Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Fushatë për të votuar dhe fushatë për të protestuar me votë Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 6 qershor 2013. Numër 927. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Kryeministri? Meta: Koalicioni me Ramën prishet vetëm për integrimin

Të përndjekurit Dëmshpërblim për 2 mijë dosjet e të pushkatuarve pa gjyq Ministria e Drejtësisë përfundon verifikimin e dokumentacionit të 2000 dosjeve për të pushkatuarit pa gjyq. Lista pritet të miratohet nga qeveria. Më pas do të nisë shpërndarja e parave sipas grafikut. Familjarët e viktimave përfitojnë një dëmshpërblim financiar sa kompensimi për 8 vite burg Këto ditë pritet që qeveria të miratojë listat për dëmshpërblimin e rreth 200 personave të pushkatuar pa gjyq në kohën e komunizmit. Burimet në

Kryetari i LSI-së thotë se nuk do të ikë nga koalicioni për emrin e kryeministrit, por shpreh shqetësim për taksën progresive dhe programin për shëndetësinë. SMS-ja për sondazhin? Meta: Kam folur me Ramën këto ditë, por jo për çështje të parëndësishme Faqe 4

Kreu i PSD tha se tek Meta dhe LSI fle gjithmonë ambicia për kryeministrin FAQe 4

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Elhaida, mes divës dhe Hirushes

Gjykata e Apelit në Tiranë konfirmoi dënimin me 20 vite burg ndaj Albenc Agos, ish-shofer në Partinë Socialiste, i akuzuar për vrasjen e nënës së këngëtares Elsa Lila. Edhe pse Gjyka-

Premtimet për vende pune si politikë pa ekonominë

koment Klementin Mile

shtetërore pa përjashtim, edhe te PD-ja, edhe te PS-ja. Se edhe administrata e Bashkisë është me status të nëpunësit civil” Përdorimi i nxënësve të sistemit arsimor parauniversitar dhe të punonjësve të administratës publike në... Faqe 3

Apeli: 20 vjet burg Albenc Agos për vrasjen e Eva Vishës Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për ish-shoferin e PS, i shpallur fajtor për vrasjen e nënës së këngëtares Elsa Lila

Javës që kaloi rrjetet sociale u përmbytën nga reagimet që koment Çapajev Gjokutaj shkaktoi lajmi se Elhaida Dani...

Premtimet politike për të hapur 300 mijë vende pune të reja nuk janë të...

Debati në KQZ, PD-PS në fushatë me fëmijë dhe administratë Pas denoncimit të përfaqësuesve të PS, anëtari i KQZ, Kujtim Hysenaj pranon se ky fenomen përdoret nga të dyja palët. “Kam parë fëmijë, te të gjitha forcat politike, kam parë administratë

Gjinushi: Meta do bëjë presion për t’u bërë kryeministër

op-ed / 10-11

Ministrinë e Drejtësisë bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar procesi i verifikimit të dokumentacionit të kësaj kategorie dhe lista... Faqe 6

ta Kushtetuese kthehu për rigjykim çështjen ndaj 44-vjeçarit, trupi gjykues i qëndroi verdiktit që Shkalla e Parë kishte dhënë në vitin 2005 ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases Eva Visha. Trupi gjykues e cilësoi të drejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke vendosur dënimin me 20 vite burg për të pandehurin. Ago akuzohet se në vitin 1997 vrau me armë zjarri... Faqe 7

reagimi

Ligj e drejtësi

“Xhamia e Madhe”, Basha: Rama ka paragjykime ndaj myslimanëve FAQE 4

7 kronikë

Vrasja e komisarit të Shijakut, dy dëshmi zbardhin konfliktin me Xhakjen Dy banorë të zonës, të pranishëm në vendin e krimit, thanë se Ilir Xhakja u konfliktua dhe u sha nga grupi i policëve. Avokati i të pandehurit: Pistoleta e komisarit kishte plumb në gojë

koment / 11

Faqe 16

Peter Lucas

Obama duhet të vizitojë Shqipërinë Ke nevojë për një shtysë? Shko në Shqipëri.Këtë bëri presidenti George W. Bush. Këtë bëri Bill Clinton dhe po këtë edhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. Bill Clinton shkoi në vendin ngjitur, Kosovë, e cila është pak a shumë e njëjta gjë. Këtë duhet të bëjë edhe Barack Obama. Harroje golfin për një javë dhe udhëto drejt Tiranës, kryeqytetit të një vendi që është thjesht i magjepsur me Amerikën. Nëse Obama është i shqetësuar sadopak për rënien e besueshmërisë si rezultat i skandaleve që kanë vënë poshtë administratën e tij skandaloze-dhe nëse superegoja shumë e kritikuar e tij ka nevojë për një dozë energji- atëherë Shqipëria është vendi ku duhet ta marrë. Nëse shkon, është e garantuar se jo vetëm që do të ketë një mirëseardhje...


2

afër/larg

1

Kryeministri?

Berisha:

gjyqi

Meta:KoalicionimeRamën prishetvetëmpërintegrimin

Rama do të na kthejë në “republikë bananesh”

Vrasja e komisarit, dy dëshmi zbardhin konfliktin me Xhakjen

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 7

Një nga ishstudentët e Dhjetorit, Shinasi Rama është më i ashpri në grupin e atyre që thërrasin për një votë proteste

Kjo është fushata e parë aktive që fton për pjesëmarrje në votime, gjë që do të garantonte demokraci më të mirë, edhe pse për shumë prej shqiptarëve që i panë këto mesazhe, ato nuk ishin bindëse. “Të votojmë për çfarë, për rrenat që na thonë çdo katër vjet...” Ftesa për të votuar, e postuar dje në faqen e Ambasadës Amerikane

Fushatë për të votuar dhe fushatë për të protestuar me votë Vladimir Karaj

A

mbasada e SHBA-së ka ditë që është angazhuar të bindë shqiptarët se duhet të votojnë. “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”, ishte fotoja me mesazh e postuar në faqen e Facebook të ambasadës; më shumë se 300 veta e ndanë këtë mesazh dhe qindra në mos mijëra e kanë lexuar, pëlqyer e komentuar. Një ditë më parë ata publikuan një aplikacion që u kërkonte përdoruesve të zotoheshin në faqet e tyre se do të shkonin të votonin, plus kësaj u jepte atyre mundësinë të zgjidhin mes një liste premtimesh të bëra nga partitë politike deri tani për të kuptuar se në cilën anë ishin në të vërtetë. Kjo është fushata e parë aktive që fton për pjesëmarrje në votime, gjë që do të garantonte demokraci më të mirë, edhe pse për shumë prej shqiptarëve që i panë këto mesazhe, ato nuk ishin bindëse. “Të votojmë për çfarë, për rrenat që na thonë çdo katër vjet...”, shkruante një prej komentuesve në faqen e Facebook të ambasadës. Të tjerët mendojnë se vota tyre nuk numërohet apo hedhin dyshime se tjetërsohet. “Nëse nuk numërojmë, mbesim katër vjet ..... Memecë!”, shkruante një tjetër në postimin në fjalë, duke aluduar për vjedhje të votës. Të tjerëve u dukej e habitshme që një ambasadë e huaj angazhohej në një fushatë të tillë në një vend tjetër, duke argumentuar se të votuarit ose jo është njësoj shprehje në mënyrë demokratike e bindjeve që palët kanè. Në fakt, paralelisht me fushatën që SHBA po bën virtualisht apo përmes takimeve që ka vetë ambasadori, një tjetër fushatë tenton të tërheqë rreth vetes votues, këtë herë për një “kryq” të madh në fletën e votimit. Analisti Fatos Lubonja që sugjeronte një zgjedhje të tillë, shkruante pak ditë më parë për ‘Panorama’: “Nuk duhet të mbajmë përgjegjësi as për lënien e Berishës në pushtet dhe as për sjelljen e dyshes Rama – Meta në pushtet. Por nuk mjafton kaq, duhet të shprehet

me votë edhe protesta ndaj të dyja palëve. Dhe kjo bëhet jo duke abstenuar, por duke shkuar në qendrën e votimit, duke e marrë fletën dhe duke i futur një kryq të madh asaj flete”. Më herët një grup me gazetarë dhe njerëz të shoqërisë civile krijuan një lëvizje virtuale: “Vota e Bardhë”. Faq ja sociale e lëvizjes ka më shumë se 2 mijë njerëz që e ndjekin e dhjetëra artikuj janë shkruar, ndërsa për herë të parë ndaj tyre ka pasur replika përgjithësisht nga përkrahës të njërës apo tjetrës palë që i akuzojnë se po “sabotojnë”, apo për një sjellje që nuk të çon asgjëkund. “Nëse mendon që asnjë nga partitë nuk përfaqëson vullnetin dhe vlerat e tua, mos i bojkoto zgjedhjet. As mos e ndrydh veten duke votuar një parti që ti vetë je i ndërgjegjshëm që nuk është ajo çka ti kërkon. Në 23 qershor 2013 shko në qendrën e votimit dhe voto për asnjë nga partitë politike garuese, duke i vënë kryqin fletës nga njëri cep në tjetrin”, thuhet në faqen e hapur enkas bardhe.com, ku janë listuar edhe artikuj e replika për arsyet se përse duhet të votohet në këtë formë. Një këngë tashmë shihet si himn i kësaj pjese të fushatës që përgjithësisht bashkon individë të ndryshëm dhe pa ndonjë drejtim të veçantë përveç pakënaqësisë për qeverisjen edhe atë prej alternativave që ofrohen. “Arteda ft EnE - Mjaft më me ju (Est Modus In Rebus)”, publikuar së pari në faqen e Facebook të Fatos Lubonjës, është edhe njëfarë himni për bashkësinë heterogjenë të të zhgënjyerve. Këta të fundit përtej kësaj shkruajnë

“Vendosni sa më shumë X në kutizat e partive, vendosini të gjithë fletës së votimit një X të madh”, shpjegohet në faqe. Kryqet e vogla shërbejnë për të mbuluar se cilës parti i është prishur treni dhe ai i madhi për të penguar që vota të lexohet

edhe se si mund të shpëtohet para votave që ju janë dhënë me anë të presionit për t’u hedhur në kuti të plotësuara apo para atyre që kërkohet të fotografohen. “Një nga taktikat e përdorura nga partitë politike (kryesisht të pushtetit) për t’u marrë votën votuesve në mënyrë të dhunshme është “treni”, shkruhet në një artikull në faqen sociale të Voto Bardhë, ndërsa më poshtë shpjegohet se si mund të shkëputen vagonët e trenit pa u mësuar se nga kush dhe kujt i janë hequr ato. Treni që funksionon me fletë votimi të rregullta por të plotësuara paraprakisht në vendin ku votohet, mund të prishet vetëm duke shkatërruar votën. “Vendosni sa më shumë X në kutizat e partive, vendosini të gjithë fletës së votimit një X të madh”, shpjegohet në faqe. Kryqet e vogla shërbejnë për të mbuluar se cilës parti i është prishur treni dhe ai i madhi për të penguar që vota të lexohet. Një nga ish-studentët e Dhjetorit, Shinasi Rama është më i ashpri në grupin e atyre që thërrasin për një votë proteste. “Po votove, vota jote shkon kot gjithsesi, sepse këta do ta vjedhin e deformojnë”, shkruan ai në një blog. Në një shkrim tjetër ai thotë se vota e protestës është shenja e parë e fillimit të ndryshimit. Përballë këtyre, analistë si Eduard Zaloshnja apo të tjerë, e shohin votën si një diversion ndaj së majtës dhe mjaft të tjerë, si diçka shterpë që nuk të çon asgjëkund. Një pjesë (po në krahun e opozitës) gjykojnë se “problemi i madh i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare, dhe i politikës shqiptare është Sali Berisha me të vetët, jo opozita dhe aleancat e saj të pambrojtshme”, siç shkruhej te xhaxhai.wordpress.com. Pyetja që mbetet hapur është nëse vota e protestës do të tërheqë masivisht njerëz aq sa në fund të përfundojnë në lajme. Kërkuesit e saj thonë se me anë të nismës do të këmbëngulin që në fletën e votimit të shënohet alternativa: “Asnjë nga të mësipërmit”. Ndërsa i përgjigjej ftesës së ambasadës së SHBA për të votuar, një nga komentuesit shkruante kështu: “Ndonjëherë heshtja është sa për njëmijë fjalë”.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.06.2013

3

Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve

Hysenaj: PD-PS, në fushatë me fëmijë dhe administratë “Kam parë fëmijë, të të gjithë forcave politike, edhe fëmijë në çerdhe, kam parë administratë shtetërore pa përjashtim, edhe te PD-ja, edhe te PS-ja. Se edhe administrata e Bashkisë është me status të nëpunësit civil” Fejzi Braushi

Përdorimi i nxënësve të sistemit arsimor parauniversitar dhe të punonjësve të administratës publike në fushatë elektorale është bërë objekt i një debati të ashpër dje në KQZ. Përfaqësuesi i PS ka sjellë debatin në mbledhjen e djeshme, duke ngritur shqetësimin e ushtrimit të dhunës verbale ndaj nxënësve dhe administratës publike për t‘u bërë pjesë e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Pavarësisht replikave nëse një çështje e tillë duhet të ngrihej në këtë institucion apo jo, njëri prej anëtarëve të KQZ-së, Hysen Osmanaj ka pranuar publikisht se dihet tashmë botërisht që nxënësit dhe punonjësit e administratës marrin pjesë në mitingje politike, por duke theksuar se kjo është diçka që shfrytëzohet nga të dyja palët, PD e PS. Gjonçaj

Përfaqësuesi i PS ka shfrytëzuar diskutimet jashtë rendit të ditës, për të ngritur shqetësimin që PS ka bërë publik gjatë këtyre ditëve, atë të shfrytëzimit nëpërmjet presionit të nxënësve të shkollave të sistemit parauniversitar dhe të nëpunësve të administratës shtetërore për të marrë pjesë në fushatën elektorale.

Gjonçaj ka theksuar se në bazë të ndryshimeve të një viti më parë në Kodin Penal, ushtrimi i ndikimit për të detyruar këto dy kategori njerëzish në fushatë zgjedhore përbën kundravajtje ligjore, e cila dënohet me 3 muaj deri në 1 vit burgim. “Përditë në media denoncohen raste të përdorimit të fëmijëve në mitingjet e PD-së. Më duket një gjë mjaft e shëmtuar që të mbushësh sheshet me fëmijë. Kjo gjë është kriminale”, - u shpreh Gjonçaj. Por për kryetaren e KQZ-së, Lleshi, ky shqetësim nëse ekziston duhet të adresohet në organin e Prokurorisë dhe në Ministrinë e Arsimit dhe jo në tryezën e KQZsë, pasi ajo nuk ka kompetencë që të ndërhyjë në ndalimin e një fenomeni të tillë. “Çojeni në prokurori. Nuk është kjo tavolina për t‘i thënë. Nuk ke as ministrin e Arsimit këtu dhe as prokurorinë. Unë jam shumë e qetë, sepse shteti funksionon me hallkat e tij. Drejtohuni prokurorisë me fakte. Ne jemi KQZ, nëse ke ngatërruar derën”, - tha Lleshi në ndërhyrjen e vet.

Gjonçaj ka theksuar se në bazë të ndryshimeve të një viti më parë në Kodin Penal, ushtrimi i ndikimit për të detyruar këto dy kategori njerëzish në fushatë zgjedhore përbën kundravajtje ligjore, e cila dënohet me 3 muaj deri në 1 vit burgim

Osmanaj

Por ndërsa kryetarja e KQZ-së është përpjekur që të mos hyjë në thelbin e debatit, duke theksuar se

bëhej fjalë për një çështje që trajtohet nga Kodi Penal dhe jo nga Kodi Zgjedhor, ndaj dhe nuk ishte detyrë e këtij komisioni që të merrej me një shqetësim të tillë, kolegu i saj Hysen Osmanaj, me sinqeritetin e tij ka pranuar se ajo që deklaronte përfaqësuesi socialist qëndronte. Sipas tij është e vërtetë që nxënësit dhe nëpunësit e administratës përdoren në fushata, por ai është shfajësuar deri diku për këtë përgjegjësi të të gjithë shoqërisë dhe në veçanti të institucioneve shtetërore, duke deklaruar se ky është një fenomen që përdoret nga të dy krahët e politikës. “Desha t’u bëja një thirrje përfaqësuesve të partive politike që, ngarkesat politike të mos na i sjellin në tavolinë. Sjellin ngarkesat politike këtu, kur e kanë përgjysmuar këtë tavolinë, se janë edhe tre atje. Unë që jam këtu në tavolinë, kam parë fëmijë, të të gjithë forcave politike, edhe fëmijë në çerdhe, kam parë administratë shtetërore pa përjashtim, edhe te PD-ja, edhe te PS-ja. Duhet ta dish z. Gjonçaj se administrata e Bashkisë është me status të nëpunësit civil. Do ju lutem që këto nëse i keni, çojini në prokurori, mos i sillni këto ngarkesa këtu”, - tha Osmanaj në ndërhyrjen e vet.

Bordi i Monitorimit : Fushata në Tv, kryesisht e balancuar Bordi i Monitorimit të Medias gjatë fushatës zgjedhore ka paraqitur dje raportin e tij të parë, atë që përfshin periudhën 24 deri në 30 maj. Pavarësisht problemeve me disbalancimin e kohës që mund të kenë patur operatorë të ndryshëm, Bordi thekson se kryesisht ligji është respektuar sidomos nga operatorë kombëtarë, ndërsa probleme më të mëdha janë vërejtur tek operatorët e rretheve. Bordi konstaton se të gjitha mediat audio-

vizive nuk kanë respektuar nenin 81 pika 1 dhe nenin 84 pika 2, lidhur me kohën që duhet të përfitojnë partitë parlamentare, të cilat kanë marrë deri në 20% të vendeve në Kuvend, krahasuar me partitë parlamentare, që kanë marrë më shumë se 20% të vendeve në Kuvend. Ndaj Bordi propozon që televizionet të kompensojnë kohën televizive për partitë me deri në 20% të vendeve në Kuvend. Sa i përket operatorëve televizivë, në

raport evidentohet se televizioni shtetëror TVSH duhet të kompensojë kohën në favor të “Aleancës së Shqipërisë Europiane” me 25 minuta në edicionet informative. Gjithashtu në raport theksohet se TVSH duhet të kompensojë koalicionin opozitar edhe me 33 minuta të tjera në debatet televizive. Ndërkohë që kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi dhe përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj, u përfshinë në debate sa i takon

reklamës së Postës Shqiptare, pasi PS pretendon se ajo reklamë synon publicitetin e rrugëve dhe është sponsorizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas Gjonçajt, me ligj ndalohet që institucionet shtetërore të bëjnë dhe transmetojnë reklama gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë që për përfaqësuesit e djathtë të Bordit, reklama e Postës Shqiptare nuk përbën shkelje ligjore, pasi është një kontratë e lidhur prej kohësh.

d e n o n c imi

PS padi për përdorimin politik të administratës PS nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin në publik të rasteve të ushtrimit të dhunës verbale ndaj nxënësve dhe punonjësve të administratës për t’u bërë pjesë e fushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Vetëm dy ditë më parë kreu i PS, Edi Rama, nëpërmjet një letre të posaçme iu drejtua kreut të prokurorisë, Adriatik Llalla, ku i kërkoi që të ngrejë një grup të posaçëm hetimor për të ndjekur të gjitha denoncimet qoftë në media, qoftë në rrjetet sociale të rasteve të ushtrimit të dhunës nga ana e shtetit kundrejt punonjësve të tij, si në qendër ashtu edhe në bazë. “Kjo gjendje shqetësuese është pasqyruar dhe vijon të pasqyrohet përditë në median e shkruar, elektronike dhe atë sociale, me fakte konkrete dhe emra konkretë. Fakte të tilla si presion individual apo familjar për devijimin e votës, detyrim për të marrë pjesë në aktivitete politike, të studentëve të sistemit parauniversitar, nëpunësve të administratës publike apo dhënie e marrje premtimi për tregtimin e votës, përbëjnë jo vetëm një shqetësim serioz për cenimin e garimit të ndershëm, por përbëjnë vepra penale, të cilat duhet të evidentohen dhe ndëshkohen nga ana Juaj”, - shprehej Rama në letrën e tij. Po në të njëjtën ditë përfaqësues ligjorë të PS-së depozituan në Prokurori padi ndaj drejtuesve të disa institucioneve publike për pushim nga puna të disa punonjësve të tyre, për shkak se këta nuk kishin pranuar që të merrnin pjesë në aktivitetet politike të PD-së.


4

në fokus

ngjarje e ditës

Kryetari i LSI-së thotë se nuk do të ikë nga koalicioni për emrin e kryeministrit, por shpreh shqetësim për taksën progresive dhe programin për shëndetësinë

Kryeministri?

Meta: Koalicioni me Ramën prishet vetëm për integrimin SMS-ja për sondazhin? Meta: Kam folur me Ramën këto ditë, por jo për çështje të parëndësishme A mund të prishet koalicioni i majtë për emrin e kryeministrit? Përgjigja e Ilir Metës është: Absolutisht jo. Koalicioni i majtë mund të prishet vetëm për çështjen e integrimit. I ftuar në emisionin “Prizëm” në AS, kryetari i LSI-së bëri një analogji me daljen nga koalicioni i PD-së, kur u pyet nëse mund të prishte koalicionin me Ramën për emrin e kryeministrit. Ai e cilësoi një debat të hapur nga e djathta, atë të rivalitetit mes tij dhe Ramës për karrigen e kryeministrit. Megjithatë, Meta sërish ka preferuar të mos e përmendë emrin e Ramës si kreun e ekzekutivit, nëse e majta vjen në pushtet. “Ne nuk kemi asnjë dispozitë përjashtuese për askënd, sepse nuk kemi përse të paragjykojmë cilindo. Gjithçka do të vendoset në respekt me votën e qytetarëve shqiptarë”, -iu përgjigj Meta pyetjes direkte për kryetarin e PS. Ai e ka vënë theksin tek dy çështje të debatuara, të cilat duket se e shqetësojnë në raport me PS-në: taksa progresive dhe programi për shëndetësinë. Meta e cilësoi të drejtë parimin e PS se ku sh f it o n m ë shu m ë , do t ë paguajë më shumë. Por ai shtoi se objektivi kryesor është rritja ekonomike dhe politika e taksave duhet të jetë në funksion të kësaj politike. “Shqetësimi që ne kemi

shprehur dhe që mendoj se është mjaft i rëndësishëm për t’u pasur në konsideratë, është që Shqipëria duhet të ndjekë edhe një politikë të taksave në raport me sipërmarrjet dhe me investitorët, e cila nuk e bën atë më pak atraktive sesa vendet e tjera të rajonit”, - tha ai, duke shtuar se kjo është një ndër çështjet e programit që mund të diskutohet edhe më pas. Në dilemë Meta është edhe për programin e shëndetësisë, që e cilëson një program elektoral. “Tjetër është një program elektoral dhe tjetër një program qeverisës, dhe që duhet të mbajë në konsideratë jo vetëm të gjitha idetë e reja të ndryshme deri tani, por edhe të gjitha burimet dhe mundësitë financiare për realizimin e këtyre ideve”, - tha Meta. Një SMS e Ramës mbi një sondazh, ku LSI është e përjashtuar, ka qenë në fokusin e intervistës së Metës. Por ky i fundit është përgjigjur krejt i pashqetësuar, duke pohuar se u beson sondazheve të veta. “Unë kam komunikuar me zotin Rama gjatë këtyre ditëve për çështje të ndryshme, por nuk e kam menduar të komunikoj për një çështje të tillë, për mua e parëndësishme”,tha Meta, i cili shprehu bindjen se LSI do të jetë një parti me tregues 2-shifror në zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i LSI ka hedhur poshtë

Ilir Meta dhe Edi Rama

“Tjetër është një program elektoral dhe tjetër një program qeverisës, dhe që duhet të mbajë në konsideratë jo vetëm të gjitha idetë e reja të ndryshme deri tani, por edhe të gjitha burimet dhe mundësitë financiare për realizimin e këtyre ideve”

edhe aludimet se synimi i tij është karrigia e kreut të PS apo se pas zgjedhjeve, dy partitë do të shkrihen. “Nuk mendoj se ka ndonjë mundësi që ato të shkrihen. Këto tashmë janë forca komplementare”,-tha Meta. Ai komentoi më tej edhe deklaratat e ambasadorit Arvizu apo të zyrtarit të lartë të DASH, Jonathan Moore. Duke vlerësuar rolin e balancuar të ambasadorit Arvizu, Meta vlerësoi se gjatë gjithë mandatit 3-vjeçar ai ka luajtur një rol tepër konstruktiv në Shqipëri. Nga ana tjetër, ai e sheh si mbështetje rolin që SHBA do të luajë edhe gjatë këtyre zgjedhjeve. “SHBA nuk mund dhe nuk do të rrinë si spektatorë. Fakti që misioni i vëzhguesve të ODIHR-it do të përbëhet prej më shumë se 400 vëzhgues, është tregues më se i qartë i një alarmi ndërkombëtar për të marrë masa të forta për një monitorim masiv e të rreptë të këtyre zgjedhjeve, për të parandaluar çdo cenim të standardeve të tyre”, -tha Meta.

Gjinushi: Ambicia e kryeministrit fle tek Ilir Meta Skënder Gjinushi, kryetari i PSD-së tha dje se kryeministri është ambicia e Ilir Metës. I njohur si një ndër kundërshtarët më të flaktë të aleancës PS-LSI, Gjinushi tha se, nëse ai nuk bëhet kryeministër, do të krijojë konflikte tek e majta. Duke folur në emisionin “Airport” të Anila Bashës, kreu i PSD-së e ka quajtur të pamoralshëm dhe kërcënues faktin se LSI kërkon të diktojë marrëveshjen. “Është e pamoralshme që një parti pakice, qoftë me 4,5,7 apo 10 deputetë, të imponojë kryeministrin. Sepse po të marrim të abstragojmë që kemi një koalicion me një parti të madhe dhe tri të tjera që mund të plotësojnë 71 votat, dhe të gjitha vënë kusht kryeministrin, atëherë nuk qeveriset. Pra nuk ekziston ky lloj morali dhe parimi. Ndërsa është e vërtetë që në koalicione të gjera bihet dakord për çështje ekuilibrash dhe zgjedhin një personalitet në krye të qeverisë. Kjo bëhet zakonisht para zgjedhjeve dhe më pas hyhet në zgjed-

hje dhe shërben si bashkues i koalicionit. Këto të tjerat kur hidhen kështu si shashka janë vetëm provokacione, janë presione...”, tha Gjinushi, i cili pyetjes nëse e kishte fjalën për deklaratën e zotit Naço që Meta do të jetë kryeministër, iu përgjigj se: “Kjo do të thotë se mbështet fushatën vetëm mbi pazar elektoral… tregon një ambicie të fshehtë që fle gjithmonë te LSI. Ambicien, Meta e ka treguar që me Nanon: që i thoshte, o kryeministër, o s’ka! Dhe përplasja me Nanon kështu u justifikua”. Pikërisht për këtë arsye, Skënder Gjinushi ka ftuar elektoratin të votojë partitë që garantojnë se do të qeverisë e majta, që do ketë qeverisje të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe nuk do të ketë kriza artificiale. Sipas kreut të PSDsë, e majta kurrë nuk ka humbur votën, por është djegur nga tekat e partive të caktuara, nga shitjet e deputetëve të caktuar, duke filluar nga Partia Agrare e duke përfunduar me LSI.

Ambicien, Meta e ka treguar që me Nanon: që i thoshte, o kryeministër, o s’ka! Dhe përplasja me Nanon kështu u justifikua”

Labinot-fushë

Rama: Fshati si në Mesjetë, s’ka ujë për t’u larë e vaditur Kreu i opozitës, Edi Rama është rikthyer dje për të disatën herë në zonën e Elbasanit, ku ka zhvilluar një sërë takimesh elektorale. Ditën e ka nisur me një takim me banorët e Fushë-Labinotit, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth problemeve që i shqetësojnë ata dhe rrugët e zgjidhjes që mendon PS për to. “Rrënim dhe braktisje”. Kështu e ka përkufizuar Rama situatën në fshatin shqiptar, ndërsa u ka premtuar banorëve të kësaj zone se qeveria e ardhshme socialiste do ta kthejë vëmendjen nga fshati, pasi sipas tij, pa një fshat të zhvilluar nuk mund të ketë një Shqipëri të zhvilluar. “Nuk ka ujë, nuk ka ujë, nuk ka ujë. Pastaj Saliu reagon si i fyer, ‘ç’është kjo Mesjetë, nuk jemi në Mesjetë, ne jemi në NATO’ etj. Nëse raporti është siç është sot, që s’ka ujë për t’u larë dhe vaditur dhe kur bie shi përmbytesh, sigurisht që këtu jemi në një gjendje mesjetare. Këneta në Korçë ka dalë prapë. Në Vlorë është rishfaqur zona malarike, është bërë mushkonja për ta marrë Saliu në koalicion. U bë legjendë çdo fushatë, të gjitha partitë premtojnë prej 20 vjetësh se do të sjellin ujë, por uji është këtu. Në programin tonë kemi përcaktuar 160 milionë dollarë për ujin në parcelë”, - tha Rama në përgjigje të interesit të banorëve mbi rrugëzgjidhjet që ofron PS për situatën në fshat. Rama theksoi gjithashtu se infrastruktura rrugore duhet të jetë në funksion të fshatit, sikurse theksoi nevojën e një pakete që do të mundësojë uljen e kostove të prodhimit. “Vota e 23 qershorit ka një kuptim shumë të qartë, kush e do pushtetin në qafë le ta mbajë, kush do një qeveri në krah, që hallet tuaja të jenë dhe hallet tona dhe problemet tuaja të jenë dhe problemet tona, votoni PS dhe kështu do të ndodhë”, - shtoi Rama.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“Në qoftë se i heqim TVSH-në qumështit, lopët në fermën e Agronit dhe në të gjitha fermat e tjera në Shqipëri nuk vlejnë asgjë, sepse kontinierët me qumështin e lopëve dhe qumështin pluhur, që subvencionohet 3 euro në ditë për lopë, do të dyndin Shqipërinë dhe ne do të shndërrohemi gradualisht në Republikë Bananesh”

2

“Ne jemi të sigurt se katër vitet që vijnë, investimet e huaja në Shqipëri do të rriten së paku me 40 për qind, do të rriten nga 4.2 miliardë në 6 miliardë dollarë. Me këtë zgjerim, rritje të bizneseve, do të rritet punësimi në biznese e industri në mbarë vendin, së paku me 30-40 për qind”

06.06.2013

3

5

“Taksa që ofron shoku i autobusit është taksa e paraqitur për herë të parë në Manifestin e Karl Marksit, neni 2 i tij; është taksa të cilën në vitin ‘46 e futi për herë të parë në Shqipëri daja i shoferit të autobusit, Spiro Koleka”

fushata Topi: Të ndëshkojmë me votë këtë qeveri Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, u takua dje me simpatizantë e mbështetës të zonës së Kombinatit. Ai u ndal fillimisht në problemet që hasin banorët e kësaj zone, të cilët, sipas Topit, nuk janë trajtuar si pjesët e tjera të kryeqytetit. “FRD vjen para jush me një drejtues teknik dinjitoz i futbollit, si Albano Janku. Ky sport të mëson shumë rregulla, rregulla të forta që duhet të aplikohen edhe në jetën e përditshme, por që i mungojnë politikës shqiptare, ”- tha kryetari i FRD-së para banorëve të Njësisë nr. 6. Sipas tij, është koha që shqiptarët të mendojnë për hallet e tyre dhe të “ndëshkojnë me votë keqadministrimin e qëllimshëm të parave të qytetarëve”. “Në Tiranë, politika zbaton standarde të ndryshme zhvillimi, ndërsa FRD synon të ndryshojë këtë politikë diskriminuese për t’iu ofruar shqiptarëve një politikë të ndershme që ka në plan të parë qytetarin, pa shifra dhe premtime boshe”, tha ai.

KiE ‘zbarkon’ në Tiranë për zgjedhjet Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të ‘zbarkojë’ në Tiranë më 10 dhe 11 qershor, në një mision monitorues për procesin parazgjedhor. Siç shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa, delegacioni do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe fushatën zgjedhore. Në krye të këtij delegacioni do të jetë ish-parlamentari italian, Luca Volonte. Bëhet me dije se delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, si dhe kryetaren e KQZ-së, Lefterie Lleshi. Ky delegacion do të ketë takime edhe me krerët e partive politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, me përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile. Ky mision paramonitorues do të pasohet nga një mision tjetër i KiE-së për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.

Kryeministri Berisha dje në Shijak

Berisha: Rama do të na kthejë në “republikë bananesh” Kryeministri për universitetet: “...Në universitetet e vendit, pa diskutim ka dobësi, padiskutim ka elemente informaliteti, ka elementë papërgjegjesie, por këto nuk janë absolutisht kurrë dominuese, këto janë tërësisht aksesore, terciare” TIRANË Kryeministri Sali Berisha u fokusua sërish dje tek domosdoshmëria e zbatimit të taksës së sheshtë në vend, pasi sipas tij, mban shtetin në këmbë si dhe kundërshtoi heq jen e TVSH-së për 5 produktet bazë ushqimore, premtim ky i kryetarit të PS-së, Edi Rama. “…Në Gjepalaj është një nga fermat më moderne që unë kam parë ndonjëherë. Një bashkëfshatar juaji do të më thoshte – zoti Kryeministër, Agroni ka bërë një fermë si në Zvicër. Në qoftë se i heqim TVSH-në qumështit, lopët në fermën e Agronit dhe në të gjitha fermat

e tjera në Shqipëri nuk vlejnë asgjë, sepse kontinierët me qumështin e lopëve dhe qumështin pluhur, që subvencionohet 3 euro në ditë për lopë, do të dyndin Shqipërinë dhe ne do të shndërrohemi gradualisht në Republikë Bananesh, të mos prodhojmë asgjë vetë”- tha dje Berisha gjatë tubimit elektoral të organizuar në Shijak të Durrësit. Ndërsa në mitingun elektoral të zhvilluar në Vaun e Dejës, kryeministri Berisha premtoi se në rast fitoreje, kjo mazhorancë do të rrisë sërish rrogat dhe pensionet. “Ne do të rrisim rrogat, do të rrisim pensionet. Ne zotohemi se do të rrisim rrogat e mësuesve në 700 dollarë…”, tha ai. Gjatë ditës së djeshme, Berisha inauguroi përfundimin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit, një investim me vlerë 34.2 milionë euro. Kryeministri e konsideroi këtë segment të një rëndësie të madhe për zhvillimin e qarkut të Shkodrës, por edhe si rrugën e komunikimit me Malin e Zi dhe vendet e tjera përtej, Bosnjën, Kroacin�� etj. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi sërish heqje vizash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Katër

“Katër vitet e ardhshme, qëllimi ynë më madhor është së pari, të marrim statusin e vendit kandidat, të hapim negociatat me Bashkimin Europian, të liberalizojmë vizat me vendin e madh të lirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

vitet e ardhshme, qëllimi ynë më madhor është së pari, të marrim statusin e vendit kandidat, të hapim negociatat me Bashkimin Europian, të liberalizojmë vizat me vendin e madh të lirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Katër vitet që vijnë, me heqjen e taksave për çdo makineri, material dhe çdo gjë tjetër që bizneseve të të gjitha llojeve u nevojitet për prodhim, ne jemi të sigurt se bizneset në Shqipëri do të zgjerohen së paku me 40 për qind. Ne jemi të sigurt se katër vitet që vijnë, investimet e huaja në Shqipëri do të rriten së paku me 40 për qind, do të rriten nga 4.2 miliardë në 6 miliardë dollarë. Me këtë zgjerim, rritje të bizneseve, do të rritet punësimi në biznese e industri në mbarë vendin, së paku me 30-40 për qind”, - tha ai. Në anën tjetër, sipas Berishës, qëndron alternativa e rritjes së taksave. “Taksa që ofron shoku i autobusit është taksa e paraqitur për herë të parë në Manifestin e Karl Marksit, neni 2 i tij; është taksa të cilën në vitin ‘46 e futi për herë të parë në Shqipëri daja i shoferit të autobusit, Spiro Koleka; është taksa e

largimit masiv të investitorëve të huaj nga Shqipëria, e rrënimit të dhjetëra mijëra vendeve të punës, e rritjes së papunësisë dhe shpunësimit masiv”, tha ai. Në fund të takimeve të djeshme kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Berisha tha ndër të tjera se sistemi arsimor universitar në Shqipëri shfaq dobësi dhe informalitet, por sipas tij, ato nuk janë dominuese. “Në universitetet e vendit, pa diskutim ka dobësi, padiskutim ka elemente informaliteti, ka elementë papërgjegjesie, por këto nuk janë absolutisht kurrë dominuese, këto janë tërësisht aksesore, terciare. Dhe nuk mund të hedhësh kurrë poshtë lumenjtë e djersës që hedhin këto vajza dhe djem për t’u formuar në profesionet që ata studiojnë...”, nënvizoi Berisha, teksa mori pjesë në inaugurimin e godinës së parë të kampusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Ai shtoi gjithashtu se është absurditet i madh që t’i cilësosh piramida universitetet në vend.

“Xhamia e Madhe”, Basha: Rama ka paragjykime ndaj myslimanëve Reagon PS: “Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurt që i pret në 23 qershor, Saliu, Luli e gjithë ç’vijnë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t’i fryjnë dasive fetare e krahinore”. TIRANË Me një investim prej 13.7 milionë lekësh ka përfunduar dje ndërtimi i rrugës tek “Filanto” në Njësinë numër 9 në Tiranë. Ky segment rrugor lidh rrugën “Skënder Jareci” deri tek shinat e trenit. “Me përfundimin e rrugës së

‘Filantos’ sot, është fare i qartë kontrasti midis asaj çka nuk është bërë për 11 vite me radhë dhe asaj që ne po bëjmë brenda një kohe të shkurtër, prej më pak se dy vitesh, por po kaq i qartë është edhe ndryshimi në cilësinë e punës që është bërë ‘shkel e shko’ në raste të caktuara, por që edhe në atë përmasë ‘shkel e shko’ nuk mbulon as një të pesëdhjetën e nevojave të kësaj lagjeje”, tha dje gjatë inaugurimit të rrugës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. I pyetur në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, Basha tha se për 11 vite me radhë Rama nuk e mundësoi

një ndërtim të tillë. “Detashmenti i PS në mediat shqiptare vazhdon të shpërndajë shpifje për këtë çështje. Kompleksi i z. Rama që për 11 vite nuk e bëri Xhaminë, vendosi të mos e bënte Xhaminë, ka dalë në sipërfaqe si vaj mbi ujë. Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të Xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjëlloj shpifjeje. Janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propa-

gandistike e z. Rama, që për 11 vjet zgjodhi të mos e ndërtojë Xhaminë dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman, por jo vetëm”, - tha ai. Pas deklaratës së

Bashës ka ardhur edhe reagimi i PSsë: “Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurt që i pret në 23 qershor, Saliu, Luli e gjithë ç’vijnë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t’i fryjnë dasive fetare e krahinore. Për ca vota më tepër po përpiqen t’i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë. Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të çlirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve”.


6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Udhëzimi, ja si pastrohen bilancet e bankave nga kreditë e këqija

Ditari

Një vit pasi bankat aplikojnë në gjykatë për ekzekutimin e kolateralit, mund të fshijnë kredinë e “keqe” nga bilanci. Ministri i Financave, Ridvan Bode ka nxjerrë një udhëzim që pritet të zgjidhë problemin e krijuar mes bankave dhe organeve tatimore për fshirjen e huave të humbura nga bilanci. Kur bankat donin t’i fshinin kreditë e humbura nga bilanci, ato nuk iu njiheshin si shpenzime të zbritshme dhe tatoheshin. Kjo ka bërë që bankat të vazhdojnë të mbajnë në bilance shumë kredi të humbura dhe ka rritur në mënyrë të pa-

drejtë detyrimet e tyre tatimore. Një nga shkaqet që shkalla e kredive me probleme ngelet e lartë është pikërisht kjo dhe Shoqata e Bankave kishte kërkuar që mënyra e trajtimit kontabël të këtij problemi nga administrata tatimore të qartësohej. Më konkretisht, shoqata e bankave kishte kërkuar që, në rastin e kredive të mbuluara me kolateral, afati i fshirjes së tyre nga bilanci të ishte 6 muaj që nga nisja e procedurave përmbarimore, ndërsa për kreditë e pambuluara me kolateral, propozimi ishte pak

a shumë i njëjtë me përmbajtjen e udhëzimit të ministrit Bode. Pavarësisht se për kreditë e mbuluara me kolateral udhëzimi vendos një afat më të gjatë nga sa kishte kërkuar Shoqata e Bankave. Me një shtesë në udhëzimin “Për tatimin mbi të ardhurat”, ministri Bode ka përcaktuar se, në rastin e bankave apo institucioneve financiare jobanka, borxhet e këqija mund të fshihen nga bilancet 365 ditë pasi subjekti ka depozituar në gjykatë kërkesën për nisjen e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm.

Të pushkatuarit pa gjyq, qeveria gati listën për dëmshpërblimet Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e verifikimit të dokumentacionit të 2000 dosjeve që përfaqësojnë të pushkatuarit pa gjyq. Lista pritet të miratohet nga qeveria në mbledhjen e radhës, ja skema e kompensimit Blerina Hoxha

Këto ditë pritet që qeveria të miratojë listat për dëmshpërblimin e rreth 200 personave të pushkatuar pa gjyq në kohën e komunizmit. Burimet në Ministrinë e Drejtësisë bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar procesi i verifikimit të dokumentacionit të kësaj kategorie dhe lista është gati për miratim në qeveri. Të pushkatuarit pa gjyq për motive politike, në fakt përbëjnë shkallën më ekstreme të krimeve të komunizmit. Skema e dëmshpërblimit

Pas disa vendimeve të qeverisë, korrigjimeve dhe verifikimeve të shumta, Ministria e Drejtësisë ka kualifikuar për dëmshpërblim dosjet e të pushkatuarve pa gjyq. Këtë javë qeveria pritet të miratojë listën dhe më pas Ministria e Financave do të nisë shpërndarjen e parave sipas një grafiku të caktuar që do të njoftohet në vijim. Familjarët e viktimave të pushkatuara pa gjyq për motive politike, për vuajtjen dhe persekucionin përfitojnë një dëmshpërblim

financiar të barabarte gjithsej në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim. Kompensimi financiar kryhet në bazë të përllogaritjes, sipas së cilës, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer në burg dëmshpërblimi financiar është në masën 2000 (dy mijë lekë) në ditë, theksohet në vendimin e mëparshëm që qeveria ka miratuar. Po kështu aty shtohet se, nga shuma që çdo person i ekzekutuar pa gjyq për motive politike përfiton nga ky vendim, zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme. Masën e dëmshpërblimit e përfitojnë vetëm kërkesat e ardhura nga familjarët për motive politike gjatë periudhës 30.11.1944 deri 1.10.1991. Dokumentacioni

Sipas Shoqatës së të Përndjekurve politikë, një pjesë e madhe e kësaj kategorie kanë vdekur në hetuesi pasi nuk kanë përballuar torturat. Të tjerë janë pushkatuar me akuzën për krime të rënda ndaj regjimit komunist, pa vendime gjyqësore. Shumë prej tyre kanë qene intelektualë. Njihen si të tillë 16 të pushkatuar intelektualë menjëherë pas vitit 1944, të akuzuar si bashkëpunëtorë. Pa viteve 1990, fëmijët dhe të afërmit e të pushkatuarve pa gjyq e patën shumë të vështirë të përfitojnë nga skemat e kompensimit, pasi dokumentacioni për këtë shtresë në shumë raste është zhdukur dhe nuk gjenden provat e mjaftueshme. Sidomos të pushkatuarit pa gjyq dhe të internuarit në periudhën e viteve 1945-1954,

Familjarët e viktimave të pushkatuara pa gjyq për motive politike, përfitojnë një dëmshpërblim financiar të barabartë gjithsej në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim. Një ditë burg është vlerësuar me 2000 lekë kompensim

nuk kanë dokumentacionin e duhur për të vërtetuar kohën e internimit për motive politike dhe njëkohësisht vrasjet pa gjyq, për motive politike. Ka disa raste, ku të burgosur apo të pushkatuar nuk kanë vendimin e gjyqit, sidomos ata që kanë vendime nga gjykata e Shkodrës dhe ajo e Beratit, sepse nga rrëmujat e vitit 1997 ato janë djegur, ndaj dhe trashëgimtarët e tyre nuk gjejnë dokumentacionin. Për të zgjidhur këtë situatë, Ministria e Drejtësisë, bazuar në VKM, njeh si dokument të vlefshëm vend-

imin e Komisionit trepalësh, dukë i bërë dosjet me dokumentacion të zhdukur, të kualifikueshme. Ministria e Financave nga ana tjetër po shpërndan çdo javë fondet për këstin e parë dhe të dytë ndaj ish të përndjekurve politikë që janë gjallë. Fondi i vënë në dispozicion këtë vit për këtë shtresë është 3 miliardë lekë ose 30 milionë USD më shumë se dyfishi i shumës së vitit 2012. Ministri i Financave, Ridvan Bode ka pohuar më parë se i gjithë procesi i kompensimit për ish të përndjekurit nuk përfundon para vitit 2018.

Shiten lirë, BE gjoba për panelet diellore kineze

Turizmi: Shqipëria do promovohet nga “National Geographic”

Megjithë kundërshtimin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, Komisioni Europian vendosi vënien e gjobave doganore për produkte të energjisë diellore nga Kina. Sipas vlerësimit të Komisionit, çmimi i ndershëm i tregut për solarët është 88 për qind më i lartë nga ai që kërkohet aktualisht. Megjithatë, gjobat doganore do të jenë si fillim dukshëm më të ulëta nga sa pritej fillimisht. Sipas të dhënave të Komisionerit të BE-së për tregtinë, Karel de Gucht, për muajt qershor dhe korrik ato do të jenë vetëm 11,8 për qind. Kështu de Gucht synon të lehtësojë një zgjidhje me anë të negociatave mes Kinës dhe BE-së. Nëse nuk do të arrihet marrëveshje, gjoba doganore do të jetë mesatarisht 47 për qind duke filluar nga gushti. Volumi i importeve të produkteve kineze të energjisë diellore në Europë vlerësohet rreth 21 miliardë euro në vit. Kështu, procedura

“National Geographic” së shpejti do të realizojë një set videosh për të promovuar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë. Gjashtë tematika që do të përmbledhin në pak minuta filmim arsyet më të forta se përse këto vende duhet të vizitohen. Një mënyrë krejt origjinale për ta parë ndryshe Ballkanin Perëndimor, “Tokën e zbuluar”, të rrahur nga historitë e trazuara, të mbështjellë nga kultura interesante dhe spektakolare, peizazhet e virgjëra që bashkohen në një nga rajonet më emocionuese dhe të ndryshme të Europës. Një promovim që bashkon Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në një celuloid dhe që do të vijë si prodhim që mban “vulën” e “National Geographic”. Bëhet fjalë për filmime të shkurtra me kohëzgjatje deri në pesë minuta (së bashku me një spot përmbledhës 30 sekonda) që do të paraqesin këto gjashte

anti-dumping është më e madhja deri tani në BE. Iniciator i saj ishte Milan Nitzschke, zëdhënës i koncernit Solarworld. Nitzschke bashkoi prodhuesit europianë të solarëve në iniciativën “Pro-Sun” dhe paraqiti pranë Komisionit të BE-së kërkesën për vendosjen e gjobave doganore kundër produkteve të lira të energjisë diellore nga Kina. Republika Popullore e Kinës vitet e fundit e ka subvencionuar fuqishëm industrinë e produkteve të energjisë diellore “me rreth 200 miliardë euro”, thotë Nitschke në intervistë me DW. Kështu, solarët nga Kina “shiten me çmime më të ulëta se kostot e prodhimit”. Në të njëjtën kohë, industria europiane e produkteve të energjisë diellore po dobësohet nga një seri falimentimesh dhe mbyllje fabrikash. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu, thotë Nitzschke: “Ne duam një konkurrencë të ndershme në botë.

Sipas vlerësimit të Komisionit, çmimi i ndershëm i tregut për solarët është 88 për qind më i lartë nga ai që kërkohet aktualisht.

vende përmes gjashtë tematikave: Aty ku takohen kulturat (manastire, qendra muzeore, qytete antike); Living Art (që përfaqësohen nga artizanati, tradicionalja etj.); Atraksionet “jashtë shtëpie” (që mund të jenë shtigje rrugësh antike, parqe natyrore etj.); njerëzit, ushqimi, jeta (festivale të ndryshme pijesh, ushqimesh etj.); Natyra e virgjër (peizazhe, kodra, liqene, pyje etj.); dhe tingujt e Ballkanit (festivalet folklorike, koncertet, isopolifonia etj). Për secilin nga gjashtë vendet, grupi i realizimit të “National Geographich” bazuar në këto tematika do të realizojë video pesëminutëshe që më pas do të shihen jo vetëm në faqen e internetit balkansgeoturism.travel, por edhe në faqet e institucioneve të ndryshme promovuese të turizmit, në panaire të ndryshme etj. Është një model i tipit amerikan, por që për herë të parë do të përdoret si strategji për promovimin e turizmit në këto gjashtë vende.

Një promovim që bashkon Shqipërinë, BosnjëHercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në një prodhim që mban “vulën” e “National Geographic”


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

06.06.2013

Tufa sërish në polici, kapet me ‘molotov’ në bulevard Tiranë Policia i kap me benzinë e bomba ‘molotov’ në duar dy ish të përndjekurit politikë, Skënder Tufa dhe Petrit Liço. Të shoqëruar me dhjetëra herë nga policia, dy ish të përndjekurit, protagonistë edhe të grevës së urisë, u ndaluan dje në mesditë në afërsi të Universitetit Politeknik të Tiranës. Burimet e policisë thanë se Liço dhe Tufa dyshohet se po montonin dy bomba ‘molotov’. Ende nuk dihet se ku do të aktivizonin bombën artizanale dy ish të

përndjekurit, por dyshimet e policisë janë se ata do të aktivizonin lëndën plasëse artizanale në afërsi të Kryeministrisë, ose gjatë kohës që ndonjë nga eskortat qeveritare mund të kalonte në ndonjë vend ku ata mendonin dhe se mund të instaloheshin. Policia ndaloi dy personat dhe për pak kohë i mbajti ata pranë godinës së Universitetit Politeknik, deri sa dy autopatrulla mbërritën aty dhe prangosën dy personat trupvegjël. Policia tha dje pas ar-

restimit të tyre se kishte ndaluar Tufën dhe Liçon anash godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës, me dy shishe qelqi me benzinë ndërsa përgatisnin lëndën shpërthyese. Burime nga policia konfirmuan se Tufa dhe Liço dyshohen se një prej vendeve ku mund të përdornin bombat ‘molotov’ ishte godina e Kryeministrisë, apo eskortat qeveritare. Hetuesit thonë se bomba ‘moltov’ që po përgatitej, mund të hidhej në dy ditët e ardhshme. Gjatë

momentit të këqyrjes së objekteve të bllokuara policia tha se Tufës dhe Liços iu gjetën dhe iu bllokuan dy bombat artizanale, tip shishe qelqi me benzinë. Aktivizimi i tyre mund të ishte i rrezikshëm sipas policisë dhe mund të kishte pasoja të rënda. Disa kohë më parë, policia ndaloi dy personat në zonën para Parlamentit, gjatë kohës që anëtarët e Parlamentit po zhvillonin një seancën plenare, ndërsa Tufa u ndalua me bidon me benzinë.

prezantimi

Ndryshimet në Kod, Llalla takime me prokurorët Tiranë Prokurori i Përgjithshëm,

Vrasja e komisarit, dy dëshmi zbardhin konfliktin me Xhakjen Dy banorë të zonës, të pranishëm në vendin e krimit, thanë se Ilir Xhakja u konfliktua dhe u sha nga grupi i policëve. Avokati i të pandehurit: Pistoleta e komisarit kishte plumb në gojë Leonard Bakillari Tiranë Dy dëshmi surprizë kanë sjellë një

version të ndryshëm nga ai i prokurorisë për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit të shkuar në fshatin Katund-Sukth. Zyhdi Laçi dhe Dedë Ismaili, të ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes, treguan para Gjykatës së Krimeve të Rënda se personat e përfshirë në konflikt fillimisht kanë debatuar dhe janë sharë mes tyre. Dëshmitarët i janë referuar një personi me veshje civile, të cilin nuk e njihnin, që sipas tyre ka qenë me armë në dorë, duke sharë e ofenduar nga familja shtetasin Ilir Xhakja. Zyhdi Laçi, i cili banon fare pranë vendit ku ndodhi vrasja e komisarit, tha se në mo-

mentin e ngjarjes sapo kishte dalë nga banesa e tij, kur kishte parë disa persona që po konfliktoheshin mes tyre. “Pashë që Ilir Xhakja, të cilin e njoh pasi është banor i fshatit Katund- Sukth, po zihej me tre persona të veshur civilë. Njëri prej tyre ishte futur në mes. Unë e njoha këtë person, i cili është Fatmir Hoxha. Ndërsa përballë Ilirit ishte një person civil me armë në dorë, që shante e ofendonte Ilirin”, - tha dëshmitari Laçi. Sipas tij, sapo ka parë personin e arm at o su r a i është kthyer sërish në banesën e tij dhe pas disa çastesh ka dëgjuar të shtëna armësh. Gjithashtu, dëshmitari tha se konflikti mes këtyre personave kishte ndodhur në rrugë dhe për këtë arsye, para tyre kishte ndaluar një autobus i kuq. Ndërsa Ded Ismaili, drejtuesi i një mjeti të ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes dhe banor i fshatit Katund-Sukth të Durrësit, tha se fillimisht kishte menduar për një aksident. “Fillimisht mendova mos kishte ndodhur ndonjë përplasje dhe dola nga automjeti për të parë. Sapo u afrova, pashë një person me pistoletë në dorë, që shante e ofen-

donte Ilir Xhakjan. Aty ishin edhe dy persona të tjerë të veshur civil. Të gjithë ishin të armatosur”, - tha dëshmitari. Duke qenë se në makinë dëshmitari kishte edhe fëmijët e tij, është kthyer menjëherë për t’u larguar prej aty kur ka dëgjuar dhe krismat. Ai nuk ka mundur të tregojë se cili prej personave qëlloi, pasi ka qenë duke u larguar për shkak të konfliktit të armatosur që po ndodhte. Këto dëshmi pritet të pasohen nga dëshmia e shoferit të autobusit të bllokuar në trafik fare pranë vendit të ngjarjes pas sherrit mes punonjësve të policisë të komisariatit Shijak dhe Ilir Xhakjas, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj. Ky dëshmitar u thirr nga gjykata për të dëshmuar seancën e ardhshme, ndërsa dje avokati mbrojtës i Xhakjas kundërshtoi disa prej provave të prokurorisë. Sipas avokatit Andi Duraj, prokuroria nuk ka mundur të përcaktojë se kur kanë qëlluar dy nga tri armët e punonjësve të policisë, të cilat pas ekspertizës rezultuan me faktorë plotësues të qitjes. Sipas avokatit, arma e viktimës ka qenë e mbushur dhe me fishek në gojë.

Njëri prej tyre ishte futur në mes. Unë e njoha këtë person, i cili është Fatmir Hoxha. Ndërsa përballë Ilirit ishte një person civil me armë në dorë, që shante e ofendonte Ilirin”, tha dëshmitari

Adriatik Llalla, ka zhvilluar takime me trupën e prokurorëve në Korçë dhe Elbasan ku prezantoi dje edhe dy drejtuesit e rinj të këtyre prokurorëve. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, diskutimet mes prokurorëve janë fokusuar tek ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të cilat tashmë kanë marrë fuqi ligjore. “Në bazë të amendimeve të miratuara pak javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë janë ashpërsuar disa dispozita ligjore, sidomos ato që kanë lidhje me krimin në familje, gjakmarrje, si edhe krime ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike”,- thotë zyra e shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë takimeve të djeshme Llalla prezantoi edhe drejtuesit e rinj të komanduar të Prokurorive të Korçës dhe Elbasanit. Ferdinand Elezi ka marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë Korçë, ndërsa më parë ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Apelit Durrës. Elezi zëvendësoi në funksion Përparim Vukaj, i cili do të vijojë funksionet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Tiranë. Gjithashtu, u prezantua edhe drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit, Gentian Osmani, i cili ka ushtruar funksionet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Njësia Task-Force. Ai zëvendëson në këtë detyrë z. Elvin Gogaj, i cili komandohet drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Për ndryshimet në stafin drejtues të prokurorisë, Llalla u shpreh se është zbatim i prioritetit të tij për rifreskimin e strukturës. “Drejtuesit e njësive të ndryshme të strukturës nuk mund të qëndrojnë gjatë në funksion në të njëjtën njësi territoriale. Për këtë arsye, gjykoj se lëvizja e kuadrit drejtues do t’i shërbejë rivitalizimit të funksioneve të institucionit”, - tha Llalla.

Apeli: 20 vjet burg Albenc Agos për vrasjen e Eva Vishës Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për ishshoferin e PS, i shpallur fajtor për vrasjen e nënës së këngëtares Elsa Lila Tiranë Gjykata e Apelit në Tiranë konfirmoi dënimin me 20 vite burg ndaj Albenc Agos, ish-shofer në Partinë Socialiste, i akuzuar për vrasjen e nënës së këngëtares Elsa Lila. Edhe pse Gjykata Kushtetuese kthehu për rig jykim

çështjen ndaj 44-vjeçarit, trupi gjykues i qëndroi verdiktit që Shkalla e Parë kishte dhënë në vitin 2005 ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases Eva Visha. Trupi gjykues e cilësoi të drejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke vendosur dënimin me 20 vite burg për të pandehurin. Ago akuzohet se në vitin 1997 vrau me armë zjarri shtetasen Eva Visha, nënën e këngëtares Lila. Trupi i pajetë i të ndjerës u gjend në Krrabë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në kilometrin 29. Pas vrasjes policia zh-

villoi hetime, por vetëm tetë vjet pas ngjarjes i akuzuari u vu përpara përgjegjësisë penale duke u dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes. Ky vendim u kundërshtua nga i dënuari dhe në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata Kushtetuese kthehu çështjen për rigjykim me argumentin se të pandehurit i ishte shkelur e drejta për një proces të rregullt ligjor. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese shprehej se vendimi i Gjykatës së Apelit, por edhe i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë duhen shfuqizuar, pasi kanë

prekur të drejtat kushtetuese të të pandehurit. Bazuar në të dhënat e dosjes gjyqësore kushtetuesja tha se gjykimi i kërkuesit Albenc Ago në gjykatën e shkallës së parë, është kryer në mungesë të tij dhe ai është përfaqësuar nga një mbrojtës kryesisht. Por edhe pas rigjykimit të çështjes, gjykata i qëndroi të njëjtit vendim duke rikonfirmuar dënimin me 20 vite burg ndaj Albenc Agos, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se pesë vitesh kur është ekstraduar për llogari të drejtësisë shqiptare. L.Bakillari


CMYK

8 06.06.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA MINISTRIA E MBROJTJES SHTABI I PËRGJITHSHËM I FA QENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT

CEZ Shpërndarje Për një shërbim të shpejtë, korrekt dhe cilësor, CEZ Shpërndarje njofton se ka vendosur disa mënyra komunikimi me abonentët:

NJOFTIM

E-BILL

I.

Në website: cezshperndarje.al abonentët informohen për faturën mujore të energjisë dhe historikun e faturave.

• •

ANKESA DHE SQARIME

E-mail: ankesajuaj@cezshperndarje.al kujdesi_abonentit@cezshperndarje.al

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: Akademia Ushtarake, Modena, dega këmbësori një vend Akademia e Forcave Ajrore, Modena dega karabinieri një vend

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: • Akademia e Forcave Tokësore • Akademia e Forcave Detare • Akademia e Forcave Ajrore • Shkolla e Mesme Kuleli FT • Shkolla e Mesme Kuleli FD • Shkolla e Mesme Kuleli FA Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga e “Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me Rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj. Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë. Regjistrimi fillon me datën 31.05.2013 ora 09.00 dhe përfundon në datën 17.06.2013 ora 15.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit. Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.

12.

13.

II.

Tel: 042274141 042274184

INFORMACION PËR DEFEKTE DHE NDËRPRERJE TË ENERGJISË

Dispeçeria Rajoni Qendër

– 04 2258888, 04 2355269, 04 2355270 Dispeçeria Rajoni Juglindje – 054221000, 054221001, 054221002 Dispeçeria Rajoni Jugperëndim – 034210000, 034210001, 034210002 Dispeçeria Rajoni Verior – 0228001023, 0228001024, 0228001025 Dispeçeria Durrës – 052 22097 Dispeçeria Gjirokastër – 084 26255

Kriteret për regjistrimin e kandidatëve: 1. Të ketë shtetësi shqiptare. 2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të jetë në moshë jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik 5. Të mos jetë i martuar. 6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen. 8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë 9. trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit. 10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8.5. 11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim

FACEBOOK Në adresën në facebook CEZ Shperndarje - Faqja Zyrtare bëhet përditësim në kohë reale për situatën e furnizimit me energji në të gjithë vendin.

14. 15.

ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8.5. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8.5 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet.

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente: 1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati. 2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve). 3. Çertifikatë për TOEFL (nëse e ka). 4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 5. Çertifikatë familjare, 1 copë. 6. Fotografi për dokument, 2 copë (4x6 dhe 9x12). 7. Dëshmi penaliteti. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor. 8. 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi. 10. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit. 11. Analiza e SIDA- s. 12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($). Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet. Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve. Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit, vizitoni faqen e internetit www.mod.gov.al në rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutimit. Adresa: Qendra e Personel Rekrutimit, “Rruga e Dibrës”, Tiranë, Tel:++355423485878.

Speciale / BeRaTi i KUQ, HiSToRia poliTiKe e QyTeTiT

Republika e Shqipërisë Institucioni i Presidentit të Republikës

NJOFTIM SHPALLET KONKURSI KOMBËTAR PËR IDEIMIN DHE REALIZIMIN E SIMBOLEVE TË INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, DEKORATAVE DHE TITUJVE TË NDERIT

Simbolet: Flamuri i Institucionit të Presidentit të Republikës (përmasat 1x1.4 m); Logo e Institucionit të Presidentit të Republikës. Dekoratat: “FLAMURI KOMBËTAR”, “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”, “NDERI i KOMBIT”, “NËNË TEREZA”, “E ARTË e SHQIPONJËS”, “PISHTAR i DEMOKRACISË”. Titujt: “KALORËS I URDHËRIT TË SKËNDERBEUT”, “KALORËS I URDHËRIT TË FLAMURIT”, “MARTIR I DEMOKRACISË”, “MJESHTËR I MADH”, “NAIM FRASHËRI”, “PËR MERITA TË VEÇANTA CIVILE”. Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë, studio grafike dhe subjekte të interesuara (fizikë apo juridikë) me kombësi shqiptare. Konkursi nuk është i hapur për studentët.

Nr. 18 (263), Viti Viii botimit maj 2013 Çmimi 300 Lekë

Presidenca e Shqipërisë shpalli konkursin kombëtar për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit, të dekoratave dhe titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës.

Subjektet pjesëmarrës duhen të paraqesin 1 punim origjinal, për secilin objekt si: flamurin, logon, dekoratat dhe titujt. Punimet duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara. Autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit. Punimi (flamuri, logo) duhet të jenë shprehje artistike figurative grafike.(1 punim artistik nga i njëjti subjekt). Punimi (dekorata dhe tituj) duhet të jetë shprehje artistike figurative grafike dhe shprehje artistike figurative e imazhit të dekoratës dhe titullit të nderit me prerje teknike për realizim. (2 punime artistike, një pamje figurative artistike + një pamje figurative e prerjes teknike të pamjes së dekoratës apo titullit të nderit). Punimi (flamuri, logo, dekorata, tituj) duhet të paraqitet i punuar/printuar me ngjyra; duhet të jetë i përmasave jo më të vogla se formati A3 (420 x 297 mm) dhe të jetë i shoqëruar edhe me një CD që përmban punimet/punimin.

FoTo eSSe Fushatë e re, fushatë e vjetër alUSH SHiMa Në pushtim të territoreve të lirisë FaToS BaXHaKU Fati i grave austriake në Shqipëri

HELENA KADARE e përmuajshme

Subjektet e interesuara duhet t’i dorëzojnë dhe regjistrojnë punimet pranë Presidencës. Konkursi do të organizohet nga Institucioni i Presidentit dhe mbledhja e punimeve do të nisë nga data 22.07.2013 deri më datë 30.07.2013. Pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë punim për konkurim. Komisioni Përzgjedhës do t’i shqyrtojë punimet nga data 31.07.2013 deri më datën 02.08.2013. Për secilin objekt fitues do të ketë vetëm një çmim të parë i shoqëruar me një vlerësim artistik. Mbi kushtet e këtij konkursi mund të informoheni nëpërmjet tërheqjes së materialit të shkruar pranë recepsionit të Presidencës si dhe nëpërmjet website-t zyrtar www.president.al. Për çdo informacion mund t’i drejtoheni Institucionit të Presidentit në numrin e tel: + 35542389888/ +35542389822.

pReÇ ZoGaJ Disave u mungojnë shekuj civilizim në fytyrë

Jo vetëm politikë si zakonisht

Librat që ma tronditën botën Një hyrje në labirintin e leximeve të një gruaje me ‘jetë të dyfishtë’: shkrimtare dhe njëkohësisht bashkëshorte e shkrimtarit më të madh të letrave shqipe. Nga Bibla e befasi të tjera të vajzërisë, librat e fshehtë në Tiranën e viteve ’70-80, te leximet e rileximet në liri. Tituj, autorë dhe zakone leximesh…


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.06.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Elhaida, mes divës dhe Hirushes

J

avës që kaloi rrjetet sociale u përmbytën nga reagimet që shkaktoi lajmi se Elhaida Dani kish fituar konkursin The Voice of Italy, një spektakël amator që organizohej për herë të parë në vendin fqinj. Gjithsesi reagimet, qofshin edhe puro emocionale, janë më se legjitime për raste të tilla. I legjitimon fakti se Elhaida, për më shumë se dy muaj kaloi nga një puntatë tek tjetra falë performancës në rritje që mbështetej mbi një vokal të mrekullueshëm, të shtrirë mjaft gjerë, por edhe mbi një karizëm që ka për shtyllë kurrizore modestinë. Ky udhëtim i suksesshëm i solli vlerësime të bujshme nga juria dhe një ortek admirimi prej publikut. Duke shprehur admirimin për talentin e këngëtares së re, për gjithçka që ajo ka arritur në hapat e parë të një karriere që premton të jetë tejet e suksesshme, i urojmë udhëtim të gjatë e të frytshëm në shtigjet e artit. Gjithçka që do të shtjellojmë më poshtë nuk ka të bëjë me Elhaidën, por me dukurinë ligjërimore që krijoi pjesëmarrja e saj në The Voice of Italy. Thënë më saktë, do të flasim për alkiminë e shndërrimit nga person i zakonshëm në VIP, për rolin që luajnë në këtë metamorfozë dy elementë të fuqishëm: marketimi mediatik dhe ligjërimet popullore të përcjella nga mediat sociale. 2. Sh k ë l q i m i i sh ko d r a n e s 19-vjeçare ka edhe diçka të diskutueshme. Elhaida nuk ishte fytyrë e panjohur për skenat dhe ekranet shqiptare. Në kufijtë e 3-4 vjetëve ishte shfaqur e suksesshme në disa aktivitete muzikore. Kështu, në 2009 fitonte vendin e parë në Star Akademi, në 2010 arrinte në natën finale të Festivalit të 50-të të RTV-së, në 2012 fitonte Top-Fest-in etj. Ndërkohë ishte përmendur gjithashtu për pjesëmarrje dhe për trofe në festivale sadokudo ndërkombëtare në Rumani, Mal të Zi etj. Pavarësisht këtyre arritjeve, jo të pakta për një rishtare, reagimi i publikut mbetej i vakët, për të mos thënë mospërfillës dhe larg, shumë larg apogjeut që arriti me The Voice of Italy. Çfarë ndryshoi ndër kohë? Të thuash se ndryshoi talenti, se brenda 10-12 javësh të The Voice Elhaida perfeksionoi në maksimum teknikat e interpretimit, rrezikon të fqinjëro-

koment Çapajev Gjokutaj

Një talent që shfaqet beftë ushqen sensacione dhe gjeneron diskutime pro e kundër. Një klimë e tillë ligjërimore favorizon qasjet mitizuese dhe ngjizjen e miteve moderne, në kuptimin që Barthes i jep këtij termi. Si të gjitha mitet moderne, edhe ato për artistët e shquar projektohen nga elitat, d.m.th nga artistë tanimë të afirmuar, intelektualë me emër, redaksi mediash e shtëpish botuese etj. Këtu, si të thuash, ngjizet fara e mitit, ravijëzohet embrioni i tij. Që të gjallojë e të harliset, miti ka nevojë për tokë pjellore. Këtë rol e luajnë zakonisht ligjërimet popullore, të cilat e jetësojnë mitin, i mundësojnë të lëshojë rrënjë e të hedhë shtat. sh me logjikën e përrallës. Kur mohojmë ndryshime të tilla, e kemi fjalën për shndërrime përmbysëse, jo për evoluim të ngadalshëm e gradual që është krejt i kuptueshëm edhe për debutimet e Elhaidës në The Voice of Italy. Të jesh nxënëse e Cocciante-s, të trajnohesh e marketohesh prej stafeve të Rai 2, qoftë edhe për pak javë, patjetër që të jepet mundësia e zhvillimit dhe e perfeksionimit; gjithsesi, vështirë se mund

të pretendosh ndryshim substancial apo siç e thotë fjala, ndryshim si nata me ditën. Me gjasë, vlerat që u shtuan tek Elhaida gjatë spektaklit të Rai 2 i takojnë marketingut më shumë se performancës. Duket se në këtë mes ndikon vetë formati The Voice, që ka si synim të jetë trampolinë e talenteve të reja, të nxisë vëmendjen e publikut për të rinjtë, në një kohë që produktet muzikore janë përmbytëse, kurse strategjitë e marketingut krijojnë idhuj që rrezikojnë t’i lënë anemikë edhe të rinjtë më të talentuar, si bimë shëndetliga nën hije pemësh shekullore. Në funksion të kësaj strategjie janë vlerësimet dorëlira që bëjnë trajnerët e formatit për të zgjedhurit e tyre, krahasimi me emra të mëdhenj të muzikës botërore, “tensionet” e inskenuara nën lutjet “hajde me mua” etj. etj. Natyrisht ky lloj marketimi shkon për gjithë pjesëmarrësit e formateve The Voice, veçanërisht për më të talentuarit. Për Elhaidën pati edhe diçka plus, diçka që të kujton struktura përrallash. Një e huaj, me origjinë nga një komb modest në kulturë, mjaft modest krahasuar me zulmën mijëvjeçare romako-italiane, konkurron dhe, falë aftësive të saj fiton. Statura e këngëtares derdhet kështu në një strukturë të stërmotshme, në strukturën që ka shërbyer si kallëp për të derdhur një galeri personazhesh si Hirushja, Vëllai i Vogël, Qerosi etj. etj., personazhe që ndër shekuj kanë ngashënjyer të vegjlit e të pafuqishmit, d.m.th, shumicën e humanoidëve të kësaj bote. Nuk ishte e rastit mbase që vlerësimet e jurisë shpesh strukturoheshin mbi diohotomitë: modeste – e furishme, thjeshtësi magji, kurse thënia e Cocciante-s “Elhaida po më mëson modestinë” mund të lexohet edhe si strategji marketimi. 3. Një talent që shfaqet beftë ushqen sensacione dhe gjeneron diskutime pro e kundër. Një klimë e tillë ligjërimore favorizon qasjet mitizuese dhe ngjizjen e miteve moderne, në kuptimin që Barthes i jep këtij termi. Si të gjitha mitet moderne, edhe ato për artistët e shquar projektohen nga elitat, d.m.th nga artistë tanimë të afirmuar, intelektualë me emër,

Ligj e drejtësi

redaksi mediash e shtëpish botuese etj. Këtu, si të thuash, ngjizet fara e mitit, ravijëzohet embrioni i tij. Që të gjallojë e të harliset, miti ka nevojë për tokë pjellore. Këtë rol e luajnë zakonisht ligjërimet popullore, të cilat e jetësojnë mitin, i mundësojnë të lëshojë rrënjë e të hedhë shtat. Ligjërimet në të cilat sendërtohen mite të tilla i ngjajnë një mullari me bar. Në qendër kanë shtyllën, strukturën statike rreth të cilit secili individ a grup mbledh e stivon barin e tij, zahirenë që i duhet. Kështu edhe në ligjërimet për Elhaidën, emri dhe suksesi i këngëtares shërbyen si shtyllë, rreth së cilës individë dhe grupe të ndryshme stivuan barin e tyre, d.m.th perceptimet, pikëpamjet, gjykimet dhe jo rrallë edhe interesat apo hallet vetjake. Duam apo s’duam, personi i mitizuar vjen e bëhet instrument. Parë nga aspekti instrumentalizues, mozaiku i diskutimeve që u bënë për Elhaidën në mediat sociale strukturohet në disa tipe ligjërimesh si identitar, multikulturor, socialpolitik etj. Kurdoherë që një artist, sportist, intelektual apo edhe kuzhinier qoftë, bën emër në një vend të huaj, shërben si ikonë identifikimi për bashkatdhetarët, sidomos për emigrantët të cilëve u vjen si balsam për frustrime dhe diskriminime pafund. Në këtë funksion u përdor edhe Elhaida. Mjafton të kujtojmë reagime të tipit: “ka bërë të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët, që janë përfaqësuar nga ajo”, ” zëri i saj që drithëroi tërë Italinë, mbushi me krenari gjithë shqiptarët”, “të gjitha urimet bijës sonë!” etj. etj. Duket qartë se nevoja për identifikim është e thekshme sepse riaktivizon modelin më të lashtë e më jetëg jatë të kohezionit social: familjen. Artistja është bija jonë, ndihemi të përfaqësuar prej saj, megjithëse nuk e kemi zgjedhur dhe s’i kemi deleguar kurrgjë. Ky identifikimi, në daçi edhe ky lloj instrumentalizimi, nuk ka asgjë të keqe në vetvete, shërben jo thjesht si mburrje, por edhe si mekanizëm vetëmbrojtës kundër diskriminimit, madje edhe si mjet për të rritur prestigjin tënd në sy të vetes dhe rrjedhi-

misht për të synuar nga e mira. Ligjërimi identifikues vetvetiu gjallëron ligjërime multikulturore, ngaqë evokon figurën e tjetrit, marrëdhëniet me të; nuk mund ta identifikosh veten pa e përqasur me tjetrin, ashtu si nuk ka vdekje pa jetë, të ëmbël pa të hidhur etj. Në rastin e ligjërimeve për Elhaidën, prania e tjetrit erdh e u bë më e dukshme ngaqë shfaqej mbi dikotominë shqiptar-italian, madje të mishëruar në një mikronarrativë metaforiko-mitike: vjen shqiptarja dhe merr zërin e Italisë. Në raste të tilla, aq më tepër në rrjetet sociale nuk mund t’u shmangesh qëndrimeve raciste, siç edhe ndodhi jo pak herë. Gjithsesi orientimi human që i dhanë diskutimit trajnerët e nderuar italianë Rafaela Carra, Piero Pelu, Noemi dhe Cocciante, bëri që ligjërimi multikulturor të shtjellohej përgjithësisht në rrafsh konstruktiv. Këtë e dëshmojnë reagimet e tipit “bravo dhe italianëve që e votuan; po të jesh në lartësinë e ambientit që të rrethon, s’të diskriminon njeri” apo edhe keqardhja e një vajze që shkruante “po qe se do konkurronte në Greqi, nuk kish për të fituar as sot, as mot”. Ligjërimi identitar, veçanërisht kur fokusohet tek identiteti kombëtar dhe e absolutizon këtë, sjell me vete një frymë të dëmshme mistifikuese. Në raste të tilla flitet në terma idilikë për kombin, përkatësinë, lidhjet e gjakut, të historisë e të kulturës dhe, si rregull anashkalohen problemet shoqërore, dallimet politike, klasore etj. Është kjo arsyeja që ligjërimet identitare thuajse gjithnjë gjenerojnë ligjërime social-politike, që zakonisht artikulohen nga intelektualë esëll e “heretikë”. Për vetë karakterin festiv e kalimtar, reagimet për Elhaidën, megjithëse u mbisunduan nga tone identitare, nuk para gjeneruan ligjërime socialpolitike. Përjashtim do të bënte shkrimi i Mirela Kumbaros “Lëreni Elhaidën rehat”, si dhe një numër reagimesh kundër prononcimeve të politikanëve, reagime që kishin për divizë: ç’ka bërë e ç’bën politika dhe shteti për talentet e reja që nxitojnë të zënë kryet e vendit edhe në ngazëllimet për Elhaidën?


op-ed

2

Blog / Të kopjosh në shkollë, është e gabuar. Si t’ua shpjegosh fëmijëve?

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Eno Koço: Pse e lashë baketën e dirigjentit

Obama duhet të vizitojë Shqipërinë

K

e nevojë për një shtysë? Shko në Shqipëri. Këtë bëri presidenti George W. Bush. Këtë bëri Bill Clinton dhe po këtë edhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. Bill Clinton shkoi në vendin ngjitur, Kosovë, e cila është pak a shumë e njëjta gjë. Këtë duhet të bëjë edhe Barack Obama. Harroje golfin për një javë dhe udhëto drejt Tiranës, kryeqytetit të një vendi që është thjesht i magjepsur me Amerikën. Nëse Obama është i shqetësuar sadopak për rënien e besueshmërisë si rezultat i skandaleve që kanë vënë poshtë administratën e tij skandaloze-dhe nëse superegoja shumë e kritikuar e tij ka nevojë për një dozë energji- atëherë Shqipëria është vendi ku duhet ta marrë. Nëse shkon, është e garantuar se jo vetëm që do të ketë një mirëseardhje adhuruese e brohoritëse, por shqiptarët do t’i kushtojnë një përmendore, bash siç bënë me George Bush dhe Bill Clinton. Jo vetëm kaq: Shqipëria së fundmi i ngriti një përmendore Woodrow Wilson-it, president në periudhën 1913 -1921, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Wilson, i cili rri, kapelen cilindrike që ç’ke me të, në mes të sheshit ‘Woodrow Wilson’ në qendër të Tiranës, u nderua vonë nga shqiptarët për rolin në mbrojtjen e kufijve shqiptarë pas Luftë së Parë Botërore, kur fqinjët kërkonin ta ndanin Shqipërinë. Më mirë vonë se kurrë. Megjithëse Wilson nuk e vizitoi kurrë Shqipërinë, Presidenti George Bush, e bëri. Gremisur në sondazhet e opinionit publik në vitin 2007, Bush udhëtoi në Europë në kërkim të fytyrave miqësore. Por hasi në mijëra demonstrues antiluftë, vend pas vendi, i sulmuar për Luftën e tij në Irak. Por kur mbërriti në Shqipëri, ai mori një pritje prej heroi dhe iu dha medalja më e lartë e vendit. Njerëzit sa nuk ia morën frymën dhe rruga përballë Parlamentit u pagëzua për nder të tij. Më në fund, përballë turmash të ngrohta e miqësore Bush-i iu gëzua çdo minute të vizitës së tij teksa u derdh në mes brohoritjeve dhe flamujve amerikanë për të shtrënguar duart, firmosur autografe dhe pozuar. Katër vjet pas vizitës së tij në qytetin e vogël shqiptar të Fushë-Krujës, atje u ngrit një përmendore 2.8 metërshe e ish-presidentit me këmishë me mëngë të shkurtra, duke përshëndetur me dorën e majtë. Përmendorja ngrihet në një shesh që mban emrin e tij. Ishte këtu, në një moment historik, që Bush-i humbi orën Timex.

koment Peter Lucas

Ashtu si Bush-i para tij, Clinton u përmbyt nga shqiptarët me flamuj amerikanë në duar dhe thirrjet “USA!, USA!” kur vizitoi Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, me rastin e përurimit të përmendores së tij. Në fakt, shqiptarët, që ‘u fikën’ për të, ndoshta do t’i kishin ngritur një përmendore edhe për Hillary-n, nëse ajo do të kishte qëndruar në Shqipëri për më shumë se disa orë kur ajo e vizitoi në nëntor 2012. Asaj iu desh të mjaftohej me një bar të pagëzuar me emrin e saj. Ajo që dua të them është se Obama-s do t’i rezervohej i njëjti lloj pritjeje brohoritëse, moralngritëse, proamerikane si të gjithë liderëve amerikanë, nëse ai do të vizitonte Tiranën. Shqiptarët nuk dinë dhe as duan t’ia dinë dhe aq rreth qëndrimit vazhdimisht të ndryshueshëm për incidentin e Bengazit të administratës Obama...

Një moment e pati në kyç teksa zgjatej drejt turmës për të shtrënguar duar, dhe tjetrin nuk qe më. Koha dhe Timex-i ngrinë që të dyja. A i ra nga dora? Apo ia morën? A mos e futi në xhep? Mbetet një mister i pandriçuar dhe përmendorja e Bush-it, si për të përsëritur momentin, nuk ka orë në dorë. Si të ishte një garë, ka edhe një përmendore të Presidentit Bill Clinton në Kosovën fqinje të populluar me shqiptarë. Përmendorja nderon Clinton-in për fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, që çoi në pavarësinë e Kosovës nga ç’kish mbetur nga Jugosllavia. Ashtu si Bush-i para tij, Clinton u përmbyt nga shqiptarët me flamuj amerikanë në duar dhe thirrjet “USA!, USA!” kur vizitoi Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, me rastin e përurimit të përmendores së tij. Në fakt, shqiptarët, që ‘u fikën’ për të, ndoshta do t’i kishin ngritur një përmendore edhe për Hillary-n, nëse ajo do të kishte qëndruar në Shqipëri për më shumë se disa orë kur ajo e vizitoi në nëntor 2012. Asaj iu desh të mjaftohej me një bar të pagëzuar me emrin e saj. Ajo që dua të them është se Obama-s do t’i rezervohej i njëjti lloj pritjeje brohoritëse, moral-ngritëse, proamerikane si të gjithë liderëve amerikanë, nëse ai do të vizitonte Tiranën. Shqiptarët nuk dinë dhe as duan t’ia dinë dhe aq rreth qëndrimit vazhdimisht të ndryshueshëm për incidentin e Bengazit të administratës Obama, apo shënjestrimit nga Shërbimi i Revenusë së Brendshme të grupeve konservatore, apo ngacmimet ndaj medias. Ata e duan aq shumë Amerikën, sa edhe Richard Nixon do të kishte marrë një seri duartrokitjesh të ngrohta nëse do kishte shkuar për vizitë. Por, gabimisht Nixon-i vizitoi Rumaninë. Amerika, për shqiptarët, është gjithçka; një demokraci e lirë, guximtare, e hapur dhe e pasur duhet të jetë, pavarësisht gjithë të metave. Obama duhet të vijë vetë e të shohë. Madje do t’i ngrenë edhe një përmendore. Vetëm se në rastin e tij nevojiten tri përmendore, të gjitha 4 metra të larta. Dy do të jenë të Obama-s që shtrëngon duart me veten, ndërsa e treta, që sheh këtë gjest dhe duartroket. * Peter Lucas është gazetar amerikan me origjinë shqiptare. Ka punuar për Boston Herald dhe Boston Globe. Kjo kolumnë është botuar fillimisht në gazetën Lowell Sun.

06.06.2013

Universitet / Mobiliteti virtual, studio në të gjithë botën nga shtëpia

11

Shkenca është antidoti i shkëlqyer i helmit të entuziazmit dhe supersticionit. Adam Smith 

Premtimet për vende pune si politikë pa ekonominë

koment

Klementin Mile

Dy dekada pas rënies së regjimit komunist, prioritetet politike për ekonominë nuk duket të kenë ndryshuar shumë. Është e vërtetë që nuk pretendohet dhe nuk premtohet punësim i plotë, por ama ka një garë të ashpër ndërmjet partive për të premtuar sa më shumë vende pune të reja

P

remtimet politike për të hapur 300 mijë vende pune të reja nuk janë të reja. Në fakt, më kujtojnë një histori të vjetër që ma ka rrëfyer dikur një i moshuar, i cili gjatë regjimit komunist punonte në një ndërmarrje prodhuese. Fillimisht punonte 8 orë dhe e përballonte mjaft mirë i vetëm ngarkesën e punës që kishte. Pak kohë më vonë, në ndërmarrje sjellin dhe një të dytë, për të kryer së bashku të njëjtën sasi pune brenda 8 orëve. Brenda disa viteve u bënë gjithsej 7 vetë që kryenin të njëjtën sasi pune si në fillim, por tashmë të ndarë në 7 pjesë. Ndërmarrja nuk prodhonte më shumë, as me cilësi më të lartë, e si rezultat jetesa nuk ishte më e mirë, por më e keqe; veçse objektivi i punësimit të plotë ishte arritur. Dy dekada pas rënies së regjimit komunist, prioritetet politike për ekonominë nuk duket të kenë ndryshuar shumë. Është e vërtetë që nuk pretendohet dhe nuk premtohet punësim i plotë, por ama ka një garë të ashpër ndërmjet partive për të premtuar sa më shumë vende pune të reja. Ndoshta politika duhet të bëhet më modeste dhe të pranojë që nuk mund të hapë asnjë vend të vetëm pune në ekonomi. Ose nga ana tjetër, të mos e kufizojë veten me 300 mijë vende pune, por të premtojë punësim të plotë, pasi fundja cilëndo punë mund ta kryejnë si 1 ashtu dhe 20 vetë. Rasti i administratës publike e ilustron shumë mirë këtë strategji punësimi, ku edhe pse të punësuarit si nëpunës shteti janë rreth 100 mijë, realisht punë kryejnë vetëm 30 mijë prej tyre. Kështu, politika mund të hapë vende pune politike deri në pafundësi, por fatkeqësisht, asnjë vend pune me rëndësi ekonomike dhe në përputhje me logjikën ekonomike të kostos, fitimit, likuiditetit, eficencës dhe burimeve të kufizuara. Punësimi i plotë apo punësimi i lartë nuk ka qenë kurrë objektiv ekonomik, por gjithmonë objektiv politik. Ndaj dhe premtimet e partive tona majtas dhe djathtas për të hapur mijëra vende pune mund të kuptohen vetëm si performancë politike, me synimin specifik për të marrë sa më shumë vota. Cili nga liderët që premton punësim masiv e di me siguri efektin që do të kenë në ekonominë shqiptare politikat e punësimit që propozon? Cili prej tyre ka ndërtuar instrumente për t'i vëzhguar dhe kontrolluar këto efekte, nëse rezultojnë shkatërruese ekonomikisht? Dhënia prioritet punësimit është e leverdisshme politikisht, pasi përputhet me idenë mbizotëruese të mirëqenies për të gjithë. Por nëse ekonomia nuk ka zhvilluar struktura solide dhe procese dinamike rritjeje, punësimi do të jetë si ajo pjata e supës që i japin të sëmurit për t'u shëruar, edhe pse ky i fundit vuan nga stomaku e s'e kapërdin dot. Atëherë, në vend të priorizimit të punësimit, që në rastin më të mirë është objektiv i parealizueshëm dhe në rastin më të keq është objektiv i rrezikshëm, a nuk do të ishte më mirë që partitë politike të fokusoheshin në prioritete të tjera që bëjnë më shumë kuptim ekonomikisht? Vendet e punës mund t'i krijojë vetëm ekonomia dhe vetëm në bazë të logjikës ekonomike. Politika, nëse mund të bëjë diçka, është ta kuptojë këtë situatë dhe të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë si sistem tërësor dhe kompleks e për më tepër i globalizuar. Duke qenë se përballet me një realitet ekonomik kompleks, politika nuk duhet të identifikojë pjesë të sistemit ekonomik si më të rëndësishme se të tjerat për arsye që s'bëjnë sens ekonomikisht. Kështu, punësimi nuk duhet synuar për arsye etike, prodhimi vendas nuk duhet synuar për arsye nacionaliste, dhe taksimi, në të gjitha versionet e tij (si taksë e sheshtë, progresive, e ndershme apo relative) nuk duhet synuar për arsye elektorale e që s'kanë fare lidhje me stimulimin e ekonomisë. Të gjitha këto arsye mund të sjellin vota, por jo vende pune të reja.


12

universitet

ndërkombëtarizimi

arsim

COIL u jep mundësi studentëve (për shembull studentëve part-time) të cilët nuk munden, ose nuk duan të shkojnë jashtë për një semestër apo më gjatë, të kenë një përvojë ndërkombëtare

Mobiliteti virtual Nuk është aq komercial sa kurset online MOOC, por duket se po sjell më shumë ndryshim se ata, sepse përveç teknologjisë, ai ka në bosht interaktivitetin mes pedagogëve e studentëve dhe mënyra të reja mësimdhënieje Në mos i gjithi, një pjesë e mirë e debatit ndërkombëtar për arsimin e lartë është përqendruar te të ashtuquajturat MOOC (kurset e hapura masive online), që për mjaft njerëz janë një model revolucionarizues i arsimit të lartë. Ndërkohë, një variant i ri i arsimit ndërkombëtar po lind me shumë më pak vëmendje mbi vete: mobiliteti virtual (virtual mobility), siç quhet në Europë, apo të mësuarit ndërkombëtar bashkëpunues online (collaborative online international learning COIL), si i referohen në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që në MOOC-e mësimdhënia ngelet pak a shumë tradicionale dhe teknologjia përdoret vetëm në shpërndarjen globale të të dhënave, në COIL teknologjia përdoret për të zhvilluar një mënyrë më interaktive dhe bashkëpunuese të mësimdhënies dhe të mësuarit ndërkombëtar. Nëse do ndjekim ndarjen ndërmjet globalizimit dhe ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë, MOOC i përkasin më shumë kategorisë së parë, ndërsa COIL të dytës, me një theks të fortë në ndërkombëtarizimin e kurrikulave, si dhe proceseve të mësimdhënies dhe të mësuarit. Ndërkohë që, në pamje të parë MOOC duket sikur përfaqëson idenë e të qenit falas, është bërë pjesë e komercializimit të madh të arsimit të lartë, ndërsa COIL ka më shumë të përbashkëta me dimensionin jokomercial, bashkëpunues dhe ndërkombëtar të arsimit të lartë. Mobiliteti virtual dhe COIL

Termi ‘virtual mobility’ është marrë nga dokumentet e Komisionit Europian, si dhe të entiteteve dhe institucioneve të tjera europiane të arsimit të lartë gjatë këtyre viteve. Ai ka të bëjë me rritjen e vëmendjes që i kushtohet formave të mobilitetit, përveç atij fizik, shkëmbimit dhe/ose studimit jashtë. Ai ka të bëjë me dëshirën për t’u përqendruar te pjesa më e

madhe e studentëve të cilët nuk janë të lëvizshëm, te lëvizja “ndërkombëtarizim në shtëpi”. Me fjalë të tjera: si të bëhet e mundur që studentët që studiojnë një universitet të caktuar t’i japin një dimension ndërkombëtar mësimdhënies dhe të mësuarit të tyre. Të tjerë e shohin këtë si një mënyrë për të realizuar përvoja ndërkombëtare, bashkëpunuese. Fokusi i të mësuarit online mbi mobilitetin, siç shprehet me emrin ‘virtual mobility’, injoron potencialin e të mësuarit ndërkombëtar online si një pjesë përbërëse e ndërkombëtarizimit të mësimdhënies. Termi ‘collaborative online international learning’ kombinon katër dimensionet e vërteta thelbësore të mobilitetit: është një ushtrim bashkëpunimi i pedagogëve dhe studentëve; përdor teknologjinë online dhe ndërveprimin; ka potencialisht përmasa ndërkombëtare dhe është i integruar në procesin e të mësuarit. Lëvizja COIL në SHBA filloi pesë deri në gjashtë vite më parë në një konferencë me një seancë në Kolegjin Purchase të Westchester dhe që prej 2010-ës është integruar në misionin ndërkombëtar të Universitetit të Shtetit të New York-ut (SUNY) dhe i është bashkuar Zyrës së Çështjeve Globale të SUNY. Konferenca e tij vjetore tërheq një numër pjesëmarrësish nga e gjitha SHBA dhe jashtë saj. Pjesëmarrja është ende shumë e vogël krahasuar me konferencat e tjera ndërkombëtare, por unë jam i sigurt që do zgjerohet. Pse COIL është i rëndësishëm

Çfarë e bën COIL kaq të rëndësishëm, krahas shumë rrugëve të mobilitetit fizik dhe ndërkombëtarizimit të kurrikulave dhe mësimdhënies? Në radhë të parë, ai u jep mundësi studentëve (për shembull studentëve part-time) të cilët nuk munden, ose nuk duan të shkojnë jashtë për një semestër ose më gjatë, por do donin një përvojë ndërkombëtare. Nëpërmjet ndërveprimit me studentët dhe pedagogët nga shtete të tjera, ata marrin perspektiva të ndryshme, të cilat do e kishin të vështirë t’i fitonin ndryshe. Në radhë të dytë, COIL ofron mundësinë dhe e bën të nevojshme për studentët dhe pedagogët të punojnë bashkë –një mundësi që në shumë raste mungon në mobilitetin fizik, ku studentët dhe pedagogët nuk bashkëpuno-

Shembull: Studentët e fillojnë programin me një javë vizitë në Amsterdam, ku ata njihen me njëri-tjetrin (dhe qëndrojnë në shtëpitë e studentëve), pedagogët dhe kompanitë. Pastaj ata punojnë bashkë nëpërmjet mediave sociale në grupe të vogla online mbi detyrat dhe në fund bashkohen përsëri për një javë, për të ballafaquar rezultatet dhe garojnë për analizën më të mirë

COIL

Në një mënyrë më pak të zhurmshme nga MOOC dhe duke qenë më i integruar në procesin e mësimdhënies, një përmasë e re drejt ndërkombëtarizimit po zhvillohet dhe duhet të marrë të njëjtën vëmendje si MOOC.

jnë brenda dhe jashtë auditorit. Për të dhënë një shembull: në një program të përbashkët semestral ndërmjet shkollës së ekonomikut dhe menaxhimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Amsterdamit dhe universiteteve në Paris dhe Barcelonë, studentët punojnë mbi projekte reale për bizneset dhe organizatat në tri qytetet– për shembull, mbi si të rrisin eksesin e të rinjve në muze, ose si të përmirësojnë akomodimin e studentëve në qytet. Marrim një shembull: Studentët e fillojnë programin me një javë vizitë në Amsterdam, ku ata njihen me njëri-tjetrin (dhe qëndrojnë në shtëpitë e studentëve), pedagogët dhe kompanitë. Pastaj ata punojnë bashkë nëpërmjet mediave sociale në grupe të vogla online mbi detyrat dhe në fund bashkohen përsëri për një javë, për të ballafaquar rezultatet dhe garojnë për analizën më të mirë. Studentët, pedagogët dhe kompanitë janë entuziastë për rezultatet dhe ndërveprimin. Dhe i gjithë procesi kombinon studime për një kohë të shkurtër jashtë me të mësuarin online. Në radhë të tretë, COIL e çon vëmendjen në një qasje specifike kombëtare dhe kulturore, në një lëndë dhe njëkohësisht në mënyrën që ajo jepet dhe mësohet. Një shembull tjetër: Në një kurs online për menaxhimin e sporteve ndërmjet shkollës së Amsterdamit dhe një shkolle SUNY Cortland, qasja e ndryshme ndaj sportit në SHBA dhe Europë, si dhe mënyra e ndryshme me të cilën përcillet lënda, bëhet e qartë dhe i bën studentët të mendojnë ndryshe rreth temës. Është pozitive të shohësh që si në praktikë dhe në teori vëmendja ndaj mobilitetit virtual dhe të mësuarit ndërkombëtar bashkëpunues online sa vjen e rritet. Si tregon konferenca COIL, ka ende shumë për të mësuar dhe edhe më shumë forma janë të mundshme. Megjithatë, në një mënyrë më pak të zhurmshme nga MOOC dhe duke qenë më i integruar në procesin e mësimdhënies, një përmasë e re drejt ndërkombëtarizimit po zhvillohet dhe duhet të marrë të njëjtën vëmendje si MOOC. * Hans de Wit, drejtor i Qendrës për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë në Università Cattolica del Sacro Cuore, në Milano.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.06.2013

13

intervista

Eno Koço ka dhe një “sekret” tjetër për të zbuluar; karrierën e re që ka ngritur jashtë Shqipërisë. Ndërsa këtu e njohin si dirigjenti Eno Koço e fare pak si studiues, anipse ka shkruar disa libra për muzikën, në Angli, Itali, SHBA etj., e njohin vetëm si studiues të muzikës shqiptare

Ka vite që merrem shumë më pak me dirigjim, sepse kam një pasion shumë të madh për të shkruar. Kur vajta në Angli nuk ishte e lehtë për mua që të mbijetoja me dirigjimin, kështu që bëra një PhD për këngën lirike shqiptare në SHBA Aida Tuci

P

ara një muaji ai mbushi 70 vjeç. Një përvjetor që kaloi në heshtje, sepse kjo ishte zgjedhja e tij. Eno Koço nuk donte ceremoni të bujshme, por festoi ashtu siç vetëm një artist di të festojë. Vitin e përvjetorit të ’70-të vendosi t’i bënte vetes “dhuratë” pesë projekte muzikore që do të mbanin firmën e tij; opera-balet “Traviata”, që u shfaq dy muaj më parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, dy koncerte, në Londër dhe Tiranë. Në koncertin që u dha në Tiranë, në sallën e Akademisë së Arteve, bashkë me vajzën Teuta, interpretuan për herë të parë në një skenë shqiptare simfoninë e ndaluar të Gustav Maler. Projekti i pestë dhe i fundit është një libër biografik që do ta zbulojë së shpejti për lexuesin shqiptar. Eno Koço ka dhe një “sekret” tjetër për të zbuluar; karrierën e re që ka ngritur jashtë Shqipërisë. Ndërsa këtu e njohin si dirigjenti Eno Koço e fare pak si studiues, anipse ka shkruar disa libra për muzikën, në Angli, Itali, SHBA etj., e njohin vetëm si studiues të muzikës shqiptare. Vitet larg Shqipërisë kanë zgjuar tek ai një pasion të ri për librin. Ka shkruar libra dhe artikuj studimorë mbi muzikën shqiptare, që janë botuar në Angli, SHBA, Itali, Maqedoni dhe Gjeorgji. Ndër to mund të përmendim: ‘Albanian Urban Lyric Song in the 1930’s”, ‘A Family of Song: Reflections of Albanian

Eno Koço: Pse e lashë baketën e dirigjentit Urban Liryus Song in the Mediterranean’, “Shostakovich, Kadare and the nature of dissidence: an Albanian view”etj. Me subjekte mbi muzikën shqiptare ka mbajtur dhe seminare në universitetet e Limerick-ut në Irlandë, Leeds-it dhe Londrës në Angli, Palermos dhe Bolonjës në Itali etj. Kritika profesioniste në SHBA ka analizuar e pasqyruar veprimtarinë studimore të Eno Koços dhe emri i tij paraqitet në edicionet e WHO’sWHO in the World, IBC, Cambridge (Qendra Biografike Ndërkombëtare) dhe ABI (Instituti Biografik Amerikan). Ka përgatitur programe për BBC Radio 3, BBC World Service, BBC Leeds etj. Mban titujt: “Artist i merituar”, “Doctor of Philosophy” (Leeds 1998) dhe ‘Profesor i Asociuar’ (Tiranë 2005). Pas kaq vitesh, a është shuar pasioni për dirigjimin tek Eno Koço? Ka vite që merrem shumë më pak me dirigjim, sepse kam një pasion shumë të madh për të

shkruar. Kur vajta në Angli nuk ishte e lehtë për mua që të mbijetoja me dirigjimin, kështu që bëra një PhD për këngën lirike shqiptare në SHBA. Asokohe botova dhe një libër në Amerikë mbi këtë tematikë, i cili ngjalli interes nga kritika. Kjo më zgjoi pasionin për t’u marrë me shkrime studimore në fushën e muzikës. Thatë se ishte e vështirë të mbijetoje me dirigjimin. Me botimet, mbijetohet? Në botë ka shumë dirigjentë të zotë, ndërsa me specializimin tim në fushën e muzikës lirike shqiptare dola që isha i vetmi. Sidomos në botën anglosaksone nuk ka një zë për botimet në fushën e muzikës shqiptare. Kam botuar dhe një enciklopedi për këtë. Shkrimi është diçka që mbetet. Të shkëputeshe nga pasioni i dikurshëm për një më të ri, si ishte për ju? Gjithë jetën kam qenë dirigjent. Kam dirigjuar që në vitin 1972. Para kësaj kam qenë violinist për 6 vjet në Teatrin e Operas, sepse studimet e para i përfundova për

Në Shqipëri e njohin si dirigjenti Eno Koço, jashtë saj, si studiuesin e muzikës shqiptare

violinë. Por kisha shumë pasion për orkestrën dhe kreva dhe studimet për dirigjim. Në vitin ’72 drejtova Orkestrën Simfonike të TOB-it. Dola në pension me këtë profesion, por pasioni im i vërtetë është shkrimi. Kjo është kontradikta ime. Keni botuar edhe në Shqipëri, por këtu më shumë ju identifikojnë si dirigjenti Eno Koço…. Unë kam botuar dhe vazhdoj të botoj në Shqipëri, por më duket se nuk kanë ndonjë vlerë këtu, sepse mungon kritika mbi librin. Këtu ‘vlerësohet’ njësoj, si një libër i mirë, ashtu dhe një libër i dobët. Ndërsa, sa herë kam një botim të ri në SHBA dhe Angli, kritika merret gjerësisht me të, debatohet rreth librit. Është si një lloj detyrimi që për çdo botim të ri caktohet një kritik që shkruan rreth tij. Për shembull, për librat e mi kanë shkruar Janë Sugerman, Sonia Seeman e Philip Bohlman. Aktualisht, çfarë po shkruani? Do ta zbuloj së shpejti.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12 16

5

7

13 18

22

23

35

19

11

21

27

28

33 37

41

45

10

20

26

36

40

9 15

32

31

8

24

25 30

7

14

17

29

6

42

46

34

38

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

43

44

47

Koha e fillimit ____:____

48

49

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht: 1. Radi i kinemasë shqiptare. 7. Sigla e Pogradecit. 9. Gjykatës në kohën eTursiqë. 12. Ent Industrial. 13. Samuel i futbollit kamerunas. 14. Lëndë djegëse. 16. Emër që i vihet dikujt për ta tallur. 18. Qezari, aktor. 20. Dëshirë për të ngrënë. 22. E bëri, e përfundoi, ose e ... 24. Gruaja e Otellos. 25. Njeri që mbahet me të madh. 27. Orët e punës. 29. Isak i fizikës. 32. Notë muzikore. 33. Falchi, aktore italiane. 34. Aleanca Demokratike. 35. Kafshë detare. 38. Gojëz prej metali që u vihet kuajve. 39. Kohë e lirë, në të cilën dikush nuk është i zënë me ndonjë punë. 40. Jo në Itali. 41. Autobuzi i dikurshëm. 42. Masë e vjetër peshe. 44. Qytet në Kosovë. 45. Akull në Angli. 47. Secila prej nënndarjeve për së gjati në një regjistër, në të cilat shënohen të dhëna të veçanta. 48. Organizatë letrare. 49. Kryeqyteti i Pakistanit. 50. Orkestrina popullore.

Vertikalisht: 1. Detyrë, që i ngarkohet dikujt në një institucion. 2. Kumtim i gjerë, që mbahet para një mbledhjeje për një temë të caktuar. 3. Në një vend të pacaktuar. 4. Përemër vetor. 5. Përemër vetor. 6. Bulka i letërsisë. 7. Raidhi i kinemasë shqiptare. 8. Gjirokastra në makina. 9. Lidhja bashkëshortore, burrë e grua. 10. Fusha e luftimeve. 11. Barazim në skedinë. 14. Enë druri e madhe. 15. Mjet lundrimi. 17. Organizatë Revolucionare. 19. Gjo Luli, luftëtar patriot. 21. Njeri qesharak, që bëhet gazi i të tjerëve. 23. Dhuratë që i jepej zakonisht nuses. 26. Është vegël gjimnastikore. 28. E përkryer. 30. Një pjesë e Britanisë së Madhe. 31. Qendrim i kalit me dy këmbë. 33. Flori. 36. Luftar, aktor i njohur. 37. Nertila e këngës. 38. E kundërta, dënoj. 39. Përemër vetor. 43. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. 44. Mbrapa. 46. Ent Special.

Sudoku | nivel mesatar 9

6 9

7 3

3 1

2

1

9

1

3

7

6

8

8 2

9 5 4 3 5 3 9

1 7

9

6

5

3 5

9

4

5 7

8 6

9 2 4

3 8

8 4 9

1

8 6

5 6

7

6

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5

8

7

1

2

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1 8

Surfimi nëpër rrugët e përmbytura Një çeke nga qyteti Pisek e ka shfrytëzuar përmbytjen e rrugëve për të bërë ca surfim. 26-vjeçarja Mila është xhiruar duke bërë surf, ndërkohë që tërhiqet nga një automjet. “Ne po ecnim nëpër qytet duke bërë fotografi dhe pastaj i pamë fëmijët duke u spërkatur me ujë dhe kjo na dha idenë”, ka deklaruar Radek, personi që e ka bërë xhirimin. Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje në Republikën Çeke, Gjermani dhe Austri, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Edhe gjate kësaj dite marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jete aspak e mire. Do debatoni edhe për gjene me te vogël me te dhe nuk do ndiheni aspak mire. Beqaret nuk duhet te përdorin vetëm gjestet për te joshur sepse edhe fjalët kane rëndësinë e tyre. Saturni do jete i pozicionuar keq ne planin financiar dhe do e trondite ekuilibrin. Tregohuni shume te kujdesshëm.

Dialogu do jete i vështirë për t’u vendosur sot ne jetën tuaj ne çift dhe problemet ndërmjet jush dhe partnerit nuk do kenë te sosur. Shmangni kokëfortësinë e tepërt nëse nuk doni qe gjithçka te marre tatëpjetën. Beqaret edhe pse do jelegjate gjithë kohës ne kërkim, nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Ne planin financiar do keni disa vështirësi te vogla, por qe do kalojnë shpejt.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dita e sotme do jete mjaft e favorshme për ata qe janë ne një lidhje dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Disa do kalojnë ne një faze me te rëndësishme duke e zyrtarizuar lidhjen. Beqaret meshkuj do jene me te privilegjuar ne dashuri, femrat duhet te presin edhe pak. Ne planin financiar do keni fat do merrni shifra te konsiderueshme parash nga një pune e kryer.

Ju qe i urreni konfliktet dhe debatet ne çift do kaloni një dite te zymte sot. Si ju ashtu edhe partneri nuk do toleroni dhe as do falni. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te bukur dhe pasionante. Mundësitë qe do iu jepen për takime do jene te mrekullueshme. Ne planin financiar do jete Dielli planeti qe do iu ndriçoje rrugën dhe do iu nxite te tregoheni te matur.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Mos kërkoni me shume sesa jepni ne dashuri sepse do keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Komunikimi gjithashtu nuk duhet te ndërpritet për asnjë moment. Beqaret duhet te tregohen sa me realiste dhe te mos mendojnë se jeta është një ëndërr. Nëse doni qe sektori i financave te mos ketë probleme duhet te tregoheni sa me te matur.

Nuk do ketë asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën sentimentale te çifteve. Gjithçka do shkoje sipas planeve dhe do vazhdoni te tregoheni me te hapur. Beqaret do gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Me financat duhet te bëni kujdes. Edhe pse situata duket e ekuilibruar gjithçka mund te përmbyset nëse shpenzoni pa kursim.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do tregoheni me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah sot dhe do ia plotësoni disa dëshira. Nganjëherë është me mire t’i jepni me tepër liri njeri-tjetrit sesa te mundoheni te mbylleni brenda mureve te një lidhjeje. Ata qe janë vetëm as sot nuk do arrijnë t’i japin fund beqarisë. Ne planin financiar me pak durim dhe maturi mund ta përmirësoni ndjeshëm situatën.

Venusi do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nga momenti ne moment mund te lindin debate te mëdha. Beqaret nuk duhet te dekurajohen edhe nëse nuk do e gjejnë menjëherë atë qe kane kërkuar prej kohesh. Çdo gjë ndodh për një arsye. Me financat tregohuni te matur. Po nuk i rezistuat dëshirës për shpenzime marramendëse do keni vështirësi.

2 4 0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

015, 017, 157, 182, 252, 485, 554, 590, 667, 680, 789, 830.

Numra me 4 shifra:

1736, 2100, 2565, 4485, 4695, 6395, 6598, 8784.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 6 shifra:

011542, 025276, 054002, 076829,

092251, 117896, 150557, 155625, 171815, 196320, 201487, 210256, 262351, 315859, 526302, 548959, 648242, 669090, 685562, 792416.

Numra me 7 shifra:

0026563, 4738231, 5263122, 9681998.

Do ngrini shume dyshime për partnerin tuaj sepse ne fakt sjellja e tij kohet e fundit ka lënë shume për te dëshiruar. E mira do ishte te flisni hapur me te. Beqaret do jene me te sigurte ne vetvete dhe nuk do kenë dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar nuk do përballeni me surpriza te këqija megjithatë rekomandohet kujdes dhe maturi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Edhe pse do keni shume angazhime profesionale apo familjare, nuk do e lini pas dore atë qe keni ne krah. Vërtet do lodheni paksa, por me e rëndësishme është mirëqenia ne çift. Beqaret do dalin gjate gjithë ditës me miqtë dhe nuk do e ndiejnë nevojën se dikujt tjetër. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Çiftet do kalojnë një dite te qete dhe pa risi te mëdha. Gjithsesi merrini gjerat si t’iu vijnë. Priten takime te rëndësishme gjate kësaj dite për beqaret, prandaj duhet shfrytëzohet çdo moment. Disa do gjejnë edhe personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar duhen marre masa për ta stabilizuar këtë sektor. Mjaft më me shpenzime marramendëse vetëm për t’ia bere qejfin vetes.

PESHQIT (20/II-19/III) Do jeni shume te lidhur me atë qe keni ne krah sot dhe nuk do doni te qëndroni për asnjë moment larg tij. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do flasin me hapur dhe do i zgjidhin shpejt ato. Beqaret do vazhdojnë edhe sot te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por asnjë nuk ehte e sigurte.


blog

1001

Gazeta MAPO

06.06.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

6 qershor

ditë që formësuan botën

15

Investim i suksesshëm është parashikimi i parashikimit të të tjerëve. John Maynard Keynes

1535

Thomas More ekzekutohet në gijotinë Ai ishte një nga njerëzit më të shquar të epokës dhe një prej më të fuqishmëve në Angli. Tani, i zhveshur nga posti dhe liria, Thomas More kishte mbetur me pak, përveç parimeve të larta dhe kurajës së tij të pazakontë. Më 5 qershor 1535, ai i shkroi së bijës se ‘dëshironte të shkonte te Zoti”. Mëngjesin vijues, duke u ngjitur në skelën rakitike të varjeve pranë Kullës së Londrës, pak para orës 9 të mëngjesit, ai bëri shaka duke thënë se ekzekutori duhet të sigurohej për ngjitjen e tij, pasi “sa i takon zbritjes, me të merrem vetë’. Më pas i tha ekzekutorit që të zhvishej nga shpirti dhe të bënte punën

e tij pa frikë, megjithëse nuk duhet të godiste shtrembër, pasi ai e kishte qafën ‘shumë të shkurtër’. Mbreti i pat kërkuar të mos fliste shumë gjatë ekzekutimit dhe ai e mbajti veten. Fjalët e tij të fundit ironike para se të largonte mjekrën e të vendoste kokën në trung ishin: “kjo nuk e ka fyer Mbretin”. Ashtu si Baroni i Cawdor-it të Shekspirit, Thomas More dukej se “largohej nga gjëja më e dashur që kishte si të ishte veç një cikërrimë”. Përveçse një avokat i suksesshëm, humanist i shquar dhe teolog i studiuar, More kishte qenë në shërbimin mbretëror që nga vitit 1518, duke u bërë kancelar i

lartë në vitin 1529. Ai dha dorëheqjen në maj 1532, në pamundësi për ta pranuar apo mbështetur vendimin e Henrit për t’u ndarë me Katerinën e Aragonit. Por ishte refuzimi i tij për të mos u betuar se pranonte supremacinë mbretërore dhe jo papale të Kishës, që ia vulosi fatin. Këmbëngulja e Henrit VIII për të qeverisur Kishën Anglikane i hapi shpejt rrugë protestanizmit që ai, dhe sigurisht More, e kishin parë si anatemë. Sa i takon More-it, ai u bë martiri arketipal i ndërgjegjes së tij. Në vitin 1935 u kanonizua. –Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

Blitz

Foto lajm

1.52

Milion dollarë në grante ka dhënë Instituti Amerikan i Shëndetit që nga viti 2011, për të studiuar lidhjen mes obezitetit dhe homoseksualitetit.

35

Milionë dollarë është shuma e përafërt me të cilën do të rriten të ardhurat nga taksa federale amerikane Akti i Mbrojtjes së Martesës nuk miratohet.

+133

Është ndryshimi në përqindje që nga viti 1970, i pjesës së fëmijëve amerikanë që rriten në shtëpi me një prind.

400

Mijë dollarë shuma që kërkoi Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të North Dakotas për sfidat legale për ligjin e ri të abortit.

Titulli: Dietë urbane foto: Andreas Lehner

Në Facebook Irena Shabani Kam zbuluar se televizioni është mjaft edukativ, sa herë shfaqen ca fytyra në ekran unë iki në dhomën tjetër dhe lexoj një libër (g.m).

Helidon Tahiraj Deklaratë në heshtje: Ç’ kusur kam unë të rri para përfaqësuesve të PS e të flas për punën e Ministrisë së Shëndetësisë këto 4 vite, o Petrit Vasili që na fluturove si petrit- Halim Kosova.

Genti Çela E dini ç’janë cironkat, gurrneckat? Balena të rritura në socializëm ...

Gilman Bakalli Të gjithë politikanët shqiptarë janë bërë të djathtë: kërkojnë privatizimin e jetës së brendshme të votuesit!

Sokol Shameti Ç’u bë ai autobusi që ishte ideja brilante me të cilën do fitoheshin zgjedhjet? Por të mos flasim për dështimin në formë dhe mjete. Diçka rreth përmbajtjes: Ku është ai programi që na thanë se është çështje ditësh dhe del nga shtypi? Është çështje ditësh dhe vijnë zgjedhjet, në të vërtetë. Apo thjesht të marrim për të mirëqenë faktin që ata thonë se program ka, ndonëse askush nuk e pa kurrë këtë program?

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Të kopjosh në shkollë, është e gabuar. Si t’ua shpjegosh fëmijëve? Simona Ravizza Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fundit që ka lëshuar alarmin për fëmijët që kopjojnë në shkollë ka qenë gazetarja e Wall Street Journal, Sue Shellenbarger, në një nga rubrikat e saj “Work & Family”, dedikuar punës dhe familjes. Për çdo moshë të nxënësit jepen sugjerime për t’i shpjeguar se mashtrimi në bankat e shkollës është gabim. Në Itali, numri i fëmijëve që kopjojnë (në mënyrë të rregullt, apo të rastit) arrin në 34% që në shkollën fillore, një sjellje e përhapur dhe tolerante. “Mashtrimet në shkolla janë një provë e vërtetë dhe e përgjithshme e paligjshmërisë, por paraqiten si veprime sporadike të parëndësishme, ose episode të zakonshme—denoncon sociologu i Universitetit të Urbino-s, Marcello Dei. Mbi këtë argument ai ka publikuar një studim në revistën “Minori Giustizia”. Për ta thënë si një metaforë teatrale, në Itali, shfaqja e mashtrimeve në bankat e shkollës nuk merr ton serioz dhe të dhimbshëm të një drame, por i përket gjinisë së komedisë së lehtë, pikërisht italiane. Por kush ekzagjeron? Janë shumë të ngurtë prindërit jashtë shtetit, apo janë nënat dhe baballarët italianë shumë tolerantë?! Atëherë, si duhet të sillesh me fëmijët që kopjojnë në shkollë? Ky fenomen u përhap nga të ashtuquajturit sipërmarrës dhe shkrimtarë të famshëm. Luca Cordero, në kohën kur ishte në krye të “Confindustria”, u kishte rrëfyer studentëve të Universitetit të Romës: “Në shkollë isha kampion për të kopjuar dhe kjo tregon se edhe ai që kopjon ka shpresa për të ecur përpara”. Më parë, në vitin 1997, Claudio Magris në rreshtat e Corriere-s kishte shkruar: Lavdërimi i kopjes «Të kopjosh është një detyrë, shprehje e besnikërisë dhe e atij solidariteti vëllazëror me atë që ndan fatin tënd (s’ka rëndësi nëse kjo ndodh për një orë apo më shumë) që përbën themelin e etikës. (…) Ai që di më shumë nga

informatika ose nga latinishtja në krahasim me shokun e bankës dhe nuk përpiqet ta ndihmojë, do të mbetet gjithmonë një kopuk». Të butë shpesh janë dhe profesorët, që në raste të tilla kthejnë kokën për të mos parë kush kopjon. Kështu, në ditët e fundit drejtuesit e Shoqatës Kombëtare dhe personalitete të larta të shkollës u detyruan t’i shkruajnë ministres së re të Arsimit, Maria Chiara Carrozza: «Së shpejti do të fillojnë provimet shtetërore-nënvizojnë dekanët- Një moment i rëndësishëm i dhënë në kushtetutën tonë, besueshmëria e së cilës në vitet e fundit është prekur fuqishëm nga raportimi i shumë rasteve në të cilat nuk është garantuar sjellja e duhur e provave.(…) Me peshë është gjithashtu një mungesë e përhapur e qëndrueshmërisë në zbatimin e rregullave, të cilat së bashku me një “mirëkuptim” të gabuar ndaj studentëve, çon në një tolerancë madje dhe justifikon ndihma të panevojshme». Apeli: “Mos i lini më studentët të kopjojnë”, është një refren i porsa rilançuar nga Gruppodifirenze.blogspot, që është një fushatë e shkollave për meritën dhe përgjegjshmërinë. Sociologu Marcello Dei është kategorik: «Nga mashtrimet në shkollë, deri te paligjshmëritë e përhapura në jetën publike dhe private të vendit, ka një vijë lidhëse. Respekti i ligjshmërisë nis që në bankat e shkollës». T’i shpjegosh fëmijës se si t’i rezistojë tentativës për të kopjuar, është një sfidë e rëndësishme: «Sugjerimi im është të mos e fajësosh asnjëherë, sidomos kur është 5/6 vjeç, ku nuk arrin të perceptojë kuptimin negativ që të rriturit kanë për ‘të kopjuarit”, - shpjegon Emanuela Confalonieri, psikologe e Universitetit Katolik. «Është më mirë që të kuptojë se duhet të gjeni së bashku një mënyrë që të bëjë detyrën e kopjuar në një formë tjetër”. Pas një studimi të 2008, disa psikologë amerikanë të Ohio State janë shprehur se: «Kush nuk kopjon, ka më tepër personalitet». Por të kesh personalitet sot, përbën një avantazh? Kjo në fakt është një çështje tjetër… Përgatiti: Miklovan Lugaj, shkëputur nga “Corriere della Sera”.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 06.06.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 6 qershor ok