Issuu on Google+

Faqe 13

kulturë

Ardian Paci; dikur artisti i ish-bllokut sovjetik, sot artisti universal

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 7 nëntor 2013. Numër 1057. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

foreign policy

Zgjedhjet në Korçë, replika Ruçi-Paloka në Kuvend Paloka: Nesër edhe Parlamenti shqiptar të marrë një pozicion. Ruçi: Kuvendi ka rregulla, norma se si zhvillohen debatet. Meta: Jam i detyruar që çdo gjë ta bëjmë me konsensus në rast se nuk ka një respektim rigoroz të Rregullores, në 60 minuta secili mund të shprehet për këtë çështje FAQE 3

Ikin shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FBI Vazhdon rokada në polici, ku pas komisariateve radhën e kanë shefat e Forcave Speciale. Shkarkohen edhe 16 efektivë të operacioneve speciale, pa FAQE 6 asnjë motivacion me shkrim

Armët kimike, SHBA afër paktit me Shqipërinë

Revista prestigjioze “Foreign Policy” e sheh Shqipërinë si vendin më të mundshëm për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. SHBA pret përgjigje nga qeveria shqiptare deri më 15 nëntor, por ambientalistët po shkojnë drejt një kërkese të dytë për referendum. Deputeti i PS, Besnik Bare: Nuk kemi kapacitete, partnerët amerikanë të na mirëkuptojnë... Faqe 2

Skandal me sondën 470 mijë USD, pesë arrestime në “Albpetrol” Kërkimi 25-vjeçar në Shpirag zbulon 1300 fuçi nafte në ditë

FAQE 5

op-ed / 10-11

Pesë zyrtarë të kompanisë së naftës dhe pronari i një kompanie private u arrestuan pasi kishin deklaruar blerjen e një sonde me trefishin e çmimit real. Skandali i një blerjeje abuzive u denoncua nga KLSH

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Etnocidi grek ndaj çamëve ortodoksë

koment ARBEN KONDI

Përplasja e qytetërimeve ndodh në Gjakovë

koment Berat Buzhala

tri herë më shtrenjtë se vlera reale e saj. Kallëzimi në prokurori ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në maj të këtij viti, pasi një inspektimi të kryer në kompaninë e naftës “Albpetrol”, ku është janë konstatuar abuzime me tenderin për blerjen e makinerisë së quajtur “Autosondë”. Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Fierit caktoi... Faqe 7

Bizneset amerikane: Japim 30% ryshfet për rimbursimin e TVSH Dhoma Amerikane e Tregtisë në një takim me drejtoreshën e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka shprehur rezerva të forta për aftësinë e tatimorëve dhe korrupsionin që dominon në administratë

Imazhi ngjethës menjëherë faneps Paramithinë. 27 Qershori i 1944-ës është...

Një titull pak i madh, e ndoshta pak i ekzagjeruar, për një provincë të...

Pesë zyrtarë të kompanisë së naftës “Albpetrol” dhe pronari i një kompanie private u arrestuan mbrëmjen e të hënës, pasi dyshohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim. Hetimet e Prokurorisë së Fierit të nisura rreth gjashtë muaj më parë u finalizuan me arrestimin e të dyshuarve, të cilët kanë miratuar blerjen e një makinerie autosondë

Dhoma Amerikane e Tregtisë edhe pas rotacionit politik mbetet tërësisht e

pakënaqur nga administrata tatimore. Në një takim me drejtoreshën e Tatimeve, Brisida Shehaj, Dhoma Amerikane ka shprehur rezerva të forta për aftësinë e tatimorëve dhe korrupsionin që dominon në administratë. Vonesat në rimbursimin e TVSH-së dhe aktet korruptive që biznesi ka konstatuar në pagesën e saj kanë qenë një prej shqetësimeve kryesore... Faqe 5

takimet

Në gatishmëri

Shkup, Rama: Marrëveshja e Ohrit të jetë pikë referimi për Maqedoninë

FAQE 4

13 kulturë

Ardian Paci; dikur artisti i ish-bllokut sovjetik, sot artisti universal Vizatime, fotografi, instalacion, video-skulpturë janë pjesë e ekspozitës “Jetë në tranzit” që është hapur në Milano, dedikuar karrierës së artistit shqiptar

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Pse i duhej Korça kryeministrit Rama Kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë deri tani për skandalin e rëndë të blerjes së votave në Korçë, të zbuluar dhe denoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Në kulmin e betejës së tij populiste kundër paligjshmërisë, Rama ka legalizuar bixhozin me votat e qytetarëve duke iu shmangur përgjegjësisë dhe duke mbyllur gojën e sytë përpara një akti që do të bënte me turp çdo lider politik, aq më tepër dikë që ka premtuar të ndryshojë sistemin e të rilindë vendin. Me heshtjen ndaj rastit të Korçës, janë forcuar dyshimet për çka ka ndodhur më 23 qershor dhe është dhënë një shembull i keq se deformimi i vullnetit të zgjedhësve nuk do të ketë të ndalur as pas ndërrimit të pushtetit. Përbetimet se vota e lirë nuk do të preket, paskan qenë thjesht pjesë e koshit...


2

afër/larg

1

politikë/ Rama: Marrëveshja

e Ohrit të jetë pikë referimi për Maqedoninë

Faqe 4

Pas 25 vitesh kërkime del naftë në Shpirag

ekonomia/

Faqe 5

kronikë/ Ikin shefat e Forcave

Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FBI

Faqe 7

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë në lidhje me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në territorin shqiptar.

Ne sapo kemi dalë nga një histori mjaft polemizueze për shoqërinë shqiptare si ajo e mbetjeve. Unë e konsideroj të vështirë të pranohet, pasi do kishte kosto për çdo forcë politike për t’u asgjësuar në Shqipëri, për shkak edhe te fraxhilitetit duhet evituar, dhe partnerët tanë duhet të na mirëkuptojnë, nuk mund ta pranojmë”, ka thënë Bare

Armët kimike më afër Shqipërisë, SHBA pret deri më 15 nëntor Vladimir Karaj

P

ër shqiptarët është enigmë se pse vendi ynë shihet si i përzgjedhuri nga diplomatët e huaj për të shkatërruar armët kimike të Sirisë. Qeveria, përjashto deklaratën e Ministrit të Jashtëm për gazetën franceze, nuk e kanë parë deri më tani të arsyeshme të informojnë publikun mbi çështjen dhe negociatat. Ndërkohë që as opozita nuk është kujtuar të flasë për këtë pavarësisht se ndjeshmëria publike është e lartë dhe mediat e shoqëria civile prej ditësh kërkojnë sqarime mbi çështjen. Nga ana tjetër koha për ta diskutuar këtë e për të marrë një vendim që do të pranohej edhe nga publiku duket se po skadon. Afati i fundit i vendimmarrjes për çështjen kërkon që bisedimet të mbyllen brenda 15 nëntorit dhe një shkrim i “Foreign Policy” e quan mjaft të afërt marrëveshjen mes SHBA-së dhe Shqipërisë në lidhje me çështjen, duke specifikuar edhe formën se si do të bëhet shkatërrimi. Sipas revistës nga të gjithë vendet marrëveshja me Shqipërinë është më afër realizimit dhe se diplomatët e OKB shprehen të sigurt që vendi ynë do të jetë destinacioni final i armëve kimike. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka informacion, ndërsa duket se vetëm pak ditë mbeten nga marrëveshja. Zërat kundër sidoqoftë janë bërë më të ndjeshëm. Veç ambjentalistëve dhe Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, thotë se Shqipëria nuk mund të pranojë armët kimike thjesht për shkak të marrëdhënieve të mira me SHBA, ndërsa nuk ka asnjë kapacitet teknik dhe se deri tani nuk ka mundur të procesojë mbetjet e veta kimike. Sipas tij një pjesë e tyre trasportohen jashtë dhe të tjera “inkapsulohen” në zonat ku gjenden por pa i shkatërruar dot. Mediu, dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Mbrojtjes pas shpërthimit në Gërdec, që ishte pjesë e procesit të demontimin të armëve të lehta shqiptare edhe ky i kryer jo pa pak telashe dhe i shoqëruar hera herës me skandale. Një pjesë e demontimit

të predhave të trashëguara nga komunizmi është kryer ndërkohë në ambjente te hapura me shpërthim që ka dëmtuar mjaft shtëpi të zonave ku ka ndodhur, ndërsa efektet e tij në mjedis nuk janë matur asnjëherë. Kundër është shprehur edhe deputeti i mazhorancës Besnik Bare që deklaroi se Shqipëria nuk duhet t’i pranojë armët dhe se qeveria duhet të jetë konseguente sa i përket çështjeve të mjedisit dhe ligjit që anuloi së fundmi. “Shqipëria nuk i ka këto kapacitete, nuk ofron mundësi për të bërë shkatërrimin e këtyre lëndëve, pa pasur një ndihmesë nga një shtet që ka teknologjinë dhe burime financiare. Por nuk është vetëm kjo, duhet të shprehet dhe të dëgjohet dhe vullneti i vendit pritës, sigurisht i takon qeverise të vendosi. Por padyshim në klimën e viteve të fundit, ne kemi miratuar një ligj, që ndalohet në mënyrë të prerë importimi i mbetjeve të rrezikshme për qëllim asgjësimi apo qëllime të tjera. Ne sapo kemi dalë nga një histori mjaft polemizueze për shoqërinë shqiptare si ajo e mbetjeve. Unë e konsideroj të vështirë të pranohet, pasi do kishte kosto për çdo forcë politike për t’u asgjësuar në Shqipëri, për shkak edhe te fraxhilitetit duhet evituar, dhe partnerët tanë duhet të na mirëkuptojnë, nuk mund ta pranojmë”, ka thënë Bare në një intervistë për News24 duke kërkuar që Shqipëria të mos i pranojë këto armë. Bare është i pari deputet i shumicës që flet për rastin. Pjesa tjetër, përfshi edhe mjaft të angazhuar publikisht kundër importit të mbetjeve deri tani nuk janë prononcuar në lidhje me rastin në fjalë. Ndërkohë AKIP (Aleanca Kundër Importit të Plehrave) pritet të kërkojë sërish referendum dhe protesta janë planifikuar për të shprehur

Ndërkohë dje Colum Lynch në “Foreign Policy” e quante të mbaruar marrëveshjen për të cilën shqiptarët ende nuk janë të qartë. Ai theksonte se “Destinacioni më i mundshëm: Shqipëria e cila hoqi qafe stokun e saj të lëndëve kimike në vitin 2007.

Revista prestigjoze bën me dije se sasia e armëve mund të jetë më e madhe se sa ajo që dihet deri tani ndërsa shkruan edhe për faktin që pjesa më e madhe e vendeve kanë refuzuar t’i shkatërrojnë ato, përfshi këtu Rusinë e cila njihet si vendi me kapacitete më të mëdha në shkatërrimin e armëve kimike në botë.

mosaprovimin, por edhe mungesën e informimit rreth çështjes, e cila thuajse është e sigurtë. Qeveria shqiptare nga ana e saj vazhdon të heshtë në lidhje me një marrëveshje të mundshme në këtë rast, duke ia lënë gjithçka asaj që zbulon media ndërkombëtare kryesisht me burime pranë OKB-së. Po ashtu as SHBA që duket se po lobon pranë Shqipërisë për marrëveshjen nuk ka reaguar zyrtarisht. Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë në lidhje me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në territorin shqiptar. Gjatë një vizite në Burrel i pyetur nga gazetarë ai është shmangur duket thënë: “Sot kemi ardhur për bashkinë, jo për këtë”. Ndërkohë dje Colum Lynch në “Foreign Policy” e quante të mbaruar marrëveshjen për të cilën shqiptarët ende nuk janë të qartë. Ai theksonte se “Destinacioni më i mundshëm: Shqipëria e cila hoqi qafe stokun e saj të lëndëve kimike në vitin 2007. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç thonë diplomatë pranë OKB-së, janë pranë një marrëveshje me qeverinë shqiptare që kjo të marrë përsipër shkatërrimin në vend të kimikateve siriane dhe agjentëve nervorë”. Madje Gazetari i revistës prestigjoze bën të ditur se ka tashmë edhe detaje të mënyrës së shkatërrimit që do përdoret. Sipas tij, SHBA do të marrë përsipër ngritjen e laboratorëve të lëvizshëm për shkatërrimin e gazit përmes procesit të hidrolizës dhe bombardimit me ujë dhe sodë caustike apo elementëve të tjerë që bëjnë zbërdhimin e elementëve kimikë duke i kthyer në të parrezikshëm për jetën edhe pse kjo nuk garanton që ato nuk do të jenë ndotës. Ndërkohë Revista prestigjoze bën me dije se sasia e armëve mund të jetë më e madhe se sa ajo që dihet deri tani ndërsa shkruan edhe për faktin që pjesa më e madhe e vendeve kanë refuzuar t’i shkatërrojnë ato, përfshi këtu Rusinë e cila njihet si vendi me kapacitete më të mëdha në shkatërrimin e armëve kimike në botë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.11.2013

3

Zgjedhjet në Korçë, replika Ruçi-Paloka në Kuvend Paloka: Nesër edhe Parlamenti shqiptar të marrë një pozicion. Ruçi: Kuvendi ka rregulla, norma se si zhvillohen debatet. Meta: Jam i detyruar që çdo gjë ta bëjmë me konsensus në rast se nuk ka një respektim rigoroz të Rregullores, në 60 minuta secili mund të shprehet për këtë çështje Fejzi Braushi Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Korçë kanë trazuar sërish politikën shqiptare. Ndërsa u konsideruan model për mënyrën e organizimit dhe nxjerrjes së rezultatit, pamjet filmike të transmetuara nga “Fiks Fare”, ku shtabi elektoral i kandidatit socialist në Korçë shpërndante nga 20 mijë lekë për çdo student që vinte për të votuar nga Tirana, përbëjnë për demokratët një skandal që nuk mund të anashkalohet. Ndaj dje ata i kanë imponuar Kuvendit vetëm këtë çështje, fillimisht në komisionin e Shëndetësisë dhe më pas edhe në Konferencën e Kryetarëve, ku siç mësohet nuk kanë munguar debatet e forta. Konferenca e Kryetarëve Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Meta, është mbajtur dje mbledhja e Konferencës së Kryetarëve me rend të paracaktuar: miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit 11 nëntor – 27 nëntor 2013, shqyrtimi i kërkesës për zhvillimin e mocionit për debat në Kuvend për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, kërkuar nga Edi Paloka, dhe diskutimin e propozimit të Fatmir Xhafajt për ngritjen e dy nënkomisioneve parlamentare në përbërje të komisionit për Çështjet Ligjore, përkatësisht nënkomisioni për Qeverisjen Vendore dhe nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut. Por siç raportohet nga vet Kuvendi në një njof-

tim për mediat, që në fillim të mbledhjes kryetari i Grupit demokrat, Edi Paloka ngriti shqetësimin në lidhje me zgjedhjet për pushtetin lokal në Korçë. Siç mësohet, ai ka kërkuar që në seancën e sotme plenare të shtohet në rendin e ditës një pikë e veçantë pikërisht për të diskutuar mbi çështjen e blerjes së votës në Korçë. “Nuk ka gjë më të rëndë për demokracinë në Shqipëri sesa konfirmimi i faktit që në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne si opozitë kërkojmë që nesër edhe Parlamenti shqiptar të marrë një pozicion. Ne si opozitë kemi pozicionin tonë dhe jemi në dijeni që në nivel lokal është prononcuar Partia Socialiste për këtë ngjarje. Ne si parlament duhet të zhvillojmë një debat dhe të mbajmë një pozicion’, - citohet nga Kuvendi që të jetë shprehur Paloka. Kërkesë kjo që ka gjetur refuzimin e përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët i kanë treguar Palokës se kushdo që kërkon të diskutojë për çështje jashtë rendit të ditës mund ta bëjë atë në 60-minutëshin e diskutimeve të lira. Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi sqaroi se Kuvendi funksionon mbi bazën e një rregulloreje, në të cilën parashikohet qartë 60 minuta për të folur rreth çështjeve jashtë rendit të ditës. “Kuvendi ka rregulla, norma se si zhvillohen debatet”, - tha Ruçi. Ndërkohë që kryetari Meta duke u bërë pjesë e debatit

Edi Paloka: "Ne si opozitë kemi pozicionin tonë dhe jemi në dijeni që në nivel lokal është prononcuar Partia Socialiste për këtë ngjarje. Ne si parlament duhet të zhvillojmë një debat dhe të mbajmë një pozicion’

mbështeti Prokurorinë, duke e konsideruar çështjen e Korçës si një çështje të drejtësisë, ndërsa lidhur me kërkesën e Palokës, ai duke tentuar të mbajë një qëndrim të ekuilibruar, mësohet t’u ketë kërkuar palëve që të gjejnë konsensus, në të kundërt Rregullorja, ka theksuar ai, jep hapësirën prej 60 minutash për të folur për çdo çështje. “Në lidhje me diskutimin për nesër jam i detyruar që çdo gjë ta bëjmë me konsensus, në rast se nuk ka një respektim rigoroz të Rregullores, në 60 minuta secili mund të shprehet për këtë çështje”, është shprehur Meta. Në këtë debat janë përfshirë edhe anëtarë të tjerë të Konferencës së Kryetarëve. Por çështje mosmarrëveshjeje nuk ka qenë vetëm çështja e Korçës, por edhe kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit, pasi demokratët mësohet të jenë shprehur kundra edhe përfshirjes me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit të marrëveshjes me “Crown Agents”. Komisioni i Shëndetësisë Por më parë një situatë e vështirë është krijuar edhe në komisionin e Shëndetësisë, ku deputetët e mazhorancës dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja i ftuar në një seancë dëgjimore, janë detyruar që të bojkotojnë mbledhjen. Shkak është bërë devijimi nga rendi i ditës i drejtimit të mbledhjes nga kryetarja Albana Vokshi, e cila ka nisur të flasë për videon e blerjes së votave në Korçë.

FRESSH dorëzon në Prokurori 393 studentët që u paguan Kryetarja e Forumit dhe dhjetëra të rinj janë paraqitur vullnetarisht në Prokurorinë e Korçës. “Nuk kemi paguar për votën, por vetëm për udhëtimin e anëtarëve të FRESSH” Kryetarja e FRESSH-it i ka dorëzuar Prokurorisë listën me 393 emra, të cilët dyshohet se janë paguar me 2 mijë lekë të reja për të votuar në zgjedhjet e së dielës në Korçë. Anxhela Tato është paraqitur në Prokurorinë e Korçës, ku ka dhënë shpjegimet e saj mbi mënyrën se si u paguan studentët për të udhëtuar nga Tirana në Korçë. Kryetarja e FRESSH-it nuk ka qenë e vetmja që i është drejtuar organit të akuzës për të zbardhur këtë ngjarje që ka shkaktuar një debat të ri në arenën politike. Dhjetëra të

rinj, anëtarë të këtij Forumi iu drejtuan Prokurorisë së Korçës për të dorëzuar vullnetarisht listën emërore të studentëve, që sipas tyre janë rimbursuar për udhëtimin e tyre nga kryeqyteti me qëllim që të merrnin pjesë në votime. Kryetarja e FRESSHit, Anxhela Taho ka depozituar në prokurori materialin ku janë të renditur emrat e studentëve, që sipas saj u janë paguar 20000 lekë të vjetra nga shtabi i PS-së vetëm për udhëtimin dhe jo për blerjen e votës. Po ditën e mërkurë, Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin për sekuestrimin e materialeve filmike në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”. Sipas të dhënave nga prokuroria, pas sekuestrimit pritet edhe ekzaminimi i pamjeve filmike nga ekspertët. Sekuestrimi i këtyre materialeve filmike është bërë pas nisjes së hetimeve nga prokuroria për pretendimin e blerjes së votave në zgjedhjet lokale të dielës. Organi i

akuzës saktësoi se është thirrur edhe kryetari i Shtabit elektoral të kësaj partie në Korçë të paraqitet në prokurori për të dhënë shpjegime në lidhje me pamjet filmike të transmetuara nga “Fiks Fare”. Të gjithë personat që do të identifikohen nga pamjet filmike, prokurorët thonë se do të pyetën për veprimet e tyre, duke mos përjashtuar edhe studentët që kanë përfituar shumën prej 2 mijë lekësh. Për këto pamje ka reaguar edhe kryetari i PS së Korçës, Ilir Pendavinji, i cili pritet të paraqitet në prokurori për pretendimet se këto para janë shpërndarë për biletat e autobusit të studentëve. Prokuroria e Korçës nisi hetimet kryesisht pas pamjeve të shfaqura, ku aktivistë të PS-së premtonin dhe jepnin 2 mijë lekë për çdo student, në këmbim të votës për kryebashkiakun Sotiraq Filo, i cili u shpall fitues me mbi 70 % të votuesve. 

“Korça”

PD kërkesë në KQZ për pavlefshmërinë e zgjedhjeve TIRANË Partia Demokratike depozitoi dje

në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë e Korçës dhe përsëritjen e tyre. Kërkesa e PD-së bazohet në pamjet filmike që përcolli emisioni investigativ “Fiks Fare” në TCH, ku evidentohej fenomeni i blerjes së votës në favor të kandidatit të majtë për kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo. “Ne, bazuar në këto prova, i kërkuam KQZ-së si organi kompetent, që bazë të neneve 160 dhe 161 të shpallë si të pavlefshme zgjedhjet në qytetin e Korçës dhe t’i përsërisë ato, sepse asnjë zgjedhje nuk mund të jetë legjitime kur themeli i votës së lirë cenohet nëpërmjet një vepre penale masive si ajo që u konstatua në Korçë ditën e diel, pra blerjen e votës. Ne besojmë se KQZ-ja dhe të gjitha instancat e tjera do t’i japin përgjigjen e merituar këtij dhunimi të rëndë të një të drejte kushtetuese, që është e drejta e zgjedhësve shqiptarë”, - tha dje deputeti i PDsë, Oerd Bylykbashi. Në kërkesën zyrtare depozituar KQZ-së, PD-ja argumenton se shkeljet e ligjit kanë ndodhur në të gjitha qendrat e votimit të Korçës. Sipas PD-së, pa një votë të lirë, garancitë e tjera të ofruara për ta bërë atë të fshehtë e të barabartë bien bashkë me të. Ndërkohë sot KQZ-ja do të marrë në shqyrtim kërkesën e PD-së.


4

fokus

ngjarje e ditës

Vizita në Shkup

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit, si dhe me drejtuesit e politikës shqiptare

Rama: Marrëveshja e Ohrit të jetë pikë referimi për Maqedoninë “…Për ne është e rëndësishme që edhe Marrëveshja e Ohrit të jetë një pikë referimi në gjithë procesin e brendshëm politik në Maqedoni dhe të implementohet ajo dita-ditës si një bazë e patjetërsueshme e mbarëvajtjes së punëve dhe suksesit të këtij vendi, që edhe ne jemi të interesuar dhe e mbështesim me gjithë zemër” TIRANË Në vizitën e tij të zhvilluar

në Maqedoni, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Rama tha se për Shqipërinë dhe shqiptarët është me rëndësi që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, si një bazë e patjetërsueshme e mbarëvajtjes dhe e suksesit të Maqedonisë, për të cilën Shqipëria është shumë e interesuar dhe e mbështet me gjithë zemër. Rama u prit me ceremoni të larta ushtarake, në vizitën e parë në cilësinë e kryeministrit me ftesë të kolegut të tij Nikolla Gruevski. Dy kryeministrat e cilësuan takimin si një vazhdimësi e vizitave të nivelit të lartë politik dhe një nxitje e fuqishme për intensifikimin e raporteve politike dhe ekonomike midis dy vendeve. Megjithatë në konferencën e përbashkët për shtyp, u duken edhe divergjencat. “…Për ne është e rëndësishme që edhe Marrëveshja e Ohrit të jetë një pikë referimi në gjithë procesin e brendshëm politik në Maqedoni dhe të implementohet ajo dita d it ë s s i nj ë b a z ë e p at j e t ë r sueshme e mbarëvajtjes së punëve dhe suksesit të këtij vendi, që edhe ne jemi të interesuar dhe e mbështesim me gjithë zemër”, - tha Rama. Duke folur edhe për

incidentet e fundit ndëretnike në Shkup, Rama tha se qeveria shqiptare po ndjek me shqetësim të gjitha këto momente të shfaq jes së intolerancës dhe dhunës së natyrës ndëretnike. “Kemi qenë d h e mb e t e m i t ë ve n do su r t ë bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe vetëdije, sepse mbarëvajtja e marrëdhënieve ndëretnike është sukses i përbashkët. Për ne është e domosdoshme që të kuptohet sa më mirë nga të gjithë se e ardhmja është e përbashkët dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen në rajon dhe në këtë vend ku shqiptarët janë pjesë shtetformuese dhe janë të angazhuar në gjithë spektrin shoqëror dhe qeverinë e këtij vendi, që janë të interesuar për implementimin e marrëveshjes së Ohrit me sukses. Ne jemi mirëkuptues për kohën që kërkojnë proceset politike. Pra edhe njëherë them se çdo shprehje dhune i çon proceset prapa”, - tha Rama. Ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka folur asnjë fjalë për Marrëveshjen e Ohrit. Ai shkurtimisht deklaroi se marrëdhëniet ndëretnike janë të qëndr ueshme. Gr uevski thekso i mbështetjen e Maqedonisë në integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa

“Kemi qenë dhe mbetemi të vendosur të bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe vetëdije, sepse mbarëvajtja e marrëdhënieve ndëretnike është sukses i përbashkët. Për ne është e domosdoshme që të kuptohet sa më mirë nga të gjithë se e ardhmja është e përbashkët dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen në rajon”

Kryeministri Rama u ndal edhe tek zhvillimet në rajon duke thënë se marrëveshja Prishtinë Beograd ka bërë që paq ja të hyjë në një proces që u ka prerë rrugën ko n fl i kt eve n ë r aj on . Sht y p i maqedonas u interesua për pozitën e pakicës maqedonase në Shqipëri. Nga ana e tij, Rama tha se Shqipëria e ka për angazhim për të përmirësuar jetën e kujtdo që jeton në Republikën e Shqipërisë. Ai theksoi mbështetjen e palëkundur ndaj Maqedonisë në BE dhe NATO, ndërsa tha se një rajon paqësor është e ardhmja që kufijtë i bën krejtësisht të parëndësishëm. Po dje, Rama u prit edhe nga presidenti Gjeorgje Ivanov dhe nga kryetari i Parlamentit të Maqed o n i s ë Tr a j ko Ve l j a n ov s k i . Ndërkohë, pasdite ai shkoi në Tetovë për takime me drejtuesit politikë shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Nëpunësi civil, Kushtetuesja shqyrton më 26 nëntor ankesën e PD

Nishani, konsultime për dy gjyqtarët e lartë

TIRANË Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë më 26 nëntor ankesën e Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me ligjin të Aktit normativ “Për nëpunësin civil”. Lajmi u bë i ditur nga Gjykata Kushtetuese në faqen e saj zyrtare, ku publikoi listën e çështjeve të planifikuara për gjykim. Sipas Kushtetueses, kërkues janë “një e pesta e deputetëve të Shqipërisë (anëtarë të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet)”, dhe subjekte të interesuara janë Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi. Më 17 tetor Kuvendi miratoi me 84 vota pro dhe 4 vota kundër Aktin normativ të qeverisë, që shtyn me 6 muaj efektet e ligjit “Për nëpunësin civil”. Deputetët e Partisë Demokratike, asaj Republikane dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka nuk morën pjesë në seancë, ndërsa opozita u përfaqësua në debat me katër deputetët e grupit

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi dje konsultime me drejtuesit e grupeve parlamentare për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë. Zoti Nishani pati bisedime të shkurtra me secilin prej 5 kryetarëve të grupeve parlamentare. Sipas deklaratave të bëra pas takimeve, konsultimet me kreun e shtetit kanë qenë rreth kritereve të përzgjedhjes dhe procedurave që do të ndiqen për emërimin e dy gjyqtarëve në vendet e reja, të hapura pas hyrjes në fuqi më 1 tetor të ndryshimeve në ligjin “Për Gjykatën e Lartë”. Presidenti ka publikuar pak ditë më parë listën me kandidatët, nga të cilët 8 vijnë nga radhët e gjyqësorit, ndërsa 13 janë juristë me profesion. Pas propozimit nga kreu i shtetit, kandidatët do të kalojnë edhe përmes një seance dëgjimore në komisionin e Ligjeve përpara se të votohen nga Parlamenti. Emërimi i dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë mund të kthehet edhe në një sfidë mes Presidentit dhe shumicës së majtë. Kjo e fundit ka kritikuar në kohën kur ishte në opozitë propozimet e mëparshme të zotit Nishani, për shkak të afërsisë së tyre me të djathtën.

parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), të cilët votuan kundër aktit. Pak minuta pas nisjes së seancës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka lexoi asokohe qëndrimin e opozitës lidhur me miratimin e Aktit normativ për statusin e Nëpunësit civil. Ai bëri thirrje që Akti të mos votohet, ndërsa akuzoi mazhorancën se lexon keq apelet e Komisionit Europian kur flitet për termin, dialog dhe konsensus.

‘ T e l e g r a p h ’:

Hetohet deputeti britanik, premtonte kontrata biznesi në Shqipëri Gazeta “The Telegraph” ka denoncuar përmes një artikulli deputetin britanik konservator, Mark Pritchard, i cili i premtonte biznesit anglez kontrata në Shqipëri, falë njohjeve që pretendon se ka me përfaqësues të lartë të politikës në vendin tonë. Në një video, filmuar fshehtas nga një gazetar që u prezantua si investitor i rremë, ai thotë se kërkon 3 mijë paund në muaj për shërbimet e konsulencës dhe 3% për çdo kontratë të lidhur mes biznesit anglez dhe vendit tonë. Në video ai shfaqet duke thënë qartë se ka njohje me krerë të politikës. Ndërkohë, pas lajmit që nisi të qarkulloje në gjithë mediat prestigjioze, ai ka kërkuar të ‘pastrojë’ emrin e tij. BBC raporton se ai i ka mohuar akuzat dhe ka shtuar se gjithë sa pretendohet nuk është e vërtetë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.11.2013

5

Nafta është e cilësisë më të mirë, e ashtuquajtur naftë e lehtë, e cila në treg shitet me një çmim më të lartë nga ajo që Shqipëria prodhon aktualisht. Rezultatet mbi rezervat e plota të pusit pritet të dalin në ditët në vijim marrëveshja

Cani firmos me BERZH, 34 mln euro për rrugët lokale Për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale do të vihet në dispozicion një kredi prej 34.8 milionë eurosh nga BERZH. Marrëveshja e huasë është nënshkruar dje nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesi i përhershëm i BERZH-it, për Shqipërinë, Fabio Serri. Shuma prek vlerën 34 068 750 euro, fond ky që do të përdoret tërësisht për financimin e punimeve civile për rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe lokale. Programi i Rrugëve Rajonale dhe Lokale synon rehabilitimin e 1000 – 1500 km rrugë rajonale dhe lokale. Objektivi i Programit është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë, duke përfshirë: përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal, përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal, forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale. Ky program, i cili është parashikuar të ketë një kosto totale prej rreth 400 milionë USD, bashkëfinancohet nga Banka Botërore, OFID, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, Banka Islamike për Zhvillim dhe fonde të Bashkimit Europian. Agjencia Zbatuese e këtij Programi është Fondi Shqiptar për Zhvillim.

Pas 25 vitesh kërkime del naftë në Shpirag Kompania kanadeze “Petromanas” njoftoi dje rezultate pozitive të nxjerrjes së naftës në Berat. Pusi ‘Shpirag 2’ ka një kapacitet ditor prodhimi 800-1300 fuçi në ditë. Kjo sasi është gati sa 7 për qind e prodhimit ditor nga fusha naftëmbajtëse Patos-Marinëz Blerina Hoxha

Më në fund naftë në fund të pusit. Kompania kanadeze “Petromanas” dhe ajo gjermane “Shell” njoftuan dje se nisi dalja e naftës në pusin ‘Shpirag 2’ në Berat, në një thellësi mbi 5500 metra. Rezultatet e pusit janë inkurajuese dhe mbështesin potencialin për naftëmbajtje në Shqipëri”, - tha Edwin Verdonk, zëvendëspresident i “Shell” për kërkimin në Europë. Prodhimi

Pusi ‘Shpirag 2’ ka një kapacitet ditor prodhimi 800-1300 fuçi në ditë. Kjo sasi është gati sa 7 për qind e prodhimit ditor nga fusha naftëmbajtëse Patos Marinëz. “Gjatë testimit të zgjatur në pusin ‘Shpirag-2’ pati ardhje naftë me debite 800 deri në 1300 barela në ditë, me densitet 35 deri në 37 gradë API dhe 2 deri në 5 mmcfd gaz në ditë”, thuhet në njoftim

zyrtar që: Petromanas” shpërndau dje për mediat. Sipas njoftimit, nafta është e cilësisë më të mirë, e ashtuquajtur naftë e lehtë, e cila në treg shitet me një çmim më të lartë nga ajo që Shqipëria prodhon aktualisht. Ndërkohë që rezultatet mbi rezervat e plota të pusit pritet të dalin në ditët në vijim. Pas stimulimit me acid, Petromanas zhvilloi një testim të zgjatur treditor. Bërja aktive e këtij burimi të ri të naftës në vendin tonë vjen si një lajm i mirë për ekonominë, pasi buxheti i shtetit pritet të arkëtojë vlera shtesë nga taksat që do të merren nga eksporti i saj. Gjithashtu qeveria pritet të miratojë një ligj që të tatojë fitimin e kompanive prodhuese të naftës në vend, të cilat aktualisht janë të përjashtuara. Grupi i Petromanas – Royal Dutch Shell, i njohur në fushën e eksplorimit të naftës dhe gazit, ka investuar vetëm këtë vit në Shqipëri rreth 50 milionë dollarë, ndërsa në dy

Bërja aktive e këtij burimi të ri të naftës në vendin tonë vjen si një lajm i mirë për ekonominë, pasi buxheti i shtetit pritet të arkëtojë vlera shtesë nga taksat që do të merren nga eksporti i saj.

vite të marra së bashku kjo vlerë arrin në mbi 80 milionë dollarë. Në sheshin e shpimit të ‘Shpirag 2’ janë punësuar 100 punëtorë vendas dhe nëpërmjet bashkëpunimit të grupit Petromanas&Shell me kompani nënkontraktore shqiptare janë punësuar edhe dhjetëra punonjës të tjerë. Ky grup përdor teknologjitë më të avancuara që zotëron; e nis përdorimin e metodave të reja me prurjen për herë te parë në Shqipëri të sondës së fuqishme Rig T-46, nga firma KCA Deutag, e cila mund të shpojë deri në thellësinë 7500 metra. Rezervat

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Energjetikës, aktualisht vendi ka rreth 30 milionë tonë rezerva nafte në nëntokë, që janë të shfrytëzueshme aktualisht me teknologjinë që përdoret nga kompanitë e pranishme në Shq-

ipëri, ndërkohë që ato parashikohet të r r it e n e d h e m e z hv i l l i m i n e teknologjisë. Rezervat e naftës përlloga r it e n z a ko n i s ht n ë r a p o r t m e mundësitë teknike për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe me teknologjinë aktuale. Por ekspertët kanë vlerësuar se vendi ka në total 480 milionë ton rezerva. Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të fushës, rezervat e naftës në vendin tonë përkthen në vlera monetare nga 1520 miliardë dollarë. Albpetroli zotëron gjashtë burime nafte, një vendburim gazi, një burim rëre bituminoze dhe infrastrukturën përkatëse për nxjerrjen dhe transportimin e pasurive hidrokarbure. Kompania ende shtetërore ka 3000 puse nafte, që prodhojnë rreth 135 mijë tonë naftë në vit dhe punëson 4050 punonjës. Ndërkohë që edhe kompania kanadeze ‘Bankers Petrolium’ zotëron me koncesion.

Dhoma amerikane: Japim 30% ryshfet për rimbursimin e TVSH Dhoma Amerikane e Tregtisë edhe pas rotacionit politik mbetet tërësisht e pakënaqur nga administrata tatimore. Në një takim me drejtoreshën e Tatimeve, Brisida Shehaj, Dhoma Amerikane ka shprehur rezerva të forta për aftësinë e tatimorëve dhe korrupsionin që dominon në administratë. Vonesat në rimbursimin e TVSH-së dhe aktet korruptive që biznesi ka konstatuar në pagesën e saj kanë qenë një prej shqetësimeve kryesore që përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë ngritur gjatë një takimi me drejtoreshën e Tatimeve. ”Vonesat në rimbursimin e TVSH-së kanë bërë që ky proces në

disa raste të jetë selektiv. Disa prej anëtarëve thonë se nuk e marrin TVSH-në, madje iu duhet të paguajnë tarifa korrupsioni nga 20 deri në 30 për qind të shumës për të marrë rimbursimin. Këto janë shqetësime reale që mund të kenë hasur shumë biznese. Ky shqetësim është shumë serioz dhe përcjell një imazh negativ tek investitorët e huaj. Ata nuk janë naivë, nuk kanë pse të ndihen të pabarabartë”, - u shpreh Mark Crawford, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë. Lidhur me këtë shqetësim, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve i ka kërkuar biznesit të denoncojë çdo rast për çdo punonjës të korruptuar të administratës.

Përfaqësuesit e biznesit u ankuan edhe për gjobat, për të cilat morën premtimin se do të hetohen. “Ne rast se gjykata u hedh poshtë gjobën, u garantojmë se do merren masa ndaj inspektorëve, pasi të tillë punonjës nuk mund të jenë më pjesë e administratës. Administrata e mëparshme ka vënë gjoba pa masë ndaj biznesit”, tha Shehaj. Ne e shohim biznesin si partner”, - deklaroi ajo. Dhoma Amerikane e Tregtisë vëren se inspektorët e drejtorive rajonale tatimore reflektojnë mungesë të njohurive rreth legjislacionit tatimor të zbatueshëm dhe procedurave të rregullta ligjore, veçanërisht në lidhje me zbatimin e DTTsë etj. Biznesi amerikan ka fakte se

DPT-ja nuk shprehet për kërkesat specifike që paraqesin tatimpaguesit dhe në përgjigjet e këtij institucioni nuk gjen zgjidhje mbi themelin e kërkesave përkatëse, por kryesisht citohen vetëm dispozita ligjore, duke e lënë çështjen të pazgjidhur dhe duke krijuar pasiguri për tatimpaguesit. Ndërsa përfaqësuesit e shoqatave të ndërtuesve kërkuan që tatim-fitimi të mos paguhet që në fillim të investimit por në fund, për shkak të vështirësive që ndodhet ky sektor. Shqetësim janë edhe ndryshimet e shpeshta të legjislacionit tatimor, moskoordinimi i Doganave me Tatimet në shkëmbimet e informacionit, qartësimi i ndarjes së kompetencave.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Vrasje në gjueti, hetimi mes aksidentit dhe dashjes Tiranë U paraqit si vrasje aksidentale gjatë gjuetisë, por policia zbardhi rrethanat që e bëjnë një vrasje me dashje. Autori i krimit, i arrestuar nga policia dyshohet se ka pasur një konflikt me banorin e zonës, për shkak se ky i fundit nuk e lejonte të gjuante në pronën e tij, dhe e ka vrarë. Lajmi u bë i ditur për mediat dje nga policia e Tiranës, që tha se Meglan Memoçi, 35 vjeç nga Tirana, u arrestua në flagrancë për vrasjen e Jakup Fushës, 71 vjeç nga Farka, banues në rrugën “Gani Domi” në Tiranë. Fusha mbeti i vrarë rreth orës 7:30 të mëngjesit të djeshëm, pas plagëve të marra nga një armë zjarri. Fillimisht policia u njoftua se pensionisti 71-vjeçar kishte ndërruar jetë për shkak të të shtënave gjatë gjuetisë, por hetimet e policisë kanë ngritur dyshime për të

kundërtën e pretendimeve të të dyshuarit, i cili më pas u arrestua. Meglan Memoçi, sipas policisë dyshohet ta ketë vrarë Fushën sepse e ka parë të gjuante kafshë të egra dhe shpendë në territorin e pronave të tij, në fshatin Durisht të komunës Petrelë, rreth 20 kilometra në juglindje të kryeqytetit. Sipas burimeve të policisë, 71-vjeçari nga Tirana kishte shkuar për gjueti në zonën e fshatit Durisht, pjesë e komunës së Petrelës, ndërsa kishte nisur të qëllonte për të vrarë shpendë të egra dhe kjo sipas policisë mund të jetë bërë problem për pronarin e tokës. Në të kundërt, i arrestuari ka pretenduar se vrasja ka ndodhur aksidentalisht. Sipas tij, gjuetari i moshuar ndodhej në një zonë jo krejtësisht si fushë e hapur, por pas një pjese të mbuluar me ferra.

Pikërisht pas këtyre ferrave kishte qenë edhe plaku sipas Memoçit, dhe ai kishte kujtuar se pas ferrave ndodhej ndonjë kafshë e egër dhe jo një njeri, dhe për këtë kishte qëlluar. Memoçi ka pretenduar se kishte qëlluar në drejtim të ferrave me mendimin se atje po lëvizte ndonjë shpend apo kafshë dhe se nuk e kishte shquar se aty ndodhej gjuetari i moshuar. Pavarësisht kësaj, policia tha se ka ende rrethana të dyshimta për ngjarjen që pritet të sqarohet më tej gjatë hetimit të ngjarjes së djeshme. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe trupit të viktimës, policia konstatoi se vrasja ishte kryer nga një distancë relativisht jo shumë e afërt, por edhe jo shumë e largët për të mos arritur të shquhej personi që ndodhej pas ferrave. D.Biçaku

Ikin shefat e Forcave Speciale dhe 16 efektivë të trajnuar nga FBI Vazhdon rokada në polici, ku pas komisariateve radhën e kanë shefat e Forcave Speciale. Shkarkohen edhe 16 efektivë të operacioneve speciale, pa asnjë motivacion me shkrim Dashamir Biçaku Tiranë Pas ndryshimeve në seri të të gjithë drejtuesve të policisë ikin edhe shefat e Forcave Speciale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi firmosi dje shkarkimin e komandantëve të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke emëruar drejtuesit e rinj të tyre. Ndërkaq, 16 efektivë njësisë operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pjesë e rolit bazë, u larguan nga detyrat që mbanin deri dje dhe pritet të emërohen në detyra të tjera, si në komisariate apo në funksione të ndryshme. Lajmi u bë i ditur për “Mapon” nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që thanë se ndryshimet janë firmosur dy ditë më parë dhe një pjesë e tyre janë komunikuar dje. Kështu mësohet se është shkarkuar komandanti i repartit të forcave speci-

ale RENEA, Luigj Vathi, që drejtonte repartin prej 7 vitesh. Në vend të tij është emëruar Artan Kuka, që më parë ka qenë efektiv i repartit si dhe ka një histori në polici, duke punuar si shef krimesh në komisariate të ndryshme të vendit dhe së fundmi ka qenë shef sektori në Akademinë e Policisë. Ndërkaq, në repartin 712 është shkarkuar Osman Levanjaku dhe në vend të tij është emëruar Arben Baro, ish-efektiv i këtij reparti. Në F N S H- n ë e Fi e r it 75 1 , ë sht ë shkarkuar Agim Buçpapaj dhe në vend të tij është emëruar Shefqet Kollçaku, ish-shef stërvitjeje në repartin 712. Në krye të FNSH së Shkodrës është emëruar Petrika Dunga, duke zëvendësuar Ivzi Bushatin. Përtej largimit të shefave, shkarkimi i 16 efektivëve të operacioneve speciale pa motivacion ka shkaktuar mjaft irritim mes këtyre punonjësve. Nuk ka mjaftuar mospagesa për 12 muaj të orëve shtesë dhe dietave, por gjatë mesditës 16 oficerëve të seksionit të operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë e Tiranës iu është komunikuar lirimi nga detyra me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës, me propozim të zv/drejtorit, Koço Dafo. Efektivëve me një eksperiencë 12-vjeçare iu është komunikuar urdhri gojarisht, duke

Nuk ka mjaftuar mospagesa për 12 muaj të orëve shtesë dhe dietave, por gjatë mesditës 16 oficerëve të seksionit të operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë e Tiranës iu është komunikuar lirimi nga detyra me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës

mos iu vënë në dispozicion asnjë shkresë për lirimin nga detyra. 16 efektivët janë trajnuar dhe certifikuar nga ekspertë të FBI-së, departamenti i inteligjencës për luftën kundër korrupsionit në Turqi.  Ky seksion në fokus të punës ka arrestimin e personave më rrezikshmëri të lartë shoqërore

dhe personave të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda penale. Gjatë viteve 2008 -2013 ky seksion ka bërë të mundur shkatërrimin e disa grupeve kriminale, si bandat e kasafortave, bandat e grabitësve të kazinove e bizneseve dhe personave të dënuar me burgim të përjetshëm. 

Misteri i të zhdukurve në Vlorë, vazhdon hetimi Familjarët e dy personave kanë tërhequr denoncimin, por Ministria e Brendshme pret që ata të paraqiten në polici Zhdukja e dy personave në Vlorë ka alarmuar për disa orë policinë, por edhe pse familjarët thanë se kishin kontaktuar me ta, hetimet vazhdojnë. Ministria e Brendshme njofton se do të vazhdojë hetimet për kërkimin e dy shtetasve të deklaruar si të zhdukur një ditë më parë në qytetin e Vlorës, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Përmes një komunikate për mediat, Ministria e Brendshme sqaron se “mbrëmjen e 5 nëntorit 2013, në policinë e Vlorës është paraqitur shtetasja Violeta Osmënaj, ku ka denoncuar zhdukjen e

bashkëshortit të saj, Edmond Osmënaj”. Referuar komunikatës, mësohet se mëngjesin e sotëm, (djeshëm) në policinë e Vlorës është paraqitur edhe shtetasi Kristaq Gjini dhe ka denoncuar zhdukjen e vëllait të tij, 33-vjeçarit Gaqo Gjini. Pas denoncimeve të familjarëve të dy të zhdukurve, policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy personat e deklaruar si të humbur, duke mbajtur kontakte me të gjitha burimet e informacionit, prej të cilave janë siguruar të dhëna lidhur me lëvizjet e të dy personave gjatë ditëve të fundit. Nga verifikimet dhe kërkimet e bëra ka rezultuar se shtetasi Edmond Osmënaj është larguar nga Shqipëria për në Itali përmes pikës kufitare të Portit të Vlorës, me tragetin e linjës Vlorë- Brindisi, në orën 13:37 të datës 2 nëntor, në mënyrë të rregullt, ndërsa shtetasi Gaqo Gjini,

sipas deklarimeve të vëllait të tij, është larguar nga Radhima para tri ditësh, duke u thënë familjarëve se do të dilte për peshkim. Në komunikatën e policisë thuhet se “mesditën e sotme, familjarët e dy personave të deklaruar të zhdukur, kanë telefonuar në sallën operative të policisë së Durrësit dhe atë të Vlorës, duke thënë se të dy personat janë gjetur në rrethin e Korçës dhe se kërkonin që të tërhiqnin denoncimet për zhdukjen e tyre”. Por pavarësisht pretendimit të këtyre personave, policia sqaron se nuk e ka hequr masën e kërkimit për Edmond Osmënaj dhe Gaqo Gjinin, masë e cila sipas burimeve policore do të jetë në fuqi deri sa ata të paraqiten vetë, apo të shoqërohen nga uniformat blu pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Familjarët e dy personave të deklaruar të zhdukur, kanë telefonuar në sallën operative të policisë së Durrësit dhe atë të Vlorës, duke thënë se të dy personat janë gjetur në rrethin e Korçës dhe se kërkonin që të tërhiqnin denoncimet për zhdukjen e tyre”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.11.2013

7

Kallëzimet për INUK, nisin hetimet në Vlorë Me dorëzimin e kallëzimeve penale ndaj Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Policisë së Shtetit për bllokimin e pallatit në Vlorë, prokuroria firmos fletë-thirrjet për kallëzuesit. Sipas akuzës, ka nisur verifikimi i pretendimeve të këtyre kallëzimeve, ku janë dërguar fletë-thirrjet denoncuesve Xhuvi Sharxhi dhe Niko Kaçori. Dy kallëzuesit, pritet të paraqiten në prokurori për të dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen e datës 3 nëntor, kur punon-

jësit e INUK-ut dhe Policia nuk i lejuan të hyjnë brenda pallatit. Bashkë me dy kallëzuesit, prokuroria do të thërrasë edhe banorët e tjerë të pallatit, investitorët si dhe pronarët e këtij pallati, për të dhënë shpjegime lidhur me pretendimet e tyre për veprimet arbitrare të punonjësve të shtetit, të cilët akuzohen për “shpërdorim të detyrës”. Sipas prokurorisë, pas marrjes së dëshmisë së banorëve të pallatit, pritet thirrja dhe marrja në pyetje e drejtuesve të lartë

dhe punonjësve të INUK-ut e Policisë së Shtetit, të cilët pasditen e së dielës rrethuan me shirit ku shkruhej “mos kalo” pallatin në bregun e Vlorës. Gjithashtu, prokurorët saktësuan se është kërkuar edhe nga televizionet lokale dhe kombëtare që ndodheshin në vendin e ngjarjes, kasetat filmike të veprimeve të punonjësve të INUK-ut dhe Policisë. Nga ana tjetër, prokuroria nuk përjashton hetimin e ligjshmërisë së ndërtimit pallatit, për të parë nëse ndër-

tuesit kanë respektuar lejën ndërtimore të miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Vlorës. Ndërsa avokatët e banorëve të pallatit, i janë drejtuar Gjykatës së Vlorës me një padi për sigurimin e objektit, deri në përfundim të procesit gjyqësor, padi kjo që pritet të shqyrtohet nga një prej gjyqtarëve të kësaj gjykate. Lidhur me shqetësimet e banorëve, Avokati i Popullit çoi drejt Vlorës dy komisionerë, të cilët do të shqyrtojnë ankesat e tyre.

Skandal me sondën 470 mijë USD, pesë arrestime në “Albpetrol” Pesë zyrtarë të kompanisë së naftës dhe pronari i një kompanie private u arrestuan pasi kishin deklaruar blerjen e një sonde me trefishin e çmimit real. Skandali i një blerjeje abuzive u denoncua nga KLSH Leonard Bakillari

Pesë zyrtarë të kompanisë së naftës “Albpetrol” dhe pronari i një kompanie private u arrestuan mbrëmjen e të hënës, pasi dyshohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim. Hetimet e Prokurorisë së Fierit të nisura rreth gjashtë muaj më parë u finalizuan me arrestimin e të dyshuarve, të cilët kanë miratuar blerjen e një makinerie autosondë tri herë më shtrenjtë se vlera reale e saj. Kallëzimi në prokurori ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në maj të këtij viti, pasi një inspektimi të kryer në kompaninë e naftës “Albpetrol”, ku është janë konstatuar abuzime me tenderin për blerjen e makinerisë së quajtur “Autosondë”. Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasve: Shpëtim Ramaj, pronar i kompanisë “Abajera”, i dyshuar për mashtrim; Hill Gjeka, shefi i Zyrës së Furnizimit në Qendrën e Prodhimit të Hidrokarbureve në “Albpetrol”, inxhinierëve Vilson Ndoni dhe Vladimir Xhaferaj, ekonomistit Dhionis Çeço dhe specialistet të furnizimit, Gramoz Kodhelaj. Sipas hetimit të prokurorisë rezulton se këta persona, pjesë e komisionit të kolaudimit kanë lidhur kontratën dhe kanë marrë në dorëzim autosondën me kullë 30 ton në kundërshtim me specifikimet teknike të hartuara nga kompania “Albpetrol”. Ky prokurim është bërë në vitin 2009, ndërsa makineria autosondë është zhdoganuar dhe marrë në dorëzim nga zyrtarët e arrestuar në vitin 2011, pra rreth 2 vite pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese të tenderit “Abajera” në pronësi të shtetasit Shpëtim

Ramaj, i arrestuar si i dyshuar për mashtrim. Në kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se kompania “Albpetrol” përfaqësuar nga drejtori i Përgjithshëm ka lidhur kontratë me shoqërinë “Abajera”, e përfaqësuar nga Shpëtim Rama. Sipas kontratës, parashikohet blerja e “Autosondës me kullë 30-tonëshe”, me vlere 47 milionë e 640 mijë lekë, me afat lëvrimi 90 ditë nga data e lidhjes së kontratës. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se nga ana e zyrtarëve nga lidhja e kontratës e deri në marrjen në dorëzim të objektit të prokuruar janë kryer një serë shkeljesh si: porositja e tij jashtë afateve kontraktore, mosdorëzimi në afat, pranimi i mallit, i pashoqëruar me dokumentacionin e kërkuar si dhe mbajtja e procesverbaleve që nuk përputhen me gjendjen reale të mjetit”, - thuhet në dosjen e prokurorisë. Referuar specifikimeve teknike për blerjen e autosondës, prokuroria thotë se ishte përcaktuar që makineria duhet të ishte e re dhe me zero orë punë. Por kontrolli teknik i mjeteve ka përcaktuar se kilometrazhi i autosondës në odometër ka shifrën 65 mijë e 897 kilometra. Por kjo shifër e nxjerrë nga sistemi elektronik i autosondës është korrigjuar manualisht dhe kilometrazhi është bërë 3 mijë e 154 kilometra. “Rezulton se kontrata është realizuar me 17 muaj vonesë dhe nuk është aplikuar kamatëvonesa, si pasoje e mungesës së përgjegjësisë të ndjekjes në rrugë gjyqësore nga ana e “Albpetrol”, rrjedhoje e nënshkrimit të “marrëveshjes së pajtimit”, të iniciuar nga Albpetrol sh.a. Si rezultat i hartimit të marrëveshjes së pajtimit, Albpetrol sh.a, krahas të tjer-

Të arrestuar Shpëtim Ramaj, 49 vjeç, president i Firmës “Abajera”, i dyshuar për mashtrim Hill Gjeka, 47 vjeç, shefi i Zyrës së Furnizimit në Qendrën e Prodhimit të Hidrokarbureve në “Albpetrol SH.A”, i dyshuar për “shpërdorim detyre” Vilson Ndoni, 32 vjeç, inxhinier në Qendrën e Shërbimeve dhe Kontrollit të Emergjencave, Patos. “Albpetrol SH.A”, i dyshuar për “shpërdorim detyre” Vladimir Xhaferaj, 50 vjeç, inxhinier në Qendrën e Shërbimeve dhe Kontrollit të Emergjencave, Patos. “Albpetrol SH.A”, i dyshuar për “shpërdorim detyre Gramoz Kodhelaj, 55 vjeç, specialistit i furnizimit në Qendrën e Prodhimit të Hidrokarbureve në “Albpetrol SH.A”, i dyshuar për “shpërdorim detyre” Dhionis Çeço, 60 vjeç, ekonomist në “Albpetrol SH.A”, i dyshuar për shpërdorim detyre

ave ka humbur të drejtën e përfitimit të shumës prej 4 milionë e 764 mijë lekë”, -thotë prokuroria. Më tej prokuroria thotë se shtetasi Shpëtim Rama, administrator i shoqërisë “Abajera”, nëpërmjet falsifikimit të dokumentacionit të mjetit autosondë, duke e paraqitur atë si të re, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të mashtrimit. “Nga deklarata doganore e zhdoganimit të mjetit autosondë, rezulton se vlera e këtij mjeti është 130 mijë dollarë, ndërkohë që shuma e përfituar nga ana e shtetasit Shpëtim Rama është 47 milionë e 640 mijë lekë me TVSH”,- thotë prokuroria. Aktualisht mjeti autosondë nuk është i pajisur me leje qarkullimi dhe targat e tij nuk figurojnë të regjistruara në sistemin elektronik të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Fier.

Burg për zyrtaret e Postës, vodhën 150 mln lekë nga pensionet Gjykata shpall fajtore 4 punonjëset e zyrës lokale në Shkodër, pasi u vërtetua përvetësimi i pensioneve të pleqërisë Katër punonjëse të Zyrës së Postës në Shkodër dhe një zyrtar i këtij institucioni janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Shkodrës, pasi dyshohet se përgjatë periudhës 2009-2011 kanë përvetësuar rreth 150 milionë lekë nga pensionet e pleqërisë. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në vitin 2011 për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe në përfundim të hetimeve prokuroria ka dërguar të pandehur në gjykatë

shtetaset: Rajmonda Juka, Nikoleta Harapi, Lirije Gruda, Nevila Mucici dhe shtetasin Rezart Bungaj. “Të pandehurat janë punonjëse të Shërbimit Postar në Degën Rajonale Shkodër, të cilat shpërndanin pensionet për qytetarë të Shkodrës. Në periudhën 2009-2011, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë realizuar vjedhjen e parave të buxhetit të shtetit në shumën afërsisht 150 milionë lekë të reja”- thotë prokuroria. Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata e Shkodrës ka vendosur t’i shpallë fajtorë të pandehurit dhe t’i dënojë nga 1 deri në 4 vjet e gjysmë burg, por duke pezulluar ekzekutimin e dënimit dhe vënien në provë të të pandehurve. Hetimet për këtë

çështje kanë nisur pas një raporti auditimi të Postës Shqiptare, i cili kishte vërejtur abuzime të shumta në filialin e Postës Shkodër. Sipas prokurorisë, të pandehurit e dënuar nga Gjykata e Shkodrës, por edhe të pandehur të tjerë që tashmë ndodhen në Gjykatën e Lezhës kanë ndërhyrë në dokumentet e pensionit të disa shtetasve duke përfituar shumë të konsiderueshme parash. “Këto ndërhyrje ka qenë shprehur në disa mënyra: Me falsifikim të nënshkrimit të pensionistit në listëpagesën e pensioneve, sidomos të pensionistëve të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe tërheqin pensionin për disa vite bashkë; Me korrigjime të datës dhe afatit të vlefshmërisë të urdhër pagesës mbi bazën

e të cilës bëhej pagesa e pensionit, duke përfituar me vite pagesa pensioni sipas ndryshimit”- thotë prokuroria. Por nga hetimet gjithashtu janë vërejtur edhe mënyra të tjera për përfitimin e parave nga punonjëset e postës, të cilat në shumë raste nuk kanë kryer shkarkimin e urdhërpagesave për pensionet të pasqyruara si të ndara, duke krijuar kështu mundësinë sipas prokurorisë për pagesa dyfishe ose shumëfishe, të cilat përvetësoheshin nga punonjëset e postës. Sipas prokurorisë, një tjetër mënyrë vjedhjeje ishte edhe përvetësimi i pensioneve të pensionistëve, të cilët nuk kanë figuruar në inventarin elektronik të zyrës postare, por në zyra të tjera postare.


CMYK

8

07.11.2013

Request for Proposal GRD-RFP-2013- 002 Request for proposal GRD-RFP-2013-025 For For:of Office Supplies” “Purchase

“Electronic Surveillance and Security Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible andSystems qualified companies for: 1 - Purchase of Office Supplies. for

Bank’s premises”

The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe Generale Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ >> eligible Auctions section, or upon request to: Societe Generale Albania Bank invites Engagement proposals from and qualified procurement.al@socgen.com . companies for: Proposal must be delivered on or before 25 February 2013, 12:00 hrs (CET) in a sealed envelope 1 - Electronic Surveillance and Security Systems for Bank’s premises. marked with:

The complete Request Albania for Proposal Documents is available for download at Banka Societe Generale SocieteResources GeneraleDepartment Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ Tenders General Blv. Deshmoret e Kombit section, or upon request to: procurement.al@socgen.com . Twin Towers, Tower 1, 9th floor Proposal must be delivered on or before November 19th 2013, 12:00 hrs Tirana, Albania in a sealed with: To(CET) the attention of:envelope markedMr. Igli Kasneci General Resources Manager

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret Proposals sent by faxeorKombit email will not be accepted. Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania

Name of the bidding service provider

To the attention of: Mr. Ilir Apostoli Head of Procurement Sector Name of the bidding service provider

Proposals sent by fax or email will not be accepted.

R e p u b l i k a e s h q i p e ri s e E n ti rr e g u l l ato r i e n e r g j i s e

Njoftim për Liçensim Ne zbatim te nenit 16, te Ligjit Nr. 9072, date 22.05.2003” Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, te nenit 18 te Rregullave te Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te nenit 10 te “Rregullores për Procedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit te Plote/ te Pjesshëm dhe Rinovimit te Liçensave”, bëjmë me dije te gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “EN.ERGY” sh.p.k, ka aplikuar pranë Entit Rregullator te Energjisë për liçensim ne aktivitetin e Tregetimit te Energjisë Elektrike. Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund te drejtohen pranë zyrave te ERE-s ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” nr. 10 , pranë Institutit te Gjeofizikes, Tirane, brenda afatit te përcaktuar ne nenin 10 te ‘Rregullores për Proçedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit te Plot/ te Pjesshëm dhe Rinovimit të Liçensave”. KRYETARI Petrit AHMETI

e diel Eh... Artur Zheji: ’80 vajzat e viteve

Edison Ypi: Kurva hyjnore

Preç Zogaj: Lamtumirë përqafim armë, lamtumirë

ty 1,000 Lekë për mua 1,000 Lekë për

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

VITI VII NR. 8 (255),

BOTIMIT SHTATOR

300 LEKË 2012 ÇMIMI

REPORTAZH

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

E përmuajshme

E përmuajshme Edison Ypi: Kurva hyjnore

ë Preç Zogaj: Lamtumir përqafim armë, lamtumirë

PLUS

PYETËSORI

MUND NË EUROPË TË HYJMË EDHE PA TURQINË DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT ‘KATËRI I RADËS’

30 lekë

1,000

33

GJERGJ META

30 lekë KULLIT A RIMISHËRON

përĖtoni në Eagle dhe dhe për ata! Sillni miqtë tuaj dhuratë për vete Lekë kohë bisede

Për më tepër

Artur Zheji: Eh... ’80 vajzat e viteve

TI ...NAZIME, A JE A...? HALLALL TA BOFT ZOTI...

MONIKA LUBONJ

E PËRMUAJSHME

30 lekë

Lekë për ty Lekë për mua

ë tuaj në Eagle dhe

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

GERALDINËN

10 GRATË E SHE

enri Çili; MUSINE n BELISHOVA-H Spiropali; LIRI DRITA PELINKU-Arta KADARE-Elisa Robert Elsie; D’ISTRIA- Moikom Tarifa; HELENA Ardian Vehbiu, Lame; DORA APPONYI VAÇE ZELA-FatosLleshanaku, Amik Kasoruho, QIRIAZI-Artan DINE MAPO-GERAL Luljeta land Tasho; MOTRAT KOKALARICivici; Revista XHAVELLA-Ro Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Adrian Zeqo;

www.eaglemobile.al informacion vizitoni

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

...NAZIME, A TI LL JE A...? HALLA . TA BOFT ZOTI.. PYETËSORI 33

GJERGJ META

NË EUROPË MUND TË HYJMË EDHE PA TURQINË

NR. 8 (255), VITI

VII BOTIMIT SHTATOR

LEKË 2012 ÇMIMI 300

REPORTAZH

DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT S’ ‘KATËRI I RADË

MONIKA LUBO

bile.al www.eaglemo informacion vizitoni

E PËRMUAJSHME

N

N GERALDINË

NJA RIMISHËRO

përĖtoni për ata! të për vete dhe

e dhura ekë kohë bised

EKULLIT

10 GRATË E SH

Çili; MUSINE BELISHOVA-Henri -Artan Spiropali; LIRI DRITA PELINKU KADARE-Elisa Robert Elsie; D’ISTRIA- Moikom tos Tarifa; HELENA Kasoruho, Ardian Vehbiu, Lame; DORA APPONYI VAÇE ZELA-Fa QIRIAZI-Artan Lleshanaku, Amik Tasho; MOTRAT Revista MAPO-GERALDINE KOKALARI- Luljeta XHAVELLA-Roland rian Civici; Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Ad Zeqo;

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.11.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Etnocidi grek ndaj çamëve ortodoksë I mazhi ngjethës menjëherë faneps Paramithinë. 27 Qershori i 1944-ës është Shën Bartolomeu i saj. Afro 600 çamë myslimanë u vranë e u prenë brenda një nate atje. Thjesht dhe vetëm pse ishin shqiptarë. S’u bë dallim mes tyre as në gjini e as në moshë. Nënave shtatzëna iu nxorën foshnjat nga barku dhe u varën porsi flamuj majë bajonetave të përgjakura. Të rejat u përdhunuan. Pleqtë ulokë u dogjën në shtrat. Zjarri kaploi Karbunarin, Margëlliçin, Gumenicën, Pargën, të gjithë Çamërinë. Genocidi zervist i mbështetur fuqishëm prej Athinës zyrtare arriti pikun në Filat. Numri i të vrarëve po shkonte në afro 3000 vetë. Në këtë qytet çam, zervistët vranë mbi 1200 njerëz. Epilogu i gjëmës mbetet kufiri shqiptaro-shqiptar. Tashmë si në një film të vjetër bardhë e zi shfaqet kalvari i pafund i çamëve me foshnje e bohçe në duar që rropatet zbathur drejt Qafës së Botës. Në Kllogjer, për shkak të stërmundimeve, të stërlodhjes dhe sëmundjeve do mbyllin sytë pothuajse tre mijë çamë të tjerë. Pra, tragjedia më e re greke do ulë siparin me rreth 6000 shqiptarë të pajetë. Nga dhimbja, ullinjtë e lashtë u përlotën, u kërrusën më shumë. Por kjo nuk është e gjitha. Genocidi grek ndaj çamëve myslimanë është gjysma e së keqes. Si të thuash, është njëra anë e medaljes. Është ajo faqe e historisë sonë, për të cilën ne të gjithë, kush më pak e kush më shumë kemi njohuri. Kurse faqja tjetër e saj, ajo më pak ose aspak e njohur prej nesh lidhet me Çamërinë e përtej kufirit, lidhet me vëllezërit tanë të një gjaku atje, pra me çamët ortodoksë. Historia e tyre është po ashtu e dhimbshme. Kjo jo vetëm pse pjesa më atdhetare e tyre e përjetoi genocidin zervist njësoj si çamët myslimanë, (këtu s’mund të harrojmë kurrë Spiro Çallukën, Sotir Këtupin, Spiro Nikoll Vëllazëroi, Vangjel Agjin etj), por sepse ata për afro 70 vjet rresht po përjetojnë etnocidin më të rëndë që po njeh Europa e pas Luftës së

koment

ARBEN KONDI

Ndërkohë vetvetiu më vjen ndër mend një ngjarje e treguar kohë më parë prej mikut tim Andrea, (ishpjesëtar i Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore) që lidhet direkt me sivëllezërit tanë çamë ortodoksë. “Kam qenë në Çamëri në të hyrë të viteve tetëdhjetë, - më kish thënë ai. Atëherë pati nisur një bashkëpunim kulturor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ansambli ynë do jepte një shfaqje në Gumenicë. Stadiumi i qytetit qe mbushur plot e përplot disa orë përpara fillimit të shfaqjes sonë. Si i thonë fjalës, s’kishte vend ku të hidhje as edhe kokrrën e mollës. Kur nisi koncerti ynë, stadiumi u ngrit në këmbë. Duartrokitjet dhe brohoritmat nuk kishin të sosur. Këndo ne në skenë, këndo populli në shkallë. Kur zumë vallet, njerëzia nuk u përmbajt dot...

Dytë Botërore e që synon ligësisht t’iu zhbëjë atyre nga shpirti këngën, doket, zakonet, vajet, vetë gjuhën amtare. Po pse, do lartojë zërin ndonjë kritizer i yni, kaq të larë janë çamët ortodoksë në raport me genocidin zervist?! Pse s’ka pasur mes tyre bashkëpunëtorë?! Sigurisht që ka pasur. Kjo nuk mund të mohohet. Për dreq, shqiptarëve s’iu kanë munguar gjakprishurit. Ata, për ofiqe e për para kanë shitur jo vetëm vatanin, por edhe nënën e babanë. Ndërkohë që nuk duhet të harrojmë se me qindra familje çamësh të krishterë, jo vetëm hapën portat duke i fshehur brenda konakëve të tyre vëllezërit myslimanë, por një pjesë e mirë e tyre hodhën në kurriz rrezikun e madh duke i shoqëruar ata deri në kufi. Të mos harrojmë gjithashtu se pjesa dërmuese e ushtrisë së Napoleon Zervës përbëhej prej ardhacakëve grekë të Anadollit në Çamëri, si dhe nga mercenarët kretjanë. Natyrisht kësaj force nuk mund të rrinin pa iu bashkëngjitur edhe banditët e batalioneve të vdekjes të Ponajotis Dertilisit që bënte ligjin jo thjesht në Athinë, por në të gjithë Greqinë. Por le t’i kthehemi etnocidit grek ndaj çamëve ortodoksë. Të përpiqemi të hedhim pakëz dritë mbi këtë mjegullnajë të dendur që hera-herës na bën t’i konsiderojmë ata si të asimiluar, si të paqenë. Janë disa arsye që dritësojnë realitetin e tyre të rëndë. Më kryesori është fakti se çamët ortodoksë kanë frikë të shprehen haptazi në gjuhën e tyre amtare, pasi grushti i egër i shtetit diktatorial-nacionalist grek do të binte mbi ta pa mëshirë porsi një çekiç i rëndë pneumatik. Pastaj është presioni survejues i ardhacakëve të Anadollit, të cilëve iu vret veshin gjuha e tyre. Është edhe kisha, prifti, peshkopi, vetë kryepeshkopi i Athinës dhe i Tiranës. Për rrjedhojë, çamo-thesprotishtja e vjetër, apo ‘gjuha e perëndive’ siç e cilësonte at Arestidh Kola i madh, belbëzohet brenda familjes apo fisit, si prej atij motakut që

Në gatishmëri

ende nuk ka zënë të ecë e po ashtu edhe prej atij plakut i cili nuk mund të çapë më tutje pasi këmbët e kanë lënë. Për arsimim apo për shkolla në gjuhën shqipe s’bëhet fjalë fare. Atyre pak që mbaheshin hapur me pahir deri në vitin 1944 iu vu kyçi fill pas genocidit ndaj çamëve myslimanë. Lëre më pastaj të mendosh për të hapur ndonjë gazetë, ndonjë kanal televiziv privat apo të botosh ndonjë libër në shqip. Një ide e tillë do të përbënte një herezi dhe do të dënohej me rreptësinë më të madhe. Prandaj studiues të njohur, siç është rasti i pellazgologut Niko Stillos (çam ortodoks nga rrethi i Prevezës) punimet e tyre i botojnë në Tiranë, në Shqipëri. Por le të bëhemi realistë. Të mos ua hedhim si rëndom fajin vetëm të tjerëve. Le të mësohemi të mbajmë përgjegjësi edhe mbi shpatullat tona. Për këtë arsye gjykoj se një ndër shkaqet kryesore të këtij etnocidi lidhet me vetë ne, me politikën inferiore të Shqipërisë ndaj fqinjit tonë të jugut. Paçka se pakica greke në vendin tonë gëzon standardet më të larta ndërkombëtare, shteti shqiptar vazhdon ta lërë ende jetim fatin e çamëve ortodoksë në Greqi. Kurse Europa sikur nuk para dëgjon mirë nga ai vesh. Personalisht nuk kujtoj asnjë rast kur qeveritarët tanë në takimet bilaterale me qeveritarët grekë ta kenë ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre legjitime. Rasti më domethënës, më tipik mbetet vizita më e fundit e Karolos Papuliasit në Shqipëri. Madje edhe ahere kur ata përmendin çështjen e çamëve myslimanë shprehen me zë të mekur. Siç duket tuten, pra kanë frikë se shtypi e mediat greke do i anatemojnë si nacionalistë anti-europianë. Ndërkohë vetvetiu më vjen ndër mend një ngjarje e treguar kohë më parë prej mikut tim Andrea, (ish-pjesëtar i

Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore) që lidhet direkt me sivëllezërit tanë çamë ortodoksë. “Kam qenë në Çamëri në të hyrë të viteve tetëdhjetë, - më kish thënë ai. Atëherë pati nisur një bashkëpunim kulturor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ansambli ynë do jepte një shfaqje në Gumenicë. Stadiumi i qytetit qe mbushur plot e përplot disa orë përpara fillimit të shfaqjes sonë. Si i thonë fjalës, s’kishte vend ku të hidhje as edhe kokrrën e mollës. Kur nisi koncerti ynë, stadiumi u ngrit në këmbë. Duartrokitjet dhe brohoritmat nuk kishin të sosur. Këndo ne në skenë, këndo populli në shkallë. Kur zumë vallet, njerëzia nuk u përmbajt dot. U dyndën në fushë. U bënë një me ne. Kërcenim së toku. Me lot në sy. Nuk do e harroj kurrë atë ditë. Ka qenë ndër më të bukurat, ndër më emocionueset në karrierën time”. Aq domethënës e aq i dhimbshëm është ky tregim sa nuk ka nevojë për koment. Këta janë vëllezërit tanë çamë ortodoksë. Më një anë thjeshtër e me një anë jetim. Kokulur, zëkëputur. E pastaj përse historianë grekë të sojit Ballciotis e të mos i konsiderojnë ata si një shtresë popullsie e padukshme, e pa rënë në sy në Çamëri. Veç e vërteta, realiteti i kësaj popullsie është krejtësisht ndryshe. Të padukshme, në mjegull këtë popullsi autoktone e thjesht shqiptare e bën platforma e Megalidesë që e mbështetur fuqishëm edhe prej Patriarkanës së Stambollit prej shekujsh ka vënë e po vë shenjën e barazimit mes shqiptarëve ortodoksë e grekëve, përfshi këtu çamët e krishterë. Në këtë këndvështrim, veç shtetit tonë, përgjegjësi jo të vogël mban edhe media, shtypi shqiptar, historianët tanë, të cilët jo vetëm gjatë diktaturës por edhe tani në demokraci po mbajnë një qëndrim të përgjumur ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.


op-ed

2

Blog / Fjalorth politik V

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Ardian Paci, dikur artisti i ish-bllokut lindor, sot artisti universal

11

07.11.2013

Universitet / Spanja ndryshon planin për shkurtimin e fondeve për studentët europianë

A nuk e di se një jetë perfekte do të thotë fundi i artit? - Robert Musil 

Pse i duhej Korça kryeministrit Rama K

ryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë deri tani për skandalin e rëndë të blerjes së votave në Korçë, të zbuluar dhe denoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Në kulmin e betejës së tij populiste kundër paligjshmërisë, Rama ka legalizuar bixhozin me votat e qytetarëve duke iu shmangur përgjegjësisë dhe duke mbyllur gojën e sytë përpara një akti që do të bënte me turp çdo lider politik, aq më tepër dikë që ka premtuar të ndryshojë sistemin e të rilindë vendin. Me heshtjen ndaj rastit të Korçës, janë forcuar dyshimet për çka ka ndodhur më 23 qershor dhe është dhënë një shembull i keq se deformimi i vullnetit të zgjedhësve nuk do të ketë të ndalur as pas ndërrimit të pushtetit. Përbetimet se vota e lirë nuk do të preket, paskan qenë thjesht pjesë e koshit të premtimeve për të ardhur në pushtet. Edi Rama mund të kishte reaguar fort për atë që ndodhi. Të distancohej nga ajo skemë e shëmtuar, ku të rinj nevojtarë dëshmonin devocionin ndaj partisë në këmbim të 2 mijë lekëve. Të shkarkonte krerët lokalë përgjegjës dhe pse jo, të kërkonte ai vetë përsëritjen e zgjedhjeve në

Korçë. Kjo do të ishte “forca e shembullit” që nuk do të kishte vlerë vetëm për Korçën, por për të gjithë Shqipërinë. Që do të rriste besimin e qytetarëve tek vota e tyre dhe do ta bënte Ramën një lider që bën diferencën. Mirëpo ky mbetet iluzion. Të gjithë e kanë të qartë, edhe ata që e kanë votuar e mbështetur, se Edi Rama që flet nuk është Edi Rama që vepron. Se filozofia e tij është ajo e mbijetesës nëpërmjet intrigave të vogla, kompromiseve pa princip apo aleancave të paturpshme dhe jo ajo e akteve të forta morale politike. Prandaj në vend të distancimit ndaj skandalit të Korçës, sajoi justifikime qesharake si pagesat e furgonëve për studentë aktivistë të FRESSH-it. A i shkon një kryeministri, një lideri të një force të madhe politike të fshihet pas teksteve infantile që një kryetar dege dhe disa studentë i recitojnë përmendësh? Këto manovra vërtetojnë edhe njëherë se Edi Rama që flet nuk është ai që vepron. Në zgjedhjet lokale të 2011-ës dhe në ato të 23 qershorit, vetë Rama bërtiste me të madhe për biletat e avionit që PD u paguante të rinjve të FRPD për të ardhur e votuar. Në spote elektorale

të PS shiheshin duar në pranga si kërcënim për ata që do të ofronin shpërblim në këmbim të votës. Rilindja denonconte me të madhe përdorimin e shkollës nga politika dhe premtonte se tjetër shembull do të jepte kur të vinte në pushtet. Dhe shembull më të mirë se ky i Korçës nuk mund të jepte për t’u treguar qytetarëve se rilindasit që flasin nuk janë ata që veprojnë. Projekti i ri për arsimin, modernizimi i shkollës, motivimi i të rinjve nga dija, profesioni dhe merita, u shfaq si degradim i personalitetit të tyre duke u vënë në radhë për një mëditje elektorale. Mësimi i parë që ata morën nga rilindja është se vota ka çmim dhe se për të ecur në jetë duhet ta shesësh atë atje ku duhet. A mund të mendojë një student sot se nesër do të punojë për shtetin shqiptar pa qenë i kushtëzuar me votën e tij? Heshtja e kryeministrit është një bekim për devijimin dhe një ndëshkim për mendjet e lira. Rasti i Korçës do të cilësohej sporadik nëse kryeministri do të ishte distancuar prej tij. Për më tepër kur nuk kishte arsye të njollosej në një palë zgjedhje ku fitorja dukej e sigurt. Çfarë nevoje kishte, pyesin shumë njerëz, të prekte zgjedhjet

koment

Armand Shkullaku

për një kryetar bashkie, kur sot ka një pushtet të fortë e të parrezikuar. Përgjigja nuk lidhet vetëm me zgjedhjet në Korçë. Ajo ka të bëjë me filozofinë që Edi Rama ka ndaj pushtetit, që e konsideron produkt të vullnetit të tij dhe jo të ligjit. Që kërkon t’i ketë të gjitha dhe gjithçka pa dhënë llogari dhe pa bërë transparencë, vetëm me argumentin se ai ka gjithnjë të drejtë. Se për të, Shqipëria është një bashki e madhe, ku ai është kryetari-pronar që vendos që nga emërimet e deri tek votimet. Ka të bëjë me atë Edi Ramë që nuk duron dot ta kritikojnë, që e bezdisin ata që mendojnë ndryshe, që nuk pranon gafat e tij edhe kur ato janë skandaloze si votimi në Korçë. Ai k ë r ko n t ë m b e t e t l i d e r i i pagabueshëm edhe kur blerja e votës del sheshit, edhe kur aksionet e policisë kthehen në flluska sapuni, edhe kur kazinotë rihapen, edhe kur

prishja e ndërtimeve shkon përtej ligjit. Ai nuk do të pranojë publikisht thelbin e tij, që është krejt ndryshe nga ajo që predikon përpara kamerave. Edi Rama nuk kishte nevojë të prekte zgjedhjet në Korçë, ashtu siç nuk ka nevojë të lërë hapur derën e mazhorancës për dezertorë nga kampet e tjera politike. Ai e ka fitoren, i ka numrat, e ka mbështetjen e duhur që të punojë i qetë për premtimet që ka marrë përpara shqiptarëve. Por përsëri nuk ndihet komod, kërkon më shumë. Ndoshta sepse thellë, brenda vetes, është koshient se në atë karrige nuk mundi asnjëherë të vinte falë betejave të veta politike, por si rezultat i një përkuljeje pa dinjitet ndaj Ilir Metës. Prandaj ai nuk beson tek forca e moralit, tek aktet e dinjitetshme politike, por tek mekanizma si ai Korçës apo i blerjes së deputetëve si shembuj të fuqisë së tij politike. Është filozofia e tij politike si kryetar bashkie, si kryetar opozite dhe tani si kryeministër. Nuk mund të presim që Edi Rama që qeveris Shqipërinë të jetë ndryshe nga ai që kemi njohur. Këtë duhet ta mësojnë edhe studentët kur të vijë koha e 2 mijë lekëshit të ardhshëm.

Përplasja e qytetërimeve ndodh në Gjakovë

N

jë titull pak i madh, e ndoshta pak i ekzagjeruar, për një provincë të vogël në skaj të botës. Mirëpo në Gjakovë qytetarët në balotazh do të vendosin nëse do ta kthejnë dinjitetin e dhunuar këto 15 vite, apo do ta ulin kokën e do të vazhdojnë të rrotullojnë qofte e qebapa në Prishtinë. E punëve të qytetit të tyre t’u japin udhë harambashat. Faik Konica duke i shkruar një letër të hapur një ish-miku të tij, i shpjegon përse përmbajtja e kësaj letre është e ashpër. Dhe përse në fakt letrat e tij janë të ashpra. “Nëse do të shkruaja me mirësjellje, do të më merrej si frikë dhe mungesë guximi; nëse do të shkruaja me ironi dhe me cinizëm, nuk do ta kuptonit. Prandaj rruga e vetme është që të shkruaj ashpër”. Edhe 100 vjet më vonë i njëjti problem mbetet me shqiptarët. Nëse dëshiron që të të kuptojnë, duhesh të shkruash sa më ashpër. Edhe sot e kësaj ditë butësia të merret për frikë. E cinizmi e ironia nuk hasin në asnjë vesh. Pra, Pal, meqë ra fjala, ti je një sundimtar, që përveç tjerash sigurisht që ke probleme elementare në drejtshkrim, prandaj edhe kur flet për mua këtë e bën në formën

koment Berat Buzhala

më të lashtë të komunikimit të njerëzve, me gojë. Pal, meqë ra fjala, ndoshta pa qenë ti i vetëdijshëm, unë po merrem shumë me Gjakovën, e me ty, jo pse ti e meriton këtë vëmendje, por pse ti aksidentalisht, sipas mendimit tim, je gjendur në një udhëkryq - e për të cilën gjë ti nuk ke njohuri. Pal, ti dhe Kosova gjendeni në të njëjtin udhëkryq. Në asnjë qytet tjetër nuk ekziston një dikotomi e tillë, siç ekziston në Gjakovë në këtë balotazh. Ti Pal dhe Mimoza e tregoni më së miri se si po shqyhet shoqëria jonë. Në njërën anë primitivizmi dhe dhuna, ku ti Pal gjendesh si përfaqësuesi më emblematik, dhe në anën tjetër tendenca për normalitet, të cilën gjë e përfaqëson një femër pa muskuj dhe pa kallashnikova, siç është rasti me Mimozën, në këtë rast. Pra, Pal, arma jote - po citoj tek-

stin e këngës që ia ke kushtuar vetes - më e forta nuk është Fakulteti i Mjekësisë, por është kallashnikovi dhe muskujt. Ndoshta ti nuk e mban atë personalisht në dorë, por pak ka rëndësi. Janë të tjerët rreth teje që e mbajnë atë dhe duke e mbajtur atë të mbajnë edhe ty në pushtet. Dhe duke të mbajtur ty në pushtet i ruajnë interesat e tyre. Mos u habit Pal se nuk po flasim për interesa ideologjike, por për interesa financiare dhe atë të formës më kriminale të mundshme. Personalisht unë kam preferencat e mia edhe për qytetet e tjera, por askund kaq të thella sa për Gjakovën. Nëse do të pyetesha, unë do të zgjidhja Gazmend Muhaxherin, përpara Ali Berishës. Mirëpo, kjo preferencë e imja për Gazmendin përballë Aliut është për të tjera arsye sesa ato në Gjakovë. Për Ali Berishën madje e kam një simpati të veçantë. Vazhdimisht më është dukur një kryetar modest dhe për aq sa e kanë lejuar rrethanat e tij, edhe cilësor. Dallime ka edhe në mes të Shpend Ahmetit dhe Isa Mustafës. Por jo aq të thella sa në mes të Palit dhe të Mimozës. Në fakt po të isha votues i Prishtinës, me hamendje do të nisesha në ditën e balotazhit drejt kutive të votimit.

Nëse po ju mbetet merak pse nuk po bëj krahasime edhe në mes të dy kandidatëve, ku njëri është në PDK dhe tjetri në një subjekt tjetër, atëherë po e them edhe një të tillë. Po të isha nga Lipjani do ta votoja Imri Ahmetin më përpara se Shukri Bujën. Dhe këtë preferencën e fundit e kam veç për një arsye: pse aq shumë është folur e përfolur për djemtë e Bujajve dhe veturave të tyre të shtrenjta. Ky është dallimi. Pra në esencë jam kundër sundimtarëve. E me sundimtar nënkuptoj udhëheqës të caktuar, qoftë edhe komunal, që i mbajnë qytetarët nën sundin e tyre. Ata udhëheqës që e kombinojnë frikën dhe votën. Dhe kjo është tipike në komunën e Gjakovës. Pala e Palit ditëve të fundit është hedhur në fushatë për ta identifikuar Mimozën me Kazakistanin e Moskën a kushedi se çka tjetër do të pjellin ato mendje. Është fushatë zgjedhore dhe njerëzit mbrohen me ato mjete që i kanë në dispozicion. Është e vërtetë që Mimoza, shef legal e ka Behgjet Pacollin. Siç është e vërtetë se Pacolli ka biznese të tija anekënd botës. Mirëpo, çfarë lidhje ka kjo me qytetarin e zakonsh��m të Gjakovës? Tek e fundit Pali hala pa dal prej derës së

komunës së tij i takon katër-pesë shefa që vendosin më shumë sesa ai vetë. Deri sa të mbërrijë në selinë e AAK-së në Prishtinë për t’i dhënë llogari shefit të tij të vërtetë, Ramushit, ai i ka dhënë llogari kushedi sa shefit legal të tokës dhe të nëntokës. Prandaj, gjakovarët pas dy javësh do të përballën me dilemën më të madhe që ka hasur ndonjë komunë deri më sot. A do të votojnë civilizimin a primitivizmin? A do ta votojnë dhunën përballë lirisë së tyre? A do ta votojnë për të qenë të sunduar a për të qenë të qeverisur? Përballë kësaj dileme do të duhej të gjendeshin edhe të gjithë ata liderë partiakë, që në balotazhin në Gjakovë do të vendosnin se kujt t’i jepnin përkrahje. Përballë kësaj dileme do të duhej të gjendeshin edhe të gjitha ato kategori shoqërore, që dikush mund të luajë me ndjenjat e tyre edhe religjioze. Përballë kësaj dileme do të duhej të gjendeshin të gjithë ata banorë të Gjakovës që kanë të drejtë vote? Ata do të tregojnë në balotazh me votën e tyre nëse Gjakova do ta kthejë dinjitetin e dhunuar që prej pasluftës, apo do ta ulin kokën e do të rrotullojnë qofte e qebapa anekënd Kosovës... *Express.com


12

financimi i studimeve

universitet

Rebelimi në partinë drejtuese të Spanjës detyron përmbysjen e planit që do të kish lënë mijëra studentë të programit Erasmus pa financim

Spanjë, protestat rrëzojnë vendimin për shkurtimin e fondeve për studentët

Q

everia spanjolle i ka braktisur planet për shkurtime të thella në një skemë europiane që lejon studentët dhe të diplomuarit të studiojnë jashtë. Ministri i Arsimit, José Ignacio Wert u detyrua të mbështesë pas një rebelimi në partinë e tij, Partinë qeverisëse Popullore ‘Partido Popular’ dhe ra dakord që 10 000 studentët në skemën ‘Erasmus’ do të marrin grantet që u ishin premtuar. Kontributi i Spanjës në program është ulur nga 62.7 milionë € në 2011 në 16 milionë € (£13.4m) këtë vit, pra 71% rënie. Departamenti i Wert-sit ka këmbëngulur që nuk ë sht ë nj ë sh ku r t i m , p o r nj ë “përqendrim” me më shumë fonde për kandidatët me më pak të ardhura. Dy ditë më parë, zëdhënësi i BEsë, Olivier Bailly kritikoi qeverinë spanjolle, duke thënë: “Autoritetet spanjolle duhet t’i kishin njoftuar studentët për këtë para se të niste viti akademik. Shpresoj që pritshmëritë legjitime të studentëve që janë tashmë në programin ‘Erasmus’ do plotësohen nga autoritetet spanjolle.” Financimi i studentëve

Studentët e ‘Erasmus’ financohen nga tri burime: Komisioni Europian, i cili fut 500 milionë € në skemë çdo vit, qeveria e vendit nga vijnë studentët dhe autoritetet lokale. Tridhjetë e gjashtë shtete europiane marrin pjesë në këtë skemë dhe rreth 250 000 studentë marrin pjesë çdo vit. Afërsisht 1400 studentë nga Granada që stu-

diojnë jashtë do ta kishin gjetur veten pa mbështetjen e qeverisë që vlerësohet me 180 € në muaj sipas planit të hedhur poshtë tashmë për shkurtime. Qeveria e Spanjës do t’i ofrojë deri në 300 € në muaj një grupi të vogël studentësh më të varfër. Fondet e BE-së janë mesatarisht 250 € në muaj. Spanja dërgon numrin më të madh të studentëve ‘Erasmus’ jashtë shtetit– afërsisht 39 000 – dhe gjithashtu pret më shumë, gjithashtu afërsisht 39 000. Destinacionet më popullore në Europë janë universitetet e Granada-s dhe Valencia-s. Një peticion online kundër shkurtimeve ka mbledhur gjithashtu gati 100 000 firma për çështje orësh. Peticioni u lançua nga Laura Zornoza, një studente gazetarie nga Madridi, e cila duhej të shkonte në Hamburg. Ajo thoshte që studentët përballen me zgjedhjen që, ose të vazhdojnë studimet pa një grant, ose të braktisin kursin e tyre. “Kursi ka nisur tashmë dhe kur pranon një grant, gjithashtu firmos një kontratë në mënyrë që lëndët që studion jashtë ekuivalentohen nga universiteti yt”, thotë Zornoza, nëse ti e lë në mes të rrugës, vetëm e imagjinoj në çfarë rrëmuje burokratike gjendesh.” Britania e Madhe pret dy herë më shumë (18 000) studentë në skemat e saj sesa dërgon nëpër Evropë. Nottingham University dërgon më shumë jashtë; destinacionet më të përhapura për studentët britanikë janë Franca, Spanja, Gjermania, Italia dhe Holanda. Studentët britanikë nuk do të

ndikohen nga shkurtimet, duke qenë se ata varen në burimet e Britanisë së Madhe dhe BE-së për financimin e tyre. Për shumë të rinj, skema ‘Erasmus’ ka dhënë përvojën e parë të jetës jashtë shtëpisë dhe të mësuarit të një gjuhe tjetër. Për studentët spanjollë, të cilët përgjithësisht ndjekin universitetet e tyre lokale, kjo ka qenë një mundësi të marrin një shije nga bota më e gjerë. Për BE-në, skema ‘Erasmus’ është parë si një mundësi për të konsoliduar identitetin pan-europian. Një sondazh i 15 000 studentëve të këtij programi tregoi se 98% dëshironin të punonin jashtë vendit të tyre. Protestat masive

Demonstratat e djeshme i përkisnin ditës së dytë nga tre që

Kontributi i Spanjës në program europian të studimeve është ulur nga 62.7 milionë € në 2011 në 16 milionë € (£13.4m) këtë vit, pra 71% rënie.

Afërsisht 1400 studentë nga Granada që studiojnë jashtë do ta kishin gjetur veten pa mbështetjen e qeverisë që vlerësohet me 180 € në muaj

Unioni Studentor ka organizuar për të protestuar kundër ligjit të ministrit të Arsimit, Jose Ignacio Wert. US thotë që pothuajse 1.6 milion studentë i janë bashkuar turmës nga të gjitha institucionet në të g jithë vendin, përfshirë qytetet e Madridit dhe Valencias, si dhe komunitetet autonome të Andaluzisë, Ekstremadurës, Aragonës dhe Asturias. Ata kanë bërë thirrje që Wert të dorëzohet, duke shtuar që politikat e tij po shkatërrojnë sistemin arsimor publik. Shkurtimet e ashpra do t’i linin studentët pa të ardhme, duke qenë se qeveria nuk do u jepte atyre mbështetje. Zyrtarët e qeverisë po shkatërrojnë shtetin”, ishin disa nga thirrjet në protesta. Shumë studentë që kanë arritur të hynin në universitet me paratë e prindërve të tyre, nuk gjejnë dot punë me rritjen e shifrave të papunësisë. “Në rrethin tim ka praktikisht 95 për qind të papunë”, ka thënë një i diplomuar i papunë. Madridi ka shkurtuar deri në 6.5 miliardë euro nga fondet e arsimit që nga 2010-ta, duke çuar në një rritje të tarifave të universiteteve dhe zhdukjen e shumë bursave. Buxheti i 2013-ës do të ngrijë sektorin publik për të tretin vit me radhë dhe do shkurtojë shpenzimet ministrore mesatarisht me 8.9 për qind. Ekonomia spanjolle hyri në recension në gjysmën e dytë të vitit 2008. Miliona vende pune janë humbur që atëherë.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.11.2013

13

Në krijimtarinë e Pacit në fillim të karrierës së tij ka një ndikim dhe nga klima kulturore në vendet e ish-bllokut sovjetik, që pas rënies së Murit të Berlinit, tema e emigracionit i bashkohej reflektimit të artistit mbi rolin e imazheve në rrëfimin mbi qenien

Rrugëtimi i Ardian Pacit

Vepra e re filmike nga Adrian Paci, titulluar “Kolona”

Dikur artisti i ish-bllokut lindor, sot artisti universal Vizatime, fotografi, instalacion, video-skulpturë janë pjesë e ekspozitës “Jetë në tranzit” që është hapur në Milano, dedikuar karrierës së artistit shqiptar Një bllok prej mermeri është nxjerrë nga një gurore në Kinë dhe u punua në det nga duart e artizanëve kinezë në bordin e një anije-ofiçinë të madhe dhe u shndërrua në një shtyllë të stilit klasik. Destinacioni është i panjohur. Kjo është vepra e re filmike nga Adrian Paci, titulluar “Kolona”, ​​një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin midis kulturave: një metaforë e fuqishme me një gjuhë vizuale dhe bukuri enigmatike. Realizuar me mbështetjen e Jeu de Paume në Paris, PAC Milano, Roda Sten Konsthall dhe Trondheim Kunstmuseum, vepra është zemra e një retrospektive të rëndësishme që i dedikohet artistit

shkodran Adrian Paci, i cili që prej vitit 1997 ka zgjedhur Milanon si qytetin e tij adaptues. “Në mendjen time filloi të merrte formë imazhi i një skulpture mermeri, gdhendur gjatë një udhëtimi në oqean, kështu vendosa ta kthej këtë imazh në realitet”, - thotë Ardian Paci. Përveç kësaj, vizatime, fotografi, instalacion, video-skulpturë janë sjellë në këtë ekspozitë dedikuar artistit shqiptar nën kujdesin e kuratorëve Paola Nicolin dhe Allessandro Rabottini. Dy kuratorët kanë bërë një përzgjedhje të veprës së artistit duke sjellë në këtë ekspoze krijimet e viteve ’90 dhe ato të viteve të fundit, duke rrugëtuar kështu në shumëllojshmërinë e gjuhëve artistike që Ardian Paci përdor në punën e tij. Artisti kombinon narrativën, rregullin formal dhe reflektimin social për të krijuar vizione politike dhe sfida sociale njerëzore. Në krijimtarinë e Pacit në fillim të karrierës së tij ka një ndikim dhe nga klima kulturore në vendet e ish-bllokut sovjetik, që pas rënies së Murit të Berlinit, tema e emi-

gracionit i bashkohej reflektimit të artistit mbi rolin e imazheve në rrëfimin mbi qenien. Duke u nisur nga kjo bërthamë, në të cilën biografia dhe kultura mbivendosen, artisti ka zgjeruar ndër vite kufijtë realë dhe metaforikë në punën e tij, në eksplorimin e temave universale si lëvizja e njerëzve në hapësirë dhe kohë, kërkimet mbi qenien njerëzore, gjeografike etj. Titulli i ekspozitës “Jetë në tranzit” i referohet temave më të rëndësishme të krijimtarisë artistike të Pacit; figura njerëzore luan një rol qendror në veprën e tij dhe bëhet burim frymëzimi i imagjinatës narrative dhe shpresës, së bashku me motivin e lëvizjes së vazhdueshme të popujve përmes kufijve gjeopolitikë, përfshi dhe atë të kujtesës personale. Në këtë univers marrin jetë historitë jetësore të personazheve dhe protagonistëve në videon e tij; të papunët e heshtur të Turn On (2004), burrat në rresht gati

Artisti Ardian Paci

për nisje në shkallët e një avioni në Centro di Permanenza Temporanea (2005), fytyrat statike të besimtarëve para një ikone të shenjtë PilgrIMAGE (2005), vajtimin e gruas që përcjell në rrugën e vdekjes njeriun e dashur, te Vajtojca (2002), simbioza midis njeriut dhe kafshës tek Inside Circle (2011). Shqipëria është e para në punët e Pacit. Ajo është rrëfyer në përrallën e ngatërruar të një fëmije (vajzës së tij) në një video, në vajtimin teatral të Vajtojcës, e të riut nga Shkodra që tregon rrugëtimin e tij të vështirë nëpër botë gjatë viteve ’90. Në punën e Ardian Pacit përshfaqen gjuhë të ndryshme; video dhe filmi kanë shpesh sintezën vizuale të pikturës dhe e ndërsjellta, piktura duket sikur ka ritmin narrativ të kinemasë; brenda kornizës së vazhdueshme në imazhe si strukturë e ndërtuar në seri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në janar të vitit që vjen.

Filmi “Amnistia”, në krah të prodhimeve të “Warner Bros” Filmi “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani do të shfaqet në edicionin e 10-të të Filmit në Skoci, përkrah filmave më të fundit të autorëve të njohur të kinemasë botërore. Përballja mes asaj që quhet kinemaja “e vogël” dhe kinemasë së ashtuquajtur ‘e madhe’ është dhe qëllimi kryesor i organizatorëve të këtij festivali që këtë vit feston 10-vjetorin e tij. Udhëtimi pas në kohë për të parë se sa ka ndryshuar gjatë 120 viteve të fundit kinemaja nuk do të vihet përmes aktiviteteve apo imazheve retrospektive, siç ndodh rëndom në të tillë përvjetorë, por në një mënyrë krejt origjinale dhe sipas organizatorëve edhe shumë interesante për publikun skocez, që do të mund të njihet me filmat më të fundit

që prodhohen jo vetëm nga gjiganti “Warner Bros”, por dhe nga qendra kinematografike krejtësisht të panjohura që vijnë edhe nga vende si Shqipëria. “Ne jemi duke u përqendruar këtë vit në kinemanë e re, kemi vendosur të mos ndalemi në retrospektivën tonë të zakonshme, por në vend të kësaj të vihemi në kërkim të kinemasë”, - tha drejtori i Festivalit, Paul Taylor. Ndaj janë përballur prodhimet e regjisorëve të mëdhenj dhe atyre të ‘padukshëm’. Publikut skocez do t’i jepet mundësia të shohë aktorin e njohur Robert Redford në filmin e fundit të tij “All is lost”, apo Sandra Bullock dhe Goerge Clooney në filmin “Gravity 3 D”, por dhe shumë aktorë krejt të panjohur, mes

tyre dhe shqiptarja Luli Bitri. “Çdo vit ne kemi patur si qëllim për të balancuar filmat që vijnë nga vende që kanë një kinematografi të zhvilluar me vende që tentojnë të jenë pjesë e botës së madhe të kinemasë me përpjekjet e tyre. Kemi përzgjedhur këtë vit disa punë mahnitëse nga disa regjisorë të rinj, duke përfshirë Joseph Gordon Levitt me filmin ‘Don Jon’, Krokidas me filmin ‘Kill Your Darlings’, Bujar Alimanin me ‘Amnistia’ etj. Kjo armatë e regjisorëve të talentuar do të ulet qetë përkrah homologëve të tyre më të mirë të kinemasë sot, si Alfonso Cuarón, Francois Ozon, Lukas Moodysson, Alexander Payne dhe Abdellatif Kechiche”, - e mbyll prezantimin drejtori Paul Taylor.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

iPhone merr 40 për qind të tregut në SHBA 4

5

6

7

8

11 15

16

17

21 26

12

22

27

29

25 30

32 34 41 46

47

33

35

36

42

43

48

52

14

20

24

28

37

38

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

44

45

49 53

10

13

19

23

31

40

18

9

50

53

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

54

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ndjenjë dhembshurie, keqardhjeje a mëshire ose ndjenjë gëzimi të madh. 11. Myfarete, këngëtare. 12. Qytet i dikurshëm. 15. Që shpreh një gjendje shpirtërore të shqetësuar. 17. Është numër që mbajnë zakonisht sulmuesit. 20. Të lutem! 21. Instituti Informatikës. 22. Grup lojtarësh që luajnë së bashku. 24. Shmangia. 26. Një lojë me letra. 28. Hapur, sheshit. 30. Një medikament kundër tensionit të lartë. 31. Qytet në Hollandë, ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare. 32. Janë në hyrje të seancës. 33. Firmë e njohur prodhimesh sportive. 34. Veshje e njëjtë për njerëz që bëjnë po atë punë. 37. Në atë sasi. 39. Plot në fund. 40. Notë muzikore. 42. Instituti letrar. 43. Formimi i përgjithshëm i njeriut. 46. Ai që prish e shkatërron në mënyrë barbare monumentet e artit e të kulturës. 49. Shkalla më e lartë që mund të arrijë diçka në zhvillimin e vet, kulm. 50. Grumbuj avujsh në qiell. 52. Çekan i madh për të thyer gurë. 53. Lumë i madh në Itali. 54. Poet i famshëm latin.

1. Ai që drejton punën e një lokali, a një ndërmarrjeje. 2. Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri. 3. Njësi vlerësimi për shahistët. 4. Ojna, ose... 5. Garnizon Zviceran. 6. Ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura osmane. 7. Njeri anglez. 8. Ushqehet. 9. Haxhi i kryengritjes fshatare. 10. Shfaqet papritur si hije, del si në vegim. 12. Një motor i njohur japonez. 13. Pëlhurë mëndafshi. 14. Kryeqyteti i Malit. 16. Njeri me trup të madh. 18. Legjenda, ose... 19. Tregu Europian. 23. Ndërtesë e thjeshtë përdhese, e bërë me thupra të thurura, e me qerpiçë. 25. Instituti Drejtësisë. 27. Nëpunës i kualifikuar që kryen një detyrë drejtuese. 35. Markë makine. 36. Ushqim i thatë me gjëra të kripura, si qofte, djathë, sallam, mëlçi, ullinj, vezë të ziera, sallatë etj., që shtrohet e hahet gjatë pijes. 38. Kreshnik i njohur i boksit. 41. Alikaj e kinemasë. 44. Përemër vetor. 45. Kafshë e madhe gjitare. 47. Flori. 48. Përemër vetor. 51. Ent Demografik.

Sudoku | nivel mesatar 7 8

4

1

2

9

6

2 6

2 4

8 5

1

2 7 3

2 1

1

4

6 2 4

3 7

8

3

8

5 9

5 5

6

3

9 8 3

8 6 7 7 5 8 2

4

1 9

6 8 1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Apple ka arritur të marrë mbi 40 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil në SHBA, thuhet sipas një raporti të fundit të publikuar nga comScore. Apple me iPhone tani ka saktësisht 40.6 për qind të tregut të SHBAve për tre muajt e fundit, deri në shtator. Në tremujorin paraprak, Apple kishte 39.9 për qind të telefonave të mençur mobil në SHBA, kështu që ata kanë arritur të rrisin pjesëmarrjen e tyre në treg me 0.7 për qind. Përveç kompanisë Apple, edhe Samsung ka arritur të rris pjesën e vet të tregut e cila tani ka arritur në 24.9 për qind, e përcjell nga HTC e cila është në vendin e tretë me 7.1 për qind, e pasohet pastaj nga Motorola me 6.8 për qind dhe LG me 6.6 për qind. Ndërsa sa i përket sistemeve operative mobile, mund ta thuhet se iOS dhe Android vazhdojnë të dominojnë tregun e telefonave të mençur në SHBA, ndërsa Apple dhe Samsung vazhdojnë të jenë dy prodhuesit kryesor të telefonave mobil në SHBA.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Edhe pse do dëshironi te kaloni me tepër kohe me partnerin, nuk do e keni këtë mundësi. Te dy do jeni shume te angazhuar dhe nuk do mundeni dot te shkëputeni. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet ta verifikoni mire buxhetin para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Pozicionimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite sa për te ndikuar pozitivisht tek jete juaj ne çift. Çdo gjë do jete si zakonisht dhe here pas here mund te keni debate te vogla. Beqaret do jene mendjemëdhenj dhe kjo do i beje te tjerët te mos ju afrohen shume. Me financat duhet me shume maturi se kurrë. Situata do jete shume delikate. Kujdes!

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do jeni shume serioze ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e hidhni çdo hap pasi ta keni menduar mire. Nuk pritet pasion i zjarrte, por as probleme. Beqaret do kenë një dite harmonike dhe plot emocione. Do ndiheni mire edhe ashtu si jeni, por as takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Menaxhojini me kujdes te ardhurat.

Adrenalina do shtohet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse do përballen me zhgënjime. Financat do jene te mire, por serish nuk rekomandohet te kryeni investime te pamenduara mire.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv gjate kësaj dite dhe ju do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni. Shprehjani gjithçka partnerin ne mënyre qe lidhja juaj te ece ne rrugën e duhur. Beqaret do jene me humor shume te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te stabilizohet.

PESHORJA (23/IX-22/X)

9 1 5 4 3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dite mjaft e animuar dhe e bukur kjo për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te shumëfishta dhe do doni qe ato momente te mos mbaronin kurrë. Beqaret nga ana tjetër do jene sharmante dhe do e kenë me te lehte për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë. Po i late pas dore do keni probleme serioze.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

037, 154, 156, 170, 214, 216, 222, 365, 412, 415, 420, 482, 541, 563, 626, 847.

Numra me 4 shifra:

1015, 1533, 1562, 1709, 2020, 2148, 2555, 4787, 6164, 6369, 8474, 8745.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

08012, 09595, 15632, 24291, 32642,

41842, 54282, 54884, 56754, 61182, 65411, 78451.

Numra me 6 shifra:

146222, 225585, 352699, 412168, 462285, 465210, 508354, 517642, 524510, 621371, 626243, 653823, 695874, 870546.

Kjo sotmja do jete një nga ditët me te bukura te jetës suaj. Do kaloni momente pasionante dhe emocionuese me partnerin dhe do merrni edhe një propozim te mrekullueshëm prej tij. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri. princi i kaltër do jete shume afër tyre. Ne planin financiar nga ana tjetër duhet te mbizotërojë vigjilenca dhe kujdesi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur për gjithçka qe ju shqetëson dhe me mirëkuptim do gjeni edhe zgjidhjen e duhura. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe do arrijnë me pas te zgjedhin personin e duhur. Saturni do ju ndihmoje te zgjidhni problemet financiare.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite mjaft pozitive dhe interesante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe mund te merrni edhe vendime mbi te ardhmen. Për beqaret nuk do ketë dashuri ne këto momente. Duhet ende te bëni pak durim. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse do keni vështirësi te mëdha me vone.

AKREPI (22/X-21/XII)

Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh sot do mendoni te hidhni disa hapa me tej. Do përjetoni emocione për këtë fakt dhe disa do kenë frike për gjërat qe mund te ndodhin, Relaksohuni sepse gjithçka do shkoje për mrekulli. Për beqaret nuk priten surpriza te mëdha gjate kësaj dite. Gjithçka do jete si zakonisht. Financat do jene aq te favorshme sa ju mund te kryeni investimet e menduara.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Sot do i tregoni edhe njëherë partnerit tuaj sa shume e dashuroni dhe marrëdhënia me te do filloje te ngrohet akoma me tepër. Ne mesdite mund te merrni edhe një dhurate surprize prej tij. Asgjë e re nuk pritet për beqaret. Mundohuni te kaloni me tepër kohe me miqtë qe te mos mendoni për dashurinë. Ne planin financiar do e keni te nevojshme te hiqni dore nga shpenzimet e mëdha.

PESHQIT (20/II-19/III) Me më shume komunikim dhe bashkëpunim ne jetën tuaj ne çift do mund t’i sqaroni mosmarrëveshjet dhe debatet qe keni pasur. Kjo do ju beje te ndiheni me te qete. Beqaret do mahniten nga personat qe do takojnë dhe do bëjnë gjithçka për t’i joshur. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu për gjera pa vlere sepse do pendoheni shpejt.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7 nëntor

07.11.2013

15

Për gruan, burri është mjeti: qëllimi është gjithnjë fëmija. - Friedrich Nietzsche 

1805

Ekspedita në Bregun Perëndimor të Amerikës Një nga rezultatet e para të Blerjes së Luizianës (Louisiana Purchase) në vitin 1803 ishte Presidenti Jefferson, që ngarkoi Meriwether Lewis që t’i printe një ekspedite përmes Rocky Mountains drejt Paqësorit me William Clark. Më 7 nëntor 1805, Lewis pa për herë të parë Paqësorin dhe shënoi në ditarin e tij: “Duket Oqeani! Oh gëzimi!” ‘Trupa e zbulimit’ dimëroi pranë St. Louis dhe në maj 1804 rreth 40 burra, shumica ushtarë, shërbëtori zezak i Clark-ut dhe qeni i Lewis-it, Seaman, u nisën përpjetë gjatë lumit Mis-

souri në atë që Clark përshkroi si ‘erë përkëdhelëse’. Pas një dimri me indianët e fisit Mandan, aty ku sot është North Dakota ata ndërtuan kanoe dhe me një grua indiane nga fisi Shoshone si udhërrëfyese u shtynë përmes Rocky Mountains dhe përgjatë Clearwater-it, Snakeut dhe lumenjve Columbia drejt Oregon-it dhe Paqësorit, ku ndërtuan një fortesë pranë vendit ku sot ndodhet Astoria dhe kaluan dimrin e radhës. Të kthyer mbrapsht në mars 1806, ata u përshëndetën si heronj në St. Louis. Jefferson kishte instruktuar Lewis dhe

Clarkun-un të shënonin ç’të mundnin rreth territoreve nëpër të cilat udhëtonin. Këtë gjë bënë (megjithëse gërmëzimi i tyre ishte habitshëm i tmerrshëm) dhe sollën me vete informacion për indigjenët, gjeografinë, mineralet dhe botën bimore e shtazore. Ekspedita zbuloi Ariun e përhimtë (një kafshë me pamje rrëqethëse) dhe shtroi rrugën për pushtimin amerikan të Perëndimit. Lewis vdiq në moshën 35-vjeçare në vitin 1809, ndoshta duke vrarë veten. Clark u bë guvernatori i Missouri-t dhe vdiq në moshën 68-vjeçare në vitin 1838.

Blitz

Flickr

442

Kilometra katror është sipërfaqja e shtetit Antigua e Barbados.

90

Mijë ishte popullsia e këtij shteti sipas përllogaritjeve të vitit 2011.

202.7

Banorë për kilometër katror ishte dendësia e popullsisë së shtetit sipas përllogaritjeve të vitit 2011.

27

Mijë banorë ishte popullsia e kryeqytetit St. John në vitin 2011.

Titulli: Poshtë punohet Foto: Eljan Tanini

Në Facebook Arben Kallamata Të dashur miq, tani që numri i ndjekësve të mi besnikë këtu në FB arriti disa mijëra e kam kuptuar që jam nga më të zgjuarit, më të bukurit dhe më interesantët. Për këtë arsye vendosa të hap faqen time të veçantë të internetit www.mëimiri.com, në të cilën ju do të keni mundësi që unë të shkruaj dhe të postoj fotografi sipas qejfit dhe ju të komentoni mbi ato që shkruaj e postoj unë; ndërsa mua do të më jepet mundësia që të mos lodhem dhe mërzitem duke lexuar statuset tuaja të bezdisshme dhe duke parë fotot tuaja të shëmtuara. Prandajiuftoj të më ndiqni në faqen time të veçantë www.mëimiri.com.

Rovena Mocka Lajmi i fundit: PD i kërkon borxh PS çadrat e grevës së urisë.

Shpend Limoni Ndaljen e rrymës më 2013 e kisha arsyetu veç në rast se shteti e kish luftu krimin e organizum në terr ...

Erald Kapri Ma kujtoi një mik në fb. Sipas PS 20 mijë lekëshi nuk ishte blerje vote, por një pagesë për rrugën. I bie pagesë me klering. Të jap, më jep. 

Irena Shabani Kur një burrë vë duart në fytin e një femre, shenjat mbeten në qafat e secilës nga ne...

Edmond Arizaj Si nuk i kërkuan Shqipërisë të pastrojë njëherë paratë, por vetëm të pastrojë plehrat, kimikatet...Kjo tregon besim, sepse sipas thënies; paratë nuk i ha as qeni...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Fjalorth politik V Burbuqja – Një vajzë a grua, as e bukur dhe as e shëmtuar, por e aftë të joshë zyrtarët mesoburra e të rinj të Partisë Socialiste për t’u ngjitur drejt majave të administratës publike. Ekuivalenti demokrat është Sekretarja. Në disa raste i referohen edhe si “kokrra e burbuqes”, ose “alamet burbuqeje”. Gegolog – një studiues shkencor që analizon çështje që lidhen me identitetin geg me metoda popullore. Drejtoria e Kunatave – nofka që i dha Partia Demokratike Drejtorisë së Doganave të Tiranës për shkak se sipas PD-së, brenda pak ditësh në këtë drejtori në tetor 2013 u emëruan dy kunata ministrash socialistë dhe një motër zëvendësministri. Pazari i Gjësë së Gjallë – Sinonim për Kuvendin e Shqipërisë dhe shitblerjet e deputetëve të të ashtuquajturës opozitë nga e ashtuquajtura mazhorancë. U krijua nga Fatmir Mediu kur LSI i bleu një deputet biznesmen në tetor 2013. Bishtpëllumb – model flokësh demode mes politikanëve shqiptarë. Vjen nga rinia kryeneçe e viteve ’80 kur flokët e gjata ndaloheshin me ligj. Përbëhet nga një cullace në pjesën e pasme të kokës, pak të ngritur përpjete, në formën e bishtit të pëllumbave. Kodi i Etikës – Sinonim i kryeministrit Edi Rama pasi ky i

fundit i detyroi ministrat e vet të nënshkruanin se pranonin të mbështesnin kryeministrin në çdo situatë, pavarësisht se çfarë mendonin. Pas kësaj, ministrat filluan t’i thonë njëri-tjetrit: Kujdes Kodin e Etikës, më bërtiti Kodi i Etikës, Kodi i Etikës nuk është dakord me çfarë unë mendoj, Kodi i Etikës mund të më pushojë nga puna. Alteregoja e qeverisë – një takim i përjavshëm i shefave të propagandës së qeverisë nën drejtimin e kryeshefit të propagandës. Takimi bëhet në formën e takimeve të qeverisë dhe ulja e zëdhënësave bëhet pikërisht sipas rendit të uljes së ministrave. Gojët e liga thonë se zëdhënësat e ministrive të LSI nuk marrin pjesë në Alteregon e Qeverisë me argumentin se kanë shefin e tyre gjetkë. Opozita e Groshës dhe Versaces – Nofkë që i vuri kryeministri Edi Rama deputetëve të opozitës në parlament më 2013 duke i thënë se këta njerëz, megjithëse vishen me Versace, vijojnë të mos i ndahen groshës. Shoqata e Kultivuesve të Fasuleve me bazë në Këmishtaj, dhe Federata Kombëtare e Groshës me seli në Malësinë e Madhe, shprehën protesta ndaj këtyre komenteve. *Me shkurtime nga Blogu diaryoftirana.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 07.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 7 nentor ok