Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Mbyllja e shtetit, SHBA në prag të një krize edhe më të rëndë Nga Zllatica Hoke

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 9 tetor 2013. Numër 1033. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Promovimi në UET Mustafa Nano: Problemi gegë-toskë i zgjidhur, struktura fetare është sëmundja jonë

Rama anulon kullat te Namazgjaja, Basha: “De jure” nuk ka as Xhami

Këshilli Kombëtar i Territorit anulon dy godinat polifunksionale, të lidhura në një leje ndërtimi me Xhaminë e Namazgjasë. Rama: Xhamia do të ndërtohet, i premë bishtin vetëm godinave. Reagon Basha: Pronarët e truallit dhanë 2 mijë m2 për truallin e xhamisë, ligjërisht është anuluar leja e ndërtimit për Xhaminë e Madhe. Komuniteti Mysliman: Po presim vendimin e zbardhur. Pronarët e tokës: Jemi të shokuar nga vendimi dhe retorika e kryeministrit Faqe 4

Projekti i xhamisë së Namazgjasë

UET-Press dhe Mustafa Nano promovuan dje librin “Unë jam gegë”, në prani të shumë gazetarëve, politikanëve e njerëz të letrave. Një ese e publicistit mbi dikotominë gegë-toskë, problem të cilin autori e quan të zgjidhur ”. Sëmundja që unë e quaj një nga sëmundjet kongjenitale të kombit, është ajo që ka të bëjë me strukturën shumë fetare të shoqërisë sonë”

Faqe 12-13

Qeveria “Rama” vendos pezullimin e lejeve të ndërtimit dhe çdo projekti zhvillues në brezin bregdetar të vendit, akset e rëndësishme dhe në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës. Nis hartimi i Planit Kombëtar, që do t’u

Vrasja e Hajdarit, Strasburgu rrëzon Jaho Mulosmanin Gjykata e Strasburgut mbyll procesin për vrasësit e Azem Hajdarit, duke rrëzuar pretendimet e tyre FAQe 6

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Marrëdhëniet me Greqinë, mes velenit dhe miqësisë

koment Reis Çiço

FMN apo Shtet? A mundet Shqipëria të ecë vetë?

koment

Florjan Salaj

6 kronikë

paraprijë prishjeve për ndërtimet pa leje dhe ato në kundërshtim me ligjin Qeveria “Rama” anulon lejen e ndërtimit për godinën polifunksionale pranë Xhamisë së Namazgjasë, “ngrin” ndërtimet në Berat, Krujë dhe Gjirokastër, dhe i jep dritën jeshile hartimit të Planit të Përgjithshëm... Faqe 4

Trafiku i veprave të artit, zbulohet baza me 100 ikona e afreske në Tiranë Kati i shtatë i një pallati në Tiranë, i mbushur me objekte kulti që dyshohet se janë vjedhur në Korçë dhe Pogradec. Policia arreston një person, ndërsa nis hetimet për rrjetin e trafikut ndërkombëtar

Një fjalë e urtë indiane thotë: Mos e shmang problemin, por ballafaqohu...

Këto ditë vizitoi Shqipërinë misioni i FMN. Qëllimi i tij, nga sa është paraqitur...

Moratorium në bregdet, rrugët kombëtare dhe në 3 qytetet muze

Afreske, ikona, por edhe vepra arti, të cilat dyshohet se janë vjedhur në kishat e Pogradecit dhe të Korçës, janë

gjetur në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Policia ka arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim si anëtarë të rrjetit që trafikonte veprat e artit. Lajmi u bë i ditur dje në mesditë nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat thanë se Arben Spaho nga Pogradeci, banues në Kamëz, u arrestua në rrugën “Don Bosko” në një pallat të ri. Operacioni ndodhi në katin e shtatë të pallatit, që shërbente... Faqe 6

komisioni

Racion i prapambetur

Rama në zyrën e Tahirit, takime edhe me krerët e Policisë Në orët e vona të mbrëmjes, kryeministri Edi Rama i ka bërë një vizitë në zyrë ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri

Të majtët kalojnë Aktin Normativ, bojkoton opozita

FAQE 3

koment / 11

Faqe 16

Peter Singer

Kriza fiskale e etërve themelues të Amerikës Amerikanët zakonisht flasin me tone nderimi për “mençurinë e etërve themelues”– që janë burrat që shkruan Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por mënyra me të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e ka mbyllur Qeverinë amerikane - ose së paku shërbimet që nuk janë të domosdoshme - më shumë po i bën etërit themelues të duken budallenj. Shkaku kryesor i krizës financiare i ka rrënjët në besimin e etërve themelues te doktrina e ndarjes së pushteteve. Kjo doktrinë gjithnjë ka qenë kundërthënëse në aspektin filozofik. Thomas Hobbes, duke shkruar gjatë kohës së Luftës Civile, kundërshtonte ndarjen e pushteteve, duke besuar se vetëm qeveria e centralizuar fort mund të siguronte paqen...


2

afër/larg

1

/ Basha: Ligjërisht është anuluar projekti i Xhamisë së Madhe Vendimi i KKT

Faqe 4

politikë/ Anulohet leja për

godinën pas Xhamisë, ja ku “ngrijnë” ndërtimet

Faqe 5

ekonomia / CEZ në tranzicion

të shumëfishtë, qeveria nis shtetëzimin

Sipas një sondazhi të stacionit televiziv CNN, 70 për qind e amerikanëve mendojnë se nuk është mirë, në qoftë se pjesë të tëra të shërbimit publik mbeten të paralizuara qoftë edhe për disa ditë

Faqe 7

Por edhe ekonomi të tjera mund të preken. Kina është e shqetësuar rreth investimeve prej më shumë se 1 trilion dollarësh në Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit që të ngrejë kufirin e borxhit.

Mbyllja e shtetit, SHBA në prag të një krize edhe më të rëndë Nga Zllatica Hoke

N

dërsa kriza e buxhetit të qeverisë amerikane hyn në javën e dytë, ekzistojnë shqetësime se rivalitetet mes demokratëve dhe republikanëve në Kongres mund të shkaktojnë mospagimin e borxheve nga Shtetet e Bashkuara, gjë që do të shkaktonte dëme të mëdha ekonomike në Amerikë dhe në mbarë botën. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner ka lënë të kuptohet se ai mund të lejojë që Shtetet e Bashkuara të mos paguajnë detyrimet financiare për herë të parë në historinë amerikane, nëse Presidenti Barack Obama refuzon të bëjë kompromis mbi shpenzimet federale. Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin kufirin e borxhit deri më 17 tetor, për të qenë në gjendje të paguajnë detyrimet financiare për fonde tashmë të shpenzuara. Presidenti Obama thotë se është i hapur për negociata me republikanët mbi këtë çështje, por jo mes kërcënimesh të tilla: “Ne nuk do të negociojmë nën kërcënimin e një dëmi edhe më të madh për ekonominë tonë dhe familjet e klasës së mesme. Ne nuk do të negociojmë nën kërcënimin e mbylljes së zgjatur të qeverisë deri sa republikanët të sigurojnë 100 për qind të kërkesave të tyre. Ne nuk do të negociojmë nën kërcënimin e një katastrofe ekonomike, për të cilën paralajmërojnë ekonomistët, nëse Kongresi vendos të mos paguajë detyrimet e Amerikës”. Analistët thonë se zgjatja e mbylljes së qeverisë mund të ketë ndikime të dëmshme për ekonominë amerikane, por ata shtojnë se mospagimi i detyrimeve financiare do të ishte diçka edhe më negative. Klaus Larres, profesor i Marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Karolinës së Veriut, thotë se pasojat do të jetë të rënda për gjithë botën, e cila ende po rimëkëmbet nga një krizë e rëndë financiare: “Mendoj se recesioni i madh do të kthehet me pasoja të rënda dhe ne do të përballemi përsëri me vështirësi ekonomike dhe financiare. Unë do të doja të paralajmëroja se problemi i ngritjes së kufirit të borxhit nuk duhet të përzjehet me mbylljen e qeverisë”. Profesor Larres thotë se mospagimi i borxhit nga ana e Shteteve të Bashkuara do të ketë pasoja të menjëhershme, të cilat do të ndjehen në gjithë botën. Për shembull, mund të dëmtojë

pozitën e dollarit amerikan si monedhë globale, madje edhe rolin e Shteteve të Bashkuara si ekonomia më e fuqishme e botës: “Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një vend i madh si Shtetet e Bashkuara, një superfuqi kryesore, të mos paguajë detyrimet e saj financiare për arsye teknike, sepse ngaqë Shtetet e Bashkuara ende janë një vend shumë i pasur, fondet janë të disponueshme”. Por edhe ekonomi të tjera mund të preken. Kina është e shqetësuar rreth investimeve prej më shumë se 1 trilion dollarësh në Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit që të ngrejë kufirin e borxhit. Profesori i Universitetit të Karolinës së Veriut, Larres thotë se pjesa më e madhe e botës e ka të vështirë ta kuptojë krizën amerikane, veçanërisht vendet me qeveri autoritare, si Kina dhe disa vende të tjera të Azisë Lindore: “Çfarë është kufiri i borxhit, pse duhet të ngrihet ky kufi? Këto janë pyetje që bëhen nga të gjithë në botë, sepse me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, asnjë vend tjetër në botë nuk ka nevojë të rrisë kufirin e borxhit dhe natyrisht që askush nuk e kupton këtë proces”. Profesor Larres thotë se ndikimet e mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane ende nuk ndjehen shumë dhe nëse kjo krizë zgjidhet brenda një kohe të arsyeshme, situata mund të korrigjohet me shpejtësi. Por ai thotë se një mosmarrëveshje e zgjatur dhe një krizë edhe më e thellë mund të kenë një ndikim negativ, që mund të dëmtojnë pozitën e Shteteve të Bashkuara si udhëheqësja kryesore politike dhe ekonomike e botës. Anembanë vendit nuk mund ta kuptojnë se si përfaqësuesit e zgjedhur të popullit nuk mund të ulen së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje. Sipas një sondazhi të stacionit televiziv CNN, 70

Profesor Larres thotë se ndikimet e mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane ende nuk ndjehen shumë dhe nëse kjo krizë zgjidhet brenda një kohe të arsyeshme, situata mund të korrigjohet me shpejtësi. Por ai thotë se një mosmarrëveshje e zgjatur dhe një krizë edhe më e thellë mund të kenë një ndikim negativ, që mund të dëmtojnë pozitën e Shteteve të Bashkuara

Culliton bën përgjegjës republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata i mbajnë peng familjet e shtresës së mesme për të ndaluar reformën shëndetësore të Obamës. Sondazhet tregojnë se gati 70 për qind e amerikanëve kanë këtë mendim

për qind e amerikanëve mendojnë se nuk është mirë, në qoftë se pjesë të tëra të shërbimit publik mbeten të paralizuara qoftë edhe për disa ditë. Vëzhgues të jetës politike në Uashington druhen se klima politike është ndërkohë aq e helmuar, saqë edhe propozimet e thjeshta legjislative instrumentalizohen, për të dëmtuar kundërshtarët politikë. Për Travis Culliton, një drejtues sektori në Forcën Ajrore të SHBA, shutdown është një tjetër shenjë se deputetët kanë pushuar që ta kenë mendjen tek njerëzit, të cilët i kanë zgjedhur. “Unë mendoj se vetëm shumë pak prej deputetëve tanë dëgjojnë se çfarë ka për të thënë popullata”, thotë 41-vjeçari. Si i vetmi pjesëtar i familjes në marrëdhënie pune, Culliton thotë se ashtu si dhe si shumë të tjerë, ai ka probleme për të përballuar shkurtimet e mëdha të buxhetit, të cilat kanë prekur prej muajsh institucionet federale. Ai thotë se shutdown është si një shqelm kundër dikujt, që ndodhet i shtrirë në tokë. “Familja ime jeton nga paga e një dite në tjetrën dhe ne duhet të llogarisim me shumë ekonomi. Shkurtimet e detyruara na kanë shkatërruar. Unë sapo kam filluar të paguaj faturat e prapambetura. Shtëpia jonë është e rrezikuar të nxirret në ankand, nëse unë këtë vit nuk paguhem me pagën time të plotë.” Culliton bën përgjegjës republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata i mbajnë peng familjet e shtresës së mesme për të ndaluar reformën shëndetësore të Obamës. Sondazhet tregojnë se gati 70 për qind e amerikanëve kanë këtë mendim. “Republikanët janë përpjekur t’i bëjnë shantazh Kongresit dhe Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një ligj, të cilin ata nuk mund ta ndalojnë në mënyrë të rregullt”, thotë një avokat, i cili ndodhet rrugës duke shkuar në punë në Uashington. Sipas Jacob Kierkegaard, një nga studiuesit kryesorë të Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, situata do të përkeqësohet, para se të marrë një kthesë pozitive. Ai konstaton se krahu republikan i drejtuar nga senatori nga Teksasi, Ted Cruz, i ashtuquajtur ‘Tea Party’ e ka vënë pothuajse nën kontroll Partinë Republikane. Anëtarët e ‘Tea Party’, thotë ai, nuk do të bien në qetësi, para se “Obamacare”, e ashtuquajtura reformë e shëndetësisë, të tërhiqet. Marrë me ndryshime nga VOA


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.10.2013

3

Nëpunësi Civil, të majtët kalojnë Aktin Normativ, bojkoton opozita Hysi: Shtyrja e nevojshme, për shkak të ristrukturimit dhe shtimit të ministrave të reja dhe të mungesës në buxhetin aktual të efekteve financiare të ligjit. Fejzi Braushi Mazhoranca e majtë ka miratuar dje në komisionin e Ligjeve, pa praninë e opozitës, Aktin Normativ me fuqinë e ligjit për shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të ligjit “Për Statusin e Nëpunësit Civil”. Bojkoti i paralajmëruar i opozitës së djathtë nuk ka penguar komisionin e Ligjeve që të marrë në shqyrtim dhe të miratojë aktin e shumëdebatuar, i cili në fakt është bërë shkak për këtë bojkot. Ndërkohë që ministrat që mbrojtën nismën deklaruan se ishte SIGMA, një iniciativë e Bashkimit Europian, ajo që sugjeroi shtyrjen e afatit të këtij ligji, pasi pa aktet nënligjore ai ishte i paaplikueshëm. Komisioni Shqyrtimin e këtij Akti Normativ në komisionin e Ligjeve e ka hapur relatorja Vasilika Hysi, e cila ka mbrojtur nismën e qeverisë për ta bërë këtë ndryshim me anë të një akti normativ, duke argumentuar se janë të justifikuara si emergjenca dhe nevoja për të shtyrë këtë ligj. Sipas saj, ai përmbush kërkesat kushtetuese për shkak të mungesës së akteve nënligjore, ristrukturimit dhe shtimit të ministrave të reja, si dhe të mungesës në buxhetin aktual të efekteve financiare të ligjit. Ajo gjithashtu ka theksuar se Akti Normativ duhet të miratohet me shumicë të cilësuar, pasi dhe ligji është miratuar me shumicë të cilësuar.

Ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë dhanë argumentet për domosdoshmërinë e miratimit të Aktit Normativ, si dhe siguruan anëtarët e komisionit të Ligjeve se 6 muajt do të jenë të mjaftueshëm për të hartuar aktet e nevojshme nënligjore. “Qëllimi i një ligji është që ai të jetë i aplikueshëm, të jetë i zbatueshëm dhe në mungesë të akteve nënligjore, ky ligj ishte i pazbatueshëm. Duke qenë se këto akte nënligjore, të cilat rregullojnë disa institute të ligjit për shërbimin civil, mungonin, do të ishin pamundësi objektive nëse ligji do të kishte hyrë në fuqi pa këtë amendament për të aplikuar të gjitha procedurat që lidhen me rekrutimin e nëpunësit civil apo edhe procedura të tjera që i përcakton ky ligj”, - tha ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, i cili konfirmoi gjithashtu se, pavarësisht qëndrimit të deritanishëm të opozitës, qeveria do të kërkojë konsensusin e saj edhe në hartimin dhe nxjerrjen e akteve nënligjore. Ndërkohë që nga ana tjetër, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, teksa ka garantuar se pavarësisht afatit të shkurtër deri në 1 prill, qeveria do të ketë miratuar aktet nënligjore, ka sqaruarsekjonismëështëndërmarrëmembështetjen dhe pëlqimin e organizmave ndërkombëtarë. “Akti i parë që kam bërë kur hyra në zyrë ka qenë t’i shkruaja SIGMA-s dhe t’i shpjegoja gjendjen. Ata m’u përgjigjën dhe sugjeruan që kjo

Pavarësisht se nuk ishte e pranishme në komision, opozita nuk ka lënë pa komentuar miratimin e djeshëm të këtij Akti nga mazhoranca. Oerd Bylykbashi ka theksuar se Akti Normativ që u miratua dje, nuk është gjë tjetër veçse marrje e pushtetit legjislativ nga ekzekutivi.

shtyrje të bëhej, dhe ishin ata që sugjeruan që kjo shtyrje të bëhej me 6 muaj dhe jo më tej. Unë vetë personalisht kam qenë që të shtyhej deri në 1 korrik”, - tha Harito, e cila ka theksuar ndërkohë se duhet bërë kalimi i varësisë së DAP-it nga Ministria e Brendshme te ministria që ajo drejton. Në përfundim komisioni ka miratuar me votë unanime të të gjithë deputetëve të pranishëm Aktin në fjalë. Opozita Pavarësisht se nuk ishte e pranishme në komision, opozita nuk ka lënë pa komentuar miratimin e djeshëm të këtij Akti nga mazhoranca. Duke komentuar në rrjetin social facebook, nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi ka theksuar se Akti Normativ që u miratua dje, nuk është gjë tjetër veçse marrje e pushtetit legjislativ nga ekzekutivi. “Akt më servil nuk mund të bënte ky komision, që duhet të jetë barrierë për antikushtetutshmërinë dhe antiligjin. Qeveria pretendoi se ligji ishte i pazbatueshëm sepse qeveria nuk bënte dot aktet nënligjore për tre muaj, siç thoshte ligji i ri, prandaj vendosi ta shtynte vetëm me firmën e tij hyrjen në fuqi të këtij ligji konsensual të miratuar me më shumë se 84 vota për gjashtë muaj. Arsyetim më idiotesk nuk mund të bënin. Kjo është marrje e pushtetit legjislativ nga qeveria”, - shkruante Bylykbashi, ndërsa ftonte Gjykatën Kushtetuese që ta rrëzonte këtë akt.

PD ankimim kundër FRD për zgjedhjet në Korçë Pavarësisht qëndrimeve të lidershipit të ri të Partisë Demokratike për të krijuar një klimë më pozitive me të gjitha forcat e djathta, përfshi këtu edhe me Frymën e Re të Bamir Topit, një afrim mes këtyre dy forcave duket ende i largët. Një nga rastet që e vërteton këtë pamundësi janë zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Korçës, ku si PD ashtu edhe FRD kanë vendosur të kandidojnë më vete me kandidatët e tyre, duke zvogëluar kështu shanset për një fitore të një kandidati të djathtë. Ndaj për të eliminuar rrezikun e ndarjes së votave të djathta, kanë menduar përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët kanë konstatuar një mangësi në regjistrimin e kandidates së FRD-së, Brikena Zeneli nga KZAZ-ja e Korçës. Për-

faqësuesit demokratë kanë depozituar së fundmi një kërkesë ankimore për këtë çështje, e cila do të shqyrtohet sot, ndërkohë që dje u hodh shorti i relatimit. Sipas kërkesës së demokratëve, regjistrimi i Zenelit është bërë në kundërshtim me ligjin zgjedhor, pasi nuk janë respektuar përcaktimet që bën ai sa i përket paraqitjes së firmave mbështetëse për partitë që s’janë të përfaqësuara në Parlament. Më konkretisht ata argumentojnë se Zeneli, si kandidate e mbështetur nga FRD-ja, e cila nuk përfaqësohet në Kuvend, duhet të paraqiste 1 për qind të firmave të të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Korçë, çka korrespondojnë me rreth 712 firma. Në fakt, siç mësohet, Zeneli ka paraqitur 759 forma mbështetësish, pra më shumë sesa ka qenë limiti i kërkuar. Por gjatë shqyrtimit të

dokumentacionit dhe verifikimit të firmave, KZAZ e Korçës, e cila në shumicë është e majtë, ka vërejtur se ato ishin paraqitur në kundërshtim me ligjin, pasi nuk shoqëroheshin nga fotokopje e kartës së identitetit të firmëtarëve. Ndaj i ka kërkuar kandidates që të paraqesë dhe fotokopjet e kartës së identitetit. Pasi i është lënë koha e nevojshme, ajo i ka paraqitur KZAZ-së fotokopjet të kartave të identitetit të vetëm 129 mbështetësve të saj, pra vetëm të një pjese. Pavarësisht se ky detyrim ligjor nuk është përmbushur, mësohet se KZAZ ka pranuar ta regjistrojë atë si kandidate. Pikërisht mosplotësimi i këtij detyrimi ligjor ka bërë që PDja të paraqesë në KQZ kërkesë ankimore për çregjistrimin e Zenelit si kandidate.

kërkesa

Peza: Endira Bushati të shkarkohet si kryetare e AMA-s Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza kërkoi dje fillimin e procedurës për shkarkimin e Endira Bushatit nga detyra e kreut të AMA-s, si dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe emërimin e këshillit të ri, nga i cili do të zgjidhet dhe drejtori i RTSH-së. Për të bazuar kërkesën e tij, ai i është referuar dy memove të hartuara gjatë verës së shkuar nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura që funksionon në Kuvendin e Shqipërisë dhe ku sipas të cilave evidentohen paligjshmëritë e funksionimit të këtyre dy institucioneve. Sipas tij, Endira Bushati drejton AMA-n në shkelje të ligjit, duke marrë vendime nga anëtarë që u ka përfunduar mandati, ndërkohe që anëtarët e mbetur nga ana tjetër nuk reflektojnë ndryshimin e raporteve në Kuvend pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjithashtu ai deklaroi në komision se Bushati ka dëshmuar klientelizëm të skajshëm në dhënien e licencave për operatorë afër pushtetit dhe diskriminimin e tregut, duke e vënë në kushte të pabarabarta. “Ne duhet të bëjmë dhe ndryshimin e kryetares së AMA-s, pasi sipas këtij raporti lind një interpretim juridik, sepse nuk ka përputhje midis balancës së ligjit të ri që kërkohet. Pra, 3 nga shumica dhe 3 nga pakica e anëtarëve të AMA-s dhe kryetari nga mazhoranca. Ligji i ri përcakton që kryetari i AMA-s do të jetë nga mazhoranca, ndërsa nënkryetari nga pakica”, - tha Peza. Gjithashtu ai ka prekur edhe çështjen e KDRTSH-së, duke theksuar se mandati i anëtarëve të tij ka përfunduar dhe duke paralajmëruar se ata do të qëndrojnë në detyrë derisa të zhvillohet dhe të përfundojë procesi i futjes së RTSH-së në shtratin ligjor. “Ka dy vjet që RTSH-ja drejtohet pa moment ligjor, është jashtë momentit ligjor. Ky do të jetë një nga funksionet dhe detyrat dhe punët që ne do të bëjmë në vijimësi si komision”, - tha Peza.


4

fokus

ngjarje e ditës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi dje vendimin e ndryshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, si dhe përcolli një situatë krejt tjetër ekonomike nga ajo e shpërfaqur nga kryeministri Edi Rama

Vendimi i KKT

Basha: Ligjërisht është anuluar projekti i Xhamisë së Madhe “Godina polifunksionale ngrihet mbi truallin privat të pronarëve të tij, të cilët në shkëmbim të lejes së zhvillimit të një pjese të truallit dhanë pjesën tjetër të truallit, afro 2000 metra katror për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Duke anuluar këtë pjesë të zhvillimit, ligjërisht është anuluar leja e ndërtimit të Xhamisë së Madhe…” TIRANË Përmes një konference për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, kryeministri Edi Rama njoftoi se ishte ndryshuar vendimi për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksionale 3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nën tokë, në kryqëzimin e rrugës “Xhorxh Bush” me bulevardin “Zhan Dark”. Rama deklaroi se në atë zonë të kryeqytetit, me vendimin e djeshëm të KKT-së, nuk do të ndërtohej asgjë tjetër përveç objektit të kultit. Por pak orë më pas, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se me këtë vendim të ndryshuar, Rama kishte anuluar de facto dhe de jure projektin e Xhamisë së Madhe. “Godina polifunksionale ngrihet mbi truallin privat të pronarëve të tij, të cilët në shkëmbim të lejes së zhvillimit të një pjese të truallit dhanë pjesën tjetër të truallit, afro 2000 metra katror për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Duke anuluar këtë pjesë të zhvillimit, ligjërisht është anuluar leja e ndërtimit të Xhamisë së Madhe dhe faktikisht është pamundësuar ndërtimi i Xhamisë së Madhe siç ishte parashikuar. Pra është anulim i projektit të Xhamisë së Madhe. Gjithçka tjetër është broçkull dhe gënjeshtër që iu serviret shqiptarëve”, - tha dje Basha përmes një konference për shtyp. Por kjo nuk ishte e vet-

mja çështje e prekur dje nga kryetari i demokratëve. Ekonomia Basha njoftoi mbrëmë se Partia Demokratike do të nisë një proces transparence ndaj qytetarëve shqiptarë, por dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me situatën ekonomike në vend. “…Ne u themi qytetarëve shqiptarë se ekonomia e tyre, ndonëse nën shtrëngesën e fortë të darës së krizës europiane dhe veçanërisht efekteve të ekonomive të vendeve fqinje të Greqisë dhe Italisë, nuk ra asnjëherë në recesion gjatë viteve 2009-2012 e në vijim. Edhe këto 6 muaj të vitit 2013 pati rritje pozitive dhe ishte vetë partneri i qeverisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili deklaroi se rritja deri në fund të vitit 2013 do të jetë afro 2%, pra më e lartë se vendet e tjera të Ballkanit”, - tha ai. Basha kundërshtoi edhe deklaratën e Ramës, sipas të cilit, të ardhurat fiskale kanë rënë në mënyrë drastike për shkak të keqadministrimit nga qeveria e mëparshme. “Ne u themi sot qytetarëve shqiptarë, se të ardhurat fiskale (tatime+dogana) për këto 8 muaj të vitit 2013 kanë patur një rënie prej 4.3%, krahasuar me të njëjtin 8-mujor të vitit 2012. Kjo rënie ka ardhur si rezultat i një rritjeje ekonomike më të vogël këtë vit se-

Basha njoftoi mbrëmë se Partia Demokratike do të nisë një proces transparence ndaj qytetarëve shqiptarë, por dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me situatën ekonomike në vend

sa vitin që shkoi, i efekteve në buxhet të lehtësirave fiskale të miratuara para zgjedhjeve dhe vazhdimit të rritjes së eksporteve shqiptare në krahasim me importet, çka sjell zvogëlim të TVSH-së neto në tregtinë ndërkombëtare të vendit. Rënia prej vetëm 4.3% nuk ka ardhur pra siç pretendon z. kryeministër nga shthurja e administratës fiskale, ndonëse në një vit zgjedhor e ndonëse Edi Rama me papërgjegjshmëri të plotë dhe mendje të çartur i bëri thirrje biznesit, disa muaj rresht para zgjedhjeve, të mos paguante detyrimet fiskale”, - tha ai. Basha shpjegoi edhe një tjetër shqetësim të prekur nga Rama, sipas të cilit, arka e shtetit është bosh. “Për 8 muajt e vitit 2013, qeveria e mëparshme ka shpenzuar vetëm 34 mld të deficitit vjetor të programuar dhe miratuar në Parlament, nga 49 mld në tërësi, pra krejtësisht sipas planit vjetor dhe qeverisë Rama i mbeten edhe 15 mld rezervë deficiti të programuar sipas buxhetit për më pak se tre muaj… Edi Rama thotë se është rritur borxhi i fshehtë dhe

Kreu i ri i Kushtetueses, Nishani konsultohet me krerët e grupeve Bashkim Dedja pritet që të ripropozohet nga Nishani për të drejtuar Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë mazhoranca. Në anën tjetër, opozita pritet që të mos ketë asnjë kundërshtim për emrin e propozuar TIRANË Në funksion të gjetjes së konsensusit për kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual Bashkim Dedja, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi dje takime të veçanta me krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi, Edi Paloka, Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu. Kryetari i Grupit parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi i kërkoi Nishanit respektimin e Kushtetutës në emërimin e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kryetari i

Gr upit parlamentar i PD-së, E di Paloka deklaroi pas takimit se do të respektonte çdo emër që Nishani do të çonte në Kuvend për votim. “Bisedova me Presidentin e vendit, ekziston një procedurë që është vendosur si traditë, lidhur me kriteret që kemi pasur dhe kemi për kryetarin e Gjykatës. Ne do respektojmë vendimin e Presidentit, ai do të mbështetet te kriteret dhe nuk ka pse të kemi mendim

ndryshe, nuk propozova emra, do respektojmë vendimin e Presidentit”, - tha Paloka. Edhe në takimin me kreun e Grupit parlamentar të LSIsë, Petrit Vasili, ky i fundit u shpreh se u bisedua për parimet dhe kriteret themelore që duhet të përmbushë kryetari i ri i Kushtetueses. Por, përpos deklaratave se është folur për çështjen në parim, mësohet se vetë Presidenti i Republikës u ka komunikuar atyre një emër për kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja, i cili prej tri vitesh është në krye të kësaj gjykate. Dedja u zgjodh si kryetar i Kushtetueses në vitin 2010 nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Sipas burimeve nga Presidenca, Dedja pritet që të ripropozohet në krye të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë mazhoranca. Vetë kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi u shpreh se do të konsultohet me strukturat politike të partisë së tij për emrin që i është propozuar nga Bujar Nishani. Në bazë të ligjit, emri i propozuar është njëri prej anëtarëve aktualë të Gjykatës Kushtetuese.

tashmë atij i duhet që vetëm për formalizimin e borxhit të fshehtë dhe deficitin e pritshëm deri në fund të vitit, ta rrisë borxhin me 9-10% më shumë se niveli aktual me të cilin e mori qeverisjen në dorëzim… Shifrat e borxhit të fshehtë ndaj bizneseve dhe operatorëve të shërbimeve ‘sipas verifikimeve’ të Ramës po rriten dita- ditës me gallop; tha 600 milionë, e bëri 1 miliard dhe tani, si përqindje ndaj PBBsë po na e deklaron 1.5 mld euro. Ne u themi shqiptarëve se borxhi i Shqipërisë është i matur, i miradministruar dhe nuk është rritur sipas shifrave e përkufizimeve absurde të Edi Ramës. Në 2005-ën vendi trashëgoi një borxh prej 57.4% të PBB-së, arritëm ta ulim ne 53.4% në vitin 2007 dhe ndonëse u përballëm me krizën më të madhe të ekonomisë botërore, të Europës dhe fqinjëve tanë, partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë dhe ekonomikë, Greqisë dhe Italisë, e mbyllëm vitin 2012 me një borxh të certifikuar nga institucionet ndërkombëtare prej 61.9% të PBB…”, - sqaroi Basha. N.Perndoj

bllokimi

Policia dhe INU pezullojnë pallatin 16-katësh Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Ndërtimit pezulluan punimet në pallatin 16- katësh pranë ambasadës ruse në Tiranë. Punonjës të dy institucioneve kanë rrethuar punimet në këtë pallat, duke pezulluar çdolloj veprimi të mëtejshëm. Sipas policisë, Inspektorati i Ndërtimit i kishte kërkuar dokumentacionin përkatës firmës që ndërton objektin 16-katësh, nëse zotëronte lejen e ndërtimit apo jo. Afati i kërkesës skadonte dje në mëngjes, ndaj edhe Inspektorati i Ndërtimit ka ndërmarrë edhe rrethimin e zonës dhe pezullimin e punimeve në objekt. «Teknoprojekt», firma që e zotëron objektin, nuk ka paraqitur dokumentacionin, ndërsa dje nuk ka kundërshtuar asnjë veprim të policisë, kur po ndërmerrej edhe pezullimi. Për këtë arsye, Inspektorati i Ndërtimit i ka lënë edhe një afat tjetër për dorëzimin e dokumentacionit, por këtë radhë pa hequr urdhrin e pezullimit. Sipas policisë nuk do të ketë procedim penal në rastin konkret.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.10.2013

5

Përveç Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, ndalohet çdo leje ndërtimi edhe në rrugët kombëtare kryesore dhe hekurudhën Tiranë-Durrës. “Me anë të këtij vendimi të KKT-së vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore r e agime

Komuniteti Mysliman: Presim zbardhjen e vendimit Komuniteti Mysliman preferoi të mos ngutej me një reagim pasditen e djeshme, pasi u publikua anulimi i një pjese të lejes ndërtimore për Xhaminë e Namazgjasë. Të kontaktuar nga MAPO përmes telefonit, zyrtarë të Komunitetit Mysliman thanë se janë në pritje të vendimit të zbardhur të KKT-së, për të kuptuar nëse cenohet projekti i Xhamisë së Namazgjasë. Megjithatë, garancia që jep prej dy ditësh kryeministri Rama për vazhdimin e këtij projekti duket se nuk e ka shqetësuar këtë komunitet. Nga ana tjetër, ka edhe çështje teknike të mbetura në mes, pas vendimit të djeshëm të kryeministrit. Projekti për ndërtimin e Xhamisë ka marrë një leje të përbashkët me dy kullat, ndërsa pronarët e tokës pretendojnë se i kanë falur truall xhamisë, për të përfituar edhe vetë leje zhvillimore. Të gjitha këto detaje ligjore dhe teknike pritet të diskutohen në të ardhmen. Deri atëherë, Komuniteti Mysliman ka vendosur të presë se ç’do të thotë realisht anulimi i gjysmës së lejes së ndërtimit.

Pronarët e tokës: Të shokuar nga vendimi dhe retorika e Ramës Trashëgimtarët e Jusuf Krujës, kufitarë me Namazgjanë, janë të shokuar nga vendimi dhe të prekur nga retorika e Kryeministrit për atë çka ata e cilësuan ‘ligjin e të fortit’. Ata janë në pritje të zbardhjes së vendimit, para se të japin një prononcim publik, megjithatë shprehën keqardhjen që KKT nuk mori në konsideratë aktin e dhurimit nga ana e tyre për xhaminë. “Prishja e kësaj lejeje të përbashkët rrëzon projektin e Xhamisë së Madhe dhe cenon shumë më tepër se vetëm interesat e një familjeje të goditur rëndë nga regjimi komunist”,- shprehen ata. Trashëgimtarët paralelizojnë vendimin e djeshëm me regjimin komunist, i cili i konfiskoi 28 milionë dollarë në vlerë ari Jusuf Krujës.

Anulohet leja për godinën pas Xhamisë, ja ku “ngrijnë” ndërtimet Këshilli Kombëtar i Territorit bllokon godinën polifunksionale, të lidhur me leje ndërtimi me Xhaminë e Namazgjasë. Asnjë leje ndërtimi për qytetet historike, zonën bregdetare dhe akset kryesore kombëtare Qeveria “Rama” anulon lejen e ndërtimit për godinën polifunksionale pranë Xhamisë së Namazgjasë, “ngrin” ndërtimet në Berat, Krujë dhe Gjirokastër, dhe i jep dritën jeshile hartimit të Planit të Përgjithshëm për territorin. Tri vendimet janë marrë dje në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Territorit, të drejtuar nga Rama, nga ku pritet edhe të nisë një debat i ri politik mbi Xhaminë e Namazgjasë. Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e drejtuar nga Eglantina Gjermeni i lidhi këto tri vendime me kontrollin mbi territorin dhe planifikimin e tij. Ashtu siç ishte paralajmëruar, qeveria “Rama” ktheu në vendim zotimin për të marrë në dorë situatën emergjente të krijuar në bregdet, por

edhe në tre qytetet me rëndësi historike. Përveç Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, ndalohet çdo leje ndërtimi edhe në rrugët kombëtare kryesore dhe hekurudhën Tiranë-Durrës. “Me anë të këtij vendimi të KKT-së vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore, të ndërtimit dhe planeve të detajuara në këto zona me rëndësi kombëtare. Ky vendim ka për qëllim t’i japë fund ndërtimeve abuzive dhe të pakontrolluara në zonat e rëndësisë kombëtare”,thuhet në njoftimin për median. Vendimi i dytë, ai që duket se prek edhe Xhaminë e Namazgjasë e që solli reagimin e parë kundër nga Partia Demokratike, ishte pjesë e tre vendimeve të djeshme të KKT-së. Këshilltari për mediat i ministres Gjermeni sqaroi dje se në

Tri vendimet janë marrë dje në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Territorit, të drejtuar nga Rama, nga ku pritet edhe të nisë një debat i ri politik mbi Xhaminë e Namazgjasë.

lejen zhvillimore për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksionale është konstatuar paligjshmëri. “KKT-ja vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e “Xhamisë së Namazgjasë”,thuhet në njoftim, ndërkohë që Ministria e Zhvillimit Urban u ngarkua të negociojë me Komunitetin Mysliman për kushtet e zbatimit të lejes së ndërtimit vetëm për pjesën e Xhamisë. Sikurse është bërë publike, Xhamia e Namazgjasë ka marrë lejen ndërtimore së bashku me dy godina polifunksionale, pas një marrëveshjeje mes Komunitetit dhe pronarëve të tokës pranë godinës së Parlamentit. Vendimi i tretë është startimi i Planit Kombëtar për Ter-

ritorin, i cili do të përcaktojë se ku do të prishet e ku do të ndërtohet në të ardhmen. KKT e ka cilësuar proces të vonuar këtë plan apo strategji, që edhe pse akt burokratik në dukje, do të jetë vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm infrastrukturor dhe ekonomik në vend. Hartimi i këtij Plani i është ngarkuar ministrisë së drejtuar nga Gjermeni dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, e cila vetëm pak ditë më parë pësoi edhe rotacionin e drejtoreshave. Paralelisht me këtë Plan, qeveria synon të hartojë edhe projektin për zonën Tiranë-Durrës, e pagëzuar si Durana nga arkitektët e huaj që u thirrën për konsulencë nga Rama në fillim të shtatorit.

www.otofon.al

Rama: Xhamia do të ndërtohet, kriza, më e rënda pas ‘97 Edi Rama tha dje se gjendja financiare e vendit është më e rënda pas ’97-ës, por shtoi ndërkohë se misioni i marrë përsipër nuk do të braktiset. Në konferencën për mediat, pas vendimeve të KKT-së, Rama përsëriti se arka e shtetit është realisht bosh, por premtoi se qeveria do të punojë për ta mundur krizën. Rama garantoi dje Komunitetin Mysliman se Xhamia e Namazgjasë do të ndërtohet, ndërsa godinës polifunksionale “i është këputur bishti”. Në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, Rama sqaroi tre vendimet dhe rëndësinë e tyre. Ai tha se do të zbatohet Kodi për akset kombëtare, duke krijuar zonën e sigurisë rreth tyre dhe se do të mbrohen qytetet me rëndësi historike. “Brenda pak kohëve, çështje orësh apo ditësh, qeve-

ria do të marrë vendimin përkatës për t’i hapur rrugë një procesi që nuk do të ndalet më, duke bashkuar dikasteret qendrore në një Task Forcë, e cila do të ketë në zemrën e vet këtë plan dhe energjinë e të gjitha institucioneve, në funksion të zbatimit të ligjit”,-tha Rama për vënien nën kontroll të territorit. Ai shprehu bindjen se aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje do t’i shkohet deri në fund. Rama e cilësoi pjesë të vendimmarrjes së mëtejshme, rishikimin e Bulevardit të ri të Tiranës, duke mos dhënë shumë detaje për të. I pyetur nga gazetarët për emërimet e reja në Dogana dhe Tatime, kryeministri kërkoi mbështetje për këto institucione, ndërsa komentoi më pas edhe lënien në hije të aleatëve të PSsë në zgjedhjet e 23 qershorit.

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE


6

Kronika e ditës

ditari

Rama në zyrën e Tahirit, takime edhe me krerët e Policisë Në orët e vona të mbrëmjes, kryeministri Edi Rama i ka bërë një vizitë në zyrë ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Burimet bëjnë me dije se të pranishëm kanë qenë me radhë, që nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe kreu i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj. Rama është parë të hyjë në Ministrinë e Brendshme fill pas takimit në Pallatin e Brigadave, në një aktivitet të Fondacionit

Shqiptaro-Amerikan. Kjo është vizita e parë e Ramës në një ministri që pas marrjes së postit si kryeministër, ndërsa besohet se temë e diskutimit ka qenë situata e rendit në Shqipëri. Në ministri, në momentet e takimit që nisi rreth orës 21:00, ka qenë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Pas daljes së Burgajt nga ambientet e Ministrisë së Brendshme, aty ka mbërritur drejtori i Policisë së Ti-

ranës, Bernard Caushaj. Lidhur me këto lëvizje në Ministrinë e Brendshme nuk ka pasur asnjë njoftim për mediat. Por ajo që pritet prej ditësh nga opinioni publik është një lëvizje e drejtuesve aktualë të Policisë së Shtetit dhe zëvendësimi i tyre. Nga ana tjetër, dikasteri i drejtuar nga Tahiri ka vendosur tashmë shkrirjen e Gardës së Republikës dhe reformimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Trafiku i veprave të artit, zbulohet baza me 100 ikona e afreske në Tiranë Kati i shtatë i një pallati në Tiranë, i mbushur me objekte kulti që dyshohet se janë vjedhur në Korçë dhe Pogradec. Policia arreston një person, ndërsa nis hetimet për rrjetin e trafikut ndërkombëtar Dashamir Biçaku

Afreske, ikona, por edhe vepra arti, të cilat dyshohet se janë vjedhur në kishat e Pogradecit dhe të Korçës, janë gjetur në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Policia ka arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim si anëtarë të rrjetit që trafikonte veprat e artit. Lajmi u bë i ditur dje në mesditë nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat thanë se Arben Spaho nga Pogradeci, banues në Kamëz, u arrestua në rrugën “Don Bosko” në një pallat të ri. Operacioni ndodhi në katin e shtatë të pallatit, që shërbente njëkohësisht si vendmagazinë për veprat me vlerë të madhe. Në këtë apartament efektivat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi veprash arti të llojeve të ndryshme, më së shumti afreske në dru. Operacioni u krye gjatë ditës së djeshme kur policia mbërriti aty, duke nisur kontrollin e apartamentit ku qëndronte Spaho. Gjatë kontrollit të kryer blutë thanë se kishin gjetur veç afreskeve edhe objekte të tjera arti, të cilat nuk kishin as cer-

tifikata dhe as dokumente të blerjes së tyre. Kjo ka bërë që policia të ngarkojë objektet në një makinë, duke i dërguar më pas në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burimet e policisë thanë se bëhet fjalë për rreth 100 objekte të tilla, të cilat janë administruar nga hetuesit në cilësinë e provës materiale. Hetuesit thanë se pas administrimit të tyre dhe magazinimit të përkohshëm në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1, dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mbrëmë vonë ka nisur edhe ekzaminimin e tyre nga ekspertët dhe specialistët përkatës. Do të jenë këta të fundit ata që do të vlerësojnë autenticitetin e veprave me origjinalet e tyre, për të zbuluar më pas se nga janë vjedhur afresket dhe ikonat. Nga një vlerësim i përgjithshëm, burimet e policisë thanë se dyshohet se veprat e artit iu përkasin disa objekteve të vjetra të kultit në qytetet e Pogradecit, Korçës apo në fshatrat e këtyre dy zonave. Mbrëmë mësohet se ekspertët kanë kryer një vlerësim sipërfaqësor të veprave të artit të bllokuara nga policia, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që ata të bëjnë edhe një vlerësim më të detajuar të tyre, për të dalë në një konkluzion të saktë. Efektivët e policisë kanë kryer kontrolle edhe në disa banesa dhe objekte të tjera në kryeqytet, ndërsa mësohet se kanë kryer edhe shoqërimin e rreth pesë personave të tjerë që mendohet se kanë dijeni mbi këto vepra arti, apo mbi të tjera të mundshme të zhdukura apo të trafikuara në vend.

Gjatë kontrollit të kryer blutë thanë se kishin gjetur veç afreskeve edhe objekte të tjera arti

Vetëm në muajt e fundit janë raportuar disa grabitje të objekteve të kultit në zonën juglindore të vendit. Specialistët u kanë rënë shpesh këmbanave të alarmit për zhdukjen e veprave të artit, të cilat trafikohen më pas edhe jashtë vendit.

Aventura me kartat e klonuara të dy malajzianëve në Tiranë Dy të rinj nga Kuala Lampuri, turizëm me paratë e të tjerëve në Shqipëri. Ikin me bileta të klasit të parë pasi tërhoqën 2600 euro me karta të klonuara Tiranë Prej kohësh, Shqipëria është kthyer

në “parajsën” e falsifikatorëve të kartave të kreditit. Rasti më i fundit është ai i dy të rinjve malajzianë, të cilët gjatë një “turneu” kanë mundur të largohen nga kryeqyteti shqiptar në klasin e parë të një avioni në linjën Tiranë-Vjenë, e më pas VjenëLondër, për t’u kthyer në qytetin e tyre Kuala Lampur. 32-vjeçari Mu Sau Pen dhe shoku i tij, Ling Chian Kee, 34 vjeç, kanë ardhur në Shqipëri më datë 22 nëntor të vitit të shkuar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Si vizitorë të thjeshtë, dy shtetasit malajzianë kanë ardhur me autobus dhe kanë zbritur në Tiranë rreth orës 4:00 të mëngjesit të po asaj dite. Gjatë qëndrimit në Tiranë, dy të akuzuarit nga

prokuroria shqiptare për mashtrim kompjuterik kanë përdorur disa karta të klonuara, duke tërhequr shuma të konsiderueshme parash nga banka të ndryshme të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Vetëm pesë ditë më pas, pra në datën 27 nëntor 2012, një nga bankat e dëmtuara ka depozituar në prokurori një kallëzim penal, sipas të cilit, në datë 23 nëntor janë kryer 28 veprime me 11 karta të huaja me shirit manjetik, pa kod sigurie dhe pa pin, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ver-

ifikimeve të kryera rezultoi se nga 28 tentativat për të tërhequr para me karta të falsifikuara, vetëm 13 nga këto transaksione kanë rezultuar të suksesshme, me një vlerë totale prej rreth 2600 euro. “Nëpërmjet Agjencisë ‘Y’, janë kryer pjesa më e madhe e transaksioneve në shumën prej 1.644 eurosh për blerjen e dy biletave të klasit të parë me avion. Nga faturat e vëna në dispozicion nga kjo agjenci, emrat e personave që dispononin kartat janë të pandehurit Ling Chhian Kee dhe Mu Sau Pen. Ndërsa në bazë të faturave të vëna në dispozicion të bankës, rezulton se nga ana e të pandehurve është tentuar të bëhen dy transaksione me vlerë 5 mijë euro”, - thuhet në dosjen e prokurorisë. Por gjatë qëndrimit në Shqipëri, dy shtetasit malajzianë janë munduar të shfrytëzojnë të g jitha mundësitë për të tërhequr para me karta të falsifikuara, pasi nga të dhënat e bankës së dëmtuar rezulton se transaksioni i fundit është bërë në aeroportin e Rinasit dhe në një argjendari. L.Bakillari

takimi

Vrasja e Hajdarit, Strasburgu rrëzon Mulosmanin dhe Haxhinë Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar pretendimet e Jaho Mulosmanit dhe Izet Haxhisë, të dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit, të cilët ishin ankuar për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Shqipëri. Në vendimin e kësaj gjykate, i cili është zbardhur ditën e djeshme, thuhet se nga shqyrtimi që iu bë ankesës së dy të dënuarve shqiptarë, nuk u konstatua dhunimi i të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve shqiptare, sikundër ata kanë pretenduar. Për këtë arsye, Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si të papranueshme kërkesën e dy të dënuarve për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur më 12 shtator të vitit 1998. “Për të dyja rastet nuk zbulohet ndonjë element pandershmërie gjatë gjykimit. Gjykata nuk gjeti asnjë arbitraritet në vlerësimin e fakteve ndaj dy ankuesve”, - thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Duke iu referuar fakteve, Gjykata e Strasburgut thotë se mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, Azem Hajdari, deputet i PD-së, me një prej truprojave të tij u qëlluan për vdekje. Menjëherë pas vrasjes, kreu i PD-së, Sali Berisha bëri një deklarate publike, duke akuzuar Mulosmanin për vrasje. Në lidhje me këtë ankesë të Mulosmanit për dështimin e Gjykatës shqiptare për të marrë në pyetje Berishën si dëshmitar në referim edhe të deklaratës së mësipërme, Gjykata e Strasburgut thotë se Berisha nuk ka qenë një dëshmitar okular në vrasje dhe deklarata e tij publike e bërë menjëherë pas vrasjes së Azem Hajdarit nuk është paraqitur si fakt gjatë gjykimit. “Zoti Mulosmani nuk argumentoi se si paraqitja e Berishës në procesin gjyqësor do të kishte qenë vendimtare për gjykimin. Në lidhje me pretendimin se deklarata e Berishës kishte shkelur prezumimin e pafajësisë, Gjykata vlerëson se, megjithëse Mulosmani u akuzua një vit pas ngjarjes, konsiderohet se kjo deklarate ka patur impakt të vazhdueshëm, megjithatë Berisha nuk veproi si një zyrtar publik dhe në atë kohë ai nuk mbante një detyrë publike dhe nuk ishte i përfshirë në hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit”,- thuhet në vendim.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.10.2013

7

FMN: Shqipëria, rritje të dobët deri më 2018 Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale vlerëson se Shqipëria do të ketë rritje ekonomike të ulët në afatin e mesëm. Sipas parashikimeve të raportit, rritja për vitin 2013 parashikohet në 1.7%, në nivele të ngjashme me pritshm��ritë e qeverisë së re shqiptare, që zgjerimi ekonomik të

jetë 1.6%. Për vitin 2014, pritet që rritja të përshpejtohet lehtë në 2.1%. Bie në sy gjithsesi pesimizmi për rritjen afatgjatë të vendit, që deri në vitin 2018 nuk pritet të jetë më shumë se 2.5%, duke vështirësuar në këtë mënyrë planet e qeverisë për uljen e borxhit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Çmimet e konsumit

pritet të jenë brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 2-4%, duke u luhatur nga 2.2% në 2013-ën, në 3% në 2018-ën. Huamarrja neto e qeverisë pritet që të rritet nga 5.5% e PBB-së në 2013-ën, në 6.3% në 2014-ën, duke qenë shumë më lart se mesatarja e rajonit, prej 2.8% në 2014-ën.

CEZ në tranzicion të shumëfishtë, qeveria nis shtetëzimin Periudha e administrimit të CEZ-it ka mbaruar, tani nis shtetëzimi. Kjo do të thotë se administratori, i cili ka një status superior në drejtimin e kompanisë dhe jep llogari vetëm tek Enti Rregullator, nuk do të jetë më i si i tillë. Qeveria e re synon të shtrijë direkt kontrollin në kompani. ERE nis procedurat për një drejtor të ri Blerina Hoxha

Zotërimi i kompanisë CEZ nga qeveria aktuale në të gjitha kuptimet, si në atë të pronësisë dhe në atë të drejtimit, pritet të prodhojë miliona euro fitime, ku disa prej tyre do të arkëtohen në buxhet. Këto janë llogaritë në vija të trasha që ka bërë qeveria, e cila synon që një nga reformat më të mëdha strukturore t’i shtrijë pikërisht në CEZ dhe grumbullimin e faturave të energjisë. Për shkak të këtij qëllimi qeveria e re i ka dhënë fund periudhës së administrimit, për të nisur procesin e shtetëzimit mbi kompaninë CEZ. Shtetëzimi

Periudha e administrimit të CEZit ka mbaruar, tani nis shtetëzimi. Kjo do të thotë se administratori, i cili ka një status superior në drejtimin e kompanisë dhe jep llogari vetëm tek Enti Rregullator, nuk do të jetë më i si i tillë. Qeveria e re synon të shtrijë direkt kontrollin në kompani, por duke nisur procesin e shtetëzimit. Pas 9 muaj të administrimit të përkohshëm, qeveria ka vendosur t’i japë fund kësaj periud-

he tranzitore, me kërkesë të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për nisjen e procedurave të shtetëzimit të kompanisë. “Si një njohës me eksperiencë i sistemit energjetik dhe duke i qëndruar besnik bindjes sime se zgjidhja përfundimtare është privatizimi dhe liberalizimi i tregut, unë kam vendosur t’i paraqes Entit Rregullator dorëheqjen time nga detyra e administratorit të CEZ- Shpërndarjes”, tha Sahit Dollapi në momentin e dorëheq jes dje. Mirëpo procesi i shtetëzimit është një tranzicion më vetë dhe ende mbetet i paqartë roli i drejtorit të ri të CEZ-it. Pronësia

Ndërkohë që qeveritë shqiptare ndërrojnë administratorët e CEZ-it sipas përkatësive partiake, larg në sfond qëndron konflikti i madh. Shteti shqiptar është çuar në Arbitrazh nga shteti çek, i cili ka në pronësi kompaninë CEZ në Shqipëri. Enti Rregullator i Energjisë pohon se ky është një proces i vështirë, i komplikuar dhe me një faturë të lartë, pavarësisht se qeveria shqiptare i disponon të gjitha provat për të qenë fituese. Nga ana e saj, pala çeke synon të fitojë nga ky gjyq e pakta 190 milionë euro, ndërsa pala shqiptare pronësinë mbi kompaninë. Qeveria e re, nëpërmjet ministrit Gjiknuri, ka pohuar se po synon të zgjidhë konfliktin me çekët në paqe për të fituar pronësinë, duke mënjanuar Arbitrazhin, por ende nuk ka lajme nga këto zhvillime. Ndërkohë pavarësisht problematikës në të cilën ndodhet, në këto 9 muaj nën administrimin e Dollapit kompania CEZ ia ka dalë të shlyejë detyrimet mbi 120 milionë dollarë ndaj KESHit dhe OST-së.

REPUBLIKA E SHQIPERISE ENTI RREGULLATOR I ENERGJISE Pas 9 muaj të administrimit të përkohshëm, qeveria ka vendosur t’i japë fund kësaj periudhe tranzitore, me kërkesë të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për nisjen e procedurave të shtetëzimit të kompanisë.

Kreu global i ‘Vodafone’ viziton Shqipërinë Drejtori i Përgjithshëm i Grupit ‘Vodafone Vittorio Colao’ viziton për herë të parë Shqipërinë, në cilësinë e kreut global të ‘Vodafone’. Vizita po zhvillohet në një moment të rëndësishëm për ‘Vodafone Albania’, pasi përkon me njoftimin e projekteve të reja të investimeve për ofrimin e shërbimit të pagesave përmes celularit dhe në futjen e teknologjisë 4G (LTE). Gatë vizitë së tij, Colao takoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. Ai u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm i ‘Vodafone Albania’, Dietlof Mare. Duke folur për planet aktuale të investimeve, Colao tha se ‘Vodafone Albania’ do të fillojë zbatimin e shërbimit të pagesave përmes celularit në fillim të 2014-ës, ndërsa futja e teknologjisë 4G është çështje kohe, sapo të ndizet drita jeshile nga ana e rregullatorit. Colao ritheksoi vendosmërinë e ‘Vodafone’ për të vijuar të jetë një partner kryesor i Shqipërisë për t’u përballur me sfidat e një ere të re në sektorin e telekomunikacioneve. “Duke u mbështetur në një

NJOFTIM LËNDA: NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË PËRZGJEDHJES DHE EMËRIMIT TË ADMINISTRATORIT TE PERKOHSHEM TË SHOQËRISË CEZ SHPËRNDARJE SH.A Enti Rregullator i Energjisë, njofton të gjithë të interesuarit për të aplikuar: 1. Për pozicionin e Administratorit te perkohshem të shoqërisë CEZ Shpërndaje sh.a. 2. Kompetencat dhe detyrat e Administratorit në përputhje me “Rregulloren mbi procedurat e emerimit te administratorit dhe kompetencat e tij”, te miratuar me Vendimin nr. 1, datë 10.01.2013, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, ndermjet te tjerave janë: • Administratori i perzgjedhur nga ERE me emërimin e tij merr në administrim shoqërinë e interesuar. Ai vec të tjerash ka të drejtën dhe detyrimin të operojë dhe mirëmbajë asetet e shoqërisë. • Përveç sa parashikohet në “Rregulloren mbi procedurat e emerimit te administratorit dhe kompetencat e tij”, Administratorit i njihen gjithashtu të njëjtat të drejta, detyrime, kufizime dhe kushte që zbatohen për administratorët dhe personelin e shoqërisë sipas ligjit per Shoqerite Tregtare. • Administratori harton dhe paraqet për miratim në ERE cdo ndryshim ne strukturën dhe pagat dhe shpërblimet e punonjësve të shoqërisë së interesuar. • Administratori kur nuk parashikohet ndryshe nga legjislacioni, zbaton legjislacionin e prokurimit publik lidhur me blerjen e mallrave dhe shërbimeve. • Drejtuesit e shoqërisë së interesuar të vënë në dispozicion të Administratorit të gjithë dokumentacionin e shoqërisë së interesuar dhe përgatisin një raport për gjendjen e saj të cilën ia paraqesin Administratorit me kërkesë të tij. • Administratori ka të drejtë të shkarkojë cdo person që refuzon të japë informacionet e kërkuara. • Administratori brenda 10 ditëve nga data e emërimit të tij merr në dorëzim të gjithë inventarin e aktiveve dhe pasurive të shoqërisë së interesuar dhe gjithë dokumentacionit të arkivës. 3.

kuadër të plotë dhe mbështetës ligjor e rregullator, që bashkë me një orientim të drejtë teknologjik të shtetit krijojnë një klimë pozitive dhe të qëndrueshme për investim, ‘Vodafone’ do të vijojë të jetë një partner kryesor i Shqipërisë për të arritur të gjithë objektivat e së ardhmes”, tha ai. Në vijim të takimit me kryeministrin Rama, Colao iu përgjigj interesimit të medias vendase për zhvillimet më të fundit në nivel lokal dhe në Grupin Vodafone dhe për komentet e tij mbi ecurinë e biznesit të ‘Vodafone’ në Shqipëri.

a. b. c.

Aplikanti duhet të paraqesë në ERE dokumentacionin e nevojshem për plotësimin e kritereve si më poshtë: Të ketë kryer studimet e larta; Të ketë një eksperiencë pune si drejtues ekzekutiv per nje periudhe jo me pak se 5 vjecare ne sektorin publik apo privat; Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale. Personat e interesuar duhet të paraqesin në ERE brenda datës 14.10.2013, këto dokumenta: Kërkesë për aplikim (ku ndër të tjera të argumentohet qëllimi i aplikimit), Currikulum Vitae, Fotokopje e diplomës, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmi të gjuhëve të huaja, vërtetim të gjendjes gjyqësore dhe detajet për t’u kontaktuar (e-mail, tel). Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikimin e kandidatit. KRYETARI NE DETYRE Shkëlqim BOZGO


CMYK

8 09.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta MAPO

09.10.2013

9

Tragjedia e Lampeduzës “shkund” BE-në: Operacion sigurie për emigrantët Ministrat europianë të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme takohen në Luksemburg, pas tragjedisë së rëndë me 300 të mbytur. Kërkohet një zgjidhje për fluksin në rritje të emigrantëve nga Afrika Ministrat europianë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme zhvilluan dje një takim në Luksemburg për të diskutuar politikën e Bashkimit Europian për emigrantët, pas katastrofës së anijes së mbytur pranë ishullit të Lampeduzës. Tragjedia ka vënë theksin tek problemet e vendeve të BE-së në trajtimin e fenomenit të anijeve me emigrantë – shumë prej të cilëve janë azilkërkues legjitimë – që përmes Mesdheut shkojnë nga Afrika e Veriut drejt Europës. Mbi 300 njerëz mendohet të jenë mbytur, pasi anija e mbushur plot mori zjarr dhe u përmbys të enjten e kaluar vetëm 1 kilometër larg destinacionit: ishullit sicilian të Lampeduzës. Ekipet e kërkimit nxorën dje 38 trupa të tjerë nga anija e zhytur në më shumë se 40 metra thellësi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të trupave të gjetur në 232. Ministri i Brendshëm i Lituanisë, Dailis Alfonsas tha para takimit se ministrat do të përpiqeshin të gjenin një zgjidhje që tragjedi si kjo të mos përsëriten: “Tragjedi të tilla nuk do të ndodhin më në të ardhmen, ky është qëllimi më i rëndësishëm i takimit”. Komisionerja europiane për Punët e

“Grimca e Zotit” merr “Nobel” për Fizikën

Tragjedi të tilla nuk do të ndodhin më në të ardhmen, ky është qëllimi më i rëndësishëm i takimit”

Brendshme, Cecilia Malmstrom u kërkoi të 28 shteteve anëtare të përshpejtojnë përpjekjet për të parandaluar këto fatkeqësi dhe tha se ajo do të bëjë thirrje për rritje të buxhetit për Frontex, agjencinë e Bashkimit Europian për Sigurinë e Kufirit. “Unë do t’i propozoj shteteve anëtare të organizojnë një operacion të gjerë sigurie dhe shpëtimi përmes Frontex, që të përfshijë të gjithë Mesdheun, nga Qiproja në Spanjë. Do të kërkoj mbështetje dhe burime për ta realizuar këtë, që të shpëtohen sa më shumë jetë”. Ministri i Brendshëm gjerman, HansPeter Friedric bëri thirrje për një goditje më të ashpër ndaj kontrabandistëve të trafikut të emigrantëve. “Kemi nevojë të bashkëpunojmë me vendet e Afrikës për

të trajtuar rrjetin e trafikut njerëzor. Ajo që po ndodh atje është e pabesueshme. Trafikantët në Afrikë joshin njerëzit me premtime, u marrin paratë dhe pastaj i dërgojnë përgjatë Mesdheut me këto barka jashtëzakonisht të pasigurta. Kjo nuk mund të vazhdojë të ndodhë dhe ne kemi nevojë për një angazhim të përbashkët mes shteteve të BE-së dhe Afrikës për ta shmangur këtë.” Fatkeqësia e anijes së mbytur pranë Lampeduzës ka risjellë vëmendjen tek probleme të emigracionit të paligjshëm nga Afrika Veriore, që zgjasin prej dekadash. Ky ishte një nga incidentet më të rënda të emigrantëve për arsye ekonomike dhe refugjatëve që nga Afrika përpiqen të kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete të re në Evropë. Marrë nga VOA

Fituesit e çmimit “Nobel” për Fizikën për vitin 2013 janë belgu Francois Englert dhe britaniku Peter Higgs. Komisioni i çmimit “Nobel” i shpalli fituesit sot në Stokholm. Fizikanët Englert dhe Higgs u zgjodhën për “zbulimin teorik të një mekanizmi që kontribuon për të kuptuar origjinën e masës së grimcave elementare nënatomike”. Dy shkencëtarët janë të njohur për zbulimin e grimcës Higgs, e quajtur edhe “grimca e Zotit” sepse vërteton një koncept bazë të fizikës së grimcave, që besohet se bën të mundur ekzistencën e vetë atomeve. Shpallja e fituesve sot u bë me një orë vonesë, diçka e pazakontë për të cilën nuk u dha ndonjë sqarim.

Kontakt ne Shqiperi Tel: + 355 44 50 54 24 Cel: + 355 69 22 66 525 E-mail: flora.manuka@acibadem.com.tr www.acibadem.al Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha Tirane-Albania


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

FMN apo Shtet? A mundet Shqipëria të ecë vetë? K

ëto ditë vizitoi Shqipërinë misioni i FMN. Qëllimi i tij, nga sa është paraqitur në media, ka të bëjë me supervizionimin e financave dhe eventualisht të japë propozime (direktiva) në lidhje me mbarëvajtjen e buxhetit, pra, për mbarëvajtjen e sistemit financiar. Njëkohësisht, dëgjojmë shpesh e më shpesh të flitet për borxhe të qeverisë me biznesin, për kreditë e këqija bankare dhe nevojën për financim. Flitet për përmasën e vogël të tregut tonë dhe për domosdoshmërinë e investimeve të huaja. Termi “ekonomi prodhimi” është zbehur duke lënë të nënkuptohet që, nëse do të ketë një stimul në prodhim, ky do të varet nga financime “të buta” të institucioneve ndërkombëtare dhe/ose investime direkte të ndonjë sipërmarrësi të huaj. Dihet, nga eksperienca historike e aktivitetit të saj që, FMN ka ndikuar për implementimin e politikave liberiste në vendet ku është thirrur. Roli i shtetit është zvogëluar dhe ai bankar është forcuar së tepërmi. Nuk di ndonjë rast ku udhëzimet e saj të shkojnë në tjetër drejtim. Për këtë, mendoj që duhet një analizë e thellë nga ana e specialistëve dhe vendimmarrësve në lidhje me rolin e operatorëve dhe veçanërisht të shtetit, në sistemin ekonomik, duke qenë përcaktues në drejtimin e tipit të zhvillimit që do të duhet të ndërmarrë vendi. Për këtë, le të trajtojmë një nga një problemet e sipërpërmendura, me qëllim evidentimin e zgjidhjeve eventuale. Borxhi i qeverisë me sipërmarrësit: Në një artikull të mëparshëm kemi qartësuar se borxhi është një detyrim dhe si tillë do të duhej të paguhej prej kohësh nga qeveria e vjetër me anë të instrumenteve financiare, si p.sh., bonot e thesarit. Argumentimi kundër lidhet me ndikimin që do të kishte një veprim i tillë teorikisht në anën e inflacionit. Por pikërisht për faktin se të mirat janë prodhuar, prej firmave, mendojmë që nuk do të ketë aspak ndikim në inflacion. Nuk mund të mbështetet, në asnjë mënyrë, ndonjë tendencë për të paguar këtë borxh të brendshëm me ndonjë tip financimi të jashtëm sado me kosto të ulët. Sipas ekuacionit të Fisherit, aq i dashur për monetaristët M*V= P*Q me rritjen e të mirave të shprehura me Q, çmimet do të qëndronin konstante, nëse do të kishte një rritje të sasisë monetare që të justifikojë rritjen e Q. Dhe rritja e sasisë monetare është me kosto pothuajse zero për shtetin, e në këtë rast e arritshme me bono, duke patur parasysh dhe kërkesën e lartë për to nga bankat e nivelit të dytë. Problemi i dytë lidhet me bankat. Të gjithë e dimë që borxhi i keq në banka është rritur në mënyrë eksponenciale. Megjithatë, bankat kanë norma fitimi pozitive, janë të mbikapitalizuara, ku kreditë ndaj privatit përbëjnë vetëm rreth 60% të portofolit bankar. Ne dëgjojmë të flitet vetëm për kreditë e këqija dhe për mënyrat se si duhet ndihmuar sistemi bankar në këtë kohë krize, pa shtruar pyetjen nëse bankat kanë përgjegjësi për situatën e krijuar. Në krahasim me sipërmarrësit privatë,

koment Florjan Salaj

bankat i kanë pasur të gjithë instrumentet informative dhe intelektuale për të menaxhuar riskun. S�� fundmi janë miratuar dy ligje në favor të tyre, ndërkohë që kredimarrësit individë të punësuar në sektorin privat etj., ndodhen në mëshirë të fatit, të detyruar të respektojnë detyrimet bankare, megjithë krizën që ka kapluar sistemin. Nuk ka asnjë nismë ligjore që t’u vijë në ndihmë. Bankat mund të lëvizin normat e interesit në varësi të politikave monetare, ndërsa kredimarrësit nuk kanë asnjë mundësi mbrojtjeje ndaj të papriturave. Për të kuptuar rolin e bankave le të bëjmë një analogji me një ndërmarrje çfarëdo. Një ndërmarrje për të mbijetuar dhe rritur, për shkak të sfazaturës që ekziston midis shitjes së shërbimit ose mallit, dhe pagesave monetare, ka nevojë për financime të herëpashershme si në kapital qarkullues dhe për asete afatgjata. Nëse këto mungojnë ndërmarrja nuk mund të shlyejë detyrimet e saj ne kohë duke rrezikuar mbijetesën dhe punonjësit e saj. Nuk mund të rritet ne dimension e për pasojë të punësojë më tepër. Në një sistem zinxhir, mungesa e kredisë, prodhon një krizë ekonomike pa fund, që me kalimin e kohës do të dëmtojë dhe vetë bankat. Në situatën ku ndodhemi, me kapitalet e bllokuara, bankat e nivelit të dytë janë shndërruar në një problem madhor për ekonominë. Nëse nuk arrihet që të incentivohen për të furnizuar ekonominë me likuiditet, duhet të ndërhyhet në rrugë institucionale me krijimin e një banke për zhvillimin që të funksionojë ne formën e KFË gjermane. Për më shumë, në lidhje me rolin fondamental të bankave, le të japim një shembull, duke konsideruar atë që quhet moltiplikatori bankar. Teorikisht, nëse kemi një normë mbajtje prej 10% mbi depozitat, duke u bazuar në nivelin aktual të tyre që arrin vlerën prej 10-11 miliardë euro, si pasojë e veprimit të moltiplikatorit bankar, potenca për kreditimin e ekonomisë arrin në 100 miliardë euro. Edhe nëse konsiderojmë gjysmën e këtij potenciali, pra 50 miliardë euro, përsëri kuptojmë që aktiviteti i bankave në Shqipëri është minimal. GDP grek është 300 miliardë euro. Nuk ka kuptim që një vend si Greqia, me vetëm trefishin e popullsisë sonë, megjithë resurset turistike që disponon, të ketë një diferencial prej 30 herë vlerën e GDP-së shqiptare. Nga sa më sipër kuptojmë dhe që, dinamiciteti i aktivitetit ekonomik në vend është pothuajse i papërfillshëm, në fazë fillestare. Ndaj dhe qeveria e re pikë së pari do të duhet të ndërmarrë masa që do të shërbejnë për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe incentivimin e aktiv-

iteteve të reja. Është normale që veprimtaria e saj do të përqendrohet në rregullimin e faktorëve që kanë shtrembëruar funksionimin e tregut dhe penguar investimet si problemi i pronës, i sigurisë juridike, korrupsionit etj. Por nuk duhet të mjaftohet vetëm me rolin rregullator të tregut. Në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, sektori privat në mendimin tim e ka të pamundur të shfrytëzojë potencialin efektiv të asaj që ofron vendi, jo aq për mungesë fondesh pasi tashmë kemi një përqendrim të kapitalit në banka aq i nevojshëm për investime madhore, por për shkak të mungesës ne kapacitetet projektuese dhe në vizion. Jo më pak ndikon bllokimi i kapitalit në banka. Futja e objektivit të zhvillimit si qëllim në politikat e bankës së Shqipërisë do të ndikonte në politika nxitëse të kredidhënies. Alternativat aktuale për shfrytëzimin e mundësive që ofron vendi janë investimet e huaja dhe ose investimi publik. Investimet e huaja sipas shumëkujt, sidomos specialisteve të huaj, pengohen nga masa e vogël e tregut shqiptar. Por në asnjë analizë të huaj nuk kemi dëgjuar gjykime mbi potencialin ekonomik që mund të gjenerohet nga pozita gjeografike shqiptare, si një nyjë dhe një portë hyrëse për Ballkanin e me gjerë. Asnjë nuk nënvizon që përballë kemi një vend si Italia, që megjithë vështirësitë që aktualisht ka, zë ende një vend të rëndësishëm në vendet e industrializuara dhe që në masën më të madhe ka një strukturë ekonomike bazuar ne biznesin e vogël që do të kish gjithë interesin për të hedhur sytë nga Shqipëria. Dhe nuk flitet për atë tip biznesi të tipit “kafsho dhe ik”, por për aktivitete prodhuese që janë në pararojë të nivelit teknologjik, për të cilin ne kemi aq shume nevojë. Por që ky tip kapitali të tërhiqet, përveç incentivave të ndryshëm ka nevojë për një platformë ekonomike ekzistuese, që të ofrojë një nivel mesatar organizimi dhe ndërlidhje sistemike, me një informacion të saktë e të plotë sektorial. Nuk mund të ofrohen investitorë të huaj të përmasave mesatare, me informacionin e cunguar që ofrohet sot nga zyrat përgjegjëse INSTAT, QKL, QKR. Përsa i përket investimeve koncesionare, në rastet kur ka mangësi në teknologji, nuk ka përse mos të ofrohen në formën e Joint Ventures dhe, jo si ka qenë deri sot me kalimin total të aseteve strategjike në favor të të huajve me daljen e kapitalit në formën e fitimit, për periudha të gjata. Nuk ka asnjë studim sot që të tregojë superioritetin e formës së drejtimit nga privatët për pasurinë publike. Përkundrazi kriza në të cilën ndodhemi është shprehja më e qartë e dështimit të filozofisë që “privati është më mirë”. Modeli i ndjekur deri më sot në Shqipëri me koncesionet të sjell në mend vendet afrikane që notojnë në pasuri por nuk arrijnë të krijojnë mirëqenie. Investimet publike bien ndesh me veprimtarinë dhe direktivat e politikës ekonomike ne vite, që FMN ka mbështetur. Politikat shtrënguese fiskale, limiti në përqindjen e borxhit publik ndaj

Racion i prapambetur GDP, besimi se privati do të mund të rregullojë në mënyrë automatike tregun me anë të funksionimit të dorës së padukshme të Smith-it, kufizimi i veprimtarisë së shtetit thjesht në rolin e rregullatorit, janë elementët shprehës të një filozofie ekonomike, nga e cila nxjerrim që një vend mund të zhvillohet vetëm me ndihmën e huaj (lexo borxhin) dhe investimet e huaja megjithëse të domosdoshme për modernizimin e ekonomisë (lexo largimi i pasurisë kapitale jashtë kufijve). Por sipas FMN duhet të ndiqet mbi të gjitha një politikë në drejtim të uljes së borxhit. Pra dhe ne rast financimi prej saj duhet të paguajmë pikësëpari detyrimet financiare (në euro) dhe të mos kryhen investime të reja publike me qëllim uljen e peshës së borxhit në ekonomi. Por, a kanë pasur efekt politikat shtrënguese në zgjidhjen e krizës? A është ulur borxhi publik i vendeve që kanë ndjekur këto politika? Absolutisht jo, të paktën për sa u përket vendeve me probleme si Italia, Greqia, Portugali, Spanje, Irlanda, GDP vazhdon të bjerë. Përqindja e borxhit si pasojë e kontraktimit të GDP rritet dhe këto vende nuk arrijnë të shohin dritën në tunel. Pyetja që unë do të shtroja në këtë rast është: Një vend si yni që, gjithsesi, gëzon kapacitete intelektuale (nëse haka vete tek i zoti), kur zotëron burime natyrore dhe pozitë strategjike, dhe që sot pas 20 viteve, gjithsesi ka kryer një formë të grumbullimit të kapitalit monetar dhe makinerive, përse nuk mundet që t’i përdorë? Që ekonomia të xhirojë kërkon që parja të qarkullojë (lexo lekë jo domosdoshmërisht euro). Përse shteti në rastin tonë nuk duhet të ndërhyjë në sektorët strategjikë duke përdorur kapacitetet aktuale e duke krijuar të reja, edhe shtetërore, në formën e investimeve publike? Arsyetimi i mbështetësve të politikave të FMN lidhet me riskun e inflacionit, instabilitetin financiar, dhe me ineficencën e rolit aktiv të shtetit në ekonomi. Le t’i marrim me radhë: Sa për instabilitetin, evidentuam më sipër që vendet si Italia gjenden financiarisht më keq sot se më parë (pesha e borxhit/GDP është rritur). Pas 30 – 40 viteve aplikim të politikave privatizuese, të kufizimit të rolit të shtetit në ekonomi, mund të themi bindshëm që sektori privat është i paaftë të vetërregullohet dhe po aq, në mos më shumë, ineficent se ai shtetëror. Kriza e fundit ekonomike – financiare, nisur në 2008, është pasqyrim i falimentimit të

kësaj filozofie të superioritetit të veprimtarisë private. Përsa i përket riskut të inflacionit mbështetësit e FMN bazohen në modelin neoklasik të IS-LM. Sado i plotë që është ky model nga ana teorike në lidhje me studimet e pikave të ekuilibrit, asgjë nuk shpjegon ky model mbi dinamikat, mbi mënyrën dhe kohën e kalimit nga një stad në tjetrin. Por megjithatë për një vend në zhvillim si ky i yni problemi kryesor nuk ka se si të jetë inflacioni por punësimi, teknologjia, arsimimi, rritja e kapaciteteve, pra rritja e tortës ekonomike dhe jo vetëm rishpërndarja e saj. Do të doja të nënvizoja ndërhyrjen e një zotërie në seminarin e organizuar nga Partia Socialiste, që po e citoj: “Ndiqni dhe krijoni modelin tuaj, mos na kopjoni por bëni si dini vetë. Thuhej që rritja e masës monetare me anë të ndërhyrjeve qeveritare krijon inflacion, por kjo nuk u evidentua megjithë rritjen konsistente të saj”. Në lidhje me këtë rasti i USA-s është emblematik, pasi për daljen nga kriza janë aplikuar politika të pastra keynesiane. E njëjta shprehje “Bëni si dini vetë” u përsërit në sallat e Parlamentit Europian nga dashamirës të Shqipërisë. Fati i një vendi si Shqipëria, në periferi të tregut financiar, në fillimin e procesit të saj të zhvillimit ka fatin që mos të ketë trysni në zgjedhjen dhe ndërmarrjen e politikave të saj. Pra mund të nxjerrë mësime të vlefshme nga historiku i ecurisë së ekonomive të vendeve të zhvilluara, sipas konteksteve specifike. Zgjedhja e ponderuar me eksperiencat e vendeve të tjera mund të na lejojë të zvogëlojmë hendekun që na ndan në një kohë relativisht të shkurtër. Për Shqipërinë nuk ka kuptim të ndërmerren të njëjtat politika që aplikohen në vende që kanë arritur fazën e stanjacionit pasi kanë përdorur burimet në dispozicion. Momentit të zgjedhjes për qeverinë e re, duke shpresuar që nuk ka vendosur të lërë çelësat e vendimmarrjes së politikës monetare dhe fiskale në duart e FMN, është fondamental. Pas zgjedhjes kthimi prapa është pothuajse i pamundur brenda harkut të një mandati. Mbase duhet të fillojmë të mendojmë se idetë dhe direktivat për zhvillimin duhet të kërkohen nga brenda vendit, nga ata që janë të interesuar në vetë të parë, duke evituar me sa të jetë e mundur kufizimin e mundësive tona nga trysnia e çfarëdo enti ndërkombëtar, që nuk mundet t’i përcaktojmë qëllimin sidomos në raport me efektin në nivel rajonal. *Ph.D Florjan Salaj- Universiteti i Romës La Sapienza


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Mustafa Nanio, gegë për një libër

Blog / Shkodranë të llastuar

A

merikanët zakonisht flasin me tone nderimi për “mençurinë e etërve themelues” – që janë burrat që shkruan Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por mënyra me të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e ka mbyllur Qeverinë amerikane - ose së paku shërbimet që nuk janë të domosdoshme - më shumë po i bën etërit themelues të duken budallenj. Shkaku kryesor i krizës financiare i ka rrënjët në besimin e etërve themelues te doktrina e ndarjes së pushteteve. Kjo doktrinë gjithnjë ka qenë kundërthënëse në aspektin filozofik. Thomas Hobbes, duke shkruar gjatë kohës së Luftës Civile, kundërshtonte ndarjen e pushteteve, duke besuar se vetëm qeveria e centralizuar fort mund të siguronte paqen. John Locke më shumë shqetësohej për mbajtjen nën fre të pushtetit monarkik dhe e konsideronte ndarjen e pushteteve të legjislativit dhe ekzekutivit si mënyrën e vetme për ta arritur atë. Duke qenë se kishin luftuar kundër asaj që njihej si tirania e George-it të Tretë, revolucionarët amerikanë donin të siguroheshin që të mos krijohej një tirani e ngjashme në shtetin e ri, të cilin po e themelonin vetë. Për ta bërë këtë, ata shkruan doktrinën e ndarjes së pushteteve me kushtetutë. Si rezultat, asnjë president dhe asnjë anëtar kabineti i legjislaturës nuk mund të shkarkohet prej detyrës së vet zyrtare prej shumicës legjislative. Në të njëjtën kohë legjislativi kontrollon buxhetin dhe aftësinë e qeverisë për të marrë hua. Potenciali për qorrsokak është i pashmangshëm. Ne mund të mendojmë se etërit themelues meritojnë lëvdata për faktin se qeveria amerikane asnjëherë nuk është shndërruar në tirani. Megjithatë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për qeverinë e Britanisë, pavarësisht prej mungesës së një ndarjeje kushtetuese të pushteteve ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit - në të vërtetë, pavarësisht mungesës së një kushtetute të shkruar përmbledhtas. Kushtetuta nuk kanë as ishkolonitë britanike, si Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, e as nuk

koment Peter Singer

Duke marrë parasysh krisjen themelore të Kushtetutës amerikane, çka nuk është e pashmangshme, nuk është vetëm kriza e tanishme, por fakti se bllokada të tilla ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit nuk ka shkaktuar shpeshherë kaos. Kjo është e vërtetë për shumicën e përfaqësuesve amerikanë dhe për gatishmërinë e tyre për të bërë kompromis, me qëllim të shmangies së shkaktimit të dëmeve ndaj vendit të cilit i shërbejnë.

janë bërë tirani. Sidoqoftë, për dallim prej Shteteve të Bashkuara, kryeministri dhe zyrtarët e lartë të kabinetit qeveritar të këtyre vendeve janë deputetë, dhe ata mbajnë postet e tyre ekzekutive qeveritare vetëm sa kohë kanë mbështetjen e shumicës parlamentare të Dhomës së Ulët) ose në Zelandën e Re, që ka vetëm një dhomë). Nëse Parlamenti ia mohon qeverisë të drejtën e menaxhimit të fondeve që i duhen për realizimin e projekteve, qeveria bie dhe zëvendësohet prej një qeverie të re, ose emëron një qeveri të përkohshme derikur të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Duke marrë parasysh krisjen themelore të Kushtetutës amerikane, çka nuk është e pashmangshme, nuk është vetëm kriza e tanishme, por fakti se bllokada të tilla ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit nuk ka shkaktuar shpeshherë kaos. Kjo është e vërtetë për shumicën e përfaqësuesve amerikanë dhe për gatishmërinë e tyre për të bërë kompromis, me qëllim të shmangies së shkaktimit të dëmeve ndaj vendit të cilit i shërbejnë. Amendamentet kushtetuese në Shtetet e Bashkuara duhet të ratifikohen prej tri të katërtave të shteteve, që do të thotë se tani për tani nuk ka asnjë gjasë realiste të ndryshimit të Kushtetutës, mjaftueshëm për ta kapërcyer çarjen që

e ka bërë të mundshme krizën e tanishme. Por, një faktor tjetër që ka kontribuar në qasjen hiperpartizane të politikës së tanishme amerikane do të mund të ndryshohej pa amendimin e Kushtetutës. Mund ta kapim këtë problem më së miri duke pyetur pse shumë republikanë, që kanë votuar në Dhomën e Përfaqësuesve për ta detyruar qeverinë të mbyllet, nuk janë të shqetësuar se taktikat e tyre - që pa dyshim se do t’i dëmtojnë shumë prej votuesve të tyre - do të nxisin përplasje elektorale. Përgjigjja është se provincat prej të cilave janë zgjedhur anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve janë manipuluar në përmasa të mëdha, saqë shumica e demokracive të tjera do ta konsideronin të palogjikshme. Kjo ndodh për shkak se përgjegjësia për tërheqjen e vijave kufitare të provincave në përgjithësi bie në kurriz të legjislatorëve të shteteve, ku kontrolli partiak i ka duart e lira për të përfituar prej saj. Ditëve të sotme republikanët kontrollojnë shumicën e legjislaturave të shteteve, duke ua mundësuar atyre të fitojnë shumicën e karrigeve të Dhomës së Përfaqësuesve, pavarësisht mungesës së mbështetjes së shumicës së publikut amerikan; në zgjedhjet për Kongresin në vitin 2012, kandidatët e Partisë Demokratike në shkallë kombëtare morën 1.4 për qind vota më shumë sesa republikanët. Manipulimi i kufijve zgjedhorë në distrikte do të thotë më shumë se ajo se Dhoma e Përfaqësuesve nuk përfaqëson më popullsinë si tërësi; gjithashtu do të thotë se shumë mbajtës të një vendi në Kongres nuk rrezikojnë të humbin në zgjedhje. Rreziku real - veçanërisht në Partinë Republikane - vjen kryesisht prej atyre që e kanë të drejtën të garojnë sesa prej atyre në detyrë. Nëse do të provoni të dukeni i moderuar, rrezikoni të humbni, jo prej votuesve si tërësi, por në garën e nominimeve në Partinë Republikane. Dikush mund të imagjinojë se kokat e ftohta në të dyja partitë mund të arrijnë një marrëveshje të bazuar në parimin se është në interes të Amerikës për të themeluar një komision gjithëpërfshirës për të tërhequr vija të drejta kufitare për të gjitha provincat elektorale për përfaqësim në Dhomën e Përfaqësuesve. Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese në një aranzhim të tillë. Në ambientin e tanishëm amerikan të polarizimit ekstrem politik, një rezultat i tillë është pothuajse po aq i pagjasë sa edhe një ndryshim kushtetues sipas të cilit përfaqësuesit e popullit nuk mund t’ia bllokojnë qeverisë fondet që i duhen për të qeverisur. *Autori është Profesor i Bioetikës në Princeton University-SHBA.

11 Dashuria e marksistëve për institucionet demokratike është vetëm një simulim, një mashtrim virtuoz për gënjimin e masave. Brenda një komuniteti socialist nuk ka vend për lirinë. - Ludwig von Mises

Marrëdhëniet me Greqinë, mes velenit dhe miqësisë

Kriza fiskale e etërve themelues të Amerikës Shkaku kryesor i krizës financiare ka rrënjë në besimin e etërve themelues te doktrina e ndarjes së pushteteve. Kjo doktrinë gjithnjë ka qenë kundërthënëse në aspektin filozofik. Britania e Madhe dhe ish-kolonitë e saj, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, nuk kanë fare ndarje pushtetesh dhe as kushtetuta të shkruara, por qeveritë nuk mund të mbyllen prej përfaqësuesve të popullit.

09.10.2013

koment

Reis Çiço

Çështje të trashëguara dhe çështje të reja që kanë lindur në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Qeveria jonë nuk duhet t’i shmangë, përkundrazi t’i shtrojë ato për zgjidhje, duke u mbështetur mbi një dimension tjetër mendimi e veprimi, ku në themel të jenë Reciprociteti dhe Dinjiteti. Nëse do të ketë vullnet nga palët, zgjidhjet aty janë, në të kundërt do të vazhdojmë të ecim mes velenit dhe miqësisë.

N

jë fjalë e urtë indiane thotë: Mos e shmang problemin, por ballafaqohu me të, përndryshe agonia do të zgjatet. Pas vendosjes së demokracisë në vendin tonë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë sjellë kurdoherë midis normales dhe anormales, rruga e këtyre marrëdhënieve ka qenë e vështirë dhe është shoqëruar me turbulenca konstante. E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e ekzistencës së disa problemeve midis palëve, që jo vetëm nuk janë zgjidhur, por kohë pas kohe, ato mahisen duke traumatizuar marrëdhëniet dypalëshe. Tashmë është njoftuar se më datë 14 Tetor, Tiranën do ta vizitojë ministri i Jashtëm grek, Venizellos. Axhenda e ministrit është bërë publike, dhe ajo përmban bisedime për çështjen e kufirit detar, do të diskutohet për gazsjellësin TAP, dhe ndoshta Venizellos do të vendosë piketat e vizitës së ardhshme të presidentit Papulias, diku nga muaji nëntor në Tiranë. Udhëtimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi është shoqëruar me incidente të vogla e të mëdha, një pjesë e mirë e të cilave ose nuk është zgjidhur, ose është gjetur një zgjidhje përcjellëse. Në nëntor të vitit 2005, u shënua një nga incidentet më të rënda diplomatike. Në atë kohë, Presidenti i Greqisë, Papulias po zhvillonte një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të mbyllej me një takim në qytetin e Sarandës, me presidentin e asaj kohe, Alfred Moisiu. Dhjetëra apo qindra njerëz në qytetin bregdetar nisën një protestë, e cila bëri që Presidenti grek të anulonte takimin me homologun e tij shqiptar, dhe të largohej drejt Greqisë, pa dhënë asnjë shpjegim. Mos vallë z. Papulias nuk e dinte se protestat janë pjesë vitale e demokracisë? Mos vallë ai harroi se kur Athinën e vizitoi presidenti Klinton gjysma e kryeqytetit grek u dogj nga protestuesit? Natyrisht ai i di të gjitha, por me Shqipërinë gjërat ndryshojnë, ndaj dhe presidenti grek ndërmori një hap arrogant dhe prepotent, sepse e dinte që reperkusionet diplomatike e më gjerë do të ishin zero, dhe ashtu ndodhi. Asnjë reagim nga presidenca, qeveria, madje dhe media reagoi vakët. Një heshtje e çuditshme! Rastet e përsëritura të incidenteve kanë evidentuar qartë dy qëndrime diametralisht të kundërta. Nga njëra anë prepotenca e Athinës zyrtare, dhe nga ana tjetër përulësia e Tiranës zyrtare. Në vazhdën e incidenteve, vlen të evidentohet se deputetë të ndryshëm grekë, qoftë dhe të “Agimit të Artë”, me raste të përsëritura skandalesh në vendin tonë, jo vetëm nuk kanë problem për të hyrë në Shqipëri, por dhe kur vijnë, në raste zgjedhjesh, apo ceremoni përkujtimore, shpërthejnë në histerizma antishqiptare dhe largohen të qetë për t’u rikthyer përsëri. Ndërkohë që qeveria greke shpall person non grata një gazetar shqiptar pse xhiroi disa sekuenca në fshatrat e Çamërisë, e kështu lista mund të zgjatet pafund. Parë në një rend kronologjik, Athina zyrtare ka qenë dhe është këmbëngulëse në realizimin e objektivave dhe kërkesave të saj, sepse ajo i ka dominuar kurdoherë marrëdhëniet me Shqipërinë, për arsye shumë komplekse, që meritojnë një shtjellim të veçantë. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është në krye të axhendës, dhe konfirmon se këmbëngulja greke për zgjidhjen e saj ka qenë dhe mbetet një konstante e pandryshuar. Është ky problem që realisht po bie në Tiranë ministrin e Jashtëm grek. Në këtë sfond, me dritëhije të marrëdhënieve shqiptarogreke, vizita e ministrit të Jashtëm Venizellos merr një rëndësi të veçantë dhe është interesante në disa aspekte. 1. Shqipëria udhëhiqet nga qeveria e re e majtë që doli nga zgjedhjet e 23 Qershorit. 2. Ministri grek do të diskutojë vetëm për kufirin detar, apo do ta zgjerojë gamën e bisedimeve, duke prekur çështje të tjera delikate që rrinë pezull në marrëdhëniet tona? 3. A do të jetë Venizellos, dialogues, sugjerues, apo imponues? 4. Nga ana tjetër, kjo vizitë është një test për qeverinë e re. Çfarë qëndrimi do të mbajë lidhur me kufirin detar, që Gjykata Kushtetuese e ka bllokuar? 5. Po çështjen Çame e të tjera, do t’i hedhin përfaqësuesit tanë në tryezën e bisedimeve? Sigurisht, të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje kur vizita e z. Venizellos të përfundojë. Çështje të trashëguara dhe çështje të reja që kanë lindur në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Qeveria jonë nuk duhet t’i shmangë, përkundrazi t’i shtrojë ato për zgjidhje, duke u mbështetur mbi një dimension tjetër mendimi e veprimi, ku në themel të jenë Reciprociteti dhe Dinjiteti. Nëse do të ketë vullnet nga palët, zgjidhjet aty janë, në të kundërt do të vazhdojmë të ecim mes velenit dhe miqësisë.


12

botime

promovimi Edhe kësaj here autori ia besoi botimin Shtëpisë universitare “UET-Press”, e cila bashkë me “Unë jam gegë” ribotoi edhe librin “Hinterlandi i kuq”

Mustafa Nano

gegë për një libër

UET-Press dhe Mustafa Nano promovuan dje librin “Unë jam gegë”. Një ese e publicistit mbi dikotominë gegë-toskë, problem të cilin autori e quan të zgjidhur

A

ta që e kanë hasur të shtypur në reklamat e të përditshmeve shqiptare titullin e librit më të fundit të Mustafa Nanos “Unë jam gegë”, nuk i kanë shpëtuar habisë së artikuluar sesi ai që e ka deklaruar sa e sa herë publikisht origjinën e tij nga Skrapari, pra nën lumin e Shkumbinit, vija zyrtare e ndarjes krahinore gegë-toskë, tani deklaronte në një libër se ishte gegë... Një gjetje letrare, një ngacmim që do e bënte audiencën të tërhiqej edhe më rreth përmbajtjes së librit më të fundit të publicistit Nano. Pikërisht kjo ndjesi gati e pandërgjegjshme rreth përkatësisë gegë e toskë, e shtyu Mustafa Nanon të hidhte idetë e tij rreth marrëdhënieve gegë-toskë përgjatë historisë, elitat kulturore e intelektuale apo burrashtetasit e veriut apo të jugut, për të ardhur deri te problematika delikate e gjuhës me dy debatet e forta të ruajtjes së standardit siç është, apo atij të përdorimit stilistikor e letrar të gegnishtes. Kështu u shpreh ai në mbrëmjen e promovimit të librit në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, i cili ishte i mbushur me praninë e figurave të njohura të medias, letrave, kulturës, botës akademike, por edhe të politikës shqiptare, ku nuk mungonin edhe emra nga kabineti i ri ‘Rama’ si ministrat Erjon Veliaj, Ilirjan Celibashi, Lindita Nikolla, Nasip Naço dhe zv/ministri Dritan Hila. Edhe kësaj here autori ia besoi botimin shtëpisë universitare “UET-Press”, e cila bashkë me më “Unë jam gegë” ribotoi edhe librin “Hinterlandi i kuq”. Sipas autorit Nano, historikisht elita kulturore shqiptare, nga njëra anë e përgjëruar për unitetin apo unifikimin kombëtar, dhe nga ana tjetër e vetëdijshme për dobësitë e papërsosmëritë e kombit, të bartura qysh nga lindja, domethënë për natyrën multifetare dhe për dikotominë gegë/toskë, ka qenë e ku-

jdesshme për të mos u futur “në hisen e tjetrit” ose ka bërë çmos për ta sublimuar, në mos mirëkuptuar, deri dhe me pahir, tjetrin. Me fjalë të tjera, në historinë e kulturës shqiptare kanë qenë të rralla, s’ka gjë se jo të parëndësishme, herët në të cilat intelektualë e mendimtarë shqiptarë toskë të kenë çalltisur e të jenë lëshuar me kritika e qortime ndaj gegëve, dhe anasjelltas. “Në këtë kuptim, njerëzit e kulturës kanë luajtur një alamet roli në kompaktësimin e hapësirës shqiptare, gjë që nuk ka ndodhur me politikën. Politika këtë lloj problemi e ka bartur dhe pak përpjekje ka bërë për ta zgjidhur. Po problemin e dikotomisë gegë-toskë unë e quaj të zgjidhur, ndërsa problemi tjetër, sëmundja që unë e quaj një nga sëmundjet skongjenitale të kombit është ajo që ka të bëjë me strukturën

Njerëzit e kulturës kanë luajtur një alamet roli në kompaktësimin e hapësirës shqiptare, gjë që nuk ka ndodhur me politikën. Politika këtë lloj problemi e ka bartur dhe pak përpjekje ka bërë për ta zgjidhur... shumë fetare të shoqërisë sonë, që ne do ta mbartim përjetësisht dhe ne do të mbetemi si komb për sa kohë do ta kemi kuruar mirë këtë sëmundje. Kur kjo sëmundje të acarohet, do dalë nga kontrolli, kombi shqiptar nuk do ekzistojë më”, – u shpreh Nano gjatë promovimit të librit. Poeti Primo Shllaku, një gegë nga Shkodra, i cili ka shkruar edhe parathënien, e quajti interesant librin, duke shtuar se temat me të cilët merret libri janë edhe sfidat e tij të studimit.

“Nano ka ndërtue nji libër interesant, ku ndërthurjet e teksteve, po i themi bazale, alternohen me “paranteza” që i rrinë teksturës si shtresa beshameli dhe e ‘lezetojnë’ udhtimin nëpër libër. Futja në situata rreptsisht intime dhe personale si dhe kërkimi tek përvojat vetiake i kontakteve parake me dukunitë e ban librin të përtypshëm dhe deri zbavitës. Me gjithë gravitetet e padukshme që e tundojnë dhe e përcaktojnë, Mustafa Nano ka prirje të lindun prej ekuilibristi. Si homo sapiens që âsht, edhe ky individ e ka sigurisht transcendencën e vet”, - shkruan Shllaku në parathënien e librit “Unë jam gegë”. Ndërsa për botuesin Henri Çili, kjo ese e autorit është një sprovë e shkëlqyer eseistike. “Unë e konsideroj esenë e Mustafa Nanos, e katërta e tij, pas ‘Evropa, destinacioni X’, ‘Shqipëria dhe unë.com’, ‘Hinterlandi i kuq’, një sprovë të shkëlqyer eseistike, por jo vetëm kaq, e kam zili dhe për punën e tij kërkimore, gati metodologjike, ku është mbështetur pothuaj gjithçka që ka shkruar në libër, mbi debatin gegë dhe toskë në Shqipëri. Bashkëpunimi i UET Press me Muç Nanon është i gjatë dhe do të vazhdojë. Është një libër relaksi, mendimesh, refleksioni, që vjen në një kohë ku dhe nga politika nuk ka ndonjë lajm të madh”, - tha Çili, i cili shtoi se Nano ka bërë një progres të jashtëzakonshëm sa Mustafa Nano dhe ku, në një lëmi ku shumica dështojnë.

Mustafa Nano: Problemi i dikotomisë gegë-toskë, i zgjidhur

M

ua më ka intriguar gjithmonë dikotomia gegë-toskë. Rilindasit tanë e kanë nisur veprimin e kombëtarisë me apelin “gegë dhe toskë, myslimanë dhe të krishterë, bëhuni tok” tregon që ka pasur një problem mes gegëve dhe toskëve. Problemi ka qenë një mungesë e madhe komunikimi. Deri në vitin 1850 komunikimi ishte gati zero, mund të bëhej në kuadër të Perandorisë Osmane, më pak në diasporë, por deri në vitin 1900 ishte sporadik. Pastaj me krijimin e shtetit shqiptar nisi procesi i kompaktësimit nacional që mund të quhet i finalizuar. Gjëja më e rëndësishme që duhet thënë është që kultura shqiptare, njerëzit që janë marrë me kulturë gjatë gjithë kohës janë sjellë me shumë kujdes për këtë çështje, toskët kanë qenë të kujdesshëm kur kanë folur për gegët dhe anasjelltas. Në këtë kuptim, njerëzit e kulturës kanë luajtur një alamet roli në kompaktësimin e hapësirës shqiptare, gjë që nuk ka ndodhur me politikën. Politika këtë lloj problemi e ka bartur dhe pak përpjekje ka bërë për ta zgjidhur. Po problemin e dikotomisë gegëtoskë unë e quaj të zgjidhur, ndërsa problemi tjetër, sëmundja që unë e quaj një nga sëmundjet kongjenitale të kombit, është ajo që ka të bëjë me strukturën shumë fetare të shoqërisë sonë, që ne do ta mbartim përjetësisht dhe ne do të mbetemi si komb për sa kohë do ta kemi kuruar mirë këtë sëmundje. Kur kjo sëmundje të acarohet, do dalë nga kontrolli, kombi shqiptar nuk do ekzistojë më.


botime

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.10.2013

13

Pjesë nga libri

Komunizmi na pengoi të njohim veten, pastaj botën Sipas autorit Nano, historikisht elita kulturore shqiptare, nga njëra anë e përgjëruar për unitetin apo unifikimin kombëtar, dhe nga ana tjetër e vetëdijshme për dobësitë e papërsosmëritë e kombit, të bartura qysh nga lindja, domethënë për natyrën multifetare dhe për dikotominë gegë/toskë, ka qenë e kujdesshme për të mos u futur “në hisen e tjetrit” ose ka bërë çmos për ta sublimuar, në mos mirëkuptuar, deri dhe me pahir, tjetrin...

Primo Shllaku: Libri, pa ngarkesë politike E pranova ftesën e Mustafa Nanos për të bërë parathënien në mënyrë shumë të natyrshme. Pasi, të paktën qysh nga titulli, fusha me të cilën rrekej që do merrej Mustafai, ishte fusha me të cilën unë të paktën këto 10 vitet e fundit merrem në mënyrë ekskluzive. Do doja, si një nga njerëzit e parë që ka lexuar librin, t’i ftoj gjithë dashamirësit ta përballojnë librin si kulturologjik, pa ngarkesë politike, apo ndonjë ngarkesë tjetër e cila mund ta ulë predispozitën tonë për t’i shkuar në fund një libri. Dhe pse kam disa pikëpamje të ndryshme, e quaj si sukses jo vetëm të Mustafait, por dhe të eseistikës shqiptare në kuptimin kulturologjik.

Regjimi e kishte mendjen tek indoktrinimi i njerëzve, e jo tek edukimi dhe emancipimi i tyre

L

etërsisë së shkruar nga katolikët e Shkodrës i jam rikthyershpesh më pas, fillimisht pa asnjë dalldi, por thjesht për një ndjesi detyre, për të plotësuar puzzle-in e dijeve të mija plot njolla boshe prej kohëve të komunizmit. Ka njerëz që mendojnë se komunizmi ia doli, në mos tjetër, t’u japë dije e kulturë shqiptarëve, por nuk duket se është kështu. Po, është e vërtetë që komunizmi ndërtoi një sistem arsimor që funksiononte mbi bazën e një disipline të rreptë e që shtrihej në të gjithë territorin, por e gjitha kjo në një plan të gjerë nuk bëri gjë tjetër, veçse e alfabetizoi shoqërinë, dhe në një plan më të ngushtë, bëri të mundur thjesht krijimin e një intelligentsia-je “të formuar mirë teknikisht e kulturalisht” për nevoja të regjimit.Ja, unë isha, deri në vitin 1990, një pjesëtar i kësaj intelligentsia-je, një i diplomuar në Universitetin e Tiranës për inxhinieri elektronike që, me të dalë në jetë, urinë time për dije e kulturë mund ta vrisja veç me ç’më ofronte regjimi në newspeak-un e tij orwell-ian. Të shumtët e morën vesh aposteriori dëmin e madh që iu ishte bërë, dhe jo thjesht ngaqë ishin mbyllur kufijtë me botën, por mbi të gjitha ngaqë ishin ngritur kufij brenda botës sonë. Gjëja më e rëndë pra nuk ishte që regjimi na pengonte të merrnim të pafiltruar kulturën botërore, por që na fshihte, dhe na ndëshkonte po t’na gjente kureshtarë për të gjurmuar e zbuluar, copëra të kulturës e të historisë sonë. Isha në apartamentin e Fatos Lubonjës, dhe mbi tryezën e dhomës së ndenjies pashë një libër me autor Vangjel Koçën. Ish një emër që mua s’më thoshte asgjë. Aty e mora vesh se kush ish. Nuk di kur kish rënë në kontakt Lubonja me këtë autor të publicistikës shqiptare; ndoshta qysh në të ritë e vet, për shkak të një kërshërie a interesi intelektual apo për shkak të statusit (ish i biri i Todi Lubonjës, funksionar i rëndësishëm i regjimit atëbotë, më pas i burgosur politik) që ia bënte të kollajtë aksesin te gjërat e ndaluara, ndoshta gjatë viteve të burgut, që Lubonja vetë, apo dhe bashkëvuajtës të tij, e kanë vizatuar si vendin më ideal për të bërë brainstorming e ku informacioni mbi gjërat e ndaluara ish më i kollajtë, ndoshta gjatë viteve, në të cilat unë rropatesha të gjeja një mënyrë për të mbajtur frymën gjallë, e më pas për të realizuar veten në këtë jetë, por soji im, domethënë masa e madhe e intelligentsia-s asokohe, nuk mund të mos shqyente sytë përballë emrash të tillë, si Vangjel Koça pra, Krist Maloki, Tajar Zavalani, Ismet Toto, Stavro Skëndi, Arshi Pipa, Eqrem bej Vlora (këtë të fundit e kemi njohur shumë vonë të gjithë), ose duke u zhvendosur në lëmin e veprimtarëve politikë, Zef Jubani, Nikolla Naço, familja Qiriazi, Vincenzo Dorsa, D’Auletta, Gjin Aladro Kastrioti, Ibrahim Temo, Preng Doçi, Kristo Dako, Sejfi Vllamasi, Nikollë Ivanaj, apo duke bërë një zhvendosje tjetër në hapësirë e në kohë, për të shkuar mu në themele të Rilindjes sonë kombëtare, tek emrat e albanologëve të parë të huaj që e shpikën/zbuluan Shqipërinë përpara se këtë gjë ta bënin shqiptarët (Branko Merxhani është i sigurt se “... sytë e intelektualëve të parë shqiptarë i hapën ata shkencëtarë europianë, që në mes të shekullit XIX kishin nisur të interesohen për gjuhën shqipe”). Për të mos folur këtu për emrat e tjerë që ne po njësoj nuk mund t’i lexonim, por nuk mund të mos i njihnim, ngaqë regjimi bënte çmos të na i nxirrte në një dritë të keqe, e këtu bëjnë pjesë edhe autorët katolikë shkodranë, mes të cilëve ishte Gjergj Fishta, Anton Harapi, Ernest Koliqi, e të tjerë. Për Martin Camajn nuk flitej keq. Ngaqë nuk flitej fare. Publicisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, rrëfen në një shkrim të vetin, të publikuar në gazetën Mapo, një përvojë argëtuese që ka të bëjë me emrin e Nebil Çikës, publicist i atyre kohëve. Ja ç’thotë ai: “Viteve të ’90-ta, kur isha kryeredaktor i së përditshmes ‘Albania’, që atë kohë ishte njëra prej dy gazetave më të mëdha në Shqipëri, erdhi e u prezantua një djalë: Jam Nebil Çika! Të gjithë e shikuam të habitur, pasi ky emër nuk thoshte asgjë për ne. Djaloshi u vu në siklet dhe me nervozitet të shtuar tha sërish “Jam Nebil Çika, nipi i të famshmit Nebil Çika”. Të gjithë që ishim të pranishëm në redaksi gati sa nuk ia plasëm gazit. Kush na qenka ky i famshëm për ne kurrë i dëgjuar? Më pas rashë në udhë dhe u interesova për gjyshin e këtij djali që [në të vërtetë] kish qenë publicist i famshëm. ...Regjimi e kishte mendjen tek indoktrinimi i njerëzve, e jo tek edukimi dhe emancipimi i tyre. E pyes shpeshherë veten pse është dashur që unë ta vizitoj kalanë e famshme të Beratit, të cilën e kisha veç një çap larg shtëpisë sime, vetëm pasi u përmbys komunizmi. Si është e mundur që strukturat e formimit komunist e nacionalist, ato shkollore e joshkollore, nuk kishin kurrë të programuara në agjendat e tyre të edukimit vizita në Berat për ne, që ishim aq afër këtij qyteti, në një kohë që vetë regjimi asnjë dëm s’do të kish prej kësaj pune? Është jologjike, surreale, por e vërtetë: Kalanë e Beratit, tok me Muzeun e Onufrit aty brenda, unë e kam vizituar për herë të parë në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Dhe emrin e Onufrit thjesht e kishim të dëgjuar, si të ish fjala për ndonjë njeri me veprimtari subversive. Nuk na thuhej asgjë në shkolla për piktorin shqiptar të shekullit XVI. Ashtu si nuk na u tha asnjëherë në funksion të edukimit me vlera e tradita lokale se në Kuvendin e Vlorës, më 28 nëntor 1912, kish qenë dhe një përfaqësues i asaj zonës sonë. Kish nënshkruar, tok me të tjerë, dokumentin e shpalljes së pavarësisë. Quhej Xhelal Koprëncka. Unë e kam marrë vesh shumë vonë këtë fakt.Në përgjithësi, Shqipërinë kam nisur ta zbuloj pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, e në këtë mes kam zbuluar (për aq sa i kam zbuluar) dhe autorët katolikë shkodranë. Thashë, që do syresh i kam studiuar në shkollë, dhe unë përmenda çfarë mbaja mend prej atyre moteve, s’ka gjë se të rrëfyera prej meje nga kjo largësi kohore ato mund të ngjajnë me çikërrima pa vlerë. Duhet të ketë të drejtë Ernest Koliqi, kur thotë në tregimin e vet Hanë gjaku, se “... në paç kujtime fëmijnije, mund të vejsh roe në to se ma të dashunat e ma të çuditshmet janë shi njato qi, me i kallzue, duken asgja”. I fundit shkrimtar katolik që kam zbuluar është Martin Camaj. Dhe e kam zbuluar shumë më vonë sesa Primo Shllaku. Fillimisht kam dëgjuar të flasë për të Ardian Klosin (Dritë pastë!, thosh Koliqi në të tilla raste), i cili ka pasur fatin ta njohë qysh në çastin që u hapën kufi-

jtë, pas rënies së regjimit të komunizmit. Nuk është çudi që edhe gegërishtja t’i kish hyrë në zemër prej Camajt. Për ca kohë, Klosi ishte i vetmi që fliste këtyre anëve për albanologun dhe shkrimtarin e panjohur shqiptar. Ose ndoshta kam qenë unë që shihja vetëm Klosin ta bënte këtë gjë. Më pas, më ka folur Primo Shllaku për të. Më dhuroi dhe studimin e tij mbi Uliksin…, një monografi për poetin Martin Camaj (Camaj është dhe novelist). Shllaku lë të kuptohet se Camaj është më i madhi autor i gegërishtes, dhe ndoshta ka të drejtë. Ajo që mua më bën përshtypje është gjuha e Camajt. Vehbiu e quan opake gegërishten e tij, që është më afër standardit sesa shkodranishtes letrare. Gjuha e librave të tij, afërmendsh, nuk është ajo që ai mori me vete, kur la vendin në vitin 1949. Ajo që unë e quaj në mënyrë ndoshta të guximshme “fqinjërimi i tij me standardin” dhe që Vehbiu e quan një përpjekje individuale për të ngritur një “gegërishte të përgjithësuar” duket se ka përbërë një synim të tijin për t’iu qasur e për t’iu vardisur sa më shumë lexuesve. Por Karl Gurakuqin, që ia lexonte librat (ndoshta me lutjen e tij), nuk e ka lënë shumë të kënaqur me shqipen që përdorte. “Martin Camaj asht djalosh plot shpresa për të ardhshmen”, i shkruan ai Mustafa Krujës andej nga viti 1958, por “në pikëpamje të gjuhës shkjepon atykëtu, [e prandaj] i kam shkrue nji letër të gjatë, nji filipikë, tue i dhanë pak mësime gramatike e sintaksore, sidomos përsa i përket mënyrës së lidhjes së kohvet në fjali”. Siç shihet, jemi në një periudhë të hershme të krijimtarisë së Camajt (1958). Vehbiu nuk e ka shpjeguar se ç’kupton me “gjuhën opake” të Martin Camajt, por mua nuk më duket se gjuha e tij është opake në ndonjë kuptim. Shqipja e tij është e thjeshtë, e qartë, e kuptueshme, shkurt një gegërishte për të gjithë. Një toskë, apo edhe një gegë i standardizuar, mund ta lexojë pa asnjë problem Camajn, s’ka gjë se mund të mos e shijojë për arsye jashtëgjuhësore, domethënë letrare a kulturore. Vërtet, ku dreqin do të ngecte një toskë në një paragraf si ky që vijon: “Përkundra, atje nalt, një motiv përgojimi tirret e merr trajta të qarta në rrethana vetmie ku një njeri i vetëm e peshon atë nga të gjitha anët, e tëhollon e kullon çdo gjasë e mundësi se ngjarja paska lindë e qenka zhvillue kështu e kështu dhe mandej, si punë fare të kryeme, e len me ra si prej qiellit, copë akulli në vend të kokrrës së breshnit, as me qenë thashethana një kangë kreshnike treqind vargjesh”? Dhe vini re: nuk është një paragraf që unë e kërkova me qiri për të ilustruar një ide fikse timen. Është thjesht një paragraf çfarëdo, që unë e gjeta duke hapur “ku t’më qëllojë” librin e novelave të Camajt, në faqen 29. Tjetra cilësi e Camajt është se ai nuk se ai nuk e ndot frazën e tij me pothuaj asnjë fjalë të huaj, nëse përjashtojmë fjalë që kanë hyrë tanimë në shqip e të cilat, edhe pse mund t’u gjendet, apo u është gjetur, një fjalë gjegjëse, na janë bërë si tonat; fjala vjen aksident, vullnetar, motiv, etj. Do fjalë të huaja mund t’i fuste edhe për një kandje stilistike, por ai nuk e bën këtë; nuk e bën asnjëherë, a thua se do të bëhej fjalë për një “kandje t’prujtun” (“Kandje t’prujtna”, thotë Fishta diku, dhe me këtë ka parasysh qejfet e ndyra), në një kohë që një fjalë e huaj, poetit, sidomos poetit, e sidomos Camajt, që është rritur gjithë kohën jashtë vendit e larg gjuhës s’tamblit, do duhej t’i dilte vetvetiu; e me siguri, i kanë ardhur me mijëra fjalë të tilla në çastet e frymëzimit, por ai i ka kthyer mbrapsht. Kjo nuk është një cilësi që ia rrit forcën si poet e si novelist. Jo, s’është fare e thënë. Frazat e vargjet e tij shqipe do të ishin po aq lozonjare sa janë, ndoshta ca më shumë, edhe nëse nëpër to do fekste herë pas here ndonjë barbarizëm. Por jo, ai s’ecën asaj ane, dhe kjo afërmendsh është thjesht një qasje individuale, ndoshta një trill, i tij dhe kaq. Është kështu që ai ka zgjedhur të bëjë atë që bën. Këtë ka bërë gjithë kohën dhe Ismail Kadare, por ky fakt, të gjithë e dimë këtë, nuk luan ndonjë rol kushedi se çfarë kur vjen puna te vlerësimi i veprës së Kadaresë, e cila është e madhe për arsye bukur të tjera.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3 11

15

16

Rektori ndalon minifundet, studentet zhvishen 4

5

6

11

7

12

13 18

20

21 26

25 30

33

22

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

19

23

24

27

28

31

32

34

35

38

36

39

37

40

41

42

43

47

46

9

14

17

29

8

44

Koha e fillimit ____:____

45

Koha e mbarimit ____:____

48

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Ndihma e mbrojtja që i japim dikujt në rrethana të ndryshme, kur është në një gjendje të vështirë. 7. Zog i cili sipas mitologjisë, kishte vetinë të digjej dhe të ringjallej përsëri nga hiri i vet. 11. Shkova. 12. Marrëveshje. 14. Pëlhurë për pantallona. 15. Zhvillim negativ i një ekonomie. 18. Ndajfolje vendi. 19. Transporti Ajror. 20. Valli, aktore italiane. 21. Shenjë e horoskopit. 24. Muaj i vitit. 25. Shiroka, aktor i njohur. 26. Koha që kur mikrobet a bakteret hyjnë në një organizëm deri kur shfaqen shenjat e para të sëmundjes. 29. Repart Special. 32. Perandoria Romake e Lindjes. 33. Fjalë të shumta e të kota që thuhen për dikë a për diçka. 35. Gatime brumi. 36. Kam njohuri. 38. Përdoret për ujë. 39. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza të kundërta. 41. Aparat që shërben për të forcuar zërin. 42. Ent Tregtar. 43. Shumë të hollash që i jep banka një qytetari, me kusht që t'i kthehet brenda një kohe të caktuar. 46. Përemër vetor. 47. E kundërta, ngrita. 48. Përmbledhje parimesh, e normash, sipas të cilave zhvillon veprimtarinë një organizatë.

1. Vijë e lakuar e hapur, që përftohet kur pritet koni me një rrafsh paralel me njërën nga brinjët e tij. 2. Që është ose që bëhet në interes të dy palëve. 3. Aeroporti më i dashur për shqiptarët. 4. Bosht. 5. Shtet ishull në detin e Karaibeve. 6. Roje i haremit. 7. Federatë Italiane. 8. Instituti Drejtësisë. 9. Vladimir, kompozitor i njohur. 10. Caku më i tejmë i shfaqjes së një dukurie. 13. Lodhet shumë. 16. Hekura të kthyera në formë L. 17. Pak edepsëz. 18. Dhëmbë të fëmijëve të vegjël. 22. Përvjetor i rëndësishëm. 23. Pikë turistike në Malësinë e Madhe. 24. Shkaqet që shtyjnë dikë për një veprim. 27. Përemër vetor. 28. Fill i tjerrë leshi ose pambuku, që thuret për së gjeri me majën kur bëjmë qilim, kur endim pëlhurë etj. 30. Tymrat që ndotin atmosferën. 31. Monika, gazetare e televizionit. 34. Në formë vezake. 35. Gëlltit ujë. 37. Qendro në vend, mos ik! 39. Departamenti Ndërtimit. 40. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar. 41. Notë muzikore. 44. Simboli kimik i radiumit. 45. Janë në hyrje të Durrësit.

Sudoku | nivel mesatar 7

5 8

9 7

3 4

4

8 1

1

3

1 6 8

7

8

6

9

7 6

4

2

4 2 3

7

7 3 4

8

3

2

5

3 9

5

1

7

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6 2

5

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Rektori i universiteti vendosi që të mos lejohen më fundet e shkurtëra nëpër sallat e leksioneve, dhe si kundërpërgjigjje mori reagimin e studentëve. Në Hungari, pikërisht në universitetin e Kaposvarit, një grup studentësh, të cilëve iu bashkua edhe një pedagoge e arteve, protestuan duke u zhveshur publikisht në auditor kundër masës së marrë nga rektori. Protesta është filmuar dhe pamjet e saj janë hedhur në rrjetet sociale duke e shndërruar nga një cështje lokale dhe të brendshme të universitetit në një debat kombëtar mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Beni shume kujdes sot juve qe jeni ne një lidhje sepse planetët do ndikojnë negativisht dhe do sjellin mosmarrëveshje pa fund. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe mundësitë për te gjetur personin ideal do jene te mëdha. Disa mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Mund te kryeni edhe investimet e menduara.

Klima yjore do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift prandaj edhe emocionet qe do përjetoni do jene te shumëfishta. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër me shpejt sesa e mendonin. Financat do vijnë duke u stabilizuar fale mbështetjes se Venusit.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dielli dhe Marsi do merren seriozisht sot me jetën tuaj ne çift. Do i shtoni dozat e komunikimit e bashkëpunimit dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Beqaret nuk duhet te nxitohen te krijojnë një lidhje edhe nëse ai person qe do takojnë do i tërheqë jashtë mase nga çdo ane. Buxheti nuk do jete problematik kështu qe mund te qëndroni te qete ne ketë sektor.

Jeta juaj ne çift do jete e influencuar pozitivisht nga yjet sot. Do jeni me tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i mbani atij mëri për te shkuarën. Beqaret nuk do kenë mundësi te shumta për takime, por ato qedoekzistojnëdojenevendimtare.Situata financiare d varet nga sjellja juaj. Po shpenzuat kuturu problemet do jene te mëdha, ne te kundërt asgjë nuk do ndryshoje.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dashuria ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do i shprehni edhe me tepër ato qe ndjeni dhe do kuptoheni me partnerin tuaj. Ka gjasa qe ne mbrëmje ai t’ju surprizojë. Beqaret me mire te mos ju besojnë shume premtimeve boshe te disa personave sepse do zhgënjehen se tepërmi. Ne planin financiar ka ardhur koha te kryeni shpenzimet qe dëshironi.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Jetaneçiftdojetemeseeprivilegjuarngayjet sot kështu qe edhe sikur ju te mos bëni asgjë atmosfera do jete e ngrohte dhe harmonike. Beqaret do kenë mundësi me shumice, por dopërzgjedhinsetepërmi.Mosprisnishume kohe sepse do mbeteni serish me te njëjtin status.Neplaninfinanciarduhettejenimete kujdesshëm se kurrë. Po e tepruar do keni vështirësi te mëdha.

2 5 0 1 4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

085, 146, 294, 303, 501, 590, 642, 687.

Numra me 4 shifra:

2609, 2632, 3515, 5874, 6919, 8132, 8361, 8963.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

06329, 14521, 15895, 36596, 39341, 51452, 51462, 53651, 63251, 65556,

66147, 75723, 79528, 86541, 95363, 95652.

Numra me 6 shifra:

023206, 123625, 150481, 253868, 361516, 422584, 465251, 536251, 560562, 596523, 632457, 685487, 721742, 881436, 895621, 922341.

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite. Jo vetëm qe komunikimi do vazhdoje te jete i mire, por edhe jete intime do jete me e privilegjuar. Beqaret do jene krenare me tepër sesa duhet dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese. Ta dini se do i bëni dem vetes, askujt tjetër. Financat nuk do kenë ndryshime te mëdha, kështu qe ruani vigjilencën.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Jetës suaj ne çift nuk do i mungojnë për asnjë moment emocionet gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do afrohet me tepër me partnerit dhe ne mbrëmje do kalojnë momente te zjarrta. Beqareve do ju duhet te bëjnë zgjedhje te vështira. Ndikimi i yjeve tek financat do jete me i madh se kurrë.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Edhe pse kohet e fundit keni pasur shume probleme ne jetën tuaj ne çift, sot gjithçka mund te ndryshoje nëse tregoheni te sinqerte me partnerin. Ne te kundërt situata do ndërlikohet edhe me shume. Beqaret nuk do jene me humor shume te mire dhe nuk do merren fare me jetën sentimentale. Ne planin financiar duhet t’i gjykoni me kujdes gjerat para se te hidhni çdo hap.

AKREPI (22/X-21/XII)

Marrëdhënia ne çift do jete problematike gjate kësaj dite. Do jeni shume xheloze për personin qe keni ne krah dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret do kenë takime mjaft interesante, por nuk do jene shume te sigurte për te nisur menjëherë një lidhje. Merrni kohen e duhur për t’u menduar. Ne planin financiar do keni fat dhe situata do jete e qëndrueshme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Pozicionimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për jetën sentimentale te çifteve gjate kësaj dite. Partneri do përkujdeset gjithë kohës për ju dhe do ju beje te ndiheni si ne ëndërr. Beqaret mund te takojnë dhe personin ideal me te cilin te fillojnë një lidhje serioze. Vetëm se duhet te dalin dhe te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Financat do jene me te favorshme për te kryer investime.

PESHQIT (20/II-19/III) Nëse doni qe marrëdhënia ne çift te shkoje mire, duhet te mbani përgjegjësitë tuaja ne çdo moment sot. Toleroni edhe pak me tepër. Beqaret do kenë një dite mjaft te animuar edhe pse nuk mund ta gjejnë me patjetër personin e tyre te ëndrrave. Beni durim, por mos e humbni shpresën.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.10.2013

tetor

15

Cilat gjëra përçmon? Kjo është edhe kush je.

1174

- Frank Herbert 

Saladini vjen në pushtet Një faktor madhor në suksesin e Kryqëzatës së Parë (1096-1099) ishte mungesa e unitetit e botës myslimane. Kthesa u fillua nga Zangi, emiri i Mosul-it, i cili rimori Edesën nga kryqtarët në vitin 1144 dhe nga i biri Nur al-Din, i cili bashkoi Sirinë nën sundimin e tij në vitin 1154 dhe pushtoi Egjiptin në vitin 1169. Shtetet kryqtare në Tokën e Shenjtë tani ishin të rrethuara në tokë nga territore që kontrolloheshin nga Nur al-Din. Pas fitores Nur al-Din vazhdoi ta sundonte Mosulin dhe dërgoi gjeneralin kurd Saladin në Egjipt si mëkëmbësin e tij. Ky ishte një gabim serioz në gjykim. I pasur dhe me popullsi të madhe,

Egjipti i dha Saladinit një bazë të fortë pushteti, prej nga ku ai mund të ndiqte ambiciet e tij. Në vitin 1170 dhe 1172, Saladini qëllimisht i sabotoi fushatat e Nur al-Dinit kundër Mbretërisë kryqtare të Jerusalemit. Megjithëse Saladini kishte të njëjtën dëshirë si mbreti i tij për heqjen qafe të kryqtarëve, ai e donte mbretërinë e tyre që të mbetej e paprekur si një zonë sigurie ndërmjet Egjiptit dhe Sirisë derikur ai të ishte gati të merrte pushtetin vetë. Nur-al Din po përgatitej për luftë kundër Saladinit kur ai vdiq në Damask më 15 maj 1174. Djali i tij 11-vjeçar al-Salih u shpall pasuesi i tij nën regjencën

e një eunuku të quajtur Gumushtigin. Saladini, sidoqoftë mëtonte të ishte regjenti. Në fund të tetorit ai pushtoi Damaskun dhe e shpalli veten sulltan, duke e përforcuar autoritetin e tij me anë të martesës me vejushën e Nur-al Dinit. Pozicioni i Saladinit u sigurua përfundimisht vetëm kur al-Salih vdiq papritur në Aleppo në vitin 1181, ndoshta i helmuar. Saladini shihej si uzurpator për shkak të veprimeve të tij mizore, por suksesi i tij në rimarrjen e Jerusalemit nga kryqtarët në vitin 1187 lehtësisht e kundrapeshoi këtë tren mendimi dhe e bëri atë hero në botën myslimane.

Blitz

Flickr

11

Korrik 2013, data kur Shoqata Psikiatrike Libaneze shpalli se homoseksualiteti nuk është sëmundje.

2009

Viti kur Gjykata e Lartë e shtetit Iowa legalizoi martesat e seksit të njëjtë.

3/4

E banorëve të shtetit të Iowa-s thonë se ky vendim nuk ka patur as impakt dhe as impakt pozitiv në jetët e tyre.

2/5

E amerikanëve u japin njëfarë kujdesi anëtarëve të familjes apo miqve me probleme thelbësore shëndeti.

Titulli: Formula uno në pogradec Foto: Richard Schofield

Kosovocalypse-Uria

Në Facebook Artrit Bytyçi

Lule Kembora E mira e të punuarit në privat është se je e lirë, të llapësh e të hash m... duke goditur majtas e djathtas si të ta ndiejë. Kjo quhet “liri e fjalës”, që me kushtetutë e ka çdokush, por që kur të varet buka e gojës, të mohohet. Unë e kam, ndaj dhe shkruaj ça më do kokrra e qejfit. Ndaj miqtë e mi të dashur, faleminderit që shqetësoheni dhe më shkruani në inbox. Ju mirëkuptoj që nuk bëni dot as “like” se nuk ju lejon “kodi i etikës”. Nuk ju them të bëni si unë, se s’jemi të gjithë njëlloj. Por, thjesht ju them mos u merakosni, grindavecet si puna ime rrinë gjithë kohës mbi ujë. Më tepër se qengjat e urtë që pinë shumë nëna.

Aldona Luari Hajt gjumin e ëmbël të gjithë drejtorëve dhe drejtoreshave kudo që ndodhen. Shyqyr si ju kemi se pa ju, drunj të shtrembër do kishim mbetur gjithë jetën.

Ardian Ndreca  Sot 22 vjet u zhvillue në Shkodër demonstrata e parë antikomuniste me qëllim hedhjen e bustit të Stalinit. Nuk mund të mos kujtojmë Rini Monajkën me shokë. Edhe pse kryetari i bashkisë Shkodër premtoi publikisht para ma së dy vjetësh se do t’i kushtonte nji rrugë a diçka tjetër kujtimit të tij, deri tash atë premtim e ka marrë era. Megjithatë kujtimi i Rini Monajkës (1953-1997) mbetë i pashlyeshëm.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Duart më janë skuqur nga shtrëngimi i qyskisë. Dyert e rënda të metalit e mbyllin magazinën në mënyrë të padepërtueshme. Përpjekjet e mia të kota për të hyrë dhunshëm nuk prodhuan asgjë përpos një gërvishtjes që e zbuloi shkëlqimin origjinal të metalit. Ndoshta nuk do të duhej të shpenzoja gjithë atë energji në ndërtimin e atij kurthi. Madje dyshoj se do të funksionojë. E tharë dhe e rraskapitur bie mbi prapanicën time anoreksike, ndërsa e ndiej dhembjen e përplasjes ndërsa më udhëton trupit deri tek gjoksi. Barku im lëshon një nga ato tingujt ankues. Nuk do të çuditem nëse depoja del të jetë e zbrazët. Ushqimi është shumë i pakët këtyre ditëve. Epidemia e zombive shumë shpejt doli jashtë kontrollit. Ishte e qartë se njerëzit nuk kishin aftësi ta ndalonin, kryesisht për shkak të rrezikut të lartë për infektim. Kështu që, detyra e shfarosjes së lugetërve iu dha robotëve. Fillimisht ishte një përpjekje goxha e suksesshme, por diçka do të ketë shkuar mbrapsht. Me siguri njëri prej programeve do të ishte dëmtuar gjatë kopjimit, duke mundësuar kështu daljen në pah të vetëdijes së parë artificiale. Kjo rrjetë nervore e përbërë nga të gjithë kompjuterët e botës, ishte akoma e drejtuar nga misioni i saj origjinal – shfarosja 100% e murtajës së zombive. Kështu, ajo llogariti se mënyra e vetme për ta përmbushur suksesshëm misionin e vet ishte që të shfaroste të gjithë përhapësit e mundshëm të sëmundjes, që në këtë rast ishin njerëzit. Mënyra më efikase për ta arritur këtë doli të ishte shkatërrimi i burimeve të ushqimit. Fushat dhe arat u dogjën për shtatë ditë dhe shtatë net, dhe në ditën e tetë njerëzit ecën nëpër hirin që do t’i binte uri, etje, dhe rraskapitje. Unë ulem këmbëkryq përballë derës së depos. Kam frikë se mendja ime nuk do të durojë shumë nëse vazhdoj me këtë ritëm të aktivitetit fizik. Më duhet ta ruaj energjinë. I mbyll sytë dhe filloj të marr frymë thellë. Më duhet t’i largoj mendimet nga kjo uri e dhimbshme. Tani që mendoj për të, e gjithë jeta ime ishte si një agjërim i gjatë Ramazani. Kujtimi im më i hershëm mbi ushqimin përfshin Nënën time duke mbajtur një lugë të përplotë me përshesh ngjyrë kafe, ndërsa unë ktheja kokën nga e majta në të djathtë, duke i shtrënguar dhëmbët në përpjekje për të bërë çmosin për ta mbajtur gojën mbyllur. Me fytyrën e njollosur në ushqime, nuk e kuptoja arsyen e atyre “ndëshkimeve” mizore. Kujtimi im i dytë përfshin kohën kur unë kisha vendosur se ishte faji i ushqimit për gjithçka. Njëri nuk kishte nevojë të ishte psikolog që të kuptonte se si standardet shoqërore të bukurisë mund të hutojnë një vajzë të re, kre-

jtësisht të shëndetshme e topolake, e cila kishte ardhur në përfundim se ajo fare nuk i ngjanë Barbi kukullave të saja, ose princeshave të animuara në televizor, ose zonjushave të bukura në faqet e revistave. Çfarë i bëri gjërat edhe më keq ishin motrat e mia të bukura, të cilat në atë kohë ishin shndërruar në flutura shoqërore, ndërsa unë si më e reja akoma e shihja veten si një larvë e shëmtuar. Kështu që, siç mund ta merrni me mend, kurrë nuk isha e dhënë pas ushqimit. Gjithmonë e shihja si hutim të pështirë; si diçka që duhej duruar si pjesë e kompromisit që do t’i mundësonte trurit tim të funksionojë siç duhet. E kisha gjetur mënyrën e largimit të impulseve të ushqimit duke i shndërruar në uri për dituri. Në këtë mënyrë gënjeja veten time sikur kisha kapërcyer nevojën për ushqyerje, dhe se mund ta mbaja dhe përkrahja trurin vetëm me studime. Mbase kjo edhe do të ishte shteg i duhur, nëse nuk do të vendosja me arrogancë se klasat e mërzitshme dhe profesorët e Universitetit nuk kishin aftësinë për ta kënaqur urinë time të thellë për dituri. Unë i zhgënjeva të gjithë që më konsideronin gjeni kur e lashë shkollën pak para diplomimit në inxhinieri dhe filozofi nën pretekstin se do t’ia dilja më mirë vetë. Këto vendime më shtorën në formën e kockë-e-lëkurës në të cilën gjendem tani. Dëgjoj një gumëzhimë të njohur. I hapi sytë dhe e njoh pikën e zezë në qiell. Vrapoj nëpër rrugën e ngushtë deri në fillim të bllokut. Nga xhepi nxjerr pajisjen e vogël që e drejtoj në qiell. Një laser i lirë i blerë në dyqan kinez mund të përdoret për shumëçka, e ndër të tjera madje edhe për t’i ngatërruar dhe hutuar sistemet e orientimit të robotëve. Sapo që ta “hajë” karremin, roboti fillon të më ndjekë nëpër rrugët e ngushta, ndërsa unë vrapoj drejtë depos. Akoma i hutuar dhe i trullosur fillon të hapi zjarrë ndërsa plumbat shpojnë një vrimë të madhe në dyert e magazinës.  Unë kërcej për t’u strehuar në rrugicën në të majtë, ndërsa roboti fluturon drejtë e nëpër telat e rrobave duke shkaktuar që një grumbull i rëndë bërllogu të bjerë mbi shasinë e tij. Shpenzimi i gjithë asaj energjie për ta ndërtuar këtë kurth, nuk duket si ide edhe aq e keqe tani. Duke mbajtur një shrafciger (kaçavidë) i afrohem nga mbrapa miniaturës së aeroplanit të zi që dridhej, dhe filloj të heq pllaka elektronike derisa të përfundojë i përgjumur. “Ma kie borxh nji derë t’re”, erdhi një zë nga mbrapa meje, “A s’ta mori men’ja me trokit’?” Tipi me sëpatë ishte duke u zgërdhirë. Shikoi mbi kulmin e ndërtesës fqinje për bionden në uniformë, e cila ia bëri shenjë me gisht për “krejt n’rregull”. “Hajde. Mos t’vjen marre. Kemi m’u k’naq tuj hângër.”

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 09.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 9 tetor ok