V)

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ ‘Origjina e Botës’ e Courbet u porosit nga një shqiptar

09.07.2013

Universitet / Verë dhe shkollë... Kush tha që nuk na pëlqen?

11

Në politikë nuk ia vlen të shohësh përtej natës së ardhshme. - Joseph Chamberlain

Rilindja e “shkërbejve” K

anë ra në sy rrëshqitazi, për opinionin publik ndoshta, por jo për mua, në ditët e kaluara disa intervista akademikësh që sipas këndvështrimit tim mbartin ende peshën e një kohe të kaluar komuniste nga e cila duhet të ndahemi njëherë e mirë. Në këtë shkrim fjalën “shkërbej” e kam huazuar prej mikes time Ledi Shamku- Shkreli, përdorur në një debat publik që ajo pati disa vjet më parë me historianin e njohur Kristo Frashëri në lidhje me Formulën e Pagëzimit. Në këtë shkrim nuk dua të flas për atë debat, por të ndalem në ndërhyrjet që disa akademikë, konkretisht Prof. Kristo Frashëri, Prof. Jorgo Bulo e Prof. Rami Memushaj, kanë bërë në këto ditët e fundit duke dashur të analizojnë situatën paszgjedhore. Duke e marrë fjalën “shkërbej” në kuptimin e grabitqarit sulmues, të tilla m’u dukën ato ndërhyrje. Me fjalët e tyre ata të krijojnë një gjendje pështjellimi duke të sjellë në mend faktin se komunizmi ideologjik i ka ende rrënjët e thella. Madje nga këto ndërhyrje kupton se komunizmi ka punuar seriozisht. Në analizën e tyre ndaj sjelljes së qeverisë aktuale me shkencën e kulturën ata përkonin dukshëm, a thua se ishin marrë vesh më parë. Por jo doemos mund të jenë marrë vesh për këtë rast, pasi thjesht nënshtrati ideologjik është dakordësia që u paraprin ndërhyrjeve të tyre. Mua nuk më intereson në këtë shkrim të analizoj qeverisjen, as atë të tashmen e as të bëj parashikime për të ardhshmen, por ama i jap vetes të drejtën që të them disa gjëra parimore që shkojnë përtej mazhorancave qeverisëse. Unë e kuptoj shumë mirë që në Shq-

ipëri, pas një periudhe komuniste, ku ideologjia ka bërë punën e vet, është vështirë të krijosh një brez tjetër shkencëtarësh dhe të dijshmish që të dashurojnë të vërtetën për atë që është e jo ta shohin atë me lupën e ideologjisë. Është shumë interesant fakti se akademikët në fjalë i përkasin fushës së historisë dhe të gjuhës, dy fusha që në këto vite kanë hapur dhe do të vazhdojnë të hapin shumë debate. Në thelb, në këto vite tranzicioni, në lidhje me dijen, sidomos atë të shkencës historike dhe gjuhësore, janë mbajtur dy qëndrime: ato konservative d.m.th. ato të mbrujtura në laboratorët e regjimit komunist dhe ato të rishikimit të historisë dhe gjuhës shpeshherë, për hir të së vërtetës, pa kritere të vërteta shkencore. Po e nis me të dytët duke i likuiduar me pak fjalë. Sipas këndvështrimit tim në këtë rast ata kanë të drejtë në parim, por jo gjithmonë në kriteret dhe metodën e ndërhyrjes. Ndërhyrja e shtetit nuk është mjaftuar gjithmonë vetëm në financimin e një kauze të drejtë, por shpesh edhe në afera klienteliste dhe të pakriter në çështjet e botimeve apo të kryesimit të këtyre institucioneve të kulturës e shkencës duke promovuar shpesh edhe paaftësinë. Ndërsa të parët, ndër të cilët bëjnë pjesë edhe profesorët e nderuar, nuk mund të pranojnë se historiografia komuniste dhe gjuha standard e Kongresit Drejtshkrimor kanë pasur probleme të thella jo vetëm metodike, por edhe substancore. Ata duan të vazhdojnë dhe madje ta lënë testament që asnjë presje e vlerësimeve të dala nga shkollat komuniste të shkojë dëm e të rimendohet. Është vënë re kjo gjë kur

sa herë janë prekur verdikte të dhëna nga historiografia komuniste, sa herë janë shkundur themelet e sigurive të ndërtuara në katedrat e partisë, aq herë reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe të ashpra. Ky është dogmatizëm që në kushte të tjera quhet diktaturë. Në fakt është pjellë e një diktature. Po ashtu gjuha standarde si gjuha e njeriut të ri ideologjik, tashmë i dështuar, ka qenë ndër debatet që përsëri ngre krye në këto intervista. Fabrikuesit e saj, të gjuhës pra, nuk duan të pranojnë që herët a vonë gjuha shqipe, e mbyllur në llambën e Aladinit, në këtë rast në standardin e ngurtësuar, do të shpërthente. Demokratizimi i jetës, sidomos kur njerëzit të gjithë filluan të dalin në ekran, dhunimi që i ishte bërë gjuhës, nxori në pah se gjuha e njësuar nuk paskësh qenë gjuha e popullit, por e një pakice njerëzish. U kuptua se në jetën e përditshme atë gjuhë nuk e fliste askush. Rishikimi i historisë dhe i gjuhës, pavarësisht nëse është Sali Berisha apo Edi Rama, është një detyrë përballë historisë dhe të vërtetës së popullit tonë. E në këtë linjë unë aq shumë shpresoj që, si ata që janë tani edhe për pak javë, e si ata që do vijnë më vonë, pakthyeshmërisht do të ndahen nga e kaluara e do ta vendosin rishikimin e historisë dhe gjuhës si një synim të kërkimit shkencor duke investuar në këtë drejtim. (Vetëm në përkthimin e librave të shenjtë, të mesharëve e gjërave të tjera ne po hasim vështirësi jo vetëm leksikore, por edhe sintaksore, çka dëshmon përjashtimin që ky standard i ka bërë p.sh. gjuhës teologjike dhe fetare.) Nëse, sikurse thonë profesorët e

polemikë

Gjergj Meta

nderuar, të djathtët u dënuan me votë e humbën pushtetin, sepse donin të rishikonin historinë dhe gjuhën e dalë nga bunkerët e ideologjisë komuniste, atëherë kjo votë është problematike. Por unë një gjë të tillë nuk dua ta besoj asesi. Unë i përkas atij brezi që e shoh jetën në vazhdimësi e shpresoj që çdo herë vendi im të rritet e të ecë përpara. Jam i lirë nga urrejtja ndaj personave, ndaj atyre që zbresin e atyre që ngjiten në pushtet e jam i gatshëm të jem pranë kujtdo që dëshiron të bëjë diçka të mirë për popullin tim. Por këto lexime me sy ideologjikë nuk ndihmojnë aspak rritjen e popullit tonë dhe të brezave të rinj, përkundrazi thellojnë ndasitë edhe më shumë. Me ndërhyrjet e tyre profesorët, që na kujtojnë se edhe Enver Hoxha në akademi futi njerëz si Çabej apo ndonjë tjetër që nuk ishin të përfshirë me regjimin, duan të thonë jo vetëm se ata që janë aktualisht në qeveri gabuan, por edhe “kërcënojnë” duke thënë: kujdes ju të tjerët që do qeverisni se ne jemi këtu! Unë nuk dua të besoj se ky është një revansh i mbajtur në dry në këto 8 vjet qeverisje, pasi unë besoj që misioni i ndreqjes së të vërtetës së shtrembëruar nga regjimi komunist dhe ideologët e tij shkon përtej të majtës e të djathtës. Mund të kritikohen kriteret, metodat,

por jo thelbi i kauzës. E vërteta e historisë dhe e gjuhës është një kauzë pa zgjidhjen e së cilës nuk mund të ecim përpara e nuk mund të ketë paqe e pajtim kombëtar, e unë refuzoj, e si unë shumë të tjerë në këtë vend, që kjo gjë u zgjidh në vitin 1972, vit në të cilin u standardizua gjuha e u krijua Akademia e Shkencave. Nëse shqiptarët kanë votuar që Akademia e Shkencave të mos reformohet, që institucionet e dala nga komunizmi të mos rigjenerohen, atëherë kjo votë duhet të na vërë në alarm. Helmi ideologjik që kishin në vetvete institucionet kulturore të krijuara në kohën e komunizmit nxit nevojën jo vetëm për një reformë, por madje të thellë. Nëse reforma e Akademisë së Shkencave apo institucioneve të tjera ka çaluar, është bërë keq, mbi baza klienteliste apo me ndërhyrje të tepërta partiake kjo është tjetër punë, por që parimi i reformës dhe ripërtëritjes të përjashtohet kjo na kthen mbrapa. “Të vërtetat” e ndaluara apo të nisura në ato vite, nën dhunë e diktaturë ose nuk janë të vërteta ose janë të vërteta të pjesshme. Jo pa qëllim përmenda në krye të këtij shkrimi miken time Ledi Shamku – Shkreli, pjesë e mazhorancës që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit, që do të qeverisë vendin nga shtatori e mbrapa, e cila është ndër ata që gjuhën dhe historinë e dëshirojnë të rishikuar e të ripastruar nga shtrembërimet ideologjike të komunizmit. E si ajo shpresoj të jenë shumë asish që me të kaluarën janë ndarë një herë e përgjithmonë, përndryshe në fushën e kulturës dhe të shkencës (dhe jo vetëm) gjërat do të shkojnë keq e më keq.

Si u bë politikan Edi Rama sipas meje: një përpjekje

N

ë dhjetorin antikomunist shqiptar Edi Rama ndodhej në Greqi, kështu që humbi disa ditë para se të shfaqej në Tiranë. Në një nga mitingjet e dhjetorit 1990, që tani duket i vjetër në kohë, por jo në atë që kërkonte, shfaqet si një radikal antikomunist. Nga më radikalët antikomunistë të dhjetorit. Në një nga takimet e mbajtura në sallën e Akademisë së Arteve, në përurimin e librit të botuar prej tij dhe Ardian Klosit “Refleksione”, Fatos Lubonja do të deklaronte se Ramiz Alia ishte diktatori më kloun që kishte pasur Shqipëria ndonjëherë. Kjo është fryma që shoqëroi gjithë takimin, dhe që përcillte Edi Rama. Ka pak njerëz që si Rama kanë qenë ambiciozë për t’i bërë një analizë të thellë natës së errët të komunizmit. Mund të përmendësh vetëm pak emra mes tyre: Fatos Lubonja, Ardian Klosi, Agron Tufa, Ardian Nikolla, Ardian Vehbiu e ndonjë tjetër. Në tregimin e tij "Peshqit e kuq dhe peshqit rozë” te libri “Refleksione”, është i pari që e shikon komunizmin në çdo cep të politikës. Ngjan si dy pika uji me thënien e shkrimtarit dhe publicistit italian Ennio Flaiano "Në Itali, fashistët ndahen në dy kategori: fashiste dhe antifashiste". Peshqit e kuq dhe peshqit rozë mund të përkthehet si më pëlqen mua më shumë se “në Shqipëri, komunistët ndahen në komunistë dhe antikomunistë”. Ndërkohë që Berisha pragmatist dhe njeri i realpolitikës ndërtonte PD për një rrugë të gjatë, Edi Rama bënte analizën dhe kritikën e tij të komunizmit. Në atë kohë Ilir Meta dhe Pandeli Majko ishin thjesht studentë të dhjetorit, por të majtë, e kritikat e tyre nuk

koment Dritan Osmani

ishin as të plota dhe as të ashpra sa duhet kundra komunizmit. Eduart Zaloshnja thotë se Edi Rama u largua nga PD sepse nuk u respektua dhe u fye nga Gramoz Pashko ("Dhjetor '90, si u përzu Edi Rama" Shekulli, 12.12.2009). Por unë do të thosha që nuk e kishte mbyllur ciklin e tij të intelektualit radikal, dhe energjia nuk i kishte marrë ende formë, dhe nuk donte të merrte formë. Ndërkohë Berisha i kishte dhënë formë perfekte energjisë së tij, për të ndërtuar qeverinë e parë demokratike shqiptare. Më 1994, para se të bëhej referendumi, bëhet një nga frymëzuesit më të mëdhenj për të votuar kundra referendumit për kushtetutën. Shkruan publicistikë te “Koha Jonë” me një gjuhë që ka një dinamikë të ashpër, që dukej se të linte vraga në kujtesë. Fjalitë e gjata me ngarkesë emocionale të veçantë ngjanin më shumë si kamxhikë me një energji shkatërruese. E njëjta gjuhë rishfaqet aty këtu përsëri te 'Kurbani' i Edi Ramës, por i mungon dinamika dhe sinqeriteti i dikurshëm. Shkrimet e Edi Ramës te "Koha Jonë" më 1994 ka mundësi ta kenë shqetësuar më shumë Berishën se të gjitha fjalimet e opozitarëve të tjerë të

marra së bashku. Fatos Nano thotë se e ka njohur për së pari Edi Ramën prej këtyre shkrimeve. Më pas emigron në Francë, ku unë mbaj mend një ekspozim të një bunkeri të mbuluar me mish (besoj se më kujtohet saktë). Duket se komunizmi si filozofi dhe fenomen ka luajtur një rol të madh deri vonë në ndërgjegjen-psikikën e Edi Ramës. Kthehet në Shqipëri si Ministër i Kulturës, post që i afrohet bujarisht dhe në mënyrë pragmatike nga Fatos Nano. Prej kohës së energjisë anarkike të dikurshme i kanë ngelur thonjtë e gjatë (që e dimë sepse ia kujtoi Fatos Nano në një nga grindjet e tyre të famshme). Si i ardhur prej kohës së energjisë anarkike ka provuar të gjithë ekstravagancën e jetës së artistit dhe intelektualit (por, natyrisht, jo vetëm atë). Punon mirë në Ministrinë e Kulturës, ku dallohet që ka një format krejt tjetër nga figurat potente politike të socialistëve. Por as Rama nuk e sheh ende veten si socialist, dhe as politikanët e tjerë të lartë socialistë nuk e shohin si të tillë. Tingëllon e sinqertë dhe afër së vërtetës thënia e Pandeli Majkos (në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës” në 23/9/2005) se Ramën e kam parë vetëm si mik të PSsë, por jo si pjesë e saj. Ndërkohë Berisha po rindërtonte dhe përgatiste PD-në për fitoren e 2005. Me një zemërim se pushtetin ia kishin marrë socio-komunistët me dhunë, dhe jo me zgjedhje, kur ende nuk bënin pjesë as në Internacionalen Socialiste. Ndeshet disa herë me figurat më potente të PD së kohës për Bashkinë e Tiranës (ndërkohë bëhet kryetar i PS në 2005), duke i mundur të gjithë me radhë,

që nga Mustafaj, Ngjela e Olldashi (duhet thënë që fitorja me Olldashin ishte e ngushtë). Do të mundej vetëm nga Lulëzim Basha në 2011, në një betejë maratonë ku u numëruan edhe votat e hedhura në kutitë e gabuara. Ndoshta një humbje për të mirën e Edi Ramës, sepse partinë dhe bashkinë nuk e mbante dot në një kohë, me sa dukej. Sa kohë që nuk ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës punon mirë, por nuk mungojnë kritikat, nga kritikat më të spikatura është ajo e mikut të kahershëm Fatos Lubonja, që e kritikon për betonizimin e Tiranës dhe mosrespektimin e rregullave elementare të ndërtimit si, ndërtimin e pallateve aq afër me njëri-tjetrin sa në njërin prej tyre nuk e sheh thuajse asnjëherë diellin dhe dritën, mospasjen e një Plani për Rregullimin e Territorit të Tiranës dhe mosluftimin e korrupsionit. Që nga 2005 që bëhet edhe kryetar i PS, duket se nuk gjen dot kohë për të dyja postet që mban. Ardhja e Berishës në pushtet në 2005 e gjen të deziluzionuar thellë. Në një dalje të parë në televizion pas fitores së Berishës në atë vit, është shumë i ashpër me këtë të fundit; megjithëse në vitet e fundit kanë shkëmbyer batutat nga më ashprat dhe banale me njëri-tjetrin. Më pas bëhet kryetar i PS. Humb tri beteja elektorale me Berishën, dy zgjedhje lokale (ndonëse fiton qytetet kryesore në njërën humbet në shumë qarqe, dhe në tjetrën humbet Bashkinë e Tiranës, që duhet t’i ketë dhembur më shumë). Dhe zgjedhjet e përgjithshme elektorale të 2009, që i humbet për hir të kokëfortësisë për të bashkëpunuar me Ilir Metën. Por humbja më e madhe është në fakt

marrëveshja me Berishën për ndryshmet kushtetuese në 2008, që provon se Rama dhe Berisha donin të ruanin statukuonë në politikë dhe t'ua bënin jetën e vështirë partive të reja që donin të fuqizoheshin. Intelektuali-artist, por më shumë politikani Rama duket në një dritë shumë të keqe, dhe duket se ka ndryshuar mjaft nga radikali antikomunist i dikurshëm dhe është më tepër një matematikan pragmatist i ftohtë jodemokrat, dhe hiç reformator në politikë siç pritej. Për një kohë të gjatë, Ramës i dukej e lehtë të mundte Sali Berishën, vetëm kur e kuptoi që nuk ishte e lehtë dhe kërkoi bashkëpunimin e domosdoshëm me LSI dhe arrin të mundë atë vetëm qershorin e kaluar. Berisha, në dritën e një politikani modern, tërhiqet nga të gjitha funksionet në PD dhe po organizon zgjedhjet për kryetarin e ri, ku konkurrojnë Basha dhe Olldashi. Në mazhorancë vjen Partia Socialiste (asnjëherë nuk u kërkua falje prej PS dhe njerëzve të afërt me PS të ish-nomenklaturës komuniste në 50 vjetët e komunizmit) por në krye është Edi Rama, që ka ende dritën e një radikali të djathtë, që admiron dhe do të ketë për këshilltar Tony Blair. Oscar Wilde thotë se ka vetëm dy lloj tragjedish në jetë: njëra, të arrish atë që kërkon, dhe tjetra, të mos arrish atë që kërkon ("There are only two tragedies in life: one is not getting what one wants, and the other is getting it.")”. Edi Rama e kaloi dramëntragjedinë e parë në 23 Qershor, dhe tanimë është në të dytën, që është edhe më modernia. Unë si i djathtë, si edhe Berisha, i uroj sukses për të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë.


12

projekti UET

Universitet

Mbyllet shkolla e dytë verore e UET. Gjashtë ditë, pesë projekte, shumë miqësi të reja mes gjimnazistëve nga e gjithë Shqipëria e më gjerë. Dhe në fund, të gjithë, 100 për qind të kënaqur

Mbresat e një shkolle vere

E

ksperienca më e mirë e marrë praktikisht ishte hartimi i projektit. Tani jam shumë më e qartë mbi organizimin e një projekti, aktiviteti etj. dhe mendoj se veç njohurive akademike, këto njohuri të marra në shkollën verore nga UET të formojnë e të plotësojnë edhe si profesionist të ardhshëm. Frensis Dule, “Sami Frashëri”, Tiranë

T

Gjatë leksionit të Presidentit të UET, Adrian Civici

Shkollë në verë...

Kush tha që nuk na pëlqen? N

uk ka qenë asnjëherë e lehtë për prindër, studiues e mësues të gjejnë çfarë pëlqejnë gjimnazistët, sepse në kokën e adoleshentëve ka gjithmonë diçka të panjohur dhe në reagimet e tyre diçka të papritur, por përshtypjet e grumbulluara pas shkollës verore të UET, ndoshta mund t’i ndihmonin në misionin e tyre të pamundur. Gati 50 gjimnazistët e mbledhur nga gjithë trevat shqipfolëse në kompleksin “Xixa Resort” gjatë javës së shkuar, e kanë cilësuar këtë shkollë një përvojë unike, për të shkuar deri te “përvoja më e bukur e jetës”. Jo vetëm për leksionet në formë trajnimi të pedagogëve të UET, por dhe për gjithë organizimin që miksoi të nxënit me argëtimin dhe sigurisht për faktorin “shoqërizim”, me më shumë peshë në një shkollë verore, ku pjesa tjetër normalisht vjen më e lehtë. Tema shtyllë e kësaj shkolle verore ishte “Unë, lideri”, e vendosur pas shqyrtimit të propozimeve të gjimnazistëve të vitit të kaluar. Pedagogë të njohur të Universitetit Europian të Tiranës si Adrian Civici, Nevila Xhindi, Tomi Treska, apo Gilman Bakalli, Fleura Shkëmbi dhe Ketrina Çabiri nga Qendra kërkimore UET, mbajtën leksionet e tyre për tema si globalizimi, lidershipi, konflikti, të folurit në publik, gjuha e trupit apo menaxhimi i ciklit të projektit. Shumë e lodhshme për paraditet e verës, pas nëntë muajsh shkollë? Mesa duket jo. “Temat kanë qenë vërtet dinamike dhe ajo që më ka tërhequr vëmendjen është “Gjuha e trupit” nga Fleura Shkëmbi”, thotë Endri nga Prishtina, për Frensis Dulen e gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës që është ndier një hap më afër universitetit para lektorëve të UET, “temat ishin shumë interesante, bashkëkohore dhe të hapura. Më

tërheqësja për mua ishte tema mbi globalizimin”. Projektet tona

Një fazë tjetër e shkollës verore është edhe realizimi i projekteve dhe përzgjedhja e projektit fitues. Pesë grupe me nga dhjetë gjimnazistë, të udhëhequra nga një anëtar i stafit të UET, i quajtur mentor, punuan gjatë ditës së fundit të shkollës verore për projekte specifike, të cilat u prezantuan me radhë para konkurrentëve e njëkohësisht votuesve të tyre. Gjatë kësaj dite hapësirën prezantuese të zotëruar më parë nga pedagogët e ftuar të UET e zunë vetë gjimnazistët. Projekti “Dhuratë shpëtimtare” u zgjodh fitues duke i dhënë medaljen e aktivitetit dhjetë gjimnazistëve të grupit “Ne jemi një”, pagëzuar kështu për shkak të përbërjes së larmishme nga shumë qytete shqiptare. “Arsyeja përse menduam të bëjmë këtë projekt është situata aktuale e dhuruesve të gjakut në Shqipëri, e cila është më se e ulët. Në vendin tonë dhurojnë gjak rreth 10-15 mijë vetë, kjo shifër është 10 herë më e ulët sesa ajo që nevojitet”, thotë mentori i grupit fitues, Enri Hana, i zyrës së PR dhe Aktiviteteve të UET. Hartuesit e rinj të këtij projekti parashikuan hapat e një fushate sensibilizuese dhe informuese për të vendosur një traditë të re ndër gjimnazistët, studentët, punonjësit e institucioneve apo te grupe të tjera si për shembull ata që dikur kanë përfituar nga gjaku i dhuruar, për t’u kthyer në dhurues vullnetarë. Dhe shkolla verore vazhdon...

Në të vërtetë ditën e shtatë, gjimnazistët që e nisën udhëtimin nga kampusi i UET, ishin përsëri në shtëpi, por mesa duket shkolla verore do të vazhdojë në një farë mënyre nëpërmjet miqësive të reja

ë marrësh leksione nga profesorë të UET nuk është vetëm privilegj, por edhe kënaqësi e jashtëzakonshme. Afrimiteti që pedagogët krijonin me ne, komunikimi i tyre, të bënte të ndiheshe shumë mirë. Temat, të gjitha ishin tërheqëse dhe sa interesante aq dhe të arrira. Ne të gjithë u njohëm me koncepte të reja rreth “Globalizimit”, “Konfliktit”, “Ndërtimit të një projekti”, “Të qenit lider” etj. Maldin Shkalla, “Jordan Misja”, Shkodër

E

ksperiencë e veçantë që nuk ndodh shpesh. Arrita të krijoj miqësi me njerëz nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Secili prej tyre ishte i përgatitur, i aftë dhe shumë miqësor. Faleminderit UET për këtë organizim që ia vlen ta provosh! Arbora Hajdini “Janaq Kilica”, Fier

N

Ekipi fitues “Jemi një”: Frensis Dule, Shpend Mustafa ,Edona Merkashi, Doruntina Stojkaj, Leart Gjoni, Albesa Hoxha, Armand Veizi, Azbiola Çifliku, Petrit Nikolla, Ana Bici

“Arsyeja përse menduam të bëjmë këtë projekt është situata aktuale e dhuruesve të gjakut në Shqipëri, e cila është më se e ulët. Në vendin tonë dhurojnë gjak rreth 10-15 mijë vetë, kjo shifër është 10 herë më e ulët sesa ajo që nevojitet”, thotë mentori i grupit fitues, Enri Hana, i zyrës së PR dhe Aktiviteteve të UET.

që u krijuan aty. “Do vazhdojmë të mbajmë kontakte dhe më tej, nuk do e ndërpresim komunikimin”, thotë Albesa nga Prizreni. “Të kalosh gjashtë ditë me njerëz të panjohur nuk është diçka që ndodh shpesh, por komunikimi ka qenë shumë i lehtë dhe e gjithë përvoja shumë e mirë për secilin nga ne”, thotë Maldini nga Shkodra. Gjimnazistët gjatë këtyre ditëve përveçse për punën finale, u grupuan edhe për lojërat e organizuara, për ndeshjet e beach volley, ashtu siç patën mundësi të socializoheshin në netët e karaokes, apo filmit e traditës, situata që domosdo stimulojnë miqësitë të cilat tani do vazhdojnë virtualisht. Duke parë dhe çfarë ka ndodhur me maturantët e vitit të kaluar, pjesëmarrësit kthehen në miq virtual të njëritjetrit por dhe të UET, i cili për të dytin vit organizoi një shkollë verore, plotësisht falas. Kjo, sipas zv.rektores së UET, Nevila Xhindi, është pjesë e përgjegjshmërisë sociale të këtij institucioni, që veç të tjerash, nëse do duhej në ndonjë rast mund të ndihmonte me ide dhe kërkuesit e përhershëm që duan të zbulojnë me çfarë kënaqen gjimnazistët. Jashtë asaj që parashikohet me të parën, një shkollë verore do ishte një nga alternativat.

ë radhë të parë temat e përzgjedhura do të më ndihmojnë jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në zgjerimin e njohurive për të ardhmen studentore. Së dyti, të kalosh kohë me njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga Kosova më ka ndihmuar të zgjeroj shoqërinë time dhe pa dyshim të ndaj eksperiencat e mia. Anxhela Dragoti Shkolla “Kristaq Capo”, Berat

N

ë të kundërt nga sa prisja, shoqëria e krijuar në këtë shkollë verore qe fantastike. Të gjithë nxënësit qenë persona me një shpirt të çiltër dhe social. Jam i sigurt që do të mbetem në kontakt me ta. Leart Gjoni, “Aulona”, Vlorë

U

ndjeva shumë mirë në rolin e studentit para pedagogëve të njohur të UET. Ishte ndjesi fantastike. I falënderoj përzemërsisht ata për gjithçka ç’bën për ne. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Albesa Hoxha, “Gjon Buzuku”, Prizren

S

hkolla ishte me të vërtetë e organizuar dhe i gjithë programi në axhendë është vënë në zbatim. Temat kanë qenë vërtet dinamike. Një përvojë e re dhe e bukur njëkohësisht. Më ka shërbyer më së shumti për krijimin e një përvoje pune. Endrit Toplica, “Sami Frashëri”, Prishtinë


kulturë

zbulimi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.07.2013

13

Para pak kohësh revista e njohur franceze Paris-Match bënte të njohur lajmin sensacional se ishte gjetur portreti i humbur i tablosë së famshme të Gustave Courbet, “Origjina e Botës”. Ky rast do të nxiste shumë historianë të artit që t‘i riktheheshin historisë së krijimit të saj

‘Origjina e Botës’ e Courbet u porosit nga një shqiptar Luan Rama Në kornizën e asaj tabloje, një perde veluri hapej ngadalë duke zbuluar seksin e një femre. Personazhet që ndodheshin në atë sallon duke shqyer sytë, papritur lëshonin pasthirrma. Kurrë në jetën e tyre nuk kishin parë një tablo të tillë. Ishte një kryevepër…Kjo ndodhte në Paris, në vitin 1867, në sallonin e ambasadorit otoman, i cili ishte një pinjoll i familjes shqiptare të Mehmet Aliut të Egjiptit. “Origjina e botës”…Kjo tablo e famshme e pikturës erotike botërore dhe një nga emblemat më të njohura të saj, gjendet sot në Musée d’Orsay, në Paris. Me historinë e kësaj tabloje lidhen emra të shumtë të botës artistike parisiane të asaj kohe, që nga autori i saj Gustave Courbet (Kurbe), duke vazhduar me Saint-Beuve, Theophil Gautier, Flaubert, vëllezërit Goncourt e mbi të gjitha pronari i saj i parë, Halil Beu (Khalil Bey, apo siç quhej ndryshe dhe Khalil Sherif Pasha). Shpeshherë piktori Courbet e kishte pyetur veten se përse ai ambasador simpatik preferonte aq shumë nudot dhe për më tepër i kishte kërkuar t’i pikturonte diçka që askush nuk kishte guxuar ta pikturonte deri në atë kohë: seksin e femrës. Një ndërmarrje e çuditshme, e çmendur, madje e rrezikshme. Edhe pse Parisi ishte mbushur me “maison close” apo ndryshe “shtëpitë publike”, censura nuk mund ta pranonte ekspozimin në publik të një tabloje të tillë. Ishte viti 1866 dhe figura e asaj gruaje të shtrirë u krijua e gjymtuar, në një kuadër jo fort të madh, pothuaj me përmasa natyrore: 46cmX55 cm dhe ku imazhi pritej sipër gjunjëve dhe fill mbi gjoks. Kurrë ndonjë piktor i periudhave dhe epokave të mëparshme nuk kishte guxuar ta paraqiste këtë imazh “flagrant”. As afresket e Antikitetit në Pompei (në lupanarët e ngushtë rrethuar me afreske dhe skena seksi), as duart e një Botiçeli, Ticiani, Memling, Raffaelo… Ndoshta Courbet ishte i sigurt për fatin e hidhur të tablosë së tij, duke menduar se ajo do të zhdukej shumë shpejt. Ishte si një vdekje e paralajmëruar. Cili vallë do të ishte inkuizitori i saj? Në ç’turmë drush do të digjej? Kush ishte Halil Beu Halil Bey (1831-1879) ishte një pinjoll me origjinë shqiptare. Siç shkruan një studiues francez, ai ishte biri i një luftëtari shqiptar që kishte ndjekur pas Mehmet Aliun kur ai kishte zbarkuar në Egjipt me treqind kalorësit e tij. Studiuesi tjetër, Michel Haddad thotë se ai ishte i familjes së Mehmet Aliut dhe se kishte lindur në Assiut të Egjiptit më 1831. Që i vogël, në moshën 6-vjeçare ai ishte dërguar në Paris, ku zakonisht dërgonin për t’u shkolluar fëmijët e tyre familjet e dinastisë së Mehmet Aliut (si dhe një nga djemtë apo nipat e vezirit). Pas studimeve në një kolegj ushtarak, “Collège Militaire Egyptien”, dhe më pas në rini të tij ai erdhi përsëri në Paris si student i universitetit francez e më pas si Komisar i pavijonit otoman në “Ekspozitën Universale” të Parisit. Më vonë ai do të hyjë në diplomaci, duke u angazhuar nga Porta e Lartë e Stambollit. Ambicioz, njeri i librave dhe i kulturës, shpejt do të emërohej ministër fuqiplotë i perandorisë otomane në Athinë e më pas si ambasador në oborrin e carit të Rusisë, në Saint Petersburg. Pikërisht nga Rusia ai do të vinte ambasador në Paris, një post aq i preferuar nga ai. Me ardhjen në Paris, një tjetër jetë do të fillonte për të. Ai u vendos në hotel “Brancas”, ku instaloi dhe rezidencën e tij me një bibliotekë të madhe dhe një sallë bilardoje, fare pranë ambasadës otomane. Por ajo që do ta bënte të famshëm atë do të ishte koleksioni i tij i pikturës. Halil Beu e adhuronte pikturën. Muret e salloneve të rezidencës së tij filluan të mbuloheshin me tablo të mrekullueshme si nga Ingres, Delacroix, Corot… Mbi të gjitha binin në sy nudot ku shkëlqente në veçanti Banjo turke e Ingres apo Vajza me papagall, që do t’ia blinte më vonë Cour-

Koka e prerë e tablosë "Origjina e Botës"

bet-s. E dashura e tij e re, Jeanne Tourbey, ishte aktore por dhe një femër mjaft joshëse e libertine për kohën, për të cilën do të përgjërohej dhe Flaubert, siç dëshmojnë dhe letrat e tij të dashurisë. Por Halil Beu e kishte kult të bukurën, femrën, nudon. Cora Pearl, një nga të dashurat e mëvonshme të tij, shkruante se “Halil Beu ishte nga më të jashtëzakonshmit dhe madhështor në gjithë qenien e tij. Ai të donte si një artist dhe të trajtonte si një xhentëlmen i madh. Në gjithçka ai kishte kultin e së bukurës». Në rrethet artistike parisiane e dinin se në darkat që shtronte Halil Beu, do të gjenin gjithnjë vajza të bukura, madje nga më të bukurat e Parisit. “Bukuria mbi të gjitha”ishte deviza e këtij njeriu që s’kishte asgjë prej beu, veç origjinës së tij. Takimi i beut shqiptar me Coubert Një ditë, Halil Bey pa te disa miq të tij një tablo të Courbet, një nudo, dhe menjëherë u interesua të blinte diçka nga ky mjeshtër i madh. Ishte shkrimtari dhe akademiku francez, miku i tij Saint-Beuve që do ta njihte me piktorin Courbet. Ai shkoi menjëherë në studion e piktorit për të blerë një tablo të ngjashme. Në studion parisiane të piktorit, në Rue Hautfeuille, Halil Beu u mahnit nga një tablo që ishte para tij. Ishte Psyché et Venus apo siç do të quhej nga kritikët Vajzat që flenë (Les dromeuses). Ishin dy vajza të shtrira në shtrat, të lëshuara në një gjumë si pas një akti seksual. Në të vërtetë ishte një tablo lesbikesh por me një bukuri mahnitëse. Ai kërkoi ta blejë menjëherë, por fatkeqësisht ajo tablo ishte blerë po atë mëngjes nga dikush tjetër. Megjithë këmbënguljen e Halil Bey-it dhe një pagesë më e madhe, Courbet nuk mund ta kthente fjalën e dhënë. Atëherë bleu një tablo tjetër, por sidoqoftë ai do të rikthehej përsëri në studion e mikut të tij të ri për të bërë një porosi tjetër, kësaj radhe diçka që piktorin e kishte befasuar. Ndoshta ambasadori otoman i kërkoi një tablo me seksin e femrës, apo ndoshta papritmas Courbet ia nxori atë nga radha e tablove të sapombaruara. Ndoshta, sidoqoftë, ambasadori i kërkonte diçka të veçantë, tepër intime, seksin e femrës. Atij nuk i interesonte portreti apo dekori përreth. Duhej vetëm seksi. “Përse vallë, mos donte të fiksonte objektin që ishte bërë burim i sëmundjes së tij, apo pse ndryshe nga të tjerët sensibiliteti i tij ishte më i madh pikërisht ndaj saj. Për më tepër, Halil Beu angazhohej të jepte 20 mijë franga, një shumë e

Vizatimi i tablosë "Origjina e Botës"

Një mbrëmje, në shtëpinë e Halil Beut të gjithë panë tablonë e tij duke thënë fjalët më entuziaste e të ngrohta. Në fund pas gjithë atyre habive, Courbet u kthye nga ata duke u thënë: «Dijeni se Ticiani, Veronese, Raffaelo dhe unë, kurrë nuk kemi pikturuar tablo më të bukur sesa kjo… jashtëzakonshme për atë kohë. Tabloja që Beu ua tregonte vetëm të ftuarve të veçantë Irlandezja Joanna Hifferman do të bëhej modelja e Courbet dhe dashnorja e tij, siç ndodhte në të gjitha rastet midis modeleve dhe piktorëve. Do të ishte ajo që do t’i pozonte dhe për tablonë e habitshme Origjina e Botës. Por sigurisht, tabloja nuk do të kishte titull të veçantë. Madje Courbet nuk do ta nënshkruante, pasi ajo nuk do të ekspozohej në asnjë sallon arti. Vendi i saj do të ishte një vend intim dhe Halil Bey zgjodhi banjën e tij, një banjo e madhe me një vaskë prej mermeri në ngjyrë rozë. Apartamentet e Halil Beut ishin sallone gazmore dhe gjithnjë plot njerëz. Por sigurisht, tregimi i tablosë rezervohej për njerëz të veçantë dhe të afërt. Në mbrëmje, pas buke, pasi të ftuarit kishin marrë nga një alkool digjestiv, zhvillohej ceremoniali i famshëm i zbulimit të magjisë. Nga banja sillej kavaleti i madh me tablonë e mbuluar nga një perde veluri. Maxime Du

Camp, fotograf dhe shkrimtar, botuesi i Madame Bavary të Flaubert, pasi e kishte parë një mbrëmje tablonë, kishte shkruar në kujtimet e tij: ”Tabloja ishte fshehur nën një pëlhurë jeshile dhe kur e hapje atë shtangeshe i habitur pas një pikture me përmasa natyrore ku dukej trupi i një gruaje pikturuar në një mënyrë të mrekullueshme, prekëse, konvulsive, “con amore” siç thonë italianët, duke thënë kështu fjalën e fundit të realizmit”. Një ceremoniali të tillë i referohet dhe intelektuali Leger, i cili kujton një bisedë të gjeneralit Gambetta, që në një darkë tek Halil Beu, bashkë me Courbet, kishte parë tablonë e famshme. “Një mbrëmje, në shtëpinë e Halil Beut të gjithë panë tablonë e tij duke thënë fjalët më entuziaste e të ngrohta. Në fund pas gjithë atyre habive, Courbet u kthye nga ata duke u thënë: «Dijeni se Ticiani, Veronese, Raffaelo dhe unë, kurrë nuk kemi pikturuar tablo më të bukur sesa kjo…» Rreth kësaj tabloje pëshpëritej kudo në rrethet artistike parisiane. Edhe Theophil Gautier, që ishte një njohës i mirë i Egjiptit dhe i Turqisë (shpesh e quanin “Turku”), e kishte parë atë tablo tek ambasadori otoman dhe i kishte kushtuar një poezi. Enigma e shitjes së tablosë Por rituali i zbulimit të asaj tabloje, pas disa vitesh nuk do të zhvillohej më. Halil Beu ishte thirrur në Stamboll në përfundim të misionit të tij diplomatik. Por që të kthehej, së pari atij i duhej të shiste gjithë koleksionin e tij. Si mund të kthehej me Origjinën e Botës apo Vajzat që flenë? Ku t’i çonte gjithë nudot që kishte mbledhur në sallonet e tij? Për më tepër, nga njeriu i pasur që kishte zbarkuar në Paris me 15 milionë franga, ai tashmë kishte shumë borxhe dhe duhej t’i shlyente sa më parë. Shitja e koleksionit të Courbet u bë me një njoftim të posaçëm, ku katalogu rreth pikturave u hartua me një parathënie të Theophil Gautier. Por në shitjen e këtij koleksioni nuk figuronin Origjina e Botës dhe Vajzat që flenë. Enigmë do të mbetej sigurisht Origjina e Botës. Çfarë u bë me të? Halil Beu u kthye pa të në Stamboll. Për tablonë Origjina e Botës do të flitej më vonë, dhe pikërisht kur Halil Beu do të rikthehej përsëri si ambasador në Paris. Por ai tashmë ishte një njeri i sëmurë dhe i thyer. Vëllezërit Goncourt e pikasin tablonë tek galeristi parisian La Narde, apo më tepër një tregtar antikuarësh ekzotikë nga Orienti i Largët. Ky do të ishte dhe njoftimi i fundit për të. Po më vonë? Në fillim të shekullit, ishte pronë e baronit hungarez Ferenc Hatvany, i cili një ditë, në vitin 1910, në galerinë “Bernheim Jeanne” gjeti Origjinën e Botës. Në vitin 1944, në vilën e baronit Hatvany u vendos një komandaturë gjermane. Baroni me origjinë çifute ishte fshehur dhe askush nuk mori vesh se çfarë ndodhi më pas me tablonë e Courbet. Një gjë është e sigurt: tabloja bashkë me një sërë pikturash të tjera, pas rënies së Budapestit ishte marrë nga Armata e Kuqe sovjetike dhe ishte dërguar në Rusi. Ferenc Hatvany filloi të kërkonte koleksionin e tij dhe më së fundi ra në gjurmë të tyre. Pas luftës, Ferenc Hatvany erdhi të jetonte në Paris dhe ai e shiti atë tablo. Është pikërisht koha kur në vitin 1954, Origjina e Botës bie në duart e psikanalistit të njohur Jacques Lacan dhe gruas së tij, Sylvia Bataille, një aktore e njohur e asaj kohe. Shumë vite pasi Lacan vdiq, Sylvia Bataille premtoi t’ia dhuronte këtë tablo “Musée d’Orsay”-it në vitin 1995. Ky rast do të nxiste shumë historianë të artit që t‘i riktheheshin historisë së krijimit të saj: dhe padyshim pikëtakimi i tyre i parë ishte me dy personazhet kyçe të kësaj tabloje: porositësin dhe krijuesin e tij, me autorin Gustave Courbet dhe adhuruesin e parë Halil Beu. Halil Beu vdiq në vitin 1897, kur sapo ishte kthyer nga Parisi në Stamboll, i sëmurë nga sifilizi; ndërsa miku i tij Courbet kishte vdekur dy vjet më parë. Paris 2013


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

15

14 17

18

20

22

26

27 31

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

13

16

23

33

32

34 37

40

4

38

41

25 29

35

39 42

47

46

24

28

36

43

48

44

45 Koha e fillimit ____:____

49

51

50

12

19

21

30

11

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht

1. Ai që pëlqen dhe aktivizohet pranë një force politike, pa qenë anëtar. 10. Lëkurë me qime të gjata, që mbulon trupin e disa kafshëve. 14. Sasia e ujit e shprehur me metra kub që llogaritet se rrjedh në një prerje tërthore të lumit. 15. Qytet i vogël turistik pranë Vlorës. 17. Olimpiku Marsejës. 18. Ent Kulturor. 19. Frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka. 20. Lëndë e bardhë, që përdoret për të ruajtur rrobat nga mola. 23. Lëndë e fortë plastike. 26. Sigla e lezhës. 27. De Balsac, shkrimtar francez. 28. Pemë e lartë. 30. Portokall në Angli. 33. Banka Tregtare. 34. Pjesë të shkëputura nga një tekst. 36. Qytet në Itali. 37. Instituti Historisë. 39. Pyesim për kohën. 40. Toka për marinarët. 41. Njeri dinak. 43. Gjykatës në kohën e Turqisë, mbrapsht. 46. Nëpër to lëvizin rrotat e trenit. 47. Puka në makina. 48. Notë muzikore. 49. Kanali detar që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. 50. Mbetet pas djegies. 51. Butak deti. 52. Lakmi.

Vertikalisht:

1. Ai që financon një aktivitet sportiv a kulturor për publicitet. 2. Libohova, këngëtare e njohur. 3. Koka e mushkës. 4. Ai që më shumë mundësi të fitojë se të tjerët. 5. Yndyra e qumështit. 6. Tregu Europian. 7. I ka dita në mes. 8. Emri i një oqeani të rruzullit. 9. Gradë e ulët në ushtri. 10. Llollobrigida e famshme e kinemasë. 11. Pak ekonomike. 12. Kapi, ose... 13. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 16. Harabel në dialekt. 19. Njeri që sillet në mënyrë të çuditshme. 21. Është vegël muzikore. 22. Industria Hekurit. 24. Element kimik në përbërje të kripës së gjellës. 25. Vizatim në lëkurë. 29. Simboli kimik i heliumit. 31. Vegla gjimnastikore. 32. Send që përdoret në kuzhinë. 35. Industria Ushqimore. 38. Gënjeshtra, mashtrime. 40. Lloj rreshjeje. 41. Pjesa e sipërme e shpatullës. 42. Los Angeles. 44. Mbretëresha e bukurisë. 45. Këshilli Industrial. 46. Sigla e Shkodrës. 47. Fill për të qepur. 49. Ndajfolje sasie.

Sudoku | nivel mesatar 6 8 2

4 3 5

6

6

4

4 2 8

5

2 5

5 3

1 9 1 9 6

7

3

4 3

7

6

5

4

8

1

2

9

7

3 9 7 2 3 1

7

2

4 6 3 1

3 4 8 5 8 3 9

4

9 3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 1

2

9

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

Samsung, ngadalësohen shitjet e telefonave të shtrenjtë Samsung mund të ketë të njëjtin problemin e njëjtë me Apple. Gati çdokush që mund ta blejë një telefon të mençur dhe të shtrenjtë, tashmë e ka një. Prodhuesi më i madh i pajisjeve elektronike për konsum, Samsung, tha të premten se pret fitime dhe të ardhura më të dobëta, të cilat analistët ia atribuojnë ngadalësimit të përgjithshëm të shitjeve të telefonave të mençur në treg, përkatësisht modeleve më të shtrenjta. Një problem të ngjashëm e ka edhe rivali i saj kryesor, Apple, e cila ka raportuar pritje më të ulëta të shitjeve për iPhone. Edhe përkundër faktit se shitjet e telefonave të mençur janë në rritje, e kundërta vlen për telefonat kryesor në treg, si iPhone 5 apo Samsung Galaxy S4, shitjet e të cilëve janë duke u ngadalësuar. E njëjta vlen edhe për modelet e reja dhe të shtrenjta të kompanive si Sony, BlackBerry apo HTC.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Është vështirë që lidhja juaj të kalojë momente më të mira sesa këto që po kalon. Evoluimi do jetë mjaft i mirë dhe do keni të papritura të këndshme. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të marrin vendime pa u menduar. Nëse keni nevojë kërkojini këshilla miqve të ngushtë! Situata financiare do jetë e qëndrueshme.

Venusi u premton beqarëve një ditë të lumtur. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e mbushur me bashkëpunim dhe do ketë edhe një rizgjim të sensualitetit. Edhe për beqaret dita do jetë plot të reja që do sjellin gëzim. Mos i besoni shumë pasionit të zjarrte i cili mund t’ju lërë më vonë një shije zhgënjimi! Doni të keni rritje të të ardhurave?

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Nën influencën e Marsit partneri juaj do tregohet mjaft arrogant dhe lidhja juaj mund të marrë një kthesë mjaft shqetësuese. As ju dhe as ai nuk do keni dëshirë të bëni lëshime. Kujdes! Beqarët që kanë kohë që ëndërrojnë një dashuri të zjarrtë do kenë mundësi ta fillojnë sot. Tregohuni vigjilentë me financat në mënyrë që të mos keni për çfarë të qaheni më vonë.

Për ata që janë në një lidhje dita do jetë mjaft e animuar. Venusi do bëjë që të mbretërojë sensualiteti dhe ngrohtësia. As dialogu nuk do të mungojë! Për beqarët do jenë në rend të ditës flirtet dhe jo lidhjet serioze. Gjithsesi ju mund të përfitoni nga kjo për të kaluar një ditë ndryshe. Rrethanat nuk do jenë të favorshme për ndryshime në planin financiar.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ata që janë në çift do kërkojnë më shumë qëndrueshmëri dhe besnikëri sesa pasion. Kujdes nga Urani i cili mund të provokojë trazira apo edhe tradhti. Beqarët do kenë shumë mundësi për takime, por do jenë të paktë ata që do krijojnë një lidhje të vërtetë. Kujdes mos ngatërroni paratë me ndjenjat sepse do e keni të vështirë për të zgjidhur problemet.

Plutoni do merret me sektorin e dashurisë së çifteve por mos u varni tek ai për të rregulluar mosmarrëveshjet që kanë lindur mes jush dhe partnerit. Komunikoni më tepër dhe ndryshoni rutinën. Yjet do jenë mjaft të favorshëm për beqarët. Do keni mundësi të bëni edhe një takim cilësor. Ekuilibri financiar do varet direkt nga Plutoni.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Duke qene se do jetë Saturni ai që do ndikojë në jetën sentimentale të çifteve, atmosfera do jetë pak e tensionuar. Mundohuni të tregoheni pak më tolerantë dhe të kuptueshëm me atë që keni në krah! Beqarëve, planetët u propozojnë të jenë seriozë me takimet që do të kenë. Do keni fat! Ditë mjaft e mirë për të rritur financat.

Ju që jeni në çift do merrni një vendim përfundimtar për të cilin do pendoheni më vonë. Shumë shpejt do i shihni gjërat me sy tjetër dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë. Beqarët nuk duhet të mundohen më kot sepse nuk kanë për ta gjetur personin që po kërkojnë. Me financat nuk do keni probleme përkundrazi mund të përfitoni edhe ndonjë rritje.

6 5 5 2 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 027, 054, 155, 283, 521, 529, 722, 888. Numra me 4 shifra: 0392, 1564, 2012, 3265, 5524, 6552, 6662, 7848. Numra me 5 shifra: 01280, 01526, 08026, 26321, 28502, 29327, 32015, 36827, 41724, 42114,

46610, 52101, 56595, 62514, 98415, 98885. Numra me 6 shifra: 027151, 082415, 152412, 161583, 230818, 256320, 311523, 320147, 320266, 383320, 421564, 565943, 585224, 9163829, 932014, 965232.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Ata që janë në një lidhje do pëlqejnë ta vendosin partnerin përballë situatave të vështira dhe të provokojnë xhelozinë e tij. Kujdes sepse mund të lindë edhe një tension goxha i madh. Ju beqarë do kaloni momente mjaft të lumtura, të cilat do ju sjellin mjaft kënaqësi. Mos mendoni të bëni shpenzime apo transaksione sepse financat do jenë të pa stabilizuara.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Pas një periudhe të mbushur me dyshime kundrejt partnerit sot do mund të rifitoni paksa besimin dhe të mund të jeni të qetë. Mbrëmja në fakt pritet të mbyllet me sensualitet. Beqarët përsëri do jenë vetëm dhe kjo do i lëndojë paksa. Gjithsesi mos qëndroni në strofullën tuaj por dilni me miqtë.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nëse jeni beqarë do ndiheni mjaft të lumtur. Në fakt po ta mendoni mirë do e kuptoni se lidhjet serioze apo martesat nuk janë për ju. Influenca e Mërkurit në jetën e çifteve do bëjë që sado të zënë të jeni me pune të gjeni momentin për të kaluar çaste romantike pranë atij që doni. Do ju duhet të bëni një shpenzim të papritur për shkak të prishjes së një pajisjeje shtëpiake.

PESHQIT (20/II-19/III) Kjo ditë do jetë mjaft e errët për të gjithë ata që janë në çift. Bëni kujdes me ato që do thoni sepse nuk do ketë kthim prapa. Fjalët e pamatura dhe për më tepër premtimet e tepruara do prishin gjithë ambientin. Beqarët do duan vetëm të argëtohen por do mund të takojnë edhe dikë që do ua ndryshojë mendjen.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.07.2013

korrik

390

15

Konkurrenca është një mëkat. - John D. Rockefeller 

p.e.s.

Galët sulmojnë Romën dhe rrethojnë Kapitolin Humbja më e madhe e Romës që nga themelimi ishte ajo kundër galëve të luginës Po në Italinë veriore. Në verën e vitit 390 p.e. s., një bandë galësh të prirë nga një komandant lufte me emrin Brennus e shkatërroi ushtrinë romake në betejën e Allia-s dhe më pas vazhdoi sulmin në drejtim të vetë Romës. Ishte natë dhe garnizoni ishte strehuar në Kapitol, si pika më e lartë e qytetit dhe njëkohësisht qendra fetare e tij. Galët po ngjiteshin përpjetë një shtegu shkëmbor duke iu afruar Kapitolit kur një përplasje dhe zhurmë flatrash shpërtheu. Tufa e patave të shenjta të mbajtura në tempullin e Junos-të cilat

ishin ruajtur pavarësisht mungesës së ushqimevebënë aq shumë zhurmë sa ushtarët mbrojtës u paralajmëruan për afrimin e galëve dhe Kapitoli shpëtoi. Pjesa tjetër e qytetit u shkatërrua dhe u plaçkit, por fatmirësisht pothuajse të gjithë banorët e qytetit, përfshirë Virgjëreshat e Vesta-s me flakën e tyre të shenjtë, kishin ikur ndërkohë. Galët e mbajtën të rrethuar Kapitolin për shtatë muaj, derisa Brennus më në fund u pajtua që t’i tërhiqte trupat në këmbim të një shume të majme ari. Kujtimi i poshtërimit të tyre nga galët do t’i ndiqte romakët për breza me radhë. Për të marrë veten nga

dështimi, ushtria do të adoptonte strategji e armë të reja dhe në vitin 378, një mur guri mbrojtës 11 kilometra i gjatë u ndërtua përreth qytetit; fragmente të mëdha të tij ekzistojnë edhe sot. Zgjerimi ushtarak i Romës vazhdoi, por romakët nuk do të ndjeheshin kurrë të sigurt derikur në vitin 225 galët e Italisë së veriut më në fund u mundën dhe u vunë nën kontrollin e Romës. Sa për patat e shenjta, çdo vit ato lejoheshin të uleshin në jastëkë të purpurt ndërsa qentë, të cilëve u duhej ta mbronin Kapitolin, u ndëshkuan sepse dështuan të sinjalizonin sulmin e galëve.

Blitz

Flickr

0.4

Për qind ishte rritja mesatare vjetore e popullsisë në BE ndërmjet viteve 2011-2012.

0.78

Për qind ka qenë rritja e popullsisë në Shqipëri gjatë së njëjtës periudhë.

500

Milionë njerëz jetonin në BE në vitin 2011.

1/5

E popullatës europiane jetonin në vende jashtë kufijve të BE në të njëjtin vit.

Titulli: Vargje kuranore foto: Retlaw Snellac

Në Facebook Vladimir Karaj Si ka mundësi që jemi kaq pafat saqë nuk përfitojmë dot nga vendimet e asnjërit prej dy kryeministrave që kemi. Ai në ikje na ofron shtetësi shqiptare që e gëzojmë që prej lindjes, ai në ardhje kërkon CV, po se për çfarë pune, një Zot e di. J

Hysni Ndreu Pikërisht atëherë kur shikon se po arrin në fund, del dikush që ta zhvendos fundin.

Helidon Tahiraj Lajmërim i një TV: Kërkojmë për drejtues programi, një ish-banore të Big Brother. CV e papasur artistike mbushet gjatë rrugës.

Petrit Nika Qyteti ynë ka nostalgji për fshatin! Ndaj ia ka huazuar fshatit shkujdesjen dhe mendësinë!

Jonida Balla Nostalgjikët e komunizmit kanë nevojë edhe për bekimin e Rusisë që ta shijojnë me të vërtetë fitoren - nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Fjalorth i vogël i politikës shqiptare (V) Hapja e kutive – Një kërkesë e kahershme e partive që dalin humbëse në zgjedhje dhe që pretendojnë (shumë shpesh me të drejtë) se u janë vjedhur votat gjatë procesit të numërimit. Megjithë kërkesat e shumta, një proces i tillë nuk është realizuar kurrë. Partia Socialiste organizoi edhe një grevë urie në mbështetje të kërkesës për të hapur kutitë e zgjedhjeve të vitit 2009, por pa sukses. Hanxhar i krimit – Një shprehje e përdorur nga Sali Berisha rreth vitit 2006 për të karakterizuar të gjitha kritikat që mund t’i bënte media atij vetë apo qeverisë së tij. U përdor krahas shprehjes Media e krimit. Kleptokraci – Qe një shprehje e përdorur fillimisht nga Sali Berisha për të karakterizuar (me shumë të drejtë) mënyrën e qeverisjes së socialistëve në periudhën 1997-2005. Një sistem qeverisës ku kryhen vjedhje masive të fondeve publike me synimin që këto fonde të përdoren për të blerë ndikim politik në zgjedhje. Nën një sistem të tillë, hajduti më i madh bëhet automatikisht politikani më i suksesshëm. Berisha pasoi socialistët gjatë qeverisjes së tij, 2005-2013, duke zbatuar pikërisht këtë sistem. 20 përqindëshi – Një shprehje e dalë në fillim të viteve 2000

për të karakterizuar sistemin korruptiv të krijuar nga kryeministri i kohës Ilir Meta, ku çdo funksionar i administratës që vidhte para apo merrte ryshfet, detyrohej t’i transferonte shefit përkatës 20 për qind të shumës së grabitur në mënyrë që shefi t’i transferonte nga shuma e mbetur 20 për qind shefit më sipër, deri te ministri dhe kryeministri. 20 për qindëshi u përdor edhe si akuzë nga Partia Demokratike për të karakterizuar sistemin e dhënies së lejeve të ndërtimit në Tiranë nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama në periudhën 2000-2011. Mr. 20 përqindëshi. Shih 20 përqindëshi Spiun – Kur ndokush del kundër vijës zyrtare të Partisë Demokratike, konsiderohet ‘spiun’ d.m.th bashkëpunëtor i shërbimit të sigurimit të brendshëm gjatë diktaturës komuniste. Është një shprehje në përputhje të plotë me metodën e propagandës që thotë: çfarëdo argumenti që t’ju japin, mos e besoni, është djalli ai që po jua thotë. Mitingash – Një njeri që e ka për profesion të marrë pjesë në çdo miting, me apo pa pagesë në mbështetje të njërës apo disa partive njëherësh.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 09.07.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

KETU MUND TË JETË

EMRI JUAJ!

adresa: bulevardi “gjergj fishta”, Nd 70, H1 cel: + 355 68 20 00 000 e-mail: emer.mbiemer@uet.edu.al

DO TË JESH PJESË E STAFIT AKADEMIK TË UET?

APLIKO TANI! Universiteti Europian i Tiranës synon të zgjerojë stafin e tij akademik me pedagogë në fushat:

• SHKENCA EKONOMIKE Financë Menaxhim Marketing Zhvillim i Qëndrueshëm Menaxhim i Sistemeve të Informacionit

• SHKENCA JURIDIKE E drejtë biznesi E drejtë civile E drejtë publike E drejtë penale E drejtë ndërkombëtare

• SHKENCA SOCIALE Shkenca Komunikimi Shkenca Politike Marrëdhënie Ndërkombëtare Filozofi Sociologji Antropologji Sociale Psikologji Pedagogji

www.uet.edu.al

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PEDAGOGUT 1. Mësimdhënie në tre ciklet e studimit BA/MA/DR 2. Këshillim i studentëve 3. Angazhimi në veprimtari kërkimore - shkencore 4. Mbështetje për institucionin

KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM 1. Të ketë doktoraturë të fituar në universitete të vendeve perëndimore (OECD) ose titull (Prof. Dr., Prof. Asoc. Dr.) 2. Të jetë i aftë të garantojë cilësinë, efikasitetin dhe ekselencën e zhvillimit të lëndëve që do të japë dhe t’i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit; 3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në shkollën e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë. 4. Të njohë dhe të jetë i familjarizuar me sistemin e funksionimit të universiteteve perëndimore dhe Kartës së Bolonjës.

DOKUMENTET E KËRKUARA • • • •

CV e hollësishme e kandidatit (shqip ose anglisht). Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët e synuara. Kopje e dëshmisë së titullit/diplomës PhD. Diploma PhD të shoqërohet me kopjen e vërtetimit të njohjes nga MASH. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm ose pedagogë / udhëheqës shkencorë të kandidatit, shoqëruar me të dhënat e kontaktit të tyre.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në: bora.trajani@uet.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri në datën 11 korrik 2013. Për më tepër informacion: 068 60 31 551 dhe www.uet.edu.al

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, info@uet.edu.al

Mapo 9 korrik ok  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Advertisement