Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Kritikët turq të Erdogan dhe një analizë e Zhejit në “Zaman” Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 5 nëntor 2013. Numër 1055. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Sherri për lojërat e fatit, mësuesja mbytet nga i shoqi me këllëf jastëku

videot e “Fiks Fare” PS, 2 mijë lekë për një votë në korçë, PD: Të përsëriten zgjedhjet Emisioni investigativ transmeton pamjet e abuzimeve të shtabit elektoral të PS-së në Korçë. Studentët paguheshin nga 2 mijë lekë të reja për udhëtimin nga Tirana drejt vendlindjes, për të votuar kandidatin socialist, Sotiraq Filo. PD: Prokuroria të nisë hetimet për faktet tronditëse. Kërkojmë anulimin e rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve

Viktima, Radivije Brahja

Tragjedi familjare në Sauk, ku mësuesja e shkollës 9-vjeçare është mbytur nga i shoqi pas një konflikti me të. Familjarët dyshojnë për vdekje natyrale dhe lajmërojnë policinë, por ekspertiza zbulon krimin. 47-vjeçari vetëdorëzohet në polici dhe deklaron se ishte i dehur Faqe 7

Vizita e Papulias, problemet mbeten hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Çfarë do të thotë të jesh profesor në universitet sot?

blog Gilman Bakalli

Partia apo Shqipëria?

koment Reis Çiço

Një prej studenteve korçare duke dalë nga zyrat e PS

KLSH: 9 mln USD abuzime në 6 muaj, një e treta në QSUT Abuzimet e administratës me taksat e shqiptarëve për gjashtëmujorin e parë të vitit kanë rezultuar më shumë se 9 milionë dollarë, sipas gjetjeve që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Dëmi përfshin sektorin e tenderave, sektorin e doganave, taksave, rrugëve, në pushtetin lokal dhe Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Sipas raportit zyrtar të KLSH-së, referuar gjetjeve... Faqe 6

Rama: Më e keqja në ekonomi kaloi, 2014, një vit reformash të dhimbshme “Kush e ëndërron skenarin grek për qëllime politike, por qoftë dhe kush në mënyrë të arsyeshme i trembet rrënimit të mëtejshëm ekonomik për arsye të krizës tronditëse që kemi trashëguar, duhet ta ketë fare të qartë se më e keqja do të kalojë më 2013.”

"Çfarë do të thotë të jesh profesor në universitet sot?" ishte titulli...

Integrimi i vendit në BE është prioritet kombëtar, për të cilin të gjitha forcat politike duhet të jenë...

je, ku dukej qartë pagesa prej 2000 lekësh të reja që shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Socialiste iu shpërndante disa studentëve që ishin njoftuar paraprakisht me telefon... Faqe 5

Dëmi përfshin sektorin e tenderave, sektorin e doganave, taksave, rrugëve dhe në pushtetin lokal. Por më shumë se 30 për qind e abuzimeve i përkasin Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, me emërime mbi organikën e lejuar

Presidenti Nishani kërkoi heqjen e Ligjit të Luftës dhe trajtim të çështjes çame nga Greqia. Papulias tha se politika e integruar detare do të jetë përparësi për presidencën greke të BE-së. FAQe 3

op-ed / 10-11

Dymijë lekë të reja ka kushtuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qyteti, Sotiraq Filo. “Fiks Fare” zbuloi dje disa pam-

Kryeministri Rama duke folur dje para deputetëve në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar ka siguruar shqiptarët se për ekonominë shqiptare nuk do të ketë një përsëritje e skenarit grek, pra të krizës që po përjeton ende fqinji ynë. Duke pranuar situatën e rëndë ekonomike, Rama ka theksuar se qeveria që ai drejton nuk do të lejojë kurrsesi që vendi të shkojë... Faqe 4

prezantimi

Avokati ceremonial

Nevila Xhindi nga UET, emërohet nënkryetare e re e Bashkisë Tiranë

FAQE 8

12 universitet

UET sjell në shqip "gurunë" e marketingut Philip Kotler Philip Kotler, autori që i ka dhënë Marketingut kuptimin e sotshëm, vjen në shqip nga UET dhe UET Press. Sot në 13:00 në hollin e UET promovohet libri i tij dhe kolegut Armstrong, “Parimet e Marketingut” si dhe kolana e teksteve ekonomike universitare të UET.

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Crown Agents nuk është rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë E kemi pranuar prej kohësh që pothuajse s’mbahen mend patronazhin ndërkombëtar në punët e Shqipërisë. Sa herë ka ngërç, krizë, kaos apo dhe luftë si ajo e 1997-ës, sytë e shpresës drejtohen nga Roma, Vjena, Berlini, Londra, e sidomos Uashingtoni. Ky ‘partneritet’ nevoje, ky patronazh dhe paternalitet në daç është herë-herë edhe arbitrar, por të shpëtojmë prej tij ose s’kemi ditur, ose s’kemi dashur ose edhe mundur nuk kemi. Një rast patronazhi, kësaj here i paguar me një shumë (të majme duhet thënë) financiare është edhe ky i agjencisë britanike ‘Crown Agents’ që do të mbikëqyrë punët e doganave shqiptare. Doganat, edhe kjo ashtu si patronazhi është dije e përgjithshme...


2

afër/larg

1

politikë/ Basha: Ndërhyrjet

arbitrare ndaj pronës po kultivojnë vetëgjyqësinë

Faqe 4

politikë/ Zgjedhjet në

Korçë, “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga PS

Faqe 5

kronikë/ Sherri për lojërat e

fatit, mësuesja mbytet nga i shoqi me këllëf jastëku

Faqe 6

Të ndarë përgjithësisht në dy grupe të mëdha. Ata që e kundërshtojnë influencën e Ankarasë dhe e shohin atë me frikë si një tentativë që ka për qëllim ta islamizojë Shqipërinë e Kosovën dhe përmes kësaj të rrisë ndikimin e saj

Nga ana tjetër kjo në një farë mënyre vodhi edhe protagonizmin që shqiptarët e pretenduan ta kishin të paktën në ditët menjëherë pas vizitës. Në Ankara mediat kryesore dhe opinionistët shkruan më shumë për konfliktin që u prodhua me Beogradin “në një gotë uji”, prej deklaratës së Erdoganit, se sa me të ardhmen e marrëdhënieve mes shqiptarëve në Ballkan dhe Turqisë.

Kritikët turq të Erdogan dhe një analizë e Zhejit në “Zaman” Vladimir Karaj

V

izita e kryeministrit turk, Rexhep Tayip Erdogan në Prishtinë ishte me gjasë një nga gjërat më interesante të muajit të fundit. Provë për këtë ishin reagimet shumëngjyrëshe që e pasuan. Tirana, Prishtina, Beogradi dhe Ankaraja u përfshinë në një javë të ethshme diplomacie, deklaratash e kundër-deklaratash, ndërsa media në të katër kryeqytetet po ashtu gëloi me debate mbi atë çka përfaqësoi vizita apo ç’fshihet përtej saj. Mediat në Prishtinë dhe Tiranë ishin masivisht në koherencë me njëra-tjetrën. Në pjesën më të madhe, ato u morën kryesisht me fenë, historinë, frikërat, vëllazërinë dhe pritshmëritë. Të ndarë përgjithësisht në dy grupe të mëdha. Ata që e kundërshtojnë influencën e Ankarasë dhe e shohin atë me frikë si një tentativë që ka për qëllim ta islamizojë Shqipërinë e Kosovën dhe përmes kësaj, të rrisë ndikimin e saj në këto vende, duke i penguar në rrugën drejt Perëndimit. Apo të tjerë që shohin në fuqizimin e rolit të Turqisë në rajon reminishenca të Perandorisë Osmane dhe që duke mos ia “falur” fqinjit pushtimin e deri para 100 viteve, e panë vizitën dhe deklaratat që pasuan si një fyese dhe ndoshta kërcënuese për nacionalizmin shqiptar. Deputetja e Kosovës, Alma Lame dhe një shkrim i saj i botuar në MAPO pak ditë para vizitës është një ndër përfaqësuesit e kundërshtuesve. Grupi i dytë është ai që sheh në anë të kundërt, por në lidhje me të njëjtat terma (fenë dhe nacionalizmin). Ai nuk e sheh Turqinë si kërcënim dhe ndikimin fetar, që mund të vijë prej andej e mirëpret. Në këtë grup janë një pjesë e madhe e atyre që gjithashtu e

shohin me më shumë ngjyra vitet e Perandorisë Osmane apo gjejnë tek Ankaraja, po për shkak të nacionalizmit (ashtu si kundërshtarët) aleatin kundër armiqve më të afërt që janë në Beograd e Athinë. Për ta, lidhja me Ankaranë do ta ndihmonte Shqipërinë dhe Kosovën të sfidonin fqinjët përgjithësisht më të fortë. E ndërsa Athina nuk u përfshi në debat edhe pse drejtpërdrejt e rrezikuar nga Ankaraja për influencën ne rajon, Beogradi u ndez prej deklaratave të Erdogan në Prizren. “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, tha kryeministri turk. Mjaftueshëm për protesta në rrugët e kryeqytetit serb dhe po ashtu edhe për deklarata të ashpra nga Beogradi zyrtar. Ata sigurisht kanë këngën e tyre të vjetër: “Kosova është Serbi”. Përtej kësaj duket se kjo ua vodhi momentin shqiptarëve që u gjendën në njëfarë mënyre jashtë loje edhe pse ishin aktorët kryesorë të përplasjes. (E hidhur në njëfarë mase për të gjithë shqiptarët të rishohin se si “pretendohesh” prej të tjerëve, ndërsa mendon që je më vete). Nga ana tjetër, kjo në njëfarë mënyre vodhi edhe protagonizmin që shqiptarët e pretenduan ta kishin të paktën në ditët menjëherë pas vizitës. Në Ankara mediat kryesore dhe opinionistët shkruan më shumë për konfliktin që u prodhua me Beogradin “në një gotë uji”, prej deklaratës së Erdoganit, se sa

Në këtë grup janë një pjesë e madhe e atyre që gjithashtu e shohin me më shumë ngjyra vitet e Perandorisë Osmane apo gjejnë te Ankaraja po për shkak të nacionalizmit (ashtu si kundërshtarët) aleatin kundër armiqve më të afërt që janë në Beograd e Athinë.

Një gjë është e qartë, marrëdhëniet e reja entuziaste të standardit rajonal me Turqinë janë realiste, të shëndetshme dhe në suazën e një koncepti të mirëfilltë gjeopolitik”, shkruan Zheji. Ky në fakt është ndër të paktat qëndrime që nuk është varur në stereotipet fetare dhe nacionaliste

me të ardhmen e marrëdhënieve mes shqiptarëve në Ballkan dhe Turqisë. Në disa artikuj të Zaman apo Hurryiet hapësirën kryesore e mori “gafa” e kryeministrit Turk, që më pas u sqarua si keqpërkthim dhe keqkuptim. Burak Bekdil, në një opinion në Hurryiet kritikon diplomacinë e Ankarasë në shkrimin: “Ne jemi bota” dhe ironizon duke thënë pak a shumë se “Kosova duhet të ketë kujdes sepse vendet me të cilat Turqia ka deklaruar se ka pasur histori të përbashkët, nuk i kanë pasur mirë punët në të ardhmen me Ankaranë”. Në Zaman kritika është më serioze. Ajo e “akuzon” kryeministrin se ka bërë një gafë dhe ka minuar përpjekjet e Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit Abdullah Gül për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por përtej kësaj, Zaman ka parë të arsyeshme të japë hapësirë edhe për këndvështrimin shqiptar në histori, duke botuar një shkrim të Artur Zhejit: “Fillesat e një Gjeopolitike të Re”, botuar më herët në Panorama. Zheji i interpreton lidhjet e reja mes Tiranës (apo faktorit shqiptar në përgjithësi) me Turqinë, si një rrugë të re të kërkuar prej diplomacisë shqiptare apo si “ristrukturim i “korsive preferenciale”. Për Zhejin, angazhimi personal i Ramës është fryt i “real politikës”. “Një gjë është e qartë, marrëdhëniet e reja entuziaste të standardit rajonal me Turqinë janë realiste, të shëndetshme dhe në suazën e një koncepti të mirëfilltë gjeopolitik”, shkruan Zheji. Ky në fakt është ndër të paktat qëndrime që nuk është varur në stereotipet fetare dhe nacionaliste, rreth të cilave janë shkruar pjesa më e madhe e shkrimeve të kësaj vizite, duke dhënë ndoshta edhe një panoramë më të qartë të situatës.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.11.2013

3

Vizita e Papulias, problemet mbeten hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë Presidenti Nishani kërkoi heqjen e Ligjit të Luftës dhe trajtim të çështjes çame nga Greqia. Papulias tha se politika e integruar detare do të jetë përparësi për presidencën greke të BE-së. Takime edhe me Ramën e Metën Presidenti Bujar Nishani i kërkoi homologut grek, Karolos Papulias, heqjen e Ligjit të Luftës pas një bisede 2-orëshe në Presidencë, ku u diskutuan problemet e vjetra dhe të reja mes dy vendeve. Duke e cilësuar presidentin grek një mik të shqiptarëve, Nishani përsëriti kërkesën e Shqipërisë për trajtimin e pronave të çamëve, por edhe zgjidhjen e çështjes së toponimeve. “Kërkova që Parlamenti grek të shfuqizojë Ligjin e Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, si edhe abrogimin e të gjitha ligjeve që rrjedhin prej tij dhe që janë në kundërshtim me nenin 15 të Traktatit të Miqësisë”,- tha Presidenti Nishani, ndërkohë që shoqata “Çamëria” ishte mbledhur në një tubim proteste tek Piramida. Presidenti grek preferoi t’i anashkalonte këto çështje në deklaratën e tij për mediat, ku shprehu dëshirën që marrëdhëniet Shqipëri-Greqi të ecnin përpara. “Vizita ime më jep rastin që t’u japim një shtysë të re marrëdhënieve greko-shqiptare. T’i mbështesim ato në elementët që na bashkojnë. Kjo është në interes të të dyja vendeve tona, por edhe të rajonit”, - tha Papulias, ndërsa premtoi mbështetjen energjike të Greqisë për procesin e integrimit europian, siç ka vepruar pa u lëkundur edhe në të kaluarën. Marrëveshja për detin

Përtej deklaratave diplomatike për një angazhim drejt forcimit të marrëd-

hënieve shqiptaro-greke, qasjet janë të ndryshme për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull. Marrëveshja për kufirin detar është njëri prej tyre, i diskutuar edhe në nivel ministrash gjatë takimeve që delegacioni grek zhvilloi në Tiranë. Për presidentin Nishani, kjo çështje duhet zgjidhur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm të Shqipërisë. Marrëveshja e arritur në vitin 2009, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Greqia duket se kërkon rishikimin e disa aspekteve teknike të këtij dokumenti. Presidenti Papulias ofroi një zgjidhje në kuadër të nismës së Bashkimit Europian për 2014. “Informova mikun tim, zotin President, se politika e integruar detare do të jetë një përparësi si për presidencën e pritshme greke të BE-së, ashtu dhe për presidencën italiane që do ta zëvendësojë”, - tha më tej Presidenti grek. Kreu i shtetit grek theksoi se të gjithë janë koshientë që pakicat greke në Shqipëri duhet të respektohen, ashtu sikundër dhe qindra mijëra emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. “Ata përbëjnë një element të rëndësishëm në marrëdhëniet tona mes dy vendeve”, - tha ai.

Mësohet se për nder të presidentit Papulias, Meta ka shtruar edhe një drekë zyrtare, ku morën pjesë nënkryetarët e Kuvendit, kryetaret e komisioneve parlamentare, Majlinda Bregu dhe Arta Dade, krerët e grupeve parlamentare dhe deputetë të tjerë të Parlamentit.

Takimet e tjera

Pas Presidencës, kreu i shtetit grek takoi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. “Kryetari i Kuvendit, Meta dhe presidenti Papoulias ndanë bindjen se tash-

më ka filluar një erë e re bashkëpunimi mes dy vendeve dhe se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen më tej përmes komisioneve të përbashkëta të punës dhe përmes frymës konstruktive dhe vullnetit të sinqertë”,- thuhet në deklaratën për shtyp të Kuvendit. Mësohet se për nder të presidentit Papulias, Meta ka shtruar edhe një d r e k ë z y r t a r e, ku m o r ë n p j e s ë nënkryetarët e Kuvendit, kryetaret e komisioneve parlamentare, Majlinda Bregu dhe Arta Dade, krerët e grupeve parlamentare dhe deputetë të tjerë të Parlamentit. Në orët e pasdites Presidenti grek është takuar edhe me kryeministrin Rama, i cili shprehu gatishmërinë për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit m Greqinë. “Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi se një kapitull i ri do të shënojë bashkëpunimin e dyanshëm, si dhe atë rajonal”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë. Nga ana e tij, presidenti Papulias e siguroi Ramën për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Gjatë ditës së sotme, Presidenti grek do të takojë kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe do të udhëtojë me helikopter për në jug të vendit, ku do të zhvillojë një vizitë në varrezat e ushtarëve grekë.

Çamët-Papulias: Mbaj premtimin e dhënë 20 vjet më parë Idrizi: Vizita të shfrytëzohet për pajtim historik mes dy vendeve dhe Papulias të luajë këtë rol Shoqata “Çamëria” i kërkoi dje presidentit Papulias të mbante premtimin e dhënë 20 vite më parë për çështjen çame. Në protestën e zhvilluar tek Piramida, kryetari i shoqatës, Ardian Tana tha se zgjidhja e kësaj çështjeje do të sillte marrëdhënie më të mira mes dy vendeve. “Z.Papoulias, çështja çame është një çështje ende e pambyllur dhe t’i je shprehur se duhet të kalohet 20 vite që të mbyllet kjo çështje. Ndaj 20 vite kaluan dhe Papoulias duhet të mbajë fjalën e atëhershme për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Ne duam t’i

tregojmë Papoulias se çështja çame do kontribuonte në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana sot gjatë protestës. Në fjalën e tij, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka theksuar origjinën e z.Papoulias ndërsa i ka bërë thirrje që vizitën ta shfrytëzojë për pajtim

historik të 2 kombeve. Me një gjuhë patriotike, Idrizi përmendi çështjen ende të pazgjidhur të çështjes çame dhe ligjit të luftës që Greqia ende e ka në fuqi me Shqipërinë. Idrizi i ka kërkuar Papoulias të mbajë fjalën e dhënë para 20 vitesh.  “Presidenti i Greqisë është bashkëkombësi ynë, çam ortodoks dhe vetëm ai nuk duhet të ketë frikë nga kompleksi, ai është dëshmitar i gjallë i genocidit që është bërë ndaj vëllezërve të një gjaku, ai ka luftuar krah për krah me batalionin ‘Çamëria’.  Nga ky shesh i bëjmë thirrje Papoulias, të takon për moshën që ke, luaj rolin e pajtuesit mes dy vendeve, për gjakun që ke, mos u bëj bartës i segmenteve anakronike të vendit ku je prijës. Keni rastin historik t’i bëni shërbimin dy kombeve që i përkisni. Nga zgjidhja e çështjes çame dhe heqja e Ligjit të Luftës”,- tha Idrizi në tubim. 

takimi

Tryeza ekonomike Gazsjellësi TAP, bashkëpunim mes dy vendeve Në Tiranë u zhvillua dje një tryezë e përbashkët shqiptaro-greke, në fokus të së cilës ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në tryezë ishin të pranishëm edhe presidentët e dy vendeve, Nishani dhe Papoulias. Gjatë fjalës së tij, presidenti grek siguroi se investimet greke do të jenë të pranishme në Shqipëri, pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirën shtetin helen. “Objektivi grek është të përforcojmë aktivitetin ekonomik dhe investimet tona në gjithë sektorët. Përshëndes projektin e gazsjellësit TAP që përbën një zhvillim të rëndësishëm dhe shpreh vullnetin për bashkëpunimin mes vendeve tona. Përtej krizës ekonomike prezenca e investimeve tona në Shqipëri është dhe do mbetet e rëndësishme. Greqia ka qenë në radhët e investitorëve kryesorë në Shqipëri. Mijëra qytetarë punojnë në bizneset kryesorë. Jemi partnerët e dytë tregtarë. Ne jemi gati të intensifikojmë në fushën e biznesit, tregtisë, energjisë, ndërtimit dhe teknologjisë së lartë” u shpreh presidenti Papoulias. Presidenti Papoulias garantoi edhe njëherë mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendit tonë. “Greqia ka si objektiv strategjik integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Greqia do të mbështesë perspektiven dhe itinerarin evropian të Shqipërisë, me kushtin që të përmbushen reformat e kërkuara. Jam optimist për të ardhmen e marrëdhënieve tona”,- u shpreh Presidenti grek. 


4

fokus

ngjarje e ditës

Ndërtimet

Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha reagoi dje ndaj kontratës që qeveria shqiptare ka lidhur me kompaninë “Crown Agents”, si dhe situatës më të fundit që lidhet me prishjen e objekteve me leje

Basha: Ndërhyrjet arbitrare ndaj pronës po kultivojnë vetëgjyqësinë “Kontrata për menaxhimin e doganave shqiptare është e mbushur me elementë të errët, abuzivë, të paligjshëm dhe të papranueshëm. 4.5 milionë euro në vit do t’i paguajë qeveria shqiptare kësaj kompanie private kundrejt shërbimeve ende të paqarta në detajimin e tyre. 400 mijë euro do t’i merren arkës së publikut vetëm për të blerë makina luksi për agjencinë në fjalë”. TIRANË Pa e cekur konkretisht me

emër, kryetari i opozitës Lulzim Basha reagoi dje edhe ndaj situatës më të fundit në Vlorë, ku prej dy ditësh inspektorët e INUK-ut dhe forcat e policisë kanë rrethuar kompleksin “Jon” në zonën e “Ujit të Ftohtë”, duke shkaktuar tension tek banorët, që janë pronarë të apartamenteve në këtë kompleks. Gjatë fjalës së mbajtur, në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Basha reagoi në parim ndaj fenomenit që po ndodh, duke shtuar se ndërhyrjet sipas tij arbitrare po kultivojnë fenomenin e vetëgjyqësisë.”…Ndërhyrjet arbitrare, kundër të drejtave themelore, kundër pasurisë dhe pronës së qytetarëve dhe paligjshmëria si sjellje konstante e qeverisë, përligjin vetvetiu dhe në mënyrë të r r e z i ksh m e ve t ë mb r o j t j e n e qytetarëve, kultivojnë në shkallë të gjerë vetëgjyqësinë, çfarë nuk mund të jetë, e nuk duhet të jetë kurrë qëllimi i një shteti. Askush nuk duhet të shpresojë se mund të marrë peng liritë demokratike dhe Shqipërinë demokratike”,- tha dje Basha. Gjithashtu, në fjalën e tij, kryetari i opozitës u përqendrua edhe në lëvizjen më të fundit të qeverisë, që lidhet me kontratën, që ajo ka nënshkruar me kompaninë “Crown Agents”. “Kontrata për menaxhimin e doganave shqiptare është e mbushur me elementë të errët, abuziv, të paligjshëm dhe të papranueshëm. 4.5 milionë euro në vit do t’i paguajë qeveria shqiptare kësaj kompanie private kundrejt shërbi-

meve ende të paqarta në detajimin e tyre. 400 mijë euro do t’i merren arkës së publikut vetëm për të blerë makina luksi për agjencinë në fjalë. ‘Të gjitha këto pagesa dhe favore të tjera do t’i jepen agjencisë për rritjen e të ardhurave doganore’, - thotë qeveria. Bashkë me qytetarin e vëmendshëm kemi të drejtën dhe detyrimin të konstatojmë sot: “Crown Agents” do të paguhet për rritjen e të ardhurave të ulura nga vetë qeveria Rama. Këta pra, në rastin më të mirë, do të mbledhin të ardhurat që vijnë natyrshëm dhe në vazhdimësi nga doganat, por që do të duken të rritura për shkak të uljes së tyre artificiale dhe të paligjshme nga vetë Rama. Ky është shembulli “par excellence” i kapjes së shtetit. Ky është një batakçillëk, në përputhje me stilin e një kryeministri, që kërkon të bëjë sukses me gjetjen e një gjëje që ka fshehur vetë”,- tha dje Basha. Sipas tij, “nevoja për këtë marifet të ulët, përputhet edhe me vlerësimin dhe qëndrimin e Bankës Botërore ndaj kompanisë ‘Crown Agents’, të cilën e ka përjashtuar për gjashtë muaj nga projektet e saj për praktika mashtrimi”. Basha shpjegoi gjithashtu se në kontratën e qeverisë me “Crown Agents” nuk sqarohet statusi dhe përshkrimi i hollësishëm i detyrave që do të kryejë kjo kompani, raporti i saj me administratën doganore shqiptare dhe me projekte të tjera bashkëpunimi dhe asistence që ka në vijimësi dogana shqiptare me partnerët europianë. Sipas tij, sqarohet vetëm një pjesë e asaj çfarë do të

“Kontrata është e paligjshme sepse përjashton në mënyrë arbitrare nga pagimi i çdo lloj takse kompaninë dhe punonjësit e saj, duke krijuar në mënyrë të paprecedentë një pabarazi me kompanitë e asistencës që operojnë në vend dhe me qytetarët shqiptarë apo të huaj që i japin asistencë sistemit tonë doganor”

përfitojë kjo agjenci, por jo çfarë do të bëjë. “Qeveria ende nuk e ka paraqitur në Kuvend shtojcën “C” ku detajohen të tjera çështje, që ajo ka zgjedhur në mënyrë të kundraligjshme t’i mbajë sekret apo ka rezervuar të drejtën t’i ndryshojë deri në çastin e fundit në varësi të reagimit publik. Është abuzive kjo kontratë, sepse e para dhe më elementarja, nuk bazohet në asnjë analizë dhe në asnjë studim konkret në lidhje me problematikën e doganave shqiptare, nuk jep përgjigje të qartë pse duhet të bëhet, çfarë problemesh kanë doganat shqiptare që nuk i zgjidhka dot administrata dhe faktori vendas me ndihmën institucionale të Bashkimit Europian tash 23 vjet, por u dashka pajtuar një agjenci private që do të paguhet gati-gati, sa paguhet gjithë personeli shqiptar i doganave”, - shtoi ai. Basha theksoi gjithashtu se, “kontrata është e paligjshme sepse përjashton në mënyrë arbitrare nga pagimi i çdo lloj takse kompaninë dhe punonjësit e saj, duke krijuar në mënyrë të paprecedentë një pabarazi me kompanitë e asistencës që operojnë në vend dhe me qytetarët shqiptarë apo të huaj që i japin asistencë sistemit tonë doganor”. Për të gjitha sa më sipër, kjo kontratë për PD-në konsiderohet e papranueshme.

Ambasada britanike: Akuzat ndaj “Crown Agents” nuk qëndrojnë Ambasada britanike doli dje në mbrojtje të kompanisë “Crown Agents”, e cila është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të asistuar mbledhjen e të ardhurave në dogana. Ndryshe nga sa pretendon opozita, përmes një deklarate për shtyp, Ambasada britanike pohoi dje se akuzat ndaj saj janë të rreme dhe të pandershme. “Është e rëndësishme të merret në konsideratë se ‘Crown Agents’ është një kompani shumë e respektuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ishte pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar derisa u privatizua në vitin 1997, dhe qeveria britanike ka ende një vend në Fondacionin ‘Crown Agents’ që mbikëqyr aktivitetet e kompanisë”,sqaroi ambasada britanike në një njoftim zyrtar për median. Duke dhënë detaje rreth kompanisë, diplomatët britanikë thanë se ‘Crown Agents’ ka qenë e përfshirë në më shumë se njëqind vende të botës, dhe ka punuar gjerësisht në projekte për qeveritë e Mbretërisë se Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Ajo ka

menaxhuar projekte specifike në fushën e doganave në Bullgari, Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë . “Ata që punojnë në projektet e ‘Crown Agents’ për qeverisjen e mirë dhe të ardhurat, janë gati të gjithë zyrtarë në shërbim apo në pension nga shërbimet britanike doganore, ose të shërbimeve doganore të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Europian”, - pohon Ambasada. Sipas saj, aktivitetet e ‘Crown Agents’ janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe procedurat e Bashkimit Evropian. Kompania britanike ‘Crown Agents’ i ka propozuar qeverisë së Shqipërisë një projekt për të përmirësuar menaxhimin dhe performancën e shërbimit doganor, duke përfshirë elementet e rekrutimit, trajnimit dhe menaxhimit të karrierës. Por ambasada sqaron se, vendimi për këtë projekt të propozuar varet tërësisht nga qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti shqiptar, duke marrë parasysh nevojat e Shqipërisë, përmbajtjen e projektit, dhe koston.

reagimi

Berisha: Rrethimi i kompleksit “Jon”, akt banditesk i Edi Ramës TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje ndaj rrethimit të kompleksit “Jon” në Vlorë nga inspektorët e INUK-ut dhe forcat e policisë. “Me urdhër të Edi Ramës, Policia në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si një bandë socialiste, prej më shumë se 24 orësh ka rrethuar me shiritin e zonës së krimit një pallat në qytetin e Vlorës. Ajo nuk lejon banorët e pallatit të hyjnë në apartamentet e tyre ku banojnë dhe që i kanë të blera e hipotekuara në përputhje me të gjitha ligjet e vendit. Pallati është ndërtuar me leje, në pronë private, me kredi bankare dhe është hipotekuar konform rregullave të shtetit. Krimi i vetëm i pallatit është se njëri nga investitorët e tij ka qenë vjehrri i kryetarit të PD, kundërshtarit të Edi Ramës, të cilin ky i fundit e urren për vdekje. Ndaj dhe dënon kolektivisht të gjithë banorët e pallatit”, - shkruan Berisha. Më tej ai shton: “Kjo që ndodh me qytetaret e pallatit të rrethuar me shiritin e zonës së krimit dhe moslejimi i banorëve për të hyrë në shtëpitë ku banojnë është dëshmi flagrante e shtetit policor të Edi Ramës, është kushtrim i vërtetë për çdo qytetar për t’u ngritur ndaj akteve shtetërore banditeske me të cilat Edi Rama me urrejtjen e tij të papërmbajtur dhunon Kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, përdor anti-ligjin për të shkatërruar ligjin”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.11.2013

5

Edhe pse pritshmëritë flisnin për një fitore të sigurt të kandidatit të majtë, politika shqiptare nuk i është shmangur sërish fenomenit aq shumë të përfolur në zgjedhjet e fundit, asaj të blerjes së votës në çfarëdolloj forme

denoncimi

Pjesë nga emisioni i “Fiks Fare” për zgjedhjet në Korçë Biseda me dy vajza korçare, studente në Tiranë Studentja – Mua më thanë, bile i takova atje tek qendra e votimit. Votove, po, po, i thashë unë, pa merak, edhe më tha bile ma jep çik emrin që të ashu, që të them që votove, nuk është se do vëmë vetë. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra, nuk është e nevojshme, ça është ky 2 mijë lekësh që hyn e del… Kemi ikur me studime të gjithë në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Partia Socialiste jep shuma lekësh që unë të votoj për ta. Fiksi – Sa lek do ju japin ju ata? Studentja – 20 mijë (të vjetra). Fiksi – Po pak janë. Studentja – Po vetëm rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vinë të votojnë njëherë, është p.sh si në Selanik, e marrin ata që janë emigrantë dhe paguajnë vetëm rrugën, nuk është se japin lek… Nuk ka shumë votues. Biseda me anëtarët e shtabit të Rilindjes Studentja : Mirëdita! Si jeni? …. quhem. Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar? Studentja: Po, më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja, duhet të vija të paraqitesha këtu. Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë numrin e telefonit). Studentja: 06…… Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar, duhet të jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë…. Studentja: Po, patjetër! Stafi i Rilindjes: Ju faleminderit që na mbështesni!

Zgjedhjet në Korçë, “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga PS Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar me detaje mënyrën se si shtabi i PS-së operonte me studentët, të cilët më përpara kontaktoheshin në telefon, ku u tregohej fillimisht që duhet të votonin e më pas të merrnin pagesën. TIRANË Dymijë lekë të reja ka kush-

tuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qyteti, Sotiraq Filo. “Fiks Fare” zbuloi dje disa pamje, ku dukej qartë pagesa prej 2000 lekësh të reja që shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Socialiste iu shpërndante disa studentëve që ishin njoftuar paraprakisht me telefon. Edhe pse pritshmëritë flisnin për një fitore të sigurt të kandidatit të majtë, politika shqiptare nuk i është shmangur sërish fenomenit aq shumë të përfolur në zgjedhjet e

fundit, asaj të blerjes së votës në çfarëdolloj forme. Në rastin e zgjedhjeve në Korçë, mënyra për t’i tërhequr studentët drejt kutive të votimit ishte mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit gjatë fundjavës, pra 2000 lekë të reja për çdo votë pro PS-së. Kamerat e emisionit “Fiks Fare” të “Top Channel” kanë filmuar të gjithë procesin e pagesës që u është bërë studentëve në këmbim të votës. Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar me detaje mënyrën se si shtabi i PS-së operonte me studentët, të cilët më përpara kon-

Korçë, KQZ: Filo, fitues me 10 mijë vota diferencë Zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar bashkie në Korçë nuk kanë sjellë asnjë surprizë. KQZ ka shpallur rezultatin paraprak të zgjedhjeve duke deklaruar fitues Sotiraq Filon e PS. "Sipas informacioneve të marra nga Vendet e Numërimit të Votave rezulton në Bashkinë Korçë, kandidati Sotiraq Stratobërdha ka marrë 5 284 vota, ndërsa kandidati Sotiraq Filo ka marrë 15 973 vota", tha zëdhënësja e KQZ-së.

taktoheshin në telefon, ku u tregohej fillimisht që duhet të votonin e më pas të merrnin pagesën. Të gjithë studentët që do të votonin kandidatin e PS-së, ishin të regjistruar në një listë, të cilën e mbanin disa të rinj, anëtarë të shtabit të kandidatit Filo. Në këtë listë studentët ishin të regjistruar me numra telefoni celular. Pasi verifikonin që studentët kishin votuar nëpërmjet bojës në gishtin e madh të dorës, atëherë bëhej pagesa prej dymijë lekësh. Gazetarët e “Fiks Fare” arrijnë të komunikojnë vetë me disa studentë, të cilët pohojnë

Halimi: Të anulohen zgjedhjet në Korçë “Zakoni i keq i socialistëve mesa duket vazhdon. Denoncimi i “Fiks Fare” është dëshmi e qartë se qeveria e sheh votën e qytetarëve si një mall që duhet blerë. Ky denoncim dhe pohimi me zë në zyrat e PS në Korçë, është një tregues tronditës se kjo metodë e Partisë Socialiste dhe e klientëve të saj financues të fushatës u përdor edhe në zgjedhjet e 23 qershorit” TIRANË Nënkryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Eduard Halimi reagoi mbrëmë ndaj fakteve që solli emisioni “Fiks Fare” lidhur me blerjen e votës në zgjedhjet e së dielës në Korçë. “Fakte tronditëse dolën sot në mbrëmje në sytë e gjithë shqiptarëve, për manipulimin e paturpshëm të votimit në Korçë, për

blerjen e zgjedhjeve, për shkeljen e Ligjit dhe të Kodit Zgjedhor. E gjithë Shqipëria, pa me sy dhe dëgjoi me veshë se si zyrat e Partisë Socialiste në Korçë paguanin ditën me diell 20 mijë lekë për çdo votë njëlloj si në 23 qershor. Me zë e me figurë, u kapën pagatorët qeveritarë, duke shpërblyer me 20 mijë lekë të vjetra votën në favor të Partisë Socialiste. Zakoni i keq i socialistëve mesa duket vazhdon. Denoncimi i “Fiks Fare”, është dëshmi e qartë se Qeveria e sheh votën e qytetarëve si një mall që duhet blerë. Ky denoncim dhe pohimi me zë në zyrat e PS në Korçë, është një tregues tronditës se kjo metodë e Partisë Socialistëve dhe e klientëve të saj financues të fushatës u përdor edhe në zgjedhjet e 23 qershorit”, - tha mbrëmë Halimi. Duke ilustruar me video pamjet e transmetuara një orë më parë në “Fiks Fare”, Halimi shtoi: “Shihni çfarë ndodhi në Korçë. Me gjithë praninë e ekzagjeruar të qeverisë në qytet përpara dhe gjatë zgjed-

hjeve, me gjithë presionin ndaj kujtdo të punësuari, sërish Edi Rama dhe të tijtë nuk ishin të qetë, dhe futën në lojë zakonin e tyre të vjetër, blerjen e votës me paratë e krimit”. Ai tha se Partia Demokratike e konsideron blerjen e votës si shkeljen më të rëndë të ligjit, andaj i kërkojnë prokurorisë që të nisë menjëherë një hetim të plotë. “...Të sekuestrojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe regjistrat që u panë nga të gjithë shqiptarët në zyrat e PS-së në Korçë dhe të kërkojë ndëshkimin më të ashpër ndaj të gjithë ekzekutorëve, organizatorëve, urdhëruesve, përfituesve dhe financuesve të këtij akti të rëndë…”, - tha ai. Për pasojë, Partia Demokratike kërkoi dje anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe përsëritjen e tyre. Nuk dihet në fakt se sa hapësire ligjore ka KQZ-ja për ta bërë një gjë të tillë, ndërsa e vetmja gjë e sigurt deri më tash është se vetë prokuroria mund të nisë çështje penale ndaj rastit të denoncuar.

se janë kontaktuar në telefon nga shtabi i PS-së së Korçës në bazë të një liste të përpiluar nga vetë ata, ku dhe u është komunikuar shpërblimi prej 2000 lekësh të reja në këmbim të votës. Studentët, me kartën e tyre të identitetit, drejtoheshin tek zyra e shtabit ku u mbaheshin shënim të dhënat si dhe numrat e telefonit. Studentët që nuk kishin emrin në listë nuk përfitonin shpërblimin. Në zgjedhjet e së dielës, kandidati i majtë Sotiraq Filo fitoi bindshëm ndaj kandidatit të opozitës, Sotiraq Stratobërdha


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Vizita, Rama sot në Maqedoni Me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Maqedoninë. Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se axhenda e kryeministrit Rama përfshin takime me presidentin e Maqedonisë,

George Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, si dhe me krerët e partive shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.  Zëdhënësi i kryeministrit të Maqedonisë ka theksuar se “do të bisedohet për shumë tema të interesit të përbashkët, për

përparimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore, si dhe për perspektivën euroatlantike dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve”. 

Rama: Më e keqja në ekonomi kaloi, reforma të dhimbshme më 2014 “Kush e ëndërron skenarin grek për qëllime politike, por qoftë dhe kush në mënyrë të arsyeshme i trembet rrënimit të mëtejshëm ekonomik për arsye të krizës tronditëse që kemi trashëguar, duhet ta ketë fare të qartë se më e keqja do të kalojë më 2013.” Kryeministri Rama duke folur dje para deputetëve në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar ka siguruar shqiptarët se për ekonominë shqiptare nuk do të ketë një përsëritje e skenarit grek, pra të krizës që po përjeton ende fqinji ynë. Duke pranuar situatën e rëndë ekonomike, Rama ka theksuar se qeveria që ai drejton nuk do të lejojë kurrsesi që vendi të shkojë drejt një krize më të thellë ekonomike. “Kush e ëndërron skenarin grek për qëllime politike, por qoftë dhe kush në mënyrë të arsyeshme i trembet rrënimit të mëtejshëm ekonomik për arsye të krizës tronditëse që kemi trashëguar, duhet ta ketë fare të qartë se më e keq ja do të kalojë më 2013”, - u shpreh Rama. Jo vetëm kaq, por ai ka premtuar se viti i ardhshëm do të ketë shenjën pozitive sa i përket rritjes ekonomike. “Sigurisht që viti i ardhshëm do të jetë një vit me rritje ekonomike”, - u shpreh Rama. Ky optimizëm, sipas vetë kryeministrit, vjen pikërisht nga rezultatet e para që kanë dhënë dy sektorët më të rëndësishëm për realizimin e të ardhurave, pra doganat dhe tatimet. Duke iu referuar pikërisht këtyre dy fushave, ai ka theksuar se vetëm nga doganat për muajin tetor janë siguruar 28 milionë euro më shumë sesa janë realizuar në muajin shtator. “Besoj se rezultatet e para të punës nën

drejtimin e ri në dogana dhe në tatime, flasin për zhvillime pozitive në drejtimin e duhur. Në vetëm 40 ditë, me vendosjen e dy drejtoreve të përgjithshme dhe rivënien në lëvizje e sistemit doganor dhe tatimor, jo vetëm që kemi tejkaluar planin, kemi kapërcyer ndjeshëm shifrën e tetorit të kaluar krahasuar tetor më tetor, por edhe kemi një ndryshim shumë të fortë mes shtatorit dhe tetorit të po këtij viti në dogana. 28 milionë dollarë më shumë. Është fillimi i një ringritjeje që do të vazhdojë sistematikisht”, - tha Rama. Ai ka qenë i sigurt se situata në dogana do të ndryshojë edhe më shumë falë edhe rolit që do luajë kompania britanike që është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të mbikëqyrur doganat shqiptare. “Kam shumë besim se përfshirja e agjentëve të kurorës ‘Crown Agents’ në mbikëqyrjen e pikave doganore dhe rritjen e kapitalit njerëzor brenda sistemit tonë doganor, si dhe prurjet e reja nga konkursi për rreth 150 vende pune në tatime, do të sjellin një rritje të ndjeshme të cilësisë së shërbimit të shtetit tonë, qoftë në dogana, qoftë në tatime”, - tha Rama duke theksuar në të njëjtën kohë se në bashkëpunim me FMN-në dhe me pëlqimin e Bankës Botërore po punohet që projektbuxheti i ri të jetë në përputhje me nevojat dhe gjendjen financiare të shtetit. Por që vi-

“Kam shumë besim se përfshirja e agjentëve të kurorës ‘Crown Agents’ në mbikëqyrjen e pikave doganore dhe rritjen e kapitalit njerëzor brenda sistemit tonë doganor, si dhe prurjet e reja nga konkursi për rreth 150 vende pune në tatime, do të sjellin një rritje të ndjeshme të cilësisë së shërbimit të shtetit tonë, qoftë në dogana, qoftë në tatime”

tin e ardhshëm treguesi i zhvillimit ekonomik të jetë pozitiv, Rama ka paralajmëruar se do të ketë masa të forta shtrënguese që do të jenë të dhimbshme për shqiptarët. “Viti i ardhshëm do të jetë një vit me rritje ekonomike, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë një vit reformash të dhimbshme, të cilat janë ilaç i hidhur, por i domosdoshëm

për ta ngritur ekonominë nga honi ku e kemi gjetur në rrugën e zhvillimit të mëtejshëm”, - tha Rama duke evidentuar në të njëjtën kohë se në vitin e ardhshëm buxhetor do të jenë prioritare fillimi i shlyerjes së borxhit për kompanitë private dhe mbyllja e punëve të pambaruara në infrastrukturë nga qeveria e shkuar.

Grupi i PS pro heqjes së bonusit për zyrtarët, rrëzohet propozimi i Finos Grupi parlamentar socialist do të votojë pro projektligjit të qeverisë për shkurtimin apo edhe heq jen e bonusit që përfiton aktualisht një kategori e caktuar e zyrtarëve të lartë dhe nëpunësve civilë. Vendimi është marrë dje nga grupi i PS-së, i cili siç mësohet, as kësaj here nuk i ka shpëtuar dot debateve. Shkak ka qenë qëndrimi që deputeti Bashkim Fino ka mbajtur për këtë projektligj, i cili ka theksuar se do të ishte më mirë që në gjendjen në të cilën është sot trajtimi i shërbimit të transportit për deputetët, ai bonus të hiqej fare. Ai madje ka bërë të ditur se për këtë qëllim do të paraqiste në seancë edhe amendamente konkrete për ta zeruar bonusin që u jepet zyrtarëve, përfshi edhe deputetëve për transport. “Mua si deputet më është cenuar statusi im si deputet që kur qeveria e mëparshme më bëri kufizimet e para, ndaj tani me ndryshimin e bërë parashikohet që të kursehen 1.5 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten edhe rreth 700 milionë

të tjera. Më mirë të zerohet dhe kjo, pra të mos marrim asnjë lek, por nga ana tjetër të gjenden rrugët e duhura për të zgjidhur çështjen e transportit për deputetët”, - mësohet të jetë shprehur Fino. Por me këtë qëndrim mësohet se nuk ka qenë pjesa tjetër e grupit, të cilët kanë theksuar se nevoja e shkurtimeve të shpenzimeve është e nevojshme në këtë situatë financiare që është vendi. Sipas ministrit të Financave, si propozues i këtij projektligji, zgjidhja që ofrohet është me vend, pasi është pozitiv çdo shkurtim i mundshëm. Kundër qëndrimit të mbajtur nga Fino ka qenë dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili duke debatuar me kolegun ka mbrojtur idenë e shkurtimeve të shpenzimeve. Ndërkohë që gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama ka njoftuar deputetët se do të ngrihen tri grupe pune për të bërë të mundur thithjen e investimeve të huaja në vend, respektivisht për ato greke, turke dhe italiane.

Fino ka bërë të ditur se për këtë qëllim do të paraqiste në seancë edhe amendamente konkrete për ta zeruar bonusin që u jepet zyrtarëve, përfshi edhe deputetëve për transport


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.11.2013

7

Gjykata Administrative hap dyert, kush do ta drejtojë Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa thanë se kjo gjykatë i ka munguar prej vitesh Shqipërisë Krerët më të lartë të Drejtësisë e konsideruan Gjykatën Administrative si institucionin që i kishte munguar prej vitesh drejtësisë shqiptare. “Sot shënohet një revolucion në sistemin e drejtësisë”, - tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ndërsa zv.kryetari i KLD-së, Elvis Çefa shprehu besimin se trupa gjyqësore nuk do të zhgënjejë me punën e saj. Deklaratat u bënë në ditën e parë të funksionimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit në Tiranë e rrethe. Pavarësisht mungesës së disa gjyqtarëve në

gjykatat e Gjirokastrës, Korçës dhe Shkodrës, sipas zv.kryetarit të KLD-së, Çefa dhe ministrit Naço, puna ka nisur normalisht në të gjitha gjykatat. “Vendet vakante nuk përbëjnë një emergjencë apo një pengesë për funksionimin e gjykatës”,tha zv.kryetari i KLD-së, Elvis Çefa. Ndërsa ministri i Drejtësisë garantoi se Gjykata Administrative është gati të fillojë punë njëkohësisht, jo vetëm në Gjykatën e Tiranës, por edhe në Apel si edhe në të gjitha gjykatat e tjera, sipas përcaktimit të ligjit. “Kjo gjykatë ka qenë mjaft e mirëpritur nga të gjithë gjyqtarët lidhur me të gjitha ankesat që ata kanë dhe i ka munguar vendit tonë për vite. Unë besoj që sot shënohet një revolucion në sistemin e drejtësisë ndërsa do të vijohet edhe me reforma te tjera”, - tha ministri Naço. Në të njëjtën ditë reagoi edhe Gjykata e Lartë, si hallka e fundit e gjykimit të mosmarrëveshjeve që do të shqyr-

tohen nga gjykatat Administrative. Për të garantuar funksionimin e kësaj gjykate në të tria shkallët, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, pas konsultimit me trupën gjyqësore vendosi të riorganizojë përbërjen e kolegjeve në këtë gjykatë. Krahas kolegjeve Penal dhe Civil, tashmë në Gjykatën e Lartë do të jetë edhe Kolegji Administrativ, i cili do të marrë në shqyrtim të gjitha

rekurset që palët depozitojnë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ. Sipas një njoftimi nga Gjykata e Lartë, në përbërje të kolegjit administrativ do të jenë: Xhezair Zaganjori, i cili është edhe kryetari i kësaj gjykatë, si dhe gjyqtarët Ardian Dvorani, Evelina Qirjako, Arjana Fullani, Andi Çeliku, Medi Bici. Sipas ligjit “Për Gjykatën Administrative”, qëllimi është të garantojë mbrojtje efektive të interesave të ligjshëm të personave nëpërmjet një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme. Pjesë e çështjeve që do të shqyrtohen nga kjo gjykata janë mosmarrëveshje që lidhen me veprimet administrative, marrëdhëniet e punës të rregulluara nga Kodi i Punës, në të cilat punëdhënësi është një organ publik; si dhe një akt nënligjor normativ të organeve qendrore apo organeve të njësive të qeverisjes vendore. L.Bakillari

Sherri për lojërat e fatit, mësuesja mbytet nga i shoqi me këllëf jastëku Tragjedi familjare në Sauk, ku mësuesja e shkollës 9-vjeçare është mbytur nga i shoqi pas një konflikti me të. Familjarët dyshojnë për vdekje natyrale dhe lajmërojnë policinë, por ekspertiza zbulon krimin Dashamir Biçaku

Një mësuese, nënë e tre fëmijëve është mbytur nga bashkëshorti i saj, pas konflikteve të vazhdueshme për mungesën e parave dhe shpenzimin e tyre në lojëra fati. Policia akuzon Femi Brahjen për vrasjen e gruas së tij, 46-vjeçares Radivije Brahja, krim ky i ndodhur në Sauk të Vjetër në Tiranë. Krimi në familje, që fillimisht u prezantua si vdekje natyrale e nënës së tre fëmijëve është kryer me një këllëf jastëku nga i zoti i shtëpisë. Burimet e policisë thanë se Femi Brahja ka qenë në gjendje të dehur gjatë kryerjes së krimit. Negociatat sollën vetëdorëzimin e Femi Brahjes 1 orë e gjysmë pas krimit. Mbytja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së diel, në rrugën “Selim Brahja” në shtëpinë e çiftit, ndërsa në shtëpi nuk ndodheshin asnjë prej tre fëmijëve të çiftit. Mes dy bashkëshortëve kanë nisur debatet për problemet ekonomike të tyre. Konfliktet mes tyre vazhdonin prej kohësh për shkak se bashkëshorti gjatë kësaj kohe kishte qenë herë me punë, e herë pa punë. Viktima

46-vjeçare punonte si mësuese në shkollën 9-vjeçare të Saukut. Vrasja

Dy bashkëshortët, Fehmi dhe Radivie Brahja, përkatësisht 47 dhe 46 vjeç ndodheshin në shtëpinë e tyre mbrëmjen e së dielës. Dy djemtë dhe vajza e tyre nuk ndodheshin në shtëpi kur mes tyre ka plasur sherri. Në grindje e sipër, sipas burimeve të policisë që ka punuar për të rindërtuar skemën e ngjarjes, mësohet se fillimisht Fehmiu ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa gruaja mësohet se ka kërkuar ndihmë. Por bashkëshorti i ka mbyllur gojën me një këllëf jastëku, duke i shkaktuar asfiksi mekanike, çka sipas burimeve i ka sjellë edhe vdekjen mësueses pak minuta më vonë. Policia është njoftuar nga të afërmit e çiftit për ngjarjen pasi kanë dyshuar për një vdekje natyrale të saj, për shkak se ajo vuante nga probleme të zemrës. Pas hetimit dhe këqyrjes së trupit të gruas nga ekspertët kriminalistë janë shquar shenja dhune ndaj saj në qafë dhe në trup. Pas këtij konstatimi policia ka ngritur dyshimet se

Burimet thanë se Brahja prej kohësh kishte probleme dhe vuante nga depresioni, ndërsa bixhozi dhe bastet e kishin kthyer atë në vartës të tyre. Pas hetimit të kryer, policia ka referuar dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka si kompetencë lëndore hetimin e vrasjeve në familje.

bëhej fjalë për një krim brenda familjes dhe për këtë shkak kanë nisur kërkimin e bashkëshortit, i cili nuk gjendej fillimisht. Kjo ka bërë që të shtohen edhe më tepër dyshimet e policisë, ndërsa pas komunikimit me të nga policia dhe të afërmit, Femi Brahja pranoi të vetëdorëzohej. Autopsia e kryer nga mjekët ligjorë konfirmoi se gruaja kishte ndërruar jetë për shkak të asfiksisë së shkaktuar në fyt me një material tekstili, ndërsa ata kishin vërejtur se gruaja

kishte shenja mavijosjeje. Ndërkaq hetimet e kryera konfirmuan për policinë vrasjen në gjendje të rëndë dhe depresioni të kryer nga bashkëshorti, Fehmi Brahja. Burimet thanë se Brahja prej kohësh kishte probleme dhe vuante nga depresioni, ndërsa bixhozi dhe bastet e kishin kthyer atë në vartës të tyre. Pas hetimit të kryer, policia ka referuar dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka si kompetencë lëndore hetimin e vrasjeve në familje.

Zgjidhet ngërçi i Këshillit Bashkiak, 1 milion lekë për të përmbyturit Aldrin Dalipi konfirmohet si kryetar me 32 vota pro, ndërsa Basha vlerëson konsensusin. Gjysma e fondit të emergjencave, 1 mln lekë u kalojnë të përmbyturve në Breg të Lumit Ngërçi i krijuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës është zgjidhur dje me konsensus, ku Aldrin Dalipi u konfirmua si kryetar i Këshillit Bashkiak. Zoti Dalipi u rikonfirmua në postin e kryetarit të Këshillit me 32 vota pro. Këshilltarët e majtë dhanë konsensusin që mbledhja të drejtohej fillimisht nga nënkryetari Zamir Ndroqi. Pas diskutimeve që zgjatën disa minuta, këshilltarët e majtë dhe të djathtë ranë dakord që në mbledhje të

miratohej një rend dite i shkurtuar, që kishte të bënte me konfirmimin e mandatit të zotit Gazmend Dibra si këshilltar i Bashkisë së Tiranës dhe konfirmimin e Dalipit në postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak. Arritjen e konsensusit në Këshillin Bashkiak e ka përshëndetur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kreu i Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka uruar zotin Dalipi për zgjedhjen në krye të Këshillit Bashkiak, e ka konsideruar konsensusin si shumë të rëndësishëm, për shërbimin që qytetarët presin nga të zgjedhurit e tyre. Pas zgjedhjes së tij në krye të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Dalipi kërkoi miratimin e një akti për fond shtesë në ndihmë të familjeve të përmbytura në njësinë nr. 11, ku u kërkua të alokohet gjysma e fondit të emergjencave, një

Me të marrë mandatin, Aldrin Dalipi u kërkoi ndjesë qytetarëve të Tiranës për bllokimin e punës së këtij këshilli. Ai i garantoi këshilltarët dhe qytetarët e Tiranës se primare në funksionimin e këtij këshilli do të jetë zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. 

shumë prej 1 milionë lekësh të reja. Me votimin pro të të gjithë anëtarëve, ky fond u miratua. Lidhur me këtë Dalipi kërkoi që këshilltarët të japin dhe një kontribut personal në ndihmë të këtyre familjeve. Me të marrë mandatin, Aldrin Dalipi u kërkoi ndjesë qytetarëve të Tiranës për bllokimin e punës së këtij këshilli.

Ai i garantoi këshilltarët dhe qytetarët e Tiranës se primare në funksionimin e këtij këshilli do të jetë zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Ndërsa kryebashkiaku Basha vlerësoi konsensusin për zg jidhjen e ngërçit të krijuar. “Qoftë ky një shembull i mirë për të gjithë të zgjedhurit dhe shërbëtorët e shtetit shqiptar, si në nivel vendor, ashtu edhe në nivel qendror! Uroj që rifillimi i punës të udhëhiqet përveç sensit të shërbimit ndaj qytetarëve, edhe nga zbatimi strikt dhe pa asnjë mëdyshje i ligjeve, vendimeve të këtij këshilli dhe gjithë dispozitave rregullative të Bashkisë së Tiranës dhe Republikës së Shqipërisë”! Basha ka vlerësuar edhe kontributin e ish-kryetarit të Këshillit, zotit Niazi Kosovrasti, gjatë ushtrimit të detyrës për dy vjet. 


8

fokus

ditari

ngjarje e ditës

Nevila Xhindi, nënkryetarja e re e Bashkisë Tiranë Zëvendësrektorja e Universitetit Europian të Tiranës nga dje do të jetë numri dy i Bashkisë së kryeqytetit

Nevila Xhindi

Nevila Xhindi do të jetë nënkryetarja e re e Bashkisë Tiranë. Burimet nga Bashkia bënë të ditur se prezantimi i zonjës Xhindi u bë dje nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Nënkryetarja e re e Bashkisë mban titullin ‘Doktore e Shkencave’ në Gjeografinë Humane dhe Zhvillim Rajonal. Që nga viti 1993, ajo ka qenë e përfshirë akademikisht dhe profesionalisht në çështjet e ndryshimeve sociale në Shqipëri. Ajo është diplomuar nga Universiteti i Tiranës si Doktore e Shkencave në Gjeografinë Humane dhe Doktore Shkencash për të dytën herë në Zhvillimin Rajonal dhe Planifikim në Universitetin e Potsdamit në Gjermani. Znj. Xhindi ka qenë bursiste

e Fulbright/Humphrey pranë Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA, diplomuar për Politika Arsimore dhe Studime të Krahasuara. Për më shumë se 17 vjet ka punuar si pedagoge në Universitetin e Shkodrës, të Tiranës, Universitetin e Elbasanit, Universitetin e New York-ut në Tiranë, ndërsa në pesë vitet e fundit në Universitetin Europian të Tiranës, ku ka mbajtur disa poste të rëndësishme. Që prej prillit 2009, ajo punon në UET si lektore, sekretare e përgjithshme,zv/rektorepërprocesinakademikdhesëfundinëpozicioninezv/rektorespërbashkëpunimdhe zhvillim. Për rreth tre vjet ajo ka punuar si koordinatore e qeverisë shqiptare pranë Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës se Huaj në Këshillin e Ministrave. Gjatë jetës së saj akademike znj. Xhindi ka botuar artikuj të rëndësishëm në revista të njohura brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është drejtuese e Katedrës Europiane “Jean Monnet”, në Universitetin

Europian të Tiranës (Jean Monnet Chair). Është anëtare e programit të Bashkëpunimit Europian për Shkencën dhe Teknologjinë (COST) dhe pjesë e grupimit të Ekspertëve Europianë për procesin e Bolonjës (HERE). Përsa i përket interesit publik, ajo ka qenë shumë e përfshirë në jetën e shoqërisë civile, duke dhënë kontribut në ndërtimin e një shoqërie shqiptare demokratike. Nevila Xhindi ka një eksperiencë të gjatë në planifikim strategjik dhe zhvillimor, advokim dhe pjesëmarrje komunitare, menaxhim projekti, monitorim dhe vlerësim, punë kërkimore-shkencore, duke punuar për/ose në bashkëpunim me organizata dhe institucione kombëtare dhe ndërkombëtare si USAID, UNDP, Catholic Relief Services USA, Bureau of Education and Cultural Affaires USA, International Budget Project of the Center on Budget and Policy Priorities USA, Mercy Corps International, Westminster Foundation UK, World Learning for International Development etc.

KLSH: 9 mln USD abuzimet në 6-mujorin e parë, një e treta në QSUT Dëmi përfshin sektorin e tenderave, sektorin e doganave, taksave, rrugëve dhe në pushtetin lokal. Por më shumë se 30 për qind e abuzimeve i përkasin Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, me emërime mbi organikën e lejuar Abuzimet e administratës me taksat e shqiptarëve për gjashtëmujorin e parë të vitit kanë rezultuar më shumë se 9 milionë dollarë, sipas gjetjeve që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Dëmi përfshin sektorin e tenderave, sektorin e doganave, taksave, rrugëve, në pushtetin lokal dhe Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Sipas raportit zyrtar të KLSH-së, referuar gjetjeve nga 121 auditime të kryera nga janari deri në muajin qershor të këtij viti, dëmi i konstatuar ndaj buxhetit të shtetit arrin në 934 milionë lekë. Në fushën e prokurimeve dëmi i konstatuar është rreth 168 milionë lekë, ku pjesën më të madhe të dëmit kontrollorët e kanë konstatuar në Bashkinë e Durrësit dhe në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Po ashtu, në sektorin e Tatim-Taksave, dëmi i konstatuar arrin në 59 milionë lekë, ku pjesa më e madhe është shkaktuar nga mosarkëtimi i taksës 10 për qind nga dy hidrocentralet ‘Bistrica 1’ dhe ajo 2. Në fush-

ën e sistemit të pagave dëmi i konstatuar arrin në 45 milionë lekë, ndërsa në fushën e shpenzimeve operative ky dëm arrin në 15 milionë lekë. Një dëm i konsiderueshëm është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, në vlerën totale prej 330 milionë lekësh nga tejkalimi i fondit të pagave me vlerën 258 000 000 lekë, si pasojë emërimeve me kontratë të përkohshme, të pamiratuara me VKM. Gjithashtu, në QSUT janë bërë emërime e lëvizje punonjësish me destinacione të tjera të pamiratuara, në kundërshtim me dispozitat ligjore për marrjen në punë të punonjësve, nga pagesa të vendimeve gjyqësore të formës së prerë për largim të padrejtë nga puna (10 raste në vitin 2011 dhe 4 raste në vitin 2012) në shumën prej 6 303 000 lekësh, theksohet në raportin e KLSH-së. Dëmi i krijuar nga skadenca e medikamenteve kap vlerën 65 276 000 lekë, për shkaqe objektive si edhe të programimeve të gabuara dhe nga mospërcaktimi në kontratë i masave për rifreskimin e medikamenteve që afron data e skadencës. Në fushën e urbanistikës, dëmi i konstatuar është 12 milionë lekë, ndërsa për shkeljen e disiplinës financiare dëmi arrin në 29 milionë lekë. Për këtë dëm ekonomik, KLSH ka kërkuar zhdëmtimin e dëmit në masën 100 për qind dhe ka dhënë 519 masa disiplinore. Po ashtu, në prokurori janë bërë 20 kallëzime penale, ku të kallëzuar dhe nën hetim janë 62 persona.

Dëmi në QSUT kapi vlerën totale prej 330 milionë lekësh nga tejkalimi i fondit të pagave me vlerën 258 000 000 lekë, si pasojë emërimeve me kontratë të përkohshme

Abuzimet sipas zërave Në sektorin e doganave, në vlerën e përgjithshme prej Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej Ne sektorin e tatim-taksave, në vlerën e përgjithshme prej Në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, prej Në fushën e urbanistikës, në shumën e përgjithshme prej Në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej Në fushën e shpërblimeve, në shumën e përgjithshme prej Në mungesë materiale, në shumën e përgjithshme prej Në zërin “të tjera”, shkelje të disiplinës financiare, prej

182 346 000 lekësh 167 781 000 lekësh 59 340 000 lekësh 45 299 000 lekësh 17 449 000 lekësh 12 822 000 lekësh 15 819 000 lekësh 729 000 lekësh. 9 489 000 lekësh 294 870 00 lekësh.

Cani: Stop bilanceve të dyfishta, gati ligji i ri ‘’Për kontabilitetin’’ Ekspertët kontabël që hartojnë bilancet e kompanive, do të operojnë në treg me rregulla më të ashpra. Ligji ‘’Për kontabilitetin’’ pritet të ketë ndryshime, çka do të forcojë rolin e tyre në kontrollin e financave, por njëherësh do të rrisë besueshmërinë e raporteve të ekspertëve kontabël. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi në takimin e organizuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), se roli i tyre është i rëndësishëm edhe në thithjen e investimeve të huaja. “Ne e shohim këtë profesion jo vetëm si garanci të certifikimit ligjor të raportimit financiar, por edhe si garanci të interesit publik dhe si një element që ndikon në mënyrë të konsiderueshme në përmirësimin e cilësisë të

pasqyrave financiare. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore po mbështet shqetësimin e sistemit të sigurisë të kësaj organizate, duke ndërtuar kornizën e brendshme rregullative në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditit dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, - tha ministri Cani. Një masë tjetër që pritet të marrë qeveria është ajo e unifikimit të bilanceve të hartuara nga kontabilistët, çka do të thotë se raportet që dorëzohen në tatime të jenë të njëjta me ato që dorëzohen në bankë për marrjen e një huaje. “Qeveria do të nxjerrë një rregull, i cili do të detyrojë bankat dhe kompanitë që të jenë në linjë me njëra-tjetrën për ato bilance të cilat ngarkohen me kredi. Kjo

është një nga arsyet themelore të kredive të këqija, të cilat sot janë 24%. Nuk mund të vijë një kompani e të ketë një bilanc fiks në tatime dhe e njëjta kompani të shkojë me një bilanc Y në bankë”, - tha Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë. Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi u shpreh se BE ka kontribuar në forcimin dhe rritjen e standardeve të auditimit në Shqipëri, dhe se vetëm në 6 vitet e fundit ka dhënë 1 milion euro për këtë. Kreu i KLSH-së që auditon çdo qindarkë të fondeve publike se si shpenzohen, i kërkoi IEKA-s të bëjë auditimin e institucionit që ai drejton në këto dy vite. Për këtë qëllim, qeveria ka vendosur që nëpërmjet katër kompanive të huaja të auditojë bilancet e 800 bizneseve të mëdha.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

NJOFTIM  Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me Vendimet Nr. 382, Nr. 383, Nr. 384 si dhe Nr. 385, datë 28.10.2013, njofton publikisht, si më poshtë vijon: • Rishpalljen e 1 (një) vendi vakant për Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë; • Shpalljen e (një) vendi vakant për Kryetar në Gjykatën e Administrative të Apelit; • Shpalljen e (një) vendi vakant për Kryetar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; • Shpalljen e (një) vendi vakant për Kryetar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës;

Bazuar në ligjin Nr 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin Nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, në Ligjin Nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 227/2, datë 28.03.2008, “Për funksionin drejtuese në gjykata”, njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për secilin vend vakant, të paraqesin brenda datës 30 Nëntor 2013, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dokumentet përkatëse. Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.

e diel Eh... Artur Zheji: ’80 vajzat e viteve

Edison Ypi: Kurva hyjnore

Preç Zogaj: Lamtumirë përqafim armë, lamtumirë

ty 1,000 Lekë për mua 1,000 Lekë për

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

REPORTAZH

NR. 8 (255),

VITI VII BOTIMIT

SHTATOR 2012

ÇMIMI 300 LEKË

TI ...NAZIME, A JE A...? HALLALL TA BOFT ZOTI...

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

E përmuajshme

Artur Zheji: Eh... ’80 vajzat e viteve

Edison Ypi: Kurva hyjnore

Preç Zogaj: Lamtumirë përqafim armë, lamtumirë

Lekë për ty Lekë për mua

PLUS

DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT ‘KATËRI I RADËS’

30 lekë

Për më tepër

E përmuajshme

MUND NË EUROPË TË HYJMË EDHE PA TURQINË

30 lekë KULLIT

MONIKA LUBONJA

përĖtoni në Eagle dhe dhe për ata! Sillni miqtë tuaj dhuratë për vete Lekë kohë bisede

1,000

informacion vizitoni

33

GJERGJ META

E PËRMUAJSHME

30 lekë

PYETËSORI

RIMISHËRON

GERALDINËN

10 GRATË E SHE

Çili; MUSINE BELISHOVA-Henri PELINKU-Artan Spiropali; LIRI DRITA KADARE-Elisa Robert Elsie; D’ISTRIA- Moikom Tarifa; HELENA Kasoruho, Ardian Vehbiu, Lame; DORA APPONYI Amik E VAÇE ZELA-Fatos QIRIAZI-Artan MAPO-GERALDIN Luljeta Lleshanaku, d Tasho; MOTRAT KOKALARICivici; Revista XHAVELLA-Rolan Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Adrian Zeqo;

bile.al www.eaglemo

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

...NAZIME, A TI L JE A...? HALLAL TA BOFT ZOTI... PYETËSORI 33

GJERGJ META

NË EUROPË MUND TË HYJMË EDHE PA TURQINË

NR. 8 (255), VITI

VII BOTIMIT SHTATOR

LEKË 2012 ÇMIMI 300

REPORTAZH

tuaj në Eagle dhe

DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT ‘KATËRI I RADËS’

JA RIMISHËRON MONIKA LUBON

formacion vizitoni

E PËRMUAJSHME

l www.eaglemobile.a

GERALDINËN

EKULLIT

përĖtoni ata! ë për vete dhe për

dhurat kë kohë bisede

10 GRATË E SH

Çili; MUSINE BELISHOVA-Henri rtan Spiropali; LIRI Elsie; DRITA PELINKU-A KADARE-Elisa Vehbiu, Robert D’ISTRIA- Moikom Tarifa; HELENA Lame; DORA APPONYI Kasoruho, Ardian VAÇE ZELA-Fatos QIRIAZI-Artan Lleshanaku, Amik Tasho; MOTRAT Revista MAPO-GERALDINE KOKALARI- Luljeta n Civici; XHAVELLA-Roland Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Adria Zeqo;

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.11.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Ç’gegë me qenë? (Rreth ‘Unë jam gegë’ nga Mustafa Nano)

M

ustafë, je toska që shkon më së largu: jo thjesht vihesh me e zhbiru problemin që jetojmë, por edhe shpall se je gegë. Ky ekspozim publik kërkon më shum se mirënjohje; don mbështetje të plotë. Sidomos kur dihet se do të dalin aso që shpalimin do të ta marrin për identifikim me ‘katundarizmin’, nji shtresë sociale “të nënrenditur” gjithqysh, e do të rendin fill me të portretizu me plis të bardhë në krye, çifteli në dorë, kokulur, të nënshtruar. Vërtet, me shpallë se, ndonëse skraparlli, je tashmë gegë, do me thënë me e sfidu pikërisht këtë pabarazi sociale, me synu me instalu vlera të reja bashkëjetese mes shqiptarëve, të ndryshme nga ato që trashëgu i kemi prej sistemit socialist. Do me thënë pra, me vendosë me i braktisë do palë vlera, jo pse ‘komuniste’ ato, po pse të ngritura mbi pabarazi. Hap i madh përpara. Të lumtë! Mbasi pohimi yt është i përmasave të tilla sa me i thënë këtij populli, këndej e andej kufirit: “Hej! Do trandemi?”, menjirend ka për t’i goditë dofarë interesash, raportesh tashmë të institucionalizueme, d.m.th. të institucionalizuara. Vërtet, duhesh apo s’duhesh tash e tutje me u vetëkorrigju në raste si ky, shi për shkak të ‘institucionalizimit’ aktual të shqipes, megjithëse jo të parit, as të vetmit, e edhe pse të fundit, mbase jo edhe të pafundmit. Mbase në vendimmarrjen e tashetutjeshme mund t’i çelet shteg pasqyrimit të rrethanave të reja që jetojmë? Tashmë je edhe gegë, vetiu i mendon gjithë këto. Primua të thotë për bukuri se din me merandu me nji “prirje të lindun prej ekulibristi”, çka është mirë fort; parakusht për t’i paqtu gegën e toskën, kryesëpari ata përbrenda vetes. Me qenë gegë, Tafë, e ndërkohë me mbetë dhe toskë, do me thënë nji e vetme: dikotominë m’e jetu së pari vetë dhe, brenda vetes tu e ndry, me iu vu m’e zgjidhë. Për vete e për të tjerë. “Epo mirë, na qënkërke bërë dhe gegë zotërote! E çë pastaj? Do vihesh të ndryshosh standardin e gjuhës tashti?”, do të pyesin. Ca do të rreken me të bindë se mundesh veç me e stërpikë ligjërimin vetjak me do fjalë, kapë prej autorësh të pëlqyer

koment Gazmend Berjallolli

veriorë. Të tjerë do të saktësojnë se fjalët e tilla duhet t’i japësh detyrimisht me korsive. Pse? Kot, atyre sa me ua kënaqë mirakandjen. Të këtilla ato ndokujt do t’i lënë shije të diçkaje partikulariste, tjerakujt mbase të diçkaje të vjetruar, jonormative do t’i duken tjetrit, të tuhafta tjetrës… dhe s’është as me rëndësi si mund të etiketohen; merami të shquhen si mish i huaj në ligjërimin standard. Por ti, sa kohë je duke e lypë merandimin, ke me ditë me ua kthy se ato s’janë veçse fjalë të shqipes që natyrshëm përkasin në të njëjtën thellomë leksikore si gjithë fjalësi i saj, e se do të jenë prore të atij e asaj që do të vendosë me i nxjerrë soje për t’u shërby me to. “Oh, po vër ndonji minus për kosovarët pra, të tipit: gjuhën jua nakatosi serbi”. S’do mend – mund t’u thuash – rrnesa nën Jugosllavi e largoi kosovarishten nga shqipnishtja, siç ndikoi italishtja në Shqipëri duke e rritë hendekun. Nji punë veç është më e rëndësishme sesa evidentimi i këtij hendeku: me dëftu se si jemi tu e mbushë. P.sh. me i mbyllë emisionet që dikur drejtoje me nji tung-tung, pra jo vetëm me e thirrë në punë tungun kosovar, po edhe me e përsëritë simbas nji mode të përhapur rinore kosovare, është me nisë me i njohë kosovarët për hisenikë në gjuhë. Ti fundja po e thua shul shqip: “U’ jom gegë bac”, nji pohim ky që ka përmasën e vet të konsiderueshme kosovare. Dëftoju, po deshe, ilustrimin se ‘palidhje’, ky kosovarizëm i hapërdarë mirë në shqipnishte, vjen i kalkuar serbishteje, çka aspak nuk e pengoi me u shtri. E pastaj thuaju se shtrirjen e mundësuan shkëmbimet, kontaktet, njohjet, takimet. I shtojmë këto, shtojmë nivelin e ndërkëmbimit, shtojmë shkallën e pjesëmarrjes, e pra të përgjegjësisë, në visarin e përbashkët: standardin gjithëshqiptar. Kërkoju, me peshën e autoritetit publik që tashmë ke, institucioneve të ngarkuara me studime e hulumtime në albanologji, të nxjerrin studime bashkëkohore për ndërkëmbimet mes kosovarishtes e

shqipnishtes, bash qysh po u flet haptas për gegnisht-toskërishten. Secilit që të jep arsyetime, ty që për vete arrin me përbrendësu elemente gjuhësore prej tjetrit, me ngulm kërkoji rezultate. Njikësi geget kjosh, Tafë. Gegë që don me qenë i barabartë me toskën brenda vetes. Se veç brenda vetes, do të jesh i sigurt që të dyja palët do të luajnë me të njëjtat rregulla: njëra s’do të mund t’i fshehë gjë tjetrës. Nuk do dojë t’i fshehë. “Përmend Kadarenë, që kjo t’i vërë kapakun çështjes”. Por ti zgjidh me u përmendë se je rrezatu prej gjithë asaj game shkruesish e shkrimtarësh, gegë a toskë qofshin a paçin qenë. Përmend suksesin dhe kënaqësinë që përjetove mbas disa përpjekjesh me u kredhë në imazhet e fshehura mbrapa metrikës së vargut fishtian. Atyre që Camaj u duket ‘klasik’ që sot, kund njizet vjet pas vdekjes, u thuaj se kështu do të nisë të kundrohet Kadareja pas pak dekadash. Nëse me shembullin vetjak mund t’ua japësh nji model të formimit gjuhësor që ushqehet nga tradita shqipshkruese nji shekull e motshme, tregoju edhe se nuk ka sinkroni që mund ta arsyetojë mohimin e njikësaj tradite, a pjesëve të saj. Mohimi i pjesës gege të të djeshmes ka përmasën e vet të sotme. Bartësve të sotëm të kësaj tradite gjuhësore u thuhet kësisoj se shqipja e komunikimit shtetëror mund të vazhdojë me ndjekë veç vendimet e periudhës socialiste, që vuri toskërishten në bazë e prandaj në krye. Kjo mbasandaj ka përmasën e saj sociale: gegët në vendimet për të ardhmen e standardit të mos mund të imponojnë gegizim të tij. Tash që gegë je edhe vetë, vërua veshin autoriteteve e autoritarëve, tek përsërisin se baza dialektore e standardit nuk mund të preket. Ç’kuptim ka për gegën brenda teje kjo? “U thuaj: shkruani gegërisht po jo për gegërishten”, do të thonë do. Karakterin kufizues ia heton edhe vetë këtij detyrimi, që s’do të të ketë llogaritë ty: sagegëtoskën që nuk shkruan gegnisht, ndonëse për gegërishten shkruan. A thue do të bahesh gegë i bindun Tafë? Me shkruejtë gegnisht, por jo për gegnishten? E di Tafë që s’i dëgjon. As mua mos më dëgjo. Ndiq veç zanin dhe zërin që t’i pajtojnë toskën me gegën që tanimë ngërthen në vete. Dëgjo merandimin.

Avokati ceremonial

Skena e re politike e Kosovës LDK e ka kthyer primatin në nivel të shtetit. Lëvizja Vetëvendosja, hiq një rezultat të “FER” në Prishtinë, është turpëruar në çdo pjesë të vendit. PDK mund ta shpëtojë fytyrën në balotazh në Prizren. AKR mbijeton, fal Mimozës. AAK si partner tash mund të llogarisë veç në Rufki Sumën. Është kthyer në Deçan. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot është kthyer atje ku ka qenë në tetorin e vitit 2000. Kjo parti, tashmë me gjasa të mëdha për të fituar, është vetëm në qytetin periferik të Deçanit. Në anën tjetër e ka humbur primatin në qytetin e Gjakovës, atë të Pejës, të Rahovecit dhe në disa komuna të tjera. Ka shënuar një rezultat dëshpërues edhe në kryeqytet. Në anën tjetër, partia që e ka shënuar një kthesë të madhe në këto zgjedhje është Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndonëse kjo parti ka humbur pikë të konsiderueshme në Prishtinë, ajo është rritur fuqishëm në qytetin e Pejës. Gazmend Muhaxhiri pritet të fitojë atje pa balotazh. Gjithashtu, LDK është rritur fuqishëm edhe në kryeqendrën e anamoravës, në Gjilan, duke dalë bindshëm partia e parë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje edhe në qytete të tjera, si ai i Ferizajit. Deri dje, partia më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës prej qyteteve të mëdha në raundin e parë është duke udhëhequr minimalisht vetëm në Prizren. Në Ferizaj qëndron më mirë se në Prizren, por larg prej synimeve për të fituar pa balotazh. Mirëpo anash qyteteve të mëdha PDK ka shënuar rezultate të mira në qytetet më të vogla, si Rahoveci, Kamenica, Suhareka e të tjera të ngjashme. Ndonëse në qytetin e Malishevës është turpëruar nga mbështetësit e Fatmir Limajt. Gara për qytetin e Lipjanit do të vazhdojë pa dyshim që të jetë shumë e ashpër edhe në raundin e dytë. Kurse PDK e ka ruajtur primatin në Drenicë, ku ka fituar në rundin e parë edhe në Skenderaj, edhe në Drenas. Aleancës për Kosovën e Re i është shpaguar pritja e gjatë për të marrë një komunë. Mimoza Kusarin e ndajnë vetëm edhe dy javë për ta udhëhequr qytetin e saj të lindjes. Kusari e ka mposhtur Pal Lekajn me një rezultat prej mbi 10 për qind. AKR e ka shënuar një rezultat të mirë edhe në qytetin e Mitrovicës, ku pritet të shkojë në balotazh. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosja është ndarë në dy kohë. Ka korrur një rezultat dinjitoz fraksioni i FER-it brenda këtij subjekti politik, ndërsa është turpëruar kjo lëvizje kudo në pjesët e tjera të Kosovës. Ky subjekt politik, pos Prishtinës, nuk ka mundur të jetë në asnjë komunë kandidat për balotazh. *Bordi Editorial i Gazetës Express


op-ed

2

Blog / Çfarë do të thotë të jesh profesor në universitet sot?

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Thesaret e Trashëgimisë shqiptare humbasin rrugës

05.11.2013

Universitet / UET nxit punën kërkimore shkencore, grante për kërkuesit e rinj

11

Gazetaria objektive dhe një kolonë opinioni janë aq të ngjashme sa Bibla dhe revista “Playboy”. -Walter Cronkite 

Crown Agents nuk është rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë

Partia apo Shqipëria? I ntegrimi i vendit në BE është prioritet kombëtar, për të cilin të gjitha forcat politike duhet të jenë të unifikuara në përpjekjet e përbashkëta për ta rikthyer Shqipërinë në familjen europiane, pjesë organike e së cilës jemi. Nëse gjatë diktaturës partia ishte mbi gjithçka, për fat të keq konstatohet se edhe në vitet e demokracisë, interesat partiake kanë prevaluar mbi interesat kombëtare. Në vitet ‘90 buçiti dëshira e shqiptarëve: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një dëshirë që rezultoi përcaktuese për rrugën dhe destinacionin final të vendit tonë. Por, nga ato vite e deri në ditët e sotme ka rrjedhur shumë kohë, dhe rruga drejt Europës po zgjatet pambarimisht. E çuditshme është se vështirësitë, pengesat dhe peripecitë nuk na vijnë nga Brukseli apo nga diku tjetër, përkundrazi ato i krijon klasa jonë politike, me qëndrimet dhe veprimet e saj që bien ndesh me interesat integruese të Shqipërisë, dhe janë larg standardeve moderne europiane. Takimi i fundit që u zhvillua në Tiranë, i 6-ti i komisionit ndërparlamentar të StabilizimAsociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, nxori edhe një herë në pah meskinitetin e politikanëve tanë, që u grindën pa asnjë lloj elegance para eurodeputetëve, madje edhe për probleme personale (shtëpia e familjarëve të Bregut në kalanë e Prezës), çështje të cilat e fyenin atë tryezë dhe qëllimin e saj. Në përfundim të takimit dyditor u arrit në rezolutën e përbashkët, që u cilësua si sukses, por të quash sukses një rezolutë kur flitet për avenirin e vendit, kjo është pak, shumë pak, për të mos thënë aspak. Si objektiv kombëtar, integrimi është obligim madhor për forcat politike, të cilat nuk mund ta marrin peng atë, për interesa partiake, meskinitete e banalitete. Shumë prej eurodeputetëve, pjesë e delegacionit, janë mësuar

koment

Reis Çiço

Askush nuk mund të pretendojë se integrimi është vepër e një njeriu a një partie, përkundrazi ai është një proces i shtrirë në kohë, që ka brenda vetes kontributin e të gjithëve, individë, parti, pozitë dhe opozitë. Çdo këndvështrim jashtë këtij koncepti është megaloman, delirant dhe i gabuar. Jemi në fund të vitit 2013, dhe qasja drejt Europës kërkon mentalitet të ri, ritme të tjera, qëndrime të tjera, sepse Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur në emër të interesave të vogla partiake...

tashmë me sjelljen e politikanëve tanë, por anëtari i ri i delegacionit, raporteri për Shqipërinë, kroati Vuljaniç, jo vetëm mbeti gojëhapur nga ajo që po shikonte, por reagoi me zë të lartë pa e fshehur nervozizmin, duke thënë: “Të akuzoni njëri-tjetrin nuk ka kuptim, kjo nuk çon gjëkundi. Nuk do të funksiononi si shtet në kuadër të legjislacionit të BE. Nuk e di ku doni të dilni me këtë”. Kjo ishte një pjesë e reagimit të z. Vuljaniç drejtuar deputetëve shqiptarë të pranishëm. Historia e integrimit është e mbushur me përplasje të forcave kryesore politike, që kanë shkaktuar vonesa të panevojshme, kanë humbur shumë kohë, duke vënë interesat e tyre mbi ato kombëtare. Brukseli dhe gjithë europianët që shkojnë e vijnë në Tiranë, shprehin habinë me konfliktet e vazhdueshme politike që dominojnë mbi procesin integrues, që është aspiratë kombëtare. Europianët jo vetëm nuk po lodhen me ne, por po tregojnë një këmbëngulje të admirueshme, duke bërë thirrje vazhdimisht për dialog, bashkëpunim e konsensus, si elemente bazë për të ecur drejt integrimit. Askush nuk mund të pretendojë se integrimi është vepër e një njeriu a një partie, përkundrazi ai është një proces i shtrirë në kohë, që ka brenda vetes kontributin e të gjithëve, individë, parti, pozitë dhe opozitë. Çdo këndvështrim jashtë këtij koncepti është megaloman, delirant dhe i gabuar. Jemi në fund të vitit 2013, dhe qasja drejt Europës kërkon mentalitet të ri, ritme të tjera, qëndrime të tjera, sepse Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur në emër të interesave të vogla partiake. Pas gjithë sorollatjeve pa sens, që na kanë kushtuar jo vetëm kohë por edhe imazh negativ, lind pyetja për politikanët tanë: cila është më e rëndësishme, Partia apo Shqipëria?

E koment

Alfred Lela

Ky precedent i përjashtimit nga taksat të një kompanie të huaj mund të ketë predispozita dëmtuese për klimën e biznesit në raport me investitorë apo rregullatorë të tjerë që vijnë nga jashtë

kemi pranuar prej kohësh që pothuajse s’mbahen mend patronazhin ndërkombëtar në punët e Shqipërisë. Sa herë ka ngërç, krizë, kaos apo dhe luftë si ajo e 1997-ës, sytë e shpresës drejtohen nga Roma, Vjena, Berlini, Londra, e sidomos Uashingtoni. Ky ‘partneritet’ nevoje, ky patronazh dhe paternalitet në daç është herë-herë edhe arbitrar, por të shpëtojmë prej tij ose s’kemi ditur, ose s’kemi dashur ose edhe mundur nuk kemi. Një rast patronazhi, kësaj here i paguar me një shumë (të majme duhet thënë) financiare është edhe ky i agjencisë britanike ‘Crown Agents’ që do të mbikëqyrë punët e doganave shqiptare. Doganat, edhe kjo ashtu si patronazhi është dije e përgjithshme në Shqipëri, nuk janë nga ata sektorë të administratës apo ekonomisë me të cilin mund të krenohemi. Aq pak të tilla sa një doganier është edhe njëfarë personazh i folkut dhe legjendave urbane pezhorative. Njëfarë Robin Hood-i në kahje të kundërt. Pra ardhja e një agjencie të huaj, më shumë kështu kur ajo është britanike, është një lajm i mirë. Crown Agents është një sigël e njohur britanike, madje ajo ka qenë pjesë e shërbimit publik deri në vitin 1997 kur u privatizua, me sa duket kapur nga bishti i përpjekjeve thatcheriste të kryeministrit Laburist, Tony Blair. Këtij kredibiliteti i është bërë mbështetje edhe ambasada britanike dje, kur me anë të një deklarate për mediat ka kundërshtuar akuzat ndaj kompanisë në fjalë duke u shprehur se ajo është shumë e respektuar në Britaninë e Madhe dhe duke numëruar edhe disa suksese ndërkombëtare të saj. Akuzat ndaj Crown Agents i ka quajtur të pabaza. Megjithatë ka momente kur mbi pajtimin e kompanisë britanike për të shërbyer si rregullator apo mbikqyrës i administratës doganore shqiptare lëshon hijet e veta dyshimi. Kryetari i opozitës Basha për shembull, me të drejtë, vërente dje një kontradiktë në ‘tejkalimin e planit’ nga shefja e re e doganave E. Spiropali dhe një procedure të përshpejtuar të qeverisë për të sjellë në Shqipëri Crown Agents. Cili është nxitimi nëse punët po shkokan mirë dhe plani po tejkalohet?- ishte ideja e z. Basha. Një tjetër fundnotë (ose*) e marrëveshjes qeveri shqiptare- Crown Agents ka të bëjë me përjashtimin nga taksat të kësaj të fundit. Sidomos bie në sy një ‘mbyllje syri’ nga ana e qeverisë së majtë, kur një prej kuajve të betejës elektorale të saj si opozitë e djeshme ka qenë premtimi për taksë progresive: pra, kush fiton më shumë taksohet më shumë. Biem dakord besoj se 4.5 milionë euro herë 2 janë të barabarta me 9 milionë euro dhe ky është një fitim që klasifikohet si shumë, dhe po shumë duhet paguar në taksa? Pse ky precedent që shkon përtej taksës së sheshtë apo asaj progresive duke futur kështu në përdorim një ‘taksë të re’, atë zero? Ky precedent i përjashtimit nga taksat të një kompanie të huaj mund të ketë predispozita dëmtuese për klimën e biznesit në raport me investitorë apo rregullatorë të tjerë që vijnë nga jashtë. Si mund t’u shpjegohet të interesuarve të tjerë për prani biznesi në Shqipëri ky përjashtim nga rregulli i Crown Agents nëse edhe ata e kërkojnë një ‘favor’ të tillë? Mund të ketë pikëpyetje dhe vërejtje të tjera të cilat ia zbehin rëndësinë pajtimit të Crown Agents si mbikqyrëse e doganave shqiptare, e megjithatë një dorë dhe sy i huaj, një ekspertizë britanike te doganat është një lajm i mirë dhe aspak rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë. Variablat mund të jenë të diskutueshme, siç edhe gjithmonë janë, por thelbi mbetet i njëjtë: ende jemi në nevojë të patronazhit ndërkombëtar. Na pëlqen ose jo.


12

kolana ekonomike

promovimi

Philip Kotler, autori që i ka dhënë Marketingut kuptimin e sotshëm, vjen në shqip nga UET dhe UET Press. Sot në 13:00 në hollin e UET promovohet libri i tij dhe kolegut Armstrong, “Parimet e Marketingut” si dhe kolana e teksteve ekonomike universitare të UET.

UET sjell në shqip gurunë e marketingut Philip Kotler U

niversiteti Europian i Tiranës dhe UET Press sjellin në shqip një nga autorët më në zë në fushën e marketingut sot në botë, Philip Kotler. “Parimet e Marketingut”, nga Kotler dhe Armstrong, do të promovohet sot në orën 13:00 në hollin e UET së bashku me shtatë botime të tjera të fushës së ekonomisë që nxjerr UET Press. “Parimet e Marketingut” është teksti bazë universitar më i rëndësishëm në botë për marketingun: një përqasje praktike dhe menaxheriale ndaj marketingut. Është i pasur në shembuj dhe aplikime që tregojnë vendimmarrjet kryesore me të cilat përballen menaxherët në përpjekjet e tyre për të balancuar objektivat dhe burimet ndaj nevojave dhe mundësinë në tregun global. Libri-simbol i Marketingut

“Ky libër vjen pas një investimi të gjatë financiar dhe njerëzor, të shumë përkthyesve dhe redaktueseve dhe është një tekst referencë në botën bashkëkohore në lidhje me marketingun, në kushtet kur vetë marketing është një lokomotivë esenciale e zhvillimit të tregjeve, shërbimeve dhe sektorit ekonomik në epokën e sotme, të shoqërisë së konsumit, globalizmit dhe komunikimit. Jo më kot ne zgjodhëm këtë libër simbol për t’ja sjellë jo vetëm studentëve tanë, por edhe gjithë publikut në përgjithësi dhe profesionistëve të fushës në veçanti. Me emrin e Kotlerit lidhet edhe simboli i krijimit të profesionistit në fushën e marketingut dhe të menaxhimit në botë. Unë them që kishte ardhur koha që në këtë dinamikë që kanë marrë universitetet shqiptare, ato private dhe ato publike, të mund të gjendej një fjalëkyç i përbashkët, një term ose një concept i përbashkët, për ta siguruar cilësinë dhe për ta rritur atë, madje në kushtet e masivizimit: dhe ky është sjellja në shqip e teksteve referencë, teksteve bashkëkohore që përdorin universitetet më të mira në botë” thotë dekania e Fakultetit Ekonomik të UET Luljeta Minxhozi. Një kolanë për Ekonominë

Presidenti i UET, Prof. Dr. Adrian Civici, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Sulo Hadëri, Zv.Rektorja dhe Dekane e Fakultetit Ekonomik dhe i Teknologjive të Informacionit, Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, do të prezantojnë për të ftuarit nga bota akademike dhe aktorët e rëndësishëm ekonomikë në vend edhe kolanën e plotë të botimeve universitare në fushën e ekonomisë “curriculum” që përdoren si tekste bazë nga Universiteti Europian i Tiranës dhe që për më tepër se kaq janë edhe tekste me

vlerë për t’u përdorur nga profesionistët e fushës si edhe studentët e pedagogët në të gjitha institucionet arsimore në vend. Bëhet fjalë për një kolanë me tetë libra të botuar dhe dy të tjerë në proces botimi. Kjo kolanë bën pjesë në një projekt të nisur prej vitit 2007, si një iniciativë e Universitetit Europian të Tiranës për të përkthyer në shqip tekstet më të njohura në disiplinat themelore te zhvilluara në UET. Në këtë iniciativë më vonë janë bashkuar edhe të tjerë si shtëpia botuese MediaPrint që ka botuar 4 tekste, me qëllim që të pajisen me tekste bazë të rëndësishme të gjitha lëndët e programit të Bachelor-it, duke përkthyer botimet më në zë universitare të shtëpive më të mira botuese siç janë: Elsevier, Pearson, Sage, Oxford University Press, Cambridge University Press, McGraw-Hill Press etj. Bashkëpunimi me "MediaPrint"

Një pjesë të kësaj kolane, dy libra të botuar, dy që do prezantohen së shpejti dhe një në proces, UET i sjell në bashkëpunim me shtëpinë botuese Media Print. Është ajo që ka mbuluar shpenzimet e këtyre botimeve në këtë rast, por siç thotë Anila Bisha, drejtuese e “MediaPrint” është edhe meritë e UET për konsulencën e ofruar në përzgjedhjen e këtyre teksteve dhe përkthyesit që janë pjesë e stafit pedagogjik të këtij universiteti. “Shtëpia Botuese MediaPrint, pasi ka kaluar të gjitha procedurat teknike dhe editoriale ka konkuruar nëpërmjet CV së saj dhe të përkthyesve, duke realizuar kështu të gjitha kushtet e vëna nga botuesit për realizimin e botimit në gjuhën shqipe. Për herë të parë botohen në shqip autorë të famshëm të ekonomisë në botë si Mishkin, Ehrhardt, Modigliani dhe Fabozzi. Përzgjedhja e tyre është realizuar nga një bord profesorësh të ekonomisë, të cilët kanë vlerësuar se janë botime me vlerë në fushën e financave dhe mjaft bazike për studentët dhe për më tepër përdoren nga shumë universitete prestigjioze amerikane dhe evropiane. MediaPrint ka bashkëpunuar me profesorë të njohur në përkthimin e këtyre botimeve, PhD. Arjan Kadareja, MK. Teuta Baleta dhe Dr. Elvin Meka etj., të cilët i kanë sjellë në gjuhën shqipe me cilësi të shkëlqyer përkthimi dhe saktësi shkencore”, thotë Anila Bisha, drejtuesja e MediaPrint, e cila shpreh synimin për ta vazhduar këtë bashkëpunim dhe për të sjellë tekste universitare cilësore jo vetëm për studentët e UET, por dhe universiteteve të tjera që kërkojnë përmirësimin e kurrikulave të tyre që i sheh si partnerë të mundshëm siç është dhe Universiteti i Tiranës.

Librat e Kolanës "Curriculum" që promovohen sot në UET

Philip Kotler dhe Marketingu i tij i ri

P

hilip Kotler (lindur në vitin 1931 në Çikago, SHBA) është autori më i njohur amerikan i librave për marketingun, konsulent dhe profesor. Ai është autori i mbi 40 librave të marketingut, duke përfshirë edhe Marketingun sjellë në shqip nga UET Press (Principles of Marketing). Kotler, diplomuar nga Universiteti i Çikagos në 1953 dhe doktoruar në 1956 në MIT, ku studioi bashkë me tre nobelistë në shkencat ekonomike si Milton Friedman, Paul Samuelson dhe Robert Solow. Kreu studime postdoktorale në Harvard dhe në Universitetin e Çikagos. Kotler filloi të japë mësim lëndën e marketingut në 1962 në Kellogg School of Management, Northwestern University. Ai u orientua drejt marketingut pasi besonte se ishte një pjesë thelbësore e ekonomiksit. Financial Times në 2003 citoi tri kontributet kryesore të Kotlerit për marketingun dhe menaxhimin. “E para, ai ka bërë më shumë sesa çdo autor apo shkollar tjetër për të promovuar rëndësinë e marketingut, duke e shndërruar atë nga një aktivitet periferik në pjesën “më të rëndësishme”. E dyta, ai vazhdoi një trend të vendosur nga Peter Drucker, duke e zhvendosur theksin nga çmimi dhe shpërndarja te një fokus më i madh mbi plotësimin e nevojave të konsumatorit dhe mbi përfitimet e marra nga një produkt apo shërbim. E treta, ai e ka zgjeruar konceptin e marketingut nga thjesht shitje në një proces të përgjithshëm komunikimi dhe ka treguar si marketingu mund të shtrihet dhe aplikohet te bamirësitë, partitë politike dhe shumë situate të tjera jokomerciale.” Në 1975, Kotler ishte i pari që mori titulli “Lider në Mendimin e Marketingut” votuar nga anëtarët akademikë të Shoqatës Amerikane të Marketingut. Kotler ka 14 grada honorifike nga e gjithë bota. Në 16 shkurt, 2013, ai mori për herë të parë çmimin e William L. Wilkie “Marketing for a Better World” nga kjo shoqatë. Financial Times në 2005 pas një sondazhi me 1,000 ekzekutivë në 25 shtete për autorët dhe gurutë e menaxhimit më me ndikim në Biznes dhe Kotler u rendit i katërti pas Peter Drucker, Bill Gates dhe Jack Welch. Kontributet e Kotler janë të përshkruar në një kapitull që gjendet në çdo libër për gurutë e biznesit dhe menaxhimit.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dje para komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik u shpreh se ka mospërputhje mes procesverbaleve të dorëzimit të koleksionit të rrallë me ato që janë kthyer në Shqipëri

05.11.2013

13

Profil

Kur fryn 50-të!

Enkelejda Trebicka *

N

Thesaret e Trashëgimisë shqiptare humbasin rrugës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe homologu italian, Giorgio Napoletano në ekspozitën e thesareve në Itali

N

jë pjesë e koleksionit të 150 thesareve të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare nuk janë rikthyer në Shqipëri. Dyshimet se një pjesë e këtij koleksioni ka firuar rrugës u bënë publike që kur objektet u ekspozuan në Kosovë, por dje para komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro konfirmoi se ka mospërputhje mes procesverbaleve të dorëzimit me ato që janë kthyer në Shqipëri. Koleksioni i radhës i trashëgimisë sonë ka më se një vit që ndodhej jashtë Shqipërisë. Fillimisht ai u ekspozua në muzeun e Torinos, Itali, më 24 janar të vitit të kaluar, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Pas Torinos, koleksioni është ekspozuar dhe në muze të tjera në qytete të ndryshme në Itali deri më 7 prill të këtij viti. Pas kësaj, objektet u zhvendosën në Kosovë. Sipas vendimit të ministrit të Kulturës, për transportin e këtyre objekteve të rralla ngarkohej Instituti i Monumenteve të Kulturës ‘Gani Strazimiri’, specialistë të të cilit do të kryenin edhe shoqërimin dhe kthimin e këtyre objekteve në vendin e origjinës pas mbarimit të veprimtarisë dhe Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e lëvizjes së objekteve. Por diçka ka ngecur në rrëmujën e ndërrimit të qeverive dhe për rrjedhojë të atyre që kanë drejtuar e drejtojnë këto institucione. Rezultati është se disa nga këto objekte mungojnë. Se sa është numri dhe cilat objekte mungojnë konkretisht, ministrja Kumbaro nuk e bëri publike, duke lënë të nënkuptojë se verifikimi i procesverbaleve është në proces e sipër. Objektet e rralla që kanë qenë pjesë e këtij koleksioni që për gati

Ministrja Kumbaro dje para komisionit

një vit kanë qëndruar jashtë Shqipërisë, përbëjnë një përmbledhje të rrallë, ku përfshihen disa prej veprave më të njohura e më të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, ndër të cilat “Koka e Apolonit”, e njohur për vite me radhë si “Dea e Butrintit”, “Epitafi i Gllavenicës” dhe një përzgjedhje e pikturave ikonografike të mjeshtrit të madh shqiptar, Onufri. Një pjesë e këtyre objekteve janë marrë nga Muzeu Arkeologjik në Tiranë, Muzeu i Apollonisë, Muzeu Mesjetar në Korçë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu i Durrësit etj. Kuratori i ekspozitës së thesareve të Trashëgimisë Shqiptare ka qenë ish-drejtorit i Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe, institucion i ngarkuar gjithashtu për sigurinë e këtyre objekteve. Por siç informon ministrja Kumbaro, zhvendosja e këtij koleksioni nga Italia në Kosovë është bërë pa leje, por edhe pa polica sigurimi. Ishte hera e parë që një numër i tillë objektesh me rëndësi dhe vlerë të jashtëza-

konshme dilnin jashtë territorit të Shqipërisë. Qëllimi i këtij projekti ishte promovimi i kulturës shqiptare përtej kufijve të vendit. Madje në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite vitin e kaluar, në Torino ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe homologu italian, Giorgio Napoletano. Shteti nuk e mbron dot i vetëm Trashëgiminë Shteti nuk e mbron dot trashëgiminë kulturore, ndaj është i domosdoshëm dhe afrimi me sektorin privat. Por kjo, sipas Ministres Kumbaro do të bëhet pas disa ndryshimeve në ligjin “Për Trashëgiminë” dhe me reformën në sistemin e trashëgimisë kulturore. “Shteti nuk e përballon dot i vetëm mbrojtjen e trashëgimisë, ndaj është domosdoshmëri afrimi me sektorin privat, por pa cenuar trashëgiminë. Më parë na duhet ta shpëtojmë nga rreziku dhe shkatërrimi, ndaj edhe një nga veprimet e para ka qenë frenimi i së keqes me moratoriumin e ndërtimeve në Gjirokastër, Berat e Krujë. Kemi nisur punën me një analizë të detajuar të situatës, jo vetëm dosje për dosje, por duke prekur çdo qendër të rëndësishme. Sistemi kërkon një reformë në shumë aspekte; ligjor, administrativ e ekonomik”, - shtoi më tej ajo. “Reformimi do të kryhet edhe në dialog me pushtetin vendor, pa të cilin nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm”,- tha Kumbaro para komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik në seancën e saj të parë dëgjimore si ministre e Kulturës. Rruga drejt reformës ka nisur, sipas Kumbaros, me rishikimin e kompetencave të Drejtorisë së Përgjithshme të Trashëgimisë, Institutit të Monumenteve të Kulturës, këshillave kombëtarë etj. A.Tuci

‘My Bronx’, premierë absolute në Tiranë “Ne jemi shumë të lumtur që ofrojmë premierën europiane të ‘My Bronx’ në Tiranë. Mendojmë se kjo shfaqje do të pëlqehet dhe do të kënaqë audiencën shqiptare. Kjo pjesë skenike ekspansive dhe e karakterizuar nga muzika origjinale dhe poezia e Terry Jenoure do të përmbushet me shumë krijimtari. “My Bronx” është vibrante, plot ngjyrë dhe cilësi. Historitë janë të endura së bashku si një sixhade; ato lëvizin nga e kaluara në ditët e sotme duke ardhur te publiku si një udhëtim përmes kujtesës dhe historisë. Ajo është një amalgamë e mahnitshme formash”. Ky është prezantimi i regjisores Linda McInerney i pjesës teatrore të re, ndërdisiplinore titulluar “My Bronx” shkruar nga Terry Jenoure, me regji të Linda McInerney që u

shfaq mbrëmë premiere absolute në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në “My Bronx”, autorja Jenoure shpreh mënyrat e temave të transplantuara kulturore dhe familjare të ringritura në një vend të ri. Me udhëtimin e saj, ajo shpërthen përpara me sukses dhe lulëzon në një atdhe të ri duke imponuar audiencën për të treguar historitë tyre. Performanca rritet nga një instalacion arti i shtrirë, i përbërë nga përzierje kukullash të punuara me dorë, disa të mesme, disa të vogla, të krijuara të gjitha nga autorja Jenoure dhe të përfshira në koreografinë e kësaj pjese. Ndërkohë Maria Mitchell, balerinë e njohur e New York-ut dhe saksofonisti i mirënjohur Berhani Waldu e shoqëronin atë në këtë pjesë dinamike.

uk ka rëndësi çfarë numra ka mbi tortë kur ti i fryn. Mjafton, që në shpirt të ndihesh e lirë. As vitet e hedhura pas krahëve, kur rinia është pjesë e jotja. E tillë, ishte sot, në këtë përvjetor, që e gjen sa të plotësuar aq edhe në rrugëtimin e saj për të arritur perfeksionin. Në të vërtetë, unë kam dy motra, por fati e desh që rrugës, në këtë kohë, sa të shkurtër aq edhe të trazuar të gjeja një motër të tretë. Ajo është Suela Konjari, kolegia, mikja, artistja dhe drejtuesja e Teatrit të Metropolit! Sot (dje) festoi përvjetorin e saj të 50-të. Shumë, por edhe pak. Shumë për punën që ka bërë, për jetën plot ulje dhe ngritje, për sukseset e padiskutueshme, por aq pak, sa për vitet e shpirtit. Sot, (dje) e pashë për herë të parë, një vajzë të vogël, që sapo ka përfunduar provimet e fundit të diplomës, që shijonte rininë. Stafi i Teatrit të Metropolit, plot dashuri i kishte përgatitur një festë, një festë private, për të ngritur një dolli për punën e lodhshme dhe sukseset e arritura së bashku, në rreth këto dy vjet. Lule e dhurata, e shumë urime, në një koktej surprizë! Padyshim ndihej lumturia ne sytë e saj. Thonë që pas të 40-ve, për femrën nis rinia e dytë. Mendoj se është e vërtetë. E pashë sot, tek festonte dhe sytë i mbusheshin me lot. Dhe të tillë e kam parë shpesh. Dikur njihja një artiste nga ekrani. Më kujtohet tek “Tetë persona plus”. Një rol që të bënte për vete. E doja Suelën, për stilin e saj të të veshurit, por më bënte për vete edhe mënyra e rebeles tek ajo, e shfaqur kjo në role apo në jetë. Fati e desh ta takoja në mars të këtij viti. Një takim formal, drejtues- punonjës. As në zyrën e saj nuk e gjeta. U konsultova për pozicionin që do të kisha dhe detyrat që do të kryeja, e më pas firmosa kontratën te juristja. Më pas takimet tona do të ishin posaçërisht për punë, marrëdhënie e tillë e cila nuk zgjati më shumë se një muaj. Përpjekjet dhe diskutimet tona për të arritur objektivat, se si mund të rritnim rezultatet e Qendrës TEN, ndarja e mendimeve të përbashkëta na bëri ta shohim veten shumë afër njëratjetrës. Ajo ditë formale e marsit, tashmë është e largët për mua. Sot, dita nuk kalon pa kafenë e mëngjesit bashkë, ku pa diskutim brenda saj është dhe diskutimi për punën, por dhe marrëdhënia jonë është aq sa kolege, shoqe e motra. Shpesh e etiketojnë si një femër të fortë, ambicioze, herë-herë të hekurt. Kush e thotë?! Sikurse kam parë buzëqeshje në portretin e saj, e sy që i shkëlqejnë nga gëzimi, këto koha kam njohur dhe sy të përlotur nga gëzimi e përmallimi. Shumëkush mund të mendoj tani, në këto momente, ja një servile e radhës. Pak rëndësi ka! Rrallëherë kam njohur një drejtuese në institucionet shtetërore që zgjohen e ngrysen me mendjen tek puna, gjë që e ka bërë Teatrin e Metropolit të përflitet jo vetëm për shfaqjet e shumta por edhe të suksesshme e plot profesionalizëm. Mënyra se si kujdeset për çdo detaj në shfaqjet qofshin këto të fëmijëve apo teatri për të rritur, është vërë re dhe nga publiku, i cili fundjavave nuk rri pa e frekuentuar këtë teatër. Ndodh, që para premiere ta gjesh me furçë a çekiç në dorë, duke lyer a bërë skenografi. Duke prerë me gërshërë po se po. Ama edhe me fshesë. Mos u çudisni. Këto i bën një njeri i thjeshtë me zemër të madhe. Vendosa të hedh disa ide të miat, aty- këtu, nisur nga kjo e festë e vogël familjare, bërë në sallën “Bodrum” të Teatrit të Metropolit, për t’i shprehur falenderimet e mia, falenderimet e të gjithë stafit të teatrit, por edhe si një publik i thjeshtë që ndjek rregullisht aktivitetet në të. Provojeni njëherë, ta telefononi në orë 21:00 të mbrëmjes. E sigurt që do t’ju thotë “Jam në Metropol”. Më ka bërë kaq shumë përshtypje kjo gjë, sa shpesh edhe vetë shpik punë pasdite, që të jem aq sa mundem pranë saj, fizikisht apo moralisht. Dhe kjo më bën të ndihem mirë. Më jep kurajë për të kontribuar me gjithë fuqitë e shpirtit sadopak në rrugën e ngritjes së artit në këtë vend. Artistët them se i njoh mirë, me një të tillë, ndaj jetën. Por tek Suela kam gjetur përveçse një mike, edhe një shpirt bujar. Ka raste që e marrë shembull, në marrëdhënien e saj me të bijën, Krist. Është një nënë për t’u marrë shembull, në fakt. Ndaj them se kur një femër i ka të gjitha këto virtyte, atëherë asgjë nuk e ndal. As numrat e qirinjve mbi tortë! (Përgjegjëse e Qendrës TEN)


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme Billbordi që shokon amerikanët

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

10 12

5

6

7

8

9

11

13

14

15

16

20

21

22

17

18

19

32

33

23

24 25

26

27

28

29

30

34 37

38

35

39

31

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

36

40

41

42

43

44

46

45

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Vullneti i dikujt për të arritur patjetër atë që kërkon a mendon. 8. Grup sendesh të një lloji, që janë vendosur njëri pas tjetrit. 11. Asambleja Europiane. 12. Organizatë Joqeveritare. 13. Adnand, ish-futbollist i Kombëtares. 16. Hapësirë tokësore e një shteti. 20. I ka puna në mes. 21. Spango e trashë. 22. Diçka që del për herë të parë, dukuri e re. 23. Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë njerëzish. 26. Lëndë e fortë plastike. 28. Kryeqyteti i Arabisë Saudite. 29. Ndërtim me tulla. 31. Krahinë e gjerë, që ka disa veçori gjeografike, ekonomike etj, mbrapsht. 33. Leonard, ish-volejbollist i njohur. 34. Notë muzikore. 35. Njeri që flet bukur. 37. Babuli, ish-volejbolliste e Kombëtares. 39. Brez që vihet për së gjeri në pjesën e poshtme të derës. 41. Skuadër Europiane. 42. Rreth i vendit tonë. 46. Fshatar i pasur i dikurshëm. 49. Shpresa të kota me të cilën gënjejmë veten. 50. Agolli e kinemasë shqiptare. 51. Vend pushimi.

1. E bëj keq një punë, e prish në vend që ta ndreq. 2. Qytet i madh në Francë. 3. Që është i çrregullt e i shkatërruar sa s'ka ku të vejë më keq. 4. Lëviz në ujë. 5. Liqeni në dialekt. 6. Pjeëz mohuese. 7. Mënyra si zhvillohet një veprimtari, një ngjarje etj. 8. Sigla e Vlorës. 9. Thirrje telefonike. 10. Shpejtësi me të citën bëhet një punë. 14. Posaçërisht. 15. Vjershë e shkurtër ose këngë lirike, kryesisht me përmbajtje dashurie, kushtuar gruas së zemrës. 17. Ent Industrial. 18. Tërësia e veprimeve të jashtme, që bëhen në mënyrë të rregullt e të pandryshueshme për të kryer diçka. 19. Institut Grek. 24. Rrethi i Polit të Veriut. 25. Mendimi kryesor që përshkon një krijim a një vepër. 27. Era e mirë e luleve. 30. Thurman e kinemasë amerikane. 32. Dëshirë për të ngrënë. 36. Pije e fortë alkoolike. 38. Ka edhe mbrëmje të tilla. 39. Mjet për të shkruar. 40. Lopatë e barkës për të lundruar. 43. Kontinent. 44. Notë muzikore. 45. Së bashku. 47. Universiteti Milanos. 48. Notë muzikore.

Sudoku | nivel mesatar 8 3 9 7

5 1

2

9

9

1 5

3

2

5 8

7

1

2

7

9

6

9

5

5

6

4

1

5

7

7

8

3

9

2

3 6 1 3 4

3

3

8 5

2

6 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Në SHBA është e natyrshme të shohësh reklama nga më të ndryshmet nëpër billborde (stenda afishimi), por nuk është e natyrshme të shohësh një foto të tillë, si ajo e vendosur para pak kohësh në Sunset Boulevard në Los Angelos. Në reklamë tregohet një ushtar amerikan i cili ka përqafuar një grua myslimane, të mbuluar me ferexhe. Kjo e fundit mban dhe një unazë martese në gisht, çka tregon se çifti është i martuar, raporton Huffington Post. Në krye të fotos është shkruar “të jesh bashkë”, ndërsa në fund shkruhet emri i kompanisë së reklamave (SnoreStop) si dhe slogani “T’ju mbajmë bashkë”. “Reklama ka për qëllim t’ju shokojë ju kur ta shikoni”, thotë vëzhguesi Jean Clair. Ne dëshirojmë t’ju tregojmë çifte që zakonisht nuk i shikoni nëpër reklama. Njerëzit mendojnë se ne duam të keqpërdorim imazhin e ushtarëve amerikanë dhe nuk e kuptojnë se çifte të tilla ekzistojnë vërtet”, thotë zëdhënësja e kompanisë “SnoreStop”, Melody Devemark. Mendohet se fotoja e reklamuar në billbord, të jetë frymëzuar nga jeta e vërtetë e një çifti amerikan, të quajtur Jamie Sutton dhe gruaja e tij Aleah.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Çdo gjë do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do ja plotësoni dëshirat njeritjetrit dhe do ndiheni si ne ëndërr se bashku. Edhe beqaret do jene te privilegjuar dhe do gjejnë shume shpejt personin e tyre te ëndrrave. Me ne fund edhe ata do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar priten goxha probleme. Nuk duhet ne asnjë mënyrë te kryeni investime te tejskajshme.

Dita pritet te jete e mire sot për ata qe janë ne një lidhje. Do e kaloni krizën qe kishte pushtuar jetën sentimentale dhe do tregoheni me optimiste për te ardhmen. Nëse jeni beqare duhet te pranoni te dilni me miqtë ne mënyrë qe nëpërmjet tyre te takoni persona te rinj. Ne planin financiar do ju gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur. Do ndiheni me te qete.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Beqaret qe kane kohe se bashku do marrin vendime thelbësore te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Beqareve nga ana tjetër do ju rendoje me shume se kurrë vetmia dhe do bien ne melankoli. Duhet te bëni shume durim. Për financat do jete dite goxha e privilegjuar. Do e dini mire sa te shpenzoni ne mënyrë qe situata te mos ketë tronditje.

Ata qe janë ne një lidhje do e thellojnë edhe me tepër marrëdhënien me partnerin dhe do kalojnë momente me pasionante se bashku. Emocionet pa dyshim qe do jene te mrekullueshme. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo te pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Ne planin financiar shmangni transaksionet e tejskajshme dhe bëni një riorganizim te te ardhurave.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite shume e privilegjuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Klima do jete e ngrohte dhe e favorshme edhe për te përjetuar emocione pa fund. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse me vone mund te pendohen. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe nuk do ndaleni derisa ta stabilizoni situatën.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat 8 8 4 4 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra: 062, 295, 561, 720.

Numra me 4 shifra:

0681, 1015, 1396, 1415, 1521, 1526, 2420, 2632, 3332, 4285, 4789, 4848, 6231, 7427, 9854.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

02353, 03222, 03692, 14194, 20144,

28154, 57488, 62142, 62286, 69544, 84401, 98547.

Numra me 6 shifra:

014726, 156416, 232659, 413429, 420855, 484444, 520606, 526036, 713944, 752074, 803018, 877784, 909075, 965210.

Pas një periudhe delikate dhe me probleme ne çift, sot do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do i shihni gjerat më me realizëm. Po ta kishit bere me pare këtë nuk do kishit pasur probleme. Edhe për beqaret do jete një dite pozitive dhe me takime interesante. Mos u nxitoni te merrni menjëherë vendime. Ne planin financiar situata do jete me e mire sesa ju e kishit menduar.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Çiftet do kenë me tepër mundësi te qëndrojnë me personin qe kane ne krah dhe do i shprehin me lehtësi ndjenjat. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë te fiksohen pas dikujt. Ne fakt mundësitë për takime nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do arrini te kryeni te gjitha transaksionet e nevojshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Debatet ne çift do jene aq te forta gjate kësaj dite saqë disa mund te vendosin edhe te ndahen. Kujdes me ato qe do thoni nëse nuk doni te shkatërroni atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë vetëm disa takime, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar, fale ndihmës se disa familjare do arrini t’i zgjidhni problemet dhe do jeni me te qete.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Sot është koha e duhur për t’u përballur haptazi me problemet ne çift. Nëse i lini ende pas dore duke menduar se do zgjidhen vete do bëni një gabim shume te madh. Beqaret nuk duhet t’i besojnë shume aparencës sepse shume shpejt do mund te zhgënjeheshin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni edhe shpenzime edhe do hiqni disa para mënjanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme sot për ata qe janë ne një lidhje. Here do jeni ne humor e here do jeni me nerva. Kujdes, sepse edhe durimi i partnerit e ka një limit. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Pritet një takim mbresëlënës nga i cili mund te filloje edhe një histori pasionante. Ne planin financiar duhe te jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Klima për jetën tuaj ne çift do jete premtuese sot. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe do përjetoni emocione pa fund. Nëse ende jeni beqare, duhet te tregoheni te duruar nëse doni te gjeni personin qe do ju përshtatet me tepër. ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni çdo lloj hapi. Shmangni me çdo mënyrë gabimet.

PESHQIT (20/II-19/III) Te dashuruarit do përballen me surpriza te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Emocionet sigurisht qe do jene te papërshkrueshme, por disa mund te mendojnë edhe ndonjë çmenduri te vogël. Për beqaret do jete një dite e zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Gjithsesi miqtë nuk do i lënë ata te mërziten.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5 nëntor

05.11.2013

15

Karagjozët shpesh dalin profetë. - Joseph Addison

1219

Kryqtarët në Egjipt Dështimi i Kryqëzatës së Tretë (1190-1192) për të rimarrë Jerusalemin nga myslimanët i detyroi kryqtarët të adoptonin një strategji më të sofistikuar për të marrë Tokën e Shenjtë. U arrit në përfundimin se Jerusalemi nuk mund të mbahej i sigurt ndërkohë që Egjipti vazhdonte të ishte qendra e fuqisë myslimane. Nëse ata kishin kontrollin e Egjiptit, kryqtarët mund të rimerrnin Jerusalemin dhe ta mbanin atë. Përpjekja e parë për të përdorur këtë strategji dështoi kur Kryqëzata e Katërt

ndërroi drejtim dhe rrënoi Kostandinopojën në vitin 1204. Më në fund, në maj të vitit 1218, anijet e Kryqëzatës së Pestë arritën në Portin Damietta në lindje të grykëderdhjes së lumit Nil. Porti do të përdorej për të mbështetur një përpjekje për të marrë Kajron. Ndërkohë që garnizoni i Damiettas qëndroi fort kundër sulmeve, kryqtarët i mposhtën përpjekjet egjiptiane për të ndihmuar qytetin, kështu që filloi rrethimi i Kajros. Por në vitin 1219, kryqtarët vërejtën se muret mbrojtëse të Damiettas ishin pa

roje dhe kur ata u futën në qytet ditën tjetër e gjetën të gjithë garnizonin të sëmurë, në prag të vdekjes ose të vdekur nga një epidemi. Sulltani al-Kamil u ofroi të krishterëve Jerusalemin në këmbim të Damiettas, por oferta u hodh poshtë. Në pranverë kryqtarët filluan avancimin e planifikuar drejt Kajros, por lëvizën shumë ngadalë dhe ngecën në përmbytjet verore të Nilit. Ata u detyruan të dorëzonin Damiettan si çmim për lirimin e tyre.

Blitz

Flickr

468

Kilometra katror është sipërfaqja e shtetit të Andorës.

86

Mijë banorë ishte popullsia e këtij shteti në vitin 2011.

184.1

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë së Andorës.

24

Mijë banorë ishte popullsia e kryeqytetit Andora la Vella në vitin 2011.

Titulli: Dog day afternoon Foto: Elona Meço

Çfarë do të thotë të jesh profesor në universitet sot?

Në Facebook Gilman Bakalli

Jonila Godole Gjermanët nuk i ofrojnë azil Edward Snowden-it. S’ka problem, ia ofrojmë ne?! Sokol Shameti

Tirana, qyteti i vetëm në Evropë që i grumbullon ujërat e veta të zeza në një tubacion të hapur, që e lë këtë kanal gjigant urine dhe fekalesh të parakalojë krenare mespërmes qendrës dhe që në fund ka edhe mendjemadhësinë ta quajë atë: “Lumë”. Gurjan Doçi

“Me mikun Papoulias diskutuam ligjin e luftës”! Se si më tingëllon kjo fjali! Zirkon Disha E morët vesh ku do punësohen të papunët, 1 milion të papunët! Ia hodhëm më duket, do punësohemi në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë! Vladimir Karaj

Ende nuk e kuptoj dot se përse kemi shtet.. që nuk mundëson kujdes për fëmijët, pavarësisht nevoja të veçanta.. Shpresoj të keni mundësi ta ndihmoni Emblën

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

"Çfarë do të thotë të jesh profesor në universitet sot?" ishte titulli i referatit që kolegu Arjan Gjonça nga LSE (London School of Economics) mbajti para pedagogëve të UET fundjavën që kaloi. Shumë energji kishte ai referat! Shumë energji, ritëm, shpirt sportiv, garë dhe konkurrencë përçonte ai referat teksa përshkruante imazhin e universitetit anglosakson! Fjalë magjike përshkonin referatin: Kërkim shkencor, kërkim shkencor, kërkim shkencor, evaluim, botim, botim, botim, prapë evaluim, rritje cilësie, prapë evaluim, internacionalizim, rankim, eficiencë, prapë rankim, bashkërendim projektesh, fund raising për projekte, rankim, prapë evaluim! Uau!! Fjalë magjike, të cilat krijojnë një realitet, i cili s'të lë të dallosh thelbin e vërtetë pas këtij inflacioni konceptesh. E përbashkëta e këtyre koncepteve është se ato funksionojnë me shumë sukses jo duke e shenjuar kuptimin e fjalës, por duke e fshehur këtë të fundit në çdo rast. Kush thotë kërkim shkencor, evaluim, sigurim cilësie, rankim është gjithmonë i fituar. Cili prej nesh do të donte seriozisht që të mos e maste cilësinë, të mos i kushtonte vëmendje kërkimit shkencor, të mos bëhej pjesë e konkurrencës akademike? Askush! Problemi është se gjithçka bëhet nën trysninë e vlerësimit nga jashtë! Trysnia e rankimit që prodhon trysninë e evaluimit e cila prodhon trysninë e kërkimit shkencor, po e transformojnë gradualisht universitetin e lirë në një ndërmarrje jo edhe aq të lirë shërbimesh sociale. Për shkak të kësaj trysnie nga evaluimi dhe rankimi, universitetet i përshtaten mrekullisht standardeve të paracaktuara nga politikat arsimore dhe orientohen më pas drejt tyre. Sapo merret vesh se çfarë pritet prej një pedagogu, vihet gjithçka në lëvizje për t'i përmbushur pritshmëritë. Nëse duhet publikuar më shumë, atëherë publikohet më shumë. Nëse duhet shtuar prezenca në revista me faktor impakti, atëherë punohet me të gjitha energjitë në këtë drejtim. Nëse duhen shtuar aplikimet për projekte, atëherë aplikohet pafundësisht për projekte. Nëse duhen pjesëmarrje nëpër konferenca ndërkombëtare, atëherë sigurohen pikërisht aq konferenca ndërkombëtare sa duhen. As më shumë e as më pak. Pra, shpirti i garës dhe fryma e konkurrencës mobilizon shkencëtarët anembanë ta kanalizojnë aktivitetin e tyre drejt përmbushjes së atyre kritereve sasiore që përcaktojnë evaluimet

dhe rankimet ndërkombëtare. Kërkimi shkencor kthehet kësisoj në një fenomen, cilësia e të cilit përcaktohet nga sasia e tij! Arjan Gjonca është përfaqësuesi tipik i profesorit bashkëkohor, aktiviteti kryesor i të cilit fokusohet tek puna me listën e botimeve shkencore, botime, të cilat profesorit modern i duhen jo edhe aq për t'i ndarë ato në diskutimet akademike me studentët në auditor se sa për të përmbushur ambiciet sportive të universiteteve në rang kombëtar e ndërkombëtar. Në këtë garë publikimesh, humbësja më e madhe është pedagogjia universitare. Jo rastësisht, të dhënat flasin për një pakënaqësi të studentëve ndaj cilësisë së mësimdhënies pikërisht në ato universitete që renditen lart sa i takon kërkimit shkencor. Prandaj edhe interesimi për cilësinë e mësimdhënies reduktohet tek plotësimi i formularëve, të cilët nuk është se pasqyrojnë realisht cilësinë e mësimdhënie. Ata pasqyrojnë, në njëfarë mase, shkallën e motivimit të studentëve, aftësinë e tyre për t'i kuptuar pyetjet dhe vërtetojnë ato thashethemet në lidhje me cilësinë mësimdhënëse të njërit apo tjetrit pedagog, të cilat, pa marrë mundimin e përgatitjes dhe interpretimit të pyetësorëve, mund t'i dëgjosh duke ngrënë drekë në mensë. Pyetja se çfarë është një profesor sot, është shtruar herë pas here. E shtronte edhe Schiller-i para 225 vjetësh në një leksion në Jena teksa përshkruan akademikun rrogëtar, i cili "gjithë zellin dhe energjitë e tij" ia përshtat atyre kërkesave "që i bëhen nga zotëria i ardhshëm i fatit të tij". “Ai [akademiku rrogëtar] nuk e kërkon shpërblimin në thesarin e mendimeve të tij; shpërblimin e pret nga njohja dhe vlerësimi i të huajve. [...] E kur kjo i mungon, kush është më mjeran e i pafat se akademiku rrogëtar? I ka shkuar kot më kot e gjithë puna për zbulimin e së vërtetës, pasi kjo nuk është kthyer në ar, lavdërim gazetaresk apo admirim nga princi".  Dhe vazhdon më tej Schiller-i duke përshkruar imazhin e shkencëtarit si "një qenie mjerane, e cila me instrumentet më të çmueshme e fisnike "shkenca dhe arti" nuk djallos asgjë më shumë se sa punëtori mëditës me instrumentet më të këqija. Një krijesë, e cila, në perandorinë e lirisë supreme, mbart brenda vetes shpirtin e një skllavi". Po t'i zëvendësojmë disa nga fjalët e fundit me shpërblime, me rankime apo vlerësime nga tregu, kemi një panoramë precize të gjendjes aktuale, në të cilën operon sot profesori universitar.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 01.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 5 nentor ok