Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Lufta për të zhveshur rrobat nga kimikatet që sjellin vdekje Nga Ralph-Heinrich Ahrens

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 7 qershor 2013. Numër 928. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Eduard Selami: S’do kërkoj dorëheqjen e Berishës, edhe nëse humbasim zgjedhjet

Ofertat pd-ps Taksë e sheshtë apo progresive, ja efektet në buxhet Katër ekspertë të ekonomisë analizojnë dy ofertat fiskale të PS dhe PD në këtë fushatë elektorale. Ardian Civici, Nikolin Jaka, Zef Preçi dhe Gjergj Buxhuku krahasojnë taksën e sheshtë me atë progresive dhe shpjegojnë efektet që ato shkaktojnë në ekonomi Analistë të ekonomisë dhe përfaqësues të qarqeve të biznesit po ndjekin me vëmendje premtimet ekonomike gjatë fushatës zgjedhore të partive të mëdha, ku vend kryesor ka zënë modeli i taksës së

Ish-themeluesi i PD, i rikthyer nga SHBA për të kandiduar në Elbasan, pohoi dje se nuk do kërkojë ikjen e Berishës nga politika, nëse i humbet zgjedhjet e 23 qershorit. Komenton kandidimin më vete të Bamir Topit dhe fushatën Faqe 5

Profili për fituesen e “The Voice Italy”: Është bukur kur fiton më i miri: e ndjen që gjërat shkojnë në kahun e duhur, të paktën herë pas here

FAQe 13

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Belgrade - Brussels via Presevo

koment

EMIN AZEMI

“Këtu, i varfri s’ka të drejtë të jetojë!”. Me këto fjalë i është drejtuar një ditë së motrës...

në momentin që ka përcaktuar koalicionin parazgjedhor, ka përcaktuar edhe koalicion paszgjedhor. Të dalë si të dalë rezultati, ne jemi në një koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor edhe në opozitë. Ne mund të rrimë në opozitë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”. Meta nuk besonte se Presidenti Nishani do ta emëronte Berishën kryeministër në një... Faqe 4

Mesazhi i Arvizu: Zgjedhjet, test për Shqipërinë, urojmë ta kaloni Ambasadori amerikan poston në ‘Twitter’ një mesazh për klasën politike, duke i cilësuar zgjedhjet një test për demokracinë në Shqipëri. Mesazhi vjen pas apelit “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”. Parlamentari gjerman,

Përderisa Beogradi e konsideron rajonin e Preshevës, Bujanovcit...

Parku me ca drunj dhe sulltani i ri

koment Naser Sertolli

Meta: Ç’do bëjë LSI nëse PD del parti e parë, kryeministrin e vendos vota Kreu i LSI, Ilir Meta tha dje në “Top Story” të Sokol Ballës se “sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit, LSI e ka përcaktuar koalicionin paszgjedhor qëkur ka përcaktuar atë parazgjedhor”. I pyetur se çfarë do të bënte LSI nëse rezultati i zgjedhjeve do të nxirrte si koalicion fitues atë të majtë, por parti të parë Partinë Demokratike, Meta u përgjigj se “LSI

Cocciante dhe Elhaida në Tiranë, duet në ‘Top Fest”

op-ed / 10-11

sheshtë sipas PD-së, apo taksë progresive sipas PS-së. Zëri i Amerikës ka bërë një forum me analistë dhe biznesmenë për këtë qëllim. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë... Faqe 6

Kiesewetter: Shqipëria do të jetë më afër statusit nëse humbësi i zgjedhjeve i jep dorën fituesit Pas apelit të vazhdueshëm që qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në votime, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka postuar një mesazh... Faqe 3

operacioni

Me të dyja duart

Bazë falsifikimi në Tiranë, bllokohen edhe 10 karta identiteti FAQE 7

4 Politikë

Kandidati i PS ngatërrohet me Kadelin, Rama: Ai humbi rrugën Banori ngatërron një nga kandidatët e PS-së me Gjovalin Kadelin. Rama i përgjigjet se nuk është informuar me lajmet, duke përfituar nga rasti të akuzojë ish-deputetin se humbi rrugën

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Pse media është dorëzuar para politikës Pesë gazetarë, pikë e pesë thuhet në Malësi të Gjakovës për të rralluarit, janë shfaqur dje para dyerve të dy partive të mëdha PD e PS dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u kanë zgjatur, rojeve apo zëdhënësve, sipas rastit, një DVD. Ka qenë një përpjekje për ironi dhe protestë e çuar dëm, sidomos sepse ka shprehur pafuqi të medias përballë politikës. Ata të pestë, me protestën e tyre të vakët dje, dhe të tjerët që kanë shkruar kundër trusnisë së politikës ndaj medias, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve, në vend që të ankohen dhe mbledhin supet në habi apo dëshpërim, duhet të mundohen të gjejnë se pse, ai që duhej të ishte pushteti i katërt (media) ka humbur përballë pushtetit të parë, politikës në një mënyrë...


2

afër/larg

1

intervista

Berisha:

ekonomi

Meta: Ç’do të bëjë LSI nëse PD del forcë e parë

Do rikthej pagën e 13-të për administratën , do rris pensionet

Taksë e sheshtë apo progresive, në fokusin e ekspertëve

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 6

Në BE, që prej vitit 2005 firmat mund t’i përdorin këto substanca vetëm nëse ato nuk përfundojnë në ujërat e përdorura nga fabrikat. Por në shumë pjesë të botës rregulla të tilla strikte mungojnë, megjithëse këto substanca mund të zëvendësohen.

“Kjo dihej që në vitet 1980. Ka rezultuar se ‘alkylfenoletoksilatet’ mund të shpërbëhen për mrekulli, por gjatë procesit të shpërbërjes në ujëra dalin lëndë që janë të dëmshme për peshqit dhe organizmat e ujit. Për këtë arsye, firmat tona që në vitin 1986 kanë hequr dorë nga përdorimi i alkylfenoletoksilateve në materialet ndihmëse të përpunimit të tekstileve dhe lëkurës”

Lufta për të zhveshur rrobat nga kimikatet që sjellin vdekje Nga Ralph-Heinrich Ahrens

S

humë prodhues tekstilesh përdorin kimikate helmuese megjithëse nuk është e domosdoshme. Greenpeace kritikon firmat e modës, gjithnjë e më shumë tregtues veshjesh janë gati të heqin dorë nga kimikatet e dëmshme. Në Bangladesh vdesin përherë e më shumë njerëz sepse fitojnë jetesën në fabrikat e tekstilit, të cilat shemben apo përpihen nga flakët. “Fushata për rroba të pastra” kërkon prej kohësh që firmat e modës, që prodhojnë në Bangladesh, të nënshkruajnë një “Marrëveshje për mbrojtjen e ndërtesave dhe mbrojtjen nga zjarri”, që përfshin edhe kontrolle të pavarura të ndërtesave. Trysnia publike po tregon efekte, disa firma të modës e kanë nënshkruar tashmë marrëveshjen. Por ky është vetëm një prej problemeve me të cilat përballen rrobaqepëset në fabrika të tilla. Shumë tekstile që ato përpunojnë janë trajtuar me kimikate helmuese. Megjithatë edhe në këtë drejtim po bëhen përparime. Të gjitha markat me helm

Veshjet, bluza, pantallona e të tjera, prodhohen në Bangladesh, Kinë, Kamboxhia dhe Vietnam. Gjatë prodhimit përdoren kimikate, që në BE janë të ndaluara, dhe në vendet e prodhimit ndotin ambientin. Disa prej këtyre lëndëve gjenden në veshjet që shiten më pas në të gjithë botën. Këtë e dëshmoi shoqata për mbrojtjen e ambientit Greenpeace, kur një vit më parë kreu një studim me 141 veshje të firmave si Armani, Benetton, C&A, H&M, Tommy Hilfiger apo Zara, të blera në vende të ndryshme të botës, thotë Manfred Santen, duke theksuar se “ne gjetëm mbetje kimikatesh tek të gjitha firmat, jo në çdo veshje, por tek secila firmë. Kjo do të thotë që të gjitha markat e mëdha shesin veshje që përmbajnë lëndë të dëmshme”. Këto janë p.sh. substancat që quhen “alkylfenoletoksilate”. Prodhuesit e tekstileve pas-

trojnë me to veshjet dhe penjtë. Por këto substanca janë helmuese. Kjo është e njohur prej 30 vjetësh, thotë Alex Föller. Ai është drejtor ekzekutiv i shoqatës TEGEWA, që përfaqëson firma të industrisë kimike, të cilat prodhojnë substancat për trajtimin e penjve dhe stofrave. “Kjo dihej që në vitet 1980. Ka rezultuar se ‘alkylfenoletoksilatet’ mund të shpërbëhen për mrekulli, por gjatë procesit të shpërbërjes në ujëra dalin lëndë që janë të dëmshme për peshqit dhe organizmat e ujit. Për këtë arsye, firmat tona që në vitin 1986 kanë hequr dorë nga përdorimi i alkylfenoletoksilateve në materialet ndihmëse të përpunimit të tekstileve dhe lëkurës”. Në BE, që prej vitit 2005 firmat mund t’i përdorin këto substanca vetëm nëse ato nuk përfundojnë në ujërat e përdorura nga fabrikat. Por në shumë pjesë të botës rregulla të tilla strikte mungojnë, megjithëse këto substanca mund të zëvendësohen. Akuza e Greenpeace: Firmat e modës nuk bëjnë sa duhet!

Pra, meqenëse është e mundur të bëhet edhe pa helm, Greenpeace i akuzon firmat e modës se nuk bëjnë sa duhet. Firmat kanë reaguar ndaj akuzave. Kështu, “Zara” është zotuar se deri në 2020-ën do të heqë dorë në përgjithësi nga përdorimi i lëndëve të dëmshme për njerëzit dhe ambientin, gjatë prodhimit të veshjeve. Nga viti 2016 nuk do të përdoren më substanca rezistente ndaj ujit me përmbajtje fluori. Dhe nga maji i këtij viti nuk do të përdoren më alkylfenoletoksilatet.

Megjithatë, firmat e modës mund t’i rrisnin çmimet nëse në të ardhmen do t’iu duhet të financojnë kontrollet e furnitorëve, për të parë nëse ata kanë hequr vërtet dorë nga substancat helmuese. “Duhen bërë të paktën kontrolle kampionesh nga firmat e mëdha dhe të njohura. Furnitorët duhet të kuptojnë se, nëse nuk i zbatojnë udhëzimet për lëndët helmuese, mund të humbasin kontratat me firmat e modës”

Pra, meqenëse është e mundur të bëhet edhe pa helm, Greenpeace i akuzon firmat e modës se nuk bëjnë sa duhet. Firmat kanë reaguar ndaj akuzave. Kështu, “Zara” është zotuar se deri në 2020-ën do të heqë dorë në përgjithësi nga përdorimi i lëndëve të dëmshme për njerëzit dhe ambientin, gjatë prodhimit të veshjeve. Nga viti 2016, nuk do të përdoren më substanca rezistente ndaj ujit me përmbajtje fluori.

Greenpeace do të kontrollojë së shpejti nëse “Zara” i ka mbajtur premtimet. Manfred Santen pranon megjithatë se kjo nuk është e lehtë: “Problemi më i madh është të arrijmë të pastrojmë këtë zinxhir prodhimi: zinxhiri i livrimit është shumë i përhapur dhe i degëzuar. Shpesh, marka si H&M apo ‘Zara’ nuk e dinë as vetë se ku prodhojnë. Nëse iu duhet të prodhojnë shumë shpejt, këtë ua ngarkojnë ndërmjetësve, të cilët dorëzojnë më pas mallin dhe kaq”. Kimikatet e padëmshme nuk janë më të shtrenjta

“Nëse firmat e modës në të ardhmen i prodhojnë veshjet e tyre pa lëndë helmuese, nuk do të thotë që bluzat apo pantallonat e tyre do të bëhen më të shtrenjta”, thotë Alex Föller nga shoqata e industrisë TEGEWA, të paktën jo për shkak të zëvendësimit të kimikateve: “Sa i takon kimikateve, kostot mund të ndryshojnë vetëm në qindarka. Për konsumatorin, kjo nuk do të ndjehej aspak në çmim”. Megjithatë, firmat e modës mund t’i rrisin çmimet nëse në të ardhmen do t’iu duhet të financojnë kontrollet e furnitorëve, për të parë nëse ata kanë hequr vërtet dorë nga substancat helmuese. “Duhen bërë të paktën kontrolle kampionesh nga firmat e mëdha dhe të njohura. Furnitorët duhet të kuptojnë se, nëse nuk i zbatojnë udhëzimet për lëndët helmuese, mund të humbasin kontratat me firmat e modës”. Industria e automobilave tregon se kërcënime të tilla funksionojnë shumë mirë. Prej vitesh në këtë industri furnitorët duhet të nënshkruajnë se produktet e tyre nuk përmbajnë disa lëndë të caktuara helmuese, ose i përmbajnë ato në sasi minimale. Për Greenpeace, kjo nuk është e mjaftueshme. Ata duan që prodhuesit të heqin plotësisht dorë nga lëndët helmuese për peshqit dhe organizmat ujorë. Kështu edhe lumenjtë në Kinë, Vietnam apo Bangladesh do të bëhen sërish më të pastër.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.06.2013

3

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu

Mesazhi i Arvizu: Zgjedhjet, test për Shqipërinë, urojmë ta kaloni Ambasadori amerikan poston në ‘Twitter’ një mesazh për klasën politike, duke i cilësuar zgjedhjet një test për demokracinë në Shqipëri. Mesazhi vjen pas apelit “Nëse nuk votojmë, nuk flasim” Pas apelit të vazhdueshëm që qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në votime, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka postuar një mesazh edhe për klasën politike. Dje ai ka përsëritur në ‘Twitter’ faktin se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një test i rëndësishëm për Shqipërinë. “Këto zgjedhje do të jenë një test për demokracinë në Shqipëri, një test që ne shpresojmë se Shqipëria do e kalojë”, -shkruan Arvizu, duke iu bashkuar kështu apelit që vjen përditë e më i fortë nga Bashkimi Europian. Një ditë më parë, kryediplomati amerikan bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. “Shtetet e Bashkuara janë të bindura për të ardhmen e Shqipërisë. Votoni! Bëhuni pjesë e demokracisë!”, ishte apeli i ambasadorit Arvizu. Në të vërtetë, këto zgjedhje kanë tërhequr vëmendjen e kancelarive ndërkombëtare, të cilët presin me kërshëri se si do të shkojë fati i 23 qershorit. Standardet e tyre duket se do të vendosin nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin e vendit kandidat e në këtë drejtim, edhe SHBA e kanë bërë të qartë se janë duke vëzhguar gjithë procesin. Pasi u investua pa sukses në zgjidhjen e ngërçit në

KQZ, ambasadori Arvizu ka mbajtur një profil aktiv, por me tone më të buta sa i përket situatës parazgjedhore në Shqipëri. Ai është angazhuar në një fushatë për rëndësinë që vota ka në demokraci, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, e veçanërisht të rinjve që të dalin masivisht në votime. I përfshirë në replika në distancë me kryeministrin Berisha, sa i përket qëndrimeve të tij dhe atyre të Departamentit Amerikan të Shtetit, Arvizu ka shprehur me forcë se politika që ai ndjek në Shqipëri nuk është personale. Nga ana tjetër, nr.1 i diplomacisë amerikane në Tiranë ka thënë fjalën e tij, kur e ka parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përdorur si “ushqim” për fushatën elektorale. Fillimisht, përmes një sqarimi dhe më pas edhe publikisht, ambasadori amerikan në Tiranë ka kundërshtuar kryeministrin Berisha për premtimin e heq jes së vizave me SHBA në 4 vitet e ardhshme. “Shqipëria nuk është ende gati për këtë hap”, - tha Arvizu pak ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Tiranës. Në vazhdën e lëvizjes ‘Act Now’, ambasadori Arvizu ka bërë thirrje që shqiptarët të voto-

Kryediplomati amerikan bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. “Shtetet e Bashkuara janë të bindura për të ardhmen e Shqipërisë. Votoni! Bëhuni pjesë e demokracisë!”, ishte apeli i ambasadorit Arvizu.

jnë masivisht. “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”,- ka qenë motoja e tij e ditëve të fundit. Apeli erdhi në formën e një fotografie të postuar në Facebook, ku përcillet ky mesazh i thjeshtë: Ndërkohë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Tiranës, kryediplomati amerikan theksoi se “Që një demokraci të funksionojë, pjesëmarrja sa më madhe që të jetë e mundur në votime është një element që ka nevojë të rritet. Mos lejoni që të ketë ndikim në votën tuaj”, u shpreh Arvizu, sipas të cilit, të rinjtë duhet t’i bëjnë politikanët përgjegjës përballë tyre, pasi procesi i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm. Zgjedhjet e 23 qershorit kanë tërhequr vëmendjen si asnjëherë tjetër. Grupi i vëzhguesve afatgjatë ka ditë që ka zbarkuar në Tiranë. I drejtuar nga amerikania McCormak, misioni i ODIHR-it ka kontaktuar tashmë me palët dhe ka marrë garancitë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë qendrat e votimit më 23 qershor dhe gjatë procesit të numërimit.

Raportuesi gjerman: Zgjedhjet të mos kontestohen Parlamentari gjerman, Roderich Kiesewetter thotë se Shqipëria do të jetë më afër statusit nëse humbësi i zgjedhjeve i jep dorën fituesit Raportuesi për Shqipërinë në komisionin e Jashtëm të Parlamentit gjerman, Roderich Kiesewetter, u shpreh optimist për zgjedhjet në Shqipëri. Ai uroi që vendi të ketë mësuar nga problemet në zgjedhjet e kaluara, e në të kundërt, kjo do ta shtynte edhe më tej marrjen e statusit të vendit kandidat. “Jam optimist që jo vetëm elektorati, por edhe personat përgjegjës për zh-

villimin e procesit zgjedhor do të bëjnë ç’është e mundur që këto zgjedhje të jenë zgjedhje tërësisht të pranuara”, tha parlamentari gjerman. Ai e ka cilësuar problem ngërçin në KQZ dhe ka bërë thirrje për zgjidhjen e tij. “Unë do të apeloja tek personat përgjegjës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - i kemi ende pak javë kohë deri më 23 qershor - të funksionojë me kapacitete të mjaftueshme. Nuk duhet të jetë thjesht një komision legal, legjitim, por ai duhet të jetë i aftë të funksionojë. Por kemi edhe pak kohë, dhe unë mbetem me besimin që në fund të triumfojë arsyeja”, - tha Kiesewetter. Ai ka shtuar më tej se është shumë e rëndësishme

që zgjedhjet të mos kontestohen, siç edhe ka ndodhur në të shkuarën. “Kam vetëm një shpresë që pas zgjedhjeve humbësit të mos merren me fajësime të palës tjetër, dhe që fituesit të përdorin tone pajtuese, që ata t’i japin dorën njëri-tjetrit. Atëherë shoh perspektiva shumë të mira, që Shqipëria ka shanse më të mira për të marrë statusin e vendit kandidat se para një viti”,- tha qartazi ai. Ai shtoi më tej se në Parlamentin gjerman ka një simpati të madhe për të vlerësuar progresin e Shqipërisë - dhe po qe se zgjedhjet janë të mira dhe më pas qeveria e opozita e ardhshme bashkëpunojnë mirë me njëra-tjetrën, atëherë nuk sheh argumente të tjera kundër. Por, a

janë zgjedhjet problemi më i madh i Shqipërisë? Kiesewetter përgjigjet se testi më i rëndësishëm është një parlament funksional dhe një qeveri me besueshmëri. “Shqipëria e ka vetë në dorë statusin. Por mendoj se tani që është bërë më se e qartë se statusi kandidat vjen kur të përmbushen kriteret, është për këdo transparente dhe e kuptueshme se kjo është një zgjidhje e mirë. Kjo është kuptuar edhe në Shqipëri. Edhe nga udhëtimet e mia në Shqipëri, e di se me sa seriozitet punohet nga Parlamenti, nga kryetarja Topalli dhe jam i gëzuar që më fund opozita dhe qeveria veprojnë më pa emocione se para një viti”,- përfundoi ai.

De l e gac io n i

KiE, në Tiranë për situatën parazgjedhore Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të zbarkojë në Tiranë më 10 dhe 11 qershor, në një mision monitorues për procesin parazgjedhor. Siç shkruante dje agjencia italiane e lajmeve ANSA, delegacioni do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Në krye të këtij delegacioni do të jetë ishparlamentari italian, Luca Volonte. Bëhet me dije se delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, si dhe kryetaren e KQZ-së, Lefterie Lleshi. Ky delegacion do të ketë takime edhe me krerët e partive politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, me përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile. Ky mision paramonitorues do të pasohet nga një mision tjetër i KiEsë për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë. Pak ditë më parë u konfirmua se një grup monitorimi do të vijë edhe nga Parlamenti Europian, i kryesuar nga Eduard Kukan.


4

në fokus

ngjarje e ditës

Kreu i LSI komenton fushatën e ndarë me PS-në dhe zërat për garë brenda koalicionit

Meta: Ç’do të bëjë LSI nëse PD del forcë e parë “Të dalë si të dalë rezultati, ne jemi në një koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor edhe në opozitë. Ne mund të rrimë në opozitë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Unë nuk e di tamam si është në aspektin juridik, por nëse Presidenti do të ishte i detyruar ta bënte, mendoj se zoti Berisha nuk do të shkonte, sepse nuk do të kishte çfarë të bënte” Kreu i LSI, Ilir Meta tha dje në “Top Story” të Sokol Ballës se “sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit, LSI e ka përcaktuar koalicionin paszgjedhor qëkur ka përcaktuar atë parazgjedhor”. I pyetur se çfarë do të bënte LSI nëse rezultati i zgjedhjeve do të nxirrte si koalicion fitues atë të majtë, por parti të parë Partinë Demokratike, Meta u përgjigj se “LSI në momentin që ka përcaktuar koalicionin parazgjedhor, ka përcaktuar edhe koalicion paszgjedhor. Të dalë si të dalë rezultati, ne jemi në një koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor edhe në opozitë. Ne mund të rrimë në opozitë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”. Meta nuk besonte se Presidenti Nishani do ta emëronte Berishën kryeministër në një konfigurim të tillë rezultatesh. “Unë nuk e di tamam si është në aspektin juridik, por nëse Presidenti do të ishte i detyruar ta bënte, mendoj se Berisha nuk do të shkonte, sepse nuk do të kishte çfarë të bënte”. Por kreu i LSIsë nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjeve për Ramën kryeministër dhe, a i jepte ai besim për këtë post. “Unë mund t’ju them se askush si unë nuk i ka respektuar rregullat e demokracisë, marrëveshjet dhe votën e

qytetarëve shqiptarë. Nuk ka ndodhur që unë apo LSI të jetë një faktor destruktiv për ambicie të ngushta. Unë mendoj që ne jemi në një bashkëpunim konstruktiv dhe jam i bindur se çdo gjë do të funksionojë në mënyrën më korrekte, në respekt të Kushtetutës dhe të votës së qytetarëve shqiptarë”, - tha ai. I ripyetur sërish për kryeministrin hije të së majtës, Meta përsëriti se “kjo është një çështje që e zgjidh Kushtetuta, e zgjidh vota e qytetarëve, s’kemi paragjykim për cilindo që mbart vlera dhe përgjegjësi”. I pyetur se sa e garantuar është që për ambiciet e tij dhe LSI-së nuk do të kryejë ndonjë akt tjetër politik postzgjedhor, Meta u përgjigj: “E rëndësishme është që të kuptojmë që nuk kemi përpara një raport personal. Unë kam treguar gjithmonë që orientohem drejt së ardhmes dhe LSI-ja si forcë politike ka gjetur kurajën, vizionin për t’i shërbyer së ardhmes në momente delikate, të vështira, duke ndërmarrë edhe risqe të mëdha, sepse kjo do të thotë të marrësh përgjegjësi. Në këtë drejtim, unë mendoj se ky është një koalicion i natyrshëm, pavarësisht nga një e kaluar problematike. Ky koalicion duhet të kishte ndodhur përpara vitit 2009. Dihet qëndrimi refraktar i lid-

Kreu i LSI-së Ilir Meta

Pyetjeve për Ramën kryeministër dhe, a i jepte ai besim për këtë post. “Unë mund t’ju them se askush si unë nuk i ka respektuar rregullat e demokracisë, marrëveshjet dhe votën e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka ndodhur që unë apo LSI të jetë një faktor destruktiv për ambicie të ngushta.

ershipit të Partisë Socialiste në atë. Por kemi një reflektim, siç kemi edhe një reflektim për çështjen e ndryshimit të Kushtetutës dhe të Kodit, që ishin baza e kësaj kontradikte. Natyrisht që është një përgjegjësi e jona që t’u japim një mundësi forcave të majta dhe progresiste për të drejtuar vendin dhe për ta drejtuar me një përgjegjshmëri shumë më të madhe sesa deri tani, me një gjithëpërfshirje, këtu kam parasysh jo thjesht forcat e koalicionit, por një rol shumë më të madh që duhet të ketë në gjithë debatet për vendimmarrjet që do të marrë mazhoranca e ardhshme, shoqëria civile, ekspertët, universitetet, sepse kemi gjithë ato kualitete, mendimi i të cilëve nuk merret në mënyrë sistematike dhe nuk reflektohet në vendimet e qeverisë apo në ligjet në të cilat bëhen”.

Rama: Kadeli u bashkua me vrasësit e 21 janarit Banori ngatërron një nga kandidatët e PS-së me Gjovalin Kadelin. Rama i përgjigjet se nuk është informuar me lajmet, duke përfituar nga rasti të akuzojë ish-deputetin se humbi rrugën Lezha dhe Kukësi kanë qenë destinacioni i radhës i fushatës elektorale të kryetarit të PS Edi Rama, ku ka kërkuar votën për të realizuar atë që ai e konsideron rilindjen e Shqipërisë. Në fillim ai është ndalur në Tale të Lezhës, ku ka bashkëbiseduar me banorë të zonës rreth problematikave të jetës së tyre të përditshme, duke filluar që nga përmbytjet, sistemi bujqësor, borxhet, papunësia etj. Kështu, shqetësimit të banorëve të kësaj zone bregdetare për përmbytjet dhe kripëzimin e tokës, kreu socialist i është përgjigjur se PS ka në plan që të ngrejë një agjenci kombëtare, e cila do merret me gjithë bregdetin në Shqipëri. Më pas ai është ndalur në qytetin e Lezhës, ku ka zhvilluar një tjetër bashkëbisedim me

qytetarët, të cilëve u ka premtuar se PS do të ulë taksat për mësuesit, duke bërë që çdonjëri prej tyre të kursejë në fund të vitit një rrogë më shumë. Në këtë bashkëbisedim Rama është pyetur nga një prej banorëve edhe për ngjarjen e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues, duke kërkuar të dijë se ç’do të bëhet me zbardhjen e saj. Por ndërsa qytetari, pjesëmarrës dhe i plagosur në këtë ngjarje, ka marrë mikrofonin dhe ka nisur të përshëndesë fillimisht Ramën dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim, ai ka përmendur gabimisht Gjovalin Kadelin, ish-deputetin e PS-së, duke e ngatërruar atë me një nga kandidatët e tjerë të PS-së. “Përshëndetje z. Rama, përshëndetje z. Gjovalin Kadeli…”, - nisi të shprehej qytetari, i cili është ndërprerë nga Rama duke i thënë atij se ishte i painformuar, pasi “Kadeli na humbi rrugës…”. Rama ka vijuar më tej t’i përgjigjet pyetjes së këtij banori të Lezhës duke përmendur sërish ishdeputetin e PS-së, Gjovalin Kadeli, të cilin ai e ka akuzuar se tashmë është bërë me vrasësit e viktimave të 21 janarit. “Gjovalin Kadeli duhet të ishte në krahun e të vrarëve, por shkoi në krah të

vrasësve”, - tha Rama, ndërsa për zbardhjen e kësaj ngjarjeje theksoi se “ne nuk do të bëjmë prokurorin dhe gjykatësin e asgjëje, por ne do të krijojmë të gjitha kushtet që 21 janari të gjykohet me drejtësi dhe që të gjithë ata që u përfshinë në vrasjen e atyre njerëzve të pafajshëm, të shkojnë përpara drejtësisë”. Gjatë këtij bashkëbisedimi kreu socialist u shpreh gjithashtu se PS do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ushtarakët e liruar nga detyra. Një nga ndale-

sat e ditës së djeshme ka qenë dhe Rrësheni, nga ku Rama ritheksoi zotimin e opozitës për lehtësim taksash për 95 për qind të shqiptarëve. “Ja pse ne zotohemi solemnisht për uljen e taksave për 95 për qind të shqiptarëve. Ja pse ne zotohemi se do të lehtësojmë të gjithë shqiptarët e vetëpunësuar duke u hequr taksën e biznesit të vogël dhe përgjysmojmë TVSHnë brenda 100 ditëve të para. Ne do të heqim taksën e ilaçeve, taksën e ushqimeve bazë”, - tha Rama.

Militanti i PD:

“Më parë me votu për PS-në, si me më hëngër qeni” Gjatë takimit në Lezhë Rama është përballur me një rast tjetër, kur qytetarë të deklaruar si anëtarë të PD-së premtojnë se do të votojnë për PS-në. “Dikur me më pat thënë që voto për Partinë Socialiste, më mirë me më hëngër qeni i tërbum, por sot e kanë degjeneruar në atë mënyrë që na kanë shkelur me këmbë. Kam qenë komisioner 20 vjet për PD”, - tha njëri nga qytetarët prezentë në këtë takim, që siç deklaroi ai ishte anëtar i PD-së. Deklaratë që Rama nuk e ka lënë pa e shfrytëzuar duke nxjerrë në pah dhe një herë ndjenjat e tij antikomuniste. “Të dëgjova që the, ‘me e pas mendu më përpara që do votoja PS, si me më pas kafshu qeni i tërbum’. Po mirë, kush e ka përndjek familjen tënde, Saliu që ishte sekretar partie 25 vjet, apo unë që isha i vogël në atë kohë? Si mor i shkuat nga mbrapa këtij komunisti gjithë këto vite?!” - tha Rama. Ndërkohë që qytetari ka kërkuar më tej të djegë publikisht teserën e anëtarësimit në PD, por që nuk është lënë nga Rama, pasi sipas tij “teserën e Partisë Demokratike askush nuk duhet ta grisë, askush nuk duhet ta djegë, ajo, Partia Demokratike është vepër e një populli që kërkonte liri dhe shpresë dhe Partia Demokratike historinë e ka më të gjatë sesa historia e këtij komunistit antikomunist që i ka ngel në qafë 20 vjet”. Prandaj, ka theksuar Rama “të gjithë ata që e kanë atë teserë dhe duan ta mbajnë me nder, në 23 qershor duhet të votojnë Partinë Socialiste, që ta shpëtojnë edhe Partinë Demokratike. Ta shpëtojnë dhe t’i japin mundësinë të rilindë në opozitë Partisë Demokratike, se nuk është Partia Demokratike Saliu”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“Një mjek të marrë 22 rroga më shumë sesa merrte në vitin 2005. Një fermer të marrë 12 pensione më shumë sesa merrte në vitin 2005. Edhe një herë ju bëj thirrje që më 23 qershor të votoni për punësimin tuaj”

2

“Do të financoj shtrimin e çdo rruge dhe rrugice të kryeqytetit të Shqipërisë brenda dy viteve që vijnë. Ne do të ndërtojmë rrugët e të gjitha fshatrave të vendit. Ne do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo rrugë e rrugicë të kryeqytetit”

3

07.06.2013

5

“…Ne do të rrisim rrogat dhe pensionet dy herë më shumë se çmimet. Sikundër jam sot këtu për t’u premtuar të gjithë punonjësve të administratës shqiptare se, pavarësisht nga rritja e përvitshme, do të fillojë nga fundi i këtij viti rroga e 13-të për ta nga Partia Demokratike”

fushata

Selami: Nuk do të kërkoj kurrë dorëheqjen e Berishës nga partia TIRANË I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kandidati demokrat për qarkun e Elbasanit, Eduard Selami, u shpreh se ai nuk do ta kërkojë kurrë dorëheqjen e kryeministrit Berisha, edhe nëse ky i fundit i humbet zgjedhjet më 23 qershor. “Unë besoj fort që PD-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Nuk do të kërkoj dorëheqjen e zotit Berisha nga kryetari i partisë në asnjë moment. Është një njeri për të cilin unë kam respekt, kam besim në gjykimin e tij, kam besim që do të fitojë, historia do të gjykojë. Unë mendoj që i ka dhënë mjaft PD-së”,- u shpreh ai. Selami shtoi gjithashtu se ai nuk ka krijuar asnjë grup në PD, madje shtoi se nuk di të ketë ndonjë grup brenda saj “Jo, unë as nuk di kush janë grupet dhe as nuk kam grup. Unë e kam parë pjesëmarrjen në politikë si një konkurrim idesh. Nuk ka asnjë llogari të tillë. Jam i gëzuar që jam këtu për të kontribuar përmes PD-së dhe ky është qëllimi im kryesor”,u shpreh ai. I pyetur mbi pasojat që mund t’i shkaktojë PD-së kandidimi i FRD-së më vete, Selami u përgjigj: “Nuk mendoj se do të shkaktojë dëm. Partia Demokratike ia la derën e hapur zotit Topi si një forcë e djathtë. Ai zgjodhi rrugën tjetër. Ka qenë president me votat e PD-së. Unë nuk kam qenë për largimin e tyre, është një vendim i marrë prej tyre dhe unë mendoj që nuk do të ndikojë në rezultatin e PD-së në zgjedhje”.

Kryeministri Berisha dje në Kombinat

Berisha: Do rikthej pagën e 13-të për administratën dhe do rris pensionet Berisha - të rinjve të Tiranës: “…Pavarësisht se jo në çdo garë merr rezultatin që do, një gjë duhet të mbani mend, çdo dështim është ftesë për sukses dhe se asnjëherë nuk duhet t’ju mbulojë dëshpërimi. Radha tjetër është suksesi që ju pret”

S

i kundërpërgjigje e premtimit të bërë nga Edi Rama se, me vendosjen e taksës progresive punonjësit në shtet do të mund të kursejnë në fund të vitit një pagë shtesë, kryeministri Sali Berisha premtoi dje nga Gramshi se do të kthente për administratën pagën e 13të. Ai premtoi gjithashtu dyfishim të pagave dhe pensioneve, krahasuar me çmimet aktuale. “Ne do të rrisim rrogat dhe pensionet dy herë më shumë se çmimet. Sikundër jam sot këtu për t’u premtuar të gjithë punonjësve të administratës shqiptare se, pavarësisht nga rritja e përvitshme, do të fillojë nga fundi i këtij viti rroga e 13-të për ta nga Partia De-

mokratike. Kjo është politika që ne besojmë dhe me këtë politike ne ia kemi dalë që një mësues sot të marrë 18 rroga në vit më shumë sesa merrte në vitin 2005. Një mjek të marrë 22 rroga më shumë sesa merrte në vitin 2005. Një fermer të marrë 12 pensione më shumë sesa merrte në vitin 2005. Edhe një herë ju bëj thirrje që më 23 qershor të votoni për punësimin tuaj”, - u tha dje Berisha banorëve të Gramshit, ku përmes një tubimi elektoral prezantoi kandidatët e PD-së në këtë qark. Kryeministri replikoi në distancë me kryetarin e opozitës, teksa u shpreh se ndryshe nga sa deklaron Rama, në Gramsh janë ndërtuar dhjetëra kilometra rrugë. “…Shoku i autobusit, pyete pak përfaqësuesin tënd se sa kilometra rrugë kishte të shtruara në qytetin e Gramshit gjashtë vjet më parë dhe se sa janë të shtruara sot. I bëj thirrje kryetarit të Kodovjatit, ta ftojë autobusin mavi dhe të ecin në rrugën që ndërtuam. I bëj thirrje kryetarit të komunës Pishaj, ta ftojë autobusin mavi dhe të ecin në rrugën e re. Shoku i autobusit, të them para këtyre grave dhe burrave se gënjeshtra është vesi më i lig i burrit, se nuk mund të vish këtu dhe të thuash se qeveria

Replika “Shoku i autobusit, të them para këtyre grave dhe burrave se gënjeshtra është vesi më i lig i burrit, se nuk mund të vish këtu dhe të thuash se qeveria nuk ka ndërtuar në Gramsh një kilometër rrugë. Qeveria ka ndërtuar dhjetëra e dhjetëra kilometra rrugë. Qeveria ka ndërtuar dhe rindërtuar shkolla në Gramsh, në këtë bashki që qeveriset nga socialistët”

nuk ka ndërtuar në Gramsh një kilometër rrugë. Qeveria ka ndërtuar dhjetëra e dhjetëra kilometra rrugë. Qeveria ka ndërtuar dhe rindërtuar shkolla në Gramsh në këtë bashki që qeveriset nga socialistët; ka ndërtuar shkolla në Drizë; po financon në Poroçan, në Skënderbegas, në Bresnik dhe po ndërton kudo, pa dallime partiake”, - tha ai. Po dje kryeministri Berisha u takua me banorë të fshatit Mollas të Elbasanit, teksa mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës MollasSelitë-Frashër, me vlerë rreth 300 milionë lekë. Edhe gjatë këtij inaugurimi Berisha premtoi rrugë të reja, dyfishim të pensioneve dhe pagën e 13-të për administratën. Pasditen e djeshme Berisha ishte në Kombinat, ku prezantoi kandidatin për deputet, Edi Paloka. “Zoti kryetar i Bashkisë, para banorëve të Kombinatit dhe të mbarë Tiranës, zotohem me solemnitet se do të financoj shtrimin e çdo rruge dhe rrugice të kryeqytetit të Shqipërisë brenda 2 viteve që vijnë. Ne do të ndërtojmë rrugët e të gjitha fshatrave të vendit. Ne do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo rrugë e rrugicë të kryeqytetit

dhe jemi të gatshëm të katërfishojmë grantin dhe kredinë sovrane për Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që jeta e qytetarëve të Tiranës të jetë sa më normale”, - premtoi Berisha. Kryeministri shtoi gjithashtu se vetëm nga projekti i TAP-it do të mundësohen 1015 mijë vende pune. Ndërsa në mbrëmje, Berisha ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar për shpalljen e fituesve të konkursit ndërmjet shkollave të mesme të kryeqytetit në art dhe sport, aktivitet i organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Rinor dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë. “…Pavarësisht se jo në çdo garë merr rezultatin që do, një gjë duhet të mbani mend - çdo dështim është ftesë për sukses dhe se asnjëherë nuk duhet t’ju mbulojë dëshpërimi. Radha tjetër është suksesi që ju pret”, u tha Berisha të rinjve. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe emra të njohur të botës së muzikës, artit, sportit, modës etj., si fotografi Fadil Berisha, modelja Anxhela Martini, kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Lorik Cana, stilistja amerikane Sherry Hill, volejbollisti i njohur, Shaban Uka, balerini Gerd Vaso etj.

Basha:

Imami:

Rama ngatërron jonxhën me marijuanën

Për fat të mirë, Rama nuk është nuse e re

ELBASAN Në një takim të zhvilluar me banorët e lagjes “Haxhias” të qytetit të Elbasanit, kryetari i Grupit të Punës për PD-në në qarkun e Elbasanit, Arben Imami, i shoqëruar edhe nga kandidati për deputet, Luçiano Boçi, përfaqësues i kësaj zone elektorale, ka akuzuar Edi Ramën se ka bllokuar vendin drejt BE-së dhe është kundër punësimit të shqiptarëve. Imami është ndalur gjithashtu tek puna e kësaj qeverie që lidhet me investimet në rrugë, përmirësimin e qendrave shëndetësore, rindërtimin e 100 shkollave vetëm në qarkun e Elbasanit, duke premtuar

TIRANË Kryebashkiaku Lulëzim Basha zhvilloi dje një bashkëbisedim me banorë të Njësisë bashkiake nr. 8 në Tiranë. Ai u bëri thirrje banorëve të kësaj njësie që më 23 qershor të vendosin me votë për të ecur përpara. “Ka dalë ish-kryetari, siç e keni dëgjuar ka tre, katër ditë, që kur ka firmosur planin Kryeministri Berisha, dhe në vend që të heshtë, del këtu dhe thotë se më 23 qershor do anulojë planin. Ka treguar se çfarë qëndrimi do të mbajë nëse i jepet mundësia të administrojë pushtet. Do të zhbëjë gjithçka dhe çdo gjë! Për fat të mirë, nuk është nuse e re, e njohim! Vota e 23 qershorit përcakton drejtimin mbi këtë pro-

në të njëjtën kohë se brenda katër viteve që vijnë plani për infrastrukturën do të konsiderohet i mbyllur. “Në këto katër vjet ne kemi treguar këtë model, ne e kemi ndryshuar këtë vend, në katërvjeçarin e ardhshëm plani për infrastrukturën e vendit është një plan i cili do të mbyllet plotësisht. Ky është modeli i punës, sepse ju vetë e keni parë kryeministrin që ulet e bisedon me fermerët dhe nuk e ngatërron jonxhën me marijuanën si Edi Rama”, - tha Imami. Ai shtoi gjithashtu se Rama kur ishte kryetar i Bashkisë, përfaqësonte modelin e korrupsionit.

“Ky është modeli i punës, sepse ju vetë e keni parë kryeministrin që ulet e bisedon me fermerët dhe nuk e ngatërron jonxhën me marijuanën si Edi Rama”

ces”, - u shpreh ai. Po dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës inauguroi rikonstruksionin e rrugës “Brigada VIII”, që shtrihet në zonën e ish–Bllokut. Kjo rrugë është e pajisur me ndriçimin rrugor dhe gjelbërim, ku janë vendosur 18 shtylla ndriçimi dhe janë mbjellë 103 fidanë. “Rindërtimi i rrugës ‘Brigada VIII’, kësaj rruge që është në zemër të Bllokut, në zemër të Tiranës, tregon në radhë të parë se përpjekja e Bashkisë për të kthyer një standard jete në Tiranë, me norma europiane, një Tiranë ku jetohet më mirë, shijohet më mirë jeta dhe punohet më mirë...”, - tha ndër të tjera Basha.

Ka treguar se çfarë qëndrimi do të mbajë nëse i jepet mundësia të administrojë pushtet. Do të zhbëjë gjithçka dhe çdo gjë!


6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Basha: Aplikimi për leje ndërtimi do kryhet online

Ditari

Aplikimi për marrjen e lejes së ndërtimit do të kryhet online, në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës. “Duke nisur nga dita e djeshme, në faqen zyrtare të Bashkisë të gjithë të interesuarit mund të gjejnë formularët, me anë të të cilëve mund të njoftojnë këtë të fundit për nisjen e punës së planit të detajuar vendor për lagjen, bllokun ku kanë interes ndërtuesit dhe pronarët, për të zhvilluar pronën”, - tha dje kryebashkiaku Lulzim Basha në një takim me ndërtues të Tiranës. Në këtë mënyrë, sipas Bashës, do të përshpejtohet procesi i hartimit të planeve të detajuara vendore dhe do u jepet mundësia në një kohë të shpejtë ndërtuesve dhe

pronarëve të zhvillojnë pronat. “Nuk merrni leje, vetëm e njoftoni Bashkinë, nuk është e nevojshme as të paraqiteni personalisht, as të takoni njeri, as të jepni dorë, as të pini kafe, thjesht do të çoni formularin: filloi hartimi i planit të detajuar vendor. Menjëherë pas përfundimit të planit tuaj të detajuar vendor, ju do e dorëzoni atë në Bashki dhe natyrisht, është Bashkia ajo që e miraton”, - tha Basha. Nëse plani i detajuar vendor është në përputhje me normativat e planit të përgjithshëm për atë pjesë të zonës, Bashkia ka vetëm 45 ditë afat për të miratuar planet e detajuara vendore. “Ky është afati maksimal, por në ato raste kur puna është

kryer me cilësi, që do të thotë nga ana e normave duke ruajtur përqindjet e infrastrukturës, të gjelbërimit, duke ruajtur komponentët e rëndësishëm siç janë infrastruktura nëntokësore, parkime etj., unë ju garantoj ju, siç garantoj qytetarët sot, se ne do të miratojmë jo më vonë se pesë ditë pas paraqitjes së PDV-ve”, - u shpreh Basha. Kryebashkiaku ka bërë të ditur se Bashkia aktualisht është në proces të hartimit të planeve të detajuara vendore, 15 prej të cilave përfundojnë javën e ardhshme. Për zonat të cilat nuk kanë nevojë për këto studime, z. Basha u shpreh se të interesuarit mund të aplikojnë për leje që nga dita e nesërme në Bashki. 

Taksë e sheshtë apo progresive, në fokusin e ekspertëve Ekspertë të ekonomisë dhe biznesit kanë komentuar për “Zërin e Amerikës” efektet që do të kishte në ekonomi politika e taksave. Fokusi mbi taksën e sheshtë. Flasin Civici, Jaka, Preçi dhe Buxhuku Analistë të ekonomisë dhe përfaqësues të qarqeve të biznesit po ndjekin me vëmendje premtimet ekonomike gjatë fushatës zgjedhore të partive të mëdha, ku vend kryesor ka zënë modeli i taksës së sheshtë sipas PDsë, apo taksë progresive sipas PS-së. Zëri i Amerikës ka bërë një forum me analistë dhe biznesmenë për këtë qëllim. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka thotë se “në përgjithësi sipërmarrja dhe bizneset mbështesin dhe do të mbështesin sistemin tatimor që është sot; një taksë e sheshtë me tarifa të ulëta, duke patur parasysh që është një ekonomi në zhvillim dhe ka nevojë për stimulim me reforma dhe me sisteme fiskale”. Sipas tij, Partia Socialiste do të zbatojë me kujdes dhe në konsultim të ngushtë me biznesin taksën progresive. Nga ana tjetër ekspertë të njohur si Adrian Civici, drejtues i Universitetit Europian, pohojnë se taksa e sheshtë gabimisht kritikohet sikur të ishte taksë unike. Ndërsa taksa progresive ende nuk është e qartë nëse do të jetë me 3 apo me 11 shkallë, dhe se me çfarë formule do të zbatohet ajo mbi pagat, mbi fitimin, mbi qarkullimin apo mbi pronat. “Ndërhyrja në sistemin e taksave është shumë e vështirë dhe nuk mund të jetë qëllim në vetvete, kur ende nuk janë caktuar objektivat ekonomikë dhe as mënyra e reformimit të sistemit”, - thotë zoti Civici. Ai

Nikolin Jaka

thekson se forma e taksës nuk është mjeti çudibërës për mirëqenie, dhe as mjeti kryesor për të mbushur buxhetin e shtetit. Sipas ekonomistëve, buxheti e pëson i pari nga ulja e madhe e taksave që po premtojnë të dyja partitë kryesore, të cilat njëkohësisht me uljen e taksave po premtojnë investime dhe begati nga po ky buxhet që po e dobësojnë. Në Qendrën për Kërkime Ekonomike, drejtuesi i saj, Zef Preçi, thotë se sistemi i taksave nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha, por për korrigjime. “Qëndrimi i PD-së për të korrigjuar në ecje e sipër taksën e sheshtë synon të mbrojë rrugën e ndjekur deri tani nga qeveria, ndërsa deklarimi i PS për taksën progresive është më tepër një mënyrë për ta shfaqur atë më qartë si një parti të majtë”, - thotë ai. Ndërsa Gjergj Buxhuku, përfaqësues i Konfindustrias, thotë se “në fillim të fushatës qëndrimet e partive për taksat ishin të kundërta, ndërsa tani që fushata po shkon drejt fundit, qëndrimet

Ardian Civici

Gjergj Buxhuku, përfaqësues i Konfindustrias, thotë se “në fillim të fushatës qëndrimet e partive për taksat ishin të kundërta, ndërsa tani që fushata po shkon drejt fundit, qëndrimet e tyre po afrohen, aq sa duken se janë brenda një platforme”

Zef Preçi

e tyre po afrohen, aq sa duken se janë brenda një platforme”. Sipas tij, Shqipëria është e rrethuar nga vende me taksa të ulëta e të sheshta që synojnë të tërheqin sa më shumë investime të huaja dhe, për shkak të konkurrencës, nuk mund të bëjë dallim nga kjo situatë. Sipas analistëve, Bashkimi Europian është neutral sa i takon sistemit të taksave në Shqipëri, sepse gjysma e BE-së zbatojnë taksën progresive dhe gjysma tjetër taksa të sheshta, por në tërësi ata thjesht janë të interesuar që ekonomia shqiptare të shëndoshet dhe të përmbushë standardet europiane, pavarësisht nga metodat. Ekonomistët pohojnë se taksa është vetëm një element i punës, ndërsa rruga më e sigurt e suksesit në këtë kohë krize nuk është ndryshimi i sistemit tatimor, por siç rekomandojnë FMN dhe BE, është shëndoshja e financave publike me politika shtrënguese buxhetore, ekuilibrimi i financave publike, si edhe një seri masash që nxitin rritjen ekonomike.

Luftë tregtare BE-Kinë, në këmbim të paneleve bllokohet vera Duke filluar nga data 6 qershor, kanë hyrë në fuqi taksat e reja për panelet diellore që prodhohen në Kinë dhe tregtohen në Europë. Ekspertët dhe mbrojtësit e ambientit i druhen humbjes së vendeve të punës dhe hapave prapa në politikën për klimën. Megjithë kundërshtimin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, Komisioni Europian vendosi vënien e gjobave doganore, ose taksave shtesë për produkte të energjisë diellore që vijnë nga Kina. Në

anën tjetër, thirrjet e Kinës për dialog kanë rënë në “vesh të shurdhët” dhe për këtë arsye autoritetet kineze kanë ndërmarrë një politikë aktive për t’iu kundërpërgjigjur gjobave doganore. Kina kërcënon gjithashtu me gjoba doganore ose taksa shtesë mbi importin e verës europiane në Kinë. Autoritetet kineze kanë njoftuar se kanë nisur një hetim të gjerë mbi çmimet e verërave europiane. Ndërsa analistët shprehen se, nëse nuk arrihet

një marrëveshje e shpejtë, atëherë midis Kinës dhe Bashkimit Europian rrezikon të fillojë një luftë tregtare. Volumi i importeve të produkteve kineze të energjisë diellore në Europë vlerësohet rreth 21 miliardë euro në vit. Kështu, procedura e quajtur “antidumping” është më e madhja e marrë përsipër deri tani nga Bashkimi Europian. Republika Popullore e Kinës, në vitet e fundit e ka subvencionuar fuqishëm industrinë e produkteve të

energjisë diellore me rreth 200 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, industria europiane e produkteve të energjisë diellore po dobësohet nga një seri falimentimesh dhe mbyllje fabrikash. Ekspertët shprehen se këto “fërkime” do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet mes Kinës dhe Bashkimit Europian. Përveç kësaj, ata vënë në dukje rrezikun e humbjes masive të vendeve të punës në industrinë e energjisë diellore, si dhe stanjacion në ndryshimin e politikës energjetike.

Gjergj Buxhuku

oferta

Tirana Bank, kredi për blerje shtëpie me kushte favorizuese Jeni akoma në dilemë se ku mund të merrni një kredi për shtëpi? Tirana Bank ka zgjidhjen ideale për ju, dhe oferta shumë e mirë për të bërë tuajën shtëpinë që dëshironi gjendet vetëm këtu. Me interesat më konkurrente në treg dhe komision disbursimi 0, ne ju sigurojmë se nëse zgjidhni një nga 56 degët e bankës për të aplikuar për një kredi të tillë, stafi do t’ju bëjë të mundur të përfitoni nga kjo ofertë dhe jo vetëm kaq. Ju aplikoni sot për një kredi hipotekore dhe përfitoni menjëherë. Norma interesi shumë të mira (6% ne euro dhe 7.5% në lek, viti i parë), Komision disbursimi 0% .  50% ulje të normës së interesit të Kartës së Kreditit p��r vitin e parë dhe platforma Winbank falas. Ne bëjmë ëndrrën tuaj  për të patur një shtëpi realitet, duke qenë realistë për vështirësitë e shumta me të cilat përballen konsumatorët shqiptarë sot. Ndaj, vijmë gjithmonë me produkte dhe shërbime që i japin jetë kësaj ëndrre.


aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.06.2013

7

Aksidenti tragjik, 2 të vdekur e 9 të plagosur në Pogradec Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur dhe 9 të plagosur ndodhi dje te kthesat e Leshnicës në aksin Korçë-Pogradec. Një makinë e vogël dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin, duke vënë në rrezik të gjithë pasagjerët. Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i automjetit, Elvis Sekseni, 20 vjeç, nga Pogradeci, kurse në spitalin e Pogradecit, pikërisht në sallën e

reanimacionit gjeti vdekjen dhe pasagjeri i makinës me targa greke. Policia identifikoi viktimën si Raid Zaçellari. Ndërsa të plagosur kanë mbetur 9 pasagjerë të furgonit, mes të cilëve dhe një 11-vjeçar. Sipas policisë, me furgon udhëtonin shtetasit Leonora Nica, Lirika Tereziu, Gjergji Spirollari, Liljana Kozmollari, Lenkë Mita, Vasil Aroni, Marjeta Aroni dhe dy fëmijë të mitur. Të

nëntë personat e furgonit janë dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit me plagë të rënda në trup, por jashtë rrezikut për jetën. Policia sqaroi se mjeti me targa greke që udhëtonte në drejtim të Pogradecit dhe furgoni në drejtimin e kundërt, janë përplasur pasi mjeti me targa greke i ka prerë rrugën këtij të fundit. Sipas policisë, të dy mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

shkurt

Armë& drogë në makinë, 4 në pranga

Bazë falsifikimi në Tiranë, bllokohen edhe 10 karta identiteti Policia e Tiranës arreston një person dhe shpall në kërkim një të dytë për falsifikimin e dokumenteve shtetërore. Sekuestrohen karta identiteti, dëftesa shkolle, patenta italiane dhe dhjetëra vërtetime me vula false Dashamir Biçaku Tiranë Policia bllokon një bazë të dokumenteve false, ku janë gjetur mbi 10 karta identiteti. Operacioni u krye nga zyra e hetimit të Antikrimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, i koduar me emrin “Dokumenti”, gjatë të cilit policia sekuestroi dhe bllokoi një sasi të konsiderueshme dokumentesh false. Një person u arrestua nga policia gjatë operacionit, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve, vulave, e kryer më shumë se një herë”. Hetimi sipas policisë së Tiranës kishte nisur katër muaj më parë, pas regjistrimit të një procedimi penal në zyrën TaskForce të Prokurorisë së Tiranës, pasi bluve iu kishin mbërritur në duar disa dokumente të falsifikuara dhe një informacion, sipas të cilit dokumentet prodhoheshin pranë ‘Xhamllikut’ nga një person, që më pas i shiste pra-

në sheshit “Rilindja” (Zogu i Zi), kundrejt vlerave të ndryshme të parave. Gjatë arrestimit të Ylli Huqit, policia tha se kishte sekuestruar një seri dokumentesh të falsifikuara, si dhe vula që shërbenin për prodhimin e tyre. Sipas hetuesve, në banesën e Huqit, në afërsi të ‘Xhamllikut’ u bllokuan dëftesa të shkollës së mesme, që shiteshin nga 200 mijë lekë secila, patenta italiane 100 euro, leje qarkullimi ndërkombëtare 50 mijë lekë, vërtetime shkolle 50 mijë lekë, karta identiteti 100 mijë lekë, librezë italiane motoçikletash 100 euro, e dokumente dhe sende të tjera. Po kështu, policia tha se vula të institucioneve të ndryshme brenda, por edhe jashtë vendit që ishin krejtësisht të barabarta me origjinalet, ndërsa ato në rast se stampoheshin në një dokument nuk dalloheshin aspak se ishin të falsifikuara. Të tilla vula, policia tha se

kishte bllokuar në cilësinë e provës materiale 10 copë, që i përkisnin Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor; vula të ndryshme të komunave Paskuqan, Kryevidh, e institucioneve të tjera të huaja. Sipas hetuesve, i arrestuari ka pasur aktivitet të tillë kriminal me këtë tendencë edhe më parë, pasi ka qenë i arrestuar dhe i dënuar disa herë për falsifikim. Ndërkaq, efektivët e policisë së kryeqytetit kanë kryer disa kontrolle

Në banesën e Huqit, u bllokuan dëftesa të shkollës së mesme, që shiteshin nga 200 mijë lekë secila, patenta italiane 100 euro, leje qarkullimi ndërkombëtare 50 mijë lekë, vërtetime shkolle 50 mijë lekë, karta identiteti 100 mijë lekë, librezë italiane motoçikletash 100 euro, e dokumente dhe sende të tjera...

banesash, ku mendohej se kishte bazën personi i arrestuar si dhe bashkëpunëtori i tij i shpallur në kërkim nga blutë, me vendim të Gjykatës së Tiranës. Nga hetimi i kryer nga policia, është zbuluar se Ylli Huqi i blinte tek një person tjetër një pjesë të dokumenteve të falsifikuara, të cilat ishin të bardha. Më pas, Ylli Huqi i plotësonte dokumentet sipas kërkesave të personave që kërkonin të pajiseshin me to. Policia tha se tashmë, pas administrimit të dokumenteve dhe arrestimit të Huqit, ka identifikuar edhe vendndodhjen e bashkëpunëtorit të tij, si dhe po heton edhe personat e ndryshëm që kanë kërkuar të pajisen me dokumente false tek ky person. Gjatë këtyre ditëve alarmi është rritur edhe për shkak të zgjedhjeve parlamentare në prag. Por burimet e policisë thanë dje se i arrestuari merrej prej kohësh me aktivitetin kriminal.

 Katër persona, që të gjithë banues në Lezhë, u vunë në pranga pasi u kapën me lëndë narkotike. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë të ditur se të arrestuarit janë Gjon Prenga, 30 vjeç, Andrea Gjoka, 28 vjeç, Vitor Gjoka, 37 vjeç, Elidon Prenga, 19 vjeç. Sipas të njëjtit burim, mësohet se këta shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Grykë Manatisë”, Lezhë, teksa udhëtonin me automjetin tip “Mitsubishi”, me targë LE 6145 A, në pronësi të shtetasit Gjon Prenga. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar si “cannabis sativa”. Në makinë është gjetur edhe një armë zjarri me 30 fishekë.

Burg për të akuzuarin për pedofili Gjykata e Korçës la dje në qeli një 60-vjeçar të akuzuar për pedofili. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa prokurori tha se i moshuari akuzohet për tri raste të ngacmimit të fëmijëve. Sipas organit të akuzës, disa ditë më parë i moshuari ka ndjekur dhe provokuar një 16-vjeçare në qytezën e Maliqit, e cila u tregoi prindërve për ngjarjen dhe më pas babai i saj denoncoi rastin në polici. Prokurori tha gjithashtu se menjëherë pas arrestimit u denoncuan edhe raste të tjera, ku 60-vjeçari dyshohet të ketë kryer vepra të turpshme me një djalë të moshës 8 vjeç dhe një tjetër vajzë të moshës 13-vjeçare, ndërsa ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të moshuarin. 

Oficeri i ushtrisë dënohet 8 vjet, vrau taksistin Tiranë Gjykata e Tiranës dënoi dje me 8 vite burg nënoficerin Aldo Morina, i akuzuar për vrasjen një personi që ngacmonte nënën e tij. Gjykata shpalli fajtor 25-vjeçarin për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe e dënoi atë me 12 vjet burg. I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, procedurë kjo që zbriti vitet e dënimit në tetë. Por avokati e kundërshtoi këtë akuzë duke i kërkuar gjykatës të rikualifikojë veprën penale, pasi klienti i tij vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Por ky argument nuk u mor parasysh nga trupi gjykues, i cili në masën përfundimtare të dënimit mbajti në konsideratë

rrethanën lehtësuese të vetëdorëzimit të të pandehurit. Nënoficeri Aldo Morina vrau me armën e tij të shërbimit taksistin Mehmet Beqiri më 1 janar të këtij vitit. Sipas dosjes së prokurorisë, fillimisht i pandehuri Morina ka shoqëruar në punë nënën e tij dhe aty ka parë automjetin tip taksi të viktimës, të cilin e njihte më parë, pasi ishin takuar për shkak të problemeve me të ëmën. Taksia e drejtuar nga Beqiri ka ndaluar në një rrugicë pranë spitalit Pediatrik në Tiranë dhe pas pak çastesh në të është futur nëna e Aldo Morinës. Në këtë moment, 25-vjeçari është afruar pranë automjetit dhe ka nisur të debatojë me tak-

sistin. Sipas prokurorisë, në debat e sipër Morina ka qëlluar disa herë me armën e punës duke i shkaktuar vdekjen taksistit dhe më pas është dorëzuar në repartin ku ai punonte. Avokati mbrojtës i 25-vjeçarit tha para gjykatës se klienti i tij e ka kryer vrasjen në kushtet e tronditjes së fortë psikike dhe për këtë arsye nuk duhet të mbahet në qeli. E pyetur për këtë ngjarje, nëna e Aldo Morinës ka deklaruar se taksisti Beqiri e kërcënonte duke i thënë se “unë të vras ty, djemtë dhe vajzën, po u ndave nga unë. Të shuaj familjen!”. 25-vjeçari tashmë duhet të qëndrojë tetë vite në qeli si i dënuar për vrasje me dashje.

Gjykata e Tiranës dënoi Aldo Morinën, i akuzuar se vrau Mehmet Beqirin. Komandoja përfitoi nga gjykimi i shkurtuar


CMYK

8 07.06.2013

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

MINISTRIA E MBROJTJES SHTABI I PËRGJITHSHËM I FA QENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT

njoftim

NJOFTIM

Shoqeria “Klinika Shqiptare sh.a.” me NIPT J61824020O me seli në Bulevardi Gjergj Fishta, në ambjentet e ish “N.P.V Nr. 1” Tiranë, njofton aksionarët e vetë për organizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithëshme në datën 28.05.2013 ora 10:00 pranë selisë së shoqërisë. Mbledhja do të ketë, këtë rend dite:

I.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: • Akademia Ushtarake, Modena, dega këmbësori një vend • Akademia Ushtarake, Modena, dega karabinieri një vend II. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: • Akademia e Forcave Tokësore • Akademia e Forcave Detare • Akademia e Forcave Ajrore • Shkolla e Mesme Kuleli FT • Shkolla e Mesme Kuleli FD • Shkolla e Mesme Kuleli FA Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga e “Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me Rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj.

• Emerimin e nje eksperti kontabël për auditimin e pasqyrave financiare; • Të tjera eventuale;

Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë. Regjistrimi fillon me datën 31.05.2013 ora 09.00 dhe përfundon në datën 17.06.2013 ora 15.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit. Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

NR. 16 (261),

VITI VIII BOTIMIT

MARS 2013

ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

ELL ALASTAIR CAMPB RAMËS

JES SË EDI

NJERIU I RILIND E PËRMUAJSHME

30 lekë

BESNIK MUSTAFAJ në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E përmuajshme

E përmuajshme Z, LUC FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

RË NUK KA QENË FERRY: BOTA ASNJËHE

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. në politikë, vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’

në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

ËS

JES SË EDI RAM

NJERIU I RILIND ME

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në z me kufirin france emrin Le Pen IKU STEFAN ÇAPAL Gjurmët e ujkut arët shqipt te al orient FOTO ESSE Natë shqiptare

E PËRMUAJSH

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ushtarakisht i fushatave të UET Press. Në për të ndërhyrë Blair, botim i Eshtë spin doctor-i e shefit të tij e të tjera. e mia me Tony ë në politikë, kur mbronte vendiminDitarët e atyre ditëve: Vitet me rëndësinë e strategjis Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj” Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

maturantët

15 qershor 2013

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al

Kriteret për regjistrimin e kandidatëve: 1. Të ketë shtetësi shqiptare. 2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të jetë në moshë jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik 5. Të mos jetë i martuar. 6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen. 8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë 9. trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit. 10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8.5. 11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën

12.

13.

14. 15.

mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8.5. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8.5 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet.

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente: 1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati. 2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve). Çertifikatë për TOEFL (nëse e ka). 3. 4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 5. Çertifikatë familjare, 1 copë. 6. Fotografi për dokument, 2 copë (4x6 dhe 9x12). 7. Dëshmi penaliteti. 8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor. 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, 10. ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit. 11. Analiza e SIDA- s. 12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($). Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet. Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve. Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit, vizitoni faqen e internetit www.mod.gov.al në rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutimit. Adresa: Qendra e Personel Rekrutimit, “Rruga e Dibrës”, Tiranë, Tel:++355423485878.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

CEZ Shpërndarje

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.06.2013

9

Speciale / BeRaTi i KUQ, HiSToRia poliTiKe e QyTeTiT

Për një shërbim të shpejtë, korrekt dhe cilësor, CEZ Shpërndarje njofton se ka vendosur disa mënyra komunikimi me abonentët:

E-BILL

Në website: cezshperndarje.al abonentët informohen për faturën mujore të energjisë dhe historikun e faturave. E-mail: ankesajuaj@cezshperndarje.al kujdesi_abonentit@cezshperndarje.al Tel: 042274141 042274184

INFORMACION PËR DEFEKTE DHE NDËRPRERJE TË ENERGJISË

Dispeçeria Rajoni Qendër

– 04 2258888, 04 2355269, 04 2355270 Dispeçeria Rajoni Juglindje – 054221000, 054221001, 054221002 Dispeçeria Rajoni Jugperëndim – 034210000, 034210001, 034210002 Dispeçeria Rajoni Verior – 0228001023, 0228001024, 0228001025 Dispeçeria Durrës – 052 22097 Dispeçeria Gjirokastër – 084 26255

Nr. 18 (263), Viti Viii botimit maj 2013 Çmimi 300 Lekë

ANKESA DHE SQARIME

FoTo eSSe Fushatë e re, fushatë e vjetër alUSH SHiMa Në pushtim të territoreve të lirisë FaToS BaXHaKU Fati i grave austriake në Shqipëri

HELENA KADARE

e përmuajshme

FACEBOOK Në adresën në facebook CEZ Shperndarje - Faqja Zyrtare bëhet përditësim në kohë reale për situatën e furnizimit me energji në të gjithë vendin.

pReÇ ZoGaJ Disave u mungojnë shekuj civilizim në fytyrë

Jo vetëm politikë si zakonisht

Librat që ma tronditën botën Një hyrje në labirintin e leximeve të një gruaje me ‘jetë të dyfishtë’: shkrimtare dhe njëkohësisht bashkëshorte e shkrimtarit më të madh të letrave shqipe. Nga Bibla e befasi të tjera të vajzërisë, librat e fshehtë në Tiranën e viteve ’70-80, te leximet e rileximet në liri. Tituj, autorë dhe zakone leximesh…


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Belgrade - Brussels via Presevo Përderisa Beogradi e konsideron rajonin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës si vilajet i errët, i cili duhet të paguajë tagrin e politikave jo të drejta për barazi qytetare e etnike, Shkupi, në anën tjetër, luan në kartën e nxitjes së reagimit të shqiptarëve ndaj politikave aktuale që ndjek Gruevski. Ky i fundit, më shumë se me Brukselin, po e sinkronizon me Beogradin politikën e faktorizimit rajonal, duke përjashtuar faktorin shqiptar nga të gjitha rrugët që shpijnë drejt harmonizimit të politikave eurointegruese BEOGRADI DHE SHKUPI, ‘LEXUES’ TË MBRAPSHTË TË AXHENDËS EUROPIANE: Një model Skandinav për rajonin e Ballkanit, erdhi si propozim nga kryeministri serb Daçiç, pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë serbe dhe asaj maqedonase, që u mbajt të hënën në Beograd. Udhëtimi për në Beograd i Nikolla Gruevskit me kabinetin e tij qeveritar, pa ministrat shqiptarë të BDIsë, është ngjarja më pak e zakonshme protokollare, sidomos në kushtet në të cilat aktualisht ndodhen marrëdhëniet rajonale. Kjo ngjarje, në Shkup është komentuar si hap drejt përafrimit të rajonit në kuadër të interesave e afiniteteve të përbashkëta. Retorika e jashtme që mbulon këtë ngjarje, me asgjë nuk lë përshtypje negative. Përkundrazi, për veshin e atyre që janë mësuar të dëgjojnë fraza të lëmuara vetëm sa për t’i pëlqyer Brukselit, ky udhëtim në Beograd do të konsiderohej goditje në cak. Por, në cilin cak? Edhe Beogradi, edhe Shkupi po e ‘lexojnë’ mbrapsht axhendën e prioriteteve europiane. Ose, kësaj axhende ata po i qasen sipas një dioptrie tepër të ngushtë dhe përjashtuese. Të ndodhur nën hijen e një samiti të dështuar në Ohër, krerët poli-

koment EMIN AZEMI

Lënia e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mëshirën e politikës së paorganizuar të Prishtinës, është një potez i paramenduar i Beogradit, me të cilin synon të arrijë dy efekte: i pari, duke e detyruar Prishtinën të ndërmarrë hapa jo të menduar mirë sa i përket kujdesit institucional ndaj shqiptarëve të këtij rajoni dhe, i dyti - duke ndërmarrë ndonjë lëvizje pak a shumë demokratike për zgjidhjen e halleve të grumbulluara të shqiptarëve të këtij rajoni, Beogradi në sytë e botës do të vetëprezantohet si njëfarë piemonti rajonal për tejkalimin e keqkuptimeve ballkanike.

tikë të Shkupit e Beogradit, sikur deshën ta kompensojnë dëmin nga ky samit, duke organizuar një mbledhje të përbashkët qeveritare në Beograd. Edhe kësaj radhe pati një të përbashkët negative, që nuk mundet t’i japë kësaj ngjarjeje shkëlqimin e pritur - animoziteti ndaj faktorit shqiptar në rajon. E tempuar vetëm disa ditë (28 qershor) para samitit të Brukselit, kur Komisioni Europian pritet të vendosë se cila do të jetë dinamika e proceseve eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo mbledhje e përbashkët qeveritare kishte si synim pikërisht dërgimin e një fotografie optimiste në Bruksel nga ata që presin ndonjë datë për fillimin e negociatave. Edhe Beogradi, edhe Shkupi, u deklaruan se i kanë plotësuar të gjitha kushtet për të marrë datën për fillimin e negociatave dhe sipas tyre, Maqedonia dhe Serbia janë të përkushtuara në rrugën e integrimeve europiane. PSE PIKËRISHT NË BEOGRAD STARTOI GRUEVSKI?: Sikur Beogradi dhe Shkupi të ndodheshin vërtet në Skandinavi, atëherë është për t’u mirëpritur ky diskurs proeuropian i politikanëve serbë e maqedonas. Por realiteti sikur i demanton ata. Në radhë të parë, delegacioni i Shkupit në Beograd udhëtoi pa përfaqësuesit shqiptarë dhe ky nuk është një potez i pamenduar mirë i Gruevskit. Ajo që po harrohet nga politikanët maqedonas është mungesa e sensit të përbashkësisë ndëretnike në politikëbërje. Për çfarë axhende europiane mund të diskutohet në Beograd, nëse aty mungon pikërisht komponenti i diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor, pa të cilin nuk mund të futesh as në paradhomat e Brukselit. Pse Gruevski ka nevojë të irritojë një pjesë të kabinetit të tij qeveritar që flet shqip? Aq shumë ka patur ai nevojë të shprehë besnikëri e përulësi ndaj Beogradit, saqë delegacioni i tij qeveritar ishte ‘i pastruar’ nga ministrat shqiptarë? Mospjesëmarrjen e ministrave shqiptarë në këtë mbledhje të përbashkët serbo-maqedonase, Gruevski a mundet ta shfrytëzojë si alibi për të mos marrë pjesë ai vetë në mbledhjet e përbashkëta të radhës që duhet

Me të dyja duart

të mbahen në Tiranë e Prishtinë, apo për t’i anuluar ato krejtësisht? A ka mundur që seria e këtyre mbledhjeve të përbashkëta rajonale të mos startojë pikërisht në Beograd? Të gjitha këto pyetje mbartin me vete nëntekstin e një harte të re politike rajonale që po skicohet ngutshëm në kokat e një pjese politikanësh ballkanas, të cilët ditën punojnë për Brukselin, kurse natën për variantet rezervë. Shtypi proqeveritar maqedonas i muajve të fundit ka ndjekur me entuziazëm përafrimin e Serbisë me Rusinë, duke afirmuar idetë e aleancave politike-ushtarake, që nesër mund të jenë alternativat e BE-së dhe NATO-s. Duke numëruar avionët e blerë nga Rusia si një favor që do t’i siguronte Serbisë siguri e stabilitet në rajon, drejt një aleance të re ushtarako-politike me Moskën, shtypi maqedonas në Shkup ka hedhur ide interesante për ndjekjen e një modeli të tillë edhe nga politika maqedonase. Euroskepticizmi i shprehur në pjesën dërmuese të opinionit publik maqedonas, burimin e ka tek frymëzimi kolektiv për një rrugë tjetër që duhet ndjekur nga Maqedonia, pas presioneve, siç thuhet në Shkup, të Brukselit dhe qarqeve të ndryshme në Perëndim për ta detyruar Maqedoninë ta ndryshojë emrin. Në kontekst të këtij frymëzimi vjen edhe ideja e hedhur në publik këtyre ditëve, e disa intelektualëve maqedonas, për të ndërprerë negociatat me Athinën dhe për të anuluar çdo ndërmjetësim ndërkombëtar që ka si objektiv ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Për ta përforcuar idenë e tyre, ata propozojnë heq jen dorë nga anëtarësimi në BE dhe NATO, dy organizma politikë e ushtarakë, të cilët, sipas tyre, nuk mund të kenë kurrfarë roli për zhvillimin dhe perspektivën e shtetit të Maqedonisë. Deri më tani, asnjë nga zyrtarët politikë e institucionalë të Shkupit nuk janë distancuar nga këto ide antieuropiane të intelektualëve maqedonas. Ato, madje, kanë kaluar edhe pa u komentuar nga pjesa tjetër e shoqërisë maqedonase dhe krejt kjo heshtje të krijon për-

shtypjen, ose të miratimit “en bloc” të këtyre ideve, ose frikën për të shprehur publikisht kundërshtimin ndaj një qëndrimi të kamufluar të politikës zyrtare. SKANDINAVIA NËN HIJEN E VILAJETIT TË ERRËT: Beogradi dhe Shkupi po mundohen të instalojnë modelin skandinav të bashkëpunimit rajonal. Mirëpo, ajo që e prish idilin e këtij imitimi është prania e prirjeve recidiviste në politikëbërjen e Shkupit dhe Beogradit, kundrejt shqiptarëve. Përderisa Beogradi e konsideron rajonin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës si vilajet i errët, i cili duhet të paguajë tagrin e politikave jo të drejta për barazi qytetare e etnike, Shkupi, në anën tjetër, luan në kartën e nxitjes së reagimit të shqiptarëve ndaj politikave aktuale që ndjek Gruevski. Ky i fundit, më shumë se me Brukselin, po e sinkronizon me Beogradin politikën e faktorizimit rajonal, duke përjashtuar faktorin shqiptar nga të gjitha rrugët që shpijnë drejt harmonizimit të politikave eurointegruese. Lënia e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mëshirën e politikës së paorganizuar të Prishtinës, është një potez i paramenduar i Beogradit, me të cilin synon të arrijë dy efekte: i pari, duke e detyruar Prishtinën të ndërmarrë hapa jo të menduar mirë sa i përket kujdesit institucional ndaj shqiptarëve të këtij rajoni dhe, i dyti - duke ndërmarrë ndonjë lëvizje pak a shumë demokratike për zgjidhjen e halleve të grumbulluara të shqiptarëve të këtij rajoni, Beogradi në sytë e botës do të vetëprezantohet si njëfarë piemonti rajonal për tejkalimin e keqkuptimeve ballkanike. Treni ballkanik që ka harruar vagonët e vet gjatë udhëtimit, është mirë të rikujtohet se megjithatë, itinerari europian duhet të ndjekë këtë marshutë: Belgrade - Brussels via Presevo, si një garanci për të reflektuar politika parimore eurointegruese, e jo mbledhje të ngushta përjashtuese e irrituese që përpos ndasive të reja, sjellin edhe paragjykime e refuzime të vjetra.


op-ed

2

Blog / Interneti shqip dhe "The Voice of Italy"

Parku me ca drunj dhe sulltani i ri K

ëtu, i varfri s’ka të drejtë të jetojë!”. Me këto fjalë i është drejtuar një ditë së motrës Mohamed Bouazizi, pasi inspektorët komunalë për të satën herë ia kishin marrë mjetet e vetme të punës – një karrocë dore dhe një peshore, meqë nuk kishte pasur para për t’iu dhënë ryshfet. E dini, fjala është për shitësin ambulant të pemëve dhe perimeve nga Tunizia. Ai që më 17 dhjetor 2010 i kishte vënë flakën vetes pas zhgënjimit dhe poshtërimit të pësuar në zyrat e autoriteteve komunale dhe të guvernoratit provincial, ku kishte shkuar për t’u ankuar dhe për të kërkuar kthimin e mjeteve të punës dhe të mallit të konfiskuar, meqë me to mbante familjen 7-anëtarëshe. Mohamed Bouazizi vdes në spital nja tri javë pas aktit të tij para selisë së guvernoratit të Sidi Bouzidit. Rasti tragjik i tij prek shtresat e ulëta të vendit, të cilat çohen në protesta kundër administratës së korruptuar. Regjimi diktatorial i Zine el-Abidine Ben Aliut i shtyp në gjak dhe nga ky moment shtohet numri i vetëvrasjeve te protestuesit, të cilët e kishin ndarë mendjen sikur Mohamed Bouazizi: më mirë të vdekur, se të jetojmë në mjerim. Më pas shpërthen revolta gjithëpopullore dhe Zine el-Abidine Ben Ali detyrohet të arratiset pas më se 23 vjet qëndrimi në pushtet. Revolta popullore në Tunizi do të inspirojë edhe popujt e tjerë të Afrikës Veriore. Në këtë valë duhen përmendur rëniet e dy diktatorëve të mëdhenj, atij të Libisë dhe të Egjiptit. Në vendet e tjera të rajonit, por edhe në Lindjen e Mesme, do të ketë ndërrime drejtuesish dhe vendosje të demokracisë. Përjashtim bën Siria, ku regjimi ende po mbahet, megjithëse vendi që prej dy vitesh është përfshirë në luftë civile. Në krejt këtë hallakamë dukej se vetëm në Turqi nuk do të vinte “Pranvera arabe”. Në të vërtetë, regjimi i Ankarasë, i zgjedhur në mënyrën më demokratike të mundshme, shihej si shembulli që duhej ndjekur nga vendet e liruara nga diktaturat dhe ato që ende po përballeshin me ethet e “pranverës…”. Zhvillimi i fortë ekonomik (Turqia ka shlyer cent më cent borxhin pranë FMN-së; ka borxhin dhe deficitin buxhetor më të ulët madje se Gjermania), dhe forca e madhe ushtarake e bënin Recep Tayyip Erdoganin, kryeministri nga partia me rrënjë islamike AKP, që të pretendonte rikthimin e ndikimit në territoret që dikur kanë qenë nën Pe-

koment

Naser Sertolli

Publikimi i raporteve ndërkombëtare, sipas të cilave, regjimi i Bashar al-Assadit do të ketë përdorur armë kimike, mund ta shtyjë Ankaranë zyrtare në ndërmarrjen e sulmeve ushtarake përkrah SHBA-së, pasi Uashingtoni ia kishte tërhequr vërejtjen Damaskut se përdorimi i këtyre armëve është “vija e kuqe” dhe nëse do e shkelte, do të përballej me ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare. Gjithsesi, zhvillimet në Turqi do të kenë jehonë edhe në vendet e Ballkanit, ku yryshi turk nuk ka të ndalur. Lëkundja eventuale e Erdoganit mund të mos u shkojë për shtati “vëllezërve” të tij të vegjël këndejpari. Rënia e tij e mundshme nga pushteti do të ishte një ogur i keq për ata, që duke e ëndërruar “vëllanë e madh” për sulltan të perandorisë neootomane që po lindte, i dhanë pasuri kombëtare me çmime të aksham pazarit dhe i hapën faqet e historisë për “përmirësime”. randorinë Osmane. E theksova në fillim rastin e një pazarxhiu të mjerë për të tërhequr vëmendjen se si dikush absolutisht i panjohur, ose një diçka krejt e papërfillshme, mund të përmbysë një sistem apo edhe një botë të tërë. Zaten, zhvillimet më të rëndësishme në botë kanë zanafillën te ndonjë rast që nuk çon në kandar. Kështu, për dallim nga shkaqet kryesore që nxitën lindjen e “Pran-

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Cocciante dhe Dani duet në ‘Top Fest”

verës arabe”, si dallimet e forta sociale, mungesa e lirive individuale dhe publike, kleptokracia, papunësia, mjerimi, kostoja e lartë e jetesës, në Turqi, një projekt për shkuljen e ca drunjve në një park në qendër të Stambollit për të ndërtuar aty objekte biznesi, e sollën qeverinë sa çel e mbyll sytë buzë humnerës. Arroganca me të cilën iu qas kryeministri me premisa autoritare, Recep Tayyip Erdogan, protestës së një grushti ambientalistësh, të cilët kundërshtonin rrënimin e parkut të gjelbëruar “Gezi”, bëri që kundër tij dhe politikës së qeverisë së tij në sheshin “Taksim” të bëheshin bashkë kurdë e turq, fansat e klubeve “Galatasaray” e “Fenerbahce”, politikanë opozitarë e aktorë të njohur, homoseksualë e myslimanë të devotshëm, të rinj e të moshuar. Jo vetëm në Stamboll, por edhe në Ankara e në qytete të tjera. Pra, parku me pak drunj u bë shkas që populli të ngrihet kundër një politike qeveritare dhjetëvjeçare, e cila po synon islamizimin e një shoqërie në kurriz të vlerave kryesore të republikës laike të Kemal Atatürkut. Fjalori i rëndë, i përdorur nga shefi i qeverisë kundër protestuesve, të cilët i ka quajtur alkoolistë, huliganë, plaçkitës, e madje edhe terroristë, dhe ndërsimi i forcave të rendit që ushtruan dhunë brutale kundër protestuesve paqësorë, mund të jenë fatale për karrierën e tij politike. Me gjasë, Siria mund të jetë karta e fundit që mund ta përdorë për ta zhvendosur vëmendjen nga sheshi “Taksim”. Publikimi i raporteve ndërkombëtare, sipas të cilave, regjimi i Bashar al-Assadit do të ketë përdorur armë kimike, mund ta shtyjë Ankaranë zyrtare në ndërmarrjen e sulmeve ushtarake përkrah SHBAsë, pasi Uashingtoni ia kishte tërhequr vërejtjen Damaskut se përdorimi i këtyre armëve është “vija e kuqe” dhe nëse do e shkelte, do të përballej me ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare. Gjithsesi, zhvillimet në Turqi do të kenë jehonë edhe në vendet e Ballkanit, ku yryshi turk nuk ka të ndalur. Lëkundja eventuale e Erdoganit mund të mos u shkojë për shtati “vëllezërve” të tij të vegjël këndejpari. Rënia e tij e mundshme nga pushteti do të ishte një ogur i keq për ata, që duke e ëndërruar “vëllanë e madh” për sulltan të perandorisë neo-otomane që po lindte, i dhanë pasuri kombëtare me çmime të aksham pazarit dhe i hapën faqet e historisë për “përmirësime”.

07.06.2013

Universitet / Studentët e UET botojnë libër me ushtrime të Financës

11 Kombet pa të shkuar janë kontradikta në terma. Ajo që e bën një komb është e shkuara, ajo që e përligj një komb kundër të tjerëve është e shkuara, dhe historianët janë njerëzit që e prodhojnë të shkuarën. Eric Hobsbawm Adam Smith 

Politika black out medias; kjo e fundit nuk ka këllqe të hakmerret koment

Alfred Lela

Kjo e ka ulur rëndësinë dhe çmimin e gazetarit si në publik, ashtu dhe në sytë e politikanëve. Nuk e përligj ndonjë shkas tjetër atë guxim të madh të hartuesve të Kodit Zgjedhor (nuk ka faj KQZ në këtë mes) për ta kthyer në ligj elektoral kundravajtjen e politikës ndaj medias. Merrni çfarë ju japim ne dhe mbylleni gojën, është pak a shumë mesazhi i një neni të Kodit, i cili ligjëron që partitë mund t’u dërgojnë redaksive materiale të montuara prej shtabeve të tyre elektorale.

P

esë gazetarë, pikë e pesë thuhet në Malësi të Gjakovës për të rralluarit, janë shfaqur dje para dyerve të dy partive të mëdha PD e PS dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u kanë zgjatur, rojeve apo zëdhënësve, sipas rastit, një DVD. Ka qenë një përpjekje për ironi dhe protestë e çuar dëm, sidomos sepse ka shprehur pafuqi të medias përballë politikës. Ata të pestë, me protestën e tyre të vakët dje, dhe të tjerët që kanë shkruar kundër trusnisë së politikës ndaj medias, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve, në vend që të ankohen dhe mbledhin supet në habi apo dëshpërim, duhet të mundohen të gjejnë se pse, ai që duhej të ishte pushteti i katërt (media) ka humbur përballë pushtetit të parë, politikës në një mënyrë që duket e pakthim. Pse ra ky mort në një segment të horizontales së vlerave të një vendi dhe u ndërruan pozicionet: kur duhej që politika t’ia kishte nevojën medias, është kjo e fundit e kthyer në nevojtare? Arsyet mund të jenë disa dhe të gjitha ka gjasa të jenë komplekse, por dëshira për të gjetur e thënë një arsye kryesore apo të tjera që rrjedhin prej saj, nuk duhet marrë si nxitim. Në Shqipëri, mediat, të paktën shumica, janë ngritur jo si misionare, domethënë jo si ndërmjetëse mes pushteteve dhe publikut, por, ose si përpjekje për të mbrojtur biznesin nga politika, ose për të influencuar politikën, pra për të trafikuar interesa. Kjo premisë e themeleve, me ndonjë përjashtim që përforcon rregullin, i ka lënë pa kredo dhe rrjedhimisht gjunjëkëputur. Në njëfarë mënyre media e ka pasë të shkruar fatin e saj duke qenë se ka hyrë në betejë me shenjën e ‘tradhtisë’: një medium që duhet të jetë për opinionin publik është futur në punë si mjet i një apo disa personave publikë. Ndërtuar mbi këto themele, kolonat e pavarësisë dhe integritetit kanë qenë aksione të pamundura. Flirti pronar mediashpolitikanë ka ardhur duke zbritur edhe në përfaqësues të tjerë të shtypit; drejtorë, kryeredaktorë e komentatorë. Të gjithë e kanë parapëlqyer një vend në paradhomën e pushtetit, qoftë atij të momentit apo tjetrit që do të vinte. Ka ndodhur edhe që, pavarësisht palës në pushtet, gazetarët në paradhomë kanë qenë të njëjtët. Kjo e ka ulur rëndësinë dhe çmimin e gazetarit si në publik, ashtu dhe në sytë e politikanëve. Nuk e përligj ndonjë shkas tjetër atë guxim të madh të hartuesve të Kodit Zgjedhor (nuk ka faj KQZ në këtë mes) për ta kthyer në ligj elektoral kundravajtjen e politikës ndaj medias. Merrni çfarë ju japim ne dhe mbylleni gojën, është pak a shumë mesazhi i një neni të Kodit, i cili ligjëron që partitë mund t’u dërgojnë redaksive materiale të montuara prej shtabeve të tyre elektorale. Ata pesë kolegë që kanë bërë xhiron e pafrytshme PD-PS-KQZ dje, e të tjerë që janë shprehur të indinjuar për këtë kundravajtje, nëse e kanë seriozisht, mund të bëjnë diçka serioze, më në fund. Ta vendosin politikën në black out. T’ia shkimbin dritat e ekraneve dhe t’ia mbyllin faqet e gazetave. Ta fillojnë me një ditë. Por, nuk do e bëjnë dhe as munden: nuk mund të jesh edhe dembel Stambolli (të të pëlqejnë gjërat e gatshme) edhe krenar Shqipërie (të thuash sikter!). Kështuqë, sot e në vazhdim, televizionet të fusin fishën e politikës (aty ku ka vendin, shpresojmë e jo në çdo vend), ndërsa gazetat të zbardhin televizionet. Është një situatë win win. Për politikën, sigurisht.


12

n i sm a st u den to r e

universitet

Një libër ushtrimesh për studentët e Financës. Libri është përgatitur nga vetë studentët e degës Financë-Bankë të Fakultetit Ekonomik në UET, dhe iu vjen në ndihmë të gjithë studentëve të kësaj dege. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë Zv/rektorja e UET, Znj. Nevila Xhindi, Përgjegjësi i Departamentit të Financës, Elvin Meka, pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë dhe studentë.

Studentët e Financës në UET botojnë libër me ushtrime Ushtrime dhe problematika të degës së Financës, të zgjidhura brenda një libri me autore 4 studente të degës Financë në Universitetin Europian të Tiranës, të cilat ia kanë dhuruar bibliotekës si një kontribut për brezat e ardhshëm E keni parasysh filmin “Beautiful mind” me matematikanin e shquar John Nash dhe ushtrimet e pazgjidhshme që ai i çkodon, duke folur me numrat dhe i bën të lehta e të kuptueshme?! Si ai ka edhe plot profesorë të tjerë që bëhen etër të një teorie, ekuacioni apo

zgjidhjeje ushtrimesh. Por në vend të profesorëve me gjyzlykë të mëdha dhe petkat hijerënda të shkencëtarit, janë katër vajza të reja, studente të degës Financë në Universitetin Europian të Tiranës, të cilat kanë punuar së bashku nën mbështetjen e pedagogut Arbi Agalliu në zgjidhjen e më se 40 ushtrimeve të profilit “Financat e ndërmarrjeve”. Libri u promovua dje nën praninë e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit, të cilët e përgëzuan nismën, e cila është e para e këtij lloji në Universitetin Europian të Tiranës, duke sjellë jo vetëm zgjidhjen e ushtrimeve që përmban kjo lëndë, por edhe perspektivën e thjeshtë e parë me sytë e studentëve. Zv/Dekani i Fakultetit Ekonomik në UET, Elvin Me-

Libri u promovua dje nën praninë e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit, të cilët e përgëzuan nismën, e cila është e para e këtij lloji në UET

ka tha se duhet të ketë më shumë nisma të këtij lloji që promovojnë materiale për të ndihmuar sa më shumë studentët. “E kemi quajtur nisma “Studentët për studentët”. Një krijim i vetë studentëve që u vjen në ndihmë studentëve të tjerë. Kujtoj kohën tonë kur ishte shumë e vështirë jo të gjenim libra të këtij lloji, por ishte e vështirë të siguronim edhe tekstet shkollore. Lënda e financës bëhet jo pa shkak në vit të tretë, sepse është një nga lëndët më të vështira të shkollës”,- përfundoi Meka, duke e quajtur projekt për t’u admiruar. Ideja ishte e pedagogut Arbi Agalliu, i cili përzgjodhi studentët më të aktivizuar gjatë seminareve dhe me rendiment të latë në zgjidhjen e ushtrimeve. “Ideja e këtij libri ishte të sillnim diç-

ka ndryshe për t’iu ardhur në ndihme brezave që do të vijnë. Janë ushtrimet në fund të çdo kapitulli në libër që ne bëjmë gjatë lëndës, të cilat i kemi zgjidhur dhe i kemi shpjeguar dhe me fjalë edhe për atë grup studentësh që janë indiferentë apo nuk angazhohen sa duhet”,- tregon Klaudia Kaja, një prej autoreve të librit, bashkë me koleget saj Anisa Dogjani, Joana Shima dhe Tereza Kola. Edhe pedagogia Magdalena Bregasi i përgëzoi studentet për nismën dhe i nxiti të pranishmit për të qenë më luftarakë gjatë studimeve të tyre. Libri iu dhurua në disa kopje bibliotekës, në mënyrë që të jetë ndihmues për brezat e tjerë që do të zgjedhin të studiojnë këtë degë.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, konkurs për zhvillimin vendor Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me mbështetjen financiare të fondacionit gjerman “Hanns Seidel”, organizoi konkursin “Projekt-ideja më e mirë në zhvillimin ekonomik vendor”. Qëllimi kryesor i iniciativës është përthithja e ideve dhe mendimeve më të mira nga studentët, të cilët njëkohësisht njihen edhe më mirë me rolin e njësive vendore në zhvillimin ekonomik. Ditën e djeshme, në ambientet e hotel ‘Tirana’ u organizua aktiviteti përmbyllës i konkursit “Projekt-ideja më e mirë në zhvillimin ekonomik”, një nismë e shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e cila mblodhi studentë nga i gjithë vendi. Ishin 32 projekt-ide të p ro p ozuar a ng a st u dent ët që iu

përgjigjën thirrjes që prej 9 majit të këtij viti dhe nga shqyrtimi që komisioni i ekspertëve u bëri punimeve, në fazën finale u përzgjodhën vetëm 15 prej tyre. Studentët e përzgjedhur për këtë fazë finale prezantuan projektet përpara të pranishmëve dhe komisionit duke paraqitur titullin, problematikat e parashtruara, objektiva dhe zgjidhjet që ofronte secili propozim. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është që të përthithen ide dhe mendime sa më të mira nga studentët, si dhe të njihen këta të fundit me rolin e njësive vendore në zhvillimin ekonomik vendor. Studentët që do japin mendime novatore do të promovohen në forma të ndryshme. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentët e Fakultetit Ekonomik në UET, të cilët propozuan një projekt mbi nxitjen e punësimit të të rinjve në Tiranë nëpërmjet përdorimit të mekanizmave novatorë të aplikuar për nxitjen e sek-

torit të turizmit kulturor, me një fokus të veçantë në kujdesin ndaj grupeve në nevojë. Në fund të aktivitetit u zgjodhën 5 fitues, të cilët edhe u shpërblyen për kontributin e tyre, ndërsa pjesëmarrësit morën certifikata. Punime më të mira do të botohen në një buletin, ndërsa studentët do të kenë mundësi të lidhin kontakte me bashkitë e Shqipërisë, pse jo edhe të implementojnë projektet e tyre. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë. Qëllimi i saj është të kontribuojë për mbrojtjen e interesave të përbashk ë t a t ë nj ë s ive t ë ve t ë q e verisjes vendore të qyteteve, me qëllim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratikë në organizimin dhe funksionimin e bashkive dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.06.2013

13

Cocciante dhe Dani duet në ‘Top Fest” Kantautori italian dhe fituesja e “The Voice of Italy” sot në Tiranë Elhaida Dani sjell për herë të parë në Tiranë këngëtarin e njohur italian, Ricardo Cocciante. Fitorja e këngëtares shqiptare të “The Voice of Italy” nuk ka kaluar pa u vënë re nga ministri i Kulturës, Visar Zhiti, i cili u ka dërguar një ftesë zyrtare asaj dhe mentorit Cocciante për të bërë një vizitë dyditorë në Tiranë. Ricardo Cocciante, emblemë e muzikës italiane, i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e “The Voice of Italy”. Kjo vizitë sipas njoftimit për shtyp të MTKRS-së, organizohet në vlerësim dhe falenderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim e ndjeshmëri të pazakontë performancën e saj në rritje. Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë në Tiranë sot më datë 7 qershor, ku do të priten së pari në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, prej nga do të mbahet dhe një konferencë për shtyp. Të shtunën do të priten nga krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bujar Nis-

Profil

Ishte “The Voice of Italy” dhe jo “The Voice of Albania”, e megjithatë, Elhaida fitoi sepse ishte më e zonja. Jo më simpatikja (kështu ishte Veronica, biondja plot tatuazhe e Raffaella-s), as më e bukura (i bukuri ishte Timothy Cavicchini, nga Mantova, me gjithë H e Y të emrit), as personazhi “me histori të fortë” siç ishte Silvia, e cila dëshiron të ketë një fëmijë për ta rritur me shoqen e saj Lisa...

hani dhe Kryeministri Sali Berisha. Elhaida Dani u shpall fituesja e “The Voice of Italy 2013”, duke kapërcyer çdo paragjykim dhe duke bërë krenar çdo shqiptar. Elhai-

Po të shtunën, Top Channel zhvillon dhe finalen e “Top Fest 10” dhe mësohet se fituesja e një viti më parë është e ftuara speciale në këtë event, ku do të këndojë për herë të parë për publikun shqiptar në duet me mentorin e saj, Ricardo Cocciante

da Dani u bë e njohur për publikun shqiptar pas fitimit të çmimit “Top Fest 9” me këngën “Ti s’je më”. Po të shtunën, Top Channel zhvillon dhe finalen e “Top Fest 10” dhe mësohet se fituesja e një viti më parë është e ftuara speciale në këtë event, ku do të këndojë për herë të parë për publikun shqiptar në duet me mentorin e saj, Ricardo Cocciante. Para se të merrte pjesë në “The Voice”, Elhaida ka provuar të hynte tek “Amici” i Maria De Filippi-t, por nuk kishte kaluar. Kur ajo këndoi për herë të parë në “The Voice”, të katër anëtarët e jurisë e shtypën butonin e kuq, por ajo zgjodhi Coccianten, pasi ishte idhulli i saj që e vogël. “Ai ishte idhulli im që e vogël; teksa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, në zemrën time tashmë e kisha zgjedhur. Nëse kam arritur deri këtu, është edhe falë tij e falë mbështetjes së publikut”, ka thënë ajo. Kur ajo shkoi në Itali dinte pak italisht, por Cocciante e bëri të ndihej si në shtëpinë e saj.

Mësimi i Elhaidës Është bukur kur fiton më i miri: e ndien që gjërat shkojnë në kahun e duhur, të paktën herë pas here. Të paktën në programet televizive Nga Daria Bignardi 

Elhaida Dani, 20-vjeçare shqiptare nga Shkodra, prej një viti në Formia fitoi “The Voice of Italy”, programin e zbulimit të talenteve të RAI2, të ndjekur nga një publik i gjerë. Ishte “The Voice of Italy” dhe jo “The Voice of Albania”, e megjithatë, Elhaida fitoi sepse ishte më e zonja. Jo më simpatikja (kështu ishte Veronica, biondja plot tatuazhe e Raffaella-s), as më e bukura (i bukuri ishte Timothy Cavicchini, nga Mantova, me gjithë H e Y të emrit), as personazhi “me histori të fortë” siç ishte Silvia, e cila dëshiron të ketë një fëmijë për ta rritur me shoqen e saj Lisa. Elhaida, më e përmbajtura, ishte pikërisht konkurrentja me zërin më të bukur. Për më tepër ishte në garë në skuadrën e Cocciante-s, më pak televizivi nga katër anëtarët e jurisë, ai që më shumë se kushdo, ndihej i huaj në studio. Ajo nuk kishte as histori prekëse e të dëshpëruar si ajo e Ferdinand Berishës, që në Itali erdhi me gomone kur ishte i vogël e që para disa vjetëve fitoi “Grande Fratello”. Elhaida ka ndjekur konservatorin “Prenkë Jakova” në Shkodër, ka studiuar piano dhe ka fituar edicionin shqiptar të “Star Academy” e “Top Fest 2012”. Në Formia ka mbërritur një vit më parë, e zbuluar në një festival nga diskografi Rocco Palazzo, që e ka regjistruar në produksionin e tij Roxil Music Art & Show. Elhaida është thuajse një profesioniste. E, për inat të Italisë

raciste që nuk do të integrojë të huajt, të enjten ishte më e votuara nga telespektatorët e “The Voice”. Të dielën e shkuar, Festa e Republikës, kryebashkiaku i Firences, Matteo Renzi u dha shtetësinë italiane tre senegalezëve të plagosur në batarenë e 13 dhjetorit 2011, në të cilën humbën jetën dy bashkatdhetarë, duke kërkuar që “të mos ndodhë më që një Balotellu që flet italisht me theks breshan të mos shkojë dot në Olimpiada sepse është i mitur, e për këtë arsye nuk e ka të mundur të jetë shtetas italian”. Renzi bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt në të drejtën e shtetësisë së emigrantëve të lindur në Itali: “Nga Firence u drejtohemi me respekt Parlamentit dhe autoriteteve qendrore për t’u kërkuar që të aprovojnë sa më shpejt ligjin mbi Ius soli, sepse kush lind në Itali duhet të jetë shtetas italian”. Natyrisht, Gasparri me shokë nxituan ta quajnë demagog dhe të papërgjegjshëm. Fakti është që shtetësia e të lindurve në Itali mbetet një temë komplekse mbi të cilën duhet logjikuar e duhen vënë rregulla pa u trembur. Çfarë e bën italian një italian? Është një reflektim i bukur, i dobishëm dhe i rëndësishëm, që nuk duhet braktisur pas festimeve madhështore të vitit të shkuar për 150-vjetorin e Italisë. Italianët nuk janë racistë dhe, po t’u propozosh një ligj të drejtë, dinë ta vlerësojnë. Njësoj siç vlerësojnë një zë të bukur.

Vanityfair.it


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

11

8

9

15

13

16

17

21

18

19

22

24

25

23

26

27

29

28

30

32

31

33

40

41

46

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

34

35 39

10

12

14 20

7

36

42

37 43

47

44

38 Koha e fillimit ____:____

45

Koha e mbarimit ____:____

48

49

Horizontalisht

1. I jap zemër dikujt. 6. Shtojcë e një botimi. 11. Ka edhe një të tillë zyrtar. 12. Sigla e Kolonjës. 14. Zonë Industriale. 15. Bilal i mikrobiologjisë. 18. Ka edhe një kafe të tillë. 20. Qytet në Maqedoni. 22. Agjensi Kulturore. 23. Copë shkëmbi. 24. Planet i sistemit tonë diellor. 25. Martin i letërsisë. 27. Pantallona të gjera burrash të veshjes popullore. 29. Ngurtësimi i një organi për shkak të prishjes së pjesës që kryen funksionin përkatës dhe të zëvendësimit të saj me ind lidhës. 31. Mall i mbetur në magazinë. 32. Feta e bukës. 33. Fletë e hollë llamarine. 36. Gjoleka, luftëtar patriot. 37. Pajisje me dritë të fortë, e vendosur në një vend të lartë në breg të detit. 39. Tërësia e ndryshimeve që ngjasin në një ind të gjallë, kur mbi të vepron diçka nga bota e jashtme. 43. Gjysëm zile. 44. Të lumtë! 46. Sigla e Tiranës. 47. Myfarete, këngëtare. 48. Aristokrat në Romën e lashtë. 49. Përemër vetor.

Vertikalisht:

1. Ai që matet me të tjerët dhe ka mundësi për të dalë i pari në një garë sportive. 2. Shkurre gjethet e së cilës mbajnë erë të mirë e përdoren për gatim. 3. Starova i politikës. 4. Pjesëz treguese. 5. Dhimitër i kinemasë shqiptare. 6. Shpëtim nga një gjendje e vështirë. 7. Pleh kimik. 8. Që s'ka përmbajtje fetare. 9. Hekurudhë e nëndheshme. 10. Me një qëllim të caktuar; me dashje. 13. Një e katërta. 16. Në formë vezake. 17. Përdoret shumë në ushqimet e shpejta. 19. Akira, regjizor i famshëm japonez. 21. Ura pa këmbë. 26. Kandërr e vogël sa bleta, grerëz. 27. E kundërta, luftë. 28. Termus në cepa. 29. Mënyra e vendosjes së lojtarëve nga trajneri në një ndeshje. 30. Skuadër ruse e njohur futbolli. 34. Është lloj drithi. 35. Përemër pronor. 37. Notë muzikore. 38. Mbret francez. 40. Gramë, shkurt. 41. Simboli kimik i klorit. 42. Instituti Zoologjisë. 45. Reparti Celulozës.

Sudoku | nivel mesatar 7 9

6

4 5 5 1 3

7 8

1

2

1 9

2

5 4

6 2 3 1

1

5 7 9

5 6

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4 5

1 7 1 2

1 6 8

3

4

6 9

9 2 4 7 3

7

8

4

5

Koha e fillimit _____:____

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

6 1 8 8

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

4

Ndalohen sutienet gjatë hyrjes në provim Autoritetet kineze të edukimit kanë menduar një taktikë të re në luftën për parandalimin e kopjimit nëpër provime – duke ndaluar edhe mbajtjen e jelekëve për gjinj gjatë testeve. Para provimit nëpër shkolla është e ndaluar që në klasa të hyhet me çfarëdo metali në trup, i cili do të aktivizonte detektorët e vendosur në hapësirat e testimit. Xinhua raporton se këtë vit do të merren masa maksimale të sigurisë për të parandaluar kopjimin me anë të aparateve më të sofistikuara që i përdorin nxënësit dhe studentët gjatë hyrjes nëpër teste. “Gjatë hyrjes së nxënësve dhe personelit në vendin ku mbahet provimi, rrobat e tyre, çantat, këpucët, kapelat dhe gjërat e tjera do t’i kontrollojnë profesionistët dhe do t’u lejohet hyrja vetëm në rast se nuk ndizet alarmi. Prandaj, çdo send që përmban metal mund të aktivizojë detektorët dhe për këtë arsye janë të ndaluar për kandidatët”, thuhet në një letër dërguar prindërve.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nese jeni ne nje lidhje duhet te shmangni aventurat kalimtare sepse do keni probleme te medha me partnerin. Mos shkaterroni gjithcka qe keni ndertuar deri me sot. Beqaret nuk duhet te hezitojne te angazhohen sot sepse mundesite do jene shume te mira. Perfitoni sa te mundni. Qielli do jete i favorshem per financat. Do iu jepet mundesia te shpenzoni edhe pak me teper.

Jupiteri do iu beje disa dhurata gjate kesaj dite atyre qe jane ne nje lidhje. Partneri do jete i gatshem t’ua plotesoje deshirat dhe do ndiheni me se miri. Shfrytezojeni diten. Beqaret nga ana tjeter do joshen nga disa persona qe ne fakt nuk bejne per ta. Mos u nxitoni sepse do lendoheni. Merruni pak me teper me menaxhimin e financave ne menyre qe te vendosni ekuilibrin.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ekuilibri do mbizoteroje gjate gjithe kesaj dite ne jeten tuaj ne cift gjate kesaj jave. Do ndiheni te perkedhelurit e yjeve dhe do i shprehni me teper ndjenjat. Beqaret jo vetem qe do kryejne takime interesante, por mund te nisin edhe histori dashurie pasiononte. Ne planin financiar nuk duhet te luani me zjarrin sepse do digjeni.

Marredhenia me partnerin do jete e ngrohte dhe mjaft harmonike. Ka shume mundesi qe disa te hedhin hapa me tej dhe t’i marrin gjerat me seriozisht. Beqaret nga ana tjeter do merren shume me miqte dhe nuk do kene aspak kohe te dalin neper takime apo te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar nuk duhet te enderroni me shume sesa duhet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Kujdes me debatet qe mund te lindin me partnerin gjate kesaj dite sepse po u krijuar nje klime e tensionuar zor se do e rregulloni shpejt. Beqaret do jene me te privilegjuarit. Takimet do jene te pafundme dhe disa do arrijne te gjejne dashurine e jetes se tyre. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire temundshme.Tregohunimetekujdesshem me shpenzimet qe mos keni probleme.

Dite e kendshme kjo e sotmja per te gjithe te dashuruarit. Jeta ne cift do jete e bukur dhe e mbushur me emocione te medha. Shfrytezojeni sa me shume qe te mundni. Edhe beqaret duhet te pergatiten per nje dite ndryshe dhe me te bukur. Fati do jete me ju. Financat do fillojne te konsolidohen ndjeshem. Mos beni gabimin te tregoheni te paduruar dhe te shpenzoni se tepermi.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Dobenigjithckasotqetambronisameteper jeten tuaj ne cift. Edhe parteri nga ana e tij do tregohet me optimist dhe do iu perkedhele me shume se kohet e fundit. Beqaret as sot nuk do e gjejne ate qe kerkojne. Behuni me te duruar, por mos e humbni per asnje arsye besimin. Merkuri do iu ndihmoje te permiresoni financat. Nese shpenzoni me kursim gjerat do shkojne per mrekulli.

Jeta juaj ne cift do mbrohet gjate gjithe kohes nga Venusi sot. Do jeni me sensuale dhe me bashkepunues me ate qe keni ne krah. Beqaret me mire te mos fillojne asnje histori dashurie sot sepse mundesite nuk do jene te mira dhe mund te lendohen. Jupiteri nga ana tjeter do iu sjelle fat me financat. Do i menaxhoni me shume kujdes ato dhe do shpenzoni aq sa duhet.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 024, 188, 280, 325, 489, 525, 587, 925. Numra me 4 shifra: 1524, 1551, 2005, 2283, 3201, 4392, 5337, 6539. Numra me 5 shifra: 03125, 03263, 10236, 13265,

24150, 30921, 35274, 43559, 45412, 46285, 51046, 52632, 52945, 56987, 82222, 97548. Numra me 6 shifra: 026356, 095416, 138240, 140124, 190822, 215620, 232015, 251361, 267691, 452120, 612326, 632032, 632140, 652102, 716215, 736521.

Dite e mire kjo e sotmja per ceshtjet sentimentale. Ata qe jane ne nje lidhje do fillojne te zgjidhin disa probleme te se shkuares dhe do ndihen me te lehtesuar. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshem. Disa do kerkojne vetem te tallen me ju. Per sa iu perket heshtjeve financiare ato do jene me te stabilizuara sesa kohet e fundit por duhet ende pak maturi me shpenzimet.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite mjaft e mire dhe me momente emocionuese kjo e sotmja. Do sqaroni te gjitha keqkuptimet qe keni pasur kohet e fundit me partnerin. Per beqaret edhte dita ideale per te filluar histori dashurie. Ne planin financiar do merrni vendime te rendesishme fale te cilave buxheti do filloje te stabilizohet.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Sot do ndiheni me mire ju qe jeni ne nje lidhje. Do i shprehni hapur ato qe ndjeni edhe pse partnerit nuk mund t’i pelqejne. Me mire te tregoheni te sinqerte. Ata qe jane ende vetemdokenenjetakiminteresantdhemund te fillojne dhe nje histori dashurie emocionuese. Ne planin financiar do ndermerrni iniciativa dhe do filloni ta stabilizoni situaten. Me ne fund do ndiheni me te qete.

PESHQIT (20/II-19/III) Ne dashuri cdo gje do shkoje me se miri sot. Do jeni me te qarte per ate qe doni dhe do luftoni per kete. Disa do marrin edhe vendime te rendesishme. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do bejne cmos ta joshin personin qe pelqejne. Kujdes mos merrni vendime te nxituara. As me financat nuk duhet te tregoheni te pamatur.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.06.2013

7 qershor

ditë që formësuan botën

15

Arti duhet megjithëmend ta habisë realitetin. Francoise Sagan

1967

Triumfi izraelit në luftën 6-ditëshe Në ditën e tretë të luftimeve në betejën e ringjallur me fqinjët e tyre arabë, forcat izraelite i vunë përpara jordanezët dhe morën qytetin e vjetër të Jerusalemit, vendin ku ndodhej tempulli i Solomonit dhe pjesa e mbetur e Tempullit Hebre, Muri Perëndimor. Një koalicion arab, në dukje i pandalshëm, u shkërmoq para sulmit të furishëm izraelit. Duke kuptuar se një sulm i papritur ishte i pashmangshëm, izraelitët sulmuan të parët duke shkatërruar shumicën e kapaciteteve ajrore të armi-

kut në tokë dhe duke fituar një përparësi vitale. Në atë që u bë e njohur si Lufta 6-ditëshe, Izraeli marshoi mbi tri vija kufitare duke pushtuar Bregun Perëndimor nga Jordania, Lartësitë Golan nga Siria, e Rripin e Gazës dhe krejt gadishullin e Sinait nga Egjipti. Fitorja e tyre dukej vendimtare dhe dha rezultate. Shtetet e Bashkuara kishin shpallur neutralitetin, por në realitet kjo shënoi një partneritet strategjik, i cili do t’i jepte Izraelit mbështetje të pakushtëzuar amerikane. Egjiptianët

dhe sirianët do të luftonin sërish në vitin 1973, në atë që u quajt Lufta e Yom Kippurit, por udhëheqësi i ri i Egjiptit, Anwar Sadati ishte i gatshëm t’i braktiste ëndrrat e shkatërrimit të Izraelit dhe të negocionte për rikthimin e Sinait. Por Izraeli ishte tani sundues i një numri të madh palestinezësh. Kur Bregu Perëndimor shihej si pjesë e pamohueshme e Izraelit, e fituar me anë të një force të armatosur dërrmuese, kishte pak motive që izraelitët të kërkonin kompromis.

Blitz

Foto lajm

1/5

Fëmijë anglezë ishin të lindur nga prindër ende të palidhur në martesë në vitin 1981.

1/2

Është raporti i këtyre fëmijëve në vitin 2011.

1,513

Numri i rezidentëve të ishujve Falkland që votuan në favor të të mbeturit pjesë e Mbretërisë së Bashkuar në një referendum në muajin mars.

3

Numri i atyre që votuan kundër.

Titulli: Lule të bukura ka tirana foto: Andreas Lehner

Në Facebook Sokol Shameti Vanitet me ulërimë. Mirë që e lyen makinën me bojë floriri (që të duket si monedhë njënapolonshe me rrota) por shkon dhe i hypën trotuarit rehat rehat, për të parkuar poshtë pallatit tim, sa të mbarojë nja dy punë ashtu...

Anila Basha Protesta e medias, 15 kamera e 5 protestues. Epo, jetojmë në Shqipëri.

Helidon Tahiraj Në gazetën Tirana Observer do të lexoni; Një lopë këmbehet me 25 vota… Pritet që në parlamentin e ardhshëm deputeti të deklarojë; Në emër të elektoratit tim prej 400 lopësh mendoj se...

Shpend Limoni Blerand Stavilecit ia refuzun dje dredhëzat në qeveri, mundet ma vonë me provu me i josh me rrush. 

Thimi Samarxhiu Në pritje për të parë se kush nga liderët politikë do shkojë i pari në Lazarat. 

Oerd Bej Këto flamujt e partive politike nëpër shtylla më ngjajnë me urinimin e qenve për t’i treguar të vetëve që ky territor është i zënë...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Elhaida Ardian Vehbiu Interneti shqip zien nga entuziazmi për këngëtaren Elhaida Dani, fituese e konkursit The Voice of Italy, me talent vokal dhe energji skenike të shkëlqyer. Entuziazmi është legjitim, aq më tepër që lajmet e mira që t’u interesojnë të gjithë shqiptarëve, kohët e fundit, kanë qenë me pikatore. Elhaida Dani tani do të vazhdojë një karrierë të dyllojshme: atë të skenës, ku e presin suksese të tjera; dhe atë të formimit artistik, për t’i dhënë një profil të vetin dhe individualitet dhuntisë së zërit. Vetëm zëri i bukur nuk mjafton; aq më tepër në këtë kohë përdhosjesh, kur një masë e madhe publiku e konsumojnë artin skenik për t’u argalisur. Elhaida mund të jetë pitch perfect dhe të kapë vërtet nota të larta dhe të këndojë njëlloj si divat e soul-it dhe të R&B përtej oqeanit; por ajo mund të bëhet, dhe idealisht do të ishte e dëshirueshme të bëhej, artiste që të përçojë muzikën shqiptare te publiku – në botë dhe mes shqiptarësh vetë. Bota do të bënte edhe pa Elhaidën këngëtare e covers të Whitney-t dhe virtuoze të ulërimës së studiuar; por botës shqiptare i duhen ngutshëm artistë që bashkojnë sublimen me populloren, për të kanalizuar dhe riderdhur dritëhijet e emocioneve kolektive. Krahasimi me këngëtare të mëdha tonat të traditës, si Tefta Tashko, Marie Kraja, Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha (nuk kemi pak!) vjen i pashmangshëm. Talente të vetvetishme, ato shkëlqyen falë dhuntive të tyre natyrore dhe edukimit muzikor, por edhe ngaqë u mbështetën me material të klasit të parë, prej kompozitorëve, producentëve, regjisorëve; dhe patën përkrahje institucionale. Kompozitorët shqiptarë që lëv-

dojnë Elhaidën tani në intervista, duhet ta kuptojnë se çfarë mundësie të rrallë, madje të artë, u ka sjellë fati: instrumentin magjik për muzikën që krijojnë. Të vjen në mendje edhe një këngëtare e rrallë, si Cesaria Evora, e cila u shndërrua në zërin dhe shpirtin e vendit të vet të vogël, Kepit të Gjelbër, duke e vendosur atë në hartën kulturore të botës: por sa muzikantë, producentë, kompozitorë dhe regjisorë e mbështetën “këmbëzbathurën” aq të dashur anembanë planetit? Kultura shqiptare ka aq shumë nevojë sot për një ambasadore të tillë të zërit dhe të muzikës; për një talent të shndërruar në realitet, falë bashkërendimit të përpjekjeve kolektive dhe institucionale. Nuk ka aq nevojë, përkundrazi, për një këngëtare që “këndon njëlloj si Whitney Houston”, ose “njëlloj si Beyoncé-ja”; për një artiste të glorifikuar të karaokes; aktore muzikore që mishëron koleget e veta; zë të bukur, në shërbim të një makine të kulturës komerciale dhe televizive e cila veç ripërtyp suksese të sigurta. Edhe pse Elhaida, me talentin dhe hirin e saj artistik, qëndronte shumë më lart se niveli i përgjithshëm i një konkursi amatorësh, si The Voice of Italy, ajo platformë do t’i shërbejë tani si trampolinë, për t’iu hapur dyert e spektaklit muzikor në Itali dhe gjetiu në Europë. Do të donim dhe uronim, tani, që ajo t’i bënte vetes një vend nderi në kulturën shqiptare, e cila tradicionalisht ka arritur të përftojë artistë të këtij kalibri, me gjithë vështirësitë, pengesat e kurtizanëve dhe tifozllëkun e marrë të atyre që e ndjekin muzikën, edhe atë pop, si të ishte një martesë mes futbollit dhe cirkut; pa folur pastaj për ata të tjerët, kambistë turmash, që duan ta rekrutojnë për spektaklet e tyre të ndyta politike. *Nga Blogu: peizazhe të fjalës.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 07.06.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 7 qershor ok